Agron Luka
Një zbulim surprizë i “Kodit të numrit të Mrekullisë 19”
Konstatohet ekzistenca e Kodit matematikor të 19-tës në gjuhën tonë qysh nga koha e iliro-pellazgjishtes me koncepte me bazë: QI=9+10; DhAs=4+8+1+6; DhEAA=4+8+5+1+1, Gjea=3+10+5+1; Gjae= 3+10+1+5 etj.
SHKIPONJE, SHKIPERIA, SHKIPETARIOS, GJIUHEA/ GJIUHQEZA SHKIPONJE ALBANIA, ARBANIAs etj në kronologjinë e para erës së re, te koduar me 19 te.
Hetohet funksionimi i sistemit numëror pellazgo-ilir me bazë 19-të. Disa nga legjendat tona mitologjike, të modeluara me 19-të. Legjenda e qytetit të Shkodrës dhe e rojtëzes Rozafate zgjohen nga gjumi letargjik mijvjeçar me kodin matematikor të 19-tës.
Çfarë është kodi matematikor i numërit 19. “Numrat kanë veti të mbinatyrshme, vetë Perendia është një numër dhe harmoni”, thoshte Pitagora i madh. (569-470p.K) Kur e zbuloi teoremën e famshme, ai e quajti atë trekëndëshin barabrinjës si “trekëndëshi i përsosur” e flijoi një hekatombë. Në respekt për aktin e krijimit dijetari nuk i hante bathët, sepse i shëmbëllenin organit ku depozitohej fara e riprodhimit. (Lukiani, “Vep. të Zgj.”, bot. 1976, f311, “Shitja e Jetëve në ankand”) Ndonjë “sekret”, nga këto thurjet dhe lojrat me probleme matematikore me gërma numra, ku përfshiheshin zgjidhje misteresh, përgjigje pyetjesh të ndryshme, profetizime, pjesë nga libra të shenjtë, specialitete të orakulltoreve, na e jep edhe vetë Lukiani i shek II. Germat e alfabeteve antike kishin edhe vlera numerike dhe me këto sajoheshin kombinime matematikore. Këtë shkencë priftërinjtë ebraikë e quanin Kabala ose Geomatriah. Këtë metodë e njihnin edhe egjiptianët, fenikasit, helenët, indutë, arabët dhe siç po na rezulton edhe pellazgët e gadishullit tonë që në lashtësi quhej Evropa. Për njohje dhe për kuriozitet kishim lexuar ndonjë literaturë për disa zgjidhje të këtyre enigmave të fshehura, psh po kujtoj këtu zgjidhjen e “Zbulesës së Joanit”. Kohët e fundit u informova se matematika me shumfishat e plotpjestueshëm të 19-të ishte praktikuar gjerësisht në ndërtimin e Kur’an-it a.s. dhe se aty është konservuar me një sasi të jashtzakonshme. (shih librin Ahmet Didat, “Kur”ani mrekullia më e përsosur”; shih edhe art. As. Prof. dr Sadije Bushati, “Kodi Matematikor i Kur’anit”, Gusht 2002) Atëhere si është kjo matematikë germash? Po japim një ide: Një emër ose një fjali mund të llogaritet me shumën numerike të germave, sipas tabelës me vlerat numerike që ka një alfabet i caktuar. Shuma e përgjithshme e mbledhjes së vlerës duhet me doemos të japë një shumë të plotpjestueshme me numërin 19-të. Në rastin kur ne vetë e sajojmë, mund të bëjmë manipulim duke shtuar aq germa aq vlera të vogla sa mungojnë, ndërsa kur këtë “shkencë” e kanë bërë që lashtë të tjerë, ne na mbetet vetëm ta rizbulojmë dhe rillogaritur saktësinë. Një mënyrë tjetër është hartimi i një fjalie, thirrje apo vjershe me nja 19 copë germa gjithsejt etj. Kur’ani hapet me Ajetin: “Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim”, që në gjuhën arabe ka gjithsejt 19 copë harfe/gërma. Në Ajetin e 30-të të Sures Al- Mud-DaQ-Qir shkruhet: “Mbi të vigjilon 19-shi”. Dhe rezulton se “numëri i mrekullisë, numëri vigjilent”, siç ja thekson vetë Kur’ani këto epitete, gjëndet qysh në titullin, që jep një vlerë numerike 608:19=32 ose 19×32. Vetë “Shpallja” kryesore në Kur’an a.s “ALL’LLAHU EKBER”/Allahu është më i madhi” jep: 1+30+30+30+30+1+600+400+5+ 20+2+5+100 = 1254:19+66 ose 19×66. Didat u bën lutje njerëzve që do ta kuptojnë, ta përhapin këtë mrekulli të re të Kur’anit a.s. Ne do tja mbajmë disi fjalën z.Didat.. Bëhet fjalë se kjo lloj “mrekullie e 19-tës” ka qenë e njohur nga pellazgoiliret shume kohe perpara eres se re.
Nga rrodhi Kodi 19 dhe çfarë shpreh ai. (shën: Në llogaritjen e vlerave numerike të gërmave përdorim vlerat sipas alfabetit grek. Për lehtësi kuptimi për lexuesit këtu përdorim alfabetin latin, me përjashtim kur duhet patjetër germa specifike. Në alfabetin grek ka shumë raste që një germë ka dy vlera psh K=20 dhe Ksi=60; O=70 dhe omega=600; S=200 dhe stigma=6; e=5 dhe H eta=8 ; nje germe mund te marre nje vlere aq mijshe sa ka vleren fillestare etj.) Helenët që kishin arritur një stad të shkëlqyer të qytetërimit dhe të inteligjencës në krahasim me qytetërimet pararendëse, kishin integruar dhe inkorporuar edhe mitologjitë e hapësirës pellazge e anatoliane. Por, duke dashur që ti “modernizonin”, ose nën preteksin e “pastrimit të stallave të Augias barbarit”, në ndonjë rast “në vend që ti vinin vetulla i nxorën edhe sytë” origjinaliteteve të lashta, që mbanin me vete edhe ndonjë sekret. Po bëjmë një provë në rastin konkret. (Lexuesi si fillim të fiksojë këto koncepte QI/19; DhEAA/19 dhe GJEA/19, ku 19 është vlera numerike e gërmave.) DhEAA/19 ose Gjea/19 për tokën/dheun, për pellazgët konsideroheshin si elementi primordial nga i cili rridhnin të gjitha prejardhjet e shënjta. Mirëpo helenët e shkruanin Gea dhe kjo nuk e jepte vlerën 19, siç e jep Gjea e gjuhës sonë. Në shek VIII p.K Hesiodi kishte shkruar veprën Teogonia në të cilën shpjegonte rendin e prejardhjeve, si më poshtë: i pari gr.”Xaos”, zbrazësia nuk jep plotësim me 19-të. Me shqip, KAOsZI=114/19×5, i ka edhe atributet e errësirës së kaosit, sipas funksioneve që i jep mitologjia dhe plotpjestimin me 19 të. Pastaj në bashkkohësi me tokën lindi dashuria gr. EpOs, me shqipe EQROs=190/19×10. Koncepti ka brënda EQE/19×1 ethshmërinë, nxehtësinë. Erosi fillimisht mendohej në formën e një guri të papunuar dhe nga kjo “vezë primordiale” lindi Erosi. Me shqipe koncepti Ve-zea=418/19×22, dmth zënia në vezë. Me shqip ky “Guragur”=1007/ 19×53. Pa asnjë lloj elementi mashkullor gjeneroi gr. Oiranos /Urani që nuk jep plotpjestim; me shq. YQRANA=570/30×1 dhe KIELLQI=114/19×5, jep konceptin e plotë “qiell me boj qielli ditën dhe qiell me ythësi të shumtë natën. Viojnë shtatë Titanët: 1. gr.Okeanos, shq. OQEAN=665/19×35; 2. gr. Xeo; shq. KEO=95/19×5; 3. gr.Xpio shq. KRIOQ=209/19×11; 4. gr. Yperion, shq. EPERQI=209/19×11; 5. gr. Iapetos, shq. GJIAPEEQI=133/19×7; 7. gr. Xponos/Kronos, burri i Reas, babai i shumë fëmijve, ndër të cilët i Zeusit, Poseidonit etj. (shq. RhEA=114/19×6, ka kuptimin edhe të resë-nuses dhe të resë qiellore që lëshon shiun). Në mitologjinë greke funksioni e etimologjia e Kronit me një lojë fjalësh Xponos ishte “Koha”. Në mitologjinë e harruar shkiptare, funksioni i Kronit ka qenë si zot i ujrave. Rrënja KRO jep vlerën 190/19×10 plus Gjea=19, marrim konceptin “ujrat-burimet e tokës”. Dhe të sqarojmë në parantesë se bëhët fjalë për “një gjuhë qiellore”, sic do ta trajtojmë, në një nëntitull më poshtë. Në toponiminë tonë Kroje/ kronjet, krue-t janë të shumta, kujtojmë psh edhe Mali Kronjgjit. Etimologjia si KRREUJIA=646/19×34 e shpreh më mirë edhe autoktoninë gadishullore të lashtë të këtij zoti të lashtë që kishte mbytur edhe të atin e vet, si mohim i së vjetrës. Ndërkaq edhe kuptimi tjetër për atributin e kohës del me shq. si KROORA= 361/19×19, që shkon afërsisht me ditët e vitit, sepse ORA=171/19×9, ka qenë një qenie mitologjike konkretisht për kohën dhe stinët etj. Me sa duket, si ne Egjiptin e lashte, java mund te kete qene 9 diteshe. Vete Zeusi me shq. jep ZoaQi/=627/19×23; ZohQA=95x19X5; ZEEUSI=.627/19X33. Vajza dhe dhia AMALTEIA, (qe ushqyen Zeusin e vogel ne nje shpelle te Kretes, duke e shpetuar nga ndjekja qe i bente Kroni per ta ngrene) kane vleren 1367/19×73. Kro-nin e mbyti Zeusi dhe e hodhi në Tartar, me shq. TARTARIE=817/19×43 ose me konceptin e afërt tjetër në QERTORE=589/19×31. Realizohet “mohimi i mohimit”… Këtyre iu bashkangjiteshin: gr. Qeia, shq. QEIANA+76/19×4; gr. Pea, shq. Rhea=114/19×6; gr. Temi, shq. QEMNI=114/19×6; Mnemosine, shq. Febe, FEEBA=513/19×27 dhe TETI, shq. QEQIDA=38/19×2…. Këtu e ndërpresim, sepse nuk kemi ndërmend të mbesim nëpër xhunglat e mitologjisë. Kjo duhet bërë me një punë grupi të kompjuterizuar etj. Me të drejtë ngrihen pyetjet: është realitet kjo llogaritja me 19-tën nga pellazgo-ilirët, apo një “romantizëm”, një koinçidencë dhe manipulim? A kemi gjë tjetër për ti shtuar? Përse kjo QI/Thi-derr, na paraqitet me kaq rëndësi? Përgjigjem: para disa vjetëve, duke lexuar thjeshtë për njohje legjendat e lashta të themelimit të qytezës Alba (Albalonga) dhe të Romës, më kishte rënë në sy flijimi i një dose të bardhë /cinghialessa me 30 gica të vegjël, nga Eneu, me rastin e fillimit të punimeve inauguruese. Ky emër kaq i gjatë menjëherë më kujtoi një Thingjialeshkë të shkipes dhe Gicat e vegjël të bardhë, në një shkrim timin i pata quajtur “gjijca gjijpirës”. Autoriteti evropian Grimal, theksonte se Eneu vinte në Lacium pasi kishte qëndruar më parë në Epir dhe në Iliri, me vehte ai kishte sjellë edhe një skllave rome të quajtur Rome ose Rea. (P. Grimal, “Enciclopedia dei Miti”, 1990) Në të gjithë hapësirën tre gadishullore, Thiu konsiderohej si një flie e preferuar e Qiellorëve. Beja e shoqëruar me një flijim thiu ishte ndër më të rëndësishmet e të besueshmet, në botën e gadishullit tonë. Agamemnoni u detyrua të bëntë një të tillë para tërë grekëve, se “nuk e kishte prekur seksualisht dhe e kishte respektuar Brizeidën, skllaven e preferuar të Akilit” dhe po kështu edhe për Krizeidën, bijën e Krezit. Me këtë rast shtatzania e kësaj të fundit iu ngarkua Apollit. Tek Enea duket se kemi një ENIEEU= 5+50+10+10+5+5+400=475 ose 19×25. Dhe që ky duhej ta kishte këtë kod shihet se këtë e kanë edhe RhEA=114/19×8 ose ROOME=285/19x15gjithashtu edhe Askani/ASHKAANA=874/19×46. Duhet të shprehim mendimin se nga gadishulli ynë e konkretisht edhe nga ilirët, ka pasur një eksportim kulture e gjuhe në gadishullin italik, shoqëruar edhe me dyndje fisesh. Këtë mendim e shpreh edhe dr. Zeqo. (“Aspekte të kulturës, kulteve dhe të artit ilir”, Studime Muzeologjike, Nr.1, 2002) Zeqo shkruan aty edhe për 7 copë pllaka bronzi me shkrime të padeshifrueshme që mendohet se i përkasin Gentit të Shkodrës. Ne po sjellim një shembull, të aplikimit të matematikës së 19-tës, në një pllakë, që nuk dihet se është ilire apo jo. Më 1999, Nermine Vlora botoi një foto të një pllake (apo statuete?) që ruhej në muzeumin arkeologjik të Firences dhe për mbishkrimin sillte deshifrimin që asaj i kishte rezultuar. (Simp. II “Shkodra në Shekuj”, Vëll. 2,”Shkodra dhe gjuha pellazgo-ilire”, f 5-12) Bëhej fjalë për një nga ato tipet e monstrave që në lashtësi i kombinonin me kafshë të ndryshme gjakpirëse etj dhe që i quanin Kimera. Ne e kemi zmadhuar minifoton e N. Vlorës dhe kemi sjellë edhe dy fotokopje të tjera ilustruese.(shih fotokopjet) Këtu po sqarojmë diçka. Në Iliada përshkruhet se si një farë Preti e kishte nisur dhëndërin e tij “Belerofontin bir Zotash” të shkonte tek Liqianët (Likia te liqenet në Anatolinë jugperendimore) dhe me vehte i kishte dhënë një pllakë të shkruar me shënja. Shtëpia mikpritëse e një “plaku shejt” e gostiti mikun nëntë ditë dhe të dhjetën i lypi “pllakën me shenja”. Dilte se Preti kishte nisur një “pllakë me shenja të zeza”, ku sipas saj, Belerofonti duhej të vriste një kimerë-lubi, “që asnjeri nuk e kishte vrarë”. Ajo ishte ” me kokë luani, dhi në mes, në bisht dragua dhe zjarr shkrumbues villte nga goja dhe ishte farë e fis me hyjni”. (Homeri, VI-210-250) Preti pra kishte dashur ta vriste dhëndërin. Belerofonti i kalon provat dhe liqianët i japin për grua një vajzë të bukur, me të cilën lind tre fëmijë: Isandrin, Ipolokun, Laodamijen. Me këtë Zeusi lindi Sharpedon hyjnorin. Ky Sharpedoni me anën e gojëdhënave del edhe si “farefisni gjaku” me Diomedin nga Argosi dhe me këtë rast asnjëri nga të dy palët në duel nuk pranon të ndeshet. (shih këto emra dhe aty edhe Nimfën Abarbare. Iliada, cit.) Tashti ti kthehemi pllakës dhe interpretimit që ne bëjmë. Si fillim kemi këto vërejtje serioze: 1. Z. Vlora/Falaski ka ngatërruar një shqiponjë me brirë sqapi me “një dash që e ka gëlltitur luani”, siç e interpreton ajo. Edhe me sy të lirë kushdo e sheh se nuk kemi të bëjmë me një dash, pastaj luani nuk është një kafshë gëltitëse në ato përmasa dhe brirët e dashit janë ndryshe. Sipas sa sipërcituam nga Homeri dhe siç shihet edhe nga simotrat arkeologjike, dhia/skjapi janë një pjesë e përngjitur e trupit të kimerës. Në këtë rast kemi një varjant një kokë shqiponje me brirë skjapi. 2. Mendojmë se deshifrimi edhe nqs mund të qëndrojë, nuk përbën kuptimin kryesor. Ja interpretimi ynë: Kimera si ide etimologjike shkon me KIMRA të shq. me 171 ose 19×9, si qënie të vogla gjakpirëse, që pastaj me fantazi edhe zmadhoheshin. Në leximin kemi: QINSHE (874/19×46) KEPQ (114/19×6) FIJQIN (589/19×31), pra kemi një deshifrim me 19-të që tregon: “Thinshe Kepth/kap Fijthin/fillin”, dmth me sekretin matematik të numërit Q+I=19 duhen deshifruar edhe kafshët që bëjnë pjesë në këtë kompozicion dhe kemi edhe konditën që shkrimi i kafshëve duhet i plotpjestueshëm me 19-tën dhe njëkohësisht të na japë edhe kuptimin e shënjes së zezë. Atëhere ne na rezulton: LUANIZIE= 513/19×27; SHKIPONJE= 1045/19×55; DIBRISKJAPQI=456/19×24; GJARPIREZEZE=323/19×17. Por, vetkuptohet se fjalën e fundit do ta kenë specialistët kompetentë. Me legjendën e qytetit dhe portit të Epidamnit dhe Dyrrahut. Herakliu dhe i biri Hylli, mbahen nga literatura shkencore e mitologjisë se i përkisnin mijv. II p.K. Autorët antikë shkruajnë se Herakliu e kishte zënë Hyllin me nimfën ilire Melita, dhe se ky Hylli na paska qenë bazileus me kryeqender qytezën Hyllei dhe fisin Hylleish, pranë Bylisit në Mallakastrën e sotme. Po këto identike, ndodheshin edhe në Dorida, në Peloponez të Greqisë. Herakliu ishte prezent edhe në legjendën e lashtë të Epidamnit dhe Dorsit/Dyrrahut etj. (Scylacis, shek V p.K Periplus, 22,26; S. Bizantini, shek VI, Ethnika, f 419, f 421 në “Ilirët…”. Citon Apollonios, Kalimahun Apollodorin, Haraksin, paraqet analiza gjuhësore dhe emërtimet e fisit dhe banorit, jep edhe varjante mitologjike të tjera; Apiani, Bella Civilia, II, 38 etj; E. Jacques, Shqiptarët, f 124, bot. 1996 etj) Ta analizojmë tani mitologjinë e lashtë që përmendëm, në pjesët ku ai lidhet me teritoret tona. Te emri IRAKLI kemi 10+100+1 +20+30+10=171/19×9 e po kështu edhe te grafia QERAKLEA=171/19×9, që gjendet në një amforë të shek VI p.K. Një tjetër grafi kemi: QIERAKLEI=190/19×10. Në regjistrimet e grafisë greke HRAKLEs dhe në atë latine ERACLE shohim se nuk realizohet plotpjestimi. Duhet të shënojmë këtu se fisi i Dorëve e mbante veten si trashigimtari autentik i Herakliut dhe për këtë arësye, në të gjitha vende e qytetet ku kishte mitologji me Herakli, ata pretendonin, pjesë në pronësi, avantazhe sovraniteti etj. Marrim tani Hylli-n i cili me grafitë greke nuk jep plotëpjestim. Por, ai e jep plotpjestimin me shqipe ku gjejmë HYZ= 600+400+7 = 1007 që jep 19×53, ose varjantin HYQZI që shkon me 1026 ose 19×54; ILLIEI me 95 = 19×5; YLLEI me 475=19×25. Vërtetohet kështu se ndër pretendentët mitologjikë që i kanë dhënë emërtimin Ilirisë ky zën me sa duket vendin e parë. Tani analizojmë nënën e HYQZIT, Melita dhe nënën e saj, AIGAIS ose ARGEIA, siç i jep Bizantini. Do të vërejmë se me grafitë helene nuk kemi plotpjestim. Por, shikojeni “sekretin pellazg-ilir”, se si e jep MELIQA = 40+5+30+10+9+1=95:19=5 ose 19×5 =95:19 ose 19×5 dhe ky është kodi origjinal e autokton sepse ka Q. Po e ilustrojmë në parantesë paksa edhe këtë Q, që më tutje do ta shohim më të detajuar. Psh tek emri PARQ kemi 80+1+100+9=190 ose 19×10, që përbën një rrënjë me kuptimin etimologjik për “bardh” në shqiptim evolucionin e sotëm. Ky i bashkëngjitet fisit PARQINsI = 80+1+100+9+10+50+6+10=266 ose 19×14. Emri i fisit të PARTHINEVE del i regjistruar në autorët antikë. Te Livi, psh kemi kemi URBER PARTHINORUM dhe një JUPPITER PARTHINUS. (XLIV-236). Në këtë pikë ka qenë menduar se romakët kishin bërë një përkthim nga emri i këtij fisi me një etimologji si “Bardh” me ekuivalencën ALBANI. (I pari Hani, pastaj edhe Th. Kacori, “Kontribut për studimin…f142) Siç e shohim kjo ide funksion, porse jo si përkthim romak, por si dy varjante ekuivalente ilire. Me analizën e kësaj metode Jupiteri romak shkon me shkipe si GJIUPIQER me vlerën 627 ose 19×33, ndërsa PARQINsI me vlerën 266 ose 19×14. Sipas mitologjisë ParQa ishte një bijë e Ilirit etj. Ta vazhdojmë edhe paksa demostrimin: marrim ALBANIA= 1+30+2+1+50+10+1=95 ose 19×5. Kemi plotpjestim. Tani marrim BARGULUM (Livi XXIX,12, 13) afër Epidamnit dhe BARDHAJ afër Shkodrës dhe bazileusin e hershëm BARDHYLI. Në emrine parë, që romakët e shkruajnë sipas modës së tyre, me interpretimin tonë kemi: PARQGJIQI= 80+1+100+9+13+9+10 =152 ose 19×8 e plotpjestueshme. Etimologjia shkon si Bardh +Gjithi, që mbase lidhet me ndonjë qytezë port detar. Tek Bardhaj e kemi rrënjën PARQ [80+1+100+9=19×10] + DhAs [4+8+ 1+6=19×1] dhe e gjith kompozita jep 209:19=11 ose 19×11. Etimologjia me këtë rast është Vend i Bardhë. Te BARDHYL kemi PARQ+YLLEI që jep vlerën e përgjithshme 665:19=35 ose 19×35 dhe kështu çështja e BARDHYLIT si kompozitë me etimologjinë Ylli i Bardhë, mund të konsiderohet më e afruar. Këtu mund të vërejmë evolucionin kohor fonetik. Dhe ta vazhdojmë aty ku e lamë me Melitën, nënën e Hyllit, birit të Herakliut, i cili i jep edhe i pari emrin Ilirisë. MeliQa ka ngjajshmëri me nimfën Melissa që e kemi të regjistruar te legjenda e Durrësit, por grafija e prezantimit në tekstet autoritare të mitologjisë si MELISSA nuk jep plotpjestimin. Ky del në formën MELISA = 40+5+30+10+200+1=285 ose 19×15, që është ruajtur tek ne. Sipas autoriteteve etimologjia shkon me l’Ape = Bleta, duke u bazuar në greqishte, porse ne na duket se shkon si AMELIQ – MELIQA, me ndërrim pozicioni të “A”, pra si një “ambelsi” e mjaltit. Këtë e nxjerrim se në shqip bleta ka termin e vet dhe jep BLEQIA=2+30+5+9+10+1=57 dmth 19×3, çka edhe vërteton katërcipërisht se kemi dy emra të ndryshëm. Etimologjia e emrit Melisa është ambëlsia e mjaltit, porse këtë konkluzion e ruan shkipia me nimfëm MELIQA. Kujtojmë se afër Durrësit gjëndej Kepi Meelie, që gjëndej në hartat e Ankonës së shek XIV dhe se perandori bizantin Porfirogjeneti në shek X, na e kujton se akoma përmendej një log “Melisonios ku Poseidoni fjeti me Melisën”. (Konf. II. Stud Alb. 1969, A. Dyselje,”Dalja në det…” f 126, nxjerë nga Jorga; Bur. Biz. 1975, Porfirogjeneti, f 20) Marim edhe emrin e Kepit Meelie, për ti bërë analizën linguistike orakulltare të kodit 19 (Kjo është një metodë që nuk ka të bëjë me mënyrat tradicionaliste të linguistikës) dhe ja: 40+5+5+30+10+5=95:19+5 ose 19×5. Shihet qartë edhe vërtetësia e autorëve antikë që nuk i ngatërronin këto dy nimfa. Në këtë rast etimologjia duket se lidhet me Miele një sipërshtresë ose përkthim i gabuar italian, sepse kodi nuk na lën të gabojmë sepse kemi edhe MJALQE =40+10+1+30+9+5 =95 ose 19×5 dhe ky është kodi dhe trashigimia origjinale këmbëngulëse e popullit tonë. Ja edhe surpriza tjetër, vendi ku Melisa “flejti” ose më mirë “u pallua nga Poseidoni”, që shkon me BISHT PAALLA = 2+10+800+300 +80+1+1+60= 1254:19=66 ose 19×66. Dhe të mos bëheni aspak xhelozë sepse POSHEIDHONI nuk është një perendi helene, por shkipetare. Edhe Nëna ARGEIA/AIGAIS, një nimfë lumi dikund andej nga Myzeqeja, siç e thamë nuk flet me grafitë e shqiptimet greke, “ajo han vetëm shkipe” dhe ja: ARGIEQE=133 ose 19×7. Kjo shkon me etimologjinë Gjiearta. Dhe meqë jemi aty rreth Durrësit e Parthinëve, të shohim edhe emrin TAULANTA, që ishte edhe kjo një bijë e Yllit të RI/Ilirisë ku kemi 300+1+400+30+1+50+300+1= 1083 ose 19×57. Tani ti hyjmë EPIDAMNit, ku paradhënije duhet ta presim llogaritjen e orakullit, sepse është një emër madhor, atëhere: EPIDAMN = 5+80+10+4+1+40+50=190 ose 19×10 punto. Duke e kthyer në shkipe marrim kompozitën “DAMNI I MAQE”, e cila i shkon me etimologjinë e Demit dhe të vetë konfiguracionit që paraqet vija bregdetare e Durrësit. Te DAMNI I MAQE kemi 4+1+40+50+10 =95 dhe 10+ 40+1+9+5 = 95+1064=1159 ose 19×16. Legjenda thoshte se bijën e Epidamnit/Demit të Math e la shtatzënë Poseidoni dhe kështu lindi Dyrrahu. Mirëpo kodi 19 nuk hyn në funksionim me grafinë greke, por hyn me shkipen si POSHEIDHONAA (kompozitë Po+shëmbet/fundoset/tronditet+Dheu) ku kemi 80+70+800+5+10+604+70+50+1 = 1691 ose 19×89. Plotpjestimi vazhdon me DORsI = 4+70+100+6+10=190 ose 19×10, i cili padiskutim duhet të jetë një tip demi i ri ose MZAQ=57/19×3; varjantin DEMAAs=57/19×3; QAAROGs/taroçs=190/19×10 Vini re forma DORsi me një hundore si o-u-a, që e ruan edhe sot Durrësi, ka përparësi ndaj regjistrimeve si Dyrrah, Dysrrahion etj. Shuflai i pari kishte hedhur mendimin për një formë të tillë, ku ai shihte një lidhje me dorianët. Legjenda vazhdon me Jon/GJION i biri Dorsi-t, që jep 13+70+50=133 ose 19×7, të cilin Herakliu “padashje” e ka hedhur ne det, me qëllim që ky dmth deti, të marrë emrin Deti Jon dhe përfundon tek fusha Hellopia, sepse “Hellopi ishte i biri i Jonit/Gjionit”. Atëhere QEALLOPI, biri i Gjionit = 20+5+1+60+70+100+10=266 ose 19×14. KAONIA= 20+1+70+50+10+1= 152 ose 19×8 dhe GERIONI i stërlashtë gjyshi i gjedhëve. Në një studim tonin ne e kemi venë në dukje atë që thoshin autorët e hershëm antikë si Hekateu etj se “Gerioni ishte një bazileus i lashtë i Epirit”. (Arriani, II, 16. Citon Hekateun e shek VI p.K.) Në një amforë të shek VI p.K paraqitet Herakliu dukeluftuar me Gerionin me tre koka që në mburoje ka shqiponjën e zezë. Shikoni se në çfarë mënyre madhështore i ka ngulur “hunjtë” në tokën e tij pellazgu-iliri! A është kjo një rastësi?! Mitologjia e Epidamnit përmban marëdhënije ngjizje Perendi me bijat e bazileusave, me metamorfizime etj. Ne e kemi shprehur mendimin se “Damni i Mathe” duhej të ishte i biri i Zeusit me Jonën, një ekuivalent i Apisit egjiptian, i biri i Izidës me “mistere të shumta”, nqs nuk ka qenë ndonjë Zeus ekuivalent.(gr. Epafi; shq. APEQI=95/19 x 5. Mendojmë se egjiptianët dhe fenikasit e lashtë ishin ngjitur deri këtu lart, në kërkim të hekurit, robërve e mjaltit për mumifikimet. Autorët e hershëm antikë theksonin se fiset adriane tregtonin skllevër. Jo më kot Herodoti kishte thënë se “priftërinjtë orakuj helenë kishin nxjerrë të drejtën për të kopjuar dhe adoptuar perenditë pellazge” dhe thënien tjetër se ” Orakulli i Dodonës së Janinës dhe ai i tempullit të Amonit në Teba të Egjiptit, i përgjigjeshin njësoj pyetjeve, profetizmive, interpretimeve etj. Në idenë e Pitagorës dhe Herodotit e provova “metodën thinshe 19” te perendia Amoni/Dielli i egjiptianëve: AMONI= A=1 + M=40 + O=70 + N=50 = I=10= 171. Numëri dilte i plotpjestushëm me 19, në rastin konkret kemi 171:19=9 ose 19×9. E njëjta plotpjestueshmëri merrej edhe në grafinë më të përhapur HAMMON= H=8 + A=1 + M=40 + M=40 + O=70 + N=50=209:19=11 ose 19×11 dhe po kështu edhe në varjantin më të përdorshëm popullor në Egjipt AAMUN që jep shifrën 532:19=28 ose 19×28. Kështu më rezultonte se vërtet All’llahu si vlerë numerike ishte më i madh se Amoni/diell dhe realisht diej më të mëdhenj se ky i yni, ka sa të duash. Kështu provova edhe DIEQI = 4+10+5+9+10=38 ose 19×2… Me këtë rast po i përgjigjem një “kompetenti”, se nqs këto të mijat qenkan “romantizëm/magjistarizëm”, kap/kepth e lexo tek Kur’ani a.s. se ke Kod 19-të, në shifra të pabesueshme.
Nga kërkimet e hershme tonat për kodin e 19-tës Në idenë e thiut të Romës, unë vendosa gërmat si QI, që me këtë rast shkonte edhe me një etimologji si Thiu/derri dhe vura re se vlera numerike ishte 19. Një sajim si DEQA jepte po këtë 19. Duke e menduar T greke në shumë raste si një ish Q e vendosa këtë te QEQIDA, nëna e Akilit, dhe vura re se vlera ishte 9+5+9+10+4+1=38, dmth sa dyfishi i QI, ose 2×19. Më pas e gjeta edhe te DIEQI që jepte 2×19. Bazuar te QI e vendosa Q për kuriozitet edhe te DERR që jepte QER dhe vura re se rr e fortë binte dhe se QER jepte një vlerë 9+5+100= 114, pra sa trefishin e QI. Tashti, fillova të kuriozohesha me idenë se mos kishim të bënim me ndonjë lloj sistemi numërimi të llogaritur mbi këtë bazë dhe sinqerisht më ngatërrohej edhe thiu për dhi, kinji etj. Problemi nuk qëndronte aspak te etimologjia korrekte, por te idea për të kapur diçka që mund të na çonte tek një sistem numërimi dhe të ndonjë metode kabaliste. Kështu vazhdova në këtë rrugë duke improvizuar për 4-katrën një dyfjalësh si KAQHE QIQE (katër thithe/thithse-cica- gjij) i cili jepte: 20+1+9+8+5 +9+10+9+5=76 dhe që për një surprizë ishte 4×19. Eca shpejt te Pesa/Penta me një PEQA = 80+5+9+1=95 pra 5×19. Te Gjashta kishte përsëri vështirësi improvizimi dhe gjeta një GJIAQ-ZIEN-QI= 13+10+1+9+7+5+50+9+10= 114 ose 6×19. Mund ta kuptoni se duheshin fjalë me shuma të vogla me qëllim që edhe të realizohej plotpjestimi.
Për Shtatë sajova QAQEMIQN = 9+1+9+5+40+10+9+50 = 133:19=7 ose 7×19. Për Teta vazhdova me QE-QAN- MIQ-QI = 9+5+9+1+50+40+10+9+9+10= 152:19=8 ose 19×8. Nanda u sajua si NONA= 50+70+50+1= 171 ose 19×9. Dhjeta kuptohej si një DHieQia, që nënkuptonte këmbët dhe brirët e dhisë plus këmbët e thiut. Ky lloj hulumtimi ka qenë thjesht nga ato provat e punës që për pesë para edhe hidhen tutje, por unë e ruajta. Një ditë si për ironi më shkoi mendja te ajo shprehja: “THARKU I THIUT THURET ME THUPRA THANEET”dhe shikoni tani surprizën QARKU I QIUT QURET ME QUPRA QANEET” jep këto vlera 530+10+719+814+45+590+370= 3078 që pjestuar me 19 jep 19×162. Kjo na paskesh qenë një shprehje e konservimit të këtij Kodi të Q+I=19-të. Me këtë pastaj zbërtheva DhAs/Dheu= 4+8+1+6+19. Nga këndej kalohej te ditët e javës E DIELLQsA= 4+10+5+60+ 9+6+1= 95 dmth 19×5. E HANDQA = 600+1+50+4+9+1= 665 dmth 19×35. E MAARQA = 40+1+1+100+9+1= 152 dmth 19×8… për të kaluar tek 30 ditëshi i muajit me MOOJQI=40+70+70+10+9+10= 209 ose 19×11, që të çonte te 30 gjijcat e vegjël dhe te Mojthi i folklorit. Gjieto Muji jepte GJIEQA=38/19×2; MOOJI 209/19×11. Por, asokohe nuk isha në gjendje ta interpretonja si një sistem i madh i lashtësisë dhe vetkuptohet se këtu tek ne do të konsiderohej “si një marri” dhe kështu e lashë në tavan, “nën kritikën brejtëse të minjve”… vijon
…Mos mendoni aspak për mue, unë jam si gjithmonë… “…O det i bekuem, sa madhueshëm je, sa e madhe asht mirsia jote, ti lidhë të gjitha qytetet e botës, bashkon të dashtunit, miqët dhe armiqët… Por kur kambët e këtij frikacakut prekën tokën e sigurtë, ai iu suell detit dhe e pështyni fuj! të marroft. Koha vazhdimisht ka kthyer vështrimin e vet në jetën e njerëzve të shquar dhe ka sjellë aspekte të fuqishme nga biografia e një populli ose një kombi. Vepra e këtyre njerëzve ka përjashtuar moshat e tyre. Koha ka biseduar gjithnjë me ta edhe kur kanë qenë jetëshkurtër, edhe kur kanë qenë jetëgjatë, apo kanë jetuar në periudha historike, kur është nderdhurun primitivizmi me kohët moderne. Ky dialog ka qënë i pandërprerë, sepse vepra e tyre i ka tronditur koha. Millosh Gjergj Nikolla, ky talent dhe fenomen letrar, vdiq kur ende nuk i kishte mbushur të 27 vjetët, i përket asaj fizionomie krijuese që shfaqjet e jetës së përditshme i bëri subjekte të ekspresioneve letrare artistike. Me veprën e Migjenit jeta hyri si një mendim i ngulët, që u bart nën motivin e shqetësimit të thellë për dinjitetin njerëzorë. Njeriu ishte për të universi konkret e i pranishëm, ishte një vetvete që i shfaqej vazhdimisht. Po te Njeriu nis dhe vijon për të jeta dhe arti. I lindur më 13 tetor të vitit 1911 apo me 30 shtator, sipas kalendarit të vjetër, në qytetin e Shkodrës, ai jetoi periudhat më dramatike dhe më impulsive të një vendi të çuditshëm e tragjik, që ishte sa anadollak aq dhe iluminist e modern, sa mysliman e ortodoks aq edhe katolik, sa feudal e obskurantist aq edhe borgjes e demokratik, siç ishte Shqipëria e atyre viteve ku të huajtë, studiues, turistë e agjentë, shihnin në patriarkalitetin e saj vetëm ekzotikën e buzëqeshjes së çiltër të natyrës shqiptare e të mikpritjes së këtij populli. Qyteti i Shkodrës, qytet i lashtë, i mbarsur me histori të lavdishme, ku janë mprehur mirë qoftë kultura, qoftë përpjekjet për liri, të tërheq vëmendjen me hapsirën e gjelbëruar, që i ngjason një oazi të vërtetë, me malet e larta dhe shkëmbinjt e thepisur që rrethojnë qytetin dhe e bëjnë të vështirë ecjen mbi ta, ndërsa në brinjët e tij derdhen ujërat e Drinit, të Kirit, të Bunës e Drinasës. Në këto vite, qyteti ishte i rrethuar prej tensioneve patriarkale dhe po aty me shfaqje ekstreme, moderne, të kohës, të cilat tek pohonin një progres, shfaqnin në të njëjtën kohë edhe snobismin, që përcillej me humorin elegant e mikpritjen zemërgjerë. Një aristokraci ekonomike dhe kulturore kishte endur cergën e vet. E ngarkuar me misione të rëndësishme politike dhe përfaqësi në role konsujsh, ajo ishte e aftë të krijonte një dialog të zjarrtë me rrethet e kulturuara të besimit katolik dhe muhamedan e të thithte në këtë dialog të zjarrtë edhe krahun tjetër të rëndësishëm të besimit fetar, pikërisht atë ortodoks. Në ato momente të mprehta që kalonte populli ynë, shpesh ato i mënjanonin interesat e besimet fetare dhe në angazhim për të qenë pranë kombit, sillnin përpjekjet e tyre të përbashkëta. Populli gëzonte një edukatë dhe kulturë shpirtërore e mendore, pati aftësinë të orientohej në momentet më epike të udhëkryqeve që kalonte Atdheu. Ky ishte populli i thjeshtë i Shkodrës, i cili bartte impulse brezash, bartte botën e pasur shpirtërore, praktike dhe intuitive, edukatën dhe kulturën e thellë, etjen për dije, aftësinë për të rrokur progresin, hapin e vetmohimit kombëtar. Kjo masë heterogjene në zhvillimi e sipër, që përligjte në çdo hap të vetin emancipimin shpirtëror, ku punëtori, fshatari-malësor e zanatçiu a tregtari i vogël ishin në komunikim të plotë e ndiente më fort es kushdo nervin politik të elektrizuar të një shteti të porsalindur. Migjeni ishte vetëm 1 vit kur u shpall pamvarsia, një nga kulmet historike të lëvizjes për liri dhe pamvarsi. Dhe jeta e tij zgjati sa vet jeta e shtetit shqiptar, po të kemi parasysh të premten e zezë të 7 prillit 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashizmi italian. E Migjeni do të jetojë në rininë e tij periudhën zogiste, periudhë kaq e ngjeshur, dramatike, të pasigurt, plot atentate, krime, intriga të një niveli aziatik, të cilat edhe arti antik dhe ai shekspirian do ti kishin zili. E gjithë kjo ngarkesë kohore do ta bëjë Migjenin më të rritur më vëzhgues, do t’ia moderojë kuriozitetin fëminor dhe do të fillojë kështu midis tij dhe kohës nervoze përleshja. E në këtë përleshje fillon të shfaqet personaliteti i tij, logjika dhe pasioni. Por a do të kishte energji një çunak delikat të përballonte këtë përleshje fondamentale? Një çunak – jo, qoftë ai edhe i fuqishëm, i revoltuar, i zemëruar, i pakorruptueshëm, thellësisht social e human. Por një gjeni, energjia e të cilit zinte fill te dashuria për njeriun e lirinë dhe rritej me dëshirën për përparim – Po. “Përditë shoh qartë e më qartë Dhe vuej thellë e më thellë” Në verbin migjenian jeton i plotë pasqyrimi i krizës morale të një kombi. Kriza morale që sjell Migjeni herë shfaqetë me fytyrën e paljaços, herë shfaqet me thirrjen aq fatale si: “Bukën tonë të përditshme falna sot”… herë hyn si makth në belbëzimin: “Lili asht shumë i sëmurë – i tha e shoqja. Por ai vazhdoi të shikojë përtokë vrimin ndër dërrasa. Ishte një vrimë shumë interesante!” Pamvarsisht se në veprën e Migjenit flitet shumë për mjerimin, në qëndër të saj është kriza morale, më tragjikja për një komb. Aspektet jetësore që kapërthehen me të na sjellin një botë të tërë personazhesh që përftohen artistikisht me një figuracion e konceptim shumë origjinal e të fuqishëm. Megjithatë, në krijimtarinë e Migjenit, në akuzn e plotë që i bën ai shoqërisë, nuk mohohet njeriu. E keqja nuk ka lindur me të, por rritet e zhvillohet në një shoqëri të caktuar. Ky plan i prerjes së shoqërisë, në mënyrë që të dalin në pah të gjitha veset e të metat e saj pa vrarë Njeriun dhe shpresën flet jo thjeshtë për artistin, por për gjeniun. Ironia, sarkazma migjeniane drejtohet kundër atij morali që e pjell sistemi: i cili bëhet njëherazi edhe treguesi i tragjedisë së kombit. “Derisa ata që vdesin nga helmi janë fare të paktë, çdo njeri trembet nga helmi, ndërsa shthurja grin çdo ditë mijra njerëz, gjithkush jepet pas saj”. Krijimtaria migjeniane ka një dhimbje të përligjur dhe krenare. Në të mohohet ndërgjegja e poshtëruar dhe pohohet ndërgjegja e zgjuar, që lufton për çlirimin nga skllavëria e dogmave dhe e opinioneve dhe nga skllavëria e sistemit. E gjithë bota morale e kohës përmblidhet me shprehjet e tija tragjike: “Mos të më konisin”. “Ç’është ky turp dhe në sa forma shfaqet?” Në motivin e krizës morale Migjeni përfshin edhe distancën midis brezave. Ky shqetësim formon një ndjenjë organike zinxhir. Migjeni ka theksuar idenë se sistemi autokritik mund t’i marrë njeriut çdo gjë, por vetëm shpresën nuk mund t’ia heq. “Ç’janë një milion vjet para eternitas…?” E gjithë kjo sjell me forcë realitetin e hidhur të një shoqërie dhe po aty besimin te njeriu i ri veprues, kryengritës, Mbinjeriu. “Veç zemrat e njerëzve të lanun, mbi rrekturt prralla rrëfejnë: mbi barrat e jetës së namur që shpirt dhe korriz thejnë. Prralla mbi fëmi rrugaça bark-jashtë e me hund të ndyta që dorën shtrijnë me vjedhë e me lypë, e ngrihen me fjalë të ndyta. Fjala e thellë, mendimi sintezë e i fuqishëm, figura me hapsirë, e rrahin njeriun dhe e tronditin. Por thelbi i artit të tij, lajtmotivi i veprës së tij është imazhi i fuqishëm i Ringjalljes dhe i Zgjimit me gjithë dridhjet shpirtërore e psikike që ngjall ai tek njeriu. “Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vëlla. Të lutem pak dritë në kët natë kur shpirti vuen, kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum, nuk ka, urren e nuk din ç’urren e s’din çë duen” Desantila Berati
Politika shqiptare rritë kuotën e vlerave Një tranzicion i tejzgjatur, nga mungesa e provojës nga njëra anë, dhe i mungesës së vullnetit dhe mentalitetit të trashëguar gjatë pesë dekadave përveç krijimit të vështirësive ekonomike, uli në maksimum “frekuencën” e shpresës, që është elementi primar për ngritjen e moralit të një Populli. Dhjetë vjet trazime, (humbje e fitime), humbje e dhimbje për pjesën më të madhe të shoqërisë shqiptare, dhe fitime kolosale për një pjesë të privilegjuar. Mungesa e eksperiencës së demokratëve në qeverisje dhe në ndërtimin e strukturave, i hapi rrugën korrupsionit, dhe metodave të mashtrimit, i cili arriti kulmin me ndërtimin e firmave piramidale. Ishin humbjet e pa llogaritshme të cilat irrituan shqiptarët dhe që u bënë “shkak” i trazirave të marsit 1997, që shkaktoi kolapsin e shtetit. Duhet theksuar se viti i “zi” 1997, shënon në “arkivin” e historisë së popullit njërën ndër faqet më të errëta. E gjithë kronologjia e kësaj periudhe u shoqërua me krime nga më monstruozet, me grabitje bankash, dhunime, dhe me të gjitha llojet dhe metodat më barbare, duke zbehur në maksimum imazhin e shqiptarëve, dhe duke e ulur atë nën kuotën e vlerave minimale. Djersa e ndershme e rinisë shqiptare që derdhej si lumë në botën e lirë, baltohej nga kontigjentet më negative, të kriminelëve, hajdutëve dhe prostitutave që kishin “pushtuar” rrugët, sheshet dhe kazinot e Europës. Pozita dhe opozita shqiptare, duke fajsuar njëra-tjetrën, dhe duke bërë një “duel” të ashpër ndaj njëra-tjetrës, sa në Parlament, aq edhe në rrugë e sheshe, nuk po arrinin në gjetjen e “formulës” së pajtimit, ose të paktën në zbutjen e gjakrave. Bota çuditej me kokëfortësinë ballkanike të liderve, të të dy krahëve të politikës shqiptare. Vërshonin nga Eruopa e Amerika personalitete, për të “arbitruar” ndeshjet e shqiptarëve mes njëri-tjetrit. Pasiguria dhe mungesa e stabilitetit të mbrendshëm, i kishte tmerruar kaq shumë tregtarët dhe binzesmenët e huaj, sa që çdo ditë “fironin” biznesmenët, tregtarët dhe investitorët. Papunësia dhe varfëria e skajshme i shtynte shqiptarët drejt “brigjeve” të shpresës, Italisë, ku shpeshherë shpresat shuheshin në thellësitë e detit duke u kthyer në tragjedi. Këto ishin pasojat e një politike të gabuar dhe e një qeverisjeje të pasuksesshme të disa qeverive. Por, si për çudi, ajo që nuk ishte arritur për dhjetë vite me radhë, u arrit mbrenda një kohe të shkurtër, dhe kjo falë dy faktorëve, atij të jashtëm në radhë të parë, i cili i vuri kushte të forta, shtetit, qeverisë, dhe liderëve të politikës shqiptare, nëse ata do të zgjidhnin; ose izolimin total të Shqipërisë, ose hapjen e portave për stabilizim-asocim. Kësaj radhe, krerët kryesorë të pozitës dhe opozitës, mbas dhjetë vjet “përleshje” ulën “armët”! Ky akt përveç fakteve të jashtme, është merita e dy të “mëdhenjve” – Nanos dhe Berishës, të cilët nën dritën “prozhektorëve” të Eruopës, gjetën “çelësin” e humbur, të hapjes së “Portës”. Zgjedhja e Presidentit konsensual, zbuti në një farë mënyre situatën konfliktuale, dhe për mendimin tim ishte një zgjedhje e gjetur. Është hera e parë që kryetari i shtetit është njëkohësisht edhe një ushtarak kompetent dhe cilësor, për të qenë realisht – Komandant i Përgjithshëm i forcave të Armatosura. Në psikologjinë e popullit tonë, si një popull që shquhet, luftarak, që në kohën e Ilirisë dhe që shkëlqen me të gjithë madhështinë, me Kryeprijësin Legjendar Gj. Kastriotin. Moisiu – mund të quhet vazhdim i këtij “refreni”. Në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kemi suksese të dukshme të kësaj qeverie. Kapja e gomoneve duhet parë në dy këndvështrime: E para, duke frenuar vërshimin e refugjatëve, ka shpëtuar mjaft jetë njerëzish, (nuk duhet të harrojmë skenën tragjike të Kanalit famëkeq të Otrantos), i cili përpiu sa jetë njerëzore. E dyta: u asfiksuan transportuesit e prostitutave dhe të drogës. Vetëm skeptikët dhe miopët mund të minimizojnë këto suksese të dukshme të arritura në një kohë mjaft të shkurtër. Ky veprim i guximshëm i qeverisë dhe strukturave të specializuara, të Ministrisë së Rendit, përveç përmirësimit të imazhit të shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, ka rritur në një shkallë të lartë besimin e njerëzve ndaj shtetit, dhe forcës së tij goditëse ndaj krimit. Bota, po e shikon Shqipërinë me një sy tjetër. Zhvillimi në Shqipëri i punëve të Kongresit të 38-të të Partive Internacionale Radikale, dhe përshëndetjet e zotit Marko Panela janë një inkurajim i madh. Ai lavdëroi qeverinë, dhe forcat politike për gjetjen e “formulës” së mirëkuptimit. Fjalët inkurajuese dhe superlativat në adresën e kryebashkiakut të Tiranës zotit Edi Rama janë një mësim i madh për të gjithë ato segmente politike dhe individë të cilët padrejtësisht e kanë “sulmuar”. Populli ynë ka një shprehje mjaft domethënëse: “Fshati që duket nuk don kallauz”. Edi Rama është model i qytetarit, korrekt, kurajoz dhe modern, ai duhet përshëndetur dhe përgëzuar për punën e tij vetmohuese. Do të bëj një krahasim, dhe lexuesit le të më gjykojnë: Asnjë ish-Sekretar Partie në Shkodër, që nga viti 1948 derinë 1990, nuk ka kontribuar sa Muho Asllani, dhe më në fund, mori atë epitet të pamerituar – “Muho katundari”! Kto koncepte feudale, fisnore dhe klanore, e kanë lënë dhe vazhdojnë ta lënë Shkodrën në fundin e “tabelës”. Shkodran i vërtetë është ai që punon për Shkodrën, pavarësisht cilës parti, krahine apo besimi i përket. Përshëndetja e senatorit të përhershëm, dhe diplomatit të madh italian – Gjuljo Andreoti, ishte një mesazh me shumë kuptim dhe domethënie, ishte një inkurajim për Kryetarin e Shtetit dhe Kryetarin e Qeverisë Shqiptare dhe të gjithë forcat politike. Një kredibilitet politik i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, është dhe një mbështetje e fuqishme për vllezërit kosovarë. Një stabilitet politik në Shqipëri ndikon dhe për Kosovën e cila ndodhet para një prove të madhe, në një kohë kur pretendimet absurde të Serbisë kanë filluar të ringjallen. Kosova duhet të japë prova se din të vetqeveriset, se vetëm në këtë mënyrë do të bindë botën demokratike, për të fituar statusin e saj. Shqipëria po jep prova se kur e kërkojnë interesat madhore, bijt e saj dijnë të gjejnë rrugën e mirëkuptimit. Mark Bregu Gjergj Kastrioti kryeprijësi “gjenial” i tokës Arbënore! “Shpata e këtij strategu, asgjësoi (2000) ushtarë e oficerë osmanë” Për këtë figurë të ndritur, dhe të papërsëritëshme, janë shkruar romane, janë bërë filma, opereta, portrete dhe skulptura nga autorë prestigjiozë vendas dhe të huaj, si “kalorës” i Krishtit, dhe i Rilindjes Europiane. Gjatë afro një çerek shekulli realizoi fitoren e njëzetepesë betejave me Perandorinë më të fuqishme të kohës, duke u bërë mbrojtës i Arbërit dhe i mbarë qytetërimit Europian, dhe i Krishtërimit. Në këtë shkrim do të rendisim disa nga fitoret e këtij strategu “gjenial” dhe të papërsëritshëm, i cili shkëlqeu me të gjithë madhështinë, mbi të gjithë bashkëkohësit duke i “thurur” Atdheut kurorën e “Artë” të lavdisë. Qëndrimi i padenjë dhe thellësisht antikombëtar i disa “shqipfolësve” që duan të minimizojnë veprën “gjigande” të kësaj figure, më shtynë të “gërmoj” ndër faqet e historisë për të dhënë me detaje aspekte të përleshjeve të këtij Vigani, me kundërshtarët osmanë, i cili ndonëse në krye të një ushtrie të vogël ngadhnjeu në çdo betejë. Do të rendisim disa beteja, ku ballafaqohen trimëria dhe guximi i ushtrive arbëreshe, strategjia e komandantit të tyre legjendar, ndaj atyre forcave otomane me numër të dhjetëfishuar, në krye të të cilave qëndronin oficerët më të shquar të Perandorisë të fuqishme osmane. Mbas kthimi të Gjergj Kastriotit në Krujë, dhe pritjes madhështore që i bënë bashkatdhetarët, Stambolla u egërsua së tepërmi dhe sulltani dërgoi kundër Krujës ekspedita të njëpasnjëshme me ushtarët dhe gjeneralët më të zgjedhur të Perandorisë. Njëri ndër më besnikët e Gjergj Kastriotit – Mosi Golemi, pushtoi Sfetogradin në krye të një force ushtarake prej 3500 vetësh, u bashkua me ushtritë e besëlidhura që udhëhiqeshin nga Gjergj Kastrioti (1500) trupa, të cilët ishin përgatitur për ti dalë përpara Ali Pashës së Stambollës i cili në krye të një force ushtarake prej 40.000 trupash ishin nisur për të pushtuar Arbërinë. Gjergj Kastrioti zuri pritat në Dibër të poshtme, nga do të kalonte armiku, dhe i rreshtoi ushtarët ndër grykat e maleve. Ali Pasha mësyni vendet e forcuara prej shqiptarëve, por zona tepër e ngushtë, nuk e lejoi t’i rreshtonte të gjitha forcat dhe të bënte luftë frontale, dhe në këto kushte, mbrenda një kohe të shkurtër u shpartalluan. Në këtë betejë të përgjakshme, njëzetedy mijë turkoshakë mbetën të vdekur, dy mijë u zunë robë dhe 25 flamurë ranë në dorë të fitimtarëve. Kjo ishte fitorja e parë e cila ngriti në “zenit” moralin e ushtrisë dhe zërin e Kastriotit. Jehona e kësaj fitoreje u përhap në të gjitha anët dhe princat kristianë që gjendeshin në armiqësi me Turqinë, kërkuan miqësinë dhe ndihmën e Kastriotit. Në vitin 1445, Firuz Pasha me 9000 ushtarë u nis për Shqipëri dhe mori rrugën e Prizrenit. Por Kastrioti i cili e kishte nuhatur këtë lëvizje, në krye të 3000 luftëtarëve i doli përpara dhe i zuri pritat në gryka malesh të ngushta, ku manovrimet e armikut për t’u rreshtuar dhe organizuar ishin tepër të vështira, dhe aty i doli ballë për ballë kundërshtarit me të madhe rreptësi. Armiku u pështjellua keqas dhe Feruz Pasha menjë tubë të vogël ushtarësh mundi të largohej. Beteja ishte kaq e përgjakshme sa që vetëm 300 vetë u zunë rob, ndërsa të tjerët u asgjësuan të gjithë. Kjo fitore e bujshme entuziazmoi ushtarët, dhe i “ndezi” në guxim për betejat e ardhshme. Në pranverën e vitit 1446, u dërgua në Shqipëri Mustafa Pasha me ushtri të reja. Ky nuk sulmoi me ngut, si Feruz Pasha por eci ngadalë e me kujdes duke vënë roje e duke përgjuar nga çdo anë. Për të shkaktuar panik në popull, bëri plaçkë dhe rrënime, dhe nuk lëvizte këmbën, pa u siguruar më parë, ndaj çdo rreziku. Por, Gjergj Kastrioti, i cili ishte tepër i “hollë” dhe nuhatës, në të tilla dredhi, ja behu një natë kur ai nuk e mendonte dhe ra mbi turq në një mënyrë aq të rrufeshme sa që nuk ju dha asnjë minut kohë për të kundërvepruar. Mustafa Pasha mundi të ikë në atë pështjellim, duke lënë mbas vehtes, lëmin e luftës të mbushur me gjak e me kufoma të ushtrisë së tij të shpartalluar. Afro 400 vetë u zunë robër, ndërsa të tjerët mbetën në fushën e betejës. Mustafa Pasha u largua bashkë me një “grusht” rojtarësh të tij. Në këtë betejë të përgjakshme, shqiptarët patën 70 vetë të vdekur. Por, përsëri Musafa Pasha, mbasi ishte informuar se Gjergj Kastrioti ishte i zënë në luftë me Venedik, në fillim të vjeshtës (1447), mbasi kaloi kufirin, dhe u turr me shpejtësi në drejtim të Ohrit, për të sulmuar Krujën. Por, nuhatja e Kastriotit qëndronte mbi dinakërinë e Pashait anadollak. Kastrioti bashkë me grupin e tij të (specializuar për raste “emergjente”), i doli përpara në Mirditë. Kështu, Musafa Pasha pa pritur e pa kujtuar u gjend ballë për ballë me ushtrinë e Gjergj Kastriotit. Kjo befasi e papritur i tmerroi ushtritë otomane të cilat u thyen menjëheër dhe u vunë në ikje. Mustafa Pasha bashkë me 12 rojtarë të tij u zunë rob, dhe 10.000 ushtarë turq mbetën në fushën e betejës. Nga ushtarët arbër nuk pati më shumë se 200 të vdekur. “Cilido mund të konstatojë lehtësisht se vetëm strategjia e një “gjeniu” mund të sigurojë një fitore kaq të madhe, me një humbje minimale” (M.B.). Më 18 tetor 1468, mbasi Sulltan Murati II-të, mundi Huniadin, i entuziazmuar nga kjo fitore, vendosi të sulmonte Arbërinë. Kështu, në shkurt tëvitit 1479, në krye të 60.000 oficerave u nis në drejtim të Sfetigradit. Gjergj Kastrioti, ndonëse me ushtri të pakëta, i vuri pritat në çdo shteg. Në radhët e ushtrisë së Arbërit numëroheshin gjithsej 4000 vetë, nga të cilët 1000 qëndronin në kështjellën e Sfetigradit, ndërsa 3000 të tjerë të prirë nga Kastrioti qëndronin jashtë kështjellës, ndër prita për të sulmuar armikun në mënyrë të papritur dhe të rrufeshme. Ky kontigjent, sipas porosive të kryeprijësit, rrinte në përgjim dhe kontrollonte çdo lëvizje të armikut, kështu, sa herë që armiku sulmonte kështjellën këta, me lëvizje të rrufeshme e sulmonin pas dhe anash. Megjithatë, qëndresa e mbrojtësve të kështjellës ishte e jashtëzakonshme dhe çdo sulm i kundërshtarëve zmbrapsej nga të rrethuarit. Më 29 qershor arbërit ranë kaq rrebëtas dhe befas mbi rrethuesit sa që 2000 ushtarë turq mbetën të vdekur e të plagosur, ndërsa 600 u zunë rob në dorë të shqiptarëve, të cilët në këtë betejë patën 40 të vdekur. Në një betejë tjetër të befasishme (sajuar nga Gjergj Kastrioti), mbeti i vdekur Firuz Pasha, bashkë me 4000 ushtarë. Ushtritë otomane ndër mësymjet e dëshpëruara që bënë me “yrysh”, lanë me gjak tokën rreth kështjellës, dhe gjatë dy muajve që zgjati rrethimi i Sfetigradit lanë mbi 30.000 ushtarë e oficera në fushën e betejës. Por, për fat të keq, pikërisht në periudhën që ushtritë turkoshake ishin përgatitur për t’u tërhequr, një tradhëtar (mbrenda në kështjellë) kishte hedhur një qen të ngordhur në “depon” e ujit. Në këtë mënyrë të rrethuarit, (mbasi i dërguan fjalë Sulltanit) më në fund pranuan dorëzimin e Kështjellës , duke i lejuar të dilnin të lirë nga rrethimi bashkë me armët e tyre dhe në këtë kohë sërishmi u bashkuan me Prijësin e tyre. Të njëjtën disfatë pati edhe Sulltan Murati II (i porsa hypur në Fron). Kur ky e pa se Gjergj Kastrioti nuk e kishte ndërmend ta njihte, as ta përfillte, menjëherë i dha urdhër Hamza Pashës me “perla” tokat e Arbërisë, duke bërë plaçkë e rrënime. Kështu në fund të vitit 1451 bëri rrethimin e Arbërisë, por Gjergj Kastrioti u nis bashkë me nipin e tij Hamzanë, i cili vetëm me 5000 ushtarë, u vërsul si rrufe mbi ushtritë otomane e në një kohë fare të shkurtër e theu kundërshtarin. Në këtë betejë të përgjakshme, mbetën 7000 ushtarë armiq, ndërsa nga ushtritë arbëreshe, nuk mbetën më shumë se 34 të vdekur. Emri i Gjergj Kastriotit u kishte futur tmerrin ushtrive otomane, e sado që pashallarët dhe komandantët tjerë mundoheshin me ju dhanë zemër, zemra i lëshonte sa herë ndesheshin me ushtritë e Arbërit dhe nuk mund të bënin qëndresë përballë tyre. Mbasi u thye Hamza Pasha, Sulltani dërgoi Debrea Pashën me 20.000 ushtarë. Këtij Pashë, në pranverë të vitit 1453 i doli përpara vetë Gjergj Kastrioti, dhe mbasi e theu dhe e shpartalloi, shtyu ushtritë e tij në ndjekje të armikut mbrenda kufijve të Perandorisë otomane duke ju kallur tmerrin kundërshtarëve. Ndërsa ushtritë otomane po pësonin humbje të njëpasnjëshme në tokën e Arbërit, Sulltan Mehmeti arriti fitoren e tij më të bujshme kur më 29 maj të vitit 1453, pushtoi Konstantinopojën. Mbas kësaj fitoreje emëroi nipin e Gjergj Kastriotit – Hamza Kastriotin (i cili kishte dezertuar), Pashë mbi të gjithë Arbërinë, duke i dhënë me vete 5000 kalorës për t’u bashkuar me Iza Pashën e Rumelisë, i cili në krye të 45000 ushtarëve ishte nisë me pushtue Arbërinë. Kështu, Hamza Kastrioti i forcuar me 50.000 forca, u nis për të pushtuar Atdheun e tij, dhe për të marrë Fronin e Gjergj Kastriotit. Por, Gjergj Kastrioti indezur në urrejtje (nga tradhëtia dhe pabesia e nipit të tij), pa marrë parasysh numrin e madh të ushtrisë kundërshtare, i doli përpara me 11.000 trima, por kësaj here urrejtja ishte e dyfishtë, ndaj dhe sulmi ishte i rrufeshëm dhe i pamëshirshëm. Paniku në radhët e kundërshtarëve ishte i papërshkrueshëm, të lebetitur dhe të tmerruar, turkoshakët u vunë në ikje, por, furia e “urganit” Kastriotian i përpiu si “llava” e vullkanit. Mbi 20.000 ranë në fushën e betejës (ushtarë turq), 10.000 u mbytën gjatë ikjes, 1500 u zunë robë, ndër ta edhe “Hamza tradhëtari”, i zanun gjallë nga kapedani trim – Zakaria Gropa. Të njëjtin akt tradhëtie pati kryer edhe Moisi Golemi, por ky u përkul me një pendesë të sinqertë para kryeprijësit Arbër, shpirtmadhësia e të cilit qëndronte mbi çdo ambicje meskine, dhe ai, përveç se e fali, i ktheu edhe të drejtën e kapedanit. Ky ishte shpirti i madh dhe i pastër Kristian i “Gjeniut” të Arbërit – Gjergj Kastrioti. “Mjerë ai që nuk e njeh madhështinë e shpirtit të Arbërit dhe nuk gjunjëzohet para tij” – Gjergj Kastrioti. (Citim i tij). Gjergj Kastrioti në ndihmë të Ferdinandit të Napolit “Ndonëse nuk është i panjohur ky fakt historik, kam mendimin se ia vlen ta trajtojmë, kryesisht për të pasqyruar shpirtin Kristian të Kastriotit, të gërshetuar me besën tradicionale të kombit” (M.B.). Në të njëjtën kohë ky veprim pasqyon sensin human të Kastriotit dhe hedh poshtë çdo shpifje të “xhuxhëve” të cilët me paturpësi e kanë quajtur “kaçak” e bukëshkalë. Vlen t’ju kujtojmë këtyre “historucëve” se mbeten nën vlerat e “baglave” të kalit të Gjergj Kastriotit. Në vitin (1456) me dt. 27 korrik vdiq Alfonsi V i Napolit, miku i përzemërt i Gjergj Kastriotit dhe i gjithë Arbërisë, duke lënë Ferdinandin (të birin) tepër të ri për të mbajtur Fronin. Gjoni i brezit të dytë të Anzhuinëve deshi t’i marrë fronin dhe ishte i përkrahur prej të gjithë banorëve dhe prej disa princave të Italisë. Në mbrojtje të Ferdinandit nuk mbeti kush përkrah tij vetëm Franc Sforca –D uka i Milanit dhe Papa i Romës – Piu I. Në këto momente mjaft delikate ai u detyrua të kërkojë ndihmën e Kryeprijësit të Arbërisë – Gjergj Kastrioti. Gjoni i Anzhuinëve bashkë me Jak Picinin (kapedan), kishte rrethuar Ferdinandin në Bari. Gjergj Kastrioti, mbasi u mor vesh me Venedik, duke i lënë në mbrojtje bregdetin e Arbërisë, në krye të 8000 kalorësve dhe këmbësorëve, u nis nga Durrësi dhe në fund të korrikut (1459) u gjend në Bari. Dukës së Anzhuinëve iu desh të lironte rrethimin, dhe në çdo ndeshje me ushtritë e Arbërit doli i humbur. Picinini nga ana e tij vazhdimisht kërkonte ti shmangej furiqë Kastriotiane. Afro 6 muaj kaluan duke u ndeshur derisa në betejën që u zhvillua në “Ursata” Irpina, ushtritë e Kastriotit u bashkuan dhe arritën fitoren e fundit. Gjergj Kastrioti, mbas kësaj fitoreje kaloi në formë “parade” me ushtritë e tij në të gjitha qytetet e Mbretërisë Napolitane, duke i shtrënguar të gjithë banorët për të respektuar dhe për të njohur si të vetmin sundimtar Ferdinandin. Qyteti i Tranit, deshi me ba qëndresën e fundit, por u detyrua të përulet para fuqisë së armëve fitimtare. Për këtë vepër që simbolizonte humanizmin, besën dhe moralin e hekurt të Gjergj Kastriotit, Ferdinandi i fali atij çifligjet e Tranit e të Shën Gjonit Rotando (Siponto). Gjergj Kastrioti i rrethuar me nderime e ngadhnjimtar, në maj të vitit (1460), me shpejtësi u kthye në Atdhe, ku turqit duke e ditur se ai gjendej në Itali, kishin filluar përgatitjet për të sulmuar Arbërinë. Kjo “copëz”, pjesë e veprave të “Gjeniut” – Arbër, Gjergj Kastrioti, ka si referenca historike (të marrur me përpikmëri): “Historia e Shqypnies – Ç’me kohë t’vjetra e deri m’tashmet” Shtypshkronja “Nikaj” (1917). Cilido që kërkon të njollosë apo të minimizojë figurën e ndritur të “Strategut Gjenial” – Gjergj Kastrioti, nuk bën asgjë veçse dëshmon në mënyrë deklarative se, nuk është banor autentik i tokës së bekuar që ka lindur “Gjeniun” dhe “fenomenin” e papërsëritshëm, Gjergj Kastriotin. Mark Bregu Të ndreq duke të thumbuar Mbi romanin “Speciale me… spec” të Ndrekë Zallit Duke qenë i lindur dhe i rritur në mjedisin që përshkruan romani në fjalë, gjithnjë më ka ngacmuar mundësia e pasqyrimit të këtij realitetit në art. Por vitet kalonin e shtresat e pluhurit sa vini e trasheshin… Unë ndoshta hoqa dorë nga një ndërmarrje e tillë, por, kur një ditë prej ditësh miku im Ndrekë Zalli më dha të lexoja bocetin e romanit, imagjinata ime u shkund dhe punoi shpejt… Menjëherë i sugjerova autorit të vazhdonte, sepse ishte në rrugë të mbarë… Realiteti i zonës, që evolon romani, (si kudo atëherë në Shqipëri) ishte bërë për t’i qarë hallin, por edhe për t’u përqeshur. Ndreka ka zgjedhur mënyrën e dytë: ta ndreqë duke e thumbuar. Dhe ia ka dalë mbanë… Realitetin e atëhershëm e kishin mbushur personazhet negative, të cilët janë të shumtë në numër në roman, çka na sqaron natyrshëm se çdo gjë jo vetëm ishte kalbur, por edhe qelbur… Përballë tyre vihen të mirët, edhe pse në pushtet juridik, por me pushtetin e pazëvendësueshëm të së vërtetës. Mishërim i tyre (pra, i popullit të mirë e të zgjuar, që vuan, por nuk jepet) është Kin Buba. Vështirë të gjendet në prozën humoristike shqiptare një personazh i tillë kaq i thjeshtë e njëkohësisht kaq bindës. Por le të kemi kurdoherë parasysh se, për të pasur një stil letrar të qartë e të thellë, duhet të shkruajmë gjëra të thjeshta dhe në mënyrë të thjeshtë. Kini ka zgjedhur mënyrën e të mosrënit murit me kokë, por të thumbimit me shaka. Si një Shvejk shqiptar. Ai e di fare mirë se, po t’i kundërvihet drejtpërdrejt sistemit, po ashtu drejtpërdrejt shkon në birucë të burgut e shum shpejt edhe në grykë të varrit… Prandaj i duhet të paraqitet si sherrbudallë. Në gojën e tij autori ka vënë zgjuarsinë popullore, shprehur me gjuhën e Ezopit, çka për pushtetarët injorantë ishte jo e lehtë për t’u kuptuar… Pushtetarëve të poshtër e perversë të kohës, Kini u kundërvihet me shumë finesë, madje do të thoja: me një strategji fort të menduar:ai më shpesh i fut në grindje ata në mes vetit, sesa ballafaqohet me ta… Brahim Fera (që i bëhet ferra Brahim për çdo gjë), ky kryetar diktator i kooperativës; Koçoja (Koqoja, siç e thërrasin jo pa qëllim fshatarët), sekretar i partisë; Ziguri (i zi dhe si guri në shpirt), operativi i zonës; Shabani, polici “copë mish 200 kg me dy sy e me dy gram tru”; Nepi, shefja e kuadrit (e shoqja e kryetarit), intrigante e shpirtzezë, si dhe Perja, nënkryetari servil (me njerëz të tillë “ne Perja na ka rruar…”), i gjithë ky grumbull plehu del i mundur bindshëm nga Kini. Speci i speciales së Kinit djeg ngado e kurdo… Kujdes!… Palokë Rrotani Shqipëria po prodhon persekucion e burgje në vend të shkollave e lirisë -Letër e hapur për “Lajmëtari Lirisë” dhe kryeredaktorin e saj z. Ilir Vata dhe për të gjithë ish të persekutuemit politikë të Shqipërisë-
Gazeta e përjavshme “Lajmëtari Lirisë”, e ish të persekutuemve politikë të Shqipërisë, nr. 12, e martë, datë 17 shtator 2002, në faqen 9, boton një shkrim të kryeredaktorit të saj z. Ilir Vata me titull: “Arbnori hedh shkelmin e majtë kundër Berishës”. Në kolonën e pestë (të fundit) shkruhet në shtatë rreshta kjo fjali: “…Dalja e tij kundër Berishës tregon më së miri se klani katolik brenda Partisë Demokratike ka një shërbesë të hershme kundër shqiptarëve ashtu siç udhëheq sot Janullatosi”. Në fillim e pata disi të vështirë që të marr kurajon për të shkrue, analizue, debatue, ose sido që të emërtohet ky shkrim imi nga lexuesi dhe disi u stepa, pra u ndalova; por kur pashë se edhe në numrat e tjerë pasardhës po vazhdonte ajo lloj tendence e çuditëshme emërtuese cilësore “katolike”; si p.sh. edhe në numrat e tjerë vazhdues; po kjo gazetë me nr. 13, datë 24 shtator 2002, faqe 4: “…klani antiberishë, i njohur si klani katolik i udhëhequr nga…”; përsëri në tjetër, nr. 14, datë 01 tetor 2002, në faqen 3: “…Një ndër personalitetet e politikës që mori pjesë në përvjetorin e Jorgos ishte katoliku i Shkodrës…”; po në këtë numër, në faqen 4: “…kampi i antidemokratëve që njihet me emrin klani katolik…”; po aty: “…kjo rrymë e klanit katolik…”; “…klani grek aposerb, bashkëpunojnë me klanin katolik…”, (e tjera) vendosa të shprehem hapët, sepse e ndjeva si detyrim qytetar e vllaznoro-shqiptar, për këtë pikë, problem e barrë shoqnore aq delikate mbarëshqiptare, kjo. Unë, letërshkruesi, besoj se njihem diçka, si në qytetin tim Shkodër, disi në shtresën tonë të ish përsekutuemve politikë, ca e pak në Shqipninë tonë hallemadhe për qëndrimin e pozicionin tim (besoj pozitiv) në vlerësimin, ruajtjen e harmonisë dhe barazisë religjioze (fetare) në të gjitha rethanat e krijuara. Shpresoj e dëshiroj që këtë shkrim ta vendos mbi dy kambë-themele: 1. Ç’ka domethanja apo “e reja” e shprehjes sigluese “klani katolik”, dhe: 2. Si? Përse? Dhe nga doli (polli) ky ose kjo emërtesë precedente, sidomos nga goja ose nga shtypi me origjinë nga shtresa jonë e ish të persekutuemve politikë shqiptar; kur dihet mirë ecuria vërtetësore e bashkëjetesës solidare bashkëvllaznore religjioze (fetare) në bashkëvuajtësinë e përbashkët nën komunizmin e payrnek e katildhek?? Si hymje e fillim mendoj se, në rethana e momente të ndryshme, ka mundësi dhe jo rrallë, si për shembull dukuritë e inatdhekut, fanatizmit, injorancës, e tjera si këto; së bashku me ndjenjën e fortë të urrejtjes, po aq edhe ndjenja e dashurisë së madhe, që kanë për bazë çfaqje me doza të tepërta e me ngarkesa emocionale sjellin, shkaktojnë e prekin, në një farë mënyre dhe shqisat e verbimit (të shikimit) e të shurdhimit (dëgjimit) njerëzor; qofshin edhe dukuri të çastit këto. Me keqardhje, duket se kjo formulë përmban diçka të ngjashme me shembujt e mësipërm, fatkeqësisht. E para: Ç’ka domethanja apo “e reja” (tashma!) klani katolik, klani orthodoks, klani musliman, klani budist… klani ose grupi… e tjerë e tjera?? Unë, letërshkruesi; ju z. Ilir Vata artikullshkruesi, e të tjerë, pra edhe çdo, absolutisht, individ i botës ishim, jemi dhe do të mbetemi individ: “njësh”. Askënd tjetër nuk përfaqësojmë veç vedin. Pra, askush nuk ka e nuk kemi as takat e as moral të “autorizuem” njerëzor të përfaqësojmë, sidomos, asnjë religjon (fe). Grupe, klane, toga, detashmente… grumbuj njerëzorësh…po, ka, si p.sh. tek Partia Demokratike, Partia Socialiste… partia e… shoqata, parlamente, e tjera; pra tek çdo grupim njerëzor ka të tillë, me logjikë e pa logjikë, me të drejtë e pa të drejtë, e tjerë, e tjerë. More vëlla, ose moj motër, po ç’hynë këtu mbas emni klan, grup… e tjerë “mbiemri”, ose cilësori specifikues, si “mbrapashtesë” (fort thellësisht e qëllimshme), si p.sh. katolik, musliman, orthodoks, budist… e tjerë?? A, po, kjo cilësore “specifike” kështu e tashti hynë dhe asht e Thellë; fort e Zezë si errësina e dashakeqësia. Pëse ore zotni ose zonjë (e kushdo) futesh dhe ecë nëpër errësina e mbi plagë (e ndoshta drekëza në shërim), kur ka gjithandej hapësinë drite, dashurie, paqe, e vëllaznim? Pjetrat, Nikat, Ilirët e gjithë njerëzorët tjerë mund të kenë shokë, klane, grupe e bashkësi të ndryshme grupore; por me mbiemna cilësorë “shtesë” religjioze (fetare) të qëllimshme nuk duhet apliku. Veç cilësori si mbiemën apo “shtesë” religjoz (fetar), të mos përmendet hiç; ajo nuk shëronm nuk paqton, por grykëson etjen e djallit përçarës. Fjala e gjesti i mirë asnjë lek nuk shpenzon, por flori kushton e jetëson. Të gjitha religjonet (fenat) kanë tashma fondamentet (themelet) e tyne shekullore dhe, çkamasëmiri, kanë edhe Një Zot të përbashkët; dhe kjo ban atë që, fatmirësisht, askush e asnjë individ, ose klan, grup njerëzorësh nuk mund t’i tjetërsojë. Atëherë, përse dikushi njëri merret ose “lodhet” kot; ose siç thotë populli: “pa pasë pula me ba ishshsh? Çdo qenie njerëzore jemi krijesë e Zotit; pra vëllazën e motra ndërmjet, prej Tij. Mandej, ne, si shqiptar, jemi vllazën e motra nga (prej) gjakut kombit shqiptar. Mandej, disi të ndryshëm, por së bashku e jo të gjithë si besimtar, i përkasim religjioneve (fenave) të sejcilit, veç të të njëjtit komb, e po me një Zot. E mandej, jo të gjithë e disa, i përkasim partinave, opinioneve, shoqninave, grupeve e tjera; gjithnjë të ndryshëm, veç së bashku; sepse edhe Duhet; me që vetëm një jetë e një planet kemi të gjithë. Ne, shtresa e jonë, me dashtë, kemi me çka merremi: p.sh.: Përse shtresa jonë asht nda e copëzue në disa minishoqata, e këto për efekte ngjyrash ideologjike, partiake-militante dhe interesash të çdo natyre? Ku asht ai idelai i atëhershëm; a por paska qenë humbës?! Përse etiketohen e njësohen, vend e pa vend, me nofkën e spiunit, disa nga bashkëvuajtësit tanë; ndoshta edhe pa verifikim fare? Veç, ama njëherit, i baj thirrje edhe këtyne fatkeqëve bashkëpunëtorë-spiun, e që ndoshta kanë arrijtë deri aty, përveç karakterit të tyne të lëkundun, edhe nga forca madhore e rrethanave, por të paktën, këta e këto, të mos ndihen, të mos na duken e të mos na dalin askund në krye e në ballë për asgjë; sepse, mandej, ka vend ajo shprehja fort domethanëse: “u ngjitësh përpjetë, por mos mbërrijtsh në maje”; sepse, në të kundërt, Atje (nalt e kudo në ballë e dukje), atëherë je i detyuem me i ba ballë: të nxehtit madh e po aq të ftoftit madh! Pyes: Shtresa jonë, sa ka aftësi depërtuese për të ndalu, bindë dhe eleminue, të paktën, atë pjesë abuzuese, demek, “të kodit” të kanunit shqiptar, fenomenin barbar antinjerëzor të padrejtë, të ngujimit të fëmijëve e të njerëzorëve të tjerë të pafajshëm e jo përgjegjës që ka ba tjetri, qoftë edhe i fisit e gjakut tij? Neve kështu, me këto (gjoja kode-ligje) e zakone primitive, Europa e qytetnimit njerëzor rrin larg nesh; dhe ka të drejtë në mosbesimin për ne, e aq, edhe jo rrallë na shikon për seri, e tue na sjellë edhe kurrizin. Tjetër: A ka aftësi morale e kurajo civile njerëzore shtresa e jonë, edhe përse e vuajtun dhe e lodhun padrejtësisht, t’i sugjerojë e t’i kërkojë udhëheqjeve qeverisëse mbarëbotnore se: Përpara se me ndërtue burgje e kampe pune skllavruese ( të detyrueshme) për njerëzit e gabuem-fajtorë, të ndërtojë, të sajojë e të hapë vende pune e siguri jetese njerëzore; tue i largue edhe nga tundimi i fajit; sepse, ndoshta edhe mungesa e bukës dhe e mossigurisë së jetës, mund t’i kenë afrue deri tek ai pragu i heqjes së lirisë; ku, na shtresa e jonë e kemi provue në shpirt e kurriz, edhe përse padrejtësisht?! Po, tjetër: A asht e aftë që shtresa e jonë të konstatojë e të deklarojë se: sot, tashma, lufta e ndërmarrja ma e madhe, efikase, ma e drejta dhe emergjentja e shoqnisë njerëzore, mbas atyne dy luftave botnore të padrejta dhe disproporcioneve (mosniveleve) të përgjithshme aktuale botnore, e tjera, Asht dhe Duhet të jenë luftat (betejat) kundra vorfnisë e padrejtësisë morale-shoqnore-ekonomike njerëzore e kudoçfaqun? Por, ama, edhe ndaj asaj shtrese problematike njerëzore, krahas njëherit duhet t’i bahet identifikimi, izolimi e rrethimi përgjithësorë gjithandej; veç si fillim, pa i kursyes këshillimin e paralajmërimin, si dalje hakut; mandej, në të kundërt, vjen gjykimi e deri në eleminim të plotë e shkatrrues e total, pa kushte, pa ndalim, pa kompromis e deri në fund, t’atij elementi negativ njerëzor gjithështresor, i kudondodhun, që e posedon shoqnia e jonë mbarënjerëzore, fatkeqësisht. Kjo ndërmarrje, si revolucionare, duhet të realizohet e shembullohet që nga udhëheqësi “i përjetshëm” madhështor ngrehaluc diktatorial kriminel e deri tek ma i vogli individ i paudhë. Askush njeri në këtë botë-planet banorësh njerëzorë nuk ka të drejtë t’ia prishë e mohojë jetën, pronën, sigurinë e lirinë tjetrit. Tani luftave të mëdha botnore i ka ardhë fundi; s’ka ma e S’Duhet të ketë. Pra sot e mot duhet të ketë luftë vetëm ndaj individit negativ, e po aq luftë ndaj grupit negativ. Por, njiherit, e pa harrue luftën e përpjekjet efikase për mbrojtjen e për shërbimin ndaj planetit tonë jetësorë; ashtu siç mbajmë e siç ia bajmë hismetin, banesës e pronës sonë; ndryshej do të vetëdënohemi masivisht. Kështu pra shtresa e jonë le të ecë e të vazhdojë rrugën e qëndrimit dinjitoz të bashkëdashurisë e bashkëharmonisë vëllaznore njerëzore religjioze (fetare), si dikur që ishim nën antifetarët e kuq bolshevik shqiptar. Goja e shtypi i shtresës sonë (dhe e të gjithëve) të mos merret aspak me probleme shterpë. E përsa i përket emnave që i kam shmangë me dashje; me që këtu e ky nuk asht e nuk ishte qëllimi im sot në këtë shkrim; përveç Pjetrit, i cili përmendej e lidhej me hymjen dhe frazën e parë orientuese. Bile, bile, për të mos pasë askush ndonjë iluzion ndaj meje apo ndaj këtij shkrimi, unë mund të shtoja e të hidhja edhe disa detergjente të tjerë larës, si shtesë, ndaj tij. Rrnoftë paqja, shûjta e sigurija e përbashkët njerëzore. Nikë Pavaci Skënder Muça, mendimtari dhe ideatori i alternativës socialdemokrate Historia e një kombi dhe e një populli vjen nga thellësia e shekujve, së bashku me ngjarjet dhe momentet kulmore të saj. Në këtë hapësirë kohore, këto ngjarje dhe momente mund të përshpejtohen apo të ngadalsohen nga dhe personalitete të veçanta apo në grup. Në preliadën e këtij kontigjenti që i dha shtysë drejt zhvillimit do të renditej Skënder Muço, mendimtar, ideator i Alternativës Socialdemokrate, legjislative dhe organizator i veprimit demokratik për zhvillim në shumë plane. 57 vjet më parë ai ra në fushën e nderit, atje ku e thirri “Zëri i Athdeut” nga makina nazifashiste dhe dora tradhëtare e kalobracionizmi të tipit Vizhon Rosilija, prefekt i Vlorës. Ai lindi në ato vite ku sa po nisi e ardhmja e shtetit modern shqiptar. Kjo jehonë do ta shoqëronte gjithë jetën e tij të pastër prej intelektuali demokrat me vizione të qarta iluministe evropiane falë kulturës së pasur e të gjerë të tij. Ai lindi në një familje me tradita patriotike dhe arsimdashës ashtu siç e gjithë krahina e Kurveleshit, ka bërë pjesë dhe fshati i tij Tragjasi. I ati Dauti, luftëtar i Pavarësisë dhe daja Alem Tragjasi pjesëmarrës në ngjarjet madhore si ajo e 28 nëntorit 1912 dhe më pas në luftën e Vlorës 1920 lanë gjurmë të pashlyera tek Skënderi i vogël dhe në gjithë rininë e tij. Më vonë koha zulmëmadhe do të bëhej prologu dhe epilogu i jetës dhe i vetë veprës së tij! U arsimua nga fillorja deri në universitet në Itali, falë kujdesit të sajës Alemi. Atje shumë shpejt do të bie në kontakt me idetë demokratike iluminste dhe patriotike të rretheve universitare dhe të mërgimtarëve potik. “Skënder Muça, – shkruan Halim Xhelo Tërbaçi, – punon shumë në Itali për çështjen shqiptare. Ai bashkëpunon me organet e shtypit të kohës ku shpreh me zjarr idetë dhe vlerat e tij patriotike dhe demokratike. Koha e studimeve në Itali për Skënder Muçën nuk ishte vetëm pjesë e kualifikimit dhe të laurimit në Jurisprudencë, por njëherazi si moment akumulimi të ideve dhe lëvizjeve progresiste. Ai gjatë kësaj kohe merr takim me gjithë spektrin politik në emigracion, si nga e djathta edhe nga e majta. Do të veçonim këtu Mitat Frashërin, Zoi Fundo, Mustafa Gjinishin, Sejfulla Maleshovën, Musine Kokolarin, Halim Xhelon, Ymer Dishnicën e Omar Nishanin e tjerë. Kjo njohje i dha mundësinë të bashkëpunojë me një sërë organesh shtypi që botuan këta personalitete, si “Liria Kombëtare”, “Sazani”, “Kombi”, e tjerë. Ky bashkëpunim dhe ky akumulim politiko-shoqëror e çoi atë drejt qëmtimit të vlerave të alternativave të ndryshme, tue i vlerësuar ato në gjithëplanesh. Pikërisht kjo mendësi veprimi bëri që ai të përqafojë dhe të bëjë të tijën idetë e socializmit demokratik evropian që gjen më vonë gjatë Luftës Antifashiste zbatim dhe afishim e Alternativës Socialdemokrate në Shqipëri. Ishte bashkëpunimi me Musine Kokolarin, Mustafa Gjinishin, juristin Abaz Omari e tjerë që siç shkruan Musine Kokolari në “Ditarin” e saj… “U mblodhëm në një shtëpi tiranase në rrugën e Elbasanit, …Atë e organizoi Skënder Muça, ishim mbledhur aty rreth 60 burra, fjalën e mbajti Skënder Muça, ai foli për luftën dhe dëshirën për bashkim me Frontin dhe po aty deklaroi formimin e Partisë Socialdemokrate… Kjo ka ngjarë në ditët e para të tetorit të vitit 1943…” Pra e thënë me gjuhën e historisë Partia Socialdemokrate është themeluar në tetor 1943. Ideatorët e kësaj Alternative janë Musine Kokolari, Skënder Muça, Sejfulla Malëshova, Mustafa Gjinishi e tjerë. Po aty u vendos botimi i një organi të PSDSH, detyrë që ju ngarkua Musine Kokolarit e Skënder Muçës, organi “Zëri i Lirisë”, doli në kushte e ilegalitet dhe arriti të botohen vetëm 6 numra. Gjithsesi me pak këto numra të botuar në hapësirë e kohë të ndryshme mjaftuan për një platformë bindëse në shërbim të çlirimit të vendit dhe të çështjes shqiptare, ku Skënder Muça është njohës i mirë i saj dhe diti të orientojë PSD-në drejt vlerësimit të gjetjes së aleatëve dhe aleancave në shërbim të saj. Kjo Alternativë e udhëhequr nga Musine Kokolari dhe Skënder Muça e gjeti veten tek Aleanca Antifashiste Demokratike, nën drejtimin e Anglo-Amerikanëve e B. Sovjetik. Kjo gjetje e Skënder Muçës e Musine Kokolarit ra ndesh me një pjesë të nacionalizmit që e atashuan veten tek “Aleanca e Boshtit, Berlin, Romë, Tokio. E gjithë kjo veprimtari në kuadrin e Alternativës SD nuk mund të kuptohet e veçohet nga bashkëpunimi me Mustafa Gjinishin, Gjergj Kokoshin, Shefqet Bejën, Murat Myftar Tërbaçin, Qazim Kokoshi, Ymer Dishnica etj. Pas studimeve kthehet në atdhe. Ai tashmë vjen i kompletuar si intelektual në fushën e jurisprudencës dhe të një veprimtari me përvojë në fushën e manaxhimit ndryshe. Si avokat dhe qytetar ai dallohet për bindjet e tija republikane dhe i takon brezave të mendimtarëve të viteve ‘30. Gjatë kësaj kohe ka një veprimtari të dëndur publicistike shkruan dhe boton tek “Bota e Re”, “Kombi”. Takon dhe njihet me gazetarin republikan Branko Merxhanin dhe të riun Petro Marko, i japin nxitje dhe furi shkrimeve të tij, kjo gjë u afishua në lëvizjen e Vlorës, të vitit 1932, ku do të arrestohet dhe megjithë mbrojtjen brilante të shokëve dhe vetes së tij, dënohet me vdekje. Vendimi nuk u ekzekutua falë lëvizjes popullore dhe “Peticionit” të popullit të Vlorës drejtuar Nënës Mbretëreshë që do ia falë jetën dhe vuan një dënim me heqje lirie 35 vjet. Edhe pasi doli nga burgu, veprimtaria e tij nuk reshti. Ai ishte për ndryshimin e sistemit politik monark. Koha e zgjedhjeve pluraliste e vendosën Skënder Muçën në krahun demokratik republikan. Zgjedhjet bashkiako-komunare të vitit 1936 ndryshuan qeverisjen vendore, ku fitoi krahu reformator tue sjell ide demokratike me mendësi qytetare. I gjithë ky ndryshim u ndërpre nga pushtimi fashist i vendit më 7 prill 1939. Si gjithmonë doli në pah vlera kombëtare dhe në ballë ishin intelektualët veprimtarë brenda dhe jashtë vendit. Në këto momente dallohen disa cilësi të veçanta të tij si, oratoria, legjislator, njohës i së drejtës ndërkombëtare, çka bëri që jo vetëm ta orientojë drejtë e mirë veten, por u bë motori i një lëvizje të organizuar antifashiste. Ai ishte në ballin e lëvizjes popullore e studentore dhe njëherazi ideator për “Bashkim” kombëtar pa dallim, feje, ideje e krahine. Pikërisht kjo veprimtari e gjerë politike e ushtarake ra në sy të fashistëve dhe nazistëve që menjëherë reaguan ndaj tij dhe familjes Muça, çka e detyruan Skënder Muçën të hidhej në ilegalitet. Këtu ai dallohet në organizimin e rezistencës antifashiste së parë në Mallakastër e më pas në Tragjas e Hekal. Ai ishte organizator i shumë betejave dhe aksioneve (si beteja e Gjormit, dhjetor 1942) ku u vra Koloneli italian Klemente, lufta në Dukat, në Qafën e Dushkut, në Vojzë e Selenicë etj. Gjatë viteve 1942-43 ai kryen veprimtari të shumta patriotike me idenë e bashkimit të mbarë popullit shqiptar në Luftën Antifashiste, ai merr pjesë në Konferencën e Pezës dhe të Mukjes. Ka qenë nismëtar i shumë takimeve në rrethin e Vlorës me F. Nacionalçlirimtare si misionar i bashkimit, në gjithë këtë veprimtari ai ka afishuar mendimin socialdemokrat si alternativë progresiste. Në këtë kuadër ai bashkë me Musine Kokolarin, Mustafa Gjinishin, Ymer Dishnicën, bëri të vetën direktivën e Internacional Socialiste të organizimit të “Fronti Popullor” dhe të gjithë anëtarëve të “Aleanca Antifashiste”. Këtu ai do të kundërshtonte ashtu si edhe Musine Kokolari traktatin “Delmaco Këlcyra” si antikombëtare që do të pengojë bashkimin e popullit shqiptar në luftë për çlirim. Ai është kundër bashkimit të trojeve shqiptare nën ndikimin e traktatit “Boshtit, Berlin, Romë, Tokio”. Motoja e tij ishte “Aleanca Demokratike Antifashiste”. Si jurist dhe si njohës i të drejtës N/kombëtare ai ishte largpamës dhe enkas propogandonte “Kartën e Atlantikut” dhe Deklaratën e 12 dhjetorit 1942 të bërë në emër të “Aleancës Antifashiste Demokratike nga Iden, ministër i Jashtëm i Qeverisë Britanike. Pra që në fillimet e para të Luftës Antifashiste tek ai lindi mendimi demokratik evropian, pjesë e së cilës jemi. Njohja e të drejtës ndërkombëtare, atë si politikan dhe mendimtar, bëri të mundur orientimin për një politikë të drejtë të njohjes e të zgjidhjes së çështjes shqiptare në mbështetje të marëveshjeve ndërkombëtare si ajo e Teheranit, Jaltës, Poznanit. Skënder Muça u bë koordinator me misionet Aleate dhe në bisedimet me ato ai afishoi pikpamjet socialdemokrate dhe detyrat rreth së ardhmes së bashkimit të kombit tonë, mbështetur në marrëveshjet e Aleancës Demokratike Antifashiste, pjesë e së cilës është edhe lufta jonë Antifashiste. Koha po vërteton gjithë veprimtarinë e Av. Skënder Muçës, këtij mendimtari socialdemokrat dhe patriot, në gjithë planet e saj. 57 vjetori i rënies së tij është apel për të sotmen dhe të ardhmen e kombit dhe vendit tonë, për demokracinë e brishtë shqiptare dhe njëherazi ngushtimi i tranzicionit për zhvillim dhe prosperitet të popullit shqiptar. Prof. Daut Hoxha At’ Daniel Gjeçaj zëri më i dëgjuar i katolikëve shqiptarë në Evropë Vigani i Thethit At’ Daniel Gjeçaj është pa as më të voglin dyshim njëri prej françeskanëve më të mëdhenj shqiptar të këtij shekulli që sapo kaloi, dhe njëkohësisht zëri më i dëgjuar i katolikëve shqiptar nëEvropë për gjatë gjithë mbretërimit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Një meshtar model që gjithë jetën eci pa u lodhur në gjurmët e Shën Françeskut, si argat i djersitur i shëlbimit, biblofil e gërmues në universin e pafund të diturisë, eksplorator i vlerave të historisë kombëtare, njohës me rrënjë e themel i traditës sonë, nostaligjik dhe kritizjer dashamirës, personalitet me përmasa interrnacionale, publicist shigjetar kritik arti e historian i mençur, orator i shkëlqyer, predikator i fjalës së Zotit, shkrimtari, kumtuesi e përçues i mesazheve të mëdha, dallëndyshja që lëshoi cicërimat e lirisë, dhe holli kazmën e parë për shembjen e diktaturës laike në Shqipëri. Konstulicjoni i at’ Gjeçajt rrezaton dritë si filozof si njohës i gjeopolitikës si teolog dhe avokat i halleve të mëdha të shqiptarëve në diasporë, si përçues i dritës së zotit në tunelin e errësirës komuniste në Shqipëri, si patriot i flaktë që gjithë jeta e tij pati vetë një binom fe e atdhe. At’ Danieli lindi në Thethë më 14 tetor të vitit 1913, në visarin madhështor të alpeve shqiptare që baroni Nopça i pat quajtur bukuria e Alpeve të Evropës, Gjeçaj huazoj nga ato bukurinë, fisnikërinë, madhështinë, dhe vitalitetin duke qenë brumi i magjes nga u krijua si personalitet kozmopolit. At’ Danieli u rrit në truallin e lëndinave të Thethit, u rrit siç deklaronte vetë me nostalgji në prehrin e Lek Curit, i cili s’nguronte ta merrte me vete në odat e burrave të kullave të Sadri Lukës, Tul Vatës e Shytan Prekës ku rreth oxhakut netëve të gjata të dimrit flitej për trimëritë e Lulash Dashit e Pjetër Gjokës, ku këndohej me lahutën legjendare të malësisë për 7 shaljanët legjendarë, Marash Tucin e Shoshit, Kol Mark Kolën, Pal Gjokën e të tjerë kreshnik që sfiduan legjendat, me të cilat do të frymëzohej at’ Danieli në vitet madhore të jetës së tij duke na skalitë për mrekulli portretet e Mehmet Shpendit, Mark Sadikut e Prelë Tulit. Në vitin 1924 ai fillon në Shkodër si nxënës i kolegjit Françeskan i vendosur me njet e me zemër të vishte zhgunin e atit fisnik. Ishte fat i madh për të që pati profesor të tillë si Gjergj Fishta, Anton Harapi, Vinçens Prenushi e Gjon Shllaku dhe arriti të përfundojë shkëlqyeshëm mësimet në liceun e famshëm Illyricum. Më 23 tetor të vitit 1932 at’ Danieli vesh për herë të parë petkun e zhgunit françeskan, ndërsa në vitin 1936 përfundoi studimet liceale dhe dërgohet për të vazhduar studimet në Sine në kuvendin e Shën Bernardinit ku at’ Danieli qëndroi deri në vitin 1939 vit në të cilin u shugurua meshtar (25 korrik). Përpara se të kthehej në atdhe përforcoi studimet në Fluida në Gjermani dhe në vitin dyzet u kthye në provincën e tij fillimisht si bibliotekar e pastaj si zëvendës rektor i kolegjit saferik. Në vitet e përgjakura të luftës së dytë botërore u përkushtua pas predikimeve ku falë oratorisë që gurgullonte si gurrat e Shtrazës në Theth u bë i admiruar si shembull i dashurisë së krishterë të jetuarit dhe kishërim i plotë i kishës së Krishtit. Ja si e portretizon Ana Luka drejtuese e programacionit të Radio Vatikanit ish bashkëpunëtorin e saj të nderuar për më se dy dekada. At’ Gjeçajn të gjithë ata që patën rastin ta takojnë në studjon e tij me katër mure të veshur me libra do ta kujtojnë menjëherë ulur përpara shkronjëtores së tij me veshin e mprehtë, syrin pishë deri në moshë të shtyrë, me mendje të kthjellët deri në çastet e fundit të jetës. Ai gjithnjë me libër ose me penë në dorë duke shkruar me atë kaligrafi që të ka mahnitur, ose duke daktilografuar dhe kur nuk ishte në kishë atë e gjeje vetëm në bibliotekë. Te Danieli ishte ndërthurur në mënyrë harmonike temperamenti i ftohtë i gjermanit me natyrën shkëmbore të Dukagjinit një njeri i përpiktë, këmbëngulës që nuk dinte të lëvizte as një fije perit nga fjala as nga premtimi, njeri që nuk dinte t’i ndante fjalët nga veprat. At’ Danieli ishte i natyrës së një gjermani me një dukagjinas, e natyrës burrërore me të një malësori të fuqishëm me fisnikërinë e klerikut të veshë me petkun e Swrafinit. Gjeçaj ishte profesor i latinishtes dhe i greqishtes së vjetër dhe dinte me themel Serbo-kroatishten, gjermanishten, italishten, frëngjishten, anglishten, rusishten, gjuhën fleminge dhe hungarishten. At’ Danieli ishte një studiues enciklopedik i kulturave më të rëndësishme kontinentale, me të cilat u njoh dhe u ballafaque gjatë shtegtime të tij apostolike nga Evropa në Amerikë, Azi e deri në Oqeani në shërbim të shëlbimit si përfaqësues i shqiptarëve në botë pranë Papës dhe Selisë së shejtë si ciceron i shqiptarizmit dhe i Shqipërisë Etnike. I pasionuar pas çdo gjëje kombëtare, i pasionuar pas muzikës e sidomos pas pikturës për të cilën ka pasë një preokupacion të vazhdueshëm gjatë gjithë jetës dhe punoi për ngritjen e një Pinokateke me piktura të piktorëve të mëdhenj botërorë, mes të cilëve edhe me pikturat e piktorëve të shquar Lin Delia dhe Mikel Gjoka. Gjeçaj kishte talent për përdorimin e penelit dhe të daltës, dhunti të ushqyera ndoshta nga koloriti alpin e tradita artizane e mjeshtërve të drurit thethjan. Të gjitha syrtaret e orendive të tij thotë Ana Luka dhe ata që e kanë vizituar Gjeçajn i kishte stolisur me gdhëndje me flamuj kombëtar të skalitura nga vetë dora e tij, ndërsa pikturat shquheshin për dritë e kolorit, ku pejsazhi ishte dominues me motive nga Shqipëria e vendlindja e tij Thethi. Arratisja nga Shqipëria Vitet e para të vendosjes së diktaturës komuniste ishin vitet e gjyqeve politike të një represioni të paparë jakobin ndaj Kishës së shejtë e meshtarëve të urdhrit Jezuit e Françeskan. At’ Danieli përjetoi në atë periudhë momentet më tragjike të arrestimit dhe pushkatimit të eprorëve dhe bashkëvëllezërve të tij, Patër Gjon Shllaku, at’ Anton Harapi, pater Daniel Dajani, at’ Çiprian Nika, at’ Bernardin Palaj, etj. etj. martir të kishës së shejtë. Ky ishte shkaku që duke parandier një fund të tillë edhe për vete, at’ Daniel Gjeçaj në vitin 1948 vendosi të arratiset për t’i shpëtuar ferrit që kishte zaptuar Shqipërinë e Gjergj Kastriotit, dhe duke u arratisur do të vazhdonte të ushtronte profesionin e vet si ushtar i Krishtit në shërbim të mbrojtjes së identitetit të kryqit që po sulmohej për çfarosje nga herezia ateiste komuniste. At’ Danieli u arratis së bashku me Martin Camajn kolosin e ardhshëm të letrave shqipe, dhe 30 vullnetarë antikomunistë të udhëhequr nga Nikë Sokoli e Gjon Destanishta. Arratisja qe tepër e vështirë përmes një udhe të gjatë nëpër borë ku trashësia e saj i kalonte 1,5 metra, gjysëm e ngrirë, gjysëm e shkrirë, me një mjegull të dendur, duke kaluar nëpër kreshtat e qafës së Pejës ku rreziku për të shkarë në greminën e pafund ishte evident në çdo hap që ne hedhnim ku era e acari të mpinin dhëmbët e dhëmballët, ku fryma e gojës kondensohej menjëherë në pika uji të cilat shndërroheshin në moment në stalagtite akulli që vareshin në vetullat e msutaqet e malësorëve komit. Gjatë udhëtimit “aventuresk” meshtari kujtonte se Gjokë Destanishta e disa vullnetarë të tjerë mu drejtuan. Frat mos ki frigë se po e patëm rrezik të bijem në duart të sigurimit ne do të vrasim ty, pastaj do të vrasim edhe veten. E bëjmë këtë se ti je frat dhe si njeri i shenjtë ti nuk e vret veten. Është më mirë ne të vrasim veten sesa të biem në dorë të sigurimit e të na rjepin për së gjalli të gjithëve. Duke u kacafytur me vdekjen e ankthin e tmerrshëm kufirin e kaluan të gjithë shëndosh e mirë, por pa asnjë përjashtim ishim të detyruar të dorëzoheshim të gjithë tek pala Jugosllave e cila na burgosi dhe shumica nuk dolën kurrë gjallë nga burgu është shprehë at’ Gjeçaj në kujtimet e veta. At’ Danieli ka qëndruar rreth një vit e gjysëm në burgjet e Jugosllavisë pasi doli i lirë filloi të punonte si mjeshtër ndërtimi, ndërsa më pas filloi punoi si mësues deri në vitin 1955 vit kur u largua nga Jugosllavia, duke vazhduar kalvarin e tij të gjatë nëpër botë në shërbim të kryqit dhe të çështjes kombëtare. Pasi la Jugosllavinë vendoset në provincë minoritike të Toskanës. Në vitet 1961 deri në vitin 65 qëndron në Kurien si gjeneral sekretr i At’ Angelies Lazzari, ndërsa nga viti 65-70 gjendet në bashkësinë pranë kuvendit të Shën Pjetrit në Montorie, dhe më 15. 07. 1970 hyn në bashkësinë famulltare të Shën Grigorit VII Papë Glesamine. Gjatë viteve të mërgimit në Itali qe misionar pranë Selisë së Shenjtë si përfaqësues i katolikëve shqiptarë jashtë shtetit, qe udhëheqës shpirtëror mik dhe shok vuajtjesh i gjithë shqiptarëve të tjerë pa dallim përkatësie fetare. Ai ishte bujar e zemërbardhë, i thjeshtë, i komunikueshëm, i dashur sidomos me njerëzit e varfër. Ai kurrë nuk diti t’ia mbyllte kujt derën, porta e tij ishte e hapur nga ku priste shqiptarë nga të gjitha anët e rruzullit ku ishin dhe i sillte halli tek dera e atit. Ai bisedonte shtruar për hallet, gëzimet, brengat, zemra i digjej flakë nga malli për Shqipërinë dhe duke bashkëbiseduar me bashkëatdhetarët çmallej larg atdheut i syrgjynosur. Ana Luka rrëfen gjithë emocion një ndodhi që i ngjau me atë Danielin në një natë dimri si këtu e 20 vjet më përpara. Unë fika dritën ndërkohë kur dikush po trokiste në portën e atit, që gjithë ditën kishte punuar veç duke pritë e përcjellë vizitor hallexhi kurbetar. Nga ky veprim i pamenduar mirë atë natë mora një qortim të rreptë që do më bëhej mësim i mirë në të ardhmen. Ti e fike dritën për t’i atij njeriu që po troket se nuk ka njeri këtu ose jemi në gjumë, kjo nuk është aspak serioze për dinjitetin e një njeriu aq më tepër të një ushtari të Krishtit që shërben në shtëpinë e Zotit. Është amorale që i zoti i shtëpisë t’ja mbyllë derën një udhëtari apo hallexhiu që e ka zanë nata jashtë. Me një zë të thekshëm prerazi e në mënyrë qortuese m’u drejtua duke më thënë: Ju e keni zgjedhë me dëshirën tuaj rrugën e shërbesës ndaj ungjillit, po nuk ju pëlqeu ja ku e keni portën që të pret e të përcjellë, e ndjeva veten në faj si fëmijë i padjallzuar por mora një mësim që do më vlente shumë gjatë punës sime me atin pasi korrektësia ishte tipari themelor i karakterit të tij. Daniel Gjeçaj ka qenë edhe rrëfyes pranë shumë instituteve të motrave për 33 vjet, ka drejtuar apostullimin e lutjeve pranë famullisë së Shën Gregorit duke qenë asistent UFSh të famullisë Santa Maria della perseveranza, dhe të famullisë Santa Maria Madiotrice. Daniel Gjeçaj mik i elitës intelektuale të mërgatës Si njeri i zhgunit dhe i letrave, at’ Danieli kishte shumë miq klerikë, studiues, shkrimtarë, politelog në mbarë mërgatën shqiptare. Një ndër miqtë e tij më të mëdhenj ka qenë Wikamsi ambasador i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë me të cilin ka punuar shumë për çështjen mbarë kombëtare. Si publicist i fjalës së shkruar dhe i mikrofonit Gjeçaj fitoi simpatinë e Ernest Koliqit, Arshi Pipës, Sami Repishtit, Nikolla Panos, Elez Biberajt etj. Arkivi pesonal i fratit tonë ka një korrespondencë jashtëzakonisht të pasur me letërkëmbime me personalitetet më në zë të diasporës, sidomos me bashkëvëllezërit e tij françeskanë si at’ Jakob Marlekaj, që shërbente në Milano e Bari, me at’ Paulin Margjokaj që i shkruante nga Vjena ku kujdesej për emigrantët shqiptarë, me at’ Ambroz Martinin, bashkëfshatarin e bashkëmoshatarin e tij nga Thethi një personalitet enciklopedik i lauruar për artet e bukura në Zagreb dhe në Akademinë e letërsisë në Firence, njohës i 12 gjuhëve të huaja i cili pretkun e parë e mori nga at’ Danieli dhe shërbyen së bashku kudo nëpër botë nga Italia në SHBA, Belgjikë, Gjermani, Austri e deri në Oqeaninë e largët. Në arshivën e at’ Danielit gjenden letërkëmbimet e vazhdueshme që pati Norbert Jaklin, me Maksimalim Lambercin, të cilët i njohu personalisht, pati letërkëmbime me të famshmin Ernest Koliqi, me aristokratët e kulturës shqiptare Camaj e Pipa, me peshkopin Noli me akademikët Mark Krasniqi, Anton Çeta, etj. Letrat janë interesante dhe prekin problemet më të mprehta shqiptare që kur të shohin dritën e botimit sigurisht do të ketë disa volume pikante. Daniel Gjeçaj zëri më i dëgjuar i shqiptarëve në Evropë Në vitet më të errëta të vetizolimit stalinist të Shqipërisë, kur fobizmi enverist urrente gjithë demokracitë e vërteta perëndimore dhe me një megallomani të çmendur i kishte shpallur luftë gjithë botës të ashtuquajtur borgjeze revizioniste, dhe vetë zotit duke e shpallur Shqipërinë si vendi i vetëm ateist në mbarë rruzullin, duke dhunuar në mënyrën më të përbindëshme të drejtat më fondamentale të njeriut. Në këtë tymnajë të dendur vullkanike që ushqehej nga krateri i zjarrtë diktatorial, e vetmja rreze drite, e vetmja cicërimë lirie, i vetmi zë që përcillte në hapësirën shqiptare fjalën e Zotit të mohuar ishte zëri i At’ Daniel Gjeçajt që nëpërmjet valëve të Radio Vatikanit, thoshte uratën, që ne nuk mund të artikulonim dot, ishte pikërisht ky zë që kumbonte në qiellin ateist të Shqipërisë çdo ditë lutjen Qoftë i Lëvduar Jezu Krishti. Daniel Gjeçaj ishte një nga themeluesit e programacionit shqip të Radio Vatikanit i cili u gjend gjithnjë përkrah Zef Shestanit duke qenë një nga drejtuesit më jetëgjatë të kësaj radio në gjuhën shqipe, ai foli rregullisht pa frigë duke u bërë zëri i vetë popullit të pa zë. Ligjëratat e tij ngjasonin me këngën e bilbilit, me gurgullimën e krojeve të bjeshkëve, me flladin ledhatues të erës së malit, me rrezen e dritës së beharit, em shigjetën e rrufeve, me bubullimën e reve, me mallkimi ndaj të pafeve, si fjalë përçuese e guximit dhe e shpresës së krishterë, me një timbër të ëmbël e melodioz, me një stil lakonik Demostenian, me një gegnishte të kulluar, zëri i at’ Daniel Gjeçajt nga valët e Radios së Papës u kujtonte shqiptarëve se zoti nuk ka vdekë dhe se ai do të kthehej një ditë tek ata. Kur frynte me tërbim murlani/e Shqipëria lëngonte nga herezia e tmerri/Kure flisje ti nga Vatikani/Drithëroheshin demonët drithërohej ferri/Me nji timbër si engjëlli i qiellit/si zani i bylbylit maje mirzit/vepra jote do ndrinë si rreze diellit/o lajmtar i Zotit i thirrun prej Parrizit. At’ Gjeçaj është shprehë si më poshtë në një intervistë. Çka më ka dhanë njëfarë kënaqësie, po kjo keqësi mund të thirret si shfrimi në vaj përpara një fatkeqësie, asht se për vjet me radhë me anën e valëve të Radio Vatikanit jam ba za i bashkëatdhetarëve të mi që nën diktaturën e Enver Hoxhës, s’kishin za. E bashkëatdhetarët e mi fisnikë ma kanë ditë për nder e ma kan ndigjue me andje zanin. Zëri më i dashur që përcillte te shqiptarët lutjen e krishterë ishte i dënuar me vdekje si armik i atdheut, gjë të cilën sigurimi i shtetit shqiptar nuk e realizoi dot vetë, falë vullnetit të mirë të Zotit. P. Milani Geraldina, mbretëresha që “krishtëroi” mbretërinë shqiptare Kishte rreth dhjetë vjet që Shqipëria kishte në krye të saj një Mbretëri, natyrisht tradita qeverisëse e shqiptarëve kishte kaluar mbi katër shekuj e gjysëm e mbështjellë me vellon e errësirës e egërsirës që serviri sundimi Otoman në Shqipëri, si dhe në kalvarin e intrigave e luftrave që sillte pa prerë grykësia e fqinjëve sllavë që kërkonin të shkyenin sa të mundnin nga trojet tona. Gjithsesi errësira e gjatë kishte qenë mjaft e përshtatshme për punë të zeza, të cilat nuk kishin të mbaruar as mbasi Perandoria e të keqes (Otomane) vdiq, dhe Europa kënaqi jo pak grykësinë e klyshëve të Rusisë. Por dhe pas të gjitha këtyre Shqipëria nuk ra në paqe e qetësi, madje kaloi aq kohë të turbullta sa shpesh shkoi në zgrip edhe ekzistenca e saj, ndonëse për këtë u pagua mjaft shtrenjtë, veçanërisht në viset veriore dhe verilindore të Shqipërisë Etnike. Pas kësaj fature tragjike që paguan shqiptarët ndër të gjitha pushtimet që kaluam, ende Europa nuk shikonte pastërtinë e trojeve tona nga “erërat” e këqia që lanë pushtuesit, e veçanërisht ajo ende pretendonte se era e pushtuesit shumëshekullor po “qelbte” vetë Europën. Padyshim shqiptarët këto erëra të këqia (të pushtuesve) herë pas here kërkuan t’i pastrojnë, ku mjerisht për të pastruar një “Erë” të keqe sillnin një stuhi shpesh edhe më të keqe. Për ilustrim vlen të theksohet revolucioni i qershorit 1924 që solli stuhinë përmbysëse të një qeverimi që premtonte jo pak nga koha, por që Europa këtë stuhi përmbysëse e hetoi se vinte nga lindja Sllave, madje nga kollona vertebrale e antishqiptarisë shumëshekullore Rusisë tashmë komuniste. Gjithsesi, duke mos qenë objekt i shkrimit ky revolucion unë po kaloj tek viti 1928 kur në Shqipëri u vendos mbretëria, e cila përveç shpresës kishte brenda edhe mjaft element të perandorisë turkoshake, ku spikasin rreth këtij oborri mbretëror shumë përfaqësues në zë të familjeve feudale e të “nderuar” me tituj nga Turqit si “prijës” e të “zgjedhur” të Shqiptarisë, kur në fakt këto klasa nuk ishin rrjedhim i formimit historik, por në shumicë i përkisnin atyre familjeve që me zellin shpesh edhe të tepruar i kishin shërbyer lakunisë së pushtuesit Aziatik i cili i kishte shpërblyer, e mjerisht disa nga këta ende ishin “mina” me sahat për kombin tonë (kujtojmë Esat Pashë Toptanin e tjerë). Mbreti i kurorëzuar ishte në fakt një malësor i shkolluar nga Mati, dhe mund të themi se ishte i dyti drejtues i shtetit shqiptar, pas Skënderbeut që vinte nga Gegnia, por rridhte nga një familje (Zogollëve) që ndonëse kishin kohë që kishin ndërruar fenë (duke u bërë musliman), por që kishin vërtetuar se nuk kishin ndërruar kurrë atdheun e detyrimet ndaj tij. Këtë mund ta ilustrojmë të paktën me vetë mbretin Ahmet Zogu, i cili ishte një ndër pjesëmarrësit aktivë në Kongresin e Lushnjes (1920) dhe qeverinë e saj, por edhe pjesëmarrësh në drejtimin e luftërave mbrojtëse të këtyre viteve (kujtojmë luftën e Koplikut 1920). Por zhvillimet e mëvonshme, para dhe pas mbretërisë ende “rrezatonin” pak çehre të verdhë aziatike, ndërsa armiqtë e ndërgjegjshëm dhe të “pandërgjegjshëm” të Shqipërisë me “furçën” në dorë (në të shumtën sllavo-bolshevike) kërkonin t’ja shtonin ngjyrën e verdhë aziatike mbretërisë, ku edhe në mes kësaj “mjegullnaje” si për inat të armiqve të vjetër e të rinj të kombit tonë kishte arritur mjaft suksese në krijimin e një shteti jo pak modern për kohën. Për të plotësuar këtë ia vlen të theksohet se në Europë kishin filluar të hedhin shtat dy ideologji e sisteme të kundërta në dukje por të përafërta në qeverim e mjerim, Komunizmi dhe “alternativa” e ekstremit tjetër Fashizmi. Natyrisht në këto kushte mbretëria shqiptare ishte më e sulmuar se kurrë, madje pika më e goditur ishte ajo se duke qenë musliman nga besimi mbretin Ahmet Zogu shpesh e akuzonin si Otoman, turkoshak, anadollak dhe epitete të tjera të cilat jo pak e dëmtuan në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Roli i fqinjëve sllavë nuk kishte aq rëndësi sa roli i “ambasadorëve”, disa dhe me orientim Bolshevik që ishin shpërndarë nëpër botë, nën pretekstin e përndjekjes politike nga mbretëria “turkoshake”, “anadollake”, e deri fallsifikime të ndryshme tradhëtishë e shitblerjesh të Shqipërisë e trojeve të saj. tashmë në këto kushte aspak të favorshme, madje kur kishte filluar të fabrikohej edhe justifikimi i pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste (në atë kohë ende ishte sekret i fashistëve…), një ndër “justifikimet” e pushtimit siç do të merrej vesh më vonë kishte qenë edhe pushtimi i trojeve shqiptare për t’i çliruar gjoja nga mbretëria “Anadollake” e Ahmet Zogut shqiptarët e “robëruar”, ku si çlirimtarë do të “priteshin” fashistët. E pikërisht si me dorën e zotit në këto ditë të vështira mbretit Zog ju “servirën” tre fotografi të konteshës së re Hungareze me emrin Geraldina nga një gjeneral dashamirës i mbretërisë, ku ju dërgua dhe jetëshkrimi i shkurtër i kësaj konteshe katolike, që pas njohjes reciproke më 10 janar të vitit 1938, Kontesha Geraldine Appony pranoi të bëhej bashkëshortja e Mbretit Shqiptar, ndonëse ai ishte i besimit musliman. Oborri mbretëror e shpalli këtë fejesë më 30 janar 1938, dhe të nesërmen edhe parlamenti shqiptar e miratoi këtë fejesë pa asnjë kundërshtim, duke i dhënë një “leksion” të mirë Europës plakë e cila ende e shihte mbretërinë me syze turkoshake, por pas kësaj jo më kot disa gazeta të Europës fejesën e Konteshës katolike me mbretin musliman e quajtën më shumë se civilizim i mbretërisë… Por përpara se të shkojmë tek martesa po paraqesim një jetëshkrim fare të shkurtër të kësaj konteshe që do të vinte kurorën e mbretërisë sonë. Geraldina lindi më 6 gusht 1915 në Gjenevë të Zvicrës, ajo ishte e bija e kontit Hungarez Xhula Appony, dhe e konteshës Gledis Stjuart nga Amerika e largët. I ati i Geraldinës konti Xhula, në fillim të luftës së parë botërore kishte marrë pjesë në forcat Austro-Hungareze duke luftuar kundër Serbëve. Mbarimi i luftës së parë botërore, dhe shpërbërja e perandorisë (Austro-Hungareze) shkaktoi probleme për këtë familje dhe vetë shtetin Hungarez i cili u copëtua jo pak në bazë të traktatit të Trianonit, ku pjesë të bukura të Hungarisë së bashku me tre milion e gjysëm hungarezë u lanë jashtë kufinjve etnikë të Hungarisë (“fat” i përbashkët me shqiptarët). Çifti Appony kishte pasur edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë dhe një vajzë. Pas vdekjes së babait të tyre, kontit Appony në vitin 1924, “jetimët” shkuan në kolegjin “Sacre Coeur” të Petersburgut, Austri, ku edhe mbretëresha e ardhëshme Geraldina do të arsimohej duke kryer fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare. Për Geraldinën e motrën e saj u kujdes halla e saj (motra e babës), kontesha Karoly, e cila zotëronte një nga kështjellat më të bukura dhe më të famshme të Hungarizë në Zebegeny. Thonë se kjo konteshë e kishte bërë zakon që në periudhën verore të priste të gjitha mbesat e saja, ku për to kishte përgatitur një “fahate” ku kishte të mbjellura të gjitha llojet e luleve e dekoracionet më fantastike të gërshetuara me mjaft fantazi e bukuri. E mbesat e kësaj konteshe që kalonin verën këtu të gjitha kishin marrë një emër luleje. Për shkak të bukurisë së bardhësisë së saj natyrale Geraldina kishte marrë emrin Trëndafili i Bardhë i Hungarisë… Që pa vonuar do të “Zbardhte” me ngjyrën e bardhë të krishtërimit, mbretërinë disi të “verdhecitur” të shqiptarëve. E kjo ndodhi me martesën e Geraldinës me Mbretin shqiptar me datën 27 prill 1938, ku kjo datë koinçidonte me martesën e prijësit legjendar të shqiptarëve dhe europianëve Gjergj Kastriotii, Skënderbeut me Donikën nga Vlora (më 27 prill 1451), e kjo “koinçidencë” nuk fliste pak për kohën… E kjo “koinçidencë” dhe vetë martesa flasin mjaft po të kujtojmë të gjithë personalitetet e botës që kishin uruar fejesën dhe uruan martesën e Mbretit Zog me konteshën Geraldinë, si Presidenti amerikan Ruzvelti, mbretëria e Italisë, Anglisë, Suedisë, Norvegjisë, Egjyptit e tjerë. “Krishtërimi” i çiftit mbretëror filloi që në mënyrën e organizimit të dasmës, celebrimit të vetë dasmës, si dhe mënyrën origjinale të kalimit të natës së parë të çiftit mbretëror, ku siç kujton bashkëkohësi, gjimnazist që ka marrë pjesë në dasëm, Beqir Ajazi në një shkrim të tij, se atë natë në hotelin që priti çiftin mbretëror nuk qëndruan çehrerëndët e tij për të ruajtur, por u ruajt nga po të rinjtë (gjimnazist) që ishin ftuar edhe në dasëm, nga ku filloi një erë e re në lëvizjet e daljet publike të mbretit e mbretëreshës, të cilët uafruan më shumë me popullin e hallet e tij, nga ku do të fillonte një epokë e re e mbretërisë shqiptare. Duhet theksuar se Fan Noli një nga kundërshtarët permanent të mbretërisë e vetë Mbretit në vitin 1937 i kishte shkruar Mbretit për t’u “pajtuar” dhe për të fituar një pension, të cilin mbreti si për koinçidencë që në fillim të vitit 1938 kur ai fejohet me konteshën Geraldinë fillon t’i japë pensionin e kërkuar Nolit, madje dhe shumë kundërshtarëve të tij politikë, çfarë tregon për një shpirt më paqësor, më sentimental e pse jo më kristian që ka në themel mëshirën e faljen të cilat ishin disi më të kufizuara në të shkuarën. Gjithsesi me këtë martesë kundërshtarëve të mbretërisë (shpesh edhe të Shqipërisë) u iku nga “dora” argumenti “kryesor” se mbretëria shqiptare është një derivat i rëndomtë i perandorisë anadollake, madje fillimi i një jete më moderne europiane i mbretërisë ishin disa nga premisat që rrisnin shpresat që shqiptarët të hynin më shtruar në sofrën europiane, nga ku për hir të vërtetës duhet thënë se asnjëherë nuk qëndruam të përbuzur e braktisur si sot në shekullin e ri, që jemi pa mbretërinë në fron… E pas kësaj martese fatlume e të bardhë për mbretërinë e vetë shqiptarët, nuk ishte thënë prej Zotit të zgjaste më shumë se rreth një vit, kur fashizmi (Italian) më 7 prill 1939 ndërmori aktin barbar të pushtimit të Shqipërisë, ndërsa mbretëria si të gjithë shoqet e saja në Europë u detyruan të lënë vendin e tyre, për të mos u bërë “graso” për grasatimin e ingranazheve të shtetit 40 milionësh fashist, e ndërsa Shqipëria ishte nën një milion banorë. Kujtojmë se kishe dhe shtete të tjera që për të mos prishur qytete e begati të vendit lejuan pushtimin pa luftë, e këtu vlen të përmendim Francën që dorëzoi Parisin. Gjithsesi shqiptarët qëndruan, por qëndresa nuk dha rezultat për arsye që dihen. Por me këtë rast shqiptarët lëshuan toka e troje, por jo shpirtin liridashës e trimërinë e tyre, të cilët e demostruan vazhdimisht në luftën e papresë, si me fashistët italian e ata gjerman. E mbretëria u detyrua të marrë rrugët e kurbetit, që nga Greqia, Turqia, Anglia, Franca, Spanja, Egjypti, Afrika e Jugut e gjetkë. Mjerisht për Shqipërinë në këtë luftë që quhet lufta e dytë botërore, Mbretëria nuk arriti të bëhet palë bindëse në agjendat ndërkombëtare, për shumë arsye, por dy janë më kryesoret. E para sepse “ambasadorët” emigrant politik me të filluar lufta trumbetuan me shtypin e miqësinë e tyre antimbretërinë, duke e paraqitur si mbretëri tradhëtare e që kishte shitur vendin. Madje u arrit deri aty sa ti ngjiten të pabëra sikur ka vjedhur thesarin e tjerë e tjerë. Së dyti “Bota” sllavo-ortodokse ku po hidhte shtat komunizmi filloi të reklamojë si faktorë në luftë kundër fashizmit, disa grupime anarshiste që dalngadalë Moska e Beogradi do t’i bashkonte e emërtonte si Partia Komuniste Shqiptare, që siç u provua më vonë ishte vegla më e mirë jo vetëm për të shtypur shqiptarët brenda kufirit 1913, por edhe për të ndihmuar në eleminimin e nacionalistëve dhe shpirtit kyrengritës të trevave shqiptare që sllavët i kishin gllabëruar. Duke realizuar kështu ëndrrën e kahershme që Shqipëria të mos jetë kurrë një shtet i bashkuar e i zhvilluar. Gjithsesi Mbretëria në mërgim nuk qëndroi duarkryq, por aktiviteti i saj erdhi duke u zbehur fill pas marrëveshjes së Jaltës, kur kompromiset politike të forcave fituese e lanë Shqipërinë në duar të Stalinit e Titos, për t’u gllabëruar edhe kjo që kishte mbetur, por edhe për të vazhduar eksperimentet antinjerëzore të komunizmit deri tepër vonë. Natyrisht në kushtet e një emigrimi të pashoq mbretëria shqiptare mbijetoi, edhe pse më 24 maj 1944 komunistët kishin marrë vendimin “historik” të ndalimit të kthimit të Mbretit në Shqipëri. Mbreti Zog u sëmur dhe vdiq në vitin 1961, për t’u trashëguar nga djali i tij Leka i parë i cili u largua nga Shqipëria vetëm dy ditësh. Tashmë kollonisja e Mbretërisë në mërgim bëhej kryesisht nga Mbretëresha Geraldinë, e cia për të mos humbur dinjitetin e saj e të Mbretit sakrifikoi jo vetëm pasurinë që i mugnonte, por edhe kujtimet e fejesës e martesës, si relike, unaza e tjerë. E këto i bënte që edhe djali i saj, mbreti trashëgimtar të shkollohej e aftësohej që një ditë t’i shërbente Shqipërisë. Dinjiteti i Mbretëreshës që tashmë quhet Nëna Mbretëreshë, ishte më i larti i të gjitha mbretërive në mërgim, aq sa Gjeniu i letrave shqipe e më gjerë Ismail Kadare thotë se: “Mbretëresha Geraldinë është sovrania e vetme në Botë që pas përmbysjes së të shoqit nuk u përgojua ansjëherë” dhe “Gjithë jeta e saj është një model për mua…”. E përsëri kjo Mbretëreshë e Bardhë tërheq vëmendjen e Papa Gjon Palit të dytë, i cili i thotë Geraldinës: “Me kontributin tënd, me shpirtin tuaj Kristian do të mbeteni e Nderuar për Brezat”. Dhe për këtë Papa ka të drejtë, pasi kjo mbretëreshë në tërë kalvarin e saj të mërgimit 63 vjeçar, asnjëherë nuk mendoi apo shprehu një fjalë të keqe për shqiptarët e Shqipërinë, përkundrazi ajo mijëra herë i ka bekuar e lutur për ta, në kisha e faltore të ndryshme, duke u dëshmuar jo vetëm mbretëreshë e devotshme, por edhe si kristiane e bindur. Madje ajo asnjëherë nuk kaloi kufijtë njerëzorë e kulturorë në mallkimin apo përgojimin e klyshëve të kuq sllavë që kishin ndaluar jo vetëm mbretërinë, por një popull të tërë… Gjithsesi kur mosha e mbretëreshës po bënte “detyrën”, dhe ajo so çdo qenie njerëzore e tokësore filloi të mendonte për të ndërruar jetë, përsëri në shpirtin e saj vlonte dashuria për të prehë trupin e saj në tokën e shenjtë shqiptare për të cilën ishte sakrifikuar pa kursim, dhe si fjalët e një engjëlli të bardhë kumbuan fjalët e saj: “Do të vdes si shqiptare, në tokën shqiptare, në mes të shqiptarëve”. Dhe me sa duket kjo ishte porosia e saj e fundit, ku Zoti ia realizoi, duke bërë që më 28 qershor 2002 të vendoset përfundimisht në Shqipërinë e ëndërruar e dëshiruar gjatë. Por pa kaluar veçse pak muaj (tetor) ajo ndërroi jetë, por tashmë e qetë, pasi do të prehej përgjithmonë në truallin që e bekoi gjatë… E mjerisht në këto ditë kur kësaj mbretëreshe duhej t’i bëheshin nderimet e fundit nga pushteti i sotëm kishte mjaft hezitime e pengime, jo vetëm për ta nderuar se këtë e bënë shqiptarët, por për t’i “falur” dy metra tokë për varrin e saj të përjetshëm, që do të dëshmojë për brezat që do të vijnë jo pak histori, madje pjesa më e madhe e të cilës është tragjike, mbi të gjitha për Shqipërinë. Por me sa duket “segmente” të shtetit të sotëm ende janë të lidhura pas AVNOj-it të ish-Jugosllavisë, që tek ne “Prodhoi” Kongresin e Përmentit (24 maj 1944), nyja gordiane që mban të lidhur jo pak fatin e Shqipërisë në dyert e Europës. Gjithsesi duke e mbyllur këtë shkrim disi homazh për Mbretëreshën Geraldinë, dua të sqaroj një moment titullin e shkrimit në të cilin them “krishtëroi” mbretërin, ku në fakt nuk i përgjigjet plotësisht fjala, pasi me këtë dua të shpreh civilizimin europian që mori mbretëria pas kësaj martese, e jo një akt të thjeshtë feje e besimi. Gjithashtu dua ta mbyll shkrimin me fjalët, shpirti i Mbretëreshës pushoftë në paqe e dritë, në mbretërinë e pamort të qiellit pranë të lumit Zot, ku do të lutet për ne, ashtu siç është lutur sa ishte gjallë, ndërsa trupi i pushoftë në paqe, në tokën e “lehtë” shqiptare të cilës i kushtoi pa mëdyshje jetën e saj të pastër si drita e diellit… Ndue Bacaj Libri “Dhimbje…” i Fatbadha Saraçit (Mudheti) Qyteti i Shkodrës ndër më të lashtët e të njohurit në Ballkan. Nyje tregtare e prodhimeve artizanale, me pazarin më të madh me 3500 dyqane, me një zhvillim të mirë të ekonomisë, të kulturës dhe të artit, ngriti kështjellën Rozafat. Për 2400 vet luajti rolin si kryeqendër e Ilirisë. Kje si qendër e atdhetarizmit dhe unitetit kombëtar, si rrallë qytete në Europë. U quejt o Shkodër djepi i Shqiptarizmit dhe i kulturës. Qite njerëz me za si maja e kulturës shqiptare; At që s’mund e mposhtë për shekuj pushtimet Romake, pasue nga V shekuj pushtim e mjerim turk dhe nuk të gjunjëzuen; Ardhja e rrebeshit gjakatar komunist nën parullën “çlirimtarët”… të diktaturës proletare. Të robnuen, të errësuen kulturën të vranë dijetarët, të dogjën librat e fenë, tue të martirizue birët ma të mirë të dijes kombëtare. Të përgjakën, të thanë palcën e jetës, të vorfnuen, të hoqën Fe-atdhe, kanu e ligje tue të martirizue;… Libri mjaft i vlershëm “Plagë të pashueme në zemrat e nanave Shkodrane”, ashtë nji pasqyrë e vulë e martirizimit me dëshmi deri në dhimbje… Këtë libër i Madhi Zot të ndriti për me e shkrue, me at dorë të artë të profesoreshës së Bio-kimisë; që shkrime nji jetë me punë të ndërgjegjëshme në arsim, s’morëm tituj veçse kritika e përbuzjen klasore, që na vune dangën si familje reaksionare e persekutime… Përshkrueni kalvarin e vuejtjes së dhimbjes deri në skamje, tronditjen në zemër (scossa) afër prakut të çmendisë… të Nanave që përkundën djepat e fëmijëve, që me gjirin e dhanun edukuen për fe-atdhe, moral të pastër kanunore shqiptare; Ardhja e Diktaturës Proletare qe pllakosja e mjerimit e dhimbjes e vuejtjes së thekshme deri në agonin e vdekjes së parakohëshme. Plot art e zemrën tande kristiano-shkodrane përshkruen si me penel të zi vuejtjet makabre, tue i ngritë si në piedestal si të ishin nanat Spartane. Rritën bijt trima, të ndershëm e të mirë, që s’u dhimbet jeta për fe e atdhe tue vdekë porsi me le. Rozafa nga kodra e saj legjendare e shikjon qytetin e saj me dhimbje e vaje… që diktatura gjysëm shekullore me 10 vjeçaret pas-ardhës të tyne e katandisën Shkodrën si një fshat plot pislleqe, pa drita, ujë, pa punë si në skëterrë e mjerim të pa imagjinueshëm… Premtoftë Perëndija të ngrihet me bijtë e saj e me kulturë tue marrë meritimin si djepi i kuturës kombëtare. Libri i juaj ka vlera të mëdha dokumentare, asht një enciklopedi e vogël përmbledhëse e këtyne nanave heroina, bijat e Shkodrës, se qenë gra fisnike, që s’mund t’i mposhtë diktatura, tue pasë besimin në Zotin e të ardhmen e Atdheut. Rrënqethëse janë shifrat se 10% e të ekzekutuarve janë femra që shkretuene konakun ejo pak veç 457, dënue politikisht 7367 e internue. Pra 10793 gra e vajza pa gëzue jetën, tue kalue nji jetë mjerane në vuejtje në skamje e dhimbje… I madhi Zot i ruejti këto nana shkodrane, si loket e malësisë, qenë gratë ma të mirat tue kalue dhimbjen në forcë, vuejtje tejskajshme, buzë çmendurisë e vorrit, që i madhi Zot i ruejti si dëshmitare e provë martirizuese deri në flijim… Libri asht nji protestë e fortë në mbrojtje të këtyne grave fisnike, tue i përjetue në lapidare të qytetit hero të vuejtjes së madhe 60-vjeçare. Edhe pse këto zemra nanash dhe ju Bardha falni, por Zoti ka thanë në Biblen se çdo njeri e ka gjyqin e fundit. Edhe këto kanë mbetë me logjikë e drejtësi demokratike të kërkojnë deri në Tribunalin e Hagës. Mund tu mbështesë gazeta Shqipnija Etnike e datës 25. VI. 2002, kemi shumë fakte të shkeljes së lirive njerëzore e krimeve. Ky libër asht dokument i gjallë, sa çka bani regjimi i hienave (E. Pikulini). Të mos kërkohet ahmarrje rini si në diktaturë, në vllavrasje. Populli thotë se gjynahet në këtë botë lahen. Dhe Zoti vonon por nuk harron. Kriminelët të lypin falje ose pendim me koshiencë. Libri juej ka vlera të mëdha dokumentare, enciklopedi e dhimbjes. Secila nanë ndryen në zemër tragjedinë familjare, që asht e Shkodrës e Kombit. Ke shkrue me kulturë, humanizëm e dorën në zemër shkodrane dhe art. Për Shkodrën e humorit e të kangës asht rrënqethëse pëshkrimi i rreth 100 nanave që provuene kalvarin e diktaturës së kuqe, skëterrën e mjerimit të njerëzve të pafaj… Kujtesë: Ditën e honurarit vdekjes motrës suej Sabahetit. Qe nji vajzë me dhuntitë ma të mirat që ka falë Zoti. Shkolla organizoi aksion mos me shkue me porosi të veçantë. Unë dhe O. Dedja mblodhëm pare e bame nji kunorë në mshehtësi. Dhe e gjithë shkolla e mesme 29 Nandori qe në vorrim… Gjovalin Muzhani Porosi nga dy legjenda -Reportazh nga Kraja- Stina e ngrohtë e verës, në Krajë sjell një ngrohtësi të veçantë që nuk e gjen askund në kurorën e Shkodrës. Ajo kthehet në një stinë feste të pa cak që vazhdon nga muaji qershor e deri në fillimin e shtatorit. Që nga Hutajt, afër Zogaj, rrëzë Taraboshit, e deri në Pinç, rrëzë malit të Rumijes, Vir Pazarit, pra gjatë gjithë bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, festa merr përmasa mbarë krahinore, pra bëhet një festë popullore. Në mesin e qershorit shpalos bukurinë e vet festa e verës, ose siç e përmend diku Straboni, i cili krajanët i quan Rumajanë (banorët e Rumisë) zhvillohet festa e Shën Mërisë së Krajës. Herë në Ostros, herë në Arbnesh, Gështenjë, e herë në Ljarje, mblidhet gjithë krahina. Krajanët, të veshur me kostumet e tyre karakteristike, unikale për nga ngjyrat e fustaneve, enterive dhe jelekëve shumëngjyrëshe, gjithë asaj dite këndojnë, bëjnë gara sportive të krahinës, ndezin flakadane të cilët shkapërcehen nga të rinjtë, gostiti njëri-tjetrin me petulla dhe djath dhe e kanë të ndaluar rreptësisht pijen alkoolike. Myslimanët, katolikët dhe ortodoksët, pra idhtarë të tri besimeve, atë ditë janë vetëm krajanë dhe pranë njëri-tjetrit si vëllezër dhe bashkëvendas, rrinë hoxha, prifti apo popi. Ndërsa muajt korrik dhe gusht për krajanët quhen muajt amerikanë, sepse gjatë këtyre muajve kthehen për pushime emigrantët e shumtë nga vende të ndryshme të botës, por meqë shumica e tyre janë nga Amerika, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, quhen të gjithë “amerikanë”. Kurora e Shkodrës është kryesisht sedentare dhe nuk e ka patur të zhvilluar shumë kurbetin. Vetëm Kraja bën përjashtim, krajanët historikisht kanë emigruar dhe emigrojnë. I gjen ata me shumicë në Turqi (disa prej tyre janë bërë edhe pashallarë) në Amerikë, Australi dhe kohët e fundit në Gjermani e Zvicër e Francë. Nuk ka shtëpi që nuk njeh dy apo tre pjestarë të familjes në mërgim. Aq është i përhapur mërgimi, sa një poet shkruan për Krajën “Vend me pleq e pa rini”. Vetëm në Shkodër numërohen sot mbi 1500 familje me prejardhje nga Kraja dhe historia e Shkodrës ka kudo gjurmt e krajanëve, në çdo fushë të jetës, që nga Gjon Buzuku e deri në ditët tona. Gjatë korrikut dhe gushtit, në Krajë zhvillohen dasmat, sepse, “amerikanët” kanë sjellë para, ndaj dhe stina e dasmave është e begatë, tanimë me orkestra të ardhura posaçërisht nga qytetet dhe me këngëtarë të njohur shqiptarë, që paguhen me çmime të kripura. Pra, dasmat tani kanë marrë ngjyrat e kohës, janë bërë moderne. Megjithatë, në mënyrë instinktive, në çastin që nusja del nga shtëpia, bile në çastin e ngarkimit të pajës, dasmorët kapen krahaqafë, duke formuar një rreth dhe me një valle të vjetër, tashmë gati të harruar prej të rinjve, këndojnë të njëjtën këngë, një këngë shumë të vjetër: Moj Rumija bjeshkë naltë, Ti m’u bash maje ma e naltë Pleqtë përloten tek e dëgjojnë këtë këngë. Më të rinjtë e respektojnë këtë përlotje, sepse instinkti i bën edhe ata të kujtojnë legjendën e lashtë që i bën edhe ata ta ndjejnë veten “shqiptarë” në përgjithësi dhe “krajanë” në veçanti. Legjenda, të cilën diku e përmend edhe Straboni, thotë se maja e Rumisë nuk ka qenë kaq e naltë sa është sot. Ajo është bërë e tillë, dhe vazhdon të lartësohet sepse një porosi e lashtë, shumë e lashtë u vinte si kusht çifteve që posa të martoheshin, të mos e konsumonin martesën nëse nuk merrnin një gur relativisht të madh në brigjet e Liqenit të Shkodrës dhe me këtë gur mbi shpatulla të ngjiteshin mbi Rumi dhe ta vendosnin në majë të saj. Dhe të mos e harrojnë këtë gur, dhe të kujtohen se ku e kanë cakun dhe zanafillën. Legjenda mbetet legjendë. Ashtu si legjenda e Rozafës, apo legjenda e porosisë së Skënderbeut që çdo çift që martohet duhet të mbjellë një rrënjë ulliri, ata besohen, marrin vërtetësi sepse kanë në themel të tyre porositë humane dhe domethënëse: -Mos e harro cakun e prejardhjen, mos harro se caku ka nevojë për ty. Unë jam ngjitur eri në maje të Rumisë. Çuditërisht, atje gurët janë të shumtë dhe të shkëputur njëri nga tjetri. Kjo ka ngjarë nga erozionet, tërmetet, apo fenomenet e tjera atmosferike gjatë shekujve. Por, ashtu të ndarë, ashtu të shumtë njëri mbi tjetrin i kanë bërë njerëzit të besojnë legjendën dhe ta përcjellin atë brez pas brezi. Ndaj dhe kënga e lashtë thotë: Merr një gur ma ven mbi krye se mendon mali për ty Mos harro opet me u kthye se ke babë e se ke shpi kanë nevojë me të pa me sy… Vargu përmallues: “kanë nevojë me të pa me sy” i ngjashëm me si vëllezërit vargje: Oj fushë e Korabit Qyshë na ndave shtratit… apo: Kush ma i pari bani,more vlla gurbetin Mos ja dhashtë Allahu, djalo selametin…, është një varg domethënës, një prelud i një porosie eterne: -Nuk kam nevojë vetëm për letra, nuk kam nevojë vetëm për paratë që më çon. Dua të të kem pranë, të të shoh me sy, kur unë të mbyll sytë përgjithmonë. Kjo porosi u ka hyrënë gjak krajanëve. Ndaj edhe kthehen, çdo stinë vere, pranë prindërve. Ndaj edhe kur vijnë duna të lënë gjurmët e tyre duke bërë “hajrate” vepra bamirësie. Dikush ndërton një pus apo një saranxhë, dikush tjetër asfalton një rurgë në lagje, dikush ndërton një pellg artificial (një lere) për të pirë ujë bagëtitë në stinën e thatë, dikush tjetër ndërton një shtëpi të re apo një dyqan, të cilët gjithë vitin rrinë të mbyllur dhe hapen vetëm në stinën e verës. Nevoja e kthimit, gëzimit dhe malli që të sjell kthimi, ndoshta e ka bërë edhe Gjon Buzukun, duke qenë vetë krajan, të theksojë në “Mesharin” e tij pësallmen e djalit plangprishës, që kur kthehet në shtëpi i jati pret dashin e majmë, duke thënë: -Ai qe i humbur e u bë i gjallë. Karakteristikë e këtyre zonave mërgimtare është ndjekja e njëri-tjetrit, martesat vetëm me shqiptarë e mundësisht krajanë dhe çka është më e rëndësishme, duke mbajtur mbiemra që e lidhin me Krajën, Kraja. Ljarja, Brisku, Ostrosi, Huti, Ftojani, Shestani, Muriqi, ndërsa në Turqi janë dhjetra familje me mbiemrin Soj-Kraj. Pra fis Krajë. Sot, duke numëruar gjithë fshatrat e kësaj zone, me zor arrijnë në tre katër mijë vetë. Ndërsa emigrant ndër shekuj, nga kjo krahinë janë mbi 50.000 vetë. Me tepër se 30.000 janë në Turqi dhe që nga shekulli XVII e këtej nuk janë asimiluar. Vazhdojnë të martohen me njëri-tjetin, ndërsa fëmijët, nipat dhe mbesat e tyre flasin shqip. Edhe dramaturgu Josip Rela, nga Brrisku i Krajës, i shpërngulur nga Zara, tematikën e dramave të tij e sjell në Brisk dhe në fshatrat tjerë të Krajës. Në dy dramat e tij “Nita” dhe “Ik Jak, ik”, ai thekson mallin për vendlindje dhe kthimin aty. Kthimi është diçka fiktive në ndërgjegjen e banorëve. Shumë prej emigrantëve, pas vite e vite pune mërgimtare, kur dalin në pension, preferojnë të kalojnë ditët e fundit të jetës në vendlindje. Ka shumë prej atyre që vdesin jashtë atdheut, por lënë porosinë e fundit që të varrosen në vendlindje. Dhe porosia e tyre plotësohet nga pasardhësit. Por kënga që i referohet legjendës, porositë e Rumijes izgjedhon duke i detajuar ato: Ban gajret, mos djal asgan, me i dhanë ymer vendit tand ka nevojë për krahun tand Se pa ty ara mblohet ferrë, toka e babës bahe djerrë va e sul i mbyt tallazi, vend pa vend pikon pullazi Nana jote kur t’dha gji ta ka lanë nji porosi Kur të shkosh në Shkodër kanë me të pa Zot çka asht ku djal hata, E kam zemrën, thuej bilur Mi Rumi kam vu nji gur… Siç shihet, në legjendë nxjerr kokën Shkodra. Sepse Kraja e quan veten Shkodër dhe sipas tyre, “Nuk kanë jetë pa Shkodrën”. Siç thekson Prof. Hajrullah Koliqi në librin e tij “Kraja ndër mote”, dhe në botimin e dytë, të ripunuar “Kraja e Shkodrës”, në një tubim tëvitit 1945, tek Ubla (pusi) e Ostrosit, pranë rrënojave të kishës që mban datën e gdhendur në portë 1001, kur i pyetën banorët se me kë doni të jeni, me Jugosllavinë apo me Shqipërinë, ata u përgjigjën në kor: -Jemi me Shkodrën! Për Shkodrën. (faqe 104). Duke e quajtur Shkodrën, si nënë e tyre, nuk kishte si të mos ndikonte në legjendën e Rumisë, një legjendë tjetër, ajo e Rozafës. Si të thuash, legjenda nënë ndikoi në legjendën bijë. Sepse, pak a shumë janë të njëjtat porosi që la Rozafa para se të muroset. Gjiri, krahu dhe syri të Rozafës futen edhe në legjendën e Rumisë. Vazhdimësia, puna dhe forca, si dhe kujdesi, apo vigjilenca për të ruajtur atë që të parët e tu ngritën me nder dhe djersë, janë të njëjta në dy legjendat. Mali simbol i vendit fqinj, Mali i Zi, Lovceni, ka një majë mbi 1600 metër ku malazezët, me nacionalizëm fanatik kanë vendosur varrin dhe mauzoleun e poetit të tyre kombëtar, Njegosh. Sepse, poeti dhe njëkohësisht princ, ka lënë porosi ta varrosin atje për të patur gjithnjë parasysh vendin e tij, Malin e Zi, që vërtetë nga maja e Lovcenit shihet i tëri, deri tek mali i Rumisë. Sikur ky i fundit i thotë Lovcenit: -Deri rrëzë meje e ke cakun. Përtej meje është Shkodra dhe Shqipëria. Ato i ruaj unë me hijen dhe vështrimin tim. Rumija, po në të njëjtën lartësi si Lovceni, nga maja e saj sheh Shkodrën dhe alpet shqiptare dhe të duket se u bën roje atyre, me hijen e vet të rëndë dhe madhështin e tij. Legjenda e lindur për këtë mal përmban edhe ruajtjen, edhe krenarinë, pra shqiptarinë. Kjo i bën të kthehen mërgimtarët në Krajë, kjo i bën të ndjehen krenarë për vendlindjen dhe të kujdesen për të. Kjo e bën stinën e verës aq të bukur dhe aq domethënëse në këtë qone, ku një fshat ka një emër unikal në Shqipëri, “Arbnesh” dhe ku një kishë dhe një pus mbajnë datën 1001…, ku Gjon Buzuku shkroi “Mesharin” që të mos “bdaret e bastardhohet” gjuha shqipe, e ku, heret a vonë, kthehet “djali plangprishës”. Një zonë e tillë shqiptare, me një perlë të tillë siç është legjenda, me rite dhe zakone që ruhen brez pas brezi, meriton vetëm respekt dhe mirënjohje. Sepse, atje e reja ka hyrë si kudo, por martesat bëhen si njëherë e një kohë duke kënduar këngën: Moj Rumija bjeshkë naltë, Ti m’u bash maje ma e naltë Fadil Kraja Rrapja Katundi Rrapë i Pukës shtrihet në të dy anët e rrugës automobilistike Shkodër-Kukës në mes të Pukës dhe Fushë-Arrëzit, në një reliev si të rrafshtë i rrethuar me kodrina të mveshura me dushkaja dhe gështenja. Këtu edhe në kohë të lasht ka kaluar rruga e vjetër antike. Që në atë kohë Rrapja ka pasur hanin e vet me emrin Hani i Furrikut, në këtë han bujshin karvane shtegtarësh që nga Shqipëria etnike, Kosova, Prizreni, Gjakova. Rrapja është vend pa ujë dhe si rezultat prodhimet bujqësore ishin të pakta por Rrapegjit merreshin me blegtori, artizanate dhe punë bujqësore si kositje, prashitje, në fushat e Zadrimës dhe të Shkodrës. Rrapja në kohën e sundimit Osman ka pasur rreth 15 shtëpi kryesisht kasole me gjethe, rrallë ndonjë shtëpi me dërrasa dhe me mure guri. Emri Rrape vjen nga lashtësia. Gojëdhënat thonë se disa hanxhinj që vinin me karvane nga bregdeti u ndaluan për të fjetë te hani. Njëri në afërsi të hanit nguli një thupër prej degës së rrapit, të cilën e kishte patur si thupur për të ngarë kuajt gjatë rrugës, në të nesërmen udhëtarët nisen heret dhe e harrojnë aty të ngulur. Më vonë thupra, ose shkopi, zë dhe rritet dhe si shumë fshatra të tjera edhe Rrapja mori emrin e vet Rrap-Rrapë, në emër të rrapit që u rrit aty. Mbas dekadash e shekujsh rrapi u tha dhe në vend të tij mbodhën një gështenjë. Ajo gjendet edhe sot rreth 250-300 vjeçare, kjo është monument kulture dhe mban fotografinë në kopertinën e librit të Mahir Hotit e Gjovalin Alisë “Puka, vështrim gjeografik”. Unë për gështenjën kam shkruar disa vargje të cilat po i citoj më poshtë: Gështenja e Rrapes Me degët tuja na ke mbulue Tuj ra borë e tuj ra shi Shpesh aty jena strehue Kurrë s’na ka pasë merzi
Degët e tuaj janë tuj u tha Kështu rrodhi historia Në libra kanë me të pa Se ka mbet fotografija
Afër xhadesë tuj u përvlue Kërkon uji etjen me shue Lufta e Rrapes më 20 tetor 1944, Brigada 24 S. vinte nga Mirdita për të kaluar nga Rrapja e me çlirue zonën e Pukës. Në këtë datë në Rrape u përball me autokolonën gjermane. Lufta ishte e ashpër, u vranë disa gjermanë dhe u dogjën dhjetra makina ushtarake, gjermanët kryen raprezalje mbi popullsinë, dogjën shtëpitë dhe vranë Kadri Zogun dhe Male Shaqen. Nga ajo ditë u shkrua në histori lufta e Rrapes dhe në kujtim të kësaj lufte për çdo vit festohet kjo ditë nga i gjithë rrethi i Pukës. Rrapegjitë bashkë me fqinjët e qytetit të tyre Pukë, Fushë-Arrëzit, kanë ndihmuar hapjen e rrugës automobilistike nga bora e madhe që zakonisht bie në këto zona. Shtoj se në rastet kur rruga është bllokuar nga bora rrapegjitë i kanë strehuar shoferët në shtëpitë e tyre, përmendim Elez Dema, Rrustem Kadrija, Jaho Kadana, Bajram Shiqja etj., i pritën me bujarin e pukjanit me shprehjen “bukë e krypë e zemër”. Posa e Rrapes, kjo postë ka funksionuar si postë qysh në kohën e sundimit turk dhe vazhdoi e tillë në kohën e Austrisë, në atë të Vidit, Fan Nolit, Zogut dhe deri në 1943, posta e Rrapes ka qenë për gjithë zonën përreth saj. Hani i Rrapës ka një histori të lashtë siç e ceka më lart. Ky han ka ekzistuar që në kohë të hershme, në kohën e Ilirit që lidhet edhe me rrugën e vjetër Etnike Antike. Këtu ka qenë nyje lidhëse në mes të Adriatikut dhe Kosovës. Ky han ishte edhe i siguruar nga keqbërësit, plaçkitësit, për arsye se Rrapja ishte në një farë mënyre dorëzane për shtegtarët që bujshin aty. Rreth një kilometër larg është Rrapja e Vogël ose shtëpia e Memës, me disa shtëpi të vogla, përreth shtëpisë së Memës është një shtëpi e madhe patriarkale me rreth 85 anëtarë familje prodhimet bujqësore ishin të pakta se pjesa më e madhe e tokës së punueshme ishte mbi ujë. Kjo shtëpi merrej me blegtori, kishin rreth 45-600 kokë bagëti të imëta, plus lopë e qe, tufa kishte 7-8 çobanë dhe më se 15 qenë stani dhe shtëpie. Shtëpia e Memës kishte shumë kullosa dhe mrize, kullosat fillonin te kodra e repes, maja Ertunës-Livadh-Kabash-Qafë-Laje, etj. Me vendosjen e sistemit komunist 1945, shtëpia e Memës u nda në disa shtëpi, sepse udhëzimi i Partisë ishte që mos të ketë shtëpi të mëdha patriarkale, vlen të përmendet një ngjarje në kohën e Zogut. Një hasian e zë nata rrugës afër shtëpisë së Memajve, shtegtari ishte me gjithë gruan e vet shtatzanë. Shtegatari i thërret: “O i zoti i shtëpisë! A pret miq?”. “Hajde, bujrum!”, përgjigjet i zoti i shtëpisë. Mbasi hyn në shtëpi tek zjarri fillon edhe muhabetin, shtegtari thotë se jam nisur për në Shkodër për të vizituar gruan se e kam të sëmurë, plus kësaj është edhe shtatzënë. Mbasi u nxenë dhe hëngrën darkë, gruan e kapin krizat dhe gruaja e shtëpisë më në moshë e merr gruan dhe e dërgon në një dhomë të vogël ku zakonisht përdoret si dhomë lindje e shtëpisë së madhe. Nga 12 e natës, ndigjohet një vaj fëmije i porsalindur, sigurisht në dhomat e burrave nuk shkoi asnjë lajm për lindjen e djalit. Në nadje, kur erdhën kafet dhe rakia, të shoqit i tha i zoti i shtëpisë, “Me jetë të gjatë djalin, o mik!”. Për një moment shtegtari u shtang. Mbas një pauze të shkurtër, fytyra filloi t’i shëndrisë. Faleminderit, erdha dy vetë e po shkoj tre vetë, dhe qysh tash do t’ju baj kumbarë, ju do t’i merrni flokët djalit dhe do ta pagëzojmë me emrin shpëtim. I shoqi u nis vetëm për në Shkodër dhe gruaja lehonë me fëminë e vogël duhet të pushojë disa ditë para se të marrë rrugën për në shtëpinë e vet. Shkolla e Rrapës Në vitin 1945 filloi të ndërtohet shkolla e Rrapës dhe përfundoi në 1946. Shumica e punimeve u kryen me kontribut vullnetar nga vetë populli i Rrapes. Për herë të parë vogëlushët e Rrapes ulen në bankat e shkollës së re. Në këtë shkolë erdhën edhe fëmijët e Memës etj. Me anë të këtij shkrimi për historikun e Rrapës së Pukës, jam përpjekur brenda mundësive të njohjes dhe të studimit të kësaj treve ku edhe unë jam biri i saj. Sigurisht ky fshat i vogël ka një histori të madhe, por le t’ua lë fjalën historianëve të ardhshëm që ta vazhdojnë. Siç del nga ky shkrim, Rrapja ka qenë gjithmonë një nyje e lidhur me Shqipërinë Etnike. Zef Koliqi Zef Zorba, zbulimi i vlerave të mëdha pas vdekjes Nga përvoja e “hidhur” e zbulimit të vlerave të mirëfillta, të mëdhenjtë e letërsisë zbulohen pas vdekjes… Kështu po ndodh aktualisht edhe me poetin Zef Zorba, që po “trondit” lexuesin me poezinë “Buzë Të Ngrira Në Gaz”. Një libër ky, që nga pamja e parë, nuk të ndjell ndonjë dëshirë për ta shfletuar, për cilësinë e botimit shumë të dobët, dalë në qarkullim në vitin 1994 (një vit pas vdekjes së autorit). Megjithatë s’ka shumë rëndësi pamja e jashtme, se poezia e Zorbës është si gaca që të djeg në zjarrin e shuar… Dhe si duket kjo gacë ka “përzhitur”, “buzët” e holla të Stefan Çapalikut, që u impenjua seriozisht, duke dhënë “alarmin” se në poezinë moderne shqipe po vjen mjeshtri gjigand, me stilin estetik, derdhur nga “Kështjella” me elementë fenomenal të pakuptueshëm Zorbane. Por porta e kritikës në Shqipëri s’u hap… Dhe që nga vitit 1994, deri në 27 Tetor të vitit 2002, asnjë studiues kritik në qytetin universitar të Shkodrës, nuk u “zgjua” edhe pse në Shkodër janë marrë me dhjetra doktorata, për këtë fushë, por nuk e di se për çfarë shërbejnë??? Pasi për Zef Zorbën, s’e luajti kush gishtin për të shkruar qoftë edhe dy rreshta në shtypin e shkruar, që për ditë i mbushin faqet me një poezi të rëndomtë. Kurse për kritikët dallkaukë në Shqipëri as që bëhet fjalë, ta prishin rehatinë. Siç duket “balli” i mëndjes tyre është rrudhur aq shumë, duke u marrë me kritika të ripërsëritura me dhjetëra herë për të privilegjuarit e tyre dhe klaneve të caktuara artistike. Duke u ngjizur verbërisht edhe me antivlerat, pasi nga vlerat e mirfillta si të Zef Zorbës, “i largohen” të frikësuar nga ndonjë “atak” i mundshëm ndaj antivlerave që nxijnë faqet e antologjive që po na “dhurojnë” përditë si lule artificiale. Por kritika e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipëisë, si në Kosovë e Maqedoni thërrasin: “Ku jeni o të uruar? Shkrifni mirë trurin, se vlerat duhen “gërmuar”! Dhe u desh që në Shkodër të zhvillohet për të pestin vit Seminari Ndërkombëtar “Shkodra në Shekuj”, seminar ky, që u zhvillua parlelisht me “ditëlindjen” e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që në mënyrë shumë akademike festoi 45-vjetorin “e lindjes”. Ku u shpërndanë dhe shumë dekorata. Universiteti “Luigj Gurakuqi” u dekorua me medaljen “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës z. Alfred Mojsiu. Po kështu, sërisht u dhanë 14 dekorata , me urdhërin “Naim Frashëri” i artë, për Pedagog të specialiteteve të ndryshme të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Dekorata këto të akorduara nga Presidenti i Republikës. Dikush “qeshi”, dikush edhe “qau” nga mosvlerësimi i punës së pedagogëve pranë këtij universiteti. Megjithatë është normale që vlerësimi dhe emocioni të “përleshen” si “armiq” të vetvetes, pasi edhe këtu ka vend për “fenomenin” e subjektivizmave, si në çdo aktivitet apo konkurim në Shqipëri. Tentova të njihem nga afër me vlerat reale të 14 të dekoruarve, nëpërmjet rektorit të Universitetit, z. Mahir Hoti, por ishte i pamundur takmi me të, se zotnia në fjalë në të shumtën e rasteve është jashtë Shkodrës, edhe jashtë Shqipërisë. Megjithëse për të qenë real (pamvarësisht nga “karriget” e krerëve) Universiteti “Luigj Gurakuqi” e meriton “Nderi i Kombit” sepse ka “prodhuar” cilësisht intelektualë të njohur, studiues, albanolog e shkrimtarë të njohur. Në këtë kult të rëndësishëm, dije e kulture, ka patur dheka pedagog mjaft të zot, që meritojnë më shumë, se çka marrin. Megjithëse është shumë i rëndësishëm fakti, që ata respektohen nga studentët, qytetarët në tërësi dhe që ky vlerësim ka shërbyer si vlerë reale e potencialit të tyre në integrimin intelektual të politikave sociale-kulturore për kombin tonë. Por në këtë aktivitet, organizatorët e Universitetit siç duket bënë një “kompromis” me organizatorët e Seminarit të pestë të “Shkodra në Shekuj”, ku të dyja festat i ulën në një “sofër”. Kështu u projektua, dhe kështu u bë… Prandaj dhe u kënaqëm se kishte pak “rrëmujë”. Bile në koktej, kishin harruar të ftonin edhe pedagog që kanë investuar shumë për universitetin, edhe në fushën e letërsisë. Por s’ka shumë rëndësi, pasi nuk “shihet” maja e lapsit, se kë ka shkruar dhe goma se kë ka fshirë… Dhe kështuqë nuk e dimë se cilit ia kemi ngrënë “hakun” – Kështu u tha gojë më gojë, si fjalët e veshit nga pjesëmarrësit në këtë aktivitet kaq të madh, ku s’dinin kë të frekuentonin më parë. Njërin hap tek Seminaret, tjetrin në Muze. Megjithatë çdo veprimtari ka bukurinë dhe rëndësinë e vet, por koha e reduktuar dikujt ia zbehu “sakrificën”. Më duket se ia kemi ngrënë “riskun” e Seminarit “Shkoda në Shekuj” që nga praktika e katër viteve më par, dy ditë paradite e pasdite, kanë qënë të planifikuara për të. Por si gjithmonë ne nxitojmë, dhe kur nxitojmë dhe harrojmë… Megjithatë mos ta paragjykojmë, dhe le ta marrim si “konsideratë” se kush punon edhe gabon… Por e rëndësishme ishte që aktivitetet kishin gjallëri, përkushtim profesional, dhe në çdo seminar, si në atë të gjuhësisë dhe letërsisë u karakterizua nga një debat konstruktiv, në kërkim të përsosmërisë së vlerave. Kështu ndodhi edhe në Seminarin e dytë të letërsisë “Shkodra në Shekuj” ku nga referuesit e kumtesave, pedagogu Hasan Leka dhe ped. Diana Kastrati na “imponuan” të “rrëmbejmë” thesaret e pazbuluara të prozës Koliqiane, ku “diamantet e minierës” së tij presin të “zhvirgjërohen” nga një lexues i kualifikuar. Por e veçanta e këtij aktiviteti që arriti kulmin e “misionit” letraresk ishte kumtesa e Nehas Sopaj, nga Shkupi. I cili zhveshi pangopshmërisht “Skeletin” e poezisë “të paprekshme” të Zef Zorbës. Ku elementët e “eshtrave” poetik nuk “treten” lehtë. Kërkon mëndje të kthjellët, që të “skalisë” çdo materie të “fshehur” në “shpellën” e poetit. Dhe pikërisht këtë zbulim “arkeologjik” e ka bërë prof. Dok. Nehas Sopaj (shkrimtar, kritik, studiues i puro-lirikës shqipe). Për kureshtjen tuaj lexues të nderuar po jua botoj të plotë kumtesën e tij. Lirika e pastër e Zef Zorbës 1. Zbulimi Një poezi me titull “Një gozhdë” bashkë me disa poezi tjera të autorit Zef Zorba, të botuar në tekstin shkollor “Maja e çelur” të autorëve Gj. Zheji dhe Xhashka, ka zgjuar kurreshtjen time për këtë autor, të panjohur fare prej meje në fillim; ndërkaq antologjia e A. Aliut në të cilën vërehet, pos një hapësirë e gjerë e prezentimit, edhe një konsideratë për këtë autor, gjatë kohës s’më linte indolent që të dija më shumë për të dhe ky është hapi i dytë e njohjes së këtij autori. Në gjurmë të kësaj poezije që gjithnjë e më tepër më bëhej e veçantë në kuadrë të njohurive të mia për letërsinë bashkëkohore shqiptare, krejt rastësisht pata fatin ta kem në dorë librin e autorit me titull “Buzë të ngrira në gaz”, një libërth i vogël i këtij autori i botuar me përkujdesjen e Stefan Çapalikut. Ky libër më dha frymëzim ta realizoj projektin tim të mendur shumë vite më parë, të quajtur antologji e poezisë së pastër shqiptare, kjo më dha kurajo që t’i dal në krye atij projekti ashtu siç edhe e kisha paramenduar, duke gjetur një digë të fortë për përmbajtjen që patjetërsisht u stimulua pikërisht nga leximi me një frymë i poezisë së autorit tonë të cilin e kemi në gojë. Që këtu, pas leximit dhe rileximit të këtij vëllimi me poezi, pra librit “Buzë të ngrira në gaz”, marr guximin të them se edhe sot në epokën tonë mund të ndodhin “zbulime” të reja si ky, që një shkrimtar i ditëve tona të njihet, të botohet dhe lexohet vetëm pas vdekjes së tij. Me të vërtetë është paradoks që sot në epokën tonë, një vëllim poetik siky me vlera të pakontestueshme të botohet vetëm pas vdekjes së autorit, në ndërkohë që botuesit tanë botojnë e stërbotojnë vepra të shumta të dobëta, të cilat s’kanë as minimumin e domosdoshëm për nga vlera artistike, një gjë së është parakusht për një botim. Paradokset rreshtohen dhe shtohen kur e lexojmë këtë poezi dhe futemi në fatin tragjik të autorit dhe të kësaj poezie kaq të bukur: ajo me të vërtetë meriton të vlerësohet lart, d.m.th., dhe kjo presupozon një “mbathje” me të vërtetë të lartë të studiuesve të asaj poezie, sepse ajo me të vërtetë është e veçantë dhe na bën të besojmë se ligjërimi dhe thënia poetike që kultivon poeti ynë, kërkon analiza të gjithanshme të saj në kuadër të poezisë sonë bashkëkohore që është, sa kult i traditës së modernitetit të hershëm shqiptar, po kaq edhe zë i ri i veçantë i kohës sonë, që i rri pranë e pranë artit bashkëkohor përgjithësisht. Që këtu, gjithsesi nuk do të ngecim në gjurmimin tonë për t’i hyrë në thelb poetikës së këtij zëri. Paqartësitë që implikon fenomeni letrar i Zef Zorbës, i sqaron dhe determinon poezia e tij. Duke qenë në vazhdë të shkrimit shqip, duke qenë e arealit shkodran, ajo në të vërtetë pasqyron ambientin, florën dhe faunën e saj, me një veçanti se këtu, sheshit, për herë të parë në letrat shqipe, shohim një poet boem i cili me verbin e tij poetik na kthen kah kulti i të bukurës që synon majat, kurse në këtë më së miri na e përflet krijimi poetik “Raki dhe lirika”, një hartim i realizuar në nivelin artistik, kurse këtë e dëshmojnë – mimezisi, katarsa dhe qëllimshmëria e përgjithshme e thadruar pastër shqip. Marr guximin të them se kjo poezi bashkë me krijimet e tjera të librit, sidomos poezitë e titulluara sipas instrumenteve muzikore, e ngrisin autorin e poezisë së Z. Zorbës, megjithatë, ndihmon shumë fjala e tij e thënë në pasthënien e librit “Buzë të ngrira në gaz”, për “zbulimin” e tij si një artist i rrallë që pret të vlerësohet nga kritika dhe filologjia jonë, ndihmon koncepti i tij për artin i prezentuar në pasthënie, të shkruar prej tij, dhe kjo na orienton sidomos kah mbështetësit e tij teorikë. Për “zbulimin” dhe vlerësimin e drejtë të artit të tij, sa kaq, flasin vetë poezitë e tij. Ndërkaq, fakti se “cial poezi i takon rinisë së poetit, e cila periudhës së krijimtarisë së vet të mëvonëshme” (shih: S. Çapaliku – parathënie), flet natyra e kësaj poezie si poezi të cilën ai e quan – poezi hermetike. Kur jemi këtu, mendoj se botuesit shqiptarë ia kanë për borxh të nisin “zbulimin” e këtij krijuesi shumë të rëndësishëm të letërsisë së sotme shqiptare, d.m.th. të nisin ta botojnë tërësisht veprën e tij letrare, e me këtë, t’ia distribuojnë opinionit atë në mënyrë që kritika letrare ta bëjë punën e vet, ta vlerësojë profesionalisht atë, e me këtë vepra e tij ta bëjë jetën e saj normale si një “sekret” yni i pashpallur. 2. Vendi i analizës Mendoj se vendi i analizës së poezisë së Z. Zorbës, duhet kërkuar në paramentrat teorike që i ka parashikuar ai në pasthënien e librit të tij “Buzë të ngrira në gaz”. Me pak fjalë, ai flet për burimësinë e poezisë së tij, e cila e shquan artin e tij, kurse kjo është poezia hermetike (ose siç do ta quanin studjuesit – grimasa e shpirtit e një artisti), arti i “së brendshmes” (parafrazim konceptual personal i tij). Fjalët e tij të para, flasin për errësirën e poezive të veta, pastaj pë morfologjinë dhe prozodinë, për të përfunduar në çështjet e fenomenologjisë së artit, në përgjithësi. Poetët e adhuruar të autorit tonë, Ungareti, Quazimodo, Montale të cilët ai i përmend në pasthënie (por edhe në poezinë “Kur bie shi”), janë substrakti i poetikës së tij hermetike, që na bëjnë me dije për njohuritë e tij me të vëretë të sakta teorike për estetikën e poezisë. Është fare e qartë që një përkthyes i estetikës së B. Kroçes si dhe një përkthyes i poetëve të lartpërmendur bashkë me T. Eliotin, R. Frostin, Pirandelon, Uajllin, H. Gadamerin, patjetër duhet të jetë “mbathur” mirë teoretikisht me artin e fisnikëve, sepse poezia e tij hermetike krejt natyrshëm përafrohet me poezinë që krijohej dikur në Kosovë në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta, ndërkaq që analogji dhe paralelizma të poezisë së tij me poezinë e B. Bokoshit, T. Dervishit, M. Gashit, etj., mrekullisht bukur mund t’i hetojmë që në leximin e parë të tyre. Këto frekuentime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të poezisë së tij me poezinë bashkëkohore shqiptare përshkrihen dhe pak ndryshojnë në vokabularin e poezisë bashkëkohore evropiane dhe kjo na detyron të gjurmojmë për vendin e vërtetë të poezisë së tij në atë gji. Në pasthënie të librit, ndër të tjera, autori thotë: “do të dëshiroja të mos keqkuptohet admirmi që kam për poezinë moderne që nga Bodler te Montale, sidomos metoda e ‘esencialitetit’ ose e ‘hermetizmit’ diktuar prej tyre”, duke folur pastaj për natyrën e poezisë së tij, ai në fakt analogjikisht flet për poezinë e pastër dhe konceptin e saj teorik. “Rrugën e ‘esencialitetit’ ose të ‘hermetizmit’ e kam përqafuar” flet poeti më tutje duke shtuar pak më poshtë, ndërkaq “shpëtimin prej një gracke të tillë, ma ka dhënë analiza kritike e botës individuale, e rrethanave e kulturave të ekzistencës”. Për t’i përputhur me të vërtetë parimet e veta me ato të kreatorëve teorikë të poezisë së pastër, siç janë A. Breton, H. Bremond, h. Fridrih etj., Zef Zorba flet për ekzistencializmin e Shën Françeskut, për ironinë, autoironinë dhe sarakzmin e poezisë së tij, pastaj për lidhshmërinë e poezisë me muzikën (kredoja e poezisë së pastër), për “unjisimin muzikal” të poezisë së tij, duke përmendur fugat, fugotat, sonatat, tempot, kadencat etj. Vendi i analizës së poezisë së Z. Zorbës, prandaj duhet kërkuar në një laborator poetik herë të hapur e herë të mbyllur, të një ligjërimi autentik, kaq shumë të përkryer artistikisht sa që nganjëherë arrin kufirin e paprekshmërisë dhe të ekskluzivitetit, që d.m.th. kufirin ku formulimet teorike bëhet të paarritshme që t’i “prekin” hirozontet e falëve poetike që tingëllojnë para lexuesve të mësuar. Po marr për shembull, vetëm një ilustrim. 3. Përpjekje për një analizë poezisë “Raki e lirika” Për ilustrim po marr poezinë “Raki e lirika”, një krijim të pasqaruar teoretikisht se ç’është kjo – lirikë apo prozodi, diçka që mbase do të na sqaronte mjeshtërinë e shkrimit të këtij poeti që me të vërtetë di ta krijojë purolirikën. Shumë studjuesve (p.sh. Gj. Zhejit, A. Aliut etj.), u ka rënë në sy poezia “Një gozhdë” duke e vënë përballë të prezentimeve të tyre antologjike si në krijim të çuditshëm që përmes lojës së fjalëve arrin efekte të papritura artistike, të lezetshme për analiza e analogji, që lexuesin e shpiejnë në sferat me të vërtetë të goditura si një fllad lirik që vjen e shkon. Unë qëllimisht po marr për ilustrim një krijim tjetërfarë të këtij autori, një krijim poetik që qëndron i padefinuar teoretikisht mes lirikës së pastër, prozodisë dhe një shkrimi me referenca eseizmi, një krijim i një dehjeje dhe shprazjeje lirike, që d.m.th. në të tre rastet, një krijim letrar i pa definuar saktësisht ç’zhanër letrar është ai – poezi, prozë ose ese letrar. Nuk do të futem thellë të debatoj rreth këtij tabloidi letraresk që ofron teksti “Raki e lirika” për të mos na u dukur sprova jonë një aventurë, por do të them se edhe pas dhjetëra leximeve që mund t’i bëjë lexuesi këtij hartimi letrar, përherë do të mbetet një terren rrëshqitës të supozimeve tona për fjalë të kota. Mendoj se secili studiues do të gjejë arsyen të mbrojë një qëndrim çfarë do qoftë ai, duke filluar prej atij i cili do të shprehë se ky është një hartim i pastër lirik e deri te ai i cili do të jetë kundër, duke mbrojtur mendimin se një hartim lirik që nuk ka rimë të mirëfilltë, ritëm e metër por që ka sall rimë të bardhë në vend të tyre, nuk mund të jetë kurrëfarë hartimi poetik, pra, secili do të gjejë terren për të ngritur një tezë çfarë do qoftë, dhe realisht ashtu edhe do të jetë, por ç’bëjmë se ky krijim me të vërtetë i ka të gjitha elementet e atij krijimi që lexuesit i befason me “pshtjellimin” e atyre elementeve të cilët me të vërtetë janë të pranishme. Më e para gjë që duhet thënë, është se ky krijim me vete mbart një minisubjekt, një rrëfejzë të reduktuar me fjalë të zgjedhura poetike, një diçka që realisht mund ta ketë çdo hartim lirik. Një unë lirik (uni i paramenduer i poetit) dhe një ti e sugjeruar pranë tij (që në fakt është atuja e madhe artistike për mbarështrimin e kredos poetike), një ti, por e vogël, e pa dukshme karshi unit të madh të poetit, dalin në një kafene, aty ku ndodh i tërë makrokozmosi i unit lirik të poetit dhe luhet jeta në makroplan. Loja me kamerierën e cila nuk dallon formulimin dy raki dhe dy lirika të heroit lirik prandaj në tavolinë sjell katër raki dhe me këtë dëshmon se s’e kupton ironinë e poetit boem, që këtu loja nis të trashet – ndaj në tavolinë sillen njëqind gota (në të cilat bien njëqind yje – vegullia poetike), dhe kjo do kuptuar si një sferë me të vërtetë të pastër lirike të boemiadës, nyjes tematike të këtij krijim letrar, të cilin, ja, nuk po e determinojmë ç’zhanër letrar mund të jetë. Hartimi letrar rrjedh si rrëfim në prozë dhe në të përdoren disa referenca eseistike. Për ta parë natyrën e këtij teksti, le të shkëpusim një minfragment nga fillimi i hartimit: “Por ne vrojtimin presim lart ku rrezet e perëndimit përhudhen akrobatike çati më çati; rreze ato, të vetmet që ne kapim pa cingërime t’ashpëra – frekuencat tona mbi artin, estetikën, fjalën e zorshme.” Le të ndalemi tek fjala e fundit e këtij teksti: fjalë e zorshme. Pse fjalë e zorshme? A s’flet kjo – fjalë e zorshme – për një horizont të paqartë pakuptueshmërie, si fjalë që tingëllon vështirë dhe rëndë receptohet? A s’flet kjo, analogjikisht, për hermetizimin e përqafuar nga poeti? Vazhdojmë më tutje. E tërë tekstura e këtij krijimi, rrjedh me formulime gjuhësore që tingëllojnë me idioma lirike, prozotike dhe eseistike, që mbushullojnë atmosferën e këtij krijimi hemafrodit letrar – lirikë e pastër plus rrëfim plus ese, që të përfundojë me një mori pakuptimësish, siç është realisht vetë jeta me palidhshmëritë, pakuptimësitë, absurditetet dhe paradokset e saj, me një fjalë – boemiadë. Mbi të gjitha, me këto determinata tematike në këtë krijim – kredo poetikë e poetit, autori na shëtit në një sferë mes reales dhe imagjinares, prej të cilës fjala rrëfyese që flet në vetën e parë, rrallë e tek e përfill jashtësinë e tij, pos ti-së, herë si mbështetje morale e herë si stimul për itinerarin ëndërrimtar – esullor – boemiadë, na sjell në lojën plojë – dehje, gati deri në çmenduri, duke i yshtur edhe dy të huajt në atë “lojë” në atë kafene. E pra, në të përflitet ideali i dehjes, që në fakt është hiçi i ekzistencës, një hiç por jo si paqëllimshmëri absolute e ekzistencës njerëzore, një hiç por megjithatë shumë i bukur, një hiç-absurditet që zhvillohet më vete, herë si lojë fjalësh (shih për këtë, referencat, dialogët lirikë, shqiptuar në disa gjuhë të huaja nga aktantët – anglisht, frengjisht, italisht etj.), e herë si bizaret a sarkazëm i unit të poetit: “Sa gota i ngrejtëm tok? Kush i numëroi? Dolli e vargje na ngrenin mbi re sikur me aerostat. “Nga vini?- I pyetëm. “Prej parnazit: breg polar, ku natën del aurora boreale… E piqen portokale”. –“Jo – qeshi ajo- Nga shkreti e Saharës; si mirazh Mund të duket, por gjendet përnjëmend: Në mes të verës pellgu ngrinë akull; Aty zhvillohen gara patinazhi Çdo vit. Ç’ “teta”, sa spirale bëjnë Mi akull, veç t’i shihnit – mrekulli!…” Në një boemiadë në të cilën jeta luhet me fatalitet, bukuria (ekzistencialiste) është baraz me moralitetet të përmbysura, ndërkaq qëllimshmëria arrin shkallën e nihilizmit. Po të merret dhe të analizohet i tërë teksti i këtij hartimi letrar, do të nxjerrim një mori konkluzash dhe maksimash si pasojë ekzistencialiste e cila kushtimisht është filozofi e paradokseve. Ja një për ilustrim: “…për tjera fjalë nuk paskërka nevojë as ironia” ose në vazhdim: “e pse nuk dalim prej këtij vorbulli?” Dhe për fund: “Nejse… Mbi tavolinën brune tonë vendosi katër gota me raki… Ti je i papërmbajtur, unë aspak: bërtita: “Duam dy raki jo katër! dy raki… e dy lirika…! – “Çfarë!?…” – shkrepi rrufe e ra mes sheshit sa një obelisk, pika çuditëse e saj… e tremiijë zemra shtanguen në vend, e dyfish sy terrin zhbiruan përmbi çatitë; kush pati dorën në xhep, te goja shpejt e çoi në britëm për me ndalue. Më në fund, me zë si gramafon për sipër gryksës laraska çakarriti: “S’kemi…” Ajo për çka unë do të ngul këmbë në këtë trajtesë, është se ky hartim, megjithatë, është një lirikë e pastër (edhe pse është shkruar në trajtë proze), kurse këtë e dëshmon ritmi i brendshëm i matur mirë i heroit lirik, i shkrirë qindpërqind me autorin, “rrëfimi” prozaik – lirik njëkohësisht, i veshur me një mori përshkrimesh thjesht lirike, dhe sidomos, një pikanteri figurash, krahasimesh dhe metaforash të largëta, si dhe aluzionesh të nënkuptuara që piketojnë të keqen njerëzore në damar të absurditetit (një postulat teorik i purolirikës botërore, një bodlerizëm i kulluar). Kamarierja e cila s’di ç’është lirika dhe prandaj zemërimi i poetit me injorancën e saj, është arsyeja pse ai s’kursen noftak duke e quajtur atë, herë sorrë e herë laraskë, e një rast tjetër madje “pika çuditse”, një perifrazë e mrekullueshme e të keqes sinonimike, pastaj një gjuhë e kulluar lirike rrëfyese që pikas detajin deri në imtësirë, janë të gjitha këto që flasin edhe më shumë për natyrën e këtij krjimi artistik si pastër lirike. E pra ky poet, kërkon studime… Shpresoj se një ditë do të “shkunden” nga dehja apatike, kritikët dhe studiuesit tanë, për të futur në programet universitare vlera të mirëfillta letrare, siç është dhe poeti, që meriton të quhet imadh pas vdekjes, Zef Zorba. Përgatiti Fatime Kulli “Poetit të madh kombëtar, Migjenit i rikthehet Identiteti, pas një “beteje” poshtëruese nga hijet e baltosura” Pas shumë vitesh, Migjenit i rikthejmë “identitetin” në shtëpinë e tij Teatri “Migjeni” fton në votrën e tij Migjenin e madh, “të cfilitur pas një “beteje” poshtëruese nga hijet e baltosura. Dhe ai sërish “ulet këmbëkryq” pa i mbajtur mëri askujt, me thjeshtësinë e krenarisë pa bujë, por me dashurinë për qytetin e tij, Shkodrën, që s’iu shua kurrë. Shkodra, dashnorja e shekujve… dashnorja e qiellit të kaltërt… e liqenit ëndërrimtar, në të cilin, në mëngjeset e kullueta lanë hijen e vet… (Vargje nga Migjeni) Dhe pikërisht Shkodra, kjo nanë e vuajtur kujtohet me ia ledhu, dhe shëru “dhimben” birit të vet, se; “Prap dielli lind… dhe rrezet e tia shkrepën ndër ballna tanë” Këto vargje të një poezie të papërfundueme të Migjenit, trokasin bujshëm si reliket e pagëzueme “të rrëmbyera” Uraganit të poetikës brilante, që mbylli sytë, kur lexuesi shqiptar filloi të zgjohej… Dhe pikërisht me datën 29 Tetor 2002 në hollin e Teatrit “Migjeni”, u mblodhën poetë, artistë, studiues në veprimtarinë përkujtimore, kushtuar poetit të madh Migjenit me rastin e përvjetorit të lindjes. Dhe vlen për tu përshëndetur nisma e marrë nga organizatorët; Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve – Dega Shkodër. Teatri “Migjeni” Qendra e Kulturës “Pjetër Gaci” nën kujdesin e Bashkisë Shkodër. Fjalën e hapjes në këtë përvjetor e kumtoi, kryetari i lidhjes së shkrimtarëve për Shkodrën, shkrimari Skënder Drini. I cili foli për jetën dhe veprën e poetit gjigand të shekullit 20 Migjenit, por nënteksti i tij gjatë diskutimit ishte i qartë; “më mirë vonë, se kurrë”. Por autori pjesëmarrës u emocionua nga interpretimi i aktores së teatrit “Migjeni” Merita Smaja, me vargjet e “Poemës së mjerimit” ku mund të citojmë disa prej tyre: Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vëlla, mjerimi, Kafshatë që të mbetë në fyt, dhe të ze trishtimi, Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli që e ka, syt që e shprehin, janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, në mbeturinat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi të cilin hangri dark një qen i pamëshirshëm etj. etj. Emocione dhe lot, na dhuroi Migjeni, sa edhe muret e teatrit u drithëruan… A nuk është edhe sot aktuale “Poema e mjerimit”??? ku shqiptarët po përjetojnë mjerimin ekonomik dhe politik, nga disa sharlatanë të politikës shqiptare, që s’janë të zot të ndërtojnë politikat e menaxhimit dhe miradministrimit financiar të vëndit tonë, që është një vend me potencial të pasur natyror, ku mahnitet çdo i huaj që e sheh. Por shqiptarët historikisht kanë vuajtur, dhe vazhdojnë të vuajnë edhe pse bëjmë sikur udhëtojmë në shinat moderne të shekullit XXI. Kur në Shqipëri mijëra fëmijë si “Luli i vocërr” i sheh me duar të shtrira rrugëve e bareve luksoze, duke u lutur “Më fal diçka zotni!” Por syri indiferent e barkplot, nuk ia njeh urinë këtij kontigjenti fëmijësh që i privohen dëshirat, ëndrrat fëminore nga varfëria e tejskamjes të familjeve të tyre. Pasi në Shqipëri, kultura e politikave të Kapitalizmit, nuk u zhvillua në linjat e duhura, por nëpër hullitë e pasurimit të padrejtë në kurriz të shqiptarëve, duke krijuar kështu Ekstazën e dy ekstremeve – Të Pasur dhe Të Varfër. Siç dihet të pasurit, u “dekoruan” me nofkën e Bosave, që përbëjnë kontigjentin politiko-shtetëror (dhe që u pasuruan si në përralla). Kurse të varfër mbetën njerëzit e ndershëm, të pambrojtur dhe të pambështetur nga shteti i djeshëm dhe i sotëm. Dhe një pjesë e mirë e këtyre të varfërve janë truri dhe mëndja e këtij vendi, ku “struken” edhe pasardhësit e Migjenit. Mjerimi s’don mëshirë Por don vetëm të drejtë … Mjerimi asht njollë e pashlyeme në ballë të njerëzimit që kalon nëpër shekuj. Dhe kët njollë kur nuk asht e mundshme ta shlyejnë paçavurat që zënë myk… (Migjeni) Dhe me paçavra të tilla, sot ndeshemi përditë nga “pronarët” e formuluesve të ligjit në vendin tonë. Dhe më kujtohet pikërisht një nga absurditetet e radhës në Shqipëri, ku mund t’ju sjell një fakt të njohur publikisht. Në një nga seancat parlamentare, kur deputetët ranë copë njëri me tjetrin, në miratimin e ligjit për rritje rrogash të parlamentarëve, por edhe për asistencën pas parlamentare. Dhe harrojnë rrogat e arsimtarëve. Njerëzit që sakrifikojnë t’i japin dije dhe kulturë fëmijëve tanë, pguhen sa për të mbushur barkun me bukë thatë. Harrojnë armatën e punëtorëve të papunë, policëve që përballen çdo ditë me krimin, me një rrogë krejt qesharake. Harrojnë artistat, që janë ambasadorët e një shteti, por që nuk kanë mundësi të thonë as fjalën e tyre në art, se gjithçka “konvertohet” në prehër të skamjes. Prandaj edhe Migjeni është poeti më i madh, ku forca e penës së tij “godet” pa mëshirë pra “Bukurisë që vret” Në hollin e teatrit, emocionet s’pushuan së “lajthituri” nga interpretimi i Monda Markut dhe Gjon Kolës, aktorët që dinë të interpretojnë mjeshtërisht kangët e dhimbjes të poetit, që vjen si një klithmë lashtë… me sfidat dhe dëshpërimin e shpirtit njerëzor. Dhe për të “përkëdhelur” dhimbjen e Migjenit kumtoi poetja Ledia Dushi. Të merresh me Migjenin do të thotë të merresh me ngrehinën që poezia e tij ka ngritur në shpirtin e njerëzve. Prandaj, bie rëndë çdo lëvdim apo kritikë. Ne e dimë të gjithë se ajo çka ndjehet nuk mund të fyhet e po aq e rëndë është edhe të lëvdohet, sepse thjesht, ajo është thjesht lavdi. Unë ndjehem në vështirësi, jo vetëm për Migjenin për autorë të tjerë që na kanë dhuruar grimca të shpirtit të tyre. Prandaj edhe e përmendim çka ata na dhuruan. Ndjejmë kënaqësi duke lexuar veprën e tyre. Si me thënë, qetësohemi në ngrehinën e ndërtuar. Ndalemi nëpër qoshet e saj, nëpër dritaret e saj. Është Shkodra, me kuptimin e gjallesës së saj që sajon materien me të cilën Migjeni ndërton ngrehinën e tij. Shkodra, Dashunorja e shekujve. Dhe kjo s’do të thotë aspak se Shkodra është e lumtura e shekujve. Shkodra, Dashunorja e qiellit të kaltër dhe kjo s’do të thotë se në Shkodër nuk veton e s’bie shi. Shkodra e liqenit andërrtar në të cilin lan hijen e vet, s’do të thotë se aty në liqen nuk pasqyrohen edhe vuajtjet e saj, që ta trandin shpirtin aq sa dashnia merr formën e dhimbës krenare. Migjeni e donte Shkodrën jo se ishte qytet i bukur, i veçantë, madhështor etj., por thjesht se ishte qyteti i tij. Ai ndjente damarët e saj që “rrahin e rrahin” por “tue pa se pulsi i dashunores seme nuk rreh siç duhet”… ai nis e pulsin e vet e sinkronizon me të sajin. Mundohet t’ia marrë vuajtjen e ta ndryjë brenda vetes. Tash është shpirti i poetit që “rreh e rreh”. Këto rrahje të shkrira tashmë në një të vetme, me alfabetin e tyre prej “mfshehtësie”, shënojnë rreshtat e poezive të tij moderne. Poeti tashmë fundoset në veten e tij. Ai vuan, prandaj edhe mendimet i janë pjellë e kësaj vuajtjeje. Vuan me fëmijën, me punëtorin e papunë, me gruan e rrugës, me kafshatën që s’kapërdihet, mjerimin e njerëzve… Qyteti gjallon mbi vuajtjen… e poeti vuan si gjallesë. Migjeni e sheh Shkodrën të mbështjellë me një tym të kaltër dhe vendos të dërgojë puthjen e fundme n’ajr, e cila arrin deri sot, deri tek ne e na kujton të respektojmë vetveten, të duam qytetin ku gjallojmë… për t’u bashkuar me të tjera të puthura që notojnë mbi qytet, na miklojnë shpirtin e presin të ulen ashtu siç e meritojnë në vendin e tyre në gjirin e “Dashunores së shekujve…” Në këtë përvjetor nuk munguan edhe tingujt muzikor, interpretuar nga Gjon Shllaku dhe nxënësit e liceut artistik “Jordan Misja”. Kurse pedagogu Arben Prendi i Universitetit “L. Gurakuqi” “e zhveshi” portretin shpirtëror të poetit me kumtesë të përgatitur mjaft profesionalisht, për vlera e Migjenit si poet dhe si prozator. Arben Prendi i tërhoqi vëmendjen auditorit të zgjedhur, me personalitetin e tij të veçantë, si “skalitës e arkitekt” i kritikës së mirëfilltë të letërsisë shqipe. Letërsia në vetvete është një sistem vlerash estetike. Krijuesit potencialë të saj vazhdimisht ndërtojnë pozicionin e tyre në këtë sistem shpesh pavarësisht nga koha ose vërejtjet e akademikëve të politizuar ose tendenciozë. Krijuesit potencialë e revizionojnë vazhdimisht këtë sistem; shembull për këtë është edhe historia e letërsisë shqiptare e këtyre dymbëdhjetë viteve të fundit, ku ndodhi edhe rishikimi i përgjithshëm i vlerave dhe jovlerave. Migjeni rezulton një krijues potencial, që ashtu si krijuesit e mëdhenj, kaloi nga faza e polemizimit në kohën e mbretërisë, në fazën e keqkuptimit dhe glorifikimit në kohën e diktaturës komuniste, në fazën e rileximvlerësimit në postdiktaturë dhe tani mendoj në fazën e një utori të hapur, për interpretim dhe vlerësim real, pa paragjykime të asnjë kategorie. Gjithashtu në këtë fazë vepra letrare e Migjenit dëshmon se një vepër e pasur, që me kalimin e kohës veçse pasurohet me kuptime të reja, për shkak se pengesat e deritanishme për të shkuar në rrugën e këtyre kuptimeve kanë rënë, në vetdijen e kritikës, historive të letërsisë apo edhe thjesht të lexuesit të kultivuar. Vepra e Migjenit vazhdon të komunikojë me ne dhe kjo është e rëndësishme për secilin shkrimtar. Siç është e rëndësishme edhe tjetra se kjo vepër ka vlera të mirëfillta estetike që i qëndrojnë çdo gjykimi. Për nga efekti vepra e Migjenit pati në letërsinë shqipe efektin që do të kishte vepra e Bodlerit “Lulet e së Keqes” (1857) apo poezia e poetit tjetër simbolist evropian Rembo në poezinë moderne evropiane. Me të vërtetë që veprat e Migjenit Vargjet e lira 1936 dhe Novela të qytetit të Veriut botuar pas vdekjes, janë shembull i një rebelimi tematik, formal por edhe përmbajtësor, si të gjitha rebelimet edhe ky rebelim shoqërohet me mospajtime dhe pajtime me veprën e këtij krijuesi. Suksesi artistik për shkrimtarin është diskutimi për vlerën e veprës së tij e kundërta rrezikon të kalojë atë në harresë. Në këtë drejtim Migjeni pati shumë fat megjithëse vdekja nuk e lejoi të përfundonte veprën e plotë letrare. Migjeni u shfaq pra si një shkrimtar modern në letërsinë shqiptare dhe kurrsesi si parapregatitës i letërsisë së realizmit socialist, si e paraqitën përgjatë këtyre viteve akademikët tanë të letërsisë. Ai ishte ndër ata krijues që e largoi letërsinë e tij nga romantizmi karakteristik për letërsinë e mëparshme, të Rilindjes kombëtare duke kërkuar dhe eksperimentuar një art të ndryshëm nga pararendësit. Në poezi dhe në prozë solli një zë të veçantë dhe individual të dallueshëm nga të tjerët, përmes një poezie dhe proze, me tipare të poezisë dhe prozës së ideve por edhe të përjetimeve psikoemocionale, që ngërthenin sa tragjiken shpirtërore personale aq edhe dramatiken e mjedisit shqiptar të kohës. Biles në këtë drejtim mund të thuhet se nuk pati pasues të mirëfilltë. Migjeni dallohet për natyrën sintetike të shkrimit, natyrën pesimiste dhe zymtore, për dëshpërimin protestues por edhe për shenja të një seksualiteti të shtypur. Vuajtja, në vetvete dhe për të tjerët, dhimbja, mjerimi ekonomik dhe shpirtëror janë pika referimi të veprës në përgjithësi te Migjeni. Bota shqiptare i nënshtrohet një analize të imët duke poetizuar ashpërsisht. Ndërkaq në sajë të ideve të saj kjo vepër është edhe një vepër emancipuese. Migjeni, e theu tabunë e temave të tilla të bëra objekt edhe te Konica më parë, apo Kuteli më pas si: depersonalizimi i karakterit njerëzor në mjerimin ekonomik dhe kalimi në një mjerim shpirtëror, deheroizimi i njeriu para kërkesës elementare për të jetuar, për të pasur ushqim, veshje, strehë, Legjenda e misrit, deheroizimi i femrës Historia e njenës nga ato në emër të mbijetesës, prostitucioni; degradimi i familjes në kushtet e mungesës së zgjedhjes së lirë dhe jetesës së lirë në një shoqëri të emancipuar “Pak Poezi”, frustracionet që pëson rinia në kushtet e një shoqërie të mbyllur, fanatike, të pacivilizuar, Të çelen arkapijat etj. Migjeni solli një prozë të analizave të mprehta psikologjike dhe të një sensi të fortë kritik. Në fakt vepra e Migjenit ka nevojë për studime më të thelluara, sidomos komparativiste. Kështu një drejtim ndriçues do të ishte studimi i marrdhënieve të poezisë dhe prozës së Migjenit, me letërsinë e kohës kur kemi parasysh se afërsisht në këtë periudhë krijojnë edhe autorë të tjerë shumë të rëndësishëm, si Mjeda, Fishta, Koliqi (Koliqi është edhe botuesi i parë i krijimeve të Migjenit te “Illyria”) etj, me letërsinë serbokroate të kohës, (Kërlezha etj.) duke pasë parasysh se gjatë kohës së studimeve në seminarin ortodoks në Manastir por edhe më vonë kjo letërsi duhet të ketë ushtruar një ndikim normal mbi poetin e ri. Me tone mjaft të ashpra, e nisi diskutimin, profesori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Hasan Leka, ndaj atyre shkrimtarëve apo intelektualëve që kanë hedhë baltë mbi krijimtarinë e Migjenit. Ata që e kanë quajtur Migjenin poet Serb, apo poet revolucionar, janë të vegjël, të paaftë për të vlersuar madhështinë e veprës së Migjenit, i cili ka shkruajtur vetëm shqip, dhe poezia e tij është poezi që kërkon me të vërtetë studime shkencore. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse Migjeni është i freskët e shumë vital midis nesh, me poezinë e tij “Zgjimi” që pa koment të shkund… “Zgjohu që ta kuptosh, sa i mjerë je” Dhe atë që s’e bën dot politika, e bën poeti me forcën e vargut, me forcën e madhërishme të veprës së tij, që është e pavdekshme sot edhe nesër. Pasi Migjeni ngriti kalanë e pathyeshme me gur dhimbjeve të fateve njerëzore, në letërsinë shqipe. E muret e kalasë rrezatojnë shëmbëllimin e artit modern, të palëkundur në ngrehinën e letërsisë shqipe. Fatime Kulli Në Shqipëri shfrytëzimi i fëmijëve në tubime ka sens institucional -Shkodra nuk është shtrati i gjakmarrjes- -Fenomeni-Mit i gjakmarjes nuk do “përkëdhelje” por forcën e ligjit kushtetues- Nga znj. Fatime Kulli, Kryetare e Forumit të Gruas, të Partisë Kristian-Demokrate Shqiptare
Duke marrë shkas nga tubimi i fundit i “Misjonerëve të Paqes” apeloj në emër të grave, të nënave të partisë Kristian-Demokratike Shqiptare, me reputacionin tim si shkrimtare dhe si gazetare ndaj tubimit me epiqendër fëmijët, duke bërë një top-shou me ose pa qëllime të caktuara. Zotërinjtë duke dashur të forcojnë “pozicionin” e tyre, dhe për të ruajtur komoditetin e institucionit socialo-shoqëror vazhdojnë të imitojnë protestën e fëmijëve të zhvilluar në dhjetor të vitit 2000, e cila u zhvillua në mbrojtje të jetës së tyre, duke marrë shkas nga vrasja e bashkëmoshatarit të tyre 11-vjeçar në oborr të shkollës 8-vjeçare, në Komunën Bushat, dhe vrasjen e minorenit 15-vjeçar në lagjen Kiras. (Krime këto, që janë kryer në emër të gjakmarrjes). Zotëri! Këtij fenomeni-Mit, që është aplikuar me korrektësi 500 vjet më parë, kur nuk ka ekzistuar asnjë shtet, asnjë ligj, duhet t’i presim udhën. Sot jemi në një epokë të re, në shekullin e XXI, dhe në vëndin tonë shfaqen dhe kryhen fenomene të tilla, por shoqëria jonë nuk duhet t’i japë prioritet ligjit kanunor, por zbatimit të ligjit kushtetues. Hakmarrja dhe gjakmarrja bashkëjetojnë në një skutë-humnere, por me emocione të kundërta. (Edhe me kanunin vet, shpesh herë abuzohet…) Por Shkodra nuk është shtrati i gjakmarrjes, pasi ky fenomen është i importuar nga zonat rurale. E gjithë shoqëria njerëzore në botë, por shkon drejt civilizimit në të gjitha fushat e jetës, kurse ne mbështesim financiarisht dhe përkrahim ata persona që “ledhatojnë” fenomenin-Mit (mesjetar). Dhe për “kokëforci” të faktit, në këtë institucion (të vetzgjedhur dhe vetemëruar) nuk ka as psikolog, as jurist, as njerëz kopetentë për t’u besuar. Harrojmë se më i besueshmi, më i kërkuari, më i vlefshëm për t’u ndeshur me këtë fenomen është forcimi i shtetit ligjor. I cili shpesh herë është bërë pre e tundimit të frikës nga krimi, duke u “lëkundur” para besueshmërisë se krimi duhe të ketë frikë nga ligji, dhe jo ligji nga krimi. Dhe duke u ndodhur në këto situtat inekzistente të seriozitetit të forcës së ligjit, faktorë të tjerë krijojnë pushtet mbi ligjin, duke marrë inisiativa private në emër të shejtërisë së jetës. Por ju kujtoj zotëri, se fëmijët me zërin e tyre na kënaqin nëpër koncerte, por prania e tyre në tubime na tremb për formimin e tyre për të ardhmen. Dhe e nesërmja do të na ndëshkojë ne të rriturit. Dhe për këtë rast ftoj autoritetet e specializuara ligjore në mbrojtje të Konventës të drejtave të fëmijëve, të reagojnë, duke mos lejuar të rriturit të abuzojnë me të drejtat e tyre, duke i dhunuar ata, për interesa të ndryshme. T’i lëmë fëmijët në botën e tyre të pafajsisë, mos t’i kthejmë në “avoketër” të grindjeve dhe krimeve të të rriturve. Me kulturë qytetarie të luftojmë së bashku në mbrojtje të jetës, duke kërkuar funksionimin e shtetit ligjor, në luftë kundër krimit. Krimi s’ka ngjyrë, s’ka shpirt as fe, ai ka vetëm një emër të tmerrshëm Vdekje. Prandaj duhet të ndëshkohet nga ligji, vetëm nga ligji, që të mos lëndojmë viktima të pafajshme në “kurrizin” e vjetëruar të Mitit-gjakmarrje.
Kriminelët shqiptarë mund ta vuajnë dënimin në burgjet ndërkombëtare Parlamenti, Qeveria, shteti i “ndershëm” shqiptar, pozita, opozia, të tëra partitë politike, sindikatat, shoqatat, organizatat joqeveritare, gjithkush prin e drejton në Shqipëri, u bënë iniciatorë e publikuan botërisht “Orarin e Reduktimit të Energjisë Elektrike”. Tirana ka drita, përjashto vetëm dy orë mungesa. Qytetet kanë drita, përjashto vetëm katër orë mungesa. Zonat rurale kanë drita, përjashto vetëm gjashtë orë mungesa. Kështu deklaron sheti dhe përderisa ti popull shqiptar këtu ndodhesh kështu duhet të jetë. Por interesant, pranë departamentit të shetit amerikan janë të regjistruar ca të dhëna të tjera që ndryshojnë shumë. Kjo është vetëm një pikë e dyqind e ca piketave që perëndimi i ka vendosur Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Sidoqoftë, Shqipëria me letra është në rregull, ka ecur në këtë pikë. Kështu ka ecur Shqipëra edhe për të drejtat e liritë e individit, megjithëse perëndimi ka tërësisht shifra të tjera, madje derisa edhe gazetat më të mëdha shqiptare janë nën vëmendjen e ca injorantëve e fondamentalistëve. Në këtë plan qëndron edhe fakti që rreth 45 për qind e intelektualëve dhe të shkolluarve e kanë braktisur Shqipërinë. Dhe këta kanë vajtur në perëndim apo jo? Duket se popullit shqiptar i është dëmtuar fort kompleksi imunitar i dallimit të së mirës dhe së keqes. Kjo nuk është thjeshtë një eklektikë e zakonshme, por duke se që tashti ka nisur fushata elektorale nën etikën e një Shqipërie që po ecën drejt një Europe të bashkuar! Por ne gjërave jemi mësuar t’u themi emrin e vërtetë, hajdutëve t’u themi hajdutë, fondamentalistëve t’u themi fondamentalistë, të paaftëve të paaftë, mashtruesve mashtrues dhe të kultururave të kulturuar. Perëndimi, po ju kujtojmë i ka të tëra të sakta. E, nga po ky perëndim, një burim i besueshëm bën të njohur një “alternativë” tjetër të shumëshpejtëshme të politikës shqiptare. Shumë shpejt, Shqipëria do mendojë që kriminelët ti dërgojë në burgjet ndërkombëtare, për t’u bërë e pranueshme në sytë e perëndimit. Ose, ose do kërkojë ndihmë për burgje të sigurisë së lartë, duke iu referuar Turqisë. Kështu, pra me pak fjalë, do jemi në rregull me letrat, paçka se sikundër përsëritëm disa herë, Perëndimi, Europa e Bashkuar, që me këto politika nuk na pranon në gjirin e vet as sot 1000 vjet, ka të tjera, tërësisht të tjera gjëra të shënuara. Perëndimi, or zotëri, ka edhe emrat e atyre që kanë festuar, kur Osama Bin Laden “mposhti dy kullat” në Manhatan. Dhe kjo ka ngjarë në një qytete medemek shqiptar. Perëndimi, or zotëri e di se pikësëpari është i korruptuar gjyqësori, perëndimi e din se në burgjet shqiptare ndodhin edhe paradokse me larje hesapesh, apo ndoshta edhe me lirim kriminelësh për të marrë pjesë deri në fushata elektorale e mëpastaj për t’u riburgosur! Sidoqoftë, shqiptarët le t’i besojnë ende këtij shteti. Faktin e kanë tek energjia elektrike. Le të lexojmë komunikatën në edicionin e lajmeve të TV Kombëtar në darkë për “Orarin e Reduktimit të Energjisë Elektrike” dhe të brohorasim… Qenkemi vërtetë mirë, do futemi shpejt në Europë… Editorial nga Sokol Pepushaj
Ata duhet të vriten për hir të kanunit! Quhen Agron Sait Neziraj i datëlindjes 1970 dhe Alma Sadik Zenelaj e datëlindjes 17. 10. 1982. Të dy nga një lagje periferike e qytetit Bojanovc, një komunë në kufi me Kosovën dhe dy komunat e tjera shqiptare të mbetura nën qeverisjen e Serbisë, Presheva e Metvegja. Dy familjet Neziraj e Zenelaj, edhe pse fqinje me njëra-tjetrën thuajse një asnjë rast nuk kanë shkuar mirë mes tyre dhe për më tepër në më të shumtën e herëve mardhëniet e tyre janë karakterizuar nga kontradikta e konflikte të cilat për fat deri në vitet 97-98 nuk kishin shënuar viktima në pjestarët e të dy familjeve. Pikërisht në këtë shtrat konfliktesh mes familjeve të tyre u rritën Agroni me Almën, dy të rinj që e konceptonin ndryshe jetën dhe të ardhmen e tyre. Në kontrast me urrejtjen që sa vinte e shtohej mes familjeve Zenelaj dhe Neziraj, në zemrat e dy të rinjve kishte hedhur rrënjë një dashuri e pastër e cila do të lidhte përjetësisht fatet e Agronit e Almës. Ata pa marrë parasysh rrezikun që ju kanosej bazuar në nenet e parashkruara të kanunit të tmerrshëm të maleve i kishin dhënë besën njëri-tjetrit e vetëm vdekja mund ta priste në mes lidhjen e tyre. Agroni ishte 27 vjeç ndërsa Alma akoma nuk i kishte mbushur të 16 pranverat. Prindërit e dy të rinjve as e dinin dhe as do ta miratonin kurrë një krushqi të tillë, prandaj Agroni ka “rrëmbyer” të dashurën dhe të dy së bashku janë larguar nga Bujanovci drejt kryeqendrës së Malësisë, qytetit të Tuzit në Republikën e Malit të Zi për t’u strehuar në Kodrë-Budan në shtëpinë e Rexho Paljeviq, një mik shtëpie i familjes Neziraj. Nga frika e pjestarëve të familjes Zenelaj që ishin hedhur në kërkim të dy të rinjve, pasi kurrsesi nuk mund tua falnin turpin që u kishin lënë te dera (vajza e tyre Alma ishte rrëmbyer pa i mbushur të 16 vjetët, akt i dënueshëm dhe i papajtueshëm me traditat e moralin e shqiptarëve), pas gjashtë muaj qëndrimi në Kodër-Budan kanë gjetur mënyrën për t’u larguar në një shtet perëndimor, aty ku jeta, liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj. Ata asnjëherë nuk do të mund të kthehen në Bujanovc, vendlindjen e tyre të shtrenjtë për të takuar njerëzit e tyre të dashur pasi pushka e pjestarëve të fisit Zenelaj rrin ngrehur, gati për t’u shkrehur mbi trupat e pafajshëm të dy të rinjve, vetëm se kështu është thënë e shkruar në nenet e kanunit të maleve. Kthimin e tyre në Bujanovc e bën të pamundur edhe qënia jashtë Kosovës e asaj komune që administrohet nga Serbia që ka shtuar edhe më tej urrejtjen kundër shqiptarëve. Ndërkaq dy të rinjtë nuk mund të gjejnë strehim në asnjë vend ku banojnë shqiptarët pasi akti i rrëmbimit të vajzës pa mbushur moshën e pjekurisë konsiderohet i papranueshëm dhe i dënueshëm nga opinioni. Në këto kushte kthimi i tyre drejt vendlindjes do të thotë kthim drejt një vdekje të paralajmëruar. Agroni e Alma krejtësisht të pafajshëm duhet të vriten se kanë nëpërkëmbur traditat dhe zakonet e të parëve, norma partiarkale të një shoqërie primitive të ardhura nga thellësia e shekujve deri ditët e sotme. Një realitet i hidhur por i pranishëm kudo ku jetojnë e banojnë shqiptarët. Rifat Ymeri A do të zbulohen ndonjëherë krimet në Kosovë? Kemi qenë shumë herë me shërbim nga gazeta “Shqipëria Etnike” në Kosovë dhe është vërtetë dhimbje kur detyrohesh të hedhësh në bllok apo diktafon fakte rrënqethëse si vrasje, përdhunime, konflikte, plaçkitje të njerëzve apo edhe të bizneseve, përdhunime, apo kur servir faktet kokëforta se “Pas tërheqjes së turpave serbe në qershor 1999, vetëm njerëz që i janë shmangur shërbimit ushtarak dhe dezertorë të luftës në Serbi, janë plot 23.000 vetë”. Kjo shifër vjen nga burime qeveritare kosovare dhe burime të organizmave ndërkombëtare. Sa e madhe është tragjedia kosovare dhe sa punë i duhet drejtësisë ndërkombëtare për të sheshuar hendeqet mes njeriut e antinjeriut, mes krimit e jetës, mes regresit e progresit, mjafton të thuash se vetëm nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 10.000 shqiptarë, pa përmendur qindra varre masive, të djegur apo të zhdukur, shto pastaj edhe 23.000 vetë që sot kërkohen për t’u pushkatuar, madje kërcënohen me ndëshkim ligjor. Në komunën e Gjilanit të Kosovës, ku ishim këto ditë, u njohëm me tragjedinë e të riut Nikolin Agim Salihi, i cili ka një fletë arresti që në kohën e luftës, pra është njëri ndër dezertorët e shërbimit ushtarak. Ai si i ri nuk kishte kurrsesi si të shkonte ushtar e të luftone kundër kosovarëve, por si shumë të tjerë që nuk donte luftë, nuk ish ingranuar as në radhët e UÇK-së. Në Gjilan i kishin djegur shtëpinë serbët, i kishin dhunuar tërë të afërmit. Por edhe anëtarë të UÇK-së kishin dyshuar mbi të dhe e kishin futur në rreth, saqë sot atje nuk dihet për fatin e tij dhe të shumë të tjerëve, natyrisht viktima të një kohe kriminale. Madje burime të rezervuara, por të besueshme, thonë se ai do pushkatohej nga UÇK-ja si katolik. Dhe raste të terrorizmit ka patur në Kosovë, madje në shtetin fqinjë Shqipëri thuhet të jetë strehuar edhe Osama Bin Laden për një kohë të shkurtër. Por Nikolin Salihi është vetëm një rast. Në Gjilan mësuam edhe shumë detaje faktike krimesh që do i publikojmë në numrat e ardhshëm. Sot Kosova numëron mbi 1200 lokalitete të banuara të djegura që natyrisht tashti me kujdesin e ndërkombëtarëve po marrin formë. Po ne themi, kur do marrin formë e ndëshkim krimet mbi njerëzit e pafajshëm të Kosovës, kur djemtë e vajzat kosovare do jenë të qetë në Kosovën e tyre, kur nënat e baballarët nuk do kenë lot në sy e dhimbje në shpirt për bijtë që ende nuk dinë ku i kanë, madje i kanë të gjallë, të vdekur, burgjeve apo udhëve të Europës? Albert Vataj
Klodian Mlloja përjeton tmerre Është 21 vjeç Klodian Mlloja, shumë i ri për të përjetuar ethet tmerruese të origjinës mesjetare, që ka një emër vrastar Gjakmarrje. Megjithatë Klodiani largohet nga shtëpia pa adresë, pas një zënke të dajës së tij, që përfundoi në një dramë, të njohur në Shqipëri si gjakmarrje, e quajtur ndryshe: vdekja që të merr pabesisht dhe shteti shqiptar, nuk është i zoti ta ndalojë këtë fenomen të tmerrshëm antinjerëzor, antijetë. Zënka ka ndodhur në një nga lokalet e qytetit të Shkodrës, ku një grup vagabondësh, tentuan ta grabisnin Klodianin, por daja i tij ndërhyri dhe gjatë përleshjes, njëri prej vagabondëve u plagos rëndë. Dhe pas kësaj grindjeje që u kthye në tragjedi familja e Klodian Mllojës dhe të afërmit e tij rrezikohen për jetën, pasi aksidentalisht daja i tij (i pafaj) hyri në gjakmarrje. Shteti inekzisten nuk merr masa ligjore për të prandaluar këtë fenomen të tmerrshëm të gjakmarrjes. Prandaj jeta e të riut Klodian Mlloja, lindur në 1981 në Shkodër, është në rrezik të madh. Dhe ai është larguar nga Shqipëria dhe s’dihet ku është. Albert Vataj Fantazma-Mit që kërcënon seriozisht jetën e dy vëllezërve Marenglen dhe Hektor Çelaj Edhe pse jetojmë në shekullin XXI, në Shqipëri vazhdon pasiguria për jetën, e cila kërcënohet nga krimi si në mesjetë. Është pikërisht fenomeni i gjakmarrjes që është kthyer në makth të tmerrshëm edhe ndaj dy vëllezërve nga qyteti i Shkodrës, ku jeta e tyre është në rrezik, e ndjekur hap pas hapi nga Fantazma-mit e quajtur ndryshe Ligj kanunor i aplikuar para 600 vjetësh. Dhe sot në Shqipëri është aktual nga mosekzistenca e shtetit ligjor, i cili është pothuaj i paralizuar totalisht para gjakmarrjes. Pikërisht Marenglen Çelaj, lindur në 1982 në qytetin e Shkodrës, dhe vëllai i tij Hektor Çelaj, lindur në 1983, po në Shkodër, janë viktima të pafajshme të gjakmarrjes, pasi një kushëri i vëllezërve Çelaj ka plagosur një shtetas të ardhur nga zonat rurale, i cili hapi konfliktin për përvetësim pronësie. Problem ky shumë delikat dhe i pazgjidhshëm në Shqipëri. Pas këtij incidenti midis kushëririt të vëllezërve Çelaj dhe shtetasit të plagosur, janë ngujuar brenda shumë familje të fisit Çelaj. Edhe jeta e Marenglen dhe Hektor Çelaj është në rrezik pasi shteti shqiptar nuk është i zoti për t’i mbrojtur. Sokol Pepushaj Familja Berisha gjithnjë në shënjestër Kjo familje për 60 vjet rradhazi u persekutua, burogs e u torturua. U vra e masakrua nga regjimi serbo-malazez. Deri në mbarimin e luftës në Kosovë familja e Halim Berishës nga Kaçaniku ka qenë, është dhe do të mbetet një familje me tradita atdhetare. Kjo familje s’kurseu as jetën e të gjithë burrave të fisit për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Kësaj familjeje nuk i mjaftoi persekutimi 60 vjeçar i regjimit të ish Serbisë së Madhe, por kjo është më e keqja. Mbas mbarimit të luftës në Kosovë, flasim për vitet 1999-200-2001 e në vazhdim, përsëri kësaj familje i kanoset rreziku për jetën dhe në veçanti Besim Berishës. Kësaj here jo nga Serbë, por nga shqiptarë, nga grupe të veçanta të paidentifikuara që vrasin e masakrojnë, djegin e shkatërrojnë në emrin e UÇK-së. Quhen forca të errëta me pseudonimin “Dora e Zezë”. Me ikjen e Besim Berishës nga Kosova, të afërmit e tij janë keqtrajtuar. Halim Berishëm babën e Besimit e kanë vrarë së bashku me djalin e tij, shtëpinë ia kanë djegur. Fotografinë e të atit të vrarë e masakruar po e botojmë. Pjestarëve të tjerë ju bëjnë presione për të treguar se ku gjendet Besimi. Gjithnjë në kërkim të vazhdueshëm për gjetjen e Besim Berishës. Akuzat ndaj tij janë të paqarta. Shpallja në kërkim ilegal e tij ka bërë bujë të madhe. Fjala bëhet se ka braktisë radhët e UÇK-së, ka refuzuar luftën kundër okupatorit, ka lënë frontin e luftës. Në rast se personi i lartpërmendur do të gjendet, dënimi i tij do të jetë pa gjyq. Ky është vendimi i forcave të errëta. Për redaksinë “vëzhguesi” Në Preshevë e Bujanovc gjendja është e rënduar Gjendja e përgjithshme në luginën e Preshevës e Bujanovcit është shumë larg parimeve që ishin paraparë në marrëveshjen e shqiptarëve dhe autoriteteve Serbe të Beogradit. Qeveria e Beogradit nuk ka përmbushur gati asnjë premtim nga kjo marrëveshje, edhe më tutje luan rolin e të shurdhërit ndaj kërkesave të shqiptarëve, ndërkaq ndaj autoriteteve ndërkombëtare premton shumë. Edhe më tutje vazhdojnë përndjekjet ndaj individëve që ishin pjestarë të UÇPMB-së dhe familjeve të tyre, edhe me marrëveshjen e arritur është paraparë që pas çarmatimit të këtyre ushtarëve të pasojë amnistia. Ata edhe më tej ndiqen penalisht si terrositë. Kështu, pas dëmeve materiale që iu shkaktuan forcat Serbe mbi shtëpitë e tyre, duke i djegur në tërësi dhe terrorin që aplikoi qeveria e Beogradit mbi ta duke i vrarë, tani nuk lejon as kthimin e familjeve të tre në vatrat e veta. Shumica e tyre janë strehuar përkohësisht në Kosovë dhe vende të ndryshme të Europës. Vargu i këtyre familjeve është shumë i madh, janë mbi 30.000 shqiptarë të braktisur nga këto regjione. Ekzistojnë familje të tëra që janë të ndara nga anëtarët e vet. Kështu një pjesë e madhe e tyre, veçmas gratë dhe fëmijët kanë marrë rrugën e mërgimit në botën e jashtme, ndërsa burrat janë strehuar dikunë Kosovë me shpresën se një ditë do t’u mundësohet kthimi. Familjet e fiseve Sahitaj, Islami, Qernezi, Rama, Hoxha etj. nga Presheva me rrethinë përkundër kërkesës së shoqatës së shqiptarëve për kthimin e refugjatëve qeveria serbe nuk lejon kthimin e tyre duke i klasifikuar si familje terroristësh. Nail e Faton Hoxha janë të kërcënuar seriozisht me jetë. Pastrimi etnik është duke vazhduar me të madhe në këto regjione, por tani ajo bëhet në mënyrë të qetë. Shtrojmë pyetjen pse heshtin autoritetet ndërkombëtare, mos vallë presin që shqiptarët prapë t’i kapin armët. E gjithë kjo dikujt po i shkon për shtat. Sokol Pepushaj Shqipëria po ecën mbrapsht Nëse Brodsky e pati cilësuar epokën e tranzicionit të vendeve lindore, si epokë të revolucioneve të kadifenjtë, realiteti shqiptar me gjithë dramaticitetin, pështjellimin dhe hutimin e vet, flet për ngjyra shumë më të errëta, bart me vete ankthin e humbjes së perspektivës dhe një shkretim shpirtëror të llahtarshëm, pikërisht atë shkretim që latinët e patën quajtur “tedium vitae” e që çoi në rrënimin e njërës prej perandorive më të mëdha të botës, Perandorisë Romake. Sot në media, konferenca, analiza të ndryshme, evidentohen me shumicë plagët gangrenizuese të shoqërisë shqiptare që e kompletojnë me të gjitha nuancat e në të gjithë brezat spektrin e errët të historisë njerëzore. Epoka e “revolucionit të kadifenjtë” ka qenë për shqiptarët një epokë rënjeje në humbëtirë, aq sa me të drejtë një analist i huaj vërente: “Në këtë kohë është e pamundur të qëndrosh në vend, por të shkosh mbrapa siç ka shkuar Shqipëria në këto vjet, duhet të kesh një energji prej demoni ta arrish këtë”. E megjithatë Shqipëria, përkundër të gjitha vizioneve dhe koncepteve të sotme, vazhdon të fundoset, vazhdon të shkojë mbrapa. Ky proces i frikshëm ndodh përballë një indiferentizmi dhe hutimi të përgjithshëm, përballë një ankthi demoralizues, i krijuar prej dështimeve suksesive. Vaslav Havel, në diskutimin e tij “Ankthi i postkomunizmit” shkruan se pas fundit të komunizmit kishte “shumë shpresë se historia do të fillonte të arsyetonte”. Por, vëren Haveli, “ankthi i postkomunizmit krijon ekstremizma… kërkim për të gjetur kokën e turkut, dëshira për t’u fshehur brenda një grupi social apo etnik, inkurajon urrejtjen e botës, afirmimin e vetvetes me çfarëdo lloj kushti, ndjenjës se gjithçka është e lejuar dhe një rritje e paparë e egoizmit…” Nëse kërkohet një terren për të matur vërtetësinë e konstatimeve të Vaslav Havelit, Shqipëria është vendi model. Rënia e komunizmit në Shqipëri u shoqërua me të gjitha këta elementë të destruktivitetit social e moral, madje të shfaqur në maksimumin e vet. Vulgariteti e dominoi realiteti, shpirti njerëzor u penalizua, imperativët moralë që ruajnë konstitucionin shpirtëror të një shoqërie munguan krejtësisht. Shqipëria u shndërrua në një skenë teatrale, ku luhen aktet e pafund të tragjedisë së një populli. Në këtë rënie fatale ka disa faktorë që kanë ndikuar më së keqi. Dhe e para, është padyshim politika. Në një vend ku shteti mungon, pas rrënimit katastrofik të tij në marsin e vitit 1997, është momenti të kujtohet formula e Herderit “Natyra krijon kombet, politika shtetet”. Nëse politika nuk po arrin të krijojë dot shtetin, që ta institucionalizojë jetën dhe ta orientojë atë drejt progresit, kjo do të thotë se politika shqiptare është e dështuar totalisht. Fundi i fundit çdo politikë matet me rezultatin përfundimtar që jep. Këtu nuk është e vështirë t’i përcaktosh promotorët e fajit, porkur e keqja është kaq e madhe, fajtorë bëhen të gjithë, që nga qytetari e deri tek kreu i shtetit. Askush nuk mund të mburret se nuk ka faj, kur ardhmëria e një shoqërie përfundon me një labirinth të errët, të pashtegdalje, më i frikshëm se labirinthet e mbretërve persë. Qytetari shqiptar, duke mos e patur ndjenjën e shtetit të tij, shpreh gatishmërinë të çuditshme në çdo aventurë antishtet, duke dëshmuar një urrejtje perversive. Lazer Stani Dhuna mbi demokratët i detyron ata të lënë vendin çdo ditë Tashmë dihet se rinia shqiptare dita-ditës po e lë Shqipërinë në kërkim të një jete më të mirë, të një jete ku të mos e ndjekë ankthi i persekutimit dhe frika se mund të vritesh nga mafia e lidhur me pushtetin, siç është edhe rasti i zotit Mikel Bushi nga fshati Aliaj i Komunës së Kastratit në M. Madhe, i lindur në vitin 1982, ku shumica e të rinjëve që detyrohen të largohen nga vendi i tyre mbase edhe duke rrezikuar jetën janë demokratë të cilët kanë qenë viktima të dhunës, kërcënimeve dhe hakmarrjes politike. Këta të rinj nuk mund të durojnë që qeveria dhe mbështetësit e veglat e saj t’u imponojnë bindjet politike, që të tradhëtojnë idealet e tyre për demokraci të vërtetë dhe për një qeverisje të ndershme, që të ndalojë luftën e tyre për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Një ndër këta demokratë është edhe i riu Mikel Bushi. Mikeli ishte anëtar i Partisë Demokratike, pjesëmarrës aktiv në fushatat elektorale të PD në Malësi të Madhe, antikomunist i vendosur dhe me kurajo kritikoi korrupsionin e qeverisë socialiste dhe dhunën shtetërore kundër demokratëve. Për këtë shkak ai u rrah dhe u keqtrajtua nga mekanizmat shtetërorë të dhunës e krimit politik dhe jeta e tij ishte e kërcënuar. Për t’i shpëtuar kësaj dhune e terrori ai, si shumë demokratë të tjerë, u largua nga Shqipëria në shtator të këtij viti. Për aq kohë sa në Shqipëri të vazhdojë dhuna shtetërore ndaj opozitës politike dhe sidomos ndaj demokratëve, të rinj demokratë do të kapërcejnë dete e kontinente për të qenë sa më larg nga e keqja që i kërcënon… Vasel Gilaj Të rinjtë po braktisin atdheun e tyre nga frika e ndëshkimit Janë të rinjtë që ndonëse në moshë të re rrjedhin nga familje të vjetra të qytetit me një edukim moral të shëndoshë për të vazhduar traditën e edukimit evropian dhe me ndjenjën e urrejtjes ndaj sistemit komunist i cili të parët e tyre i mohoi të drejtën për të punuar e jetuar me mendime e koncepte të Evropës së zhvilluar, po bien edhe mbi kurrizin e të rinjve të cilët u mohohet e drejta e përzgjedhjes e punës dhe e sigurisë për jetën. Një ndër të shumëtit është edhe i riu Kreshnik Martini i datëlindjes 22. 10. 1979 i cili rrjedh nga një familje me tradita të mëdha qytetare nga dajat e tij shquhen për afër një shekulli si mos pajtues ndaj padrejtësive të Shqiptarëve dhe në një luftë të hapur ndaj sistemit komunist. Edhe pse rrethanat e tij familjare që kishte, jetonte vetëm me nënën e tij Rozita, ai u shkollua me sakrificë të madhe duke marrë arsimin e mesëm. Ndonëse me shpresën se nesër mund të ecë në jetë duke konkuruar me aftësitë e tij në njohjen e shkëlqyer të gjuhve të huaja, një pengesë të cilën askush nuk mund ta mendojë ishte se bindjet e tij politike e fetare nuk ishin të kënaqëshme dhe rrjedha e tij nga familja demokrate bën që të mos e ndjejë veten të qetë. Mori pjesë në të gjitha demostratat në mposhtjen e sistemit komunist në Shkodër, në ngjarjen e 2 prillit, më 14 shtator në ceremoninë mortore të Azem Hajdarit etj. Duke qenë një aktivist i zjarrtë për zgjedhjet vendore e parlamentare, ku fitoi Jozefina Topalli, së bashku me të afërmit e vet u kërcënua se po të merrej me aktivite politik edhe pse ishte djalë i vetëm do të eleminohet. Në këtë mënyrë edhe pse daja i tij është një i zgjedhur i rëndësishëm në PD Shkodër, kthimi i tij në Shqipëri nuk ka asnjë garanci për jetën. Zef Nika Njerëzit që luftuan ndaj sistemit komunist, detyrohen të ikin nga Shqipëria Një ndër demokratët që ndihmuan lëvizjen demokratike në përmbysjen e sistemit komunist është edhe demokrati Lulzim Hafizi i datëlindjes 23 qershor 1962. Anëtar i PD që nga krijimi i saj, i cili formon seksionin e PD në lagjen Perash më 20 dhjetor 1990. Pjesëmarrës në ngjarjet e 11 janarit, 13 dhjetorit, 2 prillit, si kryetar e nënkryetar i komisionit të qendrave zgjedhore Nr. 9 Perash dhe Nr. 26 Rus. Bën pjesë në shtabin elektoral të kandidatit të opozitës Ferit Hoti të zgjedhjeve parlamentare 2001, duke qenë mbrojtës i votës nga manipulimi i socialistëve, ku debaton ashpër me përfaqësuesit e Partisë Socialiste në qendrën e votimit 26. Ky demokrat i falkët që nga viti 1993, krijon një biznes të suksesshëm me vegla makinash dhe sponsorizon disa aktivitete të PD të koalicionit opozitar “Bashkimi për fitore”. Gjithashtu ka sponsorizuar disa programe televizive opozitare në televizorin antikomunist “Antena Nord”, Shkodër, duke debatuar disa herë në këtë TV me përfaqësuesit socialistë, për problemet politike, ekonomike dhe rendin në Shkodër. Më 13 mars 1997 qëllohet me armë nga kundërshtarët politikë “bandat e kuqe”, duke i shkatërruar dyqanin. Po më 16 gusht 1997 tentojnë t’i marrin peng djalin ku shpëton nga ndihma e disa familjarëve në Rus, dhe në shenjë hakmarrjeje i djegin makinën, ku policia nuk reagon. Më 3 prill 1998 kërcënohet me eleminim fizik në prani të gruas e fëmijëve duke u shprehur se nuk vret personi por “Partia”, në qoftë se nuk heq dorë nga aktiviteti politik. Në këto rrethana detyrohet të strehohet në Tiranë duke u kthyer në Shkodër në shtator 1998 nga frika e arrestimit si pjesëmarrës i 14 shtatorit në përcjelljen e demokratit Azem Hajdari. Vazhdojnë përsëri sulmet ndaj tij ku policia Tatimore i mbyll aktivitetin tregtar. Më 12 gusht 2002, 10 minuta sapo del nga shtëpia i telefonojnë se shtëpia po digjet. Zjarri ishte i qëllimshëm ku poshtë derës kishin vendosur benzinë. Megjithëse ekspertët e kriminalistikës vijnë pasi zjarri ishte shuar nuk pranojnë të bëjnë proçes, për shkakun, e çdo gjë mbetet në një proçes verbal formal që formulojnë zjarrëfikëset. Duke parë jetën e vet, të familjes, të kërcënuar, vetëm nga pozicioni politik, detyrohet të largohet nga Shqipëria për në SHBA, ku kthimi i tij në vend nuk ka asnjë siguri për jetën. Zef Nika |