“Unë nuk e kam pasur asnjë tekst të planit evropian apo franko-gjerman quajeni si të doni, por i cili më duket në versionin përfundimtar do të vijë këtë të shtunë në Kosovë… Ndërmjetësit francez dhe gjerman do të jenë të shtunën në Prishtinë dhe do ta dorëzojnë versionin final të planit për një marrëveshje të përgjithshme të normalizimit me Serbinë”, ka deklaruar ai.
Sipas Hysenit, kjo marrëveshje është hap i ndërmjetëm e jo marrëveshje finale.
“Kjo marrëveshje është një hap i ndërmjet nuk është marrëveshje finale, është një hap i ndërmjet por shumë i rëndësishëm. Bëhet akoma më i rëndësishëm nëse Qeveria e Kosovës arrin të sigurojë klauzola të tipit që Serbia dhe Kosova asnjëherë nuk kthehen në tryezë bisedimesh për statusin e Kosovës. Çështja e njohjes mbetet pezull”, theksoi ai.