Botuesi Nikollë Lesi, duke komentuar vlerësimin e shqiptarëve për liderët e opozitës dhe mazhorancës, u shpreh mbrëmjen e sotme se po të ishte gjyqtar, do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës.
“Nëse do isha gjyqtar PD-në do ia jepja Berishës se i takon, por mendimi pozitiv ka rënë dhe mendimi negativ është rritur. Do ia jepja Berishës se s’ke kujt t’ia japësh, ky është problemi. Doktori nuk arriti dot të përbashkojë PD-në me premtimet e mëdha që bëri,” – u shpreh Lesi në Euroneës Albania.
Ai u shpreh se Berisha nuk arriti të gjente gjuhën e konsensusit dhe solidaritetit.
Por sipas “Barometrit”, për kryetarin e Partisë Demokratike mendimi negativ është më i lartë se për kryeministrin me 71.8%, ndërsa ata që kanë mendim pozitiv për Berishën janë vetëm 21% dhe 7.3% nuk janë përgjigjur.