Nr. 21 i gazetës në print

0
Kokaweb

Tre brezni me pushkë në dorë në mbrojtje të atdheut

Nga: Tomë Mrija

      Familja e madhe e Gjopepë Arapit të Pukës ishte e njohur qysh në periudhën e lavdishme të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

      Një pjesë e kësaj familjeje u shpërngul në Kosovë rreth vitit 1700, ku në fillim zuri vend në fshatin Nopole, Lugu i Beranit e më vonë kaloi në Gjurgjevik të Madh, ku kjo familje jeton edhe sot.

      Në vitin 1872, nga gjiri i kësaj familjeje u lind “luani i Kosovës”, siç e quajti populli, Sadik Rama. Familja e njohur e Arapit të Pukës, në Rrafshin e Kosovës, do të njihet si familja e Sadik Ramës, një dinasti e re, ku aktiviteti për çështjen kombëtare u përcoll ndër brezni nga i ati tek i biri e kështu me radhë…

      Sadik Rama veprimtarinë e tij partiotike e filloir qysh në rininë e tij të hershme, duke i rezistuar me pushkë në dorë çdo armiku që kishte sulmuar vendin. Në moshën 21 vjeçare u dallua për trimërinë dhe shkathtësinë e tij në luftën e Drenicës të vitit 1893, kundër pushtuesve osmanë, duke marrë famë në tërë Kosovën, në vitin 1899, së bashku me shumë krerë të Kosovës, mori pjesë në Kuvendin e Besëlidhjes Shqiptare të Pejës, në kullën e Haxhi Zekës. Në kryengritjen e vitit 1906-1908 kundër turqve, mori plagë të rënda. Ka qenë pjesëmarrës i Lidhjes së Junikut dhe një ndër udhëheqësit e kryengritjes shqiptare të vitit 1912, në Rrafshin e Dukagjinit.

      Sadik Rama ka luajtur një rol të rëndësishëm si prijës i kryengritjes së vitit 1919, së bashku me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Zef Gjidodën, Azem e Shote Galicën e shumë krerë të tjerë. Betejat zgjatën disa javë dhe ishin shumë të përgjakshme. Këto kryengritje asgjësuan postkomandat dhe pikat kyçe të xhandarmërisë serbe në shumë krahina të Kosovës. Kryeministri i Serbisë, Nikolla Pashiqi, për t’a ndalë turrin kryengritjes që kishte marrë përmasa të mëdha, përdori dredhitë e tij, duke dërguar tek Sadik Rama kolonelin Katiniq dhe Aleks Zhujeviqin, me premtime të shumave të mëdha në para nëse ai pranonte të bindej ndaj urdhërave të tij. Por Sadiku refuzoi bashkëpunimin. Ai nuk ishte një burrë që shitej për para. Programi i kryengritjes së vitit 1912 ishte çlirimi i të gjithë tokave shqiptare të pushtuara. Meqenëse qeveria e Beogradit kishte ushtri të përforcuar, solli shumë divizione të ushtrisë dhe regjimente të xhandarmërisë, të cilat u vendosën përreth zonave të kryengritësve në tërë Kosovën. Shovinistët serbomëdhenj vranë e masakruan shumë njerëz, rrënuan me artileri shumë fshatra dhe plaçkitën çdo gjë që gjenin përpara. Kryengritja e vitit 1919 u shtyp me gjak, por lufta për liri nuk pushoi e shpirti liridashës i popullit të Kosovës nuk u shua asnjëherë.

      Shefi i UDB-së, Gojko Medenica, në fejtonet e luftës në Kosovë, të botuara në gazetën “Veçernje Novosti” të Beogradit, të titulluara “Poraz pod Pshtrikom” (Humbjet në Pashtrik), të datës 22 shkurt-19 mars 1965 dhenë gazetën “Rilindja” të Prishtinës “Nata e Frorit” 24-26 shkurt 1965”, ndër të tjera thotë:

      “Historia u përësrit: Bijtë e atyre, të cilët para 20 vjetësh lanë pushkët dhe morën pasaportat për udhëtim zëvendësuan baballarët e tyre e rrokën pushkët. Kur Italia hapi kufirin ndër të parët në Prizren arriti Sadik Rama prej Gjurgjevikut. Ai që u zemërua me Ministrin e Beogradit dhe me oborrin mbretëror të Serbisëk, ishte në vitet e pleqërisë e nuk pranoi asnjë pozitë në pushtetin e ri. Erdhi në krahinën e vet si “çlirimtar” Uka, djali i madh i Sadik Ramës, kishte mbaruar shkollën dhe kishte mundësi të gëzonte detyra të mëdha, por i la të gjitha. E kishte marrë malli për ato male, në të cilat, si fëmijë, shihte të atin, kaçakun, shihte pushkën e tij dhe mendonte se kur do të arrinte që të bëhej si i ati. U bë kryetar i komunës në Dollc më 1941, afër fshatit të tij, ndërmjet të vetëve”.

      Por, serbët e malazezët e këtij fshati e pritën me hidhërim ardhjen e Ukë Sadikut si kryetar, sepse e kishin njohur mirë babanë e tij, Sadik Ramën, kundërshtarin e madh të serbo-sllavëve. Dhe qysh në ditët e para filluan ankesat e tyre pranë xhandarmërisë italiane, të stacionuar në Zllakuqan për “keqtrajtimet” që u bënte Uka atyre.

      Një ditë, kur Uka kishte thirrur në një mbledhje në komunën e Dollcit, anëtarët e Këshillit dhe kryepleqtë e fshatrave që i takonin kësaj komune, papritur, në dhomën e mbledhjes hyn marshalli italian me dy karabinierë. Si përkthyes, marshalli italian kishte sjellë Gjokë Marlekun, ngaqë Uka nuk e njihte italishten. Marshalli e urdhëroi Ukën të mbyllte mbledhjen dhe të shkonte me karabinierët në Zllakuqan për një bisedë zyrtare. Uka i thotë se mund të bisedonin aty. Marshalli zemërohet dhe çon dorën tek revolja, por Palush Marleku ia kap dorën marshallit dhe plumbi godet tavanin. Uka kërcen nga dritarja. Sipas tregimeve të dëshmitarëve, Palushi, i zënë ngushtë, në atë çast i rrëmben armën marshallit dhe plagos rëndë karabinierin dhe marshallin. Por, karabinieri tjetër nga prapa e godet Palushin, i cili mbetet i vdekur në vend. Thuhej se edhe Uka kishte marrë një plagë në gishin e madh të dorës dhe nga ai moment ishte strehuar në Mitrovicë, që ishte nën okupimin e gjermanëve. Karabinierët italianë në shenjë  hakmarrjeje, po atë natë pushkatuan edhe Gjokë Marlekun në derën e shtëpisë së tij. Uka qëndron në Mitrovicë, gjer në kapitullimin e Italisë fashiste, më 9 shtator 1943.

      Kur kthehet nga Mitrovica atë e emërojnë nënprefekt në Rahovec, detyrë e cila i dha mundësi Ukë Sadikut të organizojë forcat kryengritëse në mbrojtje të tokave shqiptare nga serbët e malazezët.

      Me largimin e gjermanëve nga Kosova, vendin e goditi murtaja sllavo-komuniste, e ndihmuar nga shumë vegla shqiptare që ishin betuar në parullën mbashtruese komuniste të “vëllazërim-bashkimit”.

      Por, edhe nacionalistët kishin bërë përgatitjet e duhura për t’i përballuar hordhitë komuniste. Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari dhe shumë kryengritës kishin zënë zonat përreth Rahovecit e Përdrinit: Hoxhë Mulla Kadriu vepronte në krahinën e Gjilanit, Adem Voca në Mitrovicë e Shalë të Bajgorës, Ndue Përlleshinë Lug të Drinit dhe Anën e Dushkajës, Sali Rama i Rugovës vepronte gjer në Pejë. Jehonë rezistencës i jep dezertimi i Shaban Polluzhës nga radhët partizane ku, me 10. 000 kryengritës, kishte filluar luftën në Tërstenik të Drenicës. Në këtë rrethim ishte edhe Ukë Sadiku me forcat e tij. Aty atë e emërojnë nënkomandant.

      Lufta e Drenicës zgjati rreth dy muaj dhe i dha grusht të rëndë armikut, duke lënë shumë të vrarë në fushë të betejës, derisa u shpartalluan më 20-21 shkurt 1945.

      Pas dështimit të luftës së Drenicës, Kuvendi i Dobërdolit pati rëndësi për organizimin e forcave nacionaliste. Ky kuvend u mbajt më 4 dhe 5 gusht 1945 në Llugën e Dan Pjetrit. Atje u mblodhën 2000 luftëtarë e prijës çetash të rajoneve të ndryshme nga Kosova, Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Kuvendin e hapi Ukë Sadiku, i cili i dha fjalën prof. Ymer Berishës. Procesverbalin e mbajti Marie Shllaku. Komandan u zgjodh njëzëri Ukë Sadiku, ndërsa udhëheqës politik u zgjodh prof. Ymer Berisha. Po ashtu u zgjodhën komisarët e çetave kryengritëse sipas territoreve dhe e tërë Kosova u nda në 12 sektorë luftarakë dhe kjo është arsyeja që u quajtën “dymbëdhjetë këshillat”.

      Pas Kuvendit të Dobërdolit u bënë shumë takime me popullatën e vendit për organizimin dhe mobilizimin rreth organizatës “Besa Kombëtare”.

      Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari, Ndue Përlleshi e prof. Ymer Berisha u nisën për një mbledhje të përbashkët me krerët e Shqipërisë së Veriut, diku në malin e Pashtrikut. Çeta e Ukë Sadikut mbeti nën udhëheqjen e vëllait të Ukës, Shaban Sadikut. Data e 10 shtatorit 1945 mbeti e paharruar për banorët e Prekorubës dhe Drenicës. Në Fushëgropë (Çelia e Jallocit), mes maleve të Çelisë së Jallovcit, brigada famëkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Çelinë ditën e tretë të Bajramit. Aty mbetën të vrarë 23 luftëtarë dhe 9 të plagosur rëndë. Nga radhët e armikut mbetën 40 partizanë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

      E kobshme ishte edhe dita e 17 shkurtit 1947, kur nga OZN-a dhe ushtria serbo-sllave u plagos rëndë komandanti i NDSh-së, Ukë Sadiku. Në Sverkën e Gashit mbeti i vrarë Qazim Bajraktari dhe Halit Sadria i Gjurgjevikut.

      Në një bisedë me kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit z. Ismet Berishën në lidhje me arrestimin e babait të tij, Ukë Sadikut, nga UDB-ja jugosllave, ai ndër të tjera thotë:

      “U befasuam familjarisht kur dëgjuam se babai ynë ishte kapur nga UDB-ja dhe se gjendej në burgun e Prishtinës. Unë dhe nëna shkuam për të parë babain në burg. E sollën të lidhur me pranga duar e këmbë dhe të gjakosur. Unë e përjetova shumë rëndë kur e pashë babain në atë gjendje. Sa herë që e vizituam më vonë, kam pritur derisa babai të afrohet tek muri, për të mos ia parë plagët. Të them të vërtetën, unë nuk e ka pyetur asnjëherë se si është kapur nga UDB-ja. Por, pasi e kanë pushkatuar, nëna më ka treguar, sipas fjalëve që i kishte thënë babai: “Në shtëpinë e Din Arifit, në Sverk të Gashit, kemi kaluar shumë net, kurse ditën jemi strehuar në një vend tjetër. Para se të afroheshim jepnim shenjë, duke përplasur dy gurë me njëri-tjetrin. Në atë mënyrë na janë përgjegjur edhe familjarët. Këtë mbrëmje gjendja ndryshoi. Kur ne përlasëm gurët, u dëgjuan shumë përplasje (krisma gurësh). I them Qazimit:

      – Diçka s’është në rregull. S’është e mundur të ketë dalë gjithë familja e Din Arifit për t’na pritur sonte.

      Qazimi ma ktheu:

      -Tash së voni e ke humbur besimin në çdo kend.

      Pa i mbaruar fjalët Qazimi, nga çdo anë kanë filluar të shtënat. Jam hedhë e s’e di as vetë se si kam shpëtuar. Por pas pak kohe kam parë gjakun që më rridhte nga këmba. E kam shtrënguar disi me shaminë që kisha me vete dhe nga aty jam futur në ca rrasa, gjer sa kam parë një njeri me qerre. Ky më ka përcjellë dhe jam nisur për te nipat në Cerovik. Aty m’i kanë mjekuar plagët dhe më kanë thënë që vendi është  i rrethuar nga partizanët. U thashë që të më përcjellin gjer tek Hajdin Murga, në Murgë. Aty, bija jonë Sela e Tahir Fazlisë, m’i ka ndërruar plagët dhe rrobet. Ashtu, me plagë të lidhura, jam shtrirë në krevat. Pas pak kohe kam dëgjuar që dikush fliste nga jashtë. Më njoftuan që kishte qenëi fejuari i mbesës, Manushes, Hazir Tufa, që punonte në “Rilndje” të Prishtinës, por ishte kthyer se ishte shumë i zënë me punë. Dhe sipas gjasave Hazir Tufa e kishte lajmëruar Ukën te UDB-ja. UDB-ja dhe partizanët kishin pritur kur treni të kalonte pranë Murgës, pra kur kishte zhurmë e nuk ndihej lëvizja e njerëzve dhe ishin futur brenda në shtëpi dhe më kapën në shtratin e vdekjes, pamë dhënë mundësi të kap armën, tamam si luanin e plagosut në strofkullën e tij”.

      Më 10 prill 1947, në procesin gjyqësor të gjykatës ushtarake në Prishtinë, të kryesuar nga Ali Shukriu, u dënuan me vdekje, me pushkatim: Ukë Sadiku, Gjon Serreqi, Ajet Gërguri dhe Osman Bunjaku.

      “Me pushkatimin e babait jam betuar se sa të jem gjallë do ta luftoj pushtuesin jugosllav dhe veglat e tij. Nga ajo ditë, me shokët e mi kemi organizuar minimin e hekurudhës Klinë-Prizren, kemi vënë eksploziv për shkatërrimin e ekonomisë së shtetit jugosllav, kemi prishur telefonat, tunelet, urat, stacionet e milicisë dhe kemi ngritur flamurin shqiptar në pika të ndryshme”, thotë z. Berisha dhe shton: Në Kosovë filluan edhe burgjet e mia dhe të familjes sime. Brugjet filluan nga Rahoveci në Prizren, Gjakovë, Ujmir, Hereq, Gjurakoc, Pejë, nga Peja në Novi Sad e prej andej kam ikur nga burgu, me ndihmën e disa miqve e shokëve të mi, duke dalë në Austri në vitin 1958. Më 7 dhjetor të vitit 1960, arrita në Amerikë, ku fillova jetën time familjare dhe në vitin 1962 kemi themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në mërgim dhe jam në këtë organizatë për dyzet vjet. Jemi përpjekur se si t’i vijmë në ndihmë popullit tonë të shumëvuajtur, nga armiqtë serbosllavë.

      “Qysh në demonstratat e marsit e prillit të vitit 1981 si kryetar i Lidhjes së Prizrenit vrua çdo gjë në dispozicion për t’i dalë në ndihmë popullit tim. Duke filluar me demonstratat e njëpasnjëshme, protesta, peticione, takime me senatorë, kongresistë etj. Me daljen e UÇK-së në skenë, dyert e Lidhjes u hapën dhe këtu filloi puna për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për luftë. Gjatë kësaj periudhe kisha takime me Akademinë Ushtarake të Shqipërisë dhe UÇK-në. Për disa ditë iu drejtova popullit të Kosovës nga Radio Hajati i Sarajevës në gjuhën shqipe që të luftojë deri në pikën e fundit për të arritur fitoren. Kur filloi lufta në Preshevë po ashtu ndihmova që shqiptarët të arrinin lirinë. Zyra e Lidhjes së Prizrenit në Bronx ishte e hapur për ndihma. Kështu ndodhi edhe me luftën në Maqedoni. Lidhja e Prizrenit nuk e konsideron programin e saj të realizuar përderisa nuk arrihet që edhe shqiptarët në Çamëri, Preshevë me rrethinë, në Mal të Zi e Pazarin e Ri të realizojnë aspiratat e tyre për t’u bashkuar”, thotë kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

      Pas 43 vjetësh në mërgim u ktheva në Kosovë shumë i përmalluar. U ula dhe e putha tokën e Kosovës, tregon z. Berisha.

      “Gjatë këtyre viteve pashë shumë vende dhe qytete të bukura të botës, por Gjurgjeviku im m’u duk më i miri”, thotë ai.

      Edhe babai i tij, Ukë Sadiku kur ishte kthyer në atdhe pas 20 vjetësh, kishte puthur tokën e vendit të tij. Kështu bëri edhe i biri i Ukës, Ismeti pas 43 vjetësh, duke puthur me mall tokën e mëmëdheut të tij të dashur e shumë të bukur.

      “Kosova më dha një jetë të re për të jetuar dhe për të ndihmuar derinë arritjen e pavarësisë dhe plotësimin e aspiratave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare”, thotë z. Berisha.

*    *    *

      Me kullën legjendë të Sadik Ramës lidhen shumë kujtime. Kullës ia vunë flakën në periudhën e Pashiqit, gjithashtu serbo-sllavët e dogjën përsëri në kohën e Ukë Sadikut e tani së fundi kulla u rrënua krejtësisht në vitin 1998. Por me Kosovën e re, më e fortë se kurrë, do të ngrihet edhe kulla kala e Sadik Ramës.

Edhe kur shteti punon ne na duket se nuk punon

      Pritet furtunë në zgjedhjet e ardhshme që s’mund të jenë larg. Kjo mund të ndodhë sepse shqiptarëve gjithherë iu vodh vota nga konservatorët, nga partiakët, nga ca dhjakë katundarë të veshur me rrobën e policisë. Diktatura po kërkon ta lidhë popullin fukara dhe të amnistojë, madje edhe të gradojë kriminelët në poste kyçe, duke i paisurme kartabintë si dikur Xhemal Selimin.

      Në një bisedë me ministrin e rendit Çipa, të cilit në numrat e ardhshëm do t’i rezervojmë një intervistë në gazetën prestigjioze “Shqipëria Etnike”, gazetën që mban rekord nga vizitat  në faqen e internetit, mësuam se sektori i policisë do të pastrohet dhe nuk do të ndodhë në të ardhmen që edhe kur shteti punon, të duket sikur nuk punon. Ashtu sikundër terrorizmi shfrytëzon vendet më të varfëra dhe më të pramambetura për terren, edhe kriminelët për t’u mbrojtur kanë zënë qoshe në radhët e policisë. Ka shefa që janë në gjak për veten e tyre dhe janë në polici, ka edhe të graduar oficerë që knaë vrarë edhe kolegët e vet, edhe njerëz të pafajshëm, që edhe janë plagosur dhe vazhdojnë të jenë në krye të punëve të shtetit. Populli që i di këto, por nuk di se të tillë njerëz janë përdorur nga politika për medemek barazpesha politike, kur policia është e depolitizuar, zmërohet dhe më tepër se dikur me spiunët vullnetarë, pasi ata të paktën nuk vrisnin.

      Raste të tilla ka në Veriun shqiptar dhe në intervistën me Ministrin e Rendit Publik që kemi në plan të bëjmë do sqarojmë edhe vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, edhe të plakut, Tafili që mendohet ta kenë vrarë efektivë të vetë policisë. Në redaksi kemi edhe akuzën konkrete të avokatit të njohur shqiptar Haki Kraja, ku vetë grupi i policëve, të cilët do i botojmë me emra, mendohet të jetë vrasës dhe ky palaço shtet dënon të pafajshëm. Ngjarjen do e zbardhë edhe familja e nderuar Tafili dhe do botojmë prononcimin edhe të Spartak Ngjelës, ku duket se shteti po i mbron kriminelët për të mos zbardhur të vërtetat.

      Janë këto probleme të mprehta politike e sociale sa që ky popull nuk kupton dhe kur ti zi gazetar shkruan një fjalë të mirë për shtetin, të bëjnë vu-vu veshët se pse shkrove ashtu, pasi ky shtet është pusht, ky shtet është hajdut, ky shtet është kriminel. Por ne themi se jemi pak, jemi veç tre milion dhe nuk është ndonjë gjë e madhe të spastrojmë ca fundërrina e me vullnet të mirë të jemi qytetarë të denjë, bashkëudhëtarë të popujve të tjerë të Evropës së kulturuar. Kishim, fjala vjen njëfarë Shenasi Premçi, të cilin babai i dëshmorit të demokracisë shqiptare Pëllumb Pëllumbit, Nikolla, e paditi në Hagë dhe mori përgjigje se ai shumë shpejt mund të gjykohet si kriminel i njerëzimit, (dokumentin origjinal të Tribunalit të drejtësisë së rruzullit tokësor do e botojmë në momentin e përshtatshëm) e megjithatë, ai njëherë u mbajt në punë në Malësi të Madhe, më vonë në Kukës e deri në ministri, e tash fshihet tek opozita! Për të tilla veprime shteti edhe kur punon duket sikur nuk punon.

Editorial nga: Sokol Pepushaj

Sëmundja e të lehurit

      Keni dhjetë vjet që keni zhveshur gëzofin e lepurit dhe “mërdhisni”. I këputët vargonjtë në pyllin me ligje të “hekurta” dhe vrapuat pas kopesë së qenve që kompozojnë çdo lloj tingulli lehjeje. Kështu lehja u bë profesion ngjitës… Dhe kryetari i kopesë na kujton; më mirë të lehësh, se sa të jesh një lepurush i ngratë.

      Të gjithë rrimë me veshë të ngrehur, kur dëgjojmë sonatë lehjesh në parlament. Dhe të nesërmen në të gjitha kafenetë, fillojmë e lehim lehtë. Kush e ndryshon kolonën zanore të lehjes, fillon “ligji i xhunglës”.

      O ç’na u bë sëmundje kronike lehja…

      Sidomos kur fillojmë fushatat elektorale.

      Sa shumë leh kopeja, në mes të qytetit.

      Ata ham, e ne bam. Ata hum, e ne bum.

      I gjithë sheshi kompozon stonaturë…

      Ka lehje shumëngjyrëshe. Por më të fortat janë blutë dhe të kuqtë, s’i lehe fort të nxjerrin trutë… Fillon e majta, ja pret e djathta. Nga zilia dhe qendra.

      Janë vu në garë. Oh, sa bërtasin…, kush leh më fort, është i më zotë. Edhe ne lehim, qetë-qetë, se po të bërtasim ne mbytet lumi mu në detë.

      O miqtë e mij! Në doni të keni tingull të ëmbël, e të përvajshëm, kur të lehni, vraponi në zemër të plehrave. Ka edhe shpirtmirë, nuk i pëlqen mishi me dhjamë, se shtojnë mbi peshë nga shtresa e dhjamit dhe e hedhin. Kështuqë mos ankoni. Mishi i bagëtisë është më i shtrenjtë, se lehja juaj. Prandaj mos i bëni naze. Dhe mos lehni kot, se nuk ju besoj.

      O miqtë e mij! Pse qeshni, kur s’keni drita.mos bëni zhurmë, kur lehni, se keni rast për të “gjuajtur” ku të doni, si të doni.

      O miqtë e mij! Pse lehni kot? Kush jua ka ndaluar të lehni kur të doni, si të doni. A e shihni se ju kanë lënë tëlirë pa zingjir. Pastaj miqtë e mij, po të na lidhni, do na quajnë vetëm qen shtëpie, duke marrë përsipër edhe urdhëra nga padroni.

      Më mirë kështu, se ne jemi mësuar gjithë jetën me urdhëra, se kur zgjidhemi s’dimë se çfarë bëjmë. Dhe detin e kalojmë në këmbë. Pastaj mirë bëjmë që e kalojmë detin, se shkojmë në Europën e qytetëruar. Ne jemi dhe shumë të shkathët… Sa hap e mbyll sytë, çfarë do i themi Europës, hashash, kokainë, heroinë, shesim me shumicë, me pakicë, si ta doni. Po deshët, edhe pushkë ju sjellim, po deshët edhe automatikë e mitralozë, topa dhe eksploziv.

Nga: Sokol Pepushaj

Kryengritja antiosmane e vitit 1911, amaneti i trashëguar për një Shqipëri të vërtetë

      Edhe pse pas vitit Shqipëria ka përjetuar kohë e ngjarje që nga më heroiket e deri nga më tragjiket, të cilat kanë lënë “gjurmë” të thella në vijijm të mbijetesës së trojeve tona, të coptuara e asimiluara plagët e të cilave vazhdojnë të kullojnë gjak të pastër shqiptarësh, e ku për fat të keq “Melhemi” i mbylljes së këtyre plagëve edhe sot në shekullin e 21-të ende vazhdon të “eksperimentohet” në laboratoret e Europës, por që gjithsesi jehona e “Kryengritjes” të vitit 1911 është e do të jetë për shekuj Drita e pashuar e Shqipërisë së vërtetë. Pasi është pikërisht kjo “drita” që bëri të mundur që pas rreth katër shekujsh e gjysëm terri turkoshak të “shfaqet” për here të pare Flamuri Shqiptar që na kishte lënë amanet Simboli i Shqiptarisë, por edhe i civlizimit Europian Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Padyshim për të gjithë ata që i thonë vehtes shqiptarë, kryengritja e vitit 1911 është kurora e lavdisë, mbi lavditë që gjithnjë shndritë në qiellin blu të Malësisë e  Shqipërisë e cila na kujton përherë se Liria jonë, ndoshta si tek asnjë popull tjetër në Botë i ka themelet në gjakun e të parëve tanë. Padyshim epopeja e luftrave heroike të Shqipërisë e veçanërisht të simbolit të saj Malësisë së Madhe  është një thesar brilant që mban të gjallë kujtesën e brezave të sotëm e atyre që do të vijnë, se çmimi i mbijetesës sonë ka qenë aq i shtrenjtë sa as nuk mund të shitet e as nuk mund të blihet kurrë dhe nga askush…

      Sidoqoftë kryengritja antiosmane e vitit 1911 është shpallja de fakto e pamvarësisë së krejt Shqipërisë, e pamvarësisë së fituar me gjak e sakrifica e jo në laboratoret e errëta të diplomacive shpesh antishqiptar, ndërsa ngritja e flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912 ishte “thjeshtë” nënshkrimi zyrtar (madje paqësore pasi nuk kishte asnjë incident tragjik që mori të paktën jetën e një shqiptari) i pamvarësisë së paralajmëruar kohë më pare. Natyrisht për të nderuar e kujtuar sadopak ato kohë heroike që i zbardhën faqen Malësisë e Shqipërisë le t’u referohemi shkurtazi kronikave të shkrutëra e gojore që koha e historia jonë na i ka lënë pas. Fillimisht përshkrimin e kësaj epopeje të lavdishme shqiptarie po e filloj me vargjet lapidarë të homerit  shqiptar, simbolit të nacionalizmit modern me përmasa ndërkombëtare poetit patër Gjergj Fishtës i cili ndër të tjera shkruan për këtë ngjarje:

Të shtatë krajlat çua janë në këmbë

kah ka ra medet kjo gjamë

N’atë Malësi, n’atë Rapshë të Hotit

Ded Gjo Luli burrë si motit

Me i çetë Lekë burra Shkorretit

Ka nisë pushkën me asqer të mbretit

……………………

Se mbas sodit emri i Zotit

Çka jemi nipa të Gjergj Kastriotit

E  shqiptar që i thom na vetit

ma duva nuk i bajmë mbretit…

      E në fakt kështu ndodhi pasi më 23 mars 1911 Malësorët në veçanti e shqiptarët e veriut në përgjithësi muarën “sinjalin” e fillimit të sulmit të armatosur mbi kazermat e mjerimit që ruanin regjimi mesjetar të turqve të rinj apo të vjetër, e ky sinjal njihet si thirrja që ju drejtua popullit të vilajetit të Shkodrës e më gjerë nga drejtues e pjesëmarrës të Lidhjes historike të Prizrenit të vitit 1878, të cilët  kishin mbijetuar tërë ato vite edhe pse flakët e mjerimit e barbarisë Otomane kishin kërkuar ndër vite të përpinin lidhjen e Prizrenit e drejtues të saj. Kjo thirrje ishte nënshkruar nga tre luanë të përmendur të pamposhtur në luftën për liri e mvehtësi si nga pushtuesit shekullorë e ata sllavë të vonë, si Isa Bolentini, Ndue Gjoni e Mehmet Spendi, ku ndër të tjera në këtë thirrje thuhej se ka ardhur koha që të lirohemi nga pushtimi Osman. E pikërisht të nesërmen më 24 mars Hotjanët e Malësorët e “ndigjuan” këtë thirrje, pasi ata si gjithnjë kishin pranë e nëkrye të tyre simbolet e trimërisë e mençurisë shqiptare të cilët kishin marrë pjesë në Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878, si Ded Gjo Luli, Çun Mula, Baca Kurti e tjerë, por edhe të paktën gjashtë klerikë që momentalisht kishin gjetur strehë në trevat shqiptare të Malit të Zi të cilat edhe pse Mali i Zi kërkonte t’i shfrytëzonte për qëllimet e veta dashakeqe ndaj trevave tona; e ata njihen nga istoria ndoshta si truri i kësaj kryengritjeje lirie, e këta janë: At Karl Prenushim famullitar i Vuksalekajve, At Lorenc Mitroviq, famullitar i Bajzës, At Mati Prenushi, famullitar i Kastratit, At Sebastian Hila, famullitar  Rapshës, At Bonaventura Gjeçaj, famullitar i Grudës dhe At Luigj Bushati, famullitar i Traboinit.

      Natyrisht fillimi i kësaj kryengritjeje ishte në kushte të vështira e të pavolitshme, pasi shqiptarët ndodheshin në mes dy armiqve, atyre Frontal Turq e atyre Hileqar Malazez. Por gjithsesi më 24 mars 1911 hotjanët të parët sulmuan fortifikatat kufitare turke në Rapshë e Traboin të cilat i çliruan. U sulmuan edhe postat kufitare në Pikal, Selisht, Dinoshë, Omerbozhaj, Mali i Vranës dhe Nenhelm. Të gjitha këto u çliruan, ku u vranë disa ushtarë turq dhe të tjerë i zunë robër,  ndërsa luftëtarët e lirisë kapën një sasi të madhe armësh e munizioni. Në këtë kohë Valiu i Shkodrës Bedri Pasha duke parë humbjet dhe disfatën e pashmangshme  urdhëroi Kajmekamin e Tuzit Nënkolonelin Ahmet Beun që të rigrupojë forcat pë të mbrojtur kështjellën me rëndësi strategjike për Turqit atë të Shipshanikut. Gjithsesi sukseset e kryengritësve malësorë e më gjerë “detyruan” dinakun Bedri Pasha që të nxjerrë nga sundyqet e qelbura të perandorisë propagandën e përçarjes fetare. Më 26 mars ai në Shkodër spalli kryengritjen e Malësorëve Shqiptarë si luftë Fetare “Si luftë katolikësh kundër muslimanësh”, “si luftë kaurish Malazezësh” e tjerë, si dhe për këtë i bëri thirrje popullsisë muslimane që të bashkohej e të nisej në luftë për të mbrojtur perandorinë Islame e besimin e saj të “njëjtë”.

      Natryisht kjo propagandë arriti të mashtrojë rreth 1000 veta me të cilët u formua një batalion nën komandën e Emin Beut të cilët u nisën për të shkura në Tuz e në trevat e Malësisë për të luftuar kundër “Kaurrëve”, por që shpejt ata e kuptuan se turkoshakët i kishin mashtruar e marruar, pasi panë me sytë e tyre se nuk luftonin kundër Malazezëve, por kundër vëllezërve të tyre që kërkonin liri jo vetëm për vete, por dhe për vëllezërit e tyre të gjakut, Muslimanët. Pas kësaj një pjesë e këtyre të mashtruarve ose u rikthyen nga kishin ardhur, ose u bashkuan me kryengritësit malësorë kundër ushtrive turke, ndërsa një pjesë e vogël vazhdoi “ëndrrën dehse” të turkoshakëve për të luftuar kundër “Kaurrëve”, të cilët shpejt u zunë rob nga trimat malësorë e shqiptarë, ku pasi i kapën përsëri i trajtuan si vëllezër të mashtruar e jo si armiq të betuar, madje atëherë duhet ta kenë kuptuar hilen Osmane që gati u mori jetën. Me datën 28 mars kryengritësit sulmuan Tuzin kryeqendrën e krahinës ku arritën të djegin ndërteat ushtarake turke, dy kazerma ushtarake, furrën e bukës për ushtrinë, magazinën e kripës si dhe ndërtesën e Kajmekamit (Nënprefekturën), ndërsa kështjellën e Shipshanikut nuk arritën ta pushtojnë plotësisht pasi u munguan topat. E për ta pëshkruar me nota sa më realiste këtë luftë trimash përsëri po citoj disa vargje të At Gjergj Fishtës i cili ndër të tjera shkruan:

…Drejt kah Rpsha, Rapsha e Hotit

Qe si heret, si n’ditë sotit

kjo po m’ishte i falme agzotit

se aty vendi është ndezë zhari

janë herre krenat porsi bari

sa herë Lekët na janë perla

grykë për grykë me Turk e Shkja

idhtë tuj ba shkinat me kja

idhtë tuj ba me fsha turkinat

kah n’dorë flakë u rrinë “Martinat”…

      E pas kësaj fillë Stambolli u detyrua të riemërojë në krye të ushtrive turke (kundër shqiptarësh) pashain famëkeq Shefqet Dergut Pashën i cili për të shuar këtë kryengritje që më 29 mars kërkoi ti fuste kryengritësit në mes dy zjarresh, ku nga Shkodra nisej vetë pashai famëkeq në krye të 20 mijë trupave, ndërsa pas shpine do tu binte Et’hem Pasha i cili nisej me katë batalione nga garnizonet ushtarake që ndodheshin në Gjakovë. Në këto luftëra tepër të pabarabarta, madje disi të izoluar nga pjesët e tjera të Shqipërisë së Veriut mbetën të vrarë mbi 150 ushtarë turq, kjo sipas kronikës turke, pasi humbjet duhet të jenë shumë herë më të mëdha, si dhe nga kryengritësit trimi legjendar Nik Gjelosh Luli me pesë traboinas, shtatë grudjanë, katër rapshjotë dhe u plagosën tre të tjerë. Por mjerisht kjo luftë pati hilet edhe të Kral Nikollës së Malit të Zi, i cili u kishte premtuar ndihmë kryengritësve malësorë, por që u kërkonte kushtin kobndjellës, që kur të çliroheshin tokat nga turqit të valëvitej flamuri i Malit të Zi, natyrisht malësorët këtë nuk do ta pranonin kurrë e ky mospranim është paraqitur bukur me përgjegjen lapidare të Ded Gjo Lulit i cili i thotë Kral Nikollës: “Për mik të pranoj, për Baba jo kurrë. Më i madh është mbreti i Stambollit se sa Ju, dhe nuk e pranoj për baba. Baba kam vetëm Shqipërinë.”

      Gjithsesi malësorët kryengritës, trma e liridashës ishin nga e gjithë Malësia, që nga Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Plava, Gucia, Trieshi, Tuzi, Shkodra, Rrjolli e tjera, madje luftëtarët e lirisë ishin edhe nga  Dukagjini e zonat e Nënshkodrës e deri nga Mirdita e pse jo ndonëse nuk morën pjesë direkt në luftë në këto troje, lufta kundër ushtive osmane u ndie që në rrethin e Durrësit, në Breg të Matës në Lezhë, në Hajmel, Rrobosht, Kallmet, Milot e tjerë e tjerë.

      Por aurora e lavdisë së këtyre luftrave e betejave mbetet padyshim, beteja gati hyjnore e 6 prillit 1911 e cila u kurorëzua me ngritjen e flamurit kombëtar në majën e Bratilës në Deçiq. Në këtë betejë u dalluan të gjithë trimat kryengritës, por mbi të gjitha u dalluan luftëtarët e Kojës, Kuçit të cilët sulmuan fortifikatën turke të Deçiqit ku “Valëvitej e venitej” flamuri turk. Për të “marrë” këtë flamur turk e për të hedhur për tokë ku tashmë e kishte vendin ranë dëshmorë gjashtë Kojas njëri pas tjetrit, ev etëm i shtatëti arriti objektivin, dhe për këtë populli i ka përjetuar me disa vargje të paharruara ku po cilësoj vetëm dy:

“…Koja e Kuçit me pakicë

Muar Bajrakun në Deçiq…”

      Për të çuar në vend fjalën e Ded Gjo Lulit, se aty ku trojet tona çlirohen nga turqit do të ngrihet flamuri shqiptar, në majë të Bratilës po më 6 prill (1911) dolën Nik Gjelosh Luli (kushëriri i Ded Gjo Lulit) bashkë me Ujk Miculin dhe Pjetër Zefin të cilët ngritën flamurin tonë kombëtar në këtë majë të shenjtë.

      Natyrisht fati i mëtejshëm i kësaj kryengritjeje nuk ishte siç e dëshiruan shqiptarët e vërtet, por që edhe pas kësaj luftrat e përpjekjet nuk u shuan kurrë, madje edhe në rrugë diplomatike, ku kulmi arrin me atë që njihet si Memorandumi i Greçes që shpesh njihet me emrin “Libri i Kuq” i cili parashtronte para portës së lartë e fuqive të tjera Europiane 12 (dymbëdhjetë) kërkesat e Malësorëve shqiptarë që në thelb kishin lirinë e mvehtësinë e ëndërruar… Në organizimin e këtij akti diplomatik për momentin (pra për memorandumin e Greçes) përveç prijësve të njohur malësorë një kontribut të çmuar kanë dhënë edhe Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali të cilët për momentin ishin strehuar në trevat shqiptare që mbante të “Pushtuara” Mali i Zi, e që mjerisht më vonë (më 1913) do të bëheshin realitet nga Europa. Qëndrimi dhe interesimi i këtyre dy shqiptarëve të mëdhenj për kryengritjen e malësorëve të vitit 1911 tregon qartësisht se kjo kryengritje kishte përmasa kombëtare e jo lokale, madje edhe në pjesët jugore të Shqipërisë e tjera kishin filluar kryengritjet antiosmane, që natyrisht për momentin nuk u ngrinin në nivelin e kësaj kryengritjeje, dhe fatkeqësisht nuk u arrit që këto kryengritje të ishin të njëkohëshme e të njëtrajtëshme në të gjithë Shqipërinë… Por gjithsesi kjo kryengritje e armatosur shqiptare është e madhe sa vetë historia jonë, e natyrisht edhe lista e luftëtarëve të lirisë së paralajmëruar është po kaq e gjatë, por në këtë shkrim të shkurtër e modest unë dua të kujtoj disa nga emrat më të spikatur të kësaj “Ere” Lirie të ëndërruar prej shekujsh, e ata janë:

Ded Gjo Luli, Marash Uci, Nik Gjelosh Luli, Mark Gjeka, Pjetër Nik Daku, Maço Grizhi, Lulash Zeka, Zef Peri, Prel Kol Shyti, Mirot Çoku, Pjetër Gjok Toshi, Luc Prel Nishku, Gjelosh Gjoka, Prelot Keqi, Ujk Gjeloshi, Ded Gjon Ujka, Gjelosh Doka, Prel Nik Pretashi, Prel Keri, Nik Zefi, Tom Nika, Dokë Lani, Kol Kurti, Sokol Baci, Marash Luca, Lukë Marku, Gjeto Mark Ujka, Gjon Ujk Miculi, Lulash Zeka e Stak Breci,Lik Mirashi, Gjok Dedë Luli, Gjon Ujk Çeku, Kol Gjo’ Leci, Luc Gjeloshi, Dasha Nika, Pjetër Uci, Smajl Mustafa, Sokol Mali, Gjon Nik Plluci, Ded Çoku, Dedë e Llesh Nik Daka, Tom Gjurgji e Mark Preng Dudi, Preng Nikoll Gjeçi, Mark Per Zefi, Gjekë Marash Haka, Mehmet Shpendi, Islam Makalushi e tjerë e tjerë, që natyrisht edhe këta që shënuam më sipër nuk janë të gjithë prej Malësisë së Madhe, por prej trevave të tjera shqiptare, por që të gjitha së bashku luftuan për të fituar lirinë, e si të tillë edhe ne nuk kishim pse i ndanim sipas trevave. Me këtë shkrim nuk mund të mbetet pa përmendur bilbili i kësaj lufte, Poeti e partioti nga Shkodra Hil Mosi, por mbi të gjitha vlen të theksoj se në këtë luftë lirie morën pjesë edhe dhjetëra gra e vajza malësore të cilat kanë në themel të kësaj kryengritjeje kontributin e tyre të rëndësishme, por dy janë ato burrëresha që shëndrisin si meteor në gjerdanin e kësaj lufte, Tringë Smajlja e Grudës dhe Norë Luli e Hotit. E të gjithë trimat që i dolën për zot atdheut në këtë luftë Fishta i madh i përjetëson:

…Burrat le për çak t’martines

Fjalën, fjalë e besën çelikut

Ballë për ballë e jo mbas shpinet

Mësy me i ra në luftë armikut…

      Gjithsesi, luftëtarët e lirisë, si dhe të rënët për liri, pamvarësi e identitet, janë të shumtë sa vetë historia e krejt Ilirisë, por ata edhe pse sot prehen në varre, ose diku në tokën arbërore, janë gurët e themelit të “Kalasë” së përbashkët që ne shqiptarë ka shekuj që po mundohemi ta ndërtojmë e bashkojmë e që ka emrin Shqipëri (Etnike), e të parët tanë na e lanë lënë amanet, që siç dihet për ne shqiptarët amanetin duhet ta mbajmë se përndryshe as varri s’ka për të na mbajtë…

      Mjerisht ne kemi ende të pushtuara territore tonat, por jo kurrë zemrën e trimërinë tonë që duhet ta dëshmojmë fuqishëm pra Europës së vjetër e të re, pjesëtarë të së cilës duhet të jemi. Jo të Ndarë në “katër Vilajete” e në një shtet të cunguar, por të bashkuar ashtu siç na fali Zoti në një Shqipëri Etnike…

Ndue Bacaj

Partitë: Po vjen mbreti, na mori dreqi

Lajmi i kthimit të familjes mbretërore me në krye mbretin Leka i parë në atdheun e tij, të cilët ja mohuan në vitin 1939 Fashistët dhe që nga viti 1944 e deri sot komunistët (e vjetër e të rinj), është padyshim një Ogur i mirë për të gjithë ata shqiptarë të cilët dëshirojnë dhe ëndërrojnë një shtet për të gjithë i cili ka rreth 63 vjet që u mungon. Gjithsesi dihet se mbreti dhe familja mbretërore vjen në Shqipëri jo si mbretëri, por momentalisht si simbol i një institucioni të ndaluar dhunshëm nga at që marrin edhe mbajnë pushtetin po dhunshëm e që kanë një emër të tmerrshëm për shqiptarët si komunistë, socialistë, trafikantë, mafiozë, hajdutë e kriminelë, por që momentalisht janë të detyruar të pranojnë kthimin e mbretit të paktën fizikisht si simbol të një institucioni të trashëguar. Natyrisht ardhja e mbretit do të bëjë që shqiptarët të “zgjohen” nga ai gjumë që ika rifutur komunizma e re, duke shpresuar se shpejt do t’i vinte dita të shpresohet se Shqipëria do të rikonfirmojë vullnetin e saj për të rikthyer Mbretin e mbretërinë në krye të shtetit, dhe sigurisht pas kësaj do të marrë fund dilema e një institucioni që shpesh po krijon sherr tek politikanët, pra institucioni i Presidentit, si dhe do të marrë fund njëherë e mirë monopoli total i levave shtetërore që kthejnë në favor të partive rezultatet e “votitmi e dreqnimit”, ku siç dihet deri tani më fitimtarë kanë dalë të majtët. Por krahas ogurit të mirë për kthimin e familjes mbretërore, këtij institucioni i duhet “Bërë” e qartë se gëzimi i kthimit në atdhe nuk duhet ta vërë në gjumë pasi ai në Shqipëri gjen pikërisht ata ose bijtë e atyre që jo vetëm ja mohuan atdheun mbretërisë, por mbi të gjitha shpifën e denigruan figurën e vetë mbretit të vjetër e të ri. Në Shqipëri mbreti gjen ata këlyshë të kuq që i vodhën e grabitën pronat, që madje edhe sot kur të kthehet momentalisht i duhet të jetojë në një rezidencë me qera e jo në “shtëpinë” e tij. Në Tiranë mbreti gjen ish studentin Spiun që studionte në Francë në kohën që gazetat franceze (Le Figaro) e akuzonin Lekën e Parë si trafikant armësh, droge e tjerë, e ky student spiun në atë kohë dërgonte tek “Le Figaro” të gatshëm shkrimin e shkruar po në Tiranë nga e veja e diktatorit Hoxha që sot është nëna “mbretëreshë” e PS. Natyrisht këto shkrime i paguante shteti shqiptar si fregnu pulën, por me ndihmën e KGB-së Ruse, UDB-së Jugosllave e Asfalisë Greke, e ky “student”  tani ka role të mëdha në Qeveri e politikë, (kot nuk thoshte Enveri për të Djali i shokut e shoku i djalit). Në Tiranë do të gjejnë (në qeveri e në shtet) të gjithë ata agjentë kriminal komunistë që disa herë janë munduar me homologët e tyre sllavë ti organizojnë atentate nëpër botë kundër mbretit e mbretërorëve. Në Tiranë do të gjejnë lakuninë e kuqe të qenve që për rreth 60 vjet lehën kundër mbretit e mbretërisë, por që tashmë disa nga këta qenër në dukje kanë “ndërruar” padron, madje ata kanë filluar “lehjet” e ëmbla por mbretit. Në Tiranë do të gjejnë ata që i vodhën votat e  fallsifikuaran referendumin mbretërisë, si dhe ata që vranë e plagosën monarkistët që protestuan më 1997 paqësisht. Në Tiranë gjejnë ata që organizuan gjyqin spektakolar që do të dënonte mbretin me vdekje ose burgim të përjetshëm, por që tani janë “zbutur”. Në Tiranë do të gjejnë edhe të gjitha ato lakuni servilësh e spiunësh që për një kafshatë gjith kohën të fshijnë pluhurat e të pështirosen, por që janë gati të “ndërrojnë” padron sa herë u del një kockë më e madhe. E së fundi në Tiranë (natyrisht në shet e qever) gjen dhjetra kriminelë të kuq e të zi të cilët janë gati të luajnë rolin e Avni Rustemit apo Valter Qarrit të cilët i bënë atentat Babasë së mbretit të sotëm (Ahmet Zogu) për llogari të klaneve antishqiptare Greko-Sllave që ata i shërbenin e i shërbejnë pasardhësit sot…

      Pra siç shihet Mbreti e familja e tij nuk vijnë thjeshtë si dikur në vendin e tyre të mohuar, por mbi të gjitha në një vend të Minuar, ku për ta Çminosur do të jetë tepër e vështirë…

Ndue Bacaj

“Kurvat e partisë”

(Fragment nga romani “Karriera e një prostitute”)

      Kohët e fundit shkrimtari Ramiz Lika ka dhënë për botim një roman të ri, ku pasqyrohet puna skllavëruese për  ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës. Duke shfletuar librin, terrorizohesh tek sheh si dhunohet personaliteti i njeriut në një kantier që i ngjante një kampio përqendrimi, por që propaganda e quante “vepra e ndritur e partisë”! Njerëzit apo skllevërit derdhnin djersën, afshet, lënë edhe jetën në gurët e rëndë nëpër tunele. Të zhveshur, të zbathur, me barkun e pangopur, ata detyrohen të buzëqeshin, të duken entuziastë, madje edhe të këndojnë e të brohorasin për partinë e për Enverin, për Shqipërinë fanar ndriçues i gjithë botës. Dhunimi, skamja, dëshira për të jetuar i detyron femrat e kantierit dhe të prostituojnë, pavarësishtnga diktati moral që u rri mbi kokë si shpata e Damokleut. Janmë kuadrot e lartë të partisë ata që bëjnë tregti me mishin e bardhë, ndryshe nga ç’ndodhte në vendet e tjera. Kampi i përqendrimt ishte i mbushur me policë, operativë sigurimi, aktivistë të partisë, të rinisë, të frontit, të gruas, të sindikatave, që të gjithë përbëjnë hordhinë naziste që ushtron terror mbi turmën e stërmadhe të skllevërve që quhet “kllasa punëtore”.

      Po botojmë kapitullin e 40-të të romanit ku i bëhet gjyqi një kuadri të lartë të partisë, i cili është zënë në flagrancë në zyrën e tij me sekretaren. Gjyqi në të vërtetë nuk bëhet për imoralitet, por për larje hesapesh. Ermali ishte një kuadër i aftë dhe me një vizion tolerant, ndaj duhej hequr qafe. Kapja me dashnoren dhe dënimi është një kurth, që u bëhej zakonisht kuadrove të tillë për t’i poshtëruar para opinionit e për t’i asgjësuar përfundimisht.

-E njihni të pandehurin?

-E njoh…

-Keni lidhje gjaku me të?

-Jo.

-Dini gjë për se është arrestuar?

-Nuk e di…

-Kur dëgjuat se është arrestuar, ç’menduat ju? Nuk kishte bërë ndonjë gjë më parë, nuk kishte simptoma të një njeriu që duhej të shkonte drejt burgut?

      -Ne shikonim se çdo ditë ngrihej në pozitë…

      -Pavarësisht nga kjo, ju, si bashkëpunëtore e afërt, nuk shikonit ndonjë qëndrim sadopak opozitar ndaj pushtetit popullor?

      Valbona nuk u përgjigj menjëherë. Pastaj foli:

      -Jo… Ç’është e vërteta fliste shpesh kundër kuadrove të lartë, kundër personaliteteve, i quante mediokër, burokratë, bashibozukë, analfabetë…

      -Po ç’mund të bënte tjetër? Të kapte armën? Atë s’guxonte ta bënte sigurisht. Duke derdhur vrer kundër personaliteteve të lartë, domethënë godiste partinë, se ajo nuk bie nga qielli po nga kuadrot përbëhet. Po ti si komuniste shqetësoheshe për këtë ndonjë çikë? E ke kritikuar ndonjëherë në forumet e partisë apo individualisht, kur rrinit në zyrë apo në kafe së paku.

      -Ishte një periudhë kur flitej shumë kundër burokratizimit dhe mediokritetit… Unë mendoja se Ermali shqetësohej si revolucionar… Sigurisht ia kam thënë… Ai mbrohej me citatet e shokut Enver si “Burokratizmi dhe burokratët janë antipopullorë dhe armiq të popullit”, “Edhe një organizatë partie gabon, por për një kohë jo të gjatë”, “Burokratëve do t’u ngremë këmbët dhe t’u themi puthu me Milon”…

      Ajo vazhdonte akoma të dridhej. Si do të përgjigjej ajo, kur kryetari i seancës do ta pyeste: pa fol tani si mundi të të përdhunonte ky ty, siç e ke akuzuar në hetuesi? Mos vallë tani tesra e partisë nuk kishte më fuqi imunizuese? Mos vallë tani kishte ardhur momenti ta flaknin si limonin e shtrydhur? Me kaq e kishte mbaruar misionin tesra e saj, me të cilën ishte mburrur para shoqeve? Nuk duhej t’u vinte keq pr bukurinë e saj? A nuk kishte nevojë partia për femra të bukura në radhët e saj pavarësisht nga qëndrimi i tyre moral? Vërtet partia kishte thënë se do të ruhej figura e Valbonës, po atëherë pse e kishin thirrur si dëshmitare? Vallë nuk e dinte ai popull se ajo ishte kapur me Ermalin në zyrën e partisë duke bërë seks? Nu kishin folur vallë ata njerëz, që kishin shkallmuar alamet dere të zyrës? Vërtet deri tani ai po akuzohej për agjitacion – propagandë, për gjërat që nu kishte bërë: Përpjekje për të përmbysur pushtetin popullor. Liberal në fushën e moralit! Simpati dhe përkrahje për grupin anti – parti të Fadil Paçramit e Todi Lubonjës. Para ata donin ta godisnin me çdo kusht dhe sa më rëndë. Ai ishte prej kohësh në darën e Sigurimit të Shtetit. Po a nuk kishte edhe ajo në darë? Jo vetëm agjentë të fshehtë, po edhe oficerë Sigurimi, bile edhe ministra të brendshëm ishin burgosur e pushkatuar. Edhe me atë kishin zënë inat së paku dy oficerë sigurimi. Beqo Berishën e kishte refuzuar, po edhe shokun Ago që ishte më i madh. A nuk do të punonin ata për ta goditur, për t’u hakmarrë? Bile Beqo Berisha kishte kohë që nuk i propozonte më asaj. Mos ishte një qetësi para furtunës? Ajo nuk ia kishte varur as shokut Selim. Vërtet ai nuk i qe vardisur si të tjerët, nuk i kishte propozuar direkt, nuk kishte bërë përpjekje për ta puthur, por dorën ia kishte shtrënguar disa herë dhe ajo nu ki qe përgjigjur me kundërshtrëngim as me buzëqeshje. Përkundrazi. A nuk e zotëronte edhe ai ndjenjën e hakmarrjes? Madje më shumë nga të gjithë. Po sikur ai një ditë t’i kërkonte asaj të bënin seks? Do të mund të shtrohej ajo nën barkun e asaj fytyre që e urrente? Ajo ishte velur tani nga seksi me kuadrot e neveritshëm. Ba Czu Men ishte vërtet i pakëndshëm në fytyrën e tij mongoloide, por ishte shumë i këndshëm në dashuri. Edhe Ermali e kishte dashuruar më shumë për ta pasur si pronë të vetën. Ai i sulej asaj ngutshëm, kalonte shpejt në orgazëm dhe pastaj qëndronte si idiot duke u zgërdhirë me çka donte të thoshte: Më shite mend shumë ti për ca kohë, por, më në fund, ta futa. Më i këndshëm kishte qenë Nexhati se ai.

      -Vetëm kaq di ti për shefin tënd?

      -Po… Ka propaganduar edhe Shqipërinë e Madhe… Mba në dhomë hartën e Shqipërisë Etnike, bile e ka prurë edhe në zyrë ndonjëherë…

      -Po ti ç’deshe tjetër moj nuse! Shikoni me ç’armik të betuar kemi të bëjmë, ë? Shovinist puro! Ky kërkon Shqipërinë e Madhe, kërkon pjesë të Jugosllavisë, siç janë Kosova, Tetova, Ulqini, bile edhe Çamërinë e Greqisë. Po ç’donit më moj nuse? Që të rrëmbente armën? Sigurisht edhe armët i kanë pasur në strategjinë e tyre më vonë këta tipa, por pushteti ynë popullor ua dogji kartërat në xhep. Mirë, dëshmitare. Qëndroni këtu tani.

      Ajo nuk u qetësua fare. Kryetari i seancës me siguri desh të thoshte: Qëndroni këtu se do të pyeteni si bëtë seks në zyrë me Ermalin… Ajo priste me ankth, ndërsa pyeteshin dëshmitarët tjerë. Një punonjës biblioteke vërtetoi se Ermali kishte kërkuar numrin e revistës “Nëntori”, ku ishte botuar drama “Ngjarje në fabrikë” e Fadil Paçramit.

      -Ja ushqimi i tij shpirtëror, – tha prokurori, – Ja helmi, me të cilin donte të trulloste mendjen e rinisë sonë heroike. Në vend që të lexonte veprat e partisë dhe të shokut Enver, lexonte, me nder jush, pordhat e armikut të klasës, armikut të damkosur nga Dikatura e Proletariatit.

      Një dëshmitar tha se Ermali e kishte quajtur edhe sekretarin e parë mediokër dhe burokrat, bile edhe anlafabet, intrigant, komplotist.

      Tani Ermali vendosi të fliste pa marrë lejen e trupit gjykues.

      -Kjo është plotësisht e vërtetë, – tha, – Nëse partia do të mbajë në krye njerëz si Selim Berisha, do tëshkatërrohet një ditë. Selim Berishën unë s’do ta pranoja as për roje derrash.

      -Ja, ja, fytyra e armikut,shokë! Mbylljani gojën, o policë!

      -Mos e lejoni këtë maskara të flasë kundër shokut Selim, oreee! – u hodh një brigadier duke fshirë lotët, – Jam tepër i lënduar dhe nuk mund të duroj liberalizmin e trupit gjykues, që lejon këtë armik të fyejë shokun Selim, njeriun e lavdishëm të hidrocentralit!

      -Të pushkatohet ku pid pisi! – tha një skuadërkombandant.

      -Në litar! – bërtitën disa vetë njëherësh.

      -Qetësohuni, shokë! Kjo tregon se sa shumë e doni partinë. Një ndër fushat ku veprojnë armiqtë tonë është ajo kundër kuadrit, – tha prokurori, – Ata shpifin kundër këtij monopoli tepër të rëndësishëm të partisë. Por udhëheqësi dhe mësuesi ynë i madh, shoku Enver Hoxha ka thënë: Kuadrin e mir s’ka kush e diskrediton. Shoku Selim Berisha është një kuadër me merita të veçanta sidomos në sferën e luftës së klasave, ku është tepër i vendosur. Kurse i pandehuri Ermal punonte për zbutjen e luftës së klasave, kësaj force gjigande lëvizëse drejt progresit, drejt shoqërisë pa klasa. I pandehuri Ermal ëndërronte përmbysjen e pushtetit popullor, por i mori të keqen. Është ky pushtet i lavdishëm që e përmbysi Ermalin dhe tërë armiqtë.

      -Me Enverin, me Partinë socializmit do t’ia mbërrimë!

      Një dëshmitar pohoi se Ermali kishte marrë dhurata nga revizionistët kinezë. Bile ai tha: Ata e kanë paguar për veprimtari armiqësore. Orë dore, zinxhir ari. Dëshmitë vini pikërisht nga elektricistët e thjeshtë me të cilët ai shpesh shihej duke pirë kafe nëpër lokalet e pakët dhe të pistë të qytezës, nga ata që ai i quante “vëllezërit e klasës”. Kishte aq shumë dëshmi prej tyre, sa qe bërë krejt i nemitur, duke thënë me vete Edhe ky?! Edhe ky?! Edhe ti, Brut?! O, Zot, si ishte e mundur!

      Pastaj u përball prapë me dashnoren. Valbona dëshmitare! Në fillim e kishte quajtur gjënë absurde, por ja që ishte e vërtetë: Ajo po dëshmonte. Do t’i dukej normale që ajo të ishte në bangon e të akuzuarve dhe të jepte llogari për imoralitet, për prostitucion ose së paku për veprim konkret; sekse në zyrat e partisë. Kaq naiv paskam qenë unë, djalli ta marrë? Thoshte me vete duke dëgjuar Valbonën. Ndërkaq po kujtonte rastin e parë, kur kishte bërë seks me të. Ai kishte kohë që i propozonte, por ajo gjithnjë hezitonte. Kur iku Ba Czu Men dhe kur Ermali u bë sekretar i dytë, ndryshoi shumëçka. Ajo pranoi më së pari të merrte detyrën e sekretares në zyrën e Ermalit. E uroi, e përqafoi dhe e puthi me epsh pa hasur në asnjë ngurrim. Pse na e humbe tërë këtë kohë, Valbona? Ishte një periudhë që… gjynah… Më mirë kështu, tha ajo. Po ta kishim filluar qysh atëherë, me siguri tani do të ishim të ftohur. Unë do të isha bërë për ty tani si gruaja jote, do të isha velur dhe do të rendje pas femrave të tjera… Po pse, vërtet beson se unë do të velem ndonjë ditë, se do të më ngjasosh me gruan time?!… Oh, si nuk e besoj, Mali. Gruaja jote është më e bukur nga unë, po ti thua se të është bërë motër. Ti thua se njeriu do poligaminë… Unë nuk e besoj se një pëllumb si ti do të më velte ndonjë herë. Besoj se deri në vdekje do të kem afeksion për ty. Ti je një femër vërtet seks – simbol, siç thuhet në vendet kapitaliste. Po ti a më do mua, Vali?… Nuk ka lezet të bëj pohime të tilla kur me ty jam lidhur për interes… Po edhe pas lidhjeve të tilla vjen dashuria, Vali, pse thua ashtu… Bjeri  këtij zbutku emos pyet për dashuri, Mali…

      Në një rast Ermali nuk pat ereksion dhe u zu ngushtë. Pat frikë se mos ajo i thoshte je mplakur, je bërë impotent… Por ajo e nxorri nga situata. Lëpije zbutkun, i tha. Ai zbatoi urdhërin. Kur u zhyt me gjuhë në vaginë, iu stimulua ereksioni… Ti qenke profesoreshë, Bona. Unë të dija mjeshtre në lëmin e elektricitetit, po ti qenke vërtetë profesoreshë në lëmin e erosit… Po ti si kuadër i lartë partie si pranon të dashurosh një mjeshtre të tillë, që ju e quani shqip kurvë?… Ti je e shënjtë, Bona. S’ka rëndësi se ke dashuruar të tjerë. Rëndësi ka sa forcë ke tani, sa seksi je. Oh, shpirti im i bukur!… Bjeri këtij zbutuku, sekretar me që ta solli rasti…

      Ndërkaq trupi gjykues u veçua për të marrë vendimin. Pas dy orësh Ermalt iu shqiptua verdikti për tetë vjet burg. Kur u pyet nga trupi gjykues se ç’kërkonte sipas rutinës, ai tha:

      -Nuk dua të kërkoj mëshirënga ju, siç po prisni. Të gjitha akuzat ndaj meje janë jo vetëm shpifje, o edhe qesharake. Unë e kam ditur se tek ne dënohen njerëzit apriori, përderisa është hequr edhe avokatia, por u desh ky proces i përbindshëm ndaj meje që të kuptoj më mirë ç’bëhet. E vetmja akuzë që do të qëndronte, por që nuk u ngrit, do të ishte shpërdorim i postit zyrtar duke bërë dashuri me sekretaren time Valbona Kurti në zyrë, por

      -O Ermal, o tradhëtar, do të të varim në litar!

      Turma “kllasë punëtore” nuk e la të vazhdonte më gjatë. Ajo turmë nu kmund të pranonte që një komuniste, sekretare e BRPSH të quhej kurvë, prostitutë, metresë apo mantenutë. Gjyqtari bënte të fliste, po kllasa, që udhëhiqte jetën shoqërore me ideollogjinë e saj, nuk lejonte.

      -Kush guxon ta ofendojë komunisten e Enver Hoxhës! Ju, shokë të trupit gjykues po veproni si revizionistë e ballistë të qelbur. Pse nuk dënoni me pushkatim këtë kërmë?

      -Shoqja Valbona është krenaria e hidrocentralit, krenaria e BRPSH, krenaria e PPSH, e BPSH, e BGSH, e…

      -Jemi shumë të indinjuar me trupin gjykues, që po zbut luftën e klasave!

      -Këta qenkan shokë të Fadil Paçramit.

      -Këta qenkan armiq të partisë dhe të pushtetit.

      -Ne komunistët e hidrocentralit të Fierzës protestojmë për fyerjen që i bëhet anëtares së PPSH, shoqes Valbona Kurti. Trupi gjykues do të mbajë përgjegjësi për qëndrimin e tij liberal duke e lejuar armikun e popullit të derdhë këtu helmin e tij.

      -Ju lutem shumë, shokë! Ne po veprojmë vetëm në bazë të ligjit. Unë mund t’ju lexoj tani paragrafët e ligjit dhe të shikoni vetë se si ne i kemi dhënë maskimumin e dënimit sipas ligjit, – mundi të thoshte në atë tollovi kryetari i seancës gjyqësore.

      -Shoku kryetar, unë mendoj, domethënë, se duhet respektuar zëri masës siç na mëson shoku Enver Hoxha, udhëhqësi ynë i madh, – ndërhyri Nexhat Bajraktari, – Ligji nuk ka rënë nga qielli, domethënë. Ermal Dibra duhet të marrë dënimin kapital, kur e kërkon populli. Populli është gjyqtari më i madh ka thënë udhëheqësi ynë i madh dhe i gjithë proletariatit ndërkombëtar, shoku Enver Hoxha.

      Ermali desh të thoshte: E njihni këtë batakçi? Nuk është vetëm dallkakuk, por edhe hajdut, intrigant, kurvar, është ai që e ka shkërdhyer për një kohë të gjatë këtë komuniste të bukur. Kjo është komuniste e re, po kurvë e vjetër… – Dy – tre herë umat të fliste, po ishte çasti kur policët i shtrënguan prangat dhe e nxorrën nga bangoja e të akuzuarve.

      Instruktorët e partisë që ndodheshin aty, biseduan në telefon me Selim Berishën. Kur i thanë se populli njëzëri kërkon pushkatim për Ermal Dibrën ai u përgjigj: Të zbatohet verdikti i popullit, se ai verdikt nuk është kurrë i kundërligjshëm. Trupi gjykues të mos tregohet dogmatik, se shoku Enver na porosit të jemi krijues, të kemi iniciativë. Tek ne populli është në fuqi. Ne edhe gjyqtarët jemi shërbëtorë të popullit… Megjithatë po bisedoj edhe me shokun Baki në Komitetin Qendror…

      Ai u lidh me shokun Baki, i cili tha po të njëjtat gjëra si Selimi. I gjithë ky mesazh iu dha trupit gjykues, që thuhej se vepronte në emër të popullit. Në emër të popullit? Ja, pra, populli tek po kërkon litarin!

      Dhe “verdikti” i popullit u zbatua. Trupi gjykues i shqiptoi Ermalit dënimin me vdekje. Truma e përbërë nga nënnjerëz dhe e quajtur “kllasa punëtore” në atë çast tundi malet:

      -Me Enverin me partinë ta bëjmë boëtn si Shqipërinë!

      -O armiq, o tradhëtarë do t’ju varim në litar!

      Ndërkaq Gjelosh Kodra iu afrua Valbonës dhe i tha:

      -Si, moj Bona, paske qenë një shkerdhatë e tillë?! Shkerdhatë ti dhe shkerdhatë unë që jam anëtar i kësaj parti. Por unë nuk do të jem më.

      -Kujt i flet kështu, ë?! – shkrofëtiu ajo.

      -Mos do të më futësh edh emua në burg? Nuk do të mund ta mbani më këtë popull në burg.

      -Ti je budalla, Gjelosh. Më vjen keq që të them kështu, se kam pasur gjithmonë respekt për ty, pasi më ke ndihmuar sinqerisht pa më kërkuar seks. Por ti e shikon se ky popull e do vetë burgun. Ky është popull kllav, siç jemi edhe unë e ti. Dhe shoku Enver është skllav i ideve të veta dhe i konjukturave. Më vjen keq, Gjelosh, që akoma ëndërron idealin…

Ramiz Lika

Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Qarkut

6 prill 1911…dita e ngritjes së flamurit të parë të pavarësisë

      “Në “Panteonin” e burrave më të mëdhenj që nxori  toka Arbërore, rrezaton me shkëlqim hyjnor, tribuni i malevem besniku i papërkulur dhe mbrojtësi Titanik i tokës së bekuar Arbërore, kreshniku Dedë Gjon Luli” (M.B.)

      6 prilli i vitit (1911), është “Preludi i Lavdisë” dhe “Kurora e Artë” mbi kokën e Dedë Gjon Lulit dhe trimave të tij, martirë të Deçiqit.

      Në këtë ditë të shënuar të historisë (të cilën nuk ka “histori” që ta fshehë) ngrihet për të parën herë (mbas 450 vjetësh) të pushtimit osman, Flamuri Kuq e Zi i Gjergj Kastriotit, mbi Bratilë të Deçiqit, i larë me gjakun fisnik të shtatë dëshmorëve, që fituan Lavdinë dhe pavdekësinë në shekuj. Trimat e Dedë Gjon Lulit nuk ishin “çetë komitësh”, por një bashkim i  besëlidhur mbi traditën e shkëlqyer të lekëve të Malësisë, të cilët, besën, bujarinë dhe trimërinë i patën kurdoherë, – Kryefjalë.

      Por, edhe në qoftë se “historianët” do të heshtin, kurrë nuk do të heshtë jeohna e gjëmimit të pushkëve të trimave të Dedë Gjon Lulit. Zëri i tyre do të ushtojë në shekuj si një “Simfoni” lavdie për të zgjaur ndërgjegjen e çdo atdhetari të ndershëm. Kronologjinë e kësaj ngjarjeje të lavdishme e përcollën me shumë saktësi dhe korrektesë mediat e shkruara më prestigjioze të kohës, dhe Historia flet: (Për Dedë Gjon Lulin, Kryengritjen e 1911-ës dhe ngritjen e flamurit.) 24 mars 1911:

      Dedë Gjon Luli, vojvodë i Hotit, me disa burra të Hotit e të Kelmendit, mësyen dy kamshat e ushtarëve të turkut në Rapshë të Hotit, vranë dy rojet: por yzbashët osmanllinj, ngaqë po iu dhimbsej jeta, nuk vepruan e u ranë në dorë shqiptarëve me tridhjetë ushtarë, të cilët qenë çarmatosur e lanë lirshëm me shku në Shkodër. Malësorët morën 33 mauzerre e 4000 fishekë.

      Të nesërmen, 25 mars, i ranë Kaushës  në Traboin, ku vranë e çarmatosën ushtarë derisa  mbërriti ndihma turke prej Tuzit. Luftimi atëherë qe i rrebtë, shqiptarëve u erdhën ndihma të tjera prej Kelmendi e Grude të armasotur me pushkë, me thika, me sopata, me kmesa, me gurë e me drunj, e zgjati potera deri në mbrëmje në të errur. Mbetën 40 nizamë, e prej shqiptarëve mbetën 3 të plagosur e 9 të vdekur, Hot (Traboinës) ndër të cilët tre dragonj, Kolë Marash Vata, Zef Lani e Gjon Pllumbi ranë dëshmorë për Shqipëri. Në këtë ditë Gruda mori kaushen e Selishtit. Mbeti një Trepshian i vdekur e një grudas shitue. U këputën marëdhëniet me Tuz e Shkodër. (Marrë nga “Leka” Nr. i veçantë 1937, fq. 368). Më 24 mars 1911 nga muzgu i mbrëmjes kje dhanë shenji i kryengritjes së përgjithshme e Lekët e Hotit, të Grudës e të Kelmendit filluan pushkën. Kryetar kanë Dedë Gjon Lulin. Do malësorë prej Hotit e Kelmendit mësynë kaushat e Turkut në fushë të Rapshës, tuj mbytë dy ushtarë, dy tuj i varrue (plagosë). Katër xunë rob, njëzet ranë në dorë e u muerën armët. Ref. (“Hylli i Dritës”, Vjeta VIII. 1932, fq. 576, sipas “Corriere d’Italia” 1911. Il Diario della Insurrezione. Scutari 23 Marzo).

      ““Liri e Shqipërisë” kur bjen lajmin  e parë të kryengritjes të Malësisë së Shkodrës shkruan: Lto fatosa luftojnë me Flamur të kuqme shqiponjën e zezë me dy krena, d.m.th. me bajrakun e Skënderbeut”. (“Leka”. Po aty, fq. 389).

      Më 6 prill Malësorët e Hotit e të Grudës, si dhe do të Kastratit i ranë Deçiqit edhe e shkulën turkun andejna megjithë muhamedanët shkodranë. Në shtizë ku valonte flamuri i turkisë, malësorët naltuene Flamurin Shqyptar për katër orë rresht. At botë malësorët kjenë ngushtue me e  lshue Deçiqin. Në e nesre malësorët i ranë turkut mbi llogore t’Mosketit. Lufta n’giati 36 sahat e  turqit kjenë shtye deri te Rrasa e Fikut e lanë 150 vetë të dekun. Malësorët patën dy të dekun e dy të shitum. (“Leka”, Po aty, fq. 371, 372).

      …Disa pjestarë të Komitetit dalun në breg të Cemit për të vrojtue luftën prej së largu e për tu knaqun me pamjen e parë të ngritjes së Flamurit të uljes së flamurit turk, mjes flakës e tymit të luftës, na rrfejnë se n’at ditë Lekët e Hotit të Grudës e të Kastratit, mbas fjalës së Dedë Gjon Lulit: “Bini sokola he n’Krajli u shkoftë zani”, si të kishin fletë e jo kambë, i çelën rrugë vedit e n’mes t’mauzerrëve e mitrolozave të turkut, as t’ishin badema derdhën mbi nuse e krushqë ditën e dasmës, e jo plumba qi shkëpusin jetën e  shtrijnë bura përdhe, në pak orë u sjellën në maje të Deçiqit dhe zhvilluan n’ajër t’lirë t’malësisë së Mbishkodrës atë rubë të kuqe me shqipe të zezë që tash 450 vjet kishte ndenjë palue e dikund edhe harrue ndër skutat ma të mshehta që Shqipnisë së robnueme. (“Leka”, Nr. 8. 1837. fq. 249).

Flamuri Kombëtar në krahinat e Shkodrës

      Dedë Gjon Luli, drejtues i lëvizjes, kishte dhënë urdhën me ngulë Flamurin e Shqypnis ndër maja t’zaptueme (të çlirueme). Atë ditë më 6 prill 1911 në të cilën u muer maja e Deçiqit u vu flamuri në Bratile, një maje që mbahet veç nëpër një qafë prej majes së Deçiqit e shpesh herë thirret Bratilja e Deçiqit. Thonë se ai që e ngriti qe kushëriri i Dedë Gjon Lulit, Nikë Gjelosh Luli, së bashku me Gjon Ujkë Miculin e Pjetër Zefin, që u lidhën me besë me e çue në vend fjalën e Dedës. Lajmi i ngritjes së këtij flamuri murr dhenë. Çetat e shpërndame e morën vesh këtë lajmë të gëzueshëm e shprazën pushkë në shenjë gëzimi. Kështu difton Lekë Curri i Thethit e Dedë Kiri, të cilët n’atë rast ndodhën në brigjet e Hotit.

      Jam kujdesë me pvetë gojarisht burrat, që janë gjetë tuj luftue në kët kohë në krah të Hotit. Asnji s’e mohon të ngrehunit  Flamurit në Bratilë, ndër të tjera e difton edhe Prelë Keri, Pjetër Zefi e Kolë Tom Luli.” (Donat  Kurti: “Hylli i Dritës”, Nr. 11. 1937, fq. 521).

      Mbas faljes së përgjithshme që Turkia u bani malcorëve të Mbi – Shkodrës, Qeveria Malazeze dha urdhna të rrebta qi të mos gjindej ma asnji kryengritës shqyptar në tokën eMalit të Zi. Dedë Gjon Luli i Hotit vijoi me ndejë ndër male e  nuk kthej ma me i dhanë dorën valisë në truell të vet. (“Leka” fq. 395). Në vitin 1923, ishte krijue nji komitet me emnin “Dedë Gjon Luli” për ti ngritë një përmendore. Kemi nji letër të Avni Rrustemit të cilin e kishin caktue antëar. Ja si i drejtohet Avni Rrustemi prej Rome: “Të ndershëm “Komitet Dedë Gjon Luli”. Gëzohem që u muar inisiativa për t’i ngrehun nji monument Burrit pa frikë e pa njolla të malësive tona, që kështu të jehojë emni i të njohurit në brezat e ardhshëm. Ju faleminderit që më keni zgjedhë pjestar. Avni Rrustemi. (“Ora e Maleve”, Nr. 20, 1923).

      Siq e pamë ma nalt, para 79 vjetësh ishte projektue (menimi) për t’i ngritë monument tribunit të maleve – Dedë Gjon Luli, por as monarku – Ahmet Zogu, as diktatori Enver Hoxha nuk e kryen këtë amanet!

      “Nuk ka bust as ka shtatore ky fatos, kreshnik i Hotit / Por n’çdo shkrep ka përmendore / Pushka, Besa, Ndera e Kombit” (M.B.).

      “Jehonën e Deçiqit do ta përcjellin shekujt, Dedë Gjon Luli, ka fitue pa vdeksinë”. Autori.

Konsiderata dhe opinione nga bashkëkohës

      Dedë Gjon Luli nuk asht shue, jo ideali yt, gjurmët dhe shembulli yt janë dhe do të  vijojnë me qenë ndera e malësorëve tu… Në kujtim tand s’u ngrehën monumenta, s’u pagëzuen rrugë as parqe.

      Jo, por emni yt nuk vdes kurrë, kujtimi yt nuk ka si shuhet.

Gjithçka harrohet më këtë shekull, gjithçka shuhet di vesa përpara Diellit, por kurrë gjaku i derdhun për liri t’Atdheut.

      Dita 6 prill 1911, Deçiqi sa krenar aq vigan, do të vijojë të jetë monumenti i yt, o Plak Fatos. Shkodër, Prill 1944. kapit. Gjelosh Luli. (“Hylli i Dritës”, Nr. 4, 1944, fq. 11 – 12).

      Trimi i Traboinit i ven pushkën Turqisë. Merren postat e vendit. Bedri Pasha çon peshë shkodranët kinse për dinim. Sukat e Mosketit bahen vame lufte. Merret Deçiqi dhe në maje të tij ngrehet për të parën herë Flamuri i Shqipnisë. Ndërkaq Bregu i Matit me Dedë Cokun në krye ban të njajtën gja. Në Rrushkull ndeshen vullnetarët tonë me asqerët e sulltanit. Vriten e plagosen nga të dyja anët. Ndër të plagosun randë Llesh Nikë Daka. Ky u lypë shokëve ta çojnë të desë në Rubik te Pater Pali. Sulltani dërgon rishtas në Shqipëri Turgut Pashën.

      Ky urdhënon ti dorëzohen armët. Malësorët s’i binden urdhnit. Mjerisht ushtarëve (luftarve) tanë tashti u bjen mbas shpinet Et’hem Pasha. Lekët lëshojnë tokë, por jo zemër as trimni. Europa bindet. (P. gj. Fishta).

      Duhet theksuar se kryengritja e fuqishme e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit natyrisht që shënonin akte e fakte të randësishme historike për kombin tonë, të cilat tërhoqën vëmendjen e shteteve e diplomacive të kohës, duke u pasqyruar mirë në shtyp, si të vendit ashtu edhe të huaj, veçanërisht në revistat autoritare: “Leka”, “Hylli i Dritës”, “Liria e Shqipërisë” – (Sofje), “Corriere d’Italia” (Romë), etj., të cilat i kemi citue ma nalt.

      Mjaft intelektualë, gjithnjë të vendit e të huaj, i ndoqën nga afër dhe i publikuan këto akte e ngjarje si Luigj Gurakuqi, Risto Siliqi, Hikë Mosi, Edith Durham, C. libardi, etj.

      Vlenë të theksojmë se Deda u sakrifikue për Atdheun, em shum mashkuj të derë së tij. Rrallë ndonjë familje tjetër e njohur shqiptare i dha Atdheut dhe lirisë së tij kaq martirë dhe luftëtarë sa kjo derë e Dedës. Përveç Dedës, kushëriri i tij, Nish Gjelosh Luli vritet në luftë (1911), bashkë me Gjergjin, djalin e vogël të Dedës (1912), Kola, djali i madh helmohet duke u kthyer nga Italia si i internuar (1918), Luc Nishi, djali i Nishit, vritet në Suka të Mosketit në luftë kundër Malazezëve (1920). Rruga e sakrificave vazhdon për këtë derë. Gjokë Luli, kushëriri tjetër i Dedës, bashkë me Luçin merr pjesë në luftën e Koplikut, plagoset e internohet.

      “Nji kalvar vuajtjesh dhe nji “Olimp” madhështie pë ket “Kështjellë” trimash, që nderojnë rracën Arbënore anë e kand botës” (M.B.).

      Së fundi, 6 prilli 1911,  mbetet dita e parë faktike e ngritjes së Flamurit, dhe “Preludi” i lavdisë së Maleve tona.

      Flamuri që ngriti Dedë Gjon Luli me trimat e tij, u skuq me gjakun fisnik të shtatë fatosave, burim frymëzimi për të gjithë brezat dhe gjeneratat. Deçiqi – Kështjellë e pa mboshtun e Lirisë.

Mark Bregu

Faik Konica… në optikën e kohës…

      Nuk besoj se do të ketë intelektual të mirëfilltë që të mos përkulet me respekt para veprës së njenit nga “kalorësit” ma në za të Letrave Shqipe – Faik Konicës. Për fatin tonë të keq, edhe Konica pësoi të njëjtin fat si korifejt tjerë të letrave shqipe, si Fishta, Koliqi, Zavaloni, Camaj e Pipa. Por vënja e tyne në sirtarët e pluhrosur të harresës nuk e zbehu aspak figurën e tyre por përkundrazi, mbyllja e veprave të tyne në “podrum” i “stazhionoi” ashtu siç stazhionohet vena, madje i ktheu në “shampanjë”.

      Erudicioni i Konicës nuk njeh kufi, ai asht ma i madhi poliglot Shqiptar (njohës dhe përvetësues i 16 gjuhëve të huaja).

      Konica lëvroi me shum sukses pothuaj të gjitha zhanret e letërsisë shqipe, dhe shquhet në shumë fusha, ku spikatë si: Stilist absolut, kritik, përkthyes, studiues, historian, politikan dhe diplomat i shquem. Faik Konica njihet si polemist i rrallë, ku elokuenca e përzier me nji satirë therëse dhe ironi të hollë e bajnë  të triumfojë mbi kundërshtarin në çdo debat. Konica asnjiherë nuk e fshehu qëllimin, as nuk i vuni “maskë” mendimit me lakonizma, ndaj edhe u quajt nga bashkë kohësit: njeri që kundërshton çdo gja dhe që nuk pajtohet me askënd. “Jam  i mendimit se individi me kulturë dhe diapazon të gjanë e ka të pamundun tìia nënshtrojë bindjet nji kolektivi kur ai gjindet nën nivein e tij”. Këtë përvojë të hidhur e kemi provuar gjatë afro një gjysëm shekulli.

      Konica ishte me bindje dhe me kulturë, nji qytetar i denjë i Europës me vizion tepër të kjartë perëndimor dhe asht pikërisht ky fakt që e bante të ndihej i huaj në nji ambient me “portret” Anadollak. Faik Konica vdiq para 62 vjetësh, por edhe sikur të ishte i gjallë me po ato mendësi dhe kulturë ai padyshim do të ishte qytetari numër një me vizion dhe kjartësi Euro – Perëndimore. Në qoftë se, Fishta e Koliqi janë “Korabi” i Gegënisë, padyshim, Konica e Noli janë “Tomorri” i Toskënisë. Gjithsesi katër “yje” që vezullojnë plot shkëlqim në “Qiellin” e kulturës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, të pasuar denjësisht nga Camaj, Pipa, Zavaloni e Kadare.

      Në Tetorin e vitit 1896, Konica botoi në Bruksel të Belgjikës revistën “Albania” në gjuhën amtare shqipe. Një  “Tribunë” rreth së cilës u bashkuan pendat ma të shquara e ma prestigjioze të kohës.

      Ky, pa dyshim ishte “Panteoni” i mendimit intelektual shqiptar, që zgjonte ndërgjegjen nacionale të shqiptarëve mbrendë dhe jashtë Atdheut. Këtu mbroheshin parimet e kulturës dhe të arsimit kombëtar, pikërisht në një kohë kur shkollat shqipe ishin të ndaluara rrebtësisht nga pushtuesit osmanë. Me shum të drejtë dhe kompetencë profesionale Profesor Jup Kastrati, “Albanien” e Konicës e ka quajtur “Tempull” të propagandës kombëtare dhe faktikisht 12 vjet jetë të kësaj reviste nuk mund të quhen ndryshe  veçse dymbëdhjetë vjet aktivitet kombëtar. Një ndër meritat e Konicës është edhe afrimi që ai ju bani dy “kryedialekteve” – Gegë e Toskë, për të shkuar drejt unifikimit të tyre, në një gjuhë të njësuar.

      Kush ka lexuar publicistikën e Konicës, lehtësisht mundë të ketë konstatuar se elementi i dialektit Gegë asht mjaft i pranishëm në çdo vepët të tij, nji fakt mjaft konkret dhe sinjifikativ, që vërteton njohjen e tij të thellë në lamin e gjuhësisë dhe që e dinte mirë se cila pjesë nga dy “kryedialektete” e kishte fjalorin ma të pasur… Këtu mund të gjejmë edhe shkakun pse u “burgosën” veprat e Konicës, Fishtës, Koliqit, Camajt e Pipës nga persekutorët e kategorisë – Kostallari e Bihiku, të cilët në pamundësi të një argumenti shkencor i “sulmuan” Titanët e letrave shqipe me të vetmen “armë” primitive të fantazisë së “realizmit” socialist duke i etiketuar me termin “absurd” – reaksionarë!…

      Siç e theksuam ma nalt, në revistën “Albania” të Konicës, bashkëpunuan pendat ma të fuqishme të kohës, ku shkëlqejnë me praninë e tyre: Naim Frashëri, Atë Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Drenova, Filip Shiroka, Dom Ndoc Nikaj, Aleksandër Xhuvani, Lef Nosi, Nausf Dizdari, Gjon Çoba, Mit’hat Farshëri, Jak Serreçi etj.

      “Nji staf intelektualësh tepër i lakmueshëm në ditët tona” (MB).

      Kjo revistëdhe ky staf (i lidhun me tokën amë si Anteu i lashtë), botoi kangë epike me vërtetësinë historike dhe të gjitha këto kishin të  “mbrendëshkruar” sensin patriotik dhe qëllimin fisnik për t’i treguar botës dhe në veçanti propagandës antikombëtare (të fqinjëve dashakeq) se dhe ne kemi një potencial të fuqishëm vlerash, në kulturë, gjuhë dhe foklor. Krijmtaria letrare e shkruar në faqet e kësaj reviste, mori ngjyra të reja dhe mjaft të larmishme. Ajo pritej me padurim anë e kand Shqipërisë dhe në kolonitë shqiptare. Ajo kishte qendrat e veta të shpërndarjes në: Bruksel, Londër, Laipcig,  Vjenë, Paris, Trieste, Venedik, Stamboll, Athinë, Aleksandri, Odesë, në Gjermani e Holandë. “Rrallë mund të gjindej ndonjë revistë Europiane me një shtrirje kaq të gjerë gjeografike si “Albania” dhe pa dyshim edhe firmat e bsahkëpunëtorëve të saj nuk ishin aspak nën nivelin e revistave më prestigjioze të Europës” (MB). Në qoftë se Konica gjatë veprimtarisë së tij pati shumë kundërshtarë, dhe padyshim mes tyre edhe ndonjë patriot dhe atdhetar të flakët si Luigj Gurakuqi, kjo nuk e cënon aspak personalitetin e njërit apo të tjetrit. Ata padyshim plotësuan njëri – tjetrin sepse të dy kishin të njëjtin qëllim pavarësisht diversitetit të mendimit. Gjithsesi të dy janë dhe mbeten figura të mëdha.

      Në qoftë se do të vërejmë me kujdes (me syrin e studiuesit të zellshëm), do të konstatojmë se: sarkazmat therëse të Konicës janë mjaft të ngjashme me ato të Fishtës dhe të Nolit. Pra, janë tri “fazë” të një “gjeneratori” që kurrë  nuk bajnë “lidhje të shkurtë”.

      “Kjo tregon për shkallën e naltë të kulturës dhe tolerancës e cila pa as ma të voglin dyshim do të ishte tepër e lakmueshme prë qeveritarët, parlamentarët dhe politikanët “primitivë” të ditëve tona”(MB).

      Ishte fatkeqësi që kjo elitë intelektualësh “injorohej” gna një  “armatë” anadollakësh primitivë me mendësi  feudale – mesjetare dhe që e lanë Shqipërinë në kulmin e injorancës dhe të mbrapambetjes, të cilën e vuajmë edh esot, nga pasardhësit e tyer të pa arsyeshëm, të cilët nën “frakun” dhe “papionin” Europian, mbulojnë mentalitetin oriental.

      Është pikërisht kjo fatkeqësi kombëtare që na bën të rreshtohemi në vendin e fundit të Europës!

      Është pikërisht kjo politikë 90 vjeçare (antieuropiane) që na mban të lidhur në pranga si “Prometeun” dhe që faktikisht çdo ditë na largon prej Europës, (në lakmi të stepave)!…

      Ne kërkojmë piedestale për pashallarët dhe anashkalojmë “palcin” dhe “trunin” e kombit!… “Jemi vend i vogël i çudirave të mëdha” (MB). Por edhe në se për këta “korifej” kujtohet “dikush” atë “dikush” se pyet “askush”!… Gjithsesi: “ma mirë nji qiri në errësirë, se sa nji zà në shkretëtirë” (MB).

      Të shkruash për “Tigrin” Konica siç e quan Ismail Kadare do të duheshin vlume, por unë me përpjekjet e një studiuesi dhe publicisti modest u mundova të them dy fjalë për këtë “Gjigand” dhe për t’ia servirë lexuesit ta shohë, në “optikën ekohës”: Faik Konica mund të quhet “baba” i pluralizmit shqiptar. Ai, që fjalën e lirë dhe mendimin e lirë i ngriti në piedestal. “Opsionet dhe postulatet e Konicës për Pluralizmin, duhen shkruar me germa të arta si “sentenca” të pa vdekshme në dyert e Parlamentit Shqiptar”. (MB)

      Ja si do të shprehej Konica: “Për Atdheun, për Kombin, për Shqipërinë; duhet vetëm unitet,b ashkim, pajtim, lidhje”. Në artikullin “ç’është Liria” më dt. 25 prill 1879, ky  intelektual 21 vjeçar (por tepër i formuar), shkruante, tekstualisht: Liria asht të mundësohet njeriu: 1) të besojë q’t’i dojë zemra; 2) të thotë q’t’i dojë zemra; 3) të shkruajë q’i don zemra; 4) të bëjë q’i don zemra, veç jo ata që janë kundër lirisë së një njeriu tjetër. Faik Konica është ndër të parët, (në mos i pari) që lëshon “receta” të tilla, të cilat është tepër e vështirë të gjinden ndër “farmacitë” shqiptare. Ato janë “terapia” dhe “diagnostikimi” ma perfekt për shoqërinë shqiptare dhe që do t’i qëndrojnë shekujve.

      Krahasoni mendjen e ndritur të Konicës 21 vjeçar, par 90 vjetësh me deputetët “boksiera” e “killera” të cilët kanë kthyer Parlamentin Shqiptar në jë “ring” boksit dhe “arenë” gladiatorësh të lashtësisë! Cilindo itelektual dhe atdhetar të ndershëm e pushton dëshira për të parë të përsëritur edhe një herë këtë shekull të ri, burra e mendimtarë si: Konica, Fishta, Gurakuqi, Noli, Koliqi, Camaj e Pipa.

      Ky mesazh duhet për të gjithë ne: Se nuk vjen “Pranvera” –

      …me një Kadare…

Kemi kulme kulturore, por edhe këneta antikulturore

      Zakonisht Shkodrës i glorifikohet e kaluara. Shkrimtarë dhe historianë, kronisët e diplomatë, i njohin Shkodrës ato vlera që e etiketojnë këtë qytet si “djep i kulturës shqiptare”. Që nga Plini dhe Straboni, Barleti e Becikemi, për ta vazhduar më pas me emra të tillë të shquar si Mis Durham, Hekard, Hahn, Lamberc, Shuflai e sa e sa të tjerë i bëjnë Shkodrës një portret dhe anatomi të tillë që nuk ka si të mos na bëjë krenarë, ne bijve të këtij qyteti. Dhe nuk kemi si të mos falenderojmë ata që sot përpiqen të hulumtojnë dhe evidentojnë çka është thënë për mirë dhe ç’ka të mirë ky qytete. E kam fjalën jo veç për veprën e Hamdi Bushatit “Shkodra ndër mote”, por edhe simpoziumet periodike me aq vlerë që organizon Muezu i Shkodrës nën kujdesin e çmuar të Mentor Qukut.

      Por, kam përshtypjen, dhe jo vetëm unë, se në ditët e vështira që jeton qyteti, hymnizimi i së kalurës së lavdishme i ngjan një liturgjie, i ngjan një nekrologjie. Sidomos kur këtë të kaluar tëndritur e trumpetojnë me të madhe politikanët tanë, kur vinë këtu për synime politike dhe elektorale. Sepse sidomos këta 10 – 12 vitet e fundit, janë pikërisht këta politikanë që knaë masakruar Shkodrën, duke e lënë në mëshirë të fatit të zi, krimit, korrupsionit dhe vrafërisë të tejskajshme. Dhe, për ironi, theksoj, vazhdojnë të hymnizojnë të kalurën e Shkodrës, ashtu siç i përmenden vlerat e një njeriu që ka vdekur. Ne ndeshemi sot me një realitet të hidhur, shqetësues. Këtij qyteti të kulturës po i kundërvihet ashpër antikultura. Dhe, dihet se antikultura shkatërron pa mëshirë kolonat e kulturës që vunë brezat për të mbrojtur traditën dhe për ta çuar atë më tej.

      Muzikologët numërojnë mbi 200 këngë për lulet dhe lulishtet e Shkodrës. Ku i ka sot Shkodra lulet dhe lulishtet? U asgjësuan për një dekadë vitesh. U masakrua Miletbahçja që daton 102 vite më parë dhe ishte ndër lulishtet më të bukura të vendit. U asgjësua dhe po vjen fundi parkut Luigj Gurakuqi, ish parku Zog i Parë, ngritur më 1928, dhe inauguruar në prag të Shpalljes së Mbretërisë. Për çudi, ky park, pasi u kafshua nga lokalet dhe kioskat, pasi vetë bashkia dha pëlqimin për ngritjen e një ndërtese për një fondacion, tani së fundi na doli se paska edhe pronar. Tani atje po ndërtohet një godinë e madhe ashtu si në oborrine gjimnazit ku dikur deri para dhjetë vitesh kishte një lulishte dhe një kënd sportiv model për gjithë shkollat e vendit. Ne për fat kemi urbanistë, arkitektë dhe intelektualë të përkushtuar për qytetin që mund të thonë fjalën e tyre, jo për atë që humbi, pra për të kaluarën, nekrologjinë, por për të sotmen dhe të ardhmen, për të ndrequr sadopak te proçedurat dhe për të shpëtuar çka mund të shpëtohet. Dhe për këtë duhet mirëkuptim i përgjithshëm intelektual dhe shtetëror, pra një shqetësim që mirëpritet nga bashkia dhe prefektura për të sensibilizuar opinionin qytetar për këtë problem.

      Shkodra ka qenë gjithnjë arsenal i muzikës dhe i këngës. Këtu lindën opera e parë, vodevili i parë, opereta e parë, festivali i parë i këngës që u transferua pastaj në Tiranë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite si Festival i këngës shqiptare. Po kështu festivali i këngës për fëmijë, po kështu banda  e parë muzikore, orkestra sinfonike e kështu me radhë. Sot s’kemi jo më orkestër sinfonike, por as bandë muzikore. Janë harruar koncertet festive në sheshe, bile edhe këngëtarë të qendrës që shëtisin qytet më qytet duke gjallëruar sheshet, kanë frikë të vijnë në Shkodër. A kemi mundësi të ndreqim diçka nga ajo që humbi dhe qyteti të ndjejë se muzika shkodrane nuk ka vdekur? Për këtë Ne kemi muzikologë të qotë, kemi shoqata si ajo e dashamirëve të këngës shkodrane që mund të flasin dhe të ngrejnë zërin për këto probleme që kanë të bëjnë me kulturën e qytetit. Sepse, po heshtëm vyshken edhe ato që gjallërojnë sot në fushën e muzikës si kori i mirënjohur i vajzave të Zef Çobës që për çudi po shkrihet, edhe pse fama e tij kaloi jo vetëm Shkodrën por edhe tej kufijve shqiptarë.

      Në Shkodër lindi teatri i parë, 1879 dhe  interpretoi e para aktore femër 1920. Aktorët shkodranë themeluan edhe teatrin kombëtar. Teatri “Migjeni” me aktorët e tij dhe pjesët që realizoi me sukses ndër vite fitoi emër të mirë në gjithë vendin si një teatër me sens patetik. Kurse sot mjerisht ky teatër i ngjanë një shurdhmemeci. Ka dhjetë vite që asnjë i ri apo e re shkodrane nuk shkon në shkollën e lartë dramatike dhe kësisoj asnjë aktor i ri nuk e freskon trupën që tanimë ka moshën mesatare 50 vjet. Për të mos përmendur teatrin e estradës që ka aktorë të njohur në shkallë kombëtare dhe ka katër vite që nuk vë në skenë asnjë premierë, përkundrazi, po këta aktorë që marrin rrogën në teatër gjallërojnë ndër trupa e shoqëri private. Për të mos përmendur shumë aktorë të njohur të Shkodrës që sot fitojnë bukën e gojës me punë të rëndomta  jashtë shteti, si Bala, çifti Shllaku, Shala, Garuci, Preka, e sa e sa të tjerë që preferuan Tiranën. A kemi mundësi ta shpëtojmë teatrin nga kjo gjendje? Njerëzit dhe shqetësimi është, bashkia kohët e fundit është e shqetësuar.

      Një qytet, thotë një dijetar ndërton fytyrën e tij duke u mbështetur në bijtë që i dhanë lavdi këtij qyteti. Ne kemi dhjetra buste, lapidare, shtatore e pllaka përkujtimore. Po, në ç’gjendje janë sot ato? Vetëm dy – tre shembuj mjerisht shpalosin antikulturën që po i shëmton këto relike duke zymtuar edhe historinë e qytetit. Monumenti i pesë heronjve është zhgarravitur me parulla politike, i janë zhgulur pllaka dhe gërma të bronxta. Isa Boletini në bronx është rrethuar nga kioska të shëmtuara, bile në piedestal të monumentit ndezin çdo natë zjarr dhe bloza ka mbuluar bronxin. Busti i Migjenit pranë teatrit është kthyer në jnë VC publike ashtu si, mjerisht edhe kabina e aktorit të papërsëritshëm Tano Banushi është bërë nevojtore për aktorët… Rrugët dhe lagjet janë emërtuar me emra ngjarjesh politike kur Shkodra është unike për emërtime njerëzish nismëtarë, Ndocej, Dergut, Tophanë, Rus, Dudas, Parrucë, Serreq ose epitetesh përngjasues, Gjuhadol, Kiras, Çakallet, Zdralej, etj. Kurse sot, asnjë banor i ish rrugës Lek Dukagjini nuk e di se ç’është data 10 shkurt që kanë emërtuar vitet e fundit këtë rrugë. Ngjarjet historike nuk janë në normën e emërtimeve as jashtë shteti, sepse ata pasohen herë pas here nga ngjarje tjera dhe emra tjerë monarkësh apo figurash politike. Vëreni piacën e Shkodrës. Dikur quhej piaca Bismark, pastaj Zog i Parë, më vonë Viktor Emanuel, pastaj Enver Hoxha e sot 13 Dhjetori. Kurse gjithë Shkodra vazhdon ta quajë Fushë Çelë dhe gjithë Shkodra e di se fasadat e ndërtesave të kësaj rruge janë vepër e Kolë Idromenos. Sikur kësaj rruge t’i vihet emri i këtij shkodrani të madh që atëhere, dhe sot e kësaj dite kështu do quhej. A mund të bëjmë diçka edhe në këtë drejtim?

      Shkodra është djepi i sportit por sot nuk kemi as skuadër volejbolli, as noti, as basketbolli për femra, as shahu, as hipizmi, as pingpongu, as… as… as… A mund të përtërihen këta, meqë tradita e hershme dhe  e vonë i njeh të suksesshme…?

      Më së fundi problemi kryesor: Kemi intelektualë, kemi rini të shkolluar por synimi i tyre është përtej detërave dhe në Tiranë. A mund të bëjmë diçka për të penguar sadopak këtë hemoragji të dhimbshme? Sepse nuk themi ndonjë të re nëse sot mendimi intelektual nuk përfillet, se kuadrot në shumicën e rasteve nuk emërohen nga zotësia por nga “merita” tjera.

      Shkodra nuk ka vdekur dhe nuk ka pse t’i këndohet nekrologji sepse njerëzit i ka, të përkushtuar dhe të devotshëm. Mjafton të ndihmohen ata, t’u njihet atyre e drejta për të dhënë mendime për të ardhmen e qytetit. Natyrisht edhe sytë e shtetit deri tani të mjegulluar të kthehen nga këta njerëz. Të kthehen nga Shkodra. Për këtë duhet të diskutojmë, të shqetësohemi? Të ngrejmë zërin. Zëri intelektual i përngjet cirkës së ujit. E proverbi thotë se cirka shpon gurin. Jo më shtetin.

      Si përfundim të ripërtërijmë kulturën që të arratiset antikultura. Një dijetar ka thënë: -Sa më shumë njerëzit të merren me kulturë aq më pak punë do kenë gjykatësit dhe policët.

Fadil Kraja

Shqiptarët problemi pellazgjik dhe etruskët

-Etruskët janë pellazgë, pellazgët janë shqiptarë-

Prof. i filozofisë Spiro N. Konda

      Prof. Aleksandër N. Konda është autor i veprave: “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, edhe Etruskët”. Kjo vepër e ndërmarrë prej tij ka një rëndësi të madhe shkencore edhe kombëtare. Është viti 1959 në të cilin janë njohur në një përmbledhje të shkurtër të këtyre veprave të ndërmarr prej tij prej shumë vjetësh edhe me gjithë moshën e tij të lashtë (afro një shekull) dhe verbërinë e syve të tij këtë vepër do ta mbaronte deri në fund.

      Nga tërësia e këtyre veprave provohen, se shqiptarët janë po të asaj origjine që janë edhe popujt e tjerë europianë d.m.th. të racës Labetike me përjashtim të Ungarëve, turqve dhe Gaskonëve të Spanjës, dhe në anë tjetër se këta, (shqiptarët) janë pasardhësit e Pellazgëve të cilët kështu provohet se janë stërgjyshërit e shqiptarëve.

      Gjithashtu provohet se Pellazgët kanë ekzistuar dhe jetuar në Greqi edhe në vendet më të shumta të botës së atëhershme para ardhjes së grekëve në Greqinë e sotme. Si rrjedhim rezulton se qytetërimi i sotëm europian i cili konsiderohet prej dijetarëve si pjellja e qytetërimit Elenik (Grek), në fakt është rrjedhja e qytetërimit Pellazgjik (shqiptar), nga pellazgët grekët morën edhe tradhëguan qytetërimin e tyre. Gjithashtu nga studimi i këtyre veprave (Libri i parë i vëllimit të tretë të veprës “Shqipëtarët dhe problemi Pellazgjik” ashtu edhe të veprës të veçantë me titull Etruskët dedukohet se KU edhe për cilin shkak “Shqiptarët e humbën emrin e tyre kombëtar të “Pellazgut” edhe u quajtën “Albani” . (Kjo gjë ka ngjarë në qytetin “Alba” të Italisë).

1-Volumi i parë. Në këtë citohen në fillim opinionet, mendimet e ndryshme të savantëve filologë, historianë, arekologë, etnologë edh egllosologët (studiues të gjuhëve të vjetra) europjanë – Profesorë Universitetesh për shqiptarët (që arrinë në 24), asgjë nuk bazohet në prova dhe në dokumenta të saktë, por prezumim (hamendje) dhe në mendime individuale.

      Më pas krahasohet gjuha shqipe me gjuhën Sanskrite (indiane të vjetër) me greqishten e vjetër, me latinishten, me gjermanishten dhe me anglishten edhe demonstrohet se gjuha shqipe është bijë e vërtetë e gjuhës Lapetike (indoeuropiane ose indogjermane ose Ardiane) edhe gjendet se shqiptarët janë të një race me Persianët, Armenët etj. Veç kësaj provohet në bazë të fjalëve që krahasohen edhe shkalla e qytetërimit që kishin stërgjyshërit e shqiptarëve, kur nga India atdheu i tyre. Më në fund përmenden shtatë fjalë për të cilat shkrimtarët helenë thonë shprehimisht se janë fjalë Pellazgjike. Edhe këto fjalë shpjegohen me anën e gjuhës shqipe. Nga këto provohet se pellazgët janë stërgjyshërit e shqiptarëve.

      Shkrimtarët në të cilët i referohet janë:

      Omeri, Esiodi, Pindaeri, Sofokliu, Vakshilidhi, Antologla Lyric, Lipsia, viti MDCCCXC, Stroboni, Herodoti, Tuqidhidhi, Ariani, Makrebi, Pausania, Isihi, Aleksandrini, Panajot Kupitori, enciklopedia e madhe greko – athine, Virgjili te “Enejda”; De Charmes (Mitologjia greke, botim i parë, Platoni, Aristoteli, Dr. Eqrem Çabej etj.

      2-Volumi i dytë. (Copa e parë: faqe: 68 – 87)

      Në Greqinë e re ekzistojnë shumë fjalë shqipe, emra vendesh, qytetesh, lumenjsh (toponime) të cilët përmenden në gjeografitë greke si p.sh. “Guri i kuqi”, “mali”, “Maleza”, “mali i zonjës”, “pulleza”, “dardhëza”, etj. Lexuesi shqiptar duke kënduar këto emra formon mendimin se brenda në Greqi kanë qenë ose janë shqiptarë. Ky fenomen në Greqishte konstatohet edh enë Greqinë e vjetër d.m.th. gjenden emra vendesh etj, të cilët shpjegohen vetëm e vetëm me anën e gjuhës shqipe, fakt ky që provon para se të vinin grekët në Greqinë e vjetër aty banonin shqiptarët e vjetër.

      3-Volumi i dytë. (Copa e dytë dhe vazhdimi i saj? Faqe: 80 – 173)

      Në këtë copë radhiten 35 emra vendesh, shkëmbinjsh, malesh, ishujsh, fushash, lumejsh, kështjellash, qytetesh, burrash e grash të cilët kanë si bazë fjalën shqipe “Gur” dhe “gurtë” të cilat gjenen në Greqi (Spartë, Arkadhi, Beoti, Korinth, Tinog, Kretë, Thesali, Etoli, Poros, Hios, Itali; (Tirini, Etruri), Azi e vogël (Misia), Maqedoni, Tesproti, (Çamëri), Indi dhe Afganistan. Në këto vende banonin pellazgët d.m.th. shqiptarët e vjetër. Po në këtë copë tregohen edhe vendet ku kishin formuar mbretëritë e tyre, Pellazgët. Këto vende janë Azia e Vogël, Peonia, Kreta e Thesprotia (Çamëria) edhe Arkadhia.

      Shkrimtarët në të cilët referohen janë:

      Omeri, Esiodi, Herodoti, Pausonia, Straboni, Tuqidhidhi, Panajot Kupitori, Kostantin Paparigopuli, historian, G. P. Anagnostopuli, profesor i universitetit linguistik, a. Arvanitopoli, profesor universiteti i arkeologjisë Sokrat Fushës, prof. Universiteti i historisë antike P. Romeo, inspektor i antikiteteve, diksionar Grek, Skarlat Bizantin, Diksioner Enciklopedik, Elefterudhaqi, Anale Epirotike volumi 10 etj. Plutarku, Aristofani, Dionisi,Alikarmasi, Virgjil Diksioner Latin etj.

      4-Volumi i dytë (Copa e tretë. faqe: 174 – 220)

      Në këtë copë radhiten 30 emra vendesh, malesh, copash (promontoris) kepe malesh, qytetesh, katundesh, lumenjsh, kombesh, racash, nusesh, burrash dhe grash, që kanë bazë fjalët shqipe “Mal2; “Mali” dhe “Male” të cilat gjenden në Greqi (Llakoni, Arkadhi, Feqidhe, Tenadhus, Lezbas, Kretë, Thesali; Itali (Etruri Tirini, Siqili), Azia e Vogël dhe Indi. Në këto banonin Pellazgët, d.m.th. shqiptarët e vjetër të cilët kishin formuar mbretëritë e tyre në Etruri (Tirini) të Italisë, në Korinth (epidhavre) në argos në Thesproti – Çamëri dhe në arkadhi.

      Shkrimtarët për të cilë referohet janë:

      Omeri, Esiodi, Pndari, Eskili, Sofokliu, Herodoti, Efori, Tuqidhidhi, Asios, Straboni, Pausani, Menekrati, Spiridhjon P. Llambru, historian prof. Universiteti, Antologjia Lyrica; De Charme (Mytologjia greke) Enciklopedia e Madhe grekeDiksioner Enciklopedik, Eleftheudhaqi.

      5-Volumi i Dytë. (Copa e katërt) Faqe: 221 – 256.

      Në këtë copë radhiten 20 emra vendesh, qytetesh, pyjesh, malesh, copash (Promontoria), burrash dhe grash të cilat kanë si bazë fjalët shqipe “Pul”, (Pyll) dhe “Pule” (Pylle), vende që ndodhen në Greqi (Thesali, Ili, Trifili, LezbesMegara, Astipales dhe Etoli), në Iliri (Pillon në kufi të Ilirisë me Maqedoninë. Edh enë këto vende banonin Pellazgët d.m.th. shqiptarët të cilët kishin formuar dhe Mbretëritë e tyre në Azinë e Vogël dhe në Megara.

      Shkrimtarët në të cilët referohet janë:

Omeri, Esiodi, Efori, Herodoti, Straboni, Pausania, Titus, Tivius, Spiridhon P. Llambru, historian Prf. Universiteti Antologjia Lyrica, Diksionar emrash të përveçëm, De Charmes, Enciklopedia e madhe greke, I? Saris Profesor i gjeografisë, Hartë gjeografike etj.

      Me gjithë lëndën që është trajtuar deri më sot në këtë vepër deduktohet se Shqiptarët e vjetër banonin në vende që përmenden dhe citohen me hollësi në pjesë e mësipëme të shkruara deri tani të veprës: Shqiptarët dhe problemi Pellazgjik shumë më parë se nga shekulli XV. Para epokës së re.

      6-Volumi i dytë. (Copa e pestë).

      Në këtë copë radhiten 24 emra vendesh, ishujsh, qytetesh, copash formuar prej: shuri (zhuri), shkëmbejsh, deti, sipërfaqesh tokash – shuri; në bregdetin e Afrikës, lumenjsh, kështjellash, shkretëtirash me plot shur, që ndodhen në viset e Egjiptit ( ku vajtën izraelitët në kohën e daljes së tyre nga Egjipti eveniment që ka ndodhur në vitin 1530 para Kr. të cilët kanë si bazë të tyre fjalët shqipe “Shur” “Shuri” dhe “Shur”. Këto vende gjenden në Greqi (Sires, Siri, Nisires), në  Thraki, në Azinë  eVogël (Siria e Sipërme e Poshtme, e Mesme). Në Siçili (Sirakuzë, në Afrikë (Sirtia e Madhe, e Vogël, vende këto plot me shur midis Tunizisë e Tripolit) edhe zhur shkretërirë ku banuan izraelitët 40 vjet pas ikjes së tyre nga Egjipti. Në të gjitha këto vende provohet se banonin “Pellazgët” d.m.th. “Shqiptarët e Vjetër”.

      7-Volumi i dytë (Copa e gjashtë)

      Në këto përmenden fjalë që kanë qi bazë fjalën AS-sur (Pjesa e dytë e kësaj fjale d.m.th. është fjalë shqipe. Në këtë copë provohet se Assyria (“Assuri”) është fjalë shqipe. Në kufinë e saj, kishte qenë një qytet me emrin “Lorisa”, të cilën e përshkruan hollësisht, Ksenofoni, nën “Ekspedita Cyri”. Diodori Siqeloiti (Diodorus Siculus) thotë se në kohën e luftës së Trojës mbreti i Assyris ishte i quajtur Teuta-us. Ky emër është Pellazgjik. Këto katër fjalë (Assuria, As-sur, Larisa dhe Teutamus) provojnë se shteti Assirian në fillim ishte shtet Pellazgjik të cilin më vonë e pushtuan dhe e sunduan popujt tjerë të lindjes.

      8-Volumi i Dytë (Copa e shtatë)

      Kjo pëmbledh ishujt e mesdheut si p.sh. Kretën Qipron, Cikladet, Spradet etj., emrat e të cilëve do të shënohen në mënyrë taksative dhe në kaptina të veçanta të kësaj cope. Studimi që bëhet edhe në këtë copë nxjerr se ekstrat final, pse në këto ishuj kanë banuar Pellazgët, d.m.th. shqiptarët e vjetër.

      9-Volumi i dytë (Copa e tetë)

      Studimi në këtë copë merret me “Mycenen” ku provohet se Pellazgët kishin formuar mbretrinë e tyre para shekullit 15 të Epokës së re.

      10-Volumi i dytë (Copa e nëntë)

      Në këtë studim merret me Perënditë dhe Perëndeshat origjina e të cilave gjindet edhe shpjegohet me anë të gjuhës shqipe. Emrat e ktyre demonstrojnës se i muarën Athinasit nga Pellazgët,d.m.th. nga shqiptarët prej historisë (Herodoti). Gënjeshtarët e priftërinjëve egjyptianë. Kontrolli (kritikë) nga autori mbi Herodotin.

      11-Volumi i Dytë (Copa e dhjetë)

      Në ktë provohet me dokumenta solid se qyteti i vjetër i Athinës ka qenë Pellazgjik. Kjo gjindet me anën e rrugës etimologjike edhe vërtretohet prej Herodotit.

      12-Volumi i Dytë (Volumi e Njëmbëdhjetë)

      Në këtë copë studiohet “Epiri” i cili përfshinë Haoninë, Thesprotinë (Çamërinë), Kasopinë ehd eMollosinë provinca që përbëhet prej 14 kombesh dhe ku më shumë dokumenta të pakontestuar provuan se “Epiri” ka ruajtur kombësinë e tij Pellazgjik d.m.th. shqiptar.

      13-Volumi i Dytë (Copa e trembëdhjetë)

      Në përfundim të studimit që bëhet në këtë copë deduktohet se Pellgu “Ion” është fjalë “Shqipe”.

      Përmbledhja e shkrutër e këtyre veprave përfshinë edhe Volumin e Tretë e të Katërt.

      14-Volumi i Tretë (Copa e Parë)

      Në këtë copë studiuesi provon në mënyrë retrospektive se”Shqiptarët” ekzistencën si Komb, që nga shekulli i parë pas epokës së re dhe deri në shekullin XIII para epokës së re. studimi në këtë copë ndjek këtë mënyrë (retrospektivë), për t’ju përgjigjur historianit gjerman; Falmerayer, i cili ka thënë se “Shqiptarët ekzistojnë si komb, vetëm që nga shekulli i II pas epokës së re. Kurse shqiptarët (do të provohet në këtë copë), do të gjejmë se ekzistojnë që nga shekulli i I pas epokës së re edhe gjer në shekullin XIII, para epokës së re, në Itali. Përmendim këtu disa detaje të ekzistencës së tyre gjatë periudhës kronike të lartpërmendur.

  1. a)Në shekullin I pas epokës së re. prov: Dëshmiat linguistike.
  2. b)Në shekullin I para epokës së re në mënyrë specifike në vitin: 45, para epokës së re. provo: Kalendari Iulian.
  3. c)Në shekullin IV para epokës së re, Provo: Mbishkrimi i Dodonës (Guras). Analet Epirotike.

ç)   Në shekullin V para epokës së re, nën emrin “Tusci”, “Tirreni” edhe “Gegani”. Probo: Ovidiusi edhe Titus Livius.

  1. d)Në shekullin VII para epokës së re përmenden shqiptarët me emrin: “Gegani”. Provo: Dhionis Alikarnasi edhe Titus Livius.
  2. e)Në shekullin VII e VIII para epokës së re, i takojmë Shqiptarët me emrin “Gegani” ehd e”Tusci”. Provo: Plutarku, Jeta e Numajt edhe Titus Livius.
  3. f)Në shekullin XIII para epokës së re shqiptarët përmenden me emrin “Tusci” kur pas zaptimit të Troadës edhe katastrofës së saj prej grekëve heroj i saj Enea iku së andejmi se së bashku me familjen e tij dhe erdhi në Itali, ku u vendos. Këtë gjë e dëshmon poeti i madh latin: Virgjili në veprën e tij: “Aeneis” (Eneida). Në këtë vepër shpesh herë bëhet fjalë për Shqiptarët nën emrin: “Tusci”. Këtu d.m.th. në Itali, Akanius i biri i Eneas ndërtoi një qytet i cili i u quajt Alba – Longa. “Banori i këtij qyteti u quajt Albanos”, pikërisht ky emër: “Albanus”, megjithëqë në fillim, kishte kuptim edhe e cilësonte banorin e qytetit: “Alba – Longa”, porse më vonë, edhe me kalimin e kohës u bë edhe e cilson emrin kombëtar të Shqiptarëve të sotëm. Në këtë mënyrë, u mënjanua dhe u zhduk krejtësisht; kuptimi i parë “fillestar” i fjalës “Albanus” i cili sikundër u përmend më parë nënkuptonte banorin e qytetit “Alba – Longa”. (Roma, qytete: Pellazgjik. Provo: Linguistika, Plutarku edhe Dhionis, Alikarnasi).

Në ç’mënyrë edhe përse ngjau një gjë e tillë, kjo do të tregohet edhe do të provohet gjatë studimit të kësaj vepre.

Observacion:

      Mësuam se emrat “Geg” edhe “Toskë” janë emra tepër të vjetër kombëtar të shqiptarëve. Prandaj këto meritojnë të respektohen dhe të ruhen nga ana e gjithë shqiptarëve si sytë e ballit.

15-Volumi i tretë (Copa e dytë).

Në këtë copë bëhet fjalë për “Gjigandët” e Homerit, të cilët në “Alba – Longa” (Itali) quheshin: “Gegani”. “Me dy fjalë, në këtë copë, studimi provon se “Gjigandët” e Homerit edhe “Geganët” e “Alba – Longës” janë po ato me “Geganët” e sotëm.

16-Volumi i Tretë (Copa e tretë).

Studimi dokumenton se “Shqiptarët”, nën emrin “Tirrenas” dhe “Tirsanas” ekzistonin në Itali para epokës së re ku kishin formuar edhe Mbretërinë e tyre. (Porsinas).

17-Volumi i Tretë (Copa e katërt).

Gjatë dhe në përfundim të këtij studimi, që bëhet në këtë copë provohet se “Dardanët” të cilët banonin në Greqi në Azinë e Vogël dhe në Itali, ishin “Shqiptarë dhe kishin formuar Mbretëritë e tyre p.sh. familja mbretërore e “Troadës”, ishte dardane. Këtë gjë na e dëshmon edhe na e konfirmon: Homeri.

18-Volumi i Katërt (Copa e parë).

Në këtë copë trajtohet origjina primitive dhe kuptimi i fjalës: “Pellazgë” dhe duken rezultatet që rrjedhon nga kjo gjë.

19-Volumi i Katërt (Copa e dytë).

Kjo copër përmbledh studimin e origjinës primitive edhe spjegimin e 25 fjalëve, të cilat kanë koneksitet (lidhje të ngushtë me fjalën “Pellazg”.

20-Volumi i Katërt (Copa e tretë).

Në këtë studim merret me studimin dhe me spjegimin e fjalëve 1- Velestin, 2- Palestinë, 3- Filistin, 4- Piristin, 5- Pulashta, mbi Piramidat e Egjiptit.

21- Volumi i Katërt (Copa e katërt).

Në këtë studim ka si temë jetën private famljare dhe shoqërore të “Pellazgëve” ashtu edhe për fenë e tyre. (Mysteret e Elfesinës).

22- Volumi i Katërt (Copa e pestë).

Në këtë studim provon se qytetërimi: Egjean (Çikladhik), Minoik, Micenaik dhe Tirrinik janë qytetërimi: “Pellazgjik”.

23- Volumi i Katërt (Copa e gjashtë).

Në këtë studim provon se Ku dhe Kur dhe Pse, “Shqiptarët” u quajtën “Albani”, kurse emri i tyre kombëtar ishte “Pellazgë”.

24- Volumi i Katërt (Copa e shtatë).

Në këtë copë bëhet fjalë me anën e një studimi partikular (të posaçëm) përse Shqiptarët u quejtën: “Albani”. Gjithashtu në këtë studim merret me origjinën e fjalës “Shqiptar”.

Epilogu:

      Në prologun e veprës është thënë se midis cilësive që duhet të ketë një komb për t’u konsideruar i lumtur është edhe kjo: që ai kombë të ketë Stërgjyshër me Origjinë të Vjetër Prohistorike edhe të Famshme për vepra të mëdha. Pra që nga Volumi i Parë i kësaj vepre edhe deri në fund të saj, u kërkua dhe u gjet, se Origjina e shqiptarve është prohistorike ashtu edhe Emri i tyre Kombëtar i Vjetër, është “Pellazgjike”, gjithashtu u provua se “shqiptarët” kanë pasur stërgjyshër të tyre të famshëm (Edhe është e trishtueshme se pak infromata mundemi të shkruajmë për një popull tepër të Famshëm, të cilët në kohërat e lashta e gjejmë të Përhapur, jo vetëm në të gjithë Greqinë, por edhe në Azinë e Vogël edhe në Tiali  thotë për “Pellazgët” historiani dhe profesori i Universitetiti të Athinës Spiridhon P. Llambru. Shif këtë citat etj: që inserohet (hyn) në  faqen 148 të veprës “Shqiptarët edhe Problemi Pellazgjik”.

      Pra shqiptarët, kanë privilegjin e Noblesës, nga shkaku që kanë qenë populli Prohistorik edhe sepse kanë pasur Stërgjyshër të tyre të famshëm. Gjithashtu u provuan edhe u caktuan edhe vendet ku banonin ata, ashtu edhe mbretëria e tyre që kishin formuar.

      Të këtij, pra populli të famshëm, d.m.th. të “Pellazgëve” janë pasardhës Ilirianët edhe Epirotët e sotëm.

Paulin Kamsi

Spiro N. Konda

Profesor i Filologjisë

Korçë

“Etruskët”

(Përmbledhje e veprës)

Parathënie

      Profesori i Universitetit të Romës M. Pallottino, vitet e fundit botoi një studim bërë prej tij me titull: “Qtyetërimi Etrusk”. Autori parashtron tre teori në lidhje me orijginën e Etruskëve.

1-                Sipas teorisë së parë Etruskët kanë ardhur nga Lindja.

2-                Sipas teorisë së dytë (Shkolla e Niebuhrit dhe Mullerit) Etruskët kanë ardhur nga Veriu.

3-                Sipas teorisë së tretë Etruskët janë autoktonë. (Kjo teori bazohet në opinionin e Dhionis Alikarnasit edhe konsiderohet sot, si teoria më e re)

Por mbasi çështja e Etruskëve nuk konsiston në pikën” se nga kanë ardhur Etruskët por në pikën se cila është origjina primitive e Etruskëve, prandaj ky problem nuk mundet të quhet se u zgjidh me anën e tre teorive të lartpërmendura. Për sa i përket teorisë së tretë bazuar në opinionin e Dhionis Alikarnasit kjo teori nu kmund të qëndrojë aspak sepse sot asnjë nuk mund të besojë se njeriu lind nga vetë Toka (Dheu).

Kaptina e parë

      Në fillim demostrohet se fjala Etruscuc edhe Etrusci janë baras me fjalët Etrurius Tuscus edhe Etruri Tusci, që do të thotë Tosk edhe Toskë , të cilët banonin në Etruri të Italisë. Pasaj provohet se Etruskët edhe Tuskët (Toskët janë fjalë sinonime, d.m.th. të një kuptimi (Albius Tibullus, Valerius Maximus, Titus Livius).

      Për të gjetur në cilën degë gjuhësore të njerëzimit përfshihen “Etruskët”, lind nevoja të krahasohet gjuha e Etruskëve me tre Grupet e gjuhëve në të cilat është ndarë prej  glosollogëve edh etnologëve. Njerëzimi. Mirëpo; gjuhë Etruske në të folur nuk egziston, kurse me shkrim egzistojnë afro tetëmijë (8000) mbishkrime në Itali të cilat kanë mbetur të pashpjegueshme gjer më sot. Kështu që problemi i origjinës primitive të Etruskëve ka mbetur gjerë tani i pazgjidhur.

      Më pas citohen opinionet e savantëve të sotëm mbi “Etruskët”. Sipas savantëve “Gjuha Etruske edhe populli që fliste atë pëbëjnë ende gjer më sot një nga enigmat më të mëdha të Linguistikës edhe të Etnologjisë.

      Deri në këtë pikë qëndruan kërkimet e savantëve (Të diturit) të arsyeshëm në lidhje me “Etruskët”.

      Pas një studimi dhe kërkimi të imtë bërë prej Spiro N. Konda gjatë një kohe jo të vogël u jgetën tri rrugë që ndriçuan me siguri në zgjidhjen e këtij problemi.

      Rruga e parë

Shkrimtari Ellankus Lesbiusi thotë se “Pellazgët” kur u vendosën në Itali u quajtën “Turrenas”. Edhe shkrimtari Dhionis Alikarnasi htosë se kur “Turrenasit” (në fakt pasardhësit e tyre, stërnipërit e tyre) u vendosën ën Itali u quajtën “Etruskë”. Sot pra pas kalimi të dhjetra shekujsh, qysh aëtherë kërkohet “Origjina primitive e Etruskëve”.

Problem

Me gjetë origjinën primitive të Etruskëve

Ay që kërkon “Origjinën primitive të Etruskëve” është nevoja të kërkojë Origjinën primitive të Pellazgëve. D.m.th. se Origjina primitive e Etruskëve është po ajo me Origjinën primitive të Pellazgëve.

Zgjidhja edhe përgjigje

Fromula e mendimit

Etruskët janë Turrenas

Turrenasit janë Pellazgë

Pra

Etruskët janë Pellazgë

      Kjo është një zgjidhje e pjesëshme e problemit, sepse që të zgjidhet i gjithë problemi d.m.th., që të gjendet Origjina Primitive e Etruskëve është nevoja të gjendet Origjina primitive e Pellazgëve

Rruga e dytë:

Virgjili, Ovidi, Plutarku edhe Stroboni thonë se Etruskët ose Truskët janë Turrenas d.m.th. janë të një rrace.

Rruga e tretë

Në anën tjetër lingiustike provon se: Turrenasit janë Pellazgë. Këtë gjë e  konfirmojnë edhe Herodoti, Sofokliu, Tuqidhidhi, Plutarku edhe Ellanikusi – Lesbiussi.

Problema

Me gjetë origjinën primitive të Etruskëve.

Zgjidhje edhe përgjigje.

Formula e mendimit

Etruskët janë Turrenas

Turrenasti janë Pellazgë

Pra

Etruskët janë Pellazgë

      Por edhe kjo zgjidhje problemi është e pjesëshme (sikurse edhe zgjidhja e parë). Që të zgjidhet pra i tërë problemi d.m.th. që të gjendet se në cilin grup nga tre grupet e mëdha gjuhësore përfshihen Etruskët është nevoja të gjejmë Origjinën primitive të Pellazgëve. Kështu pra ndodhemi prpara Problemit Pellazgjik.

      Pellazgët janë stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm.

1-                   Mbi (200) Dyqind fjalë që përmenden prej Homerit edhe shkrimtarëve të tjerë të vjetër Elenë (Grekë), zbërthimi (analiza) edhe shpjegimi i të cilëve bëhet me anën e gjuhës shqipe.

2-                   Formimi i njëllojtë i emrave  kombëtarë të Pellazgëve edhe të shqiptarëve të sotëm.

3-                   Fjalët “Geg “ dhe “Tosk” që egzistojnë qysh nga kohërat më të lashta dhe gjer më sot edhe emra këto me të cilët ndahen shqiptarët.

4-                   Zbërthimi (analiza) edhe shpjegimi me anën e gjuhës shqipe të fjalës : Pellazgë edhe të shumë fjalëve të tjera sinonime.

Pra pjesa e pazgjidhur e problemit për sa u th më parë shtrohet kështu:

Problem

Me gjetë “Origjinën Primitive të Etruskëve”

Zgjidhje dhe përgjigje:

Formulë e mendimit

Pellazgët janë Shqiptarë

Etruskët janë Pellazgë

Pra

Etruskët janë Shqiptarë

Dhe i gjithë problemi shtrohet dhe zgjidhet kështu:

Zgjidhje

Formula e mendimit

Etruskët janë Turrena

Tyrrenasit janë Pellazgë

Pellazgët janë Shqiptarë

Pra

Etruskët janë Shqiptarë

Etruskët pra, pasi u provua se janë shqiptarë, përfshihen në racë Ipetike. D.m.th. “Origjina Primitive e Etruskëve” është Lapetike (Pasi është Provuar më parë se “Origjina Primitive e Shqiptarëve” ëshët Lapetike – shif volumin e parë të Veprës sonë, me titull “Shqiptarët dhe problemi Pellazgjik”

Kaptina e Dytë

Përmban veprimtarinë e “Etruskëve” (Turrenasve) në Greqi, në Siqili, në Itali edhe në Egjipt këtë gjë e dëshmojnë: 1- Ymni Omerik ndaj Perëndisë Dionisus; 2- Esiodi; 3- Pindari, 4- Diodorsi Çelioti, 5- Victor Berard. Në këtë Kaptinë citohen gjithashtu edhe një invazion bërë në Egjipt prej shokëve gjoja të mbretit të Itakës Odiseut, e kohën kur ai po kthehej nga Troja prë në atdheun e vet.

Katpina e Tretë

      Përmban emra vendesh (toponime) në Itali edhe gjetkë që zbërthehen (analizohen) edhe shpjegohen me anën e gjuhës shqipe. Vende dhe qytete Pellazgjike në Itali e gjetkë. Të tilla janë: 1- Kampania, vend në Itali, 2- Kuma qytet në Opikë ose në Kampania të Italisë, 3- Kuma, qytet në Eoli (Azia e Vogël), 4- Kuma, qytete në Ebe (Greqi), 5- Cossas, ose Cossa, qytet në Tirreno të Italisë, 6- Roma, qytete Pellazgjik, 7- Alba, qytet në Itali, nëdrtuar prej Eneas – Heroit të Toradës – në të cilin qytet (Alba), Pellazgët e humën emrin etyre Kombëtar të Pellazgut dhe i quajtë Albani, 8- Hadria, emri i gjirit të Adriatikut si edhe emër qyteti, edhe Hadrianus, emër i përveçëm, 9- Alba – Longa, qytet në Itali, ndërtuar prej Askanius-it të birit të Eneas. M në fund përmenden edhe mbretër Pellazgë, që kanë sunduar në Itali dhe gjë kjo që rezultaon nga përmbajtja ekëaj vepre. Këta mbretër janë: 1- Mezentius; 2-Porsina, 3- Maleus-i e 4- Tarqiniusi.

Epilogu

      Në këtë thuhet se qëllimi i kësaj vepre (“Etruskët” që është “Gjetja e origjinës primtive të Etruskëve” u arrit.

Paulin Kamsi

Të panjohurat e jetës së Lekë Dukagjinit

Kur vdiq Leka ra qëndresa

      Pas vdekjes së kryetrimit shqiptar Gjergj Kastrioti, të vetmit kapedan që përmenden janë Gjin Muzhaqi i Gjeneollogjisë edhe Lekë Dukagjini të cilët nuk pushuan që luftuari, sidomos Lekë Dukagjini edhe për një dekadë u bë promotor i kësaj qëndrese sa të guximshme aq edhe dëshpëruese e cila diftoj qartë se shpirti i qëndresës shqiptare nuk kishte vdekur akoma, diftoj se Shqipërisë nuk i mungonin trimat, por i mungonte një burrë shteti si Skënderbeu. Epo burrat si Skënderbeu nuk lindin asnjëherë në 100 vjet dhe akoma që nga ajo kohë e gjer më sot në horizontin shqiptar nuk duket një fenomen i tillë. Gjithsesi duhet pranuar se pas Skënderbeut vetëm Leka mundi të dublonte për një farë periudhe figurën e karezmën e Skënderbeut duke ecur në gjurmët e tij, me sakrifica deri në vetëmohim. Dy herë në vit në kohën e korrjeve dhe të vjelave vinin ushtritë turke përpara fortesavetë Leshit, Krujës dhe Shkodrës fortesa që mbroheshin nga garnizone Venete Shqiptare, turqit nëpërmjet plaçkitjeve e djegieve e masakrave kërkonin të detyronin forcat shqiptare të kapitullonin. Në pranverë 1477 Kurt Beu me 8000 forca rrethoi Krujën të cilën nuk e sulmoi më se e dinte se nuk merrej me forcë por donte ta mbante të bllokuar deri sa të detyroheshin mbrojtësit të dorëzoheshin. Ndërkohë një ushtri Venete shqiptare e drejtuar nga Francesko Contari dhe Lekë Dukagjini e goditën dhe e dërmuan keqas Kurt Beun në Fushën e Tiranës së vogël dhe mund ta kishin shtypur plotësisht sikur ushtarët të mos mereshin me plaçkën e luftës e të vepronin të shkujdesur çka i dha mundësi turqve të kundërpërgjigjeshin e të hakmerren shumë mizorisht duke kaluar nga disfata në fitore. Në qoftë se Leka s’pushoi së luftuari pas vdekjes së Kastriotit u pushua së shkruari prandaj kemi një terr të plotë informativ dhe vetëm për rrethimin e Krujës dhe të Shkodrës jemi të mirëinformuar nga Barleti ynë. Gjatë verës sëvitit 1479 ranë njëra pas tjetrës forteat e Leshit, Drishtit dhe Zhabjakut në mbrojtjen e të cilave luftoi me trimëri edhe Lekë Dukagjini. Ndërsa më 25 janar 14790 pas një rrethimi 15 muajsh dhe një mbrojtje heroike ra edhe Shkodra, gjithë popullsia që i shpëtoi masakrimit me përkrahjen e Venedikut u shpërngul në këtë Republikë e cila një ditë para se të vinte Shkodra kishte bërë paqe e Turqinë dhe i dorëzoi të gjithë Shqipërinë përveç Durrësit. Kur pushoi Leka së luftuari emri i tij nuk lakohet i gjallë në asnjë kronikë as gojëdhënë historike. Vdekja e Lekës është e mbështjellë në mënyrë misterioze nga re të zeza shtëllungore që mbuluan qiellin e Shqipërisë për shekuj me radhë, dhe ndoshta vdekja e Lekës është e lidhur me rënien e fortesës së Zhabjakut ose ka më të ngjarë të ketë ndodhur pas rënjes së Drishtit pasi këtu përmendet për herë të fundit në histori, ndërsa Barleti kur flet për rrethimin e Shkodrës nuk na jep asnjë të dhënë për Lekën çka na len të aludojmë se nuk jetonte më. Nga ana tjetër po tu referohemi gojëdhënave shumë të vjetra të transmetuar deri më sot thuhet se Leka u zhduk pas rënjes së Drishtit prë të mos u pa me aq sa nuk dihet as se ku u varros as se ku e ka varrin. Kurrkun varr Leka nuk ka/ rron me burrat në dava/ rron me shqipet për hava. Këto vargje janë një ilustrim i asaj që fleta e historisë për këtë periudhë është e bardhë. Kjo difton akoma se pushtimi otoman i Shqipërisë është tragjedia më e rëndë historike e shqiptarëve, raprezaljet, barbarizmat, hakmarrja dhe egërsia aziatike e turqve nu kkanë të përshkruar. Shumë i rëndë ishte shpagimi që pësuan shqiptarët për turpin që u kishte shkaktuar Skënderbeu Sulltanëve më të dëgjuar të Anadollit, Muratit të dytë e Mehmetit tëdytë, emri i Gjergj Kastriotit i irritonte dhe ua shtonte oreksin pë mizori kanibaleske antinjerëzore, pasi për turqit osman Skënderbeu ishte “tradhëtari” dhe armiku më i madh i perandorisë e i sulltanëve perandor që sundonin sipas tyre me bekimin e allahut.

      Pushtimi osman ishte një tragjedi e tmerrshme por braktisja e shqiptarëve më vonë e rrugës së Skënderbeut është tragjedia e të gjitha tragjedive që pësuan shqiptarët e vazhdojnë të pësojnë aktualisht në progresion gjeometrik. Si përfundim vdekja e Lek Dukagjinit dhe rënia e plotë e Shqipërisë nënë zgjedhën osmane është akti i tretë dhe i fundit i tragjedisë shqiptare të shekullit 15, akt që shënoi edhe spostimin e Shqipërisë nga orbita e gravitetit Evropian duke udhëtuar për pesë shekuj në kah të kundërt me meridianin e Grenoicit.

Kanuni mbeti siç tha Leka

      Një ngjarje apo një personalitet fiton pavdeksinë atëher kur bëhet pronë e kujtesës dhe e ndërgjegjes kolektive popullore. Këtë status kanë fituar dhjetëra tregime e gojëdhëna për Lekë Dukagjinin të cilat edhe pse të rrëfyera në mënyra të ndryshme edhe pse të evoluara në kohë në thelb e përmbajtje ka shekuj që riprodhohen në mënyrë të pa ndryshuar brez pas brezi dhe me përjashtim Spiro Dines po thuaj askush gjer më sot nuk është përpjekur ti hedhë mbi letër ashtu siç burojnë nga shekujt. Po të flasim me termat e sotëm të fjalorit publicistik takimet mes Lekë  Dukagjinit dhe Skënderbeut ishin diçka shumë sensacionale për kohën, diçka që ka lanë gjurmë të pa shlyeshme deri më sot në shiritin e kujtesës së njerëzve, aq sa edhe tani ndiejmë endje e kuriozitet të dimë diçka qoftë edhe pjellë e fantazisë së më  vonshme.

      Leka dhe Skënderbeu u gjendën në një kuvend, ndoshta edhe spontanisht ndoshta e dhe u takuan apostafat gjë që ka shumë të ngjarë, u takuan për të pleqëruar çështjet e kanunit, pasi dihet se sejcili nga kapedanët kishte një kanun të veçantë që e aplikonte me fanatizëm seicili në zotërimin e vet faudal, kanunet kishin edhe shumë norma të përbashkëta por edhe gjëra të kundërta e mos përputhje të cilat ishin burim debati dhe polemikash pasi secili nga këto kode donte të fitonte më tepër terren në shoqëri e anarkive feudale shqiptare.

      Leka e Skënderbeu u takuan në një lëndinë të mbuluar me gjelbërim e lulet, ishte një ditë e bukur pranverore, kapedanat zbritën nga kuajt e shalës i dhanë dorën njëri – tjetrit, u përqafuan dhe u përshëndetën përzemërsisht me njëri – tjetrin dhe të gjithë karvanin që i shoqëronte, aty ishin princa e kapedanë të tjerë shumë të sprovuar për urti guxim e vepra trimërie, por përpara Lekës e Skënderbeut qëndronin të heshtur si nxënës të bindur përpara dy profesorëve të shquar e autoritarë.

      Kuvendet mes Lekës e Skënderbeut ishin tribunë e mençurisë, personifikim i filozofisë popullore, ku mbizotëronte liria e fjalës, paraqitja në shesh e së vërtetës, dialogu, toleranca, diversiteti, polemikat larg egoizmit, individualitetit apo arrogancës inatçore.

      Skënderbeu ju drejtua Lekës. O lekë mue më duket se e ke peshue mirë me kanu kur i ke vu kry për kry njerëzit.

      Si mund të vihen kry për kry ni i mirë dhe ni i keq apo shumë i keq, një burrë i vërtetë me një kurajo, një burrë i dijshëm dhe i ndershëm me një idjot e imoral. Për besë të zotit mu më duket shumë ma e drejtë që të paktën nji i mirë të vihej kry për kry me dy të këqinj.

      Leka e dëgjoi me vëmendje dhe siç e kishte zakon foli pak dhe sakt. Po ku ta gjemë atë konare që ta peshojmë, bije fjala sa herë jam ma i keq unë se ti, dhe sa të këqinj si unë duhet të barazohen me ty që je i mirë. Kështu o Gjergj vrasja pjesllë e vrasjes, gjaku bahet detë dhe pushka nuk pushon kurrë. Gjergji ndërhyn po sikurse ni kokë krisur të vrasë mua i drejtohet Lekës, gjak për gjak me ni kusar do ta lesh Skënderbenë ti sipas kanunit tan. Leka shumë shkurt dhe qetë i përgjigjet po. Skënderbeu me ironi të theksuar i thotë. Ti Lekë je sherr i madh, dhe çdo dava në çdo kuven don me ja lanë vetit. O Gjergj gjaku shkon me kokë, ndërsa pushka e trimit nuk ndalet. Lekë kjo që thue ti nuk më duket aspak e drejtë as nuk më bind hiç, tije burrë i zgjuar por me këto gjana po ua merr ment miletit pa drejtësisht, pasi fjalës sate njerzit i binden si për mbarësi, si për mbrapshtësi. Leka me një lakonizëm klasik i përgjigjet Gjergjit. Ti e din se edhe i miri del prej të keqit dhe i keqi del prej të mirit, prandaj gjaku shkon e paguhet kokë për kokë. Skënderbeu këmbngulte në davanë e tij dhe kur e pa Leka se nuk po i mbushej mendja kurrsesi i tha troç. Ti Gjergj je edhe 100 herë ma i mirë se yt atë, prej ka ke dalë kaq i mirë ti kur babënse ke me te kan se veten. Mirë mbeç o Lek Dukagjini e ju burra që ju gjeta këtu the Skënderbeu dhe u largue pa folë me as edhe ni fjalë, le tua lëmë vargjeve si vijoj ngjarja:

Skënderbeu s’foli ma gjatë

fluturim i hypi gjogut

s’mundej Leka me takate

gjetë ka nanën në shteg të oborrit

Oj Vajzavë e Kastriotit

jam maj mirë unë se im atë

më difto për emër të zotit

se Dukagjini po më thumatë

Lumja  unë ç’djalë kam rritë

si tha Leka thone tetanë

tu ti njeh bota trimnitë

s’pa ty pa zot Shqipnia ka qanë

Moj nanëloke ku më ke gjetë

që nuk paskam shok për mirë

maje goje bir ç’ka po flet

se t’betohem me dorë në ungjill

Sot jam pakë por qysh se elva

pasha kishen e shenkollit

kurr kunoren nuk e theva

Skënderbe o i biri i Gjonit

E ka rrokë e ka marrë grykë

më fal moj Loke tu rritë jeta

fola keq e kjesh koritë

mete kanuni si tha Leka

Ma mirë me thanë iku Leka apo vdiq Leka

      Në një betejë të tmerrshme e të pamëshirshme, Leka detyrohet të tërhiqet me nxitim e panik, pasi e nga të gjitha anët forca të shumta armike e ndiqnin varg e vijë. Ai qe gjithmonë u kishte thanë trupave të tij përpara tani u thoshte vrap të ikum me nxitim, bile u dha urdhër kalorësve tu vini patkojt mbrapshtë kuajve e të futeshin me nxitim dejt një xhepi qorr shmang rrugës kryesore, kajt lëviznin përpara dhe gjurmët tregonin se ishin kthyer prapa ishte një taktikë e zgjuar që i shpëtoj nga çfarosja. Mirëpo pas betejës të nesërmen dëgjoi tek përshpërisnin ushtarët njëri me tjetrin, nuk më besohej se edhe Leka do ikte ashtu siç iku dje: Leka i mblodhi ushtarët dhe u tha ndigjoni këtu, e di se ju erdhi çudi që ika unë dhe ju thash edhe ju të ikim:

      Po si thoni ju o trima a është ma mirë me thasnë ju sot iku Leka pao vdiq Leka. Aq e vështirë sa të dallosh qimen e bardhë në shpinë të një dashi galan aq e vështirë ishte të zihej ngusht Leka për fjale.

Leka ia drodhi Skënderbeut

      Thuhet se Leka e Gjergji u zunë për çështje territoresh dhe kufish si burra të zgjuar që ishin pleqnuan që kufirit ti vinin piketë pa përdorë forcë pasi territoret më përpara nuk kishin qenë as pronë e njanit as e tjetrit. Atëherë ata vendosën të nisen njëherësh secili me kalë nga kryeqendrat e principatave të veta, Gjergji nga Kruja e Leka nga Vulpiana dhe ku të takoheshin të vendosnin përfundimisht kufirin, pra ishte si të thuash një garë sportive hipizmi dhe më i fituar do të dilte ai që do të kishte kalin më të mirë. Ata udhëtuan pa pushuar e u takuan diku përtej Lezhës ndoshta në Milot, Leka kishte përshkua më tepër rrugë si rrjedhim ksihte fituar më shumë toka, Leka me hipokrizi ksihte ndërruar dy kuaj gjatë rrugës, ndërsa Gjergjit as nuk i kishte shkuar nëpër mend një gja e tilllë.

Leka ban të pavërtetën të vërtetë

      Në një rast tjetër Gjergji e Leka kishin pretendime të përbashkëta për disa toka dhe sejcili këmngulte se i kishin trashigim prej të parëve.

      Puna shkoi që të pleqnoheshin njani me tjetrin, atëherë morën pleq princat ma të dishim shqiptarë, që do i pleqnonin me kanu e drejtësi të zotit.

      Plestë vendosën po qe se Leka ban be publikisht me kryq të Krishtit së bashku me 6 burra të fisit të tij tokat do ti merrte Leka në të kundërt ato i takonin Skënderbeut. Je në gjendje të betohesh o Lekë e pyetën pleqtë. (Betimi në rrenë në atë kohë ishte turpi më i madh).

      Leka u përgjigj “po” plot vendosmëri. Caktuan njerëzit që do të betoheshin për Lekën dhe ditën e betimit, mirëpo njerëzit e fisit të Lekës i thanë se nuk mund të betohemi se e vërteta ësht ndryshe e na vret zoti.

      Leka ju thotë mos kujtoni o të shkretë se unë betohem në rrenë, jo rrenën do ta baj të vërtetë, që ta besojnë gjithkush edhe vetë Skënderbeu. Leka kur pleqtë veshën opingat mori dhe nga tokat e tij denbabaden dhe ua futi në opinga poshtë çorapeve dhe i mësoi si të betoheshin në të saktë. Për këtë kryq o Skënderbe, për këtë dhe që kam nën kamë, ky është dheu i tim eti dhe ma ka lanë trashëgim Pal Dukagjini. E kush mund të dyshonte se Leka dhe betarët e tij kishin mbushë opingat me dhe, beja ishte e saktë, rrufjanllëku ishte madin Leka, Skënderbeu dhe të gjith pleqtë u bindën se Leka tha të vërtetën, por Leka me dinakëri bani të pavërtetën të vërtetë dhe i thanë të gjith e gëzofsh tokën.

Leka tha mbi ta

      Më 26 prill 1467 Ballaban pasha u vra nga ni krutane, nërsa ushtria turke mbeti e rrethuar në fushën e Tiranës. Turqit pranuan të mos luftonin të jepnin armët dhe plaçkat e luftës vetëm të liheshin të lirë të shkonin në Turqi. Edhe Skënderbeu ishte dakort me këtë ofertë, kur i pyeti kapedanët e tjerë mos ishin në një mendje me të Leka iu përgjigj vetëm me një fjalë. Mbi ta, i dukej pak ti çfaroste të gjithë një nga një, dhe ashtu u bë.

Leka e bënte kanunin lastik edhe aty ku ishte çelik

      Një fisnik nga sferat e larta ishte mpleksur e prradhosur keq me një vejushe me jetima të vegjël.

      Njerëzit e fisit të burrit të ndjerë të vejushes ishin gati ti vinin pushkn fisnikut për të çuar nderin në vendin e vet.

      Lekë Dukagjini hyni për të ndarë sherr, pasi fjalën ja dëgjonte gjithkush. Ti o Lekë vetë ke thanë në kanu se nderi i marrun lahet vetëm me pushkë. Po ashtu kam thanë thotë Leka por pushka përdoret kur i zen ashikqare në flagrancë, se përndryshe po vrave bjen në gjak për vete gruan e pushkën mo i hulumto shumë se gabon insistonte Leka në të tijën. Kur i bindi palët të futen në pleqni dhe ta lënë sherrin e armëve Leka i thotë bandillit të dashuruar të betohej se nuk kishte as hak as hile me vejushen. I akuzuari tha se nuk mund të betohem (sepse beja ishte më e shtrenjtë se jeta). Shko o i paudhë i tha Leka gjejnjë djep i thuaj nanës sate të lidhin e të zgjidhin. I akuzueri ashtu veproi dhe shkoi e u betua sipas porosisë së Lekës. Të betohem more lum shoqi në emër të zotit dhe të kanunit të Lekë Dukagjinit se qysh se më ka zgjidhë nana prej djepit e deri në këtë minut nuk kam ba gja me gruan. Betimi ishte i saktë ai ishte zgjidhë nga djepi po atë ditë, ky betim eleminoi njëgjak derdhje një konflikt shoqëror tepër delikat u shua, u mbyll një kapitull trillimesh që kishte të bënte me një të ashtuquajtur “nderin e pastër”.

      Kur dikush e qortoi Lekën për kësi pleqnish pelivane, ai në vend la pas një proverb tjetër Trimi pa lujt gisht e gruja pa lujtë bisht nuk ndalen po deshën. Erzi i gruas nuk hyn në pleqni, kur hyn puna në pleqni pushka ulet. Pleqno e pajto ose rri e mos shko kështu foli babai i kanusë duke lënë edhe një fjalë të urtë në enciklopedinë e urtësisë popullore.

Prelë Milani

Mjeku Kadri Çulaj, viktimë e shtetit

Nga: Fatime Kulli

      Kadri Çulaj ka lindur në Bajzë 10. 06. 1947. Studimet e  mesme e të larta i ka mbaruar në Tiranë me rezultate të shkëlqyera. Më 1973 emërohet mjek në spitalin pediatrik, Shkodër. Mbas 2 vjetësh transferohet në zonën e Dukagjinit, në Shosh. Zona ku emërohet kishte vdekshmëri të lartë. Punoip ër 6 vjet në këtë zonë, së bashku me gruan e tij dukeu shërbyer të sëmurëve, arriti të ulë vdekshmërinë foshnjore në zero për mijë.

      Për këtë punë është dekoruar me medaljen “Për shërbim të mirë të popullit” me 15. 09. 1979 nga presidenca.

      Mbas gjashtë vjetëve, në janar të vitit 1981 rikthehet përsëri në Spitalin e Pediatrisë  në Shkodër, me kërkesën e të nderuarit drejtorit të spitalit Dr. Xhavid Gjylbegu. Si gjithnjë punonte me shumë pasion dhe kujdesej shumë për shëndetin e pacientëve, sa që me orë të tëra harronte të kthehej në shtëpi. Kishte mardhënie shumë të mira me të gjithë personelin e kolegët si dhe me familjarët e pacientëve.

      Në vitin 1986 shkoi përsëri në Tiranë për të kryer specializimin në degëne  pediatrisë së përgjithshme dy vjet dhe një vit për hematologjim specializim që kishte me shumë pasion. Edhe specializimin e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Gjatë kësaj periudhe mbrojti në fakultetin e gjuhëve të huaja të Tiranës gjuhën italiane, gjithashtu lexon mirë anlgisht dhe frëngjisht. Edhe pas specializimit punoi në Spitalin e Pediatrisë, tashmësi mjek i kualifikuar dhe i specializuar, i vetmi specialist ikësaj fushe në të gjithë Prefekturën e Shkodrës e më gjerë.

      Ka qenë gjithmonë i papërtuar e i gatshëm për ti shërbyer popullit. Në periudhën e tranzicionit ai punoi ditë e natë pa iu trembur vështirësive që i dilnin përpara. Për disa vite ka qenë shef pavioni në repartin B, emërtimi i asaj kohe.

      Herë pas here ka bërë emisione në radio Shkodrën e më vonë në  TV1. Gjatë gjith kohës gëzoi respekt  për të gjithë kolegët por incidenti që ndodhi më 10 prill 1998 e bëri të shkëputej nga ky kolektiv që punoi një jetë të tërë, prandaj ai i kujton gjithnjë me respekt e me mall.

      Tani është një i sëmurë i paralizuar, por me mendje e moral të shëndoshë. Ndonëse i verbër dhe nuk mund të shikojë e të lexojë (gjë që e ksihte me shumë pasion), është familja ajo, e sidomos gruaja që çdo ditë përveç shërbimeve të nevojshme për shëndetin e tij, me orë të tëra i lexon libra e materiale të ndryshme në mënyrë që edhe kështu siç është të mos shkëputet nga jeta, nga ajo që është e ëmbël për të gjthë e aq më tepër për një baba që rrethohet nga tre vajza të mrekullueshme, ndonëse dy prej tyre i ka me studime jashtë shtetit.

(10 prill 1998 – 10 prill 2002)

      Kanë kaluar 4 vjet që mjeku specialist pediatër, Kadri Çulaj ka zhveshur padrejtësisht dhe pabesisht bluzën e bardhë, dhe ka veshur “ngujimin” e vetmisë së padëshiruar brënda 4 mureve të shtëpisë. Dora e hakmarrjes ungrit kundër mjekut më human e më të mirë që ka patur spitali i pediatrisë në Shkodër, (e nxitur nga zilia e ndonjë mjekeje mediokre), të mjekut që kujtohet me respekt nga mijëra nëna shkodrane e malësore, sepse është pikërisht ky mjek që ka shpëtuar mijëra jetë fëmijësh. I ka ktheyr në jetë normale dhe sot gëzojnë shëndet të plotë. Dhe sot, pikërisht ky duarartë i pediatrisë është i paralizuar fizikisht në karrocën e mallkuar të invaliditetit, të cilën e mori si dhuratë gna një shtet antikapad, impotent, anormal. I pazoti për t’i dalë zot vetes dhe shtetasve të tij. Kujtojmë këtu se një vit para plagosjes së mjekut Çulaj, u vra barbarisht kirurgu i njohur Zamir Shazi dhe u plagos mjeku ortoped Fatmir Brahimi. Dhe për vrasjn e Zamirit ishte ngacmimi i brendshëm i meskinëve e mediokërve që shfrytëzojnë dhimbjen e qytetarëve dhe fundi i “komedive” na shfaqet me kronologjinë e bluzave të bardha. E pra, në cilin vend të botës vriten mjekët? Këto krime ndodhin vetëm në Shqipëri. Në një shtet pa shtet, ku nxijnë bardhësinë e atyre që na shpëtojnë jetën me shpirtin e tyre human që i karakterizon në përgjithësi bluzat e bardha. Ku në Shkodër këto bluza të bardha janë kthyer në hija makthi… Dhe karroca e invaliditetit, ku qëndron “i ngujuar” mjeku Çulaj akuzon pa mëshirë shtetin, atë pjesë të sëmurë të shoqërisë. Krimin e pamëshirshëm ndaj bluzave të bardha. Megjithëse organi i drejtësisë nuk është “borxhli” ndaj mjekut Çulaj, sepse autori i krimit është dënuar në mungesë, pasi postrat “në drejtim të paditur” janë të hapura në një shtet pa imunitet dhe pa personalitet. Në një shte ku mnbizotëron kaosi, anarkia, korrupsioni, krimi. Prandaj tani mjeku Çulaj i zhveshur nga “imuniteti” i mjekut lufton me fatkeqësinë e tij për të mbijetuar. Ndoshta “tekat” e kthejnë edhe një herë sikur të jetë një fëmijë tekanjoz. Dhe ky “fëmijë” i shpëtuar nga thonjtë e vdekjes krkon më shumë respekt e mirënjohje nga ju drejtues të shëndetësisë. Nga pushteti lokal e qëndror dhe ju zotëri të Ministrisë së Shëndetësisë që nuk kujtoheni t’i jepni një ndihmë invalidit, i cili është viktimë e khës së papërgjegjshme. Është me të vërtetë e turpshme edhe e dhimbshme zotëri pushtetarë, që lini në harresë me dashje apo pa dashje një mjek të shquar, me potencial t lartë profesional që sakrifikoi aq shumë për ti shërbyer me devotshmëri profesinit të tij deri në kohën që ja privuan këtë të drejtë. Dhe mjeku Çulaj jeton me pensionin e tij dhe një rrogë prej arsimtareje të bashkëshortes së tij. Ku këto të ardhura s’mjaftojnë për nevojat shëndetësore të sëmurit Çulaj. Dhe këto nevoja kolegët e shëndetësisë në Shkodër i dinë shumë mirë, por s’kanë kohë të respektojnë kolegun e tyre të pazëvendësueshëm, sepse janë tëdehur nga karriget drejtuese që kanë zënë në vend, ndoshta të pamerituara. Dikush që e ndjen veten si mjek të paaftë i drejtohet karriges të kryetarit të X partie e dikush tjetër ëndërron karrigen e parlamentit. E megjithatë të dashur kolegë të mjekut Çulaj është e drejta juaj të bëni karierë ku të doni sa të doni. Por kur hiqni me dëshirë bluzën  e bardhë, kujtohuni se jeni njerëz dhe mos harroni se kolegut Çulaj bluza e bardhë i ëshët hequr barbarisht, çnjerëzisht. Dhe për të arritur në standartet profesionale të mjekut, ktheni sytë dhe vëmendjen tek Kadri Çulaj, i cili vetëm fizikisht sëhtë i paralizuar, por mendërisht është i freskët dhe mendja e tij punon vetëm për profesionin e nderuar e human të mjekut. E sikur spitali i pediatrisë në Shkodër do tëmbante emrin e mjekut të shquar padiatrit Kadri Çulaj do të sihte një nder që do t’ju bëhej të gjithë bluzave të bardha dhe një pastrim ndërgjegje për të pandërgjegjshmit.

Kryeprokurori shqiptar është komunist, imoral i inkriminuar

Zonja Topalli “mposhtet”edhe nga opozita

      Pas shumë zhurme në politikën shqiptare ngaj kryeprokurorit Arben Rakipi, stuhitë u shuan… Dhe parlamenti ra në “paqe” të gënjeshtërt, megjthë zërin e fuqishëm të znj. Topalli e cila “gjuan” rrallë por kur merr shenjë është “qitëse” e shkëlqyer. Por këtë radhë zj. Topalli humbi. Fjala e saj helmoi edhe opozitën, dhe ata përdorën kundahelmin me karton të kuq, pro kandidatit për kryeprokuror të Republikës së Shqipërisë z. Dhori Sallaku. Keni të drejtë zotëri parlamentarë, që nuk e dëgjuat kolegen tuaj Topalli sepse ju s’keni jetuar në Shkodër, ku zoti Dhori Sallaku ka punuar me “zell” të madh si hetues në qytetin më të madh verior ku në çdo 10 familje, 8 famlije kanë në qenë “armiq të popullit”. Megjithëse z. Sallaku ishte dhe një hetues gjurmues i imoraliteteve. Dhe ish kolegët e tij e kujtojnë me zili për “sukseset”  e hetuesit “donzhuan” profesionist i mbrojtur nën hijen e merit -hetues-. Edhe vetë zotit Dhori do t’i kujtohet mirë nj rast tipik që krijoi dhe incident, kur një qytetare F.S. ishte thirrur në hetuesi si dëshmitare (tek hetuesia e vjetër në Shkodër, sot qendra e zjarrfikësave) dhe z. Dhori i bëri presion me çelësat e dhomës në dorë… Nëse ajo s’do pranonte,  ai do ta fudte në burg, si bashkëpunëtore me të akuzuarin D.B. E , pra ky është Dhori Sallaku, ish hetuesi i Shkodrës. Sot ka ndryshuar portret karakteri dhe Parti. Herë na hiet si demokrat e herë si socialist.d he më në fund ulet në këlltukun më të lartë të hetuesisë shqiptare. Dhe ne duhet ta pranojmë të vetëdijshëm, sepse ky është fryt që e korrëm pas të vjelave. Por nesër zotëri politikan do të pendoheni rëndë, se faqja e historisë së politikës shqiptare do t’jua shkruaj me rrjeshta të zi, si shiritat e funeraleve këtë paturpsi dhe papërgjegjshmëri ndaj drejtësisë shqiptare.

      Por sot ju zotëri parlamentarë, dhe ju zotëri pushtetarë, sepse është njeriu më i përshtatshëm pr t’ju mbuluar pisllëqet dhe krimet tuaja, dhe fjala e znj. Topalli në Parlament nesër do të jetë dëshmia më e pastër e gjyqit ndaj jush.

Fatime Kulli

Preçë Koca trimnesha e Kabashit

      Lindi në Kabash të Pukës më 19 02 dhe vdiq në 1945. Preça krenare si vetë Malet dhe Malësia e Pukës burrneshë dhe trime si vetë natyra që e rriti ashtu ishte vetë Preçe Koca që lindi nga një familje trime bujare dhe liridashëse e fisit të Kocajve të Kabashit. Preça vdiq e re tuj i lanë tre fëmij jetima, por vepra e Preçes, heroizmi i saj mbeti i pavdekshëm. Preça asht dallue në mes të shoqeve të katundit si një vajzë shumë e shkathët dhe punëtore, merrte pjesë në punë me burrat si prashitje, kositje e të tjera. Preça i binte çiftelisë dhe i këndonte për këto arsye dhe shumë të tjera babai i saj bashkë me të dy djemtë i merrte me vete si në punë, kuvende, dasma, festa. Preça gjuente shejin me burra, gjunte shumë mirë. Preça ishte çikë azgane me sy shkëndijë me trup dhe flokë të gjata, fliste pak dhe ndigjonte të tjerët. Ishte fisnike dhe trime. Ky akt trimërie nuk ishte thjeshtë një guxim dhe trimëri e saj, por ishte njëkohësisht edhe një shembull heroizmi për gratë dhe vajzat shqiptare dhe në veçanti të atyre pukjane tuj i marrë parasysh kohën e ngjarjes, akti mori një rëndësi të veçantë. Preça si vajzë nuk mori parasysh rrezikun që mund t’i ndodhte në përballjen me komitë, por pa iu trembë syri mori pushkën dhe gjuajti mbi ta tuj plagosë njenin për vdekje ku ma vonë vdiq nga plagët e marruna nga vajza, siç thotë kanga popullore që do të citoj ma poshtë. Heroizmi i Preçes pati jehonë në Kabash dhe trevat përreth. Për këtë akt kanë shkruar shumë poetë dhe rapsodë si poeti i Kabashit Prendush Gega në vitin 1921 e Jakë Tuci në vitin 1997 si dhe Dedë Shyti 1997. Në librin kronik rapsodike. Preça ka qenë edhe çobaneshë ajo pushkën e merrte në male me bagëti me raste e përdorte kundër ujqërve, plaçkitjeve dhe komitëve që silleshin nëpër male.

      Citojmë se ngjarja ka ndodhur në vitin 1921, në pranverë kur mbilleshin arat, ku Preça ishte 19 vjeçe edhe e fejume.

      Poeti Prendush Gega në mes të tjerash thotë:

Koliq Koça me gjith djalë

ka xanë çetë e ka ra në raë

dy komitë shifen tuj ardhë

nuk i thon as puna e mbarë

por i dhanë manxerres zjarr

me shpejt Preça ka dalë

komita mori ikën

kur e pan me pushkë n’dorë çikën

mbi ta Preça ka qëllue

njanin sish rande ka plague

Preçë Koca tuj luftue

i pshtoi gjinipa u damtue

krejtë fisin e ka nderue

ma trimit kalue.

Rapsodi mirditor Jak Tuci në këngën e tij thotë:

Aman zot kjo çika e Koces

Pushka e saj djeg dhet e tokës

kanga e saj në bisht t’lahutës

syt e zez ia fali pushkës

për kuvend i mbeti kullës

moj trimneshë moj çika jonë

të mori kanga e derësonë.

Dedë Shyti në librin e tij “Kronikë rapsodike” me titull Heorizmi i Kabashjanes, shkruen:

      Me këtë çikë due me nis

Preçe Kocen me at sy pishë

Atdhetare me fe e kishë

Preçe Koca jua shtiu tmerren

fort komita jua pau sherren

për kabashjanën në ato anë

edhe sot u këndohen kangë

për të madhen saj trimni

këndojn me lahut e çifteli

Nga: Zef Koliqi

Udhëtarë të kaltërsive

(Portrete intelektualësh)

Gjokë Vatës: (Shokut të fëminisë, rinisë dhe pleqërisë)

…Ashtu si Dielli del mbas shtrëngatës

Si hana që rrugën jua ndrit shtegtarëve

Janë vargjet, muzika dhe zani i Gjokë Vatës

Mesazh dhe balsam për zemrat e shqiptarëve

Pesha e viteve që mban mbi supe

Mendjen e ndritur, kurr nuk e mpinë

Ju kurrë nuk përdorët maska as trukë

Në shpirt – muzikën, në kokë poezinë.

 Klajd Kapinova:

… për ju i dashtun Klajd që je miku im

E kam të vështirë vargje t’ju kushtoj

Por penda e juaj e “ngjyer” në guxim

Çdo ditë ma shumë m ban t’ju respektoj

N’“oqeanin” e dhimbjes e t’krenarisë

Ku, n’shekuj “lundroi” kombi Arbënor

Kalorësisht udhëtimi drejt majeve t’dituris

Me kryqin në gjoks, me pendë në dorë.

Fatime Kullit: (Mos jeni ju, – “Fatma” që u shfaq në Bosnje!)

Si pëllumbeshë e bardhë ngjitëmi fluturimin

Drejt majave të nalta, drejt pafundësisë

Muzën sa një det, kristal – mendimin

Mbretneshë në “Olimpin” e Poezisë.

Ju pyes Fatime, mos jeni – “Fatma”

Që u shfaq në Bosnje me Velin e Shenjtërisë

Dhe Qiellin përshkuat me t’bardhat flatra

Si një dritë shprese e Paqes dhe Armonisë?

Nga: Mark Bregu

Pijaca 100 herë të ç’kurorëzuan

Satira politiko – shoqërore

Pijacës kurorës së qytetit

për hatër të baba dauletit

desh i vunë emrin e Sulltan Mehmetit

Baba dauleti vdiq dhe e pat

Pijaca mori emrin Bismark

E Bismarkut që tha nuk ka Shqipni

Ç’nevojë kish pijaca për emrin e tij

Pas dimrave të gjatë erdhi nji behar

Bismarkun e zëvendësoi Zogu i Parë

Zogu ishte mbret – por mbret pa gjak

ni emër rruge për ni mbret ish pak

por ti vrasish Shkodrës liberatorin

vrasit ish tepër ti ngrejë permendoren

Zogu u rrëzue kaq e pat shkëlqimi

rruga pagzohet Benito Musolini

Oh ç’imoralitet zot i madh aman

të biesh në dashuri me armikun tan

Fashizmi e meritoi e përfundoi në ferr

duke brohoritur jam gati kurdoher

nga Benito Musolini i thrrasin Enver

Enverin Shkodra kurr nuk e desh

e parë bustn ia hoqi prej nesh

Rruga ndërroi emër kur vdiq diktatori

dje Enver  Hoxha sot 13 dhetori

Larg qoftë po të vinte dhe serbi dushman

kjo rrugë do të quhej me emrin Sllobodan

më vjen të çirrem më vjen të ulërij

servilizmi politik kalon çdo kufi

prandaj e kam humbur gjithmonë davanë

shërbej gjithkuj që sundon kalanë

për ni karrige për ni tapi

për ni dashnore për ni parti

100 herë të ç’kurorëzuan

sa herë pushtuesit u ndërruan

por pijacë u ligjërove që në djep

kështu je thirrë e do thirresh për jetë

Po na vjen mbreti

Mes nesh së shpejti do jetë mbreti ynë

me pranverën po vjen së bashku ni ditë

mbreti ish person në kërkim

mbreti ynë që belbëzon shqip

Kush është ma egërsirë

Kush asht ma egërsirë

pyetën disa kureshtarë

Teokrat ti e din mirë

na difto o dijetar

Në pyll tigrin kini

në mal është ariu

kureshtarë ju ta dini

në qytet është njeriu

është njeriu hipokrit

Teokrati i vuri pikë

Bari shko me livadhin

U zunë dy fshatarë

dy trima mbi trima

për ni vreshtë për ni arë

desh të bahen copa e grima

Njani tokën donte

e kishte me qitapë

tjetri vreshtin nuk e lëshonte

e kish mbjellë vetë me lopatë

Çështja shkoi gjer në gjykatë

nuk u zgjidh as me pleqni

sikur t’mos ish ni plakë

do ish ba gjak e kërdi

Ni livadh kam nën fustan

sikurë njanit un t’ja fal

a e dini o qyqman

me livadhin shkon dhe bari

Pakti i mos sulmimit

PS-ja nënshkroj paktin e mossulmimit

duan të fitojnë kohë si Nano si Meta

a ka paqe mes maces dhe minit

s’ka nevojë me shti fall me letra

Bodigardi i drejtorit

Person në kërkim

bodigardi i drejtorit

marshallah drejtori im

që dashurohesh me gjithfarë horit

Një grevist hero kujton

Ne luftuam si dragoj

dhe u vetë flijuam për së gjalli

proshutin e shqynim e thonj

dersa rrëzuam Tosin prej kali

Mburret sot ky hero i nandhetës

e nuk i ndahet Nanos nga eskorta

për trimëri ia ka lanë vetes

socializmin e rrëzoi me biskota

Për policin s’ka dert njeri

Kur na ndollin fatkeqësi

atëherë themi ku është policia

për policini s’mendon njeri

as gruaja që ka tek shpia

Camaj

Martin të ishe gjallë edhe sot

ti isiklopedia e mërgimit

do ta vinin nofkën malok

 e s’do banin as drejtor arsimit

Nga: Prelë Milani

Kshillat e gjyshes

Ndërsa po shihte disa foto në heshtje

Të gjyshes vetë tashma shtadhjet vjeçare,

Që gjyshja i bani kur pat qenë beqare

Mbesa e pyeti gjyshen plot kureshtje:

Si t’duken gjyhse gjith kto ndryshime

Nga brezi yt deri në brezin tonë

Megjithse u banë gjith kto përparime

Pë mue qe më ambël koha jonë

Ma e bukur padyshim asht koha e re,

Por ambelsia asht e përkryeme krejtë

Kto pretendimet tua qenë për ne

Molla t’ndalueme nga vendimi i drejtë.

Unë po të them çfarë nana më pat thanë

Por sa të pesëmbdhetat pata mbushë.

Tash un moj bijë due besën me ma dhanë

Se do ta mbash me nder emrin zojushë

Thjeshtësia asht hir ma i lartë,

Prandaj që t’jesh e ambël si buzqeshja

Të jesh e thjeshtë nga fjala e nga veshja

Të jesh e dlirë si rrezja ma e qartë.

Vajza kerpitet si i përkon vajznisë

Nusja e shton kerpitjen me martesë,

Bukuria e trupit gjen qëndresë

Në punë që asht gjymnastika e hijeshisë

E mos harro se shpirti duhet la

Ma shpesh se trupi, ndryshe s’ka gja në vijë

Se n’fund të fundit edhe kush mend pak ka

Kur ka mirë, shpritin asht për bukuri

Të dish çfarë duhet t’dijë çdo grue a vashë,

Asht puna ma me vlerë që ban për s’gjalli

Ne msosh e ne na zbatosh çfrë të thotë djalli,

Asht dituni që i sheh sherrin trashë.

Ato kshilla m’qenë e mira e pafund,

Kto kshilla me lehtësun çdo vështirsi,

Kto kshilla shepsh më falën lumtuni,

Kto kshilla ma çojnë shpirtin ku due un.

Breznitë u shkptuën qysh nga koha e gurit,

Secili brez largohet pak prej qëndres,

Sepse rinia asht nji stinë e zemrës

E tjera stinë pas saj, stinët e trurit.

Ndër ma të urtat janë edhe kto fjalë:

Kur fmija mbushë nji zet qoftë vajzë a djal

Thotë dij ma shmë se dinë prindrit e mi

Kur mbush tridhetë thotë: unë sa prindrit dij

E kru të dyzet vjetëve u ven kapak

E ka asrye, thotë: paskam ditë ma pak

Deri nji gjysëm shekulli ma parë

Ndarja e brezave pat nji masë t’pershtatshme

Aty e tutje ndarja u ba e pa matshme

Po thuej gjith kund por sidomos n’shqiptar

N’shkollë t’kuqe e rrasën t’mjerën Shqipni

Me msime djajsh ia mbrujtën shpirtin prorë

E çdo njeri qi munden me qitë dore

 E titulluen “Njeriu ynë i ri”

Nji populli s’i ndodhi për mbi dhe

Të vuaj dy tirani kaq shumë barbare

Njëra me dhunë e bani me ndrue fe,

Tjetra me dhunë ia hoqi tempujt fare.

Qenjet e dala nga ajo shkollë e kuqe,

Ku msuan ma t’zezat vese e t’zezat huqe

Këta shtetash shqiptar e bij skëterre,

Kurrgja nuk bajnë ma me dëshirë se tmerre

Ata pak me qenë na dalin e teprojnë

Jo kush edi sa dhetra e mija janë

Sa shumë e shpejt këta djaj infektojnë

Ndaj për shumë breza do ti kemi pranë

Si pas rastit gjejnë mënyrën e sundimit

Veç si t’ju mbajnë me të kqijat në beteja

Dje u ushqyen me t’ligat e izolimit

Sot me at liri që jep ligsi të reja

Mjerisht me u regjë me kto dredhina mbrrina

Ne kohën ma të lumtun quajmë liri

Por mendja elirisë asht disiplina,

Liria e çmendur quhet batërdi.

E nga kjo batërdi prap përfiton

Diktatura e hipë sërish në fron

Na ruaj o Zot i madh prej asaj shkarje

Ku t’pret liria e çmendur o robnia

Që janë si vdekjet me zgjedhë nji nga t’dyja

Vdekje me pushkatim apo me varje.

Nga: Gjokë Vata

Rruga pa kthim e të mbeturve nga familja Hasani

      Tragjedia për mijëra familje kosovare nuk paska qenë e thënë që të mbarojë as pas përfundimit të luftës në Kosovë ku u vranë mijëra kosovarë të pafajshëm, vrasje të cilat fatkeqësisht vazhdojnë edhe sot edhe po kryhen krejtësisht nga hakmarrja e cila po bë kërdinë në burrat dhe djemtë e Kosovës që edhe pse njëri – tjetrin e akuzojnë me faj e pa faj për ata ngjarje që kanë ndodhur në vite. Nuk hezitojnë të vrasin pleq e të rinj. Një ngjarje shumë e rëndë për të cilën duhet folur dhe shënuar është ajo e familjes Hasani nga Dhopçeva e Rahovecit ku përpara 3 – 4 muajsh të riut Sokol Hasani gjaksorët i kanë vrarë babën për hakmarrje Hashim Hasani. Por gjithsesi tragjedia e kësaj familjeje nuk mbaron me kaq. Sokolit vetëm pak ditë pas kthimit nga emigracioni i vranë edhe vëllain e tuj Shkëlzen po për gjakmarrje dhe i ndodhur në këto ku në çdo moment edhe atij i rrezikohej , Sokol Hashim Hasani nuk mundi që të qëndrojë më në Kosovë dhe pasi qëndroi i fshehur për shumë kohë më në fund ka mundur që të largohet për në jë vend perëndimor për të siguruar mbijetesën së bashku me nënën e tij Mirushe. Vendndodhja e të cilëve nuk bëhet e ditur për arsye të sigurisë për jetën, sepse po u kthyen në Kosovë edhe Sokolin e pret i njëjti fat i babas dhe i vëllait të tij, kj pra është tragjedia e familjes Hasani nga DhopeçEva e Rahovecit të cilëve jo vetëm se brenda pak ditësh iu vranë dy burra në shtëpi, babë e djalë por në kërcënim të lot ndodhen edhe ata që mbetën gjallë dhe veçanërisht i riu Sokol Hashim Hasani i cili së bashku me nënën e tij duke kërkuar fatin për të mbijetuar.

Friga e grabitjes ndalon kthimin në Kosovë

      Shumë familje kosovare nga hallet dhe nga problemet e mëdha që ato kanë trashëguar pas luftës së gjatë nga e cila jo vetëm se u vranë shumë njerëz por kosovarëve iu dogjën edhe shtëpitë ku shumë prej tyre as sot e kësaj dite nuk kanë mundur që ti ndërtojnë por nga mungesa e sigurisë dhe kushtet e këqija janë detyruar që të largohen nga Kosova ejo vetëm kaq por ka familje edhe që janë ndarë në pomundësi për tu kthyer në vendlindjen e tyre. Dhe e tillë është familja Mataj nga fsahti Zhubë, Gjakovë, ku burrë e grua Muharrem e Sadije Mataj janë larguar nga Kosova dhe jetojnë në Maqedoni. Për arsye të mungesës së stabilitetit dhe të pasigurisë për jetën mbsi edhe shtëpinë e kanë të djegur në një kohë që fëmijët e tyre i kanë rrugëve të botës të cilët janë larguar pa patur mundësi të rrinë as në Maqedoni tek prindërit se ma për Kosovën as që bëhet fjalë, sepse atje jo vetëm që nuk kanështëpi por se atje gjinden edhe shumë grupe mafiozësh që grabisin femra dhe i nxjerrin rrugëve të botës. Prandaj fëmijët e çifit M. e S. Mataj përkatësisht Esmeralda dhe Eduart Mataj fati i të cilëve nuk dihet janë detyruar të largohen si nga Kosova ashtu edhe nga bashkëjetesa me prindërit e tyre për të siguruar mbijetesën diku petjetër në ndonjë vend perëndimor mbasi kthimi i tyre në Kosovë është i pamundur ku në Kosovë atyre përveç rregullit dhe sigurisë për jetën u mungon jo  vetëm shtëpia por edhe prindërit. Zoti indihmoftë veçanërisht këta dy të rinjë.

Korrupsioni dhe akuzat shumë të rëndomta po shkatërrojnë demokracinë në Kosovë

      Prej katër vitesh e gjithë Kosova kujton ditët e paharruar dhe të lavdishme të epopesë në luftën çlirimtare të UÇK që ajo bëri për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb për ti sjellur popullit kosovar lirinë e shumëpritur dhe që ia arriti qëllimit. Në sajë të bijve dhe bijave ë saj të cilët në luftën kundër okupatorit serb nuk kursyen as jetën e tyre për çlirimin e Kosovës. Por duhet vënë në dukje fakti se krahas kësaj arritjeje të pamohueshme edhe tani gjinden ala shumë njerëz që me sjellje të pa dëshiruara po pengojnë ecjen përpara të Kosovës drejt demokracisë, duke bërë shumë akuza dhe shpifje nga më të ndryshmet, veprime këto që po bëhen me qëllime fitimin e parave, ja njëra nga këto shpifje të tmerrshme që kanë bërë vëllezërit Bashkim dhe Astrit Jakupi kundër vëllezërve Nexhip e Naim Kacokaj të cilët janë nga fshati Zhubë – Gjakovë. Dihet se vëllezërit Nexhip e Naim Kacokaj kanë ndihmuar së bashku me vëllanë e Bashkimit dhe Astritit, Hasanin UÇK me armatime, municione etj., gjatë luftës por gjatë aktiviteti të tyre këta të tre persona Nexhipi, Naimi dhe Hasani patën një fatkeqësi në të cilën e pësoi vetëm Hasani kur gjatë luftës të tre bashkë shkonin dhe blinin armë, dhe një natë papritur tek poshikonin për të blerë përësri armë, gjatë kthimit për në shtëpi i rrëshqet këmba rrëzohet dhe një nga armët shkrepet dhe plumbat bien mbi trupin e tij dhe Hasani vret veten, çka e ka vërtetuar edhe ekspertiza bërë nga e cila rezulton se ky person është vetvrarë. Por çfarë ndodhi pas kësaj vrasjeje. Hapet fjala prej vëllezërve të Hasani B. A. Jakupi se vëllanë tonë e kanë vrarë vëllezërit N. N. Kacokaj me qëllim për t’i marrë armët për qëllime fitese kështu pra që prej kësaj kohe këto të dy familjet janë në hasmëri pra bëhet fjalë për familjet Kacokaj dhe Jakupi dhe për pasojë B. dhe A. Jakupi janë dy persona që kërkohen nga policia për vrasje, terror dhe plaçkitje. Pra këta njerëz janë të padëshiruar në gjirin e shoqërisë në kosovare, biles edhe thuhet me qëllim se ata janë edhe me mafian Albaneze. Prandaj edhe ne në ktë shkrim u bëjmë thirrje këtyre njerëzve që të heqin dorë nga dhuna dhe e keqja që prej shumë kohësh e mundon ktë popull i cili duhet ti kthehet një jete paqësore dhe normale pasi nuk duhet të merren më me ato që kanë ndodhur gjaët viteve të luftës në Kosovë siç është edhe ngjarja e sipërpërmendur që edhe kjo ka ndodhur në këto vite pasojat e së cilës, maksimalisht po mundohet ti minimizojë edhe KFOR-i i cili duhet falenderuar por ja që ende në Kosovë ka njerëz që ndiqen dhe që u rrezikohet jeta në rast qëndrimi në këtë vend.

Vëllezërit Tonaj, një tragjedi më vete

      Janë të shumta familjet demokrate shqiptare që e pësuan nga diktatura e kuqe komuniste. Janë me mijëra të pushkatuar, të dhunuar, të plagosurit por edhe të larguarit nga Shqipëria në kërkim të një shprese për të jetuar. Ja, familja Tonaj. Ajo është një tragjedi më vete. Në fillim të proceseve demokratike, në parlamentin e parë pluralist shqiptar, më 22 mars 1992, demokrati Kolë Tonaj fitoi bindshëm. Vëllezërit e tij Dedë Lin Tonaj dhe Gjergj Lin Tonaj ishin propagandues dhe veprimtarë të idealeve demokratike për një Shqipëri të lirë, pa dhunë, pa terror dhe me të drejta e liri njerëzore, si në tërë botën demokratike. Ata që me 13 dhjetor 1990, kur në Shqipëri u shemb busti i diktatorit Enver Hoxha dhanë kontribut  dhe janë ndër anëtarët më impulsivë të shoqatës Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”. Pas riardhjes në pushtet me dhunë të komunistëve shqiptarë në vitin 1997, Dedë Tonaj dhe Gjergj Tonaj, u bënë një “poligon” nga komunistët. Diëtn e varrimit të deputetit Azem Hajdari më 14 shtator 1998, ata u dhunuan nga forcat speciale të shtetit. Po kështu edhe në zgjedhjet e pushtetit lokal të 1 Tetorit 2000 dhe ato parlamentare të 24 Qershorit 2001, ku në të dyja raste komunistët vodhën votat dhe dhunuan demokratët e vërtetë, vëllezërit Tonaj provuan provokacionet, kërcënimet me jetë, dhe dhunimet kafshërore. Ata, për të shpëtuar jetën janë detyruar të braktisin Shqipërinë që e deshën shumë dhe punuan shumë për të. Tagjedi të tilla, ku shkelen haptas të drejtat e liritë njerëzore, është logjike që të çojnë edhe politikanët shqiptarë në dyert e Tribunalit të Hagës. Raste të tilla ka shumë në Shqipërinë postkomuniste.

Xhemal Berisha

Një  grua, një nënë, një akuzë

      Është nënë e tre fëmijëve, është një grua demokrate, por është edhe një akuzë kundër diktaturës Mrike Shkreli. Duke e dashur jetën, duke e dashur Shqipërinë të lirë e demokratike, ajo, si shumë të tjera u ingranua që në vitin 1990 në proceset e mëdha për demokratizimin e jetës shqiptare. Në protestën paqësore kundër votvjedhjes së sistemit të Ramiz Alisë më 2 prill 1991, ku u vranë Besnik Ceka, Buajr Bishanaku, Arben Broci e NAzmi Kreyziu dhe u plagosën 113 të tjerë, dhe Mrike Shkreli, u vu në shënjestër të një snajperi, ku falë shansit predha i fluturoi afër kokës. E thamë këtë fakt, pasi në festimin madhështor që i bëri populli demokrat përkujtimit të 11 vjetorit të kësaj dite simbol të lirisë në Shqipëri, këtë 2 prill Mrike Shkreli mungoi. Mungoi ajo dhe shumë shokë e shoqet të saj të idealit. Disa u vranë nga diktatura, disa u detyruan ta braktisin Shqipërinë për të shpëtuar nga thonjtë e kulçedrës së kuqe. Këtë fat të keq pati edhe Mrika që u detyrua të braktisë familjen dhe tre fëmijët e saj të vegjël. Pra, ajo grua, ajo nënë, kjo demokrate, është një akuzë e gjallë kundër diktaturës që nga dita në ditë po forcohet në Shqipëri.

Zog Hysenaj

Demokrati Gjergj Kalaj detyrohet të braktisë vendlindjen!

      Bashkë me rikthimin e dhunshëm të ish – komunistëve në pushtet pas revolucionit të armatosur në pranverën e 97-ës, për demokratët janë rikthyer edhe skenat e dhunës, ndjekjet, provokimet e deri kërcënimet për eleminimin fizik. Qindra demokratë, kryesisht të rinj e të reja me aktivitet të dukshëm politik në favor të triumfit të vlerave të demokracisë janë rarhur, arrestuar e torturuar në birucat e komisariateve të policisë me të vetmin “faj” se aspirojnë pë liri e të drejta njerëzore, për një shtet demokratik e jetë më të mirë e të sigurtë në vendlindjen e tyre. Qindra të tjerë janë detyruar të kaptojnë malet më këmbë e detet me makinat e vdekjes për ti shpëtuar ndjekjeve, survejimeve, akteve të dhunës e kërcënimeve të përsëritura për eleminimin fizik. Kështu i ka ndodhur kohët e fundit edhe veprimtarit të partisë demokratike nga fshati Kamicë i rrethit të Malësisë së Madhe Gjergj Vasel Kalaj. Ka lindur më 5 prill 1963 në një familje patriote të persekutuar nga regjimi gjakatar i Enver Hoxhës. Babai i tij Vasel Nikoll Kalaj ka qenë i dënuar me burg, ndërkohë që sistematikisht kanë vuajtur ejanë persekutuar nga ai regjim edhe pjestarë të tjerë të familjes si pasojë e të cilit disa prej tyre janë detyruar të kërkojnë azil politik në shtete të ndryshme të botës. Njëri ndër këta, vëllai i Gjergjit, Viktor Kalaj pasi ka qëndruar për disa kohë në kampet e ish-Jugosllavisë kamundur të emirgojë drejt shteteve të bashkuara të Amerikës ku i është dhënë statusi i qytetarit amerikan. Ndërsa nuk ka mundur të vazhdojë studimet për arsye biografike, Gjergj Kalaj me fillimet e lëvizjes studentore ka nisur aktivitetin politik dhe shumë shpejt më 20 mars 1991 pranohet në radhët e Partisë Demokratike. Më tej, i njohur për aktivitetin e tij si përçues i vlerave të demokracisë zgjidhet sekretar i kësaj partie për zonën në vitet 1997 – 2000. pas rikthimit të socialistëve në pushtet, 29 qershor 1997, Gjergj Kalaj vihet në shënjestër të organeve të specializuara të shtetit. Si anëtar i komisionit të zgjedhjeve lokale më 01. 10. 2000 që përfaqësonte Partinë Demokratike, bëhet pre e ushtrimit të akteve të dhunës në prani edhe të personave të tjerë, akt kriminal që ka përfunduar me hematoma e çarje në ball, pjesën e syrit dhe thyerje të këmbës. Xhelatët e kuq nuk janë majftuar me kaq po ashtu të dërmuar e kanë marrë forcërisht dhe e kanë mbajtur në dhomat e paraburgimit për 15 ditë rresht. Pas kësaj, edhe pse mjaft i tronditur, ai sërish ka vazhduar në aktivitetin e tij politik, por tashmë nën peshën e kërcënimeve, telefonatave anonime dhe letrave nën derë, që i kërkonin të ndalte aktivitetin politik ose jeta e tij, e bashkëshortes Roza, e fëmijëve Elvisi, Jolanda dhe Aurela gjindeshin vërtet në rezik. Pikërisht për të parandaluar një rrezik të tillë Gjergji largon drejt Shkodrës gruan dhe fëmijët, ndërsa vetë qet në shitje gjithë pasurinë e tij (tokë e shtëpi) për të siguruar të hollat që i duheshin për të ikur jashtë shtetit, larg kërcënimeve dhe pasigurisë për jetën.

      Edhe pse ka mundur që me datë 01. 06. 2001 të mbërrijën ë “tokën e premtuar”, përsëri civilë të armatosur, njerëz të paguar të ish – sigurimit të shtetit, vazhdojnë të pyesin e të interesohen si “rastësisht” për Gjergjin dhe familjen e tij, çka përbën një rrezik serioz për të dhe familjen e tij, në rast dëshire për t’u kthyer në vendlindjen e tij. Por ky nuk është një rast i shkëputur i asaj që prej 5 vitesh po ndodh thuajse kudo në Shqipëri.

      Fatin e keq të Gjergjit që detyrohet të braktisë vendlindjen e kanë me qindra të tjerë, veçanërisht ata që mendojnë e veprojnë ndryshe nga pushtetarët e sotëm.

Nga: Rifat Ymeri

Drama e shtetit që vetëquhet pluralist

      Tashmë, i gjithë opinioni ndërkombëtar është në dijeni të plotë të persekutimit të aktivistëve të shquar demokratë nga pushteti i inkriminuar socialist, i cili ka aktivizuar për këtë qëllim strukturat më të specializuara të krimit politik. Nën këtë shënjestër është që prej 1997 aktivisti i shquar demokrat zoti Paulin Ndoja (Ndou), i cili siç dëshmohet dhe nga kjo fotografi historike (i pesti nga e djathta rreshti i tretë) e 3 janarit 1991 e në mes të udhëheqësve të Partisë Demokratike Berisha, Arbnori, Broci, Thana, Grishaj, Uruçi etj., ishte ndër të parët që u rreshtua në lëvizjet demokratike për rrëzimin e diktaturës dhe një ndër themeluesit e degës së  P. Demokratike të Shkodrës. Më pas për vite me radhë ka qenë kryetar seksioni dhe grup-seksioni në lagjen “3 Heronjt” dhe është angazhuar vazhdimisht si komisioner i P. Demokratike në qendrat e votimit në të gjitha zgjedhjet elektorale. I lindur dhe i rritur në Shkodër në një familje të përndjekur nga diktatura komuniste Paulini në vitet e kthimit të ish-komunistëve në pushtet aktivizohet në një aktivitet politik akoma më intensiv, po menjëherë  gjendet nën presinionin e terrorit politik shtetëror. Në dhjetor të 1997, një celulë terroristësh e përbërë nga ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit i vënë flakën dyqanit të tij në lagjen “3 Heronjt”. Disa muaj më pas, në mars të 1998 një automjet pa targa tenton ta shtypë për vdekje në hyrje të rrugicës pas Shkollës Ndoc Mazi, jo shumë larg banesës së tij. Pas kësaj ngjarjeje disa miq të tij e këshillojnë të largohet nga jeta politike, por i vetëdijshëm për rrezikun ai nuk i braktisi idelate demokratike, kjo i tërboi jashtë mase pushtetarët e inkriminuar të cilët kurdisën një tjetër skenar të eleminimit fizik të tij në nëntor të 2000 duke i vendosur një minë surprizë tek dera e apartamentit. Shpërthimi tronditi të gjithë pallatin por për fat të mirë u dëmtua vetëm dera e apartamentit, një dopio portë e blinduar dhe e telekomanduar, të cilën Paulini e kishte vendosur jo shumë kohë më parë si masë sigurie. I gjendur nën këtë represion sistematik Paulini detyrohet të largohet nga Shqipëria duke lënë këtu në kushte fare të pasigurta familjen dhe bashkëpunëtorët e tij demokratë. Kjo është drama më e rëndë e një shoqërie që vetëquhet pluraliste!

Bukurije Hysenukaj

Kur do të ndalet gjakmarrja në Shqipëri?

      Ilir Sherif Kurtaj i datëlindjes 21. 01. 1997, lindur dhe banues në Shkodër, i martuar dhe babai i një fëmije, ndodhet i ngujuar së bashku me familjen e tij si rrjedhojë e një konflikti me pasëojë vrasje.

      Shkak për këtë konflikt është bërë një grindje çasti e një të afërmi të Ilirit me familjen Pepa, e cila jeton në fshatin Boriç i Madh të rrethit Malësi e Madhe.

      Me datën 24. 10. 2000 në qytetin e Koplikut të rrethit Malësi e Madhe është vrarë shtetasi Refik Pepa, i martuar dhe babai i katër fëmijëve.

      Që nga kjo datë tetë familje të fisit kurtaj dhe në veçanti Iliri me familjen e tij, ndodhen të ngujuar dhe të pasigurtë për jetën si rrjedhojë e këtij konflikti.

      Shqetësimi i këtyre familjeve është bërë prezent edhe pranë zyrës së Avokatit të Popullit, ku vetë kreu i këtij institucini së bashku me stafin e tij kanë kontaktuar personalisht me familjet e ngujuara të fisit Kurtaj.

      Në këto familje ka bërë vizitë githashtu Zv/Ambasadori Gjerman Zoti Blomeyer, gazetarë të BBC-së, etj. Ndërkohë që autori u dënua me 15 vjet heqje lirie dhe ngujimi i familjeve vazhdon. A do ndalet ndonjëherë gjakmarrja në Shqipëri?

Lukë Velaj

Pse atdhetarit Pal Sylaj nuk iu mbajt amaneti?!

      Amanetin e mban edhe toka, thotë një fjalë e urtë ushqimore. Ismail Kadareja tek “Kush e solli Doruntinën” ngrenë vëllain nga varri për të mbajtur amanetin, për të sjellë në gjini motrën, Doruntinën. Kaq i fuqishëm është amaneti. Por ja që atdhetari, demokrati i njohur shqiptar sidomos në Tropojë e Shkodër Pal Sylaj, i cili vdiq këto ditë në Amerikë, i larguar nga Shqipëria nga frika e gjakmarrjes, megjithëse e kish lënë amanet ta varrosin në atdheun e vet, një gjë e tillë nuk u realizua. Një amanet shqiptar që e përpiu toka, pasi bijtë e tij Paulini, Gjovalini dhe i vogli Agron Sylaj nuk kishin siguri për jetën të vinin në Shqipëri as për të mbajtur amanetin e babës. Po ashtu edhe vajza e tij, Rita me bashkëshortin Nikolin Lucaj, ish tregtarin e mirë e të njohur shkodran që në raste festash fetare dikur ndihmonte fukarenjtë duke ulur çmimet, nuk e panë të udhës të mbajnë një amanet, që siç thotë Ismail Kadare “Edhe i vdekuri duhet të ngrihet nga varri ta mbajë amanetin”. Është pra gangrena gjakmarrje dhe ajo komuniste që po shpërfytyron popullin shqiptar, që po shplan e fshin edhe doket e zakonet që shqiptari prej qindra shekujsh i mbajti të shenjta. Pal Sylaj ishte një plak i mënçur dhe i respektuar në Shqipëri, një njeri që kontribuoi për një demokraci të vërtetë. Vuri gjithçka në shërbim të dobësimit të komunizmit, ndihmonte me bijtë dhe dhëndrin duke sponsorizuar partinë demokratike e ish presidentin Sali Berisha, sot shef i opozitës konstruktive shqiptare. Veçmas djali i tij i vogël Agron Sylaj dhe dhëndri Nikolin Lucaj kanë dhënë shumëçka për demokracinë shqiptare. Agron Sylaj, në dhjetor 1997 u detyrua të emigrojë për në vendin e lirive njerëzore Amerikë, pasi në Shqipëri i kanosej kulçedra komuniste, bashkë me babain dhe nënën, pasi xhaxhai i tij Ndrekë Sylaj, në krye të detyrës si ish roje në një ndërmarrje private, pasi kërcënohet objekti dhe jeta nga një grup grabitësisht të armatosur, vret një bandit dhe plagos një tjetër. Ai pra vrau një grabitës, një mafioz që natyrisht kishte lidhje me ndonjë person me detyrë shtetërore përderisa policia nuk veproi. Eh, pra, nga ky shkak familja Sylaj dhe dhëndri i saj Nikolin Lucaj, u detyruan të lënë pronat që kanë shumë, të lënë mënjanë idealet për të cilat kontribuan tërë jetën dhe të marrin rrugën për larg, për në Amerikë, vetëm për të pasur të sigurtë jetën. Disa shkuan në Amerikë siç e thamë, por nga kjo familje shkuan edhe në Angli, në Greqi, pra nga e patën më të lehtë, pasi pushka vrastare i ndiqte si hije. Eh, të dielën e pashkëve, më 31. 03. 2002, Mark Lucaj në Shkodër si vjehërr i vajzës së Atdhetarit Pal Sylaj i cili nuk mundi të varrosej në Shqipëri priti shumë miq e shokë, shumë veprimtarë të partisë demokratike e bashkëidealas të Palit, të Agronit e Nikolinit.

      Me vdekjen e Palit PD-ja humbi aktivistin e simpatizantin e flaktë, shqiptaria atdhetarin dhe një pjesë të zakonit të shenjtë që nuk mundësoi ardhjen e eshtrave sipas amanetit duke u siguruar jetën të afërmëve të tij, Rita, Paulini, Gjovalini, Agroni babën e dashur që i rriti me sakrifica e nder dhe i edukoi me virtyte qytetare. Edhe redaksia e gazetës sonë merr pjesë në këtë dhimbje të familjes Sylaj, pasi pasiguria e jetës është një plagë e tërë e demokratëve shqiptarë.

Nga: Sokol Pepushaj

Përse në Ferizaj kullat janë bosh?

      Kosova, kjo plagë që ka derdhur shumë gjak, kjo plagë që bëri të zgjojë vëmendjen e tërë botës e veçmas të Amerikës e Anglisë, ka ende nevojë për prezencën e ndërkombëtarëve e diçka më tepër për dënimin sipas lidhjeve të personave të akuzuar për krime kundër njerëzimit. Ne ishim këto ditë në fshatin Shtimje në komunën e Ferizajt. Atje pamë një hata të vërtetë. Kullat janë bosh, tokat djerrë e vendi i ngjason një shkretëtire. Lufta e viteve 1998 – 1999 ka lënë shumë plagë, plagë që ende kullojnë, plagë që duket se duan kohë të shëndoshen. Vendalinjtë shumica janë varë nga serbi dhe të tjetër, ata që kanë shpëtuar gjallë janë larguar nga trojet stërgjyshërore. Shtëpi të  djegura, rrënoja ka ende. Ato janë një relike e keqe. Serbi ka dhunuar gra e vajza, ka pushkatuar burra, djem e tëri, pleq e plaka. O perëndi ç’hata. Në bllokun tonë shënuam emra heronjsh kosovarë, por nuk po i rreshtojmë pasi ishin shumë. Mësuam se fshati Shtimje ka ndihmuar heroikisht UÇK-në me furnizime ushqimore e rroba, me informacione e deri edhe me sakrificat më sublime. Prandaj edhe janë pushkatuar shumë nga ky fshat, prandaj edhe ata që kanë marrë udhët pa udhë të perëndimit nuk ndihen të sigurtë të rikthehen. Atje ende vjen erë gjaku. Atje kullat janë bërë çerdhe zogjsh.

Nga: Sokol Pepushaj

Jeta është e pasigurtë në Shqipëri

      Momentalisht, problemi i rendit që është sektori më i rënduar duket i përfshirë në projekte dhe pikësynime. Por kështu Shqipëria është zhvilluar tash të paktën pesë vite me brekusha nëpër këmbë dhe krimi politik vetëm ka lulëzuar duke akuzuar shpeshherë edhe kupolat e larta në këtë kompozim. Vrasja e liderit demokrat Azem Hajdari është vetëm një rast, por populli veçmas kundërshtarët politikë janë në apelim kundër dhunës dhe shkeljes flagrante të të drejtave e lirive njerëzore. Kam parasysh një shkrim të botuar më 24. 06. 2000 rreth një vrasjeje spektakolare në Shkodër dhe atë ditë një polic më nxjerr kafe dhe më thotë: “Ju gazetarëve s’kemi ç’ju bëjmë se merren përmasa proteste por demokratët do i pushkatojmë”. Edhe kërcënimin e botuam asokohe në shtyp dhe shteti veproi, por qëllimi ynë sot është të sqarojmë se përse ishte i revoltuar ai palaço diktator. Ja vëreni: Një ditë më parë më 23. 06. 2000 që ishte edhe valë fushate për zgjedhjet e 1 tetorit për pushtetin lokal, rreth orës 11 paradite një benz mercedes me katër persona brenda ndalojnë pranë dyqanit të videotekës përballë PTT-së Shkodër dhe demokratit BesnikArrinaj dhe kushëririt të tij Gegë Arrinaj u thonë të mbyllin dyqanin. Ata nuk e dinin se pasditen e asaj dite të zezë po ata persona vijnë e hapin zjarr dhe vrasin Gegën. Ora ka qenë rreth 16 dhe ai shkrim që siç e thamë, i botuar asokohe bëri bujë, por gjithsesi shqiptarët sot e kësaj dite janë nën mëshirën e fatit, pasi janë vrarë e po vriten përditë demokratë, njerëz të ndershëm e të pafajshëm. Është pikërisht motivi primitiv i prapavijës politike që thuajse në të njëjtin vend killerët pushkatuan edhe humoristin e njohur shkodran Aleks Selmani. Tensionet dhe hakmarrjet e diktatorëve të kuq janë evidente, të prekshme dhe të skenarizuara. Demokrati Besnik Arrinaj është shquar edhe si veprimtar demokrat dhe të parët e tij si antikomunistë të vendosur, ku kanë përballuar burgje politike e diferencime njerëzore. I ati Lulash Arrinaj ka kaluar një kalvar persekucioni derisa vijnë hakmarrjet tek i biri dhe familja e tij, çka vërteton se jeta në Shqipëri e demokratëve është e kërcënuar nga komunistët, bijtë e Enver Hoxhës, siç edhe e ka deklaruar publikisht shefi i socialistëve shqiptar Fatos Nano.

Nga: Sokol Pepushaj

Demokratët, hebrenjtë e fillimshekullit të 21-të

      Krimet mbi demokratët shqiptarë u ngjajnë atyre mbi popullin hebre. Dikush vritet, dikush merr udhët pa udhë për të shpëtuar jetën. Një thirrje të kumbueshme në këtë linjë ka lëshuar shefi i opozitës shqiptare prof. doc. Sali Berisha ditët e fundit, thirrje e cila duke u ngulit fort në ndërgjegjen e kombit. Kujtim Mehmetaj është vetëm një rast, por edhe ky rast flet shumë. Ai më 8 dhjetor 1998, kohë kur ishte veshur polic dhe studentët e Univertistetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës përkrahnin në grevën e tyre të urisë studentët e Universtitetit Shtetëror të Tiranës dhe përkujtonin atë grevë studentore mbarëshqiptare që pat rrëzuar sistemin e Ramiz Alisë në fillim të proeseve demokratike, ish policit Kujtim Mehmetaj i kishin dhënë urdhër të vrasë kryetarin e Unionit Studentor Alfred Pëllumbin. Por Kujtimi kish qëlluar njeri i mirë. E kish lajmëruar studentin Pëllumbi, i cili vetëm se qe rrahur nga policia me urdhërin ndoshta edhe të ish ministres së arsimit Uruçi, e cila pak kohë më parë si shefe kaatedre e Universitetit kish hequr flamurin kombëtar nga godina dhe për atë veprim u shpërblye nga komunistët, nga diktatorët, nga të pafetë. Ish polici Mehmetaj u diktua dhe u vu në shënjestër të diktatorëve. Ai nuk zbatoi urdhërin e partisë. U rrah dhe mëpastaj u fsheh për të shpëtuar jetën e vet se nuk pranoi të vrasë një djalosh të ri, një demokrat të njohur. Ndoshta mori udhët e përtej Shqipërisë, ndoshta… Në Shqipëri k ashumë të panjohura, sidoqoftë më 1 dhjetor 2000, njerëz të paidentifikuar i kanë vrarë të atin. Hakmarrjet vazhdojnë, por edhe pakënaqësia e shqiptarëve po përmasohet.

Nga: Albert Vataj

Shqipëria në duart e mafies

      Mafia shtetërore shqiptare ka shtrënguar dorën e diktaturës. Demokrati Fran Drejaj nga Vukli i Kelmendit, duke qenë se ka marrë pjesë në shumë demonstrata antikomuniste është rrahur e kërcënuar me jetë nga shteti fashist shqiptar. Në zgjedhjet lokale të 1 tetorit 2000 dhe ata parlamentare të 24 qershorit 2001 është përballur me shkopinjtë e gomës dhe shqelmat e policisë, pasi bindjet e tij demokratike janë bërë shqetësim për komunistët. Fran Drejaj dhe familja e tij janë detyruar të braktisin Shqipërinë, pasi edhe sot komunistët që aksidentalisht kanë pushtetin i kërkojnë për t’i pushkatuar. Pesë vitet e fundit janë vrarë rreth 3800 shqiptarë të pafajshëm.

Nga: Drita Kozmai

Plagët e Mitrovicës

      Është një plagë e rëndë, një plagë që kullon gjak të pafajshëm shqiptar Mitrovica. Atje të rinjtë e të rejat ose janë vrarë nga regjimi i Millosheviçit, ose janë larguar në kërkim të sigurisë së jetës. I riu Arsen Dinaj nuk kish pranuar gjatë kohës së luftës të radhitet në UÇK dhe si rrjedhojë familja e tij është dhunuar. UÇK-ja e kish shpallur person në kërkim dhe djaloshi ka afro tre vjet i zhdukur. Pra Arsen Dinaj nuk dihet në është vrarë nga serbët, nga UÇK-ja apo ka braktisur Mitrovicën, por dihet që jeta e shqiptarëve të Kosovës është e rrezikuar, vetëm se ato kanë aspirata për një Kosovë të lirë e demokratike.

Nga

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu