Nr.118 i gazetës në print

0
Komuna e Forlit realizon programin 2000 000 euro për politikat për fëmijët në rrezik

Xhon Withers, ambasadori amerikan në Shqipëri, u shpreh me  ton të ashpër, në tryezën e para pak ditëve me ambasadorët e huaj këtu në Tiranë, lidhur me zbatimin e strategjisë së Shqipërisë, në luftën kundër trafikut të qëneve njerëzore dhe, fëmijëve në veçanti. Por duhet thënë se jo vetëm përballë kritikave, por si pergjegjshmëri dhe strategji e vetë qeverisë, është vlerësuar fenomeni i fëmijëve të braktisur, dhe përpjekjet për eleminimin e shfrytëzimit të tyre, do të marrin formën e duhur. Është vërtet problem braktisja dhe trafikimi i shumë fëmijëve jo vetëm vitet e fundit, por edhe përgjatë diktaturës komuniste,pasi kontrolli mbi atë pjesë të lënë pas dore ka qënë i pamundur , përjashto vetë kupolën e korruptuar dhe pa substancë njerezore që është edhe koka e trafikut. Në Shqipëri ka patur edhe raste të pashëmbullta, ku fëmijë azilesh janë varrosur dhe sot çuditërisht zbulohen të gjhallë. Qeveria shqiptare tashmë do i thoitë FUND këtij trafiku. Me një projekt dy vjeçar, me vlerë 2 000 000 euro, do synohet përmirësimi i ligjit në mbrojtje të minorenëve si dhe në zgjidhjen e problemeve nga ekspertë të huaj. Është pikërisht komuna e Forlit në Itali, e cila në bashkëpuniom me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta të Shqipërisë, do të zbatojnë programin ‘Mbështetje në favor të politikave për trë miturit’. Pra, me fjalë të tjera, do asistohen institucionet shqiptare në përmirësim të kushteve të jetesës dhe në mbrojtje të fëmijëve të braktisur, si dhe në rrezik apo edhe vështirësi sociale. Bëhet fjalë edhe për një projekt që synon mbështetjen e Kushtetutës së një Forumi Ndërministror të Fëmijës dhe forcimin e Komitetit Kombëtar per Adoptimet. Janë fuqizimet e shërbimeve sociale në kuadrin lokal, që do materializohen  me veprimet e para pilote në Shkodër, në Vlorë në Elbasan si dhe këtu në Tiranë. Në Shkodër, sipas burimeve nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, projektin pilot do ta drejtojë konsulli i Italisë në Shkodër, Stefano Marguçio,një njohës i mirë i mentalitetit, kulturës dhe prioriteteve të veriut shqiptar, në Vlorë, konsulli LorenzzoTomassoni,i cili kohët e fundit ka filluar të veshet çuditshëm, me ‘look’ interesant dhe kapele sherifash,  në Elbasan ambasada italiane e Tiranës ose edhe të deleguar te saj, ndërsa në Tiranë ambasadori Saba D’Elia. Pra, diplomatët italianë do synojnë të realizojnë disa module trajnuese me funksionarë të administratës lokale, me punonjës socialë , me personel të fushës së ligjeve apo të adoptimeve. Do merren gjithashtu me mbedhjen, analizën e të dhënave, me kërkimet mbi praninë dhe karakteristikat e fëmijeve shqiptare etj. Kjo ndërhyrje me vlera në fushën e të drejtave e lirive njerëzore edhe për atë pjesë deri tashti të diskriminuar të shoqërise, është financim i palës italiane dhe konkretisht, 1. 503.400,00 euro nga Kooperacioni Italian për Zhvillimin i Ministrisë së Jashtme të Italisë. Ndërsa pjesa tjetër që plotëson dy milionshin, do akordohet në mënyrë të barabartë nga rajonet italiane te Emilia Romagna, Marche dhe Puglia. Eleminimit të  shfrytëzimit të fëmijëve i vjen në ndihmë edhe ligji i rreptë i adoptimit. Të interesuarit, fillimisht do paraqiten në zyrat e birësimit të shteteve të tyre, ku do i nënshtrohen një procedure të rreptë në verifikim të informacionit. Pas përpunimit, informacioni do përcillet në Komitetin Shqiptar të Birësimit. E veçanta e këtij ligji do jete se komiteti në fjalë do jetë një ortgan i gjërë kolegjial, në të cilin do marrin pjesë shumë ministri paralele, si e Drejtësisë, Shëndetësisë, Arsimit, Punës, Ministrisë së Brëndshme, asaj të Jashtme etj.Bordi , në çdo birësim duhet të votojë në unanimitet, si për rastet brënda vëndit ashtu edhe për jashtë. Kështu pra, vetëm pas përputhjes së procedurave me ligjin dhe pas okej-it të këtij Bordi çdo rast do kalojë në gjykatë. Përt shtetasit e huaj vetëm në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.   Është ky një projekt ambicioz, ndër më të vlerësuarit do shpreheshim, i aleatëve tanë italianë që garanton në brëndësinë e tij, mbrojtjen e shtresave më të rrezikuara të shoqërisë.

Nga SOKOL PEPUSHAJ

“Bashkejetesen fetare e gjeta ne mesin tuaj!”

Nuk eshte rastesi qe ambasadori i SHBA-se ne Shqiperi, John Withers ka zgjedhur te nise viziten e tij ne Shkoder pikerisht nga komunitet fetare. Qyteti me i madh verior, eshte konsideruar dhe vazhdon te konsiderohet si kryeqender e katolicizmit por edhe e muslimanizmit shqiptar njekohesisht, por mbi te gjitha nje qytet- simbol i vlerave te tolerances e mirekuptimit ne mes besimeve.

Diplomati amerikan eshte pritur ne Famulline e Shen Shtjefnit nga famullitari dom Gjovalin Sukaj, i cili pas bisedes private pa pranine e mediave, e ka shoqeruar ambasadorin Withers ne nje vizite ne mjediset e brendshme te katedrales se Shen Shtjefnit. Diplomati ka shfaqur interesim ne menyre te vecante, per pjesen e katedrales, e cila i kushtohet martireve te Kishes Katolike, te gjithe atyre qe u flijuan nga rregjimi komunist duke thirrur “Rrnofte Shqipnia! Rrnofte Krishti- Mbret”.

Etape e dyte e vizites, ishte takimi ne Bashkine e Shkodres, ku ambasadori amerikan eshte pritur dhe ka zhvilluar nje bisede frytdhenese me kryebashkiakun Lorenc Luka. Mediat jane lejuar te qendrojne vetem pak minuta ne salle, por mesohet se gjatë këtij takimi, kryetari i Bashkisë   i ka uruar mireseardhjen mikut amerikan dhe e ka falenderuar ate për kontributin që qeveria ameriane ka dhënë për Shqipërinë në përgjithësi dhe për Shkodren në veçanti. Më tej Luka i ka bërë një pasqyrë të shkurtër të situatës ekonomike, politike dhe institucionale të qytetit të Shkodrës. Ndërsa ambasadori Withers është shprehur i kënaqur që i është dhënë mundësia të zhvillojë një vizitë pune në qytetin e mrekullueshëm të Shkodrës. Gjatë këtij takimi   Withers i ka shprehur gatishmërinë  kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka  për të ndihmuar në realizimin  të gjitha atyre  projekte që Bashkia e Shkodrës do ti shohë të arsyeshme, si në fushen ekonomike,të infrastrukturës, të monumenteve historike dhe të kulturës, ashtu edhe në kuadrin e decentralizimit të pushtetit vendor.

Kreu i diplomacise amerikane eshte pritur ne Myftinine e Shkodres nga myftiu Imam Ndricim Sulejmani bashke me bordin drejtues te Komunitetit Musliman te rrethit. Me pas, ambasadori Withers i shoqeruar nga imam Sulejmani, ka pare nga afer xhamine  e Parruces, e cila ka qene nen nje proces restaurimi por edhe stolisjeje te plote gjate ketyre javeve te fundit. Diplomati amerikan ka qene i ftuar edhe ne nje takim te organizuar nga Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” dhe Myftinia e Shkodres, ku ka dhene mesazhe te qarta te bashkejeteses dhe tolerances fetare. Duke perifrazuar heroin tone kombëtar Gjergj Kastriotin, ambasadori Withers ka thene se bashkejetesen fetare e gjeta ne mesin tuaj, ndersa nuk ka ngurruar te citoje edhe vepra te shkrimtareve te njohur shqiptar si Gjergj Fishta. Vizita e kreut te diplomacise amerikane ne Shqiperi, ka përfunduar me nje takim ne Prefekturen e Qarkut Shkoder, ku eshte pritur nga prefekti Maxhid Cungu.

Blerti DELIJA

 

Ndryshimet që ruajnë status-kuonë

Nga eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike, po flitet gjithnjë e më tepër për domosdoshmërinë e ndryshimeve në qeveri. Argumentet që jepen në këtë drejtim janë të shumtë dhe shpesh mjaft bindës. Disa thonë se PD-ja ka nevojë për një qeveri më përfaqësuese, të tjerë argumentojnë se mungon filozofia qeverisëse.

Pra, nga njëra anë kërkohet përfshirja në qeveri e figurave me një profil më të lartë dhe përfaqësues, nga ana tjetër kërkohet një filozofi e djathtë qeverisëse. Natyrisht të dyja janë të lidhura ngushtë, pasi është e kotë të kesh figura të profilit të lartë politik në mungesë të një filozofie qeverisëse. Qeverisja nuk është thjesht një koleksion individësh publik, por materializmi i një filozofie apo fryme të caktuar nëpërmjet tyre. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi me ndryshimet në qeveri. Nuk është e qartë në emër të cilës frymë apo filozofie kërkohen këto ndryshime. Nuk kuptohet se cilat dështime apo mosarritje të qeverisë kanë nevojë të korrigjohen. Nga njëra anë zëra brenda PD-së kërkojnë ndryshime në qeveri. Nga ana tjetër askush apo pakkush brenda PD-së ka ‘guximin’ të flasë për ndonjë dështim të qeverisë apo të parashtrojë ndonjë projekt konkret se si duhet përmirësuar trajektorja e qeverisjes.

Edhe ndonjë zë që artikulon mungesën e filozofisë së qeverisjes së PD-së, nuk na thotë se çfarë filozofie duhet. A është e nevojshme që PD-ja t’i rikthehet doktrinës neoliberale për të reformuar sektorin publik? A duhet të përqafojë më shumë shqetësimet e të djathtës konservatore dhe të ish-pronarëve? Apo PD-ja duhet të qartësojë pozicionin e saj si parti e qendrës së majtë me shqetësimin për shtresat në nevojë dhe urrejtjen ndaj vaskave të floririt? Kur vjen puna tek logjika dhe filozofia konkrete që duhet të motivojë ndryshimet në qeveri, të gjithë zërat bashkohen duke thënë se ky është ekskluzivitet i Kryeministrit Berisha. Ama po të dëgjojmë këtë të fundit, nuk ka asnjë arsye se përse duhen bërë ndryshimet. Qeveria jo vetëm i ka arritur, por edhe i ka tejkaluar premtimet e saj. Sipas kryeministrit dhe eksponentëve të tjerë në PD, është kjo qeveri që po e fut Shqipërinë në NATO. Është absurde të mendosh se ftesa e Shqipërisë për në NATO do të varet nga ndryshimi i disa emrave në kabinet. Aq më tepër sot, kur PD-ja ka edhe të gjithë mbështetjen e PS-së për ndërmarrjen e të ashtuquajturave reforma themelore, që deri tani na ka dhënë një kushtetutë të re të mbushur me rreziqe të vjetra.

Natyrisht kjo nuk do të thotë se ndryshimet në qeveri nuk mund apo nuk duhet të bëhen. Problemi është se për ta bërë qeverisjen më efikase dhe më përfaqësuese, duhet që më parë të përcaktohet se si mund të arrihet diçka e tillë në parim dhe më pas në praktikë, d.m.th me emra konkretë. Prandaj përpara ndryshimeve konkrete do ishte i nevojshëm një diskutim në lidhje me trajektoren e qeverisjes së PD-së dhe mënyrës se si ajo mund të përmirësohet. Është e vështirë ta përmirësosh apo korrigjosh qeverisjen pa përcaktuar më parë se çfarë duhet korrigjuar konkretisht.

Në të kundërt, ndryshimi i disa emrave të përveçëm nuk do të shërbejë veçse për të mbuluar status-kuonë e një qeverisje që duket se e ka humbur tërësisht busullën. Aq sa ndërmerr fushata alla “Shqipëria në NATO”, ku synon t’i mbushë mendjen rreth 5% të elektoratit se Shqipëria duhet të futet në NATO. Ndërkohë 95% e elektoratit që e mbështet bindësh anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e ka gjithnjë e më të paqartë se përse duhet ta votojë PD-në në zgjedhjet e 2009-ës, pasi Shqipëria të jetë anëtarësuar në NATO.

Blendi KAJSIU

 

VESHET E OPINIONIT DHE POLITIKA

Qetësia me të cilën çuditërisht shqiptarët po bashkëjetojnë është vërtetz e frkshme. Kjo për faktin se janë vetëm ndërkombëtaret ata që i bëjnë apel politikës të integrohet, madje edhe presione.Duket se veshët e opininionit tashmë ose janë lodhur nga prëmtimet e bujshme të politikëbërësve që vetëm mashtrojnë, ose jane ambientuar me ‘panoramëm’. Kudo, brënda kufijve ekzistues, kurdo brënda ditënatës, dëgjon vrasje, padrejtësi, shkelje të të drejtave e lirive njerëzore. Dhe asgjë nuk ‘sdhqetëson’ veshët e këtij publiku. Edhe kur mafie politika pushkaton në mes te Tiranës. Lere më pastaj në zonat rurale, ku as punon stacioni televiziv, as vete gazete. Thua se ie në mesjetë. Pra, jo vetm është mbytur shpresa, por edhe ndjenja. Kur krimi bashkëjeton me politiken, madje edhe ka rrënje të thella pikërisht aty, kur kemi të bëjmë me një pakt, do të thotë që krimet e përjetuara shqiptarëve u vujnë pikërisht nga kjo politikë. Fjala vjen, në Komunën e Kelmëndit, një nder zonat më të persekutuara gjate sistemit komunist të Enver Hoxhës, një vënd ku sot as ka sinjal televiziv, as lexohet kund nje gazetë, ku vetem nje kompani private mbuloi pjesërishrt atë hapësirë me sinjal telefoni, njerëzit janë dhunuar e shfrytëzuar politikisht. Rastet janë të shumta. Edhe ky djalosh , Fatmir Nilaj, ishte viktimë e radhës e politikes. Është vërtet paradoks se si dhunohet tjetri, për çfarë kërcënohet me jetë? Ka qënë data 27 qershor 2001, kur policia kish shkuar për të arrestuar  Luigj Nilajn, thjesht se kish shkruar ca parulla në kohë fushate në fshat, kur është dhunuar fizikisht Fatmir Nilaj. Shkaku, nuk ishte gjetur në shtëpi Luigji, xhaxhai i Fatmirit dhe kështu këtë të fundit që mësohet të ketë qënë duke prerë dru, e kaqnë keqtajtuar dhe pre në dorën e djathtë. Xhaxhai i tij akuzohej si socialist, qe arrestuar ca ditë më vonë dhe pat braktisur vëndin. Por edhe nipi i tij Fatmir Nilaj, do rrezikohej shumë me jete, pavarësisht se ky jo si socialist si xhaxhai, por si demokrat. Në zgjedhjet parlamentare te 3 korrikutb 2005, Fatmir Nilaj ka mbështetur kandidatin demokrat, ish kryeparlamentarin Pjeter Arbnori. Në një perballje tepër të vështirë, mandela shqiptar, i ndjeri tashmë Pjetër Arbnori pat humbur përballë socialistit Paulin Sterkaj.Pak kohë më vonë , në mes të korrikut 2005,njerëz të panjohur por me prapavijë politike e kriminale, e kanë kërcënuar me eleminim fizik Fatmir Nilaj, deri sa ai detyrohet të braktisë vëndin.

Janë këto fakte që jo vetëm nuk ngjallin seriozitet e besim, por janë tepër të frikshme per jeten e qytetareve shqiptarë, peng të politikes apo krimeve që i kane pikërisht në politikë rrenjet.

ARBEN CUBAJ

 

Lufta e kongreseve

Ne mungese te implementimit te plote te parimit me demokratik (te pakten ne pamje te pare!) te parimit “nje antar, nje vote”, demokracia brenda partive politike shqiptare bazohet ne organizimin periodik te rregulluar me statut te kongreseve. Pavaresisht rezervave mbase te natyrshme, tani per tani pjesa dërrmuese e partive politike ne Shqiperi, perdorin kete mekanizem per te folur ne emer te demokracise se brendshme. Mbi kete baze funksionon apo duhet te funksionoje teorikisht, menaxhimi i shtetit kur nje force e caktuar politike vjen ne pushtet permes zgjedhjeve politike periodike. Shume here e kam perseritur dhe vazhdoj ti qendroj idese se demokracia ne pjesen e fundit te saj por edhe me te rendesishme, ate te vendimmarrjes, konvertohet ose duhet te konvertohet ne matematiken e thjeshte te numrave, ku cdo gje eshte e qarte dhe politika nuk mund apo nuk duhet te deformoje se “1+1” bejne “3” dhe jo “2”. Duhet pranuar se per fatin e keq te demokracise sone te brishte akoma ne mature (18 vjecare), moshe e njejte edhe me ate te partive politike (pjeses dërrmuese te pakten), shume here ky rregull eshte deformuar per interesa te ngushta individuale apo edhe grupimeve te vogla. Eshte e kuptueshme edhe ne logjiken e vete moshes 18 vjecare, te ciles te pakten edhe per disa vite, mund ti tolerohen disa gabime, por sic edhe ne realitetin njerëzor, ka dhe duhet te kete “prinder” apo me te rritur qe te korrigjojne te tilla gabime.

Ne thelb, ndertimi i nje subjekti politik, deri ne nje shkalle te caktuar, nuk eshte shume i ndryshem nga ndertimi i nje familjeje, ne aspektet me te rendesishme te saj. Ashtu sic ekzistojne familje te shume rregulla, pa shume moral apo me keq te quajtura “te degjeneruara”, e njëjta gje ka ndodhur dhe te jeni te sigurte do te ndodhe edhe per shume vite e dekada, edhe me partite politike. Rezultatet i shohim e i prekim te gjithe ne keto 18 vite demokraci, te cilat ne shume raste marrin epitete apo cilesore qe reflektojne pikërisht edhe “edukaten” e ketyre familjeve politike apo edhe lidere te tyre politik.

Te pakten ne nisje, kam parasysh ketu vitet 1990- 1991, nje subjekt politik premtonte te ngrihej mbi nje tjeter baze, duke patur te pakten nje ideal qe shume here përmendej dhe vazhdon te permendet se ka ndertuar Evropen e Bashkuar drejt te ciles jemi ne rrugëtim. Idealet kristiane prej shekujsh te implementuar edhe ne nje filozofi politike, i dhane jete nje partie politike qe kishte shume motra ne kontinentin plak. Partia Demokristiane erdhi nga viti ne vit, jo duke u konsoliduar nisur edhe nga parimet mbi te cilat duhet funksionoje, por u kthye gjithherë ne nje shembull qe nuk duhet ndjekur per politiken shqiptare. Edhe pse thuajse te gjithe ne unison e pranojne se PDK apo derivate te saj, e kane shume te veshtire te implementoje plotësisht  filozofine e berjes se shtetit duke ardhur ne pushtet, ka qene gjithmonë e sulmuar nga brenda apo edhe nga jashte. Sipas gjasave, flamuri teorik qe ajo duhet te perfaqesoje, i ka grishur “flamurtaret” te sulmojne e te eleminojne njeri- tjetrin me metoda aspak kristiane. Vit pas viti, dekade pas dekade, kemi mberritur ne vitin 2008 dhe tablloja e PDK-se eshte e njejte: serish te njëjtat skema, perseri me deshiren per te marre “nje flamur”, i cili serish duhet te valevitet nga ererat e disa korrekteve te tjera politike.

Sipas te gjitha përllogaritjeve, ne rastin me te mire, Partia Demokristiane, duke mos patur peshen elektorale te menduar mbështetur ne mbiemrin e saj, nuk mund te siguroje me shume se 5-6% te votave te shqiptareve. E thene ndryshe, vetem ndonje mrekulli, mund ta ktheje ne faktor te jetes politike te vendit, ashtu sic fatkeqësisht trumpetojne drejtues te saj. Nga ana tjeter, PDK nuk ka suport nga jashte sic mund ta kete PBDNJ-ja e cila ushtron deri edhe presion ne emer te aleancave te hapura por edhe te fshehura me qarqe politike e shteterore te vendeve fqinje te Shqiperise. Ajo cfare eshte lene te nënkuptohet qe pas futjes se menaxhimin real te pushtetit nga perfaqesues politik demokristian dhe mund te quhet edhe arritje e kendveshtrimit te PDK-se, eshte pozicionimi i saj ne qender te spektrit politik shqiptar, gjithmonë nese do te kete deshiren apo edhe largpamesine per t’ia arritur. “Parti e qendres se djathte”, slogani qe u perdor fatkeqësisht pas lenies se drejtimit te PDK-se nga Zef Bushati, nuk i solli asnjë përfitim këtij subjekti politik. Shembujt e qarte te suksesit permes moszbatimit te këtij slogani, jane PBDNJ-ja e Dules, e cila po kalëron pushtetin ne Shqiperi prej rreth 12 vitesh, por edhe PAA-ja e Xhuvelit qe ka po kaq vite, te siguruara duke kapërcyer ylberet politik nder vite. Per here e me shume, demokristianet e thjeshte por edhe lideret vendore e kombetare, po ndergjegjesohen per sloganin e mençur te ideuar nga Zef Bushati se “PDK eshte e bardha e politikes shqiptare”. Ngjyrosja e flamurit vertete eshte dicka simbolike, por ngjyra portokalli nuk mund te krahasohet me ngjyren e bardhe, personifikim i te gjitha virtyteve me fisnike dhe vlerave me te mira njerezore. Edhe nese merr persiper qe te jete “perfaqesuese e shprehese e interesave te katolikeve shqiptare” (nuk themi te krishtereve shqiptare, pasi nje pjese e tyre identifikohen me PBDNJ-ne), do te ishte me mire pozicionimi thjeshte ne qender te spektrit politik shqiptar. Por gjithsesi, nje hipoteze e tille veshtire te realizohet, pasi natyrshem tashme, nje pjese e konsiderueshme e katolikeve shqiptare, gjejne perfaqesim duke qene pjese por edhe milituar, te subjekte te tjera politika, majta e djathtas.

Askush nuk e pohon me ze te larte, por pikërisht mungesa e qartësimit te pozicionimit te zotem, por me shume te nesërm te PDK-se, ka sjelle edhe kete përballje te rradhes tek demokristianet. Dy grupime, te cilat shume shpejt do te jene te detyruara te bashkejetojne, ndoshta edhe te ndahen pas vendimeve te pritshme te Gjykatave shqiptare, akuzohet reciprokisht per rrëshqitje majtas apo edhe djathtas, me shume se sa duhet per imazhin e PDK-se. Perplasjet e thella, u konvertuan edhe ne dy kongrese, ku natyrshem njeri prej tyre do te shpallet i paligjshem. Fatkeqësisht, nje vendim te tille- jetik per fatet e demokristianizmit shqiptar, nuk duhet ta marrin mbase edhe permes nje referendumi te gjere antaret e simpatizantet e PDK-se, por nje sistem gjyqësor i sulmuar dhe i anatemuar me shume se asnjehere per korrupsionin galopant.

Eshte e veshtire te besh nje gjykim te ftohte dhe te paster politik ne situaten ku ndodhet PDK-ja, ose me sakte PDK-te e drejtuara nga Nard Ndoka dhe Anton Gurakuqi, me heret aleate te spikatur ne mes tyre per te unifikuar faktorin demokristian ne Shqiperi. Jane mbledhur paralelisht struktura ne emertese te njëjta sic jane Kryesia, Keshilli Kombetar, Kongresi i Zakonshem apo i Jashtezakonshem, serish Keshillat Kombetare, me pas Kryesite e reja, jane shkarkuar kryetare, jane propozuar largime nga Kabineti Berisha, jane propozuar emerime te tjera, e keshtu me rradhe. Demokristianet kane ngritur tonet publikisht kunder njeri- tjetrit, duke kaluar edhe ne shprehje te rendomta, te padenja edhe per parti politike qe nuk kane ne themel nje moral, sic eshte ai kristian i PDK-se. Ajo cfare eshte me e rendesishme, jane vene ne loje demokristianet, ata te vertete dhe jo ata qe me 5 apo 10 mije leke te vjetra, jane te gatshem te mbushin salla teatrosh apo kinemash. Ne fakt, pikërisht ata, te cilet qe ne fillim te viteve ’90, moren nje tesere, pa e demonstruar asnjehere publikisht, por qe ne cdo takim elektoral e drejtuan voten e tyre te fshehte tek kjo force dhe kandidatet e saj, duhet te jene ata qe te thone fjalen e tyre. Pikerisht, ne emrin e tyre kane folur dhe po flasin edhe sot e kësaj dite lideret, duke u përbetuar se jane me demokristiane se edhe vete demokristianet, madje edhe se ata qe u kalben burgjeve per keto ide. Ne emer te tyre, u thirren edhe dy kongrese. Ne njerin prej kongreseve, munguan shume fytyra demokristianesh edhe pse ne veshje, me kollare e kostume, dukej se cilësisht PDK ishte rritur, por ne fakt nje pjese shume e vogel e tyre ishin demokristiane. Nga nxitimi, edhe numrat e delegateve ishin fryre, ishin fryre aq shume, duke futur ne salle edhe punonjës te larte te ministrive, te identifikuar edhe nga mediat e ndryshme.

Fatkeqesisht, fryma e përballjes, me sakte e percarjes demokristiane ka mberritur edhe ne bazen e PDK-se, si rradhe here, duke rritur friken e nje humnere te thelle ne prag te zgjedhjeve te vitit 2009. Kongreset jane reflektuar ne deklarata dhe kundërdeklarata, ne betime dhe përbetime per besnikëri ndaj lidereve te qendres. Si pa e kuptuar, per pak para, ndoshta edhe ndonje premtim posti pas vendimit te Gjykates per kryetarin, shume nga ata qe direkt ose indirekt kane kontribuar per PDK-ne, po e gjejne veten jashte shtepise demokristiane. Nuk e kam fjalen per ata qe tundit tesera te PDK-se, duke u përbetuar per antare qe ne vitin 1995, por qe ne fakt tradhtohen pikërisht nga dokumentat e partise te formatit te pas vitit 2000. Behet fjale per ata demokristiane, nga Vermoshi, Dukagjini, Ksamili e Konispoli, qe iu bashkuan frymes, pa e menduar per dhjetevjecare se do te vinte 2007 per te gezuar pak pushtet. Te gjithe atyre natyrshem do u drejtoja nje pyetje: Sa kryetare te PDK-se jane ndryshuar dhe ne cfare menyrash nga viti 1991 e deri me sot? Kaq do te mjaftonte per te kthjelluar mendjen, qëndrimin dhe veprimin e cdo demokristiani, pavarësisht qëndrimit emocional apo edhe te paguar qe ka mbajtur gjate kësaj periudhe.

Blerti DELIJA

 

Apolineri – një shkrim për princërit e rremë shqiptarë

Në revistën “Albania” të Faik Konicës kisha lexuar dhe skeduar para shumë vitesh një shënim për një artikull të poetit të madh francez Gijom Apolinerit me një subjekt bizar, që lidhej me Shqipërinë.

Teksti i plotë i artikullit të Apolinerit, titulluar në frengjisht “Deu faux principes d’Albanie (“Dy princa të rremë të Shqipërisë) botuar së pari në revistën “Leuropeen”, e përmendur nga Konica në “Albania”, viti IV, III, 1900, më ra në duar i kseroksuar i tëri dhe duke e lexuar mund të përvijoj për lexuesin shënimin prezantues dhe komentues si më poshtë:

Apolinieri ka pasur interesa kulturore të jashtëzakonshme.

Ai ka pasur lidhje të ngushta miqësore me Faik Konicën, shqiptarin erudit, që për Apolinierin, ishte më shumë se sa një enciklopedi e gjallë.

Artikulli i Apolinierit për princërit e rremë të Shqipërisë mendoj se evokon raportet e njohjes me Konicën në optikën e interesimeve për atdheun e lashtë dhe misterioz të mikut të tij shqiptar.

Është një dukuri e habitshme në jetën politike europiane, që shumë figura me kombësi tjetër, të interesoheshin për Shqipërinë dhe befas të vetëshpalleshin si mbretër, ose princër me trung gjenealogjik nga familja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Vepra e Barletit, e përkthyer që heret në gjuhët e mëdha të kontinentit të vjetër, ngacmoi imagjinatën e gjithfarë aventurierësh profesionistë, kaq tipikë për Evropën.

Apolinieri e njihte mirë këtë dukuri, kur shqiptarofilia qe një dimension origjinal politik.

Apolinieri përmend së pari Arlando Kastriotin, një spanjoll fantast, i cili mbiquhej me mbiemrin e Skënderbeut, për t’u paraqitur në opinion si trashëgimtari i tij legjitim dhe i vetmi.

Apolinieri tregon me ironi të admirueshme, se spanjolli i dyshimtë, nuk mund të kishte pretendim gjenealogjik, për arsyen e thjeshtë se i fundmi i derës kastriotase u vra në luftën e Pavies në 1525, kurse trashëgimia në vijë femërore gjithashtu kish humbur.

Për Arlando Kastriotin, personazh ndërkaq i njohur edhe nga shqiptarët e kohës, ka kaq shumë të dhëna dhe informacion sa nuk është vendi këtu të zgjatemi.

Interesant është edhe fakti që Apolinieri njeh me kompetencë historinë e Skënderbeiadës së shek. XV si dhe literaturën profesionale shkencore gjenealogjike.

Më pas Apolinieri në artikull bën fjalë për një të ashtuquajtur princ i Shqipërisë me emrin Stefan Anton Zanoviç. Apolineri kishte lexuar në fillim një libër të këtij njeriu, kushtuar historisë së Skënderbeut. Libri quhej “Le grand Castriotte d’Albanie, Francfort 1779 me autor Stiepan – Anton Zannovich – Wiskowich. Apolinieri përmend botimin, ose më saktë ribotimin e këtij libri, në Amsterdam, në 1786. Ky personalitet ambikuid, nga më aventuriozët, sipas Apolinierit, ishte me origjinë sllavo-shqiptare (dalmatinas) dhe kishte lindur me 1751. Erudit, tepër i shkathët, u bë i njohur në tërë oborret mbretërore të Europës, shkruante libra me talent të fuqishëm, kishte një vizion të padyshimtë iluminist, kishte takuar dhe njohur personalisht Volterin, Rusonë, Frederikun e Madh etj. Libri i tij për Skënderbeun pati një jehonë të jashtëzakonshme në opinionin kulturor dhe politik evropian për frymën volteriane antikierikaliste, për karakterin eseistik e filozofik, sipas iluminizmit, që duket, sidomos, në një paraqitje të një testamenti të Skënderbeut, që ishte në fakt një traktat filozofiko-politik për “absolutizmin e ndritur” të një mbreti filozof sipas modelit të vjetër të Platonit. Libër tjetër i Zanoviçit është edhe “Kurani i princërve. Duke u vetëshpallur si trashëgimtar e imitues i fronit mbretëror të Shqipërisë Zanoviçi pretendonte të luante një rol kryesor në teatrin e politikës evropiane.

Kështu ky personazh i pazakontë, i kishte vënë vetes tituj të tillë të bujshëm si Kastriot, princ i Shqipërisë, Kapedan i përgjithshëm i malazezëve, patrik i kishës greke, pan i madh i Polonisë, princ i së shenjtës perandori romake, dukë i Hercegovinës, fisnik i Venedikut, i madh i Spanjës i klasës së parë, Kryelutës i Maltës, Kryetar i Urdhërit të shën Kastriotit, ose i njëmbëdhjeti zbritës (pasardhës) i Skënderbeut. Veprimet e Zanoviçit qenë nga më të pabesueshmet. Kështu ai hyri në tratativa me Hollandën për t’i vënë në shërbim ushtarak për ndihmë 20 mijë shqiptarë(?!). Megjithë admirimin e veçantë të Zanoviçit në librat e tij për Shqipërinë dhe kryetrimin shqiptar ai i quan shqiptarët “diamantë të pagdhëndur”. Miqësia e tij me baronin Kloats, i krijoi mundësi të lidhjeve nga më të fshehtat, të nëndheshme, me diplomacinë dinake të kohës. U fut në burg në qytetin e Hamburgut me akuzë të rëndë (kishte me vete dy djelmosha homoseksualë). Më vone u burgos edhe në Amsterdam dhe pikërisht në burg i dha fund jetes se tij duke prerë damaret me thonj, në vitin 1786, duke mbyllur kështu kapitullin e fundit të një nga jetëve rjerëzore më të shqetësuara dhe aventuroze në shekuj.

Në fund të artikullit Apolineri përmend kalimthi edhe një të vetëquajtur tjetër si kastriotas në vitet 1879-1880, që i kishte akorduar titullin “markez” vetë shkrimtarit Aleksander Dymas. Apolineri operon në artikull me indikacione historike letrare etj. Për një mendje kurioze si Apolineri nuk mund të nënçmohej habia që ngjallnin veprimet e princërve të rremë, aq më tepër që kjo dukuri e “Dimitërve të rremë, lidhej edhe me kombet e tjerë dhe shumë të vjetër në histori.

P.sh. njihet nga kronikat se kur normanët pushtuan Durrësin në shek. XII paraqitën edhe një perandor të rremë të Bizantit. Ose le të kujtojmë edhe historinë e Xhem Sulltanit të vërtetë, vëllait të presupozuar të Sulltanit të vërtetë të perandorisë osmane që mbahej në oborret evropiane dhe krijoi lidhje edhe me krerë të kryengritjeve shqiptare antiosmane.

Së fundi, do të ishte me interes të mblidheshin disa nga shkrimet e Apolinerit për Shqipërinë, korrespondenca e tij brilante intelektuale e klasit të parë me Konicën në një libër të veçantë që do të ishte një befasi e kënaqësi e vërtetë mendore për ne shqiptarët, por edhe për të tjerët.

Apolineri per Konicen

I veçanti

Nga të gjithë njerëzit që kam njohur dhe i kujtoj me kënaqësinë më të madhe, Faik Beg Konica është njëri prej të vecanteve. Ai lindi në Shqipëri, rreth 40 vjet të shkuara (1875) nga një familje që i kishte qëndruar besnike besimit katolik”.

Revista “Albania”

Faiku vazhdoi studimet, por pasi ishte i mbushur plot dashuri për vendlindjen Shqipëri u kthye në Turqi, ku u angazhua në veprimtari anti qeveritare, dhe u dënua dy herë me vdekje në mungesë. Ai u kthye perseri në Francë, për gjuhën dhe letërsinë e së cilës kishte njohuri të shkëlqyera. Në Francë, Faiku krijoi lidhje të ngushta me çdo njeri që kishte të bënte me Shqipërinë. Megjithatë, ai pa se shkalla e lirisë së individit që lejohej në Francë ishte e pamjaftueshme, dhe shkoi në Bruksel, ku në Rue d’Albanie themeloi revistën Albania, e cila fillimisht trajtoi çështje politike dhe pastaj edhe më gjërë duke përfshirë çeshtjet e letërsisë, historisë dhe filologjisë. Me këtë Faiku e rigjallëroi jashtëzakonisht lëvizjen shqiptare. Duke pastruar gjuhën shqipe nga fjalët e huaja e parazitare që kishin vërshuar në të, Konica arriti brenda pak vitesh ta shndërrojë ate nga një dialekt te ngushtë në një gjuhë të bukur, të pasur e mjaft shprehëse”.

Në stacionin policor

Megjithatë, liria ashtu siç kuptohej ajo në Bruksel, nuk e kënaqi Faikun më shumë se sa liria që kishte provuar në Paris. Një ditë ai e pati punën keq kur një polic e ndaloi në rrugë. “Nga jeni?”, e pyeti polici. “Albania”, u përgjegj Faiku. “Adresa?”, e pyeti perseri polici. “Rruga Albania”, ia ktheu Faiku. “Profesioni?” “Redaktor i Albanias.” thote Faiku. “Po talleni me mua?”, reagoi polici i zemëruar. Dhe patrioti shqiptar e kaloi atë natë në stacionin e policise derisa çështja u sqarua”.

Takimi i parë

Unë nuk e kisha takuar ndonjëherë. Ai më kishte ftuar për të kaluar disa ditë me të, dhe pati premtuar të më priste në stacionin e trenit. Ndonjë shenjë ishte e nevojëshme nga e cila unë mund të dalloja se ishte ai. U morrëm vesh që Faiku të vendoste në jaken e xhaketës një lule. Treni me të cilin po udhëtoja arriti shumë vonë, dhe në stacionin Viktoria unë pashë se të gjithë zotërinjtë në platformë mbanin lule në jakat e xhaketave të tyre. Si do ta dalloja une mikun tim shqiptar?, pyeta veten. Atehere mora një taksi dhe mbërrita në shtëpinë e Faikut pikërisht në kohën kur ai po dilte për të blerë lulen.”

Drekat, shëtitjet dhe bisedat

Faik Beg Konica kishte një pasion për klarinetën dhe oboen. Në dhomën e ndenjes ai kishte një koleksion të vjetër të këtyre instrumenteve. Para dite, ndërsa prisnim të vinte koha e drekës, e cila gjithmonë shtrohej me vonesë, Faiku luante melodi të vjetra, ulur pranë tryezës me sy gjysmë të mbyllur e me pamje mjaft serioze. Dreka ishte “a l’albanise”, me fjalë të tjera, e bollshme e pafund. Çdo dy ditë për ëmbëlsirë kishim qumështor, që unë nuk e pëlqeja aspak.

Faiku e donte shumë. Ditët e tjera kishim një lloj keku që unë e pëlqeja shumë.

Faiku nuk donte as ta shikonte me sy. Drekat zgjasnin aq shumë sa unë nuk pata mundësi të vizitoja qoftë edhe një muzeum në Londër – ne arrinim atje pikërisht në kohën kur dyert mbylleshin. Megjithatë, ne bëmë shetitje të gjata dhe une pata rastin të njihem me intelektin e lartë e të përkryer të Faik Konicës.”

Miqësia ndaj meje

Mua më bënte gjithnjë e më shumë përshtypje miqësia që Faiku tregonte për mua. Unë isha në gjendje t’a kuptoja se ajo ishte një ndjenjë e pastër që rridhte natyrshëm prej tij. Thuajse si të gjithë shqiptarët me prejardhje nga familje te njohura, Faiku kishte prirjen për t’u pushtuar nga mania e persekutimit, shqetësimi i madh deri në dëshpërim. Dhe shqetësimet e tij merrnin forma nga më të çuditëshmet. Pasi blente diçka në dyqan, Faiku gjithmonë largohej me frikën se shitësi do të vraponte pas tij per t’a akuzuar se e kishte vjedhur mallin.

“Si do t’ja provoja se nuk e kisha vjedhur?” thoshte gjithmonë Faiku.

Shtypshkronja me germa platini

I ngopur me Brukselin, Faik Beg Konica u nis për në Londër. Ai e braktisi shtypshkronjën e tij të mrekullueshme, e përbërë vetëm nga gërma platini me të cilat ai vetë hartoi dhe shtypi një numër librash të formatit të vogël, libra jashtëzakonisht të rrallë. Kjo veprimtari pati jetë të shkurtër pasi punëtori i tij i vetëm në shtypshkronjë u tregua i pakujdesshëm dhe pllakat me gërmat e rralla u prishën”.

Konica dhe feja

Kjo Shqipe” (“Chkipe”) u rrit në Francë dhe rreth moshës 20 vjeç ishte mjaft fetar sa që një herë kishte shfaqur idenë për të hyrë në Grande-Chartreuse, manastir katolik në veri të Grenobles. Megjithatë ai nuk hodhi asnjë hap në këtë drejtim. Gradualisht përkushtimi ndaj fesë u shndërruar jo në indiferentizëm, por në një lloj anti-klerizëm si ai i Merimesë”.

(*)Disa nga kujtimet e Apolinerit për Konicën shkruar rreth vitit 1912, përfshirë në librin “APOLLINAIRE Poet Among the Painters”, nga Francis Steegmuller

Nga Moikom Zeqo

 

STUDENTËT E JURIDIKUT Pse vendosen të festojnë  1 Qershorin me fëmijët

15 vjet më parë në qytetin e Shkodrës me emrin “ Luigj Gurakuqi”, për herë të parë u hapën dyert e Fakultetit  të Drejtësisë, shkollës të së drejtëave, rregullave dhe të ligjeve ku shpalosen dijet, duke formuar intelektin dhe u bënë jurisëtë, avokatë gjyqtarë e prokrorë shumë e shumë të rinj shqipëtar.

Përtej literaturave të shkencave shoqërore dhe kryesisht atyre juridike të mjaftueshme për formimin eventual teorik të studentav, por të pamjaftueshëme  për ambicjet e tyre për tu shtrirë në një fusshë më të gjërë juridike.

Një ide e ashtëquajtur “Iniciativa Jesmina”  bashkoi një grup studentash të Fakultetit të Drejtësisë.

Qëllimi I tyre konsistonte në një kualifikim dhe profisionalizëm më gjerësisht në fushën juridike: ATY KU ÇDO INDIVID KA TE KODIFIKUAR NË AKTE KOMBETARE DHE NDERKOMBETARE TE DREJTA DHE DERYRIME TE SHUMTA E TE RENDESISHME PA TE CILAT AI NUK DO TE NDIHEJ SUBJEKT I SHTETIT DHE I SE DREJTES.

Hapat e parë të kësaj iniciative u shpalosen në një aktivitet të realizuar me 1-qeshor në ambientet e qëndrës “ Don Bosko”, me mbështetjen morale dhe financiare të Dekanit të Fakultetit prof: Gasper Kokaj dhe pedagogëve të tjerë. Me 1-qershor kishim të ftuar fëmijë të institucionit të “Shtëpisë së Fëmijëve”, fëmijë të komunitetit Rom, ardhja e të cilëve u mundësusa nga shoqata “Malteser” dhe fëmijë nga shkolla 9-vjeçare “Skenderbeg” të cilët varioni nga mosha 10-14 vjeç.

Aktiviteti u zhvillua në tre faza që konstonin:

Faza e parë, në një referat të mbajtur nga petagogë dhe studentë të cilët diskutuan për të drejta të tilla si ajo e arsimimit, mosdiskriminimit mes rracave dhe koncepti I përgjegjësisë penale.

Faza e dytë, në një aktivitet kulturor ku për fëmijët fitues u shpërndanë çmime të ndryshme.

Faza e tretë, në një aktivitet sportive, ku edhe këtu pati çmime për fituesit.

Në mënyrën më modeste dhe me një kohë të limituar ne vendosëm të kalonim 1-qershorin me fëmijët për t’iu bërë të njohur dhe për ti bërë që edhe ata vetë të ndihen SUBJEKTE TE SE DREJTES.

STUDENTAT E JURIDIKUT të universitetit Luigj Gurakuqi

 

Atje ku “vritet” truni – thyhen “pendat”… dhe fiton “huni”…

Në vështrimin e parë kjo trajtesë ngjason ma shumë si një tregim humoristik, por realisht kjo duhet parë dhe trajtue si nji episod vërtetë tragjik. Besoj dhe jam i bindun se po të shpallej ndonji konkurs, se ku asht “vra” apo asgjësue ma shumë elita intelektuale, jam i sigurtë se Shqipnija do të zinte vendin e parë. Kjo luftë famëkeqe e ka zanafillën e saj që në fillimin e krijimit të shtetit të parë shqipëtar (mbas shpalljes së Pavarësisë) e deri në vitin 1990. Në vitet 1913-1914, në Shqipninë e Mesme, dhe kryesisht në qytetin arsimdashës të Elbasanit, bandat turkoshake të drejtueme prej super injorantit haxhi Qamili, dhe të ideueme prej Myftiut tëTiranës, Musa Qazimi, kryen masakrat ma të përbindshme ndaj inteligjencës patriote, e cila bashkë me pjesën ma të emancipueme dhe ma atdhedashëse të këtij qyteti, bani nji rrezistencë stoike duke larë me gjak të kulluem arbnorësh çdo rrugë dhe rrugicë të kësaj “fortese” arbënore. Episode dhe shembuj të tillë ka edhe në qytete dhe krahina të tjera e Veriu e në Jug. Sistemi satrap i Mbretit (të paligjshëm), – Ahmet beg Zogolli ka dhanë me dhetra shembuj të luftës kundër intelektualëve duke jua “thye” pendat me forcën despotike të hunit dhe të litarit. Faik Konica, ndonëse Amsador i Zogut në SH.B.A., u detyrua të përfaqësojë (plot dinjitet) Shqipninë pranë “Lidhjes së Kombeve”, por duke i qëndrue sa ma larg dhe duke iu shmangur ballafaqimeve me “Nalt Madhninë”, dhe pikërisht se ia kishte “lexue” me kohë mendimet, dhe e njihte shumë mirë “retorikën” bajate të “shakaxhiut” të përparimit (siç e quante Noli ynë i Madh). Të njëjtin qëndrim mbanin intelektualët dhe patriotët e shquem; Stavri Vinjan e Sotir Peci, dy figura me sy e mendje drejt oksidentit. Ndërsa kundërshtarët e hapun, burrat e mëdhej (dhe patriotët e pa arritshëm deri në ditët tona) Luigj Gurakuqi dhe Hasan Prishtina e patën kthye Tribuën e Parlamentit (të viteve 1921-1924) në një “Tribunal” Hage, duke demaskue në mënyrë të hapun qeverisjen despotike dhe orientale të fshatarit të pagdhendun dhe mashtruesit “sofistik” të portave të orientit. Të gjithë këta burra shteti bashkë me Tribunin e Maleve, – Bajram Currin, me Nolin e papërsëritshëm e sa penda të tjera të “arta”, ose u vranë pabesisht, ose u detyruan të migrojnë jashtë Atdheut. Varja në litar e klerikut – Gazulli, arratisja e Dom Lorencit, janë pjesë integrale e masakrave zogiste në “vrasjen” e trunit. Ishte pikërisht kleriku – Dom Loro Caka, i cili do të zgjonte ndërgjegjen e shëndoshë të trimave krenarë të Dukagjinit për të luftue despotizmin e monarkut i cili bani kërdinë mbi zonën e Dukagjinit, Pukës, Mirditës, Malësisë së Madhe e Kurbinit. Ai mbylli të parën shkollë shqipe që me aq mund, sakrifica e privacione ishte ndërtue në zonën ma arsimdashëse në Iballe të Pukës që në Nandor (1903) me iniciativën dhe ndërhymjen direkte të Klerikut dhe Patriarkut të Letërsisë Shqipe, Poetit të mirënjoftun dhe gjuhëtarit, – dom Ndre Mjeda. Ndonse, Zogu në aparatin e tij pati edhe njerëz të shkolluem, duhet patun parasysh se këta ma parë se të ishin vendosun në këto detyra kishin veshun “kostumin” e konformizmit, kostum ky, të cilin Albert Ajnshtajni e quan “kostum i Vdekjes morale” kur konformizmin e përcakton pikërisht kështu: “Është më i rrezikshëm se Atomi dhe Uria”. Polemikat që zhvilloheshin  në Parlamentin e atyne viteve, Zogun e paraqesin mjaft të pa aftë për të drejtue Qeverinë. Mjafton të kujtojmë nji ndërhymje të Stavri Vinjanit ku gjatë nji replike me Ahmet Zogun i drejtohet pikërisht kështu: “Ahmet, do të jap nji këshillë të cilën deri më sot nuk ta ka dhanë askush, – shko në ndonjë shkollë në Perëndim, dhe mbasi të kesh ndriçuar mendjen dhe zbutur shpirtin, eja në Shqipni me pretendimin për t’u ba Kryeministër”. (Ref. Luigj Gurakukqi –“Jeta dhe Vepra” Tiranë 1976. Pirro Take.

Vlen të citojmë dhe nji akt të shemtuem të kryem në Shqipninë e Jugut, dhe që ka karakter fetar dhe klasor: Një fshatar ortodoks (nga fshatrat e Fierit) kishte shkue si rrogtar (apo shërbyes) tek nji tregtar (vlonjat – mysliman). Djaloshi ndonse mjaft i varfër ishte shumë simpatik, saqë vajza e tregtarit ra në dashuri me shërbëtorin deri në atë masë saqë pranoi të ikte nga shtëpia dhe të shkonte në shtëpinë e djalit. Po çfarë ndodhi? Djalin dhe vajzën i thirrën në xhandarmëri, dhe mbasi e rrahën dhe e torturuan djalin, vajzën e shoqëruan te prindërit e saj. Ajo që asht vërtetë tragjike, mbas tri ditësh që prindërit e kërkonin të birin, ma në fund e gjetën të vrarë, dhe ajo që asht ma makabre; i kishin prerë organet gjenitale dhe ja kishin futur në gojë!?… (Ref: “K. Tasi. Poste Restante Athines. 1929”.

Makabriteti i “vrasjes” së trunit, u zhvillue ma me intensitet dhe me një “novatorizëm” të pashembullt gjatë sistemit komunist (specifik) të Enver Hoxhës. K’te vepër “humane” e filloi gjatë luftës duke eleminue nji nga nji intelektualët ma të spikatun, që kishin mbarue shkollat e nalta në Perëndim, duke aplikue prapaskenat ma të ulta, duke fillue me Qemal Stafën , (mbarue studimet në Firence – Itali). Eleminoi Prof. Llazar Fundon (titualluar Profesor në Paris të Francës). Mbas mbledhjes së Mukjes, eleminoi, Mustafa Gjinushin, dhe Dr. Imer Dishnicën, të cilin e burgosi dhe e internoi gjatë dhe pas luftës, gjatë gjithë periudhës komuniste. Janë me dhetra shokët e tij intelektualëku mund të evidentojmë grupin e deputetëve. Ajo që i nxjerr në pah portretet e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës, si “kampionë” të makabritetit dhe që i vendosë në “Piedestalin” e krimit asht ky veprim i ngjashëm: Ahmet Zogu (vret me tradhëti), dajën e tij – Gani Beg Kryeziun. Të njëjtën “skemë” aplikon Enver Hoxha duke pushkatue burrin e motrës, Bahri Omarin!… Jam i bindun se idhëtarët fanatikë të këtyne diktatorëve, do të mundohen me i justifikue këto akte, por unë do t’ju them atyne cilët do qofshin se, “Janë namët e atyne shpirtnave, që do t’na ndjekun edhe ne të pafajshëmve, që i pranuam të na drejtojnë, këta përbindësha (me fytyrë njeriu). Ishte kjo nomenklaturë elitare, që e la Atdheun e Gjergj Kastriotit në fundin e “hortes” ekonomike dhe kulturore të Europës. Nuk asnjë urrejtje as për Legalistat, as për komunistat, për ata duhet pasë vetëm mëshirë për s’mundjen e tyre të pakurueshme, (ata janë inkurabël. Në qoftë se, Ahmet Zogu do të kishte gjak princor (gjak blu), atëherë duhet të quhej Mbret i Ligjshëm. Iligjimitetin e tij e konfirmon në mënyrën ma preçize dhe ma konstante i biri i tij Leka i cili nuk ka arritun t’i mësoi të birit, (të ashtuquajturit) Princ, as dy fjalë nga Gjuha e Jonë Shqipe!?. Nuk besoj të ketë fakt më sinjifikativ për të vertetue këtë opinion t’imin. Ndërsa Enver Hoxhës nuk do t’ia falë historia  krimet që bani mbi klerin katolik duke torturue, pushkatue e varë ajkën e kulturës e të Atdhetarizmit. Enver Hoxha e luftoi katolicizmin, si armikun ma të madh potencial, dhe pse pikërisht këtu kishte folenë Kultura, Nacionalizmi, Atdhe Dashuria. Këta ishin “gurët themeltarë” që e banin Shqipninë “Kështjellë Europiane”. Për të vertetue antikatolicizmin e Enver Hoxhës, po jap një shembull konkret: Duke shfletue gazetën “Malësia” (para 2-3 muajsh), në njërën prej faqeve të saj lexova një deklaratë të kryetarit të “Shoqatës së të Përndjekurve Politikë”, ku ishin të shënuem emnat e 160 të pushkatuemve nga diktatura. Nga të 160 të pushkatuarit (150) katolikë dhe vetëm (10) myslimanë!? E evindentova këtë fakt për të vetmen arsye se, raportet e besimtarëve, në këtë Rreth, pothuajse, janë të barabarta! Kto “evidenca” nuk kanë asnjë qëllim përçarës, por ma tepër si refleksion, dhe si një arsye ma shum për të vërtetue thanjen time në Librin – “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit” se, komunizmi shqiptar ishte me sens “Bizantino – Islamik”. Kta janë pra autorët që vranë trunin, thyen pendat, dhe forcuen hunin. Askush deri sot s’e ka ba “Punen e Pendimit”…! Bota demokratike na shkon e na monitoron, nuk e dij a na lavdëron, a na vajton…

MARK BREGU

 

Pesë shekuj, kisha e katolikëve dhe e muslimanëve

Ka mbi 750 vjet që ndër shqiptarë jeton shpirti dhe forca e Shejtit mrekulli – bërës me emrin Shna – Ndou i Padovës, ku rezidenca e përhershme e këtij Shejti ka qenë në kalanë e vjetër me emrin Sebastia, e cila ndodhet pranë qytetit të sotëm Laçit, që ndër shekuj e deri në ditët tona njihet me emrin Kisha e Shna Ndout. Historia e shkruar e kësaj kishte nga vetë kisha dhe autor të ndryshëm është shumë e hershme. Ajo në vitin 1349 njihej si Kisha e Zojës së bekueme, dhe në vitin 1557 mori emrin Kisha e Shna Ndout. Pikrisht për shugurimin e Kishës së Shna Ndout shkruan edhe At Lovro Mihaceviq, në librin e tij “Nëpër Shqipëri 1883-1907” ku ndër të tjera në faqen 32 lexojmë: “… Në korin e Kishës në mur qëndron mbishkrimi i shkruar me shkronja të kuqe; Templum hoc consecratum est an. 1557 (kjo kishë është shuguruar në vitin 1557). Kuvendi Sebaste është rrëzuar gjatë tërmetit të vitit 1853… Menjëherë më poshtë nën kishë gjendet shpella, për të cilën populli thotë se është e Shën Vlashit, Ipeshkëv dhe martir, të cilin ata e duan për shqiptarë të vetin e jo armenas…” Ndërsa studiuesi dhe albanologu i njohur austriak në librin e tij “Shqipëria e Vjetër” në faqet 155-156 ndër të tjera shkruan: “Pranë fshatit Laç (atëherë nuk ishte qytet N.B.) ngrihet kisha e pelegrinazhit Shna Ndoj “Shën Antoni” e cila çmohet shumë dhe nderohet si nga të krishterët dhe muhamedanët… Sipas mbishkrimit kishte duhet të jetë vetëm 450 vjeçare. Në anën e kishës ndeshen rrënoja, të cila i përkisnin padyshim një manastiri që ka ekzistuar në këtë vend. Kisha dhe manastiri i dikurshëm ngrihen mbi një shkëmb, i cili përbën shpatin e rrëpirtë të një përroi malor. Në këtë mur shkëmbor ndodhet një shpellë, e cila vizitohet gjithashtu nga pelegrinët”. (Ky përshkrim i përket vitit 1900, N. B.). Pushtuesit turq duke njohur dhe pasur frikë njëkohësisht nga mrekullitë e kësaj kishe e shkatërruan, por kryengritjet e shqiptarëve të atyre viteve, dhe të mbështetura nga Selia e Shenjtë dhe fuqitë e krishtera të Europës, detyruan pushtuesin që në vitin 1605, të lejojnë rindërtimin mbi këto themele të kishës famëmadhe të Shna Ndout. Për ndërtimin e kësaj kishe edhe sot ekziston një gojëdhënë e cila ka trajtat e një legjende e cila ndër të tjera thotë: “Na ishin një herë disa Françeskanë që donin të ndërtonin një kishë, këtë kishë ata donin ta ndërtonin në vreshtin e Kalasë së Sebastes, sepse aty kishin edhe kuvendin e tyre. E ndërsa e ndërtonin ditën, të nesërmen në mëngjes, materialet e ndërtimit i gjendeshin në afërsi të shpellës së Shën Vlashit, pra më larg kalasë. Pasi kjo histori u përsërit disa herë, u kuptua se vetë Engjëj me frymën e Zotit, jo vetëm lëviznin materialet ndërtimore natën, por u tregonin Françeskanëve dhe popullit vendin ku duhej të ndërtohej kjo kishë, që edhe kështu u bë”. Është interesant se kjo gojëdhënë nuk tregon as vitin kur tregohet legjenda dhe se cilit emërtim të kishës i takon, asaj të Zojës së Bekueme apo të Shna Ndout. Sidoqoftë verteton një realitet të jetuar. Sidoqoftë librat e Shenjtë të Kishës Katolike tregojnë se Shna Ndou kishte lindur në Lisbonë (Portugali) me 18 gusht të vitit 1195 në një familje bujare e kristiane, dhe emri i pagëzimit kur lindi ju vu Ferdinand. Ishte mjaft i ri kur hyri me dëshirën e tij ndër rregullat e Shën Agostinit, ku pas kësaj u dërgua në Kuvendin e Koimbres, dhe për 9 vite rresht studioi shkrimet e shenjta, dhe shkencat e kohës, ku atje u shugurua edhe meshtar.

Dëshira e mëvonshme e martirizimit për besimin Kristian e bëri që të lërë petkun e Agustinianëve dhe të veshte atë të Shën Françeskut të Asizit. Pas shugurimit meshtar ky shejt kishte marrë emrin Anton (që në shqip i themi Ndoj). Fillimisht frati i ri Antoni u nis për në Afrikë, por vetë Zoti e kthen me mision në Itali. Në vitin 1221 ky frat i ri për herë të parë njohu nga afër Shën Françeskun, në një kuvend të përgjithshëm të këtij urdhëri fetar Katolik. Pas kësaj në Bolonjë kaloi si meshtar i përvuajtur i Zotit, ku nëpërmes lutjesh e pendesash ju shfaqën vetitë e jashtëzakonshme të tija në fushën e dijes dhe të fjalës. Pas kësaj kisha katolike i besoi detyrën e predikimit dhe apostullimit. Luftoi gabimet e Albigjezve të shpërndarë në Francën e jugut e gati në të gjithë Italinë. Gjatë tërë aktivitetit të tij si meshtar u dallua për fjalën që i zinte vend, dhe për predikimet hyjnore të Jezu Krishtit në emër të të cilave bëri mrekulli të panumërta që Kisha Katolike ja njohu dhe vlerësoi. Shna Ndou jetën e tij tokësore e ndërpreu me 13 qershor të vitit 1231, duke ndërruar jetë, për t’u ngjitur përjetësisht në qiell si Shejt pranë të lumit Jezu Krisht, por duke lënë mbi këtë botë halleshume mrekullitë e tij të pambarimta, mrekulli që kanë vazhduar, vazhdojnë e do të vazhdojnë sa të jenë Zoti në qiell e në krijesat e tij në Tokë. E ndërsa jeta e këtij Shenjtori i përket besimit Katolik, mrekullitë e veprat e tij bamirëse u përkasin njerëzve të të gjitha besimeve, çfarë tregon se ky Shejt u përket të gjithëve pa dallim Besimi, Race apo Kombësie.

Kisha Katolike duke njohur veprat e mrekullitë hyjnore të Shna Ndout, me anën e Papa Gregorit IX e shpalli shejt fill pasi ndërroi jetë. Me datën 8 prill 1263 eshtrat e tij u rivarrosën në Bazilikën kushtuar atij në Padova, një vend ky që pelegrinët nga Italia dhe Bota e kalojnë numrin e 5 milion vizitorëve në çdo vit. Për Shenjtërimin e Shna Ndout ekziston edhe sot një legjendë e cila thotë se kur Shna Ndou u shenjtërua nga Vatikani (Itali) Këmbanat e Lisbonës binin vetë pa u rënë askush. Ndërsa për ditën e lëvizjes së eshtrave të Shna Ndout (32 vite pas vdekjes) Ministri Xheneral i rregullit, kur hapi arkivolin e Shna Ndout kishte thirrur i emocionuar: “O gjuhë e bekuar, tani mund ta kuptojmë sa të mëdha kanë qenë para Zotit meritat e tua.” Pasi Gjuha e Shna Ndout ishte ruajtur mrekullisht e freskët, ku që nga ajo kohë edhe sot kjo Gjuhë ruhet në Baziliken e Shna Ndout në Padova. Gjithsesi duke parë nevojat e shumta të besimtarëve kristianë shqiptarë Fretnit Fraçeskanë suallën në kishën e Laçit truporen e Shna Ndout, duke besuar kështu se sollën edhe mrekullitë e këtij të Shejti që tashma pushonte në Qiell. (Është interesant të thuhet se besohet se vetë Shna Ndou dikur kishte vizituar vendin ku ndodhet sot kisha në Laç). Gjithsesi që nga ajo kohë mijëra besimtarë, katolikë, ortodoksë, muslimanë, bektashi, por edhe ateistë kanë vërshuar në drejtim të kishës së Laçit ku ndodhej truporja dhe Fuguria e Shna Ndout. Që nga ajo kohë mrekullitë e Shna Ndout ndër shqiptarë e më gjërë nuk kanë fund. Pelegrinazhi realizohet çdo vit për 13-të të marta rrjesht deri në ditën e 13 qershorit. Vizitorët e Shna Ndout kanë dy pika të rëndësishme referimi: Kishen Ipeshkve dhe shpellën e Shën Vlashit, historia e të cilit thotë se Shën Vlashi jetonte në qytezën e lashtë të Sebastes, por paganët e ndoqën deri tek kjo shpellë ku u strehua, por të pafetë e gjetën dhe e mbytën. Gjithsesi historia mendohet se ka lidhje edhe me atë që Shna Ndou ishte strehua vetë në një shpellë (Itali) ku lutej e vetëm lutej duke u ushqyer vetëm me bukë e ujë, derisa një ditë i ishte shfaqur vetë Jezusi si fëmi. Duke u nisur nga këto vuajtje të vetë Shna Ndout, besimtarët në 13 të martet e këtij të Shenjti mbajnë thatë, domethënë nuk ushqehen me produkte mishi e bulmeti me origjinë shtazore. Pelegrinazhi gjatë kësaj periudhe 13 javore, por edhe në ditë të tjera, realizohet duke vizituar Kishën, Shpellën, por edhe gurtë e shkëmbinjtë e gjithçka përreth, ku në përgjithësi gjatë këtyre vizitave njerëzit kanë me vete fotografi apo fugure siç u thotë populli, si dhe uratët e përhershme. Në Kishën e Laçit të Shna Ndout njerëzit luten për vete dhe të afërmit e tyre, ku nga këto lutje mrekullitë nuk kanë munguar kurrë (njerëz që shërohen mendërisht e fizikisht, zgjedhje konfliktesh të ndryshme familjare e shoqërore etj, por edhe mbarësi në jetë, kur lutjet nuk i ke me hile). Vlen të theksohet se shumë pelegrinë kalojnë edhe natën tek Kisha apo në shpellën aty afër, si dhe falin diçka nga pasuria e tyre, por edhe marrin me vehte DHÉ nga toka aty, ku këtë DHÉ e konsiderojnë çudibërëse dhe e quajnë Dheu i Shna Ndout. Është interesant të thuhet se dy herë u hodh në erë Kisha e Shna Ndout, një herë nga pushtuesit turq dhe një herë në vitin 1966 nga regjimi komunist, por që të dyja herët hodhën në erë vetëm ndërtesën, por jo besimin dhe mrekullitë hyjnore të Shna Ndout. Edhe komunistët e ndaluan me ligj besimin tek Zoti, por nuk mundën të ndalojnë kurrsesi besimtarët që vizitonin fshehurazi rrënojat e Kishës së Shna Ndout (që për disa kohë kërkonin ta kthenin në repart ushtarak), por më interesantja mbetet se kur ishin ngushtë dhe mbetnin pa shpresë edhe komunistët vizitonin fshehtas dhe i luteshin Shna Ndout t’i ndihmojë. Pas rënies së sistemit ateist më 17 mars të vitit 1992 filluan punimet për rindërtimin e Kishës e gjithçka i nevojitej këtij tempulli lutjesh, si dhe ujësjellësi dhe centrali i vogël elektrik, por edhe rruga dhe sheshi ku mblidheshin pelegrinët e shumtë nga e gjithë Shqipëria e më gjërë. Të gjitha punimet përfunduan me 13 qershor të vitit 1994, ku në portën e Kishës një kopje historike e dokumentuar e Kishës së Shna Ndout ishte futur për t’jua trashiguar brezave, qindra apo mijëra vite më vonë. Sidoqoftë historia e Kishës së Shna Ndout në Laç, tashma është bërë pjesë e pandarë e historisë së Shqiptarëve ndër shekuj, ku po kaq janë edhe mrekullitë hyjnore të Këtij tempulli e Shenjtori ndër shekuj që pelegrinët dhe adhuruesit vazhdojnë vetëm të shtohen, se shtohen edhe nevojat e njerëzve të kësaj Bote për t’u afruar sa më afër jetës shpirtërore të Krijuesit që na ka falë me fëtyrën e tij.

NDUE BACAJ

 

Viktima të pafajshme të një kohe të çmendur

Togfjalëshi “u vranë për pronat” tashmë është i përditshëm. Lëvizjet demografike të gjashtëdhjetë e ca viteve të fundit, ku prona ishte e shtetëzuar deri 17 vjet më parë, dhe pikërisht në periudhën e postkomunizmit të Enver Hoxhës, ligji 7501, i cili është ende në fuqi dhe ndau tokën sipas frymëve duke i futur në konflikt pronarët e vërtetë me ata që muarën tokën, ka regjistruar mijëra viktima. Kështu, Riza Milani, nga fshati Postrribë, qarku Shkodër, me datën 10. 01. 2000, i kishte blerë pesë dynym tokë në besim, pa dokumenta të noterizuar, siç veprojnë shpesh malësorët, Muhamet Musa Bushit, pasi prej vitesh, që në kohën e diktaturës, kishte ndërtuar një shtëpi të keqe në atë tokë, pra të bashkëfshatarit Bushi. Por Bushi e pret në besë dhe i kërkon tokën. Hapet një konflikt që nuk e pajtojnë dot as pleqësia, as komuna, dhe kështu Riza Milani nis punimet për ndërtimin e një banese të re, pasi sipas tij, por edhe sipas deklarimit të kryekomunarit Faz Shabaj, kishte të drejtë. Gjithsesi, Muhamet Bushi acarohet, merr edhe dy djemtë e tij të armatosur dhe ndalon me dhunë punimet. Riza Milani dhe punëtorët ikën, duke iu shmangur konfliktit. Megjithatë, punimet i rrafshuan përtokë. Pak kohë më vonë, më 05.03.2007, i ati i Rizasë, plaku Sajdi Milani, hakmerret, vret me armë zjarri Musa Bushin. Dy familjet u bënë gjaksore për njëra-tjetrën. Kanuni i Lekë Dukagjinit tashmë ishte në mes. Familja Milani ngujohet, sipas zakonit. Gazeta e ka në dosjen e vet edhe një dokument zyrtar të fshatit Domen B. M. dhe te kryekomunari F. SH. që vërteton faktet që ne po publikojmë.

Ndër më të rrezikuarit me jetë ishin djemtë e Riza Milanit, Artan Milani, një djalosh shumë i ri, i datëlindjes 25.08.1986 dhe Artur Milani akoma më i ri, madje fëmijë, i datëlindjes 26.01.1990, të cilët nga data 05.03.2007 deri më 20.12.2007, jetuan të ngujuar. Ata i priste pushka e gjaksit. Gjithsesi, gjetën një mundësi dhe braktisën vendin. Sot janë pa adresë dhe konflikti është i hapur. Artani dhe Arturi, si shumë moshatarë të tyre janë viktima të pafajshme të një kohe të çmendur, që në emër të kodeve mesjetare, u rrezikohet jeta.

RIFAT YMERI

 

Fjala e plote e konsullit te Italise Stefano Marguccio ne Festen e Italise

Italia prane Shqiperise ne momente krize por edhe qetesie

Jam i emocionuar njefaresoj qe kthehem t’ju drejtohem juve ne diten e Festes se Republikes.

Para se gjithash i drejtoj pershendetjen time Autoriteteve qytetare dhe fetare qe na nderojne sot me pranine e tyre;perfaqesuesve institucionale; dhe natyrisht qytetareve italiane me te cilet kemi bashkendare nje tjeter vit jete ne Shqiperine e Veriut.

Ne 2 Qershorin e vitit 1946 pas 85 vitesh monarkie, Italia vendosi me nje referendum, te behej nje Republike, nje Shtet i ri me qellimin per te ndertuar te ardhmen e tij mbi themele te reja lirie dhe solidariteti.

E mbi te gjitha, per keto themele, deshiroj t’ju flas sonte. Perkujtohet pra 60-vjetori i Kushtetutes sone, nje rast per tu kthyer dhe reflektuar mbi nje tekst te jashtezakonshem i cili ka ditur te mbledhe pozicionet, ngadonjehere ne kundershti, te atyre qe themeluan Republiken tone.

Njeri nga eterit themelues, Alcide De Gasperi ka thene “ndryshimi mes nje politikani dhe nje shtetari gjendet ne faktin se politikani mendon per zgjedhjet e ardhshme, ndersa shtetari mendon per brezat e ardhshem”.

Per fatin tone, Asambleja Kushtetuese e vitit 1948 ka redaktuar Kushtetuten duke menduar per te ardhmen dhe duke e lexuar tekstin perseri, gjejme nje program qeverisjeje dhe jete ambicioz dhe bujar, aktual sot si gjashtedhjete vjet me pare.

Ne nenet e para, atyre kushtuar parimeve themeltare, i jepet qendersi punes dhe detyrimeve ndaj solidaritetit, i behet ftese Shtetit te rrezoje pengesat qe kufizojne lirine dhe barazine mes qytetareve, sanksionohet vlera shoqerore e profesionit te gjithesecilit, duke treguar se puna nuk sherben vetem per te na pasuruar, por eshte nje detyrim individual per te ndihmuar per perparimin material dhe shpirteror te shoqerise, denohet lufta e fyerjes dhe sanksionohet nje zotim per te kerkuar, se bashku me Shtetet e tjera te botes, paqen dhe drejtesine.

Keto parime themelore do te duhej te ishin parimet e secilit prej nesh, te cdo qytetari italian, parimet laike te cilat shartohen per te forcuar ato morale dhe shpirterore qe kushdo i mban ne zemer sipas bindjeve dhe ndjeshmerive te tij.

Kam pare cdo dite ne Shqiperi deshmi te ketyre vlerave nga ana e rregulltareve tane, e bashkevepruesve, te forcave ushtarake, te qytetareve te thjeshte te cilet lene shtepine e tyre per te ndihmuar njerezit me te dobet te ketij Vendi: shurdhet, te rinjte e papune, emigrantet dhe sipermarresit tane te cilet me investimet e tyre japin per zhvillimin dhe sjellin nje mendesi te re.

Edhe Qeveria jone ka shpenzuar dhjetera milione euro ne veriun e Shqiperise, si ne momentet e krizave ashtu edhe ne ato te qetesise dhe u qendron afer cdo dite Institucioneve vendore per te nxitur marredhenie gjithnje e me te ngushta mes Vendeve tona, edhe nepermjet Konsullates se Italise ne Shkoder.

Persa me takon mua, shpresoj qe gjashtedhjete vjetet e Kushtetutes, te na sherbejne per te risjelle keto parime dhe ti jetojme gjithnje e me teper se bashku, duke gjetur momente bashkesie e ballafaqimi me qellimin qe bashkesia italiane ne veriun e Shqiperise te kthehet ne nje bashkesi te vertete gjithmone e me e bashkuar dhe solidare. Qe nga ky moment jap mbeshtetjen time per cdo nisme qe do te ndermerret per te na ndihmuar te qendrojme me shume se bashku.

Viti 2008 duket se deshiron te na dhuroje shprehje konkrete te solidaritetit mes Italise dhe Shqiperise.

Brenda fundit te ketij muaji, Ministrite shqiptare te paravendosura do te nxjerrin njoftimin per konkursin per caktimin e punimeve te rruges Shkoder – Hani i Hotit si dhe per administrimin e rrethit industrial te Koplikut. Dy projekte keto te financuara nga Italia per te cilet flitet nga vite, do te shohin me ne fund driten. Jane parashikuar investime te rendesishme ne zonen e Lezhes dhe te Shengjinit per te mos folur pastaj per Marreveshjen e Lehtesimit, e cila hyri ne fuqi me 1 Janar dhe qe po na ben te punojme me ritme shume te shtrenguara dhe qe na ka bere te leshojme deri me sot gati me shume viza se sa jane leshuar gjate te gjithe vitit 2002.

Veriu i Shqiperise eshte me ne fund edhe ne qender te nje strategjie rileshimi te pranise se Bashkeveprimit Italian. Ministria e Puneve te Jashtme ka miratuar pra, financimin per pese nisma te reja ne fushen shoqeroro – edukative dhe shoqeroro -shendetesore per nje vlere te pergjithshme prej rreth 4 milione euro. Projekte te cilat do te perurohen se shpejti, per t’i kushtuar vemendje personave me paftesi fizike, atyre qe nuk degjojne, te varurve nga drogat dhe alkolet, te papuneve dhe qe do te ndihmojne edhe per te permiresuar sherbimet e Spitalit te Shkodres.

Jeta jone se bashku ne Shqiperine Veriore eshte e dendur dhe nese kthehem e mendoj vitin e kaluar, me vijne ne mendje kaq shume shenja te afersise me Italine,   sa do te duhej t’ju mbaja gjysme ore per te me degjuar, por sot eshte nje dite feste dhe prandaj po i afrohem perfundimit te kesaj fjale me falenderimet dhe me nje feste te vogel permbyllese.

Se pari falenderimet e mia i shkojne personelit te Konsullates i cili ka ditur te perballoje me profesionalizem dhe shpirt sherbimi keto muaj ku puna eshte dyfishuar. Atyre u shkon lavderimi im dhe ju ftoj juve te gjitheve ketu te pranishem te vleresoni ate qe japin me ndergjegjen se nese ka ndonje sherbim te pakendshem, eshte per shkak te sasise se pabesueshme te punes qe perballojne, duke u gjetur ne menyre te papritur per te shqyrtuar nga nje mesatare prej 6.000 praktikash ne vit, ne me shume se 13.000. Ne menyre te vecante dua te falenderoj publikisht Zj. Laura Di Bernardo, te cilen nuk do te kemi kenaqesine ta kemi me ne ne festen e 2 Qershorit te ardhshem, pasi qe do te transferohet ne Afriken e Jugut. Dua te theksoj per te,  perkujdesjen e zellshme, te shtunat dhe mbremjet ne zyre deri ne oret e vona, miresjelljen, ndjeshmerine dhe besueshmerine.

Falenderoj edhe Prof. Trepcin, i cili ka deshiruar te  pergatise nje ekspozite te cilen e ka cuar edhe ne muzeun e Altarit te Atdheut te Romes, qe eshte nje hymn ndaj artit dhe natyres dhe qe shpresoj te jete nje nxites per te gjithe ne qe jetojme ne Shqiperi per te vleresuar bukurine e saj dhe te kujdesemi per mbrojtjen e pamjes se saj, shpesh here e shperfytyruar nga mbeturinat dhe nga moskokecarja.

Ne fund do te doja te therrisja ketu se bashku me mua drejtorin Shiroka, Prof. Rossetto, Prof. Chiaretti, Prof. Cremonini, Meglan Xhetani, Arnisa Draga e Artur Prengen.

Sic e dini, prej vitesh disa profesore italiane punojne ne shkollen Shejnaze Juka, puna e tyre eshte shume e rendesishme per te afruar nga ana kulturore Vendet tona, nje pune qe e kryejne me nje pasion dhe nje perkushtim te jashtezakonshem, ne nje ambjent pune shpesh te veshtire. Do te doja te perfitoja pra, nga ky rast per t’ju paraqitur, se bashku me drejtorin Shiroka keta tre te rinj, me te miret e vitit te fundit te cileve do tu dorezoj nje cmim: nje deftese per nje agjensi udhetimesh  qe te jete  si ogur i mire per te ardhmen e tyre.

Ti pershendesim me nje duartrokitje per to dhe per Prof. Rossetto  e per Prof. Chiaretti, te cilet vitin e ardhshem nuk do te jene ne Shkoder, edhe atyre pergezimet e mia dhe urimet me te mira.

Erdhi pra  momenti i Festes dhe i te qendruarit se bashku dhe gjej rastin ketu per te falenderuar Keshillin Bashkiak te Shkodres qe ka vendosur, pavaresisht se largimi im nuk ka ardhur ende, te me jape titullin e qytetarit te nderit, nje vendim i cili me miklon dhe e marr si nje mirenjohje per te gjithe Konsullaten, per faktin se nuk punojme ne Shkoder, por per Shkodren. Dua pra te ngre dolli per shendetin e ketij qyteti dhe te te gjithe Veriut, per Italine dhe per Shqiperine,  qe se shpejti do te jene pervecse miq, edhe aleate ne NATO.

STEFANO MARGUCCIO

Konsull i Republikës Italiane në Shkodër

 

Konsulli Marguccio: Ne 5 muaj- aq viza sa kemi leshuar ne vitin 2002

Ne 2 Qershorin e vitit 1946 pas 85 vitesh monarkie, Italia vendosi me nje referendum, te behej nje Republike, nje shtet i ri me qellimin per te ndertuar te ardhmen e tij mbi themele te reja lirie dhe solidariteti. Qe nga ajo dite, vit pas viti, 2 qershori festohet si Festa Kombetare e Italise. Nje seri manifestimesh zhvillohen ne territorin italian, me nje angazhim maksimal te strukturave, ndersa festohet edhe ne te gjitha ato vende ku Italia ka perfaqesi diplomatike. Prej rreth 7-8 vitesh, aq kohe sa ka akvititet Konsullata e Italise ne Shkoder, Festa Kombetare e Italise, ka fituar te drejten e qytetarise. Pervjetori i sivjetem ka qene perseri me ie vecante, teksa pjese e festes kane mundur te jete mijera banore te rajonit te Veriut- aty ku Konsullata e Shkodres ka juridiksionin. TV1 Channel transmetoi “Live” te gjithe aktivitetin e organizuar ne oborrin e Selise Diplomatike ne Shkoder, duke rregjistruar nje risi. Si i “zoti i shtepise”, konsulli Stefano Marguccio, ka pritur te gjitha autoritetet vendore, por edhe personalitete e gazetare te te githe qarqeve qe shtrihet aktiviteti Konsullates. Ne fjalen e rastit, diplomati ka evidentuar edhe perkujtimin e 60- vjetorit te Kushtetutes se Italise, si nje rast per tu kthyer dhe reflektuar mbi nje tekst te jashtezakonshem i cili ka ditur te mbledhe pozicionet, ngadonjehere ne kundershti, te atyre qe themeluan Republiken tone. Pasi ka evidentuar rolin e konsullates ne vite si promotor i bashkepunimit ne gjithanshem te Italise me Shkodren, Marguccio ka njoftuar se brenda fundit te ketij muaji, Ministrite shqiptare te paravendosura do te nxjerrin njoftimin per konkursin per caktimin e punimeve te rruges Shkoder – Hani i Hotit si dhe per administrimin e rrethit industrial te Koplikut. Dy projekte keto te financuara nga Italia per te cilet flitet nga vite, do te shohin me ne fund driten. Jane parashikuar investime te rendesishme ne zonen e Lezhes dhe te Shengjinit per te mos folur pastaj per Marreveshjen e Lehtesimit, e cila hyri ne fuqi me 1 Janar dhe qe po na ben te punojme me ritme shume te shtrenguara dhe qe na ka bere te leshojme deri me sot gati me shume viza se sa jane leshuar gjate te gjithe vitit 2002. Kreu i diplomacise italiane ne rajonin e Veriut te Shqiperise ka shtuar se pikerisht ky rajon, eshte me ne fund edhe ne qender te nje strategjie rileshimi te pranise se Bashkeveprimit Italian. Ministria e Puneve te Jashtme ka miratuar pra, financimin per pese nisma te reja ne fushen shoqeroro – edukative dhe shoqeroro -shendetesore per nje vlere te pergjithshme prej rreth 4 milione euro. Projekte te cilat do te perurohen se shpejti, per t’i kushtuar vemendje personave me paftesi fizike, atyre qe nuk degjojne, te varurve nga drogat dhe alkolet, te papuneve dhe qe do te ndihmojne edhe per te permiresuar sherbimet e Spitalit te Shkodres. Duke falënderuar administraten e Konsullates se Italise, konsulli Marguccio ka nënvizuar punen kolosale qe përballon, duke u gjetur ne menyre te papritur per te shqyrtuar nga nje mesatare prej 6.000 praktikash ne vit, ne me shume se 13.000. Ne menyre te vecante Marguccio ka falenderuar publikisht Laura Di Bernardo, e cila do te mungoje ne  festen e 2 Qershorit te ardhshem, pasi qe do te transferohet ne Afriken e Jugut. Ne mbyllje te fjales se tij, konsulli Marguucio ka  falenderuar Keshillin Bashkiak te Shkodres qe ka vendosur, pavaresisht se largimi i tij nuk ka ardhur ende, te jape titullin e “Qytetarit te nderit”, nje vendim te cilin diplomati e ka konsideruar si mirenjohje per te gjithe Konsullaten, per faktin se nuk punojme ne Shkoder, por per Shkodren, ka përfunduar ai. Pas pjeses qe mund te quhet zyrtare, festa ka vijuar me darken e shtruar nga konsulli Stefano Marguccio per te pranishmit, e cila ka zgjatur deri ne oret e vona te mbrëmjes. Megjithate, festa mund te thuhet se ka vijuar edhe me 3 qershor 2008, kur per here te pare Konsullata e Italise do te hapte dyert per nje televizion dhe pikërisht per TV1 Channel, ku Stefano Marguccio ne emisionin “Eureka” te gazetarit Blerti Delija ka bere nje panorame te aktivitetit 7-8 vjecar te selise diplomatike, por njekohesisht i eshte përgjigjur edhe pyetjeve dhe interesimit jo vetem te qytetareve, por edhe bashkeatdhetareve te tij dhe diplomateve te tjere ne Veriun e Shqiperise.

RIFAT YMERI

 

30 fakte që nuk i njihni për Vladimir Putin

E quajnë president modern, por edhe një car të kohëve diktatoriale. Megjithatë, Vladimir Putin po jeton majat e suksesit në karrierën politike. Gazetat amerikane, me rastin e fitores së zgjedhjeve nga partia e Putin në Rusi, kanë dhënë fakte të panjohura të jetës së presidentit misterioz. Çdokush që e sheh në televizor e njeh portretin e tij. President i Rusisë, një prej njerëzve më të fuqishëm në botë, por pak dinë se gjyshi i tij ishte kuzhinier

i Leninit dhe më vonë i Stalinit apo se kërkoi të rekrutohej në KGB në moshën 17-vjeçare. Por kush është në të vërtetë Vladimir Putin? “Tirana Observer” ka grumbulluar 30 fakte të jetës së presidentit aktual, i cili synon që së shpejti të ribëhet kryeministër i vendit.

Vladimir Putin

Vladimir Putin është presidenti i dytë i Federatës Ruse. Ai u bë pasardhësi i Boris Yeltsin, më 31 dhjetor të vitit 1999. Më 14 mars të vitit 2004, Putin u rizgjodh si president për një mandat të dytë, duke marrë 71 për qind të votave. Edhe pse pati fushata masive dhe të njëanshme nga të gjitha televizionet ruse, pjesa më e madhe e të cilave janë të kontrolluara nga shteti. Gjyshi i tij, një shef nga profesioni, i ka shërbyer Rasputinit dhe ka përgatitur ushqim për Stalinin. Edhe pse shumë nga reformat e ligjit të Putinit janë kritikuar nga media perëndimore, “as publiku rus dhe as ai amerikan nuk janë të bindur se Rusia ka marrë një drejtim antidemokratik”.

Fakte të panjohura

Kur u zgjodh në krye të Rusisë, njerëzit dinin shumë pak gjëra për Vladimir Putin. Pamja e tij identifikohej me atë të agjentit të KGB-së, me vështrimin e akullt e misterioz e me plastikën e pandryshueshme. Kohët e fundit ai shfaqet më shpesh i buzëqeshur në publik, por pavarësisht kësaj, shumë pak gjëra të reja janë zbuluar për jetën e Putin. Siç është fakti që kur ishte i vogël, atë e thërrisnin Putka. Apo se filloi të mësonte boksin pasi e rrihnin fëmijët e lagjes. Më pas kaloi nga boksi tek xhudo, sport që e ushtroi në mënyrë profesionale dhe ku mban rripin e zi. Sipas dëshmive të biografëve të tij, Putin zakonisht zgjohet vonë në mëngjes dhe si fillim bën not intensivisht në pishinë. Ndër pijet e tij të preferuara edhe pse ai nuk e konsumon shumë alkoolin, është vera e kuqe spanjolle. Duhan, as që bëhet fjalë. Më parë ai kishte marrë nofkën “kardinali gri”, për shkak të natyrës së tij të heshtur dhe aktive “pas perdeve”.

Zgjedhjet

Partia “Rusia e Bashkuar” e Vladimir Putin fitoi me shumicë votash në zgjedhjet e së dielës, ndërkohë që vëzhguesit ndërkombëtarë dhe partitë opozitare shprehen se zgjedhjet parlamentare në Rusi ishin të padrejta. Evropa dhe SHBA kanë kërkuar një hetim të raporteve mbi parregullsitë në zgjedhje dhe liderët e opozitës i kanë quajtur si “zgjedhjet më të pandershme në historinë ruse”. Por pak rusë duket se e kanë vrarë mendjen për këtë fakt. “Publiku është cinik dhe e kupton se po luhen rrengje të dyshimta, por thjesht nuk do t’ia dijë për këtë gjë. Në këto momente jeta është më mirë pa e vrarë mendjen”, u shpreh Masha Lipman, redaktor i revistës “Pro et Contra”. Ish-kampioni i shahut dhe lideri i opozitës, Garry Kasparov, i denoncoi zgjedhjet e së dielës, ndërsa votuesit ishin akoma në qendrat e votimit. Ai u kërkoi mbështetësve që të vendosnin lule para Komisionit Qendror Zgjedhor të hënën, për të shënuar “funeralin e demokracisë ruse”. Por fitorja e së dielës nuk ishte aspak surprizë, me fitoren e dy të tretave nga ana e partisë së Putin. Duke pasur parasysh burimet shtetërore për të endur fushën e lojës politike në favor të partisë udhëheqëse, rezultatet ishin gjithçka përveçse të papritura.

30 faktet

1. Është një njohës shumë i mirë i gjuhës gjermane dhe gjithë dialekteve të saj.

2. Gjyshi i Putin ka qenë kuzhinier i Leninit dhe Stalinit.

3. Edhe pse ishte e ndaluar me ligj, nëna e tij e ka pagëzuar fshehurazi në kishën ortodokse.

4. Kur ishte i ri e thërrisnin Putka.

6. Qeni i Putin quhet Koni dhe është një labrador i zi.

7. Ka dy vajza binjake që shfaqen shumë rrallë në publik.

8. Putin ka filluar të merret me boksin pasi e rrihnin fëmijët e lagjes.

9. Ka filluar të merret me xhudo që në moshën 11-vjeçare dhe mban rripin e zi në këtë sport.

10. Nuk pi duhan dhe rrallë konsumon alkool.

11. Ai ka aplikuar për t’u rekrutuar në KGB në moshën 17-vjeçare.

12. Deri në zgjedhjet e para presidenciale, Vladimir Putin nuk kishte eksperiencë në një detyrë të tillë. Nofka e tij ishte “kardinali gri”, njeri i heshtur që grumbullon fuqinë në heshtje pas skenave.

13. Bashkëshortja e tij Lyudmila Shkrebneva ka punuar si stjuardesë përpara se të diplomohej në për gjuhë të huaja.

14. Putin u martua në vitin 1983, në moshën 30 vjeçare, moshë e madhe për martesë sipas standardeve ruse të asaj kohe.

15. Putin është bashkautor i një libri mbi sportin e tij të preferuar me titull “Xhudo: Histori, teori, praktikë”.

16. Putin e fillon gjithnjë ditën me ushtrime dhe not në pishinën e brendshme të vendit ku jeton.

17. Në dhomën e ndenjes private në pallatin presidencial, në katin e dytë, ai mban një koleksion shishes vere të kuqe spanjolle, e preferuara e tij.

18. Dy vëllezërit e tij më të mëdhenj i kanë vdekur që fëmijë.

19. Kolegët e tij të KGB-së i kanë cilësuar sytë e Putin në një dosier si “sytë që nuk të lejojnë të gënjesh”.

20. Ëndrra për t’u punësuar në KGB i ka lindur që në moshë fare të vogël.

21. Rroga e tij si president është rreth 150 mijë rubla ose 5 mijë dollarë në muaj.

22. Vladimir Putin punon 16-17 orë në ditë.

17. Ai është i gjatë 1 metër e 74 centimetra.

18. Dy vajzat e tij binjake Masha dhe Katya kanë lindur në Dresden, Gjermani.

19. Koha që kaloi si shef i KGB-së në Gjermani i dha atij mundësinë të ishte në kontakt me jetën jashtë Rusisë.

20. Putin ndodhej bashkë me familjen në Gjermani kur ra muri i Berlinit.

21. Putin ka lindur në Leningrad, gjashtë muaj para vdekjes së Stalinit.

22. Ka kaluar një fëmijëri shumë të varfër.

23. Putin është akuzuar nga për përdorimin e helmimit si mjet politik.

24. Ai është akuzuar për plagjiaturë në disertacionin e doktoraturës në ekonomi “Rregulla dhe planet strategjike”.

25. Putin mori postin që mbante Boris Yeltsin në ditën e fundit të vitit 1999; zgjedhjet u zhvilluan tre muaj më vonë.

26. Putin ka punuar për 16 vite rresht në KGB.

27. Putin u bë lideri parë rus që mori pjesë në një emision radiofonik, ku u përgjigjej pyetjeve të dëgjuesve në SHBA.

28. Nëna e Putin ishte punonjëse fabrike.

29. Babai i Putin punonte në flotën sovjetike, ku shërbeu në flotën e nëndetëseve.

30. Pas zgjedhjes president Putin ndoqi kurse të gjuhës angleze dhe foli në anglisht në publik për herë të parë në pallatin e Bakingamit në vitin 2003, kur iu drejtua mbretëreshës së Anglisë.

nga ARBEN CUBAJ

 

Diamanti që i la Shqipërisë Todo Gjermani

Sinopsis për mbajtjen e një premtimi dhe implementimin e një projekti ambicioz

Ishte dhe mbetet, ka gjasa për shumë kohë pas publikimit të këtij shkrimi, violina e parë e vreshtarisë shqiptare, përkrah Taso Ninit e Petraq Sotirit. Nuk i druhem kësaj të thëne si shpalim promocional, se e pata idhull në ngasjen e formimit tim agrikultural, por sa kohë diamanti që i la Shqipërisë, bëhet i gjallë në këto vite të jetësimit të bujqësisë shqiptare. Diamanti po skalitet me durim. Unë them se ka rënë në duar mjeshtrash e teknicenësh me adrenalinën e ndryshimit që u pulson ndër damarë. Ani se duhet bërë kujdes. Miku im i hershëm dhe i përhershëm, na përgjon me vëmendje në se ne do të mundemi t’ja fshijmë djersët diamantit që na la trashigim e blasfemi njëherësh. Është diamant, mos harroni njerëz!

I përkiste shkollës frënge, njërës nga përformimet e shkëlqyera të vreshtarisë botërore. Autoriteti i Mbretërisë Shqiptare në emër të krijimit të këmbëve të Anteut për ekonominë e këtij vendi, u përkujdes të shkollonte në Francë, djemtë impulsivë të tij. Në krye të listës, merret me mend se do të ishte djaloshi pasionant e i vullnetshëm, për të kuruar plagët e agrikulturës shqiptare nga zaptues shovenë, osmanë e pasosmanë. Është rasti ta bëj me dije lexuesin tim se në Francë u shkolluan liceistë e joliceistë. U përgatitën personalitete të bujqësisë, si teknicenë e si inxhinierë, të tokës e të bimëve. Këta individë krijuan “dyshemenë” e agrikulturës shqiptare, qyshkur ajo lindi e hodhi shtat përskaj pickimeve të panumërta nihiliste të progresit galopant. Miku im, doemos do të synonte kreun e vistrës. Ndodhet në podin e kreut se ka përkrah liderët sojli të shkencës bujqësore, të sotëm e të nesërm.

Po kush është diamanti që na ka lënë për prikë, Todo Gjermani? Pohohet me sinqeritet nga gjenerata e brezit tim, se është sorti “Kallmet” i hardhisë tradicionale shqiptare. Këtë tip hardhie e huajtën vende europiane si Austria, Hungaria, Mali i Zi e ndonjë tjetër. Franca që nuk përjashtohet nga kjo listë e kësaj huaje, ka prodhuar një verë të mrekullueshme, mbase në një kombinim përmanent me “Shardone” që është një lloj tipik francez. Kjo ka ndodhur dhe në Vjenë e Budapest për të mos e bërë më të gjatë lakun e lançimit. Kjo është një dukuri që na fisnikëron si komb, por ndërkohë na nxit të sendërtojmë mjeshtrinë e kultivimit të sortit “Kallmet”. Them se dëshira e autoriteteve të agrikulturës shkodrane, përfshij Rudolf Rashën, Guri Beshin, Ismet Lloshin e Simon Gjeçaj-n, është në moshën e impresioneve që disiplinohen me vështirësi. Asetet janë ende dëshmi e traditës së suksesshme.

“Kallmeti” që na la Todo Gjermani është Kloni 65/1, i cili prodhon 25 kuintalë për dynymë me përmbajtje sheqeri 28-32 për qind. Puna shkencore i tendosi skrupujt e kërkuesit të palëkundshëm gjatë një dekade. E dëshmojnë sot Sanije Osmani, Dedë Zefi, Flora Malocaj e plot ish pjesëmarrës në projekt. Kloni i Kallmetit kishte atë përqindje sheqeri që pati moduli, tek i cili sondoi sonda e maestros. Po rendimentin e pati dhjetë fish më të lartë. Kjo është shtysa që i nxit fermerët shkodranë të krijojnë në pesë vitet e ardhshëm masivin gjigant me 3 mijë dynymë me hardhi të sortit “Kallmet”. Synimi për të trokitur me dinjitet e për të zënë vendin diku afër ballinës së tregut perëndimor të verërave, është tashmë një konfigurim fisnik i mendjeve njerzore që kanë marrë mbi supe këtë sipërmarrje.

Diamanti që i la popullit të vet teknicieni dhe shkencëtari Todo Gjermani, është stoli në kurorën e modernizmit të agrikulturës shqiptare. E asaj dege të rëndësishme që stimulon turizmin, begatinë e shkëlqimin. Pa anashkaluar patriotizmin, apo jo kolegë?!

GURI BESHI

 

Ekskluzive për banorët e komuniteteve rurale: Ne japim më të mirën për Ju!

NË NDIHMË TË KOPSHTARËVE, BUJQVE, BLEGTORËVE, BLETËRRITËSVE, AGRIPËRPUNUESVE ETJ.

Intervistë me DREJTORIN RAJONAL TË SIGURIMEVE SHOQËRORE, zotin Rexhep Reçi

Banorët që jetojnë në zona rurale në se kanë nevojë për ndihmën tuaj, ja si u vini në ndihmë?

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore të Qarkut Shkodër, nëpërmjet punonjësve tanë me përvojë e kualifikimin e nevojshëm, mbulon çdo bashki e komunë, banorët e të cilave aktivitet parësor kanë prodhimin bimor, atë shtazor e agropërpunimin. Mjafton një kontakt me ta në zyrat e komunës apo të bashkisë dhe problemi që i shqetëson, merr menjëherë udhën e zgjidhjes. Kjo mënyrë komunikimi nuk përjashton komunikimin e drejtëpërdrejtë me stafin tonë, me seli në Rrugën “Franc Nopça”, Shkodër.

Problem kryesor për banorët e komuniteteve rurale është sigurimi i një pensioni për vitet e moshës së tretë. Si mundet ta sigurojë pensionin një bujk, blegtor, fermer etj.

Dua ta sqaroj lexuesin e gazetës “Contact” se një banor që derdh kontribute në “arkën” e Sigurimeve Shoqërore, garanton një jetë të qetë që në vitet e moshës së bardhë. Tri janë llojet e pensioneve që përfiton kontribuesi. Ai i Pleqërisë, i Invaliditetit dhe ai Familjar. Ndërkohë brenda familjes së kontribuesit, në se derdhin në “arkën” tonë kuotat e planifikuara të mjeteve financiare, gratë përfitojnë pagesë për periudhën e barrëlindjes, në një afat kohor që zgjat 12 muaj. Nënkuptohet se përfituesi i pensionit, kryen vizita mjekësore falas dhe përfiton kompensim të barnave mjekësore kur ato i duhen për ruajtjen e përmirësimin e shëndetit të vet. Përfituesi që është banor fshati, ndihet e vlerësohet si i barabartë me përfituesi që është banor i qytetit.

Në se një banor ka punuar në ish kooperativë apo ish N.B. deri në 1992 e më pas është vetëpunësuar në pronën e vet, apo diku tjetër, si arrin të përfitojë pension pleqërie?

Pensioni i plotë kërkon një moshë të caktuar dhe një limit sigurimi për përfituesit. Këto 2 kushte janë të përcaktuara në ligj. Në se përfituesi e di moshën e daljes në pension, ai ka nevojë të dijë sa lekë e në sa vjet, duhet të kontribuojë e të jetë kontribues. Konkretisht me 35 vjet pagesë në Sigurime Shoqërore çdo individ që ka qenë ish punonjës në N.B. apo ndërmarrje tjetër shtetërore, përfiton pension shteti. Të pjesshëm me 15 vjet kontribut e të plotë me 35 vjet kontribut. Në rastin e dytë, individi është punësuar vetë e ka derdhur sasinë e të ardhurave që duhet në Sigurimet Shoqërore. Po me 35 vjet, një individ qëka qenë i punësuar në ish kooperativë bujqësore, përfiton pension të përbërë nga dy pjesë. Pension me bazë fshati për vitet e punësimit në ish kooperativë dhe Pension për periudhën e pagesës së kontributit si i vetëpunësuar në bujqësi. Në fund të vitit 2009, mashkujt që kanë kryer shërbimin ushtarak dhe janë kontribues prej 1 tetorit 1993, përfitojnë Pension Shtetëror, sepse plotësojnë 17 vjet e 6 muaj si kontribues të sigurimeve shoqërore.

Më lejoni t’ju drejtohem me një pyetje të drejtëpërdrejtë. Sa është masa e kontributit që individi ynë të ndajë mënjanë për të qenë partner i Institucionit që ju drejtoni?

Për vitin 2008, bujku privat qëështë banor në zonën fushore derdh si kontribut vetëm 15.360 lekë. Ndërsa ai që është banues në zonën malore, derdh si kontribut vetëm 9818 lekë. E shihni sa modeste janë këto kuota? Të joshin e të krijojnë bindje se hyrja në mekanizmin e sigurimeve shoqërore, është i dobishëm për individin dhe për familjen.

E zëmë se një individ e ka të pazënë periudhën prej 1 tetorit 1993 deri më 31 dhjetor 2008, me kontribut për efekt pensioni, pra për të përfituar 15 vjet e 3 muaj vjetërsi pune, cila është shuma që duhet të derdhë në “arkën” e institucionit tuaj?

Prapë është koha të kujtoj se sasia e kontributit për këtë hapësirë kohe, diferencohet midis të vetëpunësuarit në bujqësi që banon në zonën fushor dhe atij që është banues i zonës malore. Kur banon në fushë individi paguan 72.056 lekë dhe kur banon në zonën malore paguan 46665 lekë. Edhe në këtë rast besojmë se oferta jonë mirëpritet. Madje theksojmë se kohët e fundit fluksi i sigurimeve sa vjen e rritet. Ky realitet shpreh si alternativën më të mirë, pagesën e kontributeve për një pleqëri të qetëe pa probleme.

Është një mekanizëm që duhet vlerësuar nga të vetëpunësuarit, e konkretisht ai i kamatvonesave. Thuhet se ka ndryshuar diçka. A mund të bëhet publik ky ndryshim?

Po. një shkresë e Qeverisë Shqiptare që mban datën 4 janar 2008 dhe që ka numër rendor 2161/6, e orienton pagesën e kamatvonesave që janë 29516 lekë për zonat fushore dhe 18546 lekë për bizneset malore. Ky fakt nuk duhet anashkaluar. Kamatvonesat llogariten për periudhën 1 janar 1994 deri 31 dhjetor 2007. Ja përse duhet vlerësuar momenti. Të mos humbim kohë, është këshilla jonë për të vetëpunësuarit. Të përshpejtojmë e të sigurohemi për vitin 2008, por edhe për të përfituar 15 vjet e 3 muaj vjetërsi pune, madhësi kohe kjo që për shumë persona, garanton pension të plotë. Bashkë me këtë pagesë, të llogariten dhe kamatvonesat.

Zoti Reçi, për të mos u bërë i bezdisshëm, ju lutem dhe një pyetje të fundit. Cili është dokumentacioni që duhet të paraqesë në zyrat tuaja, një person që dëshëron të japë kontribute për efekt pensioni?

Janë krejt pak dokumentat që depozitohen. Mjafton një çertefikatë familjare e tërhequr në Gjendjen Civile të njësisë vendore, pjetar i të cilës është i vetëpunësuari në bujqësi. Kësaj i bashkangjitet një dëshmi e tërhequr në Këshillin Komunal ose bashkiak, i cili verteton se individi ka tokë në pronësi, në përdorim ose të marrë me qira nga një person i tretë. Me këto dekumente, ju mund të paraqiteni në zyrat e njësisë vendore ku gjendet nëpunësi ynë ose të paraqiteni drejtëpërdrejtë në zyrat e Institucionit. Me këto fjalë të fundit dua t’ju vij në ndihmë, madje t’i bëj partnerë të besueshëm, të vetpunësuarit në bujqësi që shprehin dëshirën për të paguar kontribute për një pleqëri të bardhë.

Zoti Reçi, ju faleminderit për intervistën!

Edhe unë ju falenderoj për mundësinë që gazeta “Contact” më krijoi për të kontaktuar me të vetpunësuarit në bujqësi.

Intervistoi DASHAMIR CACAJ

 

Edhe një herë për stemën heraldike të qytetit të Shkodrës mbi bazën e ish stemës origjinale mesjetare të shek XIV-XV

Të paraqesësh një interpretim dhe diskutim kundra falsifikimeve historike, të propozosh edhe ndonjë hipotezë, nuk do të thotë “filo fashizëm italian”! Përkundrazi të lyesh me gëlqere të bardhë, si në fund të shek XV edhe në fund shek XX – e fillim shek XXI, do të thotë regresivivizëm orjental!

Në një takim me studentët e universitetit të qytetit tonë, në lidhje me disa ide e projekte për Artin dhe Kulturën në Qytetin e Shkodrës, që patëm në hollin e teatrit Migjeni, më 1 qershor 2008, mora pjesë me ftesë të rregullt. Unë kisha për të kumtuar shkurtimisht rreth një faqe e gjysëm, nja 5 minuta, për temën e lartpërmendur, me disa shpjegime të thjeshta për disa simbolika të lashta me të cilat lidhet ajo. Gjithashtu unë rikujtova dhe ngrita probleme edhe për disa propozime “të harruara”: si kopjimi i varrit të mbretit Genth dhe vendosja e tij në kodrat e Shkodrës; nxjerrja ose kopjimi i “Gurit të Poseidonit” dhe ekspozimi i tij në një shesh ose vend të dukshëm; kopja e fasadës së “Shkollës së Abanëve”, të Shkodrës” dhe të bazorelievit të saj në Venedik dhe ekspozimin e saj ose të një pjese të saj, diku në një shesh të Shkodrës; theksova masakrimin e zonës arkeologjike në pjesën fushore, se nuk mjafton vetëm “Fasada e Bishtit dhe Fasadës së Piacës” etj.

Mbasi e kisha mbaruar kumtesën, në mënyrë të pa pritur, u replikova pa asnjë lloj argumentimi e dokumentimi nga një specialist evidentues eksplorues shpellash/speriolog, i cili u vetprezantua me këtë rast edhe si “specialist heraldikash”. Megjithse mendoj se nuk ishte as vendi e as koha aty për replikime të tilla, sidoqoftë këtë po e konsideroj normale. Por, të përdorësh shprehje të pakontrolluara e të nervozuara, pa qenë absolutisht në mbrendi se për ç’ka flitet konkretisht, këto janë shenja të një sjellje jo korrekte dhe që i tejkalon edhe caqet që i lejohen një replikuesi. Kush ua jep juve të drejtën për të më nënkuptuar e etiketuar mua si fashist qysh në hapje të fjalës suaj, për të etiketuar si fashiste edhe autoren e zbulimit dhe botimit të statuteve mesjetare dhe të stemës heraldike, dhe të gjithë bashkëautorët e nderuar profesorët italianë që i kanë botuar studimet e tyre në atë libër, vetëm e vetëm për një lloj interpretimi të gabuar?! Kjo është për të ardhur keq, sepse disa nga ata studiues janë edhe të majtë demokratë!

Z. Replikues, ti për herë të parë, edhe si dokument personal, e filmove dhe fotografove atë Stemë Heraldike të shek XIV-XV nga libri që t’a dhashë unë, pak më përpara diskutimit! Atëhere si paskeni dashur të më kundërviheni me replikë?! Nuk kishit ndonjë Kumtesë tuajën?! Ju me bllof, u hoqët se gjoja jeni “kritikuesi i parë i atij qenit me kockë në gojë”, që na qenka edhe një fallsifikim, dhuratë fashiste etj”! Po, me çfarë studimi të publikuar e të aprovuar e ke vërtetuar ti se është fallsifikim?! Epo, nuk mund të flitet kështu me vlerësime qesim, sepse nuk jemi te “Teqia e Bagëtive” ku mund të bëhet pazar për t’ia ulur vlerën, por duhen argumente e parametra rigorozë shkencorë. Fashizëm, për një qenush apo luan mesjetar?! Ky “qenushi me një alamet kocke, pa aspak mish e palcë”, ishte interpretimi italian i disa specialistëve heraldistë dhe i pranuar edhe nga vetë autoria e zbulimit arkivor, dr. prof. L. Nadin. Qysh në vitin 1997, kur ajo më dhuroi disa materiale fillestare, edhe më pas, unë e kam kritikuar direkt këtë lloj interpretimi në disa takime personale, në një Simpozium në 2002, e kam kritikuar edhe në prani të saj dhe të bashkautorëve italianë, dhe në disa botime të mijat. Unë shfaqa edhe një hipotezë, për një interpretim tjetër të atij “qenit me kockë në gojë” si një luan me çelësin e kështjellës në gojë”, përderisa flitej për një kopje mesjetare, me një vizatim të lirë me dorë, meqënëse po kërkohej edhe origjinali etj. Por kryesoria ishte se unë e interpretova atë stemë se ruante shqiponjën e zezë të kohës së Pirros së Epirit, të Olimpisë dhe të Aleksandrit të Madh, se ajo strishia e shkruar Fatis Cedo evokonte legjendën e traditën e lashtë. Edhe në këtë kumtesë e sqarova se: në prani të zbulueses italiane dhe të disa heraldistëve italianë e kam kundërshtuar si poshtërues atë keqinterpretimin italian “me një qenush me një kockë në gojë” etj. Siç shihet, pra, nuk jeni ju ai që e kishit kritikuar i pari këtë version-interpretim. Ju edhe aktualisht, nuk jeni në dijeni, se çfarë debatesh ka pasur për vlerësimin e kohës së tre feudalëve Balshaj të fundit, nëse ata ishin si zotërit absolutë të qytetit komunë apo jo, midis shkollës evropiane dhe shkollës enveriste më 1967, pastaj edhe nga ne më 1983 e përsëri edhe më vonë… Sa për dijeni tre Balshajt e fundit kanë qenë kthyer në vasalë të sulltanit turk, qysh heret, të veshur me rrobe orjentale etj.

Meqënëse ju nuk cituat së paku gojarisht ndonjë studim tuajin, për këtë temë, mund t’a bëni tashti, kështu do të informohemi për fuqinë argumentuese tuajën! Ju, nqs keni fakte, siç më deklaruat gojarisht, se studiuesit italianë e kanë fallsifikuar komplet këtë stemë, se nuk e kanë nxjerrë nga një kopje e ish origjinalit që gjendet në muzeun Correr në Venedik etj, se ti disponon ndonjë tjetër varjant-stemë “originale” me dy shqiponja të zeza një kokëshe, që e paske nxjerrë nga një muzeum, atëhere përse se ke nxjerrë deri më sot, të paktën përse nuk e demostrove aty me dy fjalë?!  Po pse aty po vendosej kjo çeshje, kur më the: “A kështu do me e lanë”?! Mos deshe që unë të mos të ngrihesha as për një faqe Kumtese?! Po, pse ti je ai që jep vijën e viston?! Nxirre o burrë studimin përfundimtar, e mos u shtyj për mua e as për fashizmin italian!

Z. Replikues, sa për pak dijeni, familja nga unë rrjedh dhe të dy prindërit e mij kanë dhënë një nga kontributet madhore financiare e organizuese në qytetin e rrethin e Shkodrës dhe në Shqipëri, edhe për luftën direkte me armë në dorë kundra okupatorëve fashistë e nazistë, prandaj ato insinuata drejtoja tjetërkujt. Megjithatë, meqënëse na qenke kaq “vigjilent antifashist”, po të kujtoj një fakt të vockël në dukje, por të madh në përmbajtje! Në Shkodër, sado edhe me një dozë interpretimi e denigrimi enverist, ka pasur një monument për 29 nëntorin 1944. Qysh nga koha e ndërtimit të xhamisë nga grupi El Zamil, për një turp, ky ish monument ka mbetur, “i Zënë” dhe i lyer me gëlqere të bardhë pa identitet, aty te “Lulishtia e xhamisë Ebu Bekri”! Për ndonjë turist mëndjelehtë dhe që vjen për herë të parë në Shkodër, gjykuar edhe nga afërsia që ka me vendin e çesmes ku lahen këmbët, mbase krijohet edhe një përshtypje e gabuar, a thua se ky është ndonjë monument i obligimeve për përhapjen e islamizmit në Evropë! Në këtë realitet të trishtuar e absolutisht të padrejtë, kanë pjesën e tyre edhe neooportunistët e PS-së e LSI-së, por edhe gojëmbyllurit nostalgjikë enveristë të K.V. të LANÇ-it! Aq është e vërtetë kjo, sa edhe kur me rastin e 60 vjetorit të Çlirimit nga okupacioni fashisto-nazist dhe të rifitimit të indipendencës nacionale, improvizua një pllakë polisteroli, të nesërmen e rikthyen urgjentisht në “identitetin e ri, me gëlqere të bardhë”! Atëhere, ky monument duhet të hiqet nga ai vend, meqënëse konsiderohet edhe si “pronë islame me vendim të Bashkisë Shkodër”. Të bëhet një tjetër monument, të vendoset diku në anësore jashtë gardhit, qoftë edhe me ndonjë pllakë të thjeshtë përkujtimore, por ama të formulohet me dinjitet e realitet, ashtu si duhet dhe si e meriton ai kontribut i qytetarëve shkodranë antifashisto-nazistë. As tashti me rastin “restaurimit dhe kthimit në identitet” të një bishti të Piacës së mbetur, nuk do t’i vendoset një pllakë?! Ja ky do të ishte edhe një kontribut i juaji me antifashizëm. Por, më lejo të kujtoj ty dhe disa të tjerëve bashkëqytetarë pro dhe anti, edhe atyre oportunistëve, se kjo “gëlqere e bardhë”, ka qenë përdorur edhe kur katedralia e Shën Shjefnit dhe “Kisha e Zojës së Shkodrës” u kthyen në xhaminë e Mehmetit II dhe në Teqe! (Nga dokumentet e pabotuara të Farlatit, në Bibl. e Seminarit të Padovas, Cod. 315, p 4 a)

Për më tepër akoma, edhe Zoja Shën Mëri, kishte mbuluar një ish Zojë më të lashtë e fisnike të S’kodradrinanës, siç e shprehu me kohë Hani se “romanizimi, duke qenë vetë paganizëm politeist, nuk e preku edhe aq thellë kalendarin e kulteve pagane ilire. Ishte kristianizmi ai që u veshi përsipër kulte shënjtorësh kristianë të përafërt, megjithse edhe ai nuk e preku dot me aq thellësi çfarosëse”. (G. Stadtmüller, “Forschungen zur albanischen frügeschichte”, f 40 e kopjes së daktilografuar të përkth. të AIH-GJ, Tiranë.) 

Ja, po t’a rikujtoj nga pak: “Gjiri/qumështi em u ngurrostë e mur/kështjella u forcoftë, djali em e trashigoftë, u baftë mbret e luftoftë”…

Nuk ka asnjë lloj justifikimi, e asnjë lloj sensi që të shpallen si “Qytetarë Nderi” më përpara edhe disa këngëtarë popullorë të stilit “me vesh”, e të mos kenë asnjë lloj përkujtimi nderi M. Beçikemi, Fra Bartolomeu, arkitekt Donati, etj etj, të mos kenë asnjë “Qytetari Nderi” tregëtarët dhe industrialistët progresistë të Shkodrës dhe disa nga organizatorët dhe kontribuesit më të spikatur të luftës antifashiste nacional-çlirimtare!

Unë dhe disa studiues, ndër të cilët edhe disa dr. prof. mjaft të nderuar të Shkodrës, si W. Kamsi, dr. prof. M. Prendushi, dr. prof. Ahmet Osja, dr. prof. David Luka, dr. Ferid Hoti (i ndjeri) etj, për çeshtjen e Stemës,  kemi kërkuar vetëm një diskutim paraprak dhe këtë “Kërkesë” ia kemi depozituar brenda rregullave Këshillit Bashkiak dhe organeve kompetente qysh me kohë më 2003, me rastin e 500 vjetorit të botimit të librit “Rrethimi i Shkodrës”, aktivitet që për turp as nuk u përkujtua fare, megjithse unë e  kisha paralajmëruar! Pra, kërkuam një diskutim, ku mendimin e kompozimin final duhej t’a linim të përcaktohej nga një diskutim i gjerë kolektiv. Ka pasur edhe ndonjë mendim t’a linim të paprekur, kurse unë jam shprehur për t’i bërë disa përmirësime estetike, si edhe ndonjë rikompozim të ri, në përputhje me frymën e realitetin e trashigimisë autoktone. Për këtë qëllim e kisha sjellur edhe trajtimin te rasti i Tiranës.  Epo, natyrisht se “Bashki-xhinjtë/tarët” ishin ende shumë të “Të Zënë” me “Tranzicionin e me Post Trazirat e 97-tës”, kur u plaçkit e u vodh komplet Piaca, nuk kishin kohë…

Aktualisht “Kërkesën” e kemi ripërsëritur edhe me anën e Shoqatës Kulturore Atdhetare “Dukagjini” dhe Shoqatës “Integrimi në Europë”. Deri kur të na thërrasë K. B. Shkodër (nqs nuk e bën shurdh-memecin edhe kësaj rradhe), z. Replikues le të bëjë saber, të pregatitet dhe të diskutojë një për një. Besoj se të hapur e ka edhe gazetën SHE në Shkodër ose ku të dëshirojë ai, për një debat me fakte, me artefakte e me dokumente të sigurta e autentike. Mos u lavdëro kur nisesh për debat, por lavdëroju kur të kthehesh! Më pas, mbasi kishim dalë jashtë në rrugë (dhe kjo nuk është përsëri korrekte), me një ndreqie të vogël, z. Replikues bëri një korigjim se nuk e ka debatin për shqiponjën e zezë, por “për qenin/ose luanin me kockë në gojë” dhe kjo është komplet tjetër gjë, sepse nuk jemi ne ata që vendosim, nuk jam unë ai që do e vendos. Edhe sikur të vendosej një stemë e re vetëm me shqiponjën e zezë të stërlashtë autoktone, kjo do të ishte një gjë e mrekullueshme. Por, e përsëris, si fillim, ne kemi kërkuar vetëm një diskutim të hapur.

(vijon në numrin

e ardhshëm)

AGRON LUKA

 

Mirënjohje për Fishtën e madh

Pragavjeshtë e vitit 1987. Ëndrrat tona, se pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, do të vinin ditë më të mira, u grimcuan duke na lënë vetëm zhgënjimin. Ramiz Alia, me prononcimin e tij për diktatorin, se ai do të mbetej prapë “Arkitekt i Shqipërisë Socialiste”, i thau filizat e shpresës të mbjellura në shpirtin tonë qysh në pranverë të tetëdhjetë e pesës.

Pikërisht në një nga këto ditë të mbushura me pesimizëm po shpejtoja tepër i shqetësuar në drejtim të spitalit të qytetit, ku një i afërm i imi po jetonte ndofta çastet e fundit. Në këto rrethana para meje rrëzohet një plak, të cilin e tradhëtuan këmbët e lodhura nga mosha, si dhe bastuni i ri që mbështetej mbi të. Ndalova vrapin dhe e ngrita nga toka, përballë meje një pleqëri e thellë që i jepte plakut pamjen e një rrobe tashmë të vjetër, të një cope dikur të shkëlqyer. Më shikonte me mirënjohje, por edhe me frikë. Qenia e tij e rrezatonte këtë frikë së bashku me një pasiguri totale të dyfishtë; pleqëria e thellë nga njëra anë, si dhe frika se në çdo çast mund të humbëte lirinë e fituar së voni.pasi plaku u qetësua, me një zë të ëmbël më pyeti: “A po më njeh?”. U përgjigja se nuk e njihja. Pastaj vazhdoi: “Jam një nga klerikët e paktë që shpëtuan pa u pushkatuar dhe pa vdekur nëpër burgjet komuniste, jam padër Meshkalla!”. I thashë se kisha dëgjuar për të. Më nguli sytë me kureshtje dhe me një zë që tashmë kishte marrë tipare të reja, tiparet e pasigurisë për të nesërmen, m’u drejtua: “Tashti që e morët vesh se kush jam në të vërtetë, do të më leni kështu në rrugë apo jo?”. Pyetje të kësaj natyre të bëra me zgjuarësi, vënë në provë karakterin e njeriut, duke e ngarkuar kështu me përgjegjësi morale dhe që këto lloj përgjegjësish janë nga ndjenjat më të fuqishme. I thashtë se jo vetëm nuk do të lë por do të vihem në dispozicion për sa kohë që ju do të dëshironi.

Ecëm një copë rrugë bashkë, me këtë njeri të “ndaluar”. Gjatë bisedës më foli edhe për Fishtën e madh. Më bëri përshtypje të veçantë një krahasim brilant, që pader Meshkalla bëri, përsa i përket mohimit të këtij gjiganti të letrave shqip: “Fishta, vazhdoi bashkëbiseduesi, është si një top llastiku që e kanë zhytur padrejtësisht në thellësinë e errët të ujrave për të mos dolë kurrë më, por janë gabuar, ai do të dalë me të njëjtën forcë, në dritën e shndritshme të diellit, dhe afër tij, në vendin që e takon”.

Më vjen keq që nuk arrita t’a shikoj më pader Meshkallën, pas pak kohësh, vdekja e pamëshirshme i shkëputi lidhjet me jetën në tokë, ai vdiq si “mëkatar” i lirisë e i të drejtave të njeriut.

Duke patur parasysh përpjekjet e intelektualëve shqiptarë në shekuj, s’ka si të mos duket disi e paplotë thënia steriotipe se “shqiptari e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë”. Kombi shqiptar do të mbetej barbar në rast se në dorën tjetër nuk do të kishte mbajtur penën. Gjithashtu nuk e kuptoj kujt i ka bërë keq pena në dorën tjetër të shqiptarit, përveç pushtuesit që kërkonte me çdo çmim injorancën e popullit tonë!

Për hir të së vërtetës duhet thënë se, ky popull nga më të vjetrit në Europë, përveçse me shpatë ka luftuar edhe me penë. Ka patur situata që në historinë e tij të shumëvuajtur, atë që nuk ka mundur t’a bëjë shpata, e ka bërë me shumë sukses pena. Por komunizmi kurrsesi nuk e toleronte dritën që shpërndante pena e intelektualëve nacionalistë shqiptarë. Një nga këta njerëz të lavdishëm, që e përdori penën vetëm në funksion të Kombit është edhe poeti ynë i madh, at Gjergj Fishta.

Të shkruash mirënjohje për at Fishtën, duhet së pari të jesh shqiptar, t’a duash atë dhe veprën e tij, por njëkohësisht, të ndikojë edhe te disa kritikë apo “gjeneralë” të letërsisë të kohës së sotme si, Koço Bihuku, Ulusi Hako, Mojkom Zeqo, Ismail Kadare, që keqinterpretojnë në mënyrë të qëllimshme vlerat e vërteta të veprës së poetit.

Megjithëse kompetencat e mija janë në nivelin e një lexuesi të veprës së tij, e ndjej për detyrë morale, që në këtë pesëdhjetë e pesë vjetor të vdekjes së poetit, të shkruaj dy fjalë të thjeshta për epikun, lirikun e satirikun më të madh të Kombit tonë, dhe së dyti, si një kompensim mikroskopik për ato ndjesë me fuqi të përjetuar gjatë leximit të veprës së tij të pavdekshme.

At Fishta lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës, me 23 Tetor 1871. Lindi pikërisht kur Kombi Shqiptar vuante nën pushtimin shumëshekullor Osman. Por sikur të mos mjaftonte kjo, në këto kohra u shtua edhe një fatkeqësi e re; rreziku i asgjësimit të Kombit nëpërmjet coptimit territorial, që të çonte padyshim në shpërbërjen kombëtare. Në këto situata tepër të rënda për Shqipërinë, rilindasit luftuan me pushkë e sidomos me penë, që nga Kristoforidhi, Veqilharxhi, vëllezërit Frashëri, De Rada, Skiroi, Vaso Pasha, e shumë e shumë të tjerë, për të ardhur kështu në fillimet e shekullit të ri, kur koha na nxjerr në skenë një Fishtë për të zbuluar vlerat e vërtetaq të saj. “Paraqitja e tij profetike në popull, shkruan profesor Engjëll Sedaj, qe fenomenale në çdo pikëpamje, modest sipas shëmbëlltyrës shenjtore të françeskanëve, guximtar sipas shembullit të qindra klerikëve të martirizuar nga pushtuesit aziatikë, studjues dhe erudit, për t’u bërë akademik, që do t’a dëshironte çdo shkrimtar i kohës së tij dhe i kohës sonë, edukator dhe provincial i dashur, luftëtar i pako???? për veshjen shqiptare, dhe mbi të gjitha poet dhe këngëtar i ngadhnjimit të njeriut mbi të keqen”.

Që në fëmijërinë e hershme Fishta u dallua në mënyrë të veçantë për një dhunti inetelektuale të fuqishme, saqë mësuesi i tij italoarbëresh, Leonardo De Martino i kushtoi një vëmendje të posaçme, sepse De Martino pa te Fishta i vogël, Fishtën e madh të ardhshëm. Me këtë rast e shpuri në Kolegjin Françeskan të Troshanit, që ishte me zë të mirë në atë kohë. Aty kreu studimet e mesme me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1886 largohet për herë të parë nga atdheu e niset për në Bosnjë, për t’u formuar më tej nëpërmjet studimeve të larta. Nga Bosnja shkon në Livno, Kreshevë e Sutjeskë ku kreu përkatësisht studimet në teologji dhe filozofi. Në vitin 1894 vesh petkun e meshtarit të cilin e mban me nder e dinjitet gjithë jetën e tij. Këtu pikërisht mbaron odiseja e studimeve jashtë shtetit, dhe pasi kthehet, nuk e lë asnjëherë atdheun, derisa mbyll syrin tokësor më 30 Dhjetor 1940.

Për rreth 46 vjet me radhë Fishta ka qenë i mohuar dhe i panjohur për lexuesit shqiptarë, ai është lexuar vetëm vjedhurazi, si pasojë e gabimeve trashanike në dëm të Kombit tonë, që faktorin politik e kanë vënë me forcë mbi interesat kombëtare, duke cunguar kështu ndjeshëm kulturën si dhe qytetërimin shqiptar…. Krime të kësaj natyre të manipuluara për dekada të tëra kundër disa intelektualëve shqiptar, jo vetëm nuk kanëndrequr gjë, por përkundrazi, kanë krijuar një boshllëk, një varfëri të pallogaritshme në jetën tonë kulturore. Jo pa qëllim është përhapur një keqinterpretim për veprat e poetit, ku propaganda komuniste influencoi rëndom, sidomos te lexues të paformuar të çfarëdo moshe, apo te ata që nuk kanë marrë mundimin për të lexuar ndonjë varg fishtjan: pikërisht këta thonë: “Pse t’a lexojmë antikombëtarin Fishtë kur ky vetë thotë se Gjergj Fishta s’është shqiptar (!). Të paktën për të justifikuar apo për t’a zbutur sadopak injorancën e tyre, duhej të lexonin pa tjetër vargun e plotë, ashtu si e shkruan vet poeti! Nuk mbaj mend se ku e kam lexuar një shprehje që thotë se “ndërsa budallai është diçka, injoranti s’është asgjë”. Pra ky konkluzion i gabuar është përhapur me paramendim; sa keq kush përbuz pa njohur luan personazhin e injorantit…

Në satirat e Fishtës me rreth 8000 vargje, “Anzat e Parnasit”, një nga kulmet e satirës shqiptare, aty ka dhe një vjershë që titullohet “METAMOPHOZIS” që në shqip do të thotë, ndryshim i madh dhe i dukshëm, në të cilën autori që në vitin 1907, në atë periudhë të errët që përkonte më shumë se kurrë një vetëdije e një vetëmohim kombëtar, vë në lojë disa shqiptarë, disa pseudopatriot, të cilët thotë autori: “Për dhe të parëve/ S’ju bjen ner mend/ M’sa për kërpudhat/ Që mbijn n’dervend/ Për ditë t’u majun/ Si majet njala/ U punon n’shekull/ Kuleta e fjala/ Fis kanë ma të fortin/ Dhe vëlla bujarin/ Për atdhe barkun/ Për erz kanë arin/ Me nji gut morgen/ A kalimera/ Me nji dobra vjeçer/ A buona sera/ Mue punët të tana/ Më ecin për fillë/ E der murrizi/ M’qet dradofille…”.

Janë pikërisht këta tartufa e kryetula që paturpësisht duke krijuar një mirqënie disi të veçantë e të dyshimtë, s’çajnë kokën për hallet e kombit dhe deklarojnë se: “T’a dijë Shqypnia/ Pra sheklli mare/ Se mas sodit/ Unë s’jam shqyptar…”. Ai që ka patur fatin të lexojë të gjithë satirën fishtjane, do të konstatojë shqetësimin e madh të poetit, që është i detyruar t’i ironizojë t’i fshikullojë këta patriotë të remë. Qëndrimi i poetit të shqetësuar është i palëkundur, nuk ka kompromis kur është fjala për atdheun, ai i vendos antikombëtarët në vendin e turpshëm që meritojnë: “… bre coftina kalb mbi dhe/ Der kur ju t’u u tall ndër ne/ Do t’na qelbni fis e atdhe…?

Por le të mos zgjatemi më me këta lexues diletantë, kritikë apo “gjeneralë” të letërsisë tonë, sepse ndjenjat e fuqishme të së bukurës që të jep arti, janë pronë vetëm e atyre që e shijojnë dhe e konceptojnë atë.

“Lahuta e Malsisë”, është dhe mbetet kryevepra e poetit, për të cilën punoi për 32 vjet me radhë, është njëkohësisht edhe kryevepra e letërsisë shqipe në gjininë e saj. Ajo të jep kënaqësi të veçantë të shumëfishon e të rrit ndjenjat e atdhedashurisë, siç rrit qumështi i nënës fëmijën e porsalindur, të fisnikëron shpirtin me ndjenja nga më njerëzoret, duke patur si synim kryesor, përsosjen e ndërgjegjes kombëtare.

Në këto kohëra tepër të vështira për Shqipërinë, “Lahuta e Malsisë” shërbeu si një kod për të vënë në lëvizje ndërgjegjen tonë kombëtare, duke injektuar në këtë mënyrë, doza të mjaftueshme atdhetarizmi, që shqiptarët “me dërras të kraharorit të përballonin armikun shkja”. Ky kod i përsosur futej lehtësisht edhe në shpirtin e atyre që nuk dinin të lexonin, mjafton t’a dëgjojnë disa herë dhe të mbetej përjetësisht në kujtesë. “Lahuta e Malsisë” ka qenë dhe do të mbetet një sirenë luftarake e fuqishme për të zgjuar ndërgjegjen tonë kombëtare sa herë që atdheu do të jetë në rrezik, sot dhe në të ardhmen, për brezat që do të vijnë. Jo rastësisht poeti e përcakton veprën e tij si një testament kombëtar kur thotë: “Nipnisë së kohëve të vona edhe për t’le…”.

Një vepër tjetër jo më pak e rëndësishme është edhe vëllimi me lirika, “Mrizi i Zanave”. Është një vepër me të gjitha karakteristikat e shkruar nga njëmjeshtër i madh i penës, ku i këndohet me dashuri të veçantë, gjuhës, zakoneve e çdo gjëje tjetër shqiptare, që poeti i përjetëson me artin e tij të madh. Nuk ka patur e nuk ka njerëz të letrave shqipe, as dje e as sot, që në veprat e tyre të jetë shkruar aq shumë e me aq përkushtim, fjalët atdhe e shqiptar, se sa në veprat e Fishtës. Janë lidhjet intime të tij, me tokën e tij, me shpirtin e njerëzve të tij, vlerat e të cilave i grumbullon, i amplifikon dhe i shpreh në mënyrë të hyjnishme në këngët që burojnë të freskëta, ashtu si uji i burimeve të maleve tona. “Natyra e jep Fishtës copa nga gjiri i saj, thotë Lazgush Poradeci, shqiptare prej rrace është vetë shqiptari i Fishtës sa të jetë jeta, shqiptari i përjetshëm siç ka qenë e siç do të jetë Ay i cili për Fe dhe Atdhe bën vdekjen si e ka patur zakon gjithnjë, “si me le”. Atdheu për Fishtën është pa dyshim kuptimi i jetës së tij, të cilin na e la trashigim edhe ne: “ma mirë dekën nën dhe m’u kja/ Se me marrë gjall mbi dhé t’vet kush dek ka ra/ Ai s’ka dekun por ka le”. Veprat e tij nuk jamë vetëm “Lahuta e Malsisë”, (1905-1937), “Anzat e Parnasit” (1907), “Mrizi i Zanave” (1913), “Gomari i Babatasit” (1923), “Vallja e Parrisit” (1927), “Jerina ose mbretëresha e luleve”, “Pika e Voesë”, “Juda Makabe”, “Odiseja”, “Ifigjinia në Avulli” etj., por Fisha ka edhe mjaft vepra të tjera të pabotuara, që të gjitha së bashku përbëjnë një shifër pothuajse të paarritshme, prej 100 mijë vargjesh.

Përveç artit të tij të dashur të vjershërimit, Fishta ka qenë edhe një piktor mjaft i mirë. Në vitin 1923 shoqnia “Rozafa” organizoi një ekspozitë kombëtare, ku Fishta paraqiti 24 punime të tij, disa prej të cilave u vlerësuan nga Akademia e Arteve të Vjenës. Jo vetëm piktura, por edhe arkitektura ishte një pasion i veçantë për poetin. Ai ka projektuar me dorën e tij fasadën e bukur të kishës së Rubikut, ka projektuar gjithashtu, kishën e fretënve te lagjja “Arra e Madhe”, manastirin në Lezhë, kishën në lagjen “Gjuhadol”, e të tjera objekte të dala nga dora e tij, që Zoti e kishte pajisur me të dhënat e një artisti shumë dimensional.

Në përvjetorin e pesëdhjetë e pestë të vdekjes së poetit, le të kujtojmë me respekt të veçantë përkushtimin e tij ndaj kombit që e lindi, e ky përkushtim i tij, le të na shërbejë edhe ne për forcimin e vetëdijes Kombëtare, si një kryekuptim madhor i jetës tonë.

Duke sjellë edhe një herë në mendje thënien brilante të të ndjerit, pader Meshkalla: që “Fishta është zhytur padrejtësisht në thellësinë e errët të ujrave”, le të shpresojmë se duke u ngritur me forcë lart, pa dyshim do të vendoset në vendin që i takon në altarin e Kombit, që poeti e desh aq shumë.

Bujar SHEHU

 

Kur kthetrohemi nga nostalgjia për “Armikun e Çlirimit”…

(Refleksione)

Në klimën e debatit mjeran dhe abuziv “të rishkrimit” të historisë kur mësova nga media e shkruar se  ambasadori turk në Kosovë  na sugjeruaka që historia e pushtimit osman në rastin tonë të mos konsiderohet si e tillë, ndjeva nevojën e reflektimit me një sens akoma më kritik ndaj librit ”Shakaxhinjtë e Nacionalizmit” të publicistit M. Bregu. Duke mirëkuptuar rishikimin, jo rishkrimin, e historisë si një aksiomë e shkencës historike m’u kujtua monumenti i Neronit në qendër të Romës, edhe pse dihet  se në vitin 64 të erës sonë perandori romak, jo thjesht do të vriste dy apostujt e  Krishtit Shën Pjetrin dhe Shën Palin në vargun e pafund të përndjekjeve, burgosjeve dhe vrasjeve të të krishterëve, por, sikur të mos i mjaftonin këto, do të digjte brenda një nate edhe Romën.

E megjithatë momumenti i njërit prej diktatorëve më të zinj të njerëzimit-Neronit- vazhdon “të hijeshojë” në mes të Romës, si dëshmitar autentik i njërës prej faqeve më të errëta të perandorisë pagane romake,pa aluduar njeri ta lëkundë hijen e rëndë të Tij,kur tek ne idiotërisht diskutohet denigrueshëm, si nonsens historik ,shkatërrimi, në rastin më të freskët, i një vepre arti suigeneris si ajo në ballë të Muzeut Historik Kombëtar-dëshmi autentike e Socrealizmit…

Kështu “shakaxhinjtë tanë të rishkrimit të historisë”një “reminishencë” me  librin”Shakaxhinjtë e Nacionalizmit’ të M.Bregut na intrigojnë në një sens kritik ndaj mjerimit filozofik që synon të mbjellë “intelegjenca”e trutharëve të nacionalizmit anakronik apo të moderacionit të shtirur duke luajtur mjerisht me sensin  e munguar kritik të të menduarit të një populli si yni, i cili shpesh herë të  vërtetën e ka pranuar në frymën e kultit të të parit: në familje,në fis,në bajrak,në parti, në pushtet etj.shkurt si ekskluzivitet,si fjalë tabu,si fjalë të Zotit. duke kompromentuar kështu thelbësisht të vërtetën si produkt i diversitetit, derivat i injorimit të sensit modern të dyshimit..

Duke u ndalur tek libri “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit” të bie në sy gjakftohtësia e analizës përballë duambabizmit,si nacionalizëm i thërpyer sa brenda llojit të vet ,sa me konjukturën moderne,shkurt si sjellje filozofike dalë boje në shekullin e ri. Çka e arrin falë shmangies së kompleksit të inferioritetit, jetike në arenën e debatit publik, i nevojshëm dhe i shëndetshëm në një vend demokratik, edhe pse Bregu publicist ndodhet përballë një ish-diplomati, si Baleta, zotërues i 4-r gjuhëve të huaja, fatlum gjatë regjimit komunist, pa dashur të paragjykojmë zbritjen e tij përrallore nga malet drejt selive të vlerave universale, si OKB-ja, shans që s’do ta refuzonte asnjë shqiptar i ndershëm dje.

Kështu të anatemosh Bregun, nga kompleksi i superioritetit, për katolicizëm, kur debaton mbi të ashtuquajturin nacionalizëm shqiptar, aspak “produkt” i asnjërës prej feve, po aq i “të gjithave” së bashku në vendin tonë, do të thotë të injorosh me vetëdije pasojat injoruese të çështjes nacionale shqiptare të kompleksit evropian mbi Shqipërinë si “Turqi e vogël” … pasoja ndoshta pa limit,po aq të mos arrish të kuptosh asgjë nga përvoja e”SHBA,që me politikën e tyre të hapur, duke lejuar ekzistimin e së drejtës për kritikë, madje,edhe të dogmave të shenjta të relegjionit bazë kanë zgjeruar pandërprerje hapësirën e lirisë së mendimit,rrjedhimisht edhe të besimit”siçshprehetA.Xhaferri.

Sa mjerane qëndron kjo sjellje ndaj një qytetari të besimit tjetër kur kujtojmë se”Bashkësia Islame në mënyrë energjike e të sinqertë u ngrit kundër fanatikëve që në emër të fesë po shkelnin mbi Shqipërinë duke e shpallur Nënë Terezën si vlerë të saj në traditën e madhe emancipuese të Bashkësisë Islame të kohës së Zogut” (Kadare“Identiteti evropian i shqiptarëve”fq.55)çka u konkretizua me vendimin bashkiak për vendosjen e shtatores së shenjtores shqiptare në mes të Shkodrës

Pa dashur të hyjë në detaje për pushtues e perandori të ndryshme, të cilat kanë pasur të njëjtin thelb, atë të pushtuesit për interesat e veta, aspak për të mirën tonë.kur shtrohet dilema pse shqiptarët e ndërruan në shumicë fenë,çka boshnjakët e kishin realizuar 1OO vjet para tyre, atëhere, siç thekson A.Xhaferri, “përgjigja duhet kërkuar në raportet e Bizantit (e ortodoksisë) dhe të Vatikanit (të katolicizmit) me Perandorinë Osmane, e cila pasi pushtoi kryeqendrën e Ortodoksisë, Konstandinopojën (Bizantin) dhe një pjese të madhe të territoreve të saj, arriti të  qeverisi aq gjatë në atë hapësirë, vetëm falë marrëveshjes me patriarkun e Konstandinopojës (Bizantit) duke pranuar  kulturën dhe mënyrën qeverisëse të Bizantit”, besimtarët e të cilit, ortodoksët, rrjedhimisht do të  ndjeheshin më të privilegjuar se katolikët në këto rrethana.

Nga ana tjetër të pretendosh se “paraardhësit tanë qenë me fat historik të jetonin nën sundimin osman gati 500 vjet apo të pranosh, se “ata që u konvertuan në myslimanë ishin mëkatarë” nga kushdo qoftë e thënë, të vjen keq, jo për pasaktësinë e padiskutueshme, kur po përjetojmë konvertimin kaq aktiv si një sjellje moderne, pragmatiste të shqiptarëve sot,në Perandorinë e Tregut, por për autorësinë e dy versioneve që frymëzohen njëra nën kompleksin orientalist të “Baba  Dauletit”, tjetra nën kompleksin modern të konjukturës -si shprehje e nostalgjisë ndaj “Armikut të Çlirimit”- duke konfonduar  progresin natyral të një populli viktimë deri dje,bijtë e të cilit,jo vetëm që nuk trajtoheshin as si nënshtetas turq në Perandorinë Osmane,por ”Fuqitë e Mëdha e panë më të udhës që t’i shpërfillnin ,t’i braktisnin,qoftë për t’i zhvatur ,qoftë për t’i dhënë si monedhë këmbimi tek ai që kishte kërkesë të fortë ose atij që jepte çmimin më të mirë, apo më të shtrenjtë në tregjet ndërkombëtare”(M.Aref“Shqipëria-Historia dhe gjuha”fq.159)

E në se i referohemi aktualitetit shohim mjerisht që ,me gjithë begraundin elegant të një populli si pasardhës i pellazgëve hyjnorë,( të konfirmuar  në këto troje së paku 6-3 mijë vjet p.e.re,sipas shkrimtarëve antikë grekë), jemi i vetmi zë,i vetmi komb që i kërkohet përsëri të sakrifikojnë për të Tjerët- në emër të Altruizmit modern-, të pres përsëri nën ekstazën e kultit modern të doktrinës realizimin e vetvehtes në një të ardhme Gjithëpërfshirëse pa limit-”novacion”dhe “altruizëm nacional “që nuk i kërkohet asnjë kombi tjetër vetëm shqiptarëve të rindarë edhe pas pavarësisë kushtetuese të Kosovës, si gjithnjë, në 5 shtete me kufinjtë e tokës amë.

Popujt që nuk dinë të dyshojnë,jo thjesht nuk kanë të Ardhme,por për hir të së vërtetës nuk e meritojnë atë,nëse realisht  kemi vetëdijen,siç shprehej Naimi,poeti ynë kombëtar se jemi banorët më të vjetër të kësaj Evrope,në se sinqerisht duam t’i shpëtojmë kurthit modern të sloganeve izmatike, si deri dje,pavarësisht lukut të tyre modern.

.Truthartët modernë të nacionalizmit të kapërcyer,apo të thërpyer me konjukturën moderne-si shprehje e totalitarizmit modern- s’është çudi që ndonjë ditë t’i kërkojnë

llogari si mëkatar edhe Konstandinit të Madh,perandorit romak, pagan ,ilir ,që 695 vjet më parë udhëhoqi konvertimin e një perandorie të tërë në të krishterë,apo Justinianit, po ilir,perandorit bizantin,i cili,rreth vitit 635 të erës sonë,sipas Jordanesit, ka ndihmuar në tërheqjen e pushtuesit ” të pritshëm” serb të trojeve tona duke  ftuar sllavët për ndihmë kundër hordhive gjermanike në Itali e gjetiu, të cilët në vend që të

luftonin gjermanët u kthyen në pushtues të tokave bizantine, taktikë që do të inkurajonte prologun okupues serb të Kosovës nga shek.XIII.(Mateus.Aref vep.cit..fq.21O).

Me shumë interes, në librin në fjalë, nisur nga thelbi i tij abuziv është koncepti mbi “Vonesën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë” që e paska sjellë konvertimi në myslimanë (në rrethana historike aspak të dhunshme, por aspak po aq vullnetare në kuptimin praktik,të ngushtë të kësaj fjale).

Pohim, mjerisht mjeran deri në skaj kur kujtojmë se Egjipti, Siria, Libia, e tjerë kombe myslimanë do të ishin të parët që shpallën pavarësinë nga Perandoria Osmane.,pa injoruar edhe”kontributin” e llogarive për hesap të vet,aspak tonin,të perandorisë austro-hungareze,ku ne bënim pjesë,përballë epërsisë,domenit rus, që kërkonte me çdo kusht daljen në Mesdhe,çka do të kalonte “patjetër”në kurriz të shqiptarëve,veçmas kosovarëve dhe çamëve. të cilët Aleanca e përzemërt-Antanta.do t’i ndante nga trungu amë që në fillimet e shek.XX.

Njëherish nuk më bind argumenti që sjell z.Blushi,(ky publicist dhe politikan suigeneris,i kalibrit rreptësisht modern ) në “romanin” e tij”Të jetosh në ishull”fq.56 se “shqiptarët nuk dinë të zgjedhin dhe ç’është më e keqja nuk dinë të mbrojnë atë që zgjedhin dhe akoma më keq e tradhëtojnë shpejt atë që zgjedhin”,përballë konfirmimit  se dobësia e vonesës sonë historike si shteti i pavarur lidhej jo me fenë apo përshtatjen me atë që sundon kalanë në këtë rrafsh,por me faktin se ”institucionet tona fetare nuk ishin kombëtare”(prof.dr.K.Frashëri”Nderi i Kombit”,Gazeta Shqiptare,6.o9.2oo8)

Aq më bindëse bëhet kjo kur kronikanët osmanë të shek.XIV-XVII shqiptarët i cilësojnë si “rebel dhe të pa fe,madje të lindur vetëm për kryengritje”.

Nga ana tjetër duhet pohuar se shqiptarët si pragmatistë në gen “ditën” të përshtaten në rrethanat e realitetit perandorak global osman,i cili në thelb synonte asimilimin e tyre si identitet, por kurrësesi nuk do të arrinte të shteronte identitetin shqiptar, aq mirë kur dihet prirja jonë pagane e shprehur në besimin ndaj “Orëve”, “Zanave”, “Diellit” apo” Hënës”.

“S’e kam parë Perëndinë,

Shoh ngaherë dashurinë”

shprehej Çajupi.

Madje po t’i referohemi Edit Durhamit thuhet se “Papa Pauli II në vitin 1464 e shkishëroi Lekë Dukagjinin për kanunin  e tij jokatolik”(“Brenga e Ballkanit”fq. 118)

Me shumë të drejtë Bregu i referohet thënies së Nolit: “Në Shqipëri ka 4-r besime që nuk kane zënë rrënjë në zemrën e këtij populli pagan”. Në këtë vështrim “Vonesa shqiptare për Shpalljen e Pavarësisë” nuk qe derivat i fesë islame, por i alergjisë së Fuqive të Mëdha Evropiane ndaj kësaj feje,krahas lakmisë grabitqare kurdoherë ndaj trojeve tona.

Do të krijohej kështu, nënvizon prof.dr. Kristo Frashëri: “aleanca midis koncepteve politike dhe ideologjike osmanishte të Portës së Lartë dhe platformës së “Megali idese”, që domosdoshmërisht të çonin në mohimin e së drejtës shtetformuese të shqiptarëve si komb me shumicë myslimane.siç paralajmëronte ideologu i shquar i Rilindjes sonë Kombëtare, Sami Frashëri.,shije që po kaq mjerisht,sado e sofistikuar, gjallon deri në ditët tona. .

Duke iu referuar librit “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit”të M.Bregut, kur kujtojmë thënien e Konicës: “Shqipërinë do ta hanë shqiptarët”, edhe teksti i shprehur nga Princ Vidi “më kanë dërguar për t’iu bashkuar, jo për t’u ndarë”, drejtuar Ismail Qemalit, lidhur me kantonet shqiptare vjen si sentenca më e goditur përmes së cilës mund të transkriptohet në esencë komunikimi i këtij të fundit me princin evropian.

Është pikërisht ky thelb që e detyronte diplomatin e urtë të insistonte në vendosjen patjetër të një përfaqësuesi ndërkombëtar që të siguronte paprekshmërinë e kufinjve

shqiptarë të 1913-tës, pas dorëheqjes së tij të detyruar përballë rolit tradhtar dhe antishqiptar të Esat Pashë Toptanit dhe lëvizjes fshatare të Haxhi Qamilit, një precedent i njohur edhe në Francën e 1793-shit, kur në emër të monarkisë do të kërkohej shkatërrimi i fitores së Revolucionit Demokratik Borgjez-një vlerë universale Duke iu rikthyer “Vonesës shqiptare të Shpalljes së Pavarësisë”, është interesant fakti: Në vitin 1621, kur procesi i myslimanizmit kishte marre përmasa të papara, Budi i drejtohej kardinalit Gazzadino në Romë: “Shqiptarët e krishterë në marrëveshje të fshehtë me ata myslimanë po përgatisin një kryengritje të armatosur kundër zgjedhjes osmane”.

Bregu në librin e tij shkruan plot respekt të merituar, për brezin e B-ve të Mëdha të shqipes si: Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani e Biçikemi, Padyshim ata ishin dhe mbeten,- larg çdo sentimentalizmi religjioz –, llogari personale e kujtdo që i pëlqen kjo “sjellje”, humanistët e mëdhenj shqiptarë me përmasa evropiane( kur Porta e Lartë s’lejoi të hapeshin jo vetëm shkolla  shqipe deri në 1887-ën në Shqipëri, por as shkolla turke),por Jo heronjtë përballë një perandorie ushtarake moderne aq të fuqishme si ajo Osmane.. Një Mesjetë vërtetë brilante!

Vetëm në ketë kontekst ata duhen parë dhe vlerësuar si formacioni në thelb elitar arbëror, ndryshe do të ishin “prehur” pranë mjediseve të Vatikanit dhe jo të jetonin deri në shpella, si në atë të Rrjollit të Malësisë së Madhe, ku i madhi Bogdan do të kalonte rreth një çerek shekulli të jetës së tij.

Mjafton të kujtojmë aktin tejet domethënës ,brilant, nolian kur nën veladonin e një kleriku ortodoks, rrihte zemra e një patrioti të madh, po aq e një ateisti të deklaruar në fillimet e veprimtarisë së vet (.R.Qose”Shkrimtarë dhe Periudha”fq.254),i cili për motive të pastra patriotike,tejet largpamëse, do të themelonte 1OO vjet më parë,në Boston të SHBA Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare për të shpëtuar shqiptarët dhe Shqipërinë nga kthetrat grabitqare moderne të ortodoksizmit shovinist grek.

Ndërsa lidhur me figurat madhore si: Koliqi, Mithat dhe Mehdi Frashëri autori i librit nuk duhet ngurronte në analizën e tyre kurdoherë si figura madhore komplekse, të cilat krahas meritave substanciale si gurthemeli tashmë në panteonin tonë si komb patën edhe kontradiksionet e veta në kontekstin historik të njohur botërisht, duke mos i shpëtuar përmbajtjes së  strategjizmit tragjik të kolaboracionizmit shqiptar, që shpresonte pa sens tek fuqitë autoritariste pushtuese, Italia dhe Gjermania, për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare

Sikur komunizmi shqiptar nën trysninë e interesave ngushtësisht partiake, ideologjike do ta rriste disi artificialisht konfrontimin brenda vetes kur kujtojmë se mjaft nga nacionalistët në vitet “39 – “44, plot pasion për çlirimin e atdheut nga nazifashizmi, vinin nga auditorët evropianë dhe jo thjesht luftuan, por u bënë pjesë e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar shqiptar,duke definuar mjerisht si pjesë e të masakruarëve pas dhjetorit 1945, edhe pse Kushtetuta Shqiptare deri në vitin 1955 e njihte pluralizmin me ligj.

Tejkalimi i masës me “Mukjen” apo “Mukja” e kthyer në kompleks nga komunizmi shqiptar si dhe naiviteti politik i nacionalistëve duke bashkëpunuar me pushtuesit dhe qëndruar në pritje të zbarkimit të Aleatëve gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, komprometuan rrënjësisht të nesërmen demokratike të Shqipërisë.. Kurse nacionalistët si forcë politike shteruan së brendshmi. “Nuk ka shqiptarë budalla të mos e kuptojë se ballistët vdiqën, kur bashkëpunuan me fashizmin”- i shkruan Noli, Mithat Frashërit.Madje hijet tragjike të kësaj strategjie ,si peng i progresit demokratik, do të shtriheshin deri në ditët tona, me  synime të pastra manipuluese, duke deformuar për llogari të pastra partiake faktin e pakontenstueshëm historik se: ”Përgjegjës për vendosjen pas Luftës së Dytë Botërore të regjimit komunist në Shqipër,siç thekson akademiku Kristo Frashër”Nderi i Kombit”, nuk janë dy emisarët jugosllavë,Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha,por qarqet nacionaliste,ballistët dhe legalistët,të cilët u zvarritën me taktikën e tyre të kompromisit,në fillim të heshtur,pastaj të hapur me kolaboracionistët në pritje të zbarkimit të forcave angloamerikane në brigjet shqiptare”{“Historia e Lëvizjes së Majtë në Shqipëri dhe e Themelimit të PKSH.1878-1941”,fq.273}

Nga ana  tjetër Perëndimi, jo vetëm nuk do ta njihte Zogun në mërgim me taktikën “as ngrohtë, as ftohtë me të”, por po aq për absurd, nën trysninë staliniane nuk do të përfshinte Shqipërinë brenda vetes, edhe pse komunistët shqiptarë si ata grekë udhëhoqën me vendosmëri dhe pa asnjë kompromis fitoren mbi nazifashizmin si pjesë e strategjisë së koalicionit botëror antifashist.Kjo edhe pse dihet se Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare nuk pranoi asnjë këmbë ushtari të Ushtrisë së Kuqe në tokën shqiptare gjatë përballjes 5-vjeçare me nazifshizmin, siç nënvizon albanologu i shquar gjermano-amerikan B. Fisher.

Në këtë aspekt, nga studiuesit tanë, nuk duhet hedhur baltë si qellim në vetvete ndaj këtij kontributi të shkëlqyer ku kanë pjesën e vet edhe mjaft nacionalistë të ndershëm, me vizion evropian mbi të nesërmen demokratike të shqiptarëve, siç veprohet shumë herë nën trysninë e antikomunizmit si kompleks. Në ketë kontekst yshtjet me artifice të llojit “Kristianizmi” apo “Islamizmi”, si gricje artificiale, ngado që të vijnë janë në dëm të çështjes sonë  kombëtare, në tërësi ende të pazgjidhur, edhe pse aktualisht kanë rënë defakto poshtë të gjitha protokollet evropiane, ndryshe tetë të tilla, që na. ndanë kaq dhimbshëm në pesë shtete.

Shihni o trutharë të nacionalizmit”origjinal”shqiptar! Kur shtrohet çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës ,OKB-ja islamike,ndryshe Lidhja Arabe,(ku jemi edhe ne anëtarë nga viti 1993)  deri në këtë moment mbi interesat islamike di aq bukur dhe me aq dinjitet të vërë interesat kombëtare duke mos e njohur shumica e vendeve anëtare të saj Pavarësinë e Kosovës. Dhe do të ishte injorancë të vepronte ndryshe -koshiente se koha e dogmave  dhe e mallit për to mbaroi…

Kurse lidhur me kontenstimin ndaj simbolit tonë kombëtar, shqiponjës në flamur, problem që zoti Bregu ngre në këtë libër, kam idenë se i shkon ky shpend, i etur për të rrokë hapësirën

natyrore, stërnipave të ilirëve. Ilir do të thoshte i lirë, një popull vazhdues i pellazgëve hyjnorë,i cili nuk kurseu asgjë në emër të të qenit i lirë, popull me një kualitet të lartë të shpirtit sipas Pauzanias. Madje, sipas E.Kocaqit ”skeptri që mbante Zeusi në dorë, e ka origjinën nga shqipja,sepse ai paraqiste një kokë shqiponje, pra skeptri është sqepi si i thuhet në gegërisht.”

”Shqiponja në flamur bëhet edhe më e pranueshme për dy arsye tejet thelbësore:

E para, flamuri ynë kombëtar,me shqiponjën dykrenare në mes,është më i vjetri në Ballkan ,ndoshta mbi 5OO vjeçar, kur asnjëri prej flamujve të fqinjëve tanë nuk i kalon 15O vitet. Këtë Flamur të Skënderbeut të harruar për 4-5 shekuj nën sundimin osman,e rizbuloi  shkollari i ri, Faik Konica duke e vendosur në një bibliotekë latine për  t’ia rikthyer kështu memories sonë kombëtare, do të shprehej Noli në dhjetor  1942 ,kur me këtë flamur do të mbulohej edhe arkivoli i Konicës,rizbuluesit të tij, në Boston të SHBA.

E dyta është domosdoshmërisht e drejta e shqiptarit për ta parë njëherë faqe shekullit, plot frymëmarrje brenda vetes, nëse duam të shprehemi si njerëz të lirë, Nënën tonë të Madhe – Shqipërinë e Vërtetë, jo këtë Artificiale, të simbolizuar botërisht përmes këtij flamuri. Cili djalë nëne në botë nuk do të shenjtëronte simbolin e nënës vet,po aq do të dëshironte ta shihte nënën e vet të gjymtuar apo të cunguar krahësh tërë jetën, siç po ngjet kaq breza me ne shqiptarët?!

Në këtë vështrim mendoj se funksionon bukur në thelbin e vet fatit tonë tragjik simboli ynë kombëtar, me shqiponjën dy krenare në mes, me shpresën e madhe se tashmë, shekulli i XXI do të jetë shekulli i shqiptarëve ,realizimi i vetvetes brenda Hapësirës sonë Natyrore, jashtë kthetrave të Artificialitetit., që koincidon me “objektivin” e shpendit tonë gati magjik dhe mistik, si një simbol brilant, krejt origjinal ,në intenerarin e një realiteti global integral që aspirojmë.

Kurse emrat: Ujk, Luan, Skifter, e të tjerë si këta, mendoj se duhen lexuar falë prirjes gjenetike pagane të albanëve, shqiptarëve të sotëm, që fenë kurrë nuk e ndjenë si komponent themelor, por plotësues në spiralen e jetës drejt realizimit të vetvetes. ”Shqiptari mbetet shqiptar. Edhe kur duket se u nënshtrohet rrethanave e bën këtë për t’i detyruar rrethanat t’i nënshtrohen atij.Krishtërimin nuk e ka marrë kurrë seriozisht, por edhe islamizmi me ç’duket nuk është futur si duhet .Shumica e njerëzve s’e vrasin shumë mendjen për fenë”(E.Durham vep.cit. fq.45)

Madje mjafton të kujtojmë se pellazgët shenjtëruan lisin, drurin, me fenë e tyre druide, ilirët Diellin,si perëndi e tyre,siç respektonin gjarpërin(sot nderohet si ora e shtëpisë), sikur ne vazhdojmë të nderojmë, bie fjala, Ditën e Shëngjergjit, si festë pagane për të gjithë,pa dallim besimi, kur dihet se nuk ka ekzistuar ndonjë shenjt me emrin Shëngjergj.

Kur policia malazeze, natën e votimit për Pavarësinë nga Serbia të Malit të Zi në 2OO6-tën,po masakronte një familje të besimit katolik duke i thyer  mes tjerash edhe  një portet në allçi të Adem Jasharit,kryefamiljari shumë i fyer në shpirt e mësyn me fjalët:”Mos bre se ky asht bash Jezu Krishti im”- shprehet Kadare.

Gjithashtu konsideracionet e tipit “vëllezërit e tu selinë e kanë në Vatikan”, apo “Hordhia e harlisur e Vatikanit” vijnë jo thjesht si mungesë etike, por si mungesë e plotë dinjiteti në komunikim, kur në kodin e një diplomati ekuilibri i shprehjes është parim i njohur i xhentilencës diplomatike, aq më tepër në rastin e një diplomacie publike për të amortizuar një problem të caktuar, larg kompleksit “të reciprocitetit”, në rastin konkret.

Ne jemi të gjithë shqiptarë, shumë pak për t’ia dhuruar njëri-tjetrin dikujt tjetër. Le ta pranojmë siç jemi vetveten duke kultivuar diversitetin në emër të rikonfirmimit tonë si komb me vetëdijen se vetë qenia njerëzore nuk është kurrë puritane.

Duke u ndalur ne përformancën e librit, njëri ndër kriteret e cilësisë së botimit, mund të themi që libri është mjaft i realizuar duke filluar me formatin, madhësinë e

shkronjës, cilësinë, peshën e letrës dhe kolorin e faqes, sidomos kopertinës sëbashku me ikonën përkatëse, e të tjera, falë këto punës serioze të botuesit, i cili duhet përgëzuar.

Mjaft sinjifikativ është sipari i librit me sentencën sokratike në mbrojtje të së vërtetës dhe po aq mbyllja e librit me sentencën e viganit tonë liberator, Heroit të Popullit – Luigj Gurakuqi:.

“Vetëm një qellim i nalt te ban me durue / e zemrën te forcon, nder kundërshtime s’vyen / kurrë me u ligshtue,mjer ai qe s’qindron”, mbi qëndresën në emër të kësaj të vërtete, që përbën lajtmotivin e librit “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit”. Bregu me librin në fjalë na dhuron një publicistikë që ka. merita për stilin, tematikën me tehun e saj stigmatizues ndaj orientalizmit të kapërcyer apo kompleksit të moderacionit që investon çdo ditë në injorimin e vlerave tona më të mira të traditës

Megjithatë, këto vlera do t’ia ridimensiononte një redaktim profesional,i cili “s’kapet” dot,mungon,qoftë edhe thjesht si një korrektim gjuhësor e letrar, shprehje kjo neto e abuzimit të shtëpive botuese. E gjithësesi libri në fjalë na afron një publicistikë që meriton vëmendje për  sensin kritik të problematikës që bën objekt të saj, kur fjala si krizë, vizioni mjeran filozofik nën kthetrat e nostalgjisë së “Armikut të Çlirimit’do të thoshte Konica, dje si kult i totalitarizmit klasik aziatik,sot si totalitarizëm modern synon të kulmojë sipas frymës së “parcelës” apo sipas unit të të parit-bajraktarit modern- në ballë të atij që e thërret sovran dhe e ndjen si turmë, vërdallon rreth nesh si skllavëri mendimi,si idolatri moderne apo si kulti i Njëshit.. Kështu ,publicisti në fjalë ,përmes këtij libri sikur na thotë: “Mos harroni se historitë nuk do te shkruheshin kurrë, nëse nuk do të ekzistonte bindja kategorike se ajo që harrohet apo injorohet në rrugëtimin e dhimbshëm të popujve, mund të përsëritet.

Kadri Ujka

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu