Punonjësit e ish kooperativave bujqësore dhe ish fermave në pjesën dërrmuese të rasteve nuk po munden të gjejnë vitet e punës, për shkak të zhdukjes së dokumenteve.
Fenomeni është pranuar prej drejtorit të issh, i cili shton se një tjetër ngërç është shënimi i emrave me shkurtime.
Kjo bën që përfitimi i pensionit të jetë i cunguar, ose edhe të refuzohet
‘’Është e vërtetë që për shkak të mënyrës së mbajtjes së dokumentacionit të vjetërësisë në punë gjatë periudhës së komunizmit por edhe të ruajtjes gjatë këtyre 30 vjetëve ka pasaktësi të mëdha çka rezulton në vonesa në lidhjen e pensionit por edhe një procedurë e zgjatur e ankimimit’’.
Për këto shkaqe issh dhe ish punonjësit i janë drejtuar gjykatave duke krijuar një mbingarkesë edhe në sistemin e drejtësisë.
Në komisionin e ligjeve hado shprehet se po diskutohet ndryshimi i ligjit.
‘’Ne nuk po mundemi dot ti zgjidhim në mënyrë administrative disa gjëra kur ka ndryshime të theksuara sepse ne e lidhim pensionin sot për një ngjarje që ka ndodhur para 35 viteve dhe i vetmi burim i informacionit që ne kemi janë dokumentat zyrtarë.
Për të adresuar këtë lloj problematike ne jemi duke menduar të shikojmë disa ndryshime ligjore të cilat do ta reduktojnë këtë gjë dhe të kalojmë në një njohje afrofe të këtyre periudhave me qëllim të shmangim ankimin administrativ’’.
Për shkak të problematikave mbingarkesa nuk është vetëm në shkallën e parë të gjyqësorit, por edhe në apel ku ankimohet ose issh ose përfituesit.