KUR POPULLIN E SHKEL FATALITETI DHE SHTETARËT KALËROJNË MBI PEGAS
Nëse vërtetë e gjithë përgjegjësia e kufizimeve të gjata të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm duhet ta mbajë perëndia, atëherë këto shtetarë duhet ta ndajnë, nëse taksat duhet t’ia japim perëndisë, apo të vazhdojë t’i mbajë ato për ta mprehur më kreshtën e kapriços dhe kapërdisjes
Son në epokën e nanoshkencës, përpjekjeve për turizëm ndërplanetar, deshifrimit të alfabetit gjenetik, hapave për iniciim të energjisë së antimateries, kaplimit të çdo sfide të enigmës së ekzistencës, të orjentosh për nga kryeproblemi atë që është më jetike si uji, dritat, puna, siguria, do të ishte fatale. E kur fataliteti është vëçse një realitet, nuk do ta kundroja më shumë kërshëri ekzistencën e një shteti që qaset, jo dhe aq ta pranojë realitetin e të mobilizohet për të skapulluar situatën, por për t’u strukur pas kushteve klimaterike si akumuluesit kryesorë dhe ndëshkuesit më të pamëshirshëm. Nuk arrij ta perceptoj qartë nëse jemi në prehistori, që presim gjithçka me sytë nga qielli, apo mendësia që akomodon përgjegjësinë e drejtuesve të shtetit, s’mund të jetë vetëm mesjetare.
Jetëgjatësia e krizave që zanafillën e ngjizin tek ato politike, për ta faktorizuar në kolaps social, duke u dirigjuar me kaq finesë nga poseduesit e fajit, nuk orjenton drejt asnjë kahje tjetër, veçse nga formatimi në një model të keq. Sindroma të tilla provojnë gjithnjë e më bindës se ky rast është i pashpresë. Sado që përpjekjet për ta shpërndarë tymnajën e krizave për nga artificet, si riciklimi i ngjarjeve kulmore që kanë plazmuar momentë tragjike në memorjen historike të këtij vendi, shpëtimi mbetet vetëm një prag i mohuar.
Rrugët bëhen gjithnjë e më të gjata, shtigjet gjithnjë e më të shkurtëra, mundësitë gjithnjë e më të pamundura. Nëse vërtetë e gjithë përgjegjësia e kufizimeve të gjata të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm duhet ta mbajë perëndia, atëherë këto shtetarë duhet ta ndajnë, nëse taksat duhet t’ia japim perëndisë, apo të vazhdojë t’i mbajë ato për ta mprehur më kreshtën e kapriços dhe kapërdisjes.
Fundja ato burra që drejtojnë sot shtetin, praktikisht, me dëshirën e tyre personale dhe vullnetin e tyre të lirë, kanë marrë përsipër t’i dalin sot këtij vendi. Normalisht para se të marrin një vendim me një barrë kaq të rëndë, ata vetë apo dikush tjetër për llogari të tyre, duhet ta kishin menduar këtë, e të mos i hynë “zhyt e mmbyt”, përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të sovranit. Se kjo punë nuk po është si çdo punë. Të drejtosh shtetin në kushtet dhe kërkesat e standarteve të sotme social-ekonomike është një ndërmarrje e panjëtëdytë për nga vështirësia dhe përgjegjësia.
Këta syresh as se bëhet fjalë ta kenë situr kaq hollë miellin me të cilin kanë gatuar kuleçët e pushtetit. Për ta duket qartazi se nuk ka asgjë rëndësi, vetëm pasurimi dhe majmja e tyre personale dhe miklimi i fateve farefisnore me shanse dhe mundësi të pamerituara. Ka edhe diçka tjetër, të vockël fare, të cilën ata e kanë menduar dhe e administrojnë më mirë s’bëhet. Nëse e tashmja në pushtet e tyre përmbush sfidat, të gjithë i gjen të rreshtuar në vijën e startit për të garuar për marrjen e meritave. Në të kundërt, pra në realitet kur e tashmja i ka shpërblyer me turp, pse u dashka që faji të hidhet në eter, pse u dashka që të tregojmë me gisht qiellin, si gjynahçari i kësaj dërme sociale, pse u dashka që të sejdisim statistika historike thatësire e mungese reshjesh, apo vetëm për të mos e lënë fajin kopil.
Filozofia e gjithëkësaj maskarade mbetet vetëm energji e konsumuar për të davaritur përgjegjësit nga prova e fajit. Ky manipulim veç një dështimi që pikënis nga një administratë e paaftë dhe e korruptuar, merr vlerat edhe të një atributi që këta zotërinjë kërkojnë t’i japin fatalitetit. Dhe këtë e bëjnë, ndërsa jeta e tyre dhe madhështia u kalëron mbi pegasë.
Albert VATAJ
GJAKMARRJA, PLAGA MESJETARE QË NUK PO GJEN SHËRIM AS NË SHEKULLIN XXI…
Në një vend Europian (si Shqipëria) duket paradoksale që në shekullin e XXI, plaga mesjetare e gjakmarrjes jo vetëm “Gëzon” qytetarin e kohës, por edhe hap çdo ditë plagë të reja që kullojnë gjak të pastër shqiptarësh, ku në shumicën e rasteve ky gjak rrjedh nga Rinia, Hovi dhe energjia e këtij vendi që ndër shekuj ka derdhur si asnjë komb tjetër lumenj gjaku, në mbrojtje të trojeve të veta, por edhe të besimit e qytetrimit të vetë Europës, akoma ëndërr për ne… Mjerisht gjakmarrja ka vatrën e saj pikërisht aty ku lindi kanuni i egër i maleve, që rëndom njihet si kanuni i Lekë Dukagjinit (shekullit XV), pra në Shqipërinë Veriore, që ndër mote ka provuar se është pjesa më shqiptare e Shqipërisë Etnike dhe njëkohësisht më Europerëndimorja. Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha, Mirdita, Puka, Kukësi, Kruja, Laçi, Tropoja, Peshkopia, Mati e tjerë, janë ato troje që gjakmarrja çdo ditë merr jetë njerëzish, duke i shuar siç shuajnë acaret e pranverës filizat e njomë të kësaj toke të lashtë. Vazhdimisht gazeta jonë “Shqipëria Etnike” në faqet e saja ka trajtuar e publikuar raste të gjakmarrjes, me qëllim sensibilizimin e Shtetit dhe vetë shoqërisë, gjëra për të cilat edhe ne si Gazetë shpesh jemi ndodhur në presionin e atyre gjakësve që ju kemi përmendur emrin, ndaj në këtë numër gazete ne menduam të jemi më të kujdesshëm, duke publikuar vetëm emrat e atyre që u vranë për gjak, por edhe rrezikohen pikrisht nga gjakmarrja e mëtejshme. Rasti i kësaj gjakmarrje ka një veçanti, pasi i ka rrënjët gati një shekull më përpara, ndaj për këtë të veçantë edhe vendosme që ta publikojmë në faqet e gazetës sonë. Në Shenkoll të Lezhës, pasi bëmë disa vizita tek disa familje me probleme gjakmarrje, u ndalem tek një zonjë që jetonte e vetme, dhe pasi biseduam, mësuam se kjo zonjë e kishte emrin Marie Kaçeli, dhe prej vitesh jetonte e vetme, sepse djali i saj që kishte jetuar me këtë, kishte disa vite që ishte larguar nga shtëpia, për në një vend perëndimor. Arsyeja kishte qenë gjakmarrja. Djali i zonjës Marie quhej Ervin Gjeto Kaçeli, dhe ishte i datlindjes 16 shkurt 1980. Fatkeqësisht gjyshi i Ervinit, dikur kishte rënë në gjak me një familje malësore. Ndonëse kishte dhjetra vite që ky gjak nuk ishte përmendur, kur erdhi demokracia nipat e të dëmtuarit kërkuan gjakun e gjyshit të tyre. Në vitin 1995 vritet nga familja Kaçeli, Agostin Kaçeli, dhe pa kaluar mirë një vit, në vitin 1996, vritet po nga kjo familje Artan Kaçeli, dhe shpëton nga plumbat për mrekulli djali i axhës së Artanit, Ervin Gjeto Kaçeli. Familja Kaçeli kërkon të sqarohen rrethanat e vrasjeve, por për çudi, kur mendohej se gjaksit ishin autorët që kërkonin gjak ata e mohuan, madje i çuan fjalë kësaj familje (familjes Kaçeli) se jeni në gjak, se nuk ju kemi vrarë Ne, për të marrë gjakun e gjyshit. Ervin Kaçeli ishte akuzuar nga familja e gjakësve, se u kishte dy herë gjakun borxh, pasi përveç gjakut të gjyshit i kishte akuzuar si vrasës të djalit të axhës së tij Artan Kaçeli, me të cilin kishte qenë atë ditë makabre. Ervin Kaçeli dhe vetë Zoti e kishte shpëtuar nga plumbat që u derdhën mbi dy kushërinjtë. Gjatë bisedës sonë ne mësuam se disa herë Ervin Kaçeli ishte kërcënuar nga njerëz të maskuar, por që i thonin se së shpejti do të vritesh si Agostin dhe Artan Kaçeli, ndaj nuk ke pse fshihesh si burracak, por del përballë siç e kërkon kanuni. Ervin Kaçelit sigurisht që i dhimsej jeta e tij e re, ndaj një natë errësire dhe i maskuar kishte marrë rrugën e vështirë të emigrimit, mjerisht pa kthim. Ne disa herë e pyetme nënën Marije për vendndodhjen e djalit të saj, por ajo përveç lotëve nuk na dha asnjë përgjigje, sigurisht ajo mund ta dinë se ku e ka djalin e saj Ervinin, por nga frika se edhe atje do ta gjejnë, ajo vetëm hesht e qan. Dhe për ne si njerëz të mediave, heshtja dhe lotët flasin më shumë se fjalët. Mjerisht shteti dhe shoqëria ende janë të pa zotët të ndalojnë gjakmarrjen, këtë plagë që çdo ditë kullon gjak, por edhe dobëson pa pushim “trupin” e brishtë të shoqërisë dhe vendit tonë halleshumë.
Ndue Bacaj
VIKTIMAT MBETEN PIKËPYETJE
Në vendin e krimeve të pashembullta kundër njerëzimit, në Shqipëri larja e duarve para mëkatit, njihet botërisht. Diktatura të dënon duke qeshur, të dhunon duke qeshur, të vret duke qeshur. Madje edhe lan duart si Pons Pilati. Gjithsesi, ata që i piketon, i zhduk. Edhe ky çift, Artan Hulaj dhe Marjanë Hulaj, fatkeqësisht u piketuan për t’u eleminuar fizikisht. Edhe gjyshin e Artanit diktatura e kishte pushkatuar në vitin 1948. Po ashtu edhe të atin Zef Llesh Hulaj e dënuan politikisht me pesë vjet burg në vitin 1980. Pra, vullnetete mira që aspirojnë për demokraci e të drejta njerëzore goditën çnjerëzisht. Statistikat janë tragjike. Vetëm shtatë vitet e fundit janë pushkatuar me armë zjarri afro 5000 persona. Sidoqoftë, shifra ekzakte do mbetet në jetë të jetëve, e pasaktë, pasi pushtetet kacafyten duke akuzuar njëri – tjetrin: “Ti je në anë të krimit, unë të ligjit dhe anasjelltas.” Denoncimet bëhen vetëm politike, por asnjëherë ligjore, pasi vrasësit nuk dënohen, madje as prangosen. Në një terren të tillë, ata e kanë shumë të lehtë të terrorizojnë, të vrasin si në mes të ditës, ashtu edhe në mes të natës. E pra, Artan Hulaj që në fillim të proçeseve demokratike, më 1990 merr pjesë aktive në realizimin e aspiratave, duke kontribuar në anën e forcave demokratike për një Shqipëri pa diktatura, pa diferencime politike, raciale, fetare apo gjinore. Madje aktivizohet edhe në votimet parlamentare e të pushtetit vendor, disa herë, gjithnjë në anën e PD-së. Kërcënohet me jetë nga grupe mafioze që të sprovuara në përballje të tilla. Kulmi i durimit, apo zemërimi kulmor i grupeve anarkiste arrin më 1997, kur depot e armatimit u hapen dhe Artan Hulaj nuk tërhiqet, duke mbrojtur institucionet e shtetit demokratik. Uzurpimi i shtetit, lufta civile, vrasjet edhe për të provuar a punon pushka që blihej në treg të lirë, e bënë të pamundur qëndrimin e këtij djaloshi në vendin e vet. Artan Hulaj detyrohet të fshihet, deri sa gjen mundësinë të largohet, për të mos ardhur kurrmë në Shqipëri. Pra, vetëm për të shpëtuar jetën. Por terrori vazhdon edhe sot mbi të afërmit e tij këtu në Shqipëri. Para 26 ditësh, pikërisht me 20 gusht, në vendin e quajtur Krye Bushat, persona të panjohur i bëjnë pritë të atit Zef Hulaj dhe qëllojnë me plumba mbi makinën me të cilën ai po udhëtonte. Zoti e fati duket kanë qenë me të, pasi ka shpëtuar. Por, pas kontaktit që ne patëm, Zefi lut Zotin që të paktën të birin nuk e ka këtu, pasi si shumë familje të tjera të terrorizuara e njeh mirë forcën e krimit.
Viktimat mbeten vetëm pikëpyetje dhe terrori ka fusha veprimi të organizuar e të përpiktë.
Lekë Lumaj
TIS
Eshtë ende natë! Të zgjon nga një gjumi i keq, zilja e orës. Gjëmon ngulmthi sikur edhe ajo do pjesën e saj në këtë sëmbim dashakeq. Ke lënë për të dytën ditë të zësh radhë të pajisesh me një çertifikatë personale. Se këto fletushka të duhen kudo të trokasësh, thua se jeton në një realitet ku gjithçka e ka sunduar anonimi. Një ditë më parë, e gjithë koha e vënë në dispozicion për shërbimin ndaj qytetarëve nga zyrtarët bashkiak u mbyt në mundësinë e pagesës së takses së pronës, së gjelbërimit, të higjenës, të dreqit e të të birit. Se kur ta zë shtegun shteti, ta zë e ta numëron në lule të ballit. Dhe ashtu është, ashtu kjoftë dhe ashtu u bëftë.
Hedh këmbët plot drojë mbi dysheme. Drita e Zotit s’ka dalë ende. Veç të lehurave të qenve, natyrisht atyre që i kanë shpëtuar ekspeditës së fundit qenvrasëse të bashkisë, një terri që t’i nxjerr syt dhe frymëmarrjes që të sëmbon, asgjë tjetër nuk ka në dekorin e këtyre momenteve të fillimit të ditës. Ashtu me duar të shtrira përpara, se mos përplasesh nëpër objektet që ngërthehen në dhomën e vockël të gjumit, kërkon çelësin e dritave. Shpreson se mrekullia do të ndodhë. Shpreson, (se shpresa thonë populli ka vendosur të vdesë e fundit), shpreson se volframi i llampës 100-nshe do të nxehet e do të ndrisë hapin tënd të parë në ditën e re. Por edhe kjo përpjekje është një nga të shumtat përpjekje, gjithnjë të dështuara.
Kërkon derën dhe sakaq në kujtesën që ka filluar të kthjellohet bashkë me hutimin e një zgjimi të turbullt, kërkon të rrëmosh për të gjetur vendndvendosjen e fundit të shkrepses dhe qiririt. Kërkon se ku i ke lënë mbrëmë para se të zësh krevatin, përnjëheresh me pulat. Se ky është orari që KESH ka vendosur për të ulur konsumin, por edhe për t’u kujdesur për shëndetin tonë. Se thuhet diku se gjumi të rigjeneron. Nuk e di nëse këtë e dinë zotërinjtë e KESH-it, apo jo. Nejse. Më në fund korr triumfin tend të parë të këtij zgjimi bereqetli, kur thotë një proverb i popullit tone trim, liridashës, punëdashëse, por pak si shumë të qytetnum. Gjithnjë nëse qytetërimin e kuptojmë dhe e shohim si maturia dhe maturinë si një armëpushim për të mos u përfshirë nga një shtjellë rebelimi turithyerjesh dhe zehershfryrjes në një mizerabilitet kërcënues dhe krrysja nën barrën e rëndë të poshtërimit mund të pagëzohen me këtë fjalë.
Ndez me padurim shkrepsen, e cila edhe ajo nuk nguron të të cingërijë nervat pasi nuk shkendin. Sakaq korr edhe sfidën e dytë, ndez qiririn dhe drejtohesh nga lavamani. Ke nevoje për një grusht ujë për t’u përmendur plotësisht. Por dëshira nuk mund të jetë mundësi në një vend që profesionistët dhe të zotët ngrysin ditën nën grinë e një realiteti funebër. Të paaftët janë militantë, dhe duke qënë të tillë janë zyrtarë, shtetarë, deputetë e çfarë u do bytha atyre. Sepse partia këtij soj robi nuk heziton t’ia bëjë ëndrrat realitet. Ka dhënë Zoti që këto syresh tash së fundi kravatat kanë mësuar t’i lidhin vetë, parfumet t’ua zgjedhin të dashurat, paratë t’i numërojnë nën parmakun e një vështrimi që sheh gjithherë nga e keqja, mizerabiliteti, tymnaja e luksi që të ndjell nga një dhimbje në çdo përshkënditje shkëlqimi.
Rubineti edhe sot, si dje, si pardje, si tjetërpadje, si para një muaji, ka vendosur të hesht, të qëndrojë stoik në refuzimin e tij para një dëshire gjithnjë të etur për ta parë se vërtetë vadhë do të këndoje kjo grykëhollë, apo ka vendosur të hesht përngaherë. Diku në kënd të tualetit një enë është ujë i mbushur me krah. Plot dhimbje ke vendosur ta heqesh një grusht ujë. Vishesh nxitimthi. Rrobat janë të rrudhosura. Fundja s’ke vendosur të dalësh për të shitur tangarllëk, pasi pak pjesë të ka mbetur në këtë botë të vockël ku ndodhin çudirat më të mëdha. Se s’do të ta marrë kush për ters, se në këtë deregje janë të gjithë ata me të cilët do të shihesh, të gjithë ata që kanë të njëjten trajektore fati. Se shyqyr Zotit kur mendon shteti mendon njësoj për të gjithë. Të kuptohemi, për vete ai s’ka nevojë të mëndojë, se mendojnë të tjerët për të. Tundu e mos ki gajle. Një radhë të pret, klithmat e zyrtareve të paedukuara të zyrave dhe dyert e rënda të ankimit që të përplasen hundëve. Ora varur mbi mur vijon të ecën pa pyetur nëse gjithçka është OK para se të dalësh për të marrë rrugën e për të filluar këtë ditë të re. Tymos një cigare dhe nisesh nëpër tis.
Do të kujtojmë një ditë, të na shkojë ndër mend të pyesim, veten apo dikë tjetër që ka kurajon të na tregojë me zemër në dorë se si quhet ky vend, ku një ditë e zakonshme ka një fillesë të tillë. Mbarimin gjejeni vetë, por mos harroni proverbin, një fillim i mbarë gjysma e punës.
Do të vijë ajo ditë kur të kemi një përgjigje të saktë, dhe s’do të ketë njeri as të pendohet as të na besojë. Ky ferr tejkalon çdo realitet virtual triller, që sajohet për të frymëzuar një gjeneratë ta rrokë dashurisht këtë, si një fatkeqësi. Sa për të larguar syrin e keq. Zoti e dhëntë të mos jetë ende tis edhe atëherë.
Nga Albert VATAJ
SHTOHEN FAMILJET E NGUJUARA NË MALËSINË E MADHE
Në Malësinë e Madhe, në rrethin më verior të Shqipërisë, problemet ekonomike dhe sociale sikur nuk kanë të sosur. Përveç nivelit të ulët ekonomik problem i mprehtë është edhe gjakmarrja dhe ngujimi. Megjithëse në shumicën e rretheve të tjera të Shqipërisë kanuni i Lekë Dukagjinit pothuajse është harruar, pasi edhe ligji e bën punën e vet në Vermosh dhe fshatrat përreth ku forca e shtetit është ende e dobët, kanuni duket se “rregullon” ose më mirë të themi po e shkatërron jetën sociale të popullatës së kësaj krahine.
Ditët e fundit numrit të familjeve të ngujuara i shtohet edhe një tjetër. Është familja Vushaj nga fshati Vermosh. Po ta shikosh nga ana e jashtme kjo familje ka një reputacion të madh në komunën Kelmend, por po të analizosh jetën e brendshme të kësaj familje të vjen keq se si ligjet e vjetra kanunore jua kanë bërë jetën të padurueshme pjesëtarëve të këtij fisi. Pesë vjet më parë, është gjetur pa ndjenja Kolë Vushaj, pranë urës së sheut të gjanëve. Familjarët e Kolës akuzuan Fran Lumaj dhe Kolë Lumaj për vdekjen e tij. Mbas kësaj Nikollë Vushaj tenton të vrasë Fran Lumaj, për të marrë gjakun e të vëllait. Ky i fundit i kërcënon me vrasje pjesëtarët e familjes Vushaj. Në vitin 2005, mbesa e Franit, Vjoleta, mbas një lidhje të gjatë dashurore me djalin e Kolës, Xhevahir Vushaj, mbetet shtatzënë. Familja e vajzës tenton të vrasë Xhevahirin për të çuar në vend nderin e familjes së vet. Në nëntor 2005, Xhevahiri detyrohet të largohet nga Shqipëria në drejtim të Kanadasë. Në shkurt të 2007, Fran Lumaj tenton të vrasë Gëzim Vushaj për t’u hakmarrë ndaj Xhevahirit që është vëllai i tij. menjëherë Gëzimi detyrohet të largohet nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sipas mendimit të burrave të fisit Lumaj e vetmja mënyrë për ta çuar në vend nderin e familjes së tyre ishte vrasja e njërit nga meshkujt e familjes Vushaj.
Në një kohë kur Xhevahir dhe Vjoleta kanë krijuar familjen e vet dhe jetojnë bashkë në Kanada, në Vermosh gjakërat janë akoma të nxehta. Në rrethana të paqarta në pranverë të 2007, gjetet i mbytur në ujë Fran Lumaj, i cili deri në atë kohë kërcënonte se do të vriste cilindo burrë që të haste nga familja Vushaj. Vëllezërit e Franit akuzojnë Nikollë Vushaj për vrasjen e tij. Nikolla detyrohet të ngujohet së bashku me krejt familjen.
Ditët e fundit ne e kontaktuam këtë familje të ngujuar. Është e pabesueshme mënyra se si këta njerëz e pëballojnë jetesën. Shtëpia prej guri që ata vetë e kanë ndërtuar me duart e tyre tani është kthyer në burg për ta. Askush nuk guxon të dalë jashtë të vizitojë të afërmit, të kujdeset për të mbjellat apo bagëtinë. Janë bashkëfshatarët e tyre ata që u sigurojnë ushqimin dhe nevojat e përditshme. Nikolla, kreu i familjes, thotë se është i pafajshëm, dhe se ajo që po ndodh në familjen e tij është një katastrofë. Ai thotë se ata po përpiqen të qëndrojnë e të mbijetojnë të ngujuar, megjithëse nuk e dinë se sa gjatë do të vazhdojë kjo situatë. Ai thotë se burrat e kësaj shtëpije janë shpërndarë në katër anët e botës për t’i shpëtuar vdekjes, dhe se ai nuk pranon të largohet nga shtëpija e tij megjithëse është i vetëdijshëm se edhe mund ta vrasin. Ai na lutet që ta ndihmojmë që të paktën fëmijët e shtëpisë, nipat dhe mbesat mund të “falen”, kështu që të paktën të mund të shkollohen.
Shteti shqiptar duket se nuk merakoset fort për këto probleme sociale të qytetarëve shqipëtarë. Shteti duket se është i aftë të vendosë rendin vetëm në qytetet e mëdhaja, kurse banorët e këtyre fshatrave të mëdhenj malorë, ndihen të braktisur prej tij.
Rifat Ymeri
UNIONI I VERIUT EKLIPSON DHOMEN E TREGETISE
Unioni per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise (UZVA) tashme eshte edhe nje realitet institucional i njohur edhe nga shteti shqiptar. Kete status Shoqata qe ka marre persiper te jete promotor i zhvillimit te Veriut te Shqiperise, e ka marre nga miratimi perfundimtar ne gjykatat shqiptare sipas kuadrit ligjor ne fuqi. Proklamimit zyrtar te Unionit, i ka sherbyer edhe takimi i zhvilluar me 6 shtator ne mjediset e BIA-s ne Shkoder, ku ishin te pranishem pervec bisnesmeneve te zones qe mbulon me sherbime Konsullata Italiane, edhe Luigi Mastrapasqua, Administrator i Deleguar i BIA-s ne Shqiperi, konsulli Stefano Marguccio etj.
Ne rolin e mikpritesit drejtori i BIA-s Shkoder, Alessandro Limata, ka bere te njohur lajmin e legalizimit te Unionit si dhe ka njohur te pranishmit me krijimin e komisioneve te ekonomise, te ceshtjeve sociale, turizem- ekologjise, infrastrukture- sherbime publike, marredhenie politike dhe me te tretet, i ceshtjeve nderkombetare. Limata ka kerkuar nje angazhim maksimal nga te gjithe antaret e Unionit, te cilet i ka ftuar te kontribuojne maksimalisht, ne te gjitha drejtimet, per suksesin e Shoqates.
Ne vazhdim, e ka marre fjalen presidenti i Unionit per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise, bisnesmeni i mirenjohur Paulin Radovani. Duke folur per idene e tij per krijimin e Unionit, e cila ka gjetur mirekuptim por edhe mbeshtetje nga BIA she Konsullata Italiane ne Shkoder, Radovani ka thene se gjithcka ka ardhur natyrshem. Kjo per faktin e thjeshte se Italia, eshte investitori me i madh ne Shqiperi dhe pas saj renditet Greqia. Nuk ka vend per asnje xhelozi apo keqkuptim, ka vijuar presidenti i UZVA-s. Aktualisht, konstatohet nje fryme pozitive ne zhvillimin e rajonit te Veriut, por edhe ne mbeshtetjen ndaj bisnesit. Investimet e qeverise jane shumefishaur, duke sjelle permiresime te dukshme ne infrastrukture, ka vijuar Radovani, i cili ka kujtuar se me gjithe situaten e veshtire te furnizimit me energji si pasoje e krizes se rreshjeve, bisneset e medha jane furnizuar rregullisht dhe 24 ore. Megjithate, presidenti i bisnesmeneve te Veriut, ka kujtuar se ne filialin e tij ne Puke, ka probleme me energjine, por pergjithesisht situata eshte mjaft optimiste. Ne Shkoder mund te investohet, kushtet jane permiresuar ndjeshem, duke u kthyer ne nje vend terheqes per sipermarres serioze, ka perfunduar Radovani, i cili ka ftuar te pranishmit te japin kontributin maksimal ne zhvillimin e gjithanshem te Veriut, duke u paraqitur edhe si interlekutore me qeverine dhe organizmat e tjere, per te mbrojtur interesat e komunitetit.
Ne fjalen e tij, konsulli italian ne Shkoder, Stefano Marguccio, ka garantuar bisnesmenet e Unionit per nje mbeshtetje te gjithanshme jo vetem te selise diplomatike, por permes saj, edhe te shtetit dhe institucioneve te Italise. Ai e ka vleresuar mjaft krijimin e kesaj shoqate, si nje promotor per zhvillimin e rajonit, si nje shenje e rritjes se perhershme jo vetem te sipermarrjeve serioze, por edhe e vete banoreve dhe komunitetit.
Lajme shume te mira ka sjelle per te pranishmit por edhe rajonin, Luigi Mastrapasqua, i cili duke folur edhe si keshilltar i Shoqates se Sipermarresve Italiane qe Veprojne ne Shqiperi (AIIOA), ka pohuar fillimin e punimeve ne Parkun Industrial te Koplikut brenda vitit 2007. Nese do te realizohet, projekti i Zones Industriale te Koplikut, do te ndryshoje rrenjesisht jeten e banoreve te Veriut te Shqiperise. Me keto fjale i eshte drejtuar bisnesmeneve te pranishem Luigi Mastrapaskua, duke folur ne emer te Shoqates se Sipermarresve Italiane qe Veprojne ne Shqiperi, e cila ka paraqitur tashme projektin e Zones Industriale te Koplikut.Mastrapaskua ka bere me dije se presidenti i shoqates Xhovani Di Xhanaro do te jete ne Tirane te henen, ku do te takohet me autoritetet shqiptare per te zyrtarizuar fillimin e implementimit te projektit. Nder lehtesite qe i jane krijuar invstitoreve italiane ne kete projekt, oratori ka permendur shpalljen zone e lire te Parkut Indistrial te Koplikut si dhe krijimin e hapesirave ne menyre te barabarte te bisneseve italiane dhe atyre shqiptare nga 50%. Mastrapaskua ka shprehur sigurine se punimet ne kete Zone Industriale, do te fillojne brenda vitit 2007, ndersa eshte perzgjedhur edhe konsorciumi qe do te marre persiper ndertimin e infrastruktures se nevojshme qe i paraprin vendosjes se fabrikava apo punishteve te ndryshme. Tashme gjithcka mbetet ne doren e autoriteteve shqiptare, ka perfunduar Mastrapaskua. Kete deklarim ai e ka bere ne nje takim te zhvilluar ne mjediset e BIA-s ne Shkoder, ku eshte zyrtarizuar edhe krijimi i Unionit per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise- UZVA, i cili do te drejtohet nga bisnesmeni Paulin Radovani.
Pikat kryesore te projektit
Projekti i Zones Industriale te Koplikut, mund te konsiderohet me ambiciozi dhe me i rendesishmi jo vetem per Veriun e Shqiperise, por edhe me gjere. Interesimi eshte shfaqur nga Shoqata e Sipermarresve Italiane qe Veprojne ne Shqiperi, duke qene se edhe Italia eshte investitori me i rendesishem pas Greqise. Do te jete nje siperfaqe mese 70 hektare ne Koplik, ne veri te Shkodres, brenda te ciles do te realizohet nje zone e vertete industriale, e gjitha ne dispozicion te sipermarresve qe veprojne ne Shqiperi. Parku industrial do te jete i ndare ne pjese me te vogla, te cilat jane te destinuara per aktivitete prodhuese, per zyra dhe sherbime si studime profesionale, banka, sigurime, agjensi te ndryshme e dogana, per sherbime mjekesore, hapesira didaktike per formim, pervec hapesirave te gjelbra por edhe lokale te ndryshme. Projekt- ideja ka lindur nga bindja qe Shqiperia, ne te ardhmen te mund te jete kryeura ne mes Ballkanit dhe Italise, ne vecanti Pulias. Objektivi i projektit eshte krijimi i nje zone industriale te orientuar drejt thithjes se sipermarrjeve italiane, nderkombetare dhe lokale, kryesisht te sektorit agro- industrial, agro- mekanik, mekanikes se lehte dhe industrise se tekstileve dhe veshjeve. Impakti jo vetem mbi Malesine e Madhe dhe Shkodren, do te jete shume i dukshem jo vetem ne punesimin e banoreve te rajonit te Veriut, por edhe ne kthimin e kesaj Zone Industriale ne nje pike referimi per te gjithe Ballkanin, nisur edhe nga pozita gjeografike mjaft e favorshme. Njekohesisht, per te gjithe te interesuarit, pervec punes do te mundesohet edhe formim profesional.
Ne takimin e zhvilluar ne mjediset e BIA-s ne Shkoder, eshte zyrtarizuar edhe presidenca e shoqates. Keshtu, president i Shoqates unanimisht eshte votuar Paulin Radovani, i cili do te mbeshtetet nga 4 zv.presidente: Xhevdet Amuli, Gezim Dibra, Çesk Kimça dhe Gac Miculi, ndersa sekretar i pergjithshem do te jete Mario Bala.
Unioni per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise, eshte shtrire aktualisht me antaresine e tij, duke patur ne rradhet e veta bisnesmene te shquar nga Shkodra, Malesia e Madhe, Puka, Lezha, me synimin e qarte qe te shtrije deget e tija ne te gjithe hapesiren qe mbulon me sherbime edhe Konsullata e Italise ne Shkoder. Pra edhe ne rrethet e Kukesit, Hasit, Dibres, Tropojes dhe Mirdites, duke u fuqizuar jo vetem si shoqate, por duke ngjallur shpresen ne te gjitha keto treva. Mbeshtetja nga organizmat vendas por edhe te huaj nuk ka munguar dhe nuk do te mungoje, sic edhe vete perkushtimi i antareve te Unionit, te presidences dhe te presidentit Paulin Radovani. Qe ne hapat e pare, Unioni po kthehet ne nje organizem shume te fuqishem, unikal ne llojin e tij per te gjithe Shqiperine, madje duke eklipsuar edhe Dhomen e Tregetise dhe Industrise Shkoder, e cila arrin te funksionoje vetem fale kuadrit ligjor detyrues dhe jo deshires se antareve. Nuk eshte rastesi qe asnje nga drejtuesit e DHTI-se nuk kane marre pjese dhe nuk kane dhene kontribut ne lindjen e Unionit per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise.
Tashme, pas Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut qe po jeton vitin e peste te jetes qe nga krijimi, realitetit social te rajonit tone i shtohet edhe Unioni per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise, nje binom i cili nese ofron partneritet te ndersjellte, do te kthehet ne nje mekanizem shume te fuqishem ne sherbim te promovimit te vlerave dhe mundesive dhe resurseve per komunitetin.
Blerti Delija
DUKE KERKUAR SIGURINE E JETES SE FEMIJEVE
A munde te parafytyroni ju te nderuar lexues, nje femije 8 vjeçar duke luajtur ne oborrin e shtepise se tij dhe ne menyre te befasishme te rrembehet nga nje bande kriminelesh, pa pyetur per lotet e tij, as per dhembshuri njerzore, per ta mbyllur diku ne nje bodrum dhe te nesermen telefonata anonime kercenon babain e tij me oltimatumin: Po te doni djalin gjalle duhet te paguani 20 milion lek ?. Ju duket si legjende e koheve te lashta, apo e vendeve te largeta?
Jo, kjo eshte nje e vertete e pa mohueshme. RRealiteti i hidhur ka ndodhur ketu ne qender te qytetit me te madh verior te shqiperise,SHkoder.Historia e te cilit ze fill, ne vitin e mbrapesht 1997, atehere kur shqiperise ju vu zjarri nga komunistet, kur u shperthyen depot e armatimit e kur pushka ra ne dore te te keqit. Duke shfrytezuar kohen delikate qe populli po shtynte, banda te ndryshme kriminelesh, grabitnin prona private, u vinin gjoba biznesmeneve, por me e tmerrshmja grabitnin edhe femije.
Konkretisht: Personazhe i kesaj drame te dhimeshme, eshte fotoja ekspozuar ketu. Ajo flet me shume se kaq.Ja Fadil Balaj, me dy djemet e tij Albanin dhe Arditin, te cilet ne prillin e vitit 1997, befasisht u gjenden ne kurthin e tmerrshem qe rrethanat (kriminelet) e kohes u pregaditen.
97-ta, mos ardhet kurr.
Ne te vertet Fadil Balaj, ne vitin 1992, me sakrifica, krijoj nje bisnes modest sa per te mbajtur familjen e tij, pastaj me kalimin e kohes duke punuar me ndershmeri e pasion, ai e zgjeroj aktivitetin e tij dhe ne vitin 1997, arriti te punesoje 15 punetore, brenda te gjitha rregullsive ligjore. Por s’qe e thene se kohe e mire te vazhdoje, sepse mjergulla e dendur qe krijoj klasa politike e asaj kohe u dha mundesin “ujqerve”(dihet ujku mjergull do) te grabisnin ç’te mundnin. Kesaj situate s’i shpetoj dot as biznesi i Fadil Bales.Vandalet me dinakerin e dhelpres i kishin marre ekzakt masat se ne ate kohe e dhogaritur ishte dite pushimi, e pronari, ndollej diku larg ne nje qytet tjeter, prandaj ashtu ne mes te dites,(sepse per te pa fytyret, mjafton te mos funksionojne ligjet e shtetit, se kur s’kan shpirt ata normalisht, nuk kane as turp prej njerzve.) mundin dhe djersen e disa viteve, qe me aq sakrifica Fadil Balaj e kishte ndertuar e grabiten dhe e shkaterruan per disa ore. Por megjithate kjo do te ishte pjesa me e vogel e se keqes, perballe rrembimit te djalit te tij, Albanit 8 vjeçar dy jave me vone, ne oborrin e shtepise se tij. Kriminelet nisur nga lakmia per te perfituar para ne kembim te djalit, e kishin menduar pune te kryer, se ish biznesmeni Fadil Balaj i kishte 20 miljon lek dhe do t”ua jepte atyre menjehere. Por hesapet kesaj rradhe ishin bere gabim. Menjehere pas zhdukjes se djalit u lajmeruan organet perkatese, por aso kohe shteti pothuajse kishte humbur kontrollin ndaj institucioneve te veta, paraliza ndjehej ne ç’do sektor te jetes, dhe duke qene keshtu, kriminelet jo vetem qe nuk u kapen asnjehere nga shteti, por ata vazhduan kercenimin ndaj familjes Balaj. Djali ndollej ne rrezik. Fadil Balaj u ndie keq. RRuget e arsyes ishin bllokuar nga rrembyesit. Kishte mbetur e vetmja rruge te cilen familja Balaj nuk e deshironte, por edhe pse kunder deshires e vullnetit te tyre, ishin te detyruar ta perdornin. Ishte vetegjygjesia, me rrembyesit. DHe vetia e vetegjygjesise dihet, ajo eshte e barabart me jete-a-vdekje.Mund te fitosh te drejten tende, por po te vuri posht ajo te perpin.Keshtu qe ne pa mundesi per te kombinuar rrethanat sipas nje marrveshje te s’forcuar me rrembyesit, njeri nga ata mbeti i plagosur. Vertet djali, Albani u lirua nga thonje e vdekjes shendosh e mire, por po kaq e vertet eshte se armiqesia midis dy paleve mbeti e hapur dhe ashtu vazhdon qysh athere edhe sot e kesaj dite.
E ku kishte qetesi ne keto kushte per familjen Balaj? Jeta normale e saj ketu u nderpre, ndoshta per ne SHqiperi mori fund. Sepse kanuni 600 vjeçar, akoma ka ligjin e vet apsolut, ndoshta nder me te ashperit ne kohet e sotme moderrne, ngujimin, jo vetem per autorin(dorerasin) por per te gjith trungun familjar e me gjere. DHe duke qene keshtu ai duhej zbatuar, e Albani i vogel s’kishte mundesi per te vazhduar klasen e trete, sepse rreziku ishte evident dhe i skenarizuar.
Por keshtu nuk mund te shtyhej koha me gjate.DHe jeta e femijve te çon larg.Ne keto rrethana, Fadil Balaj ne korrikun e vitit 1999,detyrohet bashke me femijet e tij, duke marr me vehte dhembeshurine e shpirtit te trazuar te nenes dhe te gjakut te vet, te lere vendin e tij, dhe nepermes nje sakrifice tejet te rrezikeshme, me gomone neper stuhine e nje deti disa ballesh, qe vetem zoti e di se si kane shpetuar pa u mbytur ne detin e pa ane, ashtu siç jane mbytur qindra te tjere, te marre rruget e mergimit, me endrren e madhe: ne kerkim te sigurise te jetes se femijeve te tij.
Per kete ngjarje e cila atehere beri buje te madhe, paten folur edhe mediat e asaj kohe, por vetem kaq, sepse si gjithnje ne SHqiperi ngjarjet tronditse ndjekun njera-tjetren, dhe vetem e reja mbahet mend, kurse e vjetra vjen duke u harruar. Nejse. Jetojme ne SHqiperi. Syri dhe veshi na u mesuan me te gjitha. Keshtu ndodhi edhe me familjen ne fjale. Ku dhe si jeton ajo sot?
NJe kafe, me emigrantin.
E takuam Fadil Balen ne nje shtet perendimor,(vendndolljen nuk deshirojme ta publikojme per aresye sigurie) tek po shoqeronte te birin Albanin, per ne stervitje ne sportin te boksit. I folem njeri tjetrit ashtu si shqipetari-shqipetarit ne dhe te huaj. Mesuam nga ai disa te verteta prekese. Jo kurrsesi probleme te karakterit ligjor, sepse keto s’kane qene ndonjehere ne natyren e tij, por probleme dytesore, ekonomike qe i kishin sjellur mungesa e dekumentacionit te rregullt, per te punuar e jetuar normalisht si te gjith te tjeret ne vendin ku ndollet prej 8 vjetesh
Nje kafe me emigrantin. SHume i ishin thinjur floket, jo edhe aq nga mosha, por ndoshta me shume nga pritja shume e gjate, per t’u paisur me dekumenta qendrimi nga vendi prites.
Ja edhe Albani, me nje çant sportive ne krah. Ai vogelushi, qe na kujtohet si sot, kur mrekullisht shpetoj nga thonjet e vdekjes te krimineleve, tani ishte rritur aq sa s’e njohem. E ndoqem gjate nje srervitjeje ne sportin e bukur te boksit, me nje ekip te rijsh. Angazhimi i tij tani ishte i dyfisht, sepse eshte prag sezoni i fillimit shkollor. Albani kalon ne vitin e katert ne gjimnaz. Kurse vellaj me i vogel i tij Arditi hillet tani ne vitin e trete te nje gjimnazi tjeter. Mesuam se te dy vllezerit ishin te ingranuar mjafte mire me shoqerine e atjeshme. Ata jo vetem e flisnin, e shkruanin dhe e lexonin shume mire gjuhen e vendit ku jetojne sot, por edhe e perkthenin ate ne menyren me te saket, nga shqip, ne gjuhen e atij vendit e anasjelltas. DHe keta femije, na thot Fadili, qe per mua jane pasuria me e pa çmuar, per te cilet une jame i bindur se neser do te behen dikushi, une i them ketij shteti:Ju lutem jepu dekumentat, arsimoji, kulturoji, ingranoji ne jeten e vendit tend, ashtu si te tjeret, dhe une te garantoj se i ke te gatshem per te punuar e per te kontribuar edhe ne sektoret me te veshtire te jetes ketu. DHe kjo ka nje linje logjike, vazhdon Fadili, per deri sa SHqiperia akoma nuk e ka nje klase politike te mirefidht, per te zgjeruar hapesirat e punesimit e te mireqenjes, dhe te sigurise per jeten e popullit te saj, jemi te detyruar qe te kerkojme ne vendin e huaj, ate qe na mungon ne vendin tone.
GJithmon Fadil Balen e kemi njohur nje njeri optimist per te ardhmen, kurajoz e inisjator, dhe keto veti ai i ruante akoma, po ç’ka se ne ndonje pjese te bisedes tone, qe te jemi te sinqert, vume re nje merzitje njerzore tek ai. Natyrisht edhe merzitja eshte pjese e jetes, por fakti se kishin kaluar 8 vjet ne vendin prites dhe akoma s’i ishte dhene e drejta ligjore e dekumentave definitive, e justifikonte merzitjen e tij. Per kete aresye, ai s’kishte mundur te udhetonte per ne shqiperi per varrimin e nenes se tij e cila nderroj jete, ne shkurt te ketij viti. Por une e kuptoje-shprehet ai-,se si emigranta qe jemi, veshtersit qe duhet te perballojme i kemi te pa shmangeshme, kjo ndoll pothuajse kudo, ne vendet perendimore, sepse emigrantet e ardhur nga vende me probleme te ndryshme ketu, jane shtuar shume. DHe sigurisht shteti ka ligjet e veta. Por une kame shprese, vazhdon ai, se durimi dhe kembengulja me siguri nje dite do te shperblehen. A keni shprese per te fituar dekumentat e qenderimit definitiv ketu,? e pyesim. Po sigurisht qe shprese kemi, na pergjigjet ai, por kohen se kur nuk e dim.. Po pastaj kur ti fitoni ato do te ktheheni ne SHqiperi te pakten per vizite tek njerezit tuaj?
Jo, s’mund te kthehem.
Sigurisht SHteti prites ka rregullsit e veta, aq me teper kur behet fjale per nje SHtet perendimor me demokraci shume te konsoliduar. Duke gjykuar keshtu, nuk kemi aspak ndermend te bejme kritikun ndaj shtetit, e as avukatin per emigrantin, por nje mendim edhe munde ta japim vetem per ato fakte qe dime me vertetesin me te madhe, se per ç’aresye kjo familje nuk mund te kethehen ne vendin e saj, se pse jo, s’mund te kthehem, nuk eshte thjesht vetem nje fjale goje, por me shume se kaq ajo eshte nje dhimbje shpirti, qe me mire se kush do tjeter e di ai qe e ka provuar.
Ne dime, qe pritja prej 8 vitesh e Fadil Bales dhe e femijve te tij, behet akome me e detyrueshme, kur mendojme se kethimi i tyre ne SHqiperi eshte i pa mundur. Aresyet jane te shumta por mjafton te themi vetem dy:
Se pari, Konflikti me palen e rrembyesve te djalit eshte akoma i hapur, keshtu qe ligji i kanunit per t’u ngujuar duhet “rrespektuar,” ne keto rrethana, as Albani as Arditi nuk mund te vazhdojne shkollen, pa permendur se as qe behet fjale per nje jete normale te familjes ne pergjithsi. Sepse per te jetuar, duhet punuar, dhe puna ne keto raste eshte e “ndaluar”, sepse rreziku eshte evident.
Se dyti: Mungesa e shtepise per te banuar ne shqiperi, te cilen Fadil Balaj e shiti gjate kohes qe ai jetonte ne mergim pa dekumenta, pa pune e pa perkrahje sociale, per te perballuar jetesen atje, perben vishtersine tjeter. Keto dhe tjera arsye, ia bejne apsulutisht te pa mundur kthimin e tij dhe te femijve ne SHqiperi. Ne keto i dime mire, sepse ngjarjet i kemi jetuar, por nje gje nuk dijme akoma, per t’i u pergjigjur asaj pyetjes esenciale qe shumices dermuese te shqipetareve vet-vetiu u lind ç’do dite: Deri kur populli shqipetar do te vuajne per pa aftesine e klases politike te saj?
Jetmir Delaj
TË THEMELOHET ÇMIMI NDËRKOMBËTAR “NËNA TEREZE”
Ne si komb, në saje të Nënë Terezës mund të jemi shembulli më emblematik për kulturën e dashurisë, për kulturën e paqes, për kulturën e humanizmit. Prandaj, që t’i manifestojmë këto vlera të përjetshme dhe ta ngrehim në piedestalet më të larta Nënën Tonë Tereze, është e udhës që në vendin e saj, të përjetësohet vepra e saj, edhe me formimin e një çmimi me përmasa ndërkombëtare. Arsyet për këtë mund të jenë të shumëfishta, por gjithnjë qëllimmire, që vepra e saj e trasuar të freskohet çdo herë, pra në çdo përvjetor të vdekjes së saj.
Nëse suedezet mund të mburren me të drejtë në gjithë globin me çmimin Nobel, të emërtuar sipas testamentit të shkencëtarit Alfred Nobel, është koha që edhe në Gadishullin më të vjetër të Europës, të përjetësohet madhështia e Nënë Terezës me një çmim ndërkombëtar për humanizëm, për paqe, “Nëna Tereze”. Nëse bota ka patur dhe ka nevojë për zbulimet revolucionare të Alfred Nobelit, më shumë sot bota ka nevojë për dashuri, për paqe, për humanizëm. Këto vlera dhe virtyte universale i ka përjetësuar në rrafshin global, për dekada të tëra vepra e Nënës Terezes.
Duke u nisur nga fakti se Nëna Tereze përfaqëson vlerat më sublime të qenies sonë kombëtare dhe këndej pare edhe vlerat universale të njerëzimit, mendojmë se Institucionet e Shqipërisë, në bashkëpunim me ato të Kosovës, të shqiptarëve të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Kosovës Lindore e diasporës, gjithnjë në bashkëpunim edhe me institucionet religjioze, me shoqatën “Nëna Terezë” në Prishtinë, të themelojnë çmimin kombëtar për paqe, tolerancë dhe dashuri mes njerëzve “Nëna Tereze”. Arsyet për ketë janë të panumërta, andaj pikërisht në këtë dhjetëvjetor të ndarjes së Nënës Tereze nga kjo botë, të rikthejmë misionin e saj me një akt kaq sublim.
Nëna Tereze u përket vlerave më universale që ka bota. Prandaj mendoj se shoqëria shqiptare duhet ta themeloj këtë çminim si simbol të qytetarisë dhe vlerave tona të shumëfishta dhe si përjetësim i veprës së madhe të Nënë Terezës në dheun e saj. Shqiptarët kanë dëshmuar se janë faktor paqe në Ballkanin e trazuar. Kjo duhet të jetë edhe një shtytëse më shumë që simboli i humanizmit, dashurisë dhe paqes Nënë Tereze, të ngrihet në një çmimin kombëtar, i cili do të mbështetej qeveritë shqiptare, donatorët e ndryshëm dashamirës, të cilët mendoj se do jenë të mjaftë. Ky çmim jo vetëm se do ta lartësonte emrin e saj, por edhe do nderonte kombin tonë.
(Kjo letër iu drejtohet Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, Kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit, Arqipeshkvit të Tiranës Imozt Rrok Mirditës, kryetarit të opozitës Edi Rama, Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut, Kryeministrit Agim Cekut, Kryetarit të Kuvendit Kolë Berisha, kryetarit të partisë më të madhe opozitare në Kosovë Hashim Thaqit, Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, Kryetarit të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Tereze” Dr. Don Lush Gjergjit, Shkrimtarit Ismail Kadare).
Ndue Ukaj
5 SHTATORI 1997 DITA E VDEKJES SË NËNË TEREZËS, APO NGJITJA NË QIELL E SHENJTORES SONË
Me 5 shtator 2007 u mbushën plot 10 vite nga ajo ditë kur nga planeti Tokë u shua një yllë mbi yje që sillte dritë, paqe, harmoni e shpresë për jetën. U shua nga kjo botë e përkohëshme për t’u ngjitur lart në Qiell, në atë Botë të amshueme që pushojnë shpirtërat e pafund të njerëzve që përcuallën mijëra e mijëra vite, të mjeruara e lumturuara. U shua Nënë Tereza, duke na lënë si kujtim veprat e saja të kryera për njerëzit në nevojë thuajse në çdo cep të globit tonë, duke na lënë në këtë tokë trupin të cilin e kishte marrë përkohësisht, ndërsa shpirti i saj e ka vendin në Parajsën që rrinë Engjëjt. E ne veten tani e kuptojmë se Nënë Tereza nuk kishte qenë një njeri i kësaj toke, por kishte qenë një Engjëll i vërtetë që vetë Zoti ja kishte falë përkohësisht kësaj bote halleshume. Është fat i paçmuar për Racen tonë Ilire (Shqiptare) që vetë Krijuesi zgjodhi bijën tonë për ta shenjtëruar, pasi në trupin e saj kishte dërguar shpirtin e shenjtë, duke e bërë shenjtore të kësaj bote ndoshta në zgrip të besimit se Zoti e kishte “harruar” njerëzimin që e kishte falur vetë… si shëmbëlltyrën e tij. Zgjedhja e bijës sonë Nënë Tereza për ta bërë shenjtore nuk kishte qenë e rastësishme, pasi nga Raca jonë ndër dy-mijë vitet Kristianizëm, i kishim falur këtij besimi jetdhënës rreth 600 shenjtorë e martirë, që gjaku dhe veprat e tyre janë në themelet e këtij besimi e qytetërimi, frutet e të cilit i gëzojnë edhe ata që nuk e duan sot në fillimet e shekullit XXI. Gjithsesi kur besimi dhe qytetrimi Kristian i Europës ishte në zgrip në shekullin XV, vetë Krijuesi bëri emër që po nga raca jonë të lindë “Mesia” Gjergj Kastrioti, i cili me shpatën e shenjtë mbrojti qytetrimin dhe besimin e Arbërisë dhe vetë Europës plakë… Siç e thamë më sipër, përsëri nga raca jonë në shekullin e XX lindi një Shenjtore tjetër, fama dhe shenjtëria e së cilës u shpërnda në të gjithë Botën. Ajo lindi në vitin 1910 në një lagje të Shkupit nga prindërit shqiptarë Kolë e Dranne Bojaxhi, dhe emri i saj si krijesë e brishtë e kësaj bote kishte qenë GONXHE, dhe këtë emër e mbajti derisa kjo gonxhe çeli lule e shenjtë, që pas thirrjes shpirtërore nga vetë Jezu Krishti, kjo bijë e racës sonë ju përkushtua me sakrifica besimi e ndjejave njerzore, për të sjellë shpresë tek të dëshpëruarit, për të sjellë jetë tek ata që po vdisnin, për të sjellë shërim tek të sëmurët, për të sjellë besim tek të paorinetuarit.
Nënë Tereza këtë emër e mori jgatë misionit të saj të bamirësisë, tek motrat Loreto e pastaj krijoi misionin e saj që e përhapi në 123 vendet e botës, ku India e Largët ishte epiqendra e deri në atdheun e saj të sapo çliruar nga diktatura komuniste. Misioni i shpresës së bamirësisë së Nënë Terezës ishte aq i madh sa e njohën jo vetëm shtete e qeveri, por edhe vetë Vatikani. Misioni i Nënë Terezës zgjati mbi 60 vite, kohë që e bëri të thirrej bijën tonë Moter, Nënë e më në fund Shenjëtore, të të gjithë botës. Bota e civilizuar jo vetëm ja njohu veprat e bamirësisë e mëshirës për njerëzit në nevojë, por e vlerësoi me çmimin NOBEL, ndërsa mjerisht shteti komunist në këto kohë e anatemonte dhe nuk e lindte të vinte as tek varret e njerëzve të saj të dashur në Tiranë (Nënës e Motrës). Shqip “Ne” duke i mbyllë dyert bijës sonë, Nënë e Botës, ne i mbyllëm vetvehtes shpirtin e Shenjtë që Zoti kishte dërguar mbi ne si racë e zgjedhur e tij… Gjithsesi Nënë Tereza na fali ne shqiptarëve, sepse e dinte se nuk jemi ne populli që e përbuznim e mbyllnim dyert, por ishin djajtë e kuq që na kishin kapur për fyti (ndoshta si sprovë nga vetë Krijuesi). Nënë Tereza lutej për të gjithë popujt e botës që vuanin nga mjerimi, skamja, padrejtësia si dhe sëmundjet e Epidemitë, dhe ndër lutjet më të fuqishme duket se kishin qenë edhe ato për popullin e saj shqiptar që lëngonte nga epidemia e kuqe. Zoti duket se pas vitit 1990 i dëgjoi lutjet e bijës sonë Nënë Tereza, dhe bëri emër që lëngata e kuqe të rrëzohet nga froni sundimtar, duke na futur në rrugën e pluralizmit, lirisë e demokratisë dhe besimit në Zot dhe vlerat tona të mohuara për dekada. Në pak vite që i kishin mbetur mbi këtë tokë bijes sonë të Shenjtë Nënë Terezës, ne e nderuam e respektuam si asnjë popull tjetër në botë, ndërsa bija jonë hyjnore na fali e na njohu si “GJININË” e saj, shpesh mëkatare jo për fajin tonë… Me 5 shtator 1997 i madhi Zot thirri pranë vehtes në Qiell bijën tonë Nënë Tereza, së bashku me shpirtin e Shenjtë që vetë ja kishte dërguar për dhjetëra vite… Fatësisht vetë selia e shenjtë me anë të ish Papës Famëmadh Gjon Pali II falenderoi kombin tonë për këtë bijë të shenjtë që i dhamë kësaj bote halleshume, ku ndër të tjera thotë “… Edhe në kohën e Izolimit të plotë të Shqipërisë kjo rregulltare e përvuajtur ishte ajo që përçonte emrin e atdheut tuaj në mbarë Boten. Në personin e Nënë Terezës Shqipëria është nderuar gjithmonë, pasi ky ishte misioni i saj dhe i gjithë atyre ndjekësve të vërtetë të Krishtit dhe Apostujve të tij që përhapnin dashurinë dhe jetën mbi dhembshurinë e kësaj bote. Për këtë ju falenderoj sot (Ju shqiptarëve) në emër të Kishës Katolike, që i falët botës këtë bijë të madhe të tokës e popullit tuaj…” Vatikani me 19 tetor 2003 nisi proçesionin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, ndërsa bota në përgjithësi e ajo Shqiptare në veçanti filluan t’i kushtojnë shumë vepra arti e emërtime të ndryshme, ku spikat këto ditë fillimi i punimeve në Prishtinë (Kosovë) i Katedrales kushtuar Shenjtores Terezë. Edhe ne në Shkodër pas shumë vështirësive jo më me gjykime Europerëndimore, e bëmë të mundur që në qendër të qytetit të kemi “truporen” e sja, e cila me sa duket do të zëvendësojë për Shkodrën e Malësinë Zojën e Shkodrës, të larguar nga rreziku i aziatikëve që në vitin 1467… Natyrisht ne shpresojmë që së shpejti edhe në Shqipërinë politike (1913) të kemi kishën që i kushtohet Shenjtores sonë Tereze, dhe ti lutemi kësaj bije të racës sonë, që tashma rrin në qiell me lutjen: “SHENJTA TEREZA LUTU PËR NE MËKATËNOR TË KTHEHEMI NË SOFRËN EUROPERËNDIMORE TË LARGUAR PREJ KOHËSH PADREJTËSISHT DHE PA DËSHIRËN E SHUMICËS SË SHQIPTARËVE…. Lutu Shenjtorja jonë të na kthehet Shenjtëria, paqja dhe Harmonia, aq të nevojshme për të gjetur rrugën e begatisë e mirëqënies… LUTU.”
Ndue Bacaj
DEMOKRACIA E HONG KONGUT, “KALI I TROJËS” PËR KINËN
10 vjet pas ribashkimit me Kinën, është në majën e tij. Më 1997, u nënshkrua dekreti për fundin e dominimit britanik. Ky rajon, deri në vitin 2047, do shijojë një administrim special
“Një vend, dy sisteme”. Me një slogan të tillë, forcat kineze do rrëmbenin Hong Kongun, i cili 10 vjet më parë do shënonte ndarjen nga Britania e Madhe si koloni e saj. Por euforisë së atëhershme për marrjen e tokës që i takonte, duket se për Kinën, tani ia ka lënë vendin zemërimit. Pekini zytar nuk e kapërdin dot faktin që në Hong Kong dominon demokracia dhe kapitalizmi. Por nuk ka ç’të bëjë, pasi deri në vitin 2047, është shkruar marrëveshja mes palëve, që Hong Kongu të ecë nëpër këtë rrugë që ka nisur.
Ndërkaq, sa i përket historisë, liderët janë të mëdhenj pasi në krizat më akute të vendit të tyre, nuk lejojnë përshpejtimin e ngjarjeve dhe me qetësi arrijnë të realizojnë objektivin e tyre. Kështu, Lu Ping, drejtuesi i Hong Kongut, i cili deri në vitin 1997, ka qenë një koloni britanike, ka patur rastin ta drejtojë në këto 10 vjet dhe tani e sheh sesi është kthyer në një model të vërtetë për shtetin kinez. Duke folur për televizionin Dragon TV, ai ka treguar se si për dy herë me radhë, forcat e armatosura kineze sulmuan Hong Kongun, në kohën kur ai ishte ende në duart e Britanisë së Madhe. Politika sipas tij, në ato vite, fliste vetëm me gjuhën e pushkës. Protagonistë të asaj kohe, kanë qenë dy liderë. I pari ishte Zhou Enlai i cili në vitin 1967 ishte gati për ta pushtuar këtë koloni. Më pas, ishte Deng Xiaoping, i cili u konfliktua për këtë çështje edhe me ish-kryeministren britanike, Margaret Theçer. Me sloganin “Një vend, dy sisteme”, ristabilizohej në një sovranittet të plotë Republika Popullore e Hong Kongut, shoqëruar nga njohja institucionale demokratike-pluraliste, si një rajon administrativ special. Kështu, një Kinë me dy sisteme të cilët do të jetonin nën të njëjtën çati.
Në fund, 4 mijë persona të ushtrisë nën thirrjen “Duaj atdheun, duaj Hong Kongun”, sollën paqësisht në shtëpi atë që Pekini, kishte cilësuar në mënyrë të drejtë, thesarin e dhunuar nga imperializmi oksidental. 10 vjet duken shumë në fakt, por s’janë edhe aq. Historia ka nevojë të përtypë në fillim, para se të japë një gjykim të drejtë për këtë çështje. Tani para Hong Kongut paraqiten dy pyetje të mëdha: A është ai një model apo një kërcënim për Kinën? Nga ana tjetër, ai është një pjesë e Kinës totalitare, apo e botës së lirë moderne? Qyteti është duke përjetuar realisht një zhvillim spektakolar ekonomik. Bursa e tij shumëzon kapitalet amerikanë apo ato evropiane, japoneze dhe koreano-jugore etj. Hong Kong është tashmë një enklavë në të cilën mund të flasësh lirshëm për demokracinë, ku mund të manifestosh për të kujtuar martirët e sheshit Tienanmena po një vend ku kisha ka një fuqi të fortë.
Por Pekini e sheh me sy pak të shtrembër gjithë këtë situatë. Dhe nuk ka si të bëjë ndryshe. Deri në vitin 2047, formula e Deng Xiaoping “Një vend, dy sisteme”, do të ketë vlerën e njëjtë që deri në vitin 1976 kishte tesera e kuqe e Mo Ce Dunit. Hong Kong është një rajon special i lirë dhe i lirë do qëndrojë. Por jo më larg se dy muaj më parë, drejtues të Pekinit, kanë ndërhyrë në jetën politike të Hong Kongut. Problemi ka qenë ai i zgjedhjes direkte të guvernatorit. Hong Kong mund të jetë Kali i Trojës, në një formë demokracie të drejtpërdrejtë të njohur nga Kina. Një model i cili çuditërisht është ngritur brenda shtëpisë së saj. Lidhur me këtë, konservatorët kanë filluar të tregojnë muskujt, pasi kuptohet që një gjë e tillë nuk u pëlqen aspak. Në fakt, liderët e Pekinit nuk kanë ndërmend të bëjnë luftë dhe predikojnë “harmoninë” mes dy vendeve. Ata kanë krijuar besueshmëri mbi dy faktorë për të kontrrolluar “taksën” e demokracisë në ish-koloninë. I pari është ai që kardinali i Hong Kongut ka folur për një pakt mes Partisë Komuniste dhe kapitalizmit të ri. Ndërsa i dyti, është një tendencë e cila duket hapur tek brezi më i ri i qytetarëve të Hong Kongut. Pra, lidhja e tyre me flamurin e Republikës Popullore. Kështu, 73 përqind e rezidentëve në Hong Kong, të datave të shkuara, e konsideron vitin 2012 si fundin e shfrytëzimit universal, ndërsa për këtë shprehen vetëm 42 përqind e të ardhurve. Gjithsesi, duhet pranuar se Hong kongu, përbën një rrezik për Pekinin zyrtar.
Kris Paten
“Një vend magjik, një provë e vërtetë për demokracinë”
I fundit guvernator britanik në Hong Kong, ka qenë Kris Paten. Ai tregon në ditët e sotme, sesi para se të largohej prej aty, po negocionte me palën kineze për t’i dhënë lirinë e plotë dhe demokracinë tajonit të Hong Kongut. Gjë që nuk u realizua dot sipas tij, për shkak të presionit që ushtronte Republika Popullore Kineze. “Gjithsesi, shton ai, nuk mund të thuash se slogani “një shtet, dy sisteme” nuk është aplikuar”. Në vitin 1997, vetëm me 6.5 milionë bamorë, Hong Kongu ishte në gjendje të jepte rreth 22 përqind të gjithë Prodhimit të Përgjithshëm Kinez. Ndërsa në vitet e fundit, ky 22 përqindësh është rritur akoma më shumë. Sipas ish-guvernatorit të fundëm britanik në Hong Kong, ky i fundit nuk ma më pikë dyshimi se është duke shkuar drejt një modeli demokratik dhe aspak nga kahu i Kinës ende komuniste. “Nëse keni qenë ndonjëherë atje, s’keni për ta harruar kurrë. Eshtë një qytet i mrekullueshëm mbi det, si Sidni apo Nju Jorku. Eshtë i rrëmujshëm, i gjallë. Eshtë gjëja më e mirë që gjendet në mes së Lindjes. ai nuk është ende një demkraci e vërtetë, por po i afrohet asaj” pohon Patten.
Si iu dorëzua Hong Kongu Britanisë?
30 qershor 1997, Hong Kongu iu dorëzua Kinës,
duke i dhënë fund qeverisjes britanike 156 vjeçare
4.000 të ftuar morën pjesë në banket, ndërkohë që 509 trupa kineze kaluan kufirin drejt Hong Kongut dhe 4,000 mbërritën në 1 korrik
Ulet flamuri i Hong Kongut, ndërkohë që në mesnatë hiqet flamuri britanik. Ngrihen njëkohësisht flamujt e Kinës dhe Hong Kongut.
Ish anëtari konservator i parlamentit britanik, qau me lot së bashku me bashkëshorten e tre vajzat, ndërsa ulej flamuri britanik
Tung Chee Hëa, një konservator 59 vjeçar, një biznesmen i vjetër prokinez u zgjodh nga Komitetii Seleksionimit, në dhjetor 1996
Gjysëm ore pas ceremonisë së dorëzimit të Hong Kong, lideri i Partisë Demokratike Martin Lee, bëri thirrje për demokraci e liri
GJAKMARRJA PO MERR PËRDITË JETË TË PAFAJSHME
Reagime të fuqishme kundër plagës së rëndë të gjakmarrjes shprehu këto ditë në sallën e prefekturës së Shkodrës, shoqata e pajtimit të gjaqeve të Shqipërisë. Kryetari i saj Gjin Marku, e vuri theksin tek pamundësia e shtetit për parandalimin e këtij fenomeni që për ditë merr jetë të pafajshme njerëzish, pasi Kanuni i Lekë Dukagjinit e bën shtetin të “dridhet”. Është paradoksal fakti i këtyre ditëve, kur qindra banorë të fshatit Lazarat sulmuan Komisariatin e Policisë në Gjirokastër, ku dogjën edhe makina, vetëm se policia në luftë me të dënuarin me 14 vjet heqje lirie, Sabri Shurdhi, në kushtet e mosdorzimit, në shkëmbim e sipër të zjarrit, e plagos atë dhe gjatë rrugës për në spital vdes. Megjithëse lufta vazhdoi gjatë me policinë, asnjë terrorist shteti nuk ishte në gjendje jo më të arrestojë, por as të akuzojë! Kështu jeta e shqiptarëve është e rrezikuar. Hakmarrjet janë tashmë të natyrshme. Një ndër shqiptarët e rrezikuar seriozisht me jetë është edhe Tonin Filipaj, lindur me 15 prill 1977 në fshatin Kçirë të Pukës. Tragjedia e këtij 30 vjeçari që shihni në fotografi, është një kalvar i dhimbshëm terrori. Të atin, Zef Filipaj, me datë 24 shkurt 1994, ia vret për hakmarrje Zef Jak Pjetri, pasi ishte një hasmëri e vjetër në mes. Babagjyshi i Tonin Filipaj, Marka Ndue Filipaj, në vitin 1945, kish vrarë babën e Zef Jak Pjetrit, pranaj edhe ndodhi vrasja e shtetasit Zef Filipaj. Kufoma ish hedhur përmbys në një kanal në Kçirë të Pukës. Ajo u gjet në nesërmen nga vëllai i Toninit, Nikolla, i cili menjëherë lajmëron policinë e Pukës. Policia kish shkuar menjëherë në vendngjarje, ku pas ekspertizës u vertetua se vrasjen e kish kryer Zef Jak Pjetri në bashkëpunim me të birin, Benin.
Megjithëse vrasja ndodhi, familja Filipaj kërcënohet sërish. Vrasësit i çojnë fjalë se prapë do hakmerren. Familja Filipaj detyrohet të ngujohet, deri sa gjen mundësinë e arratisen të gjithë nga Shqipëria. Një vit pas ngjarjes makabre, arrestohet nga policia vrasësi Zef Jak Pjetri, por i biri është edhe sot i lirë! Kërcënimet vazhdojnë. Tashmë është e pritshme një tjetër viktimë. Të afërmit e Zef Jak Pjetrit, pas kthimit nga Amerika në Shqipëri të Tonin Filipaj, duke menduar se ky i fundit do marrë hak për të atin, i kanë çuar fjalë se do e vrasin. Pushka është e mbushur dhe djaloshi po detyrohet të jetojë i fshehur. Tonin Filipaj erdhi nga Amerika, po jeton i fshehur dhe mbi të hakmarrja po projekton goditjen e fundit, marrjen e jetës.
Realiteti është i zymtë dhe ngjarje të tilla po e largojnë vendin tonë nga integrimi në strukturat Euro – Atlantike. Të duket se krimi dhe