Shkruan Eraldo Stafuka
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar mesditën e kësaj te premteje me Belinda Ballukun, pasi kjo e fundit mori detyrën e zv.kryeministres.
Përmes rrjeteve sociale, kryediplomatja amerikane ka kërkuar që bashkëpunimi me qeverinë shqiptare në luftën kundër korrupsionit të vazhdojë me zell dhe pa kompromis më tej.
Yuri Kim u pa mbrëmjen e së enjtes në festivalin e organizuar nga kryeministri Edi Rama për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian dhe e përfundoi si festë për 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në.
Ajo çka nuk i shpëtoi syve të publikut, ishte afrimiteti mes Yuri Kim dhe kryeministrit Rama, siç shihet edhe në foton e publikuar nga Syri.Net ku të dy janë duke u përqafur.
Ndër të tjera ajo konfirmoi sot në zyrën e Ballukut mbështetjen amerikane në lidhje me sulmin e fundit kibernetik kundër Shqipërisë.
Tashmë Balluku e cila ka marrë një detyrë mjaft të rëndësishme përflitet se arredimi i zyrës së saj ka kushtuar rreth 200 mijë euro.
Një deklaratë të tillë e bëri edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me mirditorët pasditen e së enjtes.
“Sot u takova me Belinda Ballukun për ta uruar për portofolin shtesë si zëvendëskryeministre. Ne mezi presim forcimin e bashkëpunimit në të gjitha frontet, duke përfshirë përgjigjen ndaj sfidave ndaj sigurisë së ushqimit dhe energjisë në shkallë globale të shkaktuar nga lufta e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës.
Konfirmuam gjithashtu bashkëpunim të fortë SHBA në lidhje me sulmin e fundit kibernetik kundër Shqipërisë. Ekspertët amerikanë nga agjenci të ndryshme po mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të kryer mjekësi ligjore të plotë; rritja e sigurisë kibernetike për të mbrojtur qeverinë dhe qytetarët; dhe parandaloni përsëritjen.
Theksova rëndësinë e hapave më konkretë për të çrrënjosur korrupsionin, për t’u siguruar që zyrtarët të veprojnë sipas standardeve më të larta dhe të zbatojnë reformën në drejtësi. Si Biden e ka bërë të qartë, SHBA e sheh korrupsionin si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe ne do të ndërmarrim veprime në përputhje me rrethanat”, shkruan Kim.








