Nr. 60 i gazetës në print

0
Shtypi i lirë dhe shtypja e lirë

Nga Albert VATAJ & Sokol Pepushaj

Në panoramën e zymtë të realitetit shqiptar, si për ironi të fatit kurrë nuk mungojnë rifreskimet e penelatave të errata, të cilat e kanë mbajtur pamjen tonë panoramike të ashpër. Rëndon, edhe kësaj here si edhe herët e tjera ky zografist, nuk mund të jetë kush tjetër, përveç Fatos Nano, ai që ky popull fatkeq e njeh si Kryeministër të vendit. Sikur të mos mjaftonin dyert e mbyllura të Europës, refuzimi i Shteteve të Bashkuara për përfshirjen e Shqipërisë në Fondin për Zhvillim të Mileniumit, deklaratat anatemuese të BE, KE për zgjedhje të lira, se përndryshe… Shoku Nano shpik një luftë aspak me bazament parimor, e për më pak me prapavijë hallet dhe dertet e shqiptarëve të rraskapirur nga ky monstër.

Për të duket se problemi i parë dhe i fundit është bashkëshortja e tij dhe territoret e influences së përfitimeve familjare. Në këtë zallamahi politike, ekonomike, sociale, ai zgjohet nga një ëndërr e keqe dhe shvesh shpatën, thuajse është djegazhani më i madh që ka ky vend. Bombardon me portretin e tij tejet cinik kamerta dhe blicet e aparateve fotografike, flet me dhe pa etikë e nga sunduku i tij nxjerr domosdoshmerinë e një beteje. Që nuk është veçse një luftë kundër të gjithëve në një mënyrë ose në një tjëtër. Në shënjestër është bërë së fundi botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi. Në gazetën e tij, Lesi përsonifikon çiftin Nano si një e tipit mafioz Sicilian. Lesi ka disa kohë që me gazetën e tij, por dhe me pozicionimin e tij politik krah opozitës, po bëhej gjithnjë e më problematic, ose I paedukatë siç ka qejf ta quaj Nanon. Heshtja dhe “ruajtja e toruas” nga Nano, i cili shkau para ca kohësh kur paditi Lesin për shpifje në lidhje me një vetshpërblim që Nano ka bërë për kontributin që paska dhënë në privatizimin e Bankës së Kurimeve. Hap pas hapi, ai do ta shihte se Lesi po rebelohej deri në ditën kur ai e akuzoi Nanon si mafioz, thua se Nano e dëgjonte për së pari këtë etiketim. Dhe vendosi Nano t’i thoshte Lesit, e të tjerëve në një vijë fronti me të, të mbyllin gojën se përndryshe… Lesi hyri kështu në darën e Nanos. Dy padi nga ky i fundit do ta trondisnin mbarë opinionin mediatik dhe atë politik.

Kesaj here Nikollë Lesi nuk duket se do t’ia hedh dhe aq lehte. Sulmet e tij të vazhdueshme ndaj Nanos dhe bashkëshortes së tij Xhoana kanë përfunduar në një hendek goxha të madh. Zemërimi i Nanos ka shpërthyer, duke u kthyer në një sulm institucional ndaj botuesit të “Koha Jonë”, Lesi. Ky i fundit në gazetën e tij akuzon çiftin Nano si familje mafioze e tipit Sicilian. Kjo ka mjaftuar që Nano të dërgojë një padi në Gjykatën e Lartë dhe në Prokurorinë e Përgjithsme, por gjoja shpifje. E ndërsa nga ana tij Lesi ka ngulur këmbë tek deklarata e tij, të cilës, ai nuk denjon t’i heq as edhe një presje, mësohet të jetë shprehur ai.

Parë në një kënd më të gjërë, kjo taktikë e Nanos nuk mbetet vetëm një sulm që ai i bën Nikollë Lesit ne veçanti, por gjithë shtypit shqiptarë dhe medias në përgjithësi. Ai me një gur kërkon të vrasë shumë zogj. I ndodhur në një terren teper të pafavorshëm politik, i anatemuar si nga klasa politike opozitare, nga kundërshtarët e tij brenda partisë, këto të fundit të kryesuar nga Ilir Meta, ashtu edhe nga faktori nërkombëtar, i cili hera-herës po e bombardon me deklarata dhe raporte, që vënë në dyshim politikën e tij qeverisëse, ai kërkon të mbahet si i mbyturi për shkumë, duke i’u ndërsyer Lesit, për shpifje. Harron ai se deklarata të përafërta i janë bërë aq shumë sa edhe ai vetë nuk mund ta dijë me saktësi se sa dhe nga kush.

Duket se kjo betejë është as më shumë e as më pak se një nga kokëkrisjet karakteristike të Nanos. Ajo që mbështjell si një tis i hollë mjegullnaje, pas së ciles kreu i ekzekutivit shqiptar kërkon të fsheh qëllimet e tij ogurzeza është Xhoi. Harroi Nano kur vetë ish-krahu i tij i djathtë, Ilir Meta e akuzoi atë për helikoptërët dhe autobuzat e Xhoit që transportonin drogë. Harroi gjithashtu Nano që po Meta, vuri në dijeni autoritetet e huaj të ishin të vëmendshme me bagazhet e kryeministrit, në të cilat ata, sipas Metës do të gjenin atë që ato kërkojnë, duke nënkuptuar trafikun e paligjshëm. Dhe tani një frazë e bërë bajate tashmë bëhet shkak që Nano të kërkojë heqjen e imunitetit për deputetin Nikollë Lesi, e pse jo dhe hapjes rrugë të një arrrestimi të mundshëm të tij. Shoku Nano për të shfryrë inatet e tij, kërkon të marrë pas vetes edhe të tjerë, së pari deputetët që do të votojnë heqjen e imunitetit të Lesit, drejtësinë që si gjithnjë edhe tani do të vazhdojë të jetë një hallkë në duart e pushtetit. Për të mos përjashtuar organin e akuzës, i cili edhe ai do të jetë padyshim në sintoni me këtë kujë politike.

Harron Kryeministri, se cilado që të jetë rezultantja e kësaj maskarade, i humbur do të jetë ai. Gjithmonë nëse mendojmë dhe besojmë se tashmë kohërat kanë ndryshuar dhe e drejta për drejtësi ka shumë aktorë, që do të jenë të gatshëm për ta mbrojtur atë. Gabimi, të cilin ai nuk e konsideron si të tillë, se përndryshe ai nuk do të denjonte është shpallja e një lufte të hapur që ai i bën fjalës së lirë. Nuk duket se do të jetë dhe aq e lehtë lufta me median. Para kësaj kërcitje dhëmbësh të gjithë ndjehen të kërcënuar. Dhe s’ka se si të shmangen nga ky front ata, të cilët nëse sjanë Nikollë Lesi, nëse lejohet tani, nesër do të jenë, padyshim. Synimi për të patur një terren të favorshëm për të bërë padronin e Shqipërisë, nuk e ndal atë nga paprekshmëria e figurës së Xhoit, deri tek sundimi i tij politik, Brenda parties, në qeveri dhe në shtet. Atmosferën politike shqiptare, si për ironi të fatit provon ta agravojë në ritme që premtojnë drejt një përkeqësimi me pasoja, kryesisht për kolonën më të rëndësishme të demokracisë, siç është liria e shtypit, liria e të shprehures. Pas shpikjes së një rregulloreje të brenshme të Parlamentit, klasa politike që zotëron mazhorancën, gjasëm për të edukuar politikanët, tani protagonist në skenën e gojëve të kyçura është vetë lidershipi i të majtës, Fatos Nano. Tani që toka pu u rrëshqet nën këmbë qeverisjes që ai drejton, domosdoshmerisht duhet të gjej një argument public për të bërë heroin. Megjithatë beteja me fjalën e lirë ka dëshmuar së promovon fund fatal për të gjithë që kanë guxuar. As Nano nuk mund të jetë një përjashtim.

 

Integrimi, përralla që mban në gjumë shqiptarët

O buuurrrrra te kapim trenin e fundit te Evropes se Bashkuar……

Te gjithe nxitojme per te hipur ne te, a thua se me pas gjithcka do te jete parajse per ne, shqiptaret e shumevuajtur dhe te neperkembur gjate viteve te kesaj jete mbi kete pjese te globit tokesor.

Me shume se nje ambicie, vrapimi drejt Evropes eshte nje paradoks, ndersa e dime se jemi pjese gjeografikisht e ketij kontinenti qe kur Zoti na bashkoi me popuj te tjere ne Ballkan, pjesa e pare e Evropes-Plake.

Ata qe jane pak me te vjeter, e kujtojne mire se dikur kemi qene pjese integrale e kesaj Evrope, e cila na duket larg dhe nxitojme te arrijme. Epoka e monarkise shqiptare (1928-1939) ka treguar se pasaporta dhe monedha shqiptare, kane care me sukses te gjitha doganat e Evropes ne ate kohe.

Me shume se ne, ka ndryshuar Evropa. Ajo eshte bere me strikte, vecanarisht pas tubimit te disa vendeve, te cilat sot jane 25, ne organizmin e quajtur Bashkimi Evropian. Qe nga ajo kohe, bashke me Shqiperine, kane mbetur jashte dyerve te kesaj shtepie te madhe, edhe shume vende te tjera. Faji kryesor, eshte izolimi i ketyre vendeve ne bllokun komunist qe u shkermoq ne fillim te viteve ’90.

Pse kerkojme me ngul te futemi ne Bashkimin Evropian?

Kesaj pyetjeje, prej kohesh jam perpjekur ti kthej pergjigje. Ne kohe te ndryshme, pergjigja nuk ka qene e njejte. Tashme jam mese i bindur se me hyrjen ne Bashkimin Evropian, nuk do te hapen dyert e parajses per Shqiperine dhe shqiptaret.

Per te hyre ne kete familje te madhe rreth 450-500 milion banoreshe, duhet te plotesohen dhjetera apo qindra parametra. Shteti (shqiptaret) duhet te plotesojne shume detyrime, qofte edhe financiare ndaj Unionit. Edhe pasi te futesh ne kete familje, duhet te zbatosh rigorozisht shume parametra. Te gjitha keto, kane nje kosto jo te vogel qe duhet perballua nga shteti (shqiptaret).

Si komb, shqiptaret historikisht kane qene nder me te varferit e Ballkanit, por edhe Evropes. Mjafton te shohesh dokumentare te ndryshem, te krahasosh te pakten dy shtete ne vitet ’30 si Italia dhe Shqiperia dhe arrin lehte ne kete konkluzion. Kryesisht, kane ndikuar pushtimet e shumta, duke filluar nga romaket, turqit, italianet, gjermanet dhe ne fund komunizmi, i cili shkaterroi gjithcka, edhe ekonomikisht.

Realisht, c’kerkojme ne shqiptaret?

Ne shume raste, integrimi ne Evrope, thjeshtohet ne levizje te lire te shtetasve ne hapesiren evropiane. Eshte kjo endrra e madhe e te gjithe neve, gjithmone me synimin e permiresimit te situates ekonomike te cdo familjeje, por edhe te shtetit shqiptar. Kjo justifikon mese miri edhe punen e rendomte qe shpesh duhet te bejne jashte vendit dhe persona me grada shkencore. Nese levizja e lire e shqiptareve ne Bashkimin Evropian, do te shoqerohej me nje rritje te kenaqeshme ekonomike te Shqiperise, a do te nevojitej gjithe ky zell i madh per te hyre ne Evrope? Jam mese i bindur qe jo! Mjafton te permend rastet e refuzimit te shume shteteve te Evropes, te cilat edhe pasi kane fuituar te drejten te antaresohen ne BE, referendumet popullore i kane lene jashte.

Eshte klasa politike, ajo qe na qeveris prej 13 vitesh, qe sa here deshiron te mbijetoje, te na mbaje ne gjume, na kujton perpjekjet  titanike qe ajo po ben per ta na futur ne Evropen e Bashkuar. E paafte per te krijuar stabilitet dhe rritje ekonomike te ndjeshme, per te rritur mireqenien e shqiptareve brenda kufinjeve, kjo klase politike na nxjerr perpara “integrimin ne Evrope” si te vetmen shprese per prosperitetin e Shqiperise. E afte vetem per te perfituar personalisht, pasi ka mundesuar levizjen e saj te lire ne BE dhe nje mireqenie luksoze brenda kufinjeve te vendit, kjo klase politike na tregon per kushtet dhe kohen e gjate qe duhet te kaloje deri sa ne te “integrohemi ne Evrope”.

Dikush na premton se do te jemi ne Evropen e Bashkuar brenda vitit 2015, dikush tjeter brenda vitit 2020. Shqiptaret e varfer (pjesa me e madhe e tyre) shikojne me sy hapur nga klasa politike. Jetojne me endrren, e cila veshtire tu sjelle ate qe presin. Nuk i kerkojne kesaj klase politike me shume vende pune, me shume siguri, me shume drita, me pak varferi….. Ne presim me kot te realizojme keto aspirata duke u integruar ne Evrope, duke i besuar keshtu mashtrimeve te klases politike, e cila po na le ne gjume dhe do na lere deri ne fund te eksistences fizike te kesaj kaste politike. Psikoza qe na eshte krijuar se me futjen ne BE, do te na zgjidhen te gjitha problemet, na ka bere te harrojme realitetin, te kenaqemi me genjeshtra me sy hapur.

Mbase nje dite, do te integrohemi ne BE. Pavaresisht nga koha se kur, mbase do te vije dita e nje referendumi per kete akt te Shqiperise. Si shume kombe dhe shtete te tjera, nuk eshte cudi ti pergjigjemi JO kesaj ftese, edhe pse mund te kemi plotesuar kushtet. Do na kujtohen shume vite, shume perpjekje dhe sakrifica qe beme per te arritur ne kete dite. Do na vije keq per fatin tone, per kohen dhe ditet e humbura. Do te kerkojme fajtoret: Klasen politike. Por deri atehere, shpresojme, qe ata te kene vdekur. Do ta kuptojme se sa shume jane tallur dhe i kemi lene te na tallin me endrren e tanishme apo absurdin e perpjekjeve dhe sakrificave titanike per “integrimin ne Bashkimin Evropian”.

O buuurrra, te kapim trenin e pare. Jo per ne Evrope, por per integrimin e Shqiperise ne shoqerine njerezore!

Blerti DELIJA

 

Ku iku “Nano ik”

Nga Albert Vataj

Dita ditës “Nano ik”, që aq shumë kishte bërë për vete mijëra fansa të opozitës, shumë prej të cilëve në pamundësi për të bërë diçka tjetër popullonin tubimet ne sheshet e qyteteve ku “Nano ik” iku, ndoshta për të mos u kthyer më. Pas shumë dështimesh në politikat e saj oponente, dhe pas një zhgënjimi të konsiderueshëm në radhët e saj, opozita mund të bashkoheshe në këtë të vetëquajtur lëvizje. Ky bashkim erdhi si rrjedhojë e pagëzimit të rifillimit të protestave kundër qeverisë me “Nano ik”. E s’kishte se sit ë ndodhte ndryshe. Në fillesat e para, si në çdo tjetër start populist të politikës opozitare, kjo lëvizje ishte shumë premtuese, aq sa vetë ideatori i saj Berisha, nxitoi ta quante si lëvizje Gandiste. Por askush nuk do të besonte se zjarri i kësaj lëvizje do të venitej kaq shpejt, ose do të pasohej nga ky STOP gati i pamotivuar, nga asnjë refketim i klasës politike qeverisëse. Mitingjet, kryesisht ato të Tiranës ishin panikndjellëse për pushtetin, që deri në ato momente ndjehej e shqetësuar vetëm nga “Mjaft” ,lëvizje qytetare kjo, që pati një ndikim pozitiv në atmosferën e rënduar politike. Kur mitingjet filluan të kishin më pak prezencë, atëherë kur rrezikonte të degjeneronte në tubime sa për të treguar se ka opozitë, doli në skenë domosdoshmëria e shtrirjes gjeografike të “Nano ik”. Por edhe kjo nuk mundësoi rritjen e impulsive politike, apo të trondiste sadopak të pushtetit nga themelet me rrënjë të kalbëzuara. Pas disa deklaratave të prezencës ndërkombëtare, të cilat si gjithnjë edhe kësaj here nuk ishin gati të njihnin ndërrim pushteti nëpërmjet rrugës, por institucioneve, beh krejt papritur një plagë e kahershme, por që pak zhurmë kishte bërë. Ishte çështja Çame. Edhe këtu opozita u tregua e gatshme për ta përfshirë, në një mënyrë apo në një tjetër si aksesor i “Nano ik”. Kur edhe kjo u përlye me ca gjak, u bë edhe ca zhurmë, s’do të kishte tjetër fund, veçse rënjës në kllapi. Sakaq në Parlament deputetët e së djathtës shanin e grindeshin me qeverinë, pa mundur të bëjnë vetëm opozitën në sfondin gjithnjë të çakardisun të jetës politike shqiptare. Pikërisht atëherë, kur të gjithë kujtuan se “Nano ik”, vërtetë iku, merr nuance më të forta zemërimi i ish të përndjekurve dhe të persekutuarve politikë. Ishte kompensimi i tyre, ai që do t’i jepte lëvizjes “Nano ik” një tonacion të ri. Opozita, si gjithmonë në krahun e të pakënaqurve, mori flamurin e vijes së parë të frontit. Ajo duke qënë e vetëdijshme për faturën dhe garancinë ekonomike e rroku kompensimin e të persekutuarve, si një armë me të cilën do të duhej të luftonte tashmë politikisht në frontin e “Nano ik”. Megjithse askush nuk tha se kishim të njëjten gjë nga “Nano ik” me sfond social tek kompensimi i të përndjekurve politikë. Si të gjitha përpjekjet e opozitës, edhe kjo rrezikon të ketë të njëjtin fund, atë të një flluske sapuni. Ende nuk ështe e qartë se kush fshihet pas gjithë këtyre dështimeve. Ende është e paqartë se kemi të bëjmë vërtetë me një lojë të pandershme politike, gjë të cilën nuk mund ta vëmë në dyshim, të pozitës, apo jemi përballë një opozite të dështuar dhe të paaftë për të bërë oponentin në politikën shqiptare. Shumë pikëpyetje mbeten pa përgjigje për sa kohë që Shqipëria vazhdon të jetë vrimë e zezë në politikën e madhe. Pak a shumë “Nano ik” duket se iku. Rikthimi i saj është i pritshëm. Çdo ndalesë të këtij uragani politik është një kohë në favor të pozitës, e cila e vëtëdijshme se ka abuzuar skajshëm me pushtetin rikuperon për tu bërë më pak e mundshme për të qënë sfidë e kapërcyeshme për opozitën. Eksperiencat e derisotme kanë dëshmuar se bllofe të tilla ndikojnë në uljen e kredibilitetit të opozitës, nga njëra anë dhe forcojnë pozitat e pushtetit të majtë nga ana tjetër. Nuk ka asnjë moral një ikje pa kohë e “Nano ik”.  Shqipëria dhe shqiptarët janë në kapërcyllin më të madh të të gjitha kohrave dhe nëse “Nano ik” ka ardhur disi si një lëvizje me një mision të tillë kurrsesi nuk duhet ta mbulojë me tis plogështie dhe smbrapsje. Zoti e dhëntë që “Nano ik” të mos këtë një ikje.

“Nano Ik” dhe politika

Për deputetët socialistë, lëvizja Nano Ik e cila ka përfshirë të gjitha qytetet e Shqipërisë konsiderohet e dështuar. Ndryshe nga deputetët e Opozitës, që e cilësojnë si një nga lëvizjet më të mëdha, Deputeti socialist Sabit Brokaj thotë për njw radio, se kjo lëvizje nuk e arriti synimin për shkak të mungesës së strategjisë dhe indirekt sipas tij kryeministri Nano ka fituar pikë.

“Opozita nuk operoi, nuk veproi si duhej për të sjellë produktin që kërkonte, largimin e Nanos. Kështu që vetvetiu, kjo duke kaluar nga një shkallë në tjetrën, nga një veprim në një veprim tjetër, nuk solli fuqizimin e saj. Madje në një farë mase dhe i vuri një mbrojtje Nanos indirekt”, thotë Sabit Brokaj.

Ndërsa opozitari Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane mendon se kjo lëvizje, duhet çuar më tej dhe e quan si lëvizje e shpresës së qytetarëve.

“Unë mendoj se lëvizja “Nano Ik” është pjesë e qëndresës qytetare, për të shprehur indinjatën dhe mospajtimin me një qeverisje siç është qeverisja Nano, por njëkohësisht duhet kuptuar dhe si një angazhim i opozitës shqiptare për të sjellë shpresën tek qytetarët shqiptarë. Në qoftë se pjesa e parë është realizuar deri tani, unë mendoj se duhet edhe pjesa e dytë, që të kompletohen të gjitha përmasat e saj”.

Dashamir Shehi, deputet i Partisë Demokrate të Re, thotë se lëvizja “Nano Ik” e ka realizuar një pjesë të qëllimeve, por kërkesën për të larguar Nanon e konsideron të palogjikshme si shpëtim për situatën.

“Kjo lëvizje një pjesë të rezultateve i ka arritur. Vazhdimi kështu pa një rregullsi të caktuar, pa ndonjë objektiv të caktuar, me duket se është një shpenzim i kotë energjie. Mesa duket Nano nuk ka ndërmend të largohet dhe ky është një realitet që tashmë është bërë i dukshëm”.

Deputeti i Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, Kristo Goxhi, aleat me Partinë Socialiste nuk e shikon efikase lëvizjen “Nano Ik” për faktin që qëllimi i kësaj lëvizjeje është të detyrojë kryeministrin Nano të japë dorëheqjen.

“Në lidhje me efektivitetin e kësaj lëvizjeje kam dyshimet e mia se nuk është gjetur rruga efikase për të hequr Nanon nga pozicioni i kryeministrit të Shqipërisë”.

Përsa i përket deklaratave të fundit të deputetëve të opozitës që opozita do të bojkotojë zgjedhjet parlamentare të 2005 nëse Nano nuk jep dorëheqjen, mendimi i deputetëve është se kjo deklaratë është e nxituar.

Deputeti socialist Ndre Legisi përkrahës i grupit të Ilir Metës, thotë se bojkotimi i zgjedhjeve i humb pikë opozitës dhe se nëse zgjedhjet do të jenë të lira apo të ndershme nuk varen nga kryeministri Fatos Nano.

“Ajo është një deklaratë e nxituar. Opozita nuk mund të bojkotojë zgjedhjet për shkak të largimit ose jo të zotit Nano. Zgjedhjet nuk janë në shërbim dhe në favor të opozitës, të liderëve të opozitës që shprehen për zgjedhjet. Zgjedhjet janë në shërbim të gjithë qeverisjes së vendit dhe të gjithë elektoratit shqiptar. Zgjedhjet nëse do jenë apo jo të ndershme nuk varen nga kryeministri apo vetëm nga Partia Socialiste, por varet nga mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i të gjitha forcave politike në Shqipëri”, thotë Ndre Legisi.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, parti aleate me Partinë Demokratike, thotë se opozita nuk duhet të dalë me idenë për të bojkotuar zgjedhjet, pasi kjo i shton pikë Nanos, por të dalë me idenë se penguesi kryesor për zgjedhje të lira dhe të ndershme është vetë kryeministri Nano.

“Unë mendoj se nuk duhet të dalim me idenë që hyjmë apo nuk hyjmë në zgjedhje, për t’i dhënë rastin kryeministrit të fillojë një propagandë që opozita do të bojkotojë zgjedhjet, por duhet në bashkëpunim me gjithë shoqërinë shqiptare dhe me faktorin ndërkombëtar, t’i bëjmë të qartë ndërkombëtarëve se Nano nuk është i prirur për të patur zgjedhje të lira dhe të barabarta në Shqipëri dhe pastaj kur të vijë momenti vendim marrës të jemi të gjithë në një gjykim që Shqipëria ka apo s’ka kushte për zgjedhje të lira dhe të barabarta.”

Deri më tani lëvija “Nano Ik” është e shtrirë në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Kjo nga opozita konsiderohet lëvizja më e madhe qytetare, e cila do të vazhdojë me protesta të tjera. Bojkotimi apo jo i zgjedhjeve pritet të diskutohet sërisht nga tryeza e deputetëve të opozitës në ditët në vazhdim.

 

KUSH E PERSEKUTOJ SOKOL GURALECIN ?

Kjo pyetje qe behet ne keto dite kur shoqeria shqipetare vuan s’kamjen e tejskajshme ekonomike,kur qeveria e sotme socialkomuniste e Fatos Nanos si qeveri e krimit mbasi nga krimi dhe ne saje te krimit te organizuar ka ardhe ne pushtet, ka krijuar per popullin e vet ditet me te keqia te historise se tij eshte e dhimbshme per ata qe i kane njohur dhe dine per jeten e tyre. Eshte kjo pyetje qe behet per shkodranin Sokol Guraleci por qe eshte per dhjetra e mijra qe kane lene atdheun per te shpetuar jeten e vet dhe te familjes neper bote dhe sot shoqeria Shqipetare,shoket,miqet te afermit dhe prinderit e tyre e ndjejne mungesen e tyre,por shpresa nuk kane qe ata do te kthehen nje dite mbasi ardhja e tyre do tu kushtonte me jete ne kete vend qe qeveria e sotme ka instaluar shtetin me mafioz neokomunist qe te vret naten dhe te qane diten. Sokol Guraleci i mungon prinderve ,shokeve te idealeve ne lagjen ku jetoj ,i mungon shoqerise dhe mjedisit ku u mbrujt me ideale antikomuniste qyshe ne vjeshten e vitit 2001.Ate vjeshte kur ai u largua i detyruar , jo se e donte jeten ne nje vend tjeter sado miqesor qe eshte Amerika ku sot jeton por nuk kishte nga tja mbante mbasi kushtet ju krijuan te tilla qe jeta ne kete vend sa vinte e i diskutohej ; te jetosh apo jo. E kjo dileme e tille po i ndjek sot me qindra e mijra antikomunist ne Shqiperi. Eshte kjo dilema qe i shoqeroi edhe shoqaten e ish te persekutuarve politik anetar i se ciles eshte Sokoli me familje keto dite kur protestuan para parlamentit shqipetar por policia e Fatos Nanos nuk jau kurrseu dhunen fizike dhe birucat e burgut ashtu sic kishte bere edhe Enver Hoxha per pesdhjet vite ndaj tyre duke i burgosur dhe inter – -nuar duke i detyruar te punojne ne punet me te veshtira e duke u grabitur pasurite. E ne keto protesta me shpirte e zemer me nje revolte te dyfishte ka marre pjese edhe Martin Guraleci , babai i Sokol Guralecit.Ai ka protestuar i revoltuar per vehte por edhe per djalin te cilin e debuan nga vendlindja forcerisht keta gjakpires ,djaj te kuq qe mbajne peng shoqerine shqipetare. Per ne qe e kemi njohur Sokol Martin Guralecin qe e kemi pase shok idealesh qe kem marre pjese neper mitingje e demostrata antikomuniste tash ne mungese te tij vec kujtojme me nostalgji e dhimbje ne shpirte per kete djale qe e detyruan te largohet. Nuk mund te harrojme kurre vuajtjet ne birucat e Deges se Puneve te Brend- -shme ato dite mbas demostrates se 2 Prillit 1991 kur Sokolin me shume shkodrane i arrestuan e mbajten per disa kohe duke ushtruar force fizike ndaj tyre ne ato biruca te errta te tmerrshme qe pak kush qe hynte aty kthehej i gjalle ose normal per te vazhduar jeten. Keto dite kur opozita shqipetare ka organizuar levizjen popullore per te larguar nga pushteti qeverine e mbuluar me krim ,shoqerise demokratike te Shkodres i mungojne ata qe kontribuan jo pak neper fushata elektorale qe vune ne funksion te fitores se kandidateve demokrat edhe pasurine por rrezikuan edhe jeten e familjen e tyre. Njeri nga ata eshte edhe Sokol Gura -leci qe eshte detyruar ta lere Shqiperine ne vjeshten e 2001. Kur bisedojme keto dite me babain dhe nenen e tij ,ata vetem se ofshajne dhe menjihere mundohen te kujtojne ato qe ne i kemi perjetuar bashke me djaline tyre. E mban mend ate vere te 1997-tes kur Sokolit i kane dale maskat ne Torovice. Vetem zoti e ka shpetuar mbasi ate e kane qelluar ,bile edhe xhamate e makines ja kane pase thyer- na thote Martini. Ne i dinim por edhe nuk i kishim harruar ato dite kur bandat qe kishin marre armet nga depot ,qe bandat komuniste i kishin grabitur, kur diten per pike te diellit terrorizonin popullin dhe ndaj demokratve si Sokol Guraleci organizonin prita per tu marre jeten. Nena e tij eshte me e heshtur , ajo mendon,me siguri e ka marre madhi per djalin,nusen nipat e mbesen. E more bire,ka kalue dite te veshtira Sokoli im ,por mire qe shpetoj koken e vet dhe te familjes se tij.Nuk mund ta harroj ate dite kur na erdhen ne shtepi ato maskat para zgjedhje te vjeshtes 2000.Ne syte e mi e kercenuan me jete se po te merrej ma me forcat antikomuniste do te vrisnin. O zot qe nuk i merr keta djaj te kuq -na thote Sofia qe nuk mund te ruhet pa i shpetuar nje lot ne syte e saj dhe rrjell ngadale neper faqe. -Tim biri ,keta gjakpires dhe bandit i grabiten me force edhe djersen e tij- ofshan ngadale plaku Martin qe nuk mund te harroj grabitjen e pareve te Sokolit nga kundershtaret e tij politik. Ata nuk sosin se treguari nga ngjarjet e birit tyre. E kur u thame qe po shkruajme dicka ne gazete disi syte e tyre u gjalleruan: – Shkruani,shkruani biri im,shkruani per Sokolin por shkruani edhe per hallet dhe vuajtjen e popullit qe po kalojme nen pushtetin e ketij vakabondi komunist.Kur ne ishim duke u larguar,nena e Sokolit na u afrua me nje zarf. – Eshte fotografia e tim bire,ne raste se mundeni botojeni. I duket nenes se e ka me afer.Ja morem fotografine e i premtuam se do tja botonim. E pra kush jane ata qe persekutuan Sokol Guralecin dhe dhjetra mije demokrat ? Te gjithe e dime. Sot ata jane ne pushtet. Jane po ata qe per pesdhjet vjet rresht mbajten te izoluar ne dhimbje te tejskajshme vendin. Jane prape ata dhe bijet e tyre besnik qe kane te gjitha pikat kyce te shtetit qe me te gjitha format,menyra e metodat qofte edhe duke marre jete njerzish duan te mbajne pushtetin e tyre te rrembyer dhe te pa merituar. Jane ata qe persekutuan Sokolin por qe edhe kane shkretuar me shtepi te tera shqipetare ne kembim te pushtetit dhe kolltukut qe mbajne fort ata.

 

Xoana Nano Zonjë e Parë e këtij vendi plot zotnillëk

Xhoana Nano do të gëzojë të gjitha privilegjet e Zonjës së Parë të Shqipërisë. Kjo është përcaktuar në Ceremonialin Zyrtar të Republikës, të miratuar me një vendim të qeverisë. Vendim që ka zhveshur nga të drejtat dhe privilegjet e Zonjës më të rëndësishme të vendit, Mirela Moisiun, vajzën e vogël të Presidentit të Republikës. Prej korrikut 2002, Mirela, një nga tre vajzat e Kreut të Shtetit, gëzonte privilegjet e Zonjës së Parë. Në bazë të tyre, ajo paraqitej në krah të Moisiut në aktivitete apo ceremoni të ndryshme zyrtare, përfshirë vizitat jashtë vendit. Por me miratimin e dokumentit të ri të Ceremonialit të Shtetit, Zonja më e rëndësishme e Shqipërisë do të jetë 31 vjeçarja, Xhoana. “Nëse Presidenti është i pamartuar ose i ve, asnjë nga familjarët e Tij nuk mund të përfaqësojë apo të luajë rolin e Zonjës së Parë. Në veprimtarinë zyrtare, Presidenti i Republikës paraqitet i pashoqëruar”, thuhet në dokument. Materiali vijon, duke përcaktuar se “në ceremonitë festive ose në kushtet kur udhëton jashtë kryeqytetit ose jashtë shtetit, Presidenti mund të shoqërohet nga një person tjetër i familjes, sipas dëshirës, por jo në rangun e Zonjës së Parë”.

Gjithashtu, rregullat e reja të protokollit kanë specifikuar se “në rastet kur Presidenti i Republikës është i pamartuar ose i ve, bashkëshortja e Kryeministrit fiton të gjitha privilegjet e Zonjës së Parë të vendit, deri në ndryshimin e statusit familjar të Presidentit, por emërtimi i saj zyrtar nuk është Zonja e Parë”. Në këtë mënyrë, bashkëshortja e Nanos do të ketë të gjitha privilegjet e gruas më të rëndësishme të vendit, por jo emërtimin zyrtar “Zonja e Parë”.

Ndërkohë, Mirela Moisiu, sipas rregullave të reja, që ndodhen të depozituara tashmë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Drejtorinë e Protokollit të Shtetit, do të trajtohet vetëm me privilegjet që ka edhe këshilltari i Presidentit. Një trajtim që ndoshta nuk është mirëpritur nga familja që banon në Vilën 4 të Pallatit të Brigadave. “Pjestarët madhorë të familjes që jetojnë me Presidentin, gëzojnë një status protokollar të barabartë me këshilltar presidenti, kurse ata që nuk jetojnë me të, të barabartë me këshilltar ministri”, thuhet në Ceremonialin e ri. Në këtë mënyrë, Rubena dhe Ana Moisiu do të gëzojnë të drejtat që parashikon protokolli për këshilltarin e ministrit.

Privilegjet e Xhoanës

Rregullat e reja të Protokollit të Shtetit, sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Jashtme, kanë të detajuara edhe privilegjet ligjore që gëzon Zonja e Parë dhe bashkëshortja e Kryeministrit. Në mungesë të Zonjës së Parë, tashmë këto privilegje do të bashkohen për Xhoana Nanon, gruan e shefit të qeverisë. Ajo do të ketë të drejtën “të japë pritje, organizojë publikisht dhe privatisht ceremoni të ndryshme me karakter shoqëror, humanitar e patriotik, dhe të mbajë lidhje me zonjat e para të vendeve të tjera”. Gjithashtu, bashkëshortja e Kryeministrit cilësohet si personalitet publik dhe ka të drejtë të japë pritje dhe të organizojë aktivitete të ndryshme edhe me përfaqësues të trupit diplomatik. Bashkëshortes së Kryeministrit, sipas protokollit, gjithsecili duhet t’i drejtohet “Zonja Nano”.

Në të njëjtën kohë, gruaja e shefit të qeverisë ka të drejtë të shoqërojë Nanon në vizitat që kryen dhe të marrë pjesë, sipas dëshirës, në aktivitetet dhe ceremonitë që zhvillohen. Por asaj i ndalohet të jetë e pranishme në takimet zyrtare. “Gjatë këtyre takimeve, ajo gëzon të drejtën e programi të veçantë protokollar”, thuhet në dokumentin e ri të Protokollit të Shtetit. Gjithashtu, Zonja Nano gëzon edhe të drejtën e ruajtjes me truproja nga Garda e Republikës.

Dokumenti, që duket se ka shtuar të drejtat protokollare të Xhoana Nanos, ka lënë pa status fëmijët e Kryeministrit. “Fëmijët në moshë të Kryeministrit, që jetojnë me të, kur marrin pjesë të ftuar në ceremoni të ndryshme formale barazohen me rangun e këshilltarit. Kur janë në moshë të vogël, nuk gëzojnë status protokollar”, thuhet në Ceremonialin e ri Zyrtar të Shqipërisë.

Ceremoniali zyrtar i Shqipërisë:

– Nëse Presidenti është i pamartuar ose i ve, asnjë nga familjarët e Tij nuk mund të përfaqësojë apo të luajë rolin e Zonjës së Parë. Në veprimtarinë zyrtare, Presidenti i Republikës paraqitet i pashoqëruar. Në ceremonitë festive ose në kushtet kur udhëton jashtë kryeqytetit ose jashtë shtetit, Presidenti mund të shoqërohet nga një person tjetër i familjes, sipas dëshirës, por jo në rangun e Zonjës së Parë. Shoqëruesi i Presidentit gëzon në të gjitha rastet të drejtën e një protokolli të veçantë.

– Në rastet kur Presidenti i Republikës është i pamartuar ose i ve, bashkëshortja e Kryeministrit fiton të gjitha privilegjet e Zonjës së Parë të vendit deri në ndryshimin e statusit familjar të Presidentit, por emërtimi i saj zyrtar nuk është Zonja e Parë.

Privilegjet e Zonjës së Parë

1 – Jep pritje, organizon publikisht dhe privatisht ceremoni të ndryshme me karakter shoqëror, humanitar e patriotik, mban lidhje me zonjat e para të vendeve të tjera.

2 – Bashkëshortja e Kryeministrit është personalitet publik dhe ka të drejtë të japë pritje dhe të organizojë aktivitete të ndryshme shoqërore, humanitare dhe me përfaqësues të trupit diplomatik. Bashkëshortes së Kryeministrit gjithsecili i drejtohet Znj. (vijon mbiemri).

3 – Bashkëshortja e Kryeministrit e shoqëron bashkëshortin në vizitat që kryen, merr pjesë sipas dëshirës në aktivitetet dhe ceremonitë që zhvillohen, por jo në takimet zyrtare. Gjatë këtyre ajo gëzon të drejtën e programi të veçantë protokollar.

Privilegjet e fëmijëve të VIP-ave:

– Pjestarët madhorë të familjes që jetojnë me Presidentin, gëzojnë një status protokollar të barabartë me këshilltar presidenti, kurse ata që nuk jetojnë me të, të barabartë me këshilltar ministri

– Fëmijët në moshë të Kryeministrit, që jetojnë me të, kur marrin pjesë të ftuar në ceremoni të ndryshme formale barazohen me rangun e këshilltarit. Kur janë në moshë të vogël, nuk gëzojnë status protokollar

Nga Sokol Pepushaj

 

Korruptimi I luftës kundër korrupsionit

Nga Albert VATAJ

Që në fillesat e saja të para lufta kundër korrupsionit, si tamposja e oratorisë politike ashtu dhe krijimi I institucioneve me këtë filozofi u panë më skepticizëm nga ata që e njihnin mirë mentalitetin e shtetit shqiptar dhe politikës. Nga njëra anë duhej të rifreskohej në kujtesën tonë për të ardhur tek një dështim paraprak I kësaj lufte tek standarti I vetëdijes politike. Nga ana tjetër duhej kujtuar se korrupsioni është një shtet Brenda shtet dhe si I tillë ai është mbi çdo shtet për sa kohë që lufta kundër korrupsionit nuk shihet tamam si një luftë e ashpër në një front të gjërë dhe me një armik tepër të sofistikuar dhe dinak, për më shumë të imunizuar politikisht. E ndërsa prapa kemi lënë shumë kohë që nga hyrja në orbitën e politikës shqiptare të luftës kundër korrupsionit, tani mund të bësh shumë lehtë bilancin e këtij dështimi fatal të luftës që shtëti I kishte shpallur vetes së tij.

Për të ilustruar se në çfarë niveli është lufta kundër korrupsionit në Shqipëri, mjafton të ngrihet vetëm një pyetje: Sa zyrtarë, ish-zyrtarë të lartë apo njerëz të botës së krimit janë arrestuar për akuza për korrupsion? Përgjigja është asnjë. Rezultatet konkrete mbeten jashtëzakonisht të kufizuara. Korrupsioni dëmton rëndë proceset politike, dëmton biznesin dhe investimet, thellon hendekun mes politikës dhe votuesit dhe bren moralin e shoqërisë. Fakti që prapa dyerve të burgjeve nuk qëndron asnjë peshk i madh, dëshmon mungesën e vullnetit politik, dobësinë e institucioneve të drejtësisë dhe veçanërisht institucionet e akuzës dhe të gjyqësorit. Por lufta ndaj korrupsionit nuk është një betejë që duhet të zhvillohet vetëm nga qeveria dhe institucionet. Opozita ka rolin e vet të pazëvendësueshëm në parlament si me nismat legjislative, me denoncimin publik të rastit të korrupsionit, apo dhe me ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Nga përvoja e deritanishme opozita do të kishte fituar shumë më tepër, nëse komisionet hetimore parlamentare që ka ngritur, do t’i mëshonin më shumë zbardhjes së aferave të dyshimta sesa goditjes së kundërshtarëve politikë. Nuk mund të mendohet një luftë efektive ndaj korrupsionit pa përfshirë dhe atë të medias. Një media e pavarur dhe e çliruar nga presionet politike, por edhe nga presionet e grupeve të dyshimta të interesit, do të jepte një kontribut të vyer në denoncimin e korrupsionit. Afërmendsh që pritej se opozita do të shfrytëzonte këtë rast për të përsëritur akuzën e saj ndaj qeverisë aktuale, por në të vërtetë të dëmtuar të gjithë. Korrupsioni në Shqipëri mbetet një problem serioz. Sipas indeksit për percepsionin e korrupsionit të vitit 2003 nga Transparency International, Shqipëria renditet në vendin e 92-të nga 133 vende të marra në studim. Prej vitesh qeveria shqiptare ka vënë si prioritet të saj luftën ndaj korrupsionit. Në Shqipëri nuk është se mungon strategjia apo ligjet, por është mungesa në zbatimin e tyre. Madje Shqipëria merr pjesë në grupin e shteteve të Këshillit të Evropës kundër korrupsionit dhe aderon në disa ndërkombëtare antikorrupsion. Mirëpo planet antikorrupsion, komitetet komisionet dhe strategjitë duhen zbatuar në mënyrë që çështja e korrupsionit të mos mbetet në kuadrin e fjalëve. Premtimet që jepen herë pas here në publik duhet të jenë realiste dhe të shoqërohen me masa efektive. Ligjet kundër korrupsionit janë të standardeve evropiane, por zbatimi i tyre është në nivele ballkanike. Ligji për deklarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë, i cili do të thotë se të paktën 5000 persona zyrtarë kalojnë në sitën e kontrollit, është një hap në drejtimin e duhur. Por zbatimi i tij le për të dëshiruar. Zvogëlimi i numrit të zyrtarëve që kanë imunitet dhe zbatimi më i mirë i ligjit për rryshfetin, do të bënte të mundur një luftë më efektive ndaj korrupsionit. Përhapja e korrupsionit dhe e krimit të organizuar mbetet një kërcënim serioz për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. Është me rëndësishme që të ketë një koordinim më të mirë me institucioneve, njësiteve antikorrupsion dhe shoqatave joqeveritare që zbatojnë projekte në këtë fushë. Korrupsioni nuk duhet të trajtohet si çështje politike, por si një problem serioz për të gjithë. Nuk mund të ketë një politikë për qytetarët, një drejtësi të pavarur, një ekonomi të zhvilluar dhe një media të lirë pa hequr qafe gangrenën e korrupsionit. Duke stigmatizuar një parrullë të vjetër mund të thuhet pa drojë se korrupsioni është një çështje që duhet të merren të gjithë. Ajo që mund të thuhet me saktësi dhe që shikohet si rrezja e dritës është se lufta kundër korrupsionit është tashmë një luftë e korruptuar. Edhe nëse dikush do të mendonte ndryshe, duke u nisur nga detyrimi që u bë për deklarimin  e pasurive, beson se nuk di të besojë, ose se nuk do të besojë se kjo sështë gjë tjetër vetëm një manovër politike e vetë atyre që duan të bejnë gjunin e qetë në çifligjet e fituara me para të pistë.

Fenomeni

Ne emer te lirise se shtypit

Tashme realisht, shqiptaret duhet te shqetesohen dhe te frikesohen nga qeverisja aktuale dhe kryeministri i tyre. Kembanat e alarmit, per ate qe ka veshe te degjojne, sot jane me te forta se asnjehere tjeter. Nga nje mbrojtes dhe dashamires i shfaqur i mediave dhe gazetareve, kryeministri eshte kthyer haptas ne nje persekutor. Pyesim thjeshte: Nese Nikolle Lesi, pervecse nje pioner i shtypit te lire shqiptar, te mos ishte edhe nje kryetar partie (PDK) e aq me shume nje deputet me imunitet, cfare do te kishte ngjare me te, ku do te ishte?

Pergjigjen mbase, do te mund ta gjenim disa vite me pare dhe per kete duhet te pyesim ndoshta Aleksander Frangajn dhe Martin Leken.

Vete kryeministri yne i nderuar, nuk ka ngurruar te vleresoje rolin e medias si nje “pushtet i katert” dhe i pavarur. Publikisht, ai ka inkurajuar edhe emisione te vecanta (“Fiks Fare” ne Top Channel) te cilat po kryejne punen e gjyqesorit dhe policise shqiptare.

Ky qendrim ka vazhduar dhe vazhdon, deri sa nuk preken interesat e kryeministrit, te afermeve te tij, bashkepunetoreve etj. Pas ketij momenti, ne plan te pare del “lufta e shenjte” kunder medias dhe perfaqesuesve te saj me te spikatur nder vite.

Pertej faktit se Nikolle Lesi (po ndalemi tek ky rast, pasi eshte me i fresketi dhe flagranti!), eshte tashme nje lider i opozites shqiptare, opozitari me i thekur ne keto kohe dhe nje kundershtar i vendosur i kryeministrit (gjithmone me fakte!), ai eshte i pari ze i lire dhe i pavarur i gazetarise shqiptare. Kujtojme lindjen e gazetes “Koha Jone” qe ne vitin 1991. Nga ana tjeter, koha ka treguar se Lesi nuk pajtohet lehte me te keqen. Mjafton te ktehemi pak para viteve 1997, dhe gjithcka faktohet. Ka qene tjeter kush kryeminister, kur redaksia e gazetes se tij, u shkaterrua nga flaket.Ne keto kohe, ketyre u duhet shtuar edhe fakti tjeter: Nikolle Lesi, eshte i vetmi nder deputetet e Veriut te Shqiperise, qe ka ngritur publikisht zerin kunder diskriminimit real te kesaj treve nga qeveria dhe kryeministri aktual i vendit tone.

Te gjitha keto, kryeministri i ka ditur, ose ne rastin me te keq, duke e njohur nga afer Lesin, i ka nuhatur. Megjithate, reagimi me “padi ne gjyq” per botimin e nje dokumenti “per vetshperblimin e kryeministrit dhe suites se tij” disa dite pas tragjedise ne 9 janarit 2004, nuk ka shpene dhe nuk shpie uje ne “mullirin” e kreut te ekzekutivit. Qofte edhe thjeshte si gazetar, me shpirtin e investiguesit qe duhet ta karakaterizoje, Lesi me te drejte ka hedhur mjaft dyshime, mes te cilave edhe per disa helikoptere qe fluturojne qiejve te Shqiperise.

Sigurisht, kryeministri dhe levat e tija ne Kuvend e gjetke, kane shume ne dore. Mbase do te filloje me heqjen e imunitetit te Lesit ne Kuvend, procedimin e tij penal, ndoshta edhe denimin , pse jo burgosjen. Pertej dhimbjes dhe mungeses fizike te Lesit prane te afermeve, kryeministri vetem nder i ben kryedemokristianit. Nese ndodh keshtu, Lesi kthehet ne nje simbol dhe per kete, kryeministri duhet te kujtoje vitet e tija te burgut. Nga ana tjeter, nje Lesi i penalizuar, sjell edhe renien me te shpejte te dinastise “kryeministrore” shqiptare. Kujtojme se burra shume te mencur, te njohur dhe te suksesshem te Evropes dhe Botes, kane treguar vleresimin e tyre por edhe friken per mediat: “Gazetaret mos i bej kurre miq, pasi perfitojne duke nxjerre sekrete qe u beson. Por, gazetaret mos i bej kurre armiq, sepse je gjithmone i humbur”. Nje deputet, kryetar partie, minister, kryetar Kuvendi, kryeminister apo president, eshte i perkohshem, fale nje mandati te marre per nje periudhe kohore nga dikush. Ndersa, gazetari, njeriu i medias, edhe ne kushte shume te veshtira, mbetet gjithmone i tille. Ne themel te punes se tij, eshte aftesia dhe jo nje mandat, i ligjshem ose jo. Prandaj ne duhet te jemi realisht “pushtet i katert i perjetshem”, per kete “ne jemi rera, dhe ju uji”.

Jam mese i sigurte qe Nikolle Lesi, por edhe te tjere emra te spikatur te gazetarise shqiptare, nuk kane nevoje per “mbrojtjen” nga nje pende, si kjo e imja, edhe pse “mbrojtja” ime realisht eshte e sinqerte dhe ne mes kolegesh. Une solidarizohem me Nikolle Lesin, Aleksander Frangajn, Fatos Lubonjen, Mero Bazen, Mentor Kikine, e shume e shume te tjere. Konstatoj me hidherim shtypjen qe po i behet shtypit te lire ne Shqiperi. Atij kerkojne ti vene shume kufinj, shume konture per ti hequr edhe termin “i lire”. Kembanat kane rene prej kohesh. Tashme tingulli i tyre po behet me i forte. Nuk duhet te shqetesohen vetem gazetaret, njerezit e medias ne pergjithesi. Alarmi eshte i pergjithshem. Eshte hapi ndoshta i parafundit, para instalimit te nje neo-diktature. Ato vijne pa u ndier, mbeshteten nga shtresa te popullit, disa here edhe nga shumica e tij. Lene pasoja te tmerrshme, te cilat i vuajne pasi ato i heqim qafe. Me shtypjen e shtypit te lire, fillon te eleminohet mendimi ndryshe, me pas eshte vetem mbyllja e partive politike. Kembanat po cirren duke rene! Bien per ata qe kane veshe dhe qe duan te degjojne! Neser do te jete shume vone!

Blerti DELIJA

 

TELEVIZIONI “ROZAFA” MERR PJESE NE FESTIVALIN E 15 – TE  FILIMIT EVROPIAN TE  PROGRAMEVE TELEVIZIVE TE BESIMEVE I CILI ESHTE I VETMI TELEVIZION NGA SHQIPERIA I PERZGJEDHUR NGA DREJTUESIT E FESTIVALIT

Nga  data 11 – 16 Maj 2004  në Varshave – Poloni, në ambjentet e Televizonit Polak u zhvillua Festivali i 15 – te I Filmit Evropian te  Programeve Televizive te Besimeve. Në këtë fesitival te rëndësishëm merrete pjesë dhe gazetari I TV Rozafa Zef Nika.

Në këtë festival u prezantuan 126 filma konkurues nga 11 shtete evropiane, ku mund të përmendim BBc, ZDF, RAI, TV POLAK etj.

Festivali I parë u zhvillua në vitin 1969  në Itali dhe që atëherë në fillim zhvillohej çdo dy vjet dhe tani çdo tre vjet dhe sjelll me vete producente te televizioneve nga e gjithë Evropa.

Për mbarëvajtjen e këtij festivali mendojnë SIGNIS dhe WACC te cilët punojnë së bashku per te siguruar që ky festival te jetojë dhe te vazhdoje edhe në të ardhmen.

Gjatë pesë ditëve te konkurimit u ballafaquan tema te karakterit fetar në të gjithë Evropën dhe tema fetare aktuale, ku në qendër të vëmëndjes ishin edukimi fetar dhe forma e saj.

Në ditën  e pestë Juria e perzgjedhur nga perfaqesues nga pesë shtete te ndryshme me emra në fushën e filmit si: Agnieszka Arnold (Poloni), Bengt Bergius (Suedi), Peter Kurath (Svizer), Milja Radoviç (Serbia), Andrea Toasetto (Itali) përzgjodhi me çmim te parë “A cry in the Silence” (E qarë në heshtje) me një përmbajtje prej 36’ e 36” me regji  dhe skenar te Angnieszka Dzieduszycka, producent Mark Riedemann. Tema e filmit I përkiste luftës në Sudan që zgjati për rreth 20 vjet dhe që mori jetën e tre milion njerezve te pafajshem. Filmi I adresohet situatave dramatike ne Sudanin e Jugut te detyruar te largohen nga zonat e Jugut.

Gjatë gjithë ditëve te Festivalit u pa interesimi I madh I njerëzve te prodhimit te filmit dokumentar mbi realizimin artistik dhe teknologjine e larte te përdorur në trajtimin e temave te ndryshme. Në seancat e pushimit, pjesmarrës të ndryshëm dhe gazetarë  nga gjithë Evropa dhanë opinionet e tyre për përmbajtjen e filmave te shfaqur dhe tematiken e tyre, ku te gjithë pjesmërrësit e ftuar kishin te drejtën e nje vote. Aktiviteti I festivalit u përcoll me konferenca shtypi dhe nga media gjithë evropiane si një arritje në këtë gjini të dokumentarit I cili varion nga 8’ – 60’. Prezenca e TV Rozafa I cili ndoqi këtë festival u përshëndet nga drejtuesit e festivalit për interesimin I vetmi nga  gjithë televizonet shqiptare.

Në të ardhmen kjo përvojë e fituar do te ndikojë në bashkëpunimin me TV te ndryshme dhe producente në trajtimin e temave te tilla për vendin tonë në realizimin e dokumentarëve te tillë për Shqipërinë.

 

Shkodra ka Bashki, Bashkia nuk ka titullarë!

Une jam nje qytetar i thjeshte i Shkodres dhe ne kete rast, perfaqesoj vetem mendimin tij personal. E ndjej me vend te bej nje sqarim te tille ne hyrje te ketij opinioni qe do te shpreh, duke u larguar nga profesioni dhe pozicioni im publik. Deshiroj thjeshte te kontribuoj, nese do te kete ndikim pas ketij shkrimi, duke qene si nje qytetar i barabarte ne mes te barabarteve, me privilegjin e vetem qe me jep hapesira e lene ne dispozicion ne gazeten “Shqiperia Etnike”.

Askush nuk ka dyshimin me te vogel per kontributin e individit ne jeten e nje kombi, shteti apo edhe komuniteti. Ky kontribut behet me i vlefshem, kur e jep nje personalitet, i cdo fushe qofte. Kur ky kontribut jepet zyrtarisht, i mbeshtetur ne nje mandat te dhene nga zgjedhesit, atehere je i destinuar te mbetesh ne histori. Megjithate, ekziston edhe ana tjeter e medaljes. Nese je nje personalitet ne nje sfere te caktuar dhe komuniteti te ka dhene besimin e tij permes votes, duke mos i sjelle asnje te mire, je i destinuar serish te mbahesh mend, por per te keq.

Kthim prapa

Ne vitin 1992, Shkodra votoi ne vere per nje kryetar bashkie, per here te pare pas viteve te egra te diktatures. Pak kush i kushtoi rendesi per te pare aftesite, aq me pak profesionin e kryebashkiakut. Mjaftonte te behej nje ndryshim, aq me shume kur kaosi “demokratik”, pranonte edhe gabime per hir te “padijes se proves se pare” te demokracise se brishte shqiptare.

Ne vitin 1996, u permbys “gjigandi” PD dhe fitoi nje “liliput” me emrin DBSH. Tashme, ishte momenti te shihej edhe profesioni i atij qe per 4 vite, do te ishte kryetar i Bashkise Shkoder. Nje mesues, aq me shume anonim dhe pa shume kontribute ne politike, mposhti nje te ri, me kontribute ne politike dhe me profesion ekonomist.

Ne vitin 2000, zgjedhjet e rradhes, sollen serish ne krye te Bashkise Shkoder “gjigandin” PD. Kryebashkiaku kishte nje eskperience pune me shoqata te huaja, por askush nuk mund te thote se ishte me profesion mesues.

Ne vitin 2003, Partia Demokratike, e pati shume te lehte fitoren e postit te kryebashkiakut te Shkodres. Ne krye, erdhi nje “mesues i shkalles se larte”, ndryshe pedagog i universitetit, nje intelektual, por ne sferen e gjuhesise shqiptare.

Mesues: Perse Jo?

Nese nuk do te kisha nisur prej 10 vitesh kete rruge, edhe une do te isha sot mesues, ndoshta ne ndonje shkolle ne katund (realisht, mesatarja e shkolles sime te larte, nuk eshte nga me te mirat e mundshme!). Nga ana tjeter, ne fisin tim, nga nena dhe babai, jane te shumte ne numer njerezit qe kane ushtruar, ushtrojne dhe do te ushtrojne kete profesion fisnik. E them kete, per te treguar nderimin me te thelle qe kam per mesuesit (pedagoget) dhe misionin e tyre shume fisnik.

Gjithmone kam menduar (ne keto vite qe eshte lejuar te mendohet me koken tende ne menyre te pavarur nga te tjeret), se qytetari i pare i Shkodres, duhet te jete nje personalitet me aftesi te spikatura menaxheriale. E thene ndryshe, gjithmone kryebashkiakun e qytetit tim, e kam menduar si nje person me eksperience te gjithanshme, mundesisht ne sferen ekonomike. Pra, nje ekonomist. Ne rastin me te mire, nje individ te sporovuar ne ekonomine e tregut si te suksesshem, por ne rastin me te keq, pse jo nje pedagog i fakultetit te Ekonomise. Gjykoj, se pikerisht mungesa e nje personi te tille ne drejtimin  e qytetit, pervec e tjerava, ka qene nje shkak thelbesor i situates aktuale qe kalon qyteti yne.

Stafi i ngushte i kryetarit.

Kryebashkiaku, ne shumicen e rasteve, i emrohet qytetareve nga partia. Ne Shkoder, keshtu mund te thuhet. Mjafton te te kandidoje Partia Demokratike, dhe je i fituar. Aksioma eshte vertetuar prej dekadash tashme. Kryetari i Bashkise, mund te jete thjeshte nje person qe partia e ka zgjedhur per te perfaqesuar. Ai mund te jete nje profesionist, nje menaxher i mire, por mund te jete edhe thjeshte nje “njeri i mire” dhe “ushtar besnik” i partise. Ne keto kushte, rendesi te vecante, merr zgjedhja e stafit te ngushte te kryetarit, ne kete rast, dy nenkryetaret e Bashkise. Nese kryebashkiaku nuk ka deshire apo mundesi ne kete perzgjedhje ne te mire te qytetit, atehere partia duhet te perzgjedhe ne te mire te komunitetit. Realisht, njeri nenkryetar eshte serish nje pedagog i Universitetit dhe pa asnje pervoje konkrete menaxheriale, ndersa tjetri eshte nje agronom me profesion dhe me nje eksperience me nje OJF te huaj qe punon ne zona rurale kryesisht. A ka nevoje per komente?

Bilanci

Kryebashkiaku Artan Haxhi, mund te konsiderohet i zgjedhur qe me 12 tetor 2003, pa me te voglin kontestim nga askush. Megjithate, betimi zyrtar eshte bere me 8 janar 2004. Disa kohe me pas, eshte vendosur edhe per emrimin e dy nenkryetareve (me perpara, kishte vetem nje te tille!) Voltana Ademi dhe Rudolf Rasha, ndersa u largua nje teknicien i mirefillte sic eshte ish-nenkryetari Fatos Gjyrezi.

Gjate kesaj kohe, arritjet me te medha te Bashkise jane:

1.   Zgjedhja pa probleme e kryetarit dhe nenkryetarit te Keshillit te Bashkise sipas propozimeve te ardhura nga PD-ja.

2.   Zgjedhja e perfaqesuesve te Bashkise ne Keshillin e Qarkut 100% sipas propozimeve te ardhura nga PD-ja.

3.   Miratimi i struktures se re te Bashkise, tashme me dy nenkryetare.

4.   Miratimi i buxhetit te vitit 2004.

5.   Vizitat e shpeshta jashte vendit te kryetarit dhe titullarve te tjere te Bashkise.

6.   Shtrimi i trotuarit te Bashkise Shkoder dhe planifikimi per shtrim i atij para Universitetit.

Nje kryetar ndryshe

Askush nuk e ka kete dyshim, qofte duke nisur nga pamja e jashtme e kryebashkiakut te Shkodres. Megjithate, ka edhe mjaft ndryshime te tjera nga paraardhesit. I pelqen jashtezakonisht sporti, futbolli. Shoke te tij tregojne se disa here ne jave, larg syve kureshtare, Haxhi luan futboll me miqte ne nje fushe diku afer Beltojes. Nga ana tjeter, pasioni per mesimdhenien ne Universitet, vazhdon te jete i larte. Diku me shaka, por edhe pas disa hulumtimeve, tregojne se Haxhi “kryetarllekun” e ka pune te trete pas pedagogut profesionist dhe sportistit amator. Pas ketyre impenjimeve, kohen qe i mbetet, e kalon kryesisht jashte vendit. Madje, nje socialist, ndersa komentonte keto kohe mungesat e shpeshta dhe te gjata te kryetarit Haxhi ne Shkoder, thoshte: – Nese kryetari do te ishte socialist, tashme do ti thonin “Nano i vogel IK!”. Ju kryetarit tone i thoni Nano ik, prandaj iken. Po ketij te PD-se, kush i thote? Mbase duhet te filloni protestat “Haxhi hajde”, thote me te qeshur socialisti dashamires i kryebashkiakut te PD-se.

Mjaft qytetare, tregojne raste kur kryebashkiaku Haxhi, ka ardhur pasdrekeve me biciklete ne pune, madje ka pritur pas deres se Bashkise duke trokitur per disa minuta, per te hyre ne zyre. Realisht, Haxhi eshe nje kryetar ndryshe.

Gjithmone ankesa per buxhetin

Edhe kete vit, buxheti per Shkodren, eshte shume i vogel ne zerin e investimeve. Realisht, pas miratimit u deklarua se investime do te kete vetem per trotuarin para Bashkise dhe ate para Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Edhe ne keto pak investime, Haxhi ka vendosur te ndryshoje pamjen e trotuarit te institucionit qe do te drejtoje edhe per disa vite, dhe te institucionit te cilit do ti rikthehet pas perfundimit te mandatit si kryetar Bashkie, Universitetit.

Me ka bere pershtypje qendrimi i Haxhit, ndersa ne Keshillin e Bashkise diskutohej per buxhetin. Realisht, kryebashkiaku nuk e  mbrojti sic duhet dokumentin themelor per ndryshimin pozitiv te qytetit. Te krijohej ideja se ai nuk kishte aftesi ta mbronte, ose nuk ishte i bindur se ai duhej te mbrohej. Ketu kthehemi tek tema e fillimit: Te jete apo te mos jete kryebashkiaku mesues ne profesion?

Qofte thjeshte, vetem per taksen e pastrimit, e cila ngeli aq sa ishte vetem 300 leke te reja, ndersa kryebashkiaku e kerkonte 1000 leke, Haxhi nuk diti te binde keshilltaret.

Specialistet, thone se kete vit, me parate e buxhetit, thjeshte do te paguhen rroga dhe sigurime shoqerore te punonjesve te Bashkise Shkoder. Nderkohe, sherbimet per qytetaret, mbase do te jene ne nivel me te ulet se deri tani.

Nga ana e saj, Bashkia akoma nuk ka publikuar per opinionin me detaje dhe zera te vecante buxhetin per kete vit. Akoma, Bashkia dhe titullaret e saj nuk kane njoftuar per projektet ndryshme qe ka pergatitur, ka derguar per mbeshtetje financiare, apo qe ia kane kthyer mbrapsht institucionet e Pushtetit Qendror apo edhe institucione te huaja financiare.

Mea Culpa

Edhe ne keto momente qe po shkruaj keto rradhe, kryebashkiaku dhe nje nga zevendesit e tij, jane jashte vendit, ne Itali. Edhe paraardhes te tyre, nuk kane bere pak vizita jashte vendit. Sigurisht, jo kaq shume dhe brenda nje kohe e shkurter. Megjithate, per sinqeritet apo hipokrizi, kane dale para mediave lokale per te treguar ku kane qene, per cfare dhe c’kane arritur nga vizitat. Nese deri ne momentin qe je thjeshte, nje individ pa mandat, levizjet tuaja jashte vendit, nuk perbejne lajm. Por ku ke nje mandat, aq me shume “qytetar i pare”, je ne vemendjen e mediave.

Ne fund te ketij shkrimi, si edhe here te tjera po vendos emrin tim. Sigurisht, pas disa hulumtimeve, une kam bere disa konstatime ne keto rreshta. Privatisht, nje titullar i bashkise, me ka thene se “ti nuk i di arsyet e verteta te ecjes kaq ngadale te puneve ne Bashki”, duke lene te nenkuptohet se jo te gjitha bien mbi administraten aktuale Haxhi. I kam kerkuar dhe i kerkoj, per hir te realitetit, te se vertetes por edhe si detyrim ndaj qytetareve, te publikohen shkaqet dhe emrat e fajtoreve te vertete te kesaj gjendjeje. Nese kjo ndodh, dhe eshte e bindshme dhe e faktuar jo vetem per mua por dhe te gjithe shkodranet, jam gati te bej “mea culpa”, te terheq prapa te gjitha fjalet dhe  te kerkoj ndjese publike. Deri atehere, une si shume bashkeqytetare te tjere, nuk mund vecse te konstatojme se ne Shkoder, ka Bashki, por Bashkia  nuk ka Kryetar. 7 muaj mandat, tashme kane kaluar, 6 muaj kohe marrin zgjedhjet e vitit 2005, 6 muaj kohe paramarrin zgjedhjet e vitit 2006, keshtu qe ka mbetur me pak se gjysma e mandatit pa u konsumuar. Eshte momenti te mendohet per kryetarin e ri te Bashkise Shkoder, te per cilin, uroj sinqerisht te mos jete me mesues, pavaresisht konsiderates se larte qe kam per kete profesion, por qe nuk eshte kompatibel me emertimin “qytetar i pare”. Koha e ka treguar dhe po e tregon kete!

Blerti DELIJA

 

Ismail Kadare me kokë në re

Së pari due ta baj me dije lexuesin e këtij shkrimi se unë nuk kritikoj emna, por krijime, pamvarësisht autorësisë së tyne. Unë mendoj se shumë ma e randsishme asht cilësia e krijimit se autori i tij, me fjalë të tjera, kritiku asht, apo duhet të jetë shqyrtuesi i frymzimit të krijimit. Prandej, cilido qoftë autori e fama e tij, apo e sajë, nuk duhet të shkaktojë kurrfarë ngurrimi për nji kritikë serioze e të sinqertë, elemente kta që e nderojnë kritikën e autorin e saj, mbasi qëllimi i nji shqyrtimi kritik nuk asht në asnji mënyrë mania për “me gjetë halen në perpeq”, por me i terheqë vëmendjen krijuesave ta kontrollojnë sa ma me realizëm frymëzimin që në disa raste i besojmë ma shumë se duhet. Peshorja ma shumë se çdokujt i nevojitet krijuesit e këtë mendim populli e shpreh me thanien proverbiale “nuk i bjen fjalë në tokë”. Unë me këtë shkrim do të mundohem me shqyrtue sa ma ndershmënisht e profesionalisht njene nga veprat e bujshme të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, pra “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”.

 

F. 9, rr. 24, “Ajo shkëlqente mbi asfaltin”. Shqota nuk shkelqen. F. 9, rr. 4, “Sikur çdo njeriut tjetër do t’i dukej disi monoton, një koinçidencë e trishtuar”. Përse nji njeriut tjetër t’i dukej “Koinçidencë e trishtuar” fillimi i vjeshtës, e Gjeneralit pse nuk i duket si të tjerëve?! F. 9, rr. 8, “Në luftën e fundit botërore”. Urojmë të jetë e fundit, por atë luftë bota e quen Lufta e 2 Botnore. F. 9, rr. 10, 11, “Në fund të gushtit, kur filluan vrantsinat e para, pra ishte vjeshtë”. Dihet se vjeshta kalendarisht fillon më 21 shtator, jo në fund të gushtit. F. 9, rr. 14, 14, “Gjenerali e dinte se në Shqipëri, vjeshta asht e lagësht dhe me shi”. Si të mos e dinte nji italian se klima shqiptare asht mesdhetare?, pastaj, si mund të ishte e lagësht e me shi, kur pa shi s’ka si të jetë e lagësht. F. 9, rr. 16, 17, “Por edhe sikur ta dinte se në Shqipëri vjeshta është me diell dhe e thatë”, Përse të thuhet me diell dhe e thatë, kur pa diell nuk mund të jetë e thatë, pra ose njena ose tjetra e vazhdon, “Atij nuk do t’i dukej ky shi i papritur”. Cili asht kuptimi i kësaj fjaleje?! F. 11, rr. 18-19 “Atij i ishte dukë gjithmonë se misioni i tij mund të fillojë nëpër shi”. Lind pyetja. A gjithmonë ka pasë në mendje këtë mision?! Gjithmonë, do të thotë edhe para se të vriten ata ushtarë të cilëve u dërgue t’u mbledhë eshtnat, dhe në vend të fjalës “dukë”, do të mund të thuhej parandjerë. F. 10, rr. 5, “Rrafshnalta dimrore”. A ka në Shqipndi ndonji rrafshnaltë të quejtun dimnore. Nëse kjo e quejtun merr shkas nga naltsia, të gjithë rrafshnaltat janë dimnore dhe bjeshkore në verë. E vazhdon, “Dergjej nën shi”, mandej të vdekunit janë nën shtresën e tokës mbi të cilën bie shiu e kjo ndoshta do të mund të thuhej vetëm sikur në Shqipni shiu të mos pushonte kurr. F. 10, rr. 9-10, “Ushtria ishte atje poshtë jashta kohe”. A ekziston ndonji gja jashta kohe?! Ndoshta mund të thuhej jashta jete, por kurrësesi jashta koha. F. 10, rr. 12-13 “Ishte nji mision i panatyrshëm që do të kishte shumë verbim e shurdhim”. A nuk meriton kjo fjali të quhet “Kodra mbas bregut”?! F. 10, rr. 19-20 “Konturat tregonin armiqësi”. Natyra nuk duhet quejtë anmiqsore, mbasi ajo nuk i ka fajet e njeriut. F. 10, rr. 36-38, “Mbi ato male tragjike”. Malet nuk mund të akuzohen për ngjarjet njerëzore, e vazhdon, “do të fluturosh si shpend krenar i vetmuar”. Ai asht me priftin, atëherë pse i vetmuar?, r. i fundit i f. 10 “Që kur malet i lanë prapa”. Fluturimi në linjën Itali-Shqipni nuk shtrihet mbi male, por mbi det, mbi fusha deri në Rinas. F. 11, rr. 28-29 “Drujt e çveshur”. Nuk thuhet drujt, por trungjet dhe nga ana tjetër si mund të jenë trungjet e çveshuna në fund të gushtit?! F. 11, rr. 31 “Këtu ka shumë obmrella”. Përse në Shqipni paska ma shumë ombrella se në vendet tjera?! F. 12, rr. 12-13 “Gjenerali dha të kuptonte se ai ishte kryesori megjithse prifti fliste ma pak”. Ç’do të thotë kjo fjali “megjithse prifti fliste ma pak”, këto fjalë lanë me kuptue se prifti ishte kryesori. F. 12, rr. 34-35, “Ai ishte kryesori dhe mund të hapte çfarëdo lloj bisede që të donte”. Të jesh kryesori nuk do të thotë të hapësh çfarëdo bisede që të duesh, të drejtën e hapjes së bisedës e kanë të gjithë njisoj, ky lloj kryesori asht diktator. F. 12, rr. 36-37, “Biles më tepër se të huaj”. A mund të jetë kush ma tepër se i huej?! F. 13, rr. 2 “Zhurma e kandshme e ekspresit”. Zhurmë të kandshme nuk ka, nëse do të ishte e kandshme nuk do të quhej zhurmë, mendoj se do të ishte shumë ma e pranueshme “fërshëllima e ekspresit”, apo ndoshta nji fjalë tjetër ma e përshtatshme që mund ta gjejë, apo ta shpikë shkrimtari për shushuritjen e ekspresit. F. 13, rr. 9, “Pas një udhe të rrezikshme me mot të keq”. Këtu a asht fjala për udhën ajrore, tokësore, apo udhëtimin?! F. 13, rr. 16-17, “Ai erdhi si nji Krisht i ri i pajisun me harta”. Krahasimi asht krejt i pavend pasi Krishti nuk ka qenë as topograf, as nuk ka qenë kërkues eshtnash, mandej edhe nëse do të ishte, pse të bahej krahasimi me Krishtin, së paku të thuhej nji Krisht i dytë, jo nji Krisht i ri, sepse Krishti vetë ka ndrrue jetë i ri. F. 13, rr. 19-20 “Ai erdhi t’ia shkëpuste harrimit dhe vdekjes, atë diçka që kishte mbetur prej tyre”. Të ia shkëpuste vdekjes do të thotë t’i ringjallte. F. 13, rr. 22-23 “Që t’i gjente të gjithë të zhdukurit e të humburit”, të zhdukunit janë të pagjetshëm sepse janë zhdukë, të humbunit mund të gjinden. F. 13, rr. 24-25 “Ai ishte pajisë me forcën magjike të statistikave”. Statistika i përket aritmetikës, jo magjisë. Figurat letrare shkëlqejnë vetëm nëse vehen në vendet e tyne ma të përshtatshme, përndryshe stonojnë si dizonanca e papranueshme në muzikë. F. 13, rr. 29-30 “si do të mbeten gojëhapur shqiptarët që mbajnë kaq shumë ombrella ndër duar”. Si mund ta bajë nji përcaktim të tillë nji i huej gjatë nji udhëtimi aq të kufizuem në vendin tonë, pastaj këtë përcaktim ai e ban pas udhëtimit të parë nga Rinasi tek hotel “Dajti”. F. 13, rr. 36-37 “Gjenerali kërkon e hapë varre, o, ç’punë të rëndë që ka”. Gjenerali urdhnon të hapen varret, nuk i hapë vetë e të urdhnosh nuk asht punë e randë. F. 14, rr. 1 “E zhvarrimi filloi më 29 tetor në orën 14”. Ma parë u tha “erdhne në fund të gushtit”, ose ndryshe në gjysmën e dytë të gushtit ndoshta, përse e filloi zhvarrosjen pas ma se 2 muejve e nëse kështu ka ndodhë, çfarë bani gjatë atyne 2 muejve e firifju lexuesi nuk sheh në libër kurrfarë veprimtarie të tij gjatë asaj kohe si justifikohet humbja e asaj kohe. Heshtja e autorit për atë kohë asht si ajo e të vdekunve që ka ardhë me marrë Gjenerali, apo ma e pajustifikueshme se heshtjen e të ramve, e imponon vdekja, por autorit kush ia imponon?! F. 15, rr. 6 “Varrezat janë pranë xhades si gjinden përgjithsisht varrezat e ushtarve”. Gjatë luftës ushtarakët e vdekun varrosen sa ma shpejt e kudo, mbasi nuk pret puna. F. 17, rr. 56 “Toka ishte plot gur të vegjël që lëshonin nji tingull të mbytur, kur preknin metalin e lopatës”. Gurët e vegjël quhen guraleca, ata nuk e prekin lopatën, por lopata ata. Ata nuk kanë si lëshojnë tingull të mbytur se tingullin e tyne e mbulon tingulli metalik i lopatës. Guri mund të lëshojë tingull të mbytun vetëm nëse përplasim gurin me gur. F. 18, rr. 1-3 “Ndoshta asht varrimi i dytë, tha prifti, ka qëlluar shpesh që të varrosen për herë të dytë, biles edhe për të tretën herë”. Lufta e rrezikon varrosësin ta varrosë të vdekunin nji herë pa le për së dyti, apo së treti. Pastaj ç’është nevoja të varroset për së dyti, e jo ma për së treti. Nji varrim për së treti do të hynte në librin Gines. F. 26, rr. 30, “Vërtetë do t’i ketë pëlqyer prifti, apo do ta ketë bërë për interes”. Me këto fjalë autori shpreh siguri për lidhjen e priftit me gruen për të cilen asht fjala e mandej vazhdon, “Në qoftë se në mes të tyre ka pasë ndonjë gjë e ç’më duhet mua në fund të fundit?”. Nëse dikush thotë, “ato janë fjalët e Gjeneralit, goja e personazhit të nji libri asht goja e autorit. F. 27, rr. 19 “Ishin duke shkruar një artikull mjaft të guximshëm e të ngatërruar”. Si e justifikon autori këtë fjali?! Cili asht kuptimi i saj?! F. 29, rr. 45 “Shqiptarët edhe ombrellat i mbajnë si pushkë”. Një gjeneral, në mos ma me shumë kulturë, së paku me akademinë ushtarake që ia detyron grada, nuk ka si e ulë vedin deri në atë injorancë sa të thotë se “Shqiptarët edhe ombrellat i mbajnë si pushkë”, mbasi ombrella nuk mund të mbahet në mënyra të ndryshme nga popuj të ndryshëm. Ajo dihet si mbahet kur bie shi e kur jo. F. 29, rr. 19 “Shqiptarët në luftë i shtyn instinkti i vjetër”. Cilado qoftë konsiderata e të huejve për ne, tingllon e papranueshme, sidomos për njerzit e rangut si gjenerali e prifti të na krahasojnë me qeniet e instinktit, përkundrazi italianët kanë një proverb përcaktues të popujve, “Tutto il mondo e un paese”. F. 29, rr. 25 “Shqiptarët në luftë bëjnë dëm më tepër se ç’duhet”. Kjo fjali lind pyetjen “A ka ndonjë luftë që ban ma pak dam se duhet, dhe si mund të thuhet dam që duhet? Asnji dam nuk duhet, a vetëm shqiptarët bakan? Ma shumë dam se duhet?! F. 31, rr. 32, “Alpinët janë më të shkurtët”. Si ka mundësi alpinët e rritun në alpe të jenë më të shkurtët, kur përgjithësisht banorët e alpeve janë shtatlartë. F. 32, rr. 18 “Me një zë të shurdhët tha – Mirëmbrëma”. Mund të thuhej me një zë të mekur. F. 35, rr. 18 “Misioni juaj është një hipokrizi”. Mbledhja e eshtnave të ushtarve të ramë në luftë asht mision ndër ma humanitarët prandej pamvarsisht se kush e si e tek, ky mendim kaq antinjerëzor nuk do të duhej të shkruhej nga autori. F. 38, rr. 16 “Shqiptarët janë një popull që e lexojnë shumë gazetën”. Në atë kohë shqiptarët mund të ishin popull që e lexon ma pak se kushdo tjetër gazetën nga shkaku i pavërtetësisë së saj sepse tek ne kishte ma pak se kudo gazeta e në të kishte ma pak se në çdo tjetër gazetë të huej të vërteta. F. 39, rr. 8 “Shqiptarët nuk i mposhtë forca, ndoshta mund t’i mposhtë gjëja e bukur”. Pse ndoshta. Përderisa pak ma parë e konsideruen nji popull instinkti si mund ta kuptojnë e të mposhten nga e bukura?! F. 39, rr. 28 “Nuk kanë këngë gazmore këta?!” Kjo pyetje i jep shkas kësaj pyetje: A ka ndonji popull në botë pa kangë gazmore. Pastaj Gjenerali a asht duke pyet ndonji muzikolog që mund të japë nji përgjigje të bazueme në studimet e tija të gjata në Shqipni?! F. 40, rr. 11 “Fortinat duken si skulptura egjiptiane”. Mos vallë të gjitha skulpturat egjiptiane janë të nji forme?!, dhe ç’ndryshim kanë skulpturat egjiptiane nga të vendeve të tjera? F. 49, rr. 34 “Prifti i dukej si ndonjë kryq gravure”. Njeriu nuk mund t’i ngjasojë kryqit pa hapë krahët, mandej përse kryq gravure?! Ky krahasim jo vetëm asht i pavlefshëm për nji karikaturëim të tillë, por autori asht përpjekë të gjejë një krahasim si ky për t’i ba qefin shtetit ateist. F. 41, rr. 26 “Fëmijët duke tundë kokat e vogla me flokë të verdha”. Si xhanëm të gjithë ata fëmijë i paskan pasë flokët e verdhë?! Si t’i kishin lye të gjith me të njëjtën bojë. F. 45, rr. 8 “Ishte shkruar në murin e varrezave: Kështu e pësojnë armiqtë”. Dihet se në vitet ’60 fjalë të tilla mund të shkruheshin vetëm me lejen e shtetit e pa lejen e shtetit individi do të ndëshkohej, nga ana tjetër përpara të huejve shteti jonë maskohej si djalli i shtirë këto e bajnë të pamundun të shkruemit e atyne fjalve. F. 45, rr. 14 “Kjo është e turpshme, tha Gjenerali për shkrimin. Nuk shoh asgjë të turpshme, ia ktheu specialisti shqiptar”. Me këtë ngjarje të sajueme, autori përdhosë shqiptarët e lartëson të huejt. Nëse kemi aq revolucionarizëm sa të na djegë edukatën, fundosim veten tonë në llumin e turpit. Justifikimi i këtij gjesti me masakrat fashiste të para 20 vjetëve pasqyron nji urrejtje terrori. Njerzori të keqit duhet t’i thote: Nuk jam si ti e jo ta kaloj në garën e së keqes. F. 45, rr. 26 “Shkrimet në murin e varrezave i ka bërë një nxënës”. A nuk do të ishte ma mirë të mbyllej kjo ngjarje me këtë justifikim? F. 45, rr. 38 “Dyert e makinës u përplasën njëra pas tjetrës me një rrëmbim si një breshëri”. Dy përplasje nuk kanë si krahasohen me breshëri. F. 47, rr. 3 “Drita binte copa-copa mbi mullarët e heshtur”. Mullarët e paprekun prej kuj si mund të jenë përveç se të heshtun?! F. 47, rr. 23 “Retë e njomura prej hënës”. Kjo asht nji përpjekje për me gjetë nji metaforë origjinale, por nuk mund të quhet gjetje, pasi retë nuk njomen. F. 48, rr. 20 “Bardhsi tronditëse e hënës”. Hana nuk mund të ketë bardhsi tronditse, mandej bardhsia nuk ka si të jetë tronditse. Tronditse mund të bahet ndonji dritë verbuese. F. 51, rr. 16, “Për spektatorët nuk do të ishte gjë e kënaqshme t’u hapeshin varret para syve, tha Gjenerali. Unë mendoj të kundërtën, tha prifti. Ata do të kënaqeshin shumë nga kjo gjë”. Unë mendoj se hapja e varreve me eshtna mbrenda do të trondiste edhe ma të pashpirtin. As mendimi ma pervers i cilitdo të huej për shqiptarët nuk ka si formulon fjali të tilla për ne. F. 52, rr. 29 “Andej nga duhej të ishte lumi”. Lind pyetja: A duhej të ishte aty, apo ishte aty. A nuk kuptohet se nuk asht andej, por andej duhej të ishte. Shkrimtari shqiptar e din a asht lumi aty, sepse ai flet për nji vend të Shqipnis. F. 54, rr. 3 “Nuk është tmerruar vajza kur ka parë se si nxirren eshtrat e ushtarve?, pyet i huaji. Aspak, u përgjigj tjetri, ktheu kokën nga ana tjetër duke ndjekë me sy të fejuarin”. Në këtë personazh kalimthi shkrimtari psaqyron zemërngurtsinë e vajzës shqiptare e çveshë nga ndjenjat njerëzore, e komunistizon në mënyrë rrobotike. F. 55, rr. 16 “Në zunë kalamajt me gurë”. Ky sajim i autorit asht i papranueshëm, aq dashakeq. Dëshira për ta portretizue popullin shqiptar sipas kërkesave të pushtetit në fuqi ka tejkalue edhe dëshirat e shtetit, ka shqelmue traditën e respektit për të huejin qoftë ai edhe i padëshrueshëm. Fëmijët tanë edhe sikur, mos e dhantë Zoti, të ishin vërtet të tillë, shkrimtari shqiptar do të duhej të bante çmos e pena e tij të gjente njifarë justifikimi ndaj këtij gjesti të papranueshëm as nga primitiviteti ma i pagdhendun. F. 57, rr. 11 “Një anglishte të shkatrruar”. Do të ishte ma me vend të thuhej “e gjymtuar”. Shkatërrimi asht sinonim me shpërbamjen. F. 63, rr. 27-28 “Vagabondin Lame Kareco kur doli nga shtëpia publike e shikuan sikur të qe ringjallur Krishti”. Përdorimi i emnit të Krishtit në nji ngjarje të tillë, përveç se asht nji sakrilegj blasfemues, asht i papranueshëm prej vetë krahasimit. Në këtë rast do të mund të thuhej: Si të kishte dalë një mbret nga shtëpia publike, apo ndojnë perandor si Bonaparti a ndonjë tjetër. F. 64 “Zë monoton”. Në kangë nuk asht zani monoton, asht melodia monotone. F. 67, rr. 23 “Ndoshta plaku nuk do të kishte qëlluar me revolver, sikur të mos ishte kjo britëm. Ç’kërkonte plaku në shtëpinë publike, kur fajin e kishte i biri që shkonte tek prostituta e ajo e priste si çdo tjetër klient”. Si e njohu Ramizi të preferuemen e të birit pa e pa kurrë ma parë? Cili ishte shkaku i brimës së prostitutës? Po mos të shkonte qëllimisht ta vriste, përse nuk e la revolverin në shtëpi? Së paku në atë kohë a ka pasë gja ma turp për nji burrë se sa të vrasë nji femen, sidoqoftë ajo. F. 67, rr. 10-11 “Për të, pra për prostitutën, u përgatit një varrim madhështor me kurora e me muzikë e të shtëna pushkësh”. Ky sajim hyn ndër ma të pabesueshmit. Ligjet e diktaturës fashiste, prostitutën e kanë trajtue si nji instrument dëfryes e si nji qenie të përbuzun, që e ka vendin vetëm në shtëpinë publike, por edhe sikur ta vlerësonin si femnen ma të nderueme, nji funeral të till nuk mund ta zhvillonin, qoftë edhe për mos me i ra ndesh zakonit shqiptar, jo për hir të zakonit, por çdolloj despotizmi përpiqet t’i respektojë zakonet që nuk i prishin punë në politikë për me u shtirë si sistem politik “human”. F. 67, rr. 16 “Mbi rrasën e varrit të prostitutës ishin gdhendur “Ra për Atdhe”. Edhe sikur të donin ta shkruenin nji epitaf të tillë, s’do t’i linte turpi e tallja e të tjerëve, e kaq gja mundet me e marrë me mend edhe ma i padituni. F. 72, rr. “Gratë e pleqtë e kanë për gjynah të hapin varre”. Kjo tingllon nji bestytni e shpikun prej autorit. “Hapja e varreve, shqiptarve u jep një kënaqësi të fshehtë duke menduar se janë eshtrat e armiqve”. F. 72, rr. 35 “Gjenerali nxori termusin, hangrën ushqime të thata e u shtri në krevat”. Ushqimet e thata nuk nevojisin termus prej tij nuk nxori asgja të langshme, atëherë pse përse e nxori termusin? F. 73, rr. 3 “Ç’bukuroshe ishte e veja e kolonelit. Për këtë grue që e ka pa para pak muejve do të duhej të thuhet asht, jo ishte. Në këtë rast, “ishte” do të mund të thuhej nëse do të kishte vdekë kohët e fundit. F. 73, rr. 9 “ajo ishte aq e bukur, sa të vinte të nervozohesh e të bërtisje: Përse vallë të ekzistojnë gra kaq të bukura”. Ç’kuptim ka të nervozohemi e të bërtasim: Përse vallë të ekzistojnë gratë e bukura. A nuk u dashka të jetë grueja krijesë e bukur?! Këtë ndoshta do të mund ta thonte ndonji anti-femnist. Dihet se vizatuesi i karaktereve të personazheve të tij asht vetë shkrimtari ndaj përgjegjësia për shprehjen e mendimeve të personazheve bie mbi autorin. Gjenerali i përshkruem si dashunues i flaktë mund të ankohet pëse nuk janë gratë edhe ma të bukura se ç’janë. F. 75, rr. 35 “Ç’të ketë bërë prifti me të vejën e kolonelit?”. A hahet një pyetje e tillë, kur këtë e ban dyshimi për një burrë e grue?! F. 78, rr. 16-17 “Kënga u përplas për çadër, ashtu si përplaset shiu”. Për tinguj muzikor mund të thuhet u zbriste volumin, apo fuqinë. F. 78, rreshti i fundit “A ka sadisfaksion ma të madh për një luftëtar sesa të nxjerrë eshtrat e armiqve të tij”. Këtë sodisfaksion do të mund ta ndjente vetëm fenomeni i urrejtjes, jo bartësi i saj sepse ky sodisfaksion do të quhej prodhim i shfrimit ma makabër. Zhvarrosjen e eshtnave nga veteranët e quen: Vazhdimi i luftës ndaj anmiqve të vdekun. F. 79, rr. 34 “Kënga shtypte faqet e pjerrta të çadrës”. Pak ma parë u tha: Kënga përplasej, tani shtypte. Kanga nuk asht e ngjashme sa me çekanin as me rrulin, përkundrazi ajo asht përkdhelse, apo krijuese emocionesh të ndryshme. Rreshti i fundit i F. 80 “Kështu është epika e tyre”. Epika asht nji zhaner arti e s’ka si të jetë e ndryshme në vende e popuj të ndryshëm. F. 81, rr. 11 “Në qoftë se ata në ndonjë këngë bëjnë aluzion për ne merrni shënim”. Përse të merrte shënim. Ç’të drejtë ka një Gjeneral i ardhun me nji mision humanitar të ankohet se aludojnë për të. Ai asht nji i dërguem i nji shteti demokratik propagandues i përhapjes së opinioneve të lira, apo mos vallë e komunistizoi koha e qëndrimi në Shqipni e kontaktet me shqiptarët që i lidhë puna me ta? F. 86, rr. 16 “Si e quanin, e pyeti plakun specialisti? Nuk e di, ne e quajtëm ushtar deri në fund”. Si ka mundësi të jetosh gjithë atë kohë me nji argat e të mos e pyesish për emën?! Kjo nuk do të ndodhte as sikur të mos ekzistonte fare kurreshtja, që sidomos tek ne shqiptarët asht ndoshta tepër e zhvillueme, e veçanërisht gratë që edhe memec po të ishte, prej truve do t’ia kishin nxjerrë emnin e gjithçka tjetër që t’u ishte shkrepë. F. 89, rr. 4 “Përsëri ditar, tha Gjenerali. I gjashti, tha prifti, që gjejmë”. Përse vallë i gjashti përmendet pa folë fare për pesë para tij?! Dhe ky ditar s’ka si e justifikon kalimin në heshtje të pestëve para tij, mbasi nuk dihet nëse asht ma i randsishmi përderisa nuk asht shfletue ende, prandej ekziston mundsia që të pestë para tij të jenë ma të randsishëm e megjithkëtë s’u fol nji fjalër për ta. F. 90, rr. 16 “Të gjithë këtu më thërrasin ushtar, asnjeri nuk më ka pyetur si e kam emrin”. Ky asht nji perforcim i së pavërtetës së thanun ma par nga i zoti i shtëpisë. F. 92, rr. 29-30 “Kur shoh Kristinën ndjej një boshllëk në gjoks, si shfryrja e menjëhershme e një rrote biçiklete”. Ky krahasim mund t’i shkonte nji humoristi, prodhues krahasimesh qesharake e vuglare, kurrsesi nji shkrimtari. F. 97, rr. 16-17 “Burrat shqiptarë flasin pak”. Ky konstatim asht sa i dëshirueshëm, aq i pavërtetë, e kjo e pavërtetë nuk u përket vetëm shqiptarëve, por çdo popullit, mbasi cilësitë apo veset i ka individi, që në këtë pikë nuk mund të përfaqësojë nji popull të tanë. Shkrimtari në gojën e personazheve të kulturueme duhet të venë shprehje të kulturueme. Ky rast e disa të tjerë të ngjashëm me këtë na sjellin ndër mend thanien proverbiale të Fishtës së madh: Çka t’i bajmë, anmik e kemi, por të drejtën do t’ia themi. F. 103, rr. 10 “Sytë e Kristinës janë hieroglife, si të gjithë sytë e vajzave shqiptare”. Hajde me nji mij e sa ka së paku po të thuhej si përgjithsisht sytë e vajzave shqiptare, por si të gjithë vajzat shqiptare ashti nji tepri e papranueshme, mbasi shqiptare nuk ngjajnë njeni me tjetrin si ta nxamë kinezët. F. 103, rr. 27 “Sikur të ishim pranë njëri-tjetrit, por kjo s’po ndodhë, me sa duket kjo ndodhë vetëm ndër filma”. Njerëzit nuk kanë fillue të ndodhen pranë njeni-tjetrit me shpikjen e kinematografisë, dhe pranë njeni-tjetrit çiftet ndodhen kudo e në çdo çast. F. 104, rr. 32-33 “Edhe mua më ftuan në sofër, por të ardhurit nuk këmbyen asnjë fjalë me mua, si të mos isha aty”. Kjo mospërfillje nuk asht shqiptare, as njerëzore. Edhe kafshës i flet kur të afrohet te sofra. Thirrja e nji njeriu në sofër nga i zoti i shtëpisë tregon nderim për të dhe asht shej që duhet ta nderojnë edhe të ftuemit. Kështuqë mosrespektimi i të respektuemit nga i zoti i shtëpisë, turpnon të ftuemët. F. 107, rr. 18 “Emrin e qenit e ka shënuar, të vetin jo”. Cili asht kuptimi i nji ditarit nëse në këtë rast autori nuk tregon i kujt asht ditari?! F. 100, rr. 16-17 “Ushtarët e huaj lanin rrobat e ruanin pulat”. Sado i panjerëzishëm të jetë nji fshatar, apo çdo njeri, nuk e ulë shërbëtorin deri në atë shkallë sa ta detyrojë me la rroba, pasi kjo punë asht femnore. Për sa u përket pulave, nuk asht dëgjue kurrë të ketë barij pulash, mbasi ato ruejnë vedin. F. 100, rreshti i fundit “Shqiptarëve nuk u pëlqejnë revolverët, por pushkët”. Fjalët pushkë e armë janë sinonime dhe i dallojmë nga madhësitë e markat, pastaj si e mësoi i hueji brenda nji qëndrimi të shkurtë në Shqipni çfarë armësh përdorin ma dendun shqiptarët, mandej nuk mund të thuhet “pëlqejnë”, mbasi armen mund ta imponojë nevoja, jo qejfi e vazhdon “mitralozin e këmbenin me një vezë”. Kjo fjali nuk mendoj të ketë nevojë për koment. F. 111, rr. 46 “murtajën mund ta këmbejë me një pulë”. F. 112, rreshti i parafundit “A ju kujtohet ai koloneli që u lante rrobat fshatarëve e u bante çorape?” A u tregoi ai vetë fshatarëve se din të bajë çorape, për ta ulë veten aq poshtë? F. 113, rr. 9 “Era herë në një anë e herë në anën tjetër, kanë qenë dy erna të kundërta sepse nji erë nuk mund t’i hjedhë në dy drejtime të kundërta. F. 114, rr. 23 “Ndërtesa moderne fermash”. Në vitet ’60 ndërtesa moderne as në Shqipni s’e kemi pasë nji për be, e jo ndërtesa moderne fermash. F. 111, rr. 10 “Në mes të shkretëtirës”. A ka shkretëtirë në Shqipni?! F. 117, rr. 11, “Ke parë ëndërr nga lodhja”. Lodhja nuk shkakton ëndrra. F. 117, rr. 33 “Kishte lëvizje të jashtëzakonshme veturash”. Në vitet ’60 numri i veturave në Shqipni duke përfshi këtu edhe Tiranën mund të jetë i përshtatshëm me u quejtë i jashtëzakonshëm për numrin e vogël të tyne. F. 118, rr. 2-3 “Nga të dy anët e rrugës punëtorët po shkulnin mimoza e po vinin pisha”. Pishat mbillen, nuk vehen në tokë, mandej përse të shkulen mimozat?! F. 116, rr. 18 “Nga i sjellin këto pisha?! Besoj nga malet”. Si mund të pyetet “nga i sjellin këto pisha”, kur dihet se pishat janë landë druni malor. E si mund të përgjigjet tjetri me shkollë të naltë “besoj nga malet”, mos vallë italianëve u mbijnë e u rriten pishat në fusha?! F. 128, rr. 29-30 “Unë nuk e kuptoj pse të ndahen eshtrat e shokëve tanë nëpër familje, ata janë mirë aty me shokët e vet”. Po qe se gjenerali mendonte kështu, përse e ndërmori këtë mision?! F. 118, rr. 31-32 “Ushtari e ndjen veten mirë në mes të shokëve, i gjallë a i vdekur qoftë”. Mirë se për së gjalli po e xamë se e ndjeka veten, por i vdekuni si mund ta ndjejë veten? Apo mos janë edhe në jetën tjetër në të njëjtin vend e ndjesinat i kanë siç i patën për së gjalli. F. 120, rr. 16 “Paketa ishte nxi nga hartimi i strategjive”. A i nxen sipërfaqja e nji pakete cigaresh gjithë ato plane strategjike që vizatoi në të Gjenerali?! Mendoj se për gjithë ato vizatime do të duheshin disa faqe fletoreje. F. 122, rr. 23 “Gërmojnë 2 metra tokë, thotë Gjenerali”. Lind pyetja: Në varre a gërmojnë punëtorë apo Gjenerali. F. 123, rr. 12 “Ka disa popuj që e përqafojnë luftën me zell të tepruar e këta janë ma të rrezikshmit”. Asnji popull nuk e përqafon luftën, luftën e dëshirojnë drejtuesat e këqij të popujve. Popujt janë viktimat e mashtrimeve politike. Gjykime kaq të papërgjegjshme nuk duhen vu në gojët e dy njerëzve aq të shkolluem si Gjenerali e sidomos prifti, që marrja përsipër e nji detyre aq të shejtë ia don të jetë sa ma i matun në gojë. Prandej pavarësisht interesit ideologjik, shkrimtari nuk do të duhej të karikaturonte portretin shpirtnor të nji kleriku. F. 123, rr. 27 “Me armë, apo pa armë, ky popull është i destinuar të zhduket”. Vërtet në gojën e anmikut, ose të atij që duem ta konsiderojmë anmik, shkrimtari mund të vente fjalë anmiqsore, por jo fjalë krejt të pakuptimta personazhi duhet ta justifikojë me njifarë shkaku atë që flet “me armë apo pa armë do të zhduket” do të thotë nga arma, ose nga ndonji sëmundje e tillë shfarosëse që deri më sot nuk i ka ndodhë asnji populli. F. 124, rr. 2 “Këta karakterin e tregojnë në këngë, veshje e çdo gjë”. Karakterin e tregojnë virtyet, shumë më tepër se elementet e sipërpërmendun. F. 124, rr. 6-7 “Shqiptarët bashkë me vdekjen, shijojnë kënaqësinë estetike”. Bashkë me vdekjen do të thotë ai edhe vdekja bashkë si të flitej për dy individë. Mund të thuhej si vdekjen. Kurse nga ana kuptimore kjo fjlai nuk qëndron fare “bashkë me vdekjen shijojnë kënaqësinë estetike”, a nuk asht nji lodër enigmë fjalësh?! F. 127 “Unë nuk isha një vajzë naive që të kujtoja se mbledhja e eshtrave i ngjet një opere sentimentale”. Ç’hyn këtu vajza naive e ç’hyn opera sentimentale, pa le po kur këtë e thotë një gjeneral i kohëve moderne, dhe i një shteti vendi i të cilit asht vendlindja e operës. F. 128, rr. 4 “Ai e dinte se në këtë punë do ta ndihmojë dashuria dhe urrejtja”. Si mund të ndihmojë njëkohësisht dashunia dhe urrejtja?! F. 128 “Ai provoi një gëzim të egër”. Lind pyetja: A ekziston gëzim i egër?! Nëse asht i egër s’ka si të quhet gëzim. F. 138, rr. 14 “Fati ma ruajti pjesën time të luftës ta bëj pas 20 vjetëve në kohë paqe”. Si mund të konsiderohet luftë nxjerrja e eshtnave?! F. 139, rr. 5 “Më keni thënë se shqiptarët nuk e duan detin se u ka sjellë fatkeqësi”. Personazhi nuk sqaron se çfarë fatkeqësishë po të ishte fjala për pushtime ai duhej ta dinte se pushtimet ma të gjata e të egra shqiptarëve u kanë ardhë nëpërmjet tokës, prandej nëse do të ishte puna me urrejtë udhët, do të urrenin udhët tokësore ma parë se udhët detare. Si mund të thuhet “nuk e duan detin”, kur përbri tij banon nji pjesë e madhe e shqiptarëve?!, e vazhdon “janë qenie që i tremben ujit”. Si mund t’i quejë një klerik shqiptarët “qenie”?! natyrisht duke përfshi këtu edhe kolegët e tij klerikë shqiptarë. F. 144, rreshtat e parë “Në ato qeta kishte malësorë që nuk e dinin cilin armik po luftonin”. A ekziston ndonjë budalla që lufton dikend pa ditë ke asht duke luftue?! Këtu sipas autorit bahet fjalë për 1939. Historikisht ne nuk dimë se kanë zbritë malësorë qeta-qeta nga malet në Durrës për të luftue pushtuesin. Historia flet për Mujo Ulqinakun, të cilin autori nuk e ven në gojën e personazheve të tij. F. 147, rr. 123 “Erdhi pranvera e kaloi e në tokën e huaj mbiu bari”. Bari a mbinë në pranverë, apo kur kalon pranvera?! F. 147, rr. 14-15 “Fundi i xhades u mbush me bubullima”. Po të thuhej u mbush me vetëtima edhe mund të hahet disis për shkak të dritës, ndërsa me bubullima jo vetëm nuk gëlltitet, por as nuk përtypet. Kapitulli 17 duket shumë i huej për librin. Ky kapitull përshkruen nji kohë të papërcaktueme qartë, shkurt nuk e justifikon vendin që ka xanë në mes të tjerëve. F. 153, rr. 4-5 “Shqiptarët kanë një proverb: Kohën e keqe tek miku i mirë”. Nëse këtë proverb e ka ndonji fshat apo e ka shpikë autori nuk mund ta quejmë proverb, mbasi proverb do të thotë fjalë e urtë e ky i ashtuquejtun proverb nuk ka mbrendë kurrfarë urtije. F. 128, rr. 20-21 “Ndoshta i ka pasë duert me baltë, tha prifti, e nuk e ka vënë re gërvishtjen”. Gërvishtja nuk vehet re, por ndihet, e balta s’ka si e pengon pa u ndie gërvishtjen, se nuk ka gërvishtë baltën por dorën. F. 159, rr. 11-12 “Mikrobi rrin i fshehun nën tokë 20 vjet, me të rënë në kontakt me ajrin e diellin, zhvillohet, si bisha që zgjohet nga gjumi i dimrit”. Nëse mikrobi jeton 20 vjet nën dhe, mund të shpjegohen specialistat.  Krahasimi i zgjimit si i bishave pas dimrit duhej thanë i hibernanteve, se bishat në përgjithësi flejnë e zgjohen rregullisht në çdo stinë, prandej krahasimi duhej ba me hibernantat. F. 161, rr. 25 “Kush do t’ia thotë gruas së tij”. Me këtë fjali lexuesi, sidomos shqiptar mendon se i vdekuni nuk ka pasë prind, mbasi ne shqiptarët së pari në këtë rast lamërojmë prindët. F. 162, rr. 5 “Ushtarët e vdekur u hakmorën pas 20 vjetëve, ky i vrau me plumb, ata e vranë me një kopsë pas shpinde, armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë”. Kur u gërvisht, nuk u tha me çfarë, tash doli kopsa. “Pas shpinde”, nëse aty ka qenë nji kopsë, ajo ka qenë në tabanin e varrit ndaj s’ka si ta gërvishtë pas shpinde veç nëse shtrihet edhe vetë punëtori aty me shpindë në tokë, nga ana tjetër “i vdekuri mori hak pas 20 vjetësh” asht mendim i pajustifikueshëm sa nga logjike, aq nga elementet e letërsisë, përveç kësaj “armiku mbetet armik edhe i vdekun”, shprehje urrejtje patologjike, pra antinjerëzore kundrejt një ushtari që ndoshta ma shumë se nji anmik mund të jetë prej nji ideologjie motër me tonë të cilave nuk ke çaire pa iu bindë, e autori i ka pasë të gjitha mundësitë me e shkrue romanin pa u zhytë në kësi llume fantazinash, sipas proverbit shqiptar “Mishin me e pjekë e hellin mos me e djegë”. F. 162, rr. 14 “Puntorin që vdiq duke nxjerrë eshtrat, ta varrosim në varret e dëshmorëve”. Lind pyetja: A si punëtor i nxjerrjes së eshtnave, a si luftëtar i dikurshëm, apo si të dyja bashkë?! F. 164, rr. 9 “Specialisti tha: KA mundësi të jetë aviator anglez”. Në vend të jetë, duhej thanë ka qenë, apo të ketë qenë aviator anglez. Ka mundësi, shpreh dyshim, e këtë dyshim shkrimtari e len si të vërtetë. F. 167, rr. 11-12 “Brigada djemsh e vajzash që në borë po hapnin toka të reja e terraca”. Si mund të hapen terracat duke ra borë. Përse kjo punë asht ba në mot të papërshtatshëm. F. 168, rr. 9 “Xhadeja gjarpëronte, vërtitej, rrotullohej, si një litar i ngatërruar”. Mirë gjarpnonte, po vërtitej e rrotullohej, përse si mund të vërtitet e të rrotullohet rruga! F. 169, rr. 1 “Xhadeja bëhej si një lëmsh i pazgjidhshëm”. Mos vallë edhe këtij mund t’i thuhet krahasim?! F. 129, rr. 11 “Prifti çakrriti sytë e u tremb kur pa statujën”. Shkrimtari nuk na tregon arsyen e kësaj trembjeje, përse?! F. 170, rr. 28 “Karonti do të hapte fletoren”. Magazinjeri nuk ka si të krahasohet me Karontin, se magazinjeri inventarizon, ndërsa Karonti asht tansportues i shpirtnave nga nji anë e skëterrës në tjetrën, përmes të një lumi dantesk. F. 171, rr. 11 “Kur t’i çojmë eshtrat në vendin tonë, do t’i marrin të ineresuarit me automjete të ndryshme, biles edhe do t’i ngarkojnë në kurriz”. A mund të mendohet se në Itali për mungesë automjetesh mund të detyrohesh t’i ngarkosh eshtnat e të sjellunve nga Shqipnia. A të shkrin gazit ky mendim?! Ai shtet që dërgoi gjeneralin për këtë mision e ka sigurue transportin e eshtnave deri në qendrën e grumbullimit nuk u siguroka transportin deri në shtëpitë e tyne?! F. 172, rreshtat 3 parafundit “Zjarri i cigares”, do të duhej të thuhej shkëndia e cigares, jo zjarri i cigares, apo xhixha e cigares. F. 173, rr. 27 “Male të neveritshme”. Mund të thuhej të vështira, por kurrsesi të neveritshme. Në gojën e nji gjenerali nuk duhen vu fjalë rrugaçash, qoftë edhe vetëm për hir të gradës se as vetë grada nuk na len me i besue kësi fjalësh. F. 174, rr. 19 “Fshatarët shqiptarë i bëjnë dasmat në vjeshtë”. Nuk e di nëse jugorët e kanë ba zakon këtë qi shkruen autori, por nëse asht ashtu nuk asht gja për të mos u çuditë. F. 175, rr. 56 “Tani mjaft ma, i tha priftit për të tretën herë”. Asht gjaja ma e pamendueshme se nji gjeneral t’i thotë priftit “mjaft” në mënyrë urdhnore, nji gjenerali prendimor nuk ia lejojnë as besimi i tij fetar, as grada. F. 175, rr. 16 “Po të ishte nevoja, gjenerali edhe mund ta urdhnonte”. Detyrohem të përsëris, asnji gjeneral prendimor, sidomos i nji vendi demokratik siç ishte Italia e asaj kohe, nuk e ulte veten të urdhnojë nji prift. F. 176, rr. 24 “Për t’u kënaqë po të kishte ceremoni varrimi, unë do të shkoja në ceremoni varrimi”. A ka njeri që mund të kënaqet në ceremoni varrimi?! F. 177, rr. 14 “Hyri brenda gjenerali i paftuar në dasëm”, thotë autori. Që nji gjeneral të rropatet nëpër baltat e nji fshati veç si e si me shkue patjetër në nji dasëm i paftuem, hyn ndër ngjarjet ma të pavërteta. Fantazia duhet t’i rrijë realitetit si rroba e bukur nji trupi e jo si nji rrobe e shëmtueme që i shëmton edhe imazhin të vërtetës. Në këtë kapitull gjenerali shklet dinjitetin e gradës, për hir të një aventure ma të pakuptimtë e jo vetëm kaq, ai ul prestixhin e vendit nga vjen e të shtetit që e ka dërgue e të shtetit tonë që e ka lanë vetëm me priftin e ardhun me të. Shtëpia e fshatit ku i asht caktue të flejë a ka njerëz, si e lënkan ata nji gjeneral të huej me nji prift të bredhë vetëm nëpër nji fshat të panjohun. Shteti jonë ishte garantuesi i jetës së tyne prandej si mund t’i linte ashtu të pashoqnuem, e sikur dikush t’i vriste, shteti jonë do të duhej t’i përgjigjej shtetit të gjeneralit e kush e di sa tërkuzë do të zgjatej puna e shteteve ndoshta edhe deri në konflikt të paparashikuem. Këto shkrimtarit nuk i kanë shkue ndërmend, apo i ka injorue?! Krijimin e nji shkrimtarit e damtojnë njena e tjetra. F. 178, rr. 11 “Gjenerali u turbullua aq shumë e sytë i qitshin xixa, si t’i kishin rënë një shuplakë të fortë syve”. Për këtë rast ky krahasim asht shumë vulgar. F. 179, rr. 22 “Njerëzit e dasmës e të ftuarit përplasnin thundrat në dysheme”. Asht hera e parë që dëgjoj, apo në këtë rast lexoj që edhe njerëzit paskan thundra. F. 179, rr. 33 “Gjenerali nuk mendonte asgjë”. Njeriu kur nuk asht fjetë, nuk ka mundësi të mos mendojë ndonji gja. F. 180, rr. 12-13 “Nuk e kupton që këtu je i tepërt, i mallkuar?!” A justifikohet indiferenca e njerëzve të shtëpisë ndaj fjalëve të Nices kundra nji të hueji aq i pambrojtun?! F. 181, rr. 16-17 “është më e lehtë të tërhiqesh nga zjarri i mitrolozave se sa të ngrihesh, të ikësh nëpër shi nga kjo dasëm”. Ç’asht gjith kjo vështirsi, kur ai mund të ngrihet kur të dojë a mos po u ngelet hatri atyne të shtëpisë se po u ikë?! F. 132, rr. 32 “Këta siç duket e kanë dasmën e shenjtë, tha i huaji”. Përse u duket çudi, mos vallë italianët e kanë të pashenjtë, kur kunora e martesës vehet edhe në kishë? F. 185, “Telat e violinës vërtiteshin të gjallë si gjarpri”. Telat e instrumentave muzikor nuk vërtiten, përkundrazi janë shumë të tendosun, ndryshe nuk akordohen, por edhe sikur të vërtiteshin, telat e violinës nuk mund të krahasohen me një gjarpër të gjallë, sepse violina derdh mjaltë e gjarpni helm. F. 185, rr. 33 “Gjeneralit po i merreshin mendtë nga kjo furi e tërbuar e rrezikshme dhe e ndritshme”. Furi e tërbueme mund të konsiderohet furia e luftimit, jo e dasmës. Edhe e rrezikshme asht furia e luftimit, ndërsa furia të ndritshme nuk e di çfarë mund të quhet. F. 188, rr. 1 “Këtu mund të ndodhte çdo gjë dhe askush nuk mbante përgjegjësi”. Shteti venas asht përgjegjë për çdo gja që mund t’i ndodhë nji të hueji të ardhun me miratimin e shtetit, qoftë ai edhe ma i thjeshti qytetar i huej e jo ma nji gjeneral e nji prift të ardhun me nji mision paqsor e human. F. 190, rr. 15 “Ishin varur pushkët e mysafirëve”. Lind pyetja: Këtë roman shkrimtari a e shkruen edhe për shqiptarët që jetuan edhe në atë kohë e ata që e njohin mirë situatën politike të kohës së të shkruemit të këtij romani, apo për ata që nuk e dinë se Shqipnia asht qeverisë nga diktatura. Në vitet ’60 shqiptari rrënqethej edhe po të mendonte pushkën e fshehur nën dhe, jo ma ta merrte me vete në dasëm. E ç’i duhej pushka në dasëm, kur ishte e dënueshme me qitë edhe me pushkaliqe. F. 190, rr. 34 “Siç i merret fryma një gruaje, kur përqafon një burrë”. Ku asht baza e këtij krahasimi?! Po të ishte e vërtetë se grave u merret fryma kur përqafojnë burrat, përqafimi do të ishte i ndaluem së paku me ligj mjeksor. F. 191, rr. 16 “Askush nuk e kuptoi se plaka Nice u fut brenda”. Askush nga të gjithë ata njerëz?! Çfarë ishte ajo, hipnotizuese?! F. 191, rr. 24-25 “Gjenerali i doli vetë përpara ashtu si kafsha që porsa ndjen së largu thirrjen e armikut, sugjesionohet prej zërit të tij dhe në vend që të ikë vrap, vrapon t’i dalë vetë përpara”. Përvoja ime nuk ka dëgjuar kurrë këtë lloj kafshe. Cilën kafshë e sugjestionon zani i njeriut aq sa të vrapojë me u ba pre e anmikut. Nëse ekziston, kjo qenka kafsha ma idiote e botës tonë. F. 192, rr. 6 “Nga një mërmëritje e fuqishme”. Mërmëritja asht pakëz ma e gjallë se përshpëritja, prandej s’ka si quhet e fuqishme, por në këtë rast mund të thuhej: Mërmëritje e të gjithve. F. 149, rr. 3 “Do të doja, thotë Gjenerali, të mbaja Betin gjithmonë në krah”. Edhe sikur tek gjenerali të ekzistonte nji mendim i tillë, shkrimtari do të duhej ta shmangte nga ky moment, kur ai po mbante në krah eshtnat e bashkëshortit të Betit, asht ky momenti ma i papërshtatshëm në jetë për mendime lakmitare të dashunisë. F. 149, rr. 8 “Megjithatë Beti ma dërrmove kurrizin”. Kështu, pas një çasti lodhja e bani t’i ankohet Betit se “ia dërrmoi kurrizin”, e pra ekstreme mendimesh brenda nji minuti. F. 149, rr. 9-10 “I erdhën vërdllë fshatit si dy të dehur”. A ishin të dehun apo si të dehun? Si spjegohet që nuk po kishin frikë të silleshin në këtë orë nate ashtu vetëm nëpër fshatin e një populli që ata e konsideronin të egër?! F. 196, rr. 1-2 “Duket se po na afrohen duke i rënë daulles për të na dëbuar, si bëjnë disa popuj për të dëbuar shpirtërat e ligj”. Cilët popuj janë këta që i bien daulles për të dëbue shpirtnat e ligj? F. 197, rr. 10 “Sikur ta dinin qentë çfarë kam në kamion do të ulërinin”. Përse të ulërinin qentë?! Nëse e ka fjalën për eshtrat, qentë lakmojnë koca me mish në to, kurrsesi eshtna të vdekunish para 20 vjetve.  F. 198, rr. 32 “Me majë të këpucës i ra thesit”. E si mund t’i binte thesit me eshtnat e kolonelit Zampa me nervozitet që po kërkonte tash nji vit e sa me ra në te?! A nuk mundi ta largonte me duer?! F. 199, rr. 12 “Do ta ketë marrë uji thesin”. E si mund të ketë arritë thesi në ujë me nji të rame që i bani gjenerali me majë të këpucës, kur thesi ishte në kabinë?! Ai duhej të kishte marrë hov për me e shkelmue thesin së paku 3 kile deri në ujin e qoshes së rrugës. F. 202 “Gjenerali u kthye të delte ngase nuk gjeti vend të ulej për të pirë”. Si asht e mundun të mos i gjindet nji vend në kafene gjeneralit të huej. Të mos i gjesh vend nji të hueji a nuk asht turp për ne? Shkrimtari i romanit e di mirë se kjo nuk mund të ndodhë e si ka mundsi ta ketë ba ë ndodhshme?! F. 202, rr. 3 “Nuk mund të ecje dot pa u përplasur”. Sado të shumtë të jenë njerëzit në bulevardin e Tiranës, mbetet mjaft vend për kalim pa u përplasë. Ku i ka gjenerali veturën e shoferin që detyrohet të dalë në këmbë e i pa shoqnuem?! Më së paku me një spiju, si shteti i atëhershëm e ka pasë në parim për kontrollimin e të huejve e të tonve që mund të tentonin me komunikue me të huejt? F. 202, rr. 17 “Kujt do t’i shkonte në mend se eshtrat e kolonelit Z janë zëvendësuar?!” Sipas autorit kaq naive ka qenë përzgjedhja e shtetit italian e nji gjenerali për nji mision kaq humanitar sa të dërgojë në Shqipni nji trafikant eshtnash të ushtarve, kur shteti italian gjatë qëndrimit të tyne në Shqipni ka shpenzue kush e di sa qindra e mijra dollar e këtë paturpsi sipas autorit pranon ta bajë edhe prifti që i asht betue Zotit të jetë sa ma i drejtë?! Ky sajim asht tejkalimi i çdo kufini të etikës, e kulmi i imoralitetit arrin ma tutje kur gjenerali gjerman i sugjeron t’ia shesë 100 dollar një skelet me masën e atij të kolonelit Z. Meqenëse këta janë personazhe të kohës tonë e sikur nji ditë t’u jepet rasti të njihen me atë përshkrim që u ka ba autori e ata të kërkojnë llogari për ato shpifje, si do t’u përgjigjet autori?! Sajimet groteske që i pëlqejnë nji diktature e kanë jetëgjatësinë sa vetë diktatura e nëse këto sajime i nevojiten edhe ndokujt tjetër për ndonji qellim të veçantë shfrytëzimi politik, prapë se prapë i ngjasin atij limonit që sapo të shtrydhet ngelet vetëm mbeturinë për t’u tretë si gja e pavlerë. Shkrimtari nuk duhet të krijojë limoj që shtrydhen, për margaritarë a arti shkëlqimi i të cilëve e ka jetëgjatësinë ma të përtejshme se çdo margaritar i natyrës. F. 205, rr. 20 “Ollrajt, e përshëndeti plaku”. Ollrajt nuk asht përshëndetje, e autori nuk thotë se plaku e mendoj si të tillë. Kjo len të kuptohet se në kohën e shkruemjes së këtij romani, as vetë autori nuk ua ka ditë kuptimin fjalëve “ollrajt”. F. 207, rr. 70 “18 lek e 20 qindarka”. Si e kuptoi gjenerali çmimin shqip?! F. 208, rr. 17 “Asnjëherë nuk kam parë kaq shumë male”. Nji italian s’ka si ta thotë këtë, mbasi Italia ka ma shumë male, pastaj atij nuk i takoi t’i ngjiste të gjitha malet tona, as t’i shihte. F. 208, rr. 36 “Kësaj i thonë të deheroizosh tokën”. Toka nuk heroizohet, as deheroizohet. Ky titull u krijue vetëm për njeriun. F. 209, rr. 9 “Ku e keni atin tuaj të shejtë?” Autori duhej ta dinte se për katolikët At i Shejtë quhet vetëm Papa. F. 200, rr. 4 “Eshtrat janë dërguar në familje tjetër për tjetër”, po mos të ishin aq të aftë sa për të mos i ngatërrue eshtnat si do të mund t’i zgjidhnin për nji mision të tillë. F. 211, rr. 15 “Një mineral që e krijon vdekje”. Vdekja nuk krijon. Eshtnat nuk kanë si të quhen mineral vdekje, ata janë mbeturina jete. F. 213, rr. 13 “At buçimë të mbutyr, nuk mund ta mbulonte askush”. Buçima mund të thuhet e shurdhur. F. 218, rr. 13 “Jemi njerëz me nerva, jemi si puna e atyne njerëzve që i duan gjellët me shumë salcë, kripë e piper”. Si spjegohet që njerzit me nerva i dashkan gjellët kështu?! F. 220, rr. 9 “Njeriu ka nevojë të kapet pas diçkaje, si i mbyturi”. I mbytuni s’ka si kapet, por ai që asht duke u mbytë. F. 221, rr. 89 “Një plakë shqiptare më tha: Ti ke ardhur këtu të shohësh si i martojmë djemtë tanë e të na i vrasësh”. Lind pyetja: A u dashka të dihet si martohen djemtë për t’i vra?! F. 222, rr. 6 “Trupat e armiqve që na kanë sulmuar nuk i tret toka”. Mendoj se ishte ma e drejtë të thuhej: Trupat e armiqve edhe toka i tretë ma shpejt. F. 222, rr. 30 “Kryqet e varreve në nji drejtim. Fshatarët thanë ngase era fryn gjithmonë në një drejtim”. A ka ndonji vend në botë ku era fryn gjithmonë në nji drejtim?! F. 224, rr. 19 “Shqiptarët flejnë shpejt”. Si e konstatuen ata që nuk fjetën asnjë natë me shqiptarë. F. 225, rr. 8 “Ç’luftë e heshtur që ishte, tamam luftë e vdekur”. Po të ishte lufta e vdekun, nuk do të kishte luftë kurrë, prandej urojmë të jetë e vdekun lufta. F. 231, rr. 23 “Prift, i thirri ai”. Priftit i thirret pader X, ose don X. Nji gjeneral a nuk e dinte këtë, e sidomos i besimit katolik siç ishte ai gjeneral italian. F. 231, rr. 6 “Këtij skeleti i mungojnë dy dhëmbë, por mund tia bëjmë tek dentisti”. A ka ngja ndonji herë në botën tonë ky veprim?! E çfarë do t’i nevojiten skeletit dhambët e punuem tek dentisti?! Kësaj a nuk i thonë të tallesh me veten?! Un, këtij vështrimi kritik, objektivitetin e të cilit besoj e patë vetëë, due t’ua them lexuesve të këtij shkrimi se kritika e sinqertë e realiste, duke qenë ushqimi ma jetëdhanës i cilësisë, duhet të bahet edukuesja e kujdesit të çdo krijuesit, mbasi pa nji kritikë të shëndoshë nuk mund të kemi art të shëndoshë. Sot munges e kritikës po mbush libraritë tona me të ashtuquejtun libra, gazetat me të ashtuquajtun artikuj, fonotekat me të ashtuquejtuna kangë, duke shfrytëzue pamjaftueshmëninë e shijimit të një pjese të popullsisë prandej edhe duke e zbritë këtë pamjaftueshmëni gjithnji e ma drejtë zeros. Mendimi ma i papjekun e ma i damshëm asht i atij që kujton se fama të ban të pakritikueshëm. I pakritikueshëm asht vetëm Zoti, të kesh një idhull asht e pranueshme, të bahesh fanatik i tij asht e papranueshme. Mbrojtja pa të drejtë ka dy anë të këqia: përkëdheljen e gabimeve të krijuesit dhe miklimin e inferioritetit tand që mbron me të padrejtë. Uroj që edhe tek ne kritika të xanë atë vend të nderuem që ka në vendet e qytetnueme ku shihet fare qartë efekti i rrolit të saj.

Gjokë Vata

Qytetar Nderi i Shkodrës

 

Nacionalistët: Amanet Shqipërinë, jo amanet mushkat

Përgjigje Topshow-t të datës 12 ora 1100

Drejtues i emisionit Topshow:

Me çudi të madhe dëgjova pyetjen tuaj sa satirke dhe ironizuese se, tashti që komunizmi ju dëno, ju la pa pasuri, pa shkollë, ju shtresa e përmbysur nuk do të ëndërroni dhe s’do vini më në pushtet?! Çudia tjetër e madhe që qarjet e zotërinjve dhe dorëzimi i tyre se nuk i paska ndihmuar as komunizmi dhe as pjella e tij, demokracia, e vendosur kjo 14 vjet prej tyre. Më çuditi dhe habia e Princit Leka i cili tha se po qe Shqipëria mirë jam edhe unë mirë. Gjithashtu po punoj për Shqipërinë. Zotëri keni të drejtë se nuk dini disa gjëra shumë më të rëndësishme se ato që u thanë nga zotërinjtë, të ditur dhe të pa ditur.

Zotëri! Kur pushkatoheshin në luftën vëllavrasëse intelektualët dhe politikanët e kësaj shtrese thonin “Amanet Shqipërinë. Të rrojë Shqipëria e lirë” dhe nuk thonin “Amanet mushkat e Ali hajdutit”. Kjo plejadë politikanësh u rritën dhe u edukuan nga shekujt jo duke u bërë politikanë për të vjedhur, për të vrarë dhe të mos ketë ligj që t’i dënojë. Por ndërtuan atë shtet që ishte model në Ballkan dhe Europë, i dha këtij vendi ligjin dhe shtatin ligjor. Kur bridhje gjithë Ballkanin dhe nuk të përdhunonte dot njeri, të vriste apo të vidhte si sot, por ka akoma të gjallë që e faktojnë qetësinë e asaj kohe të Mbretit Zog dhe me pasaportën dhe lekun e tij shëtisje gjithë botën. Ishin ata fisnikë që vinin në politikë me pasuri si gjigandi Mit’hat Frashëri dhe largoheshin nga politika pa këpucë dhe pasuri. Politikani dhe ligjvënësi nuk ishte hajdut dhe i pangopur që të bënte miliona por ishte talent, prirje dhe trashëgimi me politikë dhe shumë revolucionar, por ikën nëpër Europë dhe Amerikë se nuk patën sukses. Mundohuni sa të doni me emisionet tuaja që të përjetësoni pushtetin por jo, mos t’u gënjejë mendja se historia, politika dhe trashëgimia janë qindra vjeçare. Ata heronj dhe dëshmorë të kombit që dhanë jetën për të, nuk e dhanë të përjetësojnë hajdutërinë, krimin dhe perversin. Ata edhe sot kur vdesin thonë “Të rrojë Shqipëria e lirë” dhe “Shpëtoni Shqipërinë nga krimi, prostitucioni dhe anarshia”! Princi i vogël kur thotë unë jam mirë kur Shqipëria është mirë. Ju duhet të kuptoni se Shqipëria është e robëruar dhe po vuan nga sëmundjet e komunizmitt dhe demo-komunizmit 60-vjeçar. Ai thotë po punoj dhe duhet të punoj që brezi i tij të ketë shtetin ligjor dhe Shqipërinë dhe shqiptarin e lirë nga vargonjtë e kësaj politike revolucionarësh të paskrupullt, të cilët akoma po mundohen ta ndërrojnë pushtetin me dhunë duke vënë në funksion vjedhjen e votës saqë populli nuk do t’i votojë. Pa mendoni që 70% e popullit nuk del në votime dhe këta të paudhë me “politikën” e tyre po luajnë hidh e prit me 30% të elektoratit shqiptar. Pse nuk bëni këto llogari dhe të tjera që po ju diskrediton Europa me raportet e saj, por bëni pyetjen sa naive dhe të frikshme se, a do vini më në pushtet dhe a po organizoheni?! Çudi pse i kemi këto shoqata të dala nga skëterra komuniste po partitë e traditës me shumë elementë që kanë në përbërjen e tyre. Ti zotëri, mos vallë nuk do ndërgjegjësohet ky popull, mos vallë kulturën dhe aftësitë tuaja të qeverisjes dhe ligjvënies shkatërrimtare mendoni se përjetësuat pushtetin?! Jo, jo. Kurrën e kurrës. Ne që duam Shqipërinë dhe të drejtat tona dhe i gjithë ky popull do vijë dita që do të votojë i lirë pa kobure dhe frikë për fëmijët e tyre për të nesërmen sociale. Nuk mbahet më pushteti me metoda arkaike dhe dalë boje. Me ju u mërzit Europa dhe dreqi me të birin. Ju po përpëliteni duke u munduar të nxirrni në pah legjendarin e komunizmit, por jo zotërinj. Koha po punon për Shqipërinë, për popullin e mjerë. Shtresa e përmbysur nga kuçedra e kuqe po lulëzon dhe po arsimohet kudo në Europë dhe Amerikë dhe do vijë dita shumë e afërt të jepen rezultatet e saj, megjithëse i refuzoni, i denigroni dhe s’i fusni në ato farë ministrish që po i mbani me shpirt ndër dhëmbë nga sulmet e Europës për krim, trafiqe dhe prostitucion. Do vijë koha kur ky popull do i kërkojë vetë dhe do i vërë në krye. Ju e hodhët poshtë trashëgiminë e genit dhe ADN, por ajo pas 50 vjetëve triumfoi pa lejen tuaj, nuk u mori leje. Po kështu unë desha t’ju heq merakun, zoti drejtues i emisionit se është shumë e afërt dita kur kjo shtresë e mbartur me vjedhje, krime të padënuara, korrupsion dhe prostitucion do të përmbyset dhe do vihet nga brezat që vijnë shteti ligjor dhe ligje jo për këta politikanë që të përjetësojnë vjedhjen dhe Shqipërinë, por ligje që të mbrojnë Atdheun dhe popullin e shumëvuajtur. Kurrë mos mendoni se ka trashëgimi krimi i padënuar dhe pasuria e vënë mbi krimin. Më thuaj një rast dhe unë do e pranoj për vendin tim. Guri do të shkojë në vendin e tij, doni ju apo s’doni.

Ju vetë me shkollë të lartë, apo me intuitën tuaj nuk e vini re një dukuri të tillë. Po pse si mendoni ju se hajdutët që dogjën, vranë e ndanë Shqipërinë midis tyre në mënyrë të papërgjegjshme do i përjetësojnë këto. Jo, jo, kurrë. Shqiptari nuk e ka harruar dhe s’e harron kurrë ku e ka kufirin dhe tokat e tij, se i ka me djersë shekull pas shekulli. Le të mos votojnë as për Çamërinë, as për Shqipërinë dhe shtetin ligjor të saj, por ashtu si historia dënoi gabimet e Eqrem bej Vlorës me shokë ashtu do të dënojë edhe të këtyre që po zvarriten të mashtrojnë Amerikën dhe Europën. Po, si thua zotrote, deri kur do të vazhdojë?! Sepse i dashur edhe brezat, edhe historia përsëriten. Çdo gjë lind, zhvillohet dhe ngordh, ose vdes. Është ky ligj që mua dhe shtresës sime më jep shpresë. Më mirë shiko se kush po mbaron universitetet dhe lauratet në botë nga shtresa ime dhe do të tmerrohesh se për t’i vrarë nuk i vret dot më se edhe ata do të dinë të mbrojnë veten dhe Atdheun e tyre. Pra ne po përgatitemi të marrim pushtetin me votën e popullit dhe jo me revolucion. Revolucionit i ka ikur koha. Radhën e ka diplomacia, këtë e ka trashëgimi kjo shtresë që u përmbys, për këtë të jeni më se të sigurtë. Mjerë kush u përzie me krimin. Mbasi në shekuj dhe në botë nuk ka krim pa u dënuar, çdo gjë, zotëri, është e përkohëshme dhe ne jemi mësuar të presim qoftë duke na vrarë, qoftë duke na burgosur apo internuar. Pra, si e shikoni ne jemi shumë të qetë dhe të vendosur, jo si Butka dhe Isa Boletini që e humbën durimin në atë Shou politik.

Hysen Ismail Haxhiaj

Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Persekutuarve të Shqipërisë

 

Mons. Vinçens Prennushi, poet i ëmbël i qytetit të vet

Lindi në Shkodër më 4 shtator 1885 në një familje të varfër në lagjen Rus. Studjoi në Bosnje, aty ku studjoi Fishta e shumë të tjerë, po edhe në Itali, Poloni dhe në Austri.

Më 1911 botoi në Sarajevë veprën e tij të parë “Kangë popullore gegnishte”, me të cilën fillon botimi i famshëm “Visaret e kombit”. Për këtë vepër pati marrë përgëzime nga të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë atdheut.

Më 1919 botoi dramën “E tradhtuemja” (botimi II, 1931) në Shkodër. Më 1921 u botua dhe pati jehonë të gjerë përmbledhja e tij poetike “Gjeth e lule”, Shkodër. Poeti i ëmbël melankonik, “poeti i qytetit të vet”, siç e ka quajtur prof. E. Çabej, me të cilin kishte miqësi të madhe. Ka këtu shumë poezi patriotike si “Lufta”, “Shpata e Skënderbeut”, “Urata e ushtarit shqiptar”, “Burri shqiptar”, “Prej kështjellës së Rozafatit”, “Kuq e zi”, “Grueja shqiptare”, “Ushtari i vogël”, “Bija shqipare”, “Hot e Grudë”, “Nana e atdheut”, “Ndër burgje të Rozafatit”.

Më 1924 botoi në Shkodër romanin “Fabiola apo kisha nën dhe e mbi dhe”. E përktheu nga kadrinali Viseman. Pastaj botoi librin “Fjala e Zotit”, një përmbledhje me predikime fetare që ruajnë vlera për botëkuptimin e tij dhe artin oratorik. Përktheu dhe botoi romanin “Quo vadis” të E. Sienkieviz (polak). Më 1939 përktheu e botoi romanin e Silvio Pellico “Burgjet e mia”. Parathënia u botua nga P. Benedikt Dema.

Mbas vitit 1939 nuk botoi asgjë origjinale po u mor me përkthimin e kryeveprës epike gjermane “Dreizenhlinden” (Te të bijtë), e Friedrich Wilhelm Weber, përkthim të cilin me pseudonimin Epri e botoi në “Hylli i Dritës” pjesërisht, pasi shumë mbetën dorëshkrime. Këtë përkthim e ka realizuar sidomos kur ishte në Delbinisht nga viti 1943 e deri sa e arrestuan në verën e vitit 1946. Dorëshkrimet e Weber-it (përkthime) si dhe dokumente të tjera e materiale qenë copëtuar apo marrë.

Pati lidhje me përfaqësuesit më të shquar të inteligjencës shqiptare, me albanologë të shquar dhe u çmua e u nderua prej të gjithëve si klerik i rangut të lartë, si poet, përkthyes dhe si njëri ndër patriotët e shquar të vendit.

Përgatiti Sandër Pepa

 

Vinçens Prennushi

Nga vëllimi poetik “Gjeth e lule”, Shkodër, 1925

Kreni

Po ti mos, moj flutur, ma,

Mos u sjell aq rreth kandilit,

Rueju, kqyr, shka je tue ba,

A s’mendon se flaka djeg?

 

Kish ta dijshe pse ta kande.

Atë dritë t’rrejshme, qi t’kercnohet,

Pse tue ndjekë at menden tande

Shkon e ven vedin n’rrezik?

 

Ik e mjerë sa s’je gandue,

Shporrju flakës e del nder ara

Ku ti mundesh me flutrue

Lule m’lule, gem mbi gem.

 

Po, kujt i flet?… A t’thashë? Qe, mbete

Përcllue e coftë për dhe,

E n’ma të mbarmen fije jete,

Msove se krenija t’lshon.

 

 

Nana

M’i kande hyjt, qi ndrisin

Aq bukur atje n’qiell,

I due lulet e kandshme,

Kur njomshëm çilin n’priell

 

Knaqem sa herë m’bjen zogun

Me e ndi pyllës tuj vallzue.

A i ve un veshin prronit,

Kah rrshet tuj gurgullue.

 

Por lulet aq s’i due,

S’i due aq hyjt vizluesa,

As m’knaqë blerimi i tokve,

Me sa janë zogj kënduesa,

 

Sa m’knaqë përherë mue nana:

Virtytesh nji pasqyrë,

Nuk ka nevojë me m’folun,

Kam mjaft kue ajo m’kqyrë.

 

 

Prej kështjellit Rozafat

Ju, o kujtime me fletë të prarueme,

Shkoni e ndalniu ndër male e ndër kodra

E m’diftoni lumnin, që pat Shkodra

Ndër stinë t’arta, qi moti i harroi;

 

Kur e Buenës dhe e Drinit e turrshme

Vala anmikun nder t’ndeshna s’e dronte

E si Shqypja mi male zotnonte

Sa Shqyptari nji beset qindroi.

 

Pse lahuta, qi motit me gzime

Kndoi lumnit e qindresën e t’Parve,

Rrin sot shurdhë e s’u bahet Shqyptarve

Me e permendun njat kohë qi kaloi?

 

Ra n’mjerim porsi Solima motit,

N’mos paç valle, lsho ‘i brimë qi t’terbojë;

Der ku ty Perendija t’ndimojë

Njall qindresen n’ket vend, qi aq fort psoi.

 

Solima – quhej kshtu dikur Jeruzalemi

 

 

Kuq e zi

(28 Nanduer)

Fishkllon veri, ushton si duhija,

Bjeshkët për rreth mushen me borë

Po kjo stinë per ne a me orë (fat),

Qysh se nji lule me rritë desht:

 

Rriti lulen kuq e zi,

Qi a ma e bukra e ksaj Shqypni

 

Ngjyra e saj njomsi prandvere,

Pertrin viset e Shqypnis;

Lule a kjo, lulja e lirisë,

Qi ne nderen n’vend na e çon

 

T’falem, lule kuq e zi,

Si ty s’rritë ma kjo Shqypni

 

Kuq si gjaku, qi perhera

N’dej t’Shqyptarve idhtë pat vlue

Zi si futa, qi pat mlue

Njat anmik qi me e njoftë s’desht.

 

T’falem lule, kuq e zi,

S’t’ka kush, jo, posë ksajë Shqypni

 

Ty, t’bajnë burrat nder lamije,

Vash’ve parzmat jau stolisë:

Je nderue nder kombe e fise,

Si dhanti e t’Naltit Zot.

 

Shejte a lulja kuq e zi

E a ma e çmueshmja e ksajë Shqypni

 

 

Nana e Atdheu

Me ty nanë der tash jetova;

Kaluen amel ditët e mija

Por, qe sot po m’thrret Shqypnij,

N’sherbim t’sajë, o nanë do t’dal.

 

Shka ke nanë, qi po ligshtohesh?

Se aq pervajshem syt m’i prir?

Fort po t’dhimet sot yt bir,

Qi per atdhe me u shkri s’priton?

 

Nanë, mos druej, se s’m’dhimet jeta,

Atdheu m’gjen përherë gatue:

Por n’m’thaç ti, nanë, me dredhue,

Edhe at punë un mund ta baj.

 

-Shka the, bir, shka the se s’ndjeva?

A kshtu i flet nji nanës shqyptare?

Me e diejtë djalë se dalim fare,

T’hikunit tand un s’e duroj.

 

Del, djalë, del ku a tuj t’lypë vendi

E atij flamuri kuq e zi

Mos i u daj e per Shqypni

N’kjoftë nevoja deken ban;

 

Mos t’rrej mendja, bir, me kthye

I koritun në ket dhe:

Jetë un t’dhaçë, por per atdhe

Jo per vedi rritë un t’kam.

 

 

Arti e kultura kanë zemër të madhe

-Intervistë me presidentin e Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona e Shkodrës”, z. Xhelal Halili-

“Shqipëria Etnike”Kur u krijua Shoqata Kulturore Artistike “Jehona e Shkodrës”?

Xhelal Halili: Shoqata Kulturore Artistike “Jehona e Shkodrës” u krijua më dt. 14. 2. 2001, me qendër në qytetin e Shkodrës. Ideja ime për krijimin e kësaj shoqate lindi nga dëshira dhe pasioni që unë kam për artin, meqë edhe në rininë time të hershme jam marrë me art, si dhe organizator i shumë aktiviteteve të asaj kohe, në ndërmarrjen e hekurudhës, si dhe në klubin e rinisë në Shkodër. Ideja u përmbush akoma më tepër kur në Shkodër nuk u zhvillonte asnjë aktivitet dhe arti ishte në gjendje thuajse të mjerueshme.

Duke qenë misionar i pajtimit të gjaqeve, së bashku me kryetarin e këtij misioni, z. Emin Spahia, organizuam një koncert bamirësie, për nder të popullit vëlla të Kosovës, të cilët gjendeshin përkohësisht në vendin tonë, për shkak të spastrimit etnik nga genocidi shovinist serb.

“Shqipëria Etnike”Kur keni organizuar spektaklin ose koncertin e parë dhe a keni patur sukses përsa i përket kësaj?

Xhelal Halili: Spektaklin e parë e kam organizuar më 14. 2. 2001 dhe për koinçidencë kjo përkon me ditën e krijimit të kësaj shoqate, si dhe me ditën e të dashuruarve dhe desha të shtoj se këtë spektakël e kam organizuar në bashkëpunim me TV lokal Shkodra TV1, të cilët i falënderoj për gatishmërinë dhe interesimin që kanë treguar, me qëllim që t’i japim artit dhe kulturës së qytetit një fryt dhe zhvillim të mëtejshëm. Në këtë spektakël u thyen disa korniza që është vepruar vite më parë nga disa institucione të artit, duke lënë pa ftuar disa artistë dhe këngëtarë nga rrethinat e qytetit si dhe më gjerë, të cilët shquhen për profesionalizmin e tyre pasi nuk desha t’i përmend me emër, por gjithsesi shpresoj që kjo mos të ketë ndodhur për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike, sepse kjo sipas mendimit tim nuk shpreh kulturë qytetarie, sepse në art ka vend çdokush që të shpalosë vlerat e tij artistike dhe ne si shoqatë i kemi dhënë këtë të drejtë shumë elementëve të rinj të cilët i përkasin kësaj sfere, dhe e them me plot gojë që tek ne do të jenë të mirëpritur gjithmonë.

“Shqipëria Etnike”Meqë jemi tek historiku i shoqatës, a mund të na tregoni për ecurinë dhe organizimin e koncerteve dhe spektakleve dhe deri kur shtrihet gjeografia kulturore?

Xhelal Halili: Po. Koncertet dhe spektaklet vijojnë njëri pas tjetrit dhe janë të shumta, por do veçoja disa më kryesorët nga këto. Pas koncertit të larpërmendur me rastin e San Valentinos, kemi organizuar një spektakël me rastin e 8 Marsit në Kafen e Madhe të qytetit tonë. Aktivitetet vijojnë po në të njëjtin vend, në Kafen e Madhe me dt. 1. 4. 2001 organizova spektaklin e titulluar “Dita e bejtaxhinjve”, ku ishin të ftuar të gjithë bejtaxhinjtë e Shkodrës, si dhe këngëtarë të njohur të qytetit tonë, si Bujar Qamili, Mukades Çanga, Violeta Zefi dhe Ervin Bushati. Ky spektakël them se pati mjaft sukses dhe u drejtua nga aktorja e teatrit, zj. Merita Smaja si dhe nga prezantuesja e shoqatës Alma Hoti.

Vlen për t’u theksuar koncerti recital i këngëtarit të mirënjohur nga trevat e Ulqinit, Shaban Gjeka që u organizua në Teatrin “Migjeni”. Ky koncert u mirëprit mjaft mirë nga populli artdashës shkodran, ku ky këngëtar këndoi për dy orë rresht para këtij publiku i cili shërbeu si urë ndërlidhëse mes vlerave ndërkulturore të këtyre dy qyteteve. Desha të theksoj se gjatë dhënies së këtij koncerti, këngëtari Shaban Gjeka shoqërohej për gjatë gjithë kohës nga grupi i valleve të Ulqinit. Të ftuar nga fusha e humorit ishin aktorët e varietesë së Tiranës, Met Bega dhe Marjana Kondi, si dhe këngëtarët shkodranë, Bashkim Alibali dhe Violeta Zefi, ku një ndër ta vlen të përmendet edhe prezantimi plot finesë nga e mirënjohura Silvana Braçe.

Përsëri koncert recital po në qytetin tonë, në Pallatin e Sportit me këngëtaren Elda Shabani (Madona) e shoqëruar nga trupa e baletit Super Star nga Tirana, si dhe shumë koncerte në Pallatin e Kulturës në qytetin e Lezhës, turne në të gjithë veriun e Shqipërisë, Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Burrel, Rrëshen, Kurbin dhe Krujë, ku gjej rastin të falënderoj ata të cilët dhanë një kontribut të veçantë për regjistrimin e të gjitha aktiviteteve të kësaj shoqate duke e pasuruar arkivën e saj me punën e tyre të palodhur dhe janë dy operatorët Gazmir Mehmeti dhe Ndriçim Dyli.

“Shqipëria Etnike”Përsa i përket aktiviteteve tuaja, ju shtuat më lart se harta e tyre gjeografike shtrihet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. A mund të na tregoni diçka rreth idesë së këtyre organizimeve?

Xhelal Halili:Vlen për t’u theksuar turneu i madh i koncerteve në korrik të vitit 2001 në mbarë Kosovën, titulluar “Festa e Lirisë”. Si në të gjitha koncertet e tjera populli vëlla i Kosovës na duartrokiti dhe na mirëpriti ngrohtësisht. Në këtë turne kisha të ftuar figurat më të spikatura të artit shqiptar, mjeshtri i madh i skenës shqiptare, Mirush Kabashi, grupi i humorit “Gaz dhe Maraz” nga Malësia e Madhe, këngëtarët Dava Gjergji, Fatmira Breçani, Zef Beka, Loreta Kaçka (Lori), Leonora Luca dhe Fredi Delaj. Në këtë koncert përshëndetën duke i dhënë dhe një larmi grupi i valleve të Ferizajt. Koncerte të tilla kemi organizuar edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi ku jemi pritur mjaft mirë dhe kemi pasur shumë sukses. Sh. K. A. “Jehona e Shkodrës” ka një bashkëpunim të frytshëm me të gjithë artistët e trevave shqiptare si brenda dhe jashtë kufijve.

Vlen të përmendet edhe një koncert të cilin e kemi organizuar në Plavë dhe Guci, ku kemi bërë një sakrificë të madhe gjatë udhëtimit vajtje-ardhje nga Vermoshi, ku si rezultat i reshjeve që vërshonin në lumin e Vermoshit u vështirësua kalimi në anën tjetër, por me ndihmën e miqve tanë atje, ne arritëm t’i bëjmë sfidë kësaj, pasi kishim të gjithë veglat muzikore dhe të gjithë teknikën, dhe një ndër ta që dha një kontribut përsa i përket kësaj ishte Nik Buja dhe sapo arritëm në pikën e Plavës na u gjendën pranë miqtë tanë atje. Tashmë dihet që Sh. K. A. “Jehona e Shkodrës” ka një ekskluzivitet të plotë në organizimin e evenimentit kryesor të vitit, siç është bërë traditë në qytetin tonë, “Sofra Shkodrane”, ku që prej katër viteve organizon me mjaft nivel të lartë këtë show variete të fundvitit, ku marrin pjesë artistë dhe të ftuar specialë nga treva të ndryshme shqiptare, siç ishte vitin e kaluar edhe bilbili i Kosovës, këngëtari i madh Ismet Peja, sepse koncerte të këtyre përmasave, kuptohet që përmbajnë në vetvete elementë të tillë artistësh, të cilët i japin mjaft hijeshi programit.

“Shqipëria Etnike”Duke pasur parasysh sukseset dhe mbarëvajtjet e të gjitha aktiviteteve tuaja, a keni hasur ndonjëherë në vështirësi në organizimin e tyre?

Xhelal Halili: Vështirësi kuptohet që edhe mund të hasen ndoshta për disa arsye të ndryshme, duke pasur parasysh anën financiare, sepse ne i kemi mbuluar të gjitha shpenzimet vetë, si transportin, teknikën, akomodimet ndër hotele, dietat, etj. Ka pasur raste që edhe na kanë ndihmuar disa miq tanët në Kosëv, Plavë dhe Guci, siç ishte rasti në Prizren ku Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti sponsorizoi dietat dhe sallën falas. Po kështu vlen për t’u falënderuar Kryetari i Kuvendit Komunal të Pejës për mikpritjen dhe akomodimin në hotel dhe sallat falas. Duke marrë shkas nga kjo do i bëja një apel edhe pushtetarëve të qytetit tonë që edhe ata të kontribuojnë sadopak në këto fusha me pak sponsorizime, me qëllim që t’i japim më tepër frymë dhe gjallëri artit dhe kulturës së qytetit tonë, i cili e ka pasur traditë prej shekujsh, dhe mos ta lëmë atë të rrëshqasë drejt greminës.

“Shqipëria Etnike”Duke ju falënderuar për punën tuaj, ju urojmë suksese. A keni ndonjë mesazh?

Xhelal Halili: Mesazhi im është të ngrejmë lart artin e kulturën, pasi kanë zemër të madhe. Shqipëria është një model. Gjithashtu ju falënderoj përzemërsisht për këto rreshta që rezervuat në gazetën tuaj, duke sensibilizuar mbarë opinionin publik shqiptar brenda dhe jashtë vendit, të cilëve ua keni ofruar mundësinë që gazetën “Shqipëria Etnike” ta gjejnë edhe në faqen e internetit tashmë. Edhe njëherë faleminderit.

Intervistoi Sokol Pepushaj

 

Në shekullin e XV në Kastrat kishte skelë ku lundronin anijet

Në pjesën e ulët të Kastratit, afër bregut të Liqenit të Shkodrës ka një vend që quhet prej shumë shekujsh Viri. Dikur në fillimet e shekullit XV në regjistrin kadastral… të 1416-1417 e gjejmë të shënuar këtë emër, si një emër toke e cila “përkufizohej”: pjesërisht e lërueshme e pjerësisht pyll, ose kullotje, e quajtur Vira prej rreth 60 arash (afërsisht 180 ha) të lërueshme dhe ka shumë pyll… E kjo të jep të kuptosh se kishim të bënim me një vend mjaft pjellor e të begatë për bujqësi e blegtori e tjerë. Madje gjatësia e kësaj toke (afër bregut të liqenit) shkonte deri ku takohej me një tokë të quajtur Kamenica (fshati Kamicë). Gjithsesi objekt i këtij shkrimi nuk është historia e tokës dhe kultivimi i saj ndër shekuj, por është historia e bregut të Virit që ka shërbyer për shumë shekuj si skelë (moderne) për kohën, nga ku lidhej Kastrati e tërë Malësia e Madhe Madhe në rrugë ujore me trevat e tjera shqiptare, me bregun tjetër të Liqenit të Shkodrës dhe treva të tjera të Malit të Zi. Mjerisht nuk kemi mundur të përcaktojmë saktë vendin se ku ka qenë konkretisht Skela e Virit nga ku niseshin çdo ditë varka e sule të përmasave të ndryshme, pse jo edhe anije të vogla që transportonin kryesisht mallra bujqësor e blegtoral, por edhe njerëz të ndryshëm që rrugëtonin për në viset ku kishin punë. Skela e Virit për shumë shekuj ishte mjaft e njohur, pasi ajo shërbente si urë lidhëse jo vetëm e malësorëve me trevat shqiptare të përtej bregut të Liqenit të Shkodrës me treva të ndryshme të Malit të Zi, por edhe për lundrime përmes liqenit, në Lumin Buna e direkt në Adriatik, duke u lidhur kështu me portet, limanet apo skelat moderne të kohës (shqiptare) si Ulqini, Tivari, Budva etj. Sipas gojëdhënave që qarkullojnë deri në ditët tona thuhet se skela ka qenë e ndërtuar me mjetet dhe përmasat e kohës së një skele, por Liqeni ka qenë shumë më i ngushtë, dhe pasi ai ndër shekuj u zgjerua, mbuloi me ujra, lym e rërë ndërtimet e kësaj skele. Madje thuhet se lundrimi nuk u zhduk, por vazhdoi duke krijuar një skelë portative që lëvizte nga njëra dekadë në tjetrën, sipas zgjerimit të liqenit, duke bërë kështu që ne të mos kemi aktualisht ndërtimet portuale të një skele ku pushonin e niseshin lundrat e tregtisë të pafundme të tregtarëve e fshatarëve malësorë. Kjo skelë ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve qeveritare sunduese e pushtuese në mënyrë të përhershme ku shpesh është bërë objekt i ndalimit apo sekuestrove të mallrave e tjerë. Por është interesant se Skela e Virit njihej në axhendat e përfaqësuesve të shtetit të Venedikut gjatë shekullit XVII, që pretendonin t’i pushtonin disa nga vendet strategjike veriore të Perandorisë Turke në “koloninë” shqiptare. Pikërisht për këtë ne zgjodhëm pjesë nga relacioni i Nikolo Ericos, proveditor i jashtëzakonshëm i Kotorrit mbi vendet e popullsitë që kohët e fundit (1 mars 1692) kishin hyrë nën zotërimin e Venedikut në Shqipëri, Hercegovinë e Mal të Zi. Ky relator ndër të tjera shkruan: “… Skela në Vir që ndodhet në bregun e Liqenit të Shkodrës, por tani kjo skelë është mbyllur, sepse qarkullon murtaja. Nëpër këtë skelë kalojnë nga Shkodra e vende të afërta, lesh, lëkurë, dyllë e duhan…” (fq. 404, dokumente të shekujve XVI-XVII… Vëllimi IV). Po ky relator përsërit rëndësinë e Skelës së Virit me këto rreshta: “… Këtu pastaj, në kohë të voltishme, do të mund t’i jepej nisje në vendin e Virit që u tha një tregtie të madhe me Shkodrën e rrethet e saj dhe kështu shitja e kripës do të ishte diçka e madhe…”. Në këtë pjesë të relacionit ne mësojmë se Skela e Virit kishte një rëndësi të veçantë jo vetëm për Malësinë e Madhe e rrethinat, por edhe për vetë zemrën e Shqipërisë Veriore (në këto kohë Pashallëk apo Sanxhak), Shkodrën.

Gjithsesi, megjithë hulumtimet tona ne nuk kemi mundur të sigurojmë moshën e saktë të Skelës së Virit, pasi për këtë mungo dokumentacioni, por mendojmë se mosha e saj duhet të jetë shumë e hershme, ndoshta që në kohën e perandorive ilire me Agronin, Teutën e Gentin, kur të parët e Malësisë së Madhe (në zonat e ulëta dhe ato malore) banoheshin nga fisi ilir i Labeatëve, që kishin si epiqendër rrethinat e Liqenit të asaj kohe (qoftë i madh apo i vogël sa një lum i lundrueshëm) e që kishte emrin domethënës Labeatis Lacus = Liqeni i Labeatëve. Madje kjo trevë ilire kishte vetë emrin Labeatia dhe që kishte një pozitë mjaft të rëndësishme ekonomike, ushtarake e administrative të vetë shtetit ilir. Madje Labeatia kishte fabrikuar monedhën e saj që nga shekulli II para Krishtit. Në revers të së ciës është vula Labia e Lundra, kurse në avers është portreti i mbretit… (Preloc Margilaj, “Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht”, fq. 371). Kjo skelë pushoi së ekzistuari dalëngadalë pas vitit 1860 dhe vitit 1878 (Kongresi i Berlinit), kur oreksi i fqinjëve të vonshëm serbo-malazez filloi të rritej për grabitjen e trojeve safi shqiptare, nën bekimin e Europës Plakë. Skela e Virit, pas kësaj më shumë shërbente si vend nga ku niseshin lundra e varka kontrabandë me mallra e mjete luftarake, në shërbim të luftëtarëve shqiptarë që kërkonin të mbronin çdo pëllëmbë truall të Shqipërisë Etnike. Edhe në vitet e më vonshme Skela e Virit nuk kishte ndonjë fat më të mirë, derisa ajo në fillimet e shekullit të njëzetë thuajse nuk ekzistonte as me namë e as me nishan. Më vonë gjatë regjimit komunist (1945-1990) u shua edhe “kujtesa” e kësaj skele, të paktën si simbol… Viti 1991, kur komunizmi u rrëzua, në bregun e Virit filluan të qarkullojnë varka e lundra (më shumë primitive) që filluan të kenë si bazë këto anë të liqenit të Shkodrës, duke u nisur në drejtim të brigjeve të tjera të liqenit, që tashmë ishin pjesë e pamerituar e shtetit Serbi – Mali i Zi. Si për “forcë të zakonit të harruar prej shekujsh, bregu i Virit u rikthye në një skelë të pakonfirmuar, nga ku niseshin dhjetra lundra e varka, duke lidhur dy brigjet e liqenit që njëkohësisht ishin edhe dy kufijtë e shteteve (Shqipëri – Mali i Zi). Këto varka e lundra transportonin mallra dhe njerëz nga njëri breg në tjetrin, madje ky transport zgjati edhe me vite, ndonëse shpesh ishte edhe me rreziqe të mëdha, pasi ishte pa lejen e dy shteteve e qeverive… Por që shpesh edhe “ndihmuan” në mënyrë reciproke tregtinë dhe ekonominë e dy vendeve që në fakt janë të një vendi, të Malësisë së Madhe e Shqipërisë të ndarë përgjysëm… Padyshim momentalisht “Skela” e Virit ekziston vetëm si simbol i “harruar”, por jo një pamundësi ringritjeje në kohën e një Europe të bashkuar që po vjen e jo që po shkon…

Ndue Bacaj

 

Përgjaket Malësia, kënaqet qeveria

– Në 5 ditë, 4 vrasje-

Pa kaluar as dy javë nga koha kur ne filluam të mburremi me Malësinë e Madhe se për rreth 19 muaj nuk kishte pasur asnjëlloj vrasjeje, si për inat të shqiptarëve dhe “qejf” të qeveritarëve, për pesë ditë ndodhën katër vrasje makabre. E themi vrasje makabre pasi shteti, qeveria dhe policia ishin në dijeni të paktën të tre “sherreve” që mund të shuheshin pa asnjëlloj pasoje, por për këtë duhej angazhimi i strukturave shtetërore në zbatim të ligjit dhe vetëm të ligjit. Mjerisht shteti në këtë rast jo vetëm nuk zbatoi detyrimet ligjore, por nën rrogozë aktivizoi disa misionarë të dyshimtë.

Paralajmërimi i kësaj gjëme që do të zinte Malësinë kishte muaj të tërë që “paralajmërohej” nga media, pushtetarë të majtë dhe hallka të pashkëputura të ish-zinxhirit Sigurim i Shtetit, sot me emrin SHISH. E gjitha kjo gjëmë kishte një ogur të zi që i sillej Malësisë si një korb që kërkonte prenë, ku me çdo kusht kërkohej që Malësia të kthehej në një trevë të mbytu nga gjaku e gjakmarrja, ku varka e shpëtimit të ishte një grua me fytyrë të bukur, por zemër të zezë që ka emrin Xhoana Nano (bashkëshortja e Kryeministrit grek të Shqipërisë) e cila për “ndihmën” e saj do të shpallej “Qytetare Nderi” e Malësisë së Madhe. Mjerisht me gjithë dëshirën e Malësorëve e shqiptarëve të vërtetë kjo profesi ogurzezë e qeverisë faqezezë ka filluar të realizohet pasi katër vrasje për pesë ditë janë një tmerr i vërtetë për një trevë tërësisht autoktone, ku banorët jetojnë bashkë me të mirat e të këqiat që prej të paktën qindra vjetësh. Ende ne malësorët kemi mbetur të shokuar nga indiferenca e organeve të shtetitqë duhej ta ndalonin këtë gjëmë që ka gjetur Malësinë, pasi ne deklaratat e vetë policisë të dt. 3 prill thonë se vrasja ndodhi për motive të një ngatërrese, ku vëllezërit… kishin rrahur e lënë për vdekje një shokun e tyre për një ngatërresë “banale”, e nëse policia e paskta ditur këtë sherr, përse shkaktarët nuk u arrestuan e dënuan, siç e përcakton ligji, e jo u la që ky sherr të merrte edhe dy jetë të tjera dhe të hapte varrë për shumë të tjerë… E ku të ndodhë kjo në Bajzë të Kastratit, aty ku kishte epiqendrën kryengritja antikomuniste e vitit 1945, aty ku u takuan perëndimorja që kërkojmë t’i bashkohemi sot dhe lindja komuniste që vazhdojmë ta vuajmë pa “mort”. Mjerisht pak ditë pas 13 prillit të zi ndodhën edhe dy vrasje, një në Hot, që përsëri policia e drejtësia e etiketojnë vrasje për gjakmarrje, që nëse ishte kështu dhe ata e dinin përse lihej i lirë ai që paska vrarë… Ndërsa vrasja e po kësaj dite në Koplik të sipërm “justifikohet” si vrasje nga një i sëmurë psiqik, kur nëse e dinin të tillë, përse mos të mbyllej atje ku e kanë vendin këto qenie njerëzore të dëmshme për shoqërinë. Apo edhe këtu u “kujtuan” vetëm atëherë kur një i pafajshëm e pagoi me jetë “pakujdesinë” e shtetit apo të dreqit. Gjithsesi shpresojmë se Malësia ka forcën e fisnikërinë që të ndalojë pa vonuar këtë “murtajë” që tmerron shqiptarët dhe “engletisë” qeveritarët e djallit. Hë i marrtë djalli, se darka e tij janë herët a vonë…

Ndue Bacaj

 

Alfred Moisiu kryeplak fshati

Shqipëria tashmë mund të quhet pa frikë se është i vetmi shtet në botë që në krye të tij ka një kryeplak. Në fakt në krye të shtetit ka qenë zgjedhë një President konsensual, çfarë do të thoshte se ishte garant i vërtetë i mbrojtjes të Kushtetutës dhe vetë shtetit shqiptar, pa marrë parasysh interesat e partisë qeverisëse apo në opozitë. Dalëngadalë Presidenti konsensual jo vetëm u shndërrua në një “kukull” në duart e mazhorancës, por edhe në një besprerë për opozitën, çfarë me sa duket e detyroi atë të “lërë” vullnetarisht detyrën e presidentit dhe të vetëzgjidhet kryeplak në krye të shtetit. E themi kryeplak pasi ka muaj që në dyert e Presidencës sillet një dyzinë pleqsh (në përgjithësi dikur personalitete të P. Punës) që Presidenti Moisiu i ka emëruar me emrin domethënës Këshill i të Urtëve dhe në krye të këtij këshilli pleqsh qëndron vetë “ish” Presidenti, tamam si një kryeplak i “fshatit” të Europës me emrin Shqipëri. Mjerisht këshilli i të urtëve apo më saktë i pleqve të “Moisiut” jo vetëm mblidhen mjaft shpesh duke realizuar kuvende e rekomandime që “duhet” t’i zbatojë Parlamenti, Qeveria dhe politika, por bëjnë “ndërhyrje” flagrante në detyrimet ligjore që ka çdo institucion dhe i përcakton saktë Kushtetuta. Ndërsa bashkëpunimi në mes partive pozitare dhe opozitare tashmë është bërë jo vetëm i pamundur, por gati shpërthyes, çfarë do të thotë se është vënë në siklet vetë faktori ndërkombëtar, e jo më t’i zgjedhin fshatçe me pleq e kryepleq. Gjithsesi është interesant angazhimi në këtë Këshill të Urtis (pleqsh) të shkrimtarëve që tërë jetën i thurën lavde komunizmit kriminal dhe kapove të tij, angazhimi i juristëve e historianëve që sulmonin demokracitë perëndimore e kapitalizmin për të cilin gjoja sot po u digjet xhani e po sakrifikojnë, angazhimi i ndonjë hierarku të qeverisë demokratike që e mori duke punuar nga “urtia” (nën tokë) dhe e “fryri” aq shumë sa e bëri sa një elefant, e tashti që ka rënë nga pushteti e lezeti nuk pushon duke sharë e fajësuar PD, për gjithçka po ndodh në Shqipërinë e sotme. Madje angazhimi shon edhe deri tek ndonjë plakë që dikur shëtiste urinën e diktatorit nëpër Europë, apo të ndonjë miku të përhershëm të ish-Sigurimit të Shtetit. Natyrisht shqiptarët e dinë se nga ky Këshill Pleqsh nuk do të përfitojnë asgjë me përjashtim të një “medaljeje” (si dikur për ushqimin në Meksikë), si vendi i parë në botë që kemi “shpikur” drejtimin e shtetit me kryeplak. Natyrisht një vend të parë për çfarëdo arsyeje nuk kemi pse e refuzojmë, veçse për ta shijuar këtë ne na duhet të lutemi që Zoti t’u shtojë ymrin pleqve të Këshillit dhe kryeplakut tonë, Alfred Moisiu, i cili nuk është më shumë se një kryeplak fshati, pasi Shqipëria i ngjan një fshati të Europës.

Ndue Bacaj

 

Pjezazh pukjan

Jo shumë larg nga qyteti i Shkodrës, lartësohet qyteti i Pukës. Mes malesh kryelarta të veshura me vellon e blertë, qendisur me lulet shumëngjyrëshe, përshëndetur nga kënga e bilbilit, e njomur nga uji i kristaltë i burimit, qëndron rrezatues ky qytet.

Aty qëndrojnë së bashku bukuria e qytetit, i pastër si vetë malet, me rrugë të asfaltuara, me shkolla, kopshte, ambulanca e spitale në shërbim të njerëzve. Aty qëndrojnë kisha e xhamia si objekte kulti të dy besimeve, në bashkëjetesë prej shekujsh e me respekt të ndërsjelltë për njëri-tjetrin. E mbi të gjitha qëndron malësori pukjan, ai që ruajti nga brezi në brez cilësitë më të mira, burrërinë, besën, bujarinë, pa u nënshtruar erërave joshëse e zhgënjyese të politikës. Malësori pukjan nuk dogji, nuk dhunoi, nuk plaçkiti, nuk shkatërroi, por ruajti e punoi për një jetesë burrërore dhe në kohët e vështira të tranzicionit.

Në çdo kohë pati përfaqësuesit e vet por vlerësimi i tyre bëhet me gjurmët që lanë tek ky popull e në këtë vend. Pas disa vite demokraci, Puka votoi për deputetin socialist Viktor Doda, burrë mirditor.

Pukjanët nuk gabuan, nuk u zhgënjyen nga premtimet e ethet marramendëse të fushatave të tjera. Këtë radhë e kishin gjetur njeriun për veten e tyre. Fjalën e veprën i kishte së bashku e nuk përdoret shprehja justifikuese “Fajin e ka qeveria apo dikush tjetër”. Ulja gju më gju me malësorët, fshat më fshat e njohu më mirë me problemet e këtyre njerëzve dhe i shtoi respektin e përkushtimin për punë, për t’u ardhë në ndihmë njerëzve që e respektuan me votën e tyre.

Ai punoi e punon që jo vetëm ato që u arritën me këtë deputet si drita 24 orë, spitale, shkolla, rrugë të asfaltuara, përpjekje për punësim, por edhe që dalëngadalë pukjanit t’i kthehet qetësia shpirtërore.

Ky është shembull që deputetët e tjerë e sidomos ata të Veriut të Shqipërisë, ku problemet janë të shumta, të shohin veten e të analizojnë.

Ky burrë gëzon respekt nga malësorët pukjanë pa dallim feje e bindje politike, gëzon emrin e nderuar deputet.

Ju lutem, deputetë, gjykoni dhe i shëmbëlleni sadopak këtij burri, mos mendoni vetëm për vete e për të afërmit tuaj. Ruajuni nga mallkimi i këtij populli që ju bën apel. Mos gëzoni emrin depërvet, por deputet, siç e gëzon i nderuari deputeti ynë Viktor Doda.

Shan Sokoli

 

Ngushëllim

Këto ditë u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 62-vjeçare Fejzi Gushta. Ai njihej si poet dhe publicist. Ai ishte bashkëpunëtor i rregullt në disa media të shkruara dhe elektronike, duke përfshirë këtu edhe gazetën “Shqipëria Etnike”. Ka botuar dhjetra libra me poezi dhe së fundi vëllimin poetik “Koleksioni i lotëve”, duke lënë në dorëshkrim edhe disa vëllime të tjera me vlera.

Vdekja e tij ishte një humbje jo vetëm për familjen, për shokët dhe miqtë e tij të shumtë, por edhe më tej ishe një humbje edhe për ata me të cilët komunikoi aq bukur përmes vargut të tij të ngrohtë dhe publicistikës alternative.

Ne marrim pjesë në këtë hidhërim dhe i shprehim familjes ngushëllimet tona.

Redaksia

 

Departamenti i Shtetit Amerikan e quan Shqipërinë shtet frike

Pamja e Qeverisë në fushën e të drejtave të njeriut mbeti e dobët në disa fusha; megjithëse pati disa përmirësime, mbeten probleme serioze. Policia rrahu ose abuzoi të dyshuar, të ndaluar dhe të burgosur. Kushtet e burgjeve mbeten të këqija. Policia në disa raste arrestoi dhe ndaloi arbitrarisht persona të arrestuar dhe të ndaluar dhe ndalimi i zgjatur para gjyqit ishte një problem. Qeveria me raste shkeli të drejtat e nënshtetasve për intimitet. Ndërhyrja politike në media mbeti problem. Policia sipas raportimeve përdori forcë të tepërt kundër protestuesve. Veprimet e eliminimit të inidividëve, kryesisht të lidhura me gjakmarrjet tradicionale rezultuan në disa vrasje dhe një atmosferë frike. Dhuna shoqërore dhe diskriminimi kundër grave dhe fëmijëve ishin probleme serioze. Diskriminimi shoqëror kundër minoriteteve fetare dhe etnike, veçanërisht kundër romëve dhe egjiptianëve, vazhdoi. Puna e fëmijëve ishte problem. Trafikimi i personave mbeti një problem, për trajtimin e të cilit qeveria ndërmori hapa.

 

Privimi arbitrat apo i jashtëligjshëm i jetës

Nuk pati vrasje politike; megjithëse, forcat e sigurisë vranë një person gjatë vitit. Në janar, policia në Korçë arrestoi dhe rrahu Gazmend Tahirllarin, i cili më pas vdiq në një spital vendor pak kohë pas nxjerrjes nga ndalimi i policisë. Vijon një mbulim zyrtar, ku helmimi për shkak të alkoolit u raportua si shkaku i vdekjes; megjithatë, nën presionin e Avokatit të Popullit, rasti u rihap dhe u vedos që Tahirllari vdiq si pasojë e hemoragjisë cerebrale që vinte si rezultat i goditjeve në kokë. Ministri i Rendit Publik pushoi Drejtorin e Policisë dhe Shefin e Komisariatit dhe gjashtë oficerët e përfshirë drejtpërdrejt në rrahje u ndoqën penalisht. Në mars, ata u dënuan (njëri në mungesë), duke marrë dënime që varionin nga 4 muaj deri në 16 vjet në burg.

Vendi vazhdoi të përjetonte nivele të larta krimi të dhunshëm. Shumë vrasje vazhduan të ndodhnin në mbarë vendin si rezultat i veprimeve individuale apo “vigjilente” klanore të lidhura me “gjakmarrjet” tradicionale apo konflitet mes bandave kriminale. Sipas Ministrisë së Rendit Publik, mbi 14 individë u vranë nga gjakmarrjet, të cilat bazohen në Kodin mesjetar të Lek Dukagjinit (“Kanuni”), i cili u praktikua nga individë sidomos në pjesën veriore të vendit. Organizata joqeveritare (OJQ) Komiteti i Pajtimit Kombëtar vlerësonte se 1,370 familje ishin vetëburgosur nëpër shtëpi dhe që 711 fëmijë pengoheshin të ndiqnin shkollën nga frika e hakmarrjes.

 

Zhdukjet

Nuk pati raporte për zhdukje të motivuara politikisht. Në maj, tre ish-zyrtarë të SHISH u arrestuan në lidhje me rrëmbimin e Ziso Kristopullit dhe Remzi Hoxhës në vitin 1995. Megjithëse Kristopulli në fund ishte liruar, vendndodhja e Hoxhës mbeti e panjohur. Sipas prokurorit, tre ish-zyrtarët e SHISH, edhe pse jo të akuzuar zyrtarisht, ishin dyshuar për rrëmbim dhe torturim të Hoxhës. Dy prej zyrtarëve u arrestuan, një mbeti në burg, kurse tjetri u lirua me kusht dhe i dyshuari i tretë nuk dyshohej më. Në fund të vitit, çështja vazhdoi të ishte nën hetim.

 

Tortura

Kushtetuta ndalon veprime të tilla dhe Kodi Penal e bën përdorimin e torturës një krim të ndëshkueshëm deri në 20 vjet burgim, megjithatë, policia me raste rrahu dhe torturoi të dyshuarit. Me raste, policia abuzoi dhe torturoi të ndaluarit minorenë. Sipas një raporti të CRC nga viti 2000, policia hera-herës përdori kërcënime, dhunë dhe torturë për të nxjerrë rrëfime. Për shembull, në një rast të raportuar, oficerë policie u përpoqën të detyronin një djalë 15-vjeçar të pranonte vjedhjen, duke i goditur këmbët dhe duart e tij për orë të tëra. Në një rast tjetër të raportuar, oficerë policie mbajtën kokën e një djali 17-vjeçar brenda në ujë për t’i marrë një rrëfim. GSHDNJ pretendoi që policia kishte vënë në shënjestër bashkësinë e vogël të homoseksualëve në vend.

Kushtet e burgjeve dhe qendrave të ndalimit mbeten të këqia, pavarësisht nga përpjekjet e Qeverisë për të trajtuar probleme të tilla si mjedise të këqia dhe tejmbushja. Sipas Seksionit të Bashkimit Europian për Reformën Gjyqësore, Operacionet e Azilit dhe Migrimit, të ndaluarit kishin akses të kufizuar në mjedise banje dhe dushi, ushqim të pamjaftueshëm dhe në disa raste kufizimet e hapësirës i pengonin të angazhoheshin në praktika fetare. Stafi i burgjeve kishte trajnim të dobët. Të burgosurit dhe të ndaluarit kryen trazira në Shkodër dhe Peshkopi, si dhe zhvilluan greva urie në Vlorë, Berat dhe Përmet për të protestuar kundër kushteve të këqia të jetesës.

 

Arrestimi dhe ndalimi apo dëbimi arbitrar

Kushtetuta ndalon arrestimin dhe ndalimin arbitrar, megjithatë policia me raste arrestoi dhe ndaloi persona arbitrarisht. Paraqija e përgjithshme e zbatimit të ligjit mbeti e dobët. Sjellja joprofesionale dhe korrupsioni mbeten pengesa madhore ndaj zhvillimit të një force të efektshme, civile të policisë. Korrupsioni mbeti një problem mes forcave të policisë dhe pagat e ulëta dhe korrupsioni i shfrenuar në mbarë shoqërinë e bëri problemin të vështirë të luftohej. Zyra e Kontrollit të Brendshëm (ZKB) brenda Policisë së Shtetit u përqendrua mbi luftën kundër korrupsionit të brendshëm dhe formave të tjera të kundërvajtjes zyrtare. Përpjekjet e ZKB rezultuan në disa raste arrestime të profilit të lartë, përfshi arrestimin në qershor të Shefit të Policisë së Aeroportit të Rinasit dhe tre oficerëve të tjerë për rolet e tyre për kontrabandimin e migruesve pa dokumenta, si dhe arrestimin dhe dënimin e ish-Shefit të Policisë së Komisariatit Rajonal të Vlorës për trafikim të kokainës.

 

Lira e Shprehjes dhe Shtypit

Ligji mbi të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut parashikon lirinë e shprehjes dhe të shtypit dhe media ishte aktive dhe përgjithësisht e pakufizuar, megjithatë, pati probleme serioze, themelore në përdorimin e medias për qëllime politike. Ndërhyrja politike në media mbeti problem. Botuesit dhe pronarët e gazetave, shpesh redaktonin artikujt për t’u shërbyer interesave të veta politike dhe ekonomike. Tirazhi total ditor i të gjitha gazetave u vlerësua në 76,500. Partitë politike, sindikatat dhe shoqatat e grupet e ndryshme botonin gazetat e revistat e tyre. Media opozitare ishte aktive, por shtrëngohej nga profesionalizmi i kufizuar dhe mungesa e financimeve. Me raste, kundër gazetarëve u përdor dhunë fizike; politikanë të pakënaqur me pasqyrimin në media hera-herës sulmuan apo kërcënuan anëtarë të medias. Në tetor, gazetari televiziv Ilir Babaramo akuzoi Ministrin e Rendit Publik, Luan Rama, se e kishte sulmuar fizikisht në një lokal publik. Sipas raportimeve, Rama ishte inatosur nga raportimi i pafavorshëm i Babaramos mbi numrin e krimeve të pazgjidhura, të bujshme të kryera gjatë mandatit të Ramës. Raportimet e shtypit treguan se rojet trupore të Ramës gjithashtu kishin goditur me shkelma e grushta Babaramon derisa kishin ndërhyrë të pranishmit. Disa grupe gazetarësh dhe organizata të të drejtave të njeriut bënë thirrje që Rama të largohej nga posti; Rama, një ish-gazetar, dha dorëheqjen pas 2 ditësh.

Qeveria nuk kufizoi aksesin në internet; megjithatë më pak se 1 përqind e popullsisë kishte akses në internet, sepse ky ishte tepër i kushtueshëm. Qeveria nuk kufizoi lirinë akademike.

 

Liria e lëvizjes

Band kriminale të organizuara e bënë trafikimin e imigrantëve të jashtëligjshëm – shqiptarë, kurdë, pakistanezë, kinezë, turq e të tjerë nga Lindja e Mesme dhe Azia – një biznes luksoz. Meqenëse përpjekjet në vazhdim për interceptim dhe shkatërrim të skafeve në mënyrë të efektshme mbyllën rrugën për në Itali, trafikantët filluan të përdornin rrugë tokësore, duke kaluar në Maqedoni apo Mal të Zi, apo duke përdorur dokumente të rreme për t’u larguar nga vendi me avion apo traget.

 

E drejta e qytetarëve për të ndërruar qeverinë e tyre

Raporti paraprak i ODHIR theksoi që problemet në zgjedhjet vendore të tetorit 2003 vazhduan të ekzistonin. Për shembull, shumë qytetarë nuk ishin në gjendje të votonin sepse emrat e tyre nuk ishin në listat e votuesve. Anëtarë të komisioneve zgjedhore të qeverisë vendore dhe komisioneve të qendrave të votimit kishin përgjithësisht trajnim të dobët dhe nuk njiheshin me kodin e ri zgjedhor dhe udhëzimet kryesore nga KQZ. Në periudhën pas zgjedhjeve, pasi shumë sfida ligjore për rezultatet e zgjedhjeve nga partitë që humbën në zona të ndryshme, përfshi edhe dy qytetet kryesore, Tiranën dhe Durrësin.

Në nëntor, në Himarë pati përsëritje të zgjedhjeve – një zonë ku një popullsi e madhe pretendon orogjinë greke – pas raportimeve të shkeljeve serioze të votimit. Megjithëse anëtarë nacionalistë të PS vendore provuan të manipulonin rezultatin e zgjedhjeve duke falsifikuar rezultatet, KQZ i ktheu këto rezultate dhe verifikoi që kandidati i PBDNJ – që përfaqëson interesat e pakicave të vendit, përfshi edhe pakicën greke – kishte fituar zgjedhjet. Në dhjetor, pati rivotim edhe në 118 qendra të Tiranës, pjesëmarrja në votime ishte e ulët dhe u raportua pak parregullsi të rëndësishme.

Në tërësi, zgjedhjet vendore ishin një hap madhor përpara, me paraqitje të mirë nga policia, shumë zyrtarë vendorë të zgjedhjeve, dhe institucionet zgjedhore. Gjithsesi, zgjedhjet u dëmtuan nga refuzimet e përsëritura të udhëheqjes politike në dy partitë kryesore për të pranuar rezultatet që nuk u pëlqenin.

Një numër partish politike morën pjesë në sistemin politik; Partia Socialiste (PS) dhe PD ishin dy më të mëdhatë dhe mbanin shumicën e vendeve në Kuvend. PS, e formuar nga Partia Komuniste e vjetër në vitin 1991, ishte partia qeverisëse gjatë vitit. Koalicioni i saj në fund të vitit përfshinte PBDNJ dhe Partinë Social-Demokrate. Kryetari i PS, Fatos Nano, gjithashtu shërbeu si Kryeministër. PD, e udhëhequr nga ish-Presidenti Sali Berisha, ishte partia kryesore opozitare e Qeverisë.

 

Gratë

Dhuna kundër grave dhe abuzimi bashkëshorto mbeten probleme serioze. Në shoqëriën e vendit që është tradicionalisht i dominuar nga meshkujt, pranimi kulturor dhe përgjigja e dobët e policisë bën që shumica e abuzimeve të mos raportohen.

 

Fëmijët

Përkushtimi i Qeverisë ndaj të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve është kodifikuar në ligjin vendas; megjithatë, në praktikë pati përkushtim të kufizuar. Ligji parashikon të drejtën për të paktën 8 vjet arsim falas dhe gjithashtu autorizon shkolla private. Ndjekja e shkollës është e detyrueshme deri në klasën e 8 (ose deri në moshën 18-vjeçare, cilado të arrihet më shpejt). Megjithatë, në praktikë shumë fëmijë e lanë shkollën më shpejt se sa i lejon ligji me qëllim që të punojnë me familjet e tyre, sidomos në zonat fshatare. Sipas një studimi të kryer nga CRCA në vitin 2000, afërsisht 38 përqind e adoleshentëve lanë shkollën për të siguruar punësim, megjithatë, Qeveria e përcaktoi këtë shifër 3 përqind. Sipas Ministrisë së Rendit Publik, gjatë vitit u raportuan 33 raste krimesh seksuale kundër fëmijëve. Trafikimi i fëmijëve, edhe pse jo i përhapur gjerësisht, ishte problematik. Në pak raste, kriminelët rrëmbyen fëmijë nga familjet ose shtëpitë e fëmijës për t’i shitur për rrjete të prostitucionit apo pedofilisë jashtë vendit dhe pati raportime që disa familje ua shitën fëmijët e tyre trafikantëve.

 

Pakicat kombëtare, racore e etnike

Minoriteti grek etnik, udhëhequr nga shoqata e tyre kulturore Omonia, ndoqi në mënyrë kolektive ankesat ndaj Qeverisë në lidhje me zonat zgjedhore, arsimin në gjuhën greke, të drejtat e pronës dhe dokumentet qeveritare. Udhëheqësit e minoritetit u ankuan për mosgatishmërinë e Qeverisë për të njohur ekzistencën e qyteteve etnike greke, të tilla si Himara, që nuk konsiderohen pjesë e “zonave minoritare” të periudhës komuniste; për të përdorur greqishten në dokumente zyrtare dhe në tabelat publike në zonat etnike greke; për të trajtuar efektshëm krimet e kryera kundër grekëve etnikë, veçanërisht pretendimet se pronat kolektive po merreshin ilegalisht përmes dokumentesh të rreme dhe në disa raste me mbështetjen e gjykatave; për të përcaktuar përmasat e popullsisë greke etnike; dhe për të përfshirë një numër më të madh grekësh etnikë në administratën publike.

Shkollat fillore publike në gjuhën greke ishin të zakonshme në pjesën më të madhe jugore të vendit, ku jetonin shumica e grekëve etnikë. Çdo fshat në këtë zonë kishte shkollën e vet fillore-tetëvjeçare në gjuhën greke, pavarësisht nga numri i nxënësve dhe Gjirokastra kishte dy shkolla të mesme. Megjithatë Omonia tha se grekët etnikë kishin nevojë për më shumë mësim brenda dhe jashtë të ashtuquajturave zona të minoritetit.

Maqedonasit etnikë jetonin në radhë të parë në zonën e Pogradecit, Devollit dhe Prespës, në kufi me Maqedoninë; një grup i vogël malazezësh dhe serbësh jetonin në veri të Shkodrës; vllehët dhe arumunët jetonin në rajonin jugor.

Bashkësitë rome dhe egjiptiane ishin ndër grupet më të neglizhuara në shoqëri.

 

Trafikimi i personave

Ligji e penalizon trafikimin e personave dhe ofron ndëshkime për trafikuesit; megjithatë, trafikimi i personave, në veçanti i grave dhe fëmijëve, mbeten probleme serioze. Korrupsioni dhe përfshirja e policisë në trafikim ishte problem. Mungesa e ndjekjes penale të trafikantëve mbeti problem; megjithatë, policia dhe prokurorët pretenduan që kishin shpërbërë 28 grupe trafikimi gjatë vitit. Trafikantët që u arrestuan shpesh u liruan për prova të pamjaftueshme dhe nëse u dënuan, shpesh u akuzuan për krime të lehta ose morën dënime më pak se minimumi për trafikim. Në prill, autoritetet shqiptare dhe italiane arrestuan disa anëtarë të një rrjeti trafikimi fëmijësh që vepronte jashtë qytetit-port të Durrësit në Adriatik, duke përfshirë një nëpunës në Portin e Durrësit dhe kryetarin e zyrës vendore të SHISH. Gjatë hetimit, i cili ishte në vazhdim për 2 vjet dhe kryhej në të dyja anët e Adriatikut, policia shpëtoi 30 fëmijë shqiptarë dhe arrestoi 40 persona. Rastet kundër nëpunësve të doganës dhe të SHISH nuk shkuan në gjykatë deri në fund të vitit. Në shtator, një fshesë rajonale anti-trafik e quajtur Mirage II, rezultoi në 125 arrestime për forma të ndryshme të trafikimit, prostitucionit dhe kontrabandës.

Vendi ishte si një vend burimi ashtu edhe vend tranziti kryesisht për gratë dhe fëmijët e trafikuar me qëllim shfrytëzimi seksual dhe lypjen; megjithatë, numri i shqiptarëve dhe të huajve të prekur nga trafikimi për në vende të tjera ra. Vendi ishte një rrugë tranziti për gratë dhe vajzat e trafikuara për shkak të kotrollit të dobët të kufirit, korrupsionit dhe afërsisë me Greqinë dhe Italinë. Shumica e grave dhe vajzave të reja të trafikuara u transportuan në Itali, Greqi dhe më pak në vende të tjera europiane si Belgjika, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda. Megjithatë, tranziti ilegal në vend u ul konsiderueshëm prej vitit 2002 kryesisht falë ndërprerjes së suksesshme të trafikimit ilegal me skafe nëpër Adriatik. Trafikantët përdorën rrugë tokësore të tilla si Shqipëri-Maqedoni-Greqi, ose falsifikuan dokumente për t’i transportuar viktimat e tyre me avion apo traget.

Gratë dhe vajzat e huaja në tranzit kryesisht vijnë nga Moldavia e Rumania dhe – më pak – nga Ukraina, Rusia, Serbia, Mali i Zi (Kosova) dhe Bullgaria. Në mënyrë tipike, trafikantët konfiskonin dokumentet e viktimave, i keqtrajtonin fizikisht dhe seksualisht dhe shpesh i detyronin të punonin si prostituta përpara se të largoheshin nga vendi. Edhe gratë shqiptare edhe ato të huaja të trafikuara nga rrjetet e krimit të organizuar shqiptar, abuzoheshin, torturoheshin dhe përdhunoheshin. Trafikantët gjithashtu mund të kërcënojnë edhe shumë nga anëtarët e familjeve të tyre.

Policia shpesh ishte drejtpërdrejt ose tërthorazi e përfshirë në trafikim. Pak punonjës policie dhe asnjë nëpunës qeveritar u ndoqën për trafikim gjatë vitit. Avokatët dhe gjykatësit u manipuluan dhe iu dha ryshfet, duke lejuar trafikantët ta blejnë lirimin nga ndëshkimi nëse arrestohen. Njësia e Anti-Trafikimit brenda Nën-Drejtorisë së Krimit të Organizuar dhe një Zyrë e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Rendit Publik i kushtuan vëmendje të veçantë përfshirjes së policëve në trafikimin e njerëzve; Zyra e Kontrollit të Brendshëm hetoi 266 raste përfshirjeje të policëve në të gjitha format e trafikimit. Shumë nga këto raste rezultuan në lirime po shkarkime dhe një numër në rritje zyrtarësh të policisë të implikuar në raste trafiku u përballën me arrestim dhe ndjekje penale.

Në dhjetor, policia arrestoi disa ushtarë të dyshuar për përdhunimin dhe trafikimin e një vajze 16-vjeçare. Në dhjetor dolën raportime që një vajzë 16-vjeçare ishte futur në mënyrë të jashtligjshme në bazën detare të Bishtit të Pallës për të bërë seks me shtatë marinarë gjatë një fundjave 3-ditore.

Nga raporti i Departamentit të Shtetit për Shqipërinë

Krimet e shtetit në emër të shtetit

Është tashmë një realitet i hidhur fakti që grupe kriminale kanë çjerrë me fuqinë brutale shtetin, në emër të shtetit. Kjo sepse është anemike drejtësia, kjo sepse të drejtat e liritë e njeriut janë të sakatuara, kjo sepse pasuritë shumë të larta, madje edhe më të larta se të shumë politikanëve amerikane të njerëzve të lidhur me pushtetin në Shqipëri po fshihen nën një fustanellë farefisnie, miqësie, tarafi, pse jo edhe mafieje apo terrorizmi. Denoncimet në Shqipëri po ngelen vetëm në hapësirën politike, por kurrnjëherë ligjore. Sa herë Kryeministri Nano ka akuzuar qeveritarët, parlamentarët, politikanë dhe sa herë ish-kryeministri Ilir Meta dhe të tjerë kanë akuzuar pikërisht Nanon. Pra ligji është thjesht një shantazh që nxjerr krye në raste të përfitimeve personale. Dhe kjo shtrihet mëpastaj deri tek njerëzit e thjeshtë që jo vetëm u mungojnë gjërat më elementare, por u dhunohet liria, u nëpërkëmbet dinjiteti, u kërcënohet jeta. Nga Misioni i Pajtimit mbarëkombëtar “Nënë Tereza”, redaksia jonë depoziton një vërtetim ku thuhet se shtetasi shqiptar Marjan Fran Shqau, i datëlindjes 25. 05. 1977, ka jetën tepër të rrezikuar në Shqipëri, pasi ka probleme gjakmarrjeje meqenëse shumë vite më parë gjyshi i tij për arsye vetëmbrojtjeje dhe që nuk kish marrë dënim nga shteti i asaj kohe, kish vrarë Elez Malin. Por për rrezikun që e kishte prezent e permanent, Marjan Shqau deri ditën që u largua nga Shqipëria, lëshon alarmin edhe një dokument i Partisë Lidhja e Legalitetit për degën e Shkodrës që ne e kemi në dosjen tonë. Pra legalisti antikomunist Marjan Shqau, si një anëtar e veprimtar i Forumit Rinor të kësaj force politike që më 1996 dhe si anëtar i saj që më 10. 09. 1997, duke qenë se kish marrë pjesë aktive në shumë aktivitete, duke qenë përfaqësues në qendrat e votimit në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996 si dhe në zgjedhjet e pushtetit vendor, duke qenë edhe përfaqësues i Partisë Lidhja e Legalitetit në një qendër votimi për referendumin që është zhvilluar më 29 qershor 1997 për formën e qeverisjes, ku në fakt pati fituar monarkia si dhe në mitingun paqësor të zhvilluar në Tiranë më 3 korrik të vitit 1997, në krye të të cilit ishte Madhëria e Tij,m Mbreti Leka i Parë, si dhe delegat në konferencat e kësaj partie në Shkodër, është vënë në shënjestër të hakmarrjes për ta eliminuar fizikisht. Madje edhe familja e tij, madje edhe të afërmit e tij i janë kërcënuar. Gjithsesi jeta e Marjan Shqaut u rrezikua së tepërmi pas fillimit të protestave të të gjitha forcave të djathta shqiptare më 7 shkurt 2004 në Tiranë, nën thirrjen “Nano ik!”, ku policia e shtetit rrahu, dhunoi, madje edhe prangosi shumë njerëz të pafajshëm. Pas këtij mitingu protestues e paqësor ku Marjani ishte prezent, forca kriminale të shtetit i janë sjellë rreth shtëpisë, ndoshta edhe për ta vrarë. Por gjithsesi, ajo çka i duket më alarmante gazetës sonë është fakti që lidhjet e politikës me krimin ofrojnë një realitet të frikshëm.

Sokol Pepushaj

 

Retrospektivë

Bajza, kryeqendra e Malësisë së Madhe, 5 vjet pas çmendurisë së vitit 1999, ka ndryshuar pak

Malësia e Madhe, rrethi më verior i Shqipërisë, është një nga trevat me historinë më të lavdishme në të gjitha trojet shqipfolëse. Në periudha të veçanta të historisë sonë, ajo ka ditur të nxjerrë figura të spikatura, të cilat kanë luajtur një rol vendimtar në shumë fusha. E në këtë kuadër, ka spikatur gjithmonë Bajza e Kastratit, ose siç njihet, kryeqendra e Malësisë së Madhe.

Megjithatë, jo gjithmonë Bajza ka kaluar periudha të lehta gjatë viteve të ekzistencës së saj. Përveç pushtimeve të ndryshme, përveç periudhës së diktaturës më të egër komuniste në Evropë, Bajza përjetoi edhe tragjedinë e vitit 1997 dhe që zgjati deri në fund të shekullit të kaluar.

Tragjedia e pranverës së vitit 1997, solli edhe për Bajzën e Kastratit një situatë kaotike, aspak të qetë dhe shumë të vështirë. Megjithatë, viti më i vështirë mund të konsiderohet viti 1999. Është periudha kur jeta ishte më e pasigurtë se asnjëherë. Në atë kohë, shteti nuk ekzistonte. Trafiqet e të gjitha llojeve ishin në këmbë. Femra nga Rusia, Moldavia apo vende të tjera, trafikoheshin krejt hapur. Në hotele apo motele, trafikimi i “mishit të bardhë” ishte një gjë krejt e zakonshme. Të shumta ishin edhe rrëmbimet e vajzave të reja, por edhe të fëmijëve të moshave të mitura. Policia nuk kishte e aftë të ndërpriste këtë rrjet gjigand trafiku. Armët, të cilat ishin një gjë e zakonshme për Shqipërinë, veçanërisht për Bajzën e Kastratit, trafikoheshin krejt haptas dhe kalonin përmes vendit tonë, edhe në shumë shtete të tjera. Jeta ishte me të vërtetë gjëja me më pak vlerë ndër të gjitha të tjerat. Të shumtë ishin ata, që në këto kushte, kur ishte kthyer në mjet jetese vendosja e gjobave për të gjithë, edhe tregtarët e vegjël, ku jeta ishte “në fije të perit”, kur njeriu për njeriun ishte thjeshtë një objektiv pushke, rruga e vetme e shpëtimit ishte largimi nga Bajza e Kastratit dhe nga Shqipëria. Në Bajzë të Kastratit, ishte koha e lotëve dhe vajtimit kolektiv për fatin e keq.

E, teksa kanë kaluar 5 vite nga 1999-a e tmerrshme, Bajza e Kastratit akoma nuk është e qetë, akoma nuk ka fituar ato që ka humbur gjatë këtyre viteve të vështira. Me shumë probleme, ajo kërkon të ecë përpara, pa kthyer kokën pas. Megjithatë, sot apelit të vitit 2004 i mungojnë shumë persona, që për shkak të situatës shumë të vështirë të vitit 1999, u detyruan të lënë pas kujtimet më të bukura të jetës, kujtimet e Bajzës së mrekullueshme të Kastratit, e cila duhet të kalojë shumë kohë për të harruar dhimbjet dhe bijtë e saj, tashmë larg saj.

Blerti Delija

 

Zoti Kryeministër, kush i vrau rreth 6000 shqiptarë në shtatë vjet?

Nga ajo pranverë e përgjakshme e vitit 1997, kur bandat shpërthyen depot e armëve dhe luftën civile, çka çoi në votimet e parakohshme të 29 qershorit 1997, ku socialkomunistët, pra pushtetarët e sotëm uzurpuan pushtetin, e deri më sot, sipas opozitës shqiptare janë pushkatuar rreth 6000 vetë. Kjo shifër nuk është përgënjeshtruar apo dhënë ndonjë shifër tjetër. Gjithsesi, ajo çka gazeta jonë e sheh si shqetësim, madje si krim kundër njeriut të pafajshëm, veçmas kundër opozitarëve, është fakti që shteti diktatorial ka vrarë njerëz. Me këtë rast, ne e shohim logjike t’i bëjmë një pyetje të thjeshtë Kryeministrit Fatos Nano: Kush i vrau 6000 shqiptarë? Në mos qoftë kjo shifra e saktë, të japë një shifër, por ama shkaqet t’i shpjegojë. Në tërë këtë krim shtetëror, Shkodra, kryeqendra e veriut, epiqendra e qëndresës demokratike, ka qenë më e goditura: Edhe deklarimi i Kryeministrit Nano në Shkodër gjatë një vizite, se: “Si ta dojë Shkodra Fatosin dhe Partinë Socialiste, ashtu do ta dojë PS dhe Fatosi Shkodrën”, është një shantazh. Por gjithsesi ky është edhe realitet. Realitet i hidhur, pasi Shkodra është e mbuluar nga korrupsioni, krimi i organizuar politik, kontrabanda, gjakmarrja mesjetare etj. Kjo gjendje ka bërë që përveç atyre të vrarëve, të plagosurve, të dhunuarve që edhe kanë mbetur sakatë, shumë të tjerë të detyrohen të braktisin Shqipërinë, për të siguruar jetën. Partia Lëvizja e Legalitetit, ka mendimin se shumë shqiptarë largohen se në format e lartcituara u rrezikohet jeta. Të tillë janë edhe Bardhyl e Gentiana Kraja, mbi të cilët është ushtruar disa herë dhunë fizike e terror, persion psikologjik e deri tentativë për t’i vrarë. Terrorizmi në Shqipëri është evident. Zublimi dhe kapja e dy personave kohët e fundit në Perash me telefona celularë që komandonin mina me sahat, flet shumë. Pra është fjala se rrezikshmëria për jetën është e madhe. Kështu edhe Bardhyl Kraja e familja e tij kanë qenë patjetër në shënjestër të terrorit për t’i eliminuar fizikisht më 17 janar 2003, rreth orës 00:30 minuta, kur lëndë plasëse, eksploziv, iu vunë në banesën e tyre. Nëse u dogj banesa, ata shpëtuan, pasi kishin ikur më parë nga Shqipëria. Por shumë të tjerë nuk i kanë shpëtuar vdekjes, pasi edhe shteti është i inkriminuar, ku sipas vetë Ministrit të Rendit Publik, Igli Toska, rreth 70% e policisë është ose e paaftë, ose e lidhur me krimin e organizuar. Po a majftojnë vetëm deklarata? Po a mjaftojnë vetëm shifra? Beteja me krimin gjithsesi duket do të jetë e gjatë dhe e vështirë, pasi përditë e përnatë po vriten njerëz.

Albert Vataj

 

Shqipëria si gjashtë shekuj më parë, me ligjet e Kanunit

Vetë gruaja e Kryeministrit shqiptar Fatos Nano, Xhoana Nano, sot është presidente e Misionit të Pajtimit të Gjaqeve. Kjo flet për impotencën e shtetit dhe potencën e Kanunit të Lek Dukagjinit, një draft ligjor ky i para 600 viteve. E, veriu shqiptar, veçanërisht Rrafshi i Dukagjinit, vendi ku lindi kanuni i maleve, sot ka shumë probleme gjakmarrjeje, sa në Shkodër është një lagje e tërë me gjaksorë dhe që ruhet privatisht nga të ngujuar, ku fëmijët nuk shkojnë as në shkollë. Dhe shteti e di mirë, pasi është pagëzuar “lagjja e gjakut” dhe si Ministri i Arsimit, Luan Memushi, si pararendësi i tij, Et’hem Ruka e kanë vizituar këtë lagje, pas publikimeve në shtypin e pavarur. Gazeta jonë ka treguar guxim dhe do tregojë, megjithëse edhe gazetarë na janë kërcënuar me vdekje dhe kemi vënë në dijeni shërbimet amerikane, për probleme të tilla apo analoge. Kësaj radhe objekt i ynë është ky djalosh i ri që shihni në këtë foto. Quhet Eduard Nikoll Gjonlekaj nga Dukagjini, lindur më 28 qershor 1986. Dhe është viktimë e një gjaku, megjithëse s’ka asnjë faj, megjithëse e do jetën e Shqipërinë. Familja e tij kishte një gjak të vjetër me familjen e Pjetër Gjokës. Pjetër Gjoka vrau babain e Eduardit në fillim të shtatorit 2001, një ditë të martë. Gjaku i vjetër nuk harrohet andej nga malet e Rrafshit të Dukagjinit sidomos. Kjo, sepse gjyshi i Eduard Gjonlekaj, shumë vite më parë kishte vrarë për konflikt pronësie, toke, babain e Pjetër Gjokës. E, megjithë vrasjet, as konflikti i pronës ende nuk është zgjidhur. Madje gjaku është thelluar, pasi dy janë pas vrasjes së Nikoll Gjonlekaj, vetë vrasësi ka shkuar tek shtëpia e Eduard Gjonlekaj, së bashku me dy djemtë e tij, ku ka gjetur të ëmën e Eduardit, Dilën dhe i ka thënë se gjakun e babës e mora, por të tjerët duhet të largoheni nga Shqipëria. U ka thënë se kanë dy javë afat, besë, në të kundërt atë grua, Dilën dhe djalin, Eduard, do t’i vrasin e shtëpinë e gjënë do t’ua djegin. Atë kohë Eduardi nuk ishte në shtëpi, por diku jashtë duke luajtur me shokët. Sapo ka shkuar në shtëpi dhe i ka treguar e ëma ngjarjen, ai është larguar. Sot ky djalosh që i kërcënohet shumë jeta, duket se ka marrë rrugët e perëndimit, si shumë të tjerë.

Denada Kraja

 

Detyrohet të braktisë vendlindjen!

Quhet Ilir Qamil Kallmi. Ka lindur në qytetin e Shkodrës më 13 korrik 1972, trashëgimtar i një familje me tradita patriotike dhe e papajtueshme me regjimin diktatorial të Enver Hoxhës. Është i martuar me Suela Hydajet Kallmi, e datëlindjes 23 mars 1978 dhe së bashku kanë dy djem, Revisin, e datëlindjes 30 maj 1998 dhe Eljonin, e datëlindjes 23 mars 2000. Iliri me fillimin e proceseve demokratike vihet tërësisht në krahun e forcave progresiste të udhëhequra nga Azem Hajdari e Sali Berisha. Me krijimin e Partisë Demokratike bëhet ndër të parët anëtarë të saj dhe identifikohet si njëri ndër më aktivët në demonstratën e 2 Prillit në qytetin e Shkodrës, ku mbetën të vrarë martirët e demokracisë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu si dhe u plagosën 82 të rinj e të reja të pafajshëm, që aspironin për një jetë më të mirë në vendin e tyre. Strukturat famëkeqe të ish-Sigurimit të Shtetit qysh në atë demonstratë rrethuan me rreth të kuq edhe djaloshin shkodran, 19-vjeçarin Ilir Kallmi, i etiketuar si kundërshtar i regjimit e aktivist i flaktë në udhën drejt demokracisë e progresit shoqëror. Votimet e 22 Marsit 1992 sollën në pushtet Partinë Demokratike me në krye Sali Berishën e populli mori frymë lirisht pas 50 vitesh diktaturë ndër më të egrat e shekullit të kaluar në tërë botën. Në vitet ’92-’97 Iliri nisi të merrej me tregti në shtete si Rumania, Turqia, Mali i Zi etj., dhe arriti të krijonte kushte modeste për të jetuar normalisht në qytetin e tij të lindjes. Në vitin 1996 bleu një ndërtesë në lagjen e Shirokës të cilën e ktheu në Bar-Restorant-Hotel “Kallmi” i cili u bë edhe njëri ndër lokalet e preferuara për demokratët, veçanërisht i prijësit të demokracisë, nderit të kombit, të ndjerit Azem Hajdari. Por, votimet e 97-s pas revoltave të armatosura risollën në pushtet ish-komunistët, tashmë të kthyer në socialistë e demokracia pësoi goditjen më të rëndë në vitet e ekzistencës së saj. Ekstremistët e majtë pas marrjes së pushtetit nisën gjuetinë e shtrigave, veçanërisht kundër kundërshtarëve të tyre të vjetër. Ata nuk kishin si ta harronin emrin e rrethuar me të kuq të Ilir Kallmit në listat e ustallarëve të vjetër të Sgurimit të Shtetit që tashmë bënin ligjin. Qysh nga ky moment nis zbatimi i planit për eliminimin e gjithë kundërshtarëve të spikatur në qytetin e Shkodrës e rrethe të tjera të vendit. Këtu nis edhe pasiguria e jetës në familjen Kallmi. Ilirit fillojnë t’i vijnë kërcënime anonime, për ta detyruar të heshtë dhe të mos vihet në krahun e forcave demokratike, tashmë në opozitë.

Në gushtin e vitit 1998 dega e PD organizon një takim në Lokal “Kallmi”. Teksa zhvillohej takimi, një veturë afrohet me shpejtësi dhe një person qëllon me breshëri drejt xhamave të lokalit, por fatmirësisht pa shënuar viktima. Presionet kundër Ilirit sapo kishin nisur. Në shkurt 1999, aty rreth orës 21 të darkës, një sasi tritoli e vendosur në pjesën anësore të lokalit shkakton dëme të konsiderueshme.

Por jo gjithçka përfundon këtu. Ndërsa Iliri nuk tërhiqej, ekstremistët e pushtetit shtonin presionet. Disa muaj më pas i bie në dorë një letër anonime. I kërkonin 8 milion lekë të cilat duhej t’i dorëzonte në banakun e lokal “Kazazi”, të cilat Iliri në këmbim të jetës së tij detyrohet t’i dorëzojë në vendin e caktuar. Vetëm disa ditë më vonë, përsëri një letër për 2 milion lekë por pa adresën e vendit ku duhej të dorëzoheshin, të cilat Iliri nuk i dorëzon. Jeta e familjes Kallmi tashmë po bëhej e padurueshme në qytetin e Shkodrës. Fyerjet, sharjet, grabitjet e deri kërcënimi me eliminimin fizik të tij dhe pjesëtarëve të familjes bëhen thuajse të përditshme. Jeta në këtë familje e kishte humbur normalitetin. Iliri i palëkundur në bindjet e tij dhe me shpresën e largimit të socialistëve nga pushteti në votimet e 1 Tetorit 2000 angazhohet në stafin elektoral të zotit Ormir Rusi, i cili kandidonte për kryetar bashkie përkrah Esmeralda Uruçit të PS, Namik Kamberit të PR dhe Anton Gurakuqit të PDK. Postin e kryetarit të bashkisë e fitoi përfaqësuesi i PD, zoti Ormir Rusi. Më 8 tetor të vitit 2001, në orët e vona të darkës, policia troket egërsisht në derën e shtëpisë së Ilir Kallmit. Policë të armatosur deri në dhëmbë, me sjellje harbutësh, pasi i terrorizojnë familjen e futin me forcë në furgonin e policisë dhe pasi komunikojnë me radio me shefin e tyre, Milto Kordha, e dërgojnë pa kurrfarë shkaku në birucat e drejtorisë së policisë, ku e lirojnë vetëm pas dy ditësh. Ndërkaq edhe një tjetër fatkeqësi i shtohet familjes së Ilir Kallmit. Në mars 2001, djali i axhës së Ilirit, në grindje e sipër për motive politike, plagos një person nga fisi Kallmi, pasi jo të gjithë ishin me Partinë Demokratike. Në këto kushte, kur jeta e Ilirit tashmë rrezikohej nga ekstremistët e pushtetit dhe njerëzit e familjes së njeriut të plagosur nga djali i axhës së tij, ai me shumë dhimbje detyrohet të braktisë vendlindjen për t’u instaluar në një shtet ku jeta dhe liritë e personit mbrohen e garantohen me ligj. Kjo ndodhi në qershorin e vitit 2003. Por fatin e familjes Kallmi në qytetin e Shkodrës e përgjithësisht në trevat e veriut të vendit e kanë qindra familje demokrate pas revolucionit të armatosur të vitit 1997, që riktheu në pushtet ish-komunistët e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, histori që vazhdon egërsisht edhe në ditët e sotme…

Rifat Ymeri

 

Shteti malazez nxit largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Shaqir Rukaj nga Kodrabudani, njëri ndër viktimat e këtij represioni shovinist…

Shqiptarët në Republikën e Malit të Zi ndjehen gjithnjë e më të frikësuar në trojet e tyre etnike. Politika shoviniste serbo-malazeze e ka ulur dukshëm numrin e shqiptarëve të cilët aktualisht përbëjnë vetëm 6% të popullsisë ose 45000 banorë nga 620000 që numërohen në shkallë vendi. Shqiptarët banojnë në lokalitetin e Tuzit, pak në qytetin e Barit dhe rreth 25000 në qytetin e Ulqinit e rrethinat afër tij. Të drejtat dhe liritë e tyre vazhodjnë të nëpërkëmben dhe gjithë politika synon në asimilimin e tyre deri në detyrimin për braktisjen e trojeve etnike. Viktimë e kësaj politike represive është edhe shtetasi Shaqir Rasim Rukaj nga fshati Kodrabudan, 4 km larg qytetit të Tuzit. Ka lindur më 2 Gusht 1967 dhe deri në vitin 1998 së bashku me familjen përgjithësisht bënte një jetë normale. Është martuar me Lindita Camaj nga fshati Sukruq dhe frut i dashurisë së tyre ishte vajza e vogël Argenta.

Lufta e Kosovës, dëbimi masiv i shqiptarëve nga trojet e tyre solli edhe shkatërrimin e familjes Rukaj. Një familje nga Presheva, Zeqir Sylaj me 7 persona strehohet për disa muaj në shtëpinë njëkatëshe të Shaqir Rukaj në Kodrabudan. Qysh nga ai moment nisin edhe kërcënimet e shërbimeve sekrete sero-malazeze kundër Rasimit e djalit të tij të vetëm, Shaqirit, për t’i detyruar të nxjerrin jashtë, në kundërshtim me zakonet e mikpritjes shqiptare, familjen Sylaj nga Presheva. Përkundrazi, Shaqiri, në dejet e të cilit vlonte gjaku dhe patriotizmi shqiptar, jo vetëm që nuk nxjerr jashtë familjen kosovare, por bëhet edhe protagonist i organizimit të protestave që zhvillohen ato ditë në qytetin e Tuzit kundër agresionit serb në Kosovë. Këtu arrestohet nga policia e Podgoricës dhe me akuzën e nxitjes së urrejtjes etnike mbahet për 15 ditë në burgun e Shpuzës. Pas daljes nga burgu më 23 maj 1999 Shaqiri thirret nga gjykata ushtarake e Podgoricës për t’u gjykuar për shmangie të kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Pas largimit të familjes preshevare, jeta e Shaqirit e gjithë familjes së tij bëhet gjithnjë e më e rrezikuar. Shërbimet sekrete vazhdonin të kishin në shënjestër gjithë ata që ndihmuan kosovarët e nxitën urrejtjen nacionale. Për më tepër Shaqirit nuk i falej lehtë shmangia nga shërbimi ushtarak. Në kushtet e trysnisë së ushtruar dhe rrezikut që vinte nga shërbimet sekrete, Shaqiri, Lindita e vajza e tyre Argenta braktisin vendlindjen dhe instalohen diku jashtë shtetit në fundin e vitit 2000. Të njëjtën rrugë ndjekin edhe dy prindërit e Shaqirit, Rasimi me bashkëshorten Zyranë, për të cilët askush nuk di një adresë të saktë se ku ndodhen. Ndërkaq më 10 dhjetor të vitit 2000, gjykata ushtarake e Podgoricës, bazuar në nenin 318 për kohën e luftës dhe rrezikut të agresionit të NATO-s e kryesuar nga Major Dragan Vukadinoviq, gjykon në mungesë shtetasin malazez Shaqir Rukaj të cilin e dënon më 20 muaj burg me akuzën për shmangie të kryerjes së detyrimit ushtarak. I ndjekur nga shërbimet sekrete si nxitës i urrejtjes nacionale dhe i dënuar me 20 vjet burg, shtetasi Rasim Rukaj dhe familjarët e tjerë të tij asnjëherë nuk do të mund të rikthehen më në vendlindjen e tyre. Edhe sot shtëpia e vogël njëkatëshe në Kodrabudan rri e heshtur, e mbyllur në çelës dhe e vetmuar në pritje të të zotërve tësaj. Por… kryetari i unionit demokratik të shqiptarëve në Malin e Zi, Dr. Ferhat Dinosha shprehet se fatin e Rasimit e Shaqir Rukaj e kanë edhe qindra të tjerë në ditët e sotme, pasi malazezët i duan trojet shqiptare pa shqiptarët.

Rifat Ymeri

 

Diskriminimi i familjeve rome – një i vdekur sepse u përpoq të shpëtonte jetën e dy romëve

Kol Gjokaj u vra më 14 maj 2004 ndërsa përpiqej të shpëtonte jetën e dy romëve në dyqanin e tyre në Hot, Bajzë. Tom Alia dhe djali i tij, Leonard Alia, ishin larguar nga Lagjja “Iliria” në Shkodër dhe kishin shkuar në Hot vite më parë. Ata hapën gjithashtu një dyqan në Hot me artikuj të përzier, ku punonte Leonardi.

Komshinjtë e tyre nuk donin romët në lagjen e tyre aq më pak që ata të kishin një dyqan në lagje. Grindja arriti në një shkallë të lartë saqë komshinjtë qëlluan mbi ta ndërsa po punonin në dyqan. Sipas disa dëshmitarëve të ngjarjes, Tom Alia dhe djali i tij, Leonard Alia, i shpëtuan për mrekulli breshërisë së plumbave, ndërsa një i bardhë, Kol Gjokaj, i cili po përpiqej t’i shpëtonte, mbeti i vdekur.

Sipas disa burimeve konfidenciale, Leonard Alia ishte rrahur gjithashtu nga policia në dyqanin e tij, jo shumë kohë më parë, thjesht sepse ishte rom. Megjithëse kërkoi ndihmë mjeksore, Zyra e Punëve të Brendshme nuk filloi ndonjë hetim për policët që vepruan brutalisht kundër të riut.

Ajo që të shqetëson më shumë është fakti se policia dhe qeveria nuk kanë ndërhyrë për t’i ndaluar këto ngjarje që të mos ndodhin. Jeta e romëve rrezikohet çdo ditë, për të mos përmendur privimet e tyre ekonomike, shoqërore dhe politike.

Sokol Pepushaj

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu