Gjithë shqiptarët janë Hashim Thaça

Akuzat janë vërtet tepër të rënda dhe të tëra vijnë nga perëndimi. Burim janë edhe publikimet e WIKILEAKS-it që nuk bëjnë as më pak as më shumë, vetëm zbulojnë aq sa me sa duket duhet, hetimet e Eulex dhe FBI
Në mbarë hapësirën shqiptare, Hashim Thaçi njihet me nofkën “Gjarpri”. Kjo nofkë, mund të merret edhe si medalion, ku në “burgjet” Jugosllave qëndroi si askush në mbrojtje të interesave kombëtare dhe mbijetoi për ti prirë UÇK-së e mëpastaj edhe mirësjelljes kosovare drej strukturave euroatlantike si kryeministër. Por hetimet disa vjeçare te europarlamentarit Dick Marty, pas atyre akuzave që kish bërë me kohe Carla Del Ponte, sikur “gjarpërin” e kompromentojnë shumë, si kryemafioz, trafikant oraganesh njerëzore, armesh e droge, duke e sjelle si drër më të rrezikshmin në Planet.
Akuzat janë vërtet tepër të rënda dhe të tëra vijnë nga perëndimi. Burim janë edhe publikimet e WIKILEAKS-it që nuk bëjnë as më pak as më shumë, vetëm zbulojnë aq sa me sa duket duhet, hetimet e Eulex dhe FBI.
Por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi. Thaçi kriminel lufte apo nacionalist?!
Ne po, mund të themi se lufta në Kosovë është bërë nga ajri, ndërkohë që Thaçi drejtonte ushtrinë në tokë. Larg qoftë ti çonte jetët e pafajshme në Had, pasi tu merrte e tu shiste yëmren, mëlçitë, veshkat.
Thaçi trafikant organesh njerëzore, droge e armësh, apo një lider me vizione europiane q ë vetëm fati deshi që Millosheviçi të mos ia priste trupin copa-copa dhe t’ ia trafikonte organet edhe atij?!…
Ajo që të bën të mëndohesh, është turravrapi i terë politikës kosovare e shqiptare në mbrojtje të Thaçit. Në Kosovë, duket se ai nuk paska fare kundershtarë, as politikë, kur vjen puna në një hetim që patjetër do i shkohet në fund dhe patjetër do nxjerrë edhe lidhjet, nëse ka. Beteja kaq e dukshme e autokolonës politike kosovare në mbrojtje të Hashimit, duke i quajtur perëndimorët të pandershëm, çka do të thotë rrugaçë politikë, hakmarrës, çka do të thotë anarkistë, shpifës të qëllimshëm, çka nënkuptohet kanibalizëm politik, tingëllon non sens. Një betejë e tillë, të gjithë për një, mos ka brënda edhe polin tjetër një për të gjithë, çka do të thotë ta mbrojmë sa të mundim të gjithë, se Haga mund të kërkoi shumë Thaçë në një të ardhme.
Një pikë tjetër intesante dhe që mbase do ia vlente të analizohej, është fakti se politika shqiptare u tregua vetë e gatshme të rreshtohet trup bashkuar rreth Ashim Thaçit.
Nëse për skandalin e deputetes Albana Vokshi në doganën e Morinës u deshën bisedime për ta nxjerrë të “virgjër” deputen e fajtore policët, mbrojtësit e ligjit që u ofenduan si rrugaçë nga deputetja që shkonte tek vëllezerit politikë e nuk duhej ti kontrollohej as dokumenti i identitetit, në rastin Thaçi, jo.
Mbijetesa e kombit në politikë kërkon edhe sakrifca, do thotë dikush. Ministri i Brëndshëm shqiptar Lulyim Basha, njelloj si për rrugën Durrës – Kukës –Morinë, në emer të nacionalizmit po u thotë edhe ndërkombëtarëve se ia kanë inat dhe mashtrojnë. Me të njëjtën gjuhë që i flet Erjon Braçes.
Edhe në u bëftë kaq shumë vetëm për nacionalizëm, atëherë kemi të bëjmë me matufepsje, pasi akuzat ndaj Hashimit nuk vijnë as nga Serbia, as nga Rusia, as nga Kuba, as nga Kina, por pikërisht nga Europa, bazuar në publikimet e WIKILEAKS-it.
Të gjithë këtu në Tiranë u vunë në radhë për të pastruar Hashimin FLORI dhe për të mbuluar me jorgan turpi Carla Del Ponte-n, Dick Martin, madje edhe Komisionin e Këshillit të Europës që dëgjoi e pranoi njëzëri raportin e Marty.
E para doli e foli një personazh politik që mbase duhej të fliste personalisht më vonë. Kryeparlamentarja Topalli me fjalë të tjera tha se Hashimit ia kanë inat dhe është politikan vizionesh. Fill pas saj doktori. Edhe Presidenti i Republikës. Folën me një gjuhë, sikur akuzat vinin për ta nga kundërshtarët politikë.
Deri këtu edhe mund të kuptohet rreshtimi i partisë demokratike në krah të Hashimit Flori, të pastër si ujët e Valbonës, por halë në sy për disa kapacitete të politikës europiane e globale për arritjet e pashembullta të shqiptareve në këto kohë, pasi Thaçi ka akuza për aktivitet kriminal, sidomos me trafik organesh njerëzore pikërisht në Shqipëri. Por mbrojtja më profesionale iu bë Hashimit nga ish-Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibejaj, i cili argumentoi me autoritet se të tëra burimet e akuzës së Thaçit janë të paafta, me fjalë të tjera, të vlefshëm për shoqëritë perëndimore, por mbeturina e jashtëqitje të shoqërive të emancipuara, si fjala vjen Shqipëria!
Po në rresht me Berishën në mbrojtje të pastërtisë së figurës së Thaçit dolën edhe Edi Rama e Ilir Meta. Pse, shtrohet pyetja? Mos vallë edhe ata kanë frikë nga hetimet?
Në të vërtetë Meta ka qënë kryeministër pas Majkos dhe Thaçi aso kohe ka akuza të rënda. Ka edhe zëra se Rama mban afër nja tre këshilltarë hebre dhe lobi çifut ka bërë deri tashti të mundur karierën e Thaçit.
Të presim e të shohim, pasi kjo punë nuk zgjidhet me një Komision parlamentar këtu në Tiranë.
Kushdo e kupton se figura e Thaçit nuk është figura e shqipfolësve, nuk është morali, kultura.
Ai është një person, një njeri, njëlloj si një viktimë që i janë hequr e shitur organet dhe trupi i është prerë copa-copa.
E vërteta është kokëforte dhe askush nuk ka pse ti trembet.
Mbrojtja kaq banale e një të akuzuari kaq rëndë është një test politik edhe për politikbërësit shqiptarë që po çirren për të trembur perëndimin me budallalliqe të tipit, gjithë shqiptarët janë Hashim Thaça.
Edhe kaq është mëkat, pasi shqiptarët nuk janë nën akuzë si kriminelë dhe në këto momente të paktën askush nuk do dëshironte të ishte Hashim Thaç.
Sokol Pepushaj
17 vjet në ngujim!
Viti 1990 shenoi per Shqiperine nisjen e nje kthese te madhe ne historine e saj. Pas dikatures komuniste, nder me te egrat e Europes, edhe vendi yne po i bashkohej familjes se demokracive perendimore. Zgjedhjet e 22 marsit 1992 rregjistruan shembjen e vertete te nje shteti rudimental shqiptar dhe nisjen e ridimensionimit te kultures demokratike, e cila do te startonte pikerisht me pronen. Vetem pak muaj pas kesaj date, Parlamenti i kryesuar nga PD-ja ndermori hapa te rendesishem per privatizimin e asaj cfare mund te quhej prone “socialiste” apo shteterore. Nje nga nismat e para, ishte privatizimi i banesave shteterore por edhe i dyqaneve. Natyrshem, i mbeshtetur ne akte ligjore dhe nenligjore, presupozohej se procesi do te niste dhe perfundonte normalisht dhe pa probleme. Ne fakt, koha tregoi se nuk ishte ky realiteti, te pakten per familjen e Maliq Krajes.
Mbeshtetur ne ligj, Maliq Kraja privatizoi dhe likujdoi financiarisht nje dyqane ne lagjen “Rus” te Shkodres. Pas keti procesi, Maliqi ndertoi nje bisnes e pikerisht nje mobileri dhe punet filluan te ecin mjaft mire. Por nuk zgjati shume kohe kjo gjendje. Shtetasi B.M. u paraqit tek Maliq Kraja me pretendimin se toka mbi te cilen ishte ndertuar dyqani qe ishte privatizuar ne baze te ligjit nga shtetasi Kraja, ishte prone e tij 50 vjet me pare. Faktikisht, shtetasi Maliq Kraja me privatizimin e dyqanit, ai u be pronar edhe i truallit mbi te cilin ishte ndertuar dyqani. Me shumen e paguar sipas tarifave te asaj kohe, Maliq Kraja kishte blere dyqanin por edhe truallin. Megjithe perpjekjet per te bindur shtetasin B.M. duke i treguar edhe dokumentacionin perkates, faturat financiare te likujduara, B.M. nuk donte t’ia dinte per ligj, duke kujtuar se zbatonte Kanunin e Lek Dukagjinit. Astrit Kraja aso kohe, megjithese nje I ri 19 vjecar ka provuae edhe dhune fizike s i presion per ti marre pronen e ligjshme. Permes kercenimeve per vrasje, shtetasi B.M. nuk ngurroi te merrte edhe akte kriminale konkrete. Ne vitin 1993 B.M. nuk ngurroi te qellonte me arme zjarri ne drejtim te Maliq Krajes dhe te birin Astrit Kraja dhe vetem fati beri qe plumbat te mos godisnin babe e bir. Pavaresisht perpjekjeve per te mbrojtur pronen e tyre te fituar ligjerisht, perballe kercenimeve dhe tentativave per vrasje, B.M. arriti ta marre ate dyqan dhe familja Kraja mbeti pa te.
Qe nga fundi i vitit 1993 kur ndodhi tentative per vrasje dhe uzurpimi i dyqanit, familja Kraja detyrohet te ngujohet. Shtetasi B.M. jo vetem i grabiti pronen qe sipas ligjit i takonte familjes Kraja, jo vetem i qelloi me arme zjarri duke rrezikuar jeten e Maliq dhe Astrit Krajes, por edhe i kerkon demshperblim per perdorim te dyqanit.
Shoqata e Misionareve te Paqes dhe Pajtimeve te Shqiperise vazhdimisht ka bere perpjekje per pajtim, por asnjehere nuk arriti te sheshoje konfliktin. Sipas Kaninit, vetem gjaku e mbyll kete konflikt, ashtu sic fatkeqesisht ka ndodhur edhe ne disa raste te tjera te ngjashme sidomos ne rajonin e Shkodres. Shoqata e Misionareve te Paqes dhe Pajtimeve te Shqiperise mundesoi per gazeten “SHE” edhe informacionin per konfliktin ne fjale, por edhe mori persiper te na mundesoje nje takim me plakun Maliq Kraja. Tashme, me i kercenuar me jete eshte Astrit Kraja, i datelindjes 08.07.1974, bashkeshortja e tij Eda e ditelindjes 08.05.1986, madje edhe vajza e vogel e ketij cifti Harisa Kraja e ardhur ne jete me 26.07.2010, e cila lindi ne ngujim, por lindi e denuar per te mos jetuar. Sipas Kanunit, tashme hakmarrja kryesore bie mbi me te riun, pikerisht Astrit Krajen, i cili ka qendruar i ngujuar thuajse 17 vite. I perfshire nga dhimbja, Maliq Kraja tregon edhe nje foto, te cilen po e botojme ne gazete. Drejtuesit e Shoqata e Misionareve te Paqes dhe Pajtimeve te Shqiperise jane e vetmja shprese per te mbyllur kete konflikt, i cili gjate thuajse dy dekadave, nuk eshte zbutur asnjehere dhe po sipas tyre nuk ka shanse te mbyllet. Shteti dhe strukturat e tij te specializuara nuk jane te afte te mbrojne jeten e te pafajshmeve, te cilet jetojne me ankthin e plumbit qe i pret ne prite ne emer te gjakmarrjes. A thua edhe emri i Astrit Krajes dhe i familjes se tij do te jete pjese e kronikave te zeza te lajmeve, sic ka ndodhur shume here ne rajonin e Shkodres?! Urojme qe jo, por vitet e kaluara kane treguar se jeta eshte e varur ne fije te perit ne keto raste dhe shume here peri eshte keputur…..
Redaksia
Lotet e Shkodres
Shkodra e përmbytur akuzon sot gjithë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët
Ishte një tragjedi ndoshta e paevitueshme, por përmasat e katastrofës mund të ishin padyshim më të zbutura. Ndihma dhe gatishmëria, më efikase. Solidariteti njerëzor dhe energjia shtetërore, shumë më intensive.
Drama shkodrane, përgjithësisht dramat e Shqipërisë veriore, janë një peshë e rëndë, gati historike, në ndërgjegjen e politikës shqiptare. Shkodra ka qenë dhe mbetet një tempull kulture shqiptardashëse, një kështjellë antikomuniste dhe pro-oksidentale në Vendin tonë, gjysmë feudal, gjysmë oriental, gjysmë bizantin, gjysmë komunist, gjysmë rrënjëdalë dhe hera-herës, krejtësisht i shtirur dhe hipokrit.
Duket sikur Shkodra qytetare, shkrirë ëmbël me malësinë e saj fisnike, me krenarinë e bëmave të saja historike, nuk është shkrirë dhe nuk “shkrihet” edhe sa duhet me frymën përgjithësisht medio kre që ka qeverisur Shqipërinë këto 100 vitet e fundit. Shkodra, Kryeqyteti i Veriut shqiptar, e dërrmuar nga Diktatura Komuniste që vinte kryesisht nga Jugu, Shkodra e Fishtës apo pse jo edhe e Tuk Jakovës, Shkodra e At Zef Pllumit dhe e Migjenit, duket si një trevë e dënuar, sistematikisht e persekutuar, nga pjesa tjetër e Vendit.
Nga ana tjetër, askush nga “Miqtë” – “Armiq” që ka patur Shqipëria nuk e ka dashur Shkodrën, patriotizmin e saj të thellë, shpotinë dhe humorin e saj therës dhe njëkohësisht të etiketuar si një inteligjencë “reaksionare”.
Shkodra e Katedraleve të shkatërruara, Shkodra e Tempujve të hedhur në erë me dinamit, Shkodra e klerikëve të arrestuar dhe të pushkatuar, ka patur gjithmonë mbi krye hijen e një krahine të braktisur, në fatin e vet të mjeruar.
Një diamant i hedhur në kënetë, kjo është Shkodra
Është folur dhe shkruar shumë këto ditë për Shkodrën e përmbytur, deklarata false, lot krokodili apo premtime boshe, shumë pak apo aspak ndihmë reale, më së shumti fjalë, sepse Vendi ynë nuk është i përgatitur për situata emergjence dhe gërryerja e korrupsionit e ka goditur rëndë në të gjitha krahët.
Dhe mekanizmat e ndryshkur ngecin. Dhe mekanizmat që figurojnë veç ndër letra, janë si letra, letër! Shkodra, e goditur sot nga një hall i madh, duhet pra së pari ta përballojë vetë, ashtu si dhe po bën, këtë gjëmë që vjen nga qielli, toka dhe njerëzit e korruptuar. Shkodra dëshmon përmes mjerimit të saj të sotshëm, mjerimin e të gjithë Shqipërisë së pambrojtur nga hakërrimet e natyrës. Shqipërisë së përçarë, në principata dhe princa të vetëshpallur dhe fodullë, që luftojnë veçse për pushtet dhe para, para dhe pushtet.
Kjo goditje që Shqipëria mori në Shkodër, dëshmon se si dhe se sa është e keqndërtuar shoqëria shqiptare, se si dhe në çfarë dekadence është sot klasa politike e pafuqishme e saj.
Në këtë tragjedi lëvizin vetëm dy protagonistë: Kryeministri, në siklet dhe tension të paparë dhe shefi i opozitës, i ndërsyer, kundër qeverisë dhe Kryeministrit. Një pamje e trishtueshme.
Shohim pastaj ca kukulla ministrish me zëra dhe gjeste inkompetente, që duke kërcyer si karkaleci shfarosës, nga një tender në tjetrin, hidhen të “përlotur”, e bëjnë një qokë përpara kamerave me sfond hallin e shkodranëve. Kjo emergjencë e gjeti qeverinë të dobët, paçka se Kryeministri është i fortë. Sado që Doktori e gdhin në Shkodër, ministrat dhe drejtorët kukulla flenë në pupla, sepse e rehatshme është vërtet, për pushtetin, të ketë shumë kukulla në kabinet, por kur pllakos halli, kur pllakos pra halli i madh, duhen burra dhe burrnesha.
Duhet një gardh profesionistësh dhe patriotësh që t’i vënë shpatullën dhe gjoksin hallit kombëtar që ka shpërthyer dhe po vret Shkodrën dhe gjysmën e Shqipërisë.
Duhen shqiptarë që të marrin gjak në vetull, që kanë dhimbje, që kanë përgjegjësi të thellë për Vendin e tyre dhe jo thjesht karkaleca të bindur si kukulla dhe që të vetmen zotësi kanë “besnikërinë” dhe nënshtrimin, si dhe kallot e duartrokitjeve servile të shefit ndër shuplaka.
Kjo i bën lotët e Shkodrës edhe më të hidhur dhe shpresën e saj edhe më të pashpresë.
Artur ZHEI
Fati i keq i një të riu
Popujt jo gjithmonë e vëndosin vetë fatin. Aq më tepër në Shqipëri, ku Kanuni i lashtë i Lekë Dukagjinit ka arritur të shpërfillë shtetformimin. Vetëgjyqësia, sidomos në 20 vitet e fundit, ka marrë në dorë iniciativat duke vrarë mijëra njerëz, edhe të pafajshëm, madje deri priftërinj, sikundër ishte rasti i priftit Dritan Prroni, ekzekutuar kohët e fundit në rrugën pedonale në qëndër të qytetit të Shkodrës, kohët e fundit nga Mark Njo mëza, i cili pranoi se e pushkatoi për gjakmarrje.
Edhe në ndërgjegjen civilizuese rri varur kanuni. Kur vritet prifti, intelektuali, mëndimtari, ç do kërkosh përtej. Vazhdon e vrapon ngado gjakmarrja, duke detyruar të ngujohen edhe të grupuara qindra familje, siç është rasti i të ngujuarve ne lagjen Livade në Shkodër.
Si një format i mbijetesës së nderit, i cili sipas kodit mesjetar Kanunit, edhe për një fyerje nderi vëndoset me plumb, shqiptarët në konflikt janë viktima që jetojnë mes jetës e vdekjes, deri në momentin që plumbi qëllon. Një ndër viktimat pa faj është edhe djaloshi i ri Mario Çesk Sermi, lindur në Shkodër më 07. 03. 1992. Megjithëse kaq i ri, ai jeton i fshehur që nga 2 qershori i vitit 2009. Kanë qënë pikërisht konfliktet për pronën që e kanë ngujuar këtë të ri. Axha i tij Kola, ishte konfliktuar disa herë me shtetasin Gjovalin Guri për një pronë, deri në një moment ku në vetëmbrojtje e sipër vrau me armë zjarri Gjovalinin. Kjo ka ndodhur pikërisht më 2 qershor 2009. Në momentin e krimit, ka ndodhur aty edhe Mario, i cili është djegur në dorë nga arma e Gjovalinit, plumbi i të cilës e ka kapur fare përciptas.Që nga ajo ditë familja e Kolës dhe e Çeskut ndiqen për tu vrarë me çdo kusht. Një ndër të rrezikuarit është edhe Mario Sermi, pasi sipas Kanunit kur nuk arrihet të vritet dorasi, pra ai që kreu krimin, vritet çdo mashkull i fisit. Përpjekjet e bëra nga Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”, nuk ka arritur ti pajtojnë dy familjet. Pra hakmarrja duket se do të jetë e vetmja zgjidhje për këtë konflikt.
Rifat Ymeri
Opozite e cuditshme apo…
Nga Blerti DELIJA
Jam nder ata persona qe edhe publikisht kam mbrojte kauzen e hapjes se kutive te flete-votimeve te 28 qershorit 2009. Pavaresisht opinioneve te ndryshme, jam nisur nga nje logjike universale per demokracine besoj. Cdo shqiptar ka te drejte te vertetoje nese ata qe e udheheqin, kane ardhe ne pushtet me vullnetin e tij, pra permes votes se lire, te ndershme dhe te barabarte. Nisur edhe nga ndarja e mandateve 70 me 70 (e djathte, e majte parazgjedhore te pakten), por edhe kontestimet fillestare te opozites, mu krijua bindja se fletet e votimit duheshin numeruar. Ne mes te vullnetit te shqiptareve dhe votes se tyre, ishte vendosur nje segment i gjyqesorit te shume perfolur shqiptar- Kolegji Zgjedhor, i cili me vendimet e tij (te drejta ose jo, nuk mbetet ne gjykimin tim), ndikoi ne ate cfare u cilesua “transparence e zgjedhjeve”. Keto arsye, per mendimin tim te mjaftueshme, me rreshtuan ne anen e opozites dhe te nje pjese te shoqerise civile, “kunder” mazhorances dhe po te nje tjeter pjese te shoqerise civile.
Ne studio televizive, faqe gazetash dhe ne tryeza te ndryshme, jam perpjekur te mbroj pozicionin tim, duke u perpjekur te bazohem te argumente dhe ne shembuj analoge nga e gjithe bota, rasti me i fresket ne Kosove, ku nje grua-kryetare e KQZ-se, nuk ngurroi te njftonte rinumerim te votave ne mbi 40% te kutive. Argumenti i saj, sa i thjeshte dhe bindes, ishte ne nje linje me logjiken time. “Me i rendesishem se konstituimi i institucioneve te Kosoves, eshte verifikimi i plote i vullnetit te popullit te Kosoves”, u shpreh Valdete Daka, kryetare e KQZ-se ne gjysmen e ndare por te lire e sovrane te kombit tone. Per mendimin tim, eshte nje leksion demokracie qe vjen nga nje shtet rreth 3- vjecar, por thuajse i bashkeqverisur nga Nderkombetaret. Mendoj se KQZ e Kosoves i mbylli rrugen edhe politizimeve dhe pakenaqesive te pas zgjedhjeve, pa llogaritur dhe rivotimin ne 3 komuna plotesisht dhe ne 3 qendra te tjera votimi.
Duke u rikthyer ne Shqiperi, mendoj se “transparenca e zgjedhjeve” u instrumentalizua politikisht, me dashje dhe ne favor te interesave te disa individeve, majtas e djathtas, ne opozite dhe ne pushtet. Nuk dua te perdor termin “tradheti”, por nje shije te tille le situata aktuale politike ne vend. Po e fillojme me te majten dhe me “prijesin” e saj, Edi Rama. 2 dite pas 28 qershorit 2009, ai nisi “kryqezaten” per transparencen e votes. Filloi me kontestim verbal, mosnjohje publike te rezultatit te zgjedhjeve, per te vijuar me protesta ne sheshe e kulmuar me veteflijimin ne greven e urise se pranveres 2010 ne sheshin ne mes Kryeministrise dhe Kryesise se Kuvendit. Ishte arma e fundit demokratike e opozites per te bindur mazhorancem per transparencen e zgjedhjeve. Lideri Rama, dukej i vendosur ne kete nisme drastike, i mbeshtetur dhe nga enturazhi politik “as majtas, as djathtas” me Ngjelen, Gjinushin, Ndoken, Milon, Dulen dhe ndonje “te arratisur” nga LSI-ja apo aletatet e saj. “Rezistenca paqesore” zgjati deri sa u muar lajmi per darken tek “Crocodile” e cila si me magji, shfryu nje tullumbace dhe i hapi rruge paqetimit gradual te pozite-opozites, natyrshem si pjese e nje skeme te miremenduar qe ne krye te heres. Me urdher, grevistet e urise u nxorren jashte por duke u permtuar se do te risakrifikoheshin serish, nese “darka e mbrame” do te perfundonte me “helmatisje” mes paleve.
Pas 28 qershorit, me deshiren normale te vijimit te qeverisjes, Berisha “kaperceu” ylberin politik dhe beri aleance me armikun (jo kundershtarin) politik Ilir Meta, i cili nuk kishte ngurruar qe ta bente te shijonte edhe ftohtesine e mjediseve te komisariatit te policise ne Kavaje. Me 4 deputete, Meta i mori Berishes 20% te pushtetit, te ciline gezon edhe sot, madje pjese shume te rendsishme te tortes qeveritare nga Tirana ne rrethe. Natyrshem Berishes nuk i interesonte shume transparenca e zgjedhjeve dhe mbulohej mjaft mire me vendimet e Kolegjit Zgjedhor. Edhe vete Meta, para dhe pas futjes ne qeveri ka thene haptas se votat e LSI-se se tij, jane tkurrur-pra ka marre me pak se iu numeruan, por “i zene” me ethet e rikthimit ne pushtet, zgjodhi argumentet e Berishes si kale beteje.
Dukej qarte se palet ishin pozicionuar ne antipode, por edhe kompromisi mund te gjendej, pas drobitjes nga koha e mbushur me akuza e kunderakuza. Tryeza te shumta brenda dhe jashte vendit, publike ose jo, i sherbyen ketij qellimi. Edhe pse nje fraze e leshuar nga OSBE-ODIHR se “1/3 e kutive jane numeruar keq ose shume keq” frymezoi opoziten ne kauzen e saj, Nderkombetaret u vune ne krye te zgjidhjes se ngercit politik. Zyrtarisht, sot e kesaj dite, ai nuk eshte i zgjidhur, por shqiptaret kane sy te shohin e veshe te degjojne ate cfare dekralon opozita sot, thuajse 1 vit e gjysem pas 28 qershorit. Arrihet deri ne ate pike sa pergenjeshtrohet qe opozita te kete kerkuar rinumerim te votave aty ku ka dyshime per manipulim. Opozite e cuditshme vertete, teksa kete e ka kerkuar zyrtarisht jo vetem foltoreve, por edhe ne Kolegj Zgjedhor, i cili e rrezoi kerkesen, e cila po sipas opozitareve, ishte mbeshtetur ne Kodin Zgjedhor si e drejte e saj, sigurisht permes komisionereve te larte ne KQZ. Nga ana tjeter, Berisha dhe mazhoranca jane te palekundur ne qendrimin e tyre. Si shpjegohet atehere qe rregullisht, hap pas hapi, ne nje konflikt poitik me dy pale, leshhon gjithmone nje pale, ne kete rast opozita?! Pergjigjet jane te shumta dhe pike se pari, jane ne vete qenien e opozites, e cila ne Tirane por edhe ne qytete e komuna te rendesishme eshte ne pushtet. Lidhet me Edi Ramen, i cili nga 1998 eshte ne pushtet, pa asnje shkeputje, si askush tjeter ne keto 20 vite. A mund te ike kaq lehte nga pushteti Rama, qofte edhe duke paguar “harac” ne dem te socialisteve ne mbare vendin?! Ne rastin me te mire, Rames do ti largoheshin mbeshtetesit edhe financiare, te cilet i kane interesat direkt ose indirekt me Bashkine e Tiranes. Me pas, do te vinte edhe renia e krediteve politike ne PS, pse jo dhe largimi i tij nga drejtimi.
Si per konfliktin, ashtu dhe per kompromisin, duhen dy pale. Cfare ka leshuar Berisha ne prapaskene? Mund te filloje nga Bashkia e Tiranes deri tek zgjdhjet, mbase dy pale bashke, por ne nje moment te pershatshem per te dhe jo per Ramen. Nuk eshte e qarte skema, pasi ne nuk mund ta dime te sakte. Por natyrisht, ka nje skeme bashkepunimi, edhe per ndarjen e pushteteve. Edi Rama, perballe mbeshtetesve te tij, eshte komod. Ka leshuar gjithcka, “i ka ulur dhe b….t” kryeministrit, por vijon edhe protestat ne sheshe. Sali Berisha mbron kauzen e tij, duke vijuar te qeverise bashke me PD-ne, edhe ne keto kohe permbytjesh, madje duke organizuar festa e koncerte ne sheshe.
Ne prag Krishtlindjesh dhe Vitit te Ri, shqiptaret jane me te pafuqishem ekonomikisht se nje vit me pare. Megjithate, diskutojne vrullshem per politiken, Ramen, Berishen, permbytjet, boren. Diku edhe vihen baste per kohezgjatje qeverie, zgjedhje te parakohshme, status vendi kandidat, rradhet ne kufi etj. Gjithsesi, pas 1 viti e gjysem nga 28 qershori, te gjithe besoj kane kuptuar dicka, edhe une mes tyre! Ne fakt, e kisha paralajmeruar thuajse 6 muaj me heret, ne faqet e “SHE” nje skeme te tille, pse jo edhe nje skenar. Vetem po lexove pertej fasades, mund te kuptosh ndonje gje nga politika, e cila gjithmone e rregullisht, pret ne bese shqiptaret, zgjedhesit, shoqerine civile, edhe mua…
Turpi i kombit
Nga: Mesila DODA
Ka tre data qe e ndajnë historinë dhe njerzit e këtij kombi: 29 Nentori 1944, 8 dhjetori 1990, dhe 15 dhjetori 2010.Ne funksion te sjelljes ndaj ketyre datave, njerzit e këtij kombi ndahen në progresist dhe komuniste, nacionaliste dhe antishqiptarë, humbës dhe fitimtare, të persekutuar dhe persekutore, ndahen në njerëz të lindur e të rritur me liri në shpirt dhe në ato vemje që kanë në shpirt vec turbullire, intrigë, izolim dhe dhunë.Qysh prej 70 vjetesh Ju nderoni cdo vit, 29 nëntorin si ditën e parë të lirise. Nëse për liri quani atë natë terrori mbi gjysmen e kombit, ate nate të përgjakur kur komunizmi barbar inicioi vrasjen e 8000 disidenteve, mbylli shqiptaret ne burgun e telave me gjemba, nese per dite lirie quani diten kur nje grusht komunistesh inicioi historine e terrorit, frikes, ate dite që do i privonte shiptaret nga nje histori demokracie, nga nje histori rritje kulturore e shpirterore si te gjithe kombet e tjera Europiane, Nese e ndjeni qe duhet ti thurni hosana, ksaj fyerje shpirterore kombetare, kjo eshte ndarja jone e pare. Ne do e perkujtojme 29 nentorin si diten e pare te diktatures, si diten qe u vodhi lirine shqiptarve, që i mbylli shqiptarët ne bunkerin e eterve t uaj biologjik, shpirteror e politik dhe ky eshte lumi i madh që na ndan ne dhe ju, persekutoret dhe te persekutuarit, progresistet dhe komunistet e ketij vendi.
8 dhjetori eshte dita e pare e lirise! Une Jam e lumtur, jam me fat, te them se jam nje nder ata, ndër ata mijra studente që mbushën sheshin e qytetit Studenti dhe që ne emër të lirise brohoriten “E duam Shqipërinë si gjithe Europa”. Sepse e deshëm Shqipërinë dhe e deshëm aq shumë sa nuk mund ta linim në prangat e diktatures, por në përngjasim të kontinentit të kultures,ne respekt të Historise shekullore te kombit, te kultures e tradites sone me te thelle e donim te lire e te zhvilluar si kontineti që ne i perkisnim Europes. Kjo eshte ndarja jone e dyte. Ashtu si gjysem shekulli me pare, ju na rrinit perballe, te gatshem te ruanit fitoret e komunistve te rinj dhe krimineleve te vjeter. Si gjysem shekulli me pare u ndame ne progresist, Europianist e izolacionist, ne pacifist e luftetar, ne njerez qe donin lirine dhe njerez qe donin bunkerin, si shpikjen e vetme qe ju simbolizon ne politiken tuaj te shekullit te kaluar dhe ne ditet e sotme.
Bunkeri eshte kthyer në simbolin që ndan dy botët tona! Ndersa shiptaret levizin si gjithe qytetaret Europiane, pa viza, ndersa Shqipëria bëhet si gjithë Eurupa, e lirë dhe e progreduar ju jeni mbyllur brenda bunkerit tuaj që tashme e keni kthyer në kategori politike. Pergjatë gjithe vitit të fundit ju kemi parë të lobonit në d yert e kancelarive evropiane në kërkim të grepit ku do ngulnit gozhden tuaj te transparences. Për 1 vit rresht ju kemi pare të rreshtoheni përkrah forcave me te errta antishqiptare ne lobimin e paprecedente kunder heqjes se vizave. Ju bojktoruar parlaementin per 6 muaj rresht, ju ngritet cadrat e greves se urise ne maj te ketij viti, bash ne kohen kur komisioni jepte opinionin per heqjen e vizave, ju dolet ne mes te rruges, u ulet ne rruget kombetare te ketij vendi per te paralizuar levizjen e qytetarve shqiptare dhe per te nxirosur imazhin e Shqipërise, Ju bërtitet, therritet u corret per ultimatume 24 orshe, 48 oreshe, per ultimatume dy javore, ju qe ndenjet mes diellit e shiut, me buke e pa buke, ju qe qe do hapnit kutite qe te clironit vizat, a e dini qe keni humbur me turp, a e dini qe sot jeni turpi i ktij kombi? A e dini qe shqiptaret sot levizin pa viza, dhe levizin demokrate e socialiste, a e dini qe sot liria ka fituar, a e dini qe bunkeri juaj u shemb, a e dini që sot te vetmit njerz që keni humbur jeni ju me ne krye humbsin e madh Edi Ramen se per fat sot pas 70 vitesh te gjithe shqiptaret te majte e te djathte gezojne lirine. Ju jeni vetmitaret e medhenj te historise, ju jeni turpi i ketij kombi!
Qiej për krahët e lirisë
Nga Albert Vataj
Më në fund. Nuk ka më kufinjë. Jo më kurrë, nuk do të ketë caqe për lirinë e shqiptëreve. Ata tash e mas do të jenë taman të lirë. Çdo vullnesë për liri bahet krahë e krahët bahen qiell, e qielli bahet sy, e ska me pas cak ai horizont që rroket prej ktij shikimi. Ndërsa njerëzimi numëron mbrapsht ditët që na ndajnë nga viti 2011, shqiptarët po numërojnë ditët e hapjes së qiejve, minutat e shpërbërjes së gardheve, sekondat e startit të lirisë. Në këto ditë të para të lirive, në këto ditë të memuarit të dasive dhe përbuzjes, përçmimit dhe nëpërkëmbjes, persekucionit dhe botës së mrekullisë virtuale diktatoriale, mbeten për të gjithë ne obliguese nderimi dhe respekti për ata që u sakrifikuan për lirinë. Ky vërshim nuk do të jetë si gjithë të tjerat për këto 56 vite të kalvarit dhe ngjizjes së historisë së Shqipëri. Përpos ngasjes që nata do t’i lërë vendin një dite të re, ajo solli atë që mbarë shqiptarët e kanë pritur me aq shumë dëshirë: Heqjen e barrierës së frikshme të lëvizjes së lirë. Sepse në këtë ditë dhe të tjerat më pas, nuk do të ketë më ndalje për çdo shqiptar që ka një pasaportë biometrike, për të lëvizur kudo në Evropë, pa u ndeshur si derimtasht, me njëmijëenjë pengesa, që me aq “dashuri”, mbarë k onsullatat e huaja “dhuronin” për ne sa herë që do të donim të lëviznim lirisht. Hapi dhe fluturimi ynë nuk do të ketë më cak. Liria, do të shpërthejë nga kraharori i dëshirave dhe do të pushtojë universin e mundësive. Evropa do të dalë nga ëndrrat dhe do të shuaj etjen zhuritëse të vërshimit të lirisë. Maratonomaku ynë do të kaplojë gjithkah kontinentin plak për të dërguar lajmin e fitores, për të kumtuar njëherazi triumfin mbi të shkuarën, mbi lëngimin dhe plagën, mbi vajin dhe elegjitë, mbi sakrificat dhe privimin.
E pra, kjo është një fitore më shumë se e madhe. Është ai sublimim me të cilin ne duhet ta endem përkrenaren e këtij mbretërimi, në ceremoninë e kurorëzimit të lirisë. Sepse e drejta e lëvizjes së lirë, e sanksionuar me Kushtetutë dhe e përqafuar nga konventat ndërkombëtare, tani merr një kuptim të ri, atë që në fakt duhet të kishte në vite, Lëvizje Vërtet e Lirë. Bashkë me të liria merr kuptimin e saj të plotë, rrok me krahët e saj të pamatë gjithë ëndrrat dhe dëshirat tona.
Ndaj duhet të festojmë, të gjithë, pa asnjë dallim politik, sepse këto janë ditët e parë e lirisë që ne e meritojmë. Është ditët e parë e lirisë së vërtetë, për këdo që do të ndjehet i lirë. E drejta jonë për t’u përfshirë nga ky gazmend është kumtimi që ne i bëjmë një force të brendshme, një shtyse të qenësishme të vetëdijes sonë kombëtare.
Data 15 dhjetor 2010 është jo vetëm një ditë shumë e shënuar festive, dhe jo vetëm. Ajo do të jetë një ditë që do të shohim qartë e më qartë, larg e më larg. Kjo ditë që po gazmon, na çon larg në këto më shumë se pesë dekada izolimi shkallë-shkallë. Një izolim që gjithkush prej nesh e përjetoi. E shumë prej nesh, e vuajtën.
Data 15 dhjetor 2010 është një homazh për shumë familje shqiptare që edhe sot, vuajnë ngjarje të frikshme që lidhen pikërisht me këtë ditë, ditën e lirisë së madhe. Pranga dhe zinxhirë do të thyhen, sot. Mure dhe gardhe do të shemben.
Mjafton të hedhësh sytë përreth e të jesh sadopak i vëmendshëm për të kujtuar ato çka ka hequr populli ynë në gjithë këto vite.
Sot kemi para syve këtë realitet të andrruem prej shumë vitesh, e prekim, e ndjejmë. Në tokën evropiane, në tokën e përmasave që rrok liria, ndjehemi vërtet të lire. Andaj tash e përgjithnji, duhet të sjellim në mend me respekt dhe dhimbje, të gjithë ata që sot nuk janë më. Dhe janë vërtet shumë. Janë shumë djem nga e gjithë Shqipëria, që në përpjekje për një jetë më të mirë, humbën jetën maleve që rrethojnë vendin tonë me Greqinë.
Ca më shumë ata që dergjen deteve, të zhdukur pa nam e nishan nga një vorbull e tmerrshme fati të keq që i zuri sa në gomone e sa në anije, me fëmijë në gji apo me njeriun e zemrës në krah, duke i shuar në fund të detit, vetëm pak minuta larg ëndrrës së flakur pamëshirshëm nga dallgët e trazuara ca nga natyra e ca nga ata, antiklandestinët në detyrë.
Shumë prindër, baballarë, nëna, por edhe fëmijë deri të sapolindur, që në dallgët e një fati të pacaktuar, duke paguar shpesh, vetë fundin e tyre tragjik, u bënë “mish për top” të asaj që sot, për disa njerëz mund të duket thjesht një 15 dhjetor që hapen kufijtë.
Nuk duhet të harrojmë sigurisht, eksodet e panumërta të këtyre 20 viteve të fundit, por as kurbetin po ashtu klandestin, të 46 viteve të mëhershme.
Ata ishin dhe janë heronjtë që tash nuk janë më. Pasi ishin të padurimtë për të realizuar ëndrrën e tyre. Por dhe të pashpresë se dikur do të mundnin të ishin si gjithë të tjerët e kësaj Evrope ku gjeografikisht jemi dhe ne.
Kjo orë që po afron, është homazh për të gjithë ata që donin me mall të zhuritur, të ishin pranë të shtrenjtëve të tyre. Dikush, për të parë më në fund djalin që kishte vite që s’dinte si kishte ndryshuar nga fëmijë i ikur, dikush për t’u bashkuar me prindërit, e sa e sa raste të tjera si këto.
Caku, 15 dhjetor 2010 është, jo veçmas pragu fizik i një ndryshimi, gjithëpoaq mbart në vetvete zanafillën e një identiteti të mohuar. Golgota e lirisë, ishte një nga sakrificat më të mundimshme dhe më ngadhënjyese për shqiptarët, të cilët megjithëse simbolizoheshin me shqiponjën, atyre ju ishin thyer qiejt dhe kreshtat, e bashkë më të dhe krenaria e këtij shpendi. Liria dhe krenaria ishin ato të krahëve të thyer, sqepave pa këngë dhe syve pa dritë. Nga tash një tjetër ditë, një tjetër dritë, një tjetër shpresë vjen si liri ndryshe, si liri e përplotësuar, si liri e himnizuar, si një jetë që lind nga shpirtrat dhe dëshirat e flijuara, zjarret e shuara që rivjen nga hiri i memorie dhe dhimbjes.
Gjithsesi, data 15 dhjetor 2010, le të hedhim pas gjithë të këqijat që kemi përjetuar, kurrsesi për t’i harruar, por le të ecim përpara, për të bërë pikërisht atë që do të donin ata që nuk janë më, të festojmë këtë fillim të ri që meritojmë.
Shkodra jeme…
Nga Blerti DELIJA
…âsht përmbytë. Pesë- gjashtë herë në ktëë mot. Shinat e ditëve të mbrame të këtij vjeti, janë kumt jo i mirë për përmbytje të reja. Portat, ato të hidrocentraleve, kanë nisë mu hapë prap. Në fakt, Shkodra âsht përmbytë vazhdimisht rrugëtimit këtyne shekujve të shumtë të jetës. E jo gjithmonë ka kenë përmbytë prej ujit, prej shiut.
Përmbytjet kanë fillue qysh në krye të herës, kur tanë bota ish veç nji sheshbetejë për plaçkë e hapësinë. Përmes shekujve herë u zvoglue e herë u rrit, por gjithëherë mbijetoi. U munduen me e nëperkambë, me e zhdukë krejt prej ftyrës sëtokës. I ndërruen emnin, i ndërruen popull, i ndërruen princa e udhëhjekësinë. Po nuk mujtën me ja mbrritë, as atëherë kur themelet e Shkodrës u venduen bashkë me vetëflijimin e nji grueje- viktimë e pabesisë se gjithëmonshme që e ka shoqnue historinë e kësaj kalaje.
Shkodra âsht ba prej njerëzish, por çdokohë ajo i ka dhanë atyne ma shume se i kanë dhanë. E nuk u ka dhanë vetëm emnin, kryenaltësinë me e mbajtë ktëë emën. Turret e fuqive të hueja por dhe atyne vendase shumëherë e banë ndoshta të pendohet për vetë ekzistencën e saj. Ajo asnjihëre nuk u lodh së rezistuemi. Ma së shumti, u sulmue nga ata që nga gjini i saj i nxuerr e që asnjiherë nuk i mallkoi me gjithë zemër se nâma e nanës të kapë gjithmonë.
Shkodra ishte përkundësja e gjithçkaje. Zoti apo natyra i blatuen nji pozicion të pashoq me askënd tjetër mbi rruzulli. Çdo gjâ e mirë dhe e bukur mbi ktëë hapësinë, e ka zanafillën në ktëë trollë. Ma vonë, ndoshta prej kësaj zanafille të lakmueme, ajo u trûe e u shitûe nalt e poshtë, tuj mallkue vedin pse ishte nistore, kur krejt mirë kish mujtë me kenë e dyta. Po kjo âsht Shkodra, përndryshe, do të kish nji tjetër emën, por kurrherë Shkodër.
Shkodra nuk ka nevojë për emna të përveçëm me i naltue zânin asaj. Të tjerë ia kanë kërkue atë dhe ajo ua dhá me bujari e pa dhimbë. Shumëkush ja ka përdorë e të tjerë ja kanë shpërdorue atë emën. E ajo gjithmonë ka falë, ka shtri dorë, ka ledhatue. Edhe atëherë kur e kanë shâ, e kanë rrëzue, e kanë shkelë me ka mbë, e kanë plagosë edhe deri ne fill të dekës.
E Shkodra âsht gjallë, gjallë dhe e fortë! Njishtu ka ecë përjetë e njishtu ka me ecë derisa Hyji ti ketë caktue fatin e saj, që shihet se âsht aq jetëgjatë sa edhe Ai. Shkodra âsht përmbytë! Jo vetëm prej ujit e shiut. Shkodra âsht përmbytë nga vuetjet e pamata. Vuejtje që pambarimisht po e shoqnojnë gjithëherë, aq sa duket se paska lê me vuejt! Shtati i saj kollaj shihet i ligështuem prej vuetjeve. Vragat e thella të shekujve shquhen kjartë, vraga që asëherë mund të zhduken. Djemtë e saj plagprishës lanë plagë të padukshme kundruall atyne që u përpoqën me e zhdukë, prej Rome e deri te ?Tirana e kuqe?. E plagët mbyllen tuj lanë shenja, shenja të pashmangshme të nji kirurgjie plastike kurrë të arritshme, që as sot nuk mundet me ja mshehë. E si për ironi të shekujve të lamë mbrapa, këto plagë lidhen me të sotmen, e prap me përmbytje. Dhjetë vjetët e mbramë të shekullit të kaluem nisën me përmbytjen e fundit të murtajës së kuqe që nuk i kurseu dhambtë mbi shpritin e djelmnisë shkodrane. Nanat vunë shamitë e zeza mbi sy shumë herë deri në kapërcyell të shekullit që lamë. Për fajin e bijve të Shkodrës, do herë edhe për faj të kopilave që ia morën emnin si mburojë. Përmbytjet vazhduen edhe me langun e errët që lëviznin kulçedrat e luftës mbi shtatin e kombit të damë nëdyshë. Pa e kuptue, Shkodra muer karabojë e jo për fajin e vet.
Shkodra kjâu bijtë e vet që dje e sot, nuk e din se kush ja përlau. I mikluen me dishirin e martinave tëndryshkuna nënahrave, e Shkodra pâ me sytë e vet tuj u shue rinia. Trolli u përmbyt prap e ktë herë në gjak. Gatitej të ndahej me motin në derë, e dikush në pritë, u perpjek me e varrosë edhe atë, por nuk ia mbërrijti. Shkodra me krye mbuluem në e zi, me zemrën e coptueme, me trupin e gjakosun, dijti me qëndrue.
Ndër ne, cilli e mban mend Shkodrën e para 20-25 vjetëve?! Ajo ka ndryshue shumë. Thonë âsht rinue, modernizue. Në fakt, âsht plagosë prap. Betoni mbulue ftyrën ja ka. Hiret, sapo përshnetesh me kalanë Rozafës. Kjo shpikje e njerëzve, âsht nji armë e fortë në dorën e bijve të vet por edhe të kopilave për ta fshî nga faqja e dheut. Arteriet që ngijnë me ajër e ushqim Shkodrën, janë bllokue thuejse në frymënxanie. E lotët kthehen në përmbytje, përmbytje që duen me dënue bijtë plangprishës, këtu e atje, nalt e poshtë. Shkodra din me u idhnue, me marrë hak. Sodoma e Gomorra janë asgja me atë që zemërimi i vet mundet me sjellë. Po tash vetëm po derdh lot, e këto lot bashkohen për te tregue se Shkodra ofshan dhe jo nga dishira me ofshâ….
Shkodra jeme ka kenë dhe âsht, tham ka me mbetë bastion, kala! Më ban mu ndieë jo mirë tuj i shkrue këto rreshta. Na ishim bastion në shumë kohë e motë, për mbarë e për mbrapsht! U gëzojshim me fatkeqësinë e tjetrit e u trishtojshim për mirësinë e dikujt. Ma së fundit, deri në dihatje të shekullit të kaluem- bastion i antimurtajës së kuqe. E do ditë a javë ma mbrapa- prap bastion. Tash bastion i atyne që luftuen murtajën e kuqe të paret. Bastion dje- bastion sot- bastion nesër. E çka na shërbeu?! Asgja! Murtaja e kuq për krejt pak gjâ na çkuli rranjët. Shumoi vraga në shtatin e Shkodrës e dô plagë, që gjakojnë në ditë tësodit. E ata- që ju gatitëm si bastion në erën post-murtajë e kuqe?! Thuejse asgja prap! E nuk po due me tjerrë ma shumë këto rreshta se mund tëmi jesin hatri Shkodrës e bijve të vet, ma shumë kopilave.
Shkodra jeme sot ka nevojë, nevojë për mos me e rrêjt, mos me u tall me te si deritash! Ka shtri krahët mbi bijtë e vet por kjo nuk u mjafton këtyne. Mbroja e dashnia e saj nuk u mjafton, e duen krejt, krejt…për! Dikur e pat shkrue si ?dashnorja e shekujve?. Dhashtë Zoti që ktëë te mos duen edhe bijtë, e ma shume se tëtanë, kopilat!
Shkodra jeme…. Nuk ka aspak nevojë me ja kjâ hallin! As me e vûe në krye tësofrës! Se atje ka kenë, âsht e ka me kenë, gjithëherë. Na kena nevojë për Te!
Fratini Partitë kujdes, reformat ju çojnë drejt BE
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini kërkon vazhdimin e reformave nga ana e qeverisë shqiptarë, në mënyrë që Shqipëria të përfitojë nga dhënia e statusit të vendit kandidat. Një qëndrim i tillë është bërë nga kreu i Farnezinës gjatë takimit që zhvilloi me ministrin e Brendshëm shqiptar, Lulzim Basha, i shoqëruar dhe nga 50 të rinjtë nga vendi i shqiponjave. Ministri i Jashtëm, Fratini dha garancinë e tij që Italia do ta mbështesë Shqipërinë në këtë proces. “Për këtë do punojmë në këtë drejtim që gjatë presidencës hungareze, në gjashtë mujorin e parë të 2011, në mars Shqipëria të përfitojë statusin e vendit kandidat. Më pas në fund të 2011 gjatë presidencës polake të arrihej një gjë e tillë”, – theksoi kreu i Farnezinës, Fratini. Por nuk ngurroi që kërkojë vazhdimin e reformave. Por, çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të realizuar një gjë të tillë? Kësaj pyetje Fratini, sipas mediave italiane, i përgjigjet se asgjë të veçantë. “Duhet të vazhdojë reformat e saja. Nëse do jetë kështu, pra vazhdimi i reformave, ndoshta në votimin e ardhshëm në pranverë vendimi mund të jetë pozitiv”, – thekson kryediplomati italian. Në të njëjtën kohë Fratini nuk ka ngurruar ti bëjë apel partive politike shqiptare për të bashkëpunuar në këtë drejtim. “Shpresoj që të gjitha partitë të jenë të vetëdijshme që çdo pengesë për normalizimin e jetës politike është një pengesë për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, – theksoi ministri italian. Basha e ka vlerësuar në maksimum vendimin për heqjen e liberalizimit të vizave. “Për ne heqja e vizave është arritje më e lirisë pas rrëzimit të murit të Berlinit. Është rënia e murit Shengen”, tha ministri shqiptar. Për liberalizmin e vizave, vetë Fratini, për procesin nisur që nga koha kur ai ishte zv/presidenti i KE-së, u shpreh se është një proces i bazuar në meritë dhe jo dhuruar.
Wikileaks dhe Dick Marty
Në Shqipëri është folur më pak se kudo për WikiLeaks, por është folur e debatuar megjithatë mbi kundërthëniet e aktit të Assange. Të tjera dokumente që pritet të dalin edhe mbi Shqipërinë ndoshta do ta rindezin debatin, por ky tashmë është eklipsuar nga raporti i Dick Marty-t me akuzat mbi krimet e UÇK-së, me në krye Hashim Thaçin, në mbarim të luftës në Kosovë, si dhe mbi kapjen e shtetit nga krimi i organizuar atje, ashtu sikurse edhe për mosbashkëpunimin e qeverisë shqiptare për hetimin e akuzave ndaj Thaçit e njerëzve të tij. Të dy ngjarjet duken si krejt pa lidhje me njëra-tjetrën, por kanë disa pika interesante kontakti, sipas meje. Së pari, pasi të dyja kanë të bëjnë me informacione që i jepen publikut mbi atë se çka bëjnë të pushtetshmit, ndonëse debati mbi Assange është më i komplikuar, do të thoja, pasi veprimi i tij nuk vjen nga institucione në pushtet që japin informacion mbi pushtete të tjera, si raporti i Dick Marty-t. Së dyti, kanë lidhje me njëri-tjetrin, sipas meje, sepse ato që ka zbuluar Assange, në një farë kuptimi na tregojnë se çfarë ndodh në prapaskenë derisa gjërat dalin në skenë, siç doli Marty, por edhe pse nganjëherë ato nuk dalin asfare në skenë.
Personalisht bëj pjesë ndër ata që, ndonëse njohin faqet e rrezikshme të aktit të Assange, e konsiderojnë pozitive punën e WikiLeaks, pasi e shoh si një akt që e ndihmon demokracinë, duke u dhënë më shumë pushtet njerëzve në kontrollimin e përfaqësuesve të vet. Tek e fundit, demokraci do të thotë pushtet i popullit dhe, nëse pranojmë se një instrument i rëndësishëm i pushtetit është zotërimi i së vërtetës, atëherë në sa më sh umë mendje të jetë e vërteta, aq më shumë demokraci kemi; kurse në sa më pak mendje të jetë kjo, aq më pak demokraci kemi. Thënë kjo, duhet shtuar se, sigurisht, ashtu sikurse ndodh me demokracinë në përgjithësi, kjo situatë nënkupton edhe më shumë kompleksitet, prandaj dhe më shumë vështirësi menaxhimi – shpesh ky menaxhim krahasohet me atë si të bësh muzikë me një orkestër dhe jo me një instrument të vetëm. Dikush do të thotë se një shtet si SHBA-ja nuk mund të konsiderohet si një shtet që vepron kundër interesave të popullit të vet, prandaj s’ka pse të zbulohen gjëra që ai shtet, për të mirë të popullit të vet, i gjykon se duhet të jenë sekrete. Ashtu është, por edhe s’është. Së pari, pasi duket ende e largët, në mos e paarritshme, dita kur shtetet do të realizojnë atë idealin kur të konsiderohen se gëzojnë besim të plotë për të mos u kontrolluar nga qytetarët e tyre. Ndoshta ai lloj shteti do t’i përkiste një tjetër lloj sistemi nga ky që sot e quajmë demokraci, e cila është e bazuar mbi qasjen antropologjike që e konsideron njeriun si të papërsosur, madje me prirje për të abuzuar me pushtetin, prandaj dhe duhet kontrolluar. Së dyti, pasi botimi i këtyre dokumenteve edhe pse mund të jetë kundër interesave të shtetit e popullit amerikan, mund të jetë në favor të interesave të popujve të tjerë, pasi dihet përsëri se nuk e kemi arritur ditën kur të gjithë shtetet të punojnë në harmoni me njëri-tjetrin për të mirën e të gjithë popujve të tyre. Ka pasur jo pak raste kur interesat e shtetit amerikan, që mund të kenë qenë (por edhe mund të mos kenë qenë) edhe të popullit amerikan, mund të jenë përputhur me interesat e pushtetarëve të vendeve të tjera, por jo me interesat e popujve të këtyre vendeve.
Këto konsiderata të përgjithshme mbi WikiLeaks i kam shprehur edhe më parë me median elektronike dhe nuk do të isha ulur të shkruaja sikur rasti të mos më sillte të lexoja një faqe të tërë të “Le Monde” me titull “Diktatura dhe Mafia e Azisë Qendrore” (14 dhjetor 2010), që u referohej materialeve të nxjerra nga WikiLeaks, i cili më tërhoqi vëmendjen në mënyrë të veçantë e më bindi edhe më fort për dobishmërinë e kurajos së Assange. Dhe nuk është se e nxora këtë përfundim pa lidhje me realitetin shqiptar. Përkundrazi, pikërisht në lidhje me të, madje dalja e raportit të Marty-t në të njëjtën kohë sikur ma ilustroi atë që po mendoja.?Le të shpjegoj me pak rreshta se çfarë shkruante “Le Monde” bazuar mbi dokumentet e WikiLeaks:?Fillonte me materiale të Ambasadës Amerikane në Baku të Azerbajxhanit. “Interlokutor qendror dhe prioritar për SHBA-në” e cilëson ambasadori në një dokument të vitit 2008 këtë vend; “aleat në luftën kundër terrorizmit”, “partner vendosmërisht laik dhe pro amerikan në një zonë të kërcënuar nga islami radikal”. Por, vini re, nga ana tjetër, ai raporton edhe për mungesë të demokracisë dhe korrupsion e abuzime të mëdha të pushtetit në Azerbajxhan. Në një telegram të vitit 2009, ambasadori flet për presidentin Ilham Aliev, duke e quajtur Majkëll Korleone (padrinoja i famshëm i filmit me famë) për të cilin thotë se me të huajt paraqitet si një kozmopolit, kurse brenda vendit po bëhet gjithnjë e më autoritar. Në dokumentet për Uzbekistanin, protagoniste na del e bija e Presidentit të vendit, Karimova: “një person i etur për para e për pushtet, që përdor të atin për të shkatërruar biznesmenët e tjerë që i dalin në rrugë.” Lidhur me Kazakistanin, ambasadori amerikan atje raporton një bisedë që ka bërë gjatë një darke kokë më kokë me një drejtues të lartë kazak, i cili i ka thënë: “Kapitalizmi – siç e quani ju ekonominë e tregut – do të thotë shumë para. Dëgjomëni mua, të gjithë ata që kemi lart janë të marrë fund. Janë të marrë fund për shkak të mentalitetit sovjetik që kanë; janë të marrë fund edhe për shkak të teprimeve korruptive të kapitalizmit. E dini ç’thonë? Përderisa edhe ata të Goldman Sachs fitojnë 50 milionë dollarë në vit dhe udhëheqin pastaj ekonominë amerikane, ç’ndryshim ka me këtë që bëjmë ne këtu?” Kurse lidhur me Kirgistanin, “Le Monde” shkruan se atje ka një bazë amerikane në të cilën rifreskohen trupat e Afganistanit. Aty ka pasur trazira të mëdha kohët e fundit, që kanë sjellë edhe vdekjen e shumë personave, për të cilat është akuzuar edhe i biri i presidentit Bakiev, një njeri i fuqishëm në vend. Ambasadorja amerikane ha një drekë të përzemërt me këtë njeri, gjatë së cilës ky i flet për makinacionet e rusëve – sipas lojës që ka bërë edhe i ati për të përfituar nga të dy palët. Por ambasadorja nuk e ha sapunin për djathë: “Malinj i shkolluar mirë” e quan këtë personazh në raportin që dërgon, por ndërkaq shkruan: “Nëse marrëdhënia me këtë njeri do të trajtohet me kujdesin e duhur, ne mendojmë se mund të nxjerrim përfitime prej saj” – paçka se në analizat që i dërgohen Departamentit të Shtetit shkruhet edhe se “korrupsioni i gjithëpërhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes është pengesë për zhvillimin ekonomik.”
Mua më duket se mjafton një “NO COMENT” për t’i mbyllur këto radhë. Besoj se nuk ka shqiptar në Shqipëri e në Kosovë – nuk e kam fjalë për ata që janë në pushtet, por për shumicën që vuan prej pushtetit – që, duke lexuar këto që shkruan “Le Monde”, mbështetur mbi dokumentet e WikiLeaks, të mos nxjerrë përfundime të mençura për vendin e vet dhe të mos falënderojë për këtë edhe guximin e Assange.
Fatos Lubonja
Unik për moshen, gjeni për stilistiken e kompozimin
Nilidon, poezite e tua jane vertet te mrekullueshme. Mua me pelqyen shume. Neper to shoh figurime shume moderne dhe te goditura. Te perdorura me vend dhe qe e fuqizojne mendimin.
Kam lexuar shume nga Nilidoni, sidomos ne shtypin grek. Eshte padyshim nje rast unikal per moshen, ku une shoh te ardhmen e kombit tim.
Te perqafoj fort, shume fort dhe kam besim, shume besim, se shpejt do te kemi me te mirin e letrave shqipe. Alfons Zeneli, Poet-prozator
Nuk më mahnit menyra se si shkruan Nilidoni pasi ka botiar jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e Greqi qe pqrq nje viti, por forma, fabula, gjetja e personazheve dhe rrefimin e ngjarjes
Ti shkruan si i rritur more miku im. Ke vendosur te na sfidosh ne qe kemi dekada qe shkruajme. Je talent i lindur, nuk shpjegohet ndryshe menyra sesi i trajton temat e dites, me art fantastik. Te perqafoj fort. Fatime Kulli, Poete-prozatore
Miku im Nilidon! I lexova me shume vemendje dhe dashuri, poezite e tua, dhe natyrisht qe me pelqyen shume…Shume…Ne to une vec bukurise, mencurise tende pashe edhe goxha avancim ne krahsim me poezite e para qe te kam lexuar, dhe kjo gje …me pelqeu shume… Avancim qofte nga ana teknike, ashtu edhe ideve e mesazheve qe percjell…Megjithate si shoke e miq qe jemi, do te me lejosh te ta kujtoj, edhe nje here..Mos u nxito…sa me shtruar ti marresh gjerat, aq me shume ecen perpara, aq me te bukura dalin poezit miku im..Te perqafoj me mall e dashuri miku im i vogel Nilidon! Une miku YT xhaxhi Luli.
O I miri, miku im Nilidon,
mos kerko Yll, per vitin tjeter,
do te kemi ne planetin tone,
do te kemi planetin e gjelber…
…Kryeengjell thame fo jesh ti,
patjeter qe do kete dhe poete,
dhe do mbushim Qiellin me yllesi,
dhe kenge zogjeesh do te kete…
Por tani them se erdhi ora,
qe nga larg ta ngrem nga nje dolli,
ti me vere, e pak koka kola,
une te mbushur e kam me raki…
Hajt gezuar, miku im engjellor,
edhe 100 vite jane pake,
mos tu ndafshin te bukurat ore,
te bu[ase mendja jote art…
Lulzim Lekdushi, Poet-prozator
Nilidon,per datelindjen te uroj me gjithe zemer.Por ke bere ca “gabime” te medha: Te gjithe xhaxhat dhe tetat qe ti i quan poete te medhenj, jane kaq te vegjel para teje, fantazise, mendimit te pjekur, ideve qe percjelle. Gabimi i dyte i madh: Si ka mundesi qe nje yll si ti te festoje ditelindjen ne Hene…Yjet jane driteplota…Me kenaqe Nilidon dhe gezoj si gjithe te tjeret per ditelindje, per fantazine dhe mencurine tende.
Kamera letrare zë pamje e dialogë që zhvillohen, lëvizin e strukturohen në mes reales dhe ireales (edhe irealja është kategori estetike). I zhvilluar në dy plane (plani i parë: argëtimi i imagjinatës së lexuesit me një rrëfim fanatstik, si …në përrallat moderne të fantashkencës; dhe në planin ironik, që i drejtohet me nëntekst të pasur artistik lexuesit të rritur); ky tregim shfaq prirjen e rrallë të krijuesit, kaq të ri, për thurje të ndërliqshme rrëfimore-kuptimore, për shtresime artistike të realitetit (figurat letrare të ngrirjes, gjumi ironik i të pandehurit dhe qeshja e gjyqtarit)… Tregimi zgjon edhe asociacione tjera narrative-kuptimore interesante… Dhe ktëtë e arrin vetëm krijuesi që ka prirje krijuese, që ka zotësi thurjeje situatash letrare-iamgjinative dhe që e pleks në tërësinë e tregimit ligjërimin e figurshmë letrar. Pa figurë letrare nuk ka art letrar.
Ndonëse u shtrëngova ta lexoj tregimin si lexues i rritur e që i drejtohet mendimit kritik për të rriur, megjithatë, i dashur Nilidon, faleminderit për këtë dhuratë të bukur për lexim!
Prend Buxhala, Kritik letrar ne Kosove
Oh, sa i lumtur jam. Qe nje Odise i vogel, nga Shkodra e lashte dhe e hijshme, si vete Perendia, ndersa shetit neper Venecian Shkodrane sebashku me Babagjyshin me nje gondol te cuditeshme, vizaton kaq bukur, me kaq zemer dhe shpirt artistik…, tablone 2000 vjecare dhe tablone moderne te nje perralle te mire dhe te keqe. E mire, per vogelushet si ti, Nilidon i arte, qe presin dhurarat e Babagjyshit dhe Babazotit, me rastin e Krishtlindjeve te magjishme. Dhe e keqe, se dhuaratat, per fat te keq, i perlan kucedra e ushtareve dhe policeve, qe, ashtu si tek Odiseu i famshem, shendrrohen nga Circe zemerliga, ne deputete dhe dordolece shpirtzinj, me emrin Berisha dhe Rama. Nilidon, artist i madh! Te perqafoj dhe te puth fort, fort, me gjithe zemer. Nuk ka fjale ta pershkruaj dhimbjen qe ndjeva duke lexuar tregimthin tend, sic nuk ka fjale te pershkruaj mrekulline e kompozimit te ketij tregimthi, nga te gjitha anet, i realizuar magjikisht, me te gjithe elementet e ndertimit te tregimthit tend “Shkodra Veneciane”.
Shume, shume urime, mik i shtrenjte. Oh, si s’kam o zot, nje reviste, a gazete per njerezit e te gjitha moshave, a nje mikrofon ne nje radio per te gjitha moshat, ta shperndaja kete tregimth. Madje, jo vetem ne shqip, por edhe ne gjuhe te huaja. Per te shperndare keshtu miresine dhe talentin tend, si nje dhurate per gjithe ata qe dijne te shohin, te lexojne dhe te degjojne: nga vogelushet e kopshteve, qe po presin gjithe ankth Babagjyshin me thesin e dhuratave, deri tek pleqte mjekerbardhe, atje ne Shkodren veneciane sidomos.
Bravo mik i shtrenjte!
Agim Pipa, Poet-prozator
Ylli i vogel me permasa te Eseninit te imagjinoj ne te ardhmen , se edhe ai ne kete mosh ka fillu krijimet e tij , te uroj te behesh si ai me fame , po jo ne fat, Jetofsh shume e shume me gjate zemere .
Jam e mrekulluar , jam e befasuar , por njekohesishte jam e distinuar ti dergoj nje mije falenderime ketij djali kaq madheshtor. Une e lexova para pak oresh qe z Agim i kerkoi te shkruante per SHkodren ,po ne nje kohe rekord une nuk e prisja , kurrsesi.
Ky eshte n…je i derguar nga Zoti . Zemer te perulem para teje , te perqafoj e me te vertet te them mos e lodh mendjen kaq shume , se na duhesh per vlerat qe shperndan , brezi jote jan bukos ne lojra me vrasje e lojra qe s ka kush i kontrodhon. Lum ne qe te kemi ne mesin tone e bekuar ajo nene qe te ka dhene kete edukat .Te perqafoj forte e forte . Te puth Venka ne ball.
Venka capa, Poete
Shumë bukur flet shpirtiyt Liridon, me ate ngjyrim te kuqerremte ne zemër, hijshem qendrojnë figurat e tua në poezinë e mrekullueshme, poeti i vogël i Shqipërise së madhe dhe të lirë, të përgëzoj zemër e vogël e mbushur plot art në folenë e mendjes tënde të artë…Mos hezito të shkruash, papushim o poet i njomë…ti bukur di të hedhësh vargjet e tua të virgjëra, në letër, që kënaqin aq shumë shijet tona, kur i lexojmë…URIME!
Sofia Ziri, Poete
I Dashur Nilidon , gjate leximit te ketyre poezive, per nje moment harroja autorin e tyre duke u mrekulluar ne vargjet e te gjitha ketyre poezive kaq te bukura…dhe kur perfundova leximin, disi u kthjella dhe edhe me teper u fascinova nga …keto vargje kaq te bukura , te thurura me shum talent dhe delikates nga nje poet i vogel i moshes tende….qe te gjitha poezite jane mrekullia vete….ne talentin tend te rralle me ska kurrfare dyshimi se emri yt i dashur poet i vogel nje dite do behet emer i madh…..do lexohesh me shume endje nga te gjithe brezat e ardhshem dhe te tashem….komplimente i dashur poet GJENI i vogel, 1000 here te lumte
Shpresa Besa, Poete
Ti je nje Engjell i vogel por me zemer dhe krahe te medhaja miku im vogelush. Me pelqen shume bota qe ti pershkruan dhe se si ti i shikon gjerat…
Shume nga ne duhet te merrnin syte e tu dhe te shikonin Boten. Jam pa fjale!!! Je i mrekullueshem dhe uroj qe te ngelesh gjithmone i tille edhe pasi te rritesh.Te lumte ajo dora dhe mendja jote.Te uroj qe te kesh gjithe te mirat e kesaj bote dhe paç sa me shume lumturi e dashuri ne jeten tende.Te puth fort dhe te dua shume.
Lediana Kapaj
Poete
A i degjojme …?!!! Na bucasin veshet Nilidon i vogel nga te qeshurat ……..e ne nuk qeshim dot ,por edhe nuk qajme dot …, e me kete rast na mbetet te mbyllim vetem veshet qe te mos lejojme te qeshurat te hyjne. Eshte nje histori e nje…rezimit qe ju e keni sjelle me fantazine tuaj, por nje histori e jetuar dhe qe vazhdon te jetohet, nje histori e koherave moderne …
Te mjeret ne modernet, qe modernizmi na ka bere te ecim me gondola neper “Venecian “e krijuar ……je i vogel qe godt forte me shuplake, edhe pse pellemba jote eshte ende e brishte … Te pergezoj shume !
Merita Smaja Aktore
Poezi e tregime nga Nilidon Pepushaj, klasa III

Mësuesja ime
Mësuese Leonora e veçantë,
me mençurinë e saj të zjarrtë,
më mëson mua.
Ne mëngjes kur hyj ne klasë e s›është mesuesja aty,
behet zhurmë,
une jo,
ndërsa kur është mësuesja, zhurmuesit rrinë urtë.
vetem une jo,
duke thene:
E di mesimin.
Prinder i dyte mësuesja është,
përpiqet me shpirt që t ë m ë mësojë,
dhe une i jam borxhli.
Mësuesja kurrë s’më edukon duke më qortuar,
por më edukon me shembuj,
sa e dashur mësuesja!
Une e dua shumë atë,
sa herë që ajo flet,
unë provoj një njdenjë shumë të mirë.
Sa mire që mësuesja s› ka profesion tjeter,
se ndryshe nuk do ishte mësuesja ime
Nënë Tereza
Nënë Tereza,
motër e mirësisë,
Nëna e bamirësisë,
i mbulonte njerëzit me dashuri,
i shëronte me buzqeshje,
me shikim iu largonte batanijen e varfëris.
Me një prekje të vetme,
Ajo bën mrekulli,
fëmijëve që ishin jetimë,
duke i puthur i bënte të ndiheshin si me familje.
Nënë Tereza , bekimi i botës,
pothuajse dhe duke u lutur i ringjallte të vdekurit.
Njerëzit Nënë Terezën nuk e merrnin si njeri,
E mëndoshin se Nënë Tereza ishte vete dashuri.
Dhe pse kur vdiq ajo,
unë nuk kisha lindur,
e njoh se ajo quhet dashuri.
Macja
Sa bukur është të kesh një mace,
te fryrë porsi tullumbace,
të butë si pambuk e me mustaqe
të bukura.
Macja shume e zgjuar eshte,
prandaj shtatë jete të guximshme
I ka.
Macja bukuroshe, shume ngjyrëshe, ndonjehere
është si flutura.
Mace lloje te ndryshme ka:
Zi,bardhë e kaf, e të tjera shumë të bukura.
Si macja krijesë tjetër s’ka,
bukuroshe, leshatore, symprehtë,
e shkathet si blete,
dinake si dhelper sylaroshe.
Shumë e dashur macja është,
s’ke ç’ti bësh, macja punetore,
gjithe diten lodhet duke zënë minj,
punen të dobishme e ka.
Sa mire eshte te kesh mace!
Deti
Deti me ngjyrën e tij të hishme,
shumë i bukur është.
Ngjyrën si qiellie ka,
po jo plotësisht.
Pulebardhat bëjnë festë siper tij,
duke vallëzuar e ngrënë.
Dhe peshqit gjithashtu bëjnë festë,
në hapësirën e tyre të zbavitjes
duke ngrënë e kërcyer.
E kaltra,
ngjyrë shumë e bukur është.
të gjithve ashtu ju duket.
Deti më i nevojshëm se i pashëm.
për tu freskuar, për të mësuar të notosh,
e shumë të tjera sa s’mund të thuhen.
Sa mbreteri e kalter e e bukur është Deti!
Libri
Mençuria e vërtetë,
është libri.
Libra të ndryshëm ka,
Plot me ide.
Ka libra me figura, pa figura,
me poezi, me shkrime.
Është e vërtetë ,
libri shume i mençur është,
por tjeterkush është më i zgjuar,
është mendja.
Se nga ajo është bërë libri.
Mendja dhe truri jane miq të ngushtë,
jetojnë në të njëjtën banesë,
ne koke.
Mendja krijon poezi,
mëndja shkrime.
Kjo formon librin.
E mira dhe e keqja
Çdo e mirë ka dhe një të keqe.
E mira dhe e keqja nganjëherë rrinë afër,
fjala vjen, kur ecën policia e lëshon alarm,
hajduti ikën.
Por dhe kur ecën policia,
të tjerët duhet të hapin rrugën.
se ndryshe ndodh një aksident.
Ose, kur punon dhe lodhesh,
sfilitesh por fiton.
Të punosh shumë është mirë,
por ndoshta jo dhe aq,
se punon mbase aq sa s›të ngele as nje pike fuqie.
Luani
Luani e mban mend si të kish ndodhur dje,
se si kandidoi me tigrin guximtarë,
Dhe fitoi,
Luanin e votuan se e kishin frikë.
Vrap shkoi në dyqan me ndjenje të mirë
dhe bleu paruke,
për të mbuluar zonën pa flokë,
Për vete doli i bukur,
por për të tjerët i shëmtuar.
Luani pavarësisht fjalëve të kafshëve,
nuk mbajti gjë në vesh.
Kështu që banorët nuk donin mbret një mendjemadh,
por një që nuk e lodh veten kot për pamjen,
kështu për mbret vëndosën tigrin.
Keq të jesh i ashpër,
më keq mëndjemadh.
Lepuri
Ai lepuri me veshët e tij të gjatë
e me këmbët me muskuj,
vrapon si aeroplani që fluturon.
Lepuri bukurosh është shumë,
ka dhëmbë teper të bukur,
çdo ditë ai shkon te dentisti babush.
Lepuri shpesh ngjyros dhe flokët,
po në vend të lyejë flokët ai ngjyros dhe trupin,
dhe merr tërësisht një ngjyrë tjetër e del i bukur.
Në hapësirë
Në shqiponjën mekanike unë po fluturoj,
të gjitha gjërat nga atje i shikoj,
afer Zeusit tani jam.
Në qiell duke fluturuar përshëndes zogjt,
çaj ajrin me shpejtësinë e dritës e notoj sipër tij,
përmbi krijesat e bardha tani jam duke fluturuar e
në hapësirën e pafud unë po shkoj.
Shqiponja mekanike atje ku dua unë më çon,
të gjitha të fshehtat e ajrit mua mi tregon,
e bashkë fluturojmë drejt asaj që ne po shijojmë.
Ajri më bën shoqëri gjatë kohës që fluturoj,
në tokë bie shi, tek ne dielli shndrit plot lumturi e më buzqesh,
kur shoh poshtë
Shqipëria më duket si pikë në një hartë.
Retë duken si mal i pafund pambuku,
sipër tyre po vrapoj me shpejtësi,
ndërsa toka më duket si gjysëm Glob,
Kur zbres në tokë
pse Qiellit po i pikon cepi i njërit sy
nuk e di.
në Romë bie shi.
Prifti dhe Krishti
Isha tre vjeç,
kur shkova në kishë,
prifti fliste poshtë
Krishti varur në Kryq.
Prifti fliste dhe njerëzit shihnin Krishtin,
mu duk si lojë fëmijësh dhe e ngrita gishtin,
prifti vazhdonte akoma me fjalët e tij,
nuk durova e e ngrita zërin persëri.
Fola me Priftin.
pse e lë Krishtin të varur në lartësin ku askush se puth dot?
Prifti tha o ç”duhej o ç”mëndonte,
se nga atje njer;zit i shikonte.
Unë vazhdova,
pse nuk e ulë poshtë ta puthin njerëzit?
Se Zoja nuk ndihmon,
Atë që edhe sot e kryqëzon.
Njerëzit më shumë se për fjalet e priftit ,
kanë nevojë ti dhurojnë puthje Krishtit.
Vota e pare
Në klasë të pare,
votuam për kujdestar,
të tjerët votonin për atë që dëshironin,
unë votova për atë që njihja më mirë,
veten.
Kur e pa mësue Leonora votën time,
e mbushi klasen me buzëqeshje.
Pas pak, një të lumtë Nil
ke votur shumë mirë.
Mua ajo votë më mjaftoi që të fitoja,
kisha dëshirë ta realizoja,
pra dëshira nuk mbeti dëshirë.
Falë asaj vote u bëra unë kujdestar,
të gjithë më pyetën për kë votova.
E ç’rëndësi kishte kjo,
unë fitova.
Motra
Isha një fëmijë,
i gëzuar,
i lumturuar,
si Perëndia i
gëzimit.
Deri sa një ditë shoh mamanë e babin,
duke shkuar në spital,
i çuditur shumë,
këtë rradhë Perëndia e habise.
Kur më marrin dhe mua,
përsëri çudia,
shoh një bebe të dalë nga barku.
Babi më tha se ështe motra ime,
unë me mendimin se ajo ishte një kukull,
kur u rrit kukulla,
përsëri çudia nuk kishte luajtur vëndit,
sikur unë isha banesa e saj.
Kukulla u rrit, unë u çudita
kur pashë një kukull që flet,
që ecën e bukur vishet,
po shpejt ndryshova mendje dhe thashë:
është vërtet motra ime.
Por mëndimi lëviz si çalamanë,
këtë herë tjetërsi dyshimi ,
si, për dy vjet me rrallë,
mendova se motra kukull ishte!
E shkuar, e moçme kjo përrallë
të kam motër të bukure Kjarë.
Magjia e natës ne bjeshke
Qielli rozë,
nata e zezë,
mali blu,
reja e bardhe,
perëndimi portokalli.
Në perëndim,
mali me retë dashurohen,
Puthen,
Eshtë vepër e perëndimit magjik.
Ndërsa nata me ditën,
Dielli me Henën ,
janë bashkpunëtor.
Dielli me Hënën vrapojnë në pasqyrën blu,
se i magjeps magjia e natës në bjeshkë.
Qielli rozë është mik me perëndimin,
Hëna ecën natën për ne e ditën per të.
Nata e zezë,
Hëna e bardhë,
të kundërt janë,
e megjithëate ,
miqësi kanë.
Flamiri im
Flamuri im ngjyrë gjaku
i mbushur plot trimeri,
ke brënda shpirt shqiptari,
ke brënda veç Liri.
Shqiponja me dy krena,
valëvitet neper pasuri lirie.
e ne jemi
krenar te kesaj pasurie.
Flamur trim ne beteja
deri ku s`njeh kufi,
tmerron armikun si rrufeje
se rrezaton veç Liri.
Ditelindje ne Hene
Sot kam ditëlinjen. Mbusha plot 9 vjeç. Për ta festuar u nisa për në Hënë, te themi ndryshe, për tek ëndrra ime.
Hëna nga ai gëzim aq i madh lëshoi xixa. Unë dhe Hëna sa pamë njëri – tjetrin në sy, ndiem se midis nesh do thurrej një miqësi e madhe. Pas pak ndodhi një mrekulli e bukur. Më ka ndjekur pas një Princeshë.
Princesha nuk ishte si gjithë të tjerat, me Kurorë e pushtet, me pasuri si në përralla . Eshte Princesha më e mirë e Botës, se ështe mamaja ime. Ajo ka ardhur bashkë me Priceshën e vogë, motrën time Kjara.
Me ardhjen e kësaj Princeshe te veçantë, Hëna nga gëzimi shpërtheu fare. Lëshoi xixa jashtë saj e brenda saj. Ato xixa që lëshoi u bënë pemë, ujë, lule dhe male. Pra jetë.
Pas asaj Princeshe të veçantë, erdhi një Princ. As ky nuk ishte Princ si gjithë të tjerët, me shpatë, me dollarë e euro, Zot i fortë e i keq që duhet të paguajë klloun për ta bërë të qeshë pak. Ështe ky Princi më i mirë në Botë se ështe babai im.
Po sot ka shumë mrekulli. Se unë mbusha 9 vjeç.
Disa poetë të famshëm si Fatime Kulli, Lulzim Lekdushi, Alfons Zeneli, Agim Pipa, Sofia Ziri, Trendafila Visha, Agim Gashi, Prend Buzhala, Lediana Kapaj, Merita Smaja, Syle Dobroshi, Shpresa Besa, Vullnet Mato, Pilo Zyba, Lali Agoviku, Elinda Marku, Vaid Hyzoti, Mimoza Ahmeti, Valbona Ago, Albina Idrizi, Partizan Cene, Mimoza Nazarko, Kolec Traboini, Selman Hodo, Anila Kruti, Ilira Hoxha, Agim Basha, Viola Cerova, Martina Poezi, Xhemajl Rudi, Fatbardha Myslimaj, Faik Krasniqi, Valon Rashica, Merita Bregu, Fran Tanushi, Pier Kolond si dhe mesuesja ime Leonora Luci, por edhe dajat Pjeter e Luçe, Kastriot e Franko, Daja Luan Shkreli me Elizabeten, Amanden e Entony nga Amerika që me ndjekin kudo, nuk po më gjenin mua. Ata u mërziten. Sa kontrolluan gjithandej nëpër Tokë, të gjithë me nje zë thanë:
Hëna, ëndrra e Nilidonit. Ai na ka treguar ne për ëndrrën e tij.
Ata u nisën drejt Hënës. Jo të gjithë njerëzit mund të shkojnë atje, vetëm poetët dhe shkrimtarët po.
Të parët, poetët gjetën mamin dhe babin tim. Shumë shpejt gjetën edhe mua që kisha hypur ne një mal të lartë duke folur me disa zogj.
Ata organizuan një festë të madhe. Vetëm për një ditë. Se ditën tjetër do ktheheshim në Tokë, me njerëzit e tjerë.
Në shfajqjen tonë nuk morën pjesë vetëm poetët njerëz, por edhe poetët Kafshë dhe Alienë. Mirë se festuan, por as aty nuk ishte një festë që ka shoqe deri sot në Hënë. Festë e veçantë, festë plot me ide.
Alieni bënte një pjesë të idesë, kafshët poete një pjesë tjetër të poezisë dhe poetët njerëz pjesë tjetër të poezisë, por edhe Princi dhe Princesha një pjesë tjetër. Më e bukura ishte se dhe ai që kishte ditëlindjen, unë, më i vogli, mu besua dhe bëra një pjesë tjetër të poezisë dhe poezia u përfundua. Do ja këndojmë Tokës këtë melodi. Pak vargje po i prezantoj:
Sot jam nëntë vjeç
dhe kam nëntë keca,
një e kam poet,
tjetri shkrimtar,
piktor
e kënshtu me radhë.
Sot jam nëntë vjeç
dhe këta keca,
s’i kam të qulltë,
po si 9-të njësha.
Kur t’ bëj dhjetë vjeç
S’dua vetëm keca,
Sa mirë do ishte
të kem dhe ca dreqa.
Gjatë kësaj eksperience te bukur, në Hënë mësova diçka të re, të shkruaj. Jo të shkruaj një fjalë, si përshëmbull qeni, por mësova të shkruaj poezi të ndryshme dhe shkrime. Mësova edhe rrugën për atje. Heqi rrobat e Tokës e veshi ngjyrën e Ajrit e nisem sa herë të dua.
Pas festës, të gjithë shkuam në një pallat të madh. Aty prapë mësova diçka tjetër, se i vogël jam e përditë mësoj. Ato çka mësoj unë do ia them Botës shpejt. Por e rëndësishme është çka mësuan poetët e famshëm, këta që përditë mbushin hapësirën me ide.
Ajo që mësuan ishte: Një poet mund të shkojë shumë më lart se një mbret. Mbreti as një buburrec nuk është para poetit. Të famshëm nuk të bën paraja, por mendja. Këtë shprehje thonin Alienët. Pra, sa e panë së po rrimë në Hënë, filluan të organizohen. Disa, donin të ishin vetë mbretër. Mbreti i mbajti të gjtiha gjërat në vesh, por edhe në mendje. Ai u largua nga froni, dhe shkuan të tjerë njerëz për tu bërë Mbret, por vetëm një njeri mund të bëhej Mbret dhe jo dy Mbretëra. Një u bë. Por edhe ai iku dhe prapë e mori fronin një tjetër.
Unë me Princeshën e Princin dhe poetët shkuam diku tjetër, se nuk mund të rrinim në atë pallat me zhurmë. Nuk kishim shkuar për gjatë. Hëna, dhe ajo po e festonte ditëlindjen time me ne.
Për milingonat ajo festë zgjati si tre muaj ose tre vjetë, por për të tjerët zgjati shumë pak. Pak e nga pak filloi të errej, por natën menduam se mund të ishte më bukur se ditën, dhe vazhduam festën. Jo festë duke kërcyer, se ajo ishte një festë ideshë. Shumë bukur. Ne menduam se ishte më bukur natën se ditën. Dhe ashtu doli. Në natë morëm më shumë frymëzime. Tani nuk krijuam një pjesë një njeri, por e bëmë ndryshe, nga një poezi për një njeri.
Askujt nuk i vinte gjumi. Nuk kishte pse ti vinte, se kush ka mëndjen ka gjithçka. Dhe sikur të flinim prapë do festonim. Jo duke festuar duke u ngritur nga gjumi për të shkruar, por duke ëndërruar. Se mendja ka shumë mënyra për të festuar. Edhe në gjumë.
Por në këtë Botë po ndodh gjithçka. Për shëmbull, disa vetë që e kanë ditëlindjen shumë larg, ulen, ëndërrojnë dhe mendojnë se në atë çast kanë ditëlindjen dhe festojnë. Gabim që edhe patat nuk e bëjnë.
Ditëlindja nuk është vetëm të marrësh dhurata, po të japësh ide. Pra këtu në Hënë dhe të tjerët që nuk e kanë ditëlindjen sot, po japin ide.
Pas Alienëve që jetonin në Hënë, erdhën edhe dy Ciklopë. Ata ishin pa tru, e kishin kokën si kovë me ujë, por nga larg nuk mund të shihej që kokën e kishin me bira. Pra koka ju ishte shpuar dhe ata e kishin kokën si kovë pa ujë. Por e dija se ata edhe pse nuk kishin mend, mund t’ju vinin. Pra, nuk mundem ti gjykoj nga pamja e jashtme, si veprojnë Alienët.
U bashkuan dhe ata në festë. Një grua sikur ua qepi kokën dhe tha se nuk e kanë më të shpuar. Ajo tha se mund t’ua mbushte kovën, pra kokën, me ujë. Dihet, ai që nuk harxhon as nuk fiton. Gruaja e ndiqte aq shumë këtë këshillë, por mendoi se fjala harxhon është të punosh dhe ajo mashtroi duke thënë se ua mbushi dhe qepi kokën. Në fakt për qepje ajo ua kishte lidhur flokët Ciklopëve, dhe për mbushje me ujë kishte marrë një kovë uji dhe e kishte derdhur mbi Ciklopët.
Mashtrimi i gruas ishte paksa memec. Megjithatë, ajo nuk u përjashtua nga festa. Në fakt me fjalën lidhur flokët ciklobëve, nuk doja ti ofendoja Ciklopët, se gruaja në fakt ua kishte qepur flokët, meqënëse Ciklopët i kishin flokët e gjata. Ajo nuk ua preu, por ua bëri si pemë qershie. Pastaj Ciklopët dolën me flokë tri meter të gjatë, të ngritur lart si pemë qershie. Disa kafshe që u pelqenin qershitë menduan se me të vërtetë ajo ishte pemë qershie. Dhe shkuan e hipën në flokët e Ciklopëve. Gënjeshtra i zëmëroi. Shumë të mërzitura, kafshët kërcejnë për tokë të inatosura. Hypën prapë mbi kokat e Ciklopëve dhe nga nevrat ua prenë flokë me dhëmbë. Në fakt, në vend t’u bënin keq Ciklopëve, iu bënë mirë. Mbeten të kënaqura si kafshët si Ciklopët. Nga kjo dhe kafshë të tjera hynë në festë.
Festa dikur do të mbaronte, por asnjëri nuk e dëshironte ketë. Kur më uruan ditëlindjen, milingonat ndjenë një termet të madh fjalësh. Por si Princi dhe Princesha dhe termeti prej fjalëve ishte i veçantë. Tërmet idesh. Tërmetet në fakt trondisin, por ky në vend të shkatërronte e rrënonte, ai ndreqte dhe punonte. Atje nga shkonte i rregullonte gjërat. Sepse ishin fjalë të bukura, se po të kishin qënë të këqia, do krijonin rrënim e shkatërrim.
Koha për të ikur në shtëpi po vinte e po afrohej. Me një makinë e jo motorr. Poetët mënduan, kur të futej Koha në saborator që e kishte makinën me naftë, pse të mos i hidhnin benzinë që t ia prishnin makinën Kohës. Shumë shpejt ajo ndodhi. Por Kohën as kjo nuk e pengoi se kishte motorr të veçantë. Atëherë makinës së Kohës ia heqën targën dhe kësaj radhe Koha u pengua, se e gjobiti e bllokoi polici. Por ndodhi seç ndodhi. Koha kishte biçikletë. Për biçikletën poetët mënduan t’ia kthenin përmbys. Se Koha nuk ka dhe aq shume mend. Dhe ia kthyen mbrapsht biçikletën. Këtu Koha u pengua. Mjeti më i mirë për të ecur janë këmbët, mëndoi Koha. Kaq u desh. Hyri në valë logjika krijuese.
Poetët menduan që Kohën ta bënin Xhind. Dhe e bënë. U ndalua Koha përsëri, përfundimisht. Kishim gjithë kohën e nevojshme ta shfrytzonim me çfarë të donim.
Por unë mendova se ditëlindja nuk duhet të zgjaste teper shumë, se pastaj nuk bëhesh kurrë nëntë vjeç. Dhe kështu u kthyem në shtëpi.
Ditëlindjen tjetër do ta festojmë në një Yll.
Ate dite Toka nuk levizte
Gjykatësi donte ta mbyllte menjëherë cështjen, sepse mëndonte se i pandehuri ishte fajtor. Por i la të drejtën te fliste. I pandehuri filloi të rrëfehej:
Ishte një ditë e zakonshme, si të gjithë të tjerat. Mëngjes. Kishte shume trafik në rrugë. Shoferët e makinave u binin borive, derisa u lodhën aq shumë sa ranë në gjumë brenda në makina. Shoferët ishin skrukur sa edhe kur të afrohesh aty pranë, nuk shihen.
Xhejson që tani është i pandehuri, doli jashtë.
Kur ç’të shikojë. Makinat kishin ngelur në kohë. Kaloi rastësisht tek një restorant, por dera e parë ishte për të hyrë tek kuzhina ku ishin kuzhinjerët. Kuzhinierëve iu duhej të prisnin sa të piqej mishi. Kështu që vendosën të luanin lojën ngriva dhe shkriva. Njëri kuzhinjer kishte dalë jashtë. Ata të dy kuzhinjerët e tjerë vendosën të bëjnë rrolin se kanë ngrirë. Tjetri kishte rënë në gjumë, por nuk po gërhiste. Po flinte si qëngj. Xhejson hyri brenda në restorant. I pa të gjithë duke qëndruar. Asgjë nuk po lëvizte dhe mori shumë ushqime. Unë, pra Xhejson, mendova se kishte ngrirë edhe aty. Ai donte të hynte jo në kuzhinë, por aty ku i shërbejnë ushqimet. Por aty u fikën dritat. Njëri që ishte duke ngrënë tha:
Të rrimë në heshtje një minutë dhe të shikojmë me vemendje, se ndoshta janë djegur llampat. Nuk lëvizi asnjë. Xhejson hyri aty dhe i shikon të gjithë në heshtje. Por iku që andej shpejt. Xhejsoni u nis për te dyqani i lojrave. Aty, një baba me djalin e tij po ngatërroheshin për një lodër. Babai thoshte, lëre në vend dhe djali thoshte dua ta mbaj. Lodra u thye. Djali mori ngjitësin dhe ia dërëzoj babait. Babai e mbajti me duar dhe e shrëngojë lodrën. Nga njëra anë vuri ngjitësin, nga tjetra vuri përsëri ngjitës dhe i bashkoi bashkë. Djali po e vështronte babain me vemendje sa nuk lëvizi as gishtin. Por dhe babai nuk bëri ndonjë gjë tjetër. Xhejson kaloi aty dhe prapë i pa duke bërë të ngririn. Hyri dhe rrëmbeu gjithë ato lojra.
Kjo quhet vjedhje, kuptohet, por Xhejsonin e kishte lënë benzina e trurit. Xhejsoni shkoi tek një hotel, por ishte tepër vonë për të shkuar në hotel, se në atë hotel nuk shkonin prej kohe njerëz dhe vendosën ta mbyllnin pronarët. Megjithatë, Xhejson hyri në një dhomë. Ndezi televizorin dhe kishte vetëm figura, sepse televizori ishte prishur. Dhe Xhejson ra për të fjetur atë natë.
Kur u zgjua, e gjeti veten pikërisht këtu, në gjykatë.
-Kaq kam për të thënë, -tha Xhejson.
Gjyqtari qeshi fort: Hahahahaaa…
Gjyqtari i ra tryezës me çekiç dhe e mbylli çështjen. Nuk e shpalli fajtor.
Por e qeshura e gjyqtarit dëgjohej akoma. Edhe pas gjyqit.
Shkodra veneciane
Krishtlindjet po vijnë. Babagjyshi si gjithmonë kishte për të shpërndarë dhuratat, por dhe fëmijët e Shkodres, ose fëmijët që tashmë janë bërë venecian por nuk flasin italisht, kishin shkruar letra për Babagjyshin.
Erdhi Babagjyshi, dhe tha:
-Si ka mundësi, kanë kaluar 2000 vjet dhe asnjë herë nuk e ngatërrova rrugën. Paskam ardhur në Venecia, por kisha për të shkuar në Shkodër, Si mund të ketë ndodhur!? Mos jam plakur shumë e kam probleme me trutë!?
Për fat, shumë të mirë madje, aty u ndodhën shtatë ushtarë e nëntë policë. Dhe e bindën Babagjyshin se është në shkodër. Por sa u lodhën për ta bindur se shtatë flisnin si ushtarë e nëntë si policë.
Ata i thanë:
-Ti Babagjysh je shumë mirë me mend, por nuk është Shkodra mirë me valët e trurit, sepse ia dogji uji.
Ushtarët, policët dhe Babagjyshi, u nisën me gondole për të shpërndarë dhuratat, shtëpi më shtëpi. Të gjitha gondolet janë të vjetra, por Babagjyshi pa u menduar shumë, zgjodhi gondolen që kishin përdorur dikur Adami dhe Eva.
Megjitëse gondoles i hynte uji nga poshtë, Babagjyshi u gëzua, se pas 2000 vjetësh kishin parë një kafshë shtëpiake për Adamin dhe Evën. Por jo kafshë toke, plotësisht as kafshë deti. Kafshë që mund të hypësh sipër saj dhe të ecësh përsëri në ujë. Atë kafshë që ishte edhe pa sy, hundë, gojë dhe veshë, e quajtën Gondole. Mendon kështu Babagjyshi, sepse është shumë i vjeter. I vjetri ka pasur shumë kohë për të mësuar, por Babagjyshi nuk ka mundur të mësojë atë që ndodhi para se të fillonte të shpërndante dhuratat, para Krishtit. Se të lindte, Babagjyshi, sipas tij, ka lindur gjithmonë , tash 2000 vjet.
Ecën me gondole përmes ujit dhe arritën nëpër shtëpia. Nuk u besoi syve Babagjyshi. Mendoi për herë të dyte se ndoshta i ishte prishur antena e trurit. Në vënd të fëmijëve nëpr shtëpia gjeti vetëm pleq e plaka. Edhe ata i kërkuan dhurata, por jo dhurata.
-Ne, do bëje mirë të na sillje një mbret të mirë që nuk mashtron e nuk vjedhë! Ky është detyrim, ndryshe mos hajde më.
Babagjyshi e pa plaken që foli, i habitur. Përmes frikës që shfaqi, deshi të merrte guxim e ti thoshte: Mos të bërtiste. Por nuk tha atë fjalë. Vetëm i dha përgjigjen urdhërit të plakës:
-Po Mirë, mirë fole.
Pas kësaj porosie , Babagjyshi e kthen gondelen për të shkuar në Tarabosh, ku nuk ka ujë.
Rrugës, ushtarët dhe policët bënë teknikën e kopjimit të shpirtit të keq. Kështu u shëndërruan në deputetë.
E hodhën Babagjyshin në ujë e ja morën dhuratat. Por as ata nuk u gëzuan gjatë.
Si “armiq të mirë” Rama me Berishën i dolën përpara gondolës dhe i hodhën deputetët e shëndërruar në ujë. Ua morën dhuratat. Deputetët i thanë Berishës dhe Ramës:
Qesh mirë kush qesh i fundit.
-E di, -tha Berisha, – do qeshi unë i pari, por dhe i fundit. Ne, e kam fjalën, unë dhe Rama. Flas për të dy se jam i famshëm dhe kur flas unë flas për të gjithë.
Deputetët bënë sikur qeshën, por në mendje ishin duke qarë me të madhe.
A i dëgjoni ju?
Nilidon Pepushaj
Klasa e 3-të B,
shkolla Zëmra e Krishtit, Shkodër
Shënim
Këtë shkrim ma porositi sot xhaxhi Agim Pipa. Sapo erdha nga shkolla e bëra detyrat, e realizova. Nuk e di sa e kam arritë, pasi para një viti kam shkruar shkrimin SHKODRA SI VENECIA, të cilin ma ka botuar xhaxhi Robert Goro ne gazetën TRIBUNA ne Greqi.
Julian Assange, Jeta deri në themelimin e “Wikileaks”
Është folur shumë për “Wikileaks” këto javë, por të pakta janë ende informacionet personale për themeluesin dhe kryeredaktorin e këtij sajti, që po ndryshon diplomacinë botërore dhe shumë koncepte që kanë të bëjnë me lirinë e shtypit. Ja cila ka qenë jeta e tij në të shkuarën
Superhakeri, i cili tanimë konsiderohet nga të gjithë si “rrjedhësi” më i madh i sekreteve ushtarake dhe diplomatike në historinë e njerëzimit, është rritur në një ishull idilik dhe të vogël të Queensland. Një ishull me vetëm 500 banorë. Ai vetë ishte një “Tom Sayer”, i cili e kalonte ditën duke zënë peshk dhe zogj.
Julian Assange ka lindur në korrik të vitit 1971 në Townsville, në bregun e Queensland dhe thotë se për të ka qenë shumë i zakonshëm stili nomad i jetës dhe deri në moshën 14-vjeçare kishte nd ryshuar 37 vendbanime së bashku me prindërit. Ata punonin në teatër dhe ishin shpesh në udhëtim nga një vend në tjetrin. Ai dhe gjysmëvëllai i tij nuk kanë marrë një shkollim formal. Këtë e shpjegon mamaja e tyre, Kristine, në një intervistë që ka dhënë së fundi, ku ka thënë: “Nuk doja që shpirti i tyre të thyhej”. Ajo besonte se shkollimi formal do të nxiste te djemtë e saj respekt të pashëndetshëm për autoritetin dhe do të zbehte dëshirën e tyre për të mësuar. Prindërit e Assange ishin antikonformistë të regjur. Vetë australiani 39-vjeçar ka deklaruar shpesh se ka kaluar shumë kohë nëpër librari dhe biblioteka, duke marrë në duar vazhdimisht libra të natyrave të ndryshme, të cilët i lexonte, i nënvizonte dhe i mësonte në disa raste. Për sa i përket mësimeve, ai ka marrë disa orë me korrespondencë, ka pasur mësime informale nga pedagogë universiteti dhe në disa raste kanë qenë prindërit që i merrnin mësues në shtëpi fëmijëve të tyre. Dy nga vendbanimet e familjes Assange, gjatë periudhës së udhëtimeve dhe zhvendosjeve të vazhdueshme, kanë qenë Magnetic Island, një ishull shumë i vogël i konsideruar si trashëgimi kulturore disa kilometra larg Townsville dhe Byron Bay. “Pjesa më e madhe e fëmijërisë sime ka qenë e ngjashme me atë të Tom Sayer”, ka deklaruar Assange në një intervistë për gazetën “New Yorker” “Unë kisha kalin tim, ndërtoja çerdhe për zogjtë dhe më pëlqente shumë që të peshkoja. Më pëlqente shumë edhe të eksploroja vende të reja, të futesha në thellësitë e minierave të braktisura…”.
Ai flet gjithmonë me ngrohtësi për fëmijërinë e tij në brigjet australiane. I tillë është edhe një artikull-opinion në një gazetë australiane, në të cilën Queensland cilësohet si një nga vendet që e bënë që të reflektonte për të vërtetën dhe transparencën dhe ku i lindi ideja e parë për të krijuar edhe sajtin e tij “Wikileaks”, motoja e të cilit është: “Ne i hapim qeveritë”. “Jam rritur në një zonë të Queensland-it, ku njerëzit flasin shumë hapur me njëri-tjetrin dhe i thonë gjërat troç. Janë njerëz që nuk u besojnë qeverive, duke e konsideruar qeverinë diçka lehtësisht të korruptueshme, që duhet mbajtur nën vëzhgim vazhdimisht. Ditët e errëta të korrupsionit në qeverinë e Queensland-it para nisjes së hetimit të Fitzgerald janë dëshmi e asaj që mund të ndodhë kur politikanët e pengojnë median që të thotë të vërtetën”, ka shkruar Assange disa orë para se të arrestohej.
“Të gjitha këto kujtime dhe impresione kanë qëndruar me mua. ‘Wikileaks’ u krijua duke pasur parasysh këto vlera bazë. Ideja u konceptua në Australi dhe në mbështetje të saj u vendos që të përdoreshin teknologji të reja, në një mënyrë për të mbështetur të vërtetën”.
Në shtator të vitit 2009, zonja Assange shkroi rreth kohës së qëndrimit në Magnetic Island, në një ditar të saj.
“Emri im është Assange. Kam jetuar në këtë ishull tre herë. Për herë të parë, në vitin 1971, si mama beqare, me djalin tim të vogël, Julian. Kisha marrë me qira një shtëpizë të vogël për 12 dollarë në javë në
Picnic Bay. Jetoja gjatë gjithë kohës me rroba banoje, si banorët e ishullit që ishin me veshje shumë të lehta dhe gjatë gjithë kohës qëndroja me fëmijën tim dhe me mama të tjera të ishullit. Në vitin 1976 u ktheva sërish me bashkëshortin e dytë. Jetova në Horseshoe Bay, në një fermë të braktisur, kurse herën e tretë kam ardhur sërish në këtë vend në vitin 1982 dhe këtë herë, përveç djalit të parë, kisha me vete edhe djalin tim të dytë. Më pas jam kthyer edhe si gjyshe, me të dashurin tim dhe jam shumë e dashuruar me ishullin, edhe pse më është dashur që të qëndroj gjithmonë për një kohë shumë të shkurtër”.
Sipas disa të dhënave në vitin 1970, ishulli ka pasur vetëm 500 banorë, ndërkohë që tani ka më shumë se 2000. Për rritjen e një fëmije është ndoshta vendi më i bukur dhe më i mirë që mund të imagjinohet, sepse njerëzit janë shumë të hapur, të çiltër dhe kanë gëzim për jetën. Nuk bëhet fjalë për krime dhe fëmijët janë të lirë që të shkojnë ku të duan dhe të kalojnë një fëmijëri zbavitëse. Prindërit mund të jenë të qetë, pa paranojat që kanë në vende të tjera të botës për sigurinë e fëmijëve. Kur Assange ishte 8 vjeç, prindërit e tij u divorcuan dhe e ëma nisi lidhjen me një muzikant, i cili më pas filloi që të abuzonte me të. Ajo e braktisi muzikantin, por u detyrua që ta merrte përsëri nga frika se mos i hiqnin nga kujdesi fëmijën e dytë, që e solli në jetë me të.
E kështu familja shkonte nga një vend në tjetrin, në varësi të punëve të prindërve. Zonja Assange i bleu të birit, në moshën 13-vjeçare, kompjuterin e parë për 600 dollarë. Ajo kujton më pas se Julian ishte një djalë shumë i zgjuar dhe i shkathët dhe kishte nevojë që të thellonte dijet, për më tepër në një vend që nuk kishte shumë gjëra për t’i ofruar. Po sipas rrëfimeve të mamasë së Julian, djaloshi tani e kalonte gjithë kohën me kompjuterin e tij të ri, me të cilin nuk ndahej as kur flinte. Për Julian kjo ishte dhurata më e bukur që mund t’i bënin, sepse e kishte pasur pasion që në fëmijëri. Me kalimin e kohës, Assange u zhvendos në Melburn, së bashku me familjen dhe që në atë kohë, kishte filluar që të njihej si një njeri shumë i zoti me kompjuterët kryesisht për sa i përket programimit. Ishte kjo edhe periudha kur ra në dashuri me një vajzë 16-vjeçare, ndërsa ai ishte vetëm 19 vjeç. Po atë vit u martuan dhe sollën në jetë një djalë me emrin Daniel, që sot është 20 vjeç.
Eksperimentet e Assange me kompjuterët tërhoqën shumë shpejt vëmendjen e policisë. Në vitin 1991 ai u kap nga autoritetet pasi së bashku me disa shokë kishte arritur që të futej në terminalin kryesor të kompanisë kanadeze të telekomunikimeve dhe u dënua me 31 akuza për hyrje të paligjshme në rrjet. Në të njëjtën kohë e shoqja e la, duke marrë me vete djalin e vogël. Assange nisi kështu një betejë të gjatë për të marrë të birin, Danielin ndërkohë që priste edhe vijueshmërinë e procesit gjyqësor në lidhje me akuzat që i bëheshin. Kur procesi përfundoi në vitin 1995, ai u cilësua fajtor për 25 akuza dhe arriti që të shmangte burgun me kusht që të mos e përsëriste më të njëjtin gabim.
Në atë kohë gjykatësi tha: “Nuk ka asnjë lloj prove në favor të akuzave për një ndërhyrje të qëllimshme në rrjetin e kompanisë. Kjo të çon në përfundimin se ka qenë thjesht një kënaqësi profesionale për Assange dhe shokëve të tij dhe si pasojë ai lirohet me kusht që të mos e përsërisë këtë ‘krim'”.
Por ajo që e bëri me të vërtetë Julian që të thinjej i tëri ishte beteja legale për marrjen e të birit. Nga një djalosh me flokë kafe, ai u shndërrua në një djalë me flokë të bardha borë, siç e kemi parë shpesh kohët e fundit para se t’ua ndryshonte ngjyrën për shkak të fshehjes. Të paktën këtë e ka thënë vetë Assange për një gazetë para disa kohësh. Në vitin 1999, Julian arriti që të merrte leje për të parë dhe për të qenë me të birin, por kjo i kushtoi shumë shqetësime atij dhe së ëmës. “Mendoj se pasi gjithçka mori fund, përfundova me çrregullime stresi post-traumatike, sepse ishte si të dilje nga një luftë. Ti nuk mund të komunikosh me njerëzit e tjerë në një mënyrë normale dhe këtë problem e kam pasur për shumë kohë”, deklaron Assange.
Më pas ai ka udhëtuar shumë në Azi, ku ka punuar në një sërë fushash të ndryshme, përfshi konsulentin e sigurisë, në gazetari dhe më pas ndërtoi edhe një kompani IT të tijën. Ndërkohë përpiqej që të bënte para për të mbështetur financiarisht të birin. Në moshën 20-vjeçare shkoi në Melburn për të studiuar matematikë dhe fizikë. “Wikileaks” e themeloi në vitin 2006, që në fakt ishte një sajt në të cilin ai u ofronte mundësi të gjithë njerëzve që të hidhnin materiale komprometuese.
Në një tjetër intervistë, ai ka deklaruar se ka bërë një jetë të gjerë intelektuale dhe se është i zoti në shumë gjëra e se shpreson që të realizojë të gjitha planet që ka. Për momentin ajo që Assange duhet të urojë të ndodhë, si parakusht për të vënë në jetë plan.
Shkodranët që “ecnin edhe përmbi ujë”, si Hyji e Jezusi…
Agron Luka
(E kishte namur e djegur Shkodrën, Pretori romak Anici; e kishte namur, mallkuar e djegur Shkodrën një farë Princi antiheretik me emrin Johani/Shën Jon Vladimiri; e kishte namur, e i kishte therur rreth 5000 kalorës lulen e rinisë shkodrane, e kishte djegur e rrafshuar nga të katër anët, barbari Shahini, sanxhakbeu i Shkupit, më 1392-1395; e nami, i dëboi, e dogji, e rrafshoi përdhe dhe e katandisi Shkodrën në rrang fshati, Su lltan Mehmet Pushtuesi;
Në betejën për mbrojtjen e Shkodrës kundra okupacionit të halifatit turko-osman-islamik më 1478-1479, ka luftuar edhe Shën Mëria vetë me disa hyjni jashtëtokësorë! Si në kohën e “Luftës së Trojës”, edhe në “Luftën e Shkodrës” u zhvillua edhe një ndeshje midis Zotave pretendentë për, “Pushtetin dhe Çelësat e Qiejve dhe Tokës”! Dy ose tre shkodranë, duke transportuar afreskun e “Zojës së Shkodrës me birin e saj Jezu Krishtin” ecin mbi ujë të ngurtësuar, si një simbolikë e vuajtjeve të popullit alban/epirot, porsi dikur Hyji e Jezusi; Kisha e Zojës së Shkodrës shkatërrohet dhe rindërtohet po aq herë; Afresku origjinal i Zojës me Jezusin iku natën për hanë dhe do të rikthehet ditën për diell; Në shek XV, alban/epirotët e kaluan “detin në kambë” drejt Italisë e Europës e po ashtu ky eksod u ripërsërit edhe në shek XX, ku shqiptarët e kaluan “detin në kambë” drejt Europës e Amerikës; Në shek XXI, barkat arrijnë deri në Parrucë…)
Në atmosferën e kthimit të Shkodrës si Venecia dhe të Nënshkodrës si shtojcë deti, një tip “mrekullie alla shqiptare” e shek XXI, le të kujtojmë një shprehje popullore shkodrane: “Boll me kenë shkodran, se të tana i ban, e del edhe detin n’kambë”! Kjo shprehje e cila në dukje të parë ka një anë komike të shpirtit shkodran, ‘në faqen e padukshme të hënës”, ka edhe anën tragjike…
***
Shkodra, siç kudo në ‘botën kristiane” kishte një Zonjë Sh’Mri shkodrane të sajën, ose të konsideruar si të sajën, të paktën. “Mrekullitë” që kreu Zoja e Shkodrës në favor të shkodranëve, përgjatë betejës pushtuese të turko-osmanëve nën komandën personale të halifit Sulltan Mehmeti II, tregohen nga M. Barleti në librin “De Obsidione Scodrensi/Rrethimi i Shkodrës”, 10 janar 1504. Unë po citoj disa nga ato më të spikaturat: “Nëna e Shpëtimtarit”, “Zonja e Papërlyer”, “Mbretëresha e Qiellit e Dheut dhe e Detit”, “ishte parë nga shumë dëshmitarë duke ruajtur muret dhe fortifikimet”; “i ishte paraqitur edhe armiqve edhe mbasi ishte marrë Shkodra, figura e saj e hyjnishme” (f 82, bot. shqip); shkodranët iu lutën kësaj mbretëreshe e perandoreshe që të ndërmjetësonte pranë birit të saj mbretit të të gjith mbretërve t’i mbronte nga mizoritë e turqve… (f 88); “perendija, ndihma e Zotit dërgoi disa drita dhe një erë të fuqishme që barbarët atë ditë u shpartalluan për turp” (f 89); Virgjina Mari dhe Shën Nikolli kishin dërguar në qytet dhe pranë ledheve disa heronj e hyjni që nuk dukeshin si njerëz, sikurse e kishin pohuar edhe vetë barbarët mbas Marëveshjes”. (f 101); “O Jezus, bir i Davidit, ndihmona ne mëkatarët… O shpëtimtari ynë, eja e ngjitna dorën, sepse dallgë të mëdhaja po na përpijnë gjallë. Po s’erdhe e s’na dhe dorën, humbëm fare, mbaruam”… (f 88)
“Ti nga yt bir mundesh të kërkosh çdo nder; çdo gjë të lejohet mjafton që të duash ti. Ndihmona pra, e dilna zot o Mbretëreshë e Perandoreshë, sepse puna nuk pret aspak, shkurtoja krahun mëkatarit dhe armikut shpirtlig. Preja hovin dhe dërmoja, thyeja fuqinë, merrja dritën e syve, lidhe këmbësh e duarsh, sepse nuk e duam zotërimin e një kombi aq mizor e të prapë”. (Rr Sh, f 88-89) Por, megjithse “shkodranët nuk mbetën asnjë çast së luturi e thirrur në ndihmë Krishtin dhe Virgjinën Mari” (f 99) edhe pse kauza e tyre ishte e drejtë, sepse shkodranët nuk ishin agresorët, ata humbën, vetë kisha u shndrrua në një Teqe!
Edhe kisha e Protektorit të Shkodrës, Shën Stefanit Protomartir u kthye në një xhami të Sulltan Fatihut Mehmetit II Botëpushtuesit. (Sot është një rrënojë, në mëshirën shkatërruese të natyrës! Ne kemi propozuar të kthehet në një muzeum shtetëror për vetë këtë objekt, për të gjith gjatësinë historike dhe të kontrollohet arkeologjikisht edhe më poshtë themeleve për ndonjë objekt kulti antik.)
Barleti vërente se, edhe barbarët pushtues i luteshin Zotit të tyre, All’llahut dhe më në fund fitoria iu buzëqeshi atyre! Sulltan Mehmet Fatihu Botëpushtuesi, mbi bazën e paracaktimit të yjeve, sepse merrej me astrologji, ishte më se i bindur për fitoren. Mehmeti II e deklaronte se, pushtimet, gjakderdhjen, rrëmbimet njerëzore, prerjet e kokave dhe plaçkitjet ai i bënte në emrin dhe shërbimin e fesë së Muhametit, profetit të Zotit: “Nuk duhet të qëndrojmë duarlidhur por lipset që të përpiqemi dhe të luftojmë për të mirën e fesë së Muhametit, profetit të Zotit dhe të të gjith pasonjësve të tij. Të rrëmbejmë të gjitha vendet nga duart e të pafeve dhe të paganëve, t’u presim atyre kokët, t’u derdhim gjakun, t’u marrim si robër familiet e tyre, ta ngopim ushtrinë islame me plaçkat dhe pasuritë e tyre dhe t’i bëjmë myslimanët të pasur”. (S. Pulaha, “Burime Osmane”, 1968, f 111)
[Pjesë e shkurtuar]
Si mundej që Zoti dhe Zoja i kishin dërguar shkodranëve gjithato mrekulli për të përballuar agresorin dhe nuk i dërguan edhe ndonjë mrekulli finale?! I urti meshtar M. Barleti vihet të arsyetojë “mbi mrekullitë e bestytnitë e antikitetit të rremë” dhe mezi gjen te Plini një thënie ngushëlluese: “Në madhështinë e natyrës ekziston diçka e fshehtë” (RrSh, f 89)
Në të njejtën situatë, “kur tashmë lutjet e pikëlluara të albanëve të krishterë, ndaj Zotit, kishin mbushur malet e fushat”, Barleti do ta gjejë ngushëllimin te një thënie popullore e lashtë: “…ashtu e deshi rregullsia e fatit dhe paracaktimi i tij” (HS, f 51) Por, ky ishte një koncept i lashtë vendas i orëve/rojzave dhe fatijeve, të cilat e tjernin dhe e paracaktonin fatin e njerzve qysh në lindje, madje ua kishin paracaktuar e tjerrur fatin edhe vetë perendive…
Dhe te kjo kështjellë e lashtë me emrin e bashkuar të orzës/rojzës dhe fates së murosur fshihej edhe një nuse gjijse me fëmijën për gjiut dhe qumështi gëlqeror që rrjedh të kujtonte, qumështin e asaj nuses pagane të lashtë…
Edhe në Troja kishte patur një Mirinë gjijse të flijuar… Dua të besoj se, skuptori me origjinë albane Viktor Karpaçi, kishte patur parasysh dy Zoja me birin e tyre, kur skaliti Zojën e Shkodrës, në fasadën e Shkollës së Albanëve në Venecia! Ishte aty e lashta antikia, ajo që pasi çoi edhe bukën gjellën dhe ojnohen me kyliksin me venë e flijuan; ajo mama e kishte një gji force jashtë, një sy vigjilent jashtë; ishte aty dhe Maria/Mejremja e përzgjedhura nga Zoti. Ju mundeni ta shikoni dhe ta admironi se, çfarë bazorelievi të mrekullueshëm ka skalitur Karpaçi. Ky art ishte dhe është një mrekulli, por shkodranë shqiptarët e sotëm nuk kanë patur mundësi t’i ribëjnë as një kopje dhe ta ekspozojnë diku në Shkodër, në shtëpinë e vet! E pra ajo ishte mamaja-nëna dhe mama-nënë kanë të gjith njerëzit e tokës…
Antikia Zoja e Shkodrës, ose ajo mesjetaria e V. Karpaçit e meritonte gjithsesi një vend vendosje më përpara se “Memoriali i 5 heronjve të Vigut”, e meritonte aq më shumë më përpara se ai shatrivani abstraksionist me cylyna të kromuara i Bashkisë Shkodër. Si zotin, të mos ketë Shkodra asnjë lloj gjurme demostrimi të historisë së saj të lavdishme?! Ka sa të duash objekte antike e simbolike që do ta prezantonin e stolisnin Shkodrën mrekullisht, të cilat të gjitha bashkë nuk do të kushtonin as sa çereku e as sa gjysma e ndonjë tenderi, për më tepër prishës i origjinalitetit e autoktonitetit.
Barleti kishte shënuar: “Shkodra ishte qyteti më i përmendur, kryeqendra e provincës së Epirotikëve, ishte roja, syri, forca dhe mbrojtja e të gjithë mbretërisë, porta e Detit Jon dhe Adriatikut, mbrojtja e Italisë dhe e të gjith të krishterëve europianë”…(Rr. Sh., Lib. II, f 43); “Shkodra është syri dhe koka e mbarë provincës së Epirit”… (cit. Lib. III, f 108); “Shkodra padyshim ishte epiqendra e të gjith kësaj Province të Epirit”. (cit. Lib. III, f 110)
***
Për nisjen dhe mbërritjen e afreskut të Zojës së Shkodrës në Gjenacan në vitin 1467, ka shkruar një libër G. F. Dillon, “La Vergine Madre, del Buon Consiglio”, Siena, 1862, i cili ka edhe disa ilustrime me grafika, ku dy shkodranë ecin përmbi Bunë dhe përmbi detin Adriatik më këmbë, duke sfiduar edhe ligjet e natyrës! (shih riprodhimin e skanuar të dy kuadrove, të kuvendit të Agostinianëve në Gjenacan)
Burime të ndryshme përmendin se, ka patur edhe libra të tjerë më të hershëm. Me rastin e fillimit të rindërtimit të kishës së demoluar nga themelet nga shteti i Enver Hoxhës dhe me rastin e vizitës, bekimit dhe rilindjes së Shêjtnores së Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, nga Papa Gjonpali II më 25 prill 1993, ka shkruar një libërth eruditi shkodran Willy Kamsi, të titulluar “Shêjtnoria e Zojës së Shkodrës” (Zoja e Këshillit të Mirë), Shkodër 1997.
Papa me atë rast na solli edhe një kopie perfekte të ish origjinalit shkodran, duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit të origjinalit. (shih foton e skanuar)
***
Nuk ka shkodran që nuk e ka ndigjue një lloj profecie popullore: “Qyteti Shkodra i rrethuem prej ujnash, dikur ka me u mbytë në ujë”! Llogjikisht, un mendoj se, kjo lloj “profecie e tipit apokaliptik”, duhet të ketë zanë vend/zanafillë, në lashtësi dhe lidhej fillimisht me përmbytjet periodike, për pjesët fushore të Nën Shkodrës e Mbi Shkodrës. Ma vonë, qysh nga vendosja e peripolisit e polisit poshtë në pjesën fushore, kjo “profeci” përfshiu dhe u lidh edhe me vetë qytetin. Gjurmat e rrethimit me mure (si hipotezë nga koha e Filipit II dhe Aleksandrit të Madh, janë hetuar në një trakt muri, në tabanin e lumit Drinaza.
Në lashtësinë e ndërtimeve me gurë gjigandë me teknika poligonale, me sa duket Skodrinana e kishte një legjendë themelim-ndërtimi me tre vëllezër (ndoshta Zeusi, Poseidoni/Neptuni e Hadi?) e tre motra, ku njera flijohet, për me forcue muret ciklopike poligonale me një lidhje me gëlqere të staxhionueme. Por, duke dalë nga hipoteza, e duke folë mbi bazën e disa relikteve arkeologjike, Shkodra me sa duket kishte edhe një tempull të shêjtnorit-hyut të detit e ujnave Poseidon. Kështu unë mendoj se jo rastësisht, mbi kultet pagane ishin vendosur mbishtresa kristiane, siç përshembull mund të ishte edhe vetë kulti i shêjtnores Zojës së Shkodrës, që mendohet se daton qysh nga shek VI. Konkretisht Zoja Maria e Nazaretit, në besimet shkodrane ishte edhe si Protektore e ujnave dhe e mureve të kështjellës e qytetit! (Shih cit. e Barletit dhe http: www.mariadinazareth.it)
Kisha e Sh’Mrisë, Zojës së Papërlyeme, Zoja e Shkodrës, ishte ndërtuar në një vend ku në antikitet kishte patur tempuj të perendive e perendeshave politieiste, ku ka pasur edhe disa kisha paleokristiane si Shën Barbara, Shën Apollonalia etj. Në gërmimet arkeologjike në sezonet 1987-1991, disa metra pak më tutje kishës së sotme u gjetën edhe themelet e një altari, të një ish kishe enigmatike! Autori ka marrë pjesë në ato gërmime si vullnetar i Bërthamës Arkeologjike të Muzeut Shkodër. Ka qenë befasues e jashtëzakonisht interesant fakti se, në gropën stratigrafike që hapën dy arkeologët shkodranë G. Lahi e B. Hoxha, vërtetoheshin me preçizion shtresat e djegieve të zjarreve të Shkodrës, të përshkruara nga M. Barleti. Si zotin të mos e ruante Bashkia, duke e veshur me një fasadë xhami, duke e paisur me një shkallë hekuri e duke mbuluar me një çati llamarine modeste! Sa kushtonte kjo gjë dhe sa ishte rëndësia e saj! Pakujdesi, injorancë fatale apo prishie e qëlimtë?!
Kisha e Zojës së Shkodrës ishte rrënuar disa herë dhe aq herë ishte rindërtuar. Me sa e ndjekim dokumentarisht qe shkatërruar e djegur nga sulmet e Shahin Beut aty nga viti 1392, pastaj edhe më 1467. Ishte rindërtue përsëri dhe mbas pushtimit më 1478-1479, ishte shndrrue si një teqe dervishësh. Simbas një Raporti nga Shkodra, aty rreth viteve 1772-1787, tregohet se, në kështjellën Rozafa ende nderohej me një veneracion të veçantë, ashtu siç edhe tre shekuj më parë, kulti i qumështit që shëronte nuset dhe gratë që nuk kishin gji ose që kishin sëmundje në gjij”. Në këtë dokument tregohet se, në kohën e Timzot Kamcit, në ish Kishën e Zojës ishte hetuar e provuar duke kruar krostat/leskrat e lyerjes me gëlqere dhe kishte rezultuar se, masa e afreskut ishte hequr kryekëput nga kjo kishë. Kjo kishë e kthyer në Teqe, përshkruhet me disa kolona antike dhe dokumenti na rekomandon të lexojmë një botim mbi mrekullitë e Kishës së Zojës, i botuar para datës së Raportit. Po kështu ky dokument-raport na skjaron se, si kishte ndodhur gabimi nga qytetarët e ardhur të mëvonshëm të cilët, e kishin ngatërruar gabimisht vendndodhjen e kishës së Zojës së Shkodrës, me atë të Sh’Mrisë Magdalenë andej Bune dhe prandaj edhe festohej në prill e jo në tetor, siç kishte qenë zakoni i vjetër. Dokumenti e skjaron se, në Shkodër, meqenëse kjo i paraqiti rezistencë (siç edhe kishte ndodhur edhe me pushtimin romak) u aplikuan ligjet ma të randa. Përveç kishave që u rrënuen, përveç kishave që u adoptuan direkt si xhami, mesxhide e faltore islame, nuk lejohej ndërtimi i asnjë kishe të re, nuk lejohej as meremetimi i kishave të vjetra etj. Kishte shkuar puna që e gjith Shkodra i kryente shërbimet fetare “sub dio” në natyrë të hapur! Ndërkaq, fakti që dervishët vendas, qysh nga shek XVIII, i kishin lejuar kolegët e tyre kristianë të hetonin për ish afreskun e shek XV, tregon se kishte filluar edhe një bashkëjetesë më realiste.
(Revista “Leka”, Nr. 10, tetor 1932, “Nga dokumentet e pabotuara të Farlatit”, f 314-317. Dokumenti ndodhet në Bibliotekën e Seminarit në Padova, me senjaturën Cod. 315, p. 4a)
***
“Mrekullitë” e pa mundura të dëshirave njerëzore, në kohët e lashta “realizoheshin” nëpër mitologjitë politeiste. Më vonë duke u hedhur poshtë mrekullitë e antikitetit dhe duke kaluar në monoteizëm, mrekullitë do t’i kryenin vetë monozoti dhe personeli qiellor shërbyes. Kalimi nga politeizmi në monoteizëm zuri një kohë relativisht të gjatë dhe nuk u krye kudo njësoj e me karakteristika uniforme. E hasim herët zanafillën e proçesit të monozotit në Egjipt, pastaj te hebrejtë, ndërsa te gadishulli ynë Zeusi do merrte gjithnjë e më tepër atribute moniste të një Kryehyjnie.
Te “Libri i Esterës” (shek IV-V p.e.r.) shkruhej:
“O Zot Hyj, ti je i vetmi Hyj lart në qiell, dhe tjetër Hyj përveç teje nuk ka”. (Bibla, “Libri i Esterës”, III, 3, 15d)
Te “Libri i Jobit” (afërsisht shek VI-V p.e.r.), shkruhet për shumë mrekulli të Hyut, ku po përzgjedh ndonjë në lidhje edhe me temën tonë:
Hyu bën punë të mëdha e të pa shqyrtueshme, mrekulli që s’mund të numërohen!
I urdhëron diellit e ai nuk lind…
Pa ndihmë të kujt Hyu e shtrin qiellin,
lirisht ecën mbi valë të detit!…
Është më i lartë se Qielli!…
e mban tokën varur prej asgjëje…
(Bibla, “Libri i Jobit”, “Drejtësia Hyjnore është mbi të drejtën”, II, 9, 7-11; 11, 8; III, “Biseda e Baldadit”, 26, 7)
Pa hyrë këtu në diskutime nëse disa nga formulime “mrekullitë” ishin vërejte empirike, supozime gjeniale, përmbledhje nga trajtimet shkencore të kohës, kopjime nga libra edhe më të vjetër, apo si “shkencë e zbritur e diktuar nga lart”, shohim dhe lexojmë se, Hyu antik (siç edhe Jezusi më vonë), mundej ta kalonte edhe “detin me këmbë”, mundej të zgjeronte Universin Infinit akoma më infinitikisht, të vendoste rradhë i pari në fillim e në mbarim infinit, ta mbante tokën sferike në ajër, ta riciklonte një planet në grimca pluhuri dhe ta riformonte, të arrinte lartësi edhe mbi atje ku mbaronte arshi i qafës së qiellit etj.
Ecja e shkodranëve mbi ujë, ngjasonte edhe me ecjen e Jezusit mbi ujë: “Erdhi Jezusi tek ata duke ecur përmbi det”. (Bibla, “Ungjilli sipas Mateut”, “Jezusi ecën mbi ujë”, 14, 26)
***
Simbas dokumenteve dhe disa pikturimeve thuhet se, në shoqërimin e afreskut fluturues më 1467, morën pjesë dy qytetarë shkodranë dhe në literaturën kristiane interpretohet edhe si një simbolikë e vuajtjeve të kristianëve albanë. Kohët e fundit, duke bërë disa “kërkime arkeologjike nën pullaz” (kërkoj pak falje për këtë formulim), gjeta një revistë pothuajse një shekullore, “Zani i Shna Ndout”. Aty krahas përshkrimit të “Raportit” të Marin Bizzit më 1610, gjeta edhe një fugure, tip grafike, mjaft interesante, madje të mrekullueshme, siç e quan vetë diçitura e saj. Kush ka qenë ky piktor shkodran, ç’farë kohe i përket?! Ajo që më zgjoi pak kuriozitet ështe se aty siç duket, janë tre persona shkodranë! Tek kronikat osmane shkruhet se, përgjatë betejës për marrjen e Shkodrës, më 1478-1479, në kohën e drekës ndodhi edhe “një mrekulli e Zotit”, një eklips, ku u zu gjysma e diellit, nga hëna dhe nga ky fenomen u vranë shumë njerëz. (S. Pulaha, “Burime Osmane”, bot.1968, f 57) Të vihet re se, te ky variant kanë dalë edhe yjet dhe qiellin e ndriçon një shtyllë zjarri.
Me mundësitë e mrekullisë së internetit, verifikova se, realisht kishte patur një eklips dielli e hëne dhe grafika shkodrane më duket se e pasqyron këtë realitet! Mbase ka patur edhe ndonjë ish varjante me tre shkodranë?!
Gjithsesi, me pak humor shkodran, besoj se, duhet të hyjmë në librin e rekordeve ujore Gines: dy ose tre qytetarë shkodranë ecin me këmbë përmbi Bunë e detin Adriatik, porsi Hyji e Jezusi! Vetë Shkodra në vitin 2010 përmbytet pesë herë sa për 500 vjetë, si pasojë e një “menaxhimi perfekt të kaskadave”! Perfekt, quhet sepse mund të ishte ba edhe hataja e Hadit!
Në këtë mënyrë u realizua edhe Profecia popullore surrealiste shkodrane:
Me danam/anije mora Parrucën,
kur bullica hypi n’fik,
gjethi i plepit t’dhefsha këpucën,
paske ken taman ashik!
***
Ndër disa analiza të opinionistëve aktualë asht hedhë edhe hipoteza-teza se, qysh kur ishin projektue kaskadat nga kinezët, konformë me idetë e khalifit, maadiut e strategut të sektit komunist-orjental Enver Hoxha, ishte parapa edhe përmbytja apokaliptike e Shkodrës nga liqenet kaskadat e Drinit dhe nga rezervuari i Sh’Todrit! Kjo shkon në sintoni edhe me atë “Listën Operative të Sigurimit” të pushkatimeve familiare, në rast agresioni nga aleanca imperialisto-revizioniste…
Kjo “Shpatë Damo-kleu”, kjo “armë hidroteknike” (si ekluzat detare nën nivelin e detit të Hollandës, që u hapën për të përballuar pushtimin e Hitlerit), nuk duhet quajtur edhe si shumë fantaziste, sepse një makabritet e një gjakderdhje masive me dorën gjermane, E. Hoxha ia kishte pllanifikuar e parapregatitur Shkodrës edhe me “Pllanin e Urdhërat e Çlirmit të Shkodrës”, me datën 26 nëntor 1944! Urdhërohej një beteje frontale brenda në qytetin e Shkodrës, duke ia pre gjermanëve rrugën Shkodër-Koplik dhe duke i asgjësue fizikisht komplet 15.000 me 5.000 partizanë, deri në çizmen e fundit, për hatrin e Mareshallit Tito dhe vllazërimit në një Federatë Ballkanike me popujt e Jugosllavisë, simbas edhe Vendimeve origjinale të Kongresit të Përmetit! …
Tashti pritet të realizohet edhe Premtimi Solemn i qeverisë shqiptare, që ma në fund të fillojnë të ndërtohen diga, agjinatura, ekluza nivelimi, punime thellimi me draga për derdhje uji e lundrim në liqen, në shtratet e Drinit e Bunës dhe në shtratin e bashkuar të lumenjve Drî e Bûn, deri në daljen te Gjiu i Drinit në detin Adriatik, në mënyrë që të mos mbeten premtimet, si rrêna sa me kalue lumin, ose si fjala popullore: “Me mihë në Bunë”…
Dhe nëqoftë se, këto premtimet nuk do të fillojnë të materializohen, por do të mbesin “me rrush që të piqet”, si zor se populli shkodran do t’i durojë shumë gjatë rrenacakët e “shtabeve të menaxhimit të kaskadave” të tallen kaq keq me mirëbesimin e votat e tyre…
28 dhe 29 Nandori – Dy ngjarje të mëdha historike
(Refleksion historik)
Mark Bregu
Përplasjet politike, divergjencat dhe mosmarrëveshjet e klasës së politikanëve dhe qeveritarëve tanë, u reflektuan më tepër se asnjëherë tjetër në këtë përvjetor.
Zanafilla fillon te data e 29 Nandorit, ku e djathta nuk don ta pranojë si ditë të fitores mbi nazifashizmin, duke pretendue, se Shqipëria u çlirua me 29 Nandor 1944. Jam i mendimit se, më mir ë se ata që morën pjesë në luftë, askush tjetër nuk ka të drejtë morale të flasë, pra janë veteranët. Ajo që duhet të na shqetësojë të gjithëve është: Përse shqiptarët mbetën të përçarë në “Lidhjen e Prizrenit” (1878). Përse shqiptarët mbetën të përçarë edhe mbas “Lidhjes së Pejës” (1880)?! Përse shqiptarët mbetën të përçarë në “Mbledhjen e Mukjes” (1943)? Të gjitha këto pyetje janë vazhdimësi e pyetjes së madhe: Përse 28 – 29 Nandori nuk u festuan me madhështinë që meritojnë?! Sipas mendjes time, shqiptarët vazhdojnë të ecin me këmbët e tyre dhe në mendjen e të tjerëve. Mungesa e zgjedhjes, dhe njohjes së aleatëve është njëri ndër faktorët kryesorë. Këtë sugjerim nuk e bëj unë, por e kanë bërë dy, ndër figurat më të ndritura – Faik Konica dhe Fan Noli. Makiaveli ka thënë: “Çdo popull ka Qeverinë që meriton”. Ndonëse kjo thënie filozofike është cituar para disa shekujsh, për ne shqiptarët është dhe mbetet aktuale edhe në ditët e sotme (mendimi im). Për të përforcuar këtë mendim, lexuesit do t’i ofroj një fragment, se si u formua Qeveria e Vlorës me 28 Nandor 1912. Këtë fakt na e ofron njëri nga pjesëmarrësit dhe dëshmitarët okularë të këtij evenimenti madhor – Mustafa Merlika (Kruja), në korrespondencën e tij me Stavri Skendin – Profesor në Universitetin e Kolumbias në SH.B.A., dhënë me 5 tetor 1953, ku shprehimisht citon: “Në marrveshje edhe me Vjenën e Romën u zgjodh si Seli e Kuvendit Vlora. Ftesat, me nënshkrimin e Prijësit – Ismail Qemali e nën mbrojtjen e batalionit të Hamid Toptanit, u shpërndanë telegrafisht në të gjithë Shqipërinë e pa shkelur nga të huajt, që nga Durrësi.
U nisëm (unë si përfaqësues i Krujës) për Vlorë. Nga Lushnja na dolën përpara patriotë për të na lajmëruar që të mos kalonim andej, se pushtetet administrative dhe ushtarake do të na kapnin dhe na arrestonin. Ecëm drejt, pa u shmangur në Lushnjë, duke pasë ca masa rojet
Arritëm në Vlorë e s’mbaj mend sa ditë na u deshën të prisnim gjersa u mblodh shumica e delegatëve. Për historianin janë tepër të interesueshme verbalet e atij kuvendi të shkruara shkurtazi, se natyrisht pa stenograf. Po ç’i do verbalet? Mjaftojnë edhe ato dy radhë të vendimit, shkruar dhe përgatitur që përpara shqip, nga dora e Luigj Gurakuqit, dhe turqisht nga dora e Ismail Kemalit, për të kuptuar se në ç’atmosferë kombëtare u shpall Indipendanca jonë. I ka botuar edhe një gazetë shqipe jashtë Shqipërisë vjet, me rastin e 40 vjetorit (1952). Unë çuditem si nuk i ka shkuar në mendje ndonjë armiku tonë të jashtëm t’i analizojë e t’i komentojë ato dy radhë historike. Gazeta e sipërpërmendur ka qenë – “Shqipëria” më duket. Do të formohej Qeveria e parë e Shqipërisë Indipendente. Iu la në dorë kryetarit, natyrisht, zgjedhja e ministrave. Kur u paraqit prej tij lista, ne të rijtë shtangëm fare, na u duk vetja para një kuvendi turqish, asnjë i krishterë me përjashtim të Priftit Katolik të Lurës, patriotit dhe atdhetarit të vërtetë – Dom Nikollë Kaçorri, pranë një hoxhe, – Myftiut të Dibrës. Të gjithë të tjerët, emra bejlerësh, dhe ndonjë pashallar mbrenda. Protestimet qenë të forta dhe të pahijshme para plakut të Vlorës. Por s’kishim si të bënim ndryshe, s’e përmbajtëm dot veten na të rijtë, muslimanë e të krishterë, pa bërtitur: “Ç’bëjmë këtu, një Turqi të dytë?! E kuptoi menjëherë i gjori plak – Ismail Beu gabimin e randë që kishte bërë, sigurisht nën ndikimin e një mendësie të formuar prej një trashëgimi të gjatë politik e familjar, nga një anë, dhe nga tjetra në atmosferën psikologjike të mbretëronte aso kohe mbi popullin shqiptar. Plaku e tërhoqi listën e tij dhe iu lut Kuvendit që t’i propozonte ai vetë kandidatët për ministra. Kështu u vunë në atë listë edhe tre patriotë të tjerë të mëdhenj si – Luigj Gurakuqi, Lef Nosi dhe Pandeli Calja. Tashti Shqipëria ishte më vete, për të parën herë mbas Skënderbeut. Flamuri i këtij Fatosi valonte ditë e natë mbi Selinë e Qeverisë ndër sytë e patriotëve të mallëngjyer, ndër zemrat e të cilëve nuk duhej të zinte vend tjetër gjë veç dashurisë e vllazërisë me shoqi – shoqin dhe kujdesit për Atdheun e fituar. Duhet theksue se Shpallja e Pavarësisë u krye në një kohë kur tri të katërtat e Atdheut ishin të pushtuara nga, turqët, serbët dhe grekët. Shpallja e Pavarësisë ishte një akt Ndërkombëtar i diplomacisë Europiane, ndaj dhe caktimi i Ismail Qemalit si kryeministër i Qeverisë Provizore ishte pjesë e diplomacisë Europiane. Me sa kuptohet, Ismail Qemali u vu në “Bankëprovë” për të parë sensin e tij Europian, meqë ai i kishte shërbyer Turqisë më shumë se katër dekada.
Dhe natyrisht, ngjarjet e më vonshme e zbardhën qëllimin. Pyetja e parë që mund të shtrojë çdo shqiptar është kjo: Si ka mundësii që Ismail Qemali harroi të vendosë në listën e ministrave “krahun e tij të djathtë” – Luigj Gurakuqin?! Ndërsa unë personalisht shtroj pyetjen: Si mund të vendoset në krye të Qeverisë së një Shteti një person i cili nuk di të shkruajë, as emrin e tij në Gjuhën amtare?! Për këtë mendoj se është detyrë e historianë që ta ndriçojnë këtë periudhë dhe të mos merren me “baltosjen” e Heroit tonë Kombëtar – Gjergj Kastrioti.
Në vazhdimësinë e “harresave” edhe kur ngrihet Monumenti i Pavarësisë në Vlorë 28 Nandor 1972, harrohen dy figurat ma kontributore të këtij akti madhor – Luigj Gurakuqi dhe Dom Nikollë Kaçorri!?… Po i rikthehemi edhe një herë, Shpalljes së Pavarësisë. Thuhet se, Flamuri i Skënderbeut, për të parën herë u ngrit në Vlorë, dhe ishte qëndisur nga Vlonjatja – Marigo. Historikisht, dihet se ky Flamur për të parën herë u ngrit mbi Bratile të Deçiqit, i ngjyer me gjakun e gjashtë trimave të Dedë Gjon Lulit. Dihet se kjo ngjarje ka ndodhë me 6 Prill 1911, dhe padyshim atë Flamur nuk e pati qëndisur Marigoja, por Vajzat shkodrane – motrat Marubi…
Për të vërtetuar se sa me dhimbje e përjetoi Ismail Qemali humbjen e Perandorisë Osmane, po paraqesim vetëm një fragment marrë nga kujtimet e tij: “Pasi humba çdo shpresë se do t’ia dilja të bëja diçka për shpëtimin e Turqisë, – pohon me sinqeritet Ismail Qemali në kujtimet e tij – atëherë ia kushtova të gjitha përpjekjet e mija, detyrës së shpëtimit të Shqipërisë nga kjo katastrofë që tanimë e kuptonim se s’mund të shmangej dot.”
Ndërsa për 29 Nandorin kam këtë mendim: Asht, apo nuk asht data e vërtetë e çlirimit, këtë, ma mirë se kushdo tjetër, e dinë ata që morën pjesë në luftë – veteranët.
28 Nandori shënon ditën e daljes nga pushtimi pesëshekullor – osman; 29 Nandori çlirimin nga pushtimi afro pesëvjaçar – nazifashist.
Në përfundim: Uroj që këto festa të na bashkojnë, dhe jo të na ndajnë “siç ndodhi këtë vit”.
Politikanët duhet të jenë të kujdesshëm se Historia nuk e njeh “lojalizmin”… Historia nuk të falë.
Ref: “Ismail Qemali – The memories of Ismail Kemal Bey – Constable – ad Company Ltd. London, 1920, f. 262”.
|