Nr. 109 i gazetës në print

0
PROAMERIKANIZMI – VETËPRANIM DHE … MOHIM

Asnjëherë nuk kam menduar se një komb i bën nder vetes, apo edhe entuziazmon ndokënd, kur deklarohet haptas kundër këtij apo pro atij.

Asnjëherë nuk kam dëgjuar se dikush që shkoi në një takim elitar me pantollona të shkurtëra, siç pat deklaruar dikur në një takim me Josif Brox Titon, Enver Hoxha shkoi me çorape të arnuar, për të “kursyer” nga ekonomia e shtetit, ta ketë ndjerë veten mirë.

Asnjëherë nuk e kam ndjerë veten keq se jam shqiptar, edhe kur më kanë ofenduar Gjergj Kastriotin, imunitetin e kombit tim, Nanë Terezën, pasaportën e kombit tim, Gjergj Fishten apo Ismail Kadarenë, dy “shkëmbenjtë” e mureve të kalasë së fjalës së mençur e të lirë shqipe. Gjithherë ka më shumë se një rrugë, gjithherë ka më shumë se një zgjidhje, gjithherë ka më shumë se një sukses. Jo gjithherë e keqja është e keqe. Edhe pse politika e populli im përgjatë 95 viteve të shtetformimit, nuk kanë bërë shumë rrugë bashkë, interferencat kanë emancipuar disi shtetasin dhe kanë nxe, ftohtë, fry e shfry mjedisin politik.

Kur në fillimpranverën e 2002-shit, në frontin antiterrorist, Shqipëria iu bashkua njerëzve që duan jetën, kundër atyre që duan po kaq shumë vdekjen, në Afganistan, panorama shqiptare kishte dy mesazhe. Jashtë u prezantuam si aleatë të së mirës, të paqes; këtu, pak në Tiranë e shumë në qytete problemore, ku edhe sot konsiderohen të frikshme për qytetarët amerikanë, mjedisi, përveç befasisë e përuljes së sojllekut, u ftoh me ish kryeministrin, e sapo vetëpranuar… Fatos Nano. Megjithatë, dëshira ua donte përgjithësisht shqiptarëve që bota të na respektojë si properëndimorë!

Pardje kryeministri ynë u kthye nga Amerika. Tryeza e rrumbullakët “Demokracia dhe shoqëria civile”, mbajtur në Nju Jork dëgjoi edhe fjalën shqiptare. I ftuar nga presidenti Bush, njeri ndër kryetarët e 20 shteteve pjeslëmarrës, mes të cilëve edhe presidentët e Turqisë dhe Çekisë, Sali Berisha foli si mik e partner i lirisë, demokracisë. Po ne kryetar shteti kemi Bamir Topin, mund të mendojnë një pjesë jo e vogël e shqiptarëve. Nejse, ndoshta kjo është temë tjetër. Bush e ftoi me emër Berishën, është thënë në komunikatën për shtyp të kryeministrisë.

Po kryeministri ynë përveç deklarimeve ka edhe ca detyra, detyrime, vullnete. Lufta korrupsionit dhe kufizim imuniteteve të deputetëve, ndoshta. Po vetëpranimi këtu ndesh edhe mohimin. Çahen kështu lidhjet monolite të mafies me politikën, të politikës me krimin ekonomik.

Shtresave shoqërore nën tutelë, në të vërtetë pak iu intereson se vetëpranimi i politikës në sy të perëndimit ndesh mohimin e zbatimit të ca parametrave të domosdoshëm për integrimin në strukturat Euro – Atlantike. Është kjo përpjekja e anonimeve që janë mësuar të krenohen se nuk janë shtatzënë, por krejt pak shtatzënë. Më shkoqur duam të themi se pas kuintave imazhet e milionerëve të tenderave, kanë ngritur mure të trasha tempujsh dhe nëse qeveria Berisha nuk i ndëshkon pa frikë, dallgët e zemërimit edhe mund të dalin nga shtrati. Skajshmëria Ciklopike edhe ekuacioni i forcave të “faturave” që vijnë nga ata që e njohin pak, krejt pak… veten. E aspak politikan.

Se, një hajdut që i bën karshillek jo vetëm votuesit, por edhe ligjit nuk kushton dhe aq shumë. Kushton pak mend. Përballje me ligjin.

Sokol Pepushaj

 

PRESIDENTI SIÇ NUK E PRISNIM

Një punë e mirë e bërë nga njerëz të ligj” – tha Neritan Ceka kur doli nga seanca e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës, Bamir Topi. “Turp që e bëtë, por faleminderit që e bëtë!” shkuante analisti Mark Marku lidhur me 6 deputët socialistë, të cilët me votat e tyre mundësuan zgjedhjen e Bamir Topit presidenti. Ajo që ndodhi në 20 korrik, mënyra se si u zgjodh Presidenti i ri i Republikës, u komentua dhe u prit gjerësisht si një rrezik i madh për demokracinë në Shqipëri, si një një lloj “fundi i politikës”.

Logjika është e thjeshtë: shumica demokrate në pushtet ka sot në tre prej posteve më të larta të shtetit 3 drejtuesit e saj më të lartë politikë. Me zgjedhjen e presidentit të ri të republikës, shumica i ka të gjitha shanset që kapë dhe ato institucione të pavaruara, të cilat deri më tani nuk i ka vënë nën kontroll. Ndaj, në çastin që ka vënë këmbën në Pallatin e Brigadave, Presidenti i ri Bamir Topi ka ndërmarrë në të njejtin çast një sfidë të dyfishtë: nga njëra anë ai ka sfidën e realizimit të detyrës së tij të lartë, në përputhje me ligjin dhe kushtetutën dhe nga ana tjetër, duke dalë nga rradhët mazhorancës, atij i takon tanimë misioni historik për të qenë në një farë mënyrë “kundër partisë së tij” E gjitha kjo për të realizuar misionin e tij prej presidenti i të gjithëve, prej presidenti, i cili ekuilibron institucionet dhe nuk i çon ato të gjitha në të njëjtën anë, në anën e qeverisë. Dy presidentët, me origjinë politike, para tij, Sali Berisha dhe Rexhep Meidani dështuan në misionin për t’u bërë “president të të gjithëve”. Eshte e qartë, që kur është betuar mbi kushtetutë presidenti Topi ka qenë “politikisht i kompleksuar” lidhur më mënyrën se si ai zgjodh në atë kombinatorikë parlamentare aq të ngatërruar, me ca dritëhije dhe të paprecedent. Afro dy muaj apo tetë javë janë pak për të krijuar profilin e një presidenti të republikës, por dalin dhe teprojnë për të dhënë shenjat. Dhe shenjat pozitive presidenti Bamir Topi duket se i ka dhënë. Kështu në vend të atyre sirenave të shumicës parlamentare që prisnin që firmën e parë në tavolinë ai të hidhte për heqjen kryeprokurorit Sollaku, presidenti Topi ka arritur të bëjë gjithnjë e më të natyrshme për të gjithë aktorët politike idenë e një reforme tërësore në drejtësi dhe në organin e prokurorisë. Në vend të atyre që prisnin një president që do të vendoste në vendet e mbetura bosh në institucionet e pavarura njerëz të shumicës po kemi një president të matur në veprime dhe kalkulimin e stafeve apo të zgjedhjen e personave. Në vend të një presidenti që të shigjetonte opozitën, sikurse kanë bërë parardhësit e tij partiakë ai, e ka bërë takimin me opozitën apo pjesëmarrjen e anëtarëve të opozitës dhe drejtuesve të saj pjesë të takimeve, aktiviteteve etj. Një normë që sot duket e natyrshme. Nga ana tjetër në javët e para të punës së tij si president Bamir Topi është treguar i ekuilibruar edhe në një tjetër drejtim: në atë për përfaqësimit të gjitha grupeve të shoqërisë shqiptare dhe të gjeografisë së vendit, ku të gjithë shohin tek Presidenti Topi një njeri të tyrin. Kështu, që nga festa e Çlirimit të Skraparit e deri tek vizita në familjen mbretërore, që nga vizita në Sarandë e deri tek interesimit për zjarret në pyje në Përmet apo takimi për planin rregullues të Tiranës, që nga takimet me partitë politike, e deri tek takimet më universitarët, po shohim një president që mund t’i referohen të gjithë. Është e qartë që një variabël i tillë politik ka dhe handikapet e veta. Kështu Presidenti Topi lipset të përforcojë mesazhin e tij politik, i cili herë pas here rrumbullakoset më shumë sesa duhet në përpjekje për të gjetur një mesazh gjithëpërfshirës. Por sigurisht janë vetëm fillimet dhe këto janë vetëm shenja. Ajo që është e qartë se presidenti Topi ka ardhur “politikisht i kompleksuar” në krye të shtetit. Sot ai duket se është “pozitivisht i kompleksuar”. Kjo duket premtuese për një presidencë të mirë “TOPI”.

Henri CILI

 

“GJUETI SHTRIGASH” NË OBORRIN E PASËM

Arrestimi i nje zevendesministri ne detyre, ky eshte Lajm! As edhe ne kohen e diktatures komuniste, nje zyrtar i larte i këtij rangu, nuk arrestohej ne krye te detyres. Fillimisht, ne mbledhje dhe plenume, pas “nje analize”, viheshin prangat. Edhe ne ate kohe, politika e mbrojtjes se imazhit publik te zyrtarit te qeverise, respektohej.

17 vite pas renies “de jure” te komunizmit ne Shqiperi, ndodh qe te arrestohet nje minister ne detyre, madje ekzakt sikur te ishte terroristi me i kërkuar ne bote, sigurisht pas Osama Bin Ladenit, i cili kërkohet “dead or alive” (gjalle ose vdekur). Lufta kunre korrupsionit dhe te korruptuarve, ishte dhe mbetet lajtmotiv i qeverise Berisha. Ky “kale troje”, sipas shume analisteve, i solli edhe fitoren politike te 3 korrikut 2005. Por kjo qeveri, po jep prova te shumta se mund te “gelltise” bijte e saj pa pike meshire. Pas nje kryetari komune te denoncuara nga mediat, tashme i hidhen prangat nje zevendesministri dhe nje drejtori shume te rendesishem ne Ministrine e Transporteve.

Askush nuk eshte kunder ketyre arrestimeve, edhe pse menyra sic eshte normale, mund te kishte qene me pak publike, por jo me pak efikase. Arresti ne flagrance dhe me pas masa e sigurise “arrest me burg”, nuk kane ndonje ndryshim shume te madh me statusin e “te pandehurit” te cilin e gezon nje ish- zevendesminister tjeter i PD-se, por edhe ish- Drejtoresha e Pergjithshme e Rrugeve, Lejla Saraci, e cila si per ironi te fatit eshte rikthyer “e komanduar” nga ministri Olldashi, per te zevendesuar te arrestuarin Ilir Berzani.

Nga kjo pike, jo vetem ne por cdo qytetari te thjeshte, i lindin pyetje dhe dyshime ne lidhje me “spektaklin” me te cilin u publikua arrestimi i 9 personave, mes te cileve dy zyrtare te larte te propozuar nga PDK-ja. Me marrjen e lajmit, drejtues te larte te kësaj partie, duket se u gjenden te papërgatitur natyrshem nga nje goditje nga brenda llojit. Edhe reagimet e para te Ndokes apo edhe Lesit, ishin ne kete linje. Me pervojen shume te gjate politike, kryetari Ndoka e kapi shume shpejt situaten. Ne politike por jo vetem mbrojtja me e mire eshte sulmi, sidomos kur ka edhe argumenta. Dy emrat e përfolur, zv.ministri Jaku dhe drejtori Berzani, natyrshem mund te jene propozime te PDK-se, por ne mes kandidaturave alternative te prezantuara ne tryezen e kryeministrit Berisha. Nje fakt te tille e deklaroi edhe kryetari Ndoka, dhe asnjehere nuk u pergenjeshtrua nga kancelarite e qeverise shqiptare.

Segmente te caktuara te politikes, edhe nga brenda mazhorances kerkojne te sulmojne Partine Demokristiane. Deklarata e forte ka ardhur nga kreret demokristiane, te cilet nuk kane ngurruar te përmendin edhe emra, sic eshte ai i kryeparlamentares Jozefina Topalli. Nuk eshte e qarte arsye qe Ndoka sulmon ashper Topallin, por tonet shume te ashpra tregojne se dicka nuk funksionon ne mes dy personaliteteve.

Nje deklarate tjeter e ashper, ishte edhe ajo per sulme te qarqeve fundamentaliste islamike ndaj PDK-se. Kjo eshte nje akuze e ashper e kryedemokristianit Nard Ndoka, e cila duhet analizuar me mjaft pergjegjesi jo vetem nga artikuluesi, por edhe nga klasa politike, institucione qe merren me sigurine kombetare. Per nje vend ne mes te Evropes, me aspirata te qarta integruese Euro- Atlantike, vetem përmendja e nje togfjalëshi te tille, duhet te ngjalle reagime.

Demokristiani Nard Ndoka, tashme ka mbi supe nje karriere mese 15 vjecare ne politike. Me pak fjale, eshte nje njohes mjaft i mire i tavolines se shahut politik shqiptar. Ne kete linje, jane edhe deklarimet e tija, pozicionimet ne emer te partise qe kryeson dhe grupit te saj kuvendor. Ndryshimi i Nikolle Lesit me Pashk Ujken, qe per shume kend konsiderohet si fillimi i percarjes se PDK-se, mund te shihet edhe si nje lëvizje e zgjuar ne sherbim te imazhit te demokristianeve. Me shume se strukturat partiake, ne përcaktimin e kandidateve per ministra, zv.ministra apo drejtore drejtorishe, peshen e vendimmarrjes e ka patur grupi parlamentar i PDK-se. Rrjedhimisht, shkarkimi i kryetarit te tij, merre me vete nje peshe te madhe te gabimeve ne propozime, e perserisim ne propozime, pasi emërimet behen nga kryeministri Berisha.

Skandali i përgjimeve te selise se PDK-se, por edhe i telefonale te zyrtareve dhe deputeteve te saj ne menyre te paautorizuar, eshte pjese e kundërsulmit te kësaj force politike me vokacion kristian ne filozofine e funksionimit. Nese eshte përgjuar telefoni i nje zyrtari te larte te PDK-se, por pa imunitet, ne kuadër te masave kunder terrorit, mbase gjithçka mund te legjitimohet. Por nese kane qene pre edhe deputetet, njerëz me imunitet te njohur nga Kushtetuta, pergjegjesia e institucioneve eshte shume e madhe.

Komisionet hetimore, jane edhe arma me e fundit e PDK-se, per te marre revansh ndaj te gjithe atyre qe kerkojne “ti fusin shkopinje ne rrota”. Pergjimet qe jane bere gjate hetimit per tenderin e rruges Durres- Kukes, ku jane ne shenjester ministri i jashtem Lulzim Basha, ish- zevendesministri Teliti, drejtorja e Rrugeve Saraci e shume te tjere, jane objekt i nje hetimi te kërkuar nga PDK. Pervec kësaj, ata kerkojne te kthejne ne skene edhe hetimin e ngjarjes se Shkallnuerit, ku mendohet se nje ish- kryeminister socialist, pasi ka aksidentuar nje qytetar duke e lene te vdekur, eshte përpjekur te fshehe edhe gjurmet.

PDk eshte e vendosur ne rrugen e saj te bashkëqeverisjes. Kryetari Ndoka thote se grupi parlamentar do te jete shume shpejt me dy shifra, qe do te thote te pakten 10 deputete ne Kuvend, pra nuk do te kete tkurrje. Deri ne keto momente, premtimet jane mbajtur dhe PDK eshte forcuar edhe me numra deputetesh. Demokristianet nuk heqin dore as edhe nga postet qe u takojne. Pasi eshte pranuar dorëheqja e zv.ministrit te Transporteve Jaku, i arrestuar, PDk ka bere propozimin nominal, kete here pa kandidature alternative, qe sipas gjasave do ta miratoje edhe kryeministri Berisha. Ish- kryetari i PDK-se dhe ish- ambasadori i Shqiperise ne Vatikan, Zef Bushati, do te jete zv.ministri i ri i Transporteve. Nje zgjedhje e përkryer edhe pse duhet thene se kapacitetet e gjithanshme  dhe te sprovuara tashme te Bushatit, kerkojne nje angazhim te nje niveli shume me te larte perfaqesimi.

Pak kush ka dyshime qe “lufta e shtrigave” ka nisur ne oborrin e pasem te mazhorances aktuale. Shenjat e para te nje “lufte brenda llojit” qe sipas Darvinit eshte me e rrezikshmja duke rrezikuar edhe vete ekzistencen e “llojit”, duken qartas. Ne biologji, jane genet superiore ato qe mbijetojne. Gjithcka filloi nga nje arrestim i bujshem i 9 personave per tenderat e rrugeve te Shqiperise. Pertej bujes se arrestimeve, fjala e fundit eshte e drejtesise shqiptare e cila le shume per te deshiruar. Sipas gjasave, kjo ka qene edhe nje nga temat e bisedes qe kreu i ri i Grupit te PDK-se ne Kuvend, Pashko Ujka ka trajtuar ne takimin e pare me presidentin Bamir Topi.

Gjykatat shqiptare do te japin nje vendim edhe per zyrtaret e larte te Transporteve: shpallje fajtor dhe denim ose pafajësi! Nese do te ndodhe kjo e fundit, kush do ta mbaje pergjegjesine per demin moral te shkaktuar jo vetem individëve, por edhe Partise Demokristiane?

Blerti Delija

 

NISET PËRNGA AMSHIMI AT ZEF PLLUMI

At Zef Pllumi u nda përgjithherë nga të afërmit, nga Shkodra, nga admiruesit, nga gjithsekush e njohu, ndigjoi për të dhe lexoj prej tij. At Zef Pllumi, i fundmi i brezit të artë të françeskanëve shqiptarë, atyne që kulmuen në pjedestal tiparet me të spikatuna të kulturës dhe qytetarisë, lirisë dhe devotshmërisë, përkushtimit dhe dashnisë. Zemra e tij pushoi së trokituri në Romë në moshën 83-vjeçari. Jeta e tij, si e çdo kleriku tjetër shqiptar, e çdo predikuesi të fjalës së Zotit, të të vërtetës kishte ecur nëpër një jetë plot ulje dhe ngritje, duhet të ketë qenë në momentet e fundit, së paku i qetë për diçka: në jetën e tij të trazueme, ai arriti të përmbushë amanetin që i lanë sivëllezërit e tij të besimit. Ai arriti të dilte tej kufijve të njërës prej diktaturave më të ashpra të botës, të triumfonte mbi vuajtjet, vrasjet, zhdukjet, për t’i dëshmuar brezave që vijnë një ndër krimet më të qarta dhe më ngjethëse të Evropës: zhdukjen e klerit katolik për arsyen e vetme se nuk pranonte komunizmin.

Ithtar dhe trashëgimtar i Fishtës, Arapit, Palajt dhe një grupi të jashtëzakonshëm klerikësh, që po aq sa të tillë qenë edhe figura të rëndësishme të kulturës dhe shkencës shqiptar, i formuar në shkollën më serioze që Shqipëria kishte në atë kohë, atë françeskane, At Zef Pllumi pati fare pak mundësi ta ushtrojë besimin e tij. Fare i ri u arrestua nga komunistët që erdhën në fuqi në Shqipëri. U torturua dhe u dënua me disa vjet burg. Dalja nga burgu, në fund të viteve ’40-të qe e përkohshme. Pas disa kohësh liri, ai u arrestua sërish, për të vuajtur në burgjet komuniste plot 26 vjet të tjerë. Duke pasur në qeli, për shumë vite dhe në shumë rrethana, padyshim elitën e intelektualëve shqiptarë.

Jeta e tij, është po kaq e pabesueshme. Refuzues për t’ju nënshtruar regjimit; i aftë për t’ju përshtatur dhe për të mbijetuar në kushtet e burgut; i bindur në drejtësinë e bindjeve të tij dhe i paepur në qëndresë, me një qëllim të vetëm: mbijetesa për të dëshmuar atë që kishte goditur familjen e tij të besimit. Ai besoi deri në fund. Besoi te Zoti dhe drejtësia, besoi se e vërteta vonon, por nuk harron dhe realisht kjo ndodhi. Një ditë, ai u kthye sërish aty ku e kishte lënë karrierën dhe besimin e tij, 46 vjet më parë. Më dhimbje, i trishtuar, por edhe i lodhur, ai nuk u ankua, por vijoi tutje në kohën tjetër. Kur 67-vjeçar ai arriti të dalë në brigjet e një Shqipërie të lirë, si pak të tjerë, ai mendoi se duhej të fitonte kohën e humbur. Në 17 vjet, ati i nderuar iu fut rimëkëmbjes së traditës françeskane, ringjalljes së bibliotekës së saj, trashëgimisë së mrekullueshme, ribotimit të veprave dhe monografive dhe, mbi të gjitha, shkrimit të kujtimeve të tij. Kujtime që u botuan nën titullin: “Rrno vetëm për me rrëfye”! Një libër i jashtëzakonshëm, ngjethës, por edhe reflektues. Një libër, që përbën padyshim korpusin qendror të momuaristikës së burgut e më gjerë në vitet e komunizmit, por që përbën një monument të rëndësishëm për gjithë vuajtjen e klerit në Evropën Lindore komuniste.

At Zef Pllumi u shua pardje, vonë, në mbrëmje. Ai iku, duke lënë pas një kujtim të mrekullueshëm. Kujtimin e një njeriu, që besimi dhe kuraja e ngjitën nga ferri ku e kishte hedhur koha, në Parajsën ku me siguri duhet të prehet tashmë. Ai iku, pasi kishte arritur në një jetë të trazuar, të përmbushte amanetin që iu kishte dhënë mësuesve dhe ithtarëve të tij: rrëfimin. Ai iku, me atë qetësi që shkon gjithkush që beson se në jetë ka bërë ashtu siç duhet të bëjë dhe që nuk përse të pendohet për asgjë. Ai iku pa pendesa, duke na lënë pas një bibliotekë të mrekullueshme, një shembull në jetë dhe fjalën e tij monumentale: gjithkush merr në jetë atë që meriton… Lamtumirë At!

Këto ditë të mbushuna plot me përkushtim, punë, angazhim duket se rrojti vetëm për me tregue, e tregoi aq sa mujti për një nga periudhat më satanike të historisë së kombit shqiptar. Ai solli edhe Shqipërinë e tij të trazueme, lënguese, të dhunueme, të shkelun, të nëpërkëmbun dhe këtë e bëri ma mirë sbahet, nëpërmjet një vepre tepër voluminoze, “Histori, kurr e shkrueme” At Zef Pllumi, Ati i vuajtjeve e i qëndresës, u shua larg strehëzës së tij, larg godinës së Kuvendit Françeskan në Shkodër, larg kishës së meshave të tij, larg oborrit të kuvendit, larg Shqipërisë. Sa kohë rrnojti e mori frymë, pati një qëllim të madh, e tani misionin do e kryejë vepra e tij, përpjekja titanike për të dëshmu, për të tregu, për të rrfy. që është një pasuri e çmuar e memories sonë kombëtare, e historisë sonë të molepsur nga ideologjizmat bolshevike. Dhe tanë këtë e bani për të mos lejuar në këtë mënyrë rikthimin e diktaturave, në të gjitha format e tyre, gja e cila asht një kërcënim serioz, një rrezik që kaplon gjithçkatejërgja në rrugën e logjikës së pranimit të gjanave.

S’ka reshtur asnjëherë, edhe atëherë kur nuk lejohej të përcillte kalvarin e gjatë të vuajtjeve, që nuk ishin vetëm të tijat, nën një gjuhë të pasur, me një forcë vërtetësie që vetëm vullneti i një njeriu të devotshëm, një njeriu të përkushtuar të Krishtit mundi, diti dhe e bëri. Tançka që ai tregoi janë fakte të pamohueshme dhe rrjedhshmëri, që ngjall kureshtje për vijuar leximin e rrëfimit të atit të përvuajtur. Ai jo vetëm rrnoi për me tregu, por guxoi për me dëshmu për gjithçka që vujti vetë dhe gjithë ajo pjesë shqiptarie që lëngoi nën thundrën e diktaturës Hoxhiste.Jeta e tij s’qe aspak e lehtë, plot dhembje, vuajtje dhe sakrifica, që i kapërcyen kufijtë e njerëzores. E jo më kot mbi zhgunin e tij qëndroi edhe medalja, që Presidenti, Alfred Moisiu, nderoi At Zef Pllumin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Madje në fjalën e tij, mëse një vit të shkuar, Presidenti Moisiu theksoi: “Rasti e solli që katër vjet më parë të jap dekoratën më të lartë për shkrimtarin, patriotin, politikanin dhe intelektualin e shquar Gjergj Fishta, ndërsa tani pata fatin të nderoj nxënësin e Fishtës, shkrimtarin, historianin dhe publicistin, At Zef Pllumi”. E fundvitin që shkoi, u nderua edhe me çmimin “Penda e Artë”, si një prej legjendave të vetme, të mbetura gjallë prej asaj vuajtje të madhe e që na la si pasuri veprën e tij, dëshmi e madhe e së shkuarës.

E megjithatë kurrkush ma fort nuk gjuejti mbi murin komunist që s’bzajti se sa vetë At Zef Pllumi. Ai dëshmoi kjart duke ndriçu një nga natat më të errta të historisë së pasluftës, e pse jo edhe ma t’pusten që ka njoft ku popull, lëngatës komuniste. Tash ai nuk asht ma mes nesh, por përjetësi ka thirr shpirtin e tij të dlirë për me i’a rrok përmasat e amshimit.

Krishti e pastë në Parajsë, Amin

Albert Vataj

 

BERISHA E BASHA PËRBALLË BB-SË DHE “BECHTEL”

Në një përpjekje për të eliminuar nxehtësinë e aferës “Bechtel” nga shpatullat e tij, ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, tani po provon ta drejtojë gishtin për nga Banka Botërore. Nuk është një manovër që habit po të kemi parasysh që BB-ja është zhytur aktualisht në një skandal korrupsioni brenda vetes. Sigurisht që mund të gjesh ndonjë lidhje midis “Bechtel” dhe BB-së, por pjesëmarrja e kësaj të fundit është e limituar në rolin e “usual input” në zhvillimet ekonomike dhe infrastrukturore të Shqipërisë.

Pra qartazi Basha është duke provuar të shfrytëzojë ambientin dhe rrethanat aktuale të ngjarjeve në BB-ë si kamerdare për të shpëtuar lëkurën e vet. Të mos harrojmë se Sali Berisha, që tërheq fijet mbi kokën e Bashës, ka një histori dëgjimesh selektive të rekomandimeve të Bankës Botërore. Përshembull: ishte dakord me Bankën Botërore kur kjo kërkoi ngritjen e një centrali elektrik në Vlorë, pavarësisht kundërshtimeve të shumta të qytetarëve vendës, por po ky Berishë e ka injoruar tërësisht Bankën Botërore kur ajo e paralajmëronte në mënyrë të përsëritur për rrezikun e firmave piramidale. Nëse Berisha beson se BB-ja e paska tashmë në dorë fatin e Bashës, ai mund të flasë rreth kësaj me presidentin e BB-së, Robert Zoellnick, gjatë vizitës së pritshme në Nju Jork, apo jo? Është e vështirë të besohet se Banka Botërore mund t’i rekomandojë një qeverie të procedojë me një kontratë të këtyre përmasave, pa njohur ende projektin që financohet. Kush njeh tregun e kapitaleve, mund ta marrë lehtë me mend këtë. Është akoma edhe më e pamundur që Banka Botërore t’i ketë komunikuar Bashës një gjë të tillë pa një memorandum të shkruar, apo shkëmbim korrespodence gjithashtu me shkrim. Një institucion si BB-ja nuk do të kishte dhënë apo kërkuar kurrë një aprovim të këtij tipi me ndonjë telefonatë të thjeshtë gojore. Kështu që Basha mund të na i provojë lehtë deklarimet, duke vënë në dispozicion të publikut korrespodencën e shkruar me Bankën Botërore. Pra, zoti Basha, nxirr dokumentet ose qepe! Unë i kam dërguar një letër Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku kërkoj disa përgjigje lidhur me këtë çështje. “Bechtel” njihet si një shoqëri e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara dhe zbaton projekte të infrastrukturës në bazë globale. Është një nga ndërmarrjet e ndërtim/inxhinierisë më të mëdha në botë dhe ka kontakte politike në nivele të larta në Uashington, dhe kryeqytete të tjerë. Para se të bënin pjesë në ekipin e Reganit, ish-sekretari i Mbrojtjes, Caspar Weinberger dhe ish-sekretari i Shtetit, George Schultz, ishin të dy funksionarë të “Bechtel”. Kështu që nuk është ndonjë habi që “Bechtel” ka përfituar nga influenca e vet politike për të fituar kontratën shqiptare. Por asgjë nga këto nuk ndryshon thelbin e çështjes: që përgjegjësit kryesorë për problemet që lidhen sot me këtë aferë janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. I njëjti Berishë që ka përgjegjësinë për lulëzimin e skemave piramidale që u pasuan me djegien e Shqipërisë në 1997-ën. Berisha dhe Basha duhet të gjykohen para organeve të drejtësisë për shkelje të rënda ligjore në këtë aferë. Shumë vite më parë ka pasur marrëdhënie biznesi me “Bechtel” lidhur me veprimtari tregtare në Lindjen e Mesme dhe Kinë, ndaj kam një farë familjariteti me këtë kompani. Përsëris se është padyshim një nga shoqëritë inxhinierike më të mira në botë. Është gjithashtu një kompani që merr pjesë në projekteku kërkohen teknologji të rezervuara të cilat pakkush i posedon, ndaj është e kuptueshme që një angazhim i saj mund të provokojë kosto të larta. Edhe nëse diçka shtrëngonte që “Bechtel” të futej në një listë ofruesish si realizues të një projekti rruge në terrenin malor të Shqipërisë, qeveria i ka pasur të gjitha mundësitë që në këtë listë të klasifikonte alternativa nga vende të njohura, tashmë për oferta agresive në projekte ndërkombëtare të inxhinierisë civile si Kina apo Koreja. Por pas skandalit me “Albtelekom”, nuk di nëse ka ende njerëz që kuptojnë nga tregjet që të vazhdojnë të habiten me Sali Berishën. Një kontratë fillestare prej 300 milionë dollarë (dhe një kosto që nga disa llogaritje dhe vlerësime duke pasur parasysh kohën dhe lëvizjen e çmimeve mund të arrijë deri në 1 miliard dollarë) – përfaqëson një përqindje të lartë disproporcioni në GDP-në e një vendi të vogël si Shqipëria. Kështu që më e pakta, Berisha dhe Basha nuk “kanë marrë në konsideratë” një “hollësi të vogël”: si do të mund ta paguajë Shqipëria këtë projekt? Dhe si është e mundur që një kontratë e këtyre përmasave të mund t’i jepet “Bechtel-it” pa një ofertë kompetitive? Dhe pa një projekt (??!) Berisha dhe Basha duhet urgjentisht t’u përgjigjen këtyre pyetjeve në publik. Dredhimet dhe bishtnimi i drejtësisë nuk janë një mënyrë e panjohur veprimi për ministrin Basha. Kujtojmë që ky person kançeloi skedulime të tëra në kohën e Komisionit Parlamentar që tentoi të hetonte sektorin e telefonisë mobile në Shqipëri. Kështu që askush nuk duhet të habitet me shkopinjtë që ai po fut në rrotat e Prokurorisë në këtë hetim të aferës së rrugës Durrës-Kukës. Kjo sjellje e këtij zyrtari të lartë është një mungesë e thellë respekti për normat ligjore dhe një shuplakë në fytyrën e qytetarëve shqiptarë. Zoti Basha, ndaloni fshehjen pas imunitetit parlamentar. Nëse nuk keni asgjë për të fshehur, atëherë nuk keni pse të trembeni!

Geri Q. KOKALARI

 

“VEGIMET E NJË DITE ME SHI” I MERITAN SPAHIJA-JT  – NJË ROMAN FIN, I GATSHËM PËR TË PENETRUAR NË “EUROZONË”, KU BËJNË MËNJËANË KAFKA E XHOJSI

Parafjalë

Pasi pata lexuar me kulm e me themel Camajn e Pashkun, i përvesha mëngët e një aventure të re. Vendosa të lexoj një autor pabesueshmërisht krejt pak të njohur në universin e letrave të pas viteve nëntëdhjetë. Meritan Spahija i ka dhënë lexuesit të vet gjermëtash tre romane pasionantë e me nëntekst vështirësisht të kuptueshëm për lexuesin që harxhon kohë për të jetuar. Them vështërsisht të kuptueshëm pasi dëshëroj të parathem se është një vistër autorësh të fismë, befasues e sfidantë, që nuk të grishin t’i lexosh përpara se ti të shkosh në palestrën e formimit tënd mendor, për të lexuar kuptueshëm autorë të rëndësishëm.

Le të mos ua zgjidhim yzengjitë përsiatjeve. As përshkit nuk ka përse ta analizojmë vandakun e krijimtarisë në prozë të gjatë të Meritan Spahija-jt. Nëse mbërrijmë tek ai cak ku kemi thënë sadopak fjalë për romanin më të ri “Vegimet e një dite me shi”, me të cilin përballet së fundmi me lexuesin ky autor pretendues për t’u ngjitur në lartësinë e majes së lisit të letrave shqipe, kemi bërë detyrën e shpalimit të një versioni të hulumtimit letrar, pa i lodhur fort nofullat për përtypjen.

Profil për ta ingranuar në kohë reale këtë roman impozant në kalvarin e mesazhit që përcjell

Ngasja për të shkruar një roman, mund të jetë dhe ekstrakti i një epoke të përjetuar nga narratori. Në se Meritan Spahija ka zgjedhur kapërcyellin e dy mijëvjeçarëve për të endur pëlhurën e “Vegimet e një dite me shi”, është zgjedhje e tij dhe ne e përshëndesim këtë zgjedhje. Dhe në se ka gjasa të mos ngutemi për të sigluar vendndodhjen e endjes nëpër jerm të substraktit të kësaj proze të kalibrit sipëran, gjakojmë të themi se ngjarjet prushërojnë në një metropol ballkanik a europian, nuk ka kurrfarë rëndësie. E sa për personazhet, fatlumturisht janë të dukshëm e të padukshëm, realë e surrealë, silurues të një realiteti me uljengritje të frikshme, bohemë që të kujtojnë eskimezët e të zhurmshëm sa kohë të sjellin nëpërmënd gjallërimin e beftë të mjediseve ku bota urbane djersin e pezmatohet pambarimisht. Nuk ngutemi por të mos shtojmë, se heronjtë letrarë të romanit në fjalë edhe kur janë të zhgarravitur, janë të prekshëm, të ndijshëm, perceptohen pa fije zori edhe kur irrealja shetit lirshëm në bashtinat e kompleksit të veprimeve të tyre të përditshme. Autori, te e mbramja dhe si bashkëkohës i ndodhive të mbarsura me sharm vezullues deri në verbim hyjnor, beson se e ka aty dhe lexuesin e vet, të kualifikuar e të përgatitur shpirtërisht për të përcjellë në subkoshiencë rrëshirën e një krijimi me shije të hollë.

Gjuha e përdorur, diafragma e përsosur e komunikimit

Hajt të besojmë se e para ishte fjala, për të thënë se gjuha e përdorur nga shkrimtari në “Vegimet e një dite me shi”, është skajshmërisht e moderuar. Një rregjiment fjalësh gjithë kolorit pulsojnë në indet e tejdukshme të kësaj proze që të përfshin në shtjellat e veta përgjatë shpalimeve, me një dozë skrupoloziteti që të mahnit. As gegë as toskë, por një shqipe e pastër, e situr aq mirë në shoshën e krijuesit sa të bën ta kesh lakmi. Leksiku është larg standartit ku uniformiteti tregon muskujt. Kjo risi është shenjë e mirë e braktisjes së mishmashit të sajuar në dekadat e fundit të ekzistencës sonë rreth kolorit pa bukë të një gjuhe me hibridizim idhnak e nekrofil. Neologjizmat e sajesat e gjuhtarëve tonë me dije të përftuara nga kalku i mërzitshëm i një lëngate të gjatë, nuk ndeshen në faqet e librit. Dukuria impozante i bën nder krijuesit e lexuesit.

Po përkah anon gjuha e kthjellët e Spahija-jt? Le ta pranojmë se anon nga gegërishtja e mbrujtur në magjen e Ndre Mjedës e Eqerem Çabejt. Dhe ky syzim radhitet këtu për të thënë se autori pozon si një gegë me kulturë e dije universale, që me dinjitet është vënë në rolin e semaforit, drita e gjelbër e të cilit të detyron të dorëzohesh përpara alternativës se cili dialekt i shqipes është primo inter pares.

Le të jetë në rolin e shtojcës, fjalëformimi e pasuron leksikun duke e bërë më të zhdërvjellët komunikimin e romancierit me lexuesin e kualifikuar. Edhe një plus i madh më tepër për veçimin e Meritan Spahija-jt nga narratorë që legalizojnë marrëzitë e veta, duke publikuar flamën e letrave shqipe në emër të traditës apo të novatorizmit kallp të ndonjë pararendësi të pompuar me pa të drejtë.

Njeriu në rolin e aksit që vais gjymtyrët e ndodhive të hedhura me guxim në telajon e përditshmërisë

Një prozë e gjatë, që bulëzon nga një ëndërr e mbarsur me ankth, të merr përpara furishëm duke parathënë se stomi i matanëbregut është një bashtinë ku mirësia përkundet në djepin e ëndërrimeve. Nis me një ëndërr e me një përkëdheli romani më i ri i Spahija-jt. Ëndrra përpëlitet në gjumin e llahtarshëm të heroit gati mitik të “Vegimet e një dite me shi”. Nuk ka një emër cilësor personazhi kryesor i romanit. Ani, thotë lexuesi. Ka botë, ka tension elektrizues për të gjitha hapat që hedh në jetën e përditshme. Kjo jetë është mjaft e veçantë, ndërkohë kur përshkohet në zikzake të panumërta e kacaviret në brinjat e mosbesimit shpesh. Heroi i prozës vezulluese është ai kryetipi i njeriut të mirë që ndeshet rrallë në shoqëritë e vendeve në zhvillim, por edhe ndër ato ku ekzistenca varet në fije të perit. Ky personazh për mendimin tim nuk ka gjak në deje, por silic të lëngët. E grryen çdo ditë mendësinë e mbrapshtë të jetës njerëzore, sa kohë kjo e fundit turret furishëm drejt hiçit e asgjësë. Nuk i ka me bollek këta tipa me profile të skicuara me hijeshi e skrupulozitet, as bota e letrave metropolitane ndërplanetare. Sa kohë e gërric lëkurën e së keqes, sinonimi i Hamletit apo Otellos, alias heroi i “Vegimet….”, është ndërkohë prijës i “majasë” së shoqërisë njerëzore me gjasë të qytetëruar mjaftueshëm. Nuk bën çudira heroi i romanit që analizojmë. Lëviz paprashëm. Por në rrethoren e një mjedisi ku ndërthuret ëndrra e realiteti, në ngjizje e shprishje ndërvedi. Bash aty ku kryeneçësia bën festë. Dhe është detaj i pranueshëm revoltimi sa herë diçka merr pamjen e ngërçit. Një barrë me epikë e hedh përmbi shpinë ky tip i këndshëm letrar. Dhe e shkarkon kur i shtendosen muskujt. Për të mbërritur tek një prag i ri. Ku brishtësia mbjell arën e vet me frymën e besimit. Rend pas ëndrrës shumëkushi i “Vegimet…”. E kap për krahu ndonjëherë. Ëndrra e shpërfill. Por ftesën për ta ndjekur ia përsërit. Dikur e mbërrin lakun ku hidhet e përdridhet ëndrra. E bën sus. Si dirigjenti me sharm kur bën të heshtë orkestrën e harqeve në një tubim të gëzueshëm. Si për të na bërë me dije ne lexuesve të vëmëndshëm se, rutina ka brirë dhe se krijesat e brirëzuara duhen shmangur nga rrugëtimi i njeriut të mirë. Një kryetip letrar si ky haset rrallë në letërsi. I plotë e sklerotik. I verbër kinse, por dhe si Argusi. Mohues e pohues. Ndërtues e shkatrrues. Ngrirës e përndezës. Me lëkurë ku tatuazhet sfilojnë me maskat e marrëzive njerzore, aq të shumta në numër e me më shumë ngjyra sa çka ylberi në qiellin pranveror kur retë shfryjnë inatet mesvedi. Ky tip i stilizuar me merak narratori, i nevojitet lexuesit e magmës letrare që përcillet nga letrarë të fisëm ballkanikë e europianë. Nuk është tepri t’i afrohemi këtij tipi me shije të hollë ta joshim e t’i besojmë udhërrëfimin. Dhe të mos harrojmë ta ndërmendim në kah të mirë brilantin e kësaj brilantine letrare që na jepet rasti fatlum ta analizojmë.

Në mbyllje të këtyre pak hulumtimeve modeste ku shtegu mbetet fatlumturisht i hapur për kolegë e miq

Romani “Vegimet e një dite me shi” i përngjan një tabloidi, të cilin ngado ta vërtitësh, përshfaq një pamje të re. Është rasti për të thënë se një kundrim ndryshe hedh po aq dritë e në mos më tepër, në shpalimin e përsiatjeve të përftuara nga leximi, gjakoj jo i njëfishtë, i kësaj proze specifike në llojin e vet e me synime për të qëndruar në syprinën e simotrave më të fisme të saj. Autori i këtyre shënimeve të hedhura në letër, pa droje se një dytës ka mendim tjetërsoj, anipse në sens të mirë për narrativën me nerv e narratorin e nginjur me sharm letrar, mendoj se bëri mirë kur iu shmang me vetëdije inskenimit të fabulës romaneske e dukurive rezatuese të saj. Kjo prirje shkon në dobi të lexuesit, e thëntë Zoti të jetë sqimtar kur lexon libra të këtij kalibri. Për autorin e këtyre radhëve e jo vetëm për atë, lexuesi është partner i shkrimtarit. Dhe nuk është faji i këtij të fundit kur luksin për të ndërtuar një partneritet dinjitoz e has rrallë. Por ani, se ndërkohë Diogjeni – shkrimtar e gjen lexuesin. Proza e pastër nga skizmat e mbrapshtive të kamufluara, është si ajo vera e vjetëruar që të bën me dije se gota nuk duhet lënë bosh. Muza e shkrimtarit të përgjegjshëm për maturimin e formimit të lexuesit, nuk lodhet së lotuari për të nderuar një dhembje, e për të krijuar një ekstazë të virgjër pas së cilës rend duke e shkundur përherë e më trembshëm hirin e lodhjes.

Në rastin konkret patëm luksin për të anunçuar një prozë delikate por të maturuar, e një romancier për të cilin fjala e pathënë është modul i mungesës së gjallë.

dash CACAJ , shkrimtar e botues

 

BRAKTISËN FRONTIN. TANI NË RREZIK PËR JETËN

Zhvillimet e fundit flasin në gjuhën e terrorit në Kosovë. Shpërthimi i fuqishëm në një lokal të Prishtinës, katër ditë më parë, ku humbën jetën dy  persona dhe  u plagosën 11 të tjerë, e ka acaruar situatën shumë. Ne ishim nisur drejt fshatit Bratush të Gjakovës për të mësuar rreth fatit të Sabri Kuçit, Ku familja e tij, sipas hetimeve tona, ka humbur në kohën e luftës. Atje, komshinjtë na tregojnë se Sabri Kuçi, me gruan Belkize dhe djalin Arjan, kishin udhëtuar drejt Shqipërisë në kohën e luftës dhe nuk janë kthyer më. Madje nuk dinë nëse janë gjallë apo të vdekur.

Sipas hetimeve, një djalë i Sabrisë, Alban Kuçi, gjatë luftës në Kosovë, kish qenë ushtar dhe kish braktisur shërbimin duke u larguar diku drejt Perëndimit. Një bashkëfshatar që nuk prononcohet për gazetën, pasi ka frikë për jetën e tij, na jep këtë fotografi të Alban Kuçit. Mësojmë se i ati asokohe kish qenë pjesëtar i UÇK-së, por i biri ikën nga frika se vetë UÇK-ja do e vriste. Pas ikjes së të birit, UÇK-ja tenton ta vrasë edhe Sabrinë, i cili ka lënë trojet bosh. Raste të tilla ku vetë UÇK-ja ka pushkatuar edhe pjesëtarët e vet janë të shumtë.

Është kjo një nga familjet e shumta të shkatërruara në Kosovë. Shifrat që mësojmë atje janë rrëqethëse. Janë reth 4000 kosovarë të humbur. Varret masive zbulohen dita me ditë. Pra, në Kosovë edhe sot terrori është potent, si në mesditë, ashtu edhe në mesnatë.

 

 

KOSOVA, RRUGE PA KRYE

Ka patur raste ne historine ruse kur ngjarjet ne nje vend te larget, apo fati i nje populli te huaj eshte bere subjekt i volitshem per propagande te brendshme. Diplomatet ruse, shpesh, e japin ndihmesen e tyre duke i perfshire koleget e fuqive te huaja ne debate te cilat ndonjehere shnderrohen ne kriza poltike dhe diplomatike ne shkalle te gjere.

Pavaresia e Kosoves nga Serbia eshte bere nje ceshtje e tille per politiken bashkekohore ruse me zyrtaret ruse qe kane marre anen e aleateve te tyre sllave. Historia e marrdhenieve ndermjet shqipatareve qe banojne Kosoven dhe serbeve (ne Kosove dhe ne Serbi) eshte kaq dramatike dhe e dhunshme sa nuk eshte krejtesisht e qarte se si keta dy popuj arriten, deri jo para shume kohesh, te bashkekzistonin brenda kufijve te te njejtit shtet.

Ne njeren ane, historianet serbe parashtrojne nje varg dokumentesh per te demonstruar se “Kosova historikisht i perket Serbise”. Ishte aty ku filloi shteti serb. Ne shekujt 13-te dhe 14-te Kosova ishte gjithashtu qender shpirterore e Serbise me kisha dhe manastire ortodokse te shumta te ndertuara ne ate zone. Ne fushen e Kosoves ne vitin 1389 ushtria serbe e udhehequr nga princi Llazar u derrmua nga turqit te cilet ia mohuan serbeve pavaresine per 500 vjet. Megjithate, beteja u be nje celes historik i identitetit kombetar serb dhe, edhe sot e kesaj dite, ata nuk besojne ta kene humbur betejen. M’ane tjeter, historianet shqiptare ngulmojne se shqiptaret jane pasardhes te trakeve dhe ilireve te cilet i banuan keto zona kohe perpara mberrtijes se sllaveve.

Eksperimenti i bashkejeteses serbo-shqiptare brenda nje shteti te pavarur ka zgjatur vetem nje shekull ne periudhen moderne. Ai shekull u shenjua nga konflikte te panumerta, nderhyrje nderkombetare dhe spastrim etnik kryer nga te dyja palet. Gjerat veshtiresohen edhe nga fakti se serbet jane te krishtere dhe shqiptaret muhamedane. Ne fakt, sot ne bote, ka pak shtete ku nje shumice muslimane jeton ne paqe te plote, harmoni dhe, c’eshte me e rendesishme, ne barazi politike dhe qytetare me pakicen e krishtere.

Ne vitin 1918, mbreti Aleksander Karagjorgjevic, diktatori manarkist i Jugosllavise, nisi nje program riatdhesimi te mijra familjeve serbe te cilat me pare qene larguar forcerisht nga Kosova prej shqiptareve. Sidoqofte, procesi i i rigjallerimit te balances etnike u pre gjate L2B. “Shqiperia e madhe” krijuar me ndihmen e Gjermanise dhe Italise kapi shumicen e zones duke perzene 100 mije serbe dhe duke vrare 10 mije. Ne vitin 1943, ne nje takim ne Prizren u krijua Lidhja e Dyte Shqiptare me qellim spastrimin e popullsise serbe. I sapoformuari “Divizioni SS” u be forca kryesore ne zbatimin e kesaj fushate gjenocidi. Per te qene te balancuar duhet te shenohet se qene shume shqiptare qe luftuan perkrah serbeve kunder forcave te Hitlerit.

Pas mbarimit te L2B, Josif Broz Tito-ja, nje kroat, u vu ne krye te regjimit qe erdhi ne fuqi ne Jugosllavi. Ai ua ndaloi kthimin ne Kosove serbeve te debuar prej andej ne emer te marrdhenieve te mira me shqiptaret (dhe duke ia patur friken zgjmit kombetar te serbeve). Ne fakt Tito-ja kishte ne plan formimin e nje federate ballkanike nen udheheqjen e tij, gje e cila e terboi Stalinin i cili nuk mund ta duronte konkurencen ne eksportimin e komunizmit.

Cuditerisht pasi u prish me Tito-n ne fund te viteve ’40-te Stalini mbeshteti me zell krijimin e nje Kosove shqiptare te pavarur me qellimin e shkrirjes se afert me Shqiperine nje shtet me te cilin ai kishte marrdhenie te mira asokohe. Keshtu, Stalini kishte ndermend te shkonte edhe me tej se “plani i Ahtisaarit” e cili parashikon vetem “pavaresi te pjesshme” per Kosoven.

Pas Stalinit vete politikanet jugosllave bene shume per t’i shkaterruar marrdheniet mes serbeve dhe shqiptareve. Nga fillimi i viteve ’90-te ata me efektshmeri i shnderrun ne te pashpresa mundesite per lidhje te ardhshme. Ne kushtetuten e 1974-es Tito-ja, ne thelb, i dha Kosoves autonomi te gjere dhe, me pas, derdhi para dhe ndihma ne province. E gjitha pa frute; Kosova mbeti pjesa me e prapambetur e Jugosllavise. Me pas Slobodan Milosevic-i filloi t’i kufizonte te drejtat e autonomise dhe me vone ndermori operacione spastrimi etnik ne Kosove dhe ne pjese te tjera te Jugosllavise. Lufta qe shpertheu hoqi nje vije vendimtare mbi shpresen serbe per permbysjen e raporteve etnike ne Kosove; ata jane tani nje pakice e vogel qe jetojne nen rojen e armatosur te forcave nderkombetare.

Sidoqofte, Rusia eshte shprehur se eshte kategorikisht kunder pavaresise se Kosoves duke e kthyer kete ne nje ceshtje parimore ne nje perballje diplomatike me Perendimin. Megjithate, nese perpiqemi tu paraprijme ngjarjeve ne perballemi me pyetjen e meposhtme; a ka Moska nje as nen menge ne rrugen e pakrye te Kosoves nese krahines i jepet pavaresia? Ne skenarin me te keq te mundshem per Rusine, Beogradi mund te arrije nje marrveshje me Bashkimin Europian i cili ne kthim per leshimin e Kosoves mund te lehetesoje regjimin e vizave apo shpejtoje hyrjen e Serbise ne BE.

Shekujt e historise ne Ballkan kane treguar se asnje fuqi e huaj ne perpjekje per te perfituar nga konfliktet ne kete zone nuk ka mundur te triumfoje. Ndoshta rruga me e mire eshte te qendruarit larg?

Georgy Bovt

 

TË GJITHË NGA PAK ME BARRË

Pothuaj 555 vjet më parë, mbas një rrethimi që zgjati pothuaj 55 ditë, turqit osmanë pushtuan Kostandinopojën. Vaniteti heroik shqiptar, do të besojë e të kënaqë krenarinë kombëtare, edhe se për herë të parë në mure u ngjit një shqiptar. Në pritje të pushtuesit osman, pjesa groteske e historisë dëshmon se atëherë, murgjit ortodoksë debatonin për çështje dogme, e mbi të gjitha, rrekeshin të gjenin seksin e ëngjëjve.

Pushtimi i qytetit shënoi dhe rrënimin e perandorisë një mijë vjeçare bizantine dhe fillimin e triumfit të një perandorie tjetër, të ndryshme në formë, por me të njëjtën përmbajtje, që njihet mirë dhe në Shqipëri. Kryeministri Sali Berisha, i konsideruar nga kundërshtarët e tij për frymëzimin e një politike gjithëherë bizantine në Tiranë, sipas kuptimit të vjetër të këtij termi, është sot më i rrethuar se kurrë. Si Kostandinopoja dikur. Për hir të së vërtetës, Berisha ka tentuar dhe jo pa sukses, që defektet e tij, arrogancën, demogogjinë, e ndoshta deri dhe paaftësinë e sotme për t´i garantuar vendit një qeverisje normale, t´i mbulojë me një bindje që kishte mbërritur në kulmin e saj në verën e 2005. Bindjen se të paktën ishte nga të vetmet “kështjella” të antikorrupsionit dhe një vlerë e rrallë e ndershmërisë në trajtimin e pushtetit për interesa private të xhepit. Ndikoi në këtë steriotip, edhe ballafaqimi me paraardhësit e tij, që gjithashtu me shfajësimin se kishin përballë vetëm Berishën, u bënë rikrijues dhe mbartës të një korrupsioni kapilar që zbriste nga maja e piramidës deri në hallkën e fundit të zinxhirit hierarkik administrativ të vendit. Në këtë moment dhe për këtë çështje, nuk merr rëndësi të dorës së parë fakti nëse Berisha – përmbajtje është komplementar me Berishën – imazh. Sot e rëndësishme është pranimi i faktit se “kështjella” antikorrupsion në zyrën e katit të dytë të Këshillit të Ministrave është krejtësisht e rrethuar nga turma e osmanëve shqiptarë. Shumë nga ta janë identifikuar nga opozita në sulm mbi bedena, ca pak të tjerëve u janë prerë duart po nga Berisha kur i kaluan këto bedena. Kështu ndodhi me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve Publike, ndërsa lajme që filtrohen herë pas here në shtyp, dëshmojnë se në shënjestër janë dhe emra të tjerë, shumë të njohur të politikës shqiptare. Duke nisur që nga një ministër i ri i qeverisë së sotme që ka pasur njohje të vjetër me një nga pronarët e firmës së ndërtimit që ndodhet në arrest e duke vazhduar me deputetë të tjerë të së djathtës. Një tjetër ministër, më i përfoluri nga të gjithë, Lulëzim Basha, është nën akuzë dhe deri më tani ka mundur të sigurojë vetëm një linjë dyfishe mbrojtjeje; kantilenat me patriotizëm dhe vetë kryeministrin. Të gjitha këto fakte e të tjerë të panjohur për publikun, ndodhen në zyrën e Berishës. Që tashmë duket se po jeton dilemën më të madhe të qeverisjes së tij. Që tashmë duket se është i detyruar të bëjë zgjedhjen e jetës mes imazhit të tij që e ka sendërtuar me shumë mund në politikën shqiptare apo të përcaktojë ndryshe fatin e nesërm të bashkëpunëtorëve të tij dhe të marrë mbi vete diçka nga ai lloj fati. Në një vend normal, kjo dilemë duhet të ishte anormale dhe mbi të gjitha nuk duhej të ishte dilemë e kryeministrit, por detyrim ligjor i organit të akuzës publike. Por në Shqipëri, vullneti i kryeministrit për të bërë gjithçka, është ndoshta elementi më i rëndësishëm në zgjidhjen e këtij rebusi të paqartë. Ka një detaj që ja vlen të nënvizohet. Përgjimi i zyrtarëve të arrestuar të ministrisë së punëve publike, ka nisur vetëm një javë mbas zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, moment mbas të cilit, vijimësia e qeverisjes mund të realizohet përgjithësisht edhe me shumicën e thjeshtë të Kuvendit. Më mirë se kushdo, këtë gjë e di vetë kryeministri, e dinë dhe në PDK-në e Ndokës që u ngut të kujtojë pikërisht rolin e partisë së tij në procesin që e bëri nënkryetarin e PD-së President të Republikës. E krijuar në bazë të trilleve të forcave centripete në politikë, PDK arriti pikun e saj numerik dhe mundi të imponohet me “shantazhin” e shifrave, për të ardhur në fillim të kësaj vjeshte në startin e një cikli të ri. Por kësaj here krejt të përkundërt e centrifugal. Drama e demokristianëve është se ata, edhe nëse nuk janë tërësisht të panevojshëm në tryezën e madhe të llogarive të numrave në Kuvend, janë jo të domosdoshëm. Shifrat, sidomos ato që kanë të bëjnë me filozofinë e e realizimit të reformave të përbashkëta elektorale apo në drejtësi, mund të sigurohen lehtësisht dhe nga vetë opozita, që madje edhe i ka afruar ato. Por opozita që ka fiksuar si target kryesor në planet e saj strategjike Bashën e nëpërmjet tij vetë Berishën, ndoshta nuk kuptoi në momentin e parë të hutimit që pasoi arrestet e demokristianëve, se kishte ardhur momenti që të priste taktikisht që uji të rridhte vetvetiu në mullirin e saj. Nuk kuptoi se duke i dhënë një çast armëpushimi kryeministrit në orën e hakmarrjes së tij mbi shantazhin e dikurshëm të shifrave, fitonte më shumë duke pritur sesa duke e sulmuar atë. Qoftë dhe duke duartrokitur dhe inkurajuar Berishën në zgjedhjen e dilemës së tij. Qoftë dhe duke e trajtuar përkohësisht kryeministrin, ashtu siç atij vetë i pëlqen, si Kostandinopojën e Tiranës. Ndryshe, hordhitë e osmanëve shqiptarë që bëjnë plaçkë me pushtet sipas zakonit, do ta kenë edhe ata vetë mbi shpinë nesër. Ashtu siç po detyrohen të mbajnë sot mbi shpinë peshën e trishtuar të trashëgimisë së tyre qeverisëse dhe po tërhiqen me ngulm në kurthin e debatit të brendshëm për seksin e ëngjëjve. Në Tiranë ka shumë djaj, në politikën e Tiranës janë të gjithë nga pak me barrë. Sot janë krijuar rrethana të mira për aborte masive. Edhe për hir të mënyrës bizantine që është e udhës të pranohet si normale në Shqipëri, edhe sepse faturën e çeqeve privatë nga fonde publike në fund të fundit e paguajmë të gjithë e në vështrim të fundit vetë kryeministri, edhe sepse një drejtësi e bërë përgjysëm, jo çdo herë është më keq se një drejtësi e munguar krejtësisht. Historia përsëritet. Edhe kur shembulli vjen nga pothuaj 555 vjet më parë nga Kostandinopoja bizantine, në të cilën, kur një shqiptar ngrinte flamurin e perandorisë së re, murgjit ortodoksë debatonin për seksin e ëngjëjve. Pa e ditur, njëlloj si sot, se kjo është koha më e mirë për ushqimin e djajve të uritur, djajve osmanë nga Tirana.

Lorenc VANGJELI

 

BALLKANASIT, SA TE NGJASHEM

Njerezit ne mbare Ballkanin kane shume te perbashketa, harroji konfliktet e se shkuares se aferme, apo te larget dhe perpjekjet e politikaneve per t’i bindur ata se sa “te ndryshem” apo “te vecante” jane.

Nje serbi i duhen vetem pak dite per te mesuar se si femijet shkojne ne “shkolla”, krejt sic femijet serbe shkojne ne “skola”. Prinderit e tyre mund te punojne ne “kancellari” ne Tirane, apo “kancelarija” ne Beograd.

Ne shtepi ata kullufisin ate djathin e verdhe te fermentuar “kackavalli” ne Tirane, ose “kackavalj” ne Beograd ndersa shohin “reklame”. Pas kesaj, ne te dy vendet ata mund te hane “supa” apo “pite”.

Dhe ne secilin vend ti mund te shkosh per te blere nje “bluze” and “pantallona”. Pas qindra viteve te kaluara nen sundimin turk gjuha dhe zakonet s’kishin si te mos gjenin te perbashketa.

Por, ngjashmerite shtrihen pertej gjuhes. Ato jane ne gjerat e vogla te perditshme.

Ne qytetin shqiptar te Shkodres, 150 km ne veri te kryeqytetit, pensioniste te veshur me shije ulen ne stolat e lulishteve, pavaresisht vapes, dhe luajne shah. Pamje te tilla mund t’i gjesh ne kryeqytetin serb, Beograd, apo ate boshnjak, Sarajeve.

Ne mbremje nje shetitje permes qytetit apo “xhiro” eshte nje ritual ne Shkoder. E tille eshte edhe nje “korzo” ne , le te themi, Mostar ne Bosnje-Hercegovine, apo ne qytete te Serbise.

Por, ngjashmerite shquhen per me shume shenja se sa nje shetitje, a dy. Kombet ne rajon vijne nga nje e kaluar e ngjashme dhe i drejtohen nje te ardhmeje te ngjashme.

Shqiptaret po perpiqen te lene pas nje te kaluar staliniste. E kaluara ngrihet si fabrikat e vdekura prane Shkodres dhe ne Berat, 120 km ne jug. Keto fabrika dikur prodhonin tekstile, plehra kimike e te tjera.

Komplekse te ngjashme (“kombinati” si ne shqip apo dhe gjuhe te tjera te Ballkanit) jane ne anerruget e Serbise dhe Bosnjes. Pasi kapitalizmi hyri ne rajon ne vitet ’90-te pak qene te interesuar per t’i blere dhe investuar ne to.

Kudo, shume prej ketyre “elefanteve te bardhe” te eres komuniste jane ne shitje per nje Euro te vetme me shpresen se ndonje biznesmen mund t’i modernizoje mjediset dhe t’i vere ne pune.

Ne Serbi disa uzina sheqeri u kthyen ne fabrika perfituese bash me kete menyre. Nuk mund te thuhet e njejta gje per, njehere e nje kohe i sukseshem, kombinatin e tekstileve ne Bosnje- Hercegovine i cili u shit 10 vjet me pare per nje marke gjermane. Per te mos u hapur kurre. Shqiperia eshte hapur ndaj praktikave te tilla, gjithashtu. “Ne kemi paraqitur nje program te qujatur ‘Shqiperia nje Euro”, tha zevendesministrja e jashtme, Edit Harxhi. “Shpresojme qe kjo te terheqe investore”.

Dhe, ashtu si vendet e tjera ne rajon, Shqiperia po kerkon rruge te pasurimit me ane te turizmit. Kjo ka sjelle konkurence te shendetshme, por, gjithashtu, bashkepunim me shume vende ne kerkim te nje pjese turistesh qe lene nje vend per tjetrin.

Nderkohe, ashtu si shume njerez ne rajon, shume shqiptare jetojne nga te parate e derguara nga anetare te familjes te ikur jashte. Keto dergesa perbejne rreth 13 per qind te te ardhurave kombetare bruto.

“Kjo i ben njerezit pertace”, tha aktivisti i gjelber, Arian Gace. “Por nuk mund te ndalohet; ne na mungon kultura e prindit strikt me femijen. Keta te fundit jane te lire te bejne c’te duan, a thua se duan te rifitojne kohen e humbur ne te shkuren kur ne nuk kishim asgje”.

“Ne kemi kaq shume te perbashketa, te gjithe vendet rreth e rrotull”, tha Ajet Nallbani, menaxher i Institutit te Monumenteve te Kultures ne Berat. Shqiptaret, boshnjaket, kosovaret, malazezet jane te gjithe “ne te njeten rruge”, tha ai. “Ajo eshte rruga per ne Europe, e vetmja per ne”.

Dhe kjo, me se fundi, duhet te zgjidhe disa prej diferencave te sotme politike. “Kur te jemi afer me Europen do na duhet t’i leme pas gjithe ato gjerat e pakuptimta qe bartim me vete, si luftrat dhe tensionet etnike. Ky eshte i vetmi shans i vertet per ne dhe, njerezit ketu jane gati per te”, tha Nallbani.

Vesna Peric Zimonjic

 

TE GJITHE NE DITELINDJEN E GRETES

Ne mjediset e Buda Bar te Tiranes, nje nga lokalet me ne mode ne kryeqytet, u festua 16 vjetori i lindjes se Greta Kocit, kengetare e re ne moshe, por me nje karriere te shpejte, te suksesshme dhe mbi te gjitha, me shume cmime e vleresime.

Mbremja festive ka startuar rreth 20 te dites se merkure, per te perfunduar ne oren 3 te mengjesit te se ejtes. Ditelindja e Gretes, ka mbledhur mbi 250 te ftuar nga fusha e artit, ku perfshiheshin te gjithe brezat, te gjitha zhanret e muzikes shqiptare. Duke filluar me te mallin Sherif Merdani, me te pavdekshmet Irma Libohova dhe Alberia Hadergjonaj, per te vijuar me legjendat Luan Zhegu dhe Liljana Kondakci, me Aleksander Gjoken dhe Sinan Hoxhen, me Ingrid Gjonin dhe Ciljeten, me grupin SHBLSH dhe Gjinin e Portokallise, Ramadanin, Salsano Rrapin e shume e shume te tjere emra te njohur, te cilet eshte e pamundur ti permendesh te gjithe. Surprize e vecante ishte edhe pjesmarrja e vajzave te Miss Globe te udhehequra nga Petri Bozo, qe i dhane nje tjeter dimension festes.

E shoqeruar ne cdo hap nga babai i saj, Fatmir Koci por edhe nena Aferdita, Greta ka kaluar sa ne nje tavoline tek tjetra, duke marre urimet e te pranishmeve. Nje dhurate e vecante ne 16- vjetor, Gretes i ka ardhur nga koleget e saj, te cilet si rradhe here e kane pershendetur LIVE me kenget e tyre.

Sic thane edhe vete kengetaret e pranishem, per here te pare, ndodh qe te mblidhen kaq shume artiste ne nje ambjent te perbashket. Merita eshte e 16 vjetorit te Gretes, e cila i dha edhe nje tjeter shembull artisteve shqiptare, edhe pse mjaft e re. Duhet thene se evenimenti ka terhequr interesin e shume mediave, te cilat nuk kane rreshtur se intervistuari te pranishmit, por edhe duke i fotografuar per ti nxjerre ne gazeta e revista.

Me kete rast, edhe redaksia e gazetes SHQIPERIA ETNIKE uron Greten me rastin e 16- vjetorit te lindjes, duke i uruar sa me shume suksese ne karrieren e saponisur.

Redaksia SHE

 

PUKA AFER PERËNDISË E LARG QEVERISË

Nje udhetim drejt Pukes, fsheh ne vetvete nje itinerar te stolisuar nga natyra, por edhe veshtiresine e udhetimit ne nje rruge qe pervec kthesave te shumta, i mungon edhe cilesia. Eshte nje aks mjaft i rendesishem, teksa frekuentohet mjaft edhe nga shqiptaret e te huajt qe levizin nga Shqiperia ne Kosove dhe anasjelltas. Makina te shumta me targa Kosove, por edhe motocikliste te huaj qe preferojne kete lloj turizmi, vihen re gjate rruges per ne Puke.

Natyra dhe Zoti eshte treguar mjaft bujare me kete treve. Freskia te ndjek gjate gjithe udhetimit,e dhe pse eshte akoma ngrohte. Masivet me pisha, por edhe ato me dushk krijojne idene se edhe zjarret e kesaj vere, nuk kane shkaktuar shume deme. Ne disa pjese, aksi rrugor eshte riparuar, madje me nje cilesi mjaft te mire. Ne shume segmente, konstatohet lehtesisht se nuk eshte vene dore qe kohen e komunizmit. Krijohet natyrshem ideje se edhe nderhyrjet e ndryshme, mbase jane bere ne kohe fushatash nga kandidate per deputete apo kryetare, te cilet nuk eshte e qarte nese jane zgjedhur apo jo. Distanca jo shume e larget nga Shkodra, rreth 45 km, pershkohet ne nje kohe mjaft te gjate, aq me teper kur nuk njihet mire rruga. Na u deshen plot 120 minuta per te mberritur ne qender te Pukes, teksa “gabimisht” per te vajtur ne Vau- Dejes (prej nga duhet te kalosh drejt Pukes), i rame nga rruga e vjeter permes Gurit te Zi- Mjede. Ne kthim, te njejten distance do te pershkonim ne 1 ore e 15 minuta.

Puka eshet nje qytet i vogel. Ka vetem nje aks kryesor dhe nje qender qe mund te konsiderohet bashkia e qytetit. Gjate 17 viteve te demokracise, ka patur levizje te jashezakonshme demografike. Ne fillim te viteve ’90, numeroheshin rreth 54 mije banore ne rang rrethi, ndersa aktualisht nuk ka me shume se 35 mije banore. Qyteti i Pukes, ka nje numer banoresh qe varion nga 5.500- 7.000 banore, kjo sipas interesave te ndryshme qe kane ne fushata zgjedhore. Per vete pozicionin gjeografik, por edhe natyren e banoreve, Puka e ka patur shume te veshtire, thuajse te pamundur emigrimin. Ata qe kane lene Puken, kane zgjedhur kryesisht Tiranen por edhe disa qytete kryesore per te filluar jeten. Edhe zhvillimi ekonomik i kesaj zone, edhe ne nivele shume te ulta. Bisneset vendase nuk jane te fuqishme per te garantuar shume te punesuar, ndersa te huajat nuk ekzistojne fare.

Nje rreze shprese duket se eshte ndezur me ardhjen e kompanise se prodhimit te kepuceve, te bisnesmenit te mirenjohur Paulin Radovani. Natyrshem, kemi folur edhe here te tjera edhe per investimin e Radovanit ne Puke, por ky reportazh ka nje tjeter qellim. Ne fabriken e cila puneson aktualisht 140 persona, kane ardhur per vizite konsulli i Italise ne Shkoder, Stefano Marguccio, Zv. Prefekti i Pukes Ded Peshpali, kryebashkiaku Rustem Struga dhe drejtori i Zyres se Punes Bashkim Asllanaj. Mysafiret jane pritur nga drejtori i fabrikes Pjeter Gjokaj dhe pronari Radovani. Fillimisht, nje vizite me mjediset e punes se fabrikes, ku te gjithe mbesin te habitur nga kushtet shume optimale qe iu ofrohen punonjesve. Ka mundesi te shumta edhe per te shtuar vende pune, thote Radovani, i cili tregon se ka plane per rritjen e numrit te proceseve qe kryhen brenda kesaj fabrike. Jane rreth 2000 m2 siperfaqe e ndertuar dhe e mbuluar e cila mund ti jape pune te pakten edhe po kaq punetoreve, jo vetem femra por edhe meshkuj. Per nje qytet si Puka, punesimi i 300 personave, do te kishte nje ndikim mjaft te madh ne ekonomite familjare.

Ne nje takim pune dhe pritje te dhene nga Radovani per miqte edhe autoritetet, diskutohet me gjeresisht per problemet e Pukes por edhe te thithjes se investimeve. Fillimisht, konsulli italian Marguccio, shpreh kenaqesine e tij per investimin e Radovanit. Jane kushte pune te njejta me ato te fabrikave te tjera edhe ne qytetin e Shkodres, mbase edhe me te mira. Eshte nje ambjent i rregullt dhe qe te imponohet ne gjithcka, vijon diplomati italian. Une do te jap kontributin tim maksimal per te stimuluar investimet e huaja, ato italiane ketu ne Puke, por edhe ju si autoritete vendore duhet te provoni te trokisni edhe ne shume dyer e zyra projektesh ne Tirane. Marguccio ka thene se eshte shume  e rendesishme te paraqitet nje imazh real per Puken e Veriun ne pergjithesi. Jo vetem tek te huajt, por edhe ne Tirane, ka nje imazh qe ne fakt nuk paraqet realitetin. Ne ket drejtim, duhet ti kushtoni shume rendesi raporteve nderpersonale, te cilat koha ka treguar se jane shume me frytedhenese se edhe ato institucionale. Shume shpejt ambasadori i ri i Italise ne Shqiperi, Elio D’Elia do te jete ne Shkoder, ka thene Marguccio dhe une do ju ftoj te gjithe juve qe te bashkebisedojme per te gjetur mundesi me te medha per stimulimin e bisnesit ne Veriun e Shqiperise. Diplomati D’Elia ka thene konsulli Marguccio, do te vizitoje edhe fabrikat e Paulin Radovanit, si nje shembull i spikatur i suksesit ne biznes.

Duke marre fjalen, Radovani ka shprehur falenderimet per bashkepunimin qe ka gjetur edhe i eshte ofruar nga autoritetet vendore ne Pukes. Duke folur per investimin e bere, ai ka thene se gjithcka eshte ne sherbim te komunitetit, pasi deri me tani, punonjesit akoma nuk kane arritur te nxjerrin as edhe rrogat e tyre. Megjithate, duhet pare ne perspektive edhe per shtimin e proceseve te tjera, te cilat nuk eshte nevoja te raelizohen ne Shkoder dhe te sillen me pas per tu perfunduar ne Puke. Si probleme kryesore, Radovani pa permendur mungesen e furnizimit me energji elektrike dhe rikonstruksionin e rruges. Duhet thene se edhe gjate kohes qe ne ishim ne Puke, energjia elektrike iku nga ora 12.00- 17.00. Eshte nje orar, i cili duhet te shfrytezohet maksimalisht nga punetoret, te cilet pikerisht ne kete hapesire, mbesin pa pune.

Ne lidhje me energjine elektrike, Radovani ka kerkuar te njejtin trajtim sic edhe ne Shkoder, ku fale dashamiresise se KESH-it dhe drejtuesve te tij, energjia elektrike eshte non stop. Edhe per ceshtjen e rruges, eshte gjetur mirekuptiom i plote dhe palet ne takim kane rene dakort qe te gjithe se bashku, ti drejtojne nje kerkese kryeministrit Berisha, per te mundesuar furnizimin me energji elektrike te fabrikes, e cila eshte e vetmja e qe puneson nje numer kaq te madh punonjesish jo vetem per Puken, por edhe me gjere. Pervec zgjerimit te aktivitetit ne Puke, Radovani ka thene se tashme po mendoj edhe per hapjen e fabrikave te reja ne Bushat ose ne Kukes per te dhene shembullin e pare. Kryebashkiaku Struga por edhe zv.prefekti Peshpali, kane shprehur vleresime maksimale per inciativen e Radovanit dhe e kane garantuar se do ta mbeshtesin si deri me tani. Ne lidhje me problemet e ngritura nga Radovani, si energjia elektrike apo edhe rikonstruksioni i rruges, autoritetet vendore kane qene ne nje mendje me idene e sensibilizimit te kryeministrit Berisha permes nje letre, duke qene se Radovani eshte edhe president i Unionit per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise. Por Struga ka bere me dije se brenda pak diteve, presidenti Bamir Topi do te vizitoje Puken dhe ne kete kuader, mbase mund te diskutohen edhe keto probleme. Drejtori i Zyres se unes Puke, Bashkim Asllanaj e ka cilesuar nje shembull te shkelqyer te korrekteses dhe zbatimit te ligjeve fabriken e celur nga Paulin Radovani. Qe te gjithe punonjesit jane te siguruar sipas ligjeve dhe punojne te kushte mese bashkekohore dhe me nje trajtim te jashtezakonshem.

Duke rimarre fjalen, radovani ka njohur te pranishmit edhe me udhetimin qe do te ndermarre me 27- 29 shtator ne Faenza te Italise, me ftese te Reggione Emilia- Romagna. Se bashku me kryebashkiakun e Shkodres Lorenc Luka, me ambasadorin e Shqiperise ne Rome, Zef Lleshi tre profesoresha te Universitetit te Shkodres: Sadije Bushati, Aurora Dibra dhe Arjeta Troshani, une si president i Unionit per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise, do te zhvillojme takime me bisnesmene te ketij rajoni shume te rendesishem te Italise, ka sqaruar Radovani. Ne takimet qe une do te zhvilloj, do te perpiqem jo vetem te sensibilizoj, por edhe te ngjall interesin e investitoreve italiane per te ardhur ne Puke. Njekohesisht, ai ka njoftuar edhe per perurimin zyrtar te fabrikes ne lagjen “Kiras” te Shkodres, ku eshte krijuar nje mundesi reale punesimi per familje, te cilat jetojne ne kushte specifike izolimi. Ne ceremonite e perurimit, pritet te jene mjaft autoritete te larta shteterore, sic edhe kryeministri Berisha por edhe presidenti Bamir Topi, qe e ka konfirmuar kenaqesine e pjesmarrjes ne kete perurim.

Ne mbyllje te fjales se tij, bisnesmeni Radovani ka njohur te pranishmit edhe me viziten qe presidenti i Shqiperise, Bamir Topi ka zhvilluar te fabriken e tij te kepuceve ne Shkoder por edhe ne mjediset e “Radofarma”-s. Gjate vizites qe ka zgjatur rreth nje ore ne keto mjedise, kreu i shtetit eshte njohur nga afer me investimin e bere ne vite nga Radovani, me kushtet e punes dhe proceset qe kryhen ne fabrikat e kepuceve. Nga ana tjeter, presidenti Topi ka shprehur konsiderate edhe per “Radofarmen”, te cilen e ka vleresuar edhe per teknologjine e larte ne perdorim. Radovani ka thene se presidenti ka premtuar nje mbeshtetje te gjere te bisnesit ne Veriun e Shqiperise, edhe ne kuader te Unionit per Zhvillimin e Veriut. Duhet thene se bisnesi i Radovanit, ka qene i vetmi qe kreu i shtetit ka vizituar.

Gjate ketij bashkebisedimi qe ka zgjatur me shume se 90 minuta, nuk kane munguar as edhe batutat dhe humori, duke treguar se tashme mes te pranishmeve ka lindur jo vetem nje bashkepunim, por edhe miqesi e sinqerte. Te gjithe se bashku, kane vizituar edhe mjediset e punishtes se prodhimit te maskave “Arlekino” ne Puke me pronar Edmond Angonin. Ne te gjitha bisedat e zhvilluara, eshte vene theksi ne nje vemendje me te madhe te strukturave te shtetit, jo vetem ne mbeshtetje por edhe stimulim te bisneseve qe investojne ne nje zone te evshtire si Puka.

Ndertuar prane stadiumit, ne mes te pishave, fabrika e kepuceve ne Puke, i ngjet nje selie diplomatike te mirefillte, zbukuruar edhe nga 4 flamuj ne hyrje te saj. Ne hyrje, te vret syrin nje kase e madhe, ku ne menyre te cuditshme ka vendosur matesin e energjise filiali i KESH-it atje. Ai eshte jashte rrethimit, pra i pambrojtur dhe me fillimin e stines se ftohte dhe rreshjeve te debores, mund te pesoje demtime nga me te ndryshme. Te gjithe ne Puke tashme, dine te te tregojne per fabriken e shpreses, por edhe per Paulin Radovanin. E njohin te gjithe, i madh e i vogel, qytetar apo edhe nga rrethinat. Jane te gjithe mirenjohes, te gjithe e respektojne pasi ai ka ditur t’ua fitoje zemrat brenda nje kohe te shkurter.

Duke u larguar nga fabrika, duke lene pas edhe Puken, i drejtohesh serish nje aksi rrugor shume te lodhshem, ne shume vende shume te amortizuar, por qe eshte zbukuruar fuqishem nga natyra. Te duket se edhe “Legjenda e Misrit” por edhe “Luli i Vocerr”, i perkasin tashme te shkuares, madje na kujtojne vetem Migjenin e madh, emrin e te cilit e ka edhe shkolla 9- vjecare. Ka lindur nje rreze shprese, ka mberritur nje dallendyshe e pare, e cila sigurisht do te ndiqet edhe nga te tjera. Te gjithe kane te drejte te jetojne, te gjithe kane te drejte te ndertojne jeten e tyre ne vendlindje. Kur kete nuk ua garanton shteti i tyre, atehere hyjne ne loje bisnesmene humane, sic eshte edhe Paulin Radovani….

Blerti Delija, Sokol Pepushaj

 

HAPJA E DOSJEVE TE BASHKEPUNTOREVE TE SIGURIMIT PER POLITIKANET DHE ZYRTARET E LARTE NE QEVERI ESHTE KERKESE EDHE E KESHILLIT TE EUROPES

Intervistë me ish-ambasadorin tonë në Vatokan, Zef Bushati

Pyetje: zoti Bushati para disa ditesh Kryetari i PDK-se z. Ndoka gjate nje interviste per “Gazeta Shqiptare”deklaroi se PDK kerkon hapjen e dosjeve te bashkepuntoreve te diktatures,ju si ish lider i kesaj partie cfare mendimi keni ?

Pergjigje: z.Ndoka eshte ne krye te nje partie politike e cila nuk mbart asnje mekat nga e kaluara komuniste si dhe nuk mbart asnje mekat ne keto 17 vitet e fundit te proceseve demokratike. Z.Ndoka eshte ne krye te nje partie politike e cila e ndalonte me statut  antaresimin ne PDK te ish antareve te Partise se Punes si dhe ish bashkpuntoreve te sigurimit te shtetit. Keshtu qe ne kete ceshtje Kryetari i PDK-se zoti Ndoka po zbaton me rigorozitet dhe perpikmeri programin dhe parimet baze te partise. Ai gezon perkrahjen dhe mbeshtetjen e plote jo vetem timen si nje nga themeluesit dhe drejtuesit e kesaj partie por te te gjithe drejtuesve dhe antareve te partise.

Ceshtjen e ish bashkepuntoreve te sigurimit te cilet kane infiltruar ne politike apo ne postet e larta drejtuese e kemi diskutuar shpesh here me z. Ndoka. Ne ne PDK, vertete e ndalojme me nje nga pikat e statutit te PDK-se dhe shpesh here e kemi deklaruar edhe ne shtyp qe jemi kunder pjesmarrjes ne politike te ish bashkepuntoreve te sigurimit por, me te drejte ndonje mik i yni me humor na thoshte: “ More ju te PDK-se a do te na e jepni edhe ne borxh ate “instrumentin” tuaj qe dallon kush ka qene dhe kush nuk ka qene bashkepuntor i sigurimit te shtetit qe te pastrojme edhe ne partine tone”

Keshtu qe ne besojme se “instrumenti” eshte Projektligji “Per Kontrollin e Figures se Personit Zyrtar te Zgjedhur apo te Emeruar ne Organe te Rendesishme te Shtetit” te cilin e ka depozituar Kryetari i PDK-se z.Ndoka qe me daten 25 Tetor 2006 ne Kryesine e Kuvendit te Shqiperise. Projekt Ligji i demokristianeve po mbush nje vit qe “fle” ne sirtaret e parlamentit. Megjithate ne kemi besim se ky projekt ligj do te gjeje rrugen per tu diskutuar dhe per tu shendrruar ne ligj. Askujt prej forcave kryesore politike nuk i takon para PDK-se qe diskutoje me force rreth kesaj ceshtjeje.

Pyetje: Ku e bazoni ju besimin tuaj kur kjo ceshtje eshte diskutuar me dhjetra here dhe nuk ka gjetur zgjidhje.

Pergjigje: Po keni te drejte qe shprehni mosbesim.Por mendoj se kesaj here kane ndryshuar rrethanat. Ne Maj te ketij viti Keshilli i Europes ka miratuar nje Rezolute nepermjet se ciles kerkon denimin e krimeve te komunizmit ne shtetet e Europes Lindore,pra aty ku ndodhej blloku komunist. Mjaft prej shteteve ish komuniste e kane ratifikuar kete rezolute dhe nepermjet ligjeve kane denuar krimet komuniste dhe kane pastruar politiken dhe administraten nga ish komunistet. Ka ndonje prej ketyre shteteve qe spastrimin ne administrate nga ish komunistet e ka cuar deri tek nivelet e drejtoreve te drejtorive neper ministri dhe institucione te administrates shteterore.

Le te kthehemi ne vendin tone: Ish sigurimi i Shtetit ishte pjesa me e rendesishme e sistemit komunist keshtu qe nuk mund te denosh krimet e sistemit komunist pa denuar dhe pastruar politiken nga ish bashkpuntoret e sigurimit. Ne politike ne nuk kemi ndonje ish antar apo kandidat te byrose politike,ndonje ish sekretar te pare te partise se x rrethi apo qyteti qe populli te thote se ja ku e keni pse nuk e hiqni. Keta qe permenda me lart nuk jane naive. Ata jane ne politike dhe pushtet nepermjet veglave te tyre te ish sigurimit te shtetit.

Pyetje : A dihet konkretisht emri i ndonjerit prej tyre.

Pergjigje : Pse a mos mendoni ju se keta ish bashkpuntore te sigurimit ne politike e pushtet nuk njihen nga persona te tjere ish funksionare ne Ministrine e Brendeshme? Sigurisht qe po. Ata i njohin e i dine mire se cilet jane dhe me nje pjese te tyre madje kane edhe lidhje te ngushta. Here pas here ka qarkulluar ne forme presioni edhe nje liste me pseudonime per personazhe te politikes.

Si une,edhe z.Ndoka, por edhe mjaft te tjere politikane edhe duke qene personazhe publike kemi kerkuar qe kjo pjese e nomeklatures komuniste te largohet nga politika dhe postet drejtuese natyrisht nepermjet ligjit. Une flas keshtu edhe nga fakti se nuk kam qene kurre bashkpuntor i sigurimit dhe kam hyre ne politike me vullnetin tim dhe jo i ngarkuar me detyren per te hyre ne politike.

Gjate ketyre 17 viteve ne politike kam pare dhe degjuar shume dhe sa me shume qe ka kaluar koha aq me shume me eshte forcuar bindja qe ish bashkpuntoret e sigurimit duhet te dalin jashte politikes dhe qeverise. Ndryshe ky vend nuk do te kete te ardhme.Une e di qe kjo pune eshte shume e veshtire mbasi ky kontigjent ish sigurimsash eshte shume i forte dhe madje ata kane aq pushtet sa qe nuk e kane te veshtire te me flakin edhe mua dhe te tjere si une jashte politikes. Por perkohesisht mbasi beteja mbetet e hapur dhe jam i sigurte qe ata nuk do te kene me te ardhme. Shqiperia si dhe shtetet e tjera te Europes Lindore po pergatitet te antaresohet ne BE dhe NATO, te cilet se bashku me SHBA nuk ndajne konsiderata pozitive per ish komunistet e lindjes.

Pyetje: Cfare do te beje PDK-ja nese ky ligj nuk kalon ne parlament.

Pergjigje: Kesaj rradhe besojme se do te kaloje dhe nje ligj do te miratohet. Hapja e dosjeve per ish komunistet eshte kerkese edhe e Keshillit te Europes.Deputetet tane do te luftojne qe varianti i demokristianeve te mos diskutohet formalisht por te miratohet si varianti me i mire qe garanton nje distancim real nga e kaluara komuniste. Kane paraqitur edhe PD e PS nga nje projekt ligj. Por mendoj se te dy keto forca politike do te perpiqen te miratojne nje ligj formal qe nuk do te denoje sic duhet te kaluaren komuniste e qe do te marre ne mbrojtje mjaft kategori te ish nomeklatures komuniste e te ish sigurimit te shtetit. Ndersa PDK-ja garanton ndershmeri, paanshmeri dhe transparence.

Intervistoi Sokol Pepushaj

 

ZEF BUSHATI EMEROHET ZEVENDESMINISTER I TRANSPORTEVE

Mbledhja e fundit e Kryesise se PDK-se, pasi ka pranuar doreheqjen e zv.ministrit te Transporteve Nikolin Jaku, ka propozuar per kete post Zef Bushatin, ish- kryetar i PDK-se deri ne vitin 2003. Vendimi eshte marre ne menyre unanime nga Kryesia demokristiane, duke vleresuar personalitetin e padiskutueshem te Bushatit, por edhe kontributet e shquara ne politiken shqiptare dhe ne diplomacine tone.

Gjate drejtimit te PDK-se nga Bushati, kjo force politike krijoi nje fizionomi te qarte, duke arritur perfaqesim dinjitoz me te zgjedhur ne pushtetin vendor, por pas vitit 1997 edhe ne Kuvendin e Shqiperise. Njekohesisht, ne qeverine e Pajtimit Kombetar, PDK e drejtuar nga Bushati mori postin e ministrit te Kultures me Engjell Ndocaj.

Nje kontribut te madh ka dhene Zef ushati edhe si ambasador i Shqiperise ne Vatikan. Gjate qendrimit te tij ne Seline e Shenjte, pati nje intensifikim te madh te marredhenieve ne mes dy vendeve dhe vizita te ndersjellta te hierarkeve me te larte respektivisht.

Me kthimin ne atdhe, pas perfundimit te misionit diplomatik, Bushati iu bashkua partise per te cilen kontribuoi shume ne vite, PDK-se. Menjehere u perfshi ne kryesine kombetare demokristiane dhe iu besua drejtimi i Sektorit te Marredhenieve me Jashte ne PDK. Tashme, Zef Bushati eshte emeruar Zevendesminister i Transporteve, si kandidature unike e demokristianeve shqiptare. Faktikisht, statura dhe personaliteti i krijuar me mese nje dekade nga Bushati  ne politiken shqiptare, padyshim meriton nje pozicion tjeter shume me te larte. Megjithate, eksperienca e akumuluar ne vite nga ai, jemi te sigurte se do ti jape nje imazh te ri ketij dikasteri.

Ne fund, gazeta “Shqiperia Etnike” shpreh kenaqesine qe nje mik i saj, i cili per shume vite ka qene bashkepunetor nga jashte dhe brenda Shqiperise, me intervistat dhe materialet e tija, arrin ne nje pozicion te tille. Me kete rast, drejtuesit por edhe redaksia e gazetes “Shqiperia Etnike” i percjellin z. Zef Bushati urimet me te mira per suksese ne detyren e re, si deri me tani ne te gjitha pozicionet e rendesishme qe ka patur.

Redaksia e “SHE” 

 

GJYQI, FJALA E NDALUAR E ALBIN KURTIT

Seanca e parë gjyqësore në Prishtinë, kundër liderit të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, u ndërpre gjatë javës që shkoi me urdhër të gjyqtarit ndërkombëtar të çështjes. Kurti, duke publikuar dje fjalën e plotë, që kishte planifikuar të mbante në seancën gjyqësore, pohoi se gjyqtari Maurizio Salustro nuk e lejoi të flasë. “Unë e kisha përgatitur fjalimin tim në shqip dhe anglisht. Pra, që unë ta lexoja në shqip, kurse përkthyesja në anglisht. Gjyqtari Salustro ia rrëmbeu letrën prej dorës përkthyeses, ma ndali fjalën dhe e zbrazi sallën. Rifillimi i seancës u bë vetëm sa për ta shpallur atë të përfunduar”, sqaron Kurti.

Albin Kurti, 28 vjeç, akuzohet nga prokurori ndërkombëtar për tri vepra penale: pjesëmarrje në turmë, pjesëmarrje në pengimin e personave zyrtarë, si dhe thirrje për rezistencë, të sanksionuara sipas paragrafëve të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës. Albin Kurti është arrestuar më 10 shkurt të këtij viti, pas një proteste të organizuar nga lëvizja “Vetëvendosje”, në të cilën nga policët ndërkombëtarë u vranë dy persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Prej dy muajsh, i riu ndodhet nën arrest shtëpiak, pasi për disa muaj u mbajt në paraburgim nën akuzën e mësipërme. Kurtit nuk i lejohet aktualisht të marrë pjesë në tubime që zhvillohen në Kosovë.
Unë s’e pranoj këtë trup gjyqtarësh sepse:

Ju nuk jeni të paanshëm, siç do ta shpjegoj, procedimi i rastit tregon që ju e favorizoni prokurorinë dhe tashmë presupozoni që jam fajtor.

Ju po e mbështetni diskriminimin dhe parregullsitë procedurale, të cilat m’i shkelin të drejtat dhe liritë e mia fondamentale.

Ju nuk jeni të pavarur – ju jeni caktuar dhe ia keni dhënë betimin PSSP-së dhe UNMIK-ut, të dy këta të konsideruar të jenë edhe palët e dëmtuara, e edhe ndjekësit në rastin tim.

Më konkretisht, refuzimi im bazohet në faktet e mëposhtme:

Para së gjithash, unë nuk e pranoj këtë panel, duke iu referuar parimit të paanshmërisë të përcaktuar në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 6.1; të drejtës për gjykim të paanshëm neni 6 i së njëjtës, dhe neni 10 i Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (Dhjetor 1948); si dhe parimi i mbrojtjes së pafajësisë, përderisa nuk provohet e kundërta, e përcaktuar sipas nenit 11 të së njëjtës deklaratë.

Federata Ndërkombëtare e Helsinkit (FNH) ka deklaruar se procedurat ligjore në këtë rast duket ta favorizojnë prokurorinë. Animi i gjyqit u bë evident menjëherë në fazën fillestare, kur gjykatësi iu afrua prokurorit pa prezencën time dhe e pyeti: “Çka dëshiron që unë të bëj në vijim”. Amnesty International (AI) ka ripohuar që gjykatësit ndërkombëtar në Kosovë kanë prirje të favorizojnë prokurorinë dhe se paanësia dhe se paanshmëria as që tentohet.

Duke qenë këtu, secili prej juve gjykatësve ka shfaqur pëlqimin për padinë dhe aprovimin e një numri premisash dhe deklaratash false, duke treguar se tashmë e ka ndarë mendjen për mua. Duket se gjykimi tashmë ka ngjarë dhe se ju tashmë e keni marrë vendimin – fajtor është:

Për shembull, përderisa padia thotë qartë që “Z. Kurti nuk është penalisht përgjegjës për vdekjet e shkaktuara nga veprimet e policisë” më 10 shkurt, prokuroria ashtu edhe gjykatësit në këtë rast, në mënyrë konsistente dhe që prej fillimit kanë lënë të nënkuptohet që unë jam përgjegjës për këto. Më 17 prill, raporti i përkohshëm i Prokurorit të Veçantë, Robert Deanit, ka qartësuar se përgjegjës për vrasjet e 10 shkurtit kanë qenë policët rumunë. Raporti përfundimtar i Deanit i datës 2 korrik, ka identifikuar një shkëputje në zinxhirin komandues, si dhe përgjegjësitë e paqarta operacionale si shkaktarë shtesë. Përkundër kësaj, më 13 shkurt, prokuroria i referohet rrezikut që paraqes unë për “organizimin e një tjetër demonstrate të dhunshme, e cila do të çonte në humbjen e jetëve të njerëzve”. Çuditërisht, katër muaj pas, më 13 qershor – dy muaj pas raportit të përkohshëm të Deanit dhe nëntë ditë pasi që padia thotë se unë nuk jam përgjegjës për vdekjet – gjykatësi Peralta vazhdon t’i ndërlidhë kinse krimet e mia me vdekjet.

Më 13 shkurt prokuroria ma mvesh, dhe gjykatësi e pranon se përfaqësoj një “model aktivitetesh” që do të “shkaktojnë rrezikim dhe dëmtim të pronës dhe jetës”, dhe se ky model është duke u “përkeqësuar”. Ky përfundim ofendues bëhet pa e shpjeguar se në çka konsistoka ky “model” i shpikur – kurrë në jetën time nuk kam lënduar njëri e as që jam akuzuar për lëndimin e ndokujt. Ashtu siç kurrë në jetën time nuk kam shkaktuar rrezik të përgjithshëm apo dëmtuar pronën në masë të madhe. Duke i bërë këto supozime qesharake, prokuroria po i portretizon mashtrueshëm aktivitetet e mia të mëparshme dhe po përdor këtë përfytyrim të pavërtetë për të paragjykuar karakterin tim dhe për të parashikuar veprimet e mia të ardhshme.

Një premisë kryekëput e pavërtetë e padisë është parashikimi i veprimeve të mia, madje edhe faji, bazuar në fajin tim të presupozuar nga demonstrata e 28 nëntorit 2006. Kjo lidhje nga prokuroria ndonjëherë është bërë drejtpërdrejt, e ndonjëherë tërthorazi. Nuk jam gjykuar, sigurisht as dënuar apo shpallur i fajshëm për ndonjë gjë që ka të bëjë me demonstratën e nëntorit. Edhe sipas standardeve të sistemit tuaj, kjo ngjarje nuk mund të shfrytëzohet si “provë” në këtë rast.

Arsyeja e dytë e refuzimit të këtij paneli gjyqtarësh është që, duke qenë këtu, ju keni aprovuar diskriminimin dhe një numër parregullsish në procedimet e rastit kundër meje. Procedimet kanë shkelur të drejtën e barazisë para ligjit, të përcaktuar në nenin 7 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut; liria prej arrestit dhe burgosjes arbitrare, neni 9 i po të njëjtës deklaratë; parimi i ruajtjes së pafajësisë përderisa të provohet fajësia, neni 11; dhe nenet 9 e 14 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, lidhur me të drejtën e burgosjes së drejtë dhe gjyqit të paanshëm.

Unë nuk përfaqësohem këtu nga askush përveç vetes sime. Avokati Ahmet Hasolli, i ashtuquajturi avokati im mbrojtës, është emëruar nga ju, dhe unë nuk e njoh atë. Materialet për rastin sugjerojnë se kjo mosnjohje është reciproke, dhe se përkushtimi i Hasollit ndaj meje dhe rastit tim është i dobët: ai kishte munguar gjatë marrjes në pyetje të një numri dëshmitarësh, në rastet tjera të marrjes në pyetje ai kishte ikur në gjysmë të procesit, dhe në ato pak raste që kishte qenë i pranishëm, kishte shtruar pyetje të pakëta dhe të brishta. Kjo edhe më tepër e shkel parimin e barazisë së palëve.

Që më 15 shkurt, Amnesty International (AI) vazhdimisht ka shfaqur shqetësimin pse dëgjimet e rastit tim nuk kanë qenë të hapura për publikun, kanë filluar para se të deklarohen akuzat kundër meje, dhe për faktin se nuk jam lejuar të marrë pjesë në to. Gjatë kohës sa isha në paraburgim, FNH-së iu ndalua qasja për të më vizituar në burg, kurse KMDLNJ-së iu lejua që të më vizitonte por vetëm një herë në muaj. Njerëz tjerë, sikur Uilliam Valker menjëherë u lejuan të më vizitojnë vetëm për të bërë trysni që të mos organizojmë demonstrata tjera.

FNH ka shprehur shqetësimin edhe për bazën ligjore të paraburgimit tim para gjykimit. Për më tepër, nuk ka kurrfarë justifikimi për kufizimet rigoroze gjatë arrestit shtëpiak. Unë jam personi i parë gjatë tetë viteve të fundit, i cili është duke u mbajtur në arrest shtëpiak me roje 24-orëshe policore te dera. Gjatë arrestit të parë shtëpiak, jo vetëm që nuk më është lejuar dalja nga shtëpia, por edhe kontakti me mediat, aktivistët e VETËVENDOSJE!-s dhe me të gjithë personat e tjerë, përveç tre prej katër anëtarëve të familjes sime. Këto kufizime ma kanë shkelur të drejtën në paraburgim të drejtë (Neni 9.3. KNDCP), si dhe lirinë e të shprehurit dhe shoqërimit. Siç ka theksuar AI, paraburgimi nën kushte të tilla rigoroze, posaçërisht para ngritjes së akuzës, është privim flagrant nga liria.

Siç është cekur nga FNH, nuk është e qartë pse jam kategorizuar si i burgosur “A”. Edhe më serioz është fakti se as unë (as i ashtuquajturi avokat imi) nuk jemi informuar për këtë kategorizim dhe implikimet që ai ka. Kjo e shkel parimin e palëve të barabarta. Nuk më është lejuar të apeloj kundër këtij vendimi, siç nuk më lejohet të apeloj kundër vendimit final në këtë rast, madje as në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Çka është më e rëndësishmja, do të duhej të isha gjykuar prej vendasve të mi. Ju jeni gjyqtarë ndërkombëtar me pak ose aspak njohuri për politikën dhe kulturën e Kosovës, historinë e demonstratave këtu dhe efekteve të tyre politike, apo shoqërinë tonë të pasluftës. Njëkohësisht nuk keni fare njohuri për luftën time të pa dhunshme dhjetëvjeçare për çlirim nga Serbia dhe me platformën time koherente politike. Ju jeni të huaj edhe ndaj historisë sime dhe historisë së popullit tim – pushteti juaj ju mundëson suspendimin e asaj historie.

Arsyeja e tretë dhe më e rëndësishmja pse ju refuzoj, trup i gjyqtarëve, është se ju nuk jeni të pavarur. Ky rast është njollosur prej konflikteve serioze të interesit dhe shkel shumë prej të drejtave të mia fundamentale: të drejtën e barazisë para ligjit, të përcaktuar me nenin 7 të Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut; të drejtën për gjykim të paanshëm dhe parimin e ruajtjes së pafajësisë deri në shpalljen i fajshëm, nenet 9 dhe 14 të Paktit Ndërkombëtar të të Drejtave Civile dhe Politike lidhur me arrestimin, burgimin dhe gjykimin e paanshëm. Gjyqi vazhdimisht është ankuar për qëndrimin tim shpërfillës ndaj UNMIK-ut dhe gjyqeve. Por, në të vërtetë, janë zyrtarët e “drejtësisë” në këtë rast që kanë treguar përbuzje ndaj meje duke m’i shkelur të drejtat fundamentale.

Secili prej jush si gjyqtar ndërkombëtar ia ka bërë betimin PSSP-së, i cili po ashtu renditet si palë e dëmtuar në këtë rast. PSSP është ai që ju emëroi, ashtu siç i emëroi të gjithë gjyqtarët ndërkombëtar në Kosovë. Prandaj ky rast është njollosur nga anime të pështira dhe konflikte interesi, përderisa UNMIK-u gjendet si palë e dëmtuar, palë akuzuese dhe gjykuese. Sistemi gjyqësor në Kosovë është pjesë e Shtyllës së Parë të UNMIK-ut prandaj është i gërshetuar me ekzekutivin. Nuk ka ndarje të pushtetit, gjë që paraqet një prej parimeve themelore demokratike. Siç është bërë e ditur prej FNH-së dhe Human Rights Ëatch, gjyqësori në Kosovë nuk është mjaft i pavarur, i përgjegjshëm dhe transparent. Asnjëri prej jush, gjyqtarë (as ju prokurorë) nuk jeni të përgjegjshëm ndaj popullit tim. Të gjithë jeni imun ndaj ligjit të cilin po e zbatoni mbi mua. S’ka kurrfarë mekanizmi llogaridhënieje që të mbikëqyrë veprimet tuaja. Një pushtet i tillë arbitrar s’mund të jetë legjitim.

Përqendrimi i punës time ka të bëjë me kundërshtimin e UNMIK-ut dhe PSSP-së si shprehja më e e lartë e rendit antidemokratik. Unë e konsideroj përgjegjësi timen ta sfidoj sistemin e imponuar nga UNMIK-u, të tregoj mospajtueshmëri ndaj tij, ta kundërshtoj paqësisht dhe t’i konfrontoj organet e tij shtypëse dhe autoritetet jopërfaqësuese. Kjo e bën paanshmërinë në gjykimin tim përbrenda këtij sistemi absolutisht të pamundshme.

Që prej demonstratës së 10 shkurtit, një numër përfaqësuesish të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare kanë dhënë deklarata publike diskredituese për mua dhe VETËVENDOSJE!-n, duke i portretizuar aksionet tona si të dëmshme për procesin e statusit të Kosovës. Në deklaratën e parë të Ekipit të Unitetit pas demonstratës së 10 shkurtit thuhet se “protestat e dhunshme të nxitura nga Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, me ç’rast humbën jetën dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë (…) krijuan tensione të veçanta, të cilat shkojnë kundër stabilitetit dhe interesave të përgjithshme të Kosovës. Shefi i Zyrës Britanike në Prishtinë, David Blunt, u deklaroi mediave se Grupi i Kontaktit ishte i shqetësuar që protesta e VETËVENDOSJE!-s e ka rrezikuar sigurinë personale të policisë dhe ndërtesës së Kuvendit, gjersa Naim Maloku nga Komisioni i Kuvendit për Siguri ka gënjyer në TV dhe ka thënë se demonstruesit kanë përdorur kokteil Molotovi. Në muajin gusht, pra shumë më vonë, zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani, ka thënë se unë e “kam udhëhequr një protestë të dhunshme” dhe ka nënkuptuar se unë isha përgjegjës për dy vdekjet. Ajo çka mendojnë këta zyrtarë është që veprimet e mia të kundërshtimit të pa dhunshëm demokratik po i dëmtojnë vetë ata, autoritetet që po lëshojnë deklarata të tilla. Gjatë kësaj periudhe të negociatave për statusin, të cilat i kundërshtoj fuqishëm, është në interes të këtyre autoriteteve, duke përfshirë këtu UNMIK-un, që ta heshtin zërin tim dhe të më izolojnë prej popullatës e cila potencialisht mund të më bashkohet për t’i kundërshtuar ata. Siç ka vlerësuar Instituti Gjerman i Politikave Evropiane, UNMIK-u ka krijuar një “kulturë të shtypjes sistematike” të kriticizmit në mënyrë që ta paraqesë Kosovën si tregim të suksesshëm.

Ju, gjyqtarë dhe prokurori jeni pjesë e UNMIK-ut. Ju, jo vetëm që keni pranuar shpifjet e bëra në shtyp, por ju edhe i keni përfshirë ato në qasjen tuaj për rastin tim. Për shembull, më 7 maj 2007, prokuroria në mënyrë eksplicite përdori angazhimin tim politik si një argument për vazhdimin e paraburgimit. Gjatë qëndrimit tim pesëmujor në burg, prokurori më mori në pyetje vetëm një herë (më 1 mars 2007) për gjysmë ore, që tregon se izolimi ka qenë prioritet më i madh sesa hetimi. Raporti i Deanit për ngjarjen e 10 shkurtit, i cili e përkufizoi reagimin e policisë si joproporcional, të evitueshëm dhe të panevojshëm, d.m.th., ilegal, nuk është konsideruar në rastin tim. Përkundër përfundimeve të raportit të Deanit për reagimin e pakontrolluar policor dhe dhunën policore, jam unë dhe jo policët, ata që akuzohen për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe thirrjes për dhunë. Krejt kjo e ndriçon njëanshmërinë dhe mungesën e pavarësisë së gjyqit.

Mungesa e pavarësisë në anën e gjyqtarëve dhe prokurorëve është po ashtu evidente në portretizimin e VETËVENDOSJE!-s në këtë rast. Sistematikisht dhe që nga fillimi VETËVENDOSJE!-n e kanë paraqitur si kriminale, vandale dhe të rrezikshme, e cila nuk synoka asgjë tjetër përveç shkatërrimit dhe destabilizimit. Ky keqpasqyrim ka për intencë të më kriminalizojë mua dhe ta margjinalizojë lëvizjen duke e paraqitur atë si të skajshme. Në të vërtetë, Lëvizja VETËVENDOSJE! është lëvizje politike e pa dhunshme dhe vullnetare. Askush nuk paguhet ose detyrohet që të jetë në VETËVENDOSJE!. Qëllimi ynë konkret është mbajtja e referendumit për popullin e Kosovës, duke e bërë statusin e Kosovës vendim të popullit, dhe jo vendim të burokratëve të papërgjegjshëm. Fokusi ynë është që të problematizojmë sistemin politik (duke kundërshtuar UNMIK-un si administratë neokoloniale) dhe jo dallimet etnike. Posaçërisht gjatë kësaj kohe politikisht të ndjeshme, ne besojmë që është me rëndësi orientimi demokratik i pakënaqësisë politike e shoqërore të popullit kundër regjimit dhe jo kundër grupeve etnike.

Qëllimi i demonstratës sonë të 10 shkurtit ishte veçanërisht shprehja e pakënaqësisë sonë politike ndaj negociatave për statusin me Serbinë dhe kundër rezultatit të tyre (pakos së Ahtisarit), e cila besojmë që Kosovës nuk do t’i sjellë asgjë përveç konflikteve të përtërirë dhe krimeve të gjera. Deri para 10 shkurtit, askush bile nuk u lëndua në demonstratat e VETËVENDOSJE!-s, kurse atë ditë ishte policia që shkaktoi rrezik të përgjithshëm, dëmtim, lëndime dhe vdekje, e jo ne. Të gjithë pjesëmarrësit në aksionet tona kanë respektuar parimet e lëvizjes sonë, përfshirë këtu edhe thirrjen për sjellje të pa dhunshme. Këto parime janë përfshirë edhe në materialet e prokurorit për rastin tim.

E drejta e tubimit, liria e shprehjes dhe ajo e lëvizjes na janë akorduar sipas Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në nenin 20 dhe në Paktin Ndërkombëtar të të Drejtave Politike dhe Civile, neni 21. Shkelja e këtyre, dhe e të drejtave tjera, për hatër të interesave apo leverdisë politike është e papranueshme. Në demonstratën e 10 shkurtit këto të drejta na janë mohuar kolektivisht. Kurse në rastin tim më janë mohuar individualisht të drejta universale njerëzore.

Unë nuk ju pranoj juve, gjyqtarë të këtij trupi. Nuk e pranoj prokurorinë dhe avokatin që ma keni caktuar. Unë nuk e pranoj këtë gjyq. Ju nuk jeni të paanshëm dhe as të pavarur. Duke e pranuar rastin tim, ju jeni bashkëpjesëmarrës të këtij procesi diskriminues kundër meje, duke m’i shkelur të drejtat dhe liritë e mia fondamentale. Mbi këtë arsye, kërkoj që ky rast të shfuqizohet.

Albert Vataj

 

I PARI LIBËR NË LLOJIN E VET

Tashmë publicisti dhe studiusi Gjovalin Gjeloshi, shtetar dhe pedagog-asistent i Universitetit UFO të Tiranës, është i mirënjohur edhe për qarqet intelektuale shqiptare, gazetareske dhe historiane të qytetit tuaj dhe më tej në Malin e Zi. Për së pari, kolegu im Gjovalin u paraqit para jush me ciklin e librave të të ndjerit Padër Kolë Berishaj.

E sot, në vazhdë të gjurmimit të historisë, të traditave shqiptare në malësitë tona, vjen me librin “Brezni të Kelmendit”, i pari libër në llojin e vet në trevat tona veriore. Nuk është e rastit që Gjovalin Gjeloshi promovimin e librit të tij e fillon nga Tuzi për të vijuar në Lezhë e Shkodër. Gjithçka është shkruar në librin që kemi në dorë është i lidhur ngusht me historinë e Malësisë së Madhe në të dy anët e kufirit shtetëror. Prandaj sot këtu në këtë shesh të ceremonive fetare, në kishën e Tuzit, po i jepet bekimi këtij libri, por edhe Gjovalinit, pinjollit të denjë kelmendas, që me krenari e përkushtim po përjetëson historinë dhe botën e madhe të malësorëve dhe të Malësisë së Madhe.

Promovimi në këtë mjedis, pas meshës së shenjëtëruar dhe në jehonën e lutjeve e të shërbesave fetare, është dëshmi e qartë e vlerësimit që kisha e Tuzit u bën vlerave historike, morale e shoqërore shqiptare e shqiptarizmit.. Me këtë rast, unë shpreh edhe njëherë falenderime e respekte të mëdha për padër Pashko Gojçaj, që, duke qenë edhe vet poet, publicist e studius, ka organizuar dhe organizon, dritësuar e dritëson veprimtari të shumta kulturore, letrare e morale me brezni dhe për breznitë shqiptare.

Pa marrë përsipër analizën e librit “Brezni të Kelmendit” –Hasanajt e Selcës, Vëllimi i parë, dëshiroj të nënvizoj tri nga vlerat e shumta që përmban dhe përcjellë:

E para; kjo vepër ka karakter objektiv. Autori ka hulumtuar me ndjenjë të lartë përgjegjësie, duke u mbështetur në dokumente dhe në dëshmitarë okularë, duke iu ruajtur grackave të subjektivizmit, që në këso rasash trysnojnë çdo historian, sidomos euforisë dhe glorifikimit fisnor.

E dyta; prejardhja, ecuria dhe zhvillimi i fisit të Hasanajve është parë e pasqyruar, si një nga falangat e shoqërisë kelmendase, por edhe i malësisë shqiptare, që ka mbart e përçuar në breza dhe në kohëra virtytet, tiparet më të shënuara të shqiptarëve dhe të shqiptarizmës.

E treta; në tërë qënien e kësaj vepre ndjehet motivi që ka frymëzuar autorin: Secili apo secila, bir e bijë e këtyre trevave, duhet të dijë se prej nga vjen, çfarë historie ka fisi  a shoqëria të cilës i përket. Një njohje e tillë ka vlera të paçmuara morale, shoqërore e kulturore, se bijtë e bijat e maleve tona, kudo që janë e jetojnë e ndjejnë veten se janë dikushi dhe për këtë kanë të drejtë të krenohen, njëheri edhe të ndërgjegjësohen për të çuar më tej traditat e të parëve.

Gjovalin Gjeloshi na e ka lënë shtegun hapur, të gjithë ne, lexuesve, por më së shumti atyre që dijnë, kanë dokumente apo të dhëna për fiset e tyre në veçanti apo për Kelmendin në përgjithësi. Të gjitha këto t’ia përcjellin autorit që t’i shërbejnë atij për vijimësinë e kësaj kolane.Kjo ia rritë më shumë vlerën veprës dhe nderin autorit të saj, Master Gjovalin Gjeloshit.

Prof. Dr. Hamit Boriçi

 

RISHKRIMI I HISTORISË DHE KACEKËT E KUQ TË SHQIPËRISË

Që nga rënia e komunizmit në vitin 1991, duhej të fillonte rishikimi dhe rishkrimi i historisë së deformuar nga sistemi komunist, i cili historinë tonë në përgjithësi, dhe atë të shekullit XX në veçanti e kishte shkruar e rishkruar sipas parimit stalinisto – hitlerian, se historinë e bën fituesi, sipas interesave të tij dhe jo e vërteta. Mjerisht në Shqipëri kishin qenë fitues kopilët e kuq të Stalinit, por edhe spiunët e hitlerit, të cilët ishin bashkuar në bandën kriminale sllavo komuniste me emrin Partia Komuniste e më vonë Partia e Punës, të udhëhequr nga produkti kopil që solli në jetë dashuria në mes bimbashit turk me origjinë sllavo – malazeze dhe “sojllellesh” gjirokastrite tek rrapi në Mashkullorë. Gjithsesi Rishkrimi i historisë nga historianë të vërtetë e me vizione realiste ka kohë që ka qenë një nevojë imperative e krejt shqiptarëve, të cilët kërkojnë të shkojnë në Europën e Bashkuar, e cila padyshim na pranon në sofrën e saj vetëm me identitetin tonë real, pra atë perëndimor, e jo me atë lindore siç na kanë qorodhepsur historucët e kuq komunistë. Teza e hedhur nga Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha për rishkrimin e historisë së Shqipërisë (ndonëse është e vonuar) është me vend. Për të mos pasur keqkuptime vetë Kryeministri disa herë e ka përsëritur që rishkrimi i historisë të bëhet nga historianë të njohur dhe të pamvarur nga politika, por të mvarur nga dokumentat, arshivat, arkeologjia, historia e shkruar e gjithshka i përket realitetit të historisë sonë mijëra vjeçare në këto troje të Europës plakë, e deri në ditët e sotme.

Edhe pse kryeministri e ka bërë të qartë se rishkrimi i historisë nuk ka të bëjnë me politikën e tij apo të Partisë së tij, por me ndreqjen e historisë së deformuar, nga ai sistem që dështoi me turp para historisë e Botës, që nga ajo ditë e sot mediat e majta (të shkruara e vizive) dhe politikanë pranë nuk kanë pushuar së sulmuari vetë kryeministrin, dhe të gjithë ata që kërkojnë të kenë një histori të vërtetë të Shqipërisë politike (1913) dhe asaj Etnike… Njëkohësisht me këto sulme të paprincipta shkarravitësit dhe lehsit sollakë kërkojnë të mbrojnë historinë e deformuar nga komunizmi që i nxorri nga llumi i kuq dhe i kishte bërë “historianë”, “publicistë”, “studiues” apo u kishte dhënë edhe profesione të tjera që i bënin tellall të Partisë së Punës, madje në këtë lehje me komandë e porosi u kishte shpërndarë edhe tituj, si Profesor, Doktor, Akademik etj. Duke i “vlerësuar” për këtë aksion me goditje të përqëndruar, si dikur ku i komandonte Partia e Punës (ndërsa sot të bijat Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate e tjerë), ne i përgëzojmë se ndonëse kanë ndërruar kostumin dhe janë të qethur më kinezçe, nuk kanë harruar zakonin të lehin kundër gjithshkaje shqiptare e veçanërisht kur ajo është edhe Europerëndimore. Natyrisht dikur në kohën e tyre kur këta “intelektualë” të Partisë (punës) flisnin apo më saktë lehnin, edhe të kafshonin, duke të pushkatuar, burgosur apo internuar, pasi ishin Legalët e vigjilentët propogandues të partisë, ndërsa sot këta flasin apo më saktë lehin si kaçakë, por të mirë nga kaçakët e dikurshëm, pasi këta janë kaçakë të kuq…

Gjithsesi duke i lënë në histerinë e tyre të lehjes, ne menduam të kujtojmë vetëm disa sekuenca të historisë sonë të munguar (pa u shkruar), apo të deformuara, gjëra që na kanë larguar nga identiteti jonë Europerëndimor, në zhvillim e qytetërim.

Së pari, historia jonë e shkruar në vitet e diktaturës asnjëherë nuk i ka kushtuar vëmendje historisë së përhapjes së Kristianizmit në trojet tona Ilire. Madje në historinë tonë të shkruar deri tani shqiptarët ende nuk e dinë se nga raca jonë janë dy martirët dhe njëkohësisht dy Shenjtorët e parë të Kristianizmit jo vetëm në Ballkan, por në tërë Europën e kohës. Madje dy shenjtorët, Flori e Lauri janë nga zemra e Ilirisë së moçme, Dardanisë (Kosovës së sotme) dhe dhanë jetën për besimin kristian në fundin e shekullit të parë dhe fillimit të atij të dytë. Këta dy shenjtorë Vatikani i ka përjetësuar edhe me datat kushtuar këtyre dy shenjtorëve në vetë kalendarin Katolik. Gjithashtu nga raca jonë sot nderohen në botën kristiane rreth 600 martirë e shenjtorë me origjinë të palëkundur shqiptare, ku këta shenjtorë kanë edhe kontributin e tyre jo vetëm në përhapjen e mbrojtjen e doktrinës kristiane, por edhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm në tërë Europën perëndimore. Mjafton të kujtojmë se Iliri, Niket Dardani është autori i kryehymnit botëror të Krishtërimit TE DEUM LAUDAMUS = Ty o Zot të lavdërojmë apo, Ty o Zot të qofshim falë, e tjerë e tjerë. Kostandini i Madh, (sot edhe Shën Kostandini) është ai perandor ilir që me ediktet e tij të vitit 313 dhe 321, ndaloi persekutimin pagan të perandorisë romake ndaj të krishterëve, dhe bëri ditën e diel ditë pushimi e festë për të gjithë perandorinë, që në atë kohë thuajse ishte e shtrirë në të gjithë Botën e konsiderueshme. Nëna e Kostandinit, Helena (edhe kjo bijë e Shenjtë e Ilirisë) ishte ajo që zbuloi Kryqin e vërtetë ku ishte kryqëzuar Mesia Jezu Krishti… Shenjtëria dhe martirizimi i racës sonë kaloi të paktën tre periudha persekutimi dhe sprove: Së pari nën perandorinë pagane Romake (deri në vitin (313), së dyti nën pushtimin e gjatë Turko – Otoman, dhe së treti nën sundimin kriminal të diktaturës komuniste… Të gjitha këto i shkruam sepse këto janë themelet e identitetit tonë Europerëndimore, që historiografia komuniste ose i ka deformuar, ose nuk i ka shkruar fare. Për fat në të tre periudhat e persekutimit e martirizimit vetë Zoti bëri emër të kemi simbolet tona të identitetit e Shenjtërimit, pra që nga periudha romake, otomane (Gjergj Kastriotin), dhe gjatë sundimit komunist kishim ambasadoren dhe shenjtoren tonë të përbotshme Nënë Terezën… Duke qenë se Shqipëria “Komuniste” nga viti 1944 – 1991 e sundonin komunistë analfabetë toskë, shumë simbole, data, vite dhe pjesë të historisë, qytetërimit e zhvillimit tonë ndër shekuj u vendosën dhunshëm vetëm nga zona e parë operative e çetave komuniste. Simbol i kësaj maskarada është njohja e datës 7 mars të vitit 1887, si dita e parë e hapjes së shkollës së parë shqipe (vendosur me një vendim të qeverisë në vitin 1960). Mjerisht sipas kësaj logjike ne paskemi qenë gjithnjë analfabet e pse jo njerëz endacakë që nuk na zinte vendi vend, pra si Gabelët që njohim edhe sot. Pikërisht kjo histori u shkon për shtat fqinjëve sllavë të zbritur vonë nga Uralet në trojet e Ballkan Ilire… Ne duhet urgjent që të korigjojmë datën e hapjes së shkollës së parë shqipe. Shkolla shqipe gjendet në dokumenta historike, por edhe në gërmime arkeologjike, veçanërisht në trojet e Ilirisë së Veriut, apo më saktë në Gegni. Ne për të qenë sa më të saktë po kujtojmë se në Velje të Mirditës ka dokumenta për një shkollë shqipe që në vitin 1632, po kështu në fshatin Pllane (afër lumit Mat) në vitin 1638, në Kurbin, në Troshan në vitin 1639, në Shkodër në vitin 1698 e tjerë. Ndërsa në Malësi të Madhe gjenden me bollek dokumenta dhe rrënojat e shkollave shqipe në qytetin e lashtë të Ballezes (Rrjoll), ku imzot Pjetër Bogdani i njofton në letrat e tij në vitet 1671, 1675 e tjerë, madje nga këto letra mësojmë edhe për shkolla të tjera në Kastratin e Moçem, Hot e deri në Grudë… Është interesant se këto shkolla kishin dhjetra nxënës, dhe shpesh më shumë se shkolla fillore e vonuar e Korçës (1887), e cila ishte dy gjuhëshme, turqisht dhe shqip, ndërsa ato që ishin shekuj më përpara kishin si gjuhë të parë shqipen dhe rrallë të dytë latinishten.. apo italishten e kohës. Dokumenta të sakta ka për shkolla shqipe edhe vonë në vitet 1836 – 1840 në Shkodër, Prizren, Gjakovë e tjerë… Këto shkolla shpesh kishin edhe nivelin e shkollave të mesme apo më lart… Fallsifikime ka edhe për kryengritjet antiotomane, si për kryengritjen e vitit 1911, kur me 6 prill u ngrit për herë të parë në Malësi të Madhe (në Deçiq të Grudës) flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit pas 433 viteve robëri otomane, dhe për çudi ngritja e flamurit shkruhet se është bërë për herë të parë vetëm me 28 nëndor 1912, kur në fakt kjo është data e shpalljes së mvehtësisë… Fallsifikime ka në pjesëmarrjen e këtij evenimenti historik, si dhe të evenimenteve të tjera, qofshin këto diplomatike apo luftarake. Simbol i fallsifikimit mbetet edhe Kongresi i Manastirit, i cili veç të tjerave na dhuroi këtë Alfabet që kemi sot, por ende emri i kryetarit të komisionit të alfabetit, patriotit, poetit dhe klerikut famëmadh të binomit Fe e Atdhe Pater Gjergj Fishtes qëndron i anatemuar… Kulmi i fallsifikimit qëndron te lufta antifashiste, e cila është vjedhur e deformuar nga kaçakët e kuq komunistë, të cilët për shërbimet që i bënë sllavizmit duke falur troje shqiptare u vendosën në krye të Shqipërisë politike. Fallsifikime ka për pjesëmarrjen në këtë luftë, për dëshmorët, për numrin e luftëtarëve, si dhe nuk ka asgjë të shkruar se si kjo luftë patriotike e gjithë shqiptarëve nacionalistë (se komunistë ishin fare pak) degjeneroi në luftë civile nga komunistët, luftë që e vazhduan herë të nxehtë e herë të ftohtë, gjatë sundimit të tyre. Periudha komuniste është ajo pjesë e historisë që është më e deformuara, dhe që vazhdon të serviret e tillë edhe sot 17 vite pasi ka rënë nga pushteti ky sistem antishqiptar e antinjerëzor. Për këtë mjafton të shihen librat e historisë, por edhe filmat dhe emërtimet e lagjeve të qyteteve, e rrugëve, shesheve, shkollave dhe institucioneve të ndryshme të mediave të shkruara me këso mashtrimesh e deri përsëritja në mediat vizive e filmave të periudhës së komunizmit që deformojnë realitet, dhe grorifikojnë regjimin diktatorial komunist… Natyrisht kaçakët e kuq sot e kanë të vështirë të orientohen në dekumentet, faktet, arkivat dhe historinë e vërtetë të Shqiptarëve, pasi pikërisht me këto deformime, mashtrime e krime kanë mbijetuar dhe janë bërë nga askushi në DIKUSHI, ndaj mbrojnë historinë e deformuar të baballarëve të tyre dhe vetë historia do të rishkruhet, dhe ata kaçakë të kuq do të mbeten në histori si Don Kishotët e shekullit XXI… Në këtë opinion paraqitme vetëm disa pika ku historia jonë është më e deformuar dhe më e ndieshme, pasi ka të bëjnë me identitetin tonë Europerëndimor, të cilin na e mohuan dhunshëm. Vlen të theksohet se në këto ditë të hedhjes së tezës së rishkrimit të historisë, kanë filluar të rindezen edhe “motorët” e kaçakëve të tjerë, kundër shkrimtarit tonë të madh, ambasadorit të kulturës e identitetit tonë Ismail Kadaresë, gjë që tregon se rishkrimi i historisë nuk do të jetë i lehtë, por me angazhimin e të gjithë intelektualëve, historianëve dhe e të gjithë atyre që e ndiejnë veten shqiptare-krenarë, kjo betejë e Identitetit Europerëndimor do të fitohet, jo vetëm nga Shqipëria politike e 1913, por edhe nga Kosova martire që është në prag të Pamvarësisë, si dhe të drejtat e shqiptarëve në trojet e tjera të Shqipërisë Etnike, apo më butë të Shqipërisë natyrale që e fali vetë Krijuesi në këto troje të bekuara të Europës që në agimin e jetës… E natyrisht historia e vërtetë është garancia dhe “pasaporta” më e madhe e këtij shekulli, që i takon të punojnë për NE, pasi ne punuam mjaft shekuj për këto kohë dhe Europen që i përkasim.

Ndue Bacaj

 

BREGU: “RETORIKAT E PRAPAMBETJES S’DUHET TRUMBETUAR”

Majlinda BREGU, Ministre për Integrime Evropiane e Shqipërisë

RADIO EVROPA E LIRË

Zonja ministre, çfarë do të thotë për shqiptarët nënshkrimi i marrëveshjes për lehtësimin e vizave? A do të ketë në të vërtetë lehtësim në marrjen e tyre?

MAJLINDA BREGU

Marrëveshja e lehtësimit të vizave, e cila tashmë është nënshkruar përfundimisht dhe hyn në fuqi në janar të vitit 2008, krijon sigurisht premisa për një lëvizje të lirë dhe për të ndihmuar, le të themi, ato grupe, individë, kategori, të cilat përfitojnë pikësëpari nga kjo marrëveshje. Ajo që është pozitive në marrëveshjen e lehtësimit të vizave, ose këndvështrimi im në rolin e ministres së Integrimit, ka të bëjë me faktin që për ne marrëveshja e lehtësimit të vizave do të thotë një vlerësim i reformave të ndërmarra nga Qeveria, një besueshmëri më e lartë në menaxhimin e kufijve në luftën kundër krimit të organizuar, të cilat janë elementet kryesore që kanë fasilituar dhe bënë të mundshëm nënshkrimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave. Një nga kriteret kryesore sigurisht që është menaxhimi i kufijve, pra menaxhimi i integruar i kufijve. Por, nga ana tjetër, tashmë Shqipëria shihet si një rast pozitiv apo si një eksperiencë pozitive edhe për vendet tjera. Vetëm para pak ditësh ka pasur një deklaratë të ministrit të Jashtëm italian, D’Alema, i cili vlerësonte këtë ndryshim të këtij imazhi që ka pasur deri diku Shqipëria, të një vendi që transportonte klandestinë, të një vendi, kufijtë e të cilit ishin krejtësisht të pasigurt për një shtet tjetër perëndimor, si një shembull dhe histori pozitive, e cila ia vlen të implementohet në vendet tjera, me të cilat një shtet perëndimor, sikurse Italia, mund të ketë problematika, për shembull, kohët e fundit me vendet tjera, sikurse ishte Libia. Fakti që Shqipëria tashmë përmendet si rast pozitiv, ne na bën të ndjehemi shumë mirë. Kategoritë që përfitojnë nga kjo marrëveshje janë kategori që janë të lidhura drejtpërsëdrejti me proceset integruese të Shqipërisë, janë studentët që përfitojnë nga marrëveshja e lehtësimit të vizave, janë gazetarët që do të përfitojnë nga kjo marrëveshje, janë biznesmenët, janë qytetarët e thjeshtë, të cilët kanë njerëzit e tyre familjarë që duan t’i vizitojnë në vendet evropiane. Ajo që është pozitive dhe që ia vlen të theksohet është fakti që në momentin kur në janar të vitit 2008 do të hyjë në fuqi marrëveshja e lehtësimit të vizave, Komisioni Evropian do të shqyrtojë mundësinë për hapjen e një dialogu me shtetet anëtare për të liberalizuar krejtësisht regjimin e vizave me Shqipërinë, pra për një ‘Visa Free Entry Regime’, që do të thotë që shqiptarët të kenë mundësi të lëvizin lirisht, pa barrierat e vizave, në shtetet evropiane dhe në shtetet e vendeve anëtare të BE-së. Sigurisht se kjo nuk është një gjë që do të ndodhë më 1 janar të 2008-ës. Më 1 janar fillon lehtësimi, por paralelisht do të punohet edhe për këtë aspekt tjetër të rëndësishëm, që është liberalizimi i vizave. Dhe, unë do të thosha se për aq kohë sa të dëshmohet seriozitet në ndërmarrjen e reformave që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e vendit, për aq kohë sa të ketë një stabilitet politik, një stabilitet makroekonomik, tashmë të dukshëm dhe të pranuar nga vlerësuesit, nga të gjitha strukturat ndërkombëtare që monitorojnë progresin e Shqipërisë, për ne sigurisht se ky është një vlerësim dhe një hap shumë pozitiv.

RADIO EVROPA E LIRË

Përtej nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit, cilat janë gjasat tjera reale për afrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian?

MAJLINDA BREGU

Marrëveshja e stabilizim asociimit është një nga hapat apo një nga hallkat e këtij procesi integrues, nëpër të cilin duhet të kalojë normalisht një vend që aspiron për të qenë pjesë e Unionit Evropian. Por, njëkohësisht, kemi marrëveshjen e ndërmjetme, e cila ka hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2006, pra nuk është mbushur një vit nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së ndërmjetme, qëllimi kryesor i të cilës ishte që deri në momentin që do të hynte në fuqi marrëveshja e stabilizim asociimit, procesi që do të ndodhë pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje nga parlamentet e vendeve anëtare, marrëveshja e ndërmjetme do të shërbejë si urë për të lehtësuar komunikimin dhe për të lehtësuar marrëdhëniet e Shqipërisë me tregun evropian. Sigurisht që në këtë proces ngjarjet janë të parashikuara; në momentin që zhvillohet apo plotësohet dhe kalohet një hallkë e zinxhirit, ka një hallkë tjetër përpara, derisa të mbërrihet në finish. Normalisht, në një procedurë normale do të duheshin 2 deri në 3 vjet për ratifikimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit. Duke llogaritur se ka hyrë në fuqi në vitin 2006, ne pretendojmë, shpresojmë dhe urojmë që të mbyllet procesi i ratifikimit brenda vitit 2008, gjë që do të na jepte mundësinë që në bashkëpunim me Komisionin Evropian, në bazë të dialogut me ta, të vendosim për momentin për kërkimin e statusit të vendit kandidat, i cili është hapi tjetër para-final, nëse do ta quaja kështu, para marrjes së konsensusit për hapjen e negociatave për aderimin e plotë, pra për pranimin në BE. Ratifikimi është thjesht një proces plotësimi i një procedure. Ajo që ka rëndësi është kontinuiteti, vazhdimësia, serioziteti dhe dëshmia ose dëshmimi i vullnetit për të ndërmarrë reforma, që për hir të së vërtetës janë jo gjithmonë të mirëpritura nga një faktor i brendshëm, ose jo gjithmonë të mirëkuptuara nga faktori i brendshëm. Shpjegimi i reformave që bëhen për hir të integrimit brenda një shteti, një vendi që aderon të jetë pjesë e BE-së, është një eksperiencë e vështirë për të gjitha shtetet që janë anëtare të reja të BE-së, pra për të gjitha ato shtete që kanë kaluar në këtë fazë dhe në këtë ecuri deri në momentin e anëtarësimit të plotë ne BE. Momenti i qasjes së standardeve kombëtare me standardet e BE-së sigurisht që është një moment i vështirë, nganjëherë me shkopinj nën rrota. Dhe, për hir të mosmarrëveshjeve apo duke qenë se është një çështje dhe një aspiratë kaq madhore, fatkeqësisht nganjëherë edhe bëhet peng i debateve politike, që i keqpërdorin reformat dhe debatin për integrim për hir të interesave të ngushta partiake. Por, ndonjëherë edhe ndoshta jo i mirëpritur nga grupet e interesit, sepse vendosja e disa rregullave, të cilat qasin ekonominë, për shembull, në një rast, pra plotësimin e kriterit ekonomik me standardet e BE-së, nganjëherë sigurisht që nuk është e mirëpritur nga grupet e interesit.

RADIO EVROPA E LIRË

Aktualisht, Kosova po gjendet në fazën më kritike për çështjen e përcaktimit të statusit. Ju, si ministre e Integrimit, a mendoni se një integrim ndoshta më i mirë i shqiptarëve në rajon do të sillte një integrim më dinjitoz të tyre në Bashkimin Evropian?

MAJLINDA BREGU

Sot, në Evropë diskutohet për një perspektivë të zgjerimit të Ballkanit perëndimor. Dhe, në qasjen pozitive që kanë për të qenë pjesë e BE-së, duhet të dëshmojnë një vullnet dhe seriozitet, së pari për të respektuar njëri-tjetrin në rajon. Fakti që tashmë ne ndodhemi jo vetëm si shqiptarë, pra në bashkëkombësi, por edhe si një shtet i Ballkanit, para një vendimi i cili duhet marrë dhe që është vonuar shumë, pra pavarësia e Kosovës, përcaktimi final i statusit të saj, sigurisht që një vlerësim pozitiv i reformave të Shqipërisë do të sillte mundësinë që kjo perspektivë pozitiviste të transmetohej, të përdorej edhe si eksperiencë për shtetet tjera, qoftë edhe për shtetet, të cilat pritet që shumë shpejt ta fitojnë pavarësinë e tyre, sikurse është rasti i Kosovës. Absolutisht që ndërmjet nesh dhe Kosovës ka një lidhje tjetër që është shumë e fuqishme, sa që shkëmbimi i eksperiencës midis dy vendeve fqinje. Ne kemi filluar dhe kemi projektuar ide dhe iniciativa, se si kjo eksperiencë e jona mund t’u vijë në ndihmë për të mos pasur rrugë të ndërmjetme dhe boshllëk në procesin e integrimit të nesërm të Kosovës në BE. Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe të vendeve të tjera të rajonit kanë ardhur disa herë në Shqipëri, ku është diskutuar për iniciativa të përbashkëta, për programe të fqinjësisë që ne kemi në kuadër të asistencës së IPA-s [Instrumenti për para-anëtarësim], pra programet e fqinjësisë me vendet e rajonit. Kosova sigurisht që është një nga ato vendet që do të përfitojnë nga këto programet e fqinjësisë me Shqipërinë dhe që janë përfshirë në listën e projekteve, për të cilat ne paraqesim pranë Komisionit Evropian kërkesën për miratim për fondet e IPA-s. Për shembull, në programin e IPA-s 2008, një nga komponentët në programet e fqinjësisë dhe bashkëpunimit rajonal është edhe hartimi i projekteve jo vetëm ndërmjet njerëzve, pra njerëzit për njerëzit, por edhe i projekteve të rëndësishme infrastrukturore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Retorikat, shpeshherë të prapambetjes, të konflikteve, të tezave diversioniste, të ndarjeve, të rindarjeve, të kthimit të teorive të vjetra të braktisura nacionaliste, të braktisura prej kohësh tashmë nga qasjet evropiane dhe perëndimore, nuk janë rasti për t’u diskutuar apo trumbetuar me forcë nga çdo politikan që ka kuptuar se ku është e ardhmja e një vendi të Ballkanit perëndimor.

Suela Musta

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu