Nr. 117 i gazetës në print

0
Del Ponte dhe shtypi shqiptar

Disa komente mbi librin e Del Pontes “Ndjekja: unë dhe kriminelët e luftës” dhe reagimin ndaj tij në shtypin shqiptar

I intriguar nga shtypi shqiptar dhe nga disa reagime të tilla si deklaratat e fundit të ndonjë deputeti se po përgatisin padi për Del Ponten shkova të marr e të lexoj librin e Del Pontes që nuk se është i ndaluar, siç thoshte në mënyrë disinformuese News 24 para disa ditësh, por qarkullon i lirë në libraritë italiane. (Në fakt Del Pontes shteti zviceran i ka ndaluar të marrë pjesë në promovimin e tij në Milano për shkak se, në petkun e përfaqësues së këtij shteti, si ambasadore, mund të krijonte reagime).

Për hir të respektit ndaj së vërtetës para së gjithash, të drejtësisë më së dyti, të lexuesit shqiptar më së treti, por edhe të kësaj gruaje për të cilën, pasi mbarova librin, ndjeva respekt, mendoj se duhen bërë disa komente dhe sqarime për atë se si manipulohet publiku ynë nga gazetarë e politikanë shqiptarë, të cilët në emër të një vulgariteti nacionalist dhe për më tepër të rrejshëm as nuk arrijnë, në syverbësinë e tyre, të kuptojnë se nga gjithë kjo zhurmë që duan të ngrenë në vend së të na venë vetulla, po na nxjerrin edhe sytë.

Duke lexuar komentet mbi autoren në Shqipëri sheh se ato përçojnë idenë se paskemi të bëjmë me një grua që paska humbur mendjen, qenka marrosur për shkaqe që nuk dihen, e prandaj i duhet ndalur hovi. E në fakt nuk duhet të ndalin hovin e saj, por duhet që shqiptarët të mendojnë e të kërkojnë të vërtetën.

Së pari duhet thënë se libri nuk ka autor vetëm Del Ponten, por edhe gazetarin e New York Times, Chuck Sudetic, libri i të cilit “Gjak dhe Hakmarrje” (Penguin 1998) që flet për masakrat në Bosnje është përfshirë në librat më të rëndësishmë nga New York Times dhe është cilësuar si libri i vitit nga “The Economist” dhe “Washington Post”. Kjo për të qetësuar sadopak histerinë kundër marrëzisë së Del Pontes.

Së dyti duhet thënë se libri nuk mbulon vetëm Kosovën, por është i ndarë në 12 kapituj ku përshkruhen përpjekjet e prokurores për të provuar fajësinë e kriminelëve të luftës në shumë vende të botës ndër të tjera edhe ato ballkanike si Serbia, Kroacia, Kosova e ku tregohet një paanësi e pamëshirëshme ndaj të gjthëve. E komenti i parë që mund të bëhet lidhur me këtë aspekt të librit dhe shtypin shqiptar është se ndërkohë që ne kemi qenë të prirur t’i pranojmë krimet e të tjerëve, madje duke e glorifikuar Del Ponten, kemi një refuzim total dhe krejt irracional kur këto na atribuohen edhe neve. E kuptueshme kjo nga një pikpamje naive nacionaliste. Në Beograd tregon autorja, njerëzit që demonstronin kundër saj i ulërisnin “kurvë!”. Por jo kur bëhet fjalë për gazetarët. Atyre nuk u falet të harrojnë se vijmë të gjithë nga e njëjta histori dhe e njëjta kulturë. (Pa harruar se janë po ata që sapo kanë përshkruar me hollësi se si ne hodhëm në erë në Gërdec viktima të pafajshme gra e fëmijë, për pesë grosh të qelbura).

Urrejtja ndëretnike gjeneron luftë dhe lufta gjeneron vrasje dhe krime që shtrihen edhe kundër të pafajëshme. Nga ky realitet tragjik nuk mund të përjshtohet asnjë komb. Historia e ka provuar këtë. Prandaj duhet të hiqen syzet e nacionalizmit përballë realitetesh të tilla. Veçanërisht nga gazetarët kërkohet kjo, por edhe nga ata politikanë që shohin drejt Evropës së ardhme dhe jo prapa drejt Holokausteve dhe Gulageve.

Së treti, libri në tërësinë e tij flet për një të vërtetë shumë tragjike: atë se drejtësia dhe pushteti politik shpesh nuk shkojnë së bashku, përkundrazi i zenë rrugën njëra tjetrës. Iibri i Del Pontes është një akuzë për të fuqishmit e kësaj bote që, në emër interesash politike, kanë sakrifikuar drejtësinë. Del Ponte flet për një “mur gome” të ngritur nga të pushtetshëm të ndryshëm të kësaj bote kur ajo u është drejtuar për t’u kërkuar ndihmë. Tregon për George Tenet i cili disa herë i ka premtuar ndihmë, dmth. se CIA do ta ndihmojë në hetimet e saj, por, më në fund, i ka thënë troç se nuk i intereson fare shqetësimi i saj. Del Ponte po ashtu ka akuzuar edhe Prodin e D’Alemën për mbrojtje indirekt të kriminelëve serbë, gjithnjë në emër të të njëjtave interesa politike. E përsërit një qëndrim të tillë edhe kur flet për takimin e saj me presidentin e Ruandës Kagame. Këtë e bën edhe ndaj UNMIK-ut kur flet për Haradinajn, Thaçin, Çekun, Limajn etj. Mos të harrojmë se janë po këto interesa që mbron Tenet që një herë e kanë armatosur një diktator si Sadam Hysejni dhe herë tjetër e kanë varur si kriminel, që Arafatin një herë e kanë cilësuar terrorist pastaj e kanë pritur me nderime. Del Ponte thotë: mua këto interesa nuk më interesojnë, si prokurore më intereson drejtësia. Këtu mund të hapet një diskutim ndoshta edhe mjaft i thellë, për raportin e politikës me drejtësinë, apo për atë se sa mund të funksionojë normalisht një Gjykatë ndërkombëtare kur ajo ka kundër interesa kombëtare, por duhet edhe të lexojmë me vëmendje atë që i ka mësuar asaj përvoja: se imuniteti i politikanëve që bëjnë krime, – imunitet për të cilin ajo flet aq shumë, – do të gjenerojë krime të tjera e, po ashtu, se vetëdija se ekziston një gjykatë krimesh, një drejtësi përtej pushteti të tyre, ka penguar shumë nga këta njerëz, që kanë arrogancën të thonë në vendin e tyre se “ligji e drejtësia janë ata vetë” të kryejnë krime të tjera.

Por le të vijmë tek kapitulli i Kosovës që si shqiptarë na prek më së afërmi.

“Dhuna, frika dhe varfëria u mbyllin gojën dëshmitarëve” Me këto fjalë fillon kapitulli për Kosovën Shtypi shqiptar i paraqet publikut të vet vetëm historinë e trafikimit të organeve duke e manipuluar pabesueshmërinë e një akuze të tillë si një provë të marrosjes së Del Pontes. Por akuza e Del Pontes ndaj Thaçit, Hajradinaj, Limajt etj. në thelbin e vet është shumë më e gjerë. Zyra e saj ka marrë raporte të shumta për aktivitetin e këtyre personave dhe grupimeve që komandonin ata – në vitet 1998 – 1999 dhe veçanërish pas bombardimeve të NATOS – se kanë rrëmbyer serb, romë shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzove robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë dhe se ka një numër jo të vogël të zhdukurish ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë që, sipas raporteve që i vijnë Del Pontes, janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhëtarë apo jo mbështetës të saj. Ajo akuzon ndërkombëtarët e mbi të gjitha UNMIK se nuk e kanë lejuar dhe as ndihmuar, përkundrazi e kanë penguar, të thellojë hetimet e saj në këtë drejtim pasi njerëz si Hajradinaj kishin shumë fuqi në Kosovë dhe se, sipas llogjikës së tyre, dëmi që mund të sillte në rajon dënimi i tyre ishte i madh sepse mund t’u destabilizonin rajonin. Ndërkaq në libër ajo sjell prova të shumta se këta dhe njerëzit e tyre kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë për t’i shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia. Gjer këtu besoj se nuk çuditet askush. Janë gjëra që i dimë me kohë si këtej edhe andej kufirit. Dhe për më tepër në libër ajo sjell edhe pohimin e Thaçit i cili ia ka pohuar se ka shqiptarë që kanë bërë krime, por se ata nuk kanë qenë të UÇK, por “civilë të veshur me uniformat e UÇK”. Këto krime janë justifikuar apo mbajtur në heshtje në emër të “çështjes së Kosovës” apo “çështjes kombëtare” ndonëse Del Ponte thotë se “nuk ka pasur asgjë fisnike apo heroike në këto krime” dhe ngulmon se mosdënimi i tyer mund të jetë burim luftrash të reja.

Tani le të vijmë tek shtëpia e verdhë në Mat për të cilën flitet në libër se janë bërë heqje organesh për trafikim dhe për barakën prapa saj ku mbaheshin viktimat. Nuk mohohet se kjo është më spektakolarja nga pikpamja mediatike. Por në libër ajo nuk ka peshën që i kanë dhënë mediat – edhe ato ndërkombëtare. E lexova dy herë se të them të drejtën edhe mua më duket e pabesueshme. Më rezulton se Del Ponte nuk ka bërë asgjë që del jashtë detyrës normale të një prokurori. Thotë se sipas burimesh që identifikohen si gazetarë ka ardhur ky informacion. Se dy nga burimet deklarojnë se janë marrë edhe me varrosjen e këtyre viktimave kurse njëri me transportin e një organi. Kaq është e mjaftueshme që një prokuror të fillojë hetimet. Sepse zyra e saj ka të dhëna për serbë, rom, shqiptarë etj. të zhdukur që nuk gjenden e që kërkohen nga familjarët e tyre pasi nuk u gjinden as varret. Si prokurore asaj i duhet ta hetojë edhe këtë mundësi. Dhe, kur flasim për hetime, nuk bëhet fjalë sikur këto i zhvillon Del Ponte. Del Ponte iu referohet gjithmonë atyre që i quan “hetuesit e prokurorisë” që janë marrë me grumbullime provash e faktesh. Dhe provat për këtë rast ajo i quan “të pamjaftueshme” ndonëse nuk e fsheh zemërim që nuk ka mundur t’i shkojë deri në fund kësaj historie. Këtë ia shton, së bashku me dyshimin, edhe vetë prokurori që shteti shqiptar u ka dhënë si shoqërues hetuesve kur u thotë këtyre: “këtu nuk ka varre serbe, por nëse kanë sjellë serb këtej kufirit dhe i kanë vrarë mirë kanë bërë.” (faqe 298)

Libri i Del Pontes duhet lexuar nga të gjithë ballkanasit. Veçanërisht nga ata që mendojnë se populli i tyre është i vetmi popull i mirë dhe i drejtë i Ballkanit. Ai është një kontribut i madh për paqen dhe të drejtat e njeriut kudo në botë, pasi është një përballje kurajoze e të drejtës me krimin i cili bëhet edhe më i rrezikshëm në luftë, kur vishet me arogancën e pushtetit apo me fjalën atdhe.

Kush ulërin sot për atë se na paska prishur imazhin e ftoj të kujtojë atë kohë kur ne ishim të izoluar me tela me gjemba nga një bandë kriminale si ajo e Enver Hoxhës dhe kërkonim me aq ngulm nga perëndimorët të vinin t’i zbulonin e denonconin këtë krime sepse ishim të pafuqishëm të çliroheshim vetë. (Situatë që e kemi provuar edhe në demokraci më duket). Në fakt zbulimi e denoncimi i tyre nuk prish imazhin e popujve, por prish imazhin që pushtete të korruptuar apo vrastarë duan të mbajnë në emër interesash që janë e kundërta e interesave të qytetarëve të tyre. Kush përballë këtyre fjalëve do të më verë fjalën “atdhe” do t’i përgjigjesha me fjalët e Durrenmarttit: “Mbi të gjitha dysho tek atdheu sepse askush nuk është më i prirur për t’u bërë vrasës se atdheu”.

Nga FATOS LUBONJA

 

Mafiabisnesi i bankave lulezon ne Shkoder

Nje nga bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi, ka ngritur normen e interesit per lekun shqiptar (ALL) deri ne masen 10% per depozitat me afat nje vjecar. Interesa te tilla ne fakt, kishte kohe qe nuk konstatoheshin ne tregun bankar shqiptar, teksa nga viti ne vit Banka e Shqiperise me politiken e saj iu eshte imponuar bankave te nivelit te dyte te mbajne deri ne nivelin 6% interesin bankar ndaj klienteve. Me i erret eshte aktiviteti i bankave te nivelit te dyte ne trajtimin e depozitave por edhe kredive ne valute te huaj, si psh ne Euro(EUR) apo ne Dollare Amerikane (USD). Abuzimi me klientet por edhe me parate e qytetareve ne kete rast, eshte me flagrant. Nese nje emigrant apo nje familje kerkon te depozitoje para ne Euro ne nje banke te nivelit te dyte, interesi vjetor qe ofrohet arrin deri ne 3,5%. Nderkohe, nese nje person apo bisnes eshte i interesuar te marre nje kredi ne Euro, duhet ti paguaje bankes nje “harac” deri ne 8% ne vit. Logjika e thjeshte tregon se fitimi i bankes, duke luajtur thjeshte me parate qe depozitohen, eshte  2- fish, ndoshta unikal per te gjitha vendet e tjera rreth e rrotull por edhe me gjere. Ne kete menyre, bankat sigurojne miliona euro apo edhe dollare, te cilat ne rastin konkret me shume se i dyfishojne. E gjithe kjo, ne nje kohe kur prej disa vitesh, me ligj te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise, ne rast falimentimi te nje banke- fenomen normal ne kapitalizem, klienteve u kthehen 100% vetem shuma deri ne 700.000 leke.

Nga ana tjeter, kane filluar te duken shenjat e para te inflacionit te pritshem ne vendin tone. Edhe pse nuk pranohet zyrtarisht, fenomeni eshte i dukshem dhe madje do te shpertheje ne permasa me te medha shume shpejt. Indikacioni me i rendesishem eshte heqja nga qarkullimi e disa prerje te kartmonedhave kombetare 100 dhe 200 lekeshe, te cilat ne rastin me te mire, do te zevendesohen me monedha metalike. Atyre qe e kane kujtesen te shkurter, u sjell ne vemendje largimin nga skene te kartmonedhes 50 lekeshe dhe zevendesimin me metalike, por edhe pasojat ne xhepat tone. Nga ana tjeter, kriza boterore jo vetem ushqimore dhe e “arit te zi”, prej disa kohesh eshte ulur kembekryq ne Shqiperi, me pasojat e veta dhe me pafuqine blerese te lekut.

Ne kete panorame logjike te ketij realiteti, natyrshem kane vendin e tyre edhe bankat, te cilat nga dita ne dite po shtojne “kleckat” per dhenie financimesh, por njekohesisht bombardojne publikun per “leverdine” e kreditimit nga ato, edhe pse per nje kredi ne shume raste, mund te arrihet deri ne kthimin 3- fish te vleres se marre nga banka. Keshtu, keto institucione per pjesen me te madhe te popullsise, jane kthyer ne nje “gogol”, duke sjelle nje mosbesim reciprok. Perjashtim bejne disa bisnese te medha, te cilat edhe gezojne marredhenie shume te aferta me disa banka, por edhe me bisnese prane ketyre bankave. Tashme eshte kthyer jo ne mode, por ne fenomen te prekshem, fitimi permes metodes “interes mbi interesin” qe gjeresisht ka filluar te zbatohet ne Shkoder e ne Shqiperi.

Nje bisnes po nje bisnesmen i fuqishem, me lidhje te forta me bankiere dhe duke patur pas shpine “kollose” me emer te madh ne arenen nderkombetare, duke shfrytezuar edhe marredheniet e gjithanshme nderpersonale, kane vene ne zbatim pikerisht kete skeme. Keto bisnesmene arrijne te sigurojne kredi nga disa banka, me afat disi te gjate, por edhe me interesa preferenciale qe per klientet “e medhenj” jane gjithmone me te ulta. Ne fakt, nuk duhet ndonje logjike e thelle ekonomike per te dhene nje ide te qarte te ketij bisnesi te ri, me shume leverdi, jo vetem per bisnesmenet qe e aplikojne por edhe per vete bankat. Nje bisnesmen, ne saje te asaj cfare thame me siper por edhe lidhjeve shumefishe, arrin te siguroje nje kredi “per zgjerim apo shtim kapaciteti dhe aparaturash”, le te themi ne masen 1 milion euro ose ekuivalentin ne lek (ALL). Banka i jep nje interes preferencial 10% (ne fakt eshte edhe shume me i ulet, por po zgjedhim kete nivel per lehtesi perllogaritjesh) dhe me nje afat te gjate shlyrjeje qe arrin edhe 5-10 vjet. Bisnesmeni qe ka siguruar kredine, sigurisht ne marreveshje, mirekuptim por edhe bashkepunim me ndonje drejtor banke, fillon bisnesin e tij dhe natyrshem, duhet “ te lere hise” edhe per banken apo drejtuesin e saj. Ketu instalohet nje raport besimi reciprok, por banka njekohesisht edhe “ne rregull me letrat” e paraqitura nga bisnesmeni.

Te gjithe jemi koshiente se disa bisnese, kane nevoje per likuditete te menjehershme, ne raste emergjente por edhe te zhvillimit te nje investimi. Bankat jo vetem qe kane procedura te shumta, te sterzgjatura dhe keto kohe, kane edhe likujditete jo te shumta  keto kohe. Ketyre u duhet shtuar edhe mungesa e besimit qe ngjallin shume bisnese apo bisnemene dhe keshtu, rruga me e thjeshte, e shpejte dhe e shkurter, eshte ti drejtohesh kreditimit privat apo sic quhet rendom “fajdexhinjeve”. Keta te fundit, kane pak para te grumbulluara ne kete menyre, por kane edhe mundesi te tjera kreditimi me parate e vete bankave te cilat tashme jane nxjerre jashte tyre. Interesi mujor i fajdexhinjeve eshte jo me i vogel se 4% dhe per nje vit, kjo perqindje arrin deri ne 48% (te shumes fillestare) me nje veprim te thjeshte matematikor. Bisnesmeni qe ka siguruar ne banke kredine, ka mundesi ti jape “nje lemoshe” fajdexhiut qe ne fakt eshte i punesuar, te paguaje jo vetem interesin vjetor te bankes, te shlyeje edhe kredine ne afatin e caktuar kohor, “ti jape nje hise” drejtorit te bankes, por i mbeten jo pak para edhe per ti futur ne xhepin e tij. Gjithcka, duke luajtur me parate e nje banke, pa as mundimin apo shpenzimin me te vogel. Sa per te krijuar nje ide, nese vihen ne loje 1 milion euro, brenda nje viti ato “prodhojne” te pakten 480 mije euro. Duke hequr “shpenzimet” qe cituam me lart, nje bisnesmeni te tille, i mbesin ne xhepat e tij jo me pak se 200- 250 mije euro ne vit, kjo edhe ne varesi te kohes qe i eshte dhene per te shlyer kredine fillestare ne banke. Cdo gje realizohet duke luajtur me parate e dikujt tjeter, por edhe duke hedhur hije dyshimi per bankat, te cilave me te gjitha menyrat, edhe me bashkepunimin e disa drejtoreve- bankiere, perpiqen te kalojne njerezit nga sportelet tek fajdexhinjte e rruges. Nje skeme e tille, permes fitimit qe permendem me lart, sherben mjaft mire edhe per pastrimin e parave, duke e kthyer procesin “ne nje lavatrice” te shume bisneseve te pista qe lulezojne edhe ne Shkoder e Shqiperi tashme. Askush nuk ka guxuar apo edhe nuk guxon ta denoncoje kete fakt qe verteton qartas ekzistencen e nje rrjeti te mirefillte mafioz qe nis nga nje bisnes qe duhet te jete i paster sic jane bankat dhe perfundon tek “bisnesmene” qe ne disa raste, jo vetem nuk kane asnje aktivitet, por luajne thjeshte rolin e fajdexhinjeve te rendomte.

Blerti DELIJA

 

VOGËLUSHËT EMANUEL DHE VINKO AKUZOJNË

Zita Gjuraj, qysh ditën që u martua me  Tomë Gjuraj, nuk shijojë një ditë të qetë. Në atë verë të vitit 1990, ishte një e re me shumë ëndrra të bukura. Por vetëm disa javë shijojë jeten si njeri, pasi vëllai i burrit, Mark Gjuraj ikën, duke thyer kufirin. Familja nis një rrugë të dhimshme jetese. Burri i kërcënohet me jetë, i torturohet. Ai bashkohet me forcat demokratike duke u shquar si opozitar, duke marrë pjesë aktive në jetën politike. Zita detyrohet të jetojë e fshehur, pasi hakmarrja më e mundshme ishte grabitja e saj. Madje detyrohet të ndërrojë edhe vëndfshehjen, diku më larg. Vitet rrjedhin ashtu të vështira, të zymta, me frikën bashkë. Ajo bëhet nënë. Bile dy herë. Gëzimi si prind tashmë është edhe frikë më e madhe. Bandat komuniste e dinin se po rrit dy fëmijë. Kërkojnë me çdo çmim adresën e saj.Ndoshta Zoti e ndihmon dhe nuk bie në dorë kriminelesh, të cilët në shumë raste analoge kanë arritur të përdhunojnë femra, të vrasin fëmijë, por edhe ti grabisin e ti tregtojnë për transplant organesh drejt Greqisë, Turqisë apo Italisë. Policitë e këtyre shteteve kanë zbuluar raste të tilla shpesh, por përgjegjësit shumë rrallë janë perballur me drejtësinë. Edhe kur janë perballur, dënimet kanë qënë tepër të lehta, me periudhë paraburgimi, pra hetuesie, ose dy deri ne tre  vjet e gjysëm vuajtje dënimi. Por rrth 80 pçër qind e rasteve nuk është zbuluar, duke humbur pa shenj pa nishan qindra e qindra fëmijë. Kështu, sipas burimeve tona të sigurta dhe dëshmisë zyrtare të drejtuesve te partisë demokratike te Shkodrës, sidomos pas vitit 1997, kur pushteti u uzurpua me armë nga socialkomunistët, diktatorët që pushkatuan rreth 4000 shqiptarë të pafajshëm me rastin e shperthimit të depove te armatimit, Zita Gjuraj rrezikohet shumë me jetë.  Deri më 4 korrik 2001 , ditë kur i shoqi largohet nga Shqiperia, ajo vuante edhe mundësinë e vrasjes së tij, pasi ia kishin dhunuar shumë here në qëndra votimi, ia kishin arrestuar e keqtrajtuar ne polici, i kishin bërë edhe shume presione psikologjike. Por pas ikjes së të shoqit Zita duhej të braktiste edhe strehën e babait, ku jetonte ne ilegalitet. Nga çasti në çast mund të gjindej dhe kuptoherj çe priste. Ajo shkon tek disa të aferm në zonat malore, në anën tjetër të rrethit Shkodër. E kishte tepër të vështirë atje. Një nënë e privuar nga çdo e drejtë njerëzore, e rrezikuar me jetën e vet dhe të fëmijëve. Fëmijëve e kishte të vështirë tu shpjegonte pse babai i tyre nuk ndodhej pranë. Vogëlushët Emanuel dheVinko janë një akuzë e vërtetë për kohën e çmendurisë njerëzore.E ëma e tyre qante, i lutej Zotit për mëshirë, fëmijët rriteshin pa përkujdesje prindërore. Po a ndjenin zëmrat prej guri të atyre qe donin tu merrnin jetën, si hakmarrje ndaj babait, i cili kish ikur nga Shqipëria? Jo, kurrsesi. Ata fëmijë nuk mund të shkonin as në shkollë, të merrnin të paktën kultiurën që askush nuk duhej tua porivonte. Por në fakt edhe sot e kësaj dite janë mbi 100  fëmije ne qytetin e Shkodrës që nuk shkojnë në shkollë, pasi i pret plumbi i pushkës. Janë të ngujuar në vëndin e quajtur Livadhet, një zonë periferike afer Kirasit. Emanueli dhe Vinko tashmë nuk e vuajnë fatmirësisht këtë padrejtësi njerëzore. Ata ndodhen ne vëndin e lirise dhe të drejtave njerëzore, në Amerikë. Gjithsesi, Emanueli dhe Vinko akuzojnë.                                       ALBERT VATAJ

 

NË EMER TË KANUNIT SHUMË VIKTIMA TE PAFAJSHME

Në përmasa tepër shqetësuese  paraqitet gjëndja e gjakmarrjeve në Shqipëri, veçmas në Veri, ku Kanuni i Lekë Dukagjinit ka eklipsuar ligjet. Vrasjet janë të shumta dhe nga më makabret, deri edhe në gra e fëmijë. Dhe më e keqja është se hakmarrja shtrihet shumë pertej familjes duke detyruar të ngujohen shumë njerëz të pafajshëm, deri sa të vritet dikush nga familja e ‘detyruar’ të pçaguajë hak. Kështu sot në veri të Shqipërisë, të këtij vëndi të vogël që medemek aspiron për tu integruar në familjen e madhe europiane, në vëndin e quajtu Livadhet, ndodhen disa qindra familje të grupuara, të ngujuara që as nuk mund të lëvizin as të çojnë fëmijët ne shkollë, pasi i pret plumbi i gjakmarrjes, sipas kanunit. Një ndër viktimat e gjakmarrjes është edhe Arben Zef Ndoka. Arbenit në vitin 1996,shtetsi Ndrek Ndoja, i kishte vrarë me armë zjarri azhën Gjergj Llesh Ndoka. Familjet ranë në gjak. Duke qënë se vrasësi ishte nga fshati Rrilë i Lezhës dhe viktima nga fshati Gjader po në Lezhë, gjakmarrja nuk zgjati shumë, siç ndodh kur palët në konflikt janë larg. Kështu, Zef Llesh Ndoka, arrin të marrë gjakun e vëllait  të vrarë. Ai, në gusht të vitit 2007 vret dy vetë, Ndrek Ndojën dhe vëllain e tij. Gjakmarrja merr përmasa tepër më shqetësuese.Ndër më të rrezikuarit tashmë ishte Arben Zef Ndoka, i cili detyrohet të jetojë në ilegalitet të plotë, megjithëse mbi të nuk rëndonte asnjë faj. I ati kish vrarë dy vetë për të marrë gjakun e vëllait të vet dhe sipas kanunit duhej sërish gjak. Edhe nga i pafajshmi.Gruan dhe dy djemtë e vegjël binjakë, Arbeni i strehon tek vëllai i bashkëshortes në Lezhë. Ata bëjnë një jetë të izoluar, me frikën se një ditë heret a vonë vetëm do vriteshin. Shumë fëmijë janë vrarë në raste të ngjashme, por fati e Zoti duket ishte me këtë familje që po e publikojme botërisht, bile me fotografi, si një ndër rastet që akuzon çmëndurinë e hakmarrjes mesjetare, pasi Arben Zef Ndoka që nga janari i këtij viti, gjeti si rrugë shpëtimi të jetës, largimin përgjithmonë nga Shqipëria. Atë dhe familjen e tij sot e kërkon gjaksi, megjithëse nuk kanë as përgjegjësinë më të vogël.Ky fenomen mesjetar që në 18 vitet e fundit, pas rrëzimit të diktaturës komuniste më të egër në botë, është përmasuar, ka vënë në rrezik jo vetëm mijëra jetë të pafajshme njerëzore, por edhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

REDAKSIA

 

USHUJZAT PANIKOHEN IKONAT E KRIMIT NUK PO KLIKOHEN!

Shqetësimi se në Parlamentin shqiptar tash 18 vjet ka me shumicë gansterë, vrasës, (siç edhe ka ngjarë të qëllohet me katër plumba në Foltore), vakabondë e të paaftë, interesaxhinj e mercenarë, ka qëndruar i  ‘varur’ në gozhdë, në çdo familje shqiptare, si ikonë e së keqes. Por edhe pse shqiptarët duronin, duket se ndërkombëtarët nuk e lejonin kurrsesi nje non sens te tillë. Dhe ngjau ajo që nuk pritej. Me 118 vota pro, deputetët e dy forcave kryesore, rrëzuan draftin kushtetues te 1998-ës dhe miratuan sistemin e ri zgjedhor, duke kaluar në propocional rajonal.Ky sistem, normalisht nxjerr jashte politikbërjes partitë e vogla, ato fantazma, ato shtriga qe per 18 vjet jetuan si ushujza, në fund të kurrizit të elektoratit. Janë tërbuar Meta, Gjinushi, Ceka, Milo.pse jo edhe Mediu e Pollo, që kanë asgjë veç emrave të vet në parti. Ligji i ri, edhe aleancat i kthen në ‘katastrofë’ për partitë ushujza. Ato nuk mund të çajnë në politikë, në biznes, në poste drejtorësh, diplomatësh, zëvëndësministrash, po nuk morën diku rreth10 për qind të votave.

Ështe ky një ogur i mirë që prëmton për një frymëmarrje tjetër , për një qeverisje ndryshe, që do të thotë, fund shitjes dhe blerjes së deputetëve  kartona a numra, që nxjerr jashtë parlamentit këdo që nuk i bindet vëndimeve politike të forcës përfaqësuese. Kanë pësuar pra ndryshim 10 nene të Kushtetutës. Sistemi rajonal proporcional është i përzier, me standarte europiane. Shqipëria nuk do të ketë kurrmë krizë presidenciale, pasi zgjedhja me shumicë të thjeshtë zgjidh nyjet e kapërcen kapërcejtë, pas të cilëve jane pasuruar deputetë fodullë, vetëm se kane çuar nje karton, edhe kundër forcës e vullnetit përfaqësues të partisë e elektoratit. As zhurma për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nuk do jetë as kurrmë funksionale, pasi nuk do ketë fare gurmaz. Janë këta hapa garanti që e ofrojnë Shqipërinë me standartet europiane, e bëjne shumë më të besueshme si vënd me perspektivë, duke zgjuar interesa globale.

Autostrada Shkoder Hani i Hotit, financim i palës italiane prej rreth 6 vitesh, fond i cili është mbartur, ende nuk po finalizohet, megjithëse vitin e shkuar vetë ministri i jashtëm pat deklaruar për këtë gazetë, se nga pranvera e 2008-ës  do nisin punimet.Iku pranvera, u largua edhe ai minister, shumë i respektuar në të vërtetë (për gazetën SHE) , por, ende asgjë .Zë optimist duket do kemi vetëm kur në politikbërje të mos kemi  injorantë, interesaxhinj, për të mos thënë hajdutë dhe ligje të ‘drejta’ si brirë dashi. Tre konsujt e Italisë në Shkodër që nga viti 2000, Stefano De Leo,Roberto Orlando dhe tanimë Stefano Marguccio, kanë ofruar dashamirësi dhe interes, madje në shesh.

Sheshit e kanë ndjerë të rrezikuar biznesin partnerët tane perëndimorë.

Gazeta po investigon një rast ku një biznesmen italian ka investuar rreth 1 milion e gjysëm euro ne qarkun e Shkodrës dhe   ‘administratorja’ shqiptare, jo vetëm po përpiqet ta  nxjerrë jashtë loje, por  italiani edhe  kërcënohet me jetë dhe çështja në gjykatë  vete në dorën e një juristi që pa dashur të gabojmë, nuk dimë pse e vonon çështjen, po zgjidh apo po lidh ‘ nyje’, siç nuk do apo do një prokuror.Shqiptarja që tashmë pretendon se është pronare e biznesit në fjalë, si emigrante, ka punuar pikerisht në Itali tek njeriu i mirë, tek Borrielo, që e paguante rregullisht, që e kish futur në familje, që u besoi lidhjeve ndërpersonale.Dhe pikërisht vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që uzurpimi i politikës dhe vëndeve kyçe që zhvillojnë shoqërinë, të stopojë imazhin, sa edhe ti skuqet fytyra shqiptarit të ndershëm që aspiron integrim në familjen europiane. Ligji i ri zgjedhor i nxjerr jashtë  ‘kështjellës’ përgjegjësit e këtyre çmëndurive lapere që gjënin ‘hapësirë’ në fletët e kësaj Kushtetutë, që po të përdorim një shprehje të famshmë italiane, ‘GOTE PA LULE’ , ku për ironinë shqiptare , ndoshta Leonardo Shasha, një ‘KODIK’ të tillë të logjikës së ‘KËSHILLIT TË EGJIPTIT’, do e dëshifronte, ‘LUGË BOSH’. Tashmë kushtetuta është shëndoshur. Kushtetutë me standarte dhe që i ka futur në panik ushujzat.

Një hallkë pengu po këputet. Por ajo që mund të jetë shqetësuese është pikërisht heshtja për mos hapjen e dosjeve për bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit diktatorial të Enver Hoxhës. Shumica e këtyre deputetëve, juristëve, zyrtarëve që kemi sot, e kanë akuzuar njëri-tjetrin si spiunë, kriminelë, hajdutë dhe pavarësisht gjiçkaje që i mungon morali, asnjëherë Parlamenti nuk hapi një diskutim serioz, për të paktën larguar të përlyerit, ata që kanë dënuar njerëz të pafajshëm, që kanë qënë të zellshëm në luftën e klasave, që  kane larë duart me gjak njeriu, siç edhe ka akuzuar vete kryeministri Sali Berisha, njeriu më i përkushtuar të paktën deri sot, në sfidat për integrimin e vëndit në strukturat Euro-Atlantike. Nëse ushujzat po panikohen, eshtë paradoks që dosjet e krimit komunist, as po klikohen.

Gjithsesi, në rrugë jemi.Ndoshta Berisha dhe Rama do jenë tepër të kujdesshëm në përzgjedhjen e listave, pasi normalisht, nëse nuk ngjet kështu, do kenë edhe kosto, meqënëse tashmë, e para media e shkruar në Shqipëri, gazeta jonë, në një faqe speciale, ka publikuar me kurajo emrat dhe pseudonimet e politikanëve dhe zyrtarëve me dosje dhe do vazhdojë në vazhdimësi ta bëjë këtë shërbim fisnik,  deri në pastrimin e imazhit të politikbërjes dhe zyrtarëve te lartë të shtetit.

Nëse partitë pa elektorat ishin ushujza që thithnin gjithçka, madje edhe në fund të kurrizit, se nuk ngopeshin, spiunët jane ikonat e krimeve anti njerëzore, qëniet më të urryera të lirisë e       demokracisë. Të tillë mbeturina gjen edhe sot në survejimet gjoja të reja. Ka nga ata që  i marrim rrogën shtetit kot, duke pire kafe me kostume të zhubrosura, të pa hekurosura e të palara kushedi tash sa vjet,që e kalojnë ditën kioskave, që u vjen era alkool, që largojnë gjoja padashje xhaketat e ‘zeza’për tu parë pistoletat e vogla, që ulin në nivelin e tyre imazhin shtetit. Spiunëve injorantë ua bën gjithkush me gisht. Vetëm ata nuk e dinë të shkretët. Megjithëse ecin dyshe. Përfytyron dy minj, VËLLEZËR SIAMEZË, me pak qime të zeza në turinj, që pasi dalin nga haleja, pijnë pak raki dhe i shesin mënd maçokut, i cili nuk i ha, se i duken të fëlliqur.

Meqë fjalën e kishim tek spiunët, tek ata që nuk u ka thënë kurrnjëhere kush puna e mbarë, por thyeshi qafën e na rroshi… b…, pra tek njerëzit me dosje, duam të sjellim në vëmëndje debatin e ditëve të fundit në Gjermani, ku u gjet i dokumentuar me shkrim urdhri që u kishin dhëne organet e Sigurimit të Shtetit të RDGJ-së, njësive të tyre, për të hapur zjarr, kundër cilitdo që tentonte të kapërcente kufirin, edhe kundër grave e fëmijëve. Kështu pra, menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit, u krijua Zyra  për Studimin dhe Vlerësimin e Veprimtarisë  së Sigurimit të Shtetit në ish RDGJ-në. Në 16 vitet e fundit janë plot 172 kilometër dokumentacion, ndër të cilat po zbulohen dhe gjykohen dokumente tronditës. Dhe askerkush nuk po i shpëton përgjegjësisë ligjore. Drejtuesja e zyrës në fjalë , Marianë Birtler, ka deklaruar për mediat gjermane se   ‘ky dokument është i një rëndësie të veçantë, pasi deri më sot ishte mohuar gjithherë fakti se kufitarët kishin urdhër për të qëlluar mbi ata që përpiqeshin të kalonin Murin’

Me gjetjen e dokumentit në fjalë, që mban datën 30 shtator 1961, Drejtori i Qëndrës për Viktimat e STASI-t në Berlin-Hohenshënhauzen, Hubertus Knabe, ka kërkuar fillimin e një procesi për këtë çështje.

Po në Shqipëri, ku liçensën për të pushkatuar, edhe pa gjyq, e kanë patur edhe persona që ende jetojnë dhe njerëzit e viktimave pa faj i njohin, a ka logjikë njerëzore të mos kemi një ligj që u jep, as më pak as më shumë, vetëm hakun.Saherë këta politikbërës janë shprehur në zëmërim, për inat të spiunëve kundershtarë, se do hartojnë projektligj për gjykimin, studimin e vlerësimin e historisë dhe pasojave të diktaturës?Por vetëm kaq! Dhe të mos harrojmë , pasi muarëm shëmbull ish Republiken Demokratike te Gjermanisë, se ish udhëheqja komuniste atje, e nisi ndërtimin e Murit në kufi me Berlinin Perëndimor, më 13 gusht 1961, për të ndaluar ikjen masive  të njerëzve ne Perëndim. Dhe ai mur qëndroi pikërisht 28 vjet, deri më 9 nëntor 1989, datë ku ndarja e Gjermanisë mori fund. Përgjatë gjithë atyre viteve gjetën vdekjen 133 persona. Ja pra, per 133 njerëz të vdekur, sot hetohen 172 kilometer dokumente, ndërkohë që në Shqipërinë e vogël sistemi ka vrarë e persekutuar 1000 000 njerëz. Edhe Pol Poti, krimineli i pashëmbullt i njerëzimit, vrau 2.000. 000 kamboxhianë  në një popullsi prej më shumë se shtatë milionëshe.

Termi fashist, në mos gabojmë, rrjedh nga Roma antike, ku një sasi shufrash hekuri, të lidhura bashkë, simbolizonin unitetin e popullit, ndërsa sopata me majë tregonte udhëheqësin. Por më egër se Musolini në Itali më 1922, se nacionalsocialisti Hitler në Gjermani, se lëvizja ‘Kryq-Shigjeta’ në Hungari apo falangistët në Spanjë a stalinistët në Rusi, u materializua totalitarizmi njerëzor në Shqipëri. Cilët janë sot ish kundërshtarët e diktaturës, pra latifondistët, djathtistët, kunër revolucionarët, borgjezët, pasi komunizmi shqiptar gjithë këtë kastë e luftoi, asnjë familje komuniste apo spiunësh nuk mund te martohej me dikë të kastës tjetër, njëlloj si në Ligjet e NUREMBERGUT PER HEBREJTË.

Gjithë këtë klasë e mbyti praktikisht. Komunizmi reflektoi parajsë ndaj të besuarve dhe kryqëzatë ndaj shoqërisë së kulturuar, që i shpërfilli utopinë.Por sot nuk kërkohet vetëm shpërfillje ndaj njerëzve me të kaluar kriminale. Ata duhen goditur haptas, duhet të  shkojnë para drejtesisë.

Nëse ka njerëz që trupi u kërkon diçka, por nuk e dinë çfarë, nuk ka popull pa vetedije historike. Jemi në rrugë drejt Europës dhe Europa nuk ka nevoje per ‘drunj’ e ‘lakuriqë nate’.

SOKOL PEPUSHAJ

 

Velipoja ferr – parajsa turistike e Veriut

Sapo merr kthesen tek “Harku i Berdices” dhe nis rrugen drejt saj, Velipoja te prezantohet si nje “perle” turistike, por e fshehur pas maleve te shumta. Per ne shkodranet qe e njohim qe femije, kjo ide nuk na tremb, por per te huajt te cilet me shoqerojne ne kete fundjave, iu duket e pamundur qe pas me pak se 20-25 minutash do te perballen me nje nga plazhet me te virgjera shqiptare, por edhe me ate qe une ne ne syte e tyre, por ne kete shkrim do te quaj ferr- parajsa turistike e Veriut.

Aksi rrugor edhe pse i ndertuar vitet e fundit, ne shume segmente eshte ne gjendje mjaft te keqe dhe shenje e qarte e papergjegjshmerise apo e cilesise se dobet te punimeve te firmave kontraktore, por edhe e supervizoreve qe kane vene firmen, mbase duke futur ne xhep edhe ndonje “shuk” me para. Te huajt qe kam ne krah habiten kur u them se nuk jane mbushur akoma 10 vite nga pjesa me e vjeter e rruges, ndersa tashme shoferi duhet t’iu shmanget gropave apo edhe te ule marshet bashke me shpejtesine e levizjes. Qendra e Velipojes, aty ku ndodhen edhe zyrat e Komunes, eshte nje shembull i qarte i asaj se si nuk duhet te jete kjo zone turistike. Nuk eshte nderhyre asnjehere, madje nuk i eshte dhene boje asnje ndertese, ndersa vete komuna eshte e fshehur ne mes disa lokaleve dhe per ta arritur duhet te kalosh ne nje rrugice te ngushte qe te ze frymen. Kryekomunari, Nikoll Marku, i zgjedhur ne vitin 2005, na thane se ishte ne nje takim te rendesishem ne Tirane. Takim per thithjen e investimeve publike por edhe private ne Velipoje. Te huajt qe kam me vete ndjellin mire, teksa urojne qe te jete i vertete sigurimi i investimeve per kete komune, e cila deri tani u duket ne meshire te fatit. Arrijme shpejt ne hyrje te plazhit, ku ne perfundim te rruges, duhet te perballemi me nje segment jo vetem te paasfaltuar, por edhe me nje numer te jashtezakonshem gropash, te cilave nuk ke asnje mundesi tu shmangesh. Shoqeruesi nga Velipoja qe kemi me vete, vihet ne siklet por nxiton te me thote- qe une tu perkthej te huajve, se ka nje projekt per kete pjese, por do ta shohim ne nje tabele vetem pak metra me tej, thote velipojaku. Ne te vertete ashtu eshte. Tabela eshte pikturuar aq bukur, sa ngjan me gjithcka tjeter, me cdo pike turistike, por jo me Velipojen qe mund te jete pas disa muajve apo viteve. Kjo nisur nga gjendja qe na pane syte tane. Parkojme makinen dhe pasi sodisim sheshin kryesor, i cili nuk thote asgje ne pamjen aktuale, i drejtohemi bregut te detit. Rera nuk eshte shume e paster, por ndjehet se pas nje dimri te ashper, dikush duhet ta kete pastruar ate. Eshte nje dite mjaft e ngrohte dhe te huajt qe kam me vete, zbathin kepucet, heqin carapet dhe shijojne me kembet e tyre reren e Velipojes. Freskia e ajrit por edhe vija shume e gjate bregdetare, i terheqin mjaft, ndersa shprehen me superlativa per brezin e gjelber te pishave, por edhe bukurite e tjera natyrore. Syte iu ngelen edhe tek disa pallate te reja, te cilat per syrin tim si shoqerues, jane vertete te bukura. Te huajt, thuajse ne simfoni, shprehin habi per afersine e ndertimit te ketyre pallateve kaq prane detit. Madje, njeri prej tyre, per te me bindur, nxiton te me tregoje se deri ku ka mberritur uji i detit gjate dimrit. Une i them se tashme do te ndertohen ne te njejtin brez, edhe nje numer i konsiderueshem pallatesh te kesaj natyre. Vetem ndonje i lajthitur mund te kishte miratuar nje projekt te tille, duke rrezikuar jeten e te gjithe banoreve te tyre, me thote miku im i huaj. Ne Rimini, vijon rrefimin ai, nuk mund te te shkoje ne mendje dicka e tille, edhe pse jane bere disa studime jo vetem urbanistike por edhe sizmike. Nuk dija cfare te thoja, ti pergjigjesha. Dy here me pyeti se cili eshte personi qe po i nderton dhe po kaq here, mu desh ti thoja se nuk eshte nga Shkodra, per te evituar telashe te mundshme per veten por edhe per ndertuesin: ku i dihet ketyre te huajve! Nuk mund ne asnje moment ti thoja se nje plan urbanistik i miratuar ne vitin 2003, ne kete brez nuk lejon ndertime me shume se dy kate e gjysem. Nuk mund ti thoja se dikush, ka patur aq shume pushtet sa ka ndryshuar totalisht master- planin e Velipojes, madje duke siguruar edhe miratimin perkates nga baza deri ne KRRTRSH-ne e drejtuar nga kryeministri Berisha aktualisht. Megjithate, njerez prane ketij institucioni me kane thene se kryeingjinieri i KRRTRSH-se, nuk ka pranuar te firmose asnje dokument, nisur nga fakti i dhenies se lejeve te ndertimit per disa kate, duke shperfillur te gjitha studimet sizmologjike. Ne fakt, edhe po t’ia thoja te tilla informacione, do te kishte shume te veshtire ta konceptonte me mentalitetin e shtetit nga vinte. Te ndryshohet teresisht nje master- plan i nje zone turistike, per te mundesuar futjen brenda te disa ndertimeve, te miratohet ne te gjitha nivelet deri edhe tek kryeministri i vendit, por nga ana tjeter, te behet pengese nje kryeingjinier apo nje kryearkitekt- individ apo person thjeshte teknik. Me kete ritem dhe me te masakrim qe ka nisur dhe duket nuk do te frenohet, per 10 vite ne vend te kesaj bukurie natyrore, do te kete vetem beton dhe hekur, e mbylli biseden e tij i huaji.

Vaktin e drekes e konsumuam ne nje nga restorantet e pakta, sigurisht jo nga ato luksoze te veres, qe ato dite kishin hapur vetem per te ushqyer ata pak punetore qe ndertonin shetitoren e plazhit te Velipojes. Mund te duket e pabesueshme, por u pelqyen shume gjellet tona “me luge”, si pilafi, paqa por edhe tasqebapi. Gjithcka e shoqeruan edhe me raki tradicionale “shtepie” por edhe me vere te se njejtes “fabrike”. Per asnje cast nuk hoqen nga goja ceshtjen e ndertimeve apo bunkerizimit te Velipojes. Diskutonin jo vetem kete fakt, por edhe sigurine e jetes se atyre qe i blejne ato apartamente. I qanin hallin edhe pronarit, teksa u thoja se katet e fundit ne pallateve, pergjithesisht i bejne per vete. Teksa i thoja cmimet e shitjes se apartamenteve, qe sipas informacionit qe kisha dhe ua servirja, ishte nga 35.000- 55.000 euro ne varesi te siperfaqeve, hapnin syte te habitur nga tarifat e ulta per nje zone te tille turistike. Por njeri prej tyre, disi me te qeshur, leshoi nje batute duke thene se cmimi ne kete rast, ecen paralelisht me kercenimin serioz per jeten. Asnjeri nga ne qe ishim ne tavoline, nuk qeshi.

Ne oret e vona te pasdites, kur edhe dielli kishte lene kubene e qiellit, fuoristradat tona tona lane pas plazhin e Velipojes. Ne qender, shoqeruesi yne na tregoi me dore makinen e kryetarit te Komunes, i cili mesa duket ishte kthyer nga Tirana apo ku kishte qene. Te huajve ua vrau shume syte: ne realitetin e mjeruar te atij sheshi, makina luksoze dhe me targa te huaja te kryetarit, dukej si nje melodi e gezuar ne varrim. Mesa duket ne kete vend njerezit mendojne me shume per udhetimin se per qendrimin ne shtepite e tyre, tha njeri nga te huajt qe gjendeshin ne makine, ndersa nje veture sportive e viteve te fundit na parakaloi me shpejtesi ne drejtim te Tiranes, aty ku duhej te mberrinim pas nje shetitjeje ne veri. Nuk guxoja per asnje moment tu kerkoja pershtypjet e udhetimit, te cilin une e vete e quajta ferr- parajse….!

ALBERT VATAJ 

 

Gërdecokracia

 

Forca e shpërthimit të Gërdecit ishte pasojë direkte e akumulimit të një sasie tepër të madhe municionesh. Për nga sasia vendndodhja dhe mënyra, ky akumulim ishte vërtet i paprecedentë. Një sasi kaq e madhe municionesh, pranë një zone të banuar, në shkelje të rregullave minimale të sigurisë, natyrisht që do të prodhonte një shpërthim tragjik. E paprecedentë ishte edhe lehtësia e papërballueshme me të cilën u krye ky veprim, që nga ligji i miratuar në Kuvend deri tek urdhëresat e ministrit të Mbrojtjes.

Një sërë dokumentesh, që sikurse na tregoi edhe Prokurorja e Përgjithshme, duke na e rindezur paksa besimin tek institucionet, flasin për shkelje flagrante dhe injorim të plotë të ligjit. Gjithçka ka ndodhur në mes të ditës, ditë mbas dite, pa hasur në ndonjë kundërshtim zyrtar nga administrata, segmente të qeverisë apo nga opozita socialiste tejet e zënë me konstruktivitet dhe monolog. E njëjta skenë ndodhi para pak kohësh me Kushtetutën e Shqipërisë. Në vend të municioneve reforma kushtetuese vendosi të akumulojë një sasi të paprecedentë pushteti në duart e kryeministrit të vendit dhe të kryetarëve të partive politike kryesore. Edhe pse duart e kryeministrave shqiptarë në përgjithësi dhe të kryeministrit aktual në veçanti, janë po aq të papërshtatshme për të akumuluar kaq shumë pushtet, sa ç’ishte i papërshtatshëm Gërdeci për të akumuluar municione. Ashtu sikurse në Gërdec, e gjitha kjo u krye me një lehtësi të papërballueshme; në tri ditë u bë ajo që nuk ish bërë në tre vjet; u ndryshua në thelb Kushtetuta e Shqipërisë. Njësoj si në Gërdec, e gjitha ndodhi në mes të ditës, me mbështetjen e plotë të opozitës, me vënien në rresht të 115 deputetëve dhe me shumë pak zëra kundër nga brenda karabinasë politike që quhet parlament.

Nuk është se me amendimet që iu bënë Kushtetutës demokracia shqiptare ka marrë fund, pavarësisht shqetësimit të drejtë të shprehur nga aktorë të ndryshëm në sferën publike. Për momentin ajo thjesht është kthyer në një Gërdecokraci, pra në një sistem politik që rrezikon të shpërthejë. Kjo është e pashmangshme për sa kohë një lëndë plasëse si pushteti përqendrohet jashtë çdo rregulli dhe precedenti në një palë duar problematike, qofshin këto të Berishës sot apo të Ramës nesër. Reformat që iu bënë Kushtetutës synojnë që të blindojnë si pushtetin e kryeministrit, ashtu dhe atë të kryetarit të partisë, duke eliminuar çdo grupim politik, si brenda shumicës, ashtu edhe brenda opozitës, duke dobësuar çdo institucion politik jashtë kryeministrit si Presidentin apo institucionet kushtetuese që varen prej tij. Kjo mani për të akumuluar dhe blinduar pushtetin si të kryeministrit, ashtu edhe të kryetarit të opozitës, rrezikon të bllokojë vetë procesin politik. Ajo rrezikon të eliminojë shkarkimin e tensioneve dhe pakënaqësive nëpërmjet kanaleve dhe procedurave parlamentare apo partiake. Për pasojë, këto pakënaqësi do të akumulohen në vazhdimësi pa mundur të shkarkohen diku. Sistemi politik do të bëhet gjithnjë e më pak përfaqësues, teksa futja apo krijimi i aktorëve të rinj në treg është vështirësuar nëpërmjet proporcionalit rajonal, që garanton “me dhunë” unitetin e partisë dhe pushtetin e kryetarit. Në këto kushte pakënaqësia do të akumulohet bashkë me pushtetin derisa t’i vënë flakën njëra-tjetrës, duke hedhur në erë sistemin.

Natyrisht që nga palët politike, njëra do të dëmtohet më shumë në këtë shpërthim, ndonëse askush nuk do dalë pa plagë, tamam siç ndodhi në Gërdec. Ndryshe nga Gërdeci, le të shpresojmë se nga ky shpërthim politik nuk do të dëmtohen qytetarët, të cilët as nuk e kanë votuar këtë sistem.

Nga: Blendi KAJSIU

 

ENVERI  DEMOKRISTIAN

 

Shkodra bastioni i Partise Demokristiane e jo vetem bastioni por vendi ku u projektua dhe u themelua PDK, Shkodra qe ende ruan te pashlyer e te paharruar kontributin e Nikolin Pavacit, Ndrek Bazhdarit, Karlo Cefes, Gjergj Livadhit, Skender Fushes, Xhorxh Kacarrozit, Dr.Kol Nukut, Xhulio Zefit, Ndreke Ndocit, Fran Dashit, Kanto Zagorianit, kryetarit tone te pare te komunes Velipoje Mark Matusha, Liliana Rrogullimes, ish nenkryetarit te palodhur Rrok Kurti, penes se mencur te Mark Bregut e plot e plot te tjereve demokristiane qe i rujt e i bekofte zoti mbasi i sollen PDK-se ne Shkoder 8000 vota duke e renditur forcen e trete politike, shehin sot se si PDK-ne e ka zaptuar Enveri demokristian me byrone e tij politike.

Po cfare fituan demokristianet ne Shkoder,themeluesit e PDK-se pervecse kenaqesise shpirterore. Ata asnjehere nuk moren ate qe merituan.Te vjen mire qe sot demokristianet shkodrane perfaqesohen ne qeveri me ZvMinistrin e Integrimit Zef Bushatin,me Zvministrin e Jashtem Anton Gurakuqi,ne parlament me deputetin Tom Doshi e Pashk Ujka me te cilet duhet ti forcojne lidhjet dhe bashkpunimin per tu pergatitur per zgjedhjet e ardhshme e per te pastruar PDK-ne nga Enveri Demokristian e nga enveret e tjere te ardhur nga partia e Paskal Milos.

Shume shpejt ne Shkoder do te takohen miqte demokristiane te cilet kane punuar se bashku per ti dhene jete dhe emer PDK-se, atehere kur nuk kishte celulare,televizione,gazeta,makina,por kishte nje ideal te paster,te bardhe e te palekundur demokristian.Atehere kur u betuan se do te krijojne nje parti pa ish komunista e ish bashkpuntore te sigurimit.

Kush e mendonte se do te vinte nje dite mbas 14 vitesh jete te PDK-se qe nje grup ish komunistesh te udhehequr nga Enveri do te “braktisnin” partine e Paskal Milos per te uzurpuar Partine Demokristiane dhe per te realizuar skenarin komunist, per te eleminuar nga skena politike partine me anti komuniste me vlerat me te medha te civilizimit e te qyteterimit europian.Kush e mendonte se Enveri komunist do te behej nje dite Enveri demokristian (30 vjet komisar i brigades ne vlore) dhe do te bente ligjin brenda e ne seline e demokristianeve per ta shndrruar edhe kete parti nga anti komuniste ne parti socialiste, per ta shdrruar nga nje parti qe pasqyronte te bardhen e spektrit politik ne nje parti me ngjyre portokalle social kristiano-komuniste.

Demokracia brenda rradheve te partise,respektimi me rigorozitet i programit dhe i statutit te partise,vlersimi mbi bazen e kontributeve,e plot elemente te tjere u zevendesuan nga Enveri me diktature komuniste duke e konsideruar PDK-ne si pronen e nje individi apo te nje grupi njerezish. PDK nga nje Parti me nje demokraci te gjere kontributesh u shendrrua ne nje parti e sekretarit te byrose politike,e komisarit te batalionit, e te brigadave te Enverit.

Por Enveri demokristian shpejt do te raportoje perpara antaresise se PDK-se per cdo veprim qe ka kryer,qofte ky politik apo financiar te PDK e cila financohet nga shteti me mbi 150 milione leke(te vjetra) ne vit.Edhe per shpenzimet e Enverit dhe rrogen e tij 800 mije leke ne muaj do te kerkohet transparence dhe raportim ne forumet drejtuese te partise madje dhe marrja e vendimit per destinacionin e shpenzimeve, mbasi keto jane leket e partise. Po keshtu do te diskutohen me transparence e brenda forumeve edhe cdo propozim per emrimet e rreth 69 drejtoreve e dhjetra nepunesve te tjere ne administraten shtetrore qe nuk erdhen nga rradhet e demokristianeve por u thirren nga Enveri demokristian prej rradheve te socialisteve te Metes e Milos per te realizuar skenarin e socializimit te PDK-se.

Sa mjeran te duket enveri komunist i konvertuar ne demokristian ne misionin e tij,sa mjerane te duket strategjia e tij perballe qendreses gjysem shekullore te demokristianeve antikomuniste shqiptare. Pavaci,Cefa,Bazhdari u torturuan ne burgjet komuniste,me dhjetra ideliste demokristian te cilet u bashkuan rreth bastioneve demokristiane ne Shkoder e Lezhe,ne Tirane e Vlore,ne Korce e Mirdite ne te gjithe Shqiperine jane betuar qe do ti ruajne te pastra idealet demokristiane. Durimi mbaroi dhe tani po i vjen fundi Enverit komunist demokristian dhe byrose se tij politike.

ZEF BUSHATI

zv/Ministër i transportit

 

PD-PS dhe të tretët

 

Marrëveshja PD-PS për reformën zgjedhore dhe ndërhyrjet kushtetuese, ka qenë në fokusin e kritikave të aktorëve të tjerë politikë, kryesisht të partive të vogla, pasi kjo marrëveshje është parë si një marrëveshje kundër të tretëve. Pavarësisht faktit se ka një teprim me theksimin e këtij rreziku, e vërteta është se kjo marrëveshje mund të shihet edhe si një marrëveshje kundër të tretëve Po kush janë të tretët e rrezikuar nga kjo marrëveshje?

Së pari, LSI-ja. Është fare e qartë se PS-ja dhe Rama me këtë marrëveshje kërkon të kufizojë mundësitë për zgjerim të LSI-së brenda spektrit të majtë.

Prej kohësh, LSI-ja është shndërruar në një formacion politik brenda së majtës, që bën një presion të konsiderueshëm tek PS-ja, presion ky jo vetëm elektoral, por edhe programor. Edi Rama e ka futur PS-në në një proces reformimi, proces që synon shndërrimin e PS-së nga një parti tradicionale ideologjike në një parti elektorale, gjë që natyrisht është e domosdoshme, por bart edhe rreziqe. Rreziku kryesor ka të bëjë me faktin se në këtë proces reformimi, Partia Socialiste në përpjekje për t’iu përshtatur ndryshimeve socio-ekonomike që kanë ndodhur në Shqipëri në këto 15 vjet, do të kërkojë që ta shtrijë bazën e saj elektorale në shtresa dhe grupe shoqërore të tjera, duke humbur një pjesë të bazës elektorale tradicionale. Kjo kategori mund të jetë e pakënaqur ndaj ndryshimeve të mëtejshme të PS-së dhe mund të joshen nga LSI, e cila fare mirë si parti e majtë mund të shërbejë si një lloj strehe për të pakënaqurit.

Është kjo arsyeja pse prodhohet një sistem zgjedhor pervers, i cili reflekton më tepër intuitën matematike të Kastriot Islamit, se sa intuitën e profesionistëve të çështjeve elektorale apo problematikën elektorale në Shqipëri. Por nëpërmjet sistemit të ri elektoral Rama godet edhe disa të tretë të tjerë. Të tretët e tjerë janë Nano (në rast se ai ka ende dëshirë dhe forca për t’u marrë me politikë), dhe kundërshtarët potencialë brenda partisë. Sistemi i ri zhduk thuajse çdo “rrezik” oponence brenda partisë, pasi kryetari i partisë shndërrohet në një lloj figure të gjithëfuqishme nga varen fatet politike të gjithë figurave të partisë. Me një kontroll të mirë të strukturave të partisë, ai mund të zhdukë çdo kundërshtar nga listat e kandidimit për deputet. Ndërkohë që Berisha me marrëveshjen e fundit kërkon të dëmtojë kryesisht Presidentin Topi. Nuk është fjala vetëm për propozimin gjenial të Trashanit, për ta shndërruar institucionin e Presidencës në një institucion pa kurrfarë peshe. Është fjala për faktin se ai i ndërmerr reformat kushtetuese pa u konsultuar fare me institucionin e Presidencës, që është bashkë me Gjykatën Kushtetuese një nga institucionet kryesore që garantojnë Kushtetutën e vendit. E parë në kompleks, strategjia e fundit e Berishës kërkon ta shmangë Topin si një pol centërzues të opozitës së brendshme ndaj Berishës, ose si një alternativë ndaj Berishës. Por reforma e re është jo vetëm kundër zotit Topi dhe institucionit që ai përfaqëson, por edhe kundër çdo prirje kundërshtuese brenda partisë.

Rasti i tërheqjes së deputetëve nënshkrues të kërkesës për votimin popullor të presidentit, tregon se te deputetët që tani ka filluar të japë efektin skema e re elektorale që do të zbatohet. Kundër vullnetit të kryetarit të partisë askush nuk mund të kandidojë, kështu që asnjë rezistencë kundër vendimeve të tij. Nga ana tjetër, ai është edhe një masë preventive ndaj partizave aleate, të cilat me sistemin e ri shërbejnë si një depozitë rezervë votash për dy partitë e mëdha. Është e qartë pra, se marrëveshja për reformat, në vend që të ishte një marrëveshje rregulluese, është një marrëveshje kundër të tretëve. Të tretët janë të zemëruar. Por vetëm kaq. Edhe pse PD-PS prishin punë si kur janë në konflikt, si kur bëjnë marrëveshje, të tretët duhet të binden, të nënshtrohen. Siç i nënshtrohen fatit. Dhe fati është shpeshherë i padrejtë.

MARK MARKU

 

18 PRITJE! PËR NJË TË DREJTË

 

Prej 18 vitesh ndodhet në pritje të një përgjigjeje nga autoritetet e Ambasadës së SHBA, por akoma nuk e ka marrë atë. Kanto Zefi nga Shkodra është 43 vjeç dhe është rritur përmes mundimesh e vuajtjesh të panumërta në vitet e diktaturës. Nga viti 1983 deri më 1990 ka si pikësynim të tijin arratisjen nga Shqipëria për të gjetur lirinë e munguar, ku në mendje i ngelet SHBA. Vendimi i Qeverisë së atëhershme për ndëshkimin e atyre që kalonin kufirin duke i internuar e burgosur familjet, apo duke mos kursyer as plumbat ndaj atyre që tentonin të largoheshin nga Shqipëria, vendim që solli mjaft viktima në kufi, bëri që Kanto Zefi të frenohej në objektivin e tij. Në vitin 1989 ai ikën përmes kufirit të Republikës Federale të Jugosllavisë pasi vetëm përmes Ambasadës së SHBA në Beograd mund të realizohej ëndrra e tij.  Për vështirësitë e ikjes së tij tregojne dëshmitarë okularë, ku Kanto Zefi qëndron i rrethuar nga ushtria për tre ditë dhe tre netë dhe arrin në anën tjetër i ndihmuar nga Zoti.  Në ish-Jugosllavi i nënshtrohet të gjithë rregullave e procedurave për të shkuar në Ambasadën e SHBA, por autoritetet Jugosllave nuk ishin dashamirës me shqiptarët dhe xhelozia për faktin se po i pranojne SHBA, i pengonin. Këta autoritete i merrnin për të punuar refugjatwt shqiptarë, në ato ditë kur vinin përfaqësuesit e shtetit amerikan për t’i marrë në intervistë. Kalonin ditët e caktuara, dhe rradha e të interesuarve kapërcente ato që të penguar qëllimisht nga jugosllavët nuk mund ta bënin këtë. Emri harrohej nga inspektorët e kampit ku ndodheshin shqiptarët në Padinsaskela, Beograd. Pas gjithë mundimeve, sakrifice dhe ankthit të përjetuar nga autoritetet jugosllave, që pranonin kompromentime nga ato që kishin para vetëm për të kaluar rradhen e intervistës, Kanto Zefi arrin ta japë atë më 1990. Presionet për të hequr dorë nga qëllimi për të shkuar në SHBA, ishin të ndryshme, duke u thënë se nuk do ju pranojnë se do hiqeni nga kampi, po ndryshoni mendje. Megjithatë, Kanto Zefi nuk tërhiqet, por pritja është e gjatë dhe përgjigje nuk merr. Jugosllavët e kthejnë në Shqipëri jashtë dëshirës. Tenton të ikë dhe tre herë të tjera, por jugosllavët e kapin në kufirin e tyre, e burgosin dhe e rikthejnë. Kanto Zefi akoma dhe sot nuk i ka humbur shpresat se do marrë përgjigje për intervistën e dhënë në vitin 1990 në Ambasadën e SHBA në Jugosllavi. Ai beson se një shtet si SHBA nuk i shkel të drejtat e njeriut dhe ka pritur për përgjigje. Shpërbërja e Republikës Federale të Jugosllavisë bëri të pamundur shkuarjen e tij tek Ambasada e SHBA në Beograd ku dhe ishte intervistuar, ndërsa një Ambasadë e tillë u hap dhe në Tiranë. Ai kërkon nga autoritetet e kësaj Ambasade t’i japin zgjidhje kërkesës së tij të harruar dhe një të drejte të mohuar.

VASEL GILAJ

 

Kalvar persekutimi

 

Si asnjë vënd tjetër në Botë, Shqipëria u bë shëmbull i pashoq i krimeve komuniste. Nëse dikush kapërcente kufirin pasi nuk mund të duronte persekutimin, atëhere gjihtë të afërmit shpalleshin ‘armiq’ të pushtetit popullor. Kështu, në verën e vitit 1990, Mark Gjuraj nga fshati Pentar i zonës së Dajçit, (sot komuna Dajç),kalon kufirin shtetëror, duke lëne pas nje kalvar të gjatë vuajtjesh për të afërmit. Vëllai i tij Tomë Luigj Gjuraj,provokohej nga ish sigurimi i shtetit diktatorial dhe kërcënohej me burg apo internim. Kështu që, megjithëse me rrezik për jeten, Tomë Gjuraj, në dhjetor të vitit 1990, me një grup antikomunistesh, pasi nuk kishin çfarë të humbnin me shumë se jetën që të rrezikuar e kishin, krijuan seksionin e Partisë demokratike në fshatin Pentar dhe organizuan njerezit për një Shqipëri pa diktaurë. Një anëtar e veprimtar demokrat si ky, u vu ne shënjestër për tu vrarë. Në të vërtetë shumë shokë të tij sot janë në dhe. Bile më 2 prill 1991 në mes të qytetit komunistët pushkatuan në sy te mbi 70 000 protestuesve paqësor Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun e Besnik Ceken si dhe plagosën 63 persona e rrahen e dhunuan qindra të tjerë, duke përdorur jo vetëm armët e zjarrit, por edhe tanket. Edhe demokrati Tomë Gjuraj ishte futur  në rreth të kuq, kjo edhe sipas dëshmisë zyrtare, me firmë e vulë që gazeta ruan në dosjen e vet, të kryetarit të partisë demokratike për Shkodrën, qytetit më të persekutuar në Shqipëri, qytetit ku diktatura kishte pushkatuar 63 priftërin të pafajshëm. Një aspirues i vërtetë i vlerave për demokraci, në të gjitha votimet, Toma shquhet si aktivist i PD-se, si komisioner në qëndra votimi, duke mbrojtur votën që shumë herë e manipuluan socialistet deri me dhune, duke vrarë edhe komisionerë. Megjithatë, kërcënimet ishin shumë serioze, sidomos pas vitit 1997.Pikërisht më 24 qershor 1997, si vëzhgues i PD-së në fshatin Pentar,në ruajtje të votës së shenjtë, pasi nuk pranon pazaret e ofruara, e dhunojnë fizikisht perfaqësuesit e PS-së. Sipas një dokumenti zyrtar me firmë e vulë të kryetarit dhe sekretarit të PD-së Shkodër, por edhe sipas fakteve tona të mbledhura, më 23 qershor 2001, është keqtrajtuar duke e rrahur kafshërisht pranë qëndrës së votimit në Dajç, teksa bënte fushatë për partinë demokratike, anëtar e veprimtar i së cilës ishte që në krijimin e saj, nga mbështetës të partisë socialiste dhe policia, patericë  e  PS-së. Të nesërmen, më 24 qershor 2001, tre policë e rrahin duke i nxirë syrin dhe duke i thyer mjë dhëmb, bile atë ditë është arrestuar dhe mbajtur në stacionin e policisë disa orë. Ky nuk ishte rasti më i keq. Kërcënime të shumta e serioze për jetën e shoqërojne ne vazhdimësi, deri sa nuk përballon më shumë, por gjen mundësinë dhe largohet nga vendi që aspiroi per të instaluar drejtësi. Kjo është e vërteta e hidhur e një demokraati, i cili si shumë të tjerë merr rruget teper të mundimshme te braktisjes së vëndit të vet, vetëm per të shpëtuar jeten.

NDUE BACAJ

 

Jo thjesht koment… PSE DUHET TE MERAKOSEMI PER “TE VEGJLIT”!?

 

Nuk jam dakort asnjehere me “fjalen e urte” qe jo rradhe perdorim ne bisedat tona: “Me mire m…t, se i vogel”! I nis keshtu keto rradhe, sigurisht duke ju kerkuar ndjese lexuesve te cilet e kuptojne se cfare duhet vendosur ne vend te pikave. Megjithate, “ne driten e antaresimit ne NATO por edhe BE”, “te vegjlit” kane dhe duhet te kene nje pozicion te privilegjuar, edhe nese nuk arrijne ta marrin apo fitojne vete. Me termin “te vegjel”, natyrshem nuk mund te personifikohet thjeshte diferenca ne moshe dhe madhesi e nje individi apo kategorie, por edhe ata qe bollano- mania i konsideron vend e pa vend si pakica te cdo natyre.

E per te hyre natyrshem ne tematiken me te rendesishme te ketyre diteve, nuk mund te rri pa permendur edhe faktin mbipopullimit partiak te realitetit shqiptar te pas viteve ’90. Nje realitet i tille, ishte prova e lulezimit te demokracise shqiptare, ku rreth 2.5 milion banore brenda kufinjeve shteterore, kishin mundesi te zgjidhnin ne mes me shume se 70 alternativave politike. Nuk eshte gjetje mediatike koncepti i partive me “nje furgon elektorat”, te cilat arrijne deri atje sa te perfaqesohen ne Kuvend edhe me deputete. Nuk eshte shpikje e mediave as edhe “Dushku elektoral”, por as edhe “kandidatet e pavarur, por te ngjyrosur”, sic nuk ka pergjegjesi per ndryshimin e here pas hershem te sistemit dhe kodit zgjedhor, per te ardhur deri tek i fundit: sistem proporcional rajonal!

Ne gjithe kete “zallamahi” mediat, sigurisht per arsye shitjesh, kane vetem nje “gjynah”: ate te merakosjes me sume se duhet per fatin e subjekteve te vogla politike, te cilave ne menyre paradoksale iu lihen faqet e para dhe kryetitujt e gazetave, apo edhe kronikat kryesore te rubrikave informative ne TV e radio. Ne sillemi ne kete menyre paradoksalisht, sikur te mos jemi pjese objekt- subjekt i ketij realiteti, sikur te mos kemi percjelle e analizuar ate realitet prej mese 15 vitesh cdo dite e vit, sikur te mos kemi qene pjese e tavolinave ku jane zbardhur edhe skema te funksionimit dhe te ndertimit te subjeketeve te vogla politike, sikur te mos e dime se pervec sherbimit qe u bejne kryetareve te perjetshem “te vegjlit” jane ngastra te mira per te punesuar te pergjedhur te shefave te cilet natyrisht marrin perqindjet, sikur te mos  e dime se historikisht ato kane ecur duke qendruar “nen sqetullen” e te medhenjeve, thjeshte per hir re pluralizimit qe nuk duhet te konceptohet me si ne vitin ’90.

Tashme, me shume se standartet e sistemit politik, qytetareve iu interesojne ose duhet tu interesojne, standartet ekonomike, per permiresimin e te cilave nuk kane asgje ne dore subjektet e vogla. Koalicioni me i fundit ne pushtet, eshte nje shembull i qarte, ku pike per pike po zbatohet programi i Partise Demokratike, ndersa programet e tjera te subjekteve qe ndertojne qeverine, pervec ngjashmerise te tejskajshme me ato te partive te medha, aty ku kane ndryshime- nuk mund ti implementojne. Te sjellim ne vemendje thjeshte ceshtjen e pronave apo edhe te te persekutuarve politike! “Torta elektorale” nuk eshte aq e madhe ne vendin tone qe ne ndahet ne mes 12-13 partive politike, aq sa eshte numri i subjekteve te futura apo te krijuara gjate kesaj legjislature ne Kuvend. Nga ana tjeter, nese eshte normale qe “te medhenjte” te krijojne parti- bijeza, nuk eshte logjike qe kjo te ndodhe tek partite e vogla dhe mesazhi eshte shume i qarte: “te vegjlit” jane limane ku ankorohen perkohesisht individe apo grupime, te cilet ne emer te demokracise, realizojne thjeshte interesat e tyre. Vetem ne kete legjistalure, ka patur levizje te cuditshme nga “te medhenjte” tek te “vegjlit” ose brenda vete kesaj kategorie partish nga njera tek tjetra. Sigurisht, askush nuk e beson me “fabulen” e mungeses se demokracise se brendshme te partive, as edhe bindjen se brenda nje muaji apo 6 muajsh, kalon nga opozita ne mazhorance ne respekt te bindjeve te atyre qe te kane dhene voten apo pse kujtohesh se genetikisht nuk i perket asaj partie qe te dha nje vend ne Parlament.

Ne cdo vend demokratik, demokracia ne fund te fundit, konvertohet ne numra, te cilat jane rezultat i mbeshtetjes qe elektorati te jep kur i paraqet alternativen bashke me kerkesen per te te votuar. Jam i sigurte qe ne keto 17 vite, asnjehere zgjedhjet nuk i kane arritur standartet e duhura dhe te kerkuara nga organizmat nderkombetare. Asnjehere nuk kemi qene te sigurte qe votat tona, kane shkuar tek ato parti qe ne i kemi nisur. Ne asnje pale zgjedhje nuk jemi te sigurte se numerimi i votave ka qene i sigurte, ashtu sic edhe vete partite e vogla jane te bindura se asnjehere nuk i kane “matur muskujt” e tyre perballe elektoratit realisht. Eshte e qarte se perfaqesimi ne legjislativ (kuvend) ka qene pjelle e aleancave te cuditshme me te “medhenjte”, futjes se emrave ne listat e tyre, apo permes dhurimit te votave proporcionale ne favor te partive te vogla. Shembulli me domethenes eshte PAA e Xhuvelit, e cila huri ne Kuvend me “Dushkun socialist”, ndersa deputetet perfunduan ne mbeshtetje te mazhorances demokratike.

Me ndryshimin e sistemit ne proporcional rajonal, partite e vogla natyrshem kane mundesi te mbijetojne perseri. Rruget jane disa, por me te mundshmet jane vetem tre: te provojne “muskujt” e tyre te pavarur ne qarqet e Shqiperise, ti atashohen “te medhenjeve” ne formen e nje koalicioni te djathte ose te majte, ose te grupohen se bashku sipas programeve dhe opsioneve qe kane. Nese ato se bashku, kane nje mbeshtetje ne elektorat deri ne masen 30%- sic deklarohen, shume mire mund te kthehen ne nje faktor te rendesishem qeverisjeje, perjashto rastin e pamundur nese PD dhe PS do te vendosin te bashkeqeverisin dhe ato dalin “jashte loje” perfundimisht. Qofte “te vegjlit e majte” por edhe “te vegjlit e djathte”, mund te sigurojne- sipas bindjeve te tyre, jo me pak se 15% sejcili grupim. Dhe ne rastet e ardhjes ne pushtet, u takon te marrin jo me pak se 1/3 e vendeve ne qeveri dhe ne nivele te tjera perballe PS apo PD-se. Ka edhe nje alternative tjeter, ate te ridimensionimit territorial te subjekteve te vogla, duke u mbeshtetur fort ne gjera konkrete, qe i interesojne rajoneve te ndryshme te vendit, me strategji konkrete per te fituar besimin e elektoratit te interesuar direkt. Shembulli me i qarte eshte Lega Nord ne Itali por edhe Levizja per Autonomi ne te njejtin shtet, te cilat tashme jane ne qeverisje me Silvio Berluskonin.

Pas mese 17 viteve demokraci, ka ardhur koha qe femijeve tane, te mos u tregojme perseri sic na treguan ne ne ’90-en, perrallen e “demokracise pluraliste”, te cilen jo vetem nuk e besojme me ne, por as edhe ata qe linden pas vitit 1990 dhe sot jane 17-18 vjecare. Shqiperia dhe shqiptaret duhet te synojne tashme te tjera standarte, ato te rritjes se mireqenies per te kerkuar rrezimin e qeverive dhe mazhorancave nese inflacioni rritet 1% apo kur cmimet rriten 3% dhe jo kur nje parti e vogel “i heq tullat” e themelit nje koalicioni parazgjedhor. Eshte ky mentaliteti qe duhet te mbizoteroje ne nje vend komb-formues i Evropes dhe ne prag te antaresimit ne NATO dhe ne BE. Perndryshe, edhe pas zgjedhjeve te vitit 2009, nese nuk do te kete me heret, do te vazhdojme te shqetesohemi per fatin e “te vegjelve”, me shume se per fatin tone individual.

BLERTI DELIJA

 

KRAJA: EMIGRANTET SHQIPTARE KANE TE DREJTE TE VOTOJNE!

 

PRESIDENTI I LIDHJES NACIONALE SHQIPTARO-ARBËRESHE (LNSHA), NJËHERËSH DHE KRYETAR I KRYESISË SË LIDHJES BOTËRORE TË DIASPORËS SHQIPTARE (LBDSH), ALBAN KRAJA NË NJË INTERVISTË FLET PËR SITUATËN MBARËSHQIPTARE

 

Jeni President i LNSHA-së dhe kryetari i kryesisë se LBDSH-së. Keni kërkuar krijimin e një lobi të fortë mbarëshqiptar. Si po ecën puna në këtë drejtim? Deri ku ka mbërritur kjo kërkesë?

LNSHA-ja është shndërruar prej vitesh udhëheqëse patriotike, morale dhe kulturore e shqiptareve të Italisë. Aktivistët e saj në mbarë gadishullin Apenin, përpiqen dita ditës në dobi të afrimit dhe bashkimit të shqiptarëve mes tyre, por edhe me ato me prejardhje të tillë, arbëreshët. Pikërisht këta të fundit janë shembulli më i shkëlqyer i integrimit por jo asimilimit në një vend mik, duke ruajtur me krenari e për shekuj me radhe gjuhën, kulturën dhe traditat e vendit të shqiponjave, Shqipërisë. Në këtë aspekt, ato përbëjnë një pikë referimi për mbrojtjen dhe konservimin e origjinës jo vetëm të rreth gjysmë milioni shqiptarësh që banojnë aktualisht në Itali, por edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë kudo që ato jetojnë. Në sajë nenit 245 të Ligjit mbi tutelën e minorancave gjuhësore historike në Itali, të miratuar më dy maj ’01, arbëreshët prej shtatë vitesh konsiderohen në të gjitha efektet minoritet dhe ushtrojnë e mësojnë dy gjuhësinë, për herë të parë pas disa shekujsh, bazuar në një dispozitë ligjore. Këtë eksperiencë prosperiteti të komunitetit shqiptar në Itali, ne po përpiqemi të “eksportojmë” dhe në komunitetet e tjera shqiptare në Evropë e më gjerë për të bërë të mundur bashkim-vëllazërimin tonë në një Lob të fortë shqiptar, të aftë jo vetëm për të ndikuar në mbështetjen ndaj çështjes shqiptare të shteteve ku ato jetojnë, por që dhe në një të ardhme jo të largët të bëhen pjesë aktive e zgjidhjeve të problematikave që shqetësojnë sot hapësirën mbarëshqiptare. Ndaj kemi propozuar që shqiptarëve me banim në Diasporë tu krijohet mundësia që ato të votojnë dhe të përfaqësohen me kandidatët e tyre në parlamentet respektive. Për këtë qëllim si dhe për të pasur akoma më shumë shtrirje e zë të unifikuar, LBDSH ka aderuar së fundi në Lidhjen Shqiptare Botërore (LSHB) dhe së bashku kanë në kantier një sërë projektesh ambicioze për bashkimin dhe forcimin e Diasporës shqiptare duke ndjekur dhe shqyrtuar me vëmendje eksperiencën e pasur të lobit hebre. Një lob i fortë shqiptar është vetëm në dobi të Kombit tonë.

Ne ç’gjendje janë shqiptarët sot dhe me çfarë syri shihen ata nga të tjerët?

Me lejoni t’ju them që ne shqiptarët jemi populli më unik, më altruist, më autokton i mbarë Evropës. Jemi të vetmit që ruajmë e kultivojmë me fanatizëm akoma sot gjuhën më të vjetër të kontinentit tonë. Krejtësisht të pandryshuar në bazën e sajë, aq sa gjuhëtari i shquar italian Fr. Ribezzo arriti të përkthejë, bazuar në shqipen e sotme, rreth 300 shkrime mesapike të zbuluara në nëntokën e Pulias në Itali e të shkruara nga fisi ilir i mesapëve rreth shek. IV para erës sonë. Një konstatim i tillë nga Ribezzo bën që datimi i shkrimit të parë shqip të s’postohet, nga ai i njohuri zyrtarisht, me rreth 19 shekuj. Por fatkeqësisht, shumë nga akademikët tanë, të “kapur” prej dekadash nga klanet antishqiptare, heshtin. Sigurisht, dinamizmi i Diasporës për vite me radhë ka ndikuar së tepërmi dhe në përmirësimin e imazhit të shqiptarit në sytë e të tjerëve e sidomos këto kohët e fundit ka ndikuar pozitivisht dhe në pozicionimin e perëndimit pro kauzës shqiptare në Ballkan. Diaspora shqiptare sot gëzon shëndet të plotë e prosperon anë e kënd globit. Kjo falë gjenialitetit të përshtatjes të shqiptarëve si popull në çfarë do kushti e situate. Kujtojmë që vetëm në Itali zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik 38.721 firma private me pronarë shqiptar e në universitetet më të mira të gadishullit Apenin studiojnë aktualisht e dallohen për rezultatet e tyre të larta 5.825 studentë shqiptar. Nuk ka dyshim që së fundi, imazhi i shqiptarit ka filluar të përmirësohet ndjeshëm në sytë e të tjerëve ndonëse na mbetet akoma shumë për të bërë.

Sigurisht që e ndiqni situatën dhe në Kosovë e Maqedoni. Si ju duket gjendja në këto dy vende?

Në Kosovë dhe Maqedoni jeton gjysma e Kombit tim ndaj situatën atje nuk mund ta ndaj nga situata në Shqipëri. Tashme kufijtë mes nesh kanë më tepër një vlerë simbolike sesa reale. Jam shkodran por e ndjej veten po aq dhe ulqinak, prishtinas, shkupjan apo sarandjot. Megjithatë në Ballkan duhet të punojmë më shumë për një bashkim të mëtejshëm shpirtëror panshqiptar gjë e cila prej vitesh është arritur e ka filluar të japë frytet në Diasporë. Gjithsesi, mbase për arsye të një pushtimi gjakatar më se 80 vjeçar, Kosova ka qenë ajo që unë i kam kushtuar më tepër energji në punën time intelektuale e patriotike, përmes një sërë artikujve në gazetat perëndimore e referateve sensibilizuese në një sërë auditorësh nga më autoritarët në Evropë që nga Vatikani e deri në Paris. Kosova është reflektuar dhe në krijimtarinë time letrare përmes librit historik “Kosovo – La soppravivenza di un popolo” (Kosova – Mbijetesa e një populli) botuar në 4 edicione të njëpasnjëshme në Itali gjatë viteve 1998-2001. Fatmirësisht sot Kosova është e lirë nga pushtimi i egër serb e po bën hapat e saja drejt pavarësisë së vërtetë dhe konsolidimit të institucioneve të saja demokratike të dala nga vullneti i lirë i qytetareve të saj. Por, nuk duhet harruar as edhe një çast se sa gjak, vuajtje e sakrifica janë dashur për të arritur Kosova deri këtu. Ndaj, ambiciet e asnjë individi apo grupimi nuk mund dhe nuk duhet të vënë në rrezik për asnjë çast atë që është arritur. Nëse përfaqësuesit e popullit të Kosovës do jenë përherë vigjilentë dhe në unison mendimi, jashtë xhelozive të vogla që derivojnë nga mania e protagonizmit, jam i bindur që Kosova do bëhet në pak vite shteti më i begatë dhe më i sigurt i të gjithë rajonit.

Po në Maqedoni…?

Të njëjtën gjë duhet jo vetëm ta urojmë por dhe ta pretendojmë nga udhëheqësit e shqiptarëve etnikë në Maqedoni. Qershori është një rast i volitshëm për ta, që të bashkuar të paraqiten në zgjedhjet legjislative. Ato dhe vetëm ato do ishin përgjegjës nëse edhe këtë radhë faktori shqiptar do të fitonte në parlamentin e Maqedonisë me më pak se 30 për qind të vendeve. Nuk është më e tolerueshme që në një vend ku shqiptarët etnike përbëjnë mbi 40 për qind të popullsisë të vazhdojnë të përfaqësohen në parlament me vetëm 20 për qind të vendeve. Një anomali e tillë duhet të marrë fund një herë e mirë. Por që të ndodhë një gjë e tillë duhet që faktori shqiptar të hyjë në zgjedhje domosdoshmërish i bashkuar. Në këtë kontekst, dhe tentativa e pak kohëve më parë nga ana e qeverisë së Maqedonisë për të vënë vizat me Shqipërinë, nuk duhet lexuar si një kundërvënie ndaj Tiranës, por thjesht si një demonstrim i forcës dhe prepotentecës nga ana e Shkupit ndaj faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Kështu që, nëse vazhdon edhe këtë herë marrëdhënia konflituale e rivaliteti antagonist, mohues e denigrues mes subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, do të dëmtohen jo vetëm interesat e shqiptarëve në përgjithësi por do të sabotohej ndjeshëm dhe çështja e Kosovës në veçanti. Ndaj përfaqësuesit e partive shqiptare në Maqedoni, duhet ta kuptojnë këtë radhë politikën si një element bashkues e jo përçarës. Interesat personale e partiake në këtë moment rezultojnë një luks i tepërt për të ardhmen e shqiptarëve etnikë në Republikën e Maqedonisë. Sa më shumë të shtrihet bashkëpunimi mes partive politike, aq më të shumtë do të jenë votuesit shqiptar që do marrin pjesë në zgjedhje. Organizata jone ka filluar që tu bëjë thirrje bashkëkombësve tanë të Maqedonisë perëndimore me banim në Diasporë që të kthehen masivisht për të votuar më 1 qershor, pasi në demokraci mund të arrihet gjithçka përmes votës, ndaj një votë më shumë është një mundësi më shumë.

Si një ndër pionierët e parë të gazetarisë së pavarur, si e vlerësoni gjendjen e mediave shqiptare sot? (Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë). Sa arrijnë ato ta kryejnë detyrën e tyre?

Si gjithmonë roli i medias është një ndër komponentët themelorë në funksionimin e shtetit të së drejtës. Mediat sot, në të gjitha trevat shqiptare pa përjashtim, përjetojnë një moment mjaft pozitiv, qoftë në formë ashtu dhe përmbajtje. Të gjithë jemi të impresionuar sesi informacioni sot lëviz me një shpejtësi marramendëse. Kur unë shkruaja artikujt e mi të parë mbi situatën e shqiptarëve në Maqedoni, pak mbas rënies së diktaturës, duhej të gjezdisja një mbas dreke nëpër rrugicat e Tetovës për të faksuar një artikull për në gazetën që drejtoja në Tiranë. Sot interneti ka thjeshtuar, lehtësuar e zbukuruar gjithçka në median e shkruar. Është një shembull konkret faqja juaj në internet të cilën e hap ç’do ditë në zyrën time këtu në Itali e, ndonëse virtualisht, informohem për gjithçka ndodh tek ju edhe pa e pasur materialisht gazetën në duar. Një gjë e tillë ishte e paimagjinueshme në kohën e fillimeve të shtypit të pavarur shqiptar. Nga ana tjetër konstatoj me shumë kënaqësi që dhe profesionalizmi i gazetarëve shqiptar sot është në një nivel të kënaqshëm e bashkëkohor. Mbulimi me informacione ekzakte e në kohë reale nga e gjithë hapësira jetësore shqiptare është një sukses i padiskutueshëm i gazetarisë sonë e cila po e kryen më së miri misionin e saj fisnik.

Intervistoi: Anila LIMANI

 

Ndryshimi i përceptimit të “shqiptarit” jashtë atdheut

 

Ka ikë koha kur shqiptari përceptohej si rreziku numër nji i popullatës paqsore dhe të qetë të vendeve mikpritëse.Por vetë “shqiptari” asht nji ide abstrakte pa bazë konkrete në vetvete, pse shqiptarët zakonisht sapo lindin ose ndonji ditë ma vonë marrin nji emën, të cilin zakonisht, kur nuk emigrojnë në Greqi, e mbajnë për gjithë jetën!

Ka ikë koha kur shqiptari përceptohej si rreziku numër nji i popullatës paqsore dhe të qetë të vendeve mikpritëse.Por vetë “shqiptari” asht nji ide abstrakte pa bazë konkrete në vetvete, pse shqiptarët zakonisht sapo lindin ose ndonji ditë ma vonë marrin nji emën, të cilin zakonisht, kur nuk emigrojnë në Greqi, e mbajnë për gjithë jetën!

N’Shqipni e kanë zakon me i vu nji emen edhe atyne që kur rriten marrin rrugë të keqe; prandaj këto individë përposë se janë shqiptarë kanë edhe nji emën dhe nji mbiemën.

Edhe pse të qenunit banditë apo të jashtligjshëm nuk ka qenë as nuk mund të bahet kurrë monopol i yni si komb, ka përjashta, forca politike, ma së shumti ekstremiste, që kanë përdorë për vite rresht figurën e shqiptarit për me justifikue sistemin e tyne kalbun të qeverisjes dhe për me marrë vota e me ndejt në pushtet.

Sigurisht ka pasë vazhdimisht e ka shqiptarë dhe grupe shqiptarësh që kanë krye krime të randa dhe janë përlye me gjana shumë të ulta, por kjo s’do të thotë se krimi botnor ka vetëm ngjyrën kuq e zi.

Në këto vitet e fundit përceptimi i shqiptarëve jashtë atdheut ka ndryshue shumë e kjo gja ka ardhë edhe falë nji shikimi ma të qartë të miqve tanë perëndimor.

Në përmirsimin e këtij imazhi ka luejt rol edhe faktor kontingjent si për shembull hymja e Rumanisë në BE.

Ky eveniment ka sjellë nji dyndje romësh dhe qytetarësh rumunë në Perëndim, ndërmjet të cilëve janë mimetizue edhe shumë kriminela e keqbasë të rrezikshëm.

Në Itali për shembull simbas statistikave vjedhsit ma të mëdhaj të bakrit (në formë fletësh apo telash) janë rumunët. Edhe dhunuesit e grave të shumtën e herës janë po nga Rumania.

Disa akte të shëmtueme kohët e fundit çuen ish kryeministrin Prodi me i dhanë nji ultimatum qesharak Rumanisë për kontrolle ma të rrepta të qytetarëve të saj e pati bile prej atyne që kërkuen me za të naltë edhe tredhjen kimike për individët ma të rrezikshëm.

Por deri tash asgja nuk ka ndryshue.

I vetmi rezultat: rumunët ua kanë marrë vendin e parë shqiptarëve në kronikat e zeza. Në fakt krahas rumunëve rrijnë edhe boshnjakët, maqedonasit, marokenët – e të gjithë së bashku kanë ndikue që përceptimi i shqiptarëve të ndryshojë shumë në shoqninë italiane.

E gjithë nuk domethanë se rumunët janë kriminela, por thjesht se perceptimi subjektiv i popujve ndryshon, pra evoluon me kohën dhe me ngjarjet.

Duhet thanë edhe diçka tjetër shumë ma e randësishme sesa rritja e përqindjes kriminale të rumunëve: shumica e shqiptarëve kudo që janë punojnë ndershmënisht dhe fitojnë bukën e gojës me djersë. Shumica e tyne janë integrue dhe kontribuojnë në nji anë në rritjen e ekonomisë së vendit mikpritës dhe në anën tjetër në mbajtjen artificialisht të ekonomisë së vendit tonë.

Pra, shumica sakrifikohet dhe jep maksimumin e vetvetes. Nji pakicë merret me poshtërsina dhe buja e atyne akteve, e shumëfishueme me artin e mass-mediave, ka krijue nji imazh të keq të vendit tonë.

Ajo pjesë e shqiptarëve që punon dhe prodhon pasuni për atdheun e vet, ka pësue deri tashti edhe braktisjen e autoriteteve shqiptare.

Mjaft me mendue se për nji çertifikatë të marrun në Shqipni nevojiten përkthime, legalizime tekstesh, legalizime firmash, kundërfirma… e të gjitha këto ecejake u kushtojnë kohë dhe pare emigrantave dhe e bajnë shtetin amë të duket qesharak.

Ndërkaq komisionet qeveritare, parlamentare, partiake shqiptare nuk pushojnë tue ba vizita nëpër kryeqytetet e botës: pritje, kokteje, shtërngime duersh, buzëqeshje, përqafime… por gjendja mbetë pothuejse si përpara, e mjerë.

Por vetë shqiptarët në emigracion kanë ba diçka këto vitet e fundit.

Ata kanë krijue shoqata intelektualësh, artistash – të cilët me forcat e vetë modeste paraqesin vlerat tona jashtë atdheut.

Në anën tjetër nji pjesë e mirë e shqiptarëve që kanë studjue në Perëndim në vitet ’90 janë sistemue dhe kontribuojnë me përmirsue idenë e gabueme ndaj bashkatdhetarëve të vet.

Ndodh shpesh që të huejt që vizitojnë vendin tonë, shprehen të çuditun se Shqipnia nuk asht ai Far West-i që u kanë përshkrue gazetat dhe revistat në atdheun e tyne.

E megjithatë edhe sot tek ne pothuejse nuk ka nji strategji të vërtetë për me tërheqë turizmin e huej. Mungon organizimi dhe iniciativa private, kurse ajo shtetnore asht gati krejt e paqenë.

Ashtu siç ka ndryshue përceptimi i shqiptarëve përjashta, ashtu duhet të ndryshojë edhe përceptimi i vendit tonë dhe zbulimi prej të huejve i mrekullive natyrore që ai ofron.

Por ne ende sot mbas gati dy dekadash demokraci nuk kemi nji guide të vërtetë turistike të vendit tonë.

Në gjysmën e viteve ’90 për shkak të luftës në Jugosllavi, u pat rrit ndjeshëm numri i turistave gjermanë dhe austriakë në Spanjë. Shpresojmë se nuk duhet të presim efektet e ndonji lufte tjetër me ba që turistat e huej të drejtojnë sytë kah Shqipnia, pse vendi ynë asht i tillë që meriton me u vizitue pa shkrepë ndonji luftë askund, ashtu siç e meritojnë shqiptarët e ndershëm me u respektue pa pasë nevojë që askush tjetër të konsiderohet si gogol.

Nga ARDIAN NDRECA

 

Sa e madhe PDK-ja!!!

 

Ka qene dikur rreth vitit 1993 kur per here te pare u fol per “krisje”, “carje” apo “percarje” ne Partine Demokristiane, percaktore qe e ndoqen fatin e ketij subjekti politik deri ne ditet e fundit. Ne nje vend me mazhorance muslimane, nje subjekt politik me mbiemer demokristian, kishte pak gjasa te ecte perpara permes mbeshtetjes popullore. Nje peshe shume te vogel specifike, mund te kishte fakti se Bashkimi Evropian i vuri themelet e tij mbi parime kristiandemokrate, citat apo postulat qe e kane bere te vetin te gjithe kryetaret qe nder vite “hipen” mbi kalin e bardhe demokristian.

E keqja tjeter e madhe qe e shoqeroi kete parti, e cila ne fakt fillesat i ka ketu e thuajse 150 vjet me pare, ishte edhe xhelozia e hapur apo e fshehte e subjekteve te tjera politike- kryesisht te krahut te djathte. Ne rrugetimin e nisur drejt BE-se qe ne vitin 1990, ideali demokristian shihej si shume i privilegjuar dhe ne parti te ndryshme politike, individe apo grupime nxitonin te vinin parzmoren demokristiane, deri edhe ne mbrojtes te interesave te nje popullsie, te cilen dikush edhe sot e kesaj dite e konsideron minorance, apo me keq akoma e krahason PDK-ne me PBDNJ-ne.

Ne kete klime te konfiguruar me shume kujdes me shume per shkaterrimin e demokristianizmit dhe ne kushtet e pamundesise se krijimit te nje alternative tjeter politike me mbiemer islam, PDK u kthye ne nje shenjester apo edhe ne nje tabele qitjeje, por nga ana tjeter edhe ne nje mjet shume te rendesishem per karriren politike, ekonomike e shoqerore te individeve te vecante.

E gjithe kjo analize, ka nje nisje te hershme ne vitin 1991, me rikrijimin e Partise Demokristiane, me emra shume te njohur aktualisht te politikaneve te shperndare te te gjitha forcat politike, nga e majta, ne qender e djathtas, madje aktualisht edhe kryetare te subjekteve te medha politike. Mbase per here te pare PDK filloje te levize me ardhjen ne krye te Zef Bushatit, artistit qe si shume te tjere, si pjese e elites shoqerore te rregjimit komunist- njerez te shetitur dhe me horizont, realizoi nje nga levizjet e para ne politiken shqiptare. Nga nenkryetar i Partise Republikane, Bushati mori frenat e PDK-se, duke e mbajtur deri ne momentin kur u largua si ambasador i Shqiperise ne Vatikan. Duket se Bushati ishte ai qe “terhoqi kemben zvarre”, duke instaluar nje praktike ne Partine Demokristiane: mund te vish nga jashte apo nje subjekt tjeter dhe te ngjitesh ne krye! Natyrshem nuk eshte qellimi paragjykimi apo interpretimi i levizjeve te tilla si ajo e Bushatit, vecanarisht ne nisje te demokracise shqiptare, kur nuk ishin kritslizuar bindjet politike qartas. Nuk mund te mos terheqe vemendjen vijimesi e levizjeve ne kupolen drejtuese te Partise Demokristiane, ku asnje, e perseris asnje demokristian qe ka nisur jeten apo karrirene politike shkalle- shkalle ne kete subjekt, nuk ka marre kreun, duke mbetur perjetesisht numra 2,3, 4 apo me rradhe. I cuditshem ne kete pike, eshte edhe terheqja qe ky post ka ngjallur per shume individe nga jashte PDK-se, por mund te ishte teme e nje tjeter analize edhe me te hollesishme.

Pas Zef Bushatit qe erdhi ne krye te PDK-se pasi dorezoi “nenkryetarllekun” e Partise Republikane, pati nje perballje ne mes Sokol Frrokut- student i Dhjetor ’90, por jo i njohur deri atehere ne qarqet demokristiane dhe Nikoll Lesit, i cili ne fakt ishte deputet i pavarur por i ardhur ne Kuvend me mbeshtetjen e Partise Socialiste dhe te majtes. Ngjitja e Lesit ka mjaft drite- hije, nisur edhe nga vete deklarimet e tij se partine ia ka blere Bushatit me postin e ambasadorit ne Vatikan por edhe me para ne dore. Te tilla deklarime Lesi i ka bere ne rrethe te ngushta, por qe kane bere jehone direkt ose indirekt ne media por edhe ne rradhet e demokristianeve. Lesi brenda nje kohe te shkurter u antaresua ne PDK, mori postin e kryetarit te demokristianeve lezhjane, u zgjodh sekretar i pergjithshem per te marre zyrtarisht drejtimin e kesaj force politike. Qendrime “pro” e “kunder” e ndoqen drejtimin e PDK-se nga Lesi, por ne zgjedhjet e vitit 2005, ai arriti te marre nje rezultat shume te mire- unikal ne llojin e tij me 3,5% dhe dy deputete nga lista shumemrore. Pas slloganit te famshem “investime dhe arrestime”, Lesi mbeti jashte kabinetit qeveritar Berisha dhe duket se u arrit marreveshja e rradhes per kalimin e drejtimit te PDK-se nga ai tek Nard Ndoka. Pas largimit nga PD-ja, Ndoka iu bashkangjit PDR-se se Ndokes, te cilin bashke me deputete te tjere, e braktisi per tu ngjitur ne krye te demokristianeve shqiptare. Nuk mund te mohohet hovi qe Ndoka i dha ketij subjekti, duke e futur ne kabinet qeveritar ne rang ministri (realisht, veteveten), ne rang zevendesministrash, krijoi nje grup me 8 deputete por mbi te gjitha instaloi frymen e bashkepunimit te faktorit demokristian shqiptar, te cilen “de facto” nuk e ka arritur akoma deri ne keto momente. Nuk ia vlen te diskutohen gabimet e natyrshme qe jo vetem Ndoka si kryetar apo minister i PDK-se mund te kete bere. Per te gjitha ato, strategjite e gabuara apo te gjetura, Ndoka dhe demokristianet duhet te presin vitin 2009 per te marre “faturen”. Ajo qe ia vlen te jete pjese e nje analize te thelle me shume ne rrethet apo strukturat demokristiane se ne mediat shqiptare, eshte fenomeni i percarjes se PDK-se ne vite, sikur ajo te ishte perfaqesuese e 30 apo 40% te elektoratit dhe rrjedhje apo fraksione nuk i prishin pune! Disa gjera u permenden edhe ne keto rradhe, por mese miri se vete demokristianet, nuk mund ti shoshite askush tjeter.

Keto dite, PDK po kalon krizen e rradhes. Nje pjese e deputeteve, nje pjese e kryesise dhe keshillit kombetar, kerkojne “koken e Ndokes”. Me cdo kusht ata kerkojne te largojne nga drejtimi i kesaj force politike ministrin aktual te shendetesise. Niveli i debatit ka degjeneruar edhe ne akuza vulgare qe lidhen me ceshtje deftesash apo edhe morali individual. Nga ana tjeter, Ndoka ka marre masat e tij duke paralajmeruar largimin nga qeveria te zv.ministrave rebele Bushati e Gurakuqi, por edhe “lincimin” nga PDK te deputeteve rebele apo te mbeshtetesve te tyre. Te dy keto pale ne kete konflikt te ashper, i cili per hir te realitetit ka kohe qe pergatitet dhe jo vetem ne kuzhina demokristiane, besajo se jane apo duhet te jene ne nje mendje: demtojne rende idealin demokristian, aspiratat e te gjithe atyre qe jane demokristiane reale dhe me shpirt, imazhin e PDK-se por edhe zvogelojne shanset per nje rezultat me te mire se ne vitin 2005 ne zgjedhjet e vitit qe vjen. Pertej ndarjes tradicionale historike qe ka perjetuar PDK, pertej te gjithe te keqijave qe i kane ardhur apo do ti vijne nga te tilla ngjarje te pakendshme, nje gje eshte e sigurte. Perjashto surpriza te minutave te fundit, per here te pare ne keto vite te ekzistences se pas vitit ’90, ne krye te PDK-se nuk rrezikohet te vihet nje nga jashte kesaj force politike. Ne “valsin” e karrikes me te larte demokristiane, jane Ndoka, Bushati, Gurakuqi, Lesi por edhe ndonje tjeter, te cilet tashme mund te thuhet jo pa kenaqesi se e “kane kryer stazhin” demokristian, me perjashtim te rasteve nese ata duan te luajne lojen e dikujt tjeter jashte PDK-se… Vertete, sa e madhe PDK-ja, edhe nga te keqijat e mundshme i vijne te mira!!!!!!!!

BLERTI DELIJA

 

Për një barcaletë

 

Leci ishte punëtori më simpatik që kishte Ndërmarrja Komunale e qytetit tonë, të gjithë e njihnin, të gjithë e donin për veçorinë që kishte: humorin. Kaq shumë barcaleta dinte e tregonte sa i kishte rënë në vesh edhe drejtorit, shokut Gac i cili mbahej si qyfyrexhi i madh.

Leci që nuk ishte as i shkurtër, as i gjatë, me një përvojë goxha të mirë pune, me arsim të mesëm, baba i tre fëmijëve, kishte edhe një cilësi tjetër: punonte shumë e hante shumë. Përveç bukës së mbështjellë në gazetë që ia bënte tërë lezet e shoqja, Nusha, bënte herët edhe një vizitë në restorantin më të afërt, për ta përkdhelur barkun me një paçe.

Por një ditë, për fatin e tij të keq, Lecu u zgjue vonë. Si zakonisht, ashtu me bukën e mbështjellur me gazetë nën sqetull, shpejtoi hapat për t’i uruar mirëmëngjes restorantit. Shikoi një herë majtas, pastaj djathas, para e prapa. Kur u sigurua që atmosfera ishte e pastër, hyri me vrull. Por gëzimi shpejt u shua, sepse përballë tij: drejtori, shoku Gac, që po bisedonte tërë entuziazëm me një (me siguri shok të tij) që mund të ishte afro të pesëdhjetave. Leci u tkurr menjiherë, pastaj mori qëndrimin gatitu, u përkul pakëz, qeshi e përshëndeti:

Mirëmëngjes, shoku drejtor!

Mirëmëngjes Lec! – Po ti…?! Ora shtatë e tridhjetë e akoma nuk ke shkuar në… Në këtë orë edhe kryeministri ka dalë në punë.

Lëri justifikimet, Lec. – Ti edhe cigaren s’e pi. Po s’ka gjë, pa eja një herë e ulu në tavolinën tonë e na trego barcaletat e reja që kanë dalë. Ti e di që unë jam dhe qyfyrexhi, kurse ky shoku im, e quajnë Dalip është serioz, por barcaletat e forta edhe këtë e bëjnë të qeshin.

Dëgjo ti Lec, – foli Dalipi, – unë e dua humorin pozitiv dhe me partishmëri. Në qoftë se e plotëson kushtin, do të qeras me një gotë vere. Marshalla edhe me oreks qenke në rregull.

Mirë, – tha Leci. – Sa për hapje oreksi do të tregoj një që ka lidhje me bujqësinë, sepse bujqësia është çështje e gjithë popullit.

Bah, sa simpatik je! – foli Gaci. I ke rënë pikës. Dalipin, Kryetar kooperative e kemi. Dëgjo, me vëmendje Dalo, se e ke nga fusha jote.

Në një kooperativë bujqësore, – nisi bisedën Leci, tre persona kishin paraqitur kërkesën për të dalë nga kooperativa.

Si?! Kush?! Kush janë këto reaksionarë!? Të lutem, shpejt emrat! – foli i revoltuar Dalipi, i cili u ngrit në këmbë dhe nga xhepi i brendshëm nxori një bllok të mbështjellë në celofon të kuq, marrë hua nga librat e kryetarit Mao.

Pa ulu njëher, o Dalo, se nuk janë nga kooperativa e jote…

Njësoj është: kooperativë. Mos e imja, e shokut tim.

Ulu, ulu njëherë dhe qetësohu, – foli ëmbël Gaci. – Ti Lec vazhdo…

Tre personat ishin gjeli, qeni dhe gomari.

Unë kujtova se ishin njerëz, po këta qenkan kafshë. Vazhdo Lec, se vërtetë qenke simpatik, – tha Dalipi e qeshi hi-hi-hi e njëkohësisht i ndriti nuri i fytyrës.

I pari që u paraqit në Kryesi ishte Gjeli. Kryetari i kooperativës e pyeti: -He, more shoku Gjel, ç’është kjo kërkesë. Mos ke rënë në sevda me ndonjë pulë private e don të bësh dashuri private, e nuk të pëlqejnë këto tonat? Mos të ka penguar ndonjë shok i kryesisë, që të mos këndosh?! Fol, fol pa frikë… Fol me emra… Konkretisht.”

Jo, çështë ajo fjalë, shoku kryetar. Përkundrazi shokët e kryesisë më kanë trajtuar shumë mirë. Biografinë, ajo është më kryesorja e kam të pastër, të majme e të shijshme. Sa dy vëllezërit e mi (të cilët i ke njohur mirë dhe ndjesë paçin) dhanë jetën në mënyrë revolucionare duke përfunduar në një tavë pesëqindëshe, atë ditë kur në fshat na erdhi ai shoku i rëndësishëm i Komitetit të Partisë. E dhanë jetën për Partinë si u ka hije!”

-E di, e di, – tundi kokën kryetari. – Mos e përmend kohën e kaluar, iku ajo. Pastaj, për biografinë i ke shokët e rrallë në fshat, ndaj, çuditem, pse don të largohesh nga kooperativa?!”

-More shoku kryetar, – ju e dini se jeni dhe i mençur vetë, se ne gjelat gjithmonë kemi qenë lajmëtarët e parë të mëngjesit. Zëri ynë ka ngritur njerzit për të filluar punën. Tani, shoku kryetar edhe çanga e kooperativës që bie para se të këndojmë ne. Pra, si e shikoni me ndërgjegje të lartë socialiste e quaj veten hallkë të tepërt”.

-Të lumtë! – foli kryetari, – gjel e jo dokrra. – Edhe ti për çështjen e socializmit mund dhe duhet të sakrifikohesh ashtu si vëllezërit tuaj”.

Paska qenë kryetar i mençur vallahi, – foli Dalipi. – Vërtetë, i lumtë! – Po qeni, ç’tha qeni shoku Lec.

Me qenin u muar njëri nga shokët e kryesisë,  i cili kishte një konsideratë të veçantë për kafshët fisnike. Ai e pyeti në intimitet: -Më thuaj xhan, mos të kemi trajtuar keq?! Mos të kemi ushqyer keq?! Pse kërkon të braktisësh kooperativën në kohën më të vështirë, pikërisht tani që lufta e klasave ka arritur kulmin? A e di se mbulon një ndër sektorët më delikatë: mbrojtjen e pasurisë socialiste. E di ti, se në çdo mbledhje vetëm fjalët më të mira flasin për ty? Të kemi propozuar për fletë lavdërimi e më vonë për të çuar një muaj në aksion”.

-Faleminderit, shoku kryetar, – foli qeni, – e di që keni konsideratë për mua. Por unë e bëj këtë kërkesë, sepse ju më keni lënë roje natën, kurse vjedhjet bëhen ditën me diell”.

Jo kështu, i dashur Lec! – foli Dalipi.

Më ngadalë e korrigjoje fjalën. – Kush të tha ty, se në kooperativë bëhen vjedhje? Kush? – e nxori për herë të dytë bllokun pre celofoni të kuq. – S’e kupton, ti shoku Lec, se me të tilla fjalë nxin realitetin tonë socialist!

E ka nxi qeni, – foli Leci. – Në fakt qeni i zi ishte.

Tani zbardhe me gomarin, – tha Gaci, i cili edhe kësaj radhe e qetësoi shokun e tij.

Me gomarin u muar më shumë agronomi, – vazhdoi barcaletën Leci. – Po ti, more shoku gomar, ku e gjete rastin, në momentin më kritik, pikërisht tani në pragun e fushatës, të japësh dorëheqjen? Në një kohë kur mendimi yt novator u duhet të gjithëve. Po të mendojmë kështu si ti edhe ne, kush do të ndërtojë këtë të shkretë socializëm?! Më vjen keq, ta them sinqerisht dhe me përgjegjësi partie se kjo që po bën ti, është punë armiqësore”.

E rregullove, e rregullove pakëz biografinë, shoku Lec, po vazhdo, vazhdo, – tha Dalipi.

Gomari, pasi ia bëri tri herë iaaa, çoi bishtin e tha: -Shoku agronom, e ke dëgjuar fjalën e urtë popullore që thotë se dy gjela s’këndojnë në një pleh? Atëherë: ose unë ose kryetari”!

Shoku Gac – foli i nervozuar Dalipi, – paske elemente te dyshimet në Ndërmarrjen tënde. – Si shok po ta them, hap sytë e mpreh vigjilencën revolucionare.

I ke premtuar gotën e verës,- tha Gaci.

Cilën gotë, more… Po ky don ujë të ftohtë… – foli Dalipi dhe iku nga tavolina.

Gaci dhe Leci panë njëri – tjetrin dhe qeshën.

Lec, kujdes nga barcaletat! – tha Gaci dhe qeshi si qyfyrexhi i madh që ishte.

MARK BREGU

 

Maqedonia, nyja e pazgjidhur e Ballkanit

 

Presionet e SHBA-ve dhe bashkësisë ndërkombëtare janë shtuar ndaj Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit të Maqedonisë, ndërsa deri në korrik pritet të lëkunden pozicionet e palëve në bisedime dhe përfundimisht të zgjidhet çështja e emrit.Për të ruajtur ekuilibrin e brendshëm dhe për t`i ikur subversioneve, Maqedonia është ajo e cila e para duhet të tregojë gatishmëri kompromisi, sepse pozicionet e saj në arenën ndërkombëtare karshi Greqisë janë në disproporcion të theksuar.

Pagëzimi i Republikës së Maqedonisë vazhdon të mbetet çështje akute për procesin e saj të integrimit në NATO, BE dhe për stabilitetin e rajonit. Nuk pritet zgjidhje e përshpejtuar sepse kriza politike në vend dhe zgjedhjet e parakohshme kanë vendosur në status quo procesin e negociatave. Përgatitja e platformës shtetërore për emrin dhe në të njëjtën kohë organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike në kohën kur nuk funksionon Parlamenti janë të papërballueshme për lidershipin aktual. Tensionet e fundit që shfaqen në parafushatën e zgjedhjeve të parakohshme rrezikojnë shtyrjen e datës për fillimin e negociatave më BE-në. Lidershipi shqiptarë në Maqedoni gjatë fushatës elektorale duhet të demonstrojë kulturë demokratike që situata të mos eskalojë, sepse direkt dëmton shtetin e Kosovës i cili duhet të reflektojë paqe dhe stabilitet në rajon.

Dilema e Qeverisë së re e cila duhet të zgjidhet deri në muajin korrik është “NATO apo emri Maqedoni”. Dhe kjo dilemë do të zgjidhet në favor të vendit nëse nuk vazhdojnë tendencat absurde të maqedonasve dhe grekëve për të mbajtur në pronësi ekskluzive emrin dhe trashëgiminë e Maqedonisë së lashtë. Palët duhet të pranojnë se ky emër dhe nocion i cili gjeografikisht përfshinë pjesë të territorit grek, bullgarë dhe shqiptarë nuk duhet të jetë padrejtësisht monopol i grekëve dhe maqedonasve. Kjo logjikë rrezikon të ardhmen dhe perspektivën e qytetarëve të Maqedonisë dhe stabilitetin e rajonit në përgjithësi. Emri “Maqedoni” interpretuar në mënyrë të drejtë nënkupton pretendime jo vetëm ndaj territorit grek siç parapëlqen të deklarojë Athina, por edhe ndaj atij shqiptarë dhe bullgarë.

Propozimet “Maqedonia e Re” dhe “Maqedonia e Epërme” nëse pranohen nga pala maqedonase sqarojnë këtë çështje dhe pretendimet e mundshme territoriale. SHBA dhe Kombet e Bashkuara për arsye strategjike dhe për hir të stabilitetit rajonal pritet t’i japin fund këtij procesi. Maqedonia në NATO është i vetmi shpëtim për zgjidhjen e problemeve të papunësisë, problemeve të brendshme ndëretnike si dhe për vetë ekzistencën e këtij shteti multietnik në miniaturë. Çështja është mjaft e komplikuar sepse nëse ndodh ndryshimi i emrit, atëherë automatikisht pasojnë edhe goditjet për ndryshimin e identitetit nacional.

Menjëherë duhet të fillojnë procedurat për ndryshimin e programeve mësimore shkollore, historia, gjuha e cila nuk mund të quhet më “gjuha maqedonase”, por gjuha e Maqedonisë së Re apo Epërme. Të gjitha këto interpretime dhe elemente kanë futur në konfuzion lidershipin maqedonas, i cili duket qartë se nuk ka një strategji veprimi në këtë proces. Për të dalë nga kjo situatë nuk ndihmon as referendumi për ndryshimin e emrit, sepse sipas anketave të fundit nuk do të përkrahet nga shumica maqedonasve.

Vendi shkon drejtë izolimit total dhe në një situatë të brishtë, e cila megjithatë nuk do të arrijë kulminacionin për shkak të përkujdesjes nga ana e SHBA-ve. Marrëveshja tekniko-ushtarake mes SHBA-së dhe Maqedonisë që do të nënshkruhet më 7 maj është një garanci e fuqishme për vet ekzistencën e vendit dhe procesit të integrimeve euroatlantike. Deri në arritjen e marrëveshjes për emrin, Greqia si anëtarë e NATO-s dhe BE-së do të vazhdojë të shfrytëzoje autoritetin e saj për të shantazhuar dhe penguar Maqedoninë duke shkelur edhe detyrimet juridike, të cilat rrjedhin nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të cilat kanë të bëjnë me kontestin për emrin.

Situata pritet të ndryshoj kahun dhe në muajin korrik kur Kroacia dhe Shqipëria do të nënshkruajnë protokollin për anëtarësim në NATO, sinjalizohet se do të merr pjesë edhe Republika e Maqedonisë.

 

Emri dhe shqiptarët në Maqedoni

Ndryshimi i emrit kushtetues është sfidë e ardhshme e Maqedonisë prej të cilës varet anëtarësimi i saj në NATO dhe fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian. Pas Samitit të NATO-s lidershipi dhe Akademia e Shkencave Maqedonase medoemos duhet t’i nënshtrohen rishikimit të historisë dhe identitetit të tyre. Në këtë drejtim edhe pala greke duhet të zbusë qëndrimin në procesin e negociatave të cilat deri më tani janë zhvilluar në Washington, Athinë dhe Shkup. Kontesti nuk është i lehtë, komplikimet shfaqen pasi që mungon baza, një normë e përcaktuar ku palët negociuese do t’i përqendronin interpretimet e tyre.

E Drejta Ndërkombëtare nuk parasheh ndonjë dispozitë decidive se si rregullohet çështja e emrit apo emërimit të një shteti, por popujt kanë te drejtën që të zgjedhin emrin vetë, kuptohet emër i cili buron nga kultura tradita dhe vlerat historike. Bazuar në këtë fakt nuk kanë të drejtë as grekët dhe as maqedonasit, sepse nuk kanë ndonjë lidhje direkte me emrin Maqedoni. Sidoqoftë, deri më tani disa raunde negociatash mes diplomacisë maqedonase dhe greke janë zhvilluar dhe do të zhvillohen nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara. Në këtë cikël negociatash është për çudi dhe bie në sy një fakt, se si diplomacia maqedonase nuk përfshiu as edhe një përfaqësues të shqiptarëve në këtë proces.

Bazuar në anketat e fundit popullata shqiptare në Maqedoni qind për qind përkrahë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Për hir të këtij procesi shqiptarët vazhdojnë të deklarohen për ndryshimin e emrit kushtetues për të mirën e Maqedonisë. Me apo pa shqiptarët, deri në muajin korrik pritet një situatë e re rreth çështjes së emrit, e cila përcakton ose anëtarësimin në NATO ose zhvillime të paqarta brenda vendit.

Aspekti i kronologjik i problemit

Shikuar në aspektin kronologjik kontesti rreth emrit dhe marrëdhëniet me Greqinë për dy dekada me radhë kanë pasur rënie dhe ngritje. Republika e Maqedonisë pas pavarësimit të saj në vitin 1991 u ballafaqua akuzat e menjëhershme të fqinjit jugor Greqisë duke mohuar disa fakte historike të cilat rënduan marrëdhëniet fqinjësore mes dy vendeve. Pas shpalljes së pavarësisë Greqia kundërshtoi ashpër dhe nuk pranoi disa nga vlerat kulturore dhe historike të Maqedonisë si emrin kushtetues, flamurin dhe simbolet me të cilat identifikohej ky shtet. Qeveria e Greqisë përmes presioneve të vazhdueshme diplomatike si dhe më vonë me vënien e sanksioneve ekonomike në vitin 1994 detyroi ndryshimin e flamurit, duke e hequr Diellin Virgjinia.

Sipas grekëve “Sun of Virginia” paraqet lindjen e shtetit grek dhe i takon Filipit të II babait të Aleksandrit të Madh. Kjo ishte vetëm fillimi kur Maqedonia filloi dalëngadalë të zhvishet nga vlerat historike dhe kulturore të popujve etnik të Ballkanit. Tensionimi i marrëdhënieve mes dy vendeve vazhdoi edhe më tutje derisa në vitin 1995 dy vendet nënshkruajnë marrëveshje për çështjen e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Bazuar në këtë marrëveshje Greqia fitoi të drejtën e plotë të pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare dhe multilaterale me emrin kushtetues.

Që nga kjo periudhë Maqedonia zyrtarisht nga shumica e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare njihet si FYROM. Me këtë emër deri më tani ka zhvilluar të gjitha marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Më 4 nëntor 2004 emri kushtetues i Maqedonisë u njoh nga SHBA-të, më pas emrin e Maqedonisë e njohën Kina, Rusia, Turqia dhe mbi 100 shtete në botë. Kur gjithçka dukej të kishte marrë epilogun sërish në skenë shfaqet Greqia me akuzat dhe kërcënimet për të bllokuar integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO nëse nuk pranon të ndryshoj emrin e saj. Së shpejti pritet të filloj raundi i ri i bisedimeve ku edhe palët në negociata shpresojnë të arrijnë kompromisin përfundimisht për të mbyllur këtë çështje.

Nga:Muhamer PAJAZITI

 

Paradigma e Ishullit brënda Ishullit

 

«E di që ka shumë njerëz që thonë se, në qoftë se unë do kisha zgjedhur luftën para paqes, Voskopoja do shpëtonte. Nuk do pendohem deri sa të vdes dhe sikur të kem njëqind jetë do të bëj prapë të njëjtën gjë. Voskopoja nuk do të shpëtonte siç nuk shpëton një libër që bie në fund të detit. Por turqit nuk janë një dimër i përjetshëm dhe ia vlen të durosh duke përsosur artin e të jetuarit në ishull. Kur ata të ikin ne do ta shkruajmë artin e të jetuarit në ishull. Kur ata të ikin ne do ta shkruajmë praprë librin që na humbi, por aty do të ketë edhe disa faqe për turqit që nuk do të vdesin më kurrë në kujtesën tonë.” (f. 404)

Ky është misioni i Blushit. Të shkruajë librin e vonuar por të premtuar të bashkëmbijetesës herë të dhimbshme dhe herë të harmonishme fetare në Ishull, si një doracak për vete dhe të tjerët. Një manual që përpiqet profesionalisht të shpjegojë në mënyrë simbolike dhe antropologjike se si shqiptarët praktikuan të parin krishterim dhe myslimanizëm të bashkëjetesës reale nëpërmjet trajtimit të tjetrit si të barabartë pavarësisht besimit. Dhe ngjarjet ishullore të Blushit ndodhin në të njëjtën kohë me Revolucionin Shekullarist Francez dhe atë Amerikan. Një doracak ku shpjegohet se si shqiptarët praktikuan ndoshta të parin dhe mbase fatkeqësisht të vetmin Islam të Vërtetë që mund t’I mbijetonte të gjitha kohërave në paqe dhe harmoni me Krishterimin. Islamin e PAQES ashtu siç dhe do të thotë dhe emri Islam që Blushi e shpjegon sapo hap librin (f.9) krejt ndryshe nga Islamizmi dhe Krishterimi që predikojnë kleriku turk dhe prifti grek që kërkojnë të shfrytëzojnë të ndërsejnë shqiptarët kundër njëri-tjetrit në emër të Zotit por për qëllimet turke apo greke. Siç ndodhi në Bosnjë 18 vjet më parë.

 

AKUZAT HAXHI QAMILISTE NDAJ BLUSHIT KËRKOJNË TË DEFORMOJNË TË VËRTETËN E MADHE LIBRIT

E njëjta gjë që po ndodh edhe këto ditë nga disa islamistë integristë mediatikë në Shqipëri. Sepse për ta, njësoj si predikimet e hoxhës së turqve në libër duke synuar përçarjen predikojnë se, «Në islam nuk ka ishuj. Islami është një det i gjerë dhe i qetë në të cilin nuk mbytet ai që hyn, por ai që del jashtë.». (f.272) Sepse për këta integresitë humbës përfundimtarë të së shkuarës (I fundmi i tyre ishte Myftiu haxhiqamilist i Tiranës Musa Qazimi 1913-1914) Shqipëria Europiane e Bashkëjetesës «nuk mund të jetë një ishull në detin» e tyre (f. 272). Shkrimet dhe akuzat e tyre të hedhura këto ditë në media të kujtojnë tespiet e Hoxhës së turqve që përshkruan Blushi në rrugët e Voskopojës. Kritikat absurde që po i bëhen Blushit këto ditë synojnë të gjëjnë përkrahës jolexues me qëllim që të “shpojnë gurët me plumb» f.263

Uroj që akuzat e këtyre ditëve të burojnë nga paaftësia apo injoranca e kritikëve letrarë të vetëshpallur si të tillë, për të kuptuar të vërtetën e madhe filozofike që ky libër i sjell jo vetëm shqiptarëve. Të vërtetën e Blushit se bashkëjetesa nuk buron nga toleranca sepse Toleranca është jo vetëm e pamjaftueshme, por edhe e rrezikshme sepse kultivon pakënaqësinë e të Toleruarit nga Toleruesit! Sepse kështu krijojmë kategorinë e “Toleruesi” që i jep të drejtën vetes të gjykojë se ka pushtetin për të toleruar të tjerët. Bashkëjetesa nuk është Tolerancë por BARAZI. Tjetri nuk tolerohet por trajtohet si i barabartë sepse ËSHTË i Barabartë. Dhe barazia buron nga sinqeriteti. Dhe sinqeriteti buron nga njohja dhe debati reciprok sepse përderisa jemi vëllezër dhe jetojmë në të njëjtin qytet, kemi po aq të drejtë edhe të njohim të vërtetën e njëri-tjetrit. Përderisa kemi dëshirë (siç kemi bërë në qindra vjet) t’i urojmë njëri-tjetrit festat fetare, të martohemi bashkë, të punojmë në të njëjtën zyrë dhe të shkollohemi në të njëjtat shkolla, të jetojmë në të njëjtin pallat dhe të blejmë në të njëjtin dyqan, që fëmijët tanë të luajnë bashkë në të njëjtat parqe ku dhe gjyshërit tanë të kuvendojnë në të njëjtët stola pranë tyre, na lind pra dhe e drejta për të komunikuar dhe debatuar për të vërtetat që përfaqësojmë. Këtë bën edhe ky libër. Na kujton se s’mund të bashkëjetojmë po nuk respektuam diversitetin e njëri-tjetrit si të barabartë, dhe respekti nuk është një e Dhënë Apriori sepse pastaj kthehet në Hipokrizi. Respekti i vërtetë buron nga njohja e thellë e të vërtetës së tjetrit dhe njohja e thellë prej mijëra vjetësh buron nga dialogu reciprok. Ky libër është një dialog që përpara se të etiketohet me lloj lloj frazash haxhiqamiliste duhet të analizohet në mënyrë profesionale dhe jo duke shkëputur batuta jashtë kontekstit konkret.

 

BLUSHI AKUZOHET PA TË DREJTË SIC U AKUZUA DIKUR EDHE PAPA BENEDIKTI

Akuzat e këtyre ditëve të kujtojnë akuzat e nxituara që shumë islamistë naiv i bënë 2 vjet më parë Papa Benediktit duke spekuluar me fjalë të shkëputura nga konteksti përkatës. Akuza qesharake që u mohuan në mënyrë shumë simbolike nga Papa Benedikti i cili vetëm pak javë më pas u fal në xhaminë e Stambollit me fytyrë nga Meka, duke repsektuar kështu të gjithë botën islame ashtu siç kishte planifikuar kohë më parë. Sot Papa Benedikti është mik i madh i të gjithë elitave teologjike islamike botërore. Në atë kohë loja kundër Papës u kurdis nga korporatat antifetare të medias të cilat u hakmorrën ndaj qëndrimit të Papës kundër Fesë së Re të Konsumit dhe Egoizmit Materialist të shoqërisë postkapitaliste.

Edhe këto ditë, duket sulmin absurd ndaj Blushit: për fyerje të Islamit, për injorancë historike, apo edhe me teknikën e zhvlerësimit filozofik (sepse në fund të fundit art është) po e promovojnë underground konkurentët e tij në politikë që shohin tek Libri i Blushit modelin e ardhshëm të kategorisë politike të bashkëjetesës së sinqertë midis tw barabartwsh përballë tolerancës hipokrite e cila ngjiz hap pas hapi pakënaqësinë reciproke të fshehur nga injoranca e mosnjohjes së tjetrit.

 

TË JETOSH NË ISHULL – NJË DORACAK I MËSIMIT TË BASHKËJETESËS

Ishulli i Blushit fillon aty ku mbaron dhe mbaron aty ku fillon si një rreth vicioz sizifian duke kryer një rreth të plotë në proçesin e riformimit të identitetit protonacional. Një rrethrrotullim rreth ishullit të premtuar që Zoti na ka dhënë.

Doracaku ishullor për bashkëjetesën është një leksion bashkëkohor për të mësuar se si fetë mund të transformohen nga një gjenerator i ndarjes në identitete të kundërta në një gjenerator të identiteteve të larmishme (sepse Zoti e do larminë e botës) apo deri edhe në identitete hibride çka është edhe cështja bazë e globalizimit kulturor kontemporan. Protoglabilizmi kulturor i shqiptarëve të 300 vjetëve të shkuara lindi në një fshat proto-global ku xhamia ndërtohej përballë kishës nga i njëjti arkitekt, me emigrantë afrikanë romë që vijnë të jetojnë në mes të një fshati ku ka myslimanë, të krishterë, jobesimtarë biles edhe hebrenj. Fshati ku tradita qindravjeçare hibridizohet me kulturën moderne të kohës së vet. Ishulli i Blushit është i pari fshat protoglobal në kontekstin e kohës së vet, është një Utopi sa e Vjetër dhe e Re, e ndryshme nga ishulli Utopia i Tomas Morit dhe për më tepër më aktuale se e tija.

Është Utopia Reale e bashkëjtesës së ishullarëve që kapërcen tejpërtej kufijtë ndarës për t’u bërë të gjithë anëtarë të së njëjtës familje ishullare sipas vullnetit të vetë Zotit! Sepse të gjithë janë bijë e bija të Abrahamit, stërgjyshit të vëllezërve Moisi, Jesuz (Isakut) dhe Muhamed, babait të gjithë njerëzisë! Të paktën kështu e kanë kuptuar shqiptarët sipas Blushit.

 

PSE APO SI?

Por si ndodhi që shqiptarët u bënë ishullarë? Ishin të tillë që nga fillimi? i bëri fati? U bënë apo i bënë? E dinin që ishin të tillë? Deshën të jenë të tillë? Duan? Po vetë ishulli, ishte i tillë që në fillim apo e bënë shqiptarët si utopianët e Tomas Morit? E bënë se u pëlqente të jetonin në ishull apo s’kishin alternativë tjetër mbijetese? Në fakt këto janë pyetje arkaike (aristoteliane), të kapërcyera nga dija postmoderne e cila pyetjen PSE determinuese të gjetjes së shkakut primar të pasojave sekondare e zëvendëson me pyetjen bashkëvepruese SI(?)! Dhe këtë kategori logjike e ka shpjeguar më së miri filozofi Artan Fuga në librin e tij të mrekullueshëm “Rrota e Mundimit”.

Dhe fatmirësisht Blushi nuk e bën këtë gabim. Blushi nuk paraqet shkakun fillestar! Blushi nuk paraqet shkaqe fillestare dhunën apo vullnetin. Blushi zëvendëson pyetjet aristoteliane PSE me pyetjet postmoderne SI(?). Sepse Pse-të prodhojnë artificialisht vetëm vetveten, dhe përdorimi i pyetjes SI është mënyra më e mirë për t’Ju shmangur të vërtetave që gënjejnë vetveten. Blushi “merr përsipër të shpjegojë sado pak MËNYRËN SE SI stërgjyshërit a katragjyshërit tanë kanë marrë vendime në atë kohë, vendime edhe për ne sot. Pasi mënyra se si ata rezistuan, iu adoptuan një pushtimi të caktuar, jep shumë nga logjika e gjërave, të cilat ne jetojmë sot.” (çitim i Blushit nga gazeta Shqip 15 Prill 2008). Prandaj edhe Blushi nuk shpjegon shkakun pse u konvertuan shqiptarët në myslimanë, as pse bashkëjetuan shqiptarët, por nën logjikat e ndryshme dhe të kundërta të kohës ai jep perceptimet tona të ndryshme mbi mënyrën se si u konvertuan dhe si bashkëjetuan shqiptarët, si mësuan të jetojnë nën të njëjtin ishull dhe nën të njëjtin qytet, si u gabuan dhe si u korigjuan, si mësuan të jenë fqinj, miq, të martuar, vëllezër të një gjaku. Si u gënjyen nga misionarë të huaj grekë dhe turq që i ndërsyen në përçarje dhe vëllavrasje dhe si reflektuan dhe nxorrën mësime të mëdha që na vlejnë edhe sot.

 

PERSONAZHET MITIKO-SIMBOLIKË QË EFEKTOJNË ARKETIPIN ISHULLOR

Dhe për këtë Blushi përdor një teknikë shumë të shëndetshme si nxënës shembullor i filozofisë së ishullit të bashkëjetesës. Ai nuk flet vetë. Ai nuk jep gjykime mbi të tjerët por i jep shansin të tjerëve të japin gjykimet e tyre. Gjykimet Blushi ua ka lënë personazheve mitiko-simbolike që enden në formë rituale si Odieseja (Aranit Komneini nëpër Mesdhe dhe Europë), babai i Odiesë, Sizifi vetë (Araniti Komneini me arkivol në dorë), bashkëqytetari i tij Edipi mbret i plakur (Araniti i plakur me Sarën e vogël për dore), apo edhe si Noe, Abraham, Moisi, Krisht dhe Muhamed në shkretëtira (gjyshi i Arianitit, Ibrahimi, Arianiti, Isaku, Sali Benishi), dhe të gjitha këto ndodhin në një skenografi krejtësisht reale kohore dhe historike të 1000 vjetëve të fundit pa as më të voglin difekt apo gabim (duke përfshirë në simbolikën e vet historinë e botës, të Perandorisë Kozmopolite Bizantine, të vetë popullit shqiptar, dhe sidomos të dy poleve orientale dhe oksidentale të udhëheqësisë politike shqiptare të djeshme dhe të sotme). E vërteta e Blushit është një konspekt strukturor historik duke i dhënë librit edhe dimensionin e njohjes historike.

Blushi nuk flet vetë por vetëm dëgjon zërat e së shkuarës për të kuptuar realitetin e sotëm. Dëgjon zëra që vijnë nga thellësia e kohërave në vetë nënshtresat e ndërgjegjes sonë kolektive të cilat nuk e konfuzojnë, dhe as e turbullojnë. Përkundrazi ai është i qartë sepse ka fatin të dëgjojë jo thjesht një kor unik për bëmat e heronjve zyrtarë por dëgjon dhe na përcjell edhe zërat e heronjve jozyrtarë! Ata të harruarit, të Mohuarit, të cilët Blushi falë formimit të tij kulturor personal dhe familjar është në gjëndje t’i veçojë, t’i ndajë, t’i zbardhë në këtë roman. Blushi na i sjell zërat e së shkuarës epike në formën që ne shqiptarët kemi ditur të bëjmë gjithmonë: në formë rrëfenjash dhe epikash historike por këtë herë Alternative, Jozyrtare.

 

TESTAMENTI ALTERNATIV I TË PARËVE TANË SIPAS BLUSHIT SHMANG KONFLIKTIN E PASHMANGSHËM

Ishulli i Blushit është një Testament Alternativ i ngjashëm me referencat mbi papiruset e Detit të Vdekur por jo sipas teknikës komerciale të Dan Broën (në spekulimin e tij fitimprurës “Kodi Da Vinci”). Blushi nuk ka qëllim të dekonstruktojë Besimin, përkundrazi. Tregon se sa i vërtetë ka qenë ai ndër shqiptarë. Jo në një kuptim të praktikimit sinkretik por si projektim i vetë historisë sonë unike të bashkëjetesës jetëgjatë.

«Të jetosh në ishull» është një Testament i të parëve tanë për ne vetë dhe vetë botën. Është një Testament Shqiptar Bibliko-Kuranor Alternativ, jo në kuptimin e një besimi tjetër apo miks por në kuptimin alternativ mbi mënyrën se si shqiptarët i lexuan testamentet dhe e bënë historinë e tyre të Bashkë-Mbijetesës Fetare. Leximi i Blushit është një lexim kontemporan që sot po i bëjnë Testamenteve Bibliko-Kuroanore akademikët dhe teologët më të mëdhenj të planetit, që nga Papa Benedikti i Bashkëjetesës Ndërfetare e deri te teologu i madh Islamit, Imam Gazaliu i çituar nga Arbën Xhaferri (në Konferencë Kombëtare, Tiranë 14-15 Nëntor, 2003).

Testamenti i të parëve tanë që Blushi përpiqet të zbardhë artistikisht në formë Romani NUK është një Testament i profecive eskatologjike hegeliane të përplasjes finale dhe të fitores së njërit qytetërim mbi tjetrin. Nuk shtë një profeci distopike e tipit të Spenglerit, Fukujamës dhe të famëkeqit Hantigton mbi përplasjen e pashmangshme të qytetërimeve.

 

FATI I MITIT SIZIFIAN

Sepse Blushi zbulon në të shkuarën tonë mitin edipo-sizifian të Kamysë të fatit të njeriut që sunduar nga vetë njeriu dhe jo nga Perëndia e Fatit. Shqiptarët qindra vjet para Kamysë, kishin zbuluar në mënyrë të ndërgjegjshme në ADNnë e fshehur të arketipit të tyre kulturor bashkëautorësinë e miteve greke të Edipit dhe Sizifit, sipas të cilave njeriu duhet të bëjë të vetin dhe të njohë dhe të zotërojë fatin e pashmangshëm që Zoti kishte projektuar për ta. Përplasja përfundimtare përjashtuese, fitorja turqizuese e shqiptarëve apo humbja greqizuese predikohet vazhdimisht në libër nga dy polet e gjenerimit të përçarjes, si nga prifti grek ashtu edhe hoxha i turqve. Shqiptarët i besonin Zotit, por njëkohësisht mësuan të besojnë se Fatin e tyre duhet ta bëjnë ata vetë. Dhe sprova simbolike e rënies së Voskopojës i detyron më shumë të mësojnë.

Sepse tashmë Fati i tyre ishte projektuar nga ata vetë. Sepse kështu kishte vendosur Ibrahim-Abrahami Shqiptar i Blushit. “Fatin e djemve të vet e kishte përcaktuar ai vetë” dhe jo si Abrahami i Testamenteve bibliko-kuranore që fatin e djemtë e vet “ndoshta e kishte përcaktuar vetë Zoti” (f. 157).

Por po ashtu si në mitologjinë dhe tragjedinë greke (sipas Alfred Kamysë), si për Edipin edhe për Sizifin, kapërcimi përqafësues ndërgjegjësues që i bëjnë fatit nuk i shmang dot ata nga vuajtja e tij, po ashtu edhe personazhet e Blushit nuk i shmangen dot vuajtjes, përkundrazi, si heronj dhe si profetë të lashtë, ata vuajnë dhe prodhojnë historinë e tyre sizifiane, si në një rrotë mundimi fugiane, si mikrokozmos alternativ i vetë njerëzimit botëror.

Blushi duke folur me gojën e Hanës së krishterë që i referohet Muhamedit mysliman shqiptar (që i ka kërkuar dorën për grua), dekonstrukton mitin ekzistencialist sizifian shqiptar si shprehje e arketipit ishullor konservues të vetë qytetërimit njerëzor.

“Ne të gjithë jetojmë si heronj të fantazisë njerëzore… Unë jetoj si profet, Arianiti besonte se ishte Abraham, Isak Komneinit i dukej vetja si Jezu Krishti, Sali Benishi besonte se Aishja e tij i ngjante gruas së Muhamedit, Bilalit i dukej vetja si jevgu që vodhi gozhdën e kryqëzimit, Ana është e bindur se do të bëhet princeshë si Ana Komnena e vërtetë dhe Niko ndryshoi emrin që të jetojë si Paridi. Bota rri në vend sepse ne besojmë se shpirti i dikujt tjetër jeton në trupin tonë dhe kjo na bën dembelë. Bota ka mijëra vjet që nuk ndryshon sepse secili nga ne kujton se një shpirt më i ndritur do t’I tregojë rrugën e duhur. Na duket sikur ecim, por në fakt ndjekim hapat e dikujt që ka kaluar përpara nesh dhe kthehemi aty ku u nisëm.” (f.368)

 

Shqiptarët bashkë-mbijetuan duke mbetur shqiptarë sepse “I lidhte e njëjta vatër”

Këtu qëndron edhe thelbi i kuptimit të shmangies së profecisë së përplasjes përfundimatre sipas misionarit të grekëve dhe të turqve, apo sipas banorëve të Kretës që prisnin me padurim ditën që të thernin të gjithë turqit e ishullit.

Përplasja “e pashmangshme” e shqiptarëve me besime “të kundërta” shmanget pikërisht sepse ata i përkisnin të njëjtës Vatër. Tek koncepti i Hajdegerit “I të qënit i lidhur me vatrën” duhet kërkuar fati që shqiptarët e bënë vetë. Në këtë koncept hajdegerian fshihet edhe fati unik i bashkëmbijetesës ndërfetare dhe kombëtare shqiptare. Tek të qënit të një vatre, pra të një gjaku, të një gjuhe, banorë të një ishulli fshihet sipas Blushit edhe mbijetesa shqiptare që i mbijetoi fatit të përçarjes fetare alla bosnje të projektuar nga misionarë të huaj grekë apo turq në qindra vjetë.

Vetë filozofi i madh i historisë Eric Habsbaum e ka marrë rastin shqiptar të bashkëekzistencës ndërfetare si shembull historik botëror të protonacionalizmit mbifetar. Shembull që ka detyruar në rivlerësimin e vetë konceptit akademik përgjithësues “protonacionalizëm” në nivel botëror si në origjinat e tij fetare ashtu edhe thjesht gjuhësore. Dhe Hosbaum i referohet pikërisht Sami Frashërit të 150 vjetëve më parë i cili çitohet të kenë thënë:

“Të gjithë ne jemi një fis i vetëm, një familje e vetme:jemi të një gjaku e të një gjuhe”. (Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780-a, Erik Hobsbaum, Sh.B.Toena, 1996, F.53)

Këtu e merr edhe origjinën metafora e familjes ishull të Ibrahimit sipas Blushit, që fsheh edhe alkiminë e formulës së bashkëmbijetesës ndërfetare shqiptare:

Shqiptarët vërtet kishin fe, emra dhe etikë fetare të ndryshme por ata në radhë të parë ishin vëllezër të një gjaku, ishin bij të të njëjtit atë, ishin rritur dhe ushqyer pranë të njëjtës vatër, dhe natyrisht që flisnin të njëjtën gjuhë. Ishulli i shqiptarëve të Blushit nuk fetishizoi dallimet fetare por përkundrazi të përbashkëtat e Testamenteve Bibliko-Kuranore duke projektuar që në gjenezë lindjen e një kombi me dy fe të ndryshme, me personalitet të dyfishtë, por me identitet të njëjtë të të parëve tanë.

“Shtëpia është bërë si ty, i kishte thënë Sara Ibrahimit…: ti ke dy fe, dy emra dhe dy gra në trup. (f.321)

Ndaj dhe bijtë e Ibrahim-Abrahamit Shqiptar e respektuan besimin e të vëllait duke e debatuar pafundësisht që në origjinë dhe panë të ndryshmen dhe të njëjtën duke ditur përse duhet respektuar tjetri. Jo thjesht sepse ashtu mendonte tjetri, por sepse arrinin të kuptonin arsyet se pse tjetri besonte në fenë e tij. Këtë e kuptonin sipas Blushit në lojërat dhe debatet e moderuara nga gjysëm hebrenja Sara, përfaqësuese e origjinës së përbashkët të të gjitha besimeve monoteiste.

 

PARADIGMA E ISHULLIT BRENDA ISHULLIT

Metafora e ishullit të Blushit është një metaforë rrethore e cila i mbivendoset vetvetes si rrathë dantesk të Ferrit apo të Parajsës në varësi të ritualit të mësimit të bashkëmbijetesës dhe të evolucionit të vetë historisë blushiane. Ishujt i mbivendosen njëri tjetrit në një formë shumë artstike dhe antropologjike duke respektuar radhën e kalimit nga një ishull më i vogël drejt një ishulli më të madh. Nga ishulli i brendshëm i Ibrahimit kalohet në mënyrë projektuese drejt Familjes-Ishull dhe familja-ishull projekton rreth vetes një Fshat – Ishull brenda të cilit projektohet një mit që nuk është: Voskopoja e vërtetë. Ajo që ne nuk e njohim sepse nuk duam. Sepse i ikim si të ishte një ëndërr e frikshme duke harruar se aty fshihet mësimi i madh, final sipas autorit.

 

ISHULLI I BRENDSHËM I IBRAHIMIT-ABRAHAM

Ishulli i Blushit fillon tek harmonia e brendëshme e ishullarit të parë. Ibrahimit. Atij i pëlqen emri Ibrahim sepse Ibrahim do të thotë Abraham. Emri i tij i dyfishtë lexohet nga ai jo si një mur ndarës por si urë komunikimi me tjetrin: «ti mund të më thërrasësh Abraham» i thotë Anës, gruas së tij kristiane. Ky është një detaj thelbësor i vetë ishullit të tij të brendshëm që projektohet në të gjithë ishujt e tjerë që formohen rreth tij. Ai nuk fetishizon dallimin por përkundrazi: të përbashkëtën. Kjo është baza nga ku mund të fillojë bashkëjetesa e vështirë në shtëpi.

Dhe Blushi si në një udhëtim dantesk lëviz nga njëri rrath në tjetrin duke ndaluar sa herë del në breg të ishullit të radhës, nga ku tregon se si shqiptarët mësuan notin e mbijetesës.

 

ISHULLI I FAMILJES SË GRUAS SHQIPTARE

Familja ishullore e Ibrahimit mëson mbijetesën hap pas hapi. Dhe guri i themelit, dhe këtu qëndron një zbulim i madh i Blushit, është GRUAJA, NËNA SHQIPTARE. Në asnjë vlerësim të derisotëm nuk është përcaktuar kaq thellë dhe kaq fuqishëm kjo e vërtetë kaq e madhe dhe historikisht kaq e vërtetë. Nëna shqiptare “kishte vendosur barazi mes dy feve nën një çati, gjë që profetët, bashkë me gjithë të urtët e të fortët e botës, nuk ia kishin arritur dot akoma.” Këtu projektohet bashkëmbijetesa e shqiptarëve. Në familjen ishull. Një familje e përzier. Myslimane dhe e krishterë. Sipas standartit unik shqiptar në Ballkan, të sanksionuar edhe në të drejtën kanunore, burrat myslimanë martoheshin me gra të krishtera duke lejuar që fëmijët e paslindur të ndaheshin në djem myslimanë dhe vajza të krishtera duke krijuar kështu një raport ndërfetar në radhë të parë brenda familjes. Martesat ndërfetare shqiptare janë mësimi i parë i madh i shqiptarëve për të gjithë. Aty u brumos bashkëjetesa. Nga gruaja shqiptare duke iu dhënë dashuri të gjithëve njësoj. Ky është mësimi që mëson Blushi nëpërmjet refektimit të Muhamedit shqiptar.

“Marin Kurilën do ta kisha detyruar të martohej me Aishen

Kjo është e vetmja mënyrë që grindjet mes të krishterëve dhe myslimanëve të qetësohen sepse fëmijët janë të përbashkët dhe ata e ruajnë paqen brenda.

Fshati shpëtoi kur Arianiti iku, sepse ai nuk do të lejonte që vajzat e krishtera të martoheshin me burra myslimanë. Po të ishte ai në fshat, babai nuk do të ishte martuar me Sarën dhe nuk do të ishte zbutur. Ne, djemtë e tij, do ishim myslimanë të egërsuar dhe të gatshëm për t’u hakmarrë duke menduar se po jetojnë në një fshat ku na është ndaluar ajo që i lejohet të tjerëve, siç mendonte Sali Benishi. Shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje: të martohen të krishterët me myslimanë që të shmangim Voskopojën.” F.343 – 344

Këtu dështojnë edhe misionari grek dhe ai turk sepse shqiptarët mësuan. Mësuan nga gruaja dhe nëna shqiptare.

 

FSHATI ISHULLOR

Dhe kështu asimilohen dhe riformohen njëkohësisht pak nga pak ishujt nga njëri tjetri, Ibrahimi me familjen, familja me fshatin, duke e rikthyer përsëri fshatin pas shumë dhimbjesh, plagësh, sëmundjesh dhe braktisjesh në një komunitet plural normal krushqish, miqësish dhe mërish të reja, si dikur. Dikush vjen, një tjetër ikën, një tjetër lind. Kështu ndërtohet edhe xhamia përballë kishës nga e njëjta familje arkitektësh ku si kisha edhe xhamia janë si kostume të qepura sipas trupit të vetë shqiptarëve. Jo madhështore sepse ashtu shqiptari do të ndihej i vogël para tyre, por aq sa është dhe ashtu siç është vetë besimtari shqiptar.

Blushi na e paraqet kulturën e fshatit të përzier mysliman dhe të krishter si një kulturë hibride ku komuniteti bashkëvepron dhe ndërvepron në formë komplementare duke zbehur diferencat fetare dhe duke forcuar lidhjet familjare. Ibrahimi mysliman shkon në kishë dhe përpiqet të shërojë nga kolera të krishterët, Ana e krishterë kujdeset për mbarëvajtjet e riteve myslimane të të shoqit, i biri i krishterë i Naum Shytës nga Pleshishti ndërton xhami (siç ka ndërtuar në të vërtetë edhe kështjellat e bektashiut Ali Pasha i Tepelenës), etj. etj. Vetë shtëpia e myslimanit Abraham vendoset në një proçes të vazhdueshëm hibridizimi në formë dhe përmbajtje. Një shtëpi myslimane ku myslimani ndërton tavolinë dhe karrike europiane, gatimi i përzier perëndimor dhe lindor, njohja e mitologjisë së lashtë ballkanase. Vetë Sara me origjinë ebrehe sjell kulturën e perëndimit e cila bashkëjeton me fenë myslimane. Muhamedi, bir i Abrahamit kërkon të martohet me Hanën e vjetër kristiane pa i kërkuar të ndërrojë fe por ndërkohë shtëpinë ia kthen në xhami. Dhe ky hibridizim nuk bazohet mbi superioritetin e më të fortit apo dominimin e shumicës. Është një hibridizim në fillim i vështirë dhe i dhimbshëm (siç ishte edhe pushtimi) por pak nga pak bëhet i natyrshëm dhe ndodh hap pas hapi në mirëkuptim. Ky është leksioni i Blushit! Më i rëndësishëm se vetë hibridizimi është proçesi i hibridizimit që na kujton konceptin e Nestor Garcia Canclini, sociolog i famshëm kontemporan i cili e vlerëson vetë mënyrën se si realizohet proçesi i hibridizimit si më i rëndësishëm se vetë hibridizimi si një leksion mbi bashkëjetesën globale.

 

FILOZOFIA E ISHULLIT

Kështu u ribë Shqipëria. Një komb-rrënojë (siç e quan Ismail Kadare në «Vizitë në Kështjellën Grac») i cili u ngrit me vështirësi mbi gërmadhat që vetë shkaktoi. Një komb që i lejoi vetes rrënimin për të mos i lejuar vetes përçarjen fetare që me siguri do t’I sillte asimilimin nëpërmjet turqizimit dhe helenizimit. Shqiptarët zgjodhën “higjenën e injorancës” si profilaksi ndaj sëmundjes së asimilimit nëpërmjet turqizimit apo helenizimit.

Dhe kush më mirë se vetë Blushi mund ta predikojë si profet filozofinë e vet në gojën e një Isaku shqiptar që i drejtohet shqiptarëve kristianë që prej qindravjetësh përpiqen pa sukses për pavarësi nga pushtimi turk:

«Ju jetoni në ishull pa e ditur… Ishullarët janë njerëz të vetmuar dhe vetmia i ka bërë të mendojnë. Ata kanë vetëm një qëllim: se si të shpëtojnë ishullin e tyre nga stuhitë dhe pushtuesit. Për t’ia arritur kësaj, ata përdorin çdo dredhi dhe kur dredhitë nuk pijnë ujë përdorin luftën. Por lufta është arma e fundit që përdorin pasi i kanë ofruar të huajve paqen, qetësinë, strehimin dhe mënyrën e tyre të jetesës. Ka shumë udhëtarë që thonë se njerëzit e ishujve janë mikpritës. Në fakt, kjo është një dredhi që ata e kanë përsosur në mijëra vjet për të shpëtuar atë pak tokë që kanë nga piratët. Ishulltarët kanë një rregull. Ata i pranojnë të huajt dhe njerëzit që vijnë nga deti vetëm në qoftë se këta mësojnë notin. Pas notit ata u mësojnë të huajve peshkimin, pastaj i tregojnë si të ndërtojnë barka dhe anije, pastaj se si të gatuajnë peshkun, pastaj se si të ngrenë diga për të zbutur egërsinë e detit që kafshon ishullin, pastaj se si të presin gjatë dimrit duke u ushqyer me durim dhe pastaj sesi gjatë verës të ruajnë ushqim edhe për dimrin tjetër. Kur i huaji i ka mësuar të gjitha këto, ai pa e kuptuar është bërë një ishullar. Dhe ky ishullari i ri, pa e kuptuar ka vetëm një qëllim: se si të ruajë të pavarur ishullin e vet duke përdorur mjeshtërinë që të tjerët i mësuan atij. Voskopoja është një ishull i krishterë, i cili i ka shpëtuar deri sot pushtimit duke përdorur këto dredhi.»

«E di që ju duket e pamundur dhe e padenjë, por unë shoh që tani ditën kur myslimanët do luftojnë për të mbrojtur kishat tona. Fëmijët e tyre do të jenë ngrohur si zogjtë nën lëvozhfën e vezëve të pashkës dhe në verë kryqet e kishave do t’u bëjnë hije pleqve të përvëluar nga vapa. Le të mendojnë se Islami i tyre i ngroh si një jorgan, por unë jam i bindur se krishterimi ynë i begatë do t’u duket si një jastëk, mbi të cilin koka çlodhet duke parë ëndërra të bukura me bollëk dhe lumturi. Myslimanët e Voskopojës janë akoma si të huajt në ishull. Janë të egër, janë të hutuar dhe të uritur. Vetëm një gjë nuk mund ta pranojnë ata: të kthehen prapa duke rrezikuar të zhyten në thellësitë dhe pabesitë e detit. Në qoftë se u jep për të ngrënë, i jep një strehë dhe i mëson notin, ata do të zbuten dhe do të punojnë për të pasur ato që ne i kemi dhe që ata nuk i kanë, sepse nuk mund t’i sillnin me vete nëpër det.»

«Por ka edhe diçka tjetër. Myslimanët e Voskopojës janë shqiptarë siç jemi edhe ne. … Ata janë myslimanë, por akoma nuk janë turq. Në qoftë se ne i zbojmë shqiptarët myslimanë nga qyteti ata do të shkojnë te turqit dhe të gjithë bashkë do të vijnë dhe do na zbojnë ne na nga Voskopoja. Kjo do të ishte një luftë e humbur. Kështu kanë gabuar shumë burra të mençur përpara nesh, pa e kuptuar se duke i quajtur turq, shqiptarët myslimanë, në fakt, i kanë hedhur ata si armë në duart e turqve. Me ato duar turqit kanë luftuar dhe kanë pushtuar fshatrat dhe qytetet tona. Në të vërtetë shqiptarët kanë luftuar kundër shqiptarëve dhe njëra palë besonte se luftonte kundër turqve, ndërsa pala tjetër ngushëllohej se luftonte kundër grekëve. Kësisoj nuk ka mbetur asnjë pëllëmbë Shqipëri dhe kujtdo që fitonte i thuhej se fitoi si turk dhe kujtdo që humbte i thuhej se humbi ngaqë ishte grek. Voskopoja nuk është një ishull ku turqit luftojnë me grekët. Voskopoja është një tokë ku shqiptarët akoma nuk kanë arsye të luftojnë me shqiptarët.»

ALTIN GOXHAJ – studiues

 

“Miss Shkodra” merr kurorën e bukurisë

 

SHPALLEN TRE PËRFAQËSUESET PËR KONKURSIT KOMBËTAR TË BUKURISË

Shkodra, qyteti i ngitur mbi trupin e një femre, është simbol jo vetëm i dashurisë njerëzore, por edhe i bukurive, si rrallë kund. Perendia është treguar bujare me qytetin histori shume, me mrekullitë refletuese  te lumit, detit, fushës e malit, që i gjen pikërisht veç në Shkodër dhe në… përralla.

E megjithatë, dora e njeriut nuk është treguar dhe shumë produktive. Ka mbetur e thjeshtë Shkodra. Por është pikërisht thjeshtesia, origjinaliteti, që i japin gjenialitet.Mbi këtë gjenialitet, bukuroshet shkodrane, pinjollet e Rozafes që u flijua per të perjetësuar Murin e Kalasë Rozafa, ia mrekulluan ‘dizanjon’ qytetit, në konkurimin spektakël, plot hire, kulturë e ambicie. ‘Miss Shkodra 2008”, organizuar me  profesionalizëm dhe kujdes të lavdërueshëm nga “Buna 1” si organizatore kryesore, “Deliart Asociation” dhe TV1 Channel, sinkronizoi bukurinë njrëzore me atë natyrore. Për rreth 1 muaj, bukuroshet shkodrane kanë bërë përgatitjet, kanë dhënë mesazhe integriteti dhe hapësire se njeriu mund të ecë dhe vetëm të ecë,mund të synojë dhe vetem të synojë,mund të marrë, por tepër më shumë mund dhe duhet të japë, duke shkuar në shumë ndermarrje prodhuese të qytetit, mes punonjësve, edhe si reklamë, për bizneset që dinë se reklama pasuron raportet mes prodhuesitdhe konsumatorit,kombinon ato mes punëdhënësit e punëmarresit, duke  shtuar zgjidhjet e qëndrueshme.Disa nga biznesmenët kanë sponsorizuar. Janë Ramadan Lika, Paulin Radovani, Gjergj Leqejza, Astrit Meshnuni, parukeri ‘Jeta’, Cassa Blanca’ dhe ‘Big Shop’ që drejtuesit e spektaklit i përgëzojnë.Por, është një biznesmen jo shkodran,  Hazir Gashi, që gjithherë ka qënë afër veprimtarive ne Shkodër. Hazir Gashi, një ndër ndërtuesit potencial në Durrës, është vërtet shpirtmirë, i ndjeshëm ndaj kujtdo, ku një pjesë të jetës së tij e mbush dashuria për artin, kulturën, por edhe për të lënë shumë të kënaqur klientët që blejnë pallate  tek ai. Ky biznesmen e prek suksesin bash në nervin e tij. Dhe interesimi, për të arritur natën finale në teatrin që mban emrin e poetit Migjeni, që herë kërkonte një ‘Grusht të fortë për ti ra mu në zëmër malit që nuk bza’, e herë thërriste ‘Thuaja kangës rini, kangës sate që të vlon në gji’, ishte i madh.Salla mbushet plot: Jane edhe autorietet vëndore aty, duke avancuar dukshëm në interesim, në krahasim me vitet e mëparshme. Spektakli ishte vërtet i bukur, siç i ka hije Shkodrës së bukur. Kompeticioni për përzgjedhje nuk është i lehtë, saqë ti që ie në sallë thua Është ‘nyje’ që do kujdes.Vajzat, të gjitha kanë linja perfekte, kombinuar edhe me aspektet e tjera, por ‘analiza’ gjykuese duhet të vëndosë. Është juria e përbërë nga Petri Bozo, Arbana Xhani (Bekteshi), Alda Delija,Ardian Zhuri, Gani Muçmeraj, Sokol Zekaj, Shpresa Mazi, dhe Irsa Demneri që do vëndosin për më të bukuren e Shkodrës, të kësaj Shkodre që në vetvete është  ‘kornizë’ bukurie, që për hir të së vërtetës, mbase duhet thënë se qyteti verior me këtë spektakël kaloi edhe një seancë ‘psikoterapie’, me substancë seriozitetin, çka mëndojmë se vitet e ardhshme do ketë më shumë dëshirë për pjesëmarrje. Dhe vjen ai çast ku juria vëndos.

Sipari i bukurisë shkodrane është ulur, duke shpallur më të bukurën dhe dy shoqërueset e saj që do të përfaqësojnë Shkodrën në konkursin më të madh, “Miss Shqipëria”.

Përgjatë një viti, bukuria shkodrane do të ketë emrin e 16-të vjeçares Kristina Hila, e cila,pasi ka kaluar në ‘sitën’ e gjykimit, i është gëzuar shiritit të më të bukurës,vëndosur nga producenti i spektaklit Arben Mazi. Kurse “Miss Shqipëria” Irza Demneri, ishte përzgjedhur nga organizatorët për ti vëndosur në kokë kurorën, bukuroshes shkodrane,e cila, nuk i ka fshehur emocionet.Momente e vlerësime  të tilla, normalisht i ëndërrojnë shumë bashkëmoshatare e saj në qytetin dhe rrethin e

Shkodrës,simbol jo vetëm i bukurisë dhe zgjuarsisë femëror, por i shumë çkaje m ë teper.

Pas marrjes së kurorës, bukuroshja shkodrane është shprehur “Jam vërtetë shumë e emocionuar, por njëkohësisht shumë e lumtur që arrita të fitoj këtë kurorë”.

-I premtoj të gjithë Shkodrës,- ka folur ëmbël Hila,- se do të jap maksimumin në “Miss Shqipëria”.

Nata finale ka pasur shumë të ftuar dhe ka qënë një spaktakël i vërtetë i prezantuar me kompetencë e elegancë nga Valmira Katana, ku edhe ka kënduar.Zërat plot ritëm e melodicitet të Stine, Soni dhe Siçiljana, e kanë mbushur me tinguj gëzimi sallën, ku u shpalos hieshëm bukuria shkodrane. Spektaklin e ka prestigjiozuar edhe trupa e baltetit të Kozeta Bakiut. Juria ka pasur në krye të mirënjohurin Petri Bozo, dhe nuk e ka pasur të lehtë, por që gjithsesi ka gjykuar profesionalisht mbi fitueset. Mbas Hilës janë renditur Desara Dibra, edhe kjo 16-të vjeçe, kurse si shoqëruese e dytë, ka dalë Sena Gjeli.

Në përfundim të spektaklit, si Bozo dhe Mazi, kanë shprehur kënaqësinë e tyre për suksesin e bukurisë së qytetit të bukuerive. Bozo ka deklaruar se ka qënë i vështirë fakti për të marrë një vëndim, sepse,ka thënë ai,’ Unë jam mësuar të mos jem pjesë e  gjykimit nga që gjithmonë këtë gjë ua kam lënë specialistëve’ Kure producenti Mazi ka thënë se’ Mbasi mora suksesin e pritur, jam tashmë i kënaqur me punën dhe lodhjen që përballova’Sponsori gjeneral, “Grand Hotel Europa”, mbas spektaklit ka pritur në mjediset komode, vajzat, të cilat tashmë të lumtura, kanë premtuar beteje të vërtetë në “Miss Shqipëria”.

Në të gjithë aktivitetin, ra në sy thyerja e disa tabuve me bukurinë dhe konkurset e saj në Shkodër. Një pjesë e vajzave të hijshme, vinin edhe nga rrethinat e Shkodrës, por edhe lartësia e tyre ishte nga më të gjatat në vënd, duke krijuar kështu edhe kulturën e duhur në këtë drejtim.

Shkodra ka zgjedhur më të bukurat e saj dhe ka treguar se për nga organizimi është model.Miss-i i Shkodrës synon kurorën ‘Miss Shqipëria’se është vërtët përfaqësuese e bukurisë e inteligjencës. Por sido që të jetë, Shkodra ia dha kurorën. E kush më mirë se nana, mund ti japë vajzës, jo ç farë doTirana, po ç i jep nana?

Besi BEKTESHI

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu