Gomonia pas të cilës Guardia di Finanza dhe policia shqiptare janë vënë në ndjekje vinte nga Greqia. Kjo konfirmohet nga burimet e policisë së Vlorës. Siguria pas çeljes së negociatave do jetë shumë më e fortë, thonë burime të sigurta.
Për ndjekjen e gomones erdhën edhe avionët Frontex. Aksioni po vazhdon.
Po kryen dhe patrullime nga toka nga policia e qarkut të Vlorës, pranë fshatit Delisuf në grykderdhje te Vjosës.
Dyshimet janë se mjeti po transportonte lëndë narkotike. Operacioni është në vazhdim.
Sipas informacioneve bëhet me dije se gomonia ka katër motorë të fuqishëm, secili me 300 kuaj fuqi, ndërsa është pajisur edhe me një radar tejet të kushtueshëm.
Operacioni për ndalimin e gomones vijon ende, ndërsa kanë nisur kontrollet për mjetin që mund të ketë furnizuar gomonen me lëndën narkotike.
Një mjet ujor gomone që dyshohet se ka ardhur nga Greqia është pikasur ditën e sotme në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.
Menjëherë mjetet ujore të Gurdia di Financa dhe të ardhura nga Italia nga ajri, ka nisur një ndjekje që ka nisur 2 orë më parë dhe po vijon ende. Mjeti ujor ka arritur të afrohet drejtë ujërave territoriale greke, ndërsa po vijon kërkimi dhe tentativa për të kapur këtë gomone.