Negociata për lirimin e 200 pengjeve nga Hamasi. Përfshihen SHBA, Izraeli, Katari dhe Egjipti

0

Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Katari, Egjipti janë të angazhuar në diskutimet e vazhdueshme me Hamasin për lirimin e pengjeve.

Katër pengje – dy amerikanë dhe dy izraelitë – janë liruar deri më tani. Por shpresa është të arrihet një marrëveshje për një grup më të madh pengjesh për t’i liruar menjëherë.

Izraeli po bën presion për një plan gjithëpërfshirës për lirimin e pengjeve. Sipas Izraelit, janë më shumë se 200 pengje që besohet se mbahen nga Hamasi në Gaza.

Izraeli deri më tani ka frenuar të bëjë një inkursion tokësor në Gaza dhe SHBA-ja i ka bërë presion Izraelit që të vonojë më tej pushtimin e tij për të lejuar lirimin e më shumë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Megjithatë, nuk ka një afat kohor specifik për vonesat dhe nuk besojnë se izraelitët do të qëndrojnë për më shumë se disa ditë.

Si pjesë e negociatave, Hamasi dëshiron që të lejohet ë shumë karburant në enklavën bregdetare, por zyrtarët izraelitë e kanë bërë të qartë publikisht se kjo nuk është e negociueshme.

Në një bisedë telefonike të hënën në mbrëmje, presidenti Joe Biden dhe kryeministri Benjamin Netanjahu diskutuan situatën që rrethon pengjet teksa po planifikohet një pushtim tokësor.

“Presidenti përshëndeti lirimin e dy pengjeve të tjera nga Gaza më herët sot dhe riafirmoi angazhimin e tij për përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura të marra nga Hamasi – përfshirë amerikanët – dhe për të siguruar kalim të sigurt për qytetarët amerikanë dhe civilët e tjerë në Gaza”, tha Shtëpia e Bardhë pas telefonatës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu