Pas rreth 5 orësh seancë, me sa duket nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj e ka ndjerë lodhjen, megjithëse rritja e pagave me ligjin e ri ishte një lajm jo pak i gëzueshëm.
Pas debateve të shumta në seancë për projektligjin për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat dhe të disa kategorive të tjera duket se zëvendëskryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn e kanë ‘tradhtuar’ nervat dhe e ka lëshuar gojën duke shkelur etikën.
Teksa vijonte me procesin e votimit të projektligjit në parim dhe nen për nen, Felaj harroi se kishte hapur mikrofonin dhe duke kërkuar një dokument tha: ‘vari leshtë!’