Në jug të Shqipërisë kërcet pushka e grekutNga: Petrit Brahollari Asnjë gjuetar shqiptar nuk ka mundësuar gjuetinë në ndonjë vend të botës. ndërsa gjuetarët e huaj e kanë bërë tabelë qitjeje rezervatin shqiptar për nga llojshmëria e kafshëve dhe shpendëve të egra. Gjuetarë të vendeve fqinje të kufizuar në shtetet e tyre për të bërë gjueti, sepse ligjet janë të forta dhe për shkelje dënohesh deri me burgim, e kanë gjetur mënyrën për ta ushtruar këtë lloj sporti. Duke e ditur se pyjet dhe malet tona janë mall pa zot, veshin çizmet, hedhin krahut çiften, i hipin fuoristradave dhe shkelin gazin drejt Shqipërisë. Autoritetet pyjore dhe drejtoritë përkatëse pranë Ministrisë së Bujqësisë joshen nga një shumë tepër e vogël valute dhe bëhen sehirxhinj ndaj kasaphanës në banorët e pyjeve tona. Gjuetarët grekë s’kanë nevojë fare për autorizim, sepse edhe kafshët i përkasin të ashtuquajturit sipas tyre Vorio Epir. Ata e marrin autorizimin në Greqi për të gjuajtur në Shqipëri. Këta gjuetarë në fjalë ja kanë marrë dorën rezervatit shqiptar dhe i mbulojnë zonat kodrinore të Ersekës, Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës, në zonat e Cakranit të Fierit, në Korçë dhe ulen në gjunjë për të goditur thëllëzat e qafës së Kiçokut. Lepuri dhe kafsha dekorative Kaprolli i ka mërzitur tavolinat e tyre, ndërsa derrat e egër shfarosen dhe jashtë sezonit në periudhën që rritin të vegjlit e tyre. Gjuetarët italianë që preferojnë thëllëzat duket se bëjnë gjueti të vogël, por gabohet ai që mendon kështu. Është pak të thuhet se mbi këtë shpend po bëhet krimi që i ngjan asgjësimit të plotë. Italianët që e bëjnë këtë lloj gjuetie janë të përhershëm dhe grupet e tuyre sa vijnë e shtohen. Zonat ata i njohin më pak nga barinjtë vendas dhe gjuetinë nuk e bëjnë vetëm në zagarë shpendi, por edhe me mjete ndjellëse me kaseta të incizuara që ndalohen rreptësisht në gjueti. Makinat e italianëve kanë kushte frigoriferike një zgjidhje kjo për të gjuajtur sa m gjatë dhe për t’iu përgjigjur bollshmërisë. Brenda një dite në Sevastjar të Vlorës, një grup gjuetarësh italianë vranë 46 thëllëza e përafërt kjo me 7 – 8 tufa. Po në 5 ditë gjuetia dhe më tepër ç’farë ndodh? Një grup gjuetarësh nga Ballshi pëfshi dhe drejtues të shoqatës së gjuetarëve të këtij qyteti, me autorizim të posaçëm shkojnë për ta ushtruar këtë sport dhe në zonën e Përmetit. Në Këlcyrë indalon policia dhe bënë poterë me ta. Po të ishte grek dhe italian nuk do të ndodhte një gjë e tillë, por meqë ishin shqiptarë nuk u hap trau i bllokimit te gryka ndanë Vjosës. Kësaj i thonë i huajnë vendin tënd. A mos vallë nuk i njeh këto fakte Ministria e Bujqësisë? I njohin mirë drejtoritë përkatëse në këtë Ministri, jo vetëm kasaphanën në pemën frutore dhe pyllin që mori tatpjetën, por guxojnë që edhe banorët e përhershëm të pyjeve tona t’ua dorëzojnë plumbave të të huajve. Në rezervat gjuetie nuk e kanë kthyer me zor të huaj Shqipërinë, por joshjet qeveritare që kanë dorëzuar çelësat e poligonit pr të çfarosur përfundimisht faunën shqiptare.
Probleme shoqëroreSi e kërkojnë dashurinë femrat? Sa humb dhe sa fiton ajo që lë partnerin! “Ishim në një dasëm kur e kuptova se gjithçka kishte marrë fund. Ishte një ditë e ngrohtë dhe e parfumuar, fillim qershori. Pemët ishin zbukuruar nga lulet e bardha, ndërsa në shkurret aty pranë kishin shpërthyer qindra bozhure të mrekullueshme. Të dy të martuarit kishin thënë “po” në perëndimin e diellit. Ishte një mbrëmje komplet romantike. Disa orë më pas ndodhesha me të fejuarin tim të atëhershëm, (le ta quajmë X) në lokal duke lënë mënjanë Luftën tonë të përhershme dhe disakordin tonë të përjetshëm që fshihej si llava poshtë sipërfaqes vullkanike të historisë tonë gati për tu shembur, gati për të shpërthyer në momentet më të paimagjinueshme. Çdo çift e di se përse po flas. Lufta jonë kishte të bënte me kontrollin, autokontrollin, kontrollin reciprok, kontrollin nga të tjerët. Edhe pse në pamje kjo jona është një fejesë zyrtare, kohët e fundit Lufta jonë ishte bërë më reale sesa e Ardhmja jonë. Atë natë, veçanërisht filloi kështu: unë doja të kërceja, ai jo. Duke përdorur një ton zëri krejt normal, X më akuzoi se ankohem vazhdimisht, madje dhe më kërcënoi duke më thënë: Nëse thua edhe një dreq fjale tjetër…” Unë kërkova falje, u çova dhe shkova të shëtis pak për të reflektuar dhe për të shfryrë inatin tim. Kur ai erdhi tek unë isha e bindur se do më kërkonte falje… do të përqafoheshim, do t’i linim të tjerat për ti diskutuar më vonë dhe do të ktheheshim në tavolinën tonë, ndoshta pak të nevrikosur, por të bashkuar. Mbaj mend se e pashë gjithë shpresë. “Kur do ta kuptosh se nuk je vetëm ti?” më pyeti. Ishte njëlloj sikur më qëlloi me shpullë. E pashë drejt e në sy pastaj e kuptova. S’po flisnim për sjelljen time në festën ku ishim të ftuar: ai po i referohej mënyrës time të të qenurit. “Nuk je vetëm ti”, përsërita. Si me magji inati më iku. E ndjeja që po zhdukej e ashtuquajtura e Ardhmja jonë dhe kisha humbur çdo interes për Luftën e Përjetshme. “Ke të drejtë, më fal, u tregova egoiste”. – murmurita pa e tradhëtuar veten as me emocionin më të vogl edhe pse e dija se gënjeja. Disa javë më vonë, pas një bilanci meskin të raportit tim, X dhe koleksioni i tij i këmishave e lanë përgjithmonë apartamentin tim ku jetonim prej 3 vjetësh. Mobiljet dhe librat patën të njëjtin fat një muaj më vonë, sapo gjeti një shtëpi të re. Po shihja shenjat në mur, ku ai kishte varur hartat e tij dhe bëra një llogari të shpejtë se nga çfarë kisha hequr dorë: martesa – që me siguri do të celebrohej para vitit të 30 të jetës sime në një kishë të bukur, me një kor që këndonte ndërsa unë ecja drejt me një fustan të gjatë e të bukur dhe pas meje ecnin 4 shoqërueset e mia (që i kisha zgjedhur me kohë), për t’u pozicionuar në krah të tij dhe të katër dëshmitarëve të tij (edhekëto të zgjedhur prej kohësh). Vallëzimi ynë i parë. Pastaj vogëlushja jonë me flokë bjondë të prera shumë shkurt, sytë ngjyrë lajthi njëlloj si të mitë, fytyrën dhe personalitetin e të cilës e kisha ëndërruar shpesh. Pastaj djali ynë që do të kishte flokët bjondë si i ati, por trupin e fuqishëm të burrave të familjes sime. Babai kishte programuar që të ma hiqte djalin nga kthetrat e përkujdesjes së tepruar dhe frikës sime. Pra një jetë së bashku, kaq moderne dhe kozmopolite, me të, në rolin e një drejtori organizativ të patrembur dhe unë në rolin e një redaktoreje të mahnitshme. Një shtëpi në fshat me pamje nga oqeani, apartamenti në qytet me taracën plot me lule. Kisha kaluar gjithë jetën time prej të rriture duke filluar që nga mosha 19 vjeç, duke e imagjinuar të gjithë këtë edhe tani në harkun kohor të disa javëve dhe me një dorë fjalësh kisha hequr dorë nga gjithçka. Kohët e fundit, X dhe unë kishim asistuar në një bum të vërtetë martesash. Në harkun kohor të pak më tepër se 2 vjetëve rreth 17 miq dhe kolegë janë martuar. Mes tyre disa që ishin çift prej vitesh, si ne, vendosën të zyrtarizonin lidhjen e tyre. Të tjerët kanë rënë pre e dashurisë me shikim të parë. Në disa raste çiftet shfaqeshin shumë të lidhur dhe thellësisht të dashuruar duke më lënë ndonjë shpresë përsa i përket konceptit të vjetër të martesës. Por shumë martesa të tjera, sidomos ato të shoqeve të mia më kishin lënë një ndjesi të çuditshme: ishin njëlloj si të lexoje një roman të mbushur me gjëra të lëna pezull me një epilog final të karakterizuar nga një parabolë e pakëndëshme zbritëse. Puna është se shoqet e mia dhe pse janë të shkëlqyera fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht shpesh paralizohen nga një pasiguri për veten. Nganjëherë kur dëgjoj vlerësimet e tyre për veten, ndjej se dua të qaj, ose për t’iu dhënë një shpullë surratit, apo më keq akoma, ti përqafoj fort derisa të premtojnë se do të ecin drejtë në rrugën e tyre… për t’u bërë dikush. Fatkeqësisht, për mungesë të ideve, pjesa më e madhe e tyre bëhen thjeshtë bashkëshorte, sigurisht s’jam e vetmja e pamartuar mes tyre. Disa kanë mbetur vetëm sepse s’kanë besim. Disa të tjera kanë hequr dorë nga një raport stabël pikërisht pranë altarit dhe pranë të 30-tave. Tamam si unë. Sot, duke kaluar nga një koktej tek tjetri, unë dhe mikeshat e mia përpiqemi të sforcohemi për të kuptuar në ç’pikë kemi arritur në procesin e dhimbjes, dhe s’mund t’i shmangemi dot pyetjes: Çfarë po ndodh? Përse pikërisht tani? Kur ishim 20 vjeç unë dhe shoqet e mia ishim të terrorizuara: bënim një punë të përulur, por përsëritnim shpesh se ishim me fat që kishim një punë në atë krizë të fortë që kishte pllakosur vendin! Në ato vite s’bënim gjë tjetër veç studionim, pyesnim dhe ropateshim për të marrë një “karton” të famshëm. Në ato kohëra, X dhe unë dilnim bashkë por raporti ynë ecte në paradigmën klasike kolegjiale që i donte gratë të gatshme për t’u përkushtuar seriozisht dhe burrat të dëshiruar për liri. Duhej të isha mirënjohëse për sakrificën që bënte për dashurinë time. Mbaj mend se në atë periudhë ulesha në studion time të vogël duke e pyetur veten ç’do të ishte bërë me jetën time. Deri atëherë e kisha gjithmonë një përgjigje: Universitet, kurs, specializim, punë. Në se X do t’më kërkonte të martohesha, atëherë me të do t’i isha përgjigjur pa hezituar: po, po. Ishte shpëtimi im dhe unë isha marrëzisht e dashuruar me të. Në moshën 20 vjeç nuk u martova si prindërit e mi, por gjithsesi e kisha zgjedhur burrin tim të ardhshëm. Nuk u “konservova” për martesë, por sigurisht nuk e pata asnjëherë në kontroll të plotë seksualitetin tim ia kisha dhënë këtë privilegj X-it në moshën 19 vjeç, dhe pikërisht aty mbeti, brënda kufijve të ngushtë të raportit tonë, komplet në dispozicionin e tij. Eksperienca ime e pakët ishte e qortueshme. X thoshte se ish të dashurit e mi më kishin shfrytëzuar. Po investoja shumë për punën time, por duhej që të zgjidhja një që t’i pëlqente edhe X-it. Më kishte këshilluar dhe pse në mënyrë të butë që të mos bëhesha shkrimtare, një preokupim ky shumë i rrezikshëm. Ai nuk kishte pasur asnjëherë besim tek unë dhe këtë duhej ta kisha kuptuar më parë, por ja që kisha mashtruar dhe veten time duke e bindur se mund të drejtoja një raport të tillë. Atë natën e famshme në dasmën e dy miqve tanë, e kuptova të vërtetën. Gjeta shpjegimin e krizave të panikut dhe inatit që më kapte sa herë që mendoja për martesën. Ndjenja e mllefit më bënte të ngjitesha në ring për të luftuar kundër Luftës së Përjetshme, kur do të ishte më e lehtë të pranoja fundin lehtësues të historisë, pa kishë, dhe shtëpi me tarracë me lule… Nuk je vetëm ti. Në vrapin tim të çmendur për të patur gjithçka dhe menjëherë isha bërë shoqe ideale e mashkullit modern liberator, me një karierë dinjitoze, por jo më të lartë se të tijën. Me një eksperiencë seksuale por inferiore para të tijës. E pavarur, por jo beqare kronike. Jo se votoja me vendosmëri për martesën apo për bashkëjetesën, por votoja për të dyja në momentin e duhur. Atëhere, a ka ndonjë gjë të gabuar në të gjithë këtë? Veç të tjerash ka ikur koha që thonin se gruaja rri edhe pa burrë. Mua më pëlqejnë burrat. Kam nevojë për ta. Të gjitha shoqet e mia që janë ndarë duan të dashurohen sërish dhe s’e përjashtojnë mundësinë e martesës. Ndryshimi qëndron se kjo ide nuk na tremb më. Asnjë dhe asgjë nuk mund të na bëjë që të na mungojë baza nën këmbët tona si ekonomikisht dhe sentimentalisht. Karriera shkon mirë, arrijmë të vemë dhe pasuri, kemi (pak a shumë) një raport të mirë me trupin tonë dhe mund të besojmë në miqësitë e fuqishme. Kemi nevojë për një raport sentimental. 30 vjet s’ëshët më mosha në të cilën hedhim rrënjë, por është momenti i duhur për t’u shkëputur nga toka. Është njëlloj si të kemi zbuluar rininë e përjetshme. Çfarë ndjejmë kur arrijmë të zgjedhim një gjëagjëze të tillë: përse nuk e mendova më parë? Ndoshta s’kisha dëshirë të mendohesha më parë. Unë dhe X u rritëm bashkë. Paradoksalisht, pa forcën dhe përpjekjen e fituar duke dashur pikërisht atë dhe duke luftuar kundër tij, nuk jam e sigurtë nëse do të isha një grua e aftë për të jetuar pa një version të çfarëdoshëm mashkullor. Duke e kuptuar se nëse do të ishim martuar do të ishim të dy të palumtur, nuk mund ta qortoj X që bëri këtë zgjedhje: veç të tjerash isha përpjekur të isha gruaja që ai kishte dëshiruar gjithmonë. Por nëse do të rrija me të s’do të kisha asnjë mundësi për të ecur para. Influenca e ushtruar nga ideali i tij femëror ishte shumë e fortë. Ne, përkundrazi donim diçka më tepër. Nga: Kathyrn Hart Gazetare amerikane
Dashuritë me ndërprerje mund të zgjasin përgjithmonë Jo vetëm dashuri të largëta në hapësirë por edhe në kohë. Janë të pranishme mardhëniet me jetëgjatësi të madhe sepse takimet janë të radha dhe të distancuara. Histori që zgjasin për dekada, ndonjëherë dhe gjithë jetën, gjatë së cilës çifti ka pak raste për t’u frekuentuar. Modeli është ai i treguar në romancën e shkrimtares farnceze Benoite Groult “Kripa në lëkurë”. Kjo është një pariziene e sofistikuar, ai një peshkatar skocez, të dy me familje dhe jetë të tyret. Duhen duke hequr çdo vit nga rutina familjare disa javë “pushime”. Në këtë mënyrë dashuria e tyre mbetet e gjallë për 30 vjet. Është rasti i të dashurës që zgjat gjithë jetën. Mund të jetë një zgjidhje më e mirë e dashurisë në distancë, nëse paktet janë të qarta që në fillim. Është sjellje tipike e të pasigurtëve e atyre që janë të sinqertë se vetëm një person nuk mjafton, e atyre që dinë të tregojnë anën e tyre të ndritur e pasionale (me të dashurën) e të personave konkretë e të përditshëm me burrin ose gruan. Në një shoqëri ku pranohet divorci dhe githmonë e më shumë njerëzit martohen sepse kanë objektiva të përbashkëta, një mardhënie e tillë duket absurde. Dhe përkundrazi ky fenomen jo shumë frekuentohet, duket se është kufiri i fundit i romantikëve, të cilët aspirojnë një dashuri që të jetë pasionale për gjithë jetën.
Pervizajt e Prizrenit kanë hyrë me dinjitet në historinë shqiptare Familja e madhe e Pervizit, është ndër më të hershmet, dhe më të shquarat e Kurbinit. Kullat (kështjella) të Pervizëve, kurdoherë rrezatuan besë, burrëri, bujari e partiotizëm shembullor. Kjo “dinasti” (në se mund ta quajmë të tillë), i ka rrënjët shumë të thella dhe mund të themi se është pasardhëse e “Kol Malçës”, e lidhur në miqësi të hershme me Gjergj Kastriotin. Nga kjo derë e madhe kanë dalë shumë burra dhe figura të shquara pr pushkë e pendë. Gjin Pjetër Pervizi ishte udhëheqës i Kurbinit, në lëvizjet anti – osmane, ku fitoi shumë beteja gjatë viteve 1989 – 1914. Më 28 nëntor 1912, në orën 1000, në krye të 300 trimave kurbinas, ngriti Flamurin “Kuq e Zi” të Gjergj Kastriotit, (4 orë para se të ngrihej në Vlorë). Kullat e Pervizëve patën “fatin” të digjen dy herë nga pushtuesit turq dhe të tretën herë nga “trimat” e Enverit. Leka është djali i tretë dhe i fundit i Gjeneralit të shquar të “Mbretërisë Shqiptare” – Prenk Pervizit. Ai u lind në vitin 1929. Duhet theksuar se prindi i tij Prenka ishte ndër oficerët më të përgatitur të Ushtrisë Kombëtare, me dy Akademi Ushtarake (atë të Vjenës 1918) dhe të Romës (1934). Ky oficer madhor dhe burrë shteti i shquar, gjatë pushtimit fashist ka mbajtur një qëndrim të admirueshëm në ruajtjen e strukturave të ushtrisë dhe në mbrojtjen e interesave Nacionale. Është i pari ushtarak i lartë shqiptar i cili që në qershorin e vitit 1936, i denoncoi qëllimet e fashizmit italian për pushtimin e Shqipërisë, pavarësisht se Mbreti Zog e bëri veshin të “shurdhër”. Pasojat i vërtetoi koha (no coment). Familja Pervizi dhe po thuaj të gjithë fisi i tyre, kaloi një “kalvar” të vërtetë vuajtjesh, ku pjesa më e madhe u pushkatuan, burgosën dhe internuan. Mbi familjen Pervizi u zbraz gjithë arsenali bollshevik i Enver Hoxhës dhe për të vetmen arsye se (baba i Lekës) ishte ushtarak dhe intelektual koshient, me pikpamje të theksuara nacionaliste dhe me vizion të qartë Perëndimor. Mbas arratisjes së Prenkës (1946), për familjen e tij fillon dhuna, terrori dhe persekucioni. Ata internohen familjarisht në Tepelenë, ku në vitin 1949 i vdes gjyshja 90-vjeçare (dhe futet në varrezë masive). Në Saver të Lushnjes vdes nëna e Lekës, Ana (1977), po në këtë kamp vdes i vëllai, Genci (mbas shum vuajtjesh dhe torturash). Genci kishte mbaruar Akademinë e Aviacionit në Torino të Italisë dhe kishte qenë oficer shembullor, largohet nga Italia si antifashist dhe vdes në moçalin e Lushnjes!… Leka, më i vogli, shquhej si piktor me talent, por talenti itij do të shpërthente fuqishëm në burgjet dhe kampet e diktaturës, ku me penelin e tij do të gëdhendte mjeshtërisht portretet, sa të dhimbshme aq edhe epike të shokëve dhe miqve bashkëvuajtës. Bashkë me Lekën ishte edhe vëllai tjetër Valentini, i cili kishte mbaruar Akademinë e Kavalerisë në Bolonja të Italisë ku edhe ishte martuar. Nuk është “asgjë” Uliksi as Penelopa, para Valentinit dhe bashkëshortes së tij besnike të cilët mbas 45 vjetësh takohen dhe bashkohen për të rifilluar jetën e shkëputur padrejtësisht nga një sistem antikushtetues, antinjerëzore dhe anti Zot! Një tragjedi e vërtetë. Bashkë jetuan ky çift ideal deri në vitin 1998, kur vdekja (ose ndarja nga jeta) e shkëputi filin me ndërrimin jetë të Valentinit, i cili u përcoll për në banesën e fundit, nga të dashurit dhe bashkëvuajtësit, ashtu siç i ka hije një burri dhe atdhetari të shquar. Vetëm Leka (ose “Leka i Madh”) mbijeton plot dinjitet dhe krenari, si sfida më e madhe e diktaturës komuniste, si “simbol” i papërkulur i asaj dere të madhe që i dhuroi Kurbinit dhe Atdheut burra të mëdhenj dhe të shquar. Derë që ngjason më shumë me portat e një “Kështjelle krenare”. Leka sot, jeton në Bruksel të Belgjikës, pranë varrit të prindit të tij të mbuluar me nderë e lavdi. Eshtrat e të cilit prehen në “Parcelën e palëvizëshme” të burrave më të shquar që nderojnë veten dhe kombet e tyre. Lekë Pervizi me bashkëshorten, djemtë dhe nipat e mbesat jeton në Bruksel mbuluar me nderimet dhe lavdinë që i lanë para ardhësit, dhe që aq mirë di ta ruajë dhe ti kultivojë dhe pa dyshim t’jua transmetojë brezave si një “Relike të Artë”. Leka drejton Revistën “Kuq e Zi”, një revistë nga më prestigjiozet e diasporës shqiptare. Ajo është përfaqësuesja më e denjë e të persekutuarve dhe të përndjekurve politikë. Në këtë revistë shkruajnë ato penda të fuqishme, të cilat kurrë nuk u ngjyen në ndryshkun e diktaturës. Pervizi ashtu si paraardhësi i tij – Konica i Madh nga Brukseli i largët shpërndan për të gjithë shqiptarët në botë mesazhin e paqes, të harmonisë dhe atdhedashurisë. Mesazhet e Pervizit për bashkëjetesë, bashkëqeverisje dhe tolerancë, tregojnë portretin e vërtetë të nacionalistit të madh dhe kristianit koshient. Vizioni euro – perëndimor i zotit Pervizi është udhërrëfyes dhe “etalon” për të tashmen dhe të ardhmen. Ai është botues i shumë veprave publicistike dhe poezive me karakter thellësisht kombëtar dhe përmbajtje të shëndetshme dhe nivel artistik të lakmueshëm (falë kulturës me diapazon të gjallë). Pervizi është botues i disa librave dhe veprave të mirëfillta letrare, ku mund të veçojmë, “Prenk Pervizi” – shënime biografike; “Ditari i Burgjeve”, “Lahutari shqiptar”, etj. – “Auditorët e burgjeve”. Me penelin e tij të piktorit realizoi në mënyrë të përkryer tabllo të jetës në burgjet dhe kampet e diktaturës. Në veprat e tij në pikturë, spikatë në mënyrë të veçantë portreti, ku, gjatë gjithë kohës në burgje dhe kampe, (sidomos në periudhën e gjatë të internimit, sa në një kamp në tjetrin), portretizoi me shumë art figurat e familjarëve të tij dhe të bashkëvuajtësve. Gjatë kohës së internimit në Tepelenë në vitin 1949, na përshkruan në mënyrë të dhimbshme jetën në atë kamp famëkeq ku çdo ditë vdisnin (nga sëmundje infektive), nga dy deri në tre pleq dhe fëmijë, si pasojë e mungesës së bukës dhe e mungesës së kushteve higjienike më elementare. Tepër tronditëse dhe tragjike na e paraqet atë “tabllo” të dhimbshme kur njeriun e vdekur e mbanin nga dy deri në tre ditë në mes tyre, vetëm për të përfituar rracionin e bukës!… Të gjitha këto skena tragjike, Pervizi ia paraqet lexuesit shqiptar jo për efekt nxitje për hakmarrje, por kryesisht për të qenë shumë të matshëm dhe të kujdesshëm që këto episode kaq të pa këndëshme dhe kaq antinjerëzore, të mos përsëriten më kurrë në tokën e bekuar Arbërore të Kastriotit. Lekë Pervizi na tregon se në mes të asaj drame e trishtimi, shpesh krijoheshin edhe situata humori ku artisti i vërtetë, i riu Gjosho Vasija, na entuziazmonte me humorin e tij kristal, si pjesë e pa ndarë dhe tradicionale e humorit të hollë shkodra. Gjosho Vasija ishte shok, mik dhe bashkëvuajtës i Lekë Pervizit në kampin famëkeq të Tepelenës, shoqëri dhe miqësi të cilën e ruan edhe sot. Revista “Kuq e Zi”, të cilën e drejton zoti Lekë Pervizi, është themeluar që në tetorin e vitit 1993, nga “Shoqata e të Përndjekurve Politikë” me qendër në Bruksel të Belgjikës, me një staf të admirueshëm, ku mund të veçojmë: Profesorët Guljelm Deda, Mark Dema, Nush Radovani, Luan Doda, etj. Në këtë revistë bashkëpunojnë penda nga më të shquarat e diasporës dhe të vendit, ku mund të shquajmë: Arben Sebastej, Vinçenc Golleti (Bafa), etj. Në këtë revistë prestigjioze kanë shkruar Atë Zef Pëllumbi, Prof. Aurel Plasari, Prof. Jup Kastrati, etj., të cilët japin një kontribut mjaft të vlefshëm. Në kuadrin e aktivitetit dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Pervizit padyshim është edhe jehona dhe piskama që kjo revistë lëshoi në mbarë botën për tragjedinë e genocidin serb ndaj vëllezërve kosovarë. Pervizi edhe mbas mbarimit të luftës në Kosovë, nuk pushoi për asnjë moment veprimtarinë e tij me karakter nacional. Ai mbështeti dhe inkurajoi grevën e urisë ku të ngujuarit në këtë grevë kërkonin përmes një proteste të fuqishme lirimin e vëllezërve kosovarë, të cilët dergjeshin në burgjet serbe të Millosheviçit. Duhet theksuar se në këtë grevë ishin ngujuar ajka e partiotizmit shqiptar, ku mund të veçojmë: Simon dhe Mikel Kushnini (“Legjendën e Prizrenit”), i pari Simon Kushnini, Kryetar i “Lidhjes Shqiptare në Botë”, Profesor Ramiz Zekolli dhe Europarlamentari i shquar Bart Staes, i cili i ishte bashkangjitur grevës. Prania dhe kujdesi i zotit Pervizi ka qenë efikase gjatë gjithë kohës së grevës e cila ka vazhduar nga d. 24 dhjetor 1999 deri më 5 janar 2000. Natyrisht prania në grevë e zotit Kushnini dhe grupit me aq reputacion ndërkombëtar, i jepte grevës përmasa jashtëzakonisht të mëdha dhe efekti sensibilizues kishte një ndikim të madh në analet diplomatike europiane dhe në veçanti në ato të SHBA, të cilat ishin faktori determinant në çlirimin e Kosovës. Një ndër veçoritë e sensit të theksuar patriotik të zotit Lekë Previzi ishte edhe referati i tij i mbajtur në “Kongresin e Parë të Lidhjes Shqiptare në Botë”, mbajtur në Prizren nga data 26 – 27 nëntor 2001. Në këtë Kongres, zoti Previzi, solli zërin e të Persekutuarve dhe të Përndjekurve Politikë me anën e një analize të thellë kritike, duke kërkuar që figura e të Përndjekurve Politikë të mos kthehet në sllogane interesash të ndryshme politike, por të trajtohet me rigorozitet si forca më vitale, duke i akorduar asaj të gjitha të drejtat që ju siguron Statusi Ndërkombëtar i të Përndjekurve dhe të Persekutuarve Politikë. Kam mendimin se veprimtaria patriotike e intelektualit të shquar Lekë Pervizi nuk është rastësi apo spontanitet, por vazhdimësi logjike e një tradite të shkëlqyer, të trashëguar në breza. Duke përfunduar këtë shkrim modest i urojmë nga zemra burrit kreshnik dhe zambakut të vërtetë të Kurbinit krenar, zotit Lek Pervizi, suksese në detyrën e shenjtë dhe shëndet të plotë. Nga: Mark Bregu
Universiteti i parë në Ballkan u çel në shekullin e 14-të në Durrës Duke shfletuar shtypin periodik të kohës, ndeshim shpeshherë me shkrime të papërgjegjëshme, të cilat shkruhen nga individë të paformuar, të cilët penetrojnë me ndonjë thënie të një X personi për një ngjarje apo eveniment të caktuar. Kam mendimin se kjo kategori njerëzish janë të paformuar, ose dashakeqë të cilët ukde u fshehur mbas një emri të njohur si intelektual, (pavarësisht se cilës fushë i përket), japin opinione sipas dëshirave të tyre pas asnjë bazë historike. Kemi folur shumë për politizimin dhe deformimin që iu bë historisë gjatë një gjysmë shekulli, por në asnjë mënyrë nuk mund të përmbysim të gjithë historinë që është shkruar apo interpretuar gjatë asaj periudhe. E them me plot bindje se më shumë pavërtetësi historike na janë servirur gjatë viteve të pluralizmit. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se pavarësisht politizimit dhe sulmit mbi shumë intelektualë dhe figura të shquara, të cilët diktatura i ka etiketuar “reaksionarë”, historia ka qenë mjaft e kufizuar në “gafa”, të cilat sot i kemi me bollëk. Shumë pavërtetësi historike janë konstatuar gjatë viteve të fundit nga individë mediokër të cilët me “alibitë” e krijuara janë munduar të na paraqiten si “disidentë”… Çuditërisht ka edhe ndonjë intelektual që pretendon se ne nuk paskeshim hisotri! Kjo nuk është aspak e vërtetë. Në qoftë se do të pranojmë këtë hipotezë, do të mohojmë Nacionalitetin, dhe do të quhemi fise endacake (nomadë), sepse nuk ka popull pa histori. Vallë a mund të mohojmë historinë e Gjergj Kastrioti (Skënderbeut)?! Për kryeprijësin kanë shkruar disa historianë ku mund të cilësojmë Marin Barletin, Fan. S. Nolin, etj. Nuk duhet harruar se “Historia e Shqipërisë” është shkruar nga disa autorë dhe po vërejmë me kujdes pavarësisht se është shkruar në kohë të ndryshme, ata përkojnë shumë me njëri – tjetrin dhe konkretisht: Për pashallarët shqiptarë dhe kryesisht për dy më të njohurit, – Ali Pashë Tepelenën dhe Kara Mahmut Pashë – bushatliun, të tria historitë na japin të njëjtin portret për secilin prej tyre. a) “Historia e Shqypnisë” Ç’m’kohë të vjetra e deri m’tashmet, autori – Ndoc Nikaj. Shtypshkronja “Nikaj”, Shkodër, 1917 b) “Historia e Shqypnisë”, për klasat e nalta të shkollave fillore, botim i vitit 1924, Gaspër Mikeli. Shtypshkronja e S’papërlyemes. Shkodër. c) “Historia e Shqipërisë” – Tajar Zavalano. Tiranë 1998. Në qoftë se historia bie “ndesh” me dëshirat apo me “egot” e atyre që duan të dalin mbi të tjerët, kjo nuk mund të jetë arsye pe aq më pak “argument” për të pohuar se nuk paskemi histori” Për historinë e Skënderbeut, Marin Barleti është i pari dhe më pranë në koherencë me ato ngjarje sa madhore, heroike dhe monumentale, të cilat autori i ka skalitë mjeshtërisht ashtu siç ka skalitur Mikelanxhelo portretin e Davidit. Në vitin 1947, një nga korifejtë e kulturës dhe të letërsisë tonë, Fan. S. Noli, mbrojti doktoraturën në Boston – SHBA, me Historinë e Skënderbeut. Do të ishte naivitet, në mos mediokritet, në qoftë se do të pranojmë se Noli e ndërtoi figurën e Heroit si mbsa fantazisë apo simpatisë që pati për Gjergj Kastriotin. Mund të themi me bindje se Fan Noli pati “liçencë” për të “gërmuar” në të gjitha bibliotekat kryesore të Romës, Vjenës, Parisit, Londrës dhe Stambollës. Dhe padyshim Noli mund të jetë më ekzakti në përcaktimin e datave dhe të vendngjarjeve, ndonëse në veshjen me figura e metafora nuk mundi t’i afrohet Barletit “fantastik”. Tek ne, (për fat të keq), ekziston një farë egoizmi dhe kryesisht nga ajo pjesë apo komunitet i cili mund të jetë “difiçitar” në figura të ndritura, dhe kjo aspak për faj të komunitetit tjetër. Pushtimi pesë shekullor Osman, prodhoi vetëm prijësa feudalë dhe pashallarë për interesat e tij, ndërsa për arsim e kulturë as që i kishte shkuar mendja ndonjë herë. Do të ishin klerikët katolikë ata heronj që do të ndiznin “qirinjtë” e dijes, për të ndriçuar “tunelet” e errëta të mjegullnajës osmane. Vlen të theksojmë me mburrje e krenari të ligjshme se kur “inkubatori” aziatik prodhonte “jeniçerë”, të cilët më vonë do të bëheshin Gjeneralë e Vezirë të Sulltanit. Në Venedik ndërtohej “Shkolla Shqiptare” vatër arsimi e kulture e shekullit XVI-të. Është fjala për “Bashkëvllazërinë” që u quajt, “Shkolla e Shqiptarëve”. Një qendër e rëndësishme e Arsimit, Artit dhe Kulturës, që u ndërtua në Venedik në vitin 1502. Në këtë shkollë ka qenë edhe Marin Beqikemi (Shkodrani). Ai më parë kishte shërbyer si mësues popullor dhe redaktor i Shkollës Letrare të Raguzës, dhe si Ambasador i Republikës në Francë e në Napoli. Në këtë shkollë kontribuan edhe mësues të tjerë me origjinë Arbëre si: Leonik Tomen, Marin Barleti, Viktor Karpoçi, Marko Bozatti etj. Historia duhet t’iu ndriçojë rrugën e brezave për të njohur sa më shumë rrënjët e nacionalitetit, se vetëm në këtë mënyrë brezat dhe gjeneratat e ardhëshme do të dijnë të mbrojnë prejardhjen dhe të krenohen para botës për trashëgiminë e tyre kulturore. A ka akt më të paprecedent se sa të mohosh kulturën nacionale dhe qytetërimin tonë të trashëguar para mijëra vjetësh t’ia “faturosh” periudhës më të errët të historisë ose “natës së gjatë osmane”! Ka historianë, madje edhe me tituj e grada shkencore që pohojnë se: “ishte fat i madh për ato zona urbane, ku osmanët u instaluan sepse na paskeshin sjellë kulturën nga stepat! Do të mjaftonte fakti që, që në shekullin e XIV-të kishim në Durrës, Universtitetin e parë në Ballkan, dhe pikërisht në kohën e Karl Topisë. Dhe se në këtë Universtitet kanë drejtuar katedrat Andrea durrësaku, Engjullorët e tjerë, vinin për të studiuar, studentë nga Bosnja e vise të tjera të Ballkanit. (Ref. Radio Tirana, kanali 2, dt. 16. 12. 1998, ora 1343). Të mohosh institucionet e larta të kulturës, zhvillimit ekonomik dhe tregtar dhe në përgjithësi lulëzimin e Arbërit në shekujt XIII – XIV – XV, është më e madhja tradhëti dhe pabesi. Është vërtetë tentativë për të mohuar identitetin. E kam trajtuar edhe në shkrime të tjera se Katedra e Historisë kur teston dhe gradon me tituj shkencorë antihistorianët të cilët padyshim janë vetëm shqipfolës. Ata që me antihistorinë e tyre kërkojnë të hedhin baltë mbi Krye Prijësin e Arbërit, Gjergj Kastriotin, mbi Klerikun e Madh, Filozof dhe Martir, Pjetër Bogdanin, bmi rezistencën dhe 100 beteja dhe kryengritja antiosmane të Arbërit krenar, kundër hordhive aziatike, nuk bëjnë asgjë më pak veçse mohojnë Atdheun dhe historinë, konfirmojnë në mënyrë të hapur tadhëtinë ndaj aspiratave nacionale dhe keqedukojnë brezin e ri. Një përgjegjësi të madhe duhet të mbajë “Akademia e Shkencave” për këto shkelje flagrante dhe duhet të kishte ndaluar me kohë botime të tilla përçarëse dhe denigruese. Ky element antinacional dhe antikristian duhet parë dhe trajtuar si një “protestë” anti Europiane, anti Perëndimore dhe që bie në kundërshtim të plotë me aspiratën madhore të Rinisë Studentore dhe mbarë popullit. Pushtetarët, qeveritarët, politikanët dhe parlamentarët duhet të “kthjellojnë” kujtesën dhe të mos harrojnë për asnjë çast se “Postulati” i rinisë studentore të Dhjetorit 1990 ishte ky: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Nëpërkëmbja e kësaj aspirate dhe objektivi ose simpatia për t’ju qepur “stepave” do të jetë vetëm një “ëndërr stepash” në kokat “stepa” të atyre që vetëm mund të vonojnë proçeset, por kurrsesi nuk mund t’i frenojnë ose t’ju ndërrojnë drejtimin. Integrimi i Shqipërisë në Europë është imperativ i kohës i pakontestueshëm dhe i pakthyeshëm. Historia dhe Rilindësit tonë të shquar e kishin parashikuar me kohë se ne jemi nacionalitet Europian dhe ndër më të vjetrit në Kontinent. Shqiptari dhe intelektuali i shquar, Profesor Sami Repishti na dikton nga SHBA: “Europa është shtëpia e jonë dhe asaj do t’i përshtatemi me të gjithë parametrat që kërkon koha”. Askush nuk ka të drejtë të sfidojë historinë, çdo tentativë do të dështojë ne turp. Lexues i dashur, nuk besoj se mund të ketë fakt më të prekshëm dhe konkret për të vërtetuar se sa “përfitime” pati kultura e Arbërit gjatë pushtimit 5 shekullor osman. Fakti që në shekullin e XIV kishim Universitetin e parë në Ballkan, hedh poshtë çdo “superlat” që “Profesorët” tonë të historisë na paskan sjellë kulturë dhe zhvillim në zonat urbane. Të gjithë e dijmë se shkolla e parë (fillore) shqipe u hap në fund të shekullit XIX-të, (mbas 5 shekuj “vllazërim”!… “Kësaj vërtetë i thonë “fitore”) Nga Universiteti – në shkollë fillore!… Këtë e thonë “nacionalistët”. Por e kundërshtojnë Realistët. Kush s’e njeh mirë historinë, nuk bën keq të ndreqë “çatinë”. Nga: Mark Bregu
Ramiz Lika, Balzaku shqiptar! “Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë!” (Intervistë me shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur, Z. Ramiz Lika) Nga: Fatime Kulli Pyetje: Zoti Ramiz, keni vite që shkruani. Veç botimeve në shtypin periodik, keni botuar deri tani 11 romane origjinalë dhe 6 romane të përkthyer nga autorë të huaj. Por, me gjithë këtë krijimtari të begatë, është folur fare pak për ju pas botimit të romanit “Stuhia” tri dekada më parë. Lexuesi ynë do të dijë diçka më shumë për punën tuaj krijuese. Përgjigje: Unë kam filluar krijimtarinë letrare, relativisht, vonë. Nëse ju keni shkruar poezi qysh në moshën 10 vjeçe, unë i kam bërë sprovat e para rreth moshës 21 vjeçare. Kjo ka ardhur edhe sepse në fillim unë jam marrë me studime fetare. Në moshën 14 vjeç jam shpallur hafiz Kurani dhe nuk kisha kontaktet e duhura me letërsinë artistike laike. Kur vajta në ushtri, më takoi të punoja me këshilltarët sovjetikë të asaj kohe. Ata sillnin shumë libra nga gjithfarë autorësh, pasi në Bashkimin Sovjetik edhe pse ekzistonte censura komuniste, ishte shumë tolerante dhe nuk i ndalonte autorët e mëdhenj, pavarësisht nga rrymat që përfaqësonin. Kështu unë pata mundësi, të njihesha me shumë vepra, të cilat tek ne nuk janë lejuar deri në vitet ’90. Pikërisht në atë kohë bëra sprovat e para krijuese në fillim në poezi, por për fat, nuk arrita të botoja gjë. Pyetje: Si është e mundur që thoni: “Për fat”? Përgjigje: Them kështu, sepse ishin krijime entuziaste për realitetin e “lumtur socialist” dhe nuk pasqyronin kontradiktat e shoqërisë shqiptare. Pra mungonte sinqeriteti artistik, pa të cilin nuk mund të ketë art të vërtetë dhe jetëgjatë. Një art që nuk pasqyron realitetin e kohës harrohet shumë shpejt edhe nëse karakterizohet nga gjuha e nivelit të lartë. Këtë po e vërteton historia e artit realist qysh nga koha e “Gilgamesh”, “Iliada”, “Komedia Hyjnore”, apo opusi i Shkespirit, Balakut, Tolstoit, Drajzerit, Kadaresë e shumë realistëve të tjerë, që ushqejnë sot rreth nëntëdhjetë për qind të konsumit artistik. Më pas bëra sprovat e para në prozë dhe bashkëpunova me shtypin ushtarak të asaj kohe, me letrarët ushtarakë si Lirim Deda, Hamza Koçiu, Halil Laze, Hysni Milloshi, ndonëse edhe ata sapo kishin publikuar shkrimet e tyre të para. Më vonë botova disa tregime në almanakun letrar “Shkodra” që drejtohej nga Jup Kastrati, të cilin gjej rastin ta falënderoj për ndihmën e dhënë. Në Shkodër atëherë kishte një klimë të ngrohtë artistike, ku kontribuonin edhe Vehbi Bala, Fadil Kraja, Skënder Drini, Sandër Gera, Prenk Jakova, Ferid Halluni e shumë të tjerë. Pastaj arrita të botoja edhe në organet letrare të Lidhjes së Shkrimtarëve, por edhe të tjera. Kam botuar disa tregime e novela në ato organe periodike, por nuk i kam përmbledhur në libra, sepse edhe ato, si poezitë, ishin të prirura nga pseudoromantizmi socialist. Në atë kohë shkrova një roman me titull “Shenjtni dhe krime”, ku kishte ca simptoma të guximit krijues realist, por sërish pseudoromantizmi ishte i pranishëm, siç ishte e modës atëherë. Romani u refuzua për shumë të meta, por edhe për shtrembërime të realitetit. Iu zemërova atëhere shkrimtarit Fatmir Gjata që këmbënguli për të mos e botuar, por më pas, e falënderova, pasi një vepër e tillë do të ishte një kujtim i keq, siç është romani i masakruar “Traseja”, të cilin do ta doja të pabotuar. Vepra e parë që më kënaqi, relativisht, ishte romani “Dallgët e detit” me temë nga jeta e marinarëve ushtarakë botuar në vitin 1969. Pas një viti munda të nxirrja romanin “Stuhia”, ku pasqyrohej realiteti me një përgjegjësi më të thellë artistike dhe qytetare, ku vihej dorë në plagët e shoqërisë tragjike të ashtuquajtur socialiste, por që nuk kishte gjë të përbashkët me jetën socialistëve të vendeve të Kampit Socialist. Në atë roman unë ia dola të cënoja rëndë edhe parimin themelor të realizmit socialist, duke vënë në qendër personazhe komunistë të korruptuar, deri edhe drejtues të lartë të administratës. Pyetje: Si mundët ta arrinit këtë gjë, kur ekzistonte një censurë e tillë në Shqipëri? Përgjigje: Në bibël thuhet se djalli nuk është aq i keq sa përshkruhet. Edhe censura komuniste ishte si djalli. Për interesat e veta politike Enver Hoxha me Fjalimin e 6 Shkurtit 1967 bëri ca lëshime, kërkoi që të pasqyroheshin kontradiktat e realitetit, në mënyrë që të dilte se partia nuk e kishte të lehtë luftën për “revolucionarizimin e vendit”, se kishte mjaft prapanizëm dhe burokratizëm. Disa autorë e shfrytëzuan këtë rast, siç e shfrytëzova edhe unë. Kritika konformiste servile shpërtheu furishëm kundër romanit. Mjafton të themi se u botuan trembëdhjetë artikuj kritikë nga autorë të ndryshëm, ku thuhej se ishte shtrembëruar realiteti socialist. Madje Vasil Melo e quajti vepër të realizmit kritik. Ky vlerësim i Vasilit, pavarësisht nga qëllimi i tij goditës, më pëlqeu, po edhe më trembi mjaft… Nuk pata ndonjë pasojë të rëndë si dënim me burg apo me riedukim nëpërmes punës, por në veprat pasardhëse m’u vu gardhi. I tillë ishte në fillim edhe romani “Kryqat dhe traseja”, por redaksia ia vuri gërshërën pabesisht, pasi u vendos të kalohej në shtyp. U hoqën mbi njëqind faqe, iu hoq edhe fjala “kryqat” në titull. Me atë vepër përgjithësisht, nuk ia arrita qëllimit, ndonëse e ruan origjinalitetin. Pastaj nuk m’u pranua asnjë vepër deri në vitin 1981, kur me shumë mundime më botuan romanin “Tajfun në brigjet tona”. Por edhe pas botimit pati përpjekje për ta bojkotuar. Rreth katër muaj qëndroi në magazinë, pasi donin ta çonin për karton, siç ishte zakon atëhere. Pas botimit vërejtën se në roman zotëronte ideja që komunizmi është një utopi, e cila nuk dilte dot nga faqet e librave, çka është thënë edhe tekstualisht në faqen 256. Pas atij romani botuesit e ngritën vigjilencën akoma më shumë dhe nuk më botuan më asnjë rresht. Më janë refuzuar shumë vepra, disa nga të cilat janë botuar pas vitit 1995 si “Bukuria që vritet”, “Bukuria e përdhunuar”, “Shtriga dhe dinozauri” dhe tri që flenë akoma në studion time: “Dashnorja e të gjithëve”, “Mere Morana” (në tri vëllime), “Dhimbja” dhe katër drama (prej të cilave kam hequr dorë fare). Pyetje: Pse thoni se keni hequr dorë? Përgjigje: Kam bindjen se në dramë do të jepja më shumë se në roman. Njëra nga ato me titullin “Divorci” pat konkuruar nga një trupë amatore në një olimpiadë në Elbasan, ku korri duartrokitjet më të mëdha, por u kritikua rëndë nga partia dhe nuk u lejua të shfaqej më. Një tjetër me titull “Pjella e djallit” u vu në skenë me trupën amatore të Koplikut nga Loro Mandi, por u ndalua nga ca inkuizitorë të komitetit të partisë së rrethit Shkodër, të cilët tani kanë veshur kostumet e demokratëve dhe shajnë komunizmin. Sigurisht nuk ia vlen të merresh me fosile të tilla, edhe pse i kanë sjellur një dëm të pallogaritshëm kulturës në Shkodër. Pyetje: Edhe unë pajtohem me faktin që të mos u kushtojmë shumë vëmendje, po jo të heshtim para kapardisjes së tyre. Unë për vete nuk hesht para krimeve të tyre. Po tani përse nuk merreni me dramaturgji, kur ato inkuizitorët janë kthyer në fosile? Përgjigje: Siç dihet drama shkruhet për t’u vënë në skenë. Në Shkodër sot nuk ka teatër. Po edhe atje ku ka, trupat kanë tmerr të vënë pjesë të autorëve shqiptarë, duke pasur frikë se bota dhe ata nesër do t’i quajnë shqiptarë. Kështu ka ndodhur edhenë kohën e regjimit turk, kur aparatçikët e kishin për turp të quheshin arnaut, çka e shtyu Naim Frashërin të thërriste me zë të lartë: “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”. Kurse njerëzit e artit nuk turpërohen t’i quajsh shqiptarë, ashtu si pranojnë të quhen rumunë, mongolë, serbë, ebrej”. Myteberët e artit shqiptar kanë frikë edhe nga metodat e realizmit, edhe pse ajo gëzon tërë atë vlerësim, siç e theksuam më lart. Kurse unë, ti e shumë të tjerë i përkasim rrymës së realizmit. Përfundimisht, do të ishte humbje kohe për mua të merresha me dramaturgji, kur kam fushën e suksesshme të romanit. Pyetje: Vite më parë je kritikuar edhe për frojdizëm. Tani, siç shihet në romanet e tu origjinalë, po edhe në ato që i zgjidhni për shqipërim, e keni thelluar shumë atë prirje. Si do ta shpjegonit ju këtë gjë? Përgjigje: Historia hapi një rrugë të re, kur Galileu i shpalli botës teorinë e rrotullimit të tokës rreth diellit, kur Darwin paraqiti teorinë e evolucionit të specieve, kur Frojdi hodhi dritë mbi plotpushtetin e seksit. Këto tri zbulime kanë shkaktuar trauma në opinionet e shoqërive të kohës. Debatet kanë qenë vrastare. Është i njohur fakti i kërcënimit të Galileut me djegie në turrën e druve. Ndalimi i Frojdid nga regjimi steril komunist ka qenë grushti më i rëndë që i është dhënë formimit botkuptimor të Lej Fenit shqiptar, që u quajt “vepra më e madhe e partisë”. Ndalimi i Frojdit nuk e ndaloi njeriun e ri të partisë të shndërrohej në trafikant, prostitutë, hajdut, pedofil, vrasës. “Frojdizmi” ka qenë njëri nga argumentet, që i ka rrëzuar shkrimet e mia në kohën e komunizmit, por unë nuk e kam ndjerë veten të turpëruar kurrë, siç nuk e ndjej as tani, kur ca kalemxhinj latredha thonë se Ramizi shkruan libra pornografikë. Është qesharake të dëgjosh akuza nga ata që nuk dinë as ç’është pornografia. Të marrim një skenë nga romani “Bukuria që vritet”. Në një moment dy dashnorë komunistë kryejnë aktin seksual, kur Enver Hoxha mban një fjalim kundër Hrushovit. Pikërisht kur Enver Hoxha e ngre shumë tonin, dashnorja komuniste i thotë dashnorit: “M’i ngrij këmbët shumë, shumë”. Besoj se nuk ka nevojë për koment. Pornografi është kjo? Skena të tilla ka shumë në romanet e mi origjinalë, po edhe në veprat që kam zgjedhur për botim. Këto vepra nuk kanë gjë të përbashkët me “Femrat” e Bukovskit, ku femra shtjellohet si skllave e seksit apo romani “Vajza që dashuronte babain”, i Charls Brestol, të cilin e përfundova së përkthyeri këto ditë. Pyetje: Thuajse të gjithë personazhet kryesorë në librat e tu, po edhe në shqipërimet, janë femra. Chyna Shepherd te “Vajzat misterioze”, Xheni tek “Krimet e një gruaje”, Gabrielle tek “Mes gruas dhe dashnores”, Emy te “Një vajzë kërkon duel” e të tjerë. Përgjigje: Edhe në të tjerët që kam në proçes. Shkrimtarja amerikane Naomi Wolf shkruan kështu: “Burrat nuk do ta mësojnë kurrë mënyrën me të cilën ne gratë dëshirojmë të bëjmë dashuri, nuk do të mësojnë kurrë ç’gjë na shkakton kënaqësi dhe ç’gjë urrejmë”. Besoj se është e tepërt të zgjatem, pas këtij mendimi me shumë vlerë, sepse do të bija në tautologji. Duke qenë rritur në një ambjent primitiv, në të cilin mjafton të mendojmë që, kur lindej vajza, thuhej se qanin trarët e shtëpisë, nuk mund të mos më jenë ngulitur gjurmë reagimi ndaj asaj mendësie makabre. Kjo ka qenë shtysa e parë që më ka bërë të jem avokat artistik i femrës. Kur kam lexuar romanin e Dean Koontz “Vajzat misterioze” jam mrekulluar me figurën e Chyna Shepherd, e cila sipas mendimit tim, është një perlë në galerinë e artit botëror. Ishte pikërisht figura e asaj vajze që më shtyu ta shqipëroja atë roman. Për t’u hequr merakun moralistëve eunukë, iu them senë katërqind faqe libër nuk ka asnjë skenë erotike. Pyetje: Ju keni një opus letrar aq të pasur, sa shumë dashamirës ju quajnë “Balzaku shqiptar”. Si spjegohet që dukeni pak në medja, në tubime letrare, nuk merrni pjesë në konkurse, panaire? Përgjigje: Nga ato kam kujtime të hidhura. Qyshkur rrinim nga dymbëdhjetë orë në mbledhje për të dënuar Ismail Kadarenë, Minush Jeron, Kujtim Spahivoglin e të tjerë, nuk kam vajtur kurrë më në veprimtari të tilla. Po të jem i aftë të bëj ndonjë libër që nuk më zë myk në vitrina të librarive, jam shumë i kënaqur. Dostojevski ka thënë: “Kur të vdes, mos më varrosni mes shkrimtarëve të tjerë. Nuk dua që, edhe i vdekur, të jem mes armiqve të mi” Veç kësaj, media jonë (fatkeqësisht edhe në vendet e industrializuara ndodh kjo) është e prirur nga vulgariteti, nga kotësia, nga antivlerat. Gjithfarë tipash pa asnjë vlerë, mjafton të paraqiten si politikanë dhe media vrap pas tyre. Politikanë, karikatura të Enver Hoxhës në partitë pseudo të majta e pseudo të djathta mprehin çdo ditë shpatën, (po jo atë të Enverit, se nuk ua mban). Ata mprehin shpatën e hajdutërisë, krimit, destruktivizmit total. Dhe gazetarët tonë rendin pas atyre ujqërve në të gjitha kohët e ditës, sa herë pjerdhin apo shajnë njëri – tjetrin ata me konferenca shtypi. Kush nuk i njeh në Shkodër veprat e Skënder Drinit, Ridvan Dibrës, Frederik Reshpes, Fadil Krajës, Kin Dushit, Kolë Jakovës, Fadil Paçramit, Prek Jakovës, Lukë Kaçajt, Ismail Lulanit, Dashamir Cacajt, Paulin Selimit, Nikolla Spatharit, Tish Daisë, Maria Krajës, Shpëtim Kelmendit, Fatime Kullit, Siana Elezit e shumë e shumë artistëve të tjerë, të cilëve u kërkoj të falur që nuk ua përmend dot emrin, sepse lista do të zgjatej shumë. Por për këto figura ose nuk ka fare vend në mediat tona. (E kemi fjalën për lokalet) ose flitet fare zbehtë e me një mungesë profesionalizmi. Televizionet kanë rubrika mjekësie, politike, sporti, blegtorie, feje, kopështi, por jo rubrika artistike! Bir, Selman i nënës kë të qaj më parë! Nuk kanë faj ata. Kujtoni skicën e Migjenit “Program i një reviste” dhe e merrni përgjigjen. Këshillat bashkiakë u japin titullin qytetarë nderi edhe bejtexhinjve, edhe këngëtarëve që bezdisin edhe dasmorët me rak para, por asnjërit nga artistët që zumë në gojë më sipër. Hori – horin, thotë populli. Ne mund ta perifrazojmë: Injoranti – injorantin. Pushteti i ka frikë artistët e vërtetë. Kjo ka ndodhur qysh në kohën e Gilgameshit, rreth 5000 vjet më parë. Shikoni ç’ndodh! Bashkia e Shkodrës e mban mbyllur teatrin, duke thënë se ruan vlerat! Sa dëme i ka sjellë artit në Shkodër pushteti injorant vendor! Një pushtet që punon në bazë të parimit: Për inat të sime vjehrre vete e flë me mullixhiun! Sa mëkat që djepi i kulturës të ketë në pushtet të tillë dallkakukë! Këta myteberë të pushtetit nuk kanë mundur të bëjnë sa fshati Surkuqe i Tuzit për ngritjen e një pallati kulture! Sot në Shkodër vetëm qendra kulturore e fëmijëve që po përpiqet të vazhdojë traditën përmes shumë vështirësive. Shikoni Universitetin “Luigj Gurakuqi”, i cili po kthehet në një shkollë për zhdukjen e analfabetizmit. Dhe janë mbushur katedrat me doktorë – profesorë parazitë. Profesorë që nuk dinë të flasin as gjuhën shqipe. Ata janë të aftë vetëm të bëjnë punën e mercenarëve ndaj deputetëve dhe pushtetarëve të tjerë, që u japin privilegje. Shumë nga ata profesorë të paaftë për të prodhuar vepra me rëndësi shkencore apo artistike janë sulur në fushën e fesë, ku duket se ndjehen komodë me injorancën e tyre. Bëhen përpjekje nga Vinçenc Marku, Arben Prendi, Hasan Leka e ndonjë tjetër, po ata nuk janë nga xhinsi i doktorë – profesorëve. Pyetje: Përmendët mbledhjet që bëheshin për dënimin e Kadaresë. Ç’mendim keni për zhurmën që po bëhet për disidencën e tij dhe të disidentëve të tjerë. Përgjigje: Unë nuk kam njohur ndonjë disident të mirëfilltë. Ismail Kadarenë donin ta asgjësonin se ishte i talentuar dhe u zinte diellin shkrimtarëve me pushtet. Ai dhe të tjerë si ai ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, pasi u bënin jehonë artistike fjalimeve që mbante herë pas here. Vetë Enver Hoxha, ka thënë: “Burokratizmi dhe burokratët janë antipopullor dhe armiq të popullit”. Asnjë “disident” nuk e ka thënë kaq. Kurse për Ismail Kadarenë është shprehur: “Unë mendoj të mos ia japim armikut Kadarenë, pasi ai do ta hajë revizionizmin me dhëmbë!”. Vjersha “Pashallarët e kuq” për nga ideja ngjan si dy pika uji me këngën: Enver Hoxha mprehu shpatën… Disident e bën njeriun vepra. Veprat e Kadaresë dhe të tjerëve që na serviren si disidentë, kanë synuar përsosjen e komunizmit dhe shëmbjen e tij. Artistët tonë kanë burgosur njëri – tjetrin për arsye rivaliteti. Pse u dënuan Visar Zhiti, Minush Jero, Frederik Reshpja, Mihallaq Luarasi, Sherif Merdani e ca të tjerë? Vetëm pse ishin t talentuar dhe eklipsonin ata që i kishin zyrat në Olimp. Nuk kemi pasur ne Solzhenicinë, Vasllav Havelë, madje as gazetarë si Demjan Bejdni, i cili për të gjallë të Stalinit guxoi ta quante Bashkimin Sovjetik “batak” dhe popullin rus “një popull pa dinjitet”. Dhe Stalini e kritikoi rëndë, por nuk e burgosi, sepse nuk ishte aq budalla. Pyetje: Ç’mund të na thoni për planet tuaja të ardhme krijuese? Përgjigje: Zakonisht ato i paraqes në kopertinat e fundit të librave, por edhe atë kot e bëj. Ku mund të flasësh për plane të ardhme në atdheun tonë, ku jetojmë krejt rastësisht. Mos ta harrojmë kolegun tonë Sabah Ramja, një shqipërues me vlerë. Një ditë ai shiti libra para dreke dhe, duke u kthyer në shtëpi te fëmijët, hëngri plumbin kokës. Ai, pra nuk ishte rival me gangsterët, trafikantët, nuk kishte kush të lante hesape me të. E punësuan një herë roje Universiteti, por nxituan ta pushonin, siç duket, kur mësuan se kishte përkthyer një roman nga Pirandelo, punë që nuk e bëjnë dot doktorë – profesorët! As roje nuk duan t’i lënë njerëzit që prodhojnë kulturë! Derisa të çosh këtë intervistë te gazeta, mund të hash një plumb qorr apo edhe me sy të mprehtë si Sabahi. Kurse botuesi i gazetës mund ta hajë jo rastësisht. Mendoj se edhe në mbyllje të intervistës e ka vendin e vet klithma dramatike e vajtores nga Jugu: Bir, Selman i nënës kë të qaj më parë!
Është e dhimbshme që nga shpirti i shkrimtarit të citohen vargje klithmash, që populli i shumëvuajtur shqiptar i ka kënduar dhimbjes tragjike të pa shpresë qindra vejçare. Dhe sot, ne i rikëndojmë sërish, dhe këta tinguj rrinë të varur në humnerë të apelit njerëzor. Zoti Ramiz Lika është një nga rrënjët më të shëndosha të Malësisë së Madhe. Mësuesi që ka përgatitur dhjetra intelektualë nga treva e Malësisë së Madhe. Shkrimtari me potencial të padiskutueshëm, që di t’i këndojë aq ëmbël dashurisë njerëzore. Por, që di edhe të rebelojë forcërisht me penën e tij, kur dashuria dhunohet padrejtësisht. Nëse në letërsinë botërore Stefan Zhvajc është quajtur avokati shpirtëror i grave në botë, Ramiz Lika është avokati shpirtëror i grave në Shqipëri. Këtë e mbështes në faktin se Ramizi është shkrimtari që lexohet dhe vlerësohet nga seksi femër. Dhe për kujtesë, ju theksoj se është shkrimtari më i kërkuar në libraritë e të gjitha qyteteve shqiptare. Nëse një politikan peshohet nga “forca e kollares”, Ramiz Lika peshohet në tregjet më të mëdha të mëndjes. Dhe karriget janë prej kashte, mjafton një fije letër të ndezës, kashta nuk lë as gjurmë hiri. Megjithatë Z. Ramiz është jo vetëm një shkrimtar profesionisht, që prodhon vetëm vlera në veprat e tij, por është edhe një njeri me kulturë qytetare, i thjeshtë dhe pa pretendime. S’kërkon lavde, as pushtet, as parajsë, por më shumë respekt e mirënjohje. Dhe për ju zotëri pushtetarë të Malësisë së Madhe është nder që në Malësi posedoni vlera të mëdha kombëtare, siç është Ramiz Lika. Por duhet t’i mbroni dhe t’i menaxhoni mirë këto vlera, se është pasqyra ku shihemi të gjithë. Mos e lini këtë pasqyrë t’ju krijojë mjegull, se s’do mund të shihni as fytyrën tuaj. Dhe kjo vlerë ka një emër nderi, që ju takon ta vlerësoni: Ramiz Lika, qytetar nderi i Malësisë së Madhe.
PBDNJ, Prioritet zhvillimi i Shkodrës -Zhvillimet e fundit në parti, qëndrimi ndaj koalicionit qeverisës, angazhimet ndaj të drejtave të minoriteteve si dhe rrugët e zhvillimit të rajonit të Shkodrës- Intervistë me nënkryetarin e PBDNJ-së shqiptare, zotin Millan Vaso Pyetje: Zoti Vaso, fillimisht ju lutem diçka rreth zhvillimeve të fundit në partinë tuaj? Përgjigje: Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është gjithpërfshirëse dhe e hapur për të gjithë shtetasit shqiptarë pra është në parti mbarëshqiptare, e pozicionuar në qendër. Ajo përbën një faktor të rëndësishëm në politikën shqiptare. Kongresi i fundit që u mbajt në shkurt të këtij viti shënoi një hop të ri cilësor për partinë tonë. Kjo edhe për faktin se anëtarësia e veriut të vendit mori vendin e merituar. Ne krijuam degën e partisë Shkodër – Malësi e Madhe para tetë vitesh në kushte shumë të vështira si pasojë e një ashpërsie politike në këtë zonë. Kjo degë ka në përbërjen e saj një përqindje të konsiderueshme intelektualësh. Të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues të degës janë intelektualë të njohur dhe një pjesë e tyre me tituj shkencorë dhe të angazhuar në pushtetin lokal. Në përfundim mund t’ju them se afrimi i mëtejshëm i intelektualëve doli si detyrë pas konferencës së degës dhe kongresti të III-të të partisë. Pyetje: Sa funksionon aleanca e PBDNJ-së në koalicionin qeverisës? Përgjigje: Është firmosur me kohë një konventë bashkëpunimi për koalicionin e cila nuk ka funksionuar si duhet. Me zgjedhjen e zotit Vangjel Dule si kryetar është zhvilluar edhe takimi i parë ku është marrë angazhim për përmirësimin e këtij bashkëpunimi. Do të pasohet edhe nga takime. Mendoj që koalicioni duhet të funksionojë njëlloj nga qendra deri në bazë. Konkretisht në Shkodër ky koalicion nuk funksionon, dhe jo për fajin tonë. Shpresoj që gjërat të vihen në vijë shumë shpejt për t’i shërbyer qeverisjes së vendit. Në këtë pikë Shkodra meriton më shumë vëmendjen e strukturave të larta të shtetit për përfshirje në koalicionin qeverisës. Pyetje: Si e shihni angazhimin e qeverisë në lidhje me të drejtat e minoriteteve? Përgjigje: Vërejtjet e fundit të Departamentit Amerikan të Shetit, OSBE-së dhe organizmave të tjera ndërkombëtare ndaj qeverisë shqiptare në këtë drejtim duhen marrë në konsideratë. Në Shqipëri jetojnë disa minoritete si ai grek, serbomalazez, sllavomaqedonas, egjiptianët, vllehët dhe romët. Sipas nenit 20 të Kushtetutës ata gëzojnë të drejta të plota si shtetasit shqiptarë. Ky kusht është vendosur edhe në përfshirjen e Shqipërisë në Marrëveshjen e Asocim – Satabilizimit në BE. Mendoj se pakicat nuk kërkojnë më tepër sesa zbatimi i kushteve të Konventës Kuadër e ratifikuar nga parlamenti shqiptar për minoritetet dhe zbatimi i standarteve ndërkombëtare. Dhe në Kushtetutën e R. Sh. (miratuar më 21 tetor 1998) neni 20 shkruhet: 1) Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre. 2) Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar, as detyruar përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë t’i ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe të identitetit të tyre. Është e domosdoshme që në zgjedhjet e ardhshme të gjitha minoritetet të kenë përfaqësuesit e tyre direkt në parlament, kjo e sanksionuar me ligj. Kjo praktikë ndiqet edhe në të gjitha vendet e zhvilluara demokratike. Vetë qeveria shqiptare duhet të punojë për integrimin e këtyre pakicave në qeverisje pasi në këtë mënyrë i jepet mundësi bashkëpunimit me shtetet nga rrjedhin këto pakica. Në këtë mënyrë, këto të fundit luajnë rolin e urave lidhëse ndërmjet shteteve. Si kryetar i minoritetit serbomalazez që jam mendoj se me gjithë përpjekjet disavjeçare tonat, ky minoritet nuk gëzon sa të drejtat më elementare si arsimimi dhe rikthimi në origjinë i kombësisë, emrave, mbiemrave dhe pronave të tyre, kurse pr media-t në gjuhën amtare, financimin nga shteti as që mund të bëhet fjalë. Me pozicionin aktual që kam edhe në parti do të angazhohem akoma më shumë në këtë drejtim aq më tepër që ky minoritet ka dhënë prej kohësh një shembull të mirë bashkëjetese dhe kontributi me shtetasit shqiptarë të këtij rajoni. Nga ky minoritet është dhënë ndihmesë e konsiderueshme në të gjitha periudhat për zhvillimin e vendit. Vlen të theksohet se në trazirat e 97-ës nga minoriteti ynë nuk ka patur asnjë të implikuar apo shkelës të ligjit. Partia jonë do t’i japë frymëmarrje pakicave duke qenë koordinatore dhe mbrojtëse e të drejtave të tyre në përputhje me ligjin dhe jo uzurpuese e tyre. Pyetje: Ç’mund të na thoni në lidhje me problemin e shumëpërfolur tashmë të fenomenit Melo? Përgjigje: Me keqardhje më duhet t’ju pohoj se PBDNJ kaloi momente kritike për faj të tij sepse mezi arriti të përfaqësohej në parlament në një kohë që ka një elektorat stabël. Kjo si pasojë e punës përçarëse të tij. Melo nuk është më palënë PBDNJ. Vendimi i gjykatës në formë të prerë i jep legjitimitetin kongresit tonë të shkurtit me kryetar Vangjel Dulen. Përsa i takon ardhjes në Shkodër pak ditë më parë të Melos, siç jam shprehur edhe në mediat lokale, është kohë e humbur të merremi me të. Në Shkodër ai deklaroi fundin e vet mjeran me njerëz të importuar nga Puka, Malësia e Madhe e deri nja tre shqiptarë nga Mali i Zi gjithsej rreth 30 veta në këtë takim kafeneje duke dashur të privatizojë partinë. Kjo më kujton kohën kur bëheshe anëtar i Byrosë Politike direkt nga radhët e klasës punëtore. Ai shan dhe akuzon shtetin shqiptar, madje edhe Athinën dhe Beogradin për gjoja si shkaktarë të puçit ndaj tij duke na kujtuar padashur kohën e shkuar kur akuzonim titizmin, revizionizmin dhe imperializmin. Me këto veprime Melo ka shkelur haptazi statuin e partisë prej kohësh duke e mbyllur në një bunker me një dritare të vogël. I sugjeroj zotit Melo që të bashkohet me shumicën, të largohet nga njerëzit që kërkojnë ndarje dhe të afrohet me njerëzit që kërkojnë bashkim dhe prodhojnë ide bashkëpunimi dhe zhvillimi. Pyetje: Së fundi si e mendoni daljen nga kjo situatë e vështirë ekonomike e rajonit të Shkodrës? Përgjigje: Të gjitha qeveritë që kanë menduar pak për Shkodrën, kjo edhe për paaftësi të pushtetarëve vendorë dhe partive politike të cilat nuk janë bashkuar kurrë për interesat e qytetit të tyre. Në kuadër të Paktit të Stabilitetit dhe kushteve të reja të bashkëpunimit me fqinjët, tashmë janë krijuar premisa për të drejtuar vëmendjen seriozisht nga kryeqendra veriore. Kështu tregtia rajonale do të ndërmarrë një impuls të ri duke hequr doganat ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, gjë që do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Në këtë pikë, hapja e pikave të reja doganore dhe rivendosja e hekurudhës Shkodër – Podgoricë e më tej në Evropë do të krijonte një frymëmarrje të mjaftueshme për Shkodrën, aq më tepër që edhe udhëheqjen e radhës në Nismën e Evropës Juglindore e kryeson Jugosllavia. Duhen lënë mënjanë mendësitë e vjetra ballkanike dhe t’i hapet udhë bashkëpunimit të gjithanshëm me fqinjët. Personalisht do të luftoj që këto synime ti realizoj, sepse si pjestar i këtij rajoni kam detyrime ndaj tij. Kam lindur dhe jam rritur në Shkodër, kam kontribuar dhe respektohem nga populli i këtij rajoni ndaj dhe do të përpiqem me sa të mundem për rritjen e mirëqenies së tij nëpëmjet rrugëve të mësipërme dhe natyrisht me pozicionin që kam. Në Shkodër dhe Malësi të Madhe, ne na intereson integrimi rajonal i fqinjësisë normale me Malin e Zi dhe Jugosllavinë. Intervistoi: Fatime Kulli
Muc Koxhja, ky div i 1946-ës dëshmon për futbollin shkodran Nga: Prelë Milani Shkodra në vitet 1945 – 46 pati fatin të kishte në gjirin e vet divat e vërtetë të futbollit shqiptar në ato vite. Një plejadë e shkëlqyer sportistësh legjendarë, një taborr luftëtarësh të pa përkulur të lojës më universale të të gjitha lojrave, unikal në historinë e futbollit shqiptar për pasionin, sakrificat, shpirtin luftarak, egon sportive, kolektivitetin, shoqërinë e sinqertë, dashurinë për qytetin e tyre, dhe krenarinë e spikatur kombëtare. Këta legjonarë të artë në vitet 45 – 46 i sollën Shkodrës për herë të parë në histori dy trofe si motra ti përkundte në djepin ku lindi futbolli, në atë djep që kishte mbetur i thatë deri në ato vite mbresëlënëse kur Vllaznia ishte me të vërtetë super klubi i vetëm i futbollit shqiptar. Kjo Vllazni potente si asnjëherë tjetër i dha ekipit tonë Kombëtar gjysmën e kalorësve të pamposhtur të Ballkaniadës ’46. Ky brez la pas historinë e cila gjithsesi sado skematike e thatë e reduktuar për fajin e pasardhësve të tyre, mbetet kapitulli më i lavdishëm i historisë së futbollit shqiptar. Për ata që i dhanë gjithçka futbollit dhe nga futbolli morën vetëm dashurinë e mirënjohjen e sportdashësve, për ata që futbollit tonë i dhanë atë pak lavdi që ka sot, është e pa kuptimtë të themi vetëm na ishin një herë dikurë: Është fare pak edhe kujtesa e vonuar e ndokujt që nga pasioni përpiqet të skicojë ndonjë portret të këtyre aktorëve, të mbledhë ndonjë kujtim, apo të shfletojë ndonjë kronikë gjysmake të shtypit të kohës së tyre dhe pastaj o burra të mburremi thua paskemi zbuluar formulën e pagëzimit në shqip apo tekstin origjinal të Mesharit të Gjon Buzukut. Deri dje i kishim këtu mes nesh si heronj të heshtur për të cilët pak kush u përkujdes, ndërsa sot ata nuk i kemi më këtu, ata nuk jetojnë në këtë jetë, dhe për fatin e keq të tyre dhe të atyre që lanë pas ata morën me vete gjithçka përveç statistikave të thata që në çdo përvjetor gazetarët apo analistët sportivë u referohen sipas oreksit të tyre. Siç i thonë një fjale më mirë vonë se kurrë, i shtyrë vetëm nga pasioni qytetar e kureshtja personale një ditë prej ditësh trokita në derën e një pallati në katin e pestë në krahun e djathtë tek kryqëzimi i Parrucës, aty ku jeton akoma i pa mplakur Muc Koxhaj, njëri nga dragojt e Vllaznisë të viteve 30 – 50, njeriu më jetë gjatë i asaj plejade të Vllaznisë, kapiteni kampion sot në vitin e 86 të jetës, të cilin as që e imagjinoja ashtu siç më doli kur më hapi portën dhe me gjithë mirësjellje më tha urdhëro e hajde bujrum. I gjatë me trup të drejtë si kallami, i zhdërvjellët në lëvizje elegant e fisnik në paraqitje, me një kujtesë fenomenale, fliste për ngjarjet e viteve tridhjetë sikur fliste për diçka që ka ndodhur dje, kishte dëgjim të kthjellët dhe nuk i përdorte fare gjyslykët as kur shfletonte fotot e shumta të albumit dhe shënimet shumëvjeçare që përbënin një arkiv të vërtetë për të cilin ishte tepër fanatik dhe kishte për çfarë të mburrej për këtë dëshmi që do i linte historisë së futbollit shkodran. Muc Koxhaj ka lindur më 21 janar 1917 në lagjen Rus i vogël, lagje me të cilën e lidhin qindra kujtime të bukura fëminore e djaloshare. Këtu hodhi hapat e parë në jetë, këtu e ka zanafillën loja me topin e leckës e më pas luksi rritet në top llastiku, duke xhungluar në rrugicat e kalldrëmta plot pellgje uji, në sheshet e vockla sportive me këpucët shpesh të grisura e rrobat e spërkatura nga balta. Kujtimet sjellin ndërmend ndonjë xham të thyer, ndonjë fluturim të gabuar të topit në bahçet e komshinjve, qortimet e nënës dhe të ndonjë komshie zevzek, e pse jo edhe zënkat e sherret e vockla fëminore. Nga ky ambjent mori udhë pasioni që e lidhi zvarrë pas vetes Muc Koxhjën drejt aventurës së këndëshme të futbollit magjik. Mësuesi Ahmet Ashikaj ishte jo vetëm personi që zbuloi se ky ciripup kishte në gjak genin e një sportisti të ardhshëm, por ishte edhe avokati personal i këtij djaloshi, ndaj qortimeve të prindërve që këshillonin djalin të merrej vetëm me mësime e jo me lojra se ato ndikonin keq për shkollën. Muci dallohej ndër të tjerë si i shkathët, i shpejtë, lozonjar dhe mbi të gjitha inteligjent dhe së bashku me Lutfi Alibalin, Lutfi Hoxhën, Bimo Fakjen, Reshat Rusin, Nazmi Osmanin, Met Vasinë, Muhamet Ademin, Xhemal Alibalin, ishin sportistët e talentuar të shkollës, të lagjes e më vonë të Shkodrës e gjetkë. Në vitin 1931 Muci fillon të aktivizohet me skuadrën e lagjes që kishte një emër interesant Bishtuku. Në atë periudhë filluan të zhvillohen aktivitete mes lagjesh, aktivitete që kërkonin sakrifica, se mungonin si këpucët, si topat, si fanellat, por gjithçka bëhej me përkushtim, iniciativë e kurajo, por edhe disa zanatçinj e tregtarë të apasionuar pas sportit dhanë kontributin e tyre modest në sponsorizimin e aktiviteteve të ndryshme që fituan terren e interes mbarë qytetar në atë periudhë. Tifozëria për djemtë e lagjes ishte shumë pasionante, ishte shumë e zjarrtë, krenaria për emrin e lagjes ishte impulsi më i fuqishëm që ua shtonte dëshirën e egon për fitore ekipeve të para që kishin shumë emra sinjifikativ, Rufeja, Drita, Shqiponja, Djelmnia, Leka, Rapid, Hasan Riza, Atimja e lirë, etj., emra që kurorëzoheshin e riformuloheshin në vartësi të kushteve të atëhershme, ku diletantizmi sportiv po fitonte qytetarinë në mënyrë spontane e me ritëm të shpejtë. Rëndësi ka fakti se shumë nga këto skuadra janë të fiksuara në celuloid të cilat ndoshta askush tjetër përveç Mucit nuk i disponon, as nuk di se ekzistojnë prandaj Muci ka të drejtë t’i ruajë këto relike si koprraci arkën e floririt. Fotoja e parë e Mucit daton në vitin 1931, është një gjysmë fotografi e skuadrës Atimen e Lirë, kundra Maleve tona, me uniforma të rregullta sportive me simbolet At dhe Manë gjokset e Mujo Dalipit, Muhamet Gjurgjajt, Qazim Lacit etj., protagonistë të lojrave miqësore rinore në atë kohë. Si ndeshje të parë në rrang lagjeje në formacion bazë Muci kujton se ka luajtur në vitin 1929, në ekipin e lagjes më ftuan Tefik Duka dhe Tefik Canga, që të dy aktorë teatri por merreshin edhe me aktivitete sportive. Dendësia e aktiviteteve në vitet tridhjetë në Shkodër u rrit mjaft, gjë që bëri të mundur të evidentohen edhe më të shquarit e lojës top e këmbë, të cilët u inkuadruan në vitet 30 – 40 me Bashkimin shkodran që filloi të përfaqësonte Shkodrën në rang kombëtar. Bashkimi shkodran u krijua nga shoqëritë sportive Juventur, Gjergj Kastriota, Djemnia shkodrane, Hasan Riza dhe Studenti shkodra. Një foto interesante e Bashkimit na rrëfen se ky ekip kishte fanella kuq e blu, e kuqja e bluja e Vllaznisë tashëgohen historikisht që nga ajo kohë, në gjoks të fanellës shquan një yll pseë cepash me ngjyrë të bardhë, ylli simbolizonte pesë shoqëritë nga lindi Bashkimi shkodran. Në vitin 1930 fillon kampionati i parë i Shqipërisë që vazhdoi pa ndërprerje deri në vitin 1934, ndërsa në 35-ën nuk pati kampionat kombëtar futbolli, po këtë vit Bashkimi shkodran mori emrin Vllaznia, duke rimarrë emrin që kishte kur lindi më 1919. Në mungesë të aktiviteteve sportive kombëtare në 35-ën të gjitha shoqëritë sportive të lagjeve u grupuan në lokalet e Vllaznisë me qëllim që të organizonin aktivitete për të nxjerrë sportistë të rinj që do të përfaqësonin qytetin në të ardhmen në aktivitete kombëtare. Në vitin 1935 kemi të parin kapionat lokal të futbollit mes lagjesh, kampionat të cilin e fitoj skuadra e shoqërisë Shqiponja e lagjes Zdralej me kryetar Ahmet Kazazi, vendin e dytë e zuri shoqëria sportive Drita e lagjes Parrucë në përbërje të së cilës ishte Muc Koxhja. Mbas disa kohësh me lojtarët e Buduçnostit të Podgoricës, ndeshja u zhvillua në emër të ekipit Shqiponja dhe përfundoi me rezultatin e barabartë 2 me 2. njëmbëdhjetëshi i Shqiponjës ishte ky Halit Lacaj, Ramadan Kazazi, Muc Koxhja, Tush Tyli, Prek Gjeloshi, Bimo Fakja, Fred Shkjezi, Lutfi Hoxha, Met Vasja, Skënder Gjilali, Reshit Rusi. Kjo ndeshje ishte ndeshja e parë ndërkombëtare e Muc Koxhajt dhe pakashumë ky ishte gjithë formacioni i Vllaznisë nëtë arhdmen. Në vitin 1936 Muci luan për herë të parë në radhët e Vllaznisë së rilindur. U aktivizua në rolin e centrihegut siç quheshin mesfushorët në atë periudhë, rol të cilin e interpretoi deri në vitin 1950 tek Vllaznia. Interesant është fakti i zhvillimit të një ndeshjeje miqësore mes Vllaznisë dhe ekipit të Shqiponjës, kampione e atij viti e qytetit tonë, dhe Shqiponja fitoi me rezultatin 3 me 2. Në vitin 1939 Muci kujton ndeshjen e tij me Dopo Lavoro që është emri që skuadra shkodrane mori nga dy oficerë italianë që e formuan, dhe kemi disa përballje mes emrave më të njohur të atyre viteve, si Loro Boriçi, Xhavit Demeri, Prokop Myzeqari, Zyber Lisi, Bimo Fakja, etj. Në vitin ’38, Konsullata Austriake në Shkodër vendosi një kupër për dy ekipet më të mira të vendit SK Tirana dhe Vllazninë, në këtë ndeshje Muci thotë u përballa për herë të parë me Riza Lushten dhe Naim Kryeziun të cilët ishin benjaminët e futbollit shqiptar në ato vite, të cilët do të bënin emër më vonë klubet më të rëndësishme italiane. Ndeshjen e parë e fituan shkodranët me rezultatin 2 – 1 me gola të Met Vasisë dhe Bimo Fakjes, ndërsa për Tiranën shënoi i zakonshmi Lushta. Në ndeshjen e kthimit në fushën e Shallvares tiranasit hakmerren pa mëshirshëm, duke mos pyetur as për interesimin e tifozërisë shkodrane, të dyndur me karroca, biçikleta e më këmbë, as për rivalitetin e shkodranëve, por e fituan ndeshjen 5 – 3, duke e bërë të pavlefshme fitoren e shkodranëve në Tiranë dhe ëndrrën e tyre për këtë kupe. Në vitin 1937 Mucit i kujtohet një tjetër përplasje e hidhur me Tiranën në Tiranë javën e fundit të kampionatit, Vllaznisë me një pikë diferencë i mjaftonte edhe barazimi për t’u bërë poseduese e trofeut. Edhe pse na mjaftonte vetëm një barazim, edhe pse pamë veten në avantazh, që në fillim pas atij goli shumë të bukur që shënoi Rifat Rusi, gjithçka do të përmbysej si në përmbysjen e madhe në favor të tiranasve të cilët nuk vonuan të bëhen padronë të fushës dhe të rezultatit që i vuri vulën titullit kampion: Kryeziu në formë të shkëlqyer, Lushta i papërmbajtshëm dhe autori i tre golave nga katër që shënoi Tirana, e cila në prag të kësaj ndeshjeje ndihej plotësisht e karikuar, me dy asa. Si gjithmonë akrobacia kryeqytetase pati efektin e vet përcaktues. Në atë periudhë në ekipet sportive të klubeve lejoheshin të luanin vetëm punëtorë, ndërsa studentëve nuk u lejohej të luanin me klubet. Lushta ishte nxënës në shkollën teknike Harry Fulltz, ndërsa Naim Kryeziu ishte në gjimnazin e shtetit, dhe të dy u hoqën nga shkolla për t’u aktivizuar në formacionin e Tiranës, Tiranës që i kujton Mucit atë sfidë të hidhur që i shkaktoi Vllaznisë që priste të kurorëzohej si kampione. Ekipet luajtën me këto përbërje Vllaznia: Halil Lacaj, Ramadan Kazazi, Muc Koxhja, Lutfi Alibali, Mazllum Xurxa, Bimo Fakja, Fred Shkjezi, Ernest Helepjani, Met Vasija, Skënder Gjilali, Lutfi Hoxha. Sport Klub Tirana: Qamil Zelishti, Hasan Maluci, Adem Karapici, Foto Janku, Sllavo Dhambi, Mico Pullaska, Naim Kryeziu, Bik Jakova, Riza Lushta, Safedin Bicaku dhe Mark Gurashi. Kjo ndeshje shënoi edhe fundin e kampionateve tona përpara lufte, posi në 1938 nuk kemi më kampionat kombëtar për shkak të pushtimit fashist, në vitet 38 e 39 kemi vetëm dy kupa simbolike me nga dy takime të cilat i posedoi edhe ato SK Tirana. Ndeshjen e fundit përpara çlirimit, thotë Muci, e luajtëm më 1939 me Tiranën përsëri dhe përsëri e humbëm me rezultatin 5 – 6, kjo ndeshje pati interes shumë të veçantë dhe jehonë shumë të madhe në atë kohë, jo vetëm si super sfidë e të mëdhenjve, që nuk dihej se kujt do t’i buzëqeshte fitorja, por për faktin se ishte një ballafaqim mes Lushtës e Kryeziut nga njëra anë dhe Loro Boriçit nga ana tjetër, që me sa di unë ishte ballafaqimi i parë i këtyre të mëdhenjve dhe i fundit njëkohësisht kur këta luanin për llogari të klubeve shqiptare. Loja u zhvillua tërësisht e hapur dhe sulmuese, klasi i sulmuesve dominoi totalisht mbi mbrojtjet e portierët të cilët pësuan një serial prej 11 golash. Në kohën kur Tirana barazoi e kaloi në avantazh 6 – 5, shkodranët kundërsulmuan tepër rrezikshëm në zonën e kundërshtarit, Lutfi Hoxha godet fuqishëm në mënyrë të menjëherëshme e fluturimthi, topi përplaset në trupin e një mbrojtësi tiranas dhe kthehet përsëri në zonë, Lutfiu kërcen për ta goditur topin me kokë se topi tani ishte në lartësi, por Foto Janku ndërhyn me rrofjeshatë duke e goditur sulmuesin shkodran me shqelm kokës, duke traumatizuar brenda zonës së rreptësisë dhe për çudi arbitri nuk dha penallti. Kjo bëri që tifozët e dy skuadrave të gjuheshin me domate, ndërsa lojtarët nuk kryen asnjë edhe një incident, as gjest kundrasportiv. Loja qe e nivelit shumë të lartë dhe barazimi do të ishte rezultati më i drejtë për atë ndeshje ku dominuan ata që në fjalorin sportiv quhen yje, por Vllaznia as këtë radhë nuk pati fat.
Konstrukti fizik dhe stili i lojës Muc Koxhja, kishte një kondicion të shkëlqyer fizik, 185 i gjatë me peshë 80 kg, me hap të gjatë e të fuqishëm, i hijshëm sa më s’ka, atlet i vërtetë në fushën e lojës, në daç sprintier, në daç rezistent. Topin e ledhatonte e tërhiqte pas vetes dhe e çonte atje ku donte vetë, e godiste në çdo pozicion me të dyja këmbët, mjeshtër i goditjeve standarte, zotërues e fitues i dueleve ajrore me kokë, kishte një kërcim të fuqishëm mbi kundërshtarët qoftë në spastrimin e zonës apo në goditjen e portës kundërshtare sa të gjithë i thërrisnin postblloku. Muci shquhej si pasuesi më i mirë i ekipit, dhe interpretues i saktë i skemave taktike të trajnerit, fantazist dhe improvizues i kombinacioneve të momentit, i befasishëm, dinak dhe i shpejtë në kurorëzimin e finalizimet e sulmeve e kundërsulmeve të ekipit të vet. Golin mund ta shënonte Fakja, Loroja apo Pali, por goli merrte udhë nga këmbët e Muc Koxhjes, dhe aksioni iniciohet e filtrohej sipas fantazisë së tij. Kur godisnin në drejtim të portës sonë, kujton Muci, sidomos në ajër, Ernest Helepjani i shkathët dhe shtatshkurtër rrinte i pamarkuar gjysëm i zbuluar përballë kundërshtarëve. Unë e shikoja një gjë të tillë, sqaron veterani, dhe e godisja topin me kokë ose nisja topa të gjatë në drejtim të tij, Nesti e përpunonte mjeshtërisht topin dhe ndizte shkëndinë e kundrasulmit në krahun e djathtë ku manovronte Adem Smajli, i cili ishte shumë shpëthyes dhe shquhej për goditje të fuqishme e të sakta. Kjo taktikë e lojës, duke nisur topa të befasishëm pas shpinës së kundërshtarit na jepte vazhdimisht siguri, befasi, rendiment në manovrën sulmuese, duke nxjerrë në dritë golat në mënyrë të vazhdueshme. Në gazetën Sporti të datës 1 janar të vitit 1946, komentatori i mirënjohur sportiv, themeluesi i gazetarisë sportive Anton Mazrreku, duke portretizuar protagonistët e kampiones së re të Shqipërisë shkruan, Muc Koxhja ka qenë në stadium fort i aftë dhe si drejtor orkestre, në lojën me kokë i pa kapërcyeshëm, këmbët e tij të gjata janë marrë vesh për bukuri me kërcikun e shkurtër të Helepjanit, kurse Bimo Fakja ka qenë në këtë kampionat një artist i vërtetë futbolli. Ky lojtar i fuqishëm, i qëndrueshëm, dinamik dhe shumë rezistent shquhet për ndërhyrje të pastërta për dyluftime korrekte, dhe kurrë qoftë në luftën në ajër, qoftë në luftën tokazi nuk ua ka marrë topin me faul kundërshtarëve, nuk është ndëshkuar kurrë me karton të kuq apo nxjerrë jashtë loje nga arbitrat me të cilët kishin mirëkuptim dinjitoz. Pozicional, dashamirës me shokët e skuadrës dhe i përkushtuar me mish e me shpirtë për t’i dhënë fitoren qytetit dhe sportdashësve të cilët e adhuronin si besnikun e përjetshëm të Vllaznisë pas atij eksodi shkatërrues që pësoi Vllaznia në vitet ’50 dhe migracionit të imponuar që bënë shumë shkodranë tek Partizani e Dinamo. Muc Koxhja e Prekë Gjeloshi ishin të vetmit që nuk e braktisën kurrë për asnjë çast Vllazninë e tyre edhe në ditët më të vështira. Vijon në numrin tjetër
Jemi popull i mallkuar apo na drejtojnë të mallkuarit?! -Popull shqiptar, andej nga jeton ti, sa parti ke? -Pak, fare pak, vetëm 63 copë. -Po të tërave u beson o popull? -Jo, për të besuar besoj shumë pak, vetëm në dy parti. -Cilat janë ato, o popull?! -Njëra parti është ajo që beson në Zot, tjetra ajo që nuk beson në Zot, por kur deputetët shkojnë në palament, sikur është vend i mallkuar atje dhe, të tërë bëhen Djaj… Pra, meqë ra fjala tek besimi, tek mallkimi, vërtet na duket se ajo që po ngjet në këtë vend, ka lënë gjykime të endin sajesa dhe t’i bashkangjitin opinionit kolektiv, duke u ofruar atyre si shkaktarë dhe mbartës së asaj që quhet diagnostikim isituatës, alibi. Nuk përjashtohet mëndësimi që për një trup kaq të mpleksur pas sëmundjeve, me zell, si pas nureve dhe hireve të natyrës, “mjeku” të mbështetet më tepër në supozime se sa në vërtetësi që krahasimisht mbeten të njohura mbi simptomat që shfaqet ajo. Por, si ngado, edhe në këtë drejtim, nuk mund të themi se edhe ata që nuk kanë patur ndonjë detyrim për të dhënë një opinion të tyrin, e kanë bërë atë në pavarësinë e mendimit dhe kundrejt një qëllimi për të thënë Diçka Ndryshe, sa mendojnë e gjykojnë të tjerët, shtetarët. Sot për sot, në këtë vend që quhet Shqipëri, po ngjasin gjëra të çuditshme, kaq në kundërshti me një ligj të të pranuari, sa që shpesh provokon disa mëndje të rrëmojnë në arsyen e tyre, për të promovuar si shkaktarë të këtij absurditeti, shkakun se ne jemi të mallkuar dhe asgjë ndryshe! Kështu dëgjojmë rëndom si në shtresat e thjeshta, si në ato të përdala lart maje Olimpit që bëjnë be e rrufe edhe në kokë të “Kundërshtarëve” politikë se po rropaten për të “mirën” e Shqipërisë! Po a jemi vërtet të mallkuar, apo shpikim mallkimin për të mohuar pëgjegjësinë që ka secili në ndërtimin e këtij fataliteti, absurditeti, gjëra që ne dhe askush tjetër nuk i pranon si normalitet?! Kjo është një ndër pyetjet që godet prej kohës ndërgjegjen, atë individuale dhe atë kolektive, pasi ku shkelen të drejtat dhe liritë individuale, shkelen edhe ato kolektive, apo jo? Pra, kur shteti kriminal mbron kriminelët dhe gjen qime tek kundërshtarët politikë, ti o kolektiv u preke rëndë dhe nga kush pa, nga ata që duhet të jenë në burg?! Në Durrës, në Korçë, në Malësi të Madhe, në Peshkopi e gjetkë, forcat e policisë janë në pozita jo të mira përderisa ushtrojnë terror politik ata që vijnë nga veprimtari të dyshimta, madje edhe që mund të kenë qenë të ngujuar për gjak apo që janënë pleqësi për t’u pajtuar! Eh, pra, ka shumë e s humë hamendësi që përfliten dhe natyrisht shumë e shumë pyetje, para të cilave nuk jemi gjendur të dobët dhe të pamundur për tu sajuar një përgjigje, një përgjigje Kolektive demokratike. Gjithsesi, fjala është fjalë, shtypi është i lirë dhe ne do të ndriçojmë shumë gjëra në të mirë të ardhmërisë së Shqipërisë, sepse duan s’duan fodullët, kontrabandistët, hajdutët, hakmarrësit politikë, ne e kemi të qartë se çdo tentativë për të shpallur sfidë në këtë dyluftim të njeriut me antinjeriun ka vazhduar tu pasohet Brezave si testamenti më besnik. Mund të dhunojë një dikushi sot, por në natyrën shqiptare gjërat paguhen edhe me Breza, megjithatë të mençurit nuk nguten dhe i mençuri mendojmë të jetë elektorati shqiptar që me një Votë dhe pak mendjekthjelltësi të dijë të dalë nga Shpella, pasi ne Fillin e Arjanës e kemi të gjetur. Se shiko, është fare pak, të ngelemi tek ideja e Mallkimit, megjithëse, se ka kohë që një pjesë e opinionit i mëshon me forcë pa bidur askënd, Madje as Veten, qoftë dhe me faktin më pak të qëndrueshëm. Por zëra në heshtje që natyrisht qëndrojnë larg Tunfimit të të shkruarit, por jo të të thënit, provojnë të mbrojnë një tezë të tillë, duke u mbështjellë e çpështjellë rreth tek bazueshmëria e realiteteve shqiptare që i shohin shkoqur e thonë “Bëje Zot ëndërr”! Ne kemi dëgjuar për një ngjarje të kahershme, që bëhet fjalë të ketë ndodhur në Shkodër në kohën e sundimit të një pushtuesi. Gojëdhëna bën dije për vrasjen nga shqiptarët të një ushtaraku i cili në momentet e agonisë, Paska Mallkuar Shqipërinë e Shqiptarët për shtatë brezni. Sipas përllogaritjeve tona do të duhen edhe nja 100 vjet që ne ti shkëputemi prangave të këtij mallkimi. E pra, nëse do e shihnim realitetin e sotëm shqiptar në veçanti dhe atë historik të këtij populli në përgjithësi, një ndjenjë tundimi do na shtyjë të besojmë, të paktën për një moment, se mbi ne nuk ushtrohet asnjë lloj pushteti tjetër veç mallkimit. Edhe në qoftë pak e vonuar kjo Shqipëri që nuk ka ngelë kurrë pa burra edhe kur duhej mbrojtur vatani, nderi, toka e zakoni, në sa brezni, na thoni o Shte-tarë, do ju ndjekë mallkimi? Mallkimi i një nëne që ngel pa djalë, i një motre pa vëlla, i një vajze pa burrë, i një fëmije jetim, për të mos vazhduar aq sa mund të reshtojmë ne, deri në sa brezni do ju ndjekë ju Sahanlëpirës që po talleni me një popull ndër më të prapambeturit në botë dhe që nuk e meriton kurrsesi?! Jemi të rreshtuar pas Ugandës, i katërti nga fundi i popujve në tërë Globin dhe nuk e themi ne, por statistikat e vendeve perëndimore. E, për më tepër që këto ndodhin sot në fillim të shekullit të 21-të. E, për më tepër që abuzimet janë të karaktereve dhe natyrave të ndryshme, sa tejkalojnë çdo dimension të logjikimit mbi bazamentin. Si popull vital, i kulturuar për pasojë, ose ne shpikim mallkimin, ose mallkimi është pushteti, ndikimi i të cilit ka kohë që mishërohet së bashku me aftësinë tonë të përfundimtarëve që u japim një etapë zhvillimesh! Por, të jemi të freskët e të vendosur përballë së keqes sikundër orienton edhe Amerika dhe të pranojmë se ndoshta nuk mund të jetë tamam kështu dhe, nuk ka se si të jetë kështu dhe vetëm kështu. Jeta ka qënë githnjë e pamëshirshme për njerëzimin. Këtë nuk e themi ne, dy drejtuesit kryesorë të “Shqipërisë Etnike” apo stafi më i kualifikuar i një gazete shqiptare me sy nga perëndimi dhe me lidhjet tejet të mira me politikën Amerikane, por këtë e thotë e vërteta dhe dëshmitë që kanë bashkëudhëtuar së bashku me ne, jo aq për të na qenë gjithnjë pranë pësime që të mos përsëriten, sesa për të rikrijuar një opinion të tillë se koha ecën, gjeneratat së bashku me të ndryshojnë në proporcion me ligjet e natyrës. Ky udhëtim dhe ngjarjet traumatizuese që kanë paraprirë rrugën e gjatë të njerëzimit, ajo në të cilën ne jemi protagonistë realisht; të gjitha së bashku ofrojnë mundësinë e të besuarit se ne ose jemi të mallkuar ose na drejtojnë të mallkuarit. Ndoshta ai që ka rënë mbi ne nuk mund të jetë mallkimi i ushtarakut të huaj¸sikurse i dikujt tjetër. Por gjithsesi, ne duhet të aprovojmë në një farë mënyre, ose të jemi pre e mallkimit, ose të një barre shumë të rëndë përgjegjësishë që rriten në proporcion të mosndikimit mbi ne të pushtetit të mallkimit. Sot, teksa mendimi njerëzor ka kapërthyer majat dhe në këtë vend që quhet Shqipëri bëhet ajo që nuk mund të përcillet në asnjë kohë si përvojë, për më tepër si realitet i plotpushtetshëm, shumëkujt nuk i ngelet argument tjetër veç të qënit të mallkuar. Për të ardhur në këtë mendje, ndoshta për shumëkend nuk duhet shumë rrugë për të bërë. Rruga e shqiptarëve është me pak “dëborë”, por çahet ama. Të mallkuarit i kemi në “timon” të shtetit. Editorial nga: Albert Vataj, Sokol Pepushaj
Partia Demokristiane “vegël” e PS-së, apo e ardhmja Europiane e Shqipërisë? Ka disa muaj që në tregun e Politikës shqiptare “Biznesmenja” Partia socialiste ka hedhur “Mall” të saj që kërkon me çdo kusht të ja shesë më lirë se falë një partie të vogël në Shqipëri, por të “madhe” për Europën perëndimore e qytetërimin e saj që pretendojmë ta ndërtojmë edhe ne. E “blerësja” e këtij Malli kërkohet të jetë Partia Demokristiane shqiptare e cila në zgjedhjet e fundit nuk arrit të përfaqësohet me asnjë deputet në parlamentin e Dushkut e rrushkut, ku padyshim fajtore është vetë partia socialiste në pushtet, e cila jo vetëm i vodhi vota, por mbi të gjitha i “vodhi” edhe kryetarin e saj Zotin Zef Bushati të cilin pasi e joshi me një kredi pesëdhjetë milionëshe (lekë), si dhe e dërgoi ambasador në Vatikan i la në dorë PS vetë PDK me emër të madh e punë të vogla. Fillimisht pas kësaj “tregtie” të dukshme në skenë filloi të serviret “malli” i parë socialist, deputeti Nikoll Lesi i cili si deputet i emëruar nga gjykata e Fehmi Abdiut, për kontributin e tij si botues i gazetës “famëmadhe” “Koha Jonë”, fanatike e komunizmit të ri e të vjetër, madje shpesh edhe me nuanca antikombëtare ju besua roli i “padrinos” së PDK, rol të cilin po e realizon jo lehtë pasi Zefi i partisë duket se nuk e kishte kryer mirë detyrën për të cilën ishte ngarkuar që herët. Duke e parë se Nikolla e kishte të vështirë ta shtinte në dorë këtë Parti, P. Socialiste këto ditë ka hedhur në treg “mallin” e dytë të saj, deputetin ortodoks Z. Ben Kiço Blushi, i cili pasi ka qenë gazetar i “Koha Jonë” ku ka kryer edhe karantinën e rekomanduar nga babai Kiço Blushi (ish anëtar i regjencës komuniste të R. Alisë), është bërë Ministër socialist, anëtar i KPD të socialistëve, dhe besnik i Padrinos së PS. Gjithsesi premtimi i Nikollë ishte që të krijojnë një grup parlamentar që ti faturohet PDK e për këtë i duhet edhe një deputet, ku momentalisht janë shumë kandidatë që kërkojnë në mënyrë vullnetare të “divorcohen” me partinë mëmë (PS), me qëllim që ti shërbejnë në një parti aleate e të “ardhmes” së vetë PS-së, ku edhe mendohet ta shpine Nikolla i Abdisë sapo të marrë frenat e PDK në maj. Natyrisht tërë këtë “sakrificë” P. Socialiste nuk e bën kot për hobi, por mbi të gjitha për ti hapur rrugën e mbyllur nga Europa perëndimore e Kristiane e cila e shikon PS ashtu siç është një parti Sllavo – ortodokse të kryqëzuar me fondamentalizmin islamik që shpesh do t’ja kishte zili vetë Bin Ladeni. Gjithsesi s’kemi pse ta fshehim pasi nën rrogoz vazhdimisht gjatë “zhurmës” të krijuar nga binomi Nano – Meta thuhej se Nano përfaqëson klanin kristian të PS, ndërsa Meta klanin Islamik, ku po nën rrogoz nuk kishte pak sukses. Por Europa nuk u gënjye nga kjo manovër që kërkonte të shpëtojë Dushkun Parlament, madje një nga arsyet e dënimit të zgjedhjeve të manipuluara e shkatërruara të 24 qershorit është pikërisht vjedhja e votave që ju bë Partisë Demokristiane. Zhurma në PS natyrisht ishte financim mbi të gjitha i Lobeve antishqiptare Greko – Sllave, të cilat siç e pohon edhe vetë PS e qeveria e saj janë porta e integrimit Europian të Shqipërisë (socialiste). Padyshim gjatë kësaj zhurme Nano akuzonte klanin Meta si fashist e i korruptuar, ndërsa klani Meta akuzonte klanin Nano si Komunisto – stalinist e mafioz, ku pasi kjo zhurmë u dështoi, dhe Europa nuk u besoi janë bashkuar të dy klanet, ose në mënyrë figurative të dy anët e një medalje që mund të quhen gjithçka veçse demokratike e shqiptare jo se jo… Pas këtij dështimi komunistët e rinj kanë nxjerrë mësime, madje ata kanë parullën leniniste se komunistët nuk dorëzohen e për këtë po i vardisen variantit të krijimit në gjirin e socialistëve të Partisë Demokristiane e cila dalëngadalë duhet ti marrë për dore për ti shëtitur nëpër Europë. Gjithsesi vini re, dy deputet e deklaruar se “shitën” tek PDK, për të qenë natyrisht lidershipi i PDK, janë Nikolla Katolik dhe Beni Ortodoks, ku gjoja përkatësia e tyre fetare do të mallëngjejë shqiptarët e këtyre besimeve, por edhe Europianët që i përkasin thuajse këtyre dy besimeve. Deputeti i tretë siç e thashë më sipër diskutohet se i çfarë besimi do të jetë, pasi mendohet të jetë përsëri ortodoks, më pak Katolik, por në dilemë janë se sa për formë duhet të jetë musliman, por që PS-istat kanë frikë se do të prishin punë jo me Europën por sponsoren e tyre të parë Greqinë Ortodokse. Kjo “tregti” aspak demokratike deri nuk ka jehonën e parashikuar nga padronët as në ambientet ndërkombëtare pasi Europa njeh mirë komunistët e “rinj” që për rreth 61 vjet jo vetëm nuk respektuan asnjë besim, por mbi të gjitha persekutuan pa mëshirë, madje shumë më rëndë se pushtuesi Osman Komunitetin autokton shqiptar Katolik, ku PS e mëma e saj e diskriminuan në punësim, shkollim e tjerë. Madje kjo “teknologji” antikatolike e PS vazhdon edhe në ditët tona, ku shprehja më e qartë ishte ajo e thënë para pak ditësh në Bashkinë e Shkodrës nga përfaqësuesi i lartë i komunitetit katolik At Zef Simoni i cili tha se nga 54 ambasadorë që ka Shqipëria në Europë vetëm një është i komunitetit katolik, dhe ai është në Vatikan, (i dërguar vonë në vijim të pazarit në fjalë). Gjithsesi pas kësaj “tregtie” që na servir PS e bishtat e saj tek ne katolikët e më gjerë që e konsiderojmë veten vëllezër të një gjaku me Muslimanët e ortodoksët shqiptarë, por që regjimet pushtuese antishqiptare na ndanë me emra dhe besime dhunshëm, për të na pushtuar e mbajtur zap më lehtë, kësaj radhe nuk do të na gënjejnë e mashtrojnë kurrë më, as me emra e as me parti. E sa për partinë Demokristiane që vërtet i nevoitet Shqipërisë këtë do ta ribëjnë vetë shqiptarët e mirë e të ndershëm pse jo të bashkuar siç na do Europa, Katolik, Ortodoks e Musliman por me një besim tek Zoti dhe tek Europa e qytetërimi i saj… Ndue Bacaj
Kongresi famëkeq i Berlinit i mori Shqipërisë tre çerekë të territorit Pavarësia e kombit me Shpërinë Etnike, ëndërr shekullore për të cilën kanë rrahur e vazhdojnë edhe sot të rrahin zemrat e shqiptarëve, si brenda edhe jashët kufijve të atdheut nga plaga e pa shërueshme e Kongresit famëkeq të Berlinit 1913, i cili i cungoi vendit tonë tre çerekët e territorit kombëtar. Mbas përpjekjesh shekullore, më në fund, erdhi edhe çlirimi i Kosovës, falë luftës çlirimtare të UÇK edhe ndihma nga bota, dëshmi e gjallë e këtyre, janë Jasharët e shumtë kosovarë në lapidar. Por kjo nuk mjafton, se asnjë komb pa krahina Etnike nuk ka jetë as gjallëri, e kjo vlen edhe për vendin tonë, përse Shqipëria Etnike është ëndrra e Rilindasve tonë të mëdhenj. As diktaturat më monstruoze si ajo e Stalinit, Çausheskut e Enver Hoxhës, nuk kanë qenë në gjendje ta shuajnë ndjenjën kombëtare nëpër vendet e tyre, sepse vetë populli i ka ruajtur me shpirtë, dëshmi e gjallë e këtyre është shpërthimi i demokracisë më 1990 ndër vendet Lindore komuniste, Ballkan e Europë. Është folur e shkruar për pavarësi e zgjim kombëtar, ngjarje të cilat janë rreshtuar në histori, si 1912 me Ismail Qemalin në krye, por në këtë shkrim dua të trajtoj një tjetër ngjarje më të hershme, por jo të një rëndësie më të vogël e cila është anashkaluar disa herë, sidomos në kohën e diktaturës komuniste, është pavarësia jonë me gjak e 1911 me Ded Gjolulin në krye. Në atë luftë për ngritjen e flamurit trimat e Deçiqit luftuan me heroizëm e shumë prej tyre ranë me pushkë në dorë si Gjeto Marku me djalë. Një tjetër flamur u ngrit atë ditë edhe në kompanjelin e Kishës Françeskane në Shkodër, për të cilën Ambasadori francez në Shkodër i urdhëroi Provincianët Françeskanë Atë Fishtës “Ule atë sorrë prej atje, o tash po e ulim me top”, ashtu i tha Françeskani, i ka hije me u ulë, simbolit tonë kombëtar, se nuk ulet ndryshe. Në lidhje me nënvleftësimin dhe abuzimet në këtë ngjarje, do të citoj një shkrim në një gazetë nacionaliste nandor 1995, shkruar nga partioti Abaz Ermeni, ku trajtohet prejardhja e Shqipërisë sikomb, e më bëri përshtypje se historiani në rreshtimin e ngjarjeve kishte lënë jashtë 1911, pavarësia jonë me gjak. S’e besoj se profesori nuk e ka ndier jehonën e këngës së atyre ditëve, që këndon gjithë vendi “Ded Gjoluli, fjalë ka çue etj., etj?” Ishalla të jetë një gabim shtypshkrimi, a harrese, e jo një shtrembërim historie, sepse dielli nuk ezhet me shoshë. Do të ishte krim për historinë të vihej në dyshim ajo ngjarje e madhe, si është shprehur para disa kohësh edhe profesor Xhevat Repishti në një përvjetor të asaj dite të bardhë prilli 1911, “Ishalla të jetë ngritë aj flamur atë ditë në Deçiq”, nuk do të dijë ai Profesor se ajo kryengritje qe frymëzuar nga Komiteti shqiptar i Stambollit me vëllezërit Frashëri, si edhe nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e Kongresi i Manastirit. Në atë luftë të armatosur morën pjesë të gjitha krahinat e Malësisë së Madhe, deri tek Kelmendi ku qenë grumbulluar më shumë se 2000 forca duke përfshirë këtu edhe gratë, të cilat morën pjesë me armë në dorë përkrah burrave të Deçiqit. As heroi ynë kombëtar Skënderbeu, Gjergj Kastrioti me princat e Principatat shqiptare, me gjithë organizimin e mirë e strategjinë ushtarake që kanë disponuar, nuk kanë impenjuar aq shumë forca në luftimet me kundërshtarët e vet. Organizimi i luftës së Deçiqit ishte mbi baza vullnetare, por me qëllimin e shenjtë, çlirimin e vendit nga zgjedha Osmane 500 vjeçare, e vendosja e flamurit kombëtar në vendin që i takonte. Në atë kryengritje çdo luftëtar ishte njëherësh edhe komandant, të gjithë Dedë Gjolula të vërtetë, por edhe komandantët ishin ushtarakë. Lavdi heronjve që dhanë jetën në luftën e Deçiqit më 1911 me Dedë Gjolulin në krye. I përjetshëm qoftë kujtimi i kësaj ngjarjeje të shkruar me gjakun më të mirë Hotjan. Dedë Shyti
Fëmijët shqiptarë po edukohen keq nga mediat Në kohën tonë sidomos mediat elektronike po i nënshtrohen plotësisht komercializmit duke përmbysur edhe etikën më elementare të mirësjelljes ndaj publikut e në mënyrë të veçantë ndaj publikut të ardhshëm që janë fëmijët e sotëm. Sot për fat të keq reklamohen gjëra që nuk do të duhej të dëgjoheshin as në rrethet shoqërore të të rriturve e jo më në mediat publike. Në qoftë se ndokush nga justifikohet duke na i servirur këto publicitete si pjesë e qytetërimit perëndimor, ç’përgjigje na jep nëse e pyesim sa afër botës së qytetëruar jemi neve sot? Kjo nuk është rruga që na çon në Evropë. Por edhe sikur vërtetë kjo të ishte njëra nga ato rrugë Europës nuk i merren më parë të këqiat se të mirat, biles të këqiat nuk do të ishte e mira t’i merren as njëherë. Sa do që ndoshta nuk tingëllon mirë ta tregoj këtë fakt të shëmtuar, realiteti edhe më i shëmtuar se ky fakt më detyron ta them. Një ditë, ndërsa po bëja një vizitë te një i njohur i imi, një vajzë rreth 5 vjeçe i tha babait të saj: “Babi, m’i blej disa kontraceptivë edhe mua”. Babai i çuditur e i tmerruar e pyeti: A e di çfarë janë ato që po më thua? Jo unë nuk e di çfarë janë, por e di se janë të mira nga se e dëgjova në radio kur tha: për ju vajza kontraceptivë shumë të mira e tregoi vendin ku blihen. Mosi përmend më se nuk janë për ty. Përse të mos i përmend po të ishin të këqia nuk do t’i përmendte radioja. Mbasi burri bëri çmos ta bindte të mos i përmendë më, ajo doli nga dhoma e i njohuri im më tha: More burrë, ti që merresh me shkrime bëje një alarm kudnra këtyre marrëzirave kaq imorale që po pushtojnë çdo ditë e më shumë mediat e shkruara dhe elektronike. A gjendet ndonjë ilaç kundër kësaj sëmundjeje tregu a thua se nuk po na mjaftojnë plehrat e rrugëve që po na zënë frymën e na bllokojnë mushkëritë, u dashka të durojmë edhe pleh që na mbush shpirtin! Na e kanë bërë ekranin gjënë më të frikshme ku shfaqet pornografia edhe mu në mes të ditës e u bëhet publicitet gjërave që po na bie t’i mësojmë ne prej fëmijëve. Megjithëse vendi ynë mban rekordin e turpshëm të prostitucionit po reklamohen gjëra që e favorizojnë ngritjen e këtij rekordi. Për shkaqe që dihen, shumica e familjeve shqiptare disponojnë një televizor e në të shohin të mëdhenj e të vegjël, gjë që nuk është normale por edhe ata që kanë më shumë televizorë nuk kanë si t’i shmangin fëmijët në orët e pa përshtatshme kur televizionet tona japin ato çfarë nuk duhet të shohin fëmijët. Lufta kundër gjërave të papërshtatshme për fëmijët kam dëgjuar se luftohet edhe në Amerikën e qytetëruar ndërsa tek ne inkurajohen si të ishin këto që na çojnë drejtë qytetërimit. Asgjë nuk duhet patur më në kujdes se kureshtja fëminore, mbasi kureshtja e kësaj moshe infektohet nga e keqja më lehtë se trupi nga sëmundja më infektive. E ç’kuptim ka ndalimi me ligj i reklamimit të duhanit e lejimi i këtij publiciteti! A nuk do të thotë kjo: Ju interesohuni t’ia bëni qejfin trupit pa shpirtin në dashtë ta hajë edhe dreqi! Nëse demokracia dashka me thanë: “Çthurje e plotë e disiplinës, unë e shokët e mi jemi kundra demokracisë. Publicitetin e duhanit e nadluam e drogën bëjmë sikur e ndjekim, prostitucionin këtu e mallkojmë e aty e bekojmë. Ku na çon mushka kështu. E pra si lum ne që rrisim fëmijë apo si mjerë ne që rrisim fëmijë a u pëgjigjen këtyre pyetjeve të ngarkuarit me këto përgjegjësi, a por nuk ka të ngarkuar me këtë detyrë. Nëse ka, ku janë, çfarë bëjnë? Gjokë Vata
Shqipëria ka tradita në bashkjetesën fetare Shembujt e bashkëjetesës tonë fetare janë fryt i meritave tona mbarë popullore. Këta shembuj i shtojnë shkëlqimin shumë shkrimeve të rilindasve tonë, e biles edh e kryeveprës së letërsisë shqiptare “Lahuta e Malësisë”. Shembujt na kanë treguar se bashkëjetesa e të tri feve tek ne është e ngjashme me trion më të perkueshme muzikore, një trio që hymnizon krenarinë tonë, ndoshta të pashoqe në këtë drejtim. Si mund të jetë një mrekulli më e madhe bashkjetese të mos njohë historia asnjë ndeshje luftarake fetare në Shqipëri, qoftë edhe e një fshati me fshat, e sidomos kur kemi të bëjmë me njerëz të paarsimuar, pa le të kulturuar siç ka qenë populli ynë e kur këtë padituri janë munduar ta shfrytëzojnë të gjithë armiqtë e Shqipërisë, të jashtëm e të brendshëm. Ne si tre vëllezër jo të një shtëpie, por të një gjaku, ndamë gëzimet e hidhërimet së bashku. Shqiptarët si populli më i vogël i Ballkanit qe gjithmonë më i sulmuari e më i shtypuri, pësuan ndryshime fetare, por kurrsesi ndryshimin e thelbit më të çmueshëm të karakterit mbrojtës i pamposhtur i harmonisë ndërfetare. Të gjithë individët që e përbëjnë shumicën absolute shqiptare janë “Kupe Dane”. Megjithëkëtë ndonëse as “Djalli i kuq nuk ia doli të na vërë në konfrontim nuk po heq dorë ngakjo përpjekje. Megjithëse e pa unitetin tonë edhe në bashkëpunimin për të rigjallur tempujt fetarë, ai vazhdon pa ndërprerje të gjejë mënyra të reja përçarëse duke iu përshtatur kushteve të reja. Djalli shpreson tek boshlleku që krijoi sidomos tek brezat e rinj mungesa e lirisë së besimeve fetare e detyruar prej komunizmit. Dihet se mbushja e këtij boshllëku me një edukatë e kulturë të mirëfilltë fetare kërkon mund e kohë të bajagishme si nga klerikët ashtu edhe nga besimtarët. Sot djalli duke mos qenë më në gjendje të japë helmin me zor ngjet në imbalazhin e këtij helmi etiketa mashtruese gjoja “Fetare” e reklami i këtij vreri formulohet, ashtu siç vetë djali do ta shtjellojë. Për fat të keq kjo punë nuk është krejt e pa efektshme. Kohët e fundit ka nisur të nuhatet era e çelbur e tentativave përçarëse ndër besimet tona fetare. Synimi i kësj veprimtarie natyrisht është të rekrutohen njerëzit e nivelit më të ulët edukativ e kulturor, apo të thënë ndryshe“ferrat” në rrugën që të çon drejt qytetërimit. Këto ferra njerëzore janë bimë skëterre. Këta fondamentalistë apo ushtarë të djallit të cilit çdo marke qofshin vëretë nuk përbëjnë ndonjë alarm shqetësues, por djalli nuk duhet lënë të bëjë pre as edhe një njeri të vetëm. Atij i duhet detyruar dështimi i radhës në Shqipëri. Sa herë të përpiqet të na tregojë forcën e djallit, ne duhet ti tregojmë forcën e Shkodrës si kështjella më e pamposhtur e parimeve njerëzore. As ateisti më i tërbuar nuk i shërben djalli aq mirë sa një i ashtuquajtur besimtar që shfaq shenja urrejtje kundra besimit tjetër. Për arsyen njerëzore besimet fetare janë të ngjashme me korsitë që të çojnë në të njëjtin cek e besimtarët e tyre të ngjashëm me vrapuesit që synojnë të njëjtin cak prandaj gara e tyre e vetme është përpjekja për ta arritë sa më parë qëllimin e shenjtë të vllazërimit. Dihet se motoja e çdo feje është: Ku ka urrejtje s’ka dashuri e ku s’ka dashuri nu kka fe. Binomi më njerëzor i kësaj bote është Fe e Atdhe e kur këto i kemi të përbashkëta kush e çfarë mund të na cënojë harmoninë! Dallimet fetare i bëjnë vetëm njerëzit antibesime e antiqytetërim, punës nuk i nevojitet emri i njeriut por aftësia e tij prandaj në udhët t’i gjejmë punës njeriun e jo njeriut punën e nëse ekzistojnë asish që për hir gjoja të besimit fetar lënë pas dore zotësinë e të aftit, këtyre u duhet luftuar ky mentalitet deri në asgjësimin e tij, e kur ky mentalitet të ketë vdekur, e vdektë sa ma parë, shqiptarët do të bëhen plotësisht të denjë për t’u quajtur popull vërtetë i qytetëruar. Gjokë Vata
Violeta Allmuça: Drejt madhështisë së Nënë Terezës Nënë Tereza; Gruaja më e madhe që ka njohur historia e njerëzimit, me shpirtin më human në botë. Bamirësja e pazsëvendësueshme që do t’i kujtohet brezave pasardhës si një Mit i legjendave, ku rrënjët ika të ngulura thellë në origjinën shqiptare. Dhe kur shpirtrat e njerëzve lkunden para fatit dhëmbëgrirë, të gjithë përulen para madhështisë të gruas së pavdekshme – Nënë Terezës. Por ka edhe prej tyre, që duan të ndjekin rrugën e saj. Ndoshta është e pabesueshme, por është e vërtetë, si rrezet e dritës që ndriçojnë errësirën e shpirtrave të munduar, të lënduar, të mënjanuar nga shoqëria. Dhe në kotë kohë të trazuar të tranzicionit të stërzgjatur në Shqipëri, na shfaqet një zonjushë trupvogël me potencial intelektual e shpirt të madh, që besojmë në korrektësinë e karakterit të saj, të qetësisë butësisht njerëzore, se me punën e saj po luan një rol të rëndësishëm në integrimin e jetës normale të grave, vajzave shqiptare që kanë nevojë për një dorë të ngrohtë. Po kush është kjo zonjushë? Nga vjen? E, pra kjo është znj. Violeta Allmuça. Ka lindur në Bulqizë në 1965. Ka mbaruar studimet e larta në Gjuhë – Letërsi dhe ka punuar disa vjet mësuese letërsie në shkollat e mesme. Është shkrimtare, autore e disa librave. Pas viteve ’90 ka botuar: “Sytë e Dritës” poezi, 1994; “Era e pasionit” roman, 1996; “Zonjusha nën mjegull” roman, 1998; “Jetoj me zjarrin” poezi, 2000; “Hije gruaje” publicistikë për Kosovën, 2001 (botuar në italisht dhe anglisht). Violeta edhe pse e re në krijimtarinë artistike ka tërhequr vëmendjen e kritikës në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi. Është lakuar si stil i veçantë në antologjinë e kritikës Ballkanike. Dhe shpirti i ndjeshëm i shkrimtares V. Allmuça nuk mund ta përkundë dhimbjen në romane dhe ese, vetëm kur ajo është në grahëm. Violeta kërkon të jetë serum për t’i dhënë ndihmën e parë, për ta nxjerrë nga gjëndje Kome, këtë dhimbje që ka pllakosur një pjesë të mirë të shoqërisë sonë të traumatizuar shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht. Dhe kështu Violeta bëhet “viktimë” e ëndrrës së saj, për të ndihmuar njerëzit e barktisur dhe të lënë në udhëkryq. Ka kryer kurse specializimi për mbrojtjen e gruas dhe fëmijës në Angli dhe SHBA. Është drejtore ekzekutive e Qendrës së terapisë së sjelljes me qendër në Tiranë, por aktiviteti i saj mbulon të gjithë kufijtë e Shqipërisë. Qendra që drejton aktualisht jep ndihmë për vajzat dhe gratë në luftën kundër trafikimit të mishit të bardhë. Kush nuk e njeh Violetën, sidomos në Shqipërinë e mesme dhe të jugut, ku dhe fenomeni i trafikimit është më evident. E kush nuk e ka ndjerë dorën e ngrohtë të saj, ku me ndërhyrjet ka bërë që t’i zbusë dhimbjen këtyre familjeve fatkeqe, duke i ingranuar në jetën normale. Sa e sa herë, zonjusha e vockël i ka përplasur dhëmbzët e saj me dhëmbët e shtetit, dhe ajo ka fituar e sigurtë me forcën e saj, për atë që bën. Violeta është një ndërlidhëse dhe organizatore shumë e zonja me donatorë e fondacione bamirëse jashtë shtetit, për t’i ardhur në ndihmë financiarisht viktimave në fjalë. Dhe magjia e shpirtmadhësisë së saj i “hipnotizon” ata, para projekteve në “destinacion” të Violetës. Dhe kohët e fundit ka mundur “të lidhë” pas dhimbjes së viktimave, një fondacion kroat, të cilët para një muaji i kanë ardhur në ndihmë familjeve të ngujuara nga gjakmarrja (në zonën e veriut) me ushqime dhe veshmbathje. Dhe këto ndihma do të vazhdojnë sërish, duke pëfshirë aktivitetin bamirës edhe në zonat më të thella të veriut, si në Kukës, Pukë, Tropojë etj. Kjo nismë e ndërmarrë nga Violeta, është një përvojë humane e njerëzore, që atë e bën një njeri që ka fituar dashurinë dhe respektin, duke parë tek ajo një dritëz shpëtimi. Ndryshe nga OJQ apo Shoqata e misionarë të legalizuar e vetquajtur si shpëtimtarë për të dëmtuarit e fenomeneve të ligësive dhe ngjarjeve gjurmëhidhura që nënshkruajnë vetëm viktima të pafajshëm. Dhe këto organizata dhe shoqata mbinë si kërpudhat çdo ditë, për interesa të ngushta, të cilat abuzojnë me shpirtgurësi dhe shfrytëzojnë dhimbjen e njerëzve fatkeq, duke mbushur xhepat e tyre. Ky realitet na vret me shëmtinë e përballjes së përditëshme ndaj dhimbjes së gjorë që ulëret… dhe kërkon ndihmë nga njerëz që në ndërgjegjen e tyre, ka rrahje zemrash me të vërtetë njerëzore që dinë të sakrifikojnë edhe gjënë më të shtrenjtë, gëzimin e jetës së tyre. Një ndër ta, është edhe Violeta Allmuça ku prania e saj është kudo, me shpirtin e saj të madh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet etnike ku jetojnë shqiptarët. Violetën e gjen pranë dhimbjes së tragjedisë në Kosovë, në fshatin Poklek në familjen e Fadil Muçollit, (ku ka ndodhur tragjedia më e madhe në luftën e Kosovës) ku nda 70 pjesëtarë të familjes së tyre janë djegur barbarisht 53 anëtarë të saj. Violetën e gjen në shtëpinë e Adem Jasharit, në Kosovë. Atë e gjen në mitingjet për lirimin e të burgosurve politikë në Kosovë më 6. 8. 1999. Violeta Allmuçën, me dhimbjen e varur mbi shpinë e gjen kudo. Ajo i ndjek fëmijët jetim të Kosovës edhe në një shtëpi jetimore në Tetovë (të ngritur me ndihmën e saj). Të përshkruash aktivitetin human të saj nuk mundesh ta shkruash me një artikull në gazetë, sepse ajo është një shtegtare e bamirësisë, që kudo që shkel shpërndan flatra gëzimi për jetën. Si nënë Tereza, që gëzimin e jetës së saj e shkriu me urinë e të uriturve kudo nëpër botë, duke u bërë simbol i njerëzimit. Edhe Violeta, me shpirtin dhe karakterin e fortë që karakterizon bulqizaken, trupvogël, ka vendosur që gjithë jetën e saj ta investojë për të shëruar e ndihmuar plagët e dhimbjes, që janë ulur këmbëkryq në Shqipëri. Me guxim qytetar e profesional mund të them, pa e tepruar se Violeta po bëhet një Nënë Terezë e dytë, ajo po rend drejtë madhështisë së bamirëses më të madhe të botës, Gonxhe Bojaxhiut. Fatime Kulli
Shqipëria, djepi që përkund artistë të mëdhenj, por nuk di ti mbajë Pasi ke “situr” rrethanat jetësore të artistëve të mëdhenj shqiptarë, ndjen kënaqësi shpirtërore kur ke para portretin e një përfaqësuesi të denjë të kulturës brilante shqiptare. Dhe të kalosh në “sitën” e gazetës “Shqipria Etnike” nuk është doçkado. Por Ferdinand Bjanku megjithëse në një moshë relativisht të re, vetëm 35 vjeç, vjen madhështor, madje gjigant si instrumentist dhe interpretues i këngës së bukur populloore e tradicionale shqiptare. Ferdinand Bjanku ndriçon raportet mes jetës, njeriut, natyrës, epikes e lirikes, duke rrezatuar një pastërti dhe vitalitet për t’u lavdëruar në ruajtjen kristal të kulturës sonë. Ai veç të tjerave është edhe autor tekstesh dhe ka depërtuar aq butësisht edhe në kulturën e muzikën italiane. Kështu këngëtari shumëplanesh shqiptar krijon dhe këndon në italisht aq natyrshëm, aq ëmbël, saqë materiet e kulturës me risi principiale rrezatojnë në pasurimin e përceptimit modern e të kuptueshëm, të dashur e të vlerësuar edhe për publikun italian. Pra, me pak fjalë, nuk mund të mos ndjesh krenari kur karyshitë kulturore shqiptare shkojnë e zënë vend mes vlerave e muzikalitetit të kulturës italiane. Me shoqatën e artistëve “Harmonia”, Ferdinand Bjanku në janar 1998, reflektoi vërtet harmoni mes zërit melodioz e muzikës së bukur shqiptare, duke premtuar për një artist të famshëm, për një kërcim në kapërcyellin e vështirë por të bukur të artit. Ai, dukej so i kalonte “pengesat” pa zori, duke i qëndruar strikt atij zhanri zanafillor që artistët shqiptarë asokohe, ndoshta edhe nga zilia pao paaftësia, ndoshta nga brumosja apo edukata me një muzikë të huazuar, mbase nuk e panë djaloshin me sy të mirë. Por syri i mirë bën shenjë kudo, por talenti shpërthen dhe i gjen udhët vetë, por bota e kulturuar dhe një shtet si Italia vlerëson talentet, u çel hapësira e i stimulon, paçka se janë shqiptarë. E kështu artisti i madh shqiptar do tregonte vlera të vërteta në shkurt të vitit 1998 duke fituar çmim të parë në kategorinë e interpretuesve të organizuar nga shoqata kulturore muzikore Lupus me këngën “Piazza grande” të Lucio Dalla në edicionin e 9-të të Una voce per l’inverno. Artisti shqiptar që siç thamë brenda kufijve të shtetit shqiptar nuk po vlerësohej sa duhet, në maj 1998, befason publikun italian në koncertin e shoqatës “Harmonia” me rastin e festës së Madonna del Buon Consiglio. Ferdinand Bjanku, i lindur në qytetin e Shkodrës, në këtë qytet të serenatave e të muzikalitetit, të kulturës e artit që do ja kishin zili edhe qytete të mëdha evropiane, në shkurt të vitit 1999 do të luante me dinjitet e autoritet si figurant në filmin “La fame e la sete” të Antonio Albanese në Portin e Civitavecchia, për të shkëlqyer pas një muaji si gjysëmfinalist mes zërave të rinj për diskografinë,në konkursin e organizuar nga “CBS Music” me këngën “Questa Storia” në “Cantare Italiano”, ku është këngautor. Turravrapi cilësor në lëmin e muzikalitetit nuk ka të ndalur. Në prill “Il simpozio” dhe “Diario Romano”, reflekton një Metabolë, pra kthesë për ta zhvendosur muzikën, përzierje kulturash moderne për të përdorur mundësi të reja interpretative. Me një diapazon të gjerë, me një shpirt kërkues, me një talent të portretizuar tashmë, Ferdinand Bjanku shkëlqen në Festivalin e Këngës Evropiane, ku marrin pjesë artistët e Bashkimit Evropian me këngën “Se mi lasci non vale” të Julio Iglesias, duke u shpallur gjysmëfinalist. E, arti shqiptar bën emër në Itali përmes këtij artisti famoz. Ja “Una serata per voi” që do të thotë Një mbrëmje për ju, Ferdinand Bjanku në sheshin e madh përballë shoqatës “Nuove armonie” ngre peshë shikuesit, bën turmën të këndojë njëzëri me shqiptarin. Po ashtu, në koncertin madhështor për komunitetin shqiptar në Itali në maj 1999 jep një koncert në Firence dhe nuk ia del të plotësojë dëshirat e shumta për autografe. Ndërsa në qershor 1999 në deicionn e 9-të të konkursit kulturor të shoqatës “Lupus” me këngën e Adriano Çelentanos “Senza Amore”, nderohet me çmim të dytë. Një artist plastik, një artist tejet i zhdërvjellët, i depërtueshëm në velrat më të shenjta të muzikalitetit, një artist që operon në jetë e në realitet, ndërkalon me “Hap” të sigurtë në zgjerimitetin e repertorit inkandeshent që duket se ka lindur i madh për t’u bërë gjithnjë më i madh. Salla ndihet vërtet e hutuar nga interpretimi aq i ëmbël i artistit shqiptar Ferdinand Bjanku në koncertin e organizuar nga shoqata kulturore artistike e komunitetit të “Sant Egidio”, ku i ftuar nderi ka qenë një shqiptar tjetër i madh Viktor Gjoka, Artist i Popullit, në shkurt 2000. Vazhdon radhët për këtë artist të madh dhe të duket se ke në dorë një Flakadar të muzikës shqiptare. Dhe ke të drejtë në një përcaktim të tillë figurativ, pasi Ferdinand Bjanku në mars 2000 do nderohej me një tjetër çmim, me çmimin e tretë të edicionit të 10-të të “Una voce për l’inverno” të ogranizuar nga shoqata kulturore muzikore “Lupus”, për t’u bërë gjysëmfinalist po atë muaj me këngën “Cantare italiano” në konkursin e CBS Music. Modusi artistik i Ferdinand Bjankut vete drejt kulmeve, drejt atyre “thepeve”, ku nuk mund të kacaviret kushdo. Ja, vjen edhe një çmim i Parë në mars 2000 në kategorinë e këngautorëve. Pra në “Una voce per l’inverno”, nderohet veçansia, vlera,a kmeizmi i një pjelle shqiptare, nderohet pra Ferdinand Bjanku me çmim të parë. Edhe në koncertin e ogranizuar nga shoqata ndërkombëtare “A.L.D.A 2000, Bjanku shpalos talentin prej artisti famoz, ashtu sikundër në maj 2000, ku në konkursin e 5-të të Artistëve Evropianë “A voice for Europe 2000”, të organizuar nga “Iwo Arts” e sheh veten gjysëmfinalist. Por, po atë muaj të suksesshëm, arrin ta shohë veten finalist në zgjedhjen diskografike për kompaktdisqet “i big del domani” Nr. 13, të organizua nga Mamas Records. Kështu suksesu pason suksesin. Kështu një çmim i tretë në edicionin e 10-të të “Una voce per l’estate” në qershor 2000, gjysmëfinalistnë Festivalin e 39-të të këngës shqiptare, përmes “Thërras një melodi” ku është këngautor. Dhe vëret “thërret” fort ky zë, ky shpirt i madh artisti të madh. Në sofrën shkodrane të Vitit të Ri 2000, ai këndoi e gëzoi me shkodranët e vet. Aso kohe, ky artistshpalosi vokalin e ëmbël me artistët dhe interpretuesit e njohur të këngës shkodrane, organizuar bukur e mirë, megjithëse pa fonde e përkrahje nga shteti, nga shoqata “Dashamirët e këngës shkodrane”. Edhe në Sofrën Korçare, artisti Bjanku dha hsumë flera vitin e shkuar. Duke qenë një artist universal, ai ia tha bukur edhe këngës korçare. Me këtë artist shumplanësh të kulturës shqiptare mund të vazhdonim gjatë, shumëgjatë, por po themi së fundi edhe një sukses tjetër të Bjankut në takimin e ogranizuar nga shoqata “Solidarietà Vicenziana” vitni e shkuar, ku Ferdinand Bjanku përfaqësoi me dinjitet Shqipërinëme këngën “Il mondo è musica” ose shqip “Bota është muzikë”. Edhe ne i themi artistit të madh shqiptar Ferdinand Bjanku: Jeta juaj qoftë muzikë! Ashtu qoftë edhe jeta e shqiptarëve, kudo që jetojnë e punojnë në trojet e Shqipërisë Etnike! Sokol Pepushaj
Shqipëria mbas vdekjes së KostandinitMbas vdekjes së Konstandinit në perandorinë Romake e bashkë me këtë edhe në Ilirinë, si pjesë e saj, u zhvilluan dy ngjarje me rëndësi historike e jetike, gjurmët e të cilave i “ndigjojmë” edhe sot, së pari ndarja e perandorisë në dy pjesë, në perandorinë Romake të lindjes me kryeqendër Kostandinopolin, dhe atë të perëndimit me kryeqendër Romën, për fat të keq Iliria mbeti me atë të lindjes, (viti 395 mbas Krishtit) si dhe e dyta ishte ndarja e Ilirikumit (provincës së Ilirisë) në katër Provinca, të cilat ishin: 1. Provinca e Dardanisë (Kosova me trojet shqiptare të Maqedonisë së sotme), 2. Provinca e Prevalisë (Shqipërisë Veriore plus Malin e Zi të sotëm), 3. Provinca e Epirit të Ri (Shqipëria e Mesme), 4. Provinca e Epirit të Vjetër (Shqipëria Jugore, natyrisht ku përfshihej edhe pjesa e grabitur ndër shekuj nga Greqia, si Çamëria deri edhe Gjirin e Artës). Gjithsesi duhet theksuar se pas vdekjes së Konstandinit të Madh pushtetin perandorak u munduan ta ndajnë Tre djemtë e tij, ku pas shumë ndeshjesh në mes tyre fitoi ai që njihet si Perandor me emrin Kostandini i II-të, po që nuk kishte trashëgimtarë dhe si trashëgimtarë të fronit zgjodhi një kushuri të tij të dytë që hypi në fron në vitin 361 (mbas Krishtit) dhe njihet me emrin Julian, i cili mbretëroi vetëm dy vjet. Perandori Julian mbeti në histori si perandori i fundit që tentoi të kthejë popullin e tij në Fenë Pagane të Romakëve të vjetër, ku kjo orvatje dështoi, pasi ai u vra gjatë një ekspedite në Persi. Vdekja e Julianit shënon njëkohësisht edhe fundin e dinastisë së Kostandinit të Madh, e kështu u mbyll edhe cikli i Perandorëve Ilirë (Shqiptarë) që sunduan Perandorinë e Romës për rreth 150 vjet, duke e shpëtuar nga gremina ku paraardhësit e perandorëve Ilirë kishin filluar ta rrokullisnin. Por pas kësaj dinastie Ilire filloi rrokullima e re e ndarjes në dy pjesë si më sipër. E pasi Perandoria e “Re” e Bizantit kaloi rreth një shekull në ndërtimin e saji erdhi përsëri radha që fronin e bizantit ta “zaptojë” një perandor Ilir me emrin Anastasi, i cili hipi në fuqi në vitin 491 dhe sundoi rreth 20 vjet. Perandori Anastas kishe lindur në Dyrrah (Durrës) dhe kishte punuar në pallatin perandorak. Natyrisht mbetërimi i Anastasit ishte mjaft i vështirë pasi vinte pas mbretërimit të dinastisë së Theodhosit, por që Anastasi kishte fituar famën e tij në popull që para se të proklamohej Perandor, aq sa kur para popullit u shpall i tillë ai u brohorit me fjalët: “Mbretno ashtu si ke Jetue…” Anastasi vdiq në vitin 518, ku nuk la mbrapa asnjë trashëgimtar direkt. Pas kësaj u zhvilluan shumë intriga në këtë perandori, derisa Senati u detyrua që të shpallte Perandor përsëri një të Racës Ilire që njihet me emrin Perandori Justini, i cili kishte lindur në një katund të Shkupit (atëherë kryeqendër e Dardanisë). Kur Justini u kurorëzua Perandor ishte në moshë të thyer, pra rreth 70 vjeç, por për ta ndihmuar afroi pranë vetes nipin e tij (djalin e motrës) edhe ky nga një fshat i Shkupit të provincës Ilirie të Dardanisë, i cili u vu në shërbim të perandorisë e dajës që ishte perandor, ku natyrisht jo vetëm punoi pranë perandorit, por fitoi eksperiencën e nevojshme, për të hypur vetë në këtë fron në vitin 527 (mbas Krishtit). Me ardhjen në krye të perandorisë të Ilirianit të madh Perandorit Justinian, perandoria Romake e lindjes (Bizanti) gjeti arkitektin e saj të mrekullueshëm, jo vetëm për të çuar përpara veprat e paraardhësve, perandorë Ilirë e tjerë, por mbi të gjitha ndërtuesin e një shoqërie moderne për kohën në krejt perandorinë, ku vlen të theksohet “Kodi i Justinianit”, që përmbledh të githa ligjet dhe rregullat e perandorisë që po lartësohej çdo ditë. Madje ai në kronikat e shumë historianëve cilësohet, se Justiniani ka hyrë në histori si më i madhi udhëheqës që ka hipur në fronin e Qezarëve mbas Kostandinit të Madh. Por për ta paraqitur me nota sa më reale këtë perandor Ilir, që njëkohësisht zhvilloi pa prereë trevat e veta Ilire, pa humbur asnjë moment për lartësimin e zhvillimin e ndërtimin e trevës që e kishte lindur po citojmë biografinë e historianit bashkëkohës të vetë Justinianit, Prokopin i cili në librin e tij të famshëm: “Ndërtimet e Perandorit të fundit prej Origjinës Iliriane shkruan: “Dua ta filloj pëshkrimin tim nga ajo krahinë e perandorisë që duhet të zërë vendin e parë për një Kallzim të tillë, sepse është e vetmja që ka të drejtë të jetë kryenaltë dhe e gëzueme mbasi u ka dhanë Romakëve një perandor, veprat e të cilit është e pamundur ti tregosh me fjalë. Kjo është krahina e Dardanisë me katundin Taurisium ku lindi dhe u rrit Perandori Justinian, themeluesi i qytetërimit të sotëm. Në vendlindjen e tij ai ndërtoi një mur me trajtë katrore me një kullë në çdo qoshe dhe e quajti Tetrapirgjia (katër kulla). Jo shumë larg prej atij vendi ai ndërtoi një qytet të madh të cilit i vuri emrin Justiniana Prima, duke ndërtuar kështu vendin ku kishte parë dritën e jetës (Shkupin, shënim i aut.). Në këtë gjest mirënjohës duhet të bashohen gjithë Romakët, mbasi ajo tokë kishte rritur shpëtimtarin e tyre. Nuk është punë e lehtë të përshkruash ndërtesat e shumta që zbukuruan qytetin e Justinianit, akuaduktin, kishat, pallatet e administratës, banjot publike, dyqanet, shkurt Justiniana Prima u bë një qytet aq i bukur dhe i lulëzuar sa me qenë kryeqendra e asaj krahine. Qyteti arriti në një shkallë nderimi më të lartë duke u bërë selia e kryepeshkopit të Iliricumit… …Dhe njëkohësisht ndërtoi një qytet krejt të ri pranë të vjetrit që quhej Ulpiana dhe i vuri emrin Justiniana Secunda. Gjithsesi në Dardani u ndërtuan tetë fortesa të reja dhe u meremetuan 62 që ekzistonin më parë. Justiniani i bëri mbrojtjet aq të dendura gjatë kufirit sa gati çdo shtëpi katundi u bë një fortesë. Po këtë sistem ai e ndoqi edhe në Epir dhe në Maqedoni. Ai rindërtoi qytetet e fortifikuara Nikopolis dhe Feniki… Justiniani ndërtoi gjithsej apo meremetoi, në Epir 44 fortifikata, duke përfshirë edhe kalane e Durrësit (Dyrrahit) dhe atë të Kaninës. Në Iliri u ndërtuan 26 Kështjella, ndër të cilat ishin edhe fortesa e Shkodrës, ajo e Sirmium (qytet i ndërtuar mbi lumin Sava në perëndim të Beogradit të sotëm, atëherë trevë Ilire, shënim i autorit të shkrimit) dhe ajo në Singi. Perandori Justinian padyshim ka lënë vepra edhe në fushën e luftimeve për mbrojtjen e Perandorisë e bashkë me këtë edhe të vetë trevave të Ilirisë nga invazionet Barbare duke filluar me ato sllave që në shekullin e VI-të kishin filluar t’u afrohen trevave të Bekuara të Ballkanit, që gjithsesi sa mbretëroi për 38 vjet ky perandor Ilir ata nuk arritën të prekin këto troje, por mjerisht me vdekjen e Justinianit në vitin 565 u “hap” rruga e invazineve shpesh pa kthim e turmave të barbarëve në krye të të cilave qëndronin Sllavët e zbritur nga shpellat e Uraleve. Një historian Anglez me emrin William Temperley i cili ka shkruar History of Serbia (Historia e Serbisë), shkruan për invazionet sllav në Europë: “Sllavët shkatërruan monumentet e mrekullueshme të qytetërimit Romak, që ishin krijesat e gjeniut të Perandorëve të mëdhenj si Dioklcejani dhe Justiniani”. Por vlen të theksohet se origjina e Justinianit është munduar të deformohet për disa kohë nga sllavët e jugut, ku kërkonin ta bënin të racës së tyre, gjoja të bazuar në një dokument të gjetur në Bibliotekën e Vatikanit, ku këtë e paska shkruar gjoja vetë mësuesi i Justinianit, Theofili, por që historiani Anglez James Bryce vërteton se ky shkrim është një dokument i fabrikuar nga një prift serb me emrin Kostandin Namaviç në shekullin e XVIII-të, si dhe nga historianë të shumtë të tjerë të cilët vërtetojnë se Sllavët kanë ardhur në Europë e Ballkan vetëm pas vdekjes së perandorit me origjinë Ilire. Pas vdekjes së Perandorit Justinian, perandoria e Bizantit filloi të “lëngonte” nga tronditjet që filluan t’i japin invazionet e popujve barbarë që kërkonin fat të “ri” e “toka” të reja… E ku për fat të keq kjo ”lëngatë” thuajse përpiu edhe trevat Ilire si pjesë përbërëse e vetë perandorisë Romake të lindjes… E pas kësaj për shekuj me radhë nuk mbaruan tmerret e invazioneve Barbare që në të shumtën e rasteve vinin nga lindja, por që nuk mungoi as qëndresa heroike dhe tragjike e trevave Ilire (Shqiptare). Fatkeqësisht në këta shekuj, trevat tona ndodheshin të pushtuara edhe nga Perandoria e Bizantit, e cila i kishte lënë tashmë thuajse të pa organizuara ushtarakisht këto treva trime e qëndrestare, madje në këta shekuj “figurat” e shqiptarëve ose diskriminoheshin ose bëheshin zap me mënyrat çnjerëzore që filloi të përdorë Bizanti, duke bërë që në krye të administratave Vendore në mënyrë të vazhdueshme të drejtonin jo vendas shqiptarë, por të huaj të cilët kur turreshin invazionet barbare e tregonin veten dhe shtetin e tyre shpesh nën nivelin e një Protektori që pretendonte se trevat Ilire ishin pjesë e perandorisë Bizantit. E nga këto shkaqe trevat Ilire u bënë shpesh arena të luftrave të përgjakshme të invazioneve, Bullgare, Normane, Serbe, Anzhuine, Venedikase e tjerë… Gjithsesi dalngadalë duke u mbyllur shekulli i 10-të e filluar i 11-të filluan të përmenden familje bujare që po fitonin terren edhe perandorinë e Bizantit, si ato me emrat Skurra, Arianiti, Muzaka, Vrana e tjerë. Në vitin 1001 ishte caktuar strateg i Selanikut, David Arianiti, në vitin 1050 Kostandin Arianiti ishte caktuar komandant i provincave Perëndimore, në vitin 1080 një bujar nga Muzakajt e Oparit bënte pjesë në komandantët e besuar të perandorit Bizant Aleksi i I-rë Komnen, ndërsa në vitin 1185 ishte bërë Dukë i Themes (Provincë ushtarake) Durrësit, Gjon Vrana i lindur në Durrës. Në fund të shekullit 12-të në Arbër, sundon një dinasti vendase, ku themeluesi i saj njihet Progoni, që sundoi nga viti 1190 deri në vitin 1198. Sundimin e mëtejshëm e vazhduan djemtë e Progonit, nga viti 1198 deri në vitin 1208 sundoi Princi Gjini dhe pas tij sundon i vëllai Dhimitri nga viti 1208 deri në vitin 1216. Madje Dhimitri në dokumente të kohës njihet si mjaft i suksesshëm, ku edhe fiton tituj si Gjykatës (Judex), Princi i Arbërve (Princeps Arbanorum) e tjerë. Gjithashtu në dokumentet e kohës gjendet edhe një marrveshje me Republikën e Raguzës (Dubrovniku i sotëm) të nënshkruarnë vitin 1209, si dhe tratativat e tij me Papën Inoçenti III-të. Pas vdekjes së Dhimitrit më 1216 vjen në fuqi fisniku Grigor Kamona, i cili u bë princ dhe u martua me të venë e Dhimitrit. Gjithashtu vlen të sqarohet se Princi Dhimitër ra nën ndikimin e Despotatit të Artes (Epirit) që nga viti 1204 sundonte despoti Mihal I Engjëlli, pas tij pas vitit 1216 (që edhe ky u vra) sundoi i vëllai i Mihalit I, Teodor, por gjatë kësaj kohe u arrit që me luftëra të ribashkohen shumë vise Ilire të pushtuara nga perandoria latine e perandorit (latin) Pjer de Kurténe, por që këto ribashkime nuk zgjatën shumë… Gjithsesi disa burime të kohës pohojnë se shqiptarët e despotatit të Beratit, Artes e të Tesalisë ishin mjaft të “Pavarura” e “nuk pyesnin për Perandorin”, madje në shumë marrëveshje me të huajt dalin se janë nënshkruar me Despot Shqiptarë si me 1336 me Gjon Muzakën, dhe më 1338 me kontin Tanush Topia. Ndërsa në Shqipërinë veriore që në atë kohë quhej Zeta (viti 1331) shpërtheu një kryengritje e fuqishme e drejtuar nga bujari Dhimitër Suma, natyrisht kundër invazioneve Serbe të Stefan Dushanit, por më vonë edhe në viset e tjera shqiptare që nga Tesalia, Himara, Vlora e tjerë pati mjaft kryengritje kundër invazioneve sllave. Në vitin 1355 vdiq car Dushani, e pas kësaj trevat shqiptare e rritën luftën e tyre për të shporrur plotësisht sundimin Serb, ku në këtë qëndresë e pas njëfarë riorganizimi të trevave shqiptare dallohen shumë familje bujare shqiptare që fillojnë të marrin në dorë fatet e trojeve tona të ndara e pushtuara si mos më keq. Familja bujare e Gjon Zenebishajve me qendër në Gjirokastër kishte nën sundimin e saj edhe Dropullin, Delvinën e Çamërinë. Pjetër Losha u bë zot i tokave që shtriheshin midis Pragës e Artes, Gjin Bua Shpata sundonte në krejt Etolinë dhe Akarnaninë, deri në gjirin e korintit. Pas vdekjes së Pjetër Loshes, zotërimet e tij kaluan në favor të Gjin Bua Shpatës, i cili pas kësaj u vendos me qendër në Arte. Pas vdekjes së Gjin Bua Shpatës në vitin 1339 erdhi në sundim i vëllai Muriq Shpata i cili nuk kishte sukseset e vëllati paraardhës, ku pas vitit 1416 kjo familje bujare shqiptare nuk mundi më të sundojë në Shqipërinë e poshtme. Në pjesët e tjera të trevave Shqiptare thuajse vazhdohej me të njëjtin organizim, ku në “Vendin e Arbërit” siç quhej atëherë toka Shqiptare që fillonte nga lumi Shkumbin deri në rrjedhën e lumit Mat ishte e vendosur principata e Topiajve ku pas vitit 1357 gjindet ndër dokumenta të shkruara Karl Topia “Zot i gjithë vendit të Arbërit”, këtë titull e kishte marë pasi kishte arritur të bashkonte pothuaj gjithë territoret e Arbërit të vjetër (Albanonit), si dhe e mbante veten si vazhdues të traditës shtetërore që kishte nisur pikërisht në këtë trevë qysh në shekullin e XII-të me principatën e Arbërit… Por ndër të gjitha organizimet shtetformuese që u bënë në këta shekuj të sundimit Bizantin, dhe pas shembjes së këtij sundimi në trevat e Shqipërisë Etnike shëndriste Shteti ose më saktë siç quhej në atë kohë Principata e Balshajve i cili filloi të merrte përmasat e një formacioni mbarë shqiptarë në vitet 60-të të shekullit 14-të. Ku dallohen vëllezërit Balshaj, Strazimir, Gjergj Balsha II, të cilët edhe pse shpesh herë me luftë e herë me miqësi me prijës tjerë shqiptarë arritën të bashkojnë thuajse mbi 90% të krejt territoreve të Shqipërisë Etnike të cilat fillonin në veri Deri në Dalmati, duke përfshirë dy Zetat (sot Mali i Zi), pjesën më të madhe të Kosovës (me Pejë, Prizren, Mitrovicë, Novberde, Kriva Rjekën etj.). (Natyrisht brenda këtyre kufijve u pëfshinë edhe krejt tokat e Maqedonisë Perëndimore, që atëherë as që bëhej fjalë as për shtet Maqedon as popullsi Sllave.) Në jug përfshinte edhe Janinën dhe Selanikun, me përjashtim të një pjese të vogël të Çamërisë që Zotërohej nga princër po shqiptarë, por ende të pa futur nën “Ombrellën” e shtetit Ilir të Balshajve. E shteti Ilir në këtë formacion bashkimi përfshinte një territor rreth 103 mijë km2, pra rreth katër herë më shumë se Shqipëria “londineze” e vitit 1913. Gjithsesi ky formacion shtetëror zgjati rreth 24 vjet (deri në vitin 1379), ku pas kësaj filloi shpërbërja e këtij shteti Ilir në kufijtë thuajse etnik, ku natyrisht u kthyen në formacione më të vogla “shtetërore”, pra në principata, ku sundonin princër shqiptarë, ndonëse shpesh në luftë me njëri – tjetrin. Në dokumente të kohës gjendet edhe një titull mbreti që u jepej Balshajve nga një prijës tjetër i Shqipërisë së mesme Gjon Muzaka, që në atë kohë kishte pranuar bashkimin me formacionin e Shqipërisë Etnike siç e thamë më sipër. Por pas këtyre një “Re” e Zezë dukej në horizont, e cila vinte nga Azia, por që nuk do të vononte të fillonte të shkaktonte stuhi që rrënonin e shkatërronin gjithçka. Stuhia u shkarkua mbi të githa në trevën tonë martire të Shqipërisë Etnike, në Kosovë (fush – Kosovë) që ndonëse nëvitin 1389 u munduan thuajse të gjithë popujt e Ballkanit bashkë ta ndalojnë këtë Shtërngatë nuk u arrit e përfundimi dihet. Por treva shqiptare si gurrë e pashtershme e trimërisë, përsëri kishte në krye të saj prijës legjendarë që qëndruan e luftuan edhe ndaj pushtuesit të ri Turkoshak. Familje fisnike shqiptare si ato të Balshajve, Gojçinët, Dukagjinët, Zahariajt, Spanët, Stres – Balshajt, Topiajt, Arianitët, Muzakajt, Gropajt, Shpatajt, Zenebishët e mbi të gjitha Kastriotët do të bëheshin epopeja e luftrave të përgjakshme me pushtuesin Osman. Luftëtarët legjendarë që u prinë burrave që mbronin vatanin si Nikoll Dukagjini, Lek Dukagjini, Andrea Topia, Dep Zenebisha e mbi të gjitha Gjergj Arianiti fama e të cilit i kaloi kufijtë e kohës. Gjithsesi një prijës i Kastriotëve me emrin Gjon Kastrioti do të pësonte vërtet tragjedinë më të madhe në luftërat e para me Turqit, por nga kjo tragjedi familja e Kastriotëve do të mbulohej me lavdinë e pashoqe nga biri i tyre Gjergj Kastrioti i cili nga viti 1443 deri në vitin 1468 (pra një çerek shekulli) ky do të ishte heroi legjendar jo vetëm i Shqiptarëve (Arbërve), por i krejt Europës e qytetërimit të saj Kristian, duke u bërë kështu Mbreti simbol që bashkoi shqiptarët e Ndaloi Barbarët (Osmanllinjtë) që kërkonin të zaptonin Europën e bashkë me këtë edhe vetë qytetërimin e saj mijëra vjeçar. Gjithsesi Gjergj Kastriotit në atë kohë e më vonë ju dhanë tituje lavdi, madje shpesh u kërkua që nga popuj të tjerë fqinjë e më tej të “përvetësohej” si i tyre, por që nuk u arrit kurrë se Zoti e kishte falë nga raca shqiptare, ndoshta si “produktin” më hyjnor të saj. (Duke pasur parasysh se për këtë Mbret të pashoq të krejt shqiptarisë që edhe në ditët tona është i “pazëvendësueshëm” është shkruar shumë, madje edhe nga autori i këtij shkrimi, nuk po vazhdoj më tej). Pas kësaj lavdie e drite Hyjnore i erdhi “Radha” Errësirës disa shekullore që pushtuesit Osman e sollën në ditët e Ligështa të Shqiptarëve pasi mbetën pa mbretin e mbretërinë e tyre e cila do të “humbte” për rreth katër shekuj e gjysëm në errësirën e pashoqe që turkoshakët e reklamonin për “Qytetërim e Zhvillim”. Natyrisht edhe gjatë errësirës së shekujve që sollën barbarët Otoman nga treva shqiptare lindën Pashallarë, Guvernatorë e Vezirë, të cilët në përgjithësi ndihmuan disi në largimin e “Shtërngatave e Stuhive” që rrënonin jo pak nga treva jonë, por që të gjithë këta tashmë thuajse nuk ishin në gjendje t’i shërbenin atdheut të tyre të robëruar e coptuar, por vetëm perandorisë e cila shpesh për fat të keq “shpëtoi” nga gremina ku ishte nisur vetëm nga gjenia e shqiptarëve të ingranuar totalisht në ingranazhet e këtij supershteti që shpesh në ingranazhet e saj “Bloje” jo pak nga Pashallarët, Guvernatorët e Vezirët e tjerë me origjinë shqiptare. Gjithsesi edhe pse shërbimet e bijve të shqipes nuk i meritonin turkoshakët, këto u detyruan t’jua jepnin, pasi në greminë nuk mund të binte vetëm perandoria Osmane, por edhe ne shqiptarët që ishim bërë jo me dëshirën tonë pjesë e saj… Pavarësisht përpjekjeve të shqiptarëve ndër shekuj për liri, autonomi e pavarësi vetëm në shekullin e 19-të kishte një “Rizgjim” të vrullshëm të “Ëndrrave” të kahershme për ta parë atdheun tonë të lirë e të vetqeverisur, përbri kombeve të qyetëruara të Europës plakë në themelet e së cilës “ndoshta” kemi kontributin më të madh moral e material, edhe pse shpesh këtë janë “munduar” të na e mohojnë… Natyrisht pas gjithë këtyre u mendua se shekulli i 20-të do të jenë vërtetë shpresa. Ëndrra e realitetit, por që për fat të keq nuk ndodhi krejt kështu… Pasi sa ikën nga qielli jonë “retë” e zeza të Azisë (fituam pavarësinë e vitit 1912), erdhën “retë” e tjera nga qielli i Europës që shkarkuan shtërngatat e stuhitë në vitin 1913, duke hedhur në “detin” e grykësisë së fqinjëve Sllavë rreth 60 mijë km2 tokë të Shqipërisë Etnike, e duke na lënë një rryp reth 28 mijë km2, (por nuk duhet harraur se rreth 24mijë km2 të tjera na i kishte gërryer kongresi Berlinit në vitin 1878). Fill pas kësaj në vathën e armiqve shekullorë të shqiptarëve në Rusi në vitin 1917 u vendos në jetë doktrina shkatërritare e personalitetit të njeriut ku individin e tufëzonte në një turmë apo kope që e grahte “çobani” i kuq me shkop të skuqur në zjarr e gjak. Krisma e kësaj doktrine barbare u dëgjua në vitin 1924 edhe në vendin e shqiponjave, që githsesi pas kësaj në vitin 1928, plot pas 460 vjetëve rilindi mbretëria moderne për kohën e shqiptarëve. E kjo mbretëri siç dihet udhëhiqej nga Mbreti Zogu i Parë (Ahmet Zogu) i cili njihet në historinë tonë si themeluesi i shtetit modern shqiptar pas një robërie tepër të gjatë të pushtimit turkoshak që jo vetëm u mundua të na shkatërrojë besimin, qytetërimin, por shpesh edhe kombësinë. Mbreti Zogu i Parë ndërtoi kushtetutën e parë të shtetit shqiptar që njihet me emrin “Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare”, ku kjo “kushtetutë” në 234 nenet (artikujt) e saj kombinon në mënyrë perfekte interesat kombëtare, me ndërtimin e një shteti bashkohor. Fatkeqësisht edhe kjo mbretëri kishte një jetë të shkurtër, vetëm rreth 11 vjeçare, pasi e ndërpreu viti i zi 1939 që shënon pushtimin e Shqipërisë nga Fashizmi. Por që përsëri në vitin 1944, kur fashizmi ra nga “piedestali” që kishte ngritur veten dhe vendi jon u çlirua, e në vend që të na ringjalleshin ëndrrat e shpresat për mbretëri e mbretërim ato u shuan si asnjëherë, pasi në vend të Mbretërisë na erdhi vetëm “Era” e Rusisë, që njihet me emrin Komunizëm, i cili ndonëse u mundua të “mbretërojë” në fakt vetëm Dreqëroi, e këtë dreqërim na e ka lënë edhe tani kur në fakt thuhet se Komunizmi ka “vdekur” të paktën si praktikë, duke na bërë që edhe sot në shekullin e 21-të ne si komb jo vetëm të humbim mbretërinë si “Institucion”, por mbi të gjitha të humbim “Mbretërimin” për një jetë dinjitoze që të falë Atdheu, që sigurisht nuk thuhet kot… Dheu i Atit… Ndue Bacaj
Vaseli Tashmë dihet nga të gjithë e veçanërisht nga Komuniteti Ndërkombëtar për problemet e mëdha që ka Ballkani e posaçërisht në drejtim të kriminalitetit i cili vitet e fundit në këtë gadishull ka bërë kërdinë në vende si Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, vend në të cilin vazhdojnë të jenë të stacionuara njësi ushtarake serbe, për të kontrolluar edhe policinë civile, ku në disa zona të Malit të Zi janë duke ndodhur edhe shumë vrasje, ku kryesisht po vriten shqiptarët që përbëjnë edhe pakicën etnike dhe që trajtohen si shtetas të dorës së dytë dhe për pasojë është duke u abuzuar me shumë persona të cilët jo vetëm se rrahen e burgosen, por edhe vriten, deri edhe duke u zhdukur pa lënë gjurmë. E një fat të tillë e ka patur edhe Afrim Lekaj nga fshati Milesh, komuna e Tuzit – Podgoricë i lindur në vitin 1972, i cili është detyruar që t largohet nga Mali i Zi nga frika e rrezikimit të jetës, prej autoriteteve serbe, që kishin akuzuar Afrimin për përfshirje në aktivitet me LDSH, ose Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, parti kjo që serbët e konsiderojnë si një kërcënim për ta, sipas të cilëve edhe Afrimi, si shumë shqiptarë është duke bërë përpjekje për pavarësi, nëpërmjet një konflikti të armatosur. Por faktet flasin ndryshe sepse Afrimi nuk ka qenë i implikuar në LDSH, por thjeshtë është një simpatizant i pavarësisë si çdo shqiptar. Por edhe një gjë dihet se vëllai i tij Medi Lekaj ka qenë i përfshirë në LDSH pa iu shfaqur pjestarëve të tjerë të familjes, ai ka ndihmuar LDSH me armë si dhe duke i strehuar anëtarët e saj në shtëpinë e tyre në Milesh të Tuzit. Më 23 dhjetor të vitit 2000, policia serbe bën një kontroll në këtë shtëpi duke ushtruar një kontroll shumë të rreptë pr akuzat që u ishin bërë vëllezërve Afrim e Medi Lekaj, të cilët jo vetëm se u kontrolluan në banesën e tyre por janë rrahur e torturuar, ata dhe babai i tyre Sahit Lekaj. E përveç kësaj, ngjarja më e tmerrshme kësaj familjeje i ndodh më dt. 22 mars 2001 para disa ditësh kur ushtarët serbë vinë në këtë shtëpi për herë të dytë duke i kontrolluar për armë, ku rrahin dhe torturojnë edhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes që ndodheshin në shtëpi, biles edhe gruan e Afrimit dhe fëmijët e tij. Afrimi në atë kohë nuk ndodhej në shtëpi pasi gjindej duke punuar si çoban në male ku ruante delet. Gjatë këtij kontrolli ushtarët serbë kanë qëlluar disa herë me breshëri automatiku duke plagosur vëllain e Afrimit, Medin, i cili arriti të largohet i plagosur. Fatkeqësisht në këtë shtëpi serbët gjetën disa armë të cilat i kishte strehuar fshehurazi vëllai i Afrimit, Media pa dijeni të pjestarëve të tjerë të familjes, të cilët me këtë rast janë plagosur, rrahur e torturuar nga ushtarët serbë për të treguar se ku ndodhet Afrimi dhe veçanërisht barbarisht kanë rrahur të zotin e shtëpisë Sahit Lekën i cili vetëm disa orë më pas këtyre torturave vdiq, e sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo tragjedi, ku një pjestar i kësaj familje u vra dhe një tjetër u plagos, serbët kur janë larguar nga shtëpia i kanë thënë gruas së Afrimit sa ai sa më parë duhet që të paraqitet në kazermat ushtarake serbe në Bozhaj sepse ata derisa ta gjenin do të jenë në kërkim të tij. Afrimin e tmerruar i cili pasi e ka marrë vesh ngjarjen e kanë marrë disa komshi dhe e kanë strehuar mbasi për të shkuar në shtëpinë e tij as që bëhej fjalë, pasi Afrimi e dinte mirë se kush janë serbët sepse ai i kishte provuar burgjet e tyre edhe në tetor të vitit 1998 ku është torturuar në Bozhaj për 5 ditë i akuzuar se kishte ndihmuar edhe kosovarët, ku në çdo çast Afrim Lekës i rrezikohej jeta, ai pasi qëndroi i fshehur për disa ditë më në fund me ndihmën e disa shokëve të tij pas shumë përpjekjeve ka arritur që të largohet nga Mali i Zi së bashku me gruan e tij dhe fëmijën për të kërkuar mbijetesën sepse qëndrimi në këtë vend edhe atij si babës së tji do t’i sillte vdekjen e pashmangshme. Vasel Gilaj
Kapakët e drejtësisë e të padrejtësisë Kur kafshët paskan ngritë një qeveri Një lepuri i banë ca të padrejta Lepuri me ato kambtë e tij të shpejta, S’la kafshë pa ia kërkue të drejtën e tij. Duke e përcjellë secili tek eprori, Lepuri jonë arriti tek ariu. Kur ankimet e tija vesht i mori I tha: ti qenke ma i marrë se njeriu Përse po sorollatesh derë për derë, Ankohu sa të duesh der sa të çirret zani Kto punë mundet me i zgjidhë vetëm luani Si të thotë ai do t’bajmë ne mvarsat tjerë. Pra mos harro drejtësia në ktë jetë, Ësht në dorën e atij që e ka me letë, Ta baj drejtësinë ashtu si don ai vetë. N’mos të pëlqeftë ashtu ti bani Amen, Se përndryshe për mbi kokë ta venë kamben. Sa të dojë ai do t’ketë e drejta leqe Asaj të drejte ti do t’i thueshPeqe Kush nuk i thotë nuk asht për këtë botë Kur qenka kështu dëgjo ia priti lepri A vdesim si ma i ulti, si ma i epri? Ja qari i sundimit n’kte farë feje: Edhe eshtrat e tu i dorzohen hinit Prandej vdekja me nderë “Kapak florinit” Vdekja me marre asht kapak veceje. Gjokë Vata
Këshilla e dijetarit Thuhet për një burrë n’Serreq, Që me t’shoqen shkonte keq Duke gjetë halen n’perpeq E shoqja ma i gjetë derman Atij burr aq llafazan Shkoi me pyet tek një dijetar Si t’ia baj ta kthente mbarë At burr që aq grindje bënte, Sa as fqinjtë me fjetë s’i lente Dijetari atëher e pyeti: Më thuaj grua paç uratën Burri a e bën shamatën Vetëm, a por vet i dyti Zotni t’drejtën ta rrëfej, Ai e nisë e unë ia kthej Mirë po t’jap dy kile uj, Por veç mos i kallxo kuj Nga ky uj e dashur zojë, Sa herë grindjen ta fillojë, Ke me shtie një gllënkë në gojë. Mos e qit, as gelltit Der sa grindjen ta pushojë, Mandej kaloje në fyt Kur ta mbarosh kte ujë kam bindjen, Nga yt shoq s’e ke ma grindjen. Kshtu dermani u pat gjetë, Se shamata don dy vetë.
Tretja e dembelit Një dembel si shumë të tjerë, Që e kishte punën tmerr Ha e pi gjithmonë qylxhi Iu mërzit njerzve të tij. Mbasi ferrë iu kishte ba, Tjetër hall s’mujten me i gjetë, Veç vendosën larg me e tretë Prej ku s’mund të kthehej ma. Kur po e tresnin n’at sabah, Ai qe kishte thesin n’krah Ndeshi një fshatar tek ara. Ai e pyeti ç’ke n’at thes? Një dembel që dua ta tres, Ma jep mua se e mbaj me arra Kur dëgjoi kto fjalë t’urueme, Tha dembeli plot gëzim, Të lumt shpëtimtari im, Por arrat a janë të qirueme?
Qeveria e kafshëve U mbledhën kafshët nga t’pes Kontinentet Të bëjnë një qeveri jo si në Shqipëri, Por qeveri me ma inteligjentët Të përkushtuar n’punë e ndershmëri. Kur nga çdo vend filluan me ba zgjedhje, Që çdo vendi me i dhanë nji dikaster Kafsha shqiptare e ftuar në atë mbledhje Për dikasterin nisi me ndezë sherr Dëgjoni filloi kafsha nga Shqipëria: N’se punës mjeshtrin doni të ia gjeni, N’at post ku e ka bazën qeveria Në ministri t’financave më veni Kafsha turke ia priti: Mazalla Po ti je kafshë e rritur me ata, Qe miletin e vet, për këmbe e rjepin E me financa t’shtetit mbushin xhepin. T’rrij vëzhguese tha kafsha e Amerikës Deri sa n’Shqipëri të ketë ndryshim As kafshëve t’tyre s’u kemi besim Të gjithë një heri i thanë: I ke rënë pikës. Gjokë Vata
N’kuvendin e Partisë Socialiste N’atë kuvend në formë pazari Flet i dyti e s’ndien i pari T’tan tue i fye tue i sha N’atë kuvend kamndie kam pa.
Dhe prej tanit me pasë frigë Mrapa shpinet t’a futë thikë Nuk po dij kuj me i thanë vëlla Me t’a shti pa ndi, pa pa. Nji kto punë unë nuk e di Mrapa shpinet me ta shti.
Pyete pak ti Arta Daden Për ç’far thike e ke fjalën?! Edhe unë kur në burg kam hi Mrapa shpinet ma ka shti. (Edhe mue kur kam kenë n’burg) (Mrapa shpinet ma kanë futë)
Ka pas kenë zakon ndër ne Fjalën kur mos me ia pre Mos fol ti se ktu jam vetë Me ktë gjuhë Enveri i shkretë Ka sundue për pesdhjetë vjet Tuj u gri e tuj u sha Faqezezë të gjithë janë nda Flet Xhuveli e Servet Pllumbi Partinë tonë e mori lumi.
N’qytet plot urti Kunder vedit ngre padi Me dorë tande e shkatërrove Njatë Parti që ti krijove Mos të vinë keq Fatos aspak Deri tash ke kenë dështak Korrupsioni asht i ndytë Jeni zhytë e jeni mbytë.
Fato Nano djalë i nanës I u mat lisit i ra kamës Afroju Sales e jepi dorën Mos ngurro dorzo kunorën. Gjon Podja
Sakrifica për jetën e familjes Sanaj Përgjatë shumë dekadave junta diktatoriale komuniste nuk është ngopur së thithuri gjakun dhe palcën e vullneteve të lira të njerëzve. Kështu, si shumë e shumë shqiptarë që u persekutuan gjatë sistemit të Enver Hoxhës, edhe familja e zotit Fran Gjeto Sanaj, provoi një persekucion model të krimit kundër njeriut. Në burgjet Luciferr të Enver Hoxhës, ku fjala vjen në kampin e Bedenit të Kavajës, ish drejtori i atij burgu, krimineli Haxhi Pela, i fuste të dënuarit e ndërgjegjes në baltë deri në fyt dhe dukeiu hipur me shqelma sipë kokës, i mbyste dhe aty i linte. Ashtu ngjau edh enë burgjet e Bulqizës, Martaneshit etj. Ndërsa të tjerët, të internuarit dhe të diferencuarit për mes luftës së klasave u poshtëruan, u bë përpjekje pr t’u mbytyr ndjenjën e të qenit njerëz. Nga një kontingjent i tillë erdhi në fillim të proceseve demokratike në Shqipëri edhe demokrati Fran Sanaj, i cili, i etur për liri njerëzore dhe për një Shqipëri të lirë, u aktivizua në protesta e mitingje kundër sistemit komunist të Ramiz Alisë. Ai së bashku me demokratët shqiptarë, duke qenë se mori pjesë në varrimin e dëshmorit të parë të demokracisë shqiptare Pëllumb Pëllumbi më 16 qershor 1990, i cili u vra nga komunistët në Han të Hotit duke shkelur edhe ligjin e asaj kohe dhe pas vdekjes u qëllua sërish me plumba nga Shemsi Premçi dhe u lidh me zingjirë pas një makine tip ZIS, duke qenë se mori pjesë në rrëzimin e busteve të diktatorëve Stalin dhe Enver më 14 janar dhe 13 dhjetor 1990, u vunë shënjestër të bandave të kuqe komuniste, ku iu kërcënua shumë herë jeta, familja dhe njerëzit e afërt. Pas 22 marsit 1992, kur partia demokratike mori pushtetin përmes votës së lirë, u çel një rreze shprese për të dhe tërë shqiptarët. Por kjo rreze qe e shkurtër. Pas revolucionit komunisto – bolshevik të pranverës së 1997-ës, kur Fatos Nano në krye të bandave të kuqe arriti të uzurpojë pushtetin, rinisi jeta plot probleme, plot padrejtësi për demokratët shqiptarë. Edhe Fran Sanaj ishte një viktimë e sistemit diktatorial. Kulmi i hakmarrjes me parapavijë politike ishte më 10. 04. 2002, pra ditët e fundit, ku rreth orës 2100 në lagjen “Tomë Kola” afër shtëpisë së tij, persona të maskuar dhe të armatosur, i zunë pritë dhe e dhunuan, duke i thënë se po nuk hoqe dorë nga bindjet demokratike do të të pushkatojmë. Raste të tilla ka patur shumë në Shqipëri dhe ato janë publikuar nga mediat, por shteti i inkriminuar komunist jo vetëm që nuk ka vepruar, por duket se i stimulon vetë ato. Ka patur shumë e shumë dëshmi që edhe të ndaluarit nëpër burgje, natyrisht me prapavijë politike, kanë pasur presione të tilla edhe nga policët, hetuesit, prokurorët, çka don të thotë se strukturat e këtij shteti janë tërësisht të politizuara. Demokrati Fran Sanaj është detyruar të fshehë edhe gruan, djalin dhe nusen e djalit e një vajzë të vogël, pasi ka patur tentativa për t’ia rrëmbyer fëmijën e djalit, pra mbesën. Kështu, në sakrifica për të jetuar, Fran Sanaj, sot ka humbur lidhjet me familjen. Dhe për çfarë? Vetëm se janë demokratë antikomunistë. Sokol Pepushaj
Dritan Memaj, dëshmi e pushtetit të dhunës Strukturat e inkriminuara të këtij pushteti komunist qe edhe regjimi i Millosheviçit do ia kishte zili, po e mbajnë në tension situatën në Shqipëri. Njëri ndër këta viktima të këtij tensioni është edhe demokrati Dritan Memaj, i cili është dhunuar dhe kërcënuar me jetë disa herë nga komunistët. Ai mund të ishte vrarë kur u rrëzua busti i Stalinit më 14 janar 1990, ai mund të ishte vrarë edhe kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës më 13 dhjetor 1990, ai mund të ishte varë edhe në protestën madhështore antikmuniste të 2 prillit 1991, ku në fakt u vranë katër vetë e u plagosën 113 të tjerë, por mund të ishte vrarë edhe më 14 shtator 1998 kur mori pjesë në varrimin e ish deputetit demokrat Azem Hajdari. Pra në tërë këto raste dhe në shumë mitingje antikomuniste ishte edhe Dritani. Megjithatë, ai megjithëse nuk u vra, provoi kërcënime, provoi shkopinj gome, provoi qyta armësh e goditje deri me skafandra. Ne kemi fakte edhe të shtrimit të tij në spital, ku ka pësuar fraktura nga goditjet e komunistëve. Veç këtyre, pasi po të kemi parasysh Katovicën e komunistit Ramiz Alia, problemi i pronave duhet të ngatërrojë shqiptarët dhe prona të mos shkojë kurrë tek i zoti, Dritan Memaj ka patur probleme të nxehta edhe me pronat. Në Shqipëri nuk po zbatohet ligji. Për problemin e banesës, ky demokrat është përballur me konflikte, ku tre herë është tentuar për ta vrarë. Megjithë ankesat e drejta, organet përkatëse kanë heshtur. Dhe si rrjedhojë paradoksi shkon deri aty sa ai është detyruar edhe të qëndrojë i ngujuar. E, ky njeri i mirë, ky demokrat i njohur, ky djalosh me synime për jetën, rrjedh nga një familje e njohur antikomuniste. Të shpallur në kohën e Enver Hoxhës Kulakë. Nga koha kur ka lindur e deri në moshën një vjeç, ka provuar internimin në Barbullush. Kohët e fundit, duke mos parë asnjë shpresë për të jetuar, është detyruar të braktisë Shqipërinë bashkë me gruan e tij. Një realitet serbian me të cilin po përballen demokratët shqiptarë është dëshmi e pushtetit të dhunës dhe të shkeljes flagrante të të drejtave e lirive njerëzore, prandaj do ishte normalitet që “Klientë” të Hagës shumë shpejt të ketë edhe nga politike diskriminuese shqiptare. Shan Sokoli
Në Elbasan rrahet demokrati Pandi Aliko Në mitingun madhështor të opozitës shqiptare në Vlorë, ku u pushkatua flamurmbajtësi Agim Hysenbelliu më 14 maj 2000 dhe ku ishte planifikuar të qëllohej edhe shefi i opozitës Sali Berisha, demokrati elbasanas Pandi Aliko është rrahur kafshërisht nga policia. Me ndihmën e ca miqve demokratë të Ujit të Ftohtë, arriti të mjekohet privatisht dhe vetëm pas 12 ditëve u rikthye në vendlindje, në Elbasan. Gjatë asaj periudhe familja e dinte të pushkatuar nga komunistët. Por tragjedia nuk mbaron aty. Ish kryepolici i Elbasanit Edmond Koseni, i cili me të drejtë tani është pranguar dhe mbi të rëndojnë akuza tepër të rënda si trafikant femrash e droge, si hakmarrës politik kundër opozitarëve dhe dhunë kafshërore mbi njerëzit e pafajshëm, e ka rrahur kot së koti publikisht në qendër të qytetit. Arsyeja tashmë vërtetohet. Aliko është dhunuar si demokrat, pasi është baba i katër fëmijëve dhe sot i ka kaluar të dyzetë e katër vitet. Rastet dhunuese kanë qenë të herëpashershme, deri sa vjen një moment dhe Aliko detyrohet të shkojë tek ca të afërm të gruas në Sarandë. Duket se edhe atje e zbulojnë spiunët e sigurimit të shtetit dhe edhe atje i bëhet jeta e padurueshme. Në kushte të tilla, familjarisht detyrohet të kalojë në mënyrë ilegale kufirin në Greqi me shpresën për në ndonjë vend perëndimor. Të afërmit e tij në Elbasan deklarojnë për gazetën “Shqipëria Etnike” se kanë rreth dy muaj e gjysmë që i kanë humbur lidhjet dhe nuk janë të sigurtë në jetojnë apo jo. Është ky një rast që e denoncon dhunën dhe plotëson portretin diktatorial të komunistëve shqiptarë. Albert Vataj
Të ardhurit në Fier e ndjenë veten të pasigurtë Përgjatë dhjetë viteve të fundit në Shqipëri ka lëvizje ose shpërngulje të njerëzve nga zonat malore drejt atyre fushore. Kështu ngjau edhe me Epaminonda Vetarin nga fshatrat e Korçës. Kur toka u nda me ligj në një fshat të Fierit, meqë familja Vetari kishte rreth një vit banimi aty, morën 13 dynym tokë. E gëzuan sa ishte në pushtet partia demokratike. Por pas vitit 1997 dalin sa ish pretendentë të atij trualli dhe nuk pyesin fare për ligj, nuk pyesin fare se Epaminonda Vetari me tre djem të rritur, me reja e nipa e mbesa, kishin ndërtuar dy shtëpi banimi, se ishin njerëz e shqiptarë. I kërcënojnë herë pas here që nëse nuk largohen për në Korçë do i vrasin. Jeta u bëhet e padurueshme dhe kohët e fundit, meqë nuk kishin as prona në Korçë, detyrohen të marrin udhët për diku larg, shumë larg Shqipërisë, për Kanada. Atje ndoshta do mund të rikrijojnë stabilitet. Por në Fier nuk është vetëm rasti i familjes Vetari. Të ardhurit, që janë shumë e ndjejnë veten të pasigurtë. Shteti jo vetëm që hesht, por sipas ca burimeve tona i stimulon veprime të tilla. Zog Hysenaj
Rikthehen ligjet e para 500 – vjetëveKrahas shumë mangësive që ka në jetën e përditshme të shqiptarëve si mungesa e ujit, dritave e të elementeve bazë të jetës, një fenomen i ri tashmë është shfaqur në vitet e demokracisë së brishtë shqiptare. Kjo vjen si pasojë e mungesës së theksuar të rendit e të sigurisë në tërë jetën e vendit tonë. E tillë është edhe ngjarja që do të shtjellojmë më poshtë. Në vitin e largët 1939 një banor i quajtur Tahir Tusha, në gjueti e sipër vret me armën e gjojes çifte një shokun e tij të quajtur Hasan Lika. Vrasja kryhet nga pakujdesia e përdorimit të armës. Gjatë viteve të paraçlirimit familja e Tahirit ruhet që të mos dëmtohet nga familja e dëmtuar. Pas çlirimit vjenë në pushtet sistemi komunist që të jemi realistë e eleminoi thuajse plotësisht këtë fenomen dhe si pasojë i tërë fisi i Tahirit jetoi i qetë. Por po të vazhdonte kështu do të ishte çdo gjë normale. Këtu fillon edhe tragjedia. Nipi i Tahirit i quajtur Besnik Bejto Rrushi i datëlindjes 18 janar 1972, në vitin 1999 pas afro 60 vjetësh, është i detyruar që të paguaj haraçin e të afërmit të tij Tahir, i cili kishte vrarë Hasan Likën. Aktin e turpshëm pas 60 vjetësh e kryen i vëllai i të ndjerit Hasan, Enveri që e dëmton rëndë djaloshin duke e therur me thikë në këmbën e djathtë, i cili në kohën kur ishte bërë kjo vrasje nuk i kishte lindur akoma as i ati i tij. Por Enveri i shtyrë nga ligjet e egra të kanunit të Lek Dukagjinit që gjaku lahet vetëm me gjak, një ligj i para 500 vjetëve gjen zbatim edhe sot në kohët moderne kur njerëzimi eksploron të gjithë hapësirën e galaktikës. A ka ku të shkojë më keq? A ka më turp së kështu? Në këto kushte djaloshi shqiptar detyrohet të largohet nga vendi i tij i lindjes duke i prishur ëndrrat e tij rinore si dhe biznesin e ngritur me mund e me djersë. Largimi bëhet pasi policia nuk mund që të garantojë jetën e tij dhe të familjes së tij, pasi familja e dëmtuar para 60 vjetësh do të kërkojë që të vrasë patjetër një njeri nga të afërmit e Besnikut pasi kështu e kërkon kanuni!!! Djaloshi plotësisht i pafajshëm detyrohet të degdisë rrugëve të emigracionit që ti shpëtojë kthetrave të vdekjes pasi ai ishte kërcënuar edhe herë të tjera pas plagosjes, me shpresën se pas disa vitesh kur në Shqipëri do të vendoset rendi e qetësia të kthehet në vendlindje për ti vazhduar ëndrrat aty ku i la. A do të jetë e afërt kjo ditë? Nuk e besoj. Xhemal Berisha Vasel Gilaj |