Bisnesmafia e mediave elektronike të Shkodrës
Një diktaturë e pazakontë për një vënd që pretendon se është i lirë, e apeluar tashmë nga redaksia jonë edhe në sherbimin prezent të SHBA-së, vazhdon të funksionojë në mediumet e Shkodrës, duke mbajtur peng dosje krimi, vjedhje, ndërtime, prona, hata në hipoteka, sa nuk ke nevojë të investigosh fare, por të klikosh në Google: Vjedhja e thesarit të Shkodrës…
Nga Sokol Pepushaj
Kjo gazete, kohët e fundit e trajtoi dy here radhazi mjerueshmërine e mediave elektronike në kryeqendrën e veriut shqiptar dhe paradoksal tingëllon fakti se me madhështinë e injorancës së përditshmërisë editoriale u përjashtua edhe nga rubrika e pasqyrës së shtypit, nga frika se lidhjet e mediatarëve me mafian, sidomos të ndertimit, mund të trajtohen edhe publikisht.
Kjo është një temë tjeter qe do e trajtojmë në numrat e ardhshëm. Se shkatërrimi i infrastrukturës ndërtuese, ekonomike apo ligjore, nis pikërisht tek mjerueshmëria, apo kapja e njerëzve që profesion kanë fjalën dhe detyrim kanë investigimin dhe publikimin e lidhjeve të mafies me pushtetin dhe përfitimet e paligjshme të atyre që kanë detyrim pikërisht pastertinë e moralin.
Vasel Gilaj, një emer me ndikim në hapësirën mediale, ngriti probleme të betejave, skemave dhe projekteve dinamike te pronarëve të angazhuar si kapes të sa me shumë hapësirave të kushtueshme për servilizem ndaj puashtetit e politikës.
Ndërsa Blerti Delija, themeluesi i prezencës vizuale dhe koloritit profesional në televizoret e Shkodrës, e çoi edhe më tej, në pod të transparencës debatuese për opinionin publik, skllavërinë e formulave të prezantuara.
Një televizion sapo shkruhen dy fjale per Universitetin e “Bagdatit”, tërbohet dhe, një tjetër sapo përmëndet thesari i vjedhur i Shkodrës në pranverën e 1997-ës, armatoset dhe, japin urdhër si dikur Sekretarët matufë të Partisë së Punës: Gazeta që guxon të shkruajë kundër mafias apo që informon saktë audiencën, të kryqezohet. Të mos jepet me gazetat e tjera. Pra jepet edhe “Zeri i Popullit” e gazeta jonë kurrsesi, as me pagesë.
Ponc Pilatët e kohëve moderne janë edhe më injorantë se para 2000 vjetëve. Nuk ndjejnë nevojë as të lajnë duart. Kjo edhe se mendermethënë paratë e tyre, nuk janë të tyre, kjo edhe se menderëmethënë, kazinotë e tyre nuk janë të tyre, kjo edhe se menderëmethënë pallatet e tyre pa leje deri edhe në zona turistike, nuk janë të tyre, kjo edhe se menderëmethënë, TV-të e tyre nuk janë të tyre.
Një diktaturë e pazakontë për një vënd që pretendon se është i lirë, e apeluar tashmë nga redaksia jonë edhe në sherbimin prezent të SHBA-së, vazhdon të funksionojë në mediumet e Shkodrës, duke mbajtur peng dosje krimi, vjedhje, ndërtime, prona, hata në hipoteka, sa nuk ke nevojë të investigosh fare, por të klikosh në Google: Vjedhja e thesarit të Shkodrës dhe të njihesh me gjithçka duhet për një hetim, madje edhe me fushat ku janë perdorur miliardat e vjedhur, ku përmëndet nga prokuroria shqiptare edhe media që sot bërtet për moral e i vë mikrofonin vetem pushtetit e politikës mjaft të dyshimtë, asaj pjese që edhe nëse ngre pallat njëmbëdhjetëkatësh në kryq të kryqëzimit të qytetit, pra bash në qëndër, nuk i thotë as dy fjalë, thjesht si lajm.
Kur hataja shkon deri në këto nivele, ti që ke dekada që shkruan, ke të drejtë të thuash se media elektronike paraqitet si fenomen diktatorial dhe injorant i prezencës vizuale e kolorit mafioz.
Në nuancat profesionale të formulimit, mund të thuhet me të madhe se gjumi i dhunshëm mediatik e inflacioni profesional, kanë çuar në mungesën e identitetit gazetaresk në Shkodër, ku kreativiteti as duket, sikundër emocioni vritet sapo lind. Kjo asesi për faj të medias, por të pronarëve injorantë të mediave elektronike, ku ndonjë gazetari apo gazetareje talent ia vdesin me forma disi të pavërejtshme përmbajtjen ushqyese, që në “fëmijëri”.
Kështu, profesioni dalëngadalë po del jashtë funksionalitetit, duke bërë vetëm pak zhurmë brënda llojit, si me thënë për punë tenderash, diplomash fallco, mos hapjes së ndonjë dosjeje apo interesave të tjera, duke bërë që depërtueshmëria e profesionalizmit mediatik të jetë po kaq shterpë sa ata që drejtojnë. Pra, mediumet elektronike sot fatkeqësisht janë tepër më poshtë se thashethemet e tavolinave në Shkodër.
Dhe viktima të këtyre përçudnive janë pikërisht ata që televizioni u hyn si mik i pa ftuar në familje, qytetarët.
Katolikët e Berishës
TOPALLI
Si përfaqësuese e Shqipërisë në sallën e Parlamentit Europian, për debatin përfundimtar për vizat,ishte vetëm zonja Topalli. Një imazh i sforcuar katolik, i një vendi me shumicë myslimane, që Berisha po përpiqet me shumë kujdes t’ja paraqesë një Europe me shumicë katolike.
Zonja Topalli është katolikja e dytë, pas të ndjerit Pjetër Arbnori, që Berisha e ka vënë në krye të Parlamentit. Por a mjafton kjo për të hyrë në Europë?
Në fillim të viteve ’90, kur Sali Berisha (më shumë një komunist konservator – se një mysliman i tillë) u seleksionua (nuk dihet nga kush) prej një tufe konkurrentësh të krishterë, të drejtonte PD-n, ndoshta nuk e kishte menduar se ky fakt do ia vështirësonte shumë rrugën Shqipërisë për në Europë. Të qenurit mysliman, dhe kryetar i nje partie konservatore (që nënkuptonte përfaqësimin e myslimanëve në vend) i dha atij shumë shans të forconte pushtetin brenda vendit, por jo reputacionin e Shqipërisë në Europe, reputacion, që fqinjët tanë agresiv kërkonin ta mbanin atë të një vendi me shumicë myslimane.
Fakt: Partia e tij Demokratike vazhdon edhe pas 20 vitesh të ketë statusin e vëzhguesit në PPE (European People’s Party), dmth atë të dorës së fundit, në të njëjtin nivel me partinë konservatore të Bosnjës (edhe partia e djathtë serbe, që dihet se ç’është – no comment, ka status më të avancuar, atë të anëtarit shoqërues në PPE).
ARBNORI & SERREQI
Gjatë mandatit të parë qeverisës (1992-’96) Berisha shpresoi shumë në një integrim substancial në Europë. I pa-mësuar me standartet fetare të Perëndimit, ai besoi me naivitet, se një “make-up” formal katolik, me Arbnorin në krye të Parlamentit, dhe Serreqin në krye të Ministrisë së Jashtme, do i jipte atij goxha “kolpo” drejt Europës. Por kur pa se asgjë s’ndodhi, veproi shkurt e prerë, si një oriental inatqarë e hakmarrës, që “për inat të sime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë”, e futi Shqipërinë në Konferencën Islamike, dhe tentoi aleancën e saj me vendin me shumicën më myslimane në botë, Malajzinë (nëse Berisha nuk do ishte përmbysur në ’97, ndoshta Shqipëria do shndërohej në Afganistanin e Ballkanit).
“Katolikët e Berishës”, qe më shumë u konvertuan në myslimanë në këto 20 vite (të konvertuarit e fundit pas 500 vitesh), se sa e afruan Shqipërinë me Europën, sot ngjajnë njëlloj të mjerë me liderin e tyre konservator oriental (e dini se akti i anëtarësimit të Shqipërisë në Konferencën Islamike është firmosur nga një katolik shqiptar, i ndjeri Serreqi).
Prania individuale e zonjës Topalli në Parlamentin Europian nuk është ajo çfarë Europa pret në fakt nga Shqipëria…
“Kritika”
Gjakmarrja po merr jetë të pafajshme përditë
Si e sotmja, si e nesërmja, në sensin e vetëgjyqësisë, nu ka as edhe një premisë për të ndryshuar sadopak në shërbim të qytetërimit, të zbutjes së kodeve mesjetare të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Madje vetëgjyqësia i kalon edhe përcaktimet zakonore. Pushkatimi ne mes të qytetit të Shkodrës i pastorit të Kishës Ungjillore “Fjala e Krishtit”, 26 vjeçarit Dritan Prroni nga Mark Njemza pak ditë më parë gjakosi rrugën pedonale të piacës kryesore të qytetit verior. Viktima, veshur me petkun e fesë, pushkatohet në mes të qindra kalimtarëve e nxënësve te shkollave, pasi në vitin 2005 xhaxhai i tij kish vrarë vëllain e vrasësit. Vrasësi madje plagosi rëndë edhe një kalimtar që po përpiqej të largohej nga zona e plumbave. Prifti që kish qëndruar shumë kohë i ngujuar vëndosi një here të dalë e të shërbejë në kishë, por fare pranë kishës vritet. Me pamje kaq të zeza është plot e përplot jeta e shumë njerëzve tëpafajshëm që i pret vetëm plumbi nëse dalin nga ngujimi. Ligji as që bëhet fjalë se ka sadopak ndikim, madje as mbi sheshimin e konflikteve të gjakmarrjes. Viktimat janë shumë. Një ndër viktimat e gjakmarrjes është edhe ky djalosh i ri që shihni në këtë fotografi. Quhet Dorian Logja, lindur më 22. 02. 1983. Edhe këtë djalosh si mijëra të tjerë në Shqipëri e pret plumbi, megjithësë është krejt i pafajshëm. Konflikti që e bën jetën e tij shumë të pasigurtë, zë fill për një pronë, tokë. Xhelal Logja, i ati i tij, në fshatin Ura e Shtrenjtë, komuna Postrribë, Shkodër, në vitin 1999, u fut në një konflikt për tokë me shtetasin T.L. Konfikti degjeneroi duke u futur në mes edhe Kanuni, deri sa vjen momenti i zi ku një i afërm i Xhelalit vret pikërisht T.L. Tashmë dy familjet acarohen dhe është pushka ajo që vëndos. Djali i T.L. i quajturi B.L. ka ngujuar familjen Logja. Dorian Logja, megjithëse aso kohe ka qënë vetëm 16 vjeç sot është mes jetës e vdekjes. Edhe këto ditë që jeton, jeta e tij i ngjan një Purgatori brënda Ferrit. Frika e shoqëron në çdo moment të ditës e të natës. Gjithë përpjekjet për pajtim kanë dështuar dhe është vetëm hakmarrja ajo që pritet. Shoqata e Misionarëve të Paqës dhe Pajtimeve të Shqipërisë, megjithë nderhyrjet e shumta nuk ka arritur të sheshoi konfliktin në fjalë. Është kjo tabloja shumë e zezë e jetës shqiptare, ku vrasjet me të shumta dhe më makabre lidhur me konfliktet, regjistrohet pikërisht në Veriun Shiptar, veçmas Shkodër, rrugët e së ciles përgjaken deri me gjak fëmijësh, priftërinjsh, grashë.
Redaksia
“Vizat”- levizja e lire e gjakmarrjes ne Europe
Misioni i OKB-së i OKB-së, kryesuar nga Filip Alston shprehet; “vrasjet e gjakmarrjes- vrasjet hakmarrëse nga një familje e viktimës ndaj familjes së vrasësit, vazhdojnë të kenë ndikime gërryese në shoqëri”, dhe i kërkoi qeverisë që të mbledhë të dhëna mbi incidentë të tillë dhe të rrisë masat për të pajtuar familjet
nga Blerti Delia
Mediat shqiptare prej muajsh tashme jane mbushur nga spote sensibilizuese ne lidhje me liberalizimin e pritshem te vizave per shqiptaret diku nga fundi i vitit 2010. Natyrshem, eshte nje hap krejt normal per te paralajmeruar shqiptaret se “ka karar” edhe ne kete hapje te re per Shqiperine. Flitet pa fund per rregullat por edhe penalitetet. Nuk mund te punesohesh, nuk mund qendrosh me shume se 90 dite ne hapesiren “Shengen” etj., etj., etj. Sipas gjasave, kjo fushate mund te kete ndikim ne nje pjese te madhe te qytetareve, te cilet mbase mund te vetefrenohen perballe mundesise se refuzimit 5- vjecar te nje shteti te caktuar te BE-se nese shkelen afatet e qendrimit. Megjithate, ka edhe nje kategori e cila nuk humb asgje nga liberalizimi, pervec se i krijohet nje mundesi reale per te jetuar. Ata jane pikerisht personat, familjet por edhe fiset qe vuajne gjakmarrjen. Behet fjale per nje kategori, e cila ne keto 20 vite po vuan pasoja te tmerrshme ne vendlindje: frika e vrasjes se cdo pjestari te fisit deri ne brezin e 5-te, mosrespektimi ne kete drejtim i moshes se mitur por edhe gjinise, problemet e renda ekonomike si pasoje e ngujimit shume te gjate dhe shume arsye te tjera me te detajuara. Po sa eshte kjo kategori?
Shifrat jane vertete kokeforta dhe po i percjellim ne vijim pa pretenduar te bejme komente.
– 5200 vrasje
numërohen për rreth 20 vjet, që prej viteve ’90, si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin dhe marrjen e gjakut.
– 1400 familje
janë të ngujuara e të fshehura në to edhe gra e fëmijë, si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin e marrjen e gjakut.
– Viti 1939
Gjakmarrja ishte drejt eliminimit të plotë për shkak të solidaritetit të qytetarëve me ligjin dhe ndikimit të madh që pati funksionimi i mirë i drejtësisë. Shqipëria u bë një shtet demokratik e modern.
– Viti 1945
Mbas luftës së dytë botërore, me vendosjen e regjimit komunist, ligji veproi arbitrarisht, ekzekutimin e vrasësit e mori përsipër shteti duke mos i lënë vend aplikimit të gjakmarrjes. Krahas masave ekstreme për kontrollin ndaj individit, shteti ndaloi me ligj edhe besimet fetare, asgjësoi institucionet e tyre si dhe shumë vlera të trashëgimisë zakonore.
– Vitet 1991 – 1998
2300 familje u futën në ngujim për shkak të hasmërisë midis tyre. Gjatë 15 viteve të pluralizmit politik, papërgjegjshmëria e megalomania e kësaj klase politike ka bërë që mendimet e sugjerimet, tepër të nevojshme, që vijnë nga komuniteti, të mos përfillen.
– Vitet 1996-1997
Vrasjet dhe urrejtjet midis individëve apo grupeve brenda shoqërisë u shtuan veçanërisht në vitet 1996-1997 nga lufta e ashpër politike dhe rrëzimi i firmave piramidale. Vetëm në vitin 1997 pati 1500 të vrarë.
– Viti 2002-2005
Në Shqipëri u dhunuan në mënyrë tragjike 126 familje duke lënë të vrarë, jo vetëm gruan, por edhe fëmijët. U larguan jashtë shtetit për t’iu fshehur vrasësit 1270 burra duke lënë për vite me radhë peshën e vuajtjes dhe përpjekjeve për mbijetesë mbi gratë dhe fëmijët.
Keto jane te dhena te siguruara nga Misionet apo Komitetet e Pajtimit, pasi natyrshem shteti ka statistika te tjera, shume me minimale. Kjo per nje arsye te thjeshte, pasi autoritet policore shqiptare nuk e kanë situatën në dorë në lidhje me çështjen. Policia nuk ka të regjistruar as 10 për qind të konflikteve në jetën shoqërore. Policia mbetet e pambështetur nga drejtësia dhe keqpërdoret nga politika. Oficerët e policisë në terren nuk kanë as mjetet minimale për të ndërhyrë në parandalimin e krimit apo zbulimin e hasmërive të pafund në të gjithë territorin e vendit. Nga radhët e policisë të cilët janë përpjekur të bashkëpunojnë, sot kemi rreth 400 të vrarë në krye të detyrës.
Realiteti eshte alarmant. Eshte vertete nje numer shume i larte qytetaresh shqiptare, te cilet ndjehen te kercenuar me jete ne vendin e tyre. Potencialisht, te gjithe keta jane njerez qe do te shfrytezojne ne maksimum lirine e levizjes pa viza ne hapesiren “Shengen”. Me nje perllogaritje te thjeshte, jo me pak se 20-25 mije shtetas shqiptare mund ti drejtohen kufinjeve te “Shengenit” per te kerkuar siguri per jeten e tyre. Shume kush mund te mendoje se shume histori gjakmarrjeje, hakmarrjeje dhe hasmerie, jane te stisura. Ne fakt, qe te gjithe kane nje mbeshtetje shume te madhe dhe qe vjen pikerisht nga OKB-ja. Ne ditet e fundit te muajit shkurt ne ketij viti, fenomeni i gjakmarrjes solli nje mision faktmbledhes ne lidhje me gjakmarrjen, i kryesuar nga Filip Alston. Gjate 9 diteve ai qendroi ne Shqiperi per te siguruar fakte per gjakmarrjen dhe ne fund dha nje deklarate ku thoshte se “vrasjet e gjakmarrjes- vrasjet hakmarrëse nga një familje e viktimës ndaj familjes së vrasësit, vazhdojnë të kenë ndikime gërryese në shoqëri”, dhe i kërkoi qeverisë që të mbledhë të dhëna mbi incidentë të tillë dhe të rrisë masat për të pajtuar familjet. Pra tashme, eshte zyrtarizuar deri ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara kjo ceshtje. Eshte tashme shume e qarte se edhe shteti dhe strukturat e tij jane dorezuar para ketij fenomeni. Pervec vendosjes ne Kodin Penal te neneve qe pranojne gjakmarrjen, pak ose aspak eshte bere per parandalimin e krimeve ne emer te gjakmarrjes por edhe eleminimin e ngujimit te shume familjeve dhe fiseve te tera. Bashkimi Europian rrezikon te perballet me nje eksod te vertete biblik te qytetareve shqiptare qe kerkojne ti shpetojne gjakmarrjes. Per kete kategori, askush nuk po kujtohet, qofte edhe per ti dhene nje shprese ne vendlindje duke i dekurajuar te marrin rruget e botes nga halli, por me rrezikun e perhershem te vrasjes tashme edhe ne hapesiren pa viza te “Shengenit”. Kjo kategori rrezikon indirekt qe duke kerkuar te zgjidhe problemin me te rendesishem te jetes, te behen shkas pas nje periudhe te riktheje edhe njehere regjimin e vizave per shqiptaret. Mbase ky shkrim eshte nje kembane modeste per te sensibilizuar strukturat e shtetit. Nese per kategori te tjera ne menyre hipotetike dhe nga varferia kryesisht, mund te nxiten te qendrojne jashte afateve kohore ne “Shengen”, per kategorine e qytetareve qe jane objekt dhe subjekt i gjakmarrjes qendrimi i tyre ne hapesiren e lire te BE-se eshte i sigurte 100%, duke bere qe nje numer shume i larte qytetaresh shqiptare te kerkojne strehim apo mbrojtje per jeten. Mbase nuk eshte shume vone qe edhe tani, shteti te mendoje per kete fenomen, nisur edhe nga kjo pasoje e afert e mundshme me liberalizimin e vizave te Shqiperise me BE-ne.
Zbardhja e komunizmit, sipas shembullit të Gjermanisë
– Ish sigurimsat kontrollojnë demokracitë post-komuniste –
Ky proces i ballafaqimit me të kaluarën e Stasi-t ishte i pashembullt në histori dhe zgjoi interes ndërkombëtar, në radhë të parë në vendet e tjera të Evropës Lindore
20 vite pas ribashkimit, Gjermania është një shembull lidhur me “rivlerësimin e së kaluarës komuniste”. Bullgaria dhe Rumania kanë nisur procesin e nxjerrjes së mësimeve, por s’është vonë që në këtë proces të përfshihet edhe Tirana zyrtare.Megjithëse ky term ka bërë karrierë që në vitet 60-të në Republikën e atëhershme Federale, kur një brez i tërë i gjermanëve të rinj ngriti kokë kundër mungesës së konfrontimit me periudhën naziste, më vonë erdhi një ballafaqim i vërtetë me të kaluarën, pas rrëzimit të diktaturës komuniste në RDGJ dhe ribashkimit. Aktivistë të të drejtave të njeriut nga RDGj arritën në fund të vitit 1991 kundër vullnetit të deklaruar të qeverisë Kohl dhe një pjesë të madhe të institucioneve politike në Republikën e vjetër Federale Gjermane, që dosjet e ish-sigurimit të shtetit të RDGj-së të hapeshin si për shkencëtarët, ashtu edhe për viktimat e shërbimit të fshehtë të RDGj. Përveç kësaj u miratuan rregullore (dispozita) për shqyrtimin e së kaluarës të punonjësve të shërbimit sekret.Ky proces i ballafaqimit me të kaluarën e Stasi-t ishte i pashembullt në histori dhe zgjoi interes ndërkombëtar, në radhë të parë në vendet e tjera të Evropës Lindore. Shembulli i entit gjerman për dosjet e Stasit nën drejtimin e aktivistit të të drejtave të njeriut në RDGj, Joachim Gauck, ka patur rëndësi të madhe për vendet si Rumania dhe Bullgaria, ku nuk ka pasur opozitë të organizuar demokratike antikomuniste.
Rumania mori si model Gjermaninë, por nuk i qëndroi deri në fund atij/Georg Herbstritt, 44 vjeç, historian dhe specialist për Rumaninë në entin gjerman për dokumentet e Stasit thotë se enti gjerman për dokumentet e Stasit konsiderohet si institucion, që i ka shërbyer si orientim rumunëve. Prandaj ka pasur gjithmonë rëndësi, që ky institucion ka qenë gjithnjë prezent në Rumani. Në mënyrë të ngjashme flet edhe Joachim Fërster për Bullgarinë. Fërster, 57 vjeç, është jurist, drejton zyrën e dokumenteve të Stasit, sektorin kryesor “Informacioni” dhe ka qenë disa herë në këtë funksion në Bullgari. “Këto vizita, edhe zonja Birthler ka qenë një herë së bashku me mua në Bullgari dhe zoti Gauck mendoj se ka qenë një herë, këto natyrisht nuk janë të parëndësishme, kjo shihet edhe në interesin e medieve se ka dëshira për intervista, kështu që natyrisht kjo nuk është krejt e parëndësishme për mbështetjen e forcave, që kryejnë zbardhjen, nuk është krejt e parëndësishme që nga vendet fqinje ka zëra mbështetës”.Hapja e dosjeve është kryer vonë në Rumani dhe Bullgari/Me gjithë përpjekjet e shoqërisë civile, hapja e dosjeve në Rumani dhe Bullgari u krye vetëm pas ndërrimit të mijëvjeçarëve. Në Rumani në fillim të viteve 2000 u krijua enti përkatës, në Bullgari biles në vitin 2007. Të dy vendet, thonë Georg Herbstritt dhe Joachim Fërster, e kanë ende të vështirë, të flasin hapur për të kaluarën e sigurimit të shtetit. Georg Herbstritt flet për rastin e Rumanisë. “Zbardhja nuk është kryer në rregull në kuptimin, që elitat e vjetra janë akoma në pozicionet që kanë pasur. Njerëzit e mëparshëm të Securitate-s i gjen sot përsëri si biznesmenë, i gjen në medie, i gjen në politikë, në parlament. Kështu që zbardhja nuk ka sjellë shumë. Por ajo që u fillua dhe që ecën dhe bëhet gjithnjë e më interesante është ballafaqimi në kuptimin publicistik, në atë shkencor. Në opinion ka mjaft sensibilitet për këtë temë dhe në këtë drejtim bëhet diçka në Rumani dhe jo keq.”Gjermania me kushte të tjera në zbardhjen e historisë/E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për Bullgarinë, thotë Joachim Fërster. Por juristi dëshiron që kjo të mos kuptohet si kritikë, por të vështrohet vetëm si fakt. Nuk duhet harruar asnjëherë, thotë Fërster, se në çfarë kushtesh e ka nisur Gjermania zbardhjen e së kaluarës të sigurimit të shtetit.(DW)
Dorëheqja, virtyt i panjohur në Shqipëri
Dorëheqja e Nanos pas humbjes së zgjedhjeve në 2005-ën ka tjetër konotacion.Berisha nuk e njeh dorëheqjen. Në Mars të 97-ës, në vend të saj, ai e rizgjodhi veten president. Sot, 13 vjet më pass, jo i dorëhequr, por është kryeministër me pretendime për të qenë sa të ketë jetën aty. As Rama nuk ka kornizë dorëheqjeje…
Nga: Edlira GJONI
“Dorëheqja është shprehje e denjë e kurajos. Jo gjithkush e zotëron atë” – Me siguri ish presidenti i Kosovës nuk ka pasur parasysh Bonapartin kur vendosi të japë dorëheqjen e tij, por çfarëdo që ta ketë detyruar atë ta ndërmarrë këtë veprim, shqiptarët e kësaj ane të kufirit e kanë përshëndetur pothuajse në kor.Jo se iu vjen mirë që iku Sejdiu. Njohja me aktivitetin e tij akoma nuk është në nivelin që mund t’i bëjë shqiptarët e Shqipërisë të krijojnë një bindje për domosdoshmërinë e dorëheqjes së tij. Por thjesht akti i dorëheqjes është ndjekur me admirim. Pse? Sepse është shembulli i një veprimi që në Shqipëri pritet si dhuratë e çmuar në këta 20 vjet kaos.Kosovarët mund të kenë rezervat e tyre për Sejdiun e mund të mos jenë dakord me mitizimin e dorëheqjes së tij. Ajo mund të jetë vërtet edhe një skenar i përgatitur nga dirigjentët e politikës kosovare. Por në publik procesi u shit shtrenjtë dhe e nxori Sejdiun të admirueshëm; presidenti i vendit shkel kushtetutën. Ky është vendimi i gjykatës kushtetuese dhe në respektim të saj, presidenti jep dorëheqjen.Kaq mjafton për të krijuar një imazh admirimi dhe përshëndetjeje nga shqiptarët. Në Shqipëri, gjykata kushtetuese është shprehur shumë herë për shkelje të ligjit themeltar nga institucione apo nisma që kanë pas emra të njohur publikë. Por jo vetëm për dorëheqje që nuk bëhet fjalë, por as për respektim të gjykatës kushtetuese jo.Imazhi i saj është lëkundur për shkak të sulmeve të pështira dhe përdorimit të ulët që i bën politika. Pesha e saj ka rënë, sepse vendimet që ajo shpall, akoma nuk kanë dhënë ndonjë efekt të përmasave të mëdha.Me shpalljen “Antikushtetuese” të ndarjes së ujërave territorialë me Greqinë, duhet të kishin dhënë dorëheqjen Ministri i Jashtëm, ai i Brendshëm e Kryeministri bashkë.Por kultura e dorëheqjes nuk njihet në Shqipëri. Është e thjeshtë përse nuk njihet: dorëheqja është virtyt i kurajozëve. Të tillë në Shqipëri nuk ka.Churchill thoshte: ” Dorëheqja është një akt shumë i lartë. Politikanët e vërtetë nuk e japin kurrë atë pa menduar paraprakisht me rezerva për pasojat që ka nëse nuk e jep”.A ka politikanë të tillë në Shqipëri, që në një moment delikat të kuptojnë se duhet të japin dorëheqjen jo për hir të tyre, por sepse në një mënyrë apo një tjetër, po iu shkaktojnë vuajtje të tjerëve? Zor se ka mendje të tilla në vend, që të mendoje se ç’po shkaktojnë me veprimet e tyre.Dorëheqje (persona me kurajën për ta dhënë atë në një moment të caktuar), ka pak; Ben Blushi, kur grupi i tij parlamentar nuk iu bind teksa 6 deputetë votuan për presidentin e vendit; Ilir Rusmajli, kur një familjar duhet t’i nënshtrohej hetimit për përfitime të jashtëligjshme. Kaq! Dorëheqja e Nanos pas humbjes së zgjedhjeve në 2005-ën ka tjetër konotacion.Berisha nuk e njeh dorëheqjen. Në Mars t ë 97-ës, në vend të saj, ai e rizgjodhi veten president. Sot, 13 vjet më pass, jo i dorëhequr, por është kryeministër me pretendime për të qenë sa të ketë jetën aty.As Rama nuk ka kornizë dorëheqjeje. Po Rama nuk ka kurajo as të kandidojë, jo më të heqë dorë nga posti qeveritar (nëse e merr).Dorëheqja është vërtet një art fisnik, që kërkon ose njerëz të zotët ta bëjnë atë, ose politika të forta që e rregullojnë situatën në mënyrë të atillë që të bëjnë hero duke të ofruar mundësinë e dorëheqjes. Po kryeministri e ka pasur dhe nuk e ka shfrytëzuar këtë rast të artë. Edhe Rama. E pikërisht se nuk kanë guxim të dorëzohen, ata mbajnë peng një krokodil-ndjekës të tërë.Është e vërtetë që politika ka vend për të gjithë. Por edhe këtu ajo i përshtatet thënies tjetër: ” Çdo njeri e ka fuqinë që t’i bëjë të tjerët të lumtur; disa e bëjnë thjesht duke hyrë në një sallë; të tjerët ua dhurojnë lumturinë të tjerëve duke dalë nga salla”D.m.th. lumturia e shqiptarëve shtohet me futjen në politikë të personaliteteve, imazhi i të cilëve nuk është dëmtuar publikisht; por bëhet akoma më e madhe lumturia nëse nga kjo politikë e përdalë largohen (mundësisht pas bërë asnjë zë), ata që injorojnë kushtetutën, ligjin dhe interpretuesit më të lartë të tyre.Në rastin e Sejdiut, dorëheqja mund të jetë vërtet e kurdisur nga kulimat politike. Po edhe në Shqipëri ka kulisa; ama dorëheqje jo.Është fatkeqësi e vërtetë të kuptosh se nuk ka asnjë politikan kurajoz në pushtet. Edhe një që iku, as nuk e ndëshkuan publikisht (jo ligjërisht, se është detyrë e tjetërkujt); e as nuk pati vetë guximin “po, më hoqën, po do kishte qenë shumë më mirë të kisha ikur vetë”.
Utopi ta presësh, kuptohet. Por nëse dorëheqjet dhe shembujt e marrjes mbi vetë të përgjegjësive për shkeljen e ligjit nuk bëhen nga lart, nuk kemi si të presim zbatim e respektim të ligjit nga poshtë.Dorëheqja cilësohet si zotësi e dikujt që lë mënjanë përfitimet për të shpëtuar nderin. Por pikërisht kjo është edhe fatkeqësia e politikës shqiptare: Nderi! C’është ai, kujt i shërben,përse ta zotërojnë e mbi të gjitha, çfarë përfitojnë politikanët po patën nder?Dorëheqja e Sejdiut nuk është e thjeshtë. Çështja e Kosovës nuk është e thjeshtë. Në prag të procesit për bisedime të reja me Serbinë, e sapo-“përkëdhelur” nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, por edhe nga OKB, Kosova sigurisht që është brenda kornizash që shtyjnë njëra-tjetrën. Por kompleksitetin e saj po e lëmë mënjanë, dhe po merremi thjesht me reagimin e një presidenti pasi Gjykata Kushtetuese ka thënë fjalën e saj.Kjo kambanë duhet të bjerë në Tiranë. Për këdo që Kushtetutën e përdor si fletore bukurshkrimi e Gjykatën e saj e fyen apo injoron pa iu dridhur qerpiku.A dobësohet imazhi shqiptar në Ballkan nëse ka dy dorëheqje të mëdha në dy shtete shqiptare brenda një muaji? Ose tre dorëheqje. Përveç pushtetarëve, edhe opozitarët të heqin dorë nga postet që kanë ndyrë. Po kjo është ëndërr (dorëheqja, se imazhi në Ballkan vetëm përmirësohet prej saj). Sikur!
Zonja Topalli,meqë jeni e papunë, dënoni krimet e komunizmit
Ju edhe pse rridhni nga një familje e persekutuar asnjëherë nuk e çuat ndërmend që të dënoni diktaturën, çka do të thotë harresë e qëllimshme
Nga Bedri Blloshmi
Nuk po ju shkruaj ndonjë gjë që s’është e pa njohur për ju dhe as për popullin e shumë vuajtur, por dua t’ju kujtoj se meqë jeni e pa punë në Parlament, bëjeni tuajën, filloni dhe zbatoni rezolutën e KE-së për të dënuar krimet e komunistëve. Unë e di dhe e kuptoj se ky shkrim do t’ju nervozojë, por edhe mua më thërret gjaku i derdhur. Ju nuk mund të justifikoheni se nuk është dakord opozita sepse kur doni e realizoni votimin. Më pëlqeu shumë votimi që organizuat për ligjin e pronave. Kështu mund të veproni edhe për t’i hequr titujt diktatorit dhe më pas me radhë për vrasësit e tjerë nëse nuk ju pengon dëshira.
Diktatori vendas themeloi dhe konsolidoi terrorin komunist në Shqipërinë e gjymtuar. Këtu as që është menduar se mund të kishte një qetësi relative. “Qetësi” kishin vetëm varret që rënkonin nën peshën e dheut. Terrori komunist mori jetën e mijëra njerëzve, nën peshën e ekzistencës shkatërruese. Shumë nga mbeturinat e të kaluarës përpiqen të idealizojnë periudhën e errët gjysmë shekullore.Kërkesës së shoqërisë për të shkuarën totalitare, për ta njohur dhe dënuar nuk iu dha përgjigje asnjëherë. Ne nuk dëshirojmë vetëm dënimin e së shkuarës komuniste vetëm me deklarata. Këtu gjendet një numër i pallogaritshëm familjesh të shkatërruara me eliminime me anë të vrasjes politike, të zhdukjes, burgosjesh , internimesh e persekutimesh të qindra e mijëra njerëzve të pafajshëm për hir të “humanizmit socialist”. Stalinizimi me forcë i vendit tonë në emër të diktaturës së proletariatit i një sistemi politik despotik, i udhëhequr nga një kastë mashtruese të bashkuar rreth përbindëshit suprem nuk duhet anashkaluar.Këtu dënimi është bërë mbi logjikën e fajësimit kolektiv dhe persekutimi i familjeve të të dyshuarve për prirje ose veprime antikomuniste. Këtu u përdor varfëria materiale dhe morale si dhe uria për të ruajtur pushtetin komunist. Regjimi vrastar trajtoi një popull të tërë si të ishte bagëti me eksperimente absurde. Përvoja e çdo regjimi që poshtëron qytetarët nuk mund të zgjasë dhe nuk ka të drejtë të ekzistojë. Akoma ne nuk mund të kërkojmë liritë e plota dhe sot për shkak se në pushtet hipën bijtë e baballarëve që e shkatërruan këtë vend. Ata trumbetojnë me pak ose aspak ndryshim demagogjinë e huazuar duke u bërë të besueshëm. Këtu të gjithë vrasësit e këtij populli, të gjithë shkaktarët e jetëzgjatësit e tragjedisë jetojnë më mirë se në përrallë. Çdo ditë këto fytyra të urryera e sheh ne mediat vizeve ose të shkruara duke të lënë të kuptosh se po ecet mbi gërmadhat e çoroditjes së të kaluarës. Politika e shkatërrimit të kategorive shoqërore e gjitha kjo në emër të luftës së klasave nuk u ngarkua me asnjë lloj përgjegjësie. Këtu askush nuk do të njihet si person që dënoi komunizmin dhe as si udhëheqës që merr përsipër normalitetin e kësaj katrahure e cila pengon ecjen përpara nga vështirësia me kufomën e së shkuarës mbi shpinë.Shumë kush bën demagogji në parlament, por askush nuk e çel diskutimin për fatin e pa mbrojtur të klasës së munduar nga orteku i historisë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe se të gjithë sa janë mbledhur atje janë nxjerrë nga një selektim i përcaktuar. Ata nuk mund të hedhin poshtë baballarët e tyre vrasës e grabitqarë. Juve, disa porosi të KE-së i keni zbatuar si: heqjen e dënimit me vdekje, nxjerrjen e ligjit për homoseksualët, por e fshehët dhe e humbët rezolutën për dënimin e krimit të komunizmit.Ju edhe pse rridhni nga një familje e persekutuar asnjëherë nuk e çuat ndërmend që të dënoni diktaturën, çka do të thotë harresë e qëllimshme. Për shumicën dërrmuese të popullsisë ishte një ekzistencë shkatërruese. Populli jetonte nën një terror të hapur ku fjala njeri e kishte humbur krejt kuptimin. Ju nuk duhet të harroni faktin që diktatori themeloi burgje dhe kampe internimi kudo në Shqipëri që njerëzit të vdisnin dalëngadalë nga uria dhe torturat e vazhdueshme. Diktatori u mbështet fort mbi ideologjinë armiqësore ndaj shoqërisë, mbi monopolin e pushtetit të ushtruar nga një grup i kufizuar individësh që përhapnin shtypje dhe frikë, mbi aplikimin e dogma staliniste u themelua një model i kalbur ekonomik. Çdo gjë shpërndahej me gramë në një racion të pa mjaftueshëm. Likuidimi i pronës private çoi në kolektivizmin brutal në emër të një modernizmi fals. Mbeturinat fanatike të sistemit shkatërrimtar e dështak përpiqen të justifikojnë tmerret e periudhës së errët 50 vjeçare.Ju që keni zënë poltronën e drejtimit të parlamenti këto duhet t’i mësoni dhe duhet të justifikoni dhimbjen e shkaktuar.
Sami Repishti: Shqipëria s`ka klasë politike, por grupe që zihen me njëra-tjetrën
Një studiues i njohur i çështjeve shqiptare thotë se në Shqipëri nuk ka një klasë politike serioze por dy grupe që luftojnë njëri-tjetrin. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Profesor Sami Repishti foli edhe mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe mbi çështjen e masakrës së Tivarit, e cila është bërë përsëri objekt diskutimesh në Shqipëri.
Çfarë mendoni për luftën e ashpër politike që zhvillohet sot në Shqipëri?
Përshtypja ime është se nuk kemi një klasë politike serioze në Shqipëri. Në Shqipëri kemi dy grupe që luftojnë njër-tjetrin, dy grupe që ose nuk pranojnë diversitet brenda ose që i janë nështruar vullnetit të një kryetari. Shqipëria ka nevojë për solidaritet mes të gjithë atyre që e duan vendin. Nuk mund t’i mohohet e drejta e dashurisë për Shqipërinë asnjeriu. Vetëm ata që janë dënuar nga gjyqi ose që kanë lyer duart me gjak nuk kanë të drejtë të flasin, të tjerët kanë të gjithë të drejtë të flasin pavarësisht nëse janë ose nuk janë në pushtet. Mënyra se si është organizuar jeta politike sot në Shqipëri e ndarë në dy grupe, ose Partia Demokratike ose Partia Socialiste, për mendimin tim është e gabuar. Ka njerëz që nuk janë dakord as me Partinë Demokratike as me Partinë Socialiste megjithatë atyre nuk u është dhënë asnjë mundësi për të shfaqur mendimin e tyre sepse arena politike është zaptuar nga këto dy parti. Sot është vështirë të thuash se cila palë e ka mirë e cila gabim sepse ato përjashtojnë çdo mundësi diskutimi ose dialogu me palën tjetër. Ka ikur koha e monologëve. Jetojmë në një botë me shumë varietet dhe kjo duhet të pasqyrohet edhe në politikën shqiptare. Në politikën shqiptare nuk ka mirëkuptim, ka vetëm urrejtje dhe përbuzje. Gjuha që përdoret në diskutimin politik është kaq e ulët sa të vjen turp. Unë jam shumë i shqetësuar nga imazhi që po projekton sot Shqipëria në botën e jashtme.
Por në një farë mase a nuk mund të quhet sukses i politikës shqiptare anëtarësimi i Shqipërisë në NATO?
Hyrja e Shqipërisë në NATO nuk është meritë e politikës së Shqipërisë në vetvete por është një proces i pandalshëm. Shqipëria është pjesë e Evropës dhe dashje pa dashje ne do të hyjmë në Evropë, edhe sikur shqiptarët të thonë nuk e duam Evropën. Shqiptarët kanë hyrë në NATO sepse kanë një pozitë gjeografike me rëndësi dhe natyrisht ata do të ndjekin rregullat e NATO-s, do të zbatojnë të gjitha detyrimet dhe do të kenë edhe përfitimet e NATO-s. Por të thuash që hyrja e Shqipërisë në NATO është meritë e këtij apo atij grupi politik, kjo është e ekzagjeruar.
A ka patur një interesim serioz për Kosovën nga ana e Shqipërisë?
Shpesh herë, ngjarje me rëndësi në Kosovë nuk janë deklaruar në Shqipëri ose Shqipëria nuk ka marrë një pozicion të caktuar ndaj tyre deri sa janë prononcuar fuqitë e mëdha. Mendoj se kjo është një mungesë e madhe e politikës shqiptare. Shqipëria duhet të luajë një rol pozitiv, rolin e udhëheqjes në opinionin publik ndërkombëtar për çështjen e Kosovës. Mungesa e interesit të Shqipërisë për Kosovën shihet se kur gjendja politike në Shqipëri nuk egërsohet dhe partitë politike nuk kanë nevojë ta shfrytëzojnë elementin kosovar atëhere problemi i Kosovës pothuajse hesht në Shqipëri. Por, sa krijohet një situatë politike e egërsuar në Shqipëri, me qëllim që të evitojnë kritikën ose të largojnë interesimin e publikut shqiptar për njërën ose tjetrën parti politike, atëhere del në shesh Kosova. Unë besoj se kjo është gabim.
Nëqoftëse qeveria e Shqipërisë do të kishte patur një qëllim me të vërtetë serioz për problemin e Kosovës, ata duhet të kishin krijuar që në fillim një institut për studime mbi Kosovën. Ky institut duhet të ishte bërë nga studiues pavarësisht nga përkatësia politike, nga elementë që e njohin gjendjen dhe historinë e Kosovës, nga njerëz që kuptojnë zhvillimet ndërkombëtare në Evropë dhe në botë. Dhe ata do të kishin qenë edhe si orientim për qeverinë shqiptare.
Në Shqipëri përsëri ka dalë në skenë çështja e masakrës së Tivarit ku mendohet se shumë shqiptarë të Kosovës janë vrarë nga forcat serbe në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Përse politika në Shqipëri po reagon me kaq vonesë?
Kjo është përsëri çështje e pakujdesisë së qeverisë shqiptare për Kosovën. Çështja e Tivarit duhet të ishte ndjekur që në vitin 1992, kur erdhi në fuqi Partia Demokratike. Jo vetëm Tivari por edhe masakra të tjera që janë bërë në Kosovë. Kjo do t’i kishte dhënë shumë dorë edhe zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë por edhe opinionit publik për ta kuptuar problemin e Kosovës, sepse shtypja serbe në Kosovë nuk përqendrohet vetëm në vitet 1988-99. Bota duhet të sqarohet. Këto janë gjëra të vjetra por hidhen në skenë si pikë diskutimi sa herë që janë sheshe për të turbulluar situatën politike në Shqipëri. Kjo është e padrejtë.
A i ka patur mundësitë shteti shqiptar që të hetojë mbi këtë masakër, për shembull të hapë dosje të caktuara?
Shteti shqiptar është në një pozitë që e ka përgatitur me duart e veta. Hetime për krime nuk janë bërë as vetë në Shqipëri. Ka vetëm rrëfime individuale ose shkrime aty këtu të ndonjërit që ka patur guximin për të shkruar ndonjë libër. Si mund të flasësh për krime në Kosovë kur nuk flet për krimet që janë bërë në Shqipëri? Kjo gjë duhet të ishte bërë me rregull. Krimet në Shqipëri duhet të ishin vënë në dukje, po ashtu edhe ato në Kosovë, problemi do të ishte sqaruar me kohë dhe bota duhet të ishte venë në dijeni. Nuk gjendet akoma një rast, që kur është krijuar Shqipëria më 1912 e deri tani, që një qeveri e Shqipërisë të ketë përkrahur zyrtarisht Kosovën. Të gjithë kanë luajtur një politikë oportuniste, duke e mbajtur mirë me Serbinë, me Greqinë ose me Italinë. Problemi kosovar është ngritur vetëm për përfitim politik në Shqipëri.
Në Shqipëri është hedhur ideja se presidenti i fundit komunist Ramiz Alia duhet të dijë për çështjen e Tivarit. A duhet të hetohet ai?
Ka mundësi që Ramiz Alia të dijë më shumë se sa dimë ne sepse ishte komisar divizioni në Jugosllavi dhe ka qenë pak a shumë i informuar. Unë nuk besoj se Alia i ka ditur të gjitha masakrat që kanë bërë serbët. Tivari është vetëm një prej tyre por ka edhe masakra që janë bërë brenda Kosovës. Ai e ka mbajtur gojën të mbyllur dhe duhet ta vrasë ndërgjegja, por nuk besoj që ai t’i dijë të gjitha.
Procesi i Xhordano Brunos
Realiteti dhe recensioni / nga Mark Marku
Procesi i Xhordano i Brunos, zë fill në periudhën historike të kundër-reformës, epokë në të cilën Kisha, e ndjekur nga përçarja Luterane, përndiqte në mënyrë të rreptë, çdo formë të herezisë. Janë vitet e errëta, të shtypjes së lirisë fetare, të inkuizicionit dhe indeksit të librave të ndaluar.
I përndjekuri Xhordano Bruno ishte një frat dominikan, i lindur në qytetin Nola, qytete ne mbretrin e Napolit në vitin 1548. Ai kishte një temperament kryengritës dhe ishte i rreptë përballë dogmave të së vërtetës së shpallur, ndërkohë që ushqente nje interes të gjallë, për shumë nga gjërat dhe veprimet e ndaluara nga S. Uffizio.
Aktet procedurale shpalosnin karakterin e tij kundërshtues, krenar, dhe ndonjëherë përçmues, papajtueshmërinë e pohimeve, mburrjet se kishte pasur më shumë gra se Salomoni – të cilit Bibla i atribuon mijëra femra, si dhe fyerjet e papërsëritura.
Sjelljet pak ortodokse të fratit, nuk vonuan të tërhiqnin vëmendjen e Kishës kundrejt veprimeve dhe shkrimeve të tij.
Që në vitet e para të kaluara në Kuvend, ku ai mori kulturën e tij krishterë, Brunoja u akuzua se kishte shfaqur dyshime në të vërtetën thelbësore të besimit dhe për këtë arsye u akuzua dhe u hap një proces në ngarkim të tij.
Pasi la veladonin e fratit, la edhe Italinë dhe filloi për Brunon një periudhë me më shumë ankth e kjo për shkak të shkrimeve të shumta dhe mësimdhënies të cilës i kushtohej, kudo që ishte e mundur. Për idetë e tij ai u detyrua që të largohej nga Gjeneva, Parisi, Londra, Praga dhe Frankfurti ku kishte qëndruar pas largimit nga Italia, ku dhe mbolli përveç shkishërimit të kishës katolike, edhe atë kalviniste dhe luteriane.
Pas kthimit të tij në Itali, ai u denoncua pikërisht nga nxënësi i tij Venecian Xhovani Mocenigo, i cili kishte mbetur i skandalizuar nga përmbajtja e leksioneve të filozofit.
Procesi ndaj tij filloi në vitin 1592. Për fat të keq, vëllimi origjinal i akteve procedurale në ngarkim të filozofit humbi. Megjithatë mbeti vetëm “një përmbledhje e procesit të Brunos”, e redaktuar nga gjyqtarët e së njëjtës epokë në kohën e zhvillimit të ngjarjeve, ose të ripërtërira në harkun e 60 viteve nga mbarimi i procesit, ose këto janë në arkivat personale të Papa Pio IX.
Trupi gjykues i S. Uffizio përbëhej nga 9 Prelatë të lartë, të cilët formonin “Kongregacionin e Kardinalëve Inkuizitorë”. Për procedurën e zakonshme inkuizitore, në përgjithësi kujdesej një kolegj më i kufizuar, i përbërë nga Padre Komisar, prej një këshilltari, dhe prej përgjegjësit të përgjithshëm.
Procesi në ngarkim të tij zgjati tetë vjet, të cilët Xhordano Bruno i kaloi tërësisht në burg, në Venecia dhe në Romë.
Pjesa e parë e gjykimit u zhvillua në Venecia, mbi bazën e denoncimit spontan të të sipërpërmendurit, Xhovani Mocenigo. Në bazë të deklarimeve të tij, iu paraqitën filozofit tetë pikat e akuzës, ndërmjet të cilëve akuza në mosbesimin e dogmave thelbësore të Kishës, e para prej të cilave ishte ajo e trinitetit, dhe e mbështetjes së tezave filozofike absolutisht të papajtueshme me besimin katolik.
Kështu u hap shqyrtimi gjyqësor, i cili konsistonte në marrjen në pyetje të dëshmitarëve të thirrur në këtë çështje. Çdo person i marrë në pyetje vinte me radhë për të deklaruar. Për këtë proces dëshmuan tërësisht 9 dëshmitarë, të cilëve iu kërkua të provonin akuzat, ndërsa i akuzuari u dëgjua 22 herë në mbrojtje të ideve të tij.
Fillimisht situata procedurale në proces e Xhordano Brunos nuk ishte komprometuese, kjo sepse dëshmitarët e parë nuk ishin në gjendje të konfirmonin akuzën e Mocenigos, ndërsa i akuzuari shfaqej i sigurte dhe bindës. Linja e tij e mbrojtjes ishte pak a shumë kjo; “mohimi i të mohueshmes”, justifikimi sipas rastit i çështjeve gjysmë të favorshme, që mund t´i kalonte në favor të tij, nëpërmjet mendimeve të mprehta kur ai mund të pajtohej me dogmën katolike pajtohej, dhe të pranonte gabimet, atëherë kur shmangia nga dogma katolike ishte e pamundur. Kështu Brunoja pranoi të kishte thënë ose shkruar gjëra kundër besimit, por shpjegoi se i kishte bërë duke arsyetuar si filozof, sikurse të tjerët i nënshtroheshin doktrinave të Aristotelit ose të Platonit edhe këto teori ne në kundërshtim për disa çeshtje me besimin katolik.
Në fund të deklarimit të tije në fjalën së fundit, ai u gjunjëzua përpara Gjykatës duke kërkuar falje për gabimet e bëra dhe duke premtuar që do të ndryshonte sjellje.(pasi kjo ishte e vetmja menyre per te mbijetuar, si ne procesin e pare)
Procesi u ngrit në mënyrë të tillë që asnjë dëshmitar nuk mund të konfirmonte akuzat, kështu që aktet u dërguan në Gjykatën Qendrore të Romës, organi që duhej të jepte mendimin për gjykimin, para se Gjykata të jepte vendimin përfundimtar.
Fatkeqësisht për filozofin, Gjykata e Romës e nisur nga akuzat e rënda në ngarkim të tij, kërkoi vazhdimin e procesit me këtë akuzë në Romë.
La Serenissima (Republika e San Markos-Venecia) xheloze dhe mbrojtëse fanatike e juridiksionit të saj, iu përgjigj me një jo të prerë, për ekstradimin e të akuzuarit në Romë. Atëherë kjo çështje, u bë çështje parimi aq e rëndësishme sa ndërhyri vetë Papa.
Kërkesa pasardhëse e Gjykatës u formulua nga vetë Nunzi Apostolik, në vend të kërkesës qe duhej bërë prej inkuizitorit. Përballë presioneve të tilla, Venecia u detyrua të hapte rrugë dhe te lejonte ekstradimin , kështu që filozofi u dërgua në burgun e Romës.
Faza romane e procesit, filloi me një denoncim tjetër të rëndë nga ana e Fratit Çelestino nga Verona, që kishte qenë në një qeli me filozofin, në burgun e Venecias. Letra e tij shtoi në 13-të, akuzat, nga tetë që tashmë ishin në gjykim, në ngarkim të tij.
Pavarësisht procesit, filozofi nuk kishte pushuar së manifestuari publikisht bindjet e tij, duke lëshuar sharje të mëdha kundër Kishës, për trajtimin e tij.
U thirrën për të dëshmuar edhe 3 shokë të tjerë të Brunos, nga burgjet Veneriane, që konfirmuan në mënyrë të konsiderueshme, pajtimin e tyre me akuzat.
Disa nga shprehjet e Xhordano Brunos, referuar dëshmitarëve, tingëllojnë të pafajshme, për dëgjuesit modernë, si psh. “S. Xheromino ishte një injorant” ose “libri i lutjeve është një paqartësi e madhe dhe është i hartuar keq”. Ndërkohë që të tjerë “damkosin besimin e pastër fillestar”, me gjëra të pavlefshme të epokës. Filozofi thoshte për shembull se: “reliktet nuk duhen nderuar” pse çdo person mund ta shfrytëzojë atë, për të vënë në qafë çfarëdo fytyre të vdekuri, që ati t´i shkojë në mendje. Dëshmitarët raportuan në proces dhe për disa opinione të Brunos, që mohonin dogmat themelore të fesë katolike dhe afirmime laike përkundrejt Kishës, sipas të cilave ai thoshte se: “Kisha ishte e drejtuar nga fretër dhe priftërinj injorantë dhe gomarë”.
Nga pohimet e dhëna, doli në pah fakti se Xhordano Bruno synonte të krijonte “sektin e xhordanistëve”. Në fakt, dukej se filofozi pretendonte se feja katolike ishte feja më e paplotë ndër fetë pozitive, por tentonte të racionalizonte në mënyrën e vet dhe donte të hiqte ato pjesë që i dukeshin superstrukturë dogmatike per ti dhenë asij nje pamje te re per kohen.. Me sa duket, kuadroja e përshkruar nga dëshmitarët- e mbi të gjitha fakti që Xhordano Bruno dëshironte të udhëhiqte një formë tjetër herezie- shqetësoi jo pak gjyqtarët, që pyetën filozofin për më shumë se 8 seanca gjyqësore, pa arritur asnjë rezultat.
Pasi përfundoi procesi sulmues, filloi procesi përsëritës që konsistonte në marrjen ne analizë për herë të dytë, të të gjitha provave. Në këtë mënyrë i ofrohej një garanci procedurale të dënuarit, në mënyrë që përsëritja në kohë tjetër, nga pyetja e dëshmitarëve për here te dyte, nga ku mund të dilnin në shesh kundërshtime dhe mund të zbuloheshin shpifësit. Për më tepër, S. Uffizio, i lejonte të akuzuarit të përpilonte “listën e pyetjes së dëshmitarëve” ose një skemë të pyetjes së dëshmitarëve, të cilës do i nënshtroheshin provat, për të evituar që kërkesa e gjykatësit të sugjeronte automatikisht pohime. I akuzuari mund të drejtonte pyetje për provat, mbi te dhënat e dosjeve ne hetim, mbi besimin fetare të dëshmitareve , e mbi pjesëmarrjen e tyre në procese penale, në mënyrë që të bënte te papërdorshme dëshmitë, pasi nuk mund të dëshmohej me nje te kaluar te dyshimet(Njerëz me procese ne ngarkim te tyre). Për të arritur në vendimin përfundimtar, në të vërtetë, Gjykata kërkonte të paktën dy dëshmi që përputheshin. Një thënie e jurisprudencës, e S. Uffizio, thoshte “një dëshmi asnjë dëshmi”(unus testis nullus testis). Dëshmitë ndërmjet të tjerash duhet të vinin nga persona që nuk kishin ndjekje penale nga Gjykata e Inkuzizionit ne te kundërte ato nuk pranoheshin.
Është e vërtetë, që gjykimi i S. Uffizio, ofronte disa garanci procedurale për të hetuarit. Duhet theksuar që nuk parashikohej ndihma e një mbrojtësi, i cili të vëzhgonte me ndershmëri situatën dhe të ofronte një ndihmë teknike. Pavarësisht nga kjo, duke parë mungesën e dëshmitarëve, Gjykata ju drejtua disa herë mjeteve të torturës. Në procesin e Brunos nuk jemi në gjendje të themi, nëse ky instrument u përdor shumë apo pak.
Me siguri faktet tregojnë që në një rast ai u pyet në “stricte”, dhe kjo formulë mund të jetë një projekt eufemistik i torturës.
Seria e dëshmive të mbledhura kundër filozofit, në të vërtetë nuk ishte e tillë, që të mund të shërbente për të mbledhur prova të plota, që të vërtetonin akuzën, përveç akuzës së Mocenigos, e cila shfaqej e plotë dhe e vetme. Të gjithë të tjerët, duke qenë se ishin heretikë dhe të shkishëruar nga kisha, nuk ishin në gjendje t´i jepnin me dëshmitë e tyre, vlerë të plotë provuese akuzave, dhe t´i bënin të ligjshme në proces.
Në rastin e Xhordano Brunos, procesi u përsërit disa herë, por nuk shërbeu si instrument mbrojtës, sepse të gjitha dëshmitë vërtetuan pjesërisht akuzën e njoftuar dhe përveç kësaj shtuan dhe gjëra të reja.
Kur përfundoi procesi përsëritës, të gjitha aktet e procesit iu dorëzuan të pandehurit, në mënyrë që të siguronte një mbrojtje të shkruar. Xhordano Bruno dorëzoi një memorie prej më shumë se 80 faqesh, e cila për fat të keq humbi.
Si akt i fundit i procesit, Kongregacioni ekzaminoi librat e filozofit dhe përpunoi censurën. Një kopje e saj iu dorëzua Gjykatës, e cila i dha mundësinë atij të meditonte dhe të përgjigjej për secilën prej tyre. Meqenëse nga deklaratat e tij nuk u nxor asgjë e re, procesi u pezullua.
Anëtarët e Kongregacionit të Kardinalëve, pavarësisht nga dëshmitë e mbledhura dhe mbi të gjitha shkrimet e filozofit, nuk arritën të vendosnin për një faj në ngarkim të tij.
Kur procesi ndodhej në këtë pikë, hyri në Kongregacion Roberto Belarmino, si konsulent dhe teolog. Anëtaret i propozuan Roberto Belarminos të bëhej një listë e përmbledhur e akuzave dhe të ftohej Brunoja të hiqte dorë dhe të mohonte ato që kishte shkruar. Në këtë mënyrë fati i procesit lihej në dorë të të akuzuarit. Mohimi do t´i kursente jetën, refuzimi do ta dënonte me vdekje. Xhordano Bruno deklaroi se do të pranonte mohimin e plotë, në mënyrë të pakushtëzuar për atë që kërkohej. Më pas deklaroi se nuk donte të trajtonte disa nga mendimet e tij. Kjo sjellje, mori një vendim jo të drejtë nga S. Uffizio, që duke ndjekur me ngut çështjen e kalon në një izolim prej 40 ditësh, masë ekstreme që jepej për meditim, për kokëfortët.
Në seancën e fundit të pyetjeve, e kjo për të 22-ën herë radhazi, Bruno deklaroi se nuk kishte asgjë për të tërhequr mbrapsht për ato që kishte thënë dhe shkruar. Kjo mbyllje ndaj procesit, shënoi dhe dënimin e tij. Gjithsesi Gjykata dëshironte të bënte një tentativë ekstreme, duke i dërguar në qeli dy klerikë të lartë dominikanë, për t´i treguar gabimet e tij dhe t´i tregonin se çfarë duhej të mohonte, dhe ta bindnin të hiqte dorë. Brunoja nuk lëvizte nga e vetja dhe për këtë shkak u dënua, si heretik, i palëkundur dhe kokëfortë dhe në degradim të plotë. Masa e dëbimit nga dhoma Ekliasitike, iu dorëzua Guvernatorit të Romës për ekzekutim dhe vdiq me 17. 02. 1600 në Campo de Fiori afër Romës. Shkrimet e tij u dogjën publikisht, në sheshin e Shën Pjetrit dhe u futën në fondin e librave të ndaluar.
Duke rilexuar çështjen procedurale të Xhordano Brunos, nisur nga një qëndrim sa më objektiv, nëse na lejohet, absurdi qëndron në kërkesën për të gjykuar dhe dënuar një njeri për bindjet e tij morale e filozofike, mund të bëhen një seri konsideratash.
Në radhë të parë, nisur nga gjakftohtësia e Xhordano Brunos gjatë procesit, mallkimet provokuese mbi të, gjestet fyese, pohimet turbulluese për besimin e krishterë si dhe kokëfortësia e tij ekstreme në fazën përfundimtare të gjykimit, nuk i ndihmuan gjyqtarët të mbanin një qëndrim të mëshirshëm për filozofin. Gjithashtu duhet pasur parasysh, që procesi u zhvillua në përputhje me ligjet e kohës dhe ndërgjegjen fetare, sociale e juridike të kohës, që e konsideronte herezinë të padurueshme dhe asgjësimin e saj të merituar. Por duhet theksuar, se në atë kohë dënimi me vdekje përdorej gjerësisht edhe për krime me një rëndësi më të vogël.
Duhet theksuar, se nga ana procedurale procesi ishte në përputhje me ligjet në fuqi dhe me të drejtën mbizotëruese në vendin dhe në kohën zhvillimit të tij.
Këto fakte janë përdorur për demagogji dhe në kohë shumë të vona, dhe vazhdojnë dhe sot në vende të ndryshme të botës duke u mundur të justifikojnë format despotike të pushtetit me një mbulojë formale procedurale korrekte.
Gjithsesi nisur nga optika e Inkuizicionit, dënimi i Xhordano Brunos ishte i ligjshëm, edhe pse disa mendime dhe veprime të filozofit vërtet mohojnë dogmat themelore të besimit katolik, duhet nënvizuar fakti, se janë pikërisht premisat, nga të cilat Inkuizicioni është i papranueshëm për mendimin tonë modern. Në vazhdim nisur nga garancitë e njohura nga Kushtetuta jonë Republikane, e faktikisht, ideja e një Gjykate legjitime, për të gjykuar dhe dënuar, ndërgjegjen, mendimet e bindjet më intime të individit, rezulton absolutisht e pakonceptueshme për kohën tonë. Të gjitha besimet fetare, sot manifestohen lirisht dhe janë të barabarta para ligjit, pasi çdokush ka të drejtë të manifestojë idetë dhe mendimet e veta, si dhe të predikojë lirisht çdo fe. Nisur nga marrëveshja midis Shtetit dhe institucioneve fetare sot në shoqërinë tonë moderne, atribuimi i metodave të errëta dhe të paskrupullta, nuk mund të zënë vend në hapësirat e lirisë së jetës sonë të përditshme, pasi asnjë fe nuk mund të jetë fe zyrtare.
Në të gjithë shoqëritë moderne, feja është e ndarë nga shteti dhe nuk kemi një fe të shtetit. Përveç ndërhyrjeve të shumta në Legjislacion. Gjykata e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kontribuar të bëjë efektive, barazinë e disa besimeve para ligjit, si dhe përkrahjen e minorancave fetare, veçanërisht në botën e punës dhe formimit publik.
Nën dritën e lirisë së fituar, figura e Xhordano Brunos përfaqëson viktimën e intolerancës dhe justifikimi nuk shkon përtej planit historik. Ai mbetet një luftëtar i panënshtruar, jo vetëm për përmbajtjen e opinioneve filozofike, por ndaj të drejtave të njeriut, “për të kërkuar dhe për të besuar atë që dëshiron, dhe për të mos qenë i detyruar të mendojë atë, që të tjerët duan që ai të besojë.
Politika në bankën e akuzës publike
Nga: Mentor KIKIA
Edhe pse raportet e ndryshme ndërkombëtare vazhdojnë ta vlerësojnë vendin tonë me shkallën më të lartë të korrupsionit, në burgje zor se mund të gjesh ndonjë zyrtar të lartë të dënuar për këtë krim. Madje s’mund të gjesh as edhe ndonjë mashtrues komune, që i ka shitur qeverisë, në emër të tij, tokat e fshatit ku do të kalonte autostrada dhe që tashmë kapardiset si beu i fshatit. Drejtësia, sistematikisht ka demonstruar pasivitet dhe paaftësi për të trokitur në dyert e zyrtarëve, duke u shndërruar praktikisht në drejtësi vetëm mbi pjesën e varfër dhe pa pushtet të shoqërisë.
Në këto kushte, politika, e mbarsur si një balenë me mëkatet e të gjitha llojeve, ka vendosur ta bëjë vetë drejtësinë, të paktën atë publike. Prej disa javësh, opozita dhe qeveria kanë nisur një garë denoncimesh reciproke të pashembullt, duke shpalosur para popullit gjithë moçalin që ka krijuar, mes të cilit vegjeton pushteti i të gjitha niveleve e nga ku ushqehet politika e të gjitha niveleve.Çdo ditë, përfaqësues të qeverisë dhe opozitës dalin në të ashtuquajtura konferenca shtypi, ku vetëm monologohet me kamerat e televizioneve. Selia rozë ka shpikur denoncimin përmes pyetësorëve, ku gratë ministre e deputete, një ditë pyeten nëse kanë burra apo jo, e pastaj me radhë, sa vëllezër e motra kanë burrat e si quhen ata dhe, në fund pyeten se sa hidrocentrale kanë vëllezërit e burrave apo kunati i motrës së burrit. Ndërsa selia blu sulmon me një tjetër pyetësor, që i drejtohet kreut të opozitës, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës: Rama pyetet çdo ditë me radhë se çfarë lidhje ka me Tan Leprin që i mori 20% të aksioneve Arjan Tartarit, sa është gjoba që i vë një firme ndërtimi për t’i dhënë lejen, sa apartamente ka në gjithë Tiranën, sa përfitoi nga shitja e tokës te “Tajvani”, e kështu me radhë.Në kushtet kur drejtësia është tulatur dhe media është mekur, politikanët kanë filluar ta bëjnë vetë rrëfimin publik, duke interpretuar njëkohësisht edhe priftin edhe mëkatarin. Për ta plotësuar këtë kuadër transparence, edhe dy prej eksponentëve të LSI kanë filluar të flasin pa i marrë askush në pyetje. I sapolarguar nga posti i ministrit, Dritan Prifti po hakmerret në mënyrën tipike shqiptare, duke treguar se sa vila ka Ilir Meta, sa gurore, sa toka, sa galeri, sa pallate etj. Ndërsa LSI, pra Meta, po kundërpërgjigjet ndërkohë, duke akuzuar Priftin për pasurim ta pajustifikuar, për miliona euro të fituara nga fabrika tullash që nuk kanë prodhuar ende asnjë tullë etj.Në këtë gjyq publik, më i rëndë se vetë akuzat që flasin për fabrika e gurore që prodhojnë euro në vend të tullave e rërës, është fakti se si Prifti, ashtu edhe Meta, i dinin këto edhe më herët. Por të dyja palët kishin zgjedhur të bënin paqen, të bashkëpunonin në heshtje, derisa njërës palë iu prekën interesat dhe atëherë shpërtheu lufta.Kryeministri, ndërsa nuk motivon dot mënyrën e dhënies së koncesioneve në energjetikë, po shkarkon bateritë ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës për kompleksin e ndërtimeve pranë liqenit artificial. Por, Kryeministri nuk e akuzon zotin Rama se po shkatërron të vetmen qendër sportive të kryeqytetit, ku stërviten çdo ditë qindra të rinj. Nuk e akuzon se po shkatërron të vetmin kompleks pishinash brenda kryeqytetit, as se po shkatërron të vetmin kopsht botanik që ka e gjithë Shqipëria, apo një kënd më të madh lodrash, ku fëmijët gjejnë pak argëtim në këtë qytet plot zhurmë e pluhur. Jo, zotit Berisha nuk i dhimbsen të gjitha këto, pasi është bashkautor i këtij shkatërrimi, por ai e akuzon zotin Rama se, përmes njerëzve të tij, e për llogari të tij, i ka grabitur në mënyrë të “dhunshme” njerëzve të tij, d.m.th atij vetë, 20% të aksioneve të kom panisë që do të bëjë ndërtimet në këtë zonë. Pra këtu nuk kemi të bëjmë me një luftë politike për parime morale, për drejtësi dhe mbi të gjitha, në shërbim të popullit, sikundër predikohet. Ne kemi të bëjmë me një luftë për ndarje territoresh, ndarje zonash influence dhe në fund, ndarje parash.Vetë menyja e akuzave dhe mënyra e bërjes së tyre publike, na tregon qartë se në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me parti politike, por me shoqata biznesi, në rastin më të mirë, ku secila palë mbrohet dhe sulmon sa herë u preken interesat. Madje, në shumë raste, partitë politike ngjasojnë me organizata kriminale, të cilat luftojnë për ndarjen e territoreve të influencës. Ato bëjnë marrëveshje në heshtje, ndajnë përfitimet kur ka paqe, pastaj përplasen kur dikush prish paktet, dërgojnë emisarë për të ushtruar presion dhe kërcënojnë. Ndryshimi është se deri tani nuk kanë vrarë ndokënd nga grupet rivale. Ashtu si dhe mafiozët e penduar, edhe këta flasin e zbërthehen para publikut për t’u hakmarrë ndaj njëri-tjetrit. Por, në vend të rrëfimit në kafazin e hekurt në gjykatë, politikanët tanë flasin para kamerave, flasin në emër të drejtësisë, në emër të moralit dhe transparencës. Edhe pse të krimbur këmbë e kokë, ata sërish kërkojnë të rrisin kredencialet politike. Ky teatër që po luhet tani në skenën e politikës shqiptare nuk është i ri. Kujtoj ish- kryeministrin Fatos Nano, i cili kur pa se po mbetej jashtë pazareve të mëdha, mori vetë mikrofonin dhe nisi rrëfimin e pasurive që kishin vënë ministrat e tij në mënyrë abuzive.Katarsisi që ka nisur vetë politika, po na mundëson të gjithëve të kemi akses tek e vërteta e pakontestueshme, pasi atë po e thonë vetë autorët e saj. Drejtësia ka nisur, me gjasë, një proces verifikimi të këtyre akuzave, por ne duhet të jemi koshientë dhe të sigurt se nuk do të dalë asgjë nga ky proces. Ajo nuk ka mundur të jetë asnjëherë arbitër, e aq më tepër tashmë në një ring ku elefantët e politikës kanë nisur tashmë, pa dorashka, luftën ekonomike. Në mungesë të drejtësisë penale, në kësi rastesh duhet të jetë populli që vendos drejtësi përmes votës së tij. Por fatkeqësisht, shqiptarëve nuk u qëllon të zgjedhin mes së mirës dhe së keqes, por gjithmonë kanë pasur si opsion të zgjedhin të keqen më të vogël mes disa të këqijave.
Prona pa pronësi: Legalizimet dhe (i)legaliteti
…kjo situatë për momentin nuk ka zgjidhje dhe të paktën sipas informacionit që përcillet në shtyp nuk është menduar ndonjë zgjidhje imediate…
Nga: Ilir KALEMAJ
Para ca kohësh kaloi pa vëmendjen e duhur një lajm sa social, aq edhe politik në problematikën që mbart dhe që konkretisht fliste për mbi 450 pallate të pahipotekuar në Tiranë (mund të jenë edhe më tepër). Ky problem i ngritur nga shoqata e ndërtuesve, mori si përgjigje nga ana e kreut të hipotekave se problemi konsiston kryesisht në problemet e pronësisë (psh konfliktet me pronarët e truallit) apo cështje taksash (kryesisht të papaguara nga ndërtuesit, sado që kjo lihet disi në heshtje nga këta të fundit). Ky problem merr një domethënie të vecantë po të marrësh parasysh që pjesa dërrmuese e këtyre pallateve, aseteve të ngrira apo kapitali të vdekur (që as nuk mund të shitet, blihet etj, të paktën jo me vlerën reale), janë me leje të rregullt ndërtimi dhe madje të hipotekuar si karabina.Për t ë bërë një parantezë, duhet theksuar që deri në fund te vitit 2003 lejohej regjistrimi i pallateve pranë Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme edhe pa aktin e shfrytëzimit nga Bashkia. Ligji norrnalisht nuk lejonte të bëhej regjistrimi perfundimtar i pallatit pa u bërë akti i shfrytëzimit nga bashkia. Por në momentin e ardhjes së Artan Gjylbegut si Kryeregjistrues i Shqiperisë, kjo gjë u ndalua. Pra deri në fund të 2003 kush përfitoi, përfitoi, dhe aktualisht janë rreth 450-500 pallate në Tiranë me një situate të tillë (që kanë bërë dhe shtesa pa leje dhe qe nuk janë regjistruar më pas pranë ZRPP). Pra ndonëse ka banorë që kanë bërë rregjistrimet përkatëse vetëm të banesës së tyre deri në vitin 2000, kjo nuk është lejuar më pas. Kjo ka sjellë një situatë mjaft paradoksiale, ku për shkaqe të pavarura nga blerësi, të ndërshkohet pikërisht ky i fundit. Pra koston shpesh të lakmisë së ndërtuesve për të bërë ndonjë shtesë mbi plan apo mospagimi të rregullt taksash, apo konfliktet që mund të kenë lindur si pasojë e problemeve të pronësisë, t`i mbartet banorit që i është përmbajtur qartazi ligjit dhe marrëdhënies kontraktore për të cilat normalisht garant duhet të jetë vetë shteti. Pra kjo situatë për momentin nuk ka zgjidhje dhe të paktën sipas informacionit që përcillet në shtyp nuk është menduar ndonjë zgjidhje imediate. Normalisht duhet të zgjidhet me anë të nje akti ligjor apo nënligjor që ti lejojë në mënyrë specifike këto pallate të rregjistrohen, pasi është bërë një problem madhor për Tiranën dhe nuk ka marrë ende zgjidhje.
Në kohën kur pas një procesi masiv dhe të suksesshëm relativisht legalizimi të objekteve pa leje, a nuk duhet të kishte ardhur koha që me anë të një akti nënligjor apo mjeteve të tjera që synojnë të kapërcejnë ngërcin e krijuar ndërmjet bashkisë dhe zyrës së rregjistrimit të pasurive të paluajtshme, të pajiseshin me vërtetim pronësie mijëra banorët e këtyre pallateve që sipas një statistike të bërë publike po nga shoqata e ndërtuesve përbëjnë jo pak, por plot 90 përqind të pallatave të reja. Pra, sikundër u nënvizua edhe më sipër, me një logjikë të thjeshtë i bie që pjesa dërrmuese e banorëve që kanë respektuar rregullat dhe kanë blerë nga ndërtuesi pasi janë siguruar për lejen e ndërtimit dhe hipotekimin e karabinasë, sot janë peng i mungesës së lejes së shfrytëzimit nga bashkia për shkak të taksave shpesh të mospaguara korrektësisht nga ana e ndërtuesve, shtesave pa leje të lejuara makutërisht, apo problemeve të pronësisë për të cilat nuk duhet kurrsesi t`i faturohet barra qytetarit të rregullt dhe korrekt me ligjin. Kjo pasi do përcillte mesazhin e gabuar se kush zapton pa leje, legalizohet dhe madje duke paguar cmime dukshëm nën kosto, ndërsa kush mban faturën kryesore dhe investon kursimet e jetës për të blerë atë që ndoshta është kapitali më i cmuar i gjithsecilit penalizohet duke u mbajtur peng në pasjen e titullit të pronës që ai e zotëron qartë dhe dukshëm konform të gjitha rregullave kontraktore që bëjnë të funksionojë një shtet i së drejtës. Sic e theksuam në fillim të shkrimit, kjo është një cështje që prek disa dimensione: juridik, social, ekonomik dhe politik. Juridik përsa i përket të drejtës për të gëzuar pronën në mënyrë të qetë, të garantuar dhe të mbrojtur ligjërisht, cka është alfa dhe omega e shtetit të së drejtës. Social, sepse prek mirëqënien e mijëra familjeve dhe gjithashtu duke qenë se prona është në fund të fundit edhe status shoqëror, pse duhet të privohet qytetari i zakonshëm nga një investim i kryer me kursimet e jetës së tij, që t`i njihet në mënyrë legjitime ajo që i takon. Dimensioni ekonomik është gjithashtu mjaft i rëndësishëm, pasi prona është kapital, është aset i pacmuar që mund të vendoset si kolateral për marrje kredie për investim etj. Pra nga kapital i vdekur nëse do përdornim gjuhën e Hernando de Sotos, ky legalizim i vonuar i pjesës më korrekte të popullisës, do e kthehej në kapital të gjallë, të nevojshëm, madje të domosdoshëm për qarkullimin monetar dhe financat e vendit. Gjithashtu nëpërmjet një pagese nominale që mund të ishte kombinim i taksave të papaguara të ndërtuesve, por edhe ndonjë pagese simbolike nga ana e banorëve, mund të lehtësohej edhe barra e deficitit buxhetor, duke sjellë të ardhura jo të pakta në arkën e shtetit, duke marrë parasysh shkallën e gjerë të fenomenit. Sikundër nuk është për t`u nënvleftësuar ana politike e cështjes, ku këta banorë janë votues potencialë dhe përtej preferencave personale të castit për njërin krah/ lider apo tjetrin, në fund të fundit mendohet të votojnë në mënyrë racionale për kë palë do i japë zgjidhje problemit të tyre. Ose të paktën le të shpresojmë që gjuha e interesave do dominojë ndaj asaj të emocioneve tash e tutje në logjikën e votuesit shqiptar.
PS dhe Bashkia Tiranë japin pune qe nuk duan diplome
Nga Basir Çollaku
Protestues, punë që nuk kërkon diplomë, as master. Lajmërimi del te bashkia. Aplikoni. Mosha nga 14 në 94 vjeç, ora e tubimit do të lajmërohet nga organizatorët. Dita e punës kushton …Se si ka startuar kjo arrati politike e Edi Ramës do flasim pak radhë më poshte duke marrë në konsideratë edhe thënien e urtë se “Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron”. Më shkoqur e drejtpërdrejt se kaq nuk kanë folur herë tjetër, përfaqësues të kompozuar të opozitës e ish-opozitës që ka kaluar në kmapin bashkikak, shoqata të bëra parti në prag zgjedhjes h, të tjerë të punësuar nga Rama, ngaqë nuk kanë më parti të tyret, ndonëse diku kanë tek-tuk zyra marrë me qera. Opozita e Bashkuar, ndërron emrin por jo njerëzit e mendimet, e në këtë histori të vjetër në këto ditë të reja, njoftohemi, ashtu si në një gazetë përditësimesh të lajmërimeve të biznesit, apo funeraleve, se politikanët opozitarë kanë vendosur të thërrasin protestat.Protestues. Kjo është tani puna më e re e ofruar nga e majta e shpërndare e opozita e bashkuar, nën kujdesin e veçantë të Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e zotit Edi Rama.
Forca popullore bërtet zoti Ngjela, zëdhënësi i kryebashkiakut që beson fort në të drejtën anglo-saksone, sa herë del përpara ndonjë kamera, e jo kur eshtë ndoshta në procese gjyqsore. E forca popullore që nënkupton me këtë valë protestash avokati, kur i drejtohesh apo dedikohesh turmës së militantëve protestues nuk anon aq dëshirueshëm nga mendja se sa nga dhuna, çka ëndërron të ndodhë ish-kandidati përballë Ramës që akuzonte krysocialistin për vjedhje. . Zoti Gjinushi që sa herë lakon fjalën protestë e dhunë ndjehet mirë e nuk harron të buzëqeshe ka gjithnjë në mendje arkivin e 13 viteve më parë, kur gjendej tribunave të dhunshme të protestave në Vlorë ku përshëndetej me aq gishta sa mesazh përcjellin serbët. Me rikthimin e protestave Edi Rama dështoi dhe ra në bursën politike të muajit shtator, duke shtuar edhe mosvotimin e Gjykatës Administrative, e këshilluar nga amerikanët. Bashkiaku në dilemë u mundua të çorodiste mjedisin politik me largimin e Paulin Sterkajt nga Partia Demokratike, me shpresën se do ringjalleshin profeci, por edhe rutina e këtij tregu lagjeje, deformoi thelbësisht atë të drejtë vote, që ai kërkon transparencën. Në dëshpërim pa alternativë pushtetari vendor u bind tu rikthehet veprimeve të rrugës, si mjet shpëtimtar për të qenë personazh mediatik, ndonëse dobia nuk shkon aspak në adresë të qytetarëve.
Perse Protestat
Edi Rama nuk ka asnjë alternativë tjetër që të merret kush me të, vetëm të rrijë deri me tetë maj përballë zyrës së kryeministrit Sali Berisha në protesta edhe të dhunshme si lajmëroi zëdhënesi Ngjela. Për tiu shmangur forcës së vendimit të PE nesër për liberalizimin e vizave që e bën të pashpresë iluzionin e tij, ai shpiku protestat 30 ditë rresht deri ditën finale të liberalizimit Për këtë shpiku këtë punësim të përkohëshëm, ofertë sezonale e Partisë Socialiste dhe bashkisë së Tiranës, sepse nga shembujt e deritanishmë kemi të provuar q ëkjo lëvizje ka konsumuar miliona euro shpenzime.
Në këtë thirrje Rama gjendet rehat, sa i përket kualifikimit të atyre që ka ftuar të përmbushë qëllimet e tij. Protestues është një punë që skërkon diplomë. Do jenë njerëz që vetëm dëgjojnë e flasin e bëjnë zhurmë. Tani të gjithë e dimë e është zyrtare se në mitingjet socialiste shpërndahen zarfa me para pa u shqetësuar nëse mbikqyresh nga media, televizionet, sepse lidershipi ka vendosur fondin e protestave mënjane, ku duket kanë kontribuar përfituesit e ndereve në punët që nënshkruan kryesocialisti. Duhet të mendojmë se e gatshme është edhe Infrastruktura e protestës. Besoj se janë mirëmenduar profesionet e lira që ofron PS e Bashkia pas 15 tetorit. Ato janë ngjashëm me ato të mitingjeve e grevës së shkuar. Pra vende të lira pune, nëse mendohet të zgjerohet aktiviteti nëpër rrethe janë. Financier, këtu duhet pasur parasysh që të jesh i besuar i donatorit partiak në qendër në Tiranë. Gardianë. Këta janë pjesë e atyre burimeve njerëzore nga sektori i militantëve që përbëjnë forcën speciale të partisë, natyrisht do të përzgjidhet nga drejtues të lartë partiakë të formatuar në këtë drejtim. Të tillë janë kreytari PS për qarkun Ndreu e i sapoardhuri Sterkaj, që kthehet në ekip në formacionin kryesor të 2007. Menaxherët. Janë një tjetër trupë përgatitëse që mbajnë listat e pjesëmarrësve, dërgojnë mjetet e transportit nëpër fshatra, por edhe shumë autobuzë nëpër rrethe. Prapavija ka gjithnjë guzhinën, pije e ushiqm që për orët e zgjatura ofrohen shpeshherë pa pagesë për protestuesit.
Folës, këta meren tani më shpesh nga ish-e djathta e paga e tyre vjen e rritet sepse ata marrin përsipër të jenë me agresivët, lajmëtarët e revolucionit, rrëmbimit të armëve, marrjes me dhunë të insttucioneve, e të tjera xhevahire fjale. Këtu zakonisht përfshihen Ngjela, Gjinushi, Zogaj, Ndoka, Veliaj, ndoshtë në këtë fazë të dytë dhe Mero Baze që ka nisur të qarkullojë si libër thashethemet e fundit që i kanë mbetur. Protesta nis një muaj para se BE të marrë vendimin e fundit që e bën ligjore dhe të prekshme marrjen e vizave, e shpresa e organizatorëve është që të shtyhet kjo datë e “mallkuar për to” por bekuar për protestuesit që janë detyruar sezonalisht të marrin ca para. Vizioni politik i kryebashkiakut me këtë ngjarje të re nuk është aspak ajo që presin shqiptarët. Nuk është punë me vend kjo, Protestues Sezonal, ofruar nga Partia Socialiste dhe Bashkia Tiranë. Pastaj po ka kohë prokuroria të pyesë një herë Kush paguan?
E majta, një allasoj partie “politike” trasversale
Nga: Alba KEPI
Ndërsa kriza e arsyes përparon dukshëm në skenarin politik të së majtës, forma dhune nihiliste “të frikshme” dekorojnë edhe skenarin social-kulturor të eksponentëve të saj. Është një lloj dhune që manifestohet nën akte totalitare, pa sens, që dhuron gjithçka gratis. Është një nihilizëm i ashpër me dëshirë-nevojën e vetëvlerësimit, të afirmimit të imponueshëm, të palogjikshëm, shumë larg simboleve politike e vetëm për të frenuar situatën. Entuziazmi i asgjësë ngjan me një tentativë të dëshpëruar për të mbuluar humbjen, boshatisjen, kotësinë, idealizmit e tyre të ekzagjeruar. Në vend që të luftojnë “përbindëshin” e servirin me një respekt absurd si të jetë zoti. Ulërasin se kanë në dorë të vërtetën e fundit, por asgjëja e zbuluar pas çdo veprimi të tyre çirret: “Hidhini në det të gjitha rregullat, në fund të fundit nuk na duhen. E atëherë le t’i hedhim në det! Gjithçka që kryhet, nuk na hyn në punë?! Le të jetojmë duke luajtur! Por mos dhe më idioti i lojërave ka nevojë për rregulla? Si mund të luhet pa rregulla? E kjo pyetje kërkon pak shpresë në përgjigje. Por jo thotë i dituri nihilist i së majtës: bukuria e lojës së masakrës është të mos kesh rregulla. Personi më normal i përgjigjet menjëhershëm: një lojë pa rregulla mbyll çdo lojtar në vetmi të mërzitshme, pasi l uan vetëm, kundër asgjësë. E logjika më e thjeshtë nihilistike duket se është vetëvrasja, në rastin e së majtës vetëvrasja politiko-ideologjike. Të përballosh temën e nihilizmin e të mos përmendësh Nietzschen është e pamundur. Nietzsche urrente imituesit, njerëzit e asgjëje, të kotët që nuk vinin në lojë gjithçka, madje dhe vetveten. “Derrat e entuziastët nuk dhunojnë kopshtin tim”, – thotë ai. Super-njeriu i tij duhej të kish aftësinë të shkonte përtej vetvetes, ishte një studiues pothuajse alkimist, që gjërat e thëna e të kryera i përballonte personalisht e jo një mendues i asgjësë. Dhunësia nihiliste e mendësisë së të majtës duket se ka harruar pohimin e tij filozofik: “Unë flas vetëm për gjëra që i kam jetuar e jo që i kam thjesht menduar”. Kërkohet e vërteta si një biznes personal, subjektiv, çdokush me botën e tij e me personazhet që lëvizin ekskluzivisht për një individualizëm vetjak. Të humbësh këtë maskë individualizmi është e thjeshtë, të zbulosh “të vërtetën” e të gjendesh befas i privuar nga identiteti, do të thotë t’i kesh dhënë më në fund përgjigje pyetjes më thumbuese: “Kush jam unë?” Të vëzhgosh ose edhe të studiosh mbeturinat vetjake herë-herë është e detyrueshme, por t’i përmbysësh të gjitha e të rrish orë e orë të tëra, ditë pas dite e për gjithë jetën duke i gërmuar është e ekzagjeruar. Dhuna nihiliste e së majtës mban erë mërzitje, dëshpërimi, vetmie, kalbje, vetëvdekje. Është vërtet e nevojshme të humbasim në një dehje të tillë boshe e në një situatë lëmshi reklamuar ekzaltueshëm e gratis nga dhuna nihiliste? Nuk duhet të shkëmbejmë “lindjen e diellit” me “perëndimin e tij”. Kur dielli i lë vendin e tij hënës, para se të shfaqet errësira, i thotë mirupafshim e jo lamtumirë. Përse ta transformojmë gjithçka në regres? Tendenca e mohimit të gjithçkaje të arritur çon nihilizmin në maskimin e asgjësë me entuziazmin e asgjësë. Nihilizmi nuk është veçse një propagandë, nuk është as shtazë e as virus që shëtit në shoqëri, siç duan të bëjnë të besojnë disa. Është veçse një allasoj partie “politike” trasversale me një qëllim të vetëm, shkatërrimin e të gjitha vlerave. Pse? Sepse ata jetojnë në tokën e askujt, ku koha është boshe, familja pa funksion, shkolla pa interes shoqëria pa kuptim, autostima, sensi e identitet të humbur. E përgjegjësit janë të identifikueshëm në të gjitha ato veprimet e atyre mësuesve të vjetër që kanë propozuar shkatërrimin e ndërtesës së vjetër pa pasur në mëndje as një projekt të ri. Po pse të preokupohemi? “Le të hedhim gjithçka në det”, – përgjigjen dhunshëm nihilistë e së majtës. “Nihilisti është miku më i tmerrshëm, – shkruan Nietzsche, – e nuk nevojitet ta përzësh, pasi ka kohë që është i padukshëm e do të reagojë si të dojë nëpër shtëpi. Ajo çka duhet të bëjmë, është ta identifikojmë e ta shikojmë mirë në fytyrë”.
Përplasja në Uashington për Epirin e Veriut
Pregatiti: Ibrahim HOXHA
Çarl Hart (Charles C Hart), president i Miqëve Amerikanë të Shqipërisë, ish-ambasador i SHBA-ve në Shqipëri në vitin 1926, politikan i hollë, historian me dijeni të thella dhe kundërshtar i rreptë i padrejtësive u ngrit si mal madhështor, sidomos në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetarë eprorë grekë, brenda dhe jashtë vendit, zunë të shurdhonin botën se i quajturi prej tyre “Epir i Verìut” i përkitkësh Greqisë. Me dredhi e dinakëri të grekët, ata po gënjenin botën dhe po bënin me vete edhe politikanë amerikanë të dorës së parë; ndër ta edhe senatorin me shumë peshë, Péperin. Kundër gjykimeve të tij ngriti zërin i dëgjuari Çarl K. Hart dhe e detyroi të mbyllte gojën. Në njërën prej letrave të veta të botuara në “Washington Post” të 1 marsit 1946, Peperit i shkruante: “Keni shpallur se do të bëheni mbrojtës i fushatës për drejtësi të Komitetit Grek, i cili lufton për kërkesat greke të zhdëmtimeve të luftës, kur do të bëhen traktatet e paqes me shtetet e Ballkanit.Si zakonisht, senator Pepper…ju dridheni nga zemërimi për “padrejtësitë” që i janë bërë Greqisë…Lëvizjen e Drejtësisë për Greqinë e polli K. Dhiamandópullosi, ambasadori grek në Uashington dhe kryetari i makinës së propagandës së organizatës imperialiste greke në SHBA…Ju jeni në një shoqëri të keqe. …Miqtë Amerikanë të Shqipërisë në…”Washington Star” të 23 korrikut të vitit të kaluar kanë bërë kërkesa për zhdëmtime lufte…edhe të viktimave të tjera të Musolìnit: Shqipërinë, Jugosllavinë dhe Etiopìnë…Ju, senator, thoni se drejtësia për Greqinë ka 4 qëllime; i 3-ti ndër ta është “Kthimi i Epirit të Veriut Greqisë”. Kjo deklaratë arrin të thotë që të vuloset qysh tani një përpjekje grabitqare kundër Shqipërisë së varfëruar, për të cilën Greqia ka 32 vjet që po bën çmos; ky i kështuquajturi “Epir i Veriut” është Shqipëria e Jugut…Kërkesa ka qenë gjithnjë kaq qesharake, sa që vendimi kundër Greqisë është dhënë tri herë rresht. Në gushtin e 1923-it, Lidhja e Kombeve dërgoi në Greqi një komision për të përcaktuar në vend kufirin greko-shqiptar. Të gjithë anëtarët e atij Komisioni; – 4 italianë dhe një përkthyes shqiptar, – u vranë pa mëshirë ditën që arritën në Greqi. Kjo qe mënyrë greke për të zgjidhur në atë kohë një grabitje kufiri …Këtë herë u përdor një metodë më e stërholluar; dora e vdekjes që u përdor kundër Komisionit të pafat të vitit 1923, u zëvendësua me ju dhe shumë nga kolegët tuaj.
Vrasësit edhe në këmbë
Qeveria greke s’i kapi kurrë vrasësit; kështu tregoi fajësinë e saj dhe si shenjë njohjeje të fajit, pranoi ndëshkimin, duke i paguar Italisë 1 milionë dollarë…Ky i ashtuquajturi “Epir i Veriut” nuk ka qenë kurrë pjesë e Greqisë, të paktën që 600 vjet e këtej…Meqë kërkesa greke bazohet në gjeografinë e vjetër, është interesante të përmendim se Straboniin, – një nga autorët më të mëdhenj të Greqisë së vjetër (lindur më 64 p.e.s)- na thotë se epirìtët nuk flitnin greqisht, po ilirisht; kjo do të thotë se ata nuk ishin aspak grekë, po shqiptarë.Grekët që kanë kërkuar përkrahjen tuaj, senator Pepper, janë kryesisht monarkistë grekë në SHBA, të udhëhequr nga z. Dhiamantopullos…Për të grabitur Shqipërinë e Jugut, z. Dhiamandopullos, flet pa kursim se Shqipëria e ka shitur pavarësinë e saj në vitin 1939, si përfundim i dallavereve të shumë vjetëve me Musolinin. Konferenca e Ambasadorëve, një ndihmëse e Lidhjes së Kombeve, Shqipërinë e shiti për herë të parë më 9 nëntor 1921, kur votoi që këtë vend ta bënte mundësisht (hamendësisht) një vend nën mbrojtjen e Italisë, pa mbajtur parasysh se Shqipëria qe një anëtare e rregullt e Lidhjes së Kombeve e që si e tillë kishte të drejtën e sigurimit nga Lidhja e Kombeve. Shqipëria s’e pranoi atë vepër gjer në qershor të vitit 1926, kur Musolini qeverisë shqiptare i kërkoi që të nënshkruante një dokument që ta pranonte për mbrojtës. Për të fituar kohë, qeveria shqiptare ftoi në takim ministrat: amerikanin, britanikun, francezin e jugosllavin dhe i njoftoi se kishte vetëm 24 orë afat para se të vinte nënshkrimin. Ministri britanik…ngriti zërin kundër kësaj përçapjeje italiane; mirëpo, për fatin e tij të keq, u thërrit nga Austin Çamberlani –ministri i P. J.,- dhe, ngaqë kishte vepruar ashtu, e detyroi të dorëhiqej; kjo për të marrë me të mirë Musolinin.
Si ministër i Amerikës, atë kohë, në Tiranë unë e dëgjova përmbajtjen e kërkesës italiane dhe thashë se do ta raportoja në Uashington. Po…duart e qeverisë sonë ishin të lidhura nga politika izolacioniste që Senati kishte vendosur…Franca e Jugosllavia s’ bënë asnjë veprim dhe Shqipëria, pa një ndihmë të jashtme, me një traktat që u bë në nëntor të 1926-s, pa dashje iu dorëzua Italisë. Ai traktat përgatiti udhën e invadimit italian 13 vjet më vonë.
Tani, senator, dëgjo! Përpara se të shkoni thellë, duke përkrahur kërkesat greke, unë ju këshilloj të merrni vesh se ç’ndiejnë grekët për punën e një plebishiti në Shqipërinë e Jugut, të cilën ata me dhelpëri e quajnë “Epir të Veriut”. Për qindra vjet rresht, Shqipëria e Jugut ka qenë e populluar në mënyrë mbizotëruese me shqiptarë nga Korça –qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë, – të cilin grekët e kërkojnë si një dhuratë speciale; popullsia e saj është tërësisht shqiptare. Udhëheqësit reaksionarë grekë kanë heshtur me dashje në çështjen e një plebishiti. Pyeti se ç’mendojnë për një punë të tillë. Miqtë amerikanë të Shqipërisë s’kanë asnjë frikë nga vota e popullit të Shqipërisë së Jugut.
Për të mirën tuaj, kini mendjen!
Grekëve, gjithnjë dallaveraxhinj natyralë, u vjen mirë” që me kërkesën marramendëse për zhdëmtime lufte “të paraqitur tetorin e kaluar”, të mbysnin dy vendet dëmpaguese: Italinë dhe Gjermaninë. Nëse u jepej shuma e kërkuar, “atëherë do të shkatërrohet edhe ekonomia e Evropës dhe e Botës”; madje “nuk do të mbetet asgjë për ato kombe që kanë humbur shumë mijëra herë më tepër njerëz, të holla, gjak, djersë, punë dhe lot”.(AQSH. F251, kutia 3, f.q. 36-40); padyshim që këtu e ka fjalën për Shqipërinë, shtetin më të dëmtuar. Në një tjetër letër, të botuar në “Washington Post”, më datë 11 mars 1946, Peperit i drejtohej me këto fjalë: “T’u shkruaj juve, senator, u bë udhë, kështu që të jesh i përgatitur se nga unë ke për të dëgjuar deri sa ju keni për të treguar interes në qëllimet grabitëse të grekërve, të cilët duan të rrëmbejnë pjesën më të pasur të Shqipërisë. Kam përpara meje një kopje të rezolucionit të paraqitur më 19 shkurt, me anë të të cilit kërkohet kthimi i “Epirit të Veriut” – duke futur brenda dhe Korçën, – Greqisë. Rezoluta e juaj u përpilua dhe iu paraqit Senatit më 1919, nga i ndjeri, senatori Henri Kabot Logde…Ai pranoi paditurinë e tij mbi këtë çështje, po tha se nuk dukej se kishte ndonjë kundërshtim.Rezoluta e juaj nuk ndryshon as edhe një fjalë apo rrokje të rezolutës së Logde-it, e cila u miratua nga Senati më 20 janar 1920, kur nuk qe bërë as thirrja e emrave të të pranishmëve. Ai që kryesonte mbledhjen, tha vetëm: “Meqënëse s’ka ndonjë kundërshtim, rezoluta miratohet”. Në atë mbledhje kishte vetëm 5 senatorë; ndër ata që mungonin ishte edhe vet senatori Logde.Asokohe Shqipëria s’kishte miq në këtë vend dhe për amerikanët nuk ishte si shtet. Prandaj, nuk kishte asnjë që t’i kundërvihej dredhisë së Logdes. Po rezoluta e senatorit Logde s’kishte fuqi ligjore, siç do të kishte e juaja.Shqipëria u njoh nga qeveria jonë më 1922…Ajo tani ka me mijëra miq në Amerikë; këta janë të vendosur që atij vendi të vogël t’i bëhet drejtësi. Reaksionarët imperialistë dhe monarkistë grekë, të cilët janë duke u përpjekur –dhe deri diku me sukses- që të organizojnë Senatin e SHBA-së me qëllim që të grabisin tokë nga Shqipëria, do të dështojnë. Në “Washington Post” të 1 marsit kam treguar se imperialistët grekë kanë qenë mundur tri herë gjatë përpjekjeve të tyre të fëlliqura për të rrëmbyer një pjesë të Shqipërisë…
Grekët kërkojnë Korçën. Përse?
Pasi tregon rëndësinë politike dhe ekonomike si edhe shqiptarësinë e saj, Ç. K. Harti vazhdon: “Senator Pepper, mendoje prapë këtë punë!…Më tepër se 40. 000 shqiptarë tani mjerisht banojnë në provincën greke të Janinës, ku popullsia shqiptare është zotëruese. Duhet që në Janinë të ketë një plebishit për hir të atyre shqiptarëve tani të shtypur nën represionin grek, po një gjë e tillë nuk zihet në gojë….
Senatorit Tom Connally
Përpara Komitetit me rëndësi të Senatit që ju kryesoni, gjendet rezoluta 82, që t’i jepet Greqisë imperialiste dhe grabitëse titulli mbi një të katërtën e popullsisë së Shqipërisë dhe një të pestën e burimeve agrare më të pasura të vendit”. Më tej Kenellit i përmend se shteti Teksas nga është edhe Kenelli, pavarësinë nga Meksika e fitoi më 1836. Kështu, meqë pjesa shqiptare e kërkuar nga Greqia s’ka qenë kurrë me Greqinë, a nuk mund të ketë aq të drejtë “sa ka dhe populli juaj për shtetin Teksas?. Të lutem, mbaji në mend këto gjëra, nëse rezoluta 82 e Senatit vjen për t’u shqyrtuar në Komitetin tuaj!
Zotit Sunner Welles
… ju keni bërë një gabim që më në fund e bën çdo gazetar që detyrohet të mbushë një shtyllë gazete çdo ditë, ndonëse me vështirësi gjen ndonjë temë që vlen të bisedohet. Në «Washington Post» të 6 marsit ju analizoni «Të drejtat e traktateve greke» dhe, kur fillon të merresh me çështje që janë kaq larg nga njohuritë e tua, thëniet tuaja stërhollohen dhe zgjatohen në mënyrë të rrezikshme. Për këtë arsye ju nga një herë bini në gabime dhe ju pëlqen të fshikulloni kamxhikun. Së pari, nëse Greqisë apo çdo vendi tjetër i jepet rrip i gjatë toke në kufijtë e saj që i përket një vendi fqinj me qëllim sigurimi kombëtar¹, unë ju pyes: “Atëherë, përse hyn në punë Këshilli Ndërkombëtar i Sigurimit që është ngritur tani së voni?”. Nëse për të ruajtur sigurinë e një kombi u dashka që t’i jepet këtij kombi tokë që i përket një fqinji më të dobët, unë them se UNO mundet fare mirë të vetëasgjësohet menjëherë. Ju i përmendni kërkesat greke mbi …Shqipërinë si “ndreqje të vogla toke”,…Këto “ndreqje të vogla” në Shqipëri kanë për qëllim që t’i grabisin këtij vendi një të katërtën e popullsisë e një të pestën e tokës së saj më të mirë dhe 250.000 shqiptarë t’i bëjnë skllevër….
Zoti Uelles, ju dhe senatori Pepper që keni marrë përsipër çështjen e imperialistëve grekë…, dëgjoni! Virgjili ka thënë: “Unë i kam frikë grekërit edhe kur sjellin dhurata”. Euripidi, vetë një grek, ka thënë: “Mos i zër besë asnjë greku!”. Virgjili dhe Euripidi, duke përfaqësuar kulturën më të lartë të kohës së tyre, kanë njohur tipin e grekut reaksionar, imperialist e monarkist, si ai² që ka fryrë senatorin Pepper dhe ju me veprime të shtrëmbta përsa u përket kërkesave greke. Këta grekë, mjeshtër të intrigave, kanë qenë të kujdesshëm që të mos ju paraqesin as juve, as senatorit Pepper kërkesat e plota të Greqisë, të cilat në letër do të bënin njeriun të besonte se pjesa më e madhe e gjysmës perëndimore të hemisferës së Lindjes ka qenë e krijuar vetëm për Greqinë. Këta imperialistë, ndofta do të donin të ndryshonin edhe përmbajtjen e lindjes fillestare: “Zoti më parë krijoi qiellin dhe tokën për Greqinë”.
Greqia, dikur djepi i artit e i kulturës, nën udhëheqjen e imperialistëve të uritur, tani është bërë një shesh cmire dhe lakmie që kërcënon paqen e botës…Këtyre grekëve tokë-grabitës u pëlqen që Shqipërinë ta quajnë si një «shtet muhamedan të vogël, të ndyrë e barbar» dhe si «vend kusarësh». Shqipëria në 50 vjet e këtej s’ka prodhuar asnjë shembëll kusaresk kaq të poshtër, kaq të djallëzuar, sa vrasja më 1923 në Greqi e Komisionit zyrtar të Lidhjes së Kombeve, i cili ishte dërguar të përcaktonte në vend kufirin greko-shqiptar.
Një fjalë të fundit, senatorit Pepper
Zhvishuni nga këshillat dhe mënjanohuni nga shoqëria e reaksionarëve të maskuar imperialistë dhe monarkistë, që duan t’ju bëjnë udhëheqës në grabitjen e një vendi të vogël e të pambrojtje, i cili ka qenë viktimë e njerëzve dhe e kombeve të këqij që 3.000 vjet e këtej!” (AQSH. F.251, dos 14, fletët 30-35).
1) Përsëritje kërkese, e parashtruar Konferencës së Ambasadorëve dhe Konferencës së Paqes nga kryeministri, Lefter Venizellua dhe kryekomandanti, gjen. Danglliu.
Ne 60- vjetorin e lindjes Presidenti i Republikes Bamir TOPI dekoron aktorin Zef DEDA – “Mjeshter i Madh”
Mediat e Shkodres, ato qe jane ushqyer prej te pakten 13- vitesh me krijimtarine e aktorit te mirenjohur te humorit shqiptar, as nuk e pasqyrojne te pakten ne rubrika informative (lajme) evenimentin e rendesishem
Pa me te voglin dyshim nje nga emrat me te medhenj te skenes se humorit shqiptar, aktori Zef DEDA eshte nderuar nga Presidenti i Republikes z. Bamir TOPI me titullin e larte “Mjeshter i Madh”. Akordimi i kesaj mirenjohjeje per karrieren brilante te aktorit Zef DEDA mund te kishte ardhur edhe me heret, por u desh 60- vjetori i lindjes se “Caplinit Shqiptar” qe ne gjoksin e tij te varej dekorata e larte “Mjeshter i Madh”.
Ashtu sic edhe 10- vjet me pare, edhe ne kete pervjetor te rendesishem te jetes se tij, Zef DEDA donte ta ndante gezimin me spektatorin qe e ka ndjekur dhe duartrokitur per mese 4 dekada ne te gjitha skenat e Shqiperise por edhe me gjere. Aktori Deda i besoi serish bashkepunimit me Agjensine e Spektakleve “Buna 1” me president Arben MAZIN. Gjithcka ishte vijimesi e nje bashkepunimi te ngushte te kesaj agjensie me te gjithe aktoret dhe artistet shqiptare, ne vecanti me ata shkodrane ku spikat natyrshem aktori Zef DEDA. Me eksperiencen e gjate ne organizimin e evenimenteve te tilla ne artin e kulturen shqiptare qe nga viti 1999, Agjensia e Spektakleve “Buna 1” me recitalin “Zef DEDA Show” shenoi koncertin e 187 te ideuar dhe te menaxhuar me shume sukses nga kjo agjensi.
Natyrshem, edhe “Zef DEDA Show” i organizuar me 25 tetor 2 010 ne Pallatin e Kongrese ne Tirane, shenoi nje tjeter arritje te Agjensise se Spektakleve “Buna 1” por pati edhe nje ngjarje te vecante, ndoshta te paharruar ne jeten e Zef DEDES por edhe familjes artistike qe kompletohet edhe me femijet Juli dhe Mario. Per karrieren brilante dhe aktivitetin e shtrire pergjate mese 4 dekadave, Presidenti i Republikes Bamir TOPI i akordoi aktorit Zef DEDA titullin e larte “Mjeshter i Madh”. Dekorata e larte shoqeruar me dekretin presidencial iu dorezua aktorit shkodran nga sekretari i pergjithshem i Presidences Aleksander FLLOKO dhe keshilltari i Presidentit te Republikes Fatlum NURJA. Spektakli “Zef DEDA Show” rriti ndjeshem dozen emicionale jo vetem te pjesemarresve, por edhe te spektatoreve ne salle. Titulli i dhene, nuk eshte asgje me shume se nje vleresim, mbase i vonuar per aktorin Zef DEDA, i cili qe ne vitin 1987 ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”. Karriera dhe rolet e aktorit Deda jane te mirenjohur nga te gjitha moshat dhe thuajse te gjithe brezat. Diapazoni artistik interpretativ i Zef DEDES ka nisur qe nga rolet e femijeve dhe deri tek imitimet e paharruara e unikale te Carli Caplin, duke e kthyer edhe ne sozine me perfekte shqiptare te aktorit te madh.
Ne kete shkrim, nuk e gjejme me shume vend te ndalemi dhe te tregojme se cilat ishin arsyet qe Zef DEDA u nderua me titullin e larte. Aktiviteti i tij ka qene perhere ne qender te vemendjes se spektatoreve dhe telespektatoreve. Ne rreshtat e fundit kemi deshire te evidentojme nje fenomen, i cili nuk nderon aspak mediat lokale te Shkodres. Titulli i larte “Mjeshter i Madh”, eshte marre dhe do te merret nga shume artiste shkodrane ne vite. Ceremonia e dhenies se titullit, perhere ka patur nje jehone te natyrshme ne keto media. Kjo jo vetem ne rubrikat informative (lajme) por edhe me lidhje direkte me telefon apo edhe me ftesa ne studio per emisione te ndryshme kulturore. Ne rastin e marrjes se titullit “Mjeshter i Madh” nga Zef DEDA, ka patur nje heshtje totale, pa dashur ta quajme edhe “terr informativ”. Mund te kete shume justifikime cdo media, por ne rastin e “Zef DEDA Show” vetem harresa nuk mund te jete justifikim. Pervec spoteve televizive ne media vendore (vetem 1 ne fakt) por edhe kombetare, Agjensia e Spektakleve “Buna 1” vendosi dhe qindra postera ne vende te ndryshme publike dhe madje nje poster shume te madh ne mes te “Piaces”. Por edhe te mendosh per dashakeqesi apo smire ndaj aktorit Deda, eshte vertete e pabesueshme. Ka disa arsye, por ne fakt po permendim vetem dy nga ato. Zef DEDA eshte vertete nje artist lokalist shembullor. Edhe pse nuk i kane munguar ofertat brenda e jashte Shqiperise, ai vazhdimisht ka qene dhe mbetet nje aktor i teatrit “Migjeni”, besojme deri ne fund te karrieres se tij. Pavaresisht kushteve financiare aspak te favorshme, Deda nuk u largua, sic edhe mbase me te drejte kane bere pergjate viteve mjaft emra te spikatur te artit. Arsyeja e dyte se pse gezimi i Zef DEDES nuk duhej te mungonte ne ekranet e televizioneve te Shkodres, eshte edhe me e forte. Te pakten qe prej 13 vitesh, rolet dhe karriera e Zefit (ashtu si edhe shume aktoreve e artisteve te tjere shkodrane) ka ushqyer programacionet televizive te mediave elektronike vendore. Nuk ka asnje familje shkodrane qe te pakten nje here, nuk ka qeshur nga batutat e “Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave” apo ndonje skec tjeter i spikatur. Permes ketyre filmimeve, mediat elektronike te shkodres kane mbushur programacionin, kane shtuar audiencen dhe indirekt kane edhe fituar financiarisht. E pra, te pakten 90 sekonda (ne lajme), cdo media ne Shqiperi e ka patur detyre t’ia “fale” Zef DEDES per te pasqyruar dekorimin me titullin “Mjeshter i Madh”. Mediat vendore te Shkodres, e kane patur me shume se detyrim. Titulli per Zefin, eshte vleresim per ate personalisht, por edhe artin ne Shkoder. Fatkeqesisht, nuk mund te bejme asnje koment me shume, pervecse mediat e Shkodres (por edhe me gjere ne Veri) i shtuan edhe nje TURP tjeter vetes! Zefit, karrieres se tij por edhe titullit “Mjeshter i Madh”, nuk iu zbehen aspak vlerat! Ato jane ndertuar me dhjetera vite, ndersa mediat vendore elektronike po tregojne se akoma nuk kane dale nga shpergenjte!
Blerti DELIJA
Pornostarja e parë shqiptare, Breanne
Breanne tregon se ka punuar në një restorant dhe jetonte në një dhomë me disa shoqe që punonin si aktore në filma hard dhe aty ka filluar gjithçka
Ka qenë një befasi e vërtetë kur rastësisht kemi gjetur në internet disa të dhëna për një vajzë, e cila tregon se është me origjinë shqiptare dhe ka si profesion atë të aktores në filmat porno. Vajza është 22 vjeçe, quhet Breanne (padyshim një emër me të cilin është pagëzuar më vonë). Thuhet se vajza ka ikur së bashku me familjen në fillim të viteve ’90 për në Itali. Më pas janë vendosur në Kanada, ndërsa prej disa vitesh jetojnë në Kaliforni. Breanne tregon se ka punuar në një restorant dhe jetonte në një dhomë me disa shoqe që punonin si aktore në filma hard dhe aty ka filluar gjithçka. Por gjëja që të bën përshtypje është se vajza nuk ka luajtur asnjëherë me djem në këto filma por vetëm me vajza, madje e pyetur nga gazetarët ajo pohon se nuk e ka ndërmend që të bëjë ndonjë film me djem edhe pse nuk është lesbike dhe në jetë djemtë i pëlqejnë. Duke pasur parasysh prejardhjen e saj, Breanne tregon se familja nuk e di se me çfarë merret, vetëm e motra, e cila është 25 vjeçe dhe e ka marrë vesh pak kohë më parë, ndërkohë që ajo ka dy vjet që e ushtron këtë profesion. Breanne studion për psikologji dhe pohon se filmat hard nuk do të jenë e ardhmja e saj. Një kuriozitet, Breanne tregon se nuk shikon asnjëherë filma porno, madje as filmat e saj nuk i shikon kurrë.
Nëpër forume të ndryshme në internet është diskut uar gjatë për Breanne, vajzën shqiptare që i është dedikuar pornografisë. Dikush e ka pritur keq, të tjerë nuk arrijnë ta besojnë, ndërkohë që një pjesë tjetër mendon se nuk ka asgjë të keqe që ajo ushtron këtë profesion, pasi ne kemi me qindra mijëra vajza shqiptare që kanë mbushur trotuaret e botës. Natyrisht reagimet e tyre janë të natyrshme pasi gjithnjë shkakton çudi diçka që ndodh për herë të parë. Dhe Breanne është shqiptarja e parë e identifikuar si një aktore filmash pornografikë. Më poshtëë do të lexoni intervistën që vajza shqiptare i ka dhënë një gazetareje amerikane në sheshxhirimin e filmit të radhës të titulluar “Kick Ass Pictures”.
Për çfarë studioni?
Jam studente me kohë të plotë, studioj psikologji dhe seksologji (seksologjia e njeriut)
Eksperienca seksuale e parë me një djalë?
Si marrëdhënie ka qenë në moshën 17 vjeç. Ishte i dashuri im, kemi vazhduar bashkë për dy vjet.
Eksperienca e parë me një vajzë?
Më shumë se një puthje apo vetëm puthje? Sepse nëse thoni për një puthje atë e kam dhënë në shkollë të mesme. Dhe nëse thoni për më shumë se një puthje kjo ka qenë kur kam nisur të merrem me porno..
Preferoni djemtë apo vajzat?
Djemtë.
Ju jeni vetëm me vajza në dhomat e xhirimit?
Po, vetëm vajza.
Shikoni porno?
Jo.
E mbani mend kur keni parë filmin e parë porno?
Kam qenë nëse nuk gaboj në shkollë tetëvjeçare dhe isha duke pare një djalë dhe një vajzë bashke që më pas u rrethua nga 3 vajza. Ma hoqën trurin. Nuk dija asgjë se çfarë bënin por që nuk më dukej aspak normal dhe shumë e shpifur.
Keni shikuar skenat tuaja?
Jo! Nuk më shkon ndër mend të shikoj porno, edhe të miat. Nuk i kam shikuar kurrë.
E dinë të afërmit tuaj që me çfarë merreni?
Asnjë nuk e di përveç motrës.
Keni ndonjë plan të bëni një film djalë-vajzë?
Jo, ndihem më shumë lesbike-biseks.
Keni plane afatgjatë?
Jo nuk kam. Dua të diplomohem. Nuk kam ndonjë ide.
Intervista është bërë nga Acme Andersson.
Kjo intervistë është bërë gjatë xhirimeve të filmit “Kick Ass Pictures” të “Mary Care Rules 3”. Breanne ka marrë pjesë dhe në “Nectars Mystified”, “Elegant Angels”. “Where the gils 8” dhe “Hustlers Campus Confessions 9”.
Emri: Breanne
Nga: Shqipëria
Pesha: 54 kg
Gjatësia 1.65
Masat e trupit: 80-55
Lorena Cika, shqiptarja që po trondit Italinë me fotot e saj
Në një bisedë të zakonshme të lë përshtypjen e vajzës së turpshme, por kur shkel në pasarelë bota është nën këmbët e saj.
Mund të quhej “miss trishtimi”, sepse ka tërhequr vëmendjen e fotografëve të njohur në Itali, si Franco Fontava apo Adolfo Tavilla në sajë të portretit të egër, e që buzëqeshjen nuk e dhuron lehtë. Është Lorena Çika, që ka idhull Klaudia Shifer, dhe që është vajzë e ndjeshme, romantike dhe shumë e butë. Por kur pozon, i ngjason një “bishe” të vogël. I ka hyrë modës që 14 vjeçe për kompani dhe marka të ndryshme në Itali, dhe tani është në pritje të ofertave të mëdha. Por mendimi për t’u rikthyer në Shqipëri, i ka kaluar rrëmbimthi në mendje, sepse në çdo moment dorëzohet nga prapaskenat e asaj botë, dhe mendon se ndoshta nuk është botë për të. Sepse thellë është vajzë e brishtë. “Nëse do të kthehesha në Tiranë, do të ishte një arsye shumë e fortë, dhe ndoshta fillimi i një shkolle këtu”. Ka ardhur të kalojë pushimet në Shqipëri, por nuk e fsheh që është në moment reflektimi për jetën e saj. E ka nisur si miss, pastaj si modele, dhe ka pasion aktrimin. Por tani gjithçka ka dashur ta bëjë e ka bërë për art, edhe pse nuk kërkon të bëhet e famshme. E pranon që nuk ndjehet e lumtur, dhe jeton në një Itali të madhe, ku konkurenca është e fortë dhe ku racizmi ekziston ende. Sapo ka kaluar një eksperienë të tillë gjatë provimit për mbrojtjen e diplomës për designe.
Tregon se provimi i diplomës në shkollën 5 vjeçare të modës, që sapo përfundoi ishte një racizëm i hapur ndaj vajzave shqiptare. Nuk i kishte ndodhur më parë të mërzitej aq shumë dhe të binte 5 kg në peshë, kur tregon se si mori një goxha të bërtitur nga kryetarja e komisionit të provimit, kur ajo mori vesh që vajza ishte shqiptare.
E di shumë mirë se bota e modës nuk është fushë me lule. Ka shumë fallsitet e prapaskena. “Që të shpëtosh, duhet të punosh vazhdimisht”, tregon Lorena. Por ajo të paktën aparatin fotografik, nuk ta braktiste kurrë.” Ndoshta kam qenë me fat, që fotografët kanë qenë të aftë të nxjerrin anët e mia më të mira të karakterit tim, edhe kur bëhet fjalë për topless”. Po si e shikon ajo pozimin nudo? “Arti i nudos nuk ka lindur sot, është i vjetër sa e gjithë bota dhe i miklon të gjithë sepse është i bukur”, thotë Lorena.
Dhe një topless nga ajo është shumë trullosës, edhe pse ajo këmbëngul, që nuk është pika e saj më e fortë si fotomodele. Është buzëqeshja e pashfaqur, ajo që i tërheq më shumë njerëzit tek ajo. Po ashtu Lorena ka mësuar se arti nuk ka norma, rregulla e paragjykime. Ajo ka marrë guximin duke shkelur në rrugë, që moshataret e saj ndoshta nuk guxonin asnjëhere. “Për mua, fotografia dhe sfilimi mbi tapetin e pasarelës, janë magjia vetë. Kur shkel aty, jetoj në tjetër botë, shijoj dritat e prozhektorëve, sytë e njerëzve që më ndjekin. Shkel në tjetër realitet”
RASTËSIA QË E PËRFSHIU NË MODË
Gjashtë vite më parë Lorena mbërriti në Siena të Italisë, për të vazhduar shkollën e stilimit. Dhe kjo jo se kishte ndonjë prirje të veçantë për design, por sepse i kishte hyrë botës së artit që e vogël, dhe dëshirontë të mbetej në këtë fushë. E ky ishte vetëm një fillim.
Historia e saj për të hyrë në fushën e modës ishte aq spontane sa ndërsa shoqëronte shoqen, në një kast për modele, zgjedhin pikërisht Lorenën dhe jo shoqen. E kjo nuk është një histori e stisur, por kështu i kishte ndodhur me të vërtetë. Konkurset e bukurisë, ishin shansi që mund t’i krijonin mundësinë për të hyrë në fushën e modës. Edhe pse nuk kishte fitonte të ardhura, ajo merrte pjesë në pothuaj çdo konkurs bukurie, dhe kjo për të patur një CV e mirë, që do ta favorizonte për t’i hyrë botës së modës. Por këto ishin si gara, fatsjellëse, pasi po i fitonte konkurset, që në tri vitet e para të qëndrimit në Itali. Shumë shpejt arriti të ishte në nga modelet e kërkuara të Agjencisë Altamoda, duke arritur në 300 euro shpreblim për sfilatë. Më pas kaloi në Agjencinë Nice Models”. Shumicën e kohës ia merrte studimi për “design”, edhe pse thellëthellë, i vetmi profesion i saj dhe për 10 vite do jetë ai i modeles. Pak më parë u shfaq tek “Rai Uno”, si valetë përkrah këngëtarit Gigi D’alessio, vetëm një provë 24 orë dhe u gjend në studion e madhe në RAI. Ishte një dalje, televizive, që solli njohje të reja në fushën profesionale. Dhe mund të quhej fat, kur la Shqipërinë sapo kishte mbushur 14 vjeç. Nuk kishte ndonjë eksperincë të veçantë artistike, veçse disa emisioneve për fëmijë në radio dhe TV Alba, që kur ishte 11 vjeç.
Alesia Markucit i bie fustani ne transmetim “live”
Hyn në studio dhe fillon të vrapojë dhe të rrotullohet rreth vetes e sigurt për ‘Rezistencën’ e Fustanit …
Suksesi i Alesia Markucit, drejtueses së Grande Fratellos vjen edhe nga spontaniteti dhe lirshmeria e saj. Kështu edhe këtë herë gjatë pjesës së dytë të Reality Show, 37 vjecarja romane është paraqitur me një fustan të zi që tregonte më se miri format e saj. Hyn në studio dhe fillon të vrapojë dhe të rrotullohet rreth vetes, e sigurtë për ‘Rezistencën’ e Fustanit …
Por ajo që të gjithë kanë frikë në këtë moment, ndodh kur ajo fillon të flasë dhe një pjese e gjoksit shfaqet jashtë fustanit. Prezantuesja në transmetim direkt nuk e ka vënë re këtë gjë dhe vazhdon të flasë.
Shumë nga teleshikuesit nuk do ta kishin kuptuar nëse prezantuesja e njoftuar nga autoret s’do të kishte filluar të diskutonte për fustanin që po i binte pak si shumë dhe ka filluar të qeshë duke komentuar dhe rregulluar fustanin ‘A jam më mirë tani’ e ka mbylluar ajo me sportivitet dhe spontanitet këtë momenet pak delikat për të.
Mem Smajli, kreshniku – shkëmb në roje të Bjeshkëve të Kelmendit
me rastin e ngritjes te memorialit ne bjeshket e Pojanices
Nga Ndue BACAJ
Njeqinde e pesedhjet vite me pare (me 1860) nga bjeshket e Kelmendit u shkeput nje shkembe ,nje shkembe i madh e i fuqishem sa vete keshtjella natyrale , Kelmendi , qe vete Krijuesi ju a kishte falur per fole zogjve te shqipes. Gjama e ketij shkembi qe po binte u degjua jo vetem ne Malesi e Shqiperi ,por edhe nder fqinjet tane malazez, te cilet nuk kishin mundur kurre te shkelnin mbi keto troje , pasi sa here e kishin provuar e kishin paguar shtrenjte , me dhjetra krena te prera e te thyera perballe “shkembit” Mem Smajli ,i cili si nje duhi moti turrej mbi shovenet lakmues te ketyre bjeshkeve e trojeve te Kelmendit e Shqiperise.. E natyrisht shkembi nga ana figurative bie ,por diku ze vend per te treguar sa ai eshte prape ,ketu ne vendin e vet. Sic e shohim keshtu ka ndodhur edhe me “shkembin” Mem Smajli i cili ka zene vend ketu ne bjeshket e Pojanices , ne kete varre murane ku pushon trupi i ketij trimi kreshnik e legjendare ,varri i te cilet ne vend qe te zvoglohej nga rrebeshet e kohes ai vetem rritet si simbol i qendreses se ketyre trojeve qe nuk kane nevoje per Muja e Halila te importuar apo improvizuar ,pasi i kane vete ,ku ne krye qendron kreshniku Mem Smajli. Ndaj kot rroken sot e mot krijues ,studiues , historian ,e gojtare vendas apo te huaj te kerkojne e tu “kendojne” kreshnikeve larg ketyre trojeve , pasi do ti “sfidojne” kreshniket kelmendas e shqiptare.. Historia jone shumeshekullore eshte e jehonmadhe pikrisht se kishte per protogonist kreshniket lavdi plot te Kelmendit si Mem Smajli , Nora e Kelmendit , Turk Isuf Hasani , Nik Lek Pepaj , Prel Mema ,Turk Shabi ,Ujk Gila , Nik Lula ,
vellezerit Gjeto e Ded Çoku , Uc Turku , Mark Vuksani , Prel Gjeloshi , Sadri Keqi e deri tek piramida e gjalle e kufijeve Prek Cali e tjer… Natyrisht nuk ishte rastesi qe keta kreshnik jane “zogje” te kesaj foleje te shqipes , Kelmendit kreshnik , historia e te cilit ka bere e bene jo vetem “xhiron” e Ballkanit, por edhe te Europes e me gjere… Historia e kelmendit mund te krahasohet (jo vetem nga ana figurative) me nje kala vigane te ngritur mbi shkembinje te “gjalle” shekullore ,dhe Mem Smajli eshte nje nga keta.. Mema kishte lindur ne vitin 1790 ne bajrkaun e njohur te Selces . Ishte sternip i Nik Martinit, i cili njihet si nje luftetare i zjarrte ne mbrojtje te trojeve te Kelmendit Malesis e Shqiperise… Madje kjo shtepi njihet si nje baze e fuqishme ne mbeshtetje edhe te aleancave nderkombetare kunder pushtuesve otoman. Veprimtaria e Nik Martinit dhe trashigimtareve te kesaj shtepie kulmon me gjysmen e dyte te shekullit XVI duke vijuar pa nderprerje deri ne fundin e shekullit XVII ,kur shqiptareve u shtohej edhe nje armik tjeter, fatkeqesisht fqinje , kur Europa e kohes nen “diktatin” e Rusise” pranoi krijimin e provinces se vogel te Malit Zi ,qe dalngadal do te behej shtet ,duke u zgjeruar me trojet tona Iliro-Arbenore…Ne keto kushte shtepia e Nik Martinit ,si i gjithe Kelmendi ,Malesisia e Shqiperia u gjend ne mes dy zjarreve, ndaj per te mos u “djegur”u deshte ti shmangej njerit ,ku me kete rast si shumica e shqiptareve zgjodhen disi ti shmangen zjarrit te pushtuesve aziatik te cilet si pushtues te larget dikur do te iknin nga keto troje ,ndersa fqinjet do te mbetnin ketu ne perjetsi… Ne keto kushte Nik Martini njerit nga tre djemve te tij pasi e kishte pagzuar me emrin Leke ja ve emrin Hasan (ndersa dy te tjeret i pagezon me emrat tradicional shqiptare ; Pellumb e Maç).. Nga keta emra sot rrjellin mbiemrat apo fiset qe i i njohim ne Selc.. Shtepia e Hasan Nikes “dalngadal” u shtua dhe u shqua aq shume sa sot ne “emrin” tij njihet nje fis i tere me mbiemrin “HASANAJT” e Selces..Natyrisht qe vlen te qartesohet se me kete rast , dhe as me von qe vijojne emrat me tingellim “musliman” , nuk tregojne se Seljanet e me gjere kane ndryshuar as besimin dhe as atdhedashurin ,per te cilen shkriu jeten edhe kreshniku Mem Smajli i Hasanajve… Mem Smajli pa mbushur 14 vjeç merr pjese si luftetare ne mbrojtje te trojeve te Kelmendit nga lakmit e Malazezeve. Ai duke u rritur fizikisht rritej edhe shpirterisht .Memi vazhdimisht shquhej per guximin ,por edhe per forcen e tij qe e shoqeronte me nje britm me trajta te mbinatyrshme-Dragoi , qe bjeshket e shumfishonin. Ky kreshnik kapej fyta-fyt me malazez duke treguar nje force te jashtezakonshme ,saqe shpesh luftonte per-njehere me kater apo me shume malazez . Edhe ne keto kushte betejen e zhvillonte balle per balle e kurre pas shpine. Fitorja per vite e dekada i kishte perkitur Mem Smajlit ,per te cilin tregohej se ishte i pathyeshem dhe per kete mendonin se kishte trajta Dragoi ,dhe thuhej se e ndihmonin zanat e oret e bjeshkeve te Kelmendit. Per keto cilsi te jashtezakonshme te nje luftetari zogjt e shkinave ishin frikesuar aq shume ,sa nuk deshironin te ndesheshin kurre ne Mem Smajlin as ne kohe paqe. Edhe ushtima e bjeshkeve u dukej si ushtim e duhise ku kalonte kreshniku i ketyre aneve. Mem Smajli luftoi per mbrojtjen e bjeshkeve e trojeve te Kelmendit qe nga viti 1804 deri ne vitin 1860 qe nderroi jete , pra plot 56 vite ne roje te lirise, plot 56 vite lufte , sakrifica dhe kacafytje me fqinjet malazez , e vecanarisht me Kuçasit e Vasojoviqet ,qe mjersiht ne pergjithsi ishin shqiptare te sllavizuar nder shekuj. Vlen te kujtohet me kete rast se ky sllavizim kishte ndodhur atehere kur keta shqiptare katolik ,kishin pranuar te perqafojne ortodoksin ,duke e kujtuar si besim kristian ,por qe dalngadal pervec besimit u kishte “grabitur” edhe kombesine…Memi ne roje te ketyre trojeve mbi nje gjysem shekulli e kishte kaluar ne mes bjeshkeve e luginave te Kelmendit ,ku shtroje kishte token dhe per mbules pyjet e mbi to qiellin. Ai ne keto kushte ndodhej kudo e kurdo ,saqe u be tmerri jo vetem i shkjeve luftetare ,por edhe i familjeve te tyre ,grave e femijeve.. Tregojne se kur nje shkine me “emer” po rrinte ne mendime nen hijen e fresket te nje ahu degjon qe mbi koken e saj po kendonte i lumtur nje zoge mali , dhe ajo u kujtua se ky zog ishte i lire e nuk kishte frike Memin e Smajlit qe kishte lene shume konake malazeze pa burra e djem ne voter ,dhe si pa e kuptuar filloj te kendoi:
“I lumi ti o zogu i malit
Qe nuk nuk po i trembe Memit Smajlit
Memi i Smajlit ba me t’pa
Flutrim kishte me t’vra
Cerdhen tande kishte me e tha
Si konaqet tona pa ja da ..”
Pa mbaruar mire shkina keto vargje , Memi i kudondodhur e qellon zogun e malit , i cili bien i vrare ne prehrin e shkines , e cila pas tronditjes qet kushtrimin e kesaj ndodhie ,qe per dekada vazhdoi te perhapet duke marre trajtat e nje legjende qe nuk u shua kurre. Mem Smajli thuhet se ne te gjitha betejat (e dyluftimet) me shkjet ka vrare rreth 200 lakmues te ketyre trojeve ,ku rreth pesedhjeteve nga keta u ka prere kokat.. Memi shpesh tregohej ne trajtat e “mbinjeriut” ,pasi paraqitej i kudondodhur ,i palodhur , i fuqishem dhe i shpejte si vetima ,madje shpesh tregohej se ishte i padukshem, e per kete thuhej se ishte njeri me ore ,shpesh duke marrur edhe gjakun e shokve brenda ne Kuç apo Vasojeviq , e duke shpetuar per mrekulli edhe kur ai ishte i rrethuar tmerresisht..Mem Smajli ishte edhe trim i mire e me shoke shume sic thote populli jone . Per kete poeti kombetare Gjergj Fishta ne Iliaden shqiptare (Lahuta e Malesise ) nder te tjera i “kendon” Memit me shoke :
Leshon Turk Shabi porsi fjera ;
mesyne Muç Hasi si duhia;
kaq asht dhane zhurma e potera
edhe ushtua t’ka Metohia ,
kah leshon turrin Memi i Smajlit
me ate Prel Mirin krah per krah ;
gurgullon gjaku rrekaje poshte malit,
shakull gjindja (malazez) bien per rrah….
Edhe populli i Kelmendin ketij trimi kreshnik ja “perjetsoi”vepren ne legjenda e kenge .(Memi ishte vete lahutare dhe kengetare)…Njera nga kenget me te spikatura qe njihet edhe sot eshte:
Mem Smajli djale duhi
Po pisket permbi Velike
Ik o shkja se jeni Shqipni
Ta baj deken ne dekike
Ik vojnik e shko te nana
Se keto jane trojet e mia
Pisket Mema bash si zana
Permbi shkije po ban cudina..
Eshte interesant se vdekja e Memes merr trajtat e nje vdekje qe kishte lidhje me oret e malit . Per kete tregojne se nje dite kur Memi po zgjohej nga gjumi qe kishte bere nen hijen e nje ahu , nga zhguni qe e kishte perdore si jastek del nje gjarper qe mendoi se po e sulmon , ndaj ai me shpejtesi i pret koken me jatagan gjarprit. Ne ate moment Memit ju dukt se degjoje nje ze qe i tha , mos he tu thafshin krahet se preve oren tende.. Dhe kjo ju vertetua kur pas pak kohesh nje femi i kusherinjeve te tij e kishte qelluar Memin nga mbrapa vetem me nje plumb te kobures te te jatit , dhe trimi duhi ishte plagosur rende duke u rrezuar pertok… Mbasi mbledhen fisi i Memit e me gjere ,ai u thote me sillni femin ketu se nuk me ka vra ai ,por kam vra vehten se para do koheve i kame pre koken ores sime (gjarperit).. Eshte interesant se ai kur e pa se do te vdiste u la amanet ta varrosin ne Pojanice. Se aty ishte nje vend i dukshem , dhe Kuçi e Vasojeviqi do tja kishin friken edhe ne varre , e per kete tha Memi sa here qe te qesin kushtrimin keto troje shqiptare do te cohem prej varrit per te luftuar kunder malazezeve…Pasi nderroi jete Memi , te afermeve te tij vendi i varrit qe la amanet ju dukt i pa pershtateshem (gati si rruge),ndaj menduan t’i hapin varrin ne nje vend me te pershtateshem ,por kudo qe e provuan doli vetem shkembe ,duke i detyruar te afermit e Memit ta hapin varrin vetem aty ku e kishte lene amanet ai ,pra ketu ku e shohim sot e 150 vite me pare ne Pojanice ,ne roje te ketyre bjeshkeve e trojeve te Kelmendit e Shqiperise. Varri i ngjane nje nje shkmbi- piramide qe rritet bashke me vitet qe kalojne nga ajo kohe heroike e kreshnikut te pa harruar Mem Smajli…Varret ne pergjithsi jane nje kujtim i te shkuares ,por varret e kreshnikeve u perkasin te gjitha koheve ,ndaj ky varre kreshniku na nderon e deshmon se jemi popull kreshnikesh , e kreshniket nuk lindin kudo , por ne popujt e zgjedhur qe ne agimin e jetes nga vete Krijuesi.
Te falnderojme o kreshniku Mem Smajli. Trupi te pushoft ne paqe ,shpirti tu befte drite e ketyre bjeshkeve e trojeve nga me shqiptaret dhe europianet e Shqiperise Etnike…
(Ndue Bacaj –Publicist,studiues)
Pojanice (Kelmend) 26 gusht 2010
BIBLIOGRAFI E SHFRYTEZUAR:
1.NDER MALET TONA , Kerkime te Ate Gjon Karmes S.J…
2.Krishterimi nder Shqiptare ,simpozium nderkombetare ,Tirane 16-19 nentor 1999.
3. Aleksander Stipceviq ,ILIRET , Historia , jeta ,kultura dhe simbolet e kultit.
4.Zhan Klod Faveirial ,HISTORIA me e vjeter e SHQIPERISE.
5.Ate Marin Sirdani ,Ndricime te historise , te kultures dhe te artit shqiptare.
6. Edwin Jacques , SHQIPTARET..
7.Gjovalin Gjeloshi ,Brezni te Kelmendit ,Hasanajt e Selces.
8.Ludwig von Talloczy ,Te ndodhunat e Shqipnise prej nje Gege qe e don vendin e vet.
9.Halil Buçpapaj ,Kreshta historie ne Kelmend.
10.Mark Milani , Jeta dhe Zakonet e Shqiptareve.
11.Fulvio Kordinjano ,SHQIPERIA permes vepres dhe shkrimeve te misionarit te madh Italian At Domeniko Pazi ,vll.I-II.
12.At Kol Berishaj, Etnografi -3-
13.Tajar Zavalani ,Historia e Shqiperise.
14.Dokumente te shekujve XVI-XVIII ,per historin e Shqiperise,Vll.III – IV.
15.At Gjergj Fishta, Lahuta e Malesise.
16.Hyacinthe Hecquard, Historia dhe pershkrimi i Shqiperise se Eperme ose i Gegerise.
17. Trashigimi gojore te mbledhura nder banoret e Kelmendit nga autori.
Në kuadrin e 100 vjetorit të lindjes së Migjenit: Kush e rihapi çështjen e Bojka Nikollës, dashnores së Migjenit, si kushërina e tij?!
Agron Luka
Po afrohet viti 2011, kur do të jetë 100 vjetori i lindjes së Migjenit. Unë siç e kam premtuar, do të botoj një libër me dy volume, në përkujtim të 100 vjetorit të lindjes së Migjenit, por edhe të 90 vjetorit të lindjes së babait tim Gjovalin Luka (15/01/1921-15/01/1980), i cili kishte botuar “Migjeni VEPRA, Mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, bot. NSHB, Tiranë mars 1954.
Z. Angjelina Ceka (Luarasi), në Migjeni, Vepra, bot. 2002, në Pasthënie, shkruan: “…dashakeqe ka qenë edhe përpjekja e bërë në shtyp për të përdhosur dashurinë e vetme të Migjenit si një lidhje inçesti, nëpërmjet sajimit të një afrie gjaku midis Migjenit dhe Bojka Nikollës, duke u nisur nga mbiemri i njëllojtë… Lidhja e Migjenit me Bojkën ka qenë aq fisnike sa mund të merret si shembull për rininë e sotme”. (“Migjeni VEPRA Mbledhur dhe redaktuar nga Skënder Luarasi”, ribotim 2002, f 265-266)
Z. Petro S. Luarasi (PETROLI), i cili na prezantohet si një ndër njohësit asa migjenologë, me “Qitapin e Skënderit”, m’u vërsul mua me një egërsi dhe paedukatë të jashtëzakonshme, sepse te gaz. Albania e kisha cekur këtë temë, kisha “përgojuar” mardhëniet e Enver Hoxhës me Vasilin dhe Bojkën; se kisha krahasuar e lidhur vjershën “Z., B…”, me vjershën “Ndeshja” dhe me prozën “Pak poezi” të çensuruar nga E. Hoxha në botimin e 1954, simbas komentimit të Gj.L. (Shih fotoskanimin)
Petro S. Luarasi dhe red. gaz. Albania, më akuzuan mua edhe si fallsifikator citimesh etj, dhe nuk pranuan asnjë lloj sqarimi edhe pse unë ia dërgova fotoskanimet e citimeve një për një! I gjori “vogëlush”, inxhinier Petro, nuk e dinte fare se ndër “përgojuesit” e Bojkës, ka qenë edhe Ismail Kadareja dhe akoma më shumë edhe “Mbrojtësi i Kadaresë”, disidenti i letrave, S. Luarasi!
Ja, me rradhë po i citoj: “…pra me histori të tilla që përgojoheshin nga gjithë bota, dashuria e Milloshit për zonjushën B., një kushurirë të tij, ishte një histori krejt diskrete, ndonëse tragjike në thjeshtësinë e saj…”. (“Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, bot. 1991, f 53; shihni edhe fotoskanimin.)
Tashti hapini sytë dhe lexoni. Po e ripërsëris, “Miza e kalit” që e rihapi atë ish thashethemnajë të disa fanatikëve shkodranë, ka qenë konkretisht Skënder Luarasi. Fill te vjersha Z. B., redaktonjësi, korrektonjësi dhe komentonjësi Skënder Luarasi kishte vendosur edhe gegnisht diçiturën: “Migjeni me të motrën Olga dhe një kushërinën e tij në Shkodër”. Ju paraqes fotoskanimin me vjershën dhe diçiturën e babait tuaj, në mënyrë që tjetër herë të mos akuzoni të tjerët si falsifikatorë e përgojues gojëndyrë!
Z. Petro S. Luarasi, besoj se tashmë do fillosh të qartësohesh sadopak… Kjo ka qenë ajo “Bojka me robdeshambër”, ku ti ishe irrituar si kaposh medemek “me përgojimet e mija ndaj Bojkës”, te gaz. RD, 30 prill 2003. Bëj pak sabër, se do të ta tregoj “turravrapin” me kontradiktoritetet e SL dhe të tuat, që do habitesh edhe ti vetë…
Vetë zonja Bojka e ka kujtuar atë fotografi, qysh në vitin 1938: “Më shumë shikoj fotografinë ku kemi dalë të tre, në oborrin tuaj, kur isha tek ju në një rast për drekë… I jam dhënë atij, prej teje… kam qenë e përkujdesur edhe pse dëgjoja andej-këndej qortime nga injorantët, të cilët të gjitha këto i shikonin me sy tjetër…” (Ribot. 2002, f 244; f 247-248, “Letrat e Bojkës”, dt. 9/IX/1938 dhe dt. 30/IX/1938)
Pra i nderuar “migjenolog dhe “luarasolog”, ke harruarr të shohësh “gjelin maje plehit, m’at anë gardhit”… por do t’a tregoj edhe atë… Siç e shikon përgojimi kishte filluar jo qysh nga 1938 por edhe më herët, kurse ripërgojimin e ka bërë yt atë…
Përgjegjshmëria e të shkruarit
Përfundova së lexuari librin “Serenata Shkodrane” me autor Xhemal Uruçi. E përgëzoj autorin për mendimin dhe vullnetin, me rizgjue një vlerë të artit lënë në harresë. Është bërë një punë për t’u lavdëruar, dhe jo e lehtë me sigurue të dhëna që historikisht dëshmojnë për ecurinë e kësaj gjinie muzikore. Vlerësohet situata emocionale që të shoqëron gjatë leximit. E argumentuar, është denoncuar injoranca dhe fanatizmi partiak, për t’i kënduar vetëm partisë, udhëheqësit, arritjeve socialiste etj. Zoti Uruçi është muzikolog dhe ka kompetencë me sipërmarrë autorësinë e një libri të tillë.
Unë dua të jap mendimin tim jo tendencioz, që besoj zoti Uruçi do ta mirëkuptojë. Në grupimin e emrave ka një kauzë. Nuk qartësohet, kush ka bërë këngë serenate, kush ka bërë serenatë dhe kush humor.
Janë renditur emra jo aq të njohur, dhe harruar më të njohurit. Palush Koliqi, Paolin Pali, Robert Radoja, Franc Pali, Zef Tafili, Loro Sata, Simon Mazrreku, Aleksandër Gargjola e të tjerë: Nikoleta Shoshi, Gjorgj Kacarozi, Berham Mesi, Xhavit Drishti, Viktor Pali, Nikolin Leka, Bep Pogu dhe nga humoristët: vëllezërit Kolec, Simon Pepa, Filip Daija, Gjosho Qyrsaqi, të njohur në mjediset argëtuese.
Emërtohet muzikantë të aktivizuar në lëvizjet artistike, por që serenatë nuk kanë bërë. Të tillë ka disa. Ndër dasma dhe të tjera grupime dëfryese janë kënduar këngë serenate, por serenatë nuk është bërë.
Fjala serenatë etimologjikisht është zbërthyer mirë në libër, ndryshe do të ishte serenote, por si nocion, kuptojmë një aktivitet të natës që është e kthjellët “serena” duke të ofruar romantiken.
Është thënë: Do të dalim serenatë, kemi dalë serenatë, kur do të dalim. Ajo bëhet në orët e vona të natës e programuar dhe shpesh e prenotuar nga vajza tëkultivuara, të apasionuar nga meloditë romantike më të preferuarat e viteve 1952-1963 Kriminal Fango, Caminito, Serenata celeste, serenata sincera, Timida serenata, Buon giorno tristeza, Corde della mia chitarra, Come sinfonia, Notturno, Note mia, Romantica, Notturno senza luna, Conta le stelle, Ochi neri cieloblu, adapte per serenate.
Një kuartet që bëja pjesë edhe unë me violinë, flaut Loro Kraja (Nush Voci) kitarrë Sander Bianku (Viktor Pali) mandolinë Tonin Ljarja nganjëherë edhe fizarmonikë në funksion të regjistrave, pa prekur basat Marjan Shestani, Robert Radoja, dhe këngëtarë: Gjovo Bianku, Sander Bianku, Gjosho Vasia, Hilë Nika, Loro Sata, Gjokë Vata. Kemi bërë serenatë sistematike në lagjet periferike të qytetit dhe në pikat e interesuara merrnin sinjale dhe ndezje drite dhe fikje, si aprovim që ne dëgjohemi.
Me vajzat kishim raporte miqësore dhe afeksion Platonik. Kemi qarkulluar edhe në lagjet musulmane, duke qenë koshient, që dy religjionet kishte raporte të mira dhe nuk kemi pasë asnjë reagim negativ. Ne ishim të njohur si serenatistë. Një natë në orët e vona, vajza muslimane të mbuluara me perqe (ende të ndaluara), porsa të dalura nga një darsëm na thirrën me emra. Serenata e zgjedhur pa ritmiket, me tinguj të ulët dhe interpretim pasional, preferohesh edhe nga të moshuarit. Kemi pasë raste edhe pse natë, na ftonin brenda duke improvizuar koktej, që vazhdonte deri në lindje të diellit. Ne ishim një plejadë e viteve 1953 – 63, kontigjent i kultivuar, në Klubin e Rinisë, i ashtuquajtur “Heronjtë e Vigut”, në fillim godina pranë MAPOS të vjetër me shef muzike Donat Pali dhe më vonë në ish muzeu ateist me shef muzike respektivisht Zef Leka, Tonin Rrota. Klubi ka pasë një orkestër të kompletuar tunxhi dhe harqesh që aktivizoheshin për estrada, festivale, turne.
Nga kjo, një orkestër më e reduktuar vallëzimi, ka ushtruar një aktivitet të dendur. Aleksandër Gargjola – violinë, Ndokë Pistulli – piano, Fizarmonikë – Viktor Jubani (Ferdinand Shllaku), trombë – Nino Baba (Franc Pali), saksofon – Gjorgj Kacarozi, kitarrë – Sandër Bianku, (Bernard Maka); kontrabas – Ernest Pikolini, bateri – Fuat Miloti (Simon Mazrreku).
Pas pune, shtëpia ime ishte Klubi i Rinisë. Atje gjeja mjeshtrin dhe njeriun e mirë Zef Leka. Këtë e konfirmon edhe autori i librit. Kjo orkestër nganjëherë e reduktuar ka punuar në Kafen e Madhe të shtunë dhe të dielë, për një vit, në lulishten e shtëpisë së kulturës dhe syper lokal “Moska”.
Drejtues të bashkimeve profesionale të institucioneve dhe nga shkollat e mesme, për raste festash prenotonin te ne. Ishim të detyruar të lëviznim datat nga kërkesat. Në këtë periudhë kemi qenë orkestra e katërt e qytetit, pas asaj të Kafes së Madhe, Turizmit dhe lokal Moska afro një dekadë.
Aktiviteti i Klubit të Rinisë është vepër e lëvizjes artistike e muzikantit në zë Zef Leka, më shumë se një dekadë, që në kapitullin Zef Leka, autori i shkrimit është kufizuar vetëm me një episod.
Është shpjeguar hollësisht veprimtaria e orkestrës ku bën pjesë edhe Xh. Uruçi, nga viti 1962 duke injoruar para ardhësen. Zoti Uruçi nuk ka komunikuar me mua fare. Ai më njef mirë edhe si nismëtar i shoqatës. Unë dhe ai më shumë e bëjmë jetën në Itali dhe në këto kohna mjetet komunikuese nuk mungojnë, aq më tepër që nuk jemi larg Mantova – Padova. Unë nuk paragjykoj që atij i ka munguar vullneti, apo një arsye tjetër, këtë e di mirë ai. Libri është në funksion të temës, por është përdorur edhe si trampolin për të publikuar krijimet e tija që nuk janë pak. Uroj të kenë cilësi. Jam i kënaqur, që në libër, pasqyrohet karikatura ime, vepër e një karikaturistit të madh shqiptar, por zoti Uruçi një fotografi timen ta vinte krahas saj, do të ishte më mirë, meqë pa vështirësi do ta gjente, meqë fotografitë në libër zënë një vend të konsiderueshëm.
Në të tillë libra, ku pasqyrohen emra dhe foto, autori para se ta kalojë në botim, duket ta kontrollojë me përgjegjësi, pse gëzohen ato që pak kanë të bëjnë me temën e trajtuar dhe indinjohen me kryesoret, duke ju ruajtur edhe gafave. Nismëtarët e orkestrës së Kafes së Madhe kanë qenë: drejtues Ndoc Shllaku, violinë dhe Palush Koliqi, Kolë Gjinaj, Palokë Kurti më vonë Gjon Halili dhe Gjon Kapedani, Ernest Koçobashi zëvendëson Palush Koliçin dhe jo ndryshe.
Kujtojmë vitet 56, 57… në festimin e karnavaleve, një kamion Zis i N. SH. N. Qarkullonte në tërë qytetin dhe në karrocerinë e makinës Bik Pepa me humorin e tij, bënte publikun të gajasesh së qeshuri dhe Loro Sata shpërblehesh me duartrokitje në vazhdim, duke kënduar: “Aprite ogni balcon, se passa unë canzon… Cosi, cosi tu mi piaci cosi, Verde luna, Luna rossa etj.
Këto nuk duheshin harruar. Duhet ruajtë edhe etika. Nuk thohet një farë Ruzhdi Çoba. Ai ka qenë profesori im i historisë dhe gjeografisë në vitet 948, 49… dhe pastaj, për të mbijetuar ka ushtruar zanatin berber pas daljes nga burgosja politike.
Për ta mbyllur: Ka mundësi që Alex Briti t’i çojë zotit Uruçi një mesazh: Che cosa c’entro io nell Suo libro.
Aleksandër Gargjola
|