Nr. 110 i gazetës në print

0
Ç’akordim

Në çdo vend të botës, Veriu është më i zhvilluar se Jugu. Janë resurset, pra pasuritë që marrin shumë shpejt jetë dhe vlefshmëri perspektive bazike. Por çuditërisht në Shqipëri është e kundërta. Ç’akordim. Është politika ekonomike stampë, ajo sociale stampë, janë veprimet e mosveprimet po stampë. Gjithsesi, shtresat shoqërore që meritojnë vëmendje e zhvillim, që kërkojnë integrim në strukturat Euro-Atlantike, që janë të gatshme e të afta të prodhojnë të mirat e veta materiale, jo vetëm që nuk kuptojnë se ç’bëhet e ç’do bëhet, por s’dallojnë as shijen e athët të ambientit. Të këtij ambienti 17 vjet vendnumëro. Të “mënçurit” tallen me këto shtresa, me të “mençurit” nxjerrin kunjin të huajt. Pra, një proçes i gjatë konservimi, ku prodhohen vetëm fjalë të bukura, premtime, a nuk do të ishte normale të shkelte shpejt në kapërcyellin e theqafjes?

Ja misioni ynë është të themi, aq sa s’mund të mos e themi. Pak ditë më parë Grupimi “Creativ City” (Qytetet Krijuese), i mbështetur nga Fondacioni Zvicerrian Por Helvatia, paraqiti para personaliteteve të artit e kulturës në Shkodër një panoramë të punës së vet 3 vjeçare në Shqipëri. Cicëroni, që normalisht paguhet rreth 1000 USD në ditë, pasi tregon për lyerjan e ca fasadave në Pogradec e Shkodër, në monitor shfaq ca pamje nga Parisi, Londra, Vendet e Amerikës Latine, Italia, etj. dhe shkrihej nga kënaqësia që po ndihmon kaq “shumë”. E para, ai nuk e dinte se të pranishmit i kishin vizituar ato vende, se kishin njohuri për perëndimin. E dyta dhe çka është jo vetëm e keqe, por edhe fyese, jo rrallë të huajt i konsiderojnë shqiptarët si indianë. Në të vërtetë, kryeqendra e kulturës shqiptare, Shkodra, i ka kaluar prej vitesh fazat e njohjes dhe shijet e audiencës së këtij vendi janë perëndimore, paçka se përfaqësimi politik që në të vërtetë është motorri i lëvizjes, nuk është në nivelet e duhura. Këtij fruti që s’po di të piqet, derisa në zgjedhjet e ardhshme të hidhet në kosh, i ka paguar haraç jo të vogël Veriu shqiptar.

Dy ditë pas paraqitjes së letrave kredenciale tek presidenti i Republikës, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri vizitoi pikërisht Shkodrën. Kjo mendojmë se flet shumë. Një kolegia jonë, në takimin me gazetarët në ambientet e Konsullatës në Shkodër, i bëri një pyetje lidhur me superstradën Shkodër – Hani i Hotit dhe Parkun Industrial nëzonën e Koplikut, investime të marra përsipër nga qeveria italiane. Nuk është temë sot, e njihte apo jo problemin. Rëndësi ka që diplomati i karrierës Saba D’Elia, u përpoq të lërë të hapur çështjen mbase edhe të mbyllur, duke theksuar; kohë optimale; marrëdhënie të mira; perspektiva integruese etj. Është momenti t’i kujtojmë lexuesit tonë në gjithë botën, se që në vitin 2001, gazeta jonë ka publikuar dobësitë e palës shqiptare dhe ka lëshuar kushtrimin se superstrada rreth 32 kilometër e gjatë që do hapte perspektiva të mëdha punësimi e biznesi, do futet nëpër kalendrat greke. Ende as sot nuk ka një studim, ende nuk është zgjidhur problemi i shpronësimit të tokës, ende nuk ka një projekt, ende nuk ka preventiv! Madje edhe ankesat e palës italiane janë shpërfillur. Dhe pikërisht, si asnjëherë tjetër, pala italiane, fundet i ka mbartuir nga viti në vit.

Edhe këto dy projekte do ishin një fillim i mirë për zhvillimin e zonës Verilindore. Kujtojmë një insepktim të para dy vjetëve e pak, të diplomatëve e biznesmenëve italianë në këto dy projekte, ku një ish prefekt, Gjovalin Kolombi, demonstroi gjeolobing të dobët, saqë asokohe mediat e deshifruan ngrirje. Duke qenë afër këtyre problemeve, një prononcim i rëndësishëm nga Ministria e Jashtme, thotë për gazetën tonë se, superstrada do fillojë aty nga maji i vitit të ardhshëm. Por ç’do të bëjë pala italiane, pasi është vështirë që në një takim të dytë të fitosh respektin që s’fitove në takimin e parë. Sidoqoftë, sot që shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian kanë ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Shqipërinë, një ambicie më e matur diplomatike pritet të akondoi ç’akordimet aksidentale. Në sfondin e një shfaqjeje apo kurajoje interesash të dyanshme, të paktën pala shqiptare nuk duhet më kurrsesi të pengojë vetveten. Nëse ndodh kjo, ne këtu jemi. Do i kujtojmë edhe shumëçka votuesit.

Sokol Pepushaj

 

Shkodrani demokrat qe as ne thellësi te Alpeve shqiptare nuk gjeti sigurinë e jetës

Quhet Markoz Tinaj. Ka lindur ne qytetin e Shkodres me 9 shkurt 1977, ku edhe është rritur duke vazhduar traditën e tij familjare ne pjesëmarrje te proceseve demokratike te Shqipërisë, duke dhënë një kontribut cilësorë ne aktivizimin gjate këtyre proceseve demokratike. Historia e tij, është  ngjashme si edhe e shume demokrateve te vërtetë ne shpirt, te etur për liri e demokraci, por duke qene një shembull unikal ne llojin e vet.

Markozi u rrit ne shtratin e ngrohte te familjes se tij, duke u mëkuar me idealet me te pastra demokratike. Pas vuajtjeve te tmerrshme gjysme- shekullore neper burgjet e internimet famëkeqe te regjimit komunist, familja Tinaj përqafoi proceset demokratike ne Shkodër, e cila ishte pishtar i Demokracisë shqiptare. Prindërit e Markozit, babai Dede Tinaj dhe nena Leze Tinaj, u bene antare te Partisë Demokratike, e para parti opozitare ne Shqipëri qe ne vitin 1991. I mëkuar qe ne djep me idetë antikomuniste, edhe Markozi do te ndiqte rruge e Demokracisë, duke u anëtarësuar ne Partine Demokristiane te Shqipërisë ne nëntor 1995. Vetëm tre muaj me pas, qëllimisht për ta penguar atë ne aktivizimin politik me Partine Demokristiane si dhe për ta larguar nga skena politike, ai është kërkuar te mobilizohet ne Shërbimin Ushtarak, te cilin e kreu nga marsi 1996 deri ne mars 1997. Duke mos u stepur, me forca me te shumëfishuara, me një dëshirë ne rritje dhe pjekuri me te madhe, pas lirimit nga ushtria Markozi ka vijuar aktivitetin e tij ne mbështetje dhe përkrahje te Partisë Demokristiane, ku jeta e tij u rrezikua seriozisht gjate rebelimit neo- komunist te vitit 1997.

Me 14 shtator 1998, pasi kishte marre pjese ne ceremoninë e varrimit ne Tirane  te Azem Hajdarit, Liderit te pare te Partisë  Demokratike, është rrahuar dhe arrestuar nga policia shqiptare duke u mbajtur tre dite ne izolim te plote.

Ne qytetin e Shkodres, duke jetuar i rrethuar me disa ekstremiste socialiste qe e kërcënonin me eliminim fizik, shokët dhe familja e tij, për ti shpëtuar jetën, njoftuan publikisht se ai ka braktisur Shqipërinë, duke u larguar jashtë vendit. Por ne fakt, për te siguruar jetën e tij te kërcënuar seriozisht, ishte strehuar ne shtëpinë e xhaxhait te tij ne fshatin Vermosh ne Komunës Kelmend, tek Dode Tinaj. Ne fshatin e familjes se tij, aty ku kishte rrënjët e fisit, ne Vermosh, duke gjetur mbështetje nga djali i xhaxhait Ejell Tinaj, i cili ishte kryetar i Partisë Demokristiane te fshatit Vermosh qe ne korrik 1997, Markozi rifilloi aktivitetin e tij ne përkrahje te PDK-se dhe te ideve demokristiane. Me 22 nëntor 1998, gjate referendumit për kushtetutën, i cili u bojkotua nga te gjitha partitë e djathta opozitare, ku ne Vermosh votonin banoret e tete fshatrave te zonës Kelmend, Markoz Tinaj është arrestuar nga policia e zonës bashke me Ejell Tinaj, kryetar i Partisë Demokristiane (PDK) te fshatit Vermosh. Edhe kryetari i Partisë Demokristiane për Komunën e Kelmendit, Leonard Vucaj u arrestua. Pas arrestimit te tyre, te tre këto persona janë mbajtur ne izolim, duke u keqtrajtuar dhe rrahur barbarisht për katër dite me rradhe ne Tamare, qendra e Komunës Kelmend. Pas këtij incidenti, Markoz Tinaj, duke qene i kërcënuar dhe i frikësuar për jetën e tij, i është shmangur çdo aktiviteti publik, duke qëndruar vetëm ne shtëpinë e xhaxhait te tij dhe duke punuar pune te ndryshme bujqësore ne token e familjes se tyre. Pas zgjedhjeve te 3 korrikut 2005, Markoz Tinaj është zgjedhur nga shokët e tij te Partisë Demokristiane te fshatit Vermosh si kryetar i saj, për ta drejtuar atë. Gjate periudhës se qenies ne drejtim te kësaj partie, Markozi ka organizuar disa here mbledhje ne shtëpinë e xhaxhait te tij. Ne një nga këto mbledhje, pikërisht me 1 nëntor 2006, kur antare te Partisë Demokristiane te fshatit Vermosh ishin mbledhur ne shtëpinë e xhaxhait te Markoz tinaj, policia e zonës se Kelmendit ka shkuar aty për te kontrolluar shtëpinë për arme. Gjate kontrollit te shtëpisë, Markoz Tinaj është keqtrajtuar dhe lënduar nga policia dhe te afërmit e tij e kane dërguar me urgjence ne Spitalin Rajonal te Shkodres, ku ai ka marre trajtimin e nevojshëm mjekësor për rreth një jave. Pas këtij incidenti, duke mos patur as siguri dhe as garanci për jetën e tij, jo vetëm ne Shkodër ku është lindur e rritur, por tashme as ne thellësi te Alpeve ne Vermosh nga ku rrjedh familja e tij, Markoz Tinaj detyrohet te largohet nga Shqipëria ne kërkim te shpëtimit te jetës se tij.

Është kjo drama e këtij te riu, i cili nuk mundi te gëzojë jetën ne vendlindje, por as ne token e te pareve. Nuk kishte asnjë faj, asnjë mëkat, përveç dëshirës për te kontribuar për vendin e tij përmes aktivizimit dhe përkushtimit për idetë demokristiane, te cilat kane ndërtuar qytetërime dhe civilizime ne mbare globin, me përjashtim te Shqipërisë mesa duket.

 

Politika, frikë nga hapja e dosjeve për spiunët e regjimit

 

U bë një vit që politika shqiptare po “gëzon” heshtjen dhe zvetënimin e hapjes së dosjeve dhe konfirmimin e “spiunëve” të sigurimit të shtetit shqiptar në periudhën e errët komuniste. Për këtë, segmente të caktuara të politikës, të përlyera ose jo në historinë e bashkëpunëtorëve të shtetit, një vit më parë kishin “përveshur duart” për të nxjerrë në dritë identitetin e gjithë shërbenjësve të Komunizmit nën funksionin e spiunëve, të cilët mendohet se janë një numër i konsiderueshëm personazhesh të përfshira në elitën aktuale të politikës.

Megjithëse pranohet hapur se në administratë, në qeverisje dhe Kuvend, ka bashkëpunëtorë të sigurimit, ende askush nuk ka kurajën për hedhjen e një hapi final për pastrimin e tyre nga bashkëpunëtorët e sigurimit. Për këtë çështje Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe ajo Demokristiane, saktësisht më 25, 26 dhe 27 tetor të 2006-ës kishin hartuar projektligjet përkatëse për verifikimin e të qenit bashkëpunëtor të Shërbimeve sekrete shqiptare për periudhën e regjimit komunist të funksionarëve të lartë publikë. E megjithatë pas iniciativës së tre partive politike dhe pas zallamahisë dhe zhurmës së krijuar nga to, asgjë më tepër nuk ndodhi. Madje për më tepër në skenën e funksionarëve politikë shumëkush u përpoq të bëjë apologji të fortë për të kundërshtuar hapjen e dosjeve. Por fakti që ende sot çështja e spiunëve nuk është begenisur, pavarësisht iniciativave të disa partive politike, tregon se frika për zbardhjen e dosjeve sekrete ka mbërthyer klasën politike. Çfarë e ka penguar këtë të fundit të institucionalizojë dënimin e profesionit famëkeq të bashkëpunëtorëve të shteti komunist? Një hamendësim simotër me realitetin tregon se për vendin tonë do të ishte një “hata” e madhe dhe një shembje jo vetëm historisë 45-të vjeçare komuniste, por edhe asaj 17-të vjeçare të demokracisë. Të dyja periudhat kanë si personazhe të kësaj historie aktorë të përbashkët, “spiunë” të regjimit dhe orvatje e dënueshme e këtyre të fundit për të mbijetuar në demokraci, madje edhe në drejtime zyrtare. Për këtë konfirmohen kriminelë të përbashkët, që provojnë të hanë “bukë” si spiun dhe si politikan aktual. Kështu në administratën publike, qeveri apo parlament vazhdojnë të gëlojnë “koka” të instrumentit famëkeq diktatorial, të cilët përveçse ende të pandëshkuar për krimet e shëmtuara, gëzojnë privilegje të tejskajshme.

Projektligjet për “spiunët”

Projektligjet për largimin nga administrata të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nuk janë parashikuar në axhendën e Kuvendit të Shqipërisë në sesionet parlamentare. Në këtë mënyrë pezullohen sërish procedurat për projektligjet e paraqitura nga tre partitë, PD, PS dhe PDK. Historia ri erdhi në vëmendjen e të gjithëve pikërisht në fillim të vitit 2005, kur deputeti Nard Ndoka, paraqiti në Kuvend projektin për hapjen e dosjeve dhe përjashtimin nga administrata të ish-bashkëpunëtorëve të regjimit. Ndërkaq në vijimësi të çështjes, në 9 tetor të vitit që shkoi, Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën e Këshillit të Evropës, përmes së cilës kërkohet zbardhja e historisë së vërtetë të krimeve të bëra gjatë diktaturës komuniste. Më pas respektivisht PD, PS dhe PDK dorëzuan në Kuvend projektet me tituj të ndryshëm port ë njëjtë në qëllimin e tyre për hapjen e dosjeve respektivisht në 25, 26 dhe 27 tetor të 2006. por pavarësisht projekteve në fjalë ende sot nuk është hapur rruga e diskutimit konkret duke reflektuar në këtë mënyrë vullnetin e “fshehur” të ish-spiunëve të regjimit, tashmë në funksione të ndryshme në administratën shtetërore, apo edhe e atyre që përmes rrotacioneve të pushteteve në statusin e politikanëve të thjeshtë, nëse vërtet mund të konsiderohen kështu parlamentarët. Kështu heshtja e deritanishme duket se kërkon që dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, të mbeten të mbyllura dhe për një kohë të gjatë të papërcaktuar. Ndonëse parlamentarët shqiptarë trumbetuan zhurmshëm zbardhjen e të dhënave për ish-sigurimsat që janë sot deputet, apo kanë funksione në administratën shtetërore, deri më tani rezulton se vullneti i tyre ka qenë fals. Pas gjithë kësaj çdokush natyrshëm e çon mendimin në shtigjet e padëshiruara të politikanëve shqiptarë, sipas të cilave shumë prej tyre kanë frikë të përballen me hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e identiteteve të pseudonimeve si”Gjeli”, “Këndezi”, “Sqepi”, “Çorapja”, “Çiklisti”, “Masoviku”, “Alfons Ballsha” , “Shishja e Qumështit”, “Naftëtari”, “Demoni”, “I Vogli”, “Qukapiku”, “Inxhinieri”, “Medicina”, “Cigarja”, “Anteu”, “Çiftelia” , “Nëmërçka”, “Ylli”, “Serbi”, “Llulla”, “Financieri”, “Qershia”, Kali i Shalës”, “Lëngaraqi”, “Plepi”, “Koromane”, “Daja”, “Poli Veriut”, “Korabi” dhe “Dizenjatoria” që janë përfolur, trumbetuar në parlament, fushata elektorale dhe shtyp. Ende asnjë hap konkret nga parlamentarët shqiptarë në zbardhjen e tyre. Duke u rikthyer në retrospektivë, politika e para një viti provoi tensionin dhe debatin e gjerë që përfshiu pothuajse të gjithë shoqërinë shqiptare. Meqenëse ky tension mund të sillte dhe hapjen reale të dosjeve gjithçka u mbyll duke lënë pezull në dritëhijen mediatike, tymnajën e të vërtetës së dhimbshme.

Frika e politikës

Si nga politikanët me përfaqësi rozë apo blu, vihet re një tërheqje ndaj diskutimit të problemit të bashkëpunëtoreve te sigurimit famëkeq. “45 vite diktaturë të shkuara të harruara” ishte kjo përgjigja e politikanëve ndaj interesit të gazetarëve për zvarritjen e çështjes së hapjes së dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit diktatorial. Vetë ndërgjegjësimi i politikës së para një viti, pati si slogan “bashkëpunëtorët e regjimit? Çështje e dorës së dytë”. Kaq mjaftoi që projektligjet, si duket e pamenduara mirë, të tre partive politike arsyetoheshin se do të shqyrtoheshin në javët e ardhshme. Prishaqejfas, të gjithë ata që e kishin pësuar nga puna e zezë, antinjerëzore e spiunëve të shtetit, vranë nervat duke pritur javë dhe muaj të tëra për të mbërritur në harresën e zbardhjes së dosjeve, duke lënë të lirë ata politikanë që syresh sot përpiqen të bëjnë punë të mira për Shqipërinë, edhe pse në kohën e regjimit ishin kryekëput spiunë dhe bashkëpunëtorë të shpifjeve. Për më tepër as sot nuk pritet që në programin e punimeve parlamentare, të parashikohet diskutimi i tre projektligjeve të nisura. Mungesa e vullnetit të palëve politikë, për zbardhjen e bashkëpunëtorëve “spiunë”, mbetet një histori e errët e plot viteve komunizëm, por edhe një dramë e politikanëve shqiptarë që syresh reklamojnë pastërtinë biografisë së tyre.

Çfarë e detyroi politikën të hapte çështjen e “dosjeve të mbyllura”

Ata që më së shumti kanë ngritur zërin kundër indiferencës së politikës shqiptare për krimet e komunizmit, dhe veçanërisht për spiunët e regjimit, janë shoqatat e të drejtave të njeriut. Por parlamentarët shqiptarë e kanë pasur zakon të mos i njohin shoqatat, pasi shpeshherë i kanë cilësuar me përmbajtje politike. Në këtë situatë ajo që trallisi parlamentarët shqiptarë, ishte një kërkesë e asamblesë së Këshillit Evropian që ka detyruar deputetët të rihapin çështjen në fjalë. Kjo, pasi u kërkua që të dënoheshin krimet e kryera nga diktatura, si pasojë e së cilës u vranë mijëra vetë dhe u dënuan me burgim apo internim mbi 300 mijë shqiptarë. Shqipëria ishte ndër vendet e vetme që nuk e kishte miratuar një rezolutë të tillë. Megjithatë veç kësaj ekspertët kërkuan dhe rihapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrihej që vendi të hidhte hapa të drejtë drejt demokracisë reale dhe kapërcimin e lidhjes me komunizmin.

KE: Hapja e dosjeve, vetëm për zyrtarët shqiptarë

Në vitin 2006 nga Evropa kanë ardhur indikacione që kanë përcaktuar indikacionet e standardeve të krimin komunist. Një kërkesë kjo që tashmë ekziston në një natyrë të institucionalizuar. Pavarësisht kërkesës së KE në kuadër të të drejtave të njeriut, për shkak të vullnetit të gjymtuar të klasës politike shqiptare, spiunët dhe historitë e tyre famëkeqe mbeten ende pa një forcë ligjore kushtetuese, së paku për të dënuar krimin e specifikuar të spiunëve, bashkëpunëtorë të regjimit komunist. Qartësisht KE ka kërkuar dënimin e historisë me krime. Këshilli i Evropës ka kërkuar dënimin e krimeve të komunizmit dhe bashkë me këtë kërkesë, ishte edhe një vërejtje e këtij këshilli për vonesën në dënimin e tyre pasi Shqipëria është cilësuar si një nga vendet më të vonuara në këtë drejtim. Por vërejtja e KE, pësoi manipulimin e Parlamentit shqiptar duke e trajtuar këtë çështje në mënyrën më pak serioze të mundshme duke lenë pezull gjithshka. Në fakt sistemi komunist detyroi një pjesë të madhe të popullsisë të bashkëpunonte me SHIK, ekspertët kanë kërkuar hapjen e dosjeve vetëm për punonjësit e administratës, dhe të deputetëve. Kjo pasi zbardhja e tyre për të gjithë të implikuarit në masë, do të provokonte konfliktet personale, mes spiunëve, të detyruar ose jo, dhe të dënuarve që vuajtën në diktaturë.

Demokraci mbi themele të rreme

Ajo çka mund të konsiderohet një shqetësim serioz për të gjithë shqiptarët është zhvillimi i demokracisë me aktorë të cilët përfaqësojnë një identitet të rreme shumë fytyrash. Shumë zëra të ardhura nga Brenda dhe jashtë, partizanë të hapjes së dosjeve kanë theksuar se nuk është e rëndësishme të konfirmohet nëse ka qenë “spiun” një qytetar i thjeshte, por elita politike në krye të vendit, qofshin këta demokrate, disidente, te majte, te djathte, te çfarëdolloj ngjyre politike, zbardhjen e figurave të të cilëve duhet t’ia kishte borxh demokracia. A mundet te ngrihet nje demokraci e shëndoshe mbi themele te rreme? Zyrtarët shqiptarë të implikuar në këtë çështje janë dyfish fajtorë, për shkak të asaj që kanë bërë dhe për arsye se vazhdojnë të qëndrojnë me grykësi në majat e politikës.

 

 

 

Golia kunder Davidit

 

Edi Rama kunder Fatos Nanos? Apo Fatos Nano kunder Edi Rames! Brenda Partise Socialiste eshte nje perplasje gjigantesh. I forte nga vota e drejtperdrejte e popullit socialist, i dobet duke qene jashte Kuvendit. I forte nga mbeshtetja e deputeteve socialiste dhe nga e kaluara 8 vjecare ne pushtet si fitues, i dobet nga pozitat aktuale ne Partine Socialiste.

Te gjithe mendojne se Nano eshte prane krijimit te nje force te re politike. Ne fakt kjo eshte logjika, meqenese ish- kryeministri po troket ne dere nga pas saj. Por nje parti mund te krijoje edhe Edi Rama, gjithmone nese do te rezultoje minorance brenda subjektit te drejton. Nano kerkon mbeshtetjen e antaresise roze. Rama ka tashme ne dore te gjitha strukturat e PS-se.

“Se bashku fitojme” eshte sllogani i Nanos, i cili tingellon dicka i pakuptimte teksa po paraqitet para bazes socialiste si kritizer dhe alternative perballe Rames. “Dialog me Shqiperine” eshte sllogani i Rames, por ne fakt ne shume takime, ai ka zhvilluar nje monolog te gjate, pa ia dhene te drejten antareve apo atyre qe mendojne ndryshe, te shprehen.

“Ushtria e Paqes” e promovuar nga Nano, deri tani rezulton te kete me shume gjenerale se ushtare. Me gjuhen e luftrave, ka shume mundesi te humbase betejen. “Ushtria Socialiste” ka shume, shume ushtare. Gjeneralet nese nuk jane te pakte, deri tani nuk kane dhene kontribut per fitoren e komandatit Rama.

Nano vazhdon te jete karizmatik per bazen socialiste. Edhe nen ze, pjese te strukturave te PS-se ne qytete e komuna, bejne tifo per Nanon dhe nese do tu rikerkohet vota per lidershipin, duket se mendimin e kane te pjekur. Rama ka qene  dhe mbetet karizmatik, por jo brenda strukturave te Partise Socialiste. “Dora e hekurt” e Rames, i cili nje parti- bashkim vullnetar individesh- liberaliste, kerkon ta ktheje ne nje Bashki te Tiranes, ku administrata kryen nje pune kundrejt rroges dhe jane totalisht nomenklature e kryebashkiakut, ka krijuar nje hendek te madh ne mes tij dhe bazes. Mire apo keq, socialistet nga tronditja ideologjike kur pane per here te pare KPD-ne e PS-se “live” ne TV, kaluan ne eufori per demokracine qe lulezon brenda rradheve. Kjo eshte zevendesuar edhe nje tutele, ku edhe per nje prononcim te thjeshte per mediat, duhet ta beje vetem sekretari dhe vetem me leje nga kryetari i madh Rama.

Aktualisht, njerezit qe i shkojne pas apo neper takime Nanos, nuk mund te realizojne asnje interes as ekonomik, as te ndonje natyre tjeter. Mund te flitet per nostalgji per “komandantin” legjendar apo “shlyerje” detyrimesh te qeverisjes 8- vjecare te PS-se nga shume ish- pushtetare apo zyrtare. Rama pervec pushtetit te pakontestueshem ne PS, prej shume vitesh ka edhe Bashkine e Tiranes, me te cilen jane te lidhura shume interesa, brenda dhe jashte subjektit politik me te madh te opozites.

Rama i trembet Nanos: ne loje eshte karrikja e kryesocialistit, por edhe poltroni i nje tjeter mandati si kryebashkiak i Tiranes. Nano nuk i trembet Rames: nuk ka se cfare humbet si proletaret, pervec prangave ne revolucione!

Gjithandej Nano perpiqet te jape idene se largimi nga drejtimi i PS-se, nuk eshte qellim ne vetvete i levizjes se kryesuar nga ai. Ish- kryeministri deklaron se po perpiqet per shendoshjen dhe unifikimin e partise me te madhe opozitare. Edi Rama, pasi u perpoq per nje kohe te gjate ta injoroje permes heshtjes paraardhesin e tij, tashme thuajse ne cdo takim, direkt ose indirekt anatemon Nanon. Askush nuk ka dyshimin me te vogel se tashme kjo perballje ideshe apo konceptesh politike, po kthehet ne nje beteje te vogel personale Nano- Rama. Sigurisht, nje ndikim jo te vogel ka edhe qendrimi ne pozicione diametralisht ne kunderta gjate procesit te zgjedhjes se presidentit te ri te vendit. Takimet ne mes tyre, formale dhe informale, brenda dhe jashte selise roze, kane ndikuar qe ata te njihen edhe me mire ne pozicionet aktuale te sejcilit. Ne ato pak minuta qe kane qendruar perballe, Nano ka mundur te hulumtoje pasuesin e tij ne karriken e lene bosh, por  tashme shume me te fuqishem nga “nje antar, nje vote” dhe nje statut qe i jep pushtet shume pak te kufizueshem ne PS. Ne pozicionin e nje kandidati presidencial qe nuk ka mundur akoma te kete mbeshtetjen e subjektit qe e krijoi dhe drejtoi per rreth 15 vite, Rama ka pare tek Nano shenja te nje brishtesie politike sipas gjasave.

Tashme gjithcka ka ndryshuar. Rama ia shuajti Nanos “endrren” presidenciale duke i vene perballe indirekt Neritan Ceken, i cili vete e ka pranuar publikisht se kishte marre bekimin e kryesocialistit per kandidaturen e tij presidenciale. Edhe Nano, me 6 votat e perkrahesve te tij ne favor te opit- president, i shuajti Rames endrren e lekundur prej rreth 2 vitesh ne shtratin e zgjedhjeve te parakohshme.

Beteja eshte zhvendosur ne Partine Socialiste. Dy “ushtrite” jane vene perballe. Ne pamje te pare, ushtria “zyrtare” socialiste e Rames, eshte me e madhe ne numer. Ushtria “e paqes” e Nanos eshte me e paket. Te dyja jane larg pushtetit, te pakten edhe per dy vite. Pra, kane kohe te mjaftueshme dhe energji per tu “veteluftuar” ne kete front te vetem. Rama eshte karizmatik, por me shume jashte rradheve te PS-se dhe me shume tek simpatizantet. Kjo per vete postin e kryebashkiakut te Tiranes. Nano ka qene karizmatik brenda partise qe vete krijoi dhe ka mbi supe kreditet e 8 viteve qeverisje te vendit, me rreth 56 ministra te emeruar, por prej te cileve te pakten 36 i kane dale kunder ne kete levizje. Pas afrimit me Berishen, Nanos i jane shtuar jo vetem disa kredite te tjera, por edhe nje suport mbase i padukshem ne garen e tij per kreun e PS-se.

Nje nga perballjet me te bujshme ne faqet e librave te shenjte, eshte ajo ne mes Davidit dhe Golise. Per ata qe jane jo shume te njohur me ngjarjen biblike, Davidi ishte nje bari imcak, por me besim te patundur tek Zoti. Me pare kishte mundur ne nje perballje te pabarabarte nje luan qe i kercenonte tufen. Golia ishte nje ushtar gjigant filisteas, rreth 3 meter i larte, i cili vihej ne balle te ushtrise per ti dhene zemer pasuesve per sulm kunder izraeliteve. Filistejte ishin me te shumte ne numer dhe me Golian ne krye, kishin epersi. Pas disa betejave, Davidi paraqitet tek mbreti i Izraelit dhe kerkon te perballet me Goline ne nje dyluftim. Edhe pse shume mosbesues perballe nje te riu shume imcak, duke mos patur asnje alternative tjeter, mbreti izraelit pranon: nje viktime me pak apo me shume, nuk luante rol ne kete lufte! Golia, nje pagan i asaj periudhe, zgjedh shume arme te sofistikuara per tu perballur me djaloshin imcak. Nderkohe, Davidi, nje trupvogel por me besim te patundur tek Zoti, perdor vetem nje gurehedhes, me te cilin kishte vrare edhe luanin qe i kercenonte tufen. Pasi nuk qellon ne shenje me te gjitha armet qe dispononte (Davidi sigurisht ishte i mbrojtur nga Zoti), Davidi merr shenje, dhe me mendjen e zemren tek Hyji, leshon gurin, i cili e godet gjigantin Golia ne mes te ballit, duke e lene te vdekur!

Nuk mund te percaktojme qarte se cili eshte Davidi, Nano apo Rama; ashtu sic nuk mund te themi se cili eshte apo mund te jete ne fund te kesaj perballjeje Golia, gjiganti i keq dhe pagan. Nje gje eshte e sigurte: kush do te jete me bindes me bazen socialiste, qe si rregull duhet te jete Zot ne PS, do te triumfoje. Megjithate, tregimet biblike kane shume me teper moral, ku e mira triumfon mbi te keqen, krahasuar me cdo subject tjeter politik ne Shqiperi, ku nuk ekzistojne rregulla, aq me pak te moralit!

Blerti DELIJA

 

 

 

Deformime presidenciale të republikës parlamentare

 

Me t’u zgjedhur presidenti Topi fitoi një protagonizëm politik dhe institucional tërësisht në shproporcion me rolin e Presidencës në një republikë parlamentare si kjo e jona. Fillimisht u bë nismëtar i reformës në drejtësi, më pas foli për universitetet private, për pronën, bujqësinë dhe një sërë çështjesh që e shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Natyrisht çdo politikan dhe për më tepër presidenti, ka të drejtën dhe detyrimin të shprehet për çështje të tilla.

Ama është jashtë natyrës së Presidencës që të bëhet iniciatore apo burim i reformave, ndonëse mund dhe duhet të jetë pjesë e tyre Në një republikë parlamentare, reformat, edhe në drejtësi, iniciohen nga ekzekutivi. Prandaj mes tre institucioneve, Qeveri, Parlament dhe Presidencë, e para ka stafin, ekspertizën dhe buxhetin më të madh se dy të tjerat në fushën e drejtësisë. E thënë ndryshe, Qeveria ka Ministrinë e Drejtësisë, e cila për nga qëllimi, ekspertiza, kapacitetet apo numri i punonjësve ia kalon Parlamentit dhe e lë në bisht Presidencën, ku juristët numërohen me gishta. Dhe kjo është diçka normale në një Republikë Parlamentare, ku iniciativa legjislative vjen në mbi 90% të rasteve nga ekzekutivi. Është ky i fundit që ka për detyrë të kryejë reforma edhe duke siguruar konsensusin e opozitës kur është e nevojshme, apo duke kërkuar votëbesim në elektorat kur i mungojnë numrat në Parlament. Kurse Presidenca, në republikën tonë parlamentare, është më shumë një institucion simbolik, ndonëse me ndikim ndoshta të tepruar në sistemin e drejtësisë. Për këtë arsye, Presidenca nuk mund të sillet si ekzekutiv duke ‘iniciuar’ reforma, jo vetëm sepse i mungon tagri kushtetues dhe kapacitetet teknike, por edhe sepse kështu komprometon funksionin e saj unifikues dhe simbol të shtetit. Në thelb reformë do të thotë, së pari, ligj. Ligji hartohet kryesisht në zyrat e ekzekutivit dhe aprovohet me vota në Parlament. Për këtë arsye reforma është gjithmonë një proces politik, që kërkon numra në Parlament, ekspertizë dhe kapacitete teknike në ekzekutiv apo mbështetje direkte në elektorat. Me fjalë të tjera, mes Ekzekutivit, Parlamentit dhe Presidencës, kjo e fundit është më e papërshtatshmja për të kryer apo iniciuar reforma në drejtësi. Përndryshe për të kryer reforma Presidentit do t’i duhej të bënte aleancë me ekzekutivin, duke dalë nga funksioni i tij si garantues i Kushtetutës dhe duke u kthyer në transformues të saj. Fatkeqësisht kjo duket se ka ndodhur dhe po ndodh. Që kur Topi u zgjodh president, ekzekutivi mbeti në hije si promotor i reformës në drejtësi, stafetë të cilën e mori Topi. Shumëkush e priti me entuziazëm iniciativën Topi, me shpresën se ai do kish sukses aty ku kish dështuar ekzekutivi. Shpejt doli se ‘reforma’ Topi konsistonte në heqjen e Sollakut, pra një replikim i reformës Berisha. Megjithatë, nëse Berisha si kryeministër dhe lider i shumicës parlamentare mund ta kërkojë heqjen e Sollakut, kjo nuk është e natyrshme për presidentin, i cili nuk mund dhe nuk duhet të jetë iniciator i ndryshimeve institucionale apo kushtetuese, pasi roli i tij është të jetë garant i Kushtetutës dhe jo formulues i saj. Ky rol i përket Parlamentit dhe Ekzekutivit si të zgjedhur të sovranit, duke përfshirë edhe çështje të tilla, si kufizimi i mandatit të prokurorit. Prandaj thirrjet e Topit ndaj Sollakut për t’u larguar, pasi askush nuk duhet të jetë i përjetshëm, bëhen në adresën e gabuar. Kufizimin e mandatit e bën Parlamenti dhe jo Prokuroria, ndërsa Parlamentin e vë në lëvizje Ekzekutivi ose partia në pushtet. Por Ekzekutivi nuk ka si të vihet në lëvizje kur reformën në drejtësi ia ka deleguar Topit, të cilin duket se e konsideron një zgjatim të saj në Presidencë. Kështu zhvillohet një lojë, ku topi kalon herë te Presidenca, herë tek Ekzekutivi dhe herë në Parlament. Zv.kryeministri thotë që reforma në drejtësi është punë e Parlamentit, Parlamenti pret reformën nga Ekzekutivi, Ekzekutivi pret që Presidenti të heqë Sollakun, ndërsa Presidenti ia kalon topin Parlamentit, kur deklaron se nëse Sollaku nuk ikën, mund të ngrihen komisione parlamentare. E rëndësishme është që topi mos të kalojë nga opozita. Në këtë lojë ‘e ka kush e ka’, jo vetëm që reforma në drejtësi nuk po duket gjëkundi, por janë deformuar edhe Ekzekutivi, Parlamenti dhe Presidenca, që shpesh është e vështirë t’i dallosh nga njëri-tjetri. Kryeministri ndonjëherë flet si president, p.sh., kur deklaron se Sollaku nuk është më çështje e tij, ndërsa Presidenti flet si kryetar i grupit të PD-së, p.sh., kur thotë se Sollaku e ka humbur besimin e tij, çka mund të ketë ndodhur vetëm kur Topi ishte kryetar i grupit të PD-së. I gjithë ky mishmash institucional dhe politik buron nga procesi i deformuar i zgjedhjes së Presidentit, që anashkaloi opozitën institucionale. Shumica e konsideroi dhe vazhdon ta konsiderojë zgjedhjen e Topit në Presidencë si një mundësi për të kontrolluar pjesën natyrore të shtetit, duke anashkaluar opozitën. Atë që nuk mund ta bënte me Presidencën e djeshme apo me numrat e sotëm në Parlament, shumica dëshiron ta arrijë nëpërmjet Topit, të cilin e konsideron të dërguarin e saj në Presidencë. Pikërisht për këtë arsye, si kryetarja e Kuvendit, ashtu edhe Kryeministri, vazhdimisht i kujtojnë Topit qëndrimin e tij ndaj Sollakut kur ishte kryetar i grupit parlamentar të PD-së. A thua se Topi, nënkryetar i PD-së dhe Topi President janë i njëjti entitet politik dhe institucional. Për pasojë, Presidenca si institucion mori një protagonizëm politik dhe institucional që shkon përtej natyrës së saj kushtetuese, duke deformuar vetë sistemin tonë parlamentar. Shumica i ‘delegoi’ Topit reformën e drejtësisë për të cilën Presidenca nuk ka as stafin dhe as kapacitetet e duhura. Por kjo nuk përbën asnjë problem për sa kohë ‘reforma’ nuk nënkupton rikonceptimin e sistemit, por thjesht zëvendësimin e disa titullarëve me të tjerë më besnikë. Kështu, në thelb të reformës në drejtësi është procesi i ngadaltë i zëvendësimit të ‘socialistëve’ me ‘demokratë’ tek institucionet jashtë ekzekutivit. Marrja nën kontroll e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe nëpërmjet Presidencës marrja nën kontroll edhe e Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo na kthen diku aty nga viti 1997, në mos më parë, ku me të ardhur në pushtet, herë në emër të reformës, herë në emër të antiberishizmit dhe herë nëpërmjet ‘të pavarurve’, Partia Socialiste vendosi nën kontroll të gjithë shtetin. Të tjerat, manipulimi i zgjedhjeve apo korrupsioni, ishin thjesht pasoja logjike të kapjes së shtetit në tërësinë e tij. Sot ndodhemi përpara të njëjtit fenomen. Në errësirën që shoqërohet nga zhurma monotone e gjeneratorëve, nën heshtjen e një shoqërie të paralizuar nga apatia, sistemi po bie qetësisht. Deformimi presidencial i Republikës sonë Parlamentare është thjesht një akt në këtë dramë që nuk dihet edhe sa herë duhet ta shohim.

Blendi KAJSIU

 

 

 

Qe politika te mos mbaje peng politiken

 

“Komisioni Shteteror per Verifikimin e Figures se Zyrtareve dhe Personave te tjere, me vendimin nr. 2, date 11.5.1996 ka vendosur se kerkuesi Frrok Cupi nuk mund te kandidohet per deputet ne zgjedhjet e vitit 1996, per shkak se figuron i rregjistruar ne regjistrin model 1/1 me numer rendor 38”.

“Vendimin e Komisionit Shteteror, kerkuesi (Prec Zogaj) e ka atakuar ne Gjykaten e Kasacionit, ku ka parashtruar se eshte e vertete qe pa mbushur moshen 18 vjec, ne vitin 1975, ai ka firmosur nje dokument me anen e te cilit behej informator i Sigurimit te Shtetit, por informatat qe ka dhene nga ajo kohe e deri ne vitin 1983, kane qene te parendesishme dhe nuk kane demtuar persona te tjere, ndersa nga viti 1983 e ka nderprere krejtesisht kete veprimtari”.

Jane ekstrakte te merra nga vendime te Gjykates Kushtetuese, me 23 dhe 17 qershor te vitit 1997, kur ky institucion drejtohej nga Rustem Gjata. Jane vetem dy nga ankimimet e shumta qe bene zyrtare apo ish- te tille gjate viteve te ekzistences se Komisionit per Verifikimin e Figures se Zyrtareve te Larte. Ndersa aktualisht, Prec Zogaj eshte deputet i Kuvendit te Shqiperise, Frrok Cupi ka mbajtur nje pozicion shume te rendesishem, ate te Drejtorit te Pergjithshem te Agjensise Telegrafike Shqiptare (ATSH).

“Ciftelia” e kishte pranuar edhe publikisht faktin e te qenit si informator i Sigurimit te Shtetit, pa i mbushur 18 vjec. Megjithate ai thote se “nuk ka marre njeri ne qafe”. Mund te jete e vertete, sic mund te jete edhe e sakte alternativa tjeter se nuk ka ndonje dokument qe te provoje as ate qe thote “ciftelia”, por as edhe te kunderten e saj. Vetepranimi publik i “ciftelise” duhej te ishte i mjaftueshem qe te linte politiken shqiptare te qete, aq me pak te ulej ne nje karrike te Kuvendit te Shqiperise sot e kesaj dite, duke bere moral edhe per kohen e diktatures sic eshte libri me i fundit “Kufiri”.

Ceshtja “Llulla” eshte disi me ndryshe. Si nje nga gazetaret dhe publicistet me ne ze te post viteve ’90, “llulla” ka arritur te fshihet mire dhe asgje nuk do te ishte bere publike, nese nuk do te kishte shfaqur ambicjet per tu bere deputet. edhe ai e rreshton vehten tek njerezit qe i kushtojne nje rendesi te madhe moralit, por fatmiresisht qe deri tani ai nuk ka mundur te gjeje hapesire ne vendet e Parlamentit, edhe pse nuk mund te thuhet se ka patur poste shume te rendesishme ne administraten e larte shqiptare.

Ne te dy rastet e mesiperme, Kushtetuesja i ka kushtuar rendesi te madhe faktit se “ishin shkelur te drejtat e njeriut”, duke iu mohuar ketyre personave te drejten per tu zgjedhur. Duke ecur disa vite pas atyre qe cituan ne krye, vijme ne ditet tona dhe ne temen e perhershme te politikes, hapjen e dosjeve. Ka mendime por edhe kunder, ndersa te gjithe teorikisht, jemi ne nje mendje se politika duhet te pastrohet, hierarket e saj nuk duhet te kete mekanzima qe ti mbajne “peng” e keshtu me rradhe. Duke qene i sigurte se ky shkrim do te lexohet, per kureshtaret duam te percjellim disa pseudonime qe Sigurimi i Shtetit, u kishte ngjitur bashkepunetoreve te tij ne te gjitha nivelet.

“Corapja” eshte nje ish- ushtarak, i cili prej mese nje dekade spikat jo vetem si botues, por edhe analisto- opinionist i shume mediave vizive dhe ka “namin” si shume i djathte. “Alfons Ballshi” eshte nje tjeter perfaaqesues i spikatur i mediave, ka vetem pak kohe qe ka lene drejtimin e nje gazete,e  cila pas vitit 2005 duket sikur ka rilindur, te pakten duke gjykyar nga reklamat qe i jane shtuar mjaft. “I vogli” eshte nje politikan karriere, aktualisht ka nje post ministror ne kabinetin Berisha dhe eshte nga zonat verilindore te vendit. “Dizenjatori” eshte nje hierark i larte i piramides shteterore, me nje karriere thuajse 10 vjecare ne politike, por me nje sukses te jashtezakonshem dhe te shpejte, duke qene lider i pakontestueshem, me tradicion familjar te ekstremit te djathte, kategori shume e pasur. “Qukapiku” eshte tashme nje ish- deputet nga e djathta ne Kuvendin e Shqiperise, por aktualisht drejtor i nje prej agjencive te krijuara pas 3 korrikut 2005 nga qeveria shqiptare. Bastion i tij ka qene nje nga zonat ne periferi te kryeqytetit, ku edhe sot e kësaj dite konsiderohet lider i padiskutueshem. “Inxhinieri” eshte nje politikan i spikatur karriere, aktualisht eshte ne Kuvendin e Shqiperise si deputet i te majtes. Me heret, ka qene minister ne disa dikastere te rendesishme dhe mban syze. Nje nga ish- drejtuesit e Kuvendit te Shqiperise ne vite, mban nofken e vene nga Sigurimi i Shtetit “Ylli”. Tashme eshte jashte rradheve te politikes aktive, por ka nje peshe jo te vogel ideologjike ne rradhet e te majtes shqiptare. “Financieri” përflitet si nje nga emrat me te cilet ka bashkëpunuar me Sigurimin nje deputet ne Kuvendin e Shqiperise dhe madje minister ne nje dikaster shume te rendesishem qe jo detyrimisht ne vitet e demokracise, ka lidhje me nofken qe i eshte ngjitur. Nje ish- minister i djathte, i cili nuk shquhet shume per penden e tij si publicist, eshte njohur ne regjistrat e Sigurimit te Shtetit me pseudonimin “Shkrimtari”. Eshte perfaqesues i te djathtes shqiptare dhe me heret ka punuar ne institucionet ideologjike te ish- sistemit diktatorial. “Bozhuri” eshte nje perfaqesuesit me te spikatur te gazetarise shqiptare aktualisht, drejtues i lajmeve ne nje nga televizionet kombetare. Duke gjykuar nga mosha aktuale, “rrugen” e shërbimit ndaj atdheut permes strukturave te Sigurimit e ka nisur qe ne moshe te re, edhe pse mjekra e sotme i jep pamjen e nje personi shume me te madh ne moshe. “Holta” eshte nofka e njerit prej drejtuesve te Shoqerise Civile ne Shqiperi, shume prane mediave. Ne nje periudhe te caktuar, emri i tij madje u përfol si konsensual per postin e presidentit te vendit. Nje nga te afërmit e tij, eshte diplomat me pervoje dhe ne karriere ne politiken e jashtme te vendit tone. Nje ish- deputet, diplomat me karriere te re, eshte i fshehur nen emrin “Profesori”. Aktualisht perfaqeson Shqiperine ne nje shtet fqinj, duke qene nje mbrojtes “i flakte” i te drejtave te shqiptareve qe jetojne e punojne atje. Lista e diplomateve vijon me “Dragoin”, i cili aktualisht eshte diplomat ne nje nga vendet e ish- Lindjes, por me heret ka qene drejtues i nje partie te vogel qe ne shume raste identifikohej me emrin e tij, por duke krijuar edhe konceptin e partive “me nje furgon elektorat”. Gjate viteve te diktatures, ishte nje nga pendat me te spikatura te publicistikes, drejtues edhe ne nje nga gazetat e pakta te asaj kohe. Tashme nen petkun e “te djathtit” drejton nje te përditshme shqiptare, por edhe promovues i nje fondacioni me emrin e nje politikani italian. Emri i tij ne Sigurimin e Shtetit eshte “Repsi”. Nje nga polemizuesit me te njohur te shtypit shqiptar, i cili mund te identifikohet si nje mbrojtes i flakte i tezes se “kristianizimit” te Shqiperise edhe gjenetikisht permes pinjollëve te tjere me te njëjtin mbiemër maskohej aso kohe ne shenimet e Sigurimit te Shtetit me emrin “Fatosi”. Imtesia e trupit te tij, mesa duket ka nxitur ne vendosjen e kësaj nofke. Nuk dihet nese vazhdon te shkruaje mire por “Stilografi” eshte shume aktiv ne media si “mbrojtes” i myslimanizmit. Me heret, gjate viteve te diktatures ka qene edhe diplomat i njohur, ne fillimet e demokracise ishte nder themeluesit e pluralizmit. Tashme nje shkrim i tij, vlen nje polemike te madhe ne shtyp. Nje deputet i Kuvendit te Shqiperise, figure e njohur e pluralizmit shqiptar, politikan i lëkundur djathtas, ka nofken “Murrizi”. Nuk dihet se pse eshte quajtur keshtu nga Sigurimi i Shtetit, por mbi koke nuk ka shume lesh.

Keto jane vetem disa nga emrat e atyre, te cilet edhe sot e kësaj dite jane aktive ne jeten shoqerore por edhe ne politiken shqiptare. Opinionet, veprimet e mosveprimet e tyre, kane nje peshe jo te vogel ne shoqerine tone. Kjo liste, e cila eshte shume me e gjate dhe qe ne e disponojme, ka qellim vetem te nxise zbardhjen e nje kapitulli te erret ne jeten e Shqiperise, por edhe te shume figurave publike, te cilat te pakten moralisht, duhet te zhduken nga skena. Askush nuk kërkon ti burgose, ti penalizoje apo edhe ti demaskoje. Thjeshte te largohen, duke mos iu lejuar te tjereve qe ti mbajne peng perjetesisht, pasi keshtu mbahet peng hqiperia dhe ecja e saj përpara. Shume syresh, nga ata qe Sigurimi i Shtetit i “kooptoi” me apo pa deshire, mendojne se gjurmet e tyre tashme jane zhdukur, sidomos ata qe ne periudha te ndryshme te ketyre 17 viteve, mund te kene pasur akses ne arkiva. Asgje nuk eshte prekur, gjithçka ekziston dhe do te ekzistoje. Mbi te gjitha, eshte akoma shume shpejt qe memoria e njerëzve te humbase! Ne numrat e ardhshem, do te bashkëngjisim prane Nofkave te vena nga Sigurimi edhe emrat qe i gjithe opinioni publik ti njohe mekataret e pare qe nuk duan te shlyejne fajet!

Redaksionale

 

 

 

Kur femra zgjidh dhe ngatërron nyjet

 

Do të donim që vlerat të ishin universale, të paprekshme dhe sa herë të flasim për to, t’i konsiderojmë si të tilla, të kërkojmë perfeksionimin e tyre. Por, sa jemi të prirur të rendim pas vlerave? Sa është i prirur njerëzimi t’i kthejë kurrizin antivlerave?. Për fatin tonë të keq, në këto hapësira vlera dhe antivlera flenë në një “shtrat”, qëndrojnë karshi njëra- tjetrës pa u trazuar. Ndërkohë që kjo dukuri shfaqet edhe në vende të tjera, mirëpo atje investohet për të shmangur mpleksjen mes tyre, ose i kthehet kurrizi çdo antivlere.

Besoj se duke u kapur fort pas këtyre dy nocioneve të ndryshme, me kahe të kundërta, gjithkush do të mundte të krijojë një tablo të qartë për shumëçka sillet rreth nesh. Ky problem mund të trajtohet në disa rrafshe: në atë sociologjik, psikologjik, filozofik, historik, social, ekonomik etj, por gjithashtu mund të trajtohet edhe nga aspekti i politikës. Analiza në këtë rast duhet të nisë, pikërisht aty ku përfundon mllefi, inati, ashpërsia, konfliktualiteti, zënkat, pra aty, ku koncepti i tolerancës njerëzore dominon katërcipërisht ndaj urrejtjes.

 

* * *

Pavarësisht, se tradita ballkanike ka tregues negativë sa i përket inkurajimit të femrës në vendimmarrje, megjithatë tek-tuk shfaqen zëra artikulues, që e pranojnë femrën si partnere, dhe janë të gatshëm t’u hapin shtegun dhe t’i besojnë menaxhimin, qoftë edhe në politikë. Plus nëse shtojmë edhe “diktatin” që vjen nga standardet gjasat për përmirësimin e statusit të grave në shoqëri janë shpresëdhënëse. Dikush nga ne mund të thotë: rroftë perëndimi që vendos sanksione ndaj burrave kapadai! Të them të drejtën ky gjykim është i cekët dhe aspak i argumentuar, sepse pikësëpari çdo femër duhet të dijë të reflektojë dhe të ketë një objektiv të caktuar. Sepse ndodh rëndom se mund të futësh hundët në politikë, apo të marrësh përsipër të jesh në krye të punëve në një ndërmarrje, fondacion, universitet, në qeveri dhe e katranos fare. Mund të ndodhë edhe më e keqja: krekosja dhe mbivlerësimi mund të na marrë në qafë për gjithë jetën. Në kushtet aktuale është vështirë të vendosen pikat mbi I, apo të merret një përgjegjësi kaq e madhe, nëse me vetëdije nuk e pranon ndërhyrjen “kirurgjikale” për të hequr nga trupi djallëzinë dhe inatin. Ndonjë syresh mund ta hedhë vështrimin tek karizma e një femre, e cila merret si model për të zbutur klimën e ashpër shoqërore, apo egërsinë e politikës ditore. Do të pajtohesha, por vetëm nëse e hedhim vështrimin përtej ngjarjeve që pushtuan së fundmi ngjarjet në parlament. Por, nëse do ta gdhija dhe të ngrysesha duke çuar nëpër mend shiritin e ngjarjes, apo të pasngjarjes, bashkë me inatin e burrave “fle” pa u trazuar edhe inati, djallëzia dhe intriga e femrave politikane. Pa dashur, aspak ta përjashtoj veten nga familja që i përkas, megjithatë besoj se mund të ecet nëpër rrugën e vështirë të politikës, edhe pa inate. Kam bindjen se kjo është rruga më e mirë për të mos rënë në kurthin e djallëzisë, smirës, intrigës. Në këtë mënyrë, krijojmë një raport të drejtë me veten tonë dhe së dyti promovojmë qoftë edhe “dhunshëm”, tolerancën dhe mirëkuptimin. Por, siç duket disa të sojit tonë, për të ngjitur shkallët e karrierës orientohen drejt inateve, frustacioneve, paranojave, steriotipeve, intrigës, pse jo dhe djallëzisë. Në këtë kuptim, me shumë keqardhje konstatoj se ngjarja e fundit në parlamentin e Maqedonisë, mori një tjetër rrjedhë. Ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Femra mori përsipër të ndryshojë, jo vetëm shkakun e ngjarjes, por në mënyrë inatçore, mori përsipër interpretimin e pasojave në mënyrë intriguese. Nga kjo pikëpamje, më duhet të them se inati, intriga dhe djallëzia për një moment asgjësuan të gjitha aftësitë tona gjinore për të gjykuar në harmoni të plotë, me atë edhe për të cilën mburremi, tolerancën, mirësinë, urtësinë, delikatesën, durimin etj..

 

* * *

Gjithsesi për ta ngjyrosur sadopak këtë grintë të hirtë, besoj fuqishëm në aftësitë dhe kapacitet e asaj kategorie të ashtuquajtur “delikate”, pjesë e së cilës jam edhe unë. Nga ana tjetër, jam optimiste se akrepat e orës (faktori kohë) do na bëjnë të shohim femra të arrira, të afta, që nuk pranojnë të manipulohen, nuk bëjnë kompromise për interesa madhore, që e shohin luftën e bërrylave si një sfidë, në përplasje me të cilën mund të dëshmojnë vetëm kapacitete, ndershmëri, të cilat afrojnë shenja barazie në raportet mes burrave dhe grave në vendimmarrje. Por, kjo nuk do të thotë se sahati përcakton çastin, se kur mund të ndodhë shembja e “kështjellës” që ruhet dhe komandohet nga gardianë burra dhe të nisë një epokë e re; ajo e ndërtimit të një shtëpie me kolorit ngjyrash. Nga ky këndvështrim, pjesëmarrja e gruas në vendimmarrje nuk është thjeshtë çështje imazhi, por ngadalë nis dromcimin e asaj që quhet antivlerë në një shoqëri të ngarkuar me steriotipe dhe paranoja. Por a jemi të gatshëm ne si shoqëri që të ndryshojmë raportet në përpjesëtim të drejtë? A është e gatshme femra që të marrë përsipër që të ndreqë gabimet, qofshin ato edhe të burrave të lavdishëm? A mund të jetë një grua aq e aftë që të posedojë kapacitete që qetësojnë gjakrat në politikë, apo të marrë përsipër rolin e moderatorit në planin global? Përgjigja gjendet në fondin e shteteve më përparimtare në botë, ku historia nuk është përrallë, por një e vërtetë që të shpon sytë. Gra të mëdha,si Margaret Theçer, Madlen Olbrajt etj, dëshmuan se politika dhe vendimmarrja nuk janë “salltanete” vetëm të pashallarëve (burrave), por përgjegjësi dhe aftësi , të cilat mund të ndahen fare mirë edhe me femrat. Jam e bindur se këto gra dhe të tjera që nuk i përmend dot të gjitha i kanë ngjitur shkallët e karrierës duke u ulur në krye të punëve të botës, jo thjeshtë si rezultat i sharmit, egos, apo karizmës së tyre, por në sajë të aftësive, dijeve, botës se tyre të madhe për të kuptuar drejt dhe saktë proceset, për të zgjidhur nyjet e ngatërruara keqas. Të mos shkojmë aq larg dhe të afrohemi në shtëpinë tonë, e cila nxori nga shtrati perlën e humanizmit në botë, nënë Terezën. Pa diskutim, ajo mbetet statujë e gjallë e vlerës universale. Kjo nënë e madhe, e mbarë njerëzimit ishte shembull i dashurisë dhe dhembshurisë që ka femra ndaj njerëzimit, jetës, sëmundjeve, fatkeqësive etj. Nuk mund të mos përmendet një tjetër femër e madhe, por e një fushe tjetër, Inva Mula, ambasadorja e kulturës shqiptare, e cila po vërteton më së miri se talenti, suksesi, vlerat dhe përvoja nuk u përkasin vetëm burrave. Këta shembuj janë më domethënësit, por rritja e numrit të femrave aktive në të gjitha fushat, po na bind gjithnjë e më shumë se femra po e gjen vendin e saj, po merr atë që i takon në këtë botë maskiliste, duke treguar se vlerat ruhen dhe perfeksionohen, performohen më tej nëse edhe femrat janë në timonin e proceseve. Nga ky këndvështrim me të drejtë shtrohet pyetja; po femrat tona, kryesisht ato politikane sa kanë të përbashkët me këtë grup? Është për të ardhur keq që një pjesë e femrave, të pozicionuara mire në politikë ngarkohen me fustracione, gjë që i pengon për të qenë të gatshme të marrin përsipër promovimin e vlerave dhe shkapërderdhjen e të kundërtës. Dhe më keq akoma, nëse femra e avancuar në poste të rëndësishme, bie pre e arrivizmit, abuzimeve të politikës ditore sa arrin të keqpërdorë “dobësinë” femërore, në interes të të pavërtetave.

Adelina LILI

 

 

 

Spiunet dhe morali

 

Më 1 maj të vitit 1979, Fatos Lubonja ishte i ndryrë në njërën prej qelive të Burgut të Tiranës, duke pritur fatin e tij të mëtejshëm. Vetëm një vrimë e bërë në kartonin e portës së qelisë ishte komunikimi i tij me jetën normale. Të tjerat ishin hetuesit, marrja në pyetje për gjëra, që as nuk i kishte bërë dhe që as nuk mund t‘i bënte, pagurja e shurrës dhe ankthi për jetën. Ne vetëm mund ta marrim me mend Fatosin, ndërsa rri dhe dëgjon daullet e festimeve të 1 Majit, të cilat shkonin larg. “Në cepin tjetër të qytetit”, thotë Tosi në njërin prej librave të tij më të njohur (Ridënimi, Përpjekja).

“Në cepin tjetër” të qytetit të tij të lindjes është njësoj sikur të thotë “në një botë tjetër”, në një botë që nuk u përkiste atyre, që për ditë, për çdo orë, për çdo minuta prisnin me ankth nëse do të ishin më në këtë jetë apo jo. Ai dhe shokët e tij ishin, me pak fjalë, vetëm, fare vetëm, përballë marrëzisë vrastare. Dhe ka shumë gjasë që të ndjehen sërish vetëm. Pak ditë më vonë dy gazetarë, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho përfunduan të pushkatuar, të tjerët, të ashtuquajtur “anëtarë të grupit revizionist të majtë”, morën dënime të rënda. Shumë libra janë shkruar për atë kohë të absurdit të përgjakur. Kujtime, dëshmi, dokumente, dosierë janë hedhur mbi letër duke u kujtuar pasardhësve se në çfarë vendi kanë lindur e po rriten, se cili është njeriu në dukje i mbarë, që e has përditë në rrugën tënde, apo në dyqanin ku ble ushqimet, se si mund të shpërfytyrohet ndonjëri përballë dhunës së egër. Shumë prej tyre nuk i përmendin emrat e bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Libri i Lubonjës dhe ndonjë tjetër bëjnë përjashtim. “Atyre bashkëvuajtësve të përmendur që ngjarjet e përshkruara u kujtojnë brengë – dhe vetëm atyre – u kërkoj ndjesë”, shkruan autori, që me sa duket, është menduar disi gjatë përpara se të vendosë të botojë listën e gjatë të taborit të dëshmitarëve të rremë, që luajtën rolin e fiksuar prej Sigurimit. Kjo mënyrë e të thënit të gjërave, ka qenë një nga të parat “hapje të dosjeve” në Shqipëri. E drejtë, pa dredha, pa u ndikuar prej askujt, e ashpër sa vetë e hidhura e asaj kohe. Por e ndershme. Ndërsa Lubonja dhe ndonjë tjetër hapnin dosjet, duke u thënë të tjerëve kalvarin e vuajtjeve, por edhe të spiunllëqeve, edhe politika u kujtua se duhet të bëjë ndonjë gjë, në një kohë që e gjithë Evropa Lindore ishte përfshirë nga një diskutim i ethshëm: Të hapen, apo të mos hapen dosjet? Për ta kuptuar më mirë se çfarë lloj qenieje mund të ishte njëri prej llojeve të shumta të atyre që dërgonin njerëzit prapa hekurave le të citojmë një pjesë tjetër nga “Ridënimi”. Është fjala mbrojtëse e Fadil Kokomanit. Ai më kot i flet trupit gjykues, duke i shpjeguar se cilët njerëz kishin marrë për të dëshmuar në favor të akuzës absurde.Ky brumë të ashtuquajturish njerëz, që përbënte gjatë këtij gjykimi skuadrën e gatishmërisë spaçiane të dëshmitarëve, nuk ka kolonë stabël, si në mendim, ashtu edhe në pasion. I ndodhur në rrethanat e presionit të më të fortit, ai dorëzohet dhe merr trajtën që i jep ky. Ata nuk janë të aftë të jetojnë me nder. Por vijnë në burg dhe pa teklif shëtisin birucave e u dalin dëshmitarë kujtdo, njohur e panjohur. Këta njerëz të spostuar nga morali njerëzor, pjesa dërrmuese e të cilëve, siç po më zbresin tani në kujtesën time, bëjnë pjesë në korporatën spaçiane më të fëlliqur që ka parë kombi ynë, këta shpifës shtatanikë të kësaj shoqate gënjeshtarësh që i kanë bërë sfidë mu në hundë të komandës ushtarake spaçiane racës njerëzore, natyrshmërisë fiziologjike dhe biologjike të saj, këta “lumpen” merren në konsideratë hetimore për të dëshmuar për ekzistencën e një organizate revizioniste, që nuk ka ekzistuar e nuk do të ekzistojë kurrë në kampe e burgje. Ata kurdisen si kukullat e Obrazovit, me një lehtësi të çuditshme dhe si figurantë aktorë – nganjëherë përpiqen edhe me gjestikulacione – thonë e gugasin tekstin e rregulluar paraprakisht. Dhe kjo vjen, siç e thamë, se këta janë elementë pa kritere shoqërore, politike, që madje edhe Darvini i madh, po qe se do t‘i amnezonte në ndonjë kategori të luftës midis llojeve prehistorike, nuk do t‘i fuste dot në kuadrat të tabelës së tij shkencore kategorizuese të kafshëve. Brendia e këtyre kufomave politike, e këtyre, sallamexhinjve të Lui Bonapartit është: Po t‘u hedhësh nga një copë sallam, ata bërtasin “Da zdrasvujt imperator!”, e, po qe se nuk i hedh ata çirren “A basso l‘imperatore!”. Dhe kjo shpjegohet, pse, siç thotë edhe filozofi i Greqisë së Lashtë, Epikuri, këta apendisë të shoqërisë njerëzore çdo gjë, në tërë qenësinë e tyre, e bazojnë jo në dije dhe as në emocion, por në gradacionin më primitiv që prezanton elementi njeri dhe pikërisht në impulset, në dëshirën për të prodhuar ekstremente, në afektuozitetin kafshëror. Pak ditë më vonë, pas kësaj fjale Fadil Kokomani, Vangjel Lezho dhe Xhelal Koprencka u pushkatuan. Spiunët që ndihmuan që t‘i kallin në varr të pafajshëm vazhduan jetën të qetë duke u kënaqur me “prodhimin e ekstrementeve”, sikurse thotë gazetari fatkeq. Për ata që nuk e dinë, e tillë ishte raca e spiunëve, e atyre, që me sa duket kanë depërtuar edhe në sektorë të rëndësishëm të vendit. Të paktën kështu është thënë shumë herë nga eksponentë të sotëm të politikës. Tani, që ka dalë edhe një herë në skenë rishikimi i kësaj çështjes së dosjeve, dalin njëherazi edhe një sërë pikëpyetjesh. Para se t‘i parashtrojmë ato duhet thënë se sa më shumë të kufizohet pjesëmarrja e kësaj lloj race në shoqëri, aq më mirë është për vendin dhe për të ardhmen e tij. Kjo është alfa nga duhet nisur diskutimi. Pikëpyetjet që lindin natyrshëm janë të tipit: Përse dhe kush ka lejuar që njerëz të tillë, apo të ngjashëm me ta, të depërtojnë deri në maja të pushtetit qendror apo lokal? Si shpjegohet që kjo temë del nga sirtari sa herë që vendi kalon situata jo edhe aq të qëndrueshme politike? Përse ky vend, jo vetëm nga pikëpamja ligjore, sepse kështu është shumë kollaj që çështja të mbetet në letër sikurse duket që ka mbetur, por edhe nga pikëpamja morale, e frymës së përgjithshme nuk arrin dot t‘i shporrë këtë lloj “sallamexhinjsh”? Pastaj, cilët janë ata që verifikojnë figurën e njërit apo të tjetrit? Mos janë edhe ata të molepsur në histori të tilla? Po ata vetë kush i verifikon? Shumë pyetje për një temë të vetme, por sigurisht për njërën prej më të vështirave që përjeton Shqipëria. Dosjet të hapen deri më një, kjo nuk ka më nevojë për diskutime të tepërta. Por të hapen sipas një sistemi që nuk do t‘u lejojë më spiunëve dhe dallkaukëve që të manipulojnë me to, aq më shumë të përfitojnë për qëllime presioni apo pushteti dhe rruga më e mirë është “demokratizimi” i tyre. Është thënë e stërthënë se sikur të hapeshin për këdo do të krijoheshin trazira apo probleme sociale apo të rendit. Nuk është bash ashtu. Sikur e vërteta të dalë në shesh, sado dhimbje të shkaktojë, aq më shumë do t‘ia forcojë moralin dhe, pse jo, edhe pendesën këtij populli që ende nuk ka kërkuar falje për marrëzitë e tij dhe të liderëve që mbajti mbi krye. Dhe falja më e mirë, ajo më e fundit, ajo më e përkora duhej të ishte shporrja e mendësisë diktatoriale, e rendjes haluçiante dhe e brohoritjes së liderit të partisë, e kultit të individit, e vënies së partisë mbi gjithçka, e të luajturit të zullumqarit të patëkeq në emër të politikës, e largimit nga ideja se kush nuk mendon si unë është armiku im. Këto në Shqipëri ende nuk kanë ndodhur, përkundrazi në disa raste edhe janë thelluar më tej, dhe kështu që, i hapëm apo nuk i hapëm dosjet, kush i hapi dhe si i hapi do të mbetet vetëm një pikë më shumë në debatin politik, por jo një ndjesë kolektive, për njerëzit që përballuan skëterrën duke mbajtur kryet lart.

Fatos BAXHAKU

 

 

 

Për një strukturë të debatit shqip

 

Këto ditë më ka rënë shpesh të debatoj verbalisht, në gazeta apo media për çështje nga më të ndryshmet, kryesisht ato që lidhen me arsimin e lartë meqenëse janë dy rrethana, të cilat përkojnë në këtë periudhë: është fillim viti akademik dhe nga ana tjetër bashkë me kolegë të tjerë pedagogë jemi të përfshirë në aventurën e gëzueshme të Universitetit Europian të Tiranës.

Nga replikat me gazetën Shekulli, tek gazeta SHQIP, nga debati në Top Show, tek debatet informale nëpër korridore fakultetesh, nga debati në tavolinë tek telefonatat e gjata e tensionuese, një gjë të bën përshtypje: gjithandej të njejtat debate mes shqiptarësh. Edhe pse të ditur dhe të nderuar, edhe pse me pozita apo me pozicione publike, edhe pse me shkollim dhe kontribut profesional të madh, të gjithë jemi të infektuar me të njejtat simptoma. Nëse do t’i kualifikonim, disa prej këtyre simptomave më frekuente janë:

Së pari, i gjithë debati apo replikat, janë të orientuara nga parimi që një miku im e quan “kush je ti, kush jam unë”. Duke e personalizuar debatin deri në këtë farë feje, në sipërpërfaqe dalin autorët dhe në thellësi zhytet tema dhe argumentat. Më shumë se sa replika apo debate për të evidentuar të gjithë anët e çështjes këto debate shndërrohen gjithmonë e më tepër në një listë sharjesh për tjetrin, avantazhesh për veten. Me sindromin “kush je ti, kush jam unë”, nuk bëhet gjë tjetër vetëm riprodhohet “Shqipnia e tavolinave” në Shqipninë e medias dhe debatit publik.

Së dyti, defekti i madh njërëzor që prej sa është krijuar “polis-i”, që antikët e patën argumentuar “ad – hominen”, pra zhvlerësimi i argumentit dhe debatit vetëm nisur nga autori i debatit, idesë apo alternativës, nuk është gjë tjetër veçse një fazë paraqytetare. Kjo i heq debatit thelbin e çështjes dhe zhvendos atë në një fushë ku subjektiviteti ndërpërsonal nuk ka fund dhe nuk ka anë. Paragjykimi apo më saktë ushtrimi i shprehjes aq sinjfikative të SHBLSH-ave, “U BONE TI!”, është një nga teknikat sesi debati shkatërrohet krejtësisht.

Së treti, përgjithësimi dhe totalizimi i fenomeneve apo futja në një bashkësi të vetme e të gjithë aktorëve është në fakt një nga trashëgimitë të ndyra që na ka lanë politika në debatin publik. “Të gjithë janë të korruptuar”, “të të gjithë abuzojnë”, “të gjithë shesin diploma” apo “të gjithë japin diploma falas”, është një nga ushtrimet me perverse të fjalës publike. “Të gjithë” nuk ekziston: ka një apo disa probleme, ka një apo disa bartës të tyre dhe të gjitha këta kanë emër, adrese, logo. Përgjithësimi dhe e folura “en block” është shkatërrimtare për debatin publik në këtë vend.

Së katërti, çështja e kompentencës dhe inkompetencës dhe debate të tilla janë ngatërruar aq keq me njëra tjetrën sa mezi dilet matanë. I atribuhet një prentendimi i paqenë një fushe apo një sektori, nga dikush jashtë sektorit, i atribuohet një tipar apo kërkesë llogarie, që jo vetëm sensi i përgjthshëm nuk e parasheh, por as edhe ligji apo norma formale nuk e kërkon. Të gjithë dalin jashtë sinoreve të tyre, gazetarët prentendojnë ato që normalisht i takojnë një specialisti apo një personi të ngarkuar me këtë pune nga shteti apo ente të tjera. Imkompetenca i ngatërron punën keq. Kjo pa i hequr gjithnjë të drejtën përfaqësuesve të opinionit publik, gazetarëve apo grupeve të tjera të interesit të mund të artikulojnë shqetësime të përgjitshme të opionionit publik rreth mbarvajtjes së shoqërisë sonë.

Këtu rendita shpejt e shpejt disa tema dhe argumente të debatit të munguar publik në këtë vend, por një gjë është e qartë gjithaq: asnjë çështje publike nuk mund të avancojë përpara pa një debat real dhe asnjë debat real nuk mund të jetë efektiv pa qenë një debat logjik dhe i normuar.

Henri CILI

 

 

 

“Ekonomia” e shkollimit

 

“Të lulëzojnë 100 lule, të hapen 100 shkolla”, duket si një shprehje e thënë pikërisht për të portretizuar situatën e lulëzimit të shkollave në Shqipëri. Çdo vit mbijnë shkolla të reja private dhe publike dhe prindërit paguajnë nga “asgjë” deri në dhjetëra mijëra euro në vit për shkollimin e fëmijëve të tyre, pa përmendur numrin e konsiderueshëm që i drejtohet shkollave jashtë vendit. Zhvillimi i sektorit privat në arsim sigurisht përbën një zhvillim pozitiv.

Presioni i lartë nga krahu i kërkesës për shkollim (gjithkush duket se kërkon të shkojë në shkollë) ka krijuar terrenin e përshtatshëm për lulëzimin e shkollave të reja dhe zgjerimin e kapacitetit të tyre, pavarësisht nga kosto financiare që duhet të përballohet prej atyre që kërkojnë të arsimohen. Prirja e përgjithshme sot është që gjithkush të zotërojë një diplomë shkolle, sidomos të shkollës së lartë, pavarësisht sa kushton dhe pavarësisht nga përmbajtja e kësaj diplome. Për pasojë edhe disa vite biznesit i ngritjes dhe drejtimit të një shkolle do të jetë një biznes fitimprurës. Lulëzimi i shkollave pritet të ketë efekte pozitive si në shtimin e numrit të të shkolluarve, ashtu edhe në rritjen e konkurrencës së ofertave të shkollimit. Megjithatë duhet mbajtur parasysh që kemi të bëjmë me një shërbim të një natyre të veçantë. Arsimimi është një shërbim/investim që ofrohet sot me rezultate pas shumë vitesh. Për më tepër, rezultatet e këtij investimi kanë ndikim në ardhmërinë e vendit. Si i tillë biznesi i shkollimit nuk mund të trajtohet thjesht një veprimtari ekonomike. Investimi në arsim është i tillë që nuk mund të tolerojë “kthim negativ” për shoqërinë. Dhe këtu shqetësimi përqendrohet kryesisht në cilësinë e arsimimit në shkollat publike e private. Shkollat publike, sidomos në nivel universitar, për shkak të një tradite, qoftë edhe të cekët, një numri të konsiderueshëm pedagogësh dhe studentësh kanë të siguruar një cilësi të caktuar përgatitjeje të forcës së ardhshme të punës. Megjithatë, këto shkolla mbeten të shkëputura nga tregu i punës, zotërojnë një infrastrukturë të dobët, vuajnë disiplinën e dobët dhe pse jo kanë prodhuar të diplomuar fiktivisht. Rezultati ka qenë një cilësi e dobët e forcës së punës që pasqyrohet në prapambetjen e përgjithshme ekonomike por edhe shkencore që ka Shqipëria. Reformimi dhe disiplinimi i shkollave publike është mëse i domosdoshëm dhe urgjent. Pavarësisht difekteve që ka sistemi shkollor publik edhe për mjaft kohë nuk do të konkurrohet dot prej atij privat. Në sistemin privat përparësia kryesore mbetet infrastruktura më e zhvilluar arsimore. Përsa i përket kurrikulave, cilësisë së mësimdhënies dhe disiplinimit të procesit mësimor, duket se problemet janë të njëjta me atë shtetëror, me përjashtim të faktit që këto probleme janë të pranishme në një numër shumë më të vogël nxënësish/studentësh. Kjo ul propabilitetin e përgatitjes cilësisht më të mirë se sa shkollat publike. Deri më sot lulëzimi i shkollave private mund të ketë kontribuar në lehtësimin e presionit sasior për pjesëmarrje në shkollat publike. Është ende herë të themi se i kanë konkurruar cilësisht këto të fundit. Ndërsa kërkesa e lartë për shkollim do të ruajë një marzh fitimi jo të vogël për këdo që do të jetë i përfshirë në “biznesin e shkollimit”. Rregullatori i kryesor në këtë process “lulëzimi” do të jetë tregu prej të cilit do të fillojë të formësohet edhe oferta e fuqisë punëtore. Megjithatë, ky rregullator do të veprojë në periudhë afatgjatë. Janë autoritetet shtetërore ato që duhet të shpejtojnë procesin e rregullimit nëpërmjet ndërhyrjes reformuese si me forcimin e institucioneve të akreditimit, kontrollit të cilësisë mësimdhënëse, zhvillimit të shkollave profesionale, disiplinimit të procesit mëimdhënës etj. E megjithatë, tregu dhe qeveria nuk janë të mjaftueshme për të siguruar zhvillimin cilësor. Reformimi duhet të ndodhë në mentalitetin e përhapur për të pasur me çdo kusht një diplomë, pavarësisht nëse diploma sigurohet me të mësuar apo me mjete të tjera. Sa kohë ky mentalitet është i përhapur, kërkesa për shkollim do të tejkalojë frikshëm ofertën, duke bërë të lulëzojnë shkolla që në fakt shërbejnë si shitore diplomash.

Albert Vataj

 

 

 

A ju kujtohet “Vjedhja” e thesarit!?…

 

Askush deri më sot nuk është vënë në bankën e atë akuzuarve as nuk ka dhënë llogari para drejtësisë për atë hajni sa të bujshme aq dhe misterioze. Sikur kjo ngjarje të kishte ndodhur (të paktën para një shekulli), me siguri që do të ishte kthyer në një anekdotë: E pra kjo ka ndodhur në fillimin e shekullit të ri!

Fenomeni i lartpërmendur ka ndodhur në kohën kur në krye të Qeverisë drejtonte zoti – Ilir Meta,dhe shteti drejtohej nga z. Rexhep Mejdani. Në “pamundësi” me zbuluar hajdutët, u ndërtua një skenar qesharak duke krijuar një alibi absurde: Thesarin e paskeshin grabitur ca fshatarë me gomarë, dhe ndonëse thesari ishte i mbyllur në tunel të betonuar dhe me porta të hekurta, gjithësesi, gomarët të paisur me “blindshpuesa” të fuqishëm na paskeshin depërtuar deri në thellësi të tunelit, duke u “vetëngarkuar” me thesarin e shtetit, ose e thënë më shqip, me djersën dhe gjakun e një Populli ndër më të varfërit e botës.

Tashti vetvetiu na lind pyetja, çfarë do të kishte ndodhur sikur kabineti qeveritar (i lartpërmendur) të ishte drejtuar nga Krye-demokristiani – Nard Ndoka? U detyrova ta bëj këtë analogji edhe për disa arsye të tjera, dhe konkretisht, sepse Partia Demokristiane është përdorë, vetëm si “Dekor” për t’i hedhur pluhur syve, Amerikës dhe Europës. Do të mjaftonte shembulli që do të citoj më poshtë, për të shuar kurreshtjen e çdo lexuesi: Në vitin 2000, në zgjedhjet e Pushtetit Lokal, Partia Demokristiane (Dega Shkodër), fitoi, afërsisht 10.000 vota, duke u rreshtue forcë e tretë politike. Xhelozia e dy forcave të mëdha politike P.D + P.S., nuk la gurë pa lëvizuar kundër saj, dhe kjo u manifestua në mënyrë të hapur, pas një viti, dhe pikërisht në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. Do të citoj dy deklarata të bëra gjatë kësaj fushate nga dy liderët e P.D-së dhe të P.S-ës për Degën e Shkodrës, zotit, Astrit Bushati për (P.D.-ën) dhe Shoku – Ndrekë Ruka (për P.S.-ën): zoti Bushati deklaron: – Partinë Demokristiane nuk e njohim fare. Ndërsa, shoku Ruka, shprehet – Partia Demokristiane është Parti fantazëm! Të dyja deklaratat janë dhanë në T.V. – Rozafa, ose në T.V. Shkodra. Këtë veprim e kam denancuar në shtyp, por, asnjë efekt nuk është ndjerë, dhe kjo, (sipas mendjes sime) për vetë faktin se në Partinë Demokristiane, kishte “interferuar” Partia Demokratike, duke i kthyer Demokristianët në “vasalë” të bindur. Ngjarjet e fundit, dhe paftyrësia e mediave qendrore, të cilat më shum se njëherë, dhe me një (djallëzi fare të dukëshme) e cituan këtë forcë politike si – Parti Katolike!

Ju kujtoj gazetarëve të dalun nga “inkubatori” i xhaxhi Enverit, se, nuk ekziston në botë ndonjë Parti apo shtet Katolik, me përjashtim të Vatikanit – (Qytet – Shtet). Hadutët le të dënohen por askush mos të mendojë se do ta lëkundë Partinë Demokristiane nga pozicioni i saj, apo nga misioni i saj Vizionar – Europian. Çdo keqdashës duhet ta dijë se Bota Demokratike i ka vendosur monitorët në çdo cep dhe askush nuk mund të “fshihet”…

Ata që kërkojnë t’i bëjnë kurthe kësaj Partie, do të bien vetë në kurthen e tyre. Partia Demokristiane çdo ditë do të forcohet, nga baza – në Piramidë, dhe elektorati i saj çdo ditë do të rritet dhe do të ndërgjegjësohet për misionin historik që nga dikton koha. Askush mos t’a gënjejë vehten për ta përdorë P.D.K – ën si “fasadë” ndaj Europës, e aq më pak, si “Tabelë qitjeje”, siç përdorë e majta, Partinë Komuniste…

Partia Demokristiane Shqipëtare do të jetë përfaqësuese e denjë e “QENDRËS SË ARTË” në politikën shqiptare, dhe një “amortizator” i fuqishëm në evitimin e perplasjeve të ekstremeve që vijnë nga të dy krahët.

Urojmë që forma e Ligjit, t’i kushtojë më shum vëmendje “luftës” ndaj “Peshkaqenve” se sa, asaj ndaj “gjuhcave” e “llogjave”. (M.B.). Ka patur ndonjë personalitet të “zgjuar” i cili e ka quajtur Partinë Demokristiane, Parti “fshatarësh apo malcorësh”. Përfitoj nga rasti t’ju kujtoj se, pushkët e malësorëve, – Dedë Gjon Luli, Isa Buletini, Gjin Pervizi, dhe pendat e “arta” të Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës, Fan Nolit, e deri te “Ambasadori” i Letrave Shqipe – Martin Camaj, të gjithë ishin me prejardhje fshatare e “malsore”, e po të mos ishin ata kolosë, e shum (fshatarë të tjerë), në Parlamentin Shqiptar do të flitej dhe të shkruhej me hiroglifet arabe. Historia është kokëfortë, dhe, askush nuk mund t’i vejë “digë” por dhe nëse tentohet një veprim i tillë, vërshimet, dhe eruzioni i kohës do t’a përmbysin.

Nuk duhet harruar se, si, ishte pikërisht Qeveria e zotit Meta ajo, që përjashtoi nga kabineti i saj, dy nga ministrat më të aftë dhe më të pa korruptueshëm, (katolikë), zotin – Zef Preçi, dhe zotin Preç Zogaj, dhe pikërisht sepse nuk pranuan të bëhen pjesë e tenderave dhe aferave korruptive. Do t’i ftoj këta intelektualë dhe politikanë të shquar, të hidhen me guxim në “llogoret” Demokristiane, ku mund të shpalosin me shum sukses dhe dinjitet vlerat e tyre, dhe të forcojnë deri në kuotat maksimale imazhin Demokristian, duke u bërë kështu, vazhdues të denjë të veprës madhore të paraardhësit tanë, të papërsëritshmit, demokrat dhe Atdhetar – LUIGJ GURAKUQIT, nderit dhe Krenarisë së Nacionalitetit Arbënor. Një “LEKSION” për të gjithë ata që nuk e dinë, ose që nuk duan ta dinë: PARTIA DEMOKRISTIANE SHQIPËTARE nuk është “pronë” e katolikëve, por e çdo Shqiptari, pa dallim feje apo ngjyre. Është Parti e prosperitetit dhe vizionit të qartë Perëndimor, me një Program që ruan dhe kultivon traditat dhe zakonet më të mira, të cilat Populli ynë i ka trashëguar në shekuj. Udhëton e sigurtë me hapin e kohës, drejt “majave” të Demokracisë dhe vlerave të saj EUROPIANE.

Mark Bregu

 

 

 

Erion Velija- levizja e pritur

 

Prej kohesh edhe ne bisede private, Erion Velija me kishte besuar nje “sekret” te cilin une, me deshiren e tij ia percolla te gjithë teleshikuesve te TV1 Channel. Ideuesi i levizjes “Mjaft”, do te dorezonte drejtimin e struktures me te suksesshme te shoqërisë civile ne Shqiperi, ne duart e nje grupi tjeter pasuesish. Edhe me kete levizje, sic edhe me heret, Velija kishte bere “llogarite” sic duhet. Pas 4 viteve lidership te padiskutueshem ne krye te “Mjaft”, pas shume leksioneve qe i dhe jo vetëm politikes shqiptare, kishte mbetur edhe leksioni i fundit: veteterheqja nga pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv, për te dhënë shembullin e mungesës se deshires per te qene ne krye pafundësisht! Janë te shume ata qe ia kërkuan qëndrimin ne “Mjaft” serish, por Erioni nuk pranoi. “Përndryshe, do te kthehesha ne nje model, si ai i politikaneve qe kritikova per mese 4 vite”, me tha një dite Velija.

Ky ishte hapi i pare i tij. U pasua brenda nje kohe shume te shkurtër nga nje pozicion tjetër, si pjestar i nje bordi apo organizate te mbështetur nga Bashkimi Evropian, për te promovuar  kryesisht turizmin dhe bukurite natyrore te vendeve Ballkanike.

Ne bisede private, Velija me besoi idene qe ai kishte ne koke dhe tashme e ka bere publike: përfshirjen aktive ne politiken shqiptare. “Nuk mjafton qe vetem te kritikosh dhe kaq. Eshte momenti qe ti tregosh politikaneve qe di edhe te besh gjera me mire se ata, te prodhosh ide dhe alternativa”, pohonte jo pa entuziazëm Eri.

Diku nga gjysma e pare e muajit tetor 2007, duhet te niste te merrte jete projekti i ri politik i Velise dhe i miqve dhe mbeshtetesve te tij. Ne fakt, nuk ndodhi keshtu! Cfare e frenoi djaloshin e ri ne kete sipërmarrje, e cila pa me te voglin dyshim, do te sillte nje risi ne jeten politike shqiptare?

Velija eshte nje i ri shqiptar, i cili ne jeten e tij ka kaluar dhe përjetuar mjaft fenomeve, sic jane edhe rradhat e kohes se diktatures. Ne moshe shume te vogel, ai humbi edhe babain. Megjithatë ai u rrit shume i forte, i bindur ne ate qe duhej te kërkonte. Keshtu erdhi shkollimi përtej Atlantikut, ne vendin e demokracise boterore, SHBA. Para mese 4 viteve, rrugeve te Shqiperise por edhe ne ekrane televizive, u shfaq dora e famshme me 5 gishta te hapur ne maksimum, mese shumti nje dore e kuqe ne sfond te zi. Paralajmërohej lindja e nje lëvizjeje, e cila tani pas 4 viteve, me mbylljen e eres “Velija” ne drejtim, rezultoi shume e suksesshme. Frymen e re qe solli, e provuan mese miri dy qeverite e majta dhe te djathta, respektivisht Nano dhe Berisha. E shqiptaret kane kujtese te shkurter dhe e anatemojne tashme “Mjaft”-in dhe Veline si te majte, edhe pse para 3 korrikut 2005, me lëvizjet kunder qeverise Nano, fitoi përkrahjen e merituar te opozites se atëhershme te kryesuar nga Berisha.

Projekti politik i Erion Velise varion nga atashimi ne krahe te ndryshem politike te ish- pjestareve te “Mjaft” (qe tashme ka nisur!), deri ne krijimin e nje subjekti te ri politik. Duket se gjithçka eshte ne dore te Kuvendit, me sakte te projektit per reformen zgjedhore, qe akoma nuk duket ne udhe te mbare. Nese sistemi do te mbetet ne kushte aktuale, mazhoritar me rregullator proporcional, Velija dhe miqte e tij, do te provojne te promovohen politikisht ne krahe te ndryshem politike, duke ofruar kredite organizative, konceptuale dhe intelektuale, te shpalosura edhe tek “Mjaft”. Pra, do te kerkojne te propozohen si kandidate per deputete ne zgjedhjet e vitit 2009, madje, edhe ne zona ku ata do te mendojne se jane me te sigurte.

Nese sistemi do te ndryshoje ne proporcional, me baze kombetare apo me baze rajonale, nuk përjashtohet mundesia e rregjistrimit zyrtar te Velise dhe kolegeve te tij si nje parti politike, per te pare mbështetjen reale qe kane ne popull. Ne te dy keto raste, besoj se ne politiken shqiptare do te frynte nje ere e re, ndoshta jo shume potente per te ndryshuar realitetet, por te pakten per te shkundur pluhurat e akumuluar prej 17 vitesh tashme.

Erion Velija u tërhoq! Tani per tani mbase! Velija asnjehere nuk ka vepruar i vetem, ne koken e tij. Gjithmonë është këshilluar me koleget, por edhe me te tjere jashte grupimit, por me kredite publike te vlerësueshme ne sfera te ndryshme, sic jane mediat apo edhe segmente te shoqerise civile. Nuk përjashtohen edhe këshillimet me autoritete dhe jo vetem diplomatike te huaja ne Shqiperi e jashte saj. Mesa duket, eshte moment pritjeje, por jo refkeltimi. Politika duhet te hedhe hapin e rradhes, me pas duhet te levize edhe Velija dhe miqte e tij. Trysnia e madhe ne spektrin politik, do te rrezikonte mbytjen e nje lëvizjeje te re politike kaq shume kohe para takimit elektoral te vitit 2009. Njekohesisht, edhe konsumi politik do te ishte i demshem per nje alternative te tille, duke patur parasysh se tashme “Mjaft” eshte anatemuar edhe si afer te majtes shqiptare. Kjo eshte nje hipoteze, e cila pret te vërtetohet, edhe pse nuk fshihen preferencat e Velise te pakten per punen si kryebashkiak te kryesocialistit Edi Rama. Por nje gje eshte e sigurte: Velija nuk do te rreshtohet brenda rradheve te PD-se, jo sepse i ka ardhur ndonje ftese, porse vete ai e ka deklaruar, duke e lidhur gjithçka me lidershipin aktual te kësaj force politike. Megjithate, si per te pergenjeshtruar gjithçka, nga e ”EUREKA” e TV1 Channel, Erion Velija deklaron se nuk do te përfshihet ne asnjë nga dy forcat kryesore politike! Ne fakt tingëllon si premtim, por tashme Velija eshte pjese e politikes shqiptare. Vete interesi i jashtezakonshem qe ka rreth kësaj figure, e ka perfshire dashje pa dashje ne keto hulli, te cilat mbase Velija i ka parashikuar qe para 4 viteve, kur i dha jete “Mjaft”-it. Edhe kjo tërheqje e papritur e Erit nga dëshira per tu hedhur ne politiken aktive, mund te fshehe nje surprize te shpejte. Vemendje: shikoni ne afishe te ndryshme publike, por edhe spote te ndryshme televizive! Velija ka dhene prova qe eshte i paparashikueshem!

Blerti DELIJA

 

 

 

 

Kosova, afër apo larg pavarësisë…

 

“Kur ne kacavirreshim nëpër pemë, shqiptarët kishin historinë e tyre”

Njëqind herë po të shkosh në Kosovë, po kaq herë do të kthehesh prej atij vendi i mbushur me mbresa e kujtime të pashlyeshme. Edhe në të njëqintën herë ke emocionet e vizitës së parë. Sa herë që kthehesh prej atij vendi nuk mund të rrish pa u ulur për të hedhur në letër ato që ke mësuar rreth “dheut të mërguar”. Për historinë e vjetër e të re. Për gjendjen e pas luftës së fundit. Për administratën  lokale dhe organizimin e saj. Nuk mund të rrish pa folur e shkruar për marëdhëniet midis etnive që përbëjnë popullsinë e Kosovës, kryesisht të shqiptarëve që përbëjnë shumicën dhe serbëve në pakicë. Pastaj në fund të përmendësh edhe “standartet”, termi më i përfolur, jo vetëm prej ndërkombëtarëve, por edhe prej të gjitha institucioneve qëndrore e lokale të vendit.

Shekuj  pushtimesh e dëbimesh. Tkurrje e truallit amëtar.

Nga pushtimi romak e deri te ai i fundit, serb, numërohen më tepër se një mijë vjet. Në historinë e Kosovës, invazioni serb përmendet tre herë: Në mesjetë, pas bullgarëve, i dyti vjen pas pushtimit të gjatë osman, i cili pasohet nga Mali i Zi, prap nga Bullgaria, italia dhe Gjermania me mbylljen e Luftës së Dytë Botërore. Pushtimin e tretë serb e gjejmë në kohët moderne, në fund të shekullit të kaluar. Edhe pse në kohë moderne, serbët përdorën gjithmonë metodat e tyre mesjetare të pushtimit. Barbarizmat e përdorura në Shqipërinë Verilindore, pasi vendi mbeti në mëshirë të fatit kur po largohej Perandoria, tashmë prej letre, e Osmanllinjëve, janë identike me format shfarosëse që përdorën paramilitarët serb apo edhe formacionet e rregullta ushtarake, mbi popullsinë e pambrojtur civile të Kosovës në fund të shekullit të kaluar.

Qysh nga Stefan Nemanja, zhupani i fillimit të mijëvjeçarit të dytë e deri të Millosheviçi, “zhupani” i fundit, në fillim të mijëvjeçarit të tretë, nuk ka pushuar vala e dëbimeve masive të shqiptarëve nga trojet e tyre. Kryesisht, Vilajeti i Kosovës ka qenë  “në marazin” e vazhdueshëm të pushtetit represiv serb. Një vit përpara krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shqiptarët paguan pasojat e luftës serbo-turke, të cilët u dëbuan nëpër acarin e ftohtë të dimrit të vitit 1877. Një vit më vonë, pak muaj përpara ngjarjes madhore të Prizrenit, qarqet shoviniste serbe, bëjnë spastrimin me dhunë të më shumë se 700 vendbanimeve shqiptare të sanxhakut të Nishit dhe Pirotit. U bënë shkrumb e hi me qindra fshatra deri në afërsi të Prishtinës. U përvetësuan për kolonët sllavë mijëra shtëpi, stalla bagëtish, hambarë drithrash e deri edhe magjet e bukës. Ushtria dhe çetat serbe masakruan me miëra shqiptarë, kryesisht gra, fëmijë e pleq dhe dëbuan nga trojet e të parëve më shumë se treqind mijë shqiptarë të Nishit, Plavës, Gucisë, të Hotit e Grudës.

Vala e dëbimeve masive vazhdon edhe pas vitit 1912, kur Turqia largohet prej vendeve që deri atëhere kishin qenë pjesë e Perandorisë së saj. Synimi serb ishte që jo vetëm ta kishte Kosovën, si pjesë administrative të saj, por ta kishte edhe të zbrazur prej kosovarëve. Në periudhën 1912-1915  një numër i madh i shqiptarëve u detyruan të lënë vendin e tyre e të shkojnë në Turqi e vende të tjera, apo të vendosen në fshatra të tjera shqiptare. Si rrjedhojë e kësaj, shumë fshatra rezultuan etnikisht të pastra serbe.

Edhe në vitin 1918, fshatra të tëra u shpërngulën. Të moshuarit kujtojnë fshatin Berivojcë, një fshat rreth një km në jug të Kamenicës, i cili ishte i banuar kryesisht nga shqiptarë. Me nxitjen e pushtetit serb dhe presionit të popullatës serbe, i gjithë fshati, me hoxhën në krye që ishte edhe si inisiatorë i këtij veprimi, brënda një nate nisen të gjithë bashkë në drejtim të Turqisë. Në vend të tyre hyjnë familje kolone serbe nga Vranja,Lebana etj. “Edhe varrezat e shqiptarëve të ikur u  shkatërruan nga kolonët e në vend të tyre ndërtohet fusha e sportit, madje edhe disa banesa”, shkruan Dr. Jusuf Osmani.

Për herë të dytë në  Prizren diskutohet çështja e shqiptarëve, vetëm të Kosovës, por tashmë nuk bëhej fjalë për një “Lidhje…” të vetë shqiptarëve, por për një “kuvend” që e organizoi pushteti serb për të konfirmuar vendimet e KANç të Serbisë. Shqiptarët e Kosovës nuk konsideroheshin as komb e as republikë. Ata ishin guri i shahut mbi tavolinën që kishin shtruar udhëheqësit e luftës antifashiste në Ballkan. Ata u bënë viktimë e marrveshjeve të “internacionaizmit proletar”. Kosova ishte “thela” e madhe që i takonte kombit të favorizuar serb. Titoja nuk hasi në asnjë lloj pengese prej udhëheqësve shqiptar në Shqipëri. Xhanëm ai vet i kishte bekuar që të ishin në krye të qeverisë komuniste. Kosova u qit në një treg ku të drejtën e parablerjes e kishte Serbia, si në historitë e sotme të ish pronarëve në Shqipëri. Askush nuk u kujtua të thoshte një fjalë. Duhma e erës së flakëve të barotit akoma nuk ishte larguar…

Pushteti serb e pagëzoi me gjak të drejtën e vendosjes mbi fatin e kosovarëve. Masakra e Tivarit ishte e pashoqe për mënyrën se si u krye. Me preteksin e mobilizimit të përgjithshëm ushtarak, gjoja për të çliruar viset veriore të Jugosllavisë prej tërheqjes së gjermanëve, u nisën drejt Tivarit qindra të rinjë, të cilët në vend që të luftonin me gjermanët, në Tivar i priti kasaphana e kurdisur prej serbëve. Edhe kjo ishte në planet e zbrazjes së Kosovës.

Edhe mesi i viteve 50-të të shekullit të kaluar që përkon me kohën e Rankoviçit, këtij kanibali që e egërsonte “era e mishit të njeriut” (të kosovarëve), bëhet arenë e dëbimeve dhe e masakrave. Sipas revistës zagrebase “VUS”, në këtë kohë kosovarët detyroheshin të regjistroheshin si turq dhe mbi 300 mijë vetë janë shpërngulur në Turqi, nga të cilat rreth 130 mijë janë likujduar fizikisht apo kanë mbetur me pasoja të rënda fizike e mendore. Era e ndryshimeve në favor të kombit kosovar do të vinte vonë dhe nuk do të zgjaste shumë: Vetëm kushtetuta e vitit 1974 do ta rendiste Kosovën “de fakto” si një ndër tetë republikat e Jugosllavisë, së bashku me krahinën tjetër të ashtuquajtur autonome, Vojvodinën. Ky lulëzim jo më shumë se 6-7 vjeçarë do të binte me vdekjen e Titos dhe më 1981 do të fillonin lëvizjet mbarëpopullore ku kërkohej statusi i republikës.

Në mars të 1989, regjimi serb e fshinë autonominë e Kosovës “de jure”, sepse “de fakto” ajo kishte vite që nuk ekzistonte më si në statusin e 1974-s. Në korrik 1990 Kosova pushtohet prej serbëve dhe pas më pak se tre muajve, më 7 shtator, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit nga Serbia…

Dhe vjen viti 1998-1999…Don Zoti, është i fundit në jetë të jetëve. Evropa do ta vlerësojë një ditë Elitën e kombeve të veta dhe do t’i thërrasë ndërgjegjes për padrejtësitë e shekullit. Evropa do ta vlerësojë një ditë historinë e lashtë dhe do t’i vlerësojë shqiptarët duke i matur me serbët apo edhe me grekët. Nuk më shqitet nga mendja thënia e një politikani gjerman, kryetar i një partie, kur me rastin e vizitës në Kosovë, në kohën e luftës, tha përpara gazetarëve: “Ne do t’i ndihmojmë kosovarët, sepse kur ne kacavirreshim nëpër pemë, shqiptarët kishin historinë e tyre.”

Mbi kombin shqiptar, si në asnjë komb tjetër të Ballkanit dhe Europës, ranë “brena” të rënda. Valët e luftrave, të dëbimeve apo syrgjynosjeve si në Veriun ashtu edhe në Jugun e Shqipërisë, patën si pasojë plagën më të thellë dhe më të pashërueshme: Tkurrjen e trojeve, cungimin e hartës gjeografike deri në pabesueshmëri. Paradokse të riformatimit të kufijve pas 1912 pati edhe në mes të shteteve të tjera siç ishte Bullgaria me Serbinë, Hungaria po me Serbinë etj, por Shqipërisë nuk i gjendet askund një shoqe që t’i vihet përkrah. Faktet flasin vet: Nëse deri më 1913 Shqipëria ishte e organizuar në vilajete (megjithë cungimin që bëri edhe Kongresi i Berlinit), sipërfqja e vilajetit të Kosovës ishte rreth 33 mijë km katrorë, vilajeti i Shkodrës ishte afro 11 mijë km katrorë, i Janinës ishte 18 mijë km katrorë. Shqipëria e pas Konferencës së Londrës, më 1913, mbeti as më pak e as më shumë se sa vetëm sipërfaqja e vilajetit të Manastirit: disa qindra metra më tepër se 28 mijë km katrorë.

Kur udhëton për në Dardanë…

Për herë të parë emrin “Komuna e Dardanës” e pata dëgjuar në një seminar kualifikimi, në qytetin e Shëngjinit në Lezhë. Ishte një aktivitet i organizuar nga një institut Italian në bashkëpunim me dy njësi: një njësi rajonale në Shqipëri, që ishte qarku i Lezhës dhe një njësi lokale në Kosovë, që ishte komuna e Kamenicës. Kur po fliste zëvëndëskryetarja e kësaj komune, Nexhmije Kallaba, ajo nuk përmendi emrin zyrtarë të komunës, Kamenicë, por e filloi diskutimin: “Komuna e Dardanës…”

Nga Prishtina për në Dardanë shkohet nëpër dy rrugë: Njëra e gjatë që të qet shkurt dhe tjetra e shkurtër që të nxjerrë gjatë. Arsyeja se, pse rruga e shkurtër të del e gjatë është se drejtimi Artanë (Novobërdë) –Llabjan, në një sasi të mirë kilometrash është e paasfaltuar. Shoqëruesit tanë na tregojnë se në fund të kësaj rruge, aty ku i afrohesh qëndrës së komunës së Kamenicës, ndodhet edhe shtëpia e vjetër e Azem Vllasit.

Kamenica ka një pozitë të rëndësishme strategjike.Ajo kufizohet më tepër me territorin administrativ serb se sa me komuna të Kosovës. Tek përmendi kufizimet, më kujtohet Pjetër Arbnori, në një takim kulturor që bëhej në Tropojë, kohë më parë, kur thoshte: “Shqipëria tashmë e ka njërën brinjë të ngrohtë. Ajo nuk kufizohet më në veri me Serbinë, por me Kosovën.” Po kështu mund të themi edhe për Kamenicën: Po ta përfytyrojmë hartën e Kosovës në trajtën e një rombi, komuna e Dardanës së bashku me Sharrin (Dragashin), Leposaviqin dhe Pejën, përbëjnë të katër kulmet e këtij rombi. Nga ana tjetër: Ajo së bashku me komuna të tjera si Gjilani, Vitia apo Podujeva, ia mbajnë njërën brinjë ngrohtë të gjithë Kosovës.

Territori kodrinor-malor, pak fusha dhe shumë lumenjë, e bëjnë natyrën e komunës së Kamenicës të begatë. Më shumë se gjysmën e sipërfaqes së përgjithshme të komunës, mund ta konsiderojmë sipërfaqe bujqësore. Në shpatinat e territorit kultivohet me sukses duhani i cilësisë së lartë. Në këtë komunë ka blektori të zhvilluar, pemëtari si dhe mbarështohet me sukses bleta. Falë kushteve natyrore të pastra, bletaria pothuaj është e përhapur në çdo fshat të komunës. Në fakt, rreth pesë mijë ha sipërfaqe malore e zhveshur nuk janë pak, por ato, mbulohen, nuk duken, si të thuash, me afro 22 mijë ha pyje dhe aq më tepër që, natyrën e Dardanës e hijeshojnë lumenjtë e shumtë. Duke filluar me vetë Dardanën si fshat, i cili shtrihet në luginën e lumit Krivareka dhe në shpatinat e afërta. Lumenjë të tjerë në veri të Kamenicës janë edhe lumi i Desivojcës, i Hogoshtit etj. Këta lumenjë derdhen në lumin e Moravës, i cili rrjedh në jug të komunës. Të gjithë këta lumenjë i takojnë pellgut të Detit të Zi.

Ujrat si pasuri që janë, në shekuj kanë lënë edhe pasuri mbrapa: Toka të pjellshme. Kjo ka ndodhur edhe me fshatin e Koretinit, një fshat nja katër km afër Dardanës. Vendi ku është ngritur fshati me mbi katër mijë banorë, dikur ka qenë i mbuluar me ujë. Më vonë ujrat u larguan nëpërmjet një gryke që quhet Gryka e Konçulit, ndoshta si rrjedhojë e rënies së nivelit të ujërave në të gjithë rruzullin. Kësisoj vendi mbeti moçal, i cili pas tharjes, u shndërrua në vendbanimin e sotshëm të Koretinit. Fshati ka pak banorë të etnisë serbe. Llogariten të jenë rreth 10 shtëpi, pesëdhjetë herë më pak se afro 500 familjet e shqiptarëve.

Mua më ka thënë vjehrri se e kemi origjinën nga Shkodra, thotë Minivere Makaj, mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe në shkollën e fshatit, në shtëpinë e së cilës po pinim kafe. Dhe vazhdon: Kam dëgjuar të moshuarit e fshatit kur thonë: “Kjo tokë (për fshatin e Koretinit) vetëm njeriun nuk e ban.” Koretini, një fshat i grumbulluar ka pak tokë, por është shumë pjellore. Kjo është pasuria që lënë pas ujrat. Fusha e vogël pjellore është e rrethuar me kodra të vogla e të buta ku rriten pyjet, por edhe misri, gruri e perimet.

Standartet: Të verdha, të kuqe apo jeshile?

Në shtetet multietnike, pavarësisht nga përqindjet dominuese të njërës apo tjetrës etni, që administrohen nga OKB si Bosnje dhe Hercegovina, Kosova etj, do të pakësohet prania e ndërkombëtarëve, deri në “mosprani”, si të thuash, nga plotësimi i disa standarteve të vendosura. Pavarësisht se sot për sot nuk flasim për status të barabartë, ta zemë midis Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, por natyra e kërkesave të plotësimit të standartve pothuaj është e njëjtë. “Zemra” e bllokut të këtyre standarteve ose “thembra e Akilit” të tyre është respektimi i të drejtave të njeriut. Është respektimi i të drejtave dhe lirive të të gjithë etniteteve, pavarësisht se ato mund të jenë shumicë, pakicë apo krejt minorancë. Treguesi i plotësimit të kërkesave që kanë standartet, në raportet e vëzhguesve, por edhe në grafiqet e punës së drejtuesve të komunave e të qeveritarëve, janë tre ngjyra që të ngjasojnë me ngjyrat e syrit të semaforit: Të kuqe, që do të thotë “standart i pa plotësuar”; të verdha, që përkthehet “standarte në përmirësim” dhe jeshile që është baraz me “standarte të plotësuara”. Shumica e standarteve në komunën e Kamenicës shënohen me ngjyrë jeshile, pak janë të ngjyrosura me të verdhën dhe pothuaj aspak me ngjyrën e kuqe.

Ishte një kohë kur në të gjithë Kosovën, të drejtën e azilit politik në vendet e BE apo në SHBA e kishin vetëm kosovarët. Bota rrotullohet, thotë populli. “Nuk i dihet motit si siellet, sot asht vrant e nesër kthillet”, ka thënë Fishta. Erdhën ditët kur azilkërkuesit kosovarë, nuk e kishin më të drejtën të qëndronin nëpër Europë. Këta u zëvëndësuan me serbët. Prap rrodhën ditët. Falë ngjyrave jeshile të standarteve edhe serbët “i sosën” afatet e diskriminimit etnik nga shumica shqiptare. Kjo stafetë, (e drejta e strehimit jashtë Kosovës), kaloi tek etnia më e vogël në numër, që janë romët. Në Kamenicë, komunën me rreth 60 mijë banorë, mund të ketë vetëm 1000-1200 romë.

Vajza e një shokut tim, më tregontë një komisioner zgjedhor nga Gjakova, të cilin e takova kohë më parë në Neum të Bosnjes, e grimuar me ngjyrat e romëve kaloi traun e policisë në aeroportin e Prishtinës dhe hypi në avion. Askush nuk e ndaloi. Ajo ishte mjeke, por donte të largohej nga Kosova. Puna e saj.

Po tash? E drejta e romëve nuk ka asnjë dallim me etnitë e tjera. Madje janë disa standarte, në të mirë të tyre, por që nganjëherë romët i kanë me bezdi dhe nuk kujtohen për to. Dhe duhet t’u lutemi ne për t’i pranuar, thotë një këshilltarë i Asamblesë Komunale në Kamenicë. Romët nuk mungojnë as në administratë dhe as si infermier në Qëndrën Spitalore të komunës. Gjithshka në bazë të përqindjes së popullsisë. Në Kamenicë nuk mungojnë aktivitetet rinore, ku marrin pjesë të rinjë nga të gjitha etnitë. Madje të rinjët romë herë pas here janë “pronarët” e sallës së kulturës “Isa Kastrati”, ku shfaqin drama dhe japin koncerte festive.

Por le t’u kthehemi edhe problemeve që dalin. Ngjyra jeshile e treguesve të plotësimit të standarteve, mund të duket e verdhë apo krejt e kuqe te persona të veçantë apo edhe te lagje të tëra fshatrash. Kjo varet se si don me i pa zhvillimet në Kosovë: me dashamirësi apo don të bësh vetëm kritizerin. Ka shumë sish që kërkojnë standarte, por në anën tjetër jo vetëm që nuk punojnë vetë për to, por edhe thonë: ishalla nuk po na plotësohen. Le të marim faktin e ndryshimit të targave të makinave. Për mua ka qenë i zgjuar ai person që i ka shkuar mendja që edhe në Bosnje-Hercegovinë edhe në Kosovë, ka vendosur të ketë një lloj targe makine që nuk e identifikon mjetin se i kujt rrethi apo rajoni është. Në Bosnje, psh, një makinë e Banja Lukas, në Federatën Serbe, udhëton pa probleme në Sarajevë apo Mostar, sepse targa e makinës nuk e tregon qytetin, madje as Rajonin. Dhe anasjelltas. Po ta keni vënë re, në targat e makinave të Bosnje-Hercegovinës përdoret vetëm një germë e alfabetit latin, që nuk thotë asgjë për qytetin, e cila vendoset në mes të gjashtë numrave: tre para dhe po kaq mbrapa. Po kështu edhe në Kosovë. Vetëm se këtu nuk kemi një germë të vetme, por inicialin “KS” në mes të gjashtë numrave. Kjo për mendimin tim ka ndodhur se, ndërsa në Bosnje-Hercegovinë ka patur probleme edhe në mes të banorëve të  Republikës Serbe e atyre të Federatës së kroatëve e boshnjakëve, në Kosovë problemet kanë qenë në mes të banorëve të një qyteti apo të fshatrave të vegjël të një komune. Edhe vendosja e targave të unifikuara ka qenë një ndër rregullat e vendosura nga UNMIKU. Por ç’ndodh? Edhe sot në zona të ndryshme të Kosovës sheh targa të modelit të vjetër: GL (Gjilan), KS (Krushec) etj. Mirpo gjithmonë kjo targë tregon identitetin e saktë të shoferit që e nget këtë makinë. Dhe ndodhë që nëse është serb, të jetë i kërcënuar në rajonin me shumicë të shqiptarëve ose anasjelltas. Por kjo mosbindje, nëse mund ta quajmë, ngjet pothuaj vetëm me serbët. Ata nuk e duan targën me KS, sepse kështu u duket se po humbasin identitetin serb të krahinës së tyre. “Edhe ankohen për pasiguri, edhe vetë nuk i zbatojnë rregullat e vendosura, të cilat të çojnë te siguria”, thotë gazetari Sulejman Dërmaku.

Administrata zgjedhore e përhershme.

Unë personalisht jam i dashuruar pas një Kodi Zgjedhor. Ky është kodi zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë. Kur kam shkruar një libër për këtë, në mes të tjerave kam uruar që edhe vendi im ta kishte një Kod të tillë. Dëshiroj të mos jetë arsyeja e vërtetë ajo që më shkon ndërmend mua, se pse tash sa vite ne nuk po kemi një ligj zgjedhjesh që të na i bëjë zgjedhjet e pranuara nga palët. Që preferenca e partive politike ndaj kandidatëve të çfardo niveli të mos dominojë mbi preferencën popullore.(Populli i pjell partitë e jo partitë popullin). Që administrata zgjedhore të mos jetë e varur nga politika e komisioneri i zgjedhjeve të mos jetë një militantë kopuk që din vetëm të bëjë zhurmë në qëndën e votimit. Një kod zgjedhor që do të na e bëjë votën vërtetë të shenjtë: të fshehtë, të lirë, të pa cënuar. Pra kodi zgjedhor nuk është thjesht: mazhoritari apo proporcionali, numri i zonave zgjedhore apo pragu zgjedhor për të qenë parti parlamentare. Këto nuk janë kolonat e kodit për të na i bërë zgjedhjet të ndershme e të rregullta. Por kam frikë se prap vëmendja qëllimisht do të spostohet këndej nga fundi e do të harrohet ajo që është më kryesore: administata zgjedhore e përhershme dhe e kualifikuar, largimi i politikës nga niveli vendor i komisioneve.

Por ja, që unë hasa edhe një përvojë tjetër prap shumë afër nesh, në Kosovë: Sekretari  i përhershëm i zgjedhjeve, ose Zyrtari  Zgjedhor Komunal (ZZK), ose me emër tjetër, zyrtari ekzekutiv i zgjedhjeve. Në administratën e kuvendit komunal, ashtu si çdo drejtori tjetër, funksionon edhe sekretariati komunal i zgjedhjeve. Pra në administratë, ashtu siç merret dikush me problemin e ujit të pishëm, të energjisë elektrike apo me problemet shëndetësore e të arsimit, në këtë nivel trajtohen edhe problemet e zgjedhjeve. Në çdo ditë të vitit, administrata zgjedhore ëshë në punë. Sipas Agim Kastratit, zyrtari zgjedhor komunal në komunën e Kamenicës, kjo admnistratë gjatë të gjithë kohës merret me regjistrimin e zgjedhësve, me plotësimin e “hartës” së vendbanimeve, sepse ato ndryshojnë. Ndryshojnë emrat e rrugëve, sepse në Kosovë ngjet një gjë e tillë. (Madje kjo ka qenë një nga detyrat kryesore të kuvendit komunal. Emrat e rinjë të rrugëve shpesh kanë qenë arenë debati në Kuvend midis përfaqësuesve shqiptarë dhe serbë.)

Tre deri në pesë muaj përpara zgjedhjeve të radhës, administratori i zgjedhjeve, ka përfunduar punë me regjistrin e votuesve dhe tani përpara ka një çështje po aq të rëndësishme: kualifikimin e komisionerëve zgjedhorë, por edhe të votuesve. Të gjithë komisionerët, që “kalojnë klasën”, pajisen me një çertifikatë ku vertetohet se ai ka marrë pjesë në kurset trajnuese dhe është i aftë të kryej detyrat ligjore në qendrën e votimit.

Zyrtari zgjedhor komunal, emëron edhe menaxherin e zgjedhjeve. Fehmi Kastrati, drejtori i shkollës së mesme të Kamenicës, është një i tillë. Në zgjedhjet e mëparshme detyrën e menaxherit të zgjedhjeve e kryente një person i caktuar nga UNMIKU, pra një i huaj, ndërsa një shqiptar ishte zëvëndësi i tij. Kjo është një praktikë e organizmave të protektorateve, si të thuash: hap pas hapi punët lihen në dorë të vendorëve, atëhere kur shikohet se ata janë të aftë që t’i kryejnë ato. Në përgjithësi menaxherë të zgjedhjeve, ose më saktë, të ditës së zgjedhjeve, caktohen drejtorët e shkollave. Kjo pothuaj tashmë është kthyer në traditë edhe për faktin se qëndrat e votimeve kryesisht ngrihen në ambjentet e shkollave. Ka raste kur në një shkollë ka tre, katër e më shumë qëndra votimi. Atëhere drejtori, jo vetëm si i zoti i shtëpisë, por edhe si person i arsimuar e i aftë ta bëjë këtë punë, emërohet prej sekretarit ekzekutiv të zgjedhjeve në komunë si menaxherë i qendrës ose më shpesh, i qendrave të votimit. Ky person kujdeset për gjithshka, për plotësimin e kushteve, siguron bazën materiale të qendrës së votimit. Pra shkurt: merren me të gjitha problemet e mbravajtjes në qendrat e votimit.

A nuk do të ishte një përvojë e mirë edhe për ne në Shqipëri, meqenëse ne nuk e kemi për gjë të merremi “tash e par” me kodin zgjedhor?

Artana: Qyteti i artë.

Kush ishte Artana? Sipas Dr. Jusuf Osmani, drejtor i Arkivit të Kosovës, i cili është autor i kolanës për “Vendbanimet e Kosovës”, Artana njihet që nga periudha antike. Ajo kishte pasuri të mëdha në ar e argjend. Prej arit, rrjedh emri Artanë, ose qyteti i artë, thotë Shaip Surdulli, kryetar i kuvendit komunal të Kamenicës. Në këtë qytet kishin bisneset e tyre raguzanët (dubrovnikasit), serbët, kotorasit e tivarasit, italianët e grekët. Shqiptarët në këtë qytet, veç të tjerash, ishin edhe priftërinj, kuptohet, sa kohë që qyteti ishte i pa pushtuar nga turqit. Si qytet i pasur, ai ishte edhe më tepër se të tjerët në planet e pushtuesve turq. Me emrin e mëvonshëm, Novobërdë, është ndër qytetet më të zhvilluara në Kosovë dhe krejt gadishullin Ballkanik. Novobërdë dhe Kamenicë, në fakt nuk janë emra të rinjë, por kanë rrënjë  akoma më të hershme në histori Artana dhe Dardana. Megjithatë, sot serbët e kunërshtojnë ndërrimin e emrave të komunave. Ata nuk duan të gërmojnë fort në historinë e kahershme. Pse, nuk duan histori serbët? Me sa duan grekët. Po të gërmojnë grekët në histori, dalin te pellazgët. Po të kthehen prapa në histori serbët, shkojmë te shekulli i 6- 7, atëherë kur sllavët sapo kishin shkelur Ballkanin. A u intereson atyre që,  njëra palë të ketë stërgjyshër ilirët, pra shqiptarët, dalmatët etj, e tjetra palë të quhet “e ardhur”?

Gojdhëna  thotë për Artanën se “Kur Artana ka qenë një qendër e zhvilluar, në këtë kohë Londra ka qenë një fshat”. A nuk përkon kjo gojdhënë me thënien e politikanit gjerman, për ekzistencën dhe për kulturën e lashtë të shqiptarëve, krahasuar me popujt e tjerë të Evropës? Ky popull i lashtë a do të vazhdojë të rrijë si mik në trojet e veta? A thua, prap i shkon ndokuj ndërmend se pavarësia e Kosovës është larg?

Gjovalin Gjeloshi

 

 

 

Serbinë dhe klasen politike e ka kapur paniku sepse është duke humbur betejen e fundit në ballkan, “KOSOVEN”

 

Çdo herë që të tentohet që Kosova të  ndahet do kete konflikte te reja, dhe sipas studiuesve nëse preken kufijt e Kosovës atëherë do lëvizin shumë kufij në mbarë evropen kjo ështe edhe frika më e madhe  e BE-së dhe e faktorit ndërkombëtarë.

Interesat  e Francës dhe të Britanisë se Madhe për zonën e Mitriovicës janë vërejtur vite më parë ashtu si edhe gjatë luftës së dytë botërore kur me aneksimin e gjithë territorit shqiptarë nen një sundim atë Italian i cili ju dhurua nga Mbreti Zog me presion ushtarak Italian, Mitrovica dhe vija hekurudhore  Mitrovicë-Kaçanik është kontrolluar nga Gjermania e cila dirigjonte nga Beogradi dhe me trysninë e Beogradit arriti që qeverine e Xhafer Deves ta largoj nga pushteti lokal. Fakte këto historike të cilat do vlejnë për një kohë të gjatë të analizohen, dhe madje janë pjesë e debateve të sotme mbi cështjën e Kosoves e cila pret pavarësinë.

Fjala “pavarësi” për Kosovën është, tashmë e  tepruar madje më duket si një cështje pa vlerë, sepse Kosova me strukturat e saj paralele te formuara nga “Qeveria e Bukoshit” ose siç është njohur “Qeveria e tre përqindëshit”, që nga viti 1992 funksionon si e tillë. Deshten apo nuk deshtën faktori ndërkombëtar takimet me qeveritarët e Kosovës i ka zhvilluar me Bukoshin dhe kabinetin e tij, kjo tregon edhe një herë se ai faktor i cili në vitin 1997 formacionet e UÇK-së i quajti “TERRORIST”, u  bind se ajo nuk ishte asgjë më shumë se një forcë guerile e cila luftoj në mbrojtje të tëritorit të vetë, e cila u çarmatos, komandantit të së cilës  faktori ndërkombëtarë dhe vëtë populli i Kosovës i besuan ndërtimin e kabinetit qeveritar, dhe udhëhejen e popullin në rrugën drejte pavarësisë së merituar.

Situata është shumë e ndërlikuar madje është vetë treshja ndërkombëtare ajo nqë e ndërlikon situatën, e cila është dashur të përfundoj në tëtor të vitit të kaluar, e shtyrë kjo për muajin maj të këtij viti, por që interesat e aleatëve të vjetër të Rusis dhe Francës për mikun e tyre Serbinë bënë të pamunduren dhe e zvarriten deri në një të ardhme të afërt kur populli i Kosoves do dalë në rrugë dhe do shpallë në rrugë “pavarësinë”.

Rruga ndoshta nuk është zgjidhja më e keqe por siç duket e domosdoshme pasi, 10 vjet nën sundimin e diktatures se Millosheviqit e cila i hoqi çdo të drejtë, madje edhe të drejtën e të qenurit Shqiptarë, e drejtë e cila edhe e çoj popullin e Kosoves të dalë në rrugë dhe të cirret për të drjeten e tij për egzistencë, për shkollim të drejten e të qenurit Shqiptarë.

Faktori BE në Ballkan ka dështuar çdo herë edhe këtë radhë drejtë dështimit është, pasi po paralajmërohet një “Dejton” i  ri për Kosoven. Serbët në anën tjetër nxjerrin edhe një shumë të konsiderushmë prej 1 milion euro për arrestimin e shumë të kërkuarit Ratko Mlladiq, duke dashur të dëshmojnë në këtë mënyrë gatishmerin e qeverisë serbe për bashkëpunimin me Hagen. Madje sulmi i diplomacisë serbe i përkrahur edhe nga Rusia arrinë deri aty sa të akuzoj Departamentin Amerikan të Shtetit si xnitës të tensioneve në Kosovë, e ndejta gjuhë dhe të njëjtat marrëdhënie të tarshëguara që nga Koha e Sllobadan Millosheviqit. Nëse për qeverinë Serbe dhe për faktorin ndërkombëtar përbën problem dalja publike e A.K.SH-së në Kosovë e cila është e gatshme se në rast të sulmi serb ndaj tokes shqiptare do e mbrojnë me çdo kusht e jo tentimi i mbajtjes se protestës nga Garda e Car Llazarit e cila dëshiron që me cdo kushtë të destabizioj Kosovën. Cdo vitë në prag të vizitave të personaliteteve të rëndësishme për Kosoven vritet nga një qytetarë serb i kosovës, deri më sot asnjë prej këtyre akteve kriminale nuk ka apsur si autor shqiptarin e Kosovës. Madje pakicat Kombëtare ne Kosovë sipas legjislacionit në fuqi i kanë të përcaktuara qartë të drejtat e tyre te cilat arrijën  deri aty sa edhe plan programet mësimore t’i sigurojnë ne Beograd dhe jo të përgaditen në Kosove, mandatet e përfaqësuesve ne Keshilla Bashkiak dhe Komunal dhe në administratën shtetërore e kanë të siguruar në bazë të përqindjes së popullsië, po ashtu edhe numrin e deputetëve.

Disa ditë më parë Serbët kanë tentuar që në vallën e tyre kundër Kosovës edhe këtë radhë të fusin Malin e Zi i cili përmes një deklarate për shtyp nga ministria e jashtme shprehen qartë se shteti i sapo formuar “Mali i Zi nuk ka pse të jetë pjesë e një debati që eshtë cështje e mbrendëshme në mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe Mali i Zi nuk ka pse të ketë frikë nga një Kosovë e pavarur, ne duhet të kemi frikë nga një Kosovë pa status të qartë sepse është populli i cili jeton në Kosovë që duhet të dijë se në çfarë rregullimi shtetëror jetojnë”.

Serbia i trembet edhe bashkimit të Kosovës me Shqipërin, Bashkim që nuk do i sjellë asgjë të keqe as Serbis as Ballkanit. Por më mirë se të zhvillohet nje Konferencë dhe të rishikohet edhe një herë çështja e shqiptarëve në Ballkan dhe të vihet përfundimisht pikë mbi këtë çështje e cila është jetike për frymëmarrjne lirëshmëm të Ballkanit. Sulmet serbe në arenen ndërkombëtare ndaj shqiptarëve janë të njëjtat e 100 vjetëve më parë  apo edhe pas luftës së parë botërore.

Situata e cila përsësritet me shqiptarët është e njëtë më situatën e Princ Vidit i cili u sollë më çdo kusht në tokën shqiptare dhe iu premtua një përkrahje maksimale ndaj fuqive të mëdha të cilat ishin po atao që nuk e përkrahen, madje ishin armiku kryesorë i tij dhe i popullit shqiptarë për po të njëjat interesa si ato që janë sot.

E vetmja gjë që i ndanë BE-në dhe Rusinë është 15 vjeçari i cili Evropen e ka ngritur lartë ndaj dominimit Rus në bllokun lindor, dhe vetë qëllimi i Rusisë të rikthehet edhe një herë në një faktor Global, kjo siç e shtynë dhe Bashkimin Evropian të jetë palë me SH.B.A-në  në disa çështje të rëndësishme, si edhe pjesa e mbetur jashtë dominimit Amerikan si Serbia e cila është aleate e përherëshme e rusisë.

Por se Kosova do bëhët e pavarur këtë nuk e vë në dyshim askush sepse 2 milion shqiptarë nuk mund të sundohen nga 98 mij serbë dhe të bëjnë shërbëtorin në shtëpinë e tyre.

Me ndryshimet në dikasterin e diplomacisë shqiptare ka ndryshuar edhe ritimi i luftes shqiptare ndaj formimit të një shteti të ri shqiptarë në Ballkan gjithmonë sipas  pakos se Presidentit Finlandez Marti Ahtisari, i cili shapallë Kosovën shtet të pavarur nën mbikëqyrjen e BE-se. Ndërsa Kuvendi i Kosovës ka filluar miratimin e ligjeve sipas kësaj pakoje, e pranuar nga të gjithë edhe nga Rusia e cila pret vetëm miratimin Serb, të cilet këtë betejë e kanë të humbur dhe siç betejen e fundit në Ballkan.

Simon Shkreli

 

 

 

A është Europa midis SHBA dhe Rusisë?

 

Kumtet shpresëdhënëse, të herëhershme dhe të drojtura, të politikanëve të lartë perëndimorë, që Rusia do të ndihmojë për nxjerrjen nga ngërçi, të çështjes së ngushtë ballkanike – statusin e Kosovës – e kthyer marrëzisht në sindrom botëror, më shumë se shpresë, janë tjerrje diplomatike nxitëse, për të kapërcyer pa heshtje e pazhurmë, të njëqind e njëzetë ditët. Rusia vazhdon të përgjigjet prerë: “Njet” (Jo). Planin Ahtisaari, e ka cilësuar, të vdekur. SHBA, që nga deklarata e presidentit Bush në Tiranë, të gjithë personalitetet e Shtëpisë së Bardhë, kanë përsëritur “Yes” (Po): “pavarësia është e pashmangshme” dhe plani Ahtisaari përbën zgjidhjen e duhur.

Këto dy qendrime, rreth zgjidhjes së nyjes, janë aq të kundërta, sa janë edhe qendrimet e dy politikave të vogla, e Beogradit dhe e Prishtinës. Nga pikëpamja përmbajtësore, mes SHBA dhe Rusisë, në të vërtetë ndodhen Kosova edhe Serbia, pasi zgjidhja duket një cak, diku midis, drejt së cilës ushtrohen fuqi politike, për ta zhvendosur në një kah. Por, politika e shumtë, e përdorur për këtë vend të ballkanik, si të mos njihej vërejtja e njohur e Çërçill, se Ballkani prodhon histori më tepër se sa i duhet, ka disa kohë që, midis SHBA dhe Rusisë, përpiqet ta vendosë apo ta gjejë aty, Bashkimin Europian. Nuk janë të paktë ata që, edhe pyesin: a është Europa mes Amerikës përtej Atlantikut dhe Rusisë së Siberisë së pasur? Po të shihet problemi deri në të vërtetën e tij, vërehet që, Shtetet e Bashkuara bënë çmos që zgjidhja të mbyllje pa luftë. Të gjithë e dimë, sa maturi shfaqi SHBA, për të mos goditur. Dhe, bota është dëshmitare që, një luftë të cilën NATO mund ta përfundonte për tri ditë, e zgjati plot 78 ditë, vetëm për të qenë njerëzore – në Kosovë të shpëtohej populli shqiptar nga zhdukja, në Serbi të mos vritej populli serb, duke mundur me luftë shtetin e tij terrorist. Edhe tani, SHBA është një realiste e madhe, historike dhe bashkëkohore – këta dy popuj – serbët dhe shqiptarët, të ndarë i ndihmojnë më mirë paqes së Ballkanit; duke qenë Kosova pjesë e Europës së Bashkuar dhe jo brenda kufijve të Serbisë. Rusia ka shfaqur, atëherë e sot, kundërshtimin e vet, duke u vënë padrejtësisht në krah të Serbisë, për t’u faktorizuar në politikën botërore. Ajo, si edhe deri thellë në histori, do të donte të kishte në Beograd, një ndikim afatgjatë, për të krijuar aty një “ishull rus”, në rajonin që, me shpejtësi po i bashkohet Europës. Kjo e zhvesh qëllimin dhe e qartëson secilin që, Kosova nuk përbën një çështje kaq përcaktuese për politikën e saj, por Rusia përpiqet të gjejë shkak edhe me çështje të vogla, për të ndërtuar ballafaqime butaforike kundër SHBA. Bashkimi Europian, te zgjidhja e statusit të Kosovës, ka meritën e tij. Ai, kur u kërkua zgjedhja, të sulmohej apo të mos sulmohej ushtarakisht Serbia, u bashkua me SHBA dhe, si përbërëse, domethënëse e jetike, e fuqisë ushtarake të NATO-s, Europa ka pjesën e vet në historinë e çlirimit të Kosovës. Gjatë këtyre nëntë vjetëve, të gjithë kryeadministratorët e OKB-së, janë personalitete të spikatura të vendeve të Bashkimit Europian. Europian shumë i njohur është edhe kryenegociatori Marti Ahtisaari. Bashkimi Europian ka në Kosovë forcat e veta ushtarake të sigurisë, në kuadër të KFOR. Gjatë pasluftës, Bashkimi Europian nuk ka qenë diku midis, por mjaft bashkëpunues me Shtetet e Bashkuara, për të mbyllur pasojat e luftës dhe përgatitur statusin e Kosovës. Kjo vjen, nga detyrimi që ka Europa për Ballkanin, pjesë territoriale nervoze, por e vlefshme e saj, që përmes proceseve integruese të përshpejtuara, po i jep Bashkimit Europian hapësira të reja politike. Që të dy këta faktorë madhorë – partneriteti i përhershëm e strategjik me SHBA i Bashkimit Europian dhe investimi i jashtëzakonshëm për të zgjeruar bashkimin në territore që “ende nuk i ka plotësisht të saj”, bëjnë të arsyetosh që, për statusin e Kosovës, Europa e Bashkuar nuk rri midis SHBA dhe Rusisë, por BE dhe SHBA mbeten partnerë të bashkuar në zgjidhjen e çështjes brenda shtëpisë së vet. Sa për Rusinë, ajo është respektuar përtej çdo parashikimi, madje ka nxjerrë përfitime politike me një çështje të dhimbshme, të një populli të vogël, të cilin Serbia e bëri viktimë në luftë, kurse Rusia po synon ta bëjë viktimë në paqë. Ajo që gjendet midis dhe i vishet si qendrim gjithë Bashkimit Europian, nuk është Brukseli i përbashkët, por ndonjë kryeqytet i veçuar që, nuk është se gjendet kah Rusia, por vuan problemet e veta të brendshme, dhe duke u trembur prej vetvetes, i bie më qafë Kosovës, se qënka ndikuese për keq tek ato. Arsyet e tjera që nxirren ndaj Bashkimit Europian, si ta zemë, nevoja e madhe për gazin rus, është teprim. Sepse, siç Europës i duhet tregu i gjerë rus për të çuar mallra e teknologji, edhe Rusisë i nevojitet tregu i madh europian për gazin rus. Kosova është aq e vockël sa që nuk mund të kthehet kurrë në një Mur Berlini mes tyre. Pas nëntë vitesh që nga lufta, të gjitha palët kanë marrë çfarë kanë synuar:

Kosova mëvehtësinë.

Serbia kthimin tek vetvetja.

Bashkim Europian lehtësinë e zgjerimit.

Shtetet e Bashkuara mbrojtësin e lirisë.

Rusia rigjallërimin.

Koha e tashme, nuk është tjetër gjë, veç domosdoshmëria e përpjekjeve për pranim nga të gjitha palë, e asaj çfarë ka ndodhur, në cakun e fundit, të shpërbërjes së Jugosllavisë. Ky film tragjik, së shpejti do të paraqesë titrat në anglisht “The End” (Fund), por jo në rusisht “Konjec” (Fund).

Qemal SAKAJEVA

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu