Kreu Hapësirë “Nganjëherë me Kurtin nuk pajtohemi me javë të tëra ”, Vjosa Osmani...

“Nganjëherë me Kurtin nuk pajtohemi me javë të tëra ”, Vjosa Osmani tregon detaje të marrëdhënieve me Albin Kurtin

0

Presidentja e vendit Vjosa Osmani në një intervistë për Top Channel, në emisionin e gazetarës Grida Duma, ka shpalosur detaje, për relacionin e saj me Kryeministrin Albin Kurti.

Osmani duke folur për vështirësitë e institucioneve të Kosovës në raport me ndërkombëtarët, ka thënë se “nganjëherë me Kurtin nuk pajtohemi me javë të tëra”.

Presidentja ka sqaruar se “pajtimi” pastaj arrihet duke mos e shkëputur komunikimin.

“Pajtimi arrihet duke mos e shkëputur komunikimin. Edhe kur nuk pajtohemi, ne vazhdojmë e komunikojmë me njëri-tjetrin.”. – ka thënë Osmani.

Ndryshe, Osmani gjatë ditës është takuar me Kryeministrin Rama, e Presidentin Bajram Begaj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu