Shkodra me Tiranën, 115 km rrugë e një shekull larg
Vetëm 115 kilometra, dy orë rrugë, dhe nje shekull larg madhështisë rrezatuese te histories, e ndajne qytetin Shkodrës nga Tirana. Megjithatë kjo nuk mjafton për të kuptuar se kjo largësi, kjo diference e rrezatimit historik shpërbëhet në hiç, atëherë kur frerët e pushtetit bien në duar spekulantësh dhe kulisash politik. Lojrat me të ardhmen e cilitdo popull, cilitdo komuniteti, janë fatale për cilindo që në një mënyrë apo në një tjetër është përfshirë, I nisur nga një interes apo qëllim. Cilindo shqiptar të pyesësh se ku ishte Tirana, dhe është ajo, telegrafisht të jap aq të dhëna, sa do të ishin të mjaftueshme për të kuptuar se ky qytet së pari, dhe kryeqyteti i Shqipërisë kanë ndryshuar aq shumë, sa është e pabesueshme përballja me realitetin. Ashtu sikurëse do të ishte në gjëndje të gjeje mëshirë tek çdo njeri, për mizerjen, në të cilën është katandisur, ajo që nuk ngurohet të quhet, kryeqendra e Veriut të Shqipërisë, apo djepi i kulturës, Shkodra. Ajo që ka shpëtuar Tiranën dhe ajo që ka fundosur Shkodrën është drejtimi lokal, pikë së pari. Askush nuk ka pse të fshihet, pas justifikimeve apo argumentave, të cilat as nuk shtrojnë një metër asfalt, as nuk vendosin një fener ndriçues në rrugë, por gremisin më në të keq gjendjen dhe e degdisin atë në udhën pa krye. Asnjë drejtues lokal i Shkodrës, përfshi dhe vetë kreun, nuk ka pse ngre supet para një problemi, apo fshihet prapa një nevoje imediate sociale. Për më pak, s’ka pse të përpiqet të luaj ping-pong përgjegjësishë, për këtë apo atë përballje. Askush, askënd nuk ka vendosur në karrigen e drejtimit të një pushteti, apo edhe të ngrohjes së një karrige, duke përdorur mjetet e dhunës, detyrimit, apo ndonjë tjetër metodë të këtillë. Nuk ka as më të voglin moral të marrësh përsipër daljen zot të një pune dhe shtirjes sikur po e bën, apo në rastin më të keq të përpiqesh me maksimumin për të bërë diçka. Nuk është e lehtë sot në botën elektronike të luash këtë lojë. Sikurëse është goxha përgjegjësi të tregosh gjoksin, apo të tjerët të tregojnë gjoksin tënd për hir të konjukturave politike, e t’u dalin përpara taksapaguesve plot poza e madhështi prej eprori. E sikur të mos mjaftonte kjo, ti trokitet përsëri në derë, për të kërkruar votbesimin. Pra, nuk është tjetër, veçse çmenduri, që në një kohë të tillë të mos reflektosh si një qytet I kulturës, kulturë; të mos kontrollosh e ekuilibrosh efektet e një primitiviteti banal të një shteti halabak. Por punët duan kërçik. Shkodrës duket I mungon vetëm pak gjë: një Edi Ramë! Editorial nga Albert Vataj, Sokol Pepushaj
Cunami ne Azi, debora ne Puke dhe qeveria shqiptare Nje dite pas Krishlindjeve, nje fatkeqesi natyrore shume e rradhe, e paparashikueshme thuajse teresisht, goditi shume vende te kontinentit aziatik. Viktimat ishin te panumerta dhe vijojne te shtohen edhe ne kete kohe qe po shkruajme kete tekst. E gjithe bota u mobilizua dhe u mblodhen, te pakten u premtuan, mbi 2 miliarde dollare amerikane. Si gjithmone, Shqiperia altruiste (me shume intenacionaliste proletare e trasheguar!), dha kontributin e saj modest, por jo per nje vend si i yni: 500 mije USD! Nuk duhet nenvleftesuar edhe nje angazhim total i organizmave te ndryshem, shoqatave, individeve ku spikati Kryqi i Kuq Shqiptar. Ne rruge te Shkodres, Veriut e Shqiperise, filloi mbledhja e parave per ti nisur ne drejtim te Azise. Rreth nje muaj me vone, nje situate shume e veshtire pllakosi Shqiperine, e ne menyre te vecante Veri- Verilindjen e vendit, e ne kete konteks Qarkun e Shkodres, specifikisht Puken. Fenomeni ishte e njohur, i pervitshem por jo ne keto permasa. Varferise dhe mjerimit te tejskajshem te kesaj treve (dallohet lehte ne harten e varferise se PNUD, pasi mbulohet totalisht nga nuanca e zeze!), iu shtua edhe problemi i rreshjeve te jashtezakonshme te debores, trashesia e se ciles sipas zonave, varionte nga 70 cm deri ne 2.5 m. Qeveria shqiptare, as qe u degjua fare. Drejtuesit e mjeteve qe perdoren per zhbllokimin e rruges, jepnin alarmin per mungesa elementare si karburanti, por edhe gjetja e mjeteve private per te zhbllokuar rruget!!!! Gjithcka eshte mjaftuar me ngritjen e nje shtabi (lufte) emergjence, me mbledhje thjeshte raportuese te problemeve, ndersa zgjidhje nuk jepej gjekundi. Fatmiresisht, edhe pse arsimi dhe shendetesia, rruget dhe rezervat ushqimore ishin ne limite te fundit, nuk kishte viktima ne njerez. Qveria shqiptare kete here, ishte ne rolin e spektatorit. Kryeministri ishte i padukshem, kabineti qeveritar inekzistent. Ne cdo vend normal, minimalisht duhej te shpallej gjendje e jashtezakonshme, duhej te mobilizoheshin te gjitha forcat e mjetet dhe mbi te gjitha, te jepeshin fonde me urgejnce nga buxheti i shtetit. Pergjigja e qeverise, permes levave te saja si psh Harasani (harabeli) u dhuroi verioreve edhe erresiren e plote. Edhe shoqata te ndryshme,si Kryqi i Kuq Shqiptar, nuk bene as 1/100 e asaj qe bene ne emer te internacionalizmit te trasheguar proletar, duke mbledhur para per aziatiket ne rruget e Shkodres e Shqiperise. Nje situate e tille, per ata qe e mbajne mend, mund te krahasohej vetem me dimrin e vitit 1985, disa muaj para se diktatori Hoxha te jepte shpirt. Nese ne ate kohe, ishin jo te pakte ata qe dhane llogari apo lane karriket, sot nuk ka as impenjimin me te vogel per te dhene zgjidhje. Qeverise shqiptare nuk i shkon ne mend te jape qofte edhe 250 mije USD (gjysma e shumes se dhene per viktimat e Cunamit ne Azi) per me shume se 300 mije banore te perfshire ne kete fillim katastrofe humanitare. Gjithcka fillon e mbyllet me viziten e nje ministri, Ben Blushi dhe me venien ne pune ne ushtrise. Qeveria shqiptare dha 500 mije dollare per viktimat e Cunamit. Per te izoluarit nga debora, qe po luftojne per te mbijetuar, qeveria jone akoma nuk ka marre guximin te zgjidhe qesen. Ndryshimi ne mes dy rasteve, eshte ai i viktimave, pa llogaritur permasat e nje tragjedie te mundshme, gjithmone ne prite per Verioret e izoluar. Edhe ne kete rast, qeveria pret te kete viktima njerezore qe te nderhyje. Pritet te ngjase si me 9 janarin, ku thuhej se trafiku klandestin ishte mbyllur e ku vdiqen permes tij 28 veriore qe qeveria ne filxhanin e kafese se mortit, te linte disa miliona leke te qelbur, sikur blinte me para gjakun. Ndoshta duhet te ndodhe si me minatoret e Selenices, te cilet shfrytezoheshin ne syte e qeverise per nje cope buke dhe vetem pasi vdiqen, qeveria i doraviti viktimat me disa miliona leke. Veriu eshte krenar. Ai eshte i pamposhtur. Ka jetuar, jeton dhe do te jetoje edhe ne mes te veshtiresive, ne mes te debores. Ai ka qene atje ku eshte, edhe kur ne Shqiperi, nuk kishte qeveri, ministra, presidente, mbreter dhe aty do te qendroje gjithmone. Vit pas viti, dekade pas dekade dhe shekull pas shekulli, qeverite jane larguar, duke marre sipas rastit, edhe vendin e tyre ne histori. Qeverite e viteve te fundit, qeveria e fundit ne Shqiperi, tashme ka zene (duke e merituar plotesisht!), faqen e turpit ne historine e vendit tone. Kete ia ka rezervuar te pakten Veriu e verioret dhe kur ata vulosin, e gjithe Shqiperia rri e degjon! Blerti DELIJA
DEMOKRACIA SHQIPTARE ME DY DIKTATORث Zef Pëllumbi, Romë – Tiranë
Pesha e fuqisë së besës (Martin Berishaj, Skrita moc bese, Lublanë 2004, fq. 315)
Këto ditë në Lublanë doli nga shtypi libri i dr. Martin Berishaj në gjuhën sllovene »Skrita moc bese« (Pesha e fuqisë së besës) sëbashku me përkthimin e Kanunit të Skenderbeut si shtesë që e botoi Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Sllovenisë në bashkpunim me Qendrën për studime shqiptare “Albanica” në Lublanë. Libri është i pasuruar me një aparat metodologjik shkencorë, literaturë të pasur dhe me indeksin përmbajtësor të lëndës. Kjo vepër është e ndarë në dy pjesë një vëllim prej 315 fq.. Pjesa e parë të librit e përshkohet me aspektin prerjes sociologjike të familjes dhe shoqërisë tradicionale shqiptare. Ndërsa ne pjesën e dytë dr. Martin Berishaj boton përkthimin e Kanunit të Skenderbeut i përkthyer në slovenisht nga vet autori . Me pjesën e parë të librit synohet parapërgatja e lexuesin për ta kuptuar më mirë Kanunin, pjesë kjo që është e ndarë në tri tërësi, e që zhvillohet si debat cilësor socilogjik dhe antropologjik më çka autori “me mjeshtri të rrallë formon distancë racionale ndaj konceptit të familjes tradicionale shqiptare mbase është vetë i dalur nga ajo” siç ka theksuar edhe recenzentja e librit antropologja me famë botërore dr. prof. Irena Shumi. Ecja e inidividit shqiptar nëpër nivelet socionintegrative të shoqërisë tradicionale shqiptare përshkohet me nje metodologji të rrallë shkencore ku autori ballafaqohet me marrëdhënje shoqërore të cilat “i derdhë” në suaza të poasaj shoqërie pa e humbë sistemin e vlerave, pa i degraduar ato, por me një shkathtësi të rrallë me metodën krahasuese i vëndos në pah “krah për krah” me dukuri dhe sisteme vlerash të shoqerive evropiane, ne rradhë të parë duke e fut në “lojë” Kanunin me të drejtat zakonore angleze dhe gjermane e që cilësisht plotësohen në mes veti. Në pjesën e parë të librit autori polemizon me gjakftohtësi duke i zhveshur deri në palcë “tezat” antishqiptare, që mbretronin gjatë kohës, e të cilat kishin recikluar në shkallë të madhe paragjykime ndaj korpusit shqiptar. Kapërcimi nga kapitulli në kapitull është i lidhur me mëndime të përzgjedhura të shkrimtarit shqiptar Martin Camaj, pa e vënë re lexuesi se autori e fut thellë në suazat e tradicionalizmit të shoqërisë shqiptare, me imagjinacionin e debatit i cili për shkencë shoqërore nënkupton njohje të thellë të proceseve shoqërore. Problemi i besës si rregullator të marrëdhënjeve shoqërore dhe problemi i hakmarrjes si stigmë shoqërore të cilën autori e definon si gjëndje shpirtërore dhe se “gjakmarrja nuk ka qënë edhe aq e përgjakshme sa që duket ne shikim te parë, dhe se hakmarrësi nuk hakmarret se e urren gjaksorin në mënyrë patologjike, por e ka dasht shumë me shumë pjestarin e familjes qe e ka humbur paraprakisht”. Komunikimet interaktive në relacion burrë – grua, zot shtëpie – zojë shtëpie, pjestar fisi- kanuni, në familje dhe shoqëri autori me sensë të ndieshëm i ofron lexuesit duke e sfiduar konceptin e autoritetit si normë me paraqitjen e autoritet më të madh se ai bazik, por duke e nënshtruar atë në mënyrë arbitrare më sintagmën “ska kanu mbi kanu”. Drejtpeshimi si pasojë e këtyre komunikimeve na shpjen deri në kapërcyell të “kufijëve të autoritetit” e krejtë këtë autori e ndërlidhë me pjesën e librit ku vetëm në dukje e nënshtron debatin antropologjik me deskripcionin e folklorit dhe etnologjisë, mirëpo me strukturë koncize e “shtjen nën kontroll” duke i çel derën debatit mbi dihotomin seksuale, ku si dukuri nuk lënë anash problemet e leviratit sororatit dhe incestit si koncepte dhe se fundmi e permbyllë debatin shkencorë me krahasimin e te drejtes zakonore shqiptare me atë serbe të Car Dushanit. Pjesa e dytë e librit është Kanuni i Skenderbeut me 3534 nene të sintetizuara dhe me kujdes të posaçëm të përkthyera duke e ruajtur me xhelozi te madhe origjinalitetin e shprehjes dhe kocizitetin e mendimit. Problemet fillestare me të cilat u takua autori, siç theksoi ai, gjatë përkthimit të Kanunit ishin të shumta. Problemet ishin te terminologjitë fisnore “jo se ai nuk e zotëronte gjuhën”, por si terminologji nuk egzistonin në gjuhën sllovene. Mirëpo autori me një erudicion arrijti të tejkaloj atë problem dhe të “përkun kanunin” me gjuhë joamëtarë, në këtë rast me gjuhë sllovene. Pra Kanuni i Skenderbeut prezenton pa dyshim barrë të arësyes shkencore që dr. Berishaj ia jep vehtës. Përkthimin në gjuhën sllovene e cilësojë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë “si projekt nacional të cilin na e dhuroj dr. Berishaj neve si komb. Autori na ofron Kanunin e Skenderbeut me një gjuhë të rrjedhëshme që ia kem lakmi edhe ne si slloven” tha në mes tjerash dr. Vojo Likar, redaktor përgjegjës i librit. është hera e parë që kanuni “foli sllovenisht” u shpreh autori në promovimin e librit që ishte i organizuar nga ASHAS me dt.18. janar në Lublanë, ku muerën pjesë elita kulturore dhe shkencore sllovene, kurse enkas për këtë nga Kosova erdhi Imzot don Mark Sopi i shoqëruar nga don Agim Qerkini. Dalja në dritë e librit të dr. Berishajt është edhe një dëshmi për punën shumëvjeçare të tij në këtë lëmë. Ideja për përkthimin e Kanunit të Skenderbeut lindi si rrjedhojë e takimeve të shumta që i kishte dr. Berishaj me, tash më të ndjerin, Kryeipeshkvin e Shkodrës Frano Illia. Kjo para se gjithash për shqiptarët ka rëndësi të posaçme sepse ai kanun paraqitet në pragun e 600 vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriot-Skenderbeut dhe si i tillë i prezentohet shkences shoqërore sllovene me krejtë arësyen e sajë. Don Ndue Ballabani, udheheqës i Misionit Katoli Shqiptar në Kroaci dhe Slloveni.
Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane me qender ne New-York mbajti nje konferenc shkencore me temen: Mbi forcimin e unitetit te etnicitetit te diaspores shqiptare ne Amerike Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane : “Sygjerojne organet kompetente te R. SH. dhe Presidentit te Republikes z. Alfred Moisiut, qe te shikojne mundesine per te emetuar “Tituj” dhe “ Dekorata “ per personalitetet e diaspores tone per t’i perjetuar. Te ngrihet nje lapidar ne shenje mirenjohje njerzve te shquar te komunitetit tone. Te vleesohet diaspora e shqiptareve te amerikes me te gjitha te drejtat e qytetarise se Republikes se Shqiperise dhe te kete perfaqesues ne Kuvendin Popullor te zgjedhur me vote te lire. Te shihet mundesia e nje organizimi te nje kongresi nderkombetar nga Akademia e Shkencave te R.Sh. ne Tirane, per origjinen pellazgjike te kombit tone”. BENSONHURST (Brooklyn) NY : Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane me qender ne New-York, e themeluar me 28/11/1995, eshte nje institucion shtetror amerikan; i miratuar nga Qeveria Federale e Sh.B. A. me vendim # EXEC. 7 Hn No. 71081 Ajo njihet si person juridik, me te drejta te barabarta, si te gjithe Akademite e tjera ne SH.B.A. Ka numerin e saj te llogarise, numerin e identifikimit te tax I.D. si dhe te mos paguarjes se taksave. Ka te drejte te lehtesoje nga taksat federale, kompani dhe persona qe sponsorizojne akademine ne veprimtarite e saj. Ajo funksionon si nje tempull i dijes dhe i shkences ne diasporen tone . Ne.veprimtarine e vet ajo perfshine shume aktivitete te ndryshme , si administrative, organizative dhe tekniko-shkencore. Ka bere nje sere takime te ndyshme me drejtues te Akademive te R. SH., te Prishtines si dhe me personalitete te qeverise dhe te shkences se R. Sh.. Ka organizuar Kuvendin e saj te pare dhe ka zgjedhur organet drejtuese. Akademia, ka organin e saj zyrtare, revisten “ Dituria”, e cila del rregullisht, me tematika, qe i interesojne diaspores, kultures dhe shkences.. Ne kete kuader, kryesia e akademise, ne nje mbledhje te zgjeruar nga mezi i vitit 2003, diskutoje mundesine e rritjes me cilesore te aktiviteteve te saj dhe mendoje se kishte ardhur koha per te bere nje konference shkencore , per te reklamuar me dukshem ekzistencen e akademise dhe per ti dhene nje shtytje te metejshme çeshtjeve te diaspores. Tematika e konferences u vendos qe ti kushtohej, çeshtjes se dispores tone dhe ne veçanti forcimit te unitetit te etnicitetit te saj, si nje nga problemet me delikate dhe me te nevojshme , qe meriton te diskutohet per te gjetur menyra zgjidhjeje sa me te pershtatshme dhe per te patur nje ecuri akoma me te mire. Kjo kushtezohej nga fakti i ekzistences se fenomenit te dasise apo te perçarjes ne diasporen tone, qe dokumentohet historikisht, si dhe nga qenesimi i shume shoqatave, organizatave, fondacioneve dhe partive, nga vet intervistat dhe opinionet e shprehura ne shtypin periodik, nga personalitetet e diaspores; si dhe nga vet perspektiva dhe e ardhmja e diaspores Gjithcka u pergatit ne kohen e duhur, u hartua platforma e koferences nga prof. A. Fico. Me kontributin e z. Eliona Isufi z. Avenir Struga dhe z. Bujar Gega, u pergatit programi, rregullorja e konferences, ftesat dhe gjitcka tjeter qe nevoitej. Konferenca shkencore ju kushtua: 92 vjetorit te dites se flamurit dhe te pavaresise se shtetit shqiptar. 9 vjetorit te themelimit te Akademise se Shkencave Shqiptaro- Amerikane. Forcimit te unitetit te etnicitetit te diaspores shqiptare ne amerike 1850-2004. Konferenca i zhvilloje punimet me 27/11/04 ora 11.00 ne BROMSON O R T College. 20 th. Avenue. Brooklyn . N.Y. 11204. Auditori ishte zbukuruar me ekspozite pikturash nga piktoret Astrit Tota dhe Nexhat Imeraj. Ne te dy krahet e presidiumit ishin vendosur dy flamure te SH.B.A. dhe te Rrepublikes se Shqiprise. Ne ball te salles, ishte shkruar parrulla: 28 Nentori dita e pavarsise se Shqiprise. Ne konfrence moren pjese mbi 130 personalitete dhe intelektual te diaspores. Midis tyre ; Prof. Dr. si: A. Fico. Dh. Dhamo. V. Belliu. P. Spahiu.D. Zoto N.Shehu. S.Kodra. Shkrimtar N. Prifti. A. Cefa. L. Cekaj. T Paloka. N. Imeraj . Regjizor Xh. Limani. Mjek, arsimtar, artist, farmacist aktor ,bisnesmen , ushtarak, veteran, jurist dhe shume te tjere te profesioneve te ndryshme. Nderkaq nga keto burime, gazeta jone mesoje se, “Konferenca u drejtua nga sekretari shkencor i akademise Dr Namik Shehu, i cili, pershendeti pjesemarresit dhe i uroje mirseardhjen te pranishmeve. Ne emer te komisionit , ai propozoje presidiumin dhe skretarine e konferences. Presidiumi perbehej nga : Prof. Dr. Skender. Kodra. Prof.Dr. Agron Fico . Dr. Adem Harxhi dhe Dr. Namik Shehu.Ndersa sekretaria nga: Astrit Tota, Kimete Gashi dhe Miranda Gorani. Konferenca filloje me ekzekutimin e Hymneve te flamureve te SH.B.A. dhe te Republikes se Shqiprise, te kenduar nga kengetaria Dile Gecaj Konferenca i zhvilloj punimet ne dy seanca .Midis seancave u shtrua edhe nje koktei i pasur. Punimet e seancave i drejtoje Dr. Namik Shehu. Ne konfrence u mbajten dy referate dhe 15 kumtesa. Konferencen e pershendeten personalitete te njohura te kultures dhe shkences, nga Shqperia, Kosova, e Diaspora. Referati kryesor me teme: Diaspora shqiptare ne amerike. Vlerat kombetare. Forcimi i unitetit, opsionet dhe perspektiva, u referua nga sekretari shkencor i akademise Dr. Namik Shehu. Nenereferati me teme :Diaspora shqiptare- Faktor strategjike per kombin shqiptar u mbajt nga master degri Agim Dega. Kumtesa : Sfida e zhvillimit te kultures ne diaspore u mbajte nga Prof. Dr. Agron Fico. Kumtesa tjeter me teme: Libri shqip ne diaspore u referua nga shkrimtari Naum Prifti. Kumtesa: Duke perkujtuar Xhevat Kalaixhiun, e shkruar nga Prof. Peter Prifti , e mbajti Julika Prifti, ndersa regjizori Xhevdet Limani recitoj poezine e Xhevat Kallaixhiut “ Vallja e vdekjes”. Kumtesa me titull: Mesime nga jeta dhe vepra e Nene Terezes e referoj nenkryetar i akademise Dr. Adem Harxhi. Kumtesen “ Perberes dhe deshmi te lashtesise arketipale te psikologjise sone etnike, e mbajti editori i “Diellit” shkrimtari dhe gazetari Anton Cefa. Ndersa poezine mbi Gjuhen Shqipe e recitoje vet autorja Sidorela Risto. . Kumtesen edukimi shendetsor ne komunitetin shqiptaro-amerikan e referoje Dr. Prenja Imeraj. Kumtesen : Gjuha dhe origjina shqipe e mbajti studiuesi Genc Leka. Kumtesen: “Nje histori nga aktiviteti i furbollit deri ne krijimin e Liges shqiptaro-amerikane ne emigracionin ne N.Y. e referoje mesuesi Tef Prela. Kumtesen me teme : Anton اeta. Kollos i hemogjenizimit te popullit shqiptar e mbajti shkrimtari, Tom Paloka.. Kumtesen ; Arritjet ne diasporen tone ne amerike, e mbajti Shaban Gashi. Kumtesen: Jeta ne komunitetin shqiptare ne Amerike, duhet te gjallerohet, per te forcuar unitetin dhe te ruhet identiteti dhe dinjiteti kombetar, e mbajti bashkepuntori shkencor Fatbardhe Doçi.. Kumtesen me titull: Bataloni i Atllantikut, frymezues dhe inspirues per bashkimin e komunitetit shqiptaro-amerikan, e mbajti shkrimtari dhe piktori Nexhat Imeraj. Kumtesen : Njoftime mbi origjinen pellazgjike te kombit shqiptar e mbajti stujuesi Agim Boba. Ndersa kumtesen : Nisme studimore per artet figurative ne diasporen shqiptaro-amerikane e referoj skenaristi Astrit Tota. Ne fjalen e hapjes Dr. S. Kodra, shprehu mirenjohjen te gjithe te pranishmeve dhe falenderoj per kontibutin e dhene ne organizimin dhe mbajtjen e kesaj konfrence.Ai evidenton arritjet e akademise dhe vlerat e saj. Ne referatin kryesor Dr. N. Shehu vuri ne pah vlerat dhe kontributin e madh qe ka dhene diaspora shqiptare ne amerike ne mbrojtje te pavarsise dhe te te drejtave te kombit shqiptar. Permendi shoqaten Panshqiptare, “Vatra” drejtuesit e saj me F. Nolin dhe F. Konicen ne krye; si dhe shoqatat, organizatat, Ligen Qytetare , Keshillin Kombetar dhe institucionet fetare, per rolin e madh qe kane luajtur ne organizimin, drejtimin dhe ne zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme politike, ekonomike, shoqerore , kulturale dhe shkencore te komunitetit tone. Nje vemendje te veçant i eshte kushtuar ne referat perspektives se diaspores ne amerike.. Ne referatin, e mbajtur nga z. A. Dega, midis te tjerave theksohet: komuniteti shqiptar ne amerike, apo e ne Evrope, duhet te krijoj dhe te zbatoj me rreptesi nje kod etik, te mbeshtetur ne traditat, ne doket dhe ne zakonet me te mira te popullit shqiptar, per te reflektuar zgjuarsin dhe epersit e tij, te nje populli te lashte ;per te mbrojtur interesat e kombit dhe per te ecur me dinjitet krahas botes se qytetruar. Ne referatin e vet Prof. A. Fico, shpreh qarte se zhvillimi i kultures se diaspores eshte tre dimensionale dhe afatgjate, ku permbledhe gjuhen, kulturen e popullit dhe unitetin e saj; pra perben nje gjuhe, nje kulture dhe nje komb. Autori theksin e ve ne ne krijimin e nje koncepti te qarte dhe te plote per termin kulture komberare. Misioni i kultures eshte te formoje nje ndregjegje kombetare cilesore dhe te qendrueshme, qe t’i pergjigjet shijeve bashkekohore. Ne referatin e tij shkrimtari N. Prifti evidenton qarte shtimin e vrullshem te botimeve ne dispore nga shqiptaret e amerikes, si pasoje e ndryshimit te struktures se saj arsimore. Ay ve ne pah rritjen e numerit te konsiderueshem te shkrmtareve, te letrareve dhe te shkrimeve , perkthimeve , librave dhe botimeve te tyre letrare dhe shkencore. Autori i klasifikon ato ne publicistike, qe ze vendin e pare, dhe pasqyrojne kujtime, ditare, shkrime biografike, historike. Ne shkrime poetike dhe ne ato shkenore. Autori A. Harxhi ne kumtesen e vet shpreh vlerat e mesimeve te jetes se Nene Terezes, duke e ilustruar me shembuj praktike, si vlera edukative . Me vlere ishte dhe kumtesa e shkrimtarit A. Cefes, i cili jep nje pershkrim fillozofik te psikollogjise te personalitetit te shqiptarit. Ay thekson se: 2 jane kategorite themelore , me te pergjithshme psiko-morale te psikologjise sone etnike: burreria dhe nderi. Presidenti Republikes z. Alfred Moisiut, te shikojne mundesine per te emetuar “Tituj” dhe “ Dekorata “ per personalitetet e diaspores tone per t’i perjetuar Ne fund te punimeve te konferences, Dr. Namik Shehu formuloj dhe lexoje konkluzionet e konferences “ duke i quajtur ato “punime te konferences te cilat u prezantuan me dinjitet”. Kjo deshmon per nje sukses te merituar per akademine, per pjesemarresit dhe per vet diasporen. Konferencen e nderuan; pjesemarja mjafte e kenaqeshme e auditorit dhe pershendetjet nga personalitete te shkences.. Mendimet dhe propozimet e shprehura ne konference per forcimin e unitetit dhe vleresimet e ecurise se komunitetit; meritojne te analizohen dhe te marrin nje zgjidhje sa me te shpejte. Ju sygjerojme organeve kompetente te R. SH. dhe Presidentit te Republikes Z. Alfred Moisiut, qe te shikojne mundesine per te emetuar “Tituj” dhe “ Dekorata “ per personalitetet e diaspores tone per t’i perjetuar. Te ngrihet nje lapidar ne shenje mirenjohje njerzve te shquar te komunitetit tone. Te vleesohet diaspora e shqiptareve te amerikes me te gjitha te drejtat e qytetarise se Republikes se Shqiperise dhe te kete perfaqesues ne Kuvendin Popullor te zgjedhur me vote te lire. Te shihet mundesia e nje organizimi te nje kongresi nderkombetar nga Akademia e Shkencave te R.Sh. ne Tirane, per origjinen pellazgjike te kombit tone,. Ne fund u lexua edhe thirja drejtuar disapores shqiptare ne amerike dhe gjithe bashkekombasve kudo ne bote, per nje bashkim- vellazerim dhe per nje unitet me te fuqishem ne interes te kombit, ne solidariet te plote me te gjithe popujt e botes. Mbas konferences u zhvillua nje program artistik, i pasur, i drejtuar me nje nivel te larte nga artisti Gezim اela, ne bashkepunim me petagoget znj. Kozeta Zylo dhe z. Qemal Zylo, te shoqeruar nga orkestra me drejtues z. Odise Salillari dhe z. Kreshnik Merdani. Perzantimi i koncertit, u be nga znj. Albana Zagullaj. Koncerti vazhdoje deri ne oret e vona me kenge, te kenduar nga Gezim اela. U bene recitime nga aktori i mirenjohur Xhevat Limani me pjesen “ O malet e Shqiperise” dhe nga Gezonjeta Nivokaz, me pjesen:” Flamuri” nuk eshte musliman, as katolik as ortodoks as komunist , por i Shqiperise. Koncerti, pershendetes u mbyll me nje vallezim nga te gjithe te pranishmit. BEQIR SINA, New York-USA
Claudio Pozzani: Personalitet i artit të madh italian Një mbrëmje dhjetori, në qytetin bregdetare të Durrësit, deti Adriatik ishte egërsuar nën tundimin e motit të keq. Shoqata e Shkrimtarëve “Mitrush Kuteli” ishin mbledhur në një veprimtari letrare: “Shkrimtarët për paqen”, ku merrja pjesë edhe unë; që përfaqësoja qytetin e Shkodrës. Dhe shkrimtarët sfidojnë motin e keq, me shpirtin e madh e mendjen e ndritur. Pikërisht atë natë të 3 dhjetorit, përjetuam një surprizë jashtëzakonisht të bukur, të pashijuar ndonjëherë. Morëm pjesë në sallën “Jozef Valeri”, ku për më shumë se një orë u zhvillua teatri poetik, i interpretuar nga “kantautori” i poezisë italiane, poeti Claudio Pozzani. Surpriza u kthye në magjinë e prekshme me “dorë”, ku poeti u shndërrua në një aktor potent duke shfaqur vlerat e një artisti të madh të skenës, siç u shpreh më pas edhe ASrtisti i Popullit, regjisori Gjergj Vlashi. Në këtë teatër poetik, poeti na dha një leksion shumë profesional, se poezia duhet të interpretohet mjeshtërisht, që të përmbushë misionin e madh të artit shpirtëror e artistik. Art i palëvruar tek ne. E largova vëmendjen nga suksesi i Claudio Pozzanit në sallën e teatrit poetik, pasi mora në dorë një cikël të plotë poetik, të përkthyer shumë profesionalisht nga zonja Silvana Leka. U mahnita nga përmbajtja, nga bota shpirtërore e poetit, nga stili i përpunimit poetik. Mendova, ky është poet i zakonshëm. Është brum poetik, i një brumi të kultivuar. Mënyra e përvetësimit dhe pasqyrimit të kësaj vepre letrare (në ciklin e përkthyer) kërkon një mendje elite, që të shpreh qëndrimin dhe veprimin e përcaktuar të subjektit krijues. Poezia e Pozzanit kërkon “duar arkeologësh” për të zbuluar të fshehtat e thesarit të “nëndheshëm” shpirtëror, moral, shoqëror të vlerave. Unë s’marr përsipër të luaj rolin e “arkeologes” por të jap mendimin tim, se çfarë ndjej unë si poete, kur komunikoj me shpirtin e poetit në fjalë, që e takoj për herë të parë gjatë leximit të veprës letrare. Edhe leximi është art më vete. Ndonjëherë është më e vështirë të lexosh, se sa të shkruash vargje. (Mos mbetsha e gabuar).
Poeti-poezia-lexuesi 1) Autori me një dinamikë të ritmit qortues, skalit poezinë “Genova Savdade & splen”. Pozzani, poeti me shpirt të pakënaqur, është i prirur të paraqesë në vargjet e kësaj poezie, të gjitha gjërat e papëlqyeshme që vështron dhe prek në qytetin bregdetar të Xhenovës. “Xhenova armike e çadrave/shiu dhe era/ brinjë të një trikëndëshi të pagjasë/ Xhenova bimëmishngrënëse”. *** “Xhenova zukajte mizash” *** “Nga dritarja ime e kripur/ vështroj kangjellat/që askush s’i njeh, e s’i shkel më” Poeti, me mjetet e të shkruarit paraqet “frymëzimin e pafajshëm”, që rri varur në “shkallët” e deklamuesit, duke reklamuar sinqeritetin artistik (të nënhijeve) për gjendjen reale të këtij qyteti. Për këtë, autori duhet admiruar që sajon shprehje epigrafike, duke nxjerrë në dritë figura skulpturore në poezi. 2) Gjatë leximit të poezisë Pozzaniane, lexuesi takon “intimitetin” e autorit me; “Gruaja me lotin e ëmbël”. Poeti komunikon me qenien grua, ku me lëvizjet e saj, të ndjell figurën e flakës së lehtë, që burrave u pëlqen “të digjen” në këtë flakëz femërore. Frymëzimi poetik dhe thurja e vargjeve alternohen me shprehjen e figurave të dobëta krahasuese, si: “Je hija, mace që humb edhe prap kthehesh”, duke e përdorur këtë figurë, si objekt shtazarak. Megjithatë nuk është ky qëllimi i subjektit poetik, (fyerja), por lëvizja dinastike e poetit, që qenien grua, gjatë miklimit “intim” ta lartësojë në kultin e pashuar të dritës, si përzgjedhje e elementit bazë të jetës, në intimitetin njerëzor. “Je gruaja që mban ritmin e stinëve/që m’përgjysmon ankthin mes një rrahje zemre dhe pritjes/Je Venera që buron nga llavë e shkrirë/Je Psikeja që mban përherë ndezur një dritë”. 3) Diku, në tjetër poezi, Pozzani e rrotullon penelin poetik, dhe zhduket në “aventurat” e ngrysura të qëndrimit rebel, duke i dhënë një forcë lirisë së brendshme të veprimit poetik. Ja një sprovë në vargje: “Një ditë do të më gjeni/duke numëruar gurët/e kishës në Burges/apo duke sharë nëpër rrugët e Oslos”. Arti i Pozzanit përmban një kuintesencë të kulturës dhe nuk deshifrohet mirë, pa e rilexuar dhe analizuar çdo varg, se çfarë “bluan” poeti në “trurin” e poezisë. Pozzani nis të “Kërcej”, vallen e absurdit, duke krijuar një gjendje “anormale”. Ja sprova në vargje: “Hedh vallen e të mallkuarve/se zymtësia më ka ardhur në grykë/Kërcej vallen e fodullëve/Vallëzoj vallen e të padëshiruarve/jam regjur para dyerve të realitetit” *** “Dhe vallëzoj, kërcej, vallëzoj/gjersa këto këmbë të më mbajnë”. Aftësia për të përmbysur gjendjen ireale, që e shqetëson poetin, merr mbi vete “damkën” e poetit të mallkuar, dhe ndërthur me një forcë të padukshme, elementet artistik të metafizikës, duke ndryshuar kështu gjendjen e mëparshme, dhe “ngul” në boshtin qendror të krijimit, nuklin e pathyeshëm të artit poetik. Ndjenja e mungesës para shqisave shpirtërore të poetit, “në lëndinë, plazh dhe rrugë”, që qëndron në ekzistencën e tij, niset nga një lidhje hapësirash në raport me zemërimin “barbar” të poetit, që i rëndon thellë në shpirt. Këtë ndjenjë barbare e gjejmë në sprovën e vargjeve: “Nuk e di nëse deti/I krijon valët/apo i fundos ato” *** “Dhe në këto ditë/të lëbyrura me mërzi verore/dëgjohet një thirrje e largët/që kërcen gumë mbi gumë/duke dhënë shpirt bri një gaforreje” *** “Nga kjo fushëpamje/çadërza dhe njerëz/ngjajnë si ushta të ngulura/në muret e gurtë rreth meje”. Poeti na fut në gjendje alarmante me shqisat poetike, nga “ulërima e largët/që jep shpirt bri një gaforreje”. Dhe zbraztësia e gjendjes, ndërtojnë në shpirtin e poetit, ndjenjën e pakapërcyeshme në “mure të gurtë”. Poeti kalon në gjendje dileme të plogësht, duke rrëfyer e pyetur pasigurinë e gjendjes, të mesazhit, e përjetimin e gjendjes së frikës: “Kam pika të helmëta/nën shputa/dhe ende nuk e di/Kush mund të m’i ketë hedhur përsipër/dhe përse paskësh gabuar shenjë”. Poeti vazhdon “të luaj” me gjendjen shpirtërore, duke formuar strukturën Metafizike brenda formave poetike. Ai tregohet herë i ndjeshëm, e herë indiferent, me gjendjen; “Mungesa jote: Lëndinë, Plazh dhe Rrugë”. Mjaftojnë të ballafaqojmë dy situata gjendjeje: a) “Tani ai kërcim/ka mbetur brenda meje/dhe bën të dridhet gjithçka/ena e qumështit/librat që lexoj/librat që shkruaj”; dhe b) “çdo gjë që të pëlqen të mendosh/nëse jo për të gjitha mbrëmjet/që kam humbur ditëve/dhe për këtë diell/që as nuk e di se ç’do të thotë natë”. Autori me një stil aspak frenetik, kërkon që jeta të mos frenohet nga gjendja friguese, e përjetimit në plazh. Në sprovat e mëposhtme, poeti përcjell mesazhe dëshirash, që të ngrejë lart moralin shpirtëror: “Më pëlqen shumë/tek dëgjoj mjaullimën tënde/teksa më sheh e uritur”, pasi “Gaforret janë të lodhura tanimë/nga kufomat e klithmës së lartët”. Mesazhi i poetit nuk zbulohet, por përftohet në formën e koraleve poetike, se jeta vazhdon… Arti i krijimit tek “Mungesa jote: Lëndinë, Plazh, Rrugë” ka strukturën e një poeme të shkurtër, ku poeti komunikon në “intimiteti” me veten, duke i rrëfyer gjithkujt… dhe është ndërtuar me tre akte: 1) Gjendja e jashtme e përbërë nga elementët natyrorë (të plazhit, tokës), që poeti i lëvron si rrugë kalimi për subjektin, si gumat, lëkurat e shalqinit, mbeturinat, hedhurinat. Dhe të tërë këto elementë fiktiv, poeti i vendos si trampolinë për t’u hedhur thellë në burimin substancial të gjendjes poetike. 2) Gjendjen e brendshme të poetit, të “lokalizuar” në gjendjen e ankthshme, nga “kufomat e klithmës së largët”. E ndjejmë në “tkurrjen” poetike, nga vetë frika e ekzistencës së burimit esencial të gjendjes shpirtërore, krijuar me emocionin “barbar” të vargjeve, për t’i shpëtuar gjendjes së ankthit, si: “Gjeta një kalim të fshehtë/mes vrimave të çorapeve/Trupi yt gëlltitur nga rëra/Sytë e tu bëhen larva/Tashmë deti të përket vetëm ty”. 3) Gjendja e ndryshimit në dy burimet e para poetike, tregon lëvizjen e zgjuar të poetit, duke kërkuar rrymën e frymëjetës. Dhe këtë udhë, poeti e përshkon me fijet artistike, duke thurur hijshëm rrjetën e poezisë në “gur” inkandeshent. Autori, pas një udhëtimi “të mërzitur” poetik, e vendos “Kurrizin të bisedojë me horizontin” duke treguar pamundësinë e “luftës” poetike. Dhe si një “gjeometër” i paaftë, nuk i vendos dot piketat e dhimbjes mbi argumentin e gjendjes së ndodhur. Vendos ta mbyll poezinë me një sinqeritet, që të duket sa naiv, aq edhe inteligjent. “Nuk e di nëse deti/i krijon valët/a i fundos:/Edhe sot unë nuk ia kam dalë/as t’i numëroj/e as t’i ndaloj dot”. 5) Pasi e lexova me shumë vëmendje poezinë “Kam vjellë shpirtin”, m’u desh ta rilexoja disa herë, sepse brenda shpirtit tim, po ndriçonte një dritë e re, e panjohur, dalë nga kështjella e fjalës poetike të Claudio Pozzanit, që krijoi brenda shijeve të mia artistike, një pushtet të fortë, të artit shpirtëror, të sinqertë, të moralshëm përball amoralitetit që infekton shoqërinë përreth, në çdo kohë, në çdo vend të botës. Shqisat e poetit vështrojnë, përthithin intensivisht ngarkesat e paarsyes ireale, në ekzistencën e botës reale. Dhe poeti rebelon me vetveten, sikur të ishte sofra e “mëkatit”. “Kam vjellë shpirtin/dhe tani ndihem më i lehtë/mund të notoj i lirë/pa tepritë e brerjes së ndërgjegjes dhe ligësisë”. Poeti shkarkon brejtjen e ndërgjegjes dhe e pushton ndjenja e lirisë, e çiltërsisë njerëzore në poezi. Këtë “akt” e shpreh poeti mendimtar, i cili luan rolin e guzhinetës poetike, për lëvizjen e problemeve shoqërore. Dhe këto lëvizje poeti i rrotullon si zhurmërima të gjendjes së pamëshirshme poetike, në formë rrëfimi. “Ha egërsira të ngordhura bërë copash/Më bëhet se dikush po heq shpirt/Gjërat e vdekura gjithnjë më kanë ushqyer/trupin dhe shpirtin/I pari për dreq, është/ende gjallë dhe i palodhur/Dhe i dyti u zhduk sakaq”. Pasi lexon këto vargje, lexuesi krijon një gjendje tmerri, sikur sheh ndonjë skenë filmi me vampirë. Ky fakt poetik nga çon në marrdhënie direkt me poetin e thellësisë të mendimit ku autori “përplaset” në “lakun” e vargjeve epiradiografike, duke i lidhur me pjesëzat e errëta të gjendjes, për të na futur brenda ideve të tij artistike. Këtu, pikërisht këtu, në gjendjen e “anormalitetit” të poetit, lind shkenca e poezisë intelektuale. Duke hyrë thellë në botën artistike të Claudio Pozzanit, çelësin e tij poetik e ndjejmë ta hapë lirshëm vargun lirik, estetik. Brenda bukurisë së “lajthitjes” poeti i thur vargjet sipas formës së konceptimit (të fshehtë) modern. Në poezinë që ndërton, autori komunikon me lexuesin “egërsisht” me “fytyrë” të hekurt poetike, që provon gjithçka të mirë a të keqe në trupi e hirtë, ngjeshur si barëra helmues në ndërgjegjen shoqërore. 6) Claudio Pozzani, në artin poetik, pikturon me mjeshtëri format e pikturës amorfe, duke na i dhënë “të gjalla”, për t’i ndjerë thellë në shpirt venat e këputura. Dhe brenda “trupit” të hirtë të ndërgjegjes, reflektimin dhe zgjedhjen e qelizave të painfektuara të shpirtit ndërgjegjësues. Dhe këtë sprovë, poeti e bën me artin e tij, duke dëshmuar se, ai është një qelizë shëndetmirë e letërsisë italiane. Claudio Pozzani, është (sipas mendimit tim) një njeri Erudit, i artit të madh italian. Këtë do ta ilustroj me sprova të vargjeve: “Nuk e di ç’më rrjedh nga trupi/ngjason si ashkla hekuri/përzier me pambuk të gjakosur/ndoshta kishte sharruar hekurat/ndoshta qe plagosur/ndoshta qe molepsur”. Këtu kemi një komunikim të një gjendjeje alarmante për shpirtin e poetit. Shqetësimi pas gjendjes-shpresë, se “mund të notoj i lirë” përballet me gjendjen e çuditshme nga elementë iradike, që nxjerr nga nga proçesi poetik “Kam vjellë shpirtin”, prandaj poeti vazhdon ta shprazë shpirtin e molepsur, ku në botëne tij shpirtërore pështillen fenomenet që trazojnë shoqërinë e sotme moderne të shekullit XXI. Dhe shpirti human, i poetit kthehet në një “përbindësh” për të gjitha ligësitë, padrejtësitë, prapësitë, që nga “Varret e Drejtësisë Universale” e deri tek paçavuret e politikës italiane, e pse jo, edhe të politikës shqiptare, që është një shekull pas emancipimit të qytetërimit italian. Shpirti i Pozzanit, është qelizë refleksive e laboratorit poetik të shkencës “Bioteknologjike”, morale-njerëzore. Poezia e Pozzanit është terapia më e mirë e gjendjes morale për ndërgjegjen e sëmurë. Për këtë rast, gjej situatën e përshtatshme të citoj një mendim të Marina Cvetajeva: “Kritika e një poeti të madh lind më shumë nga dëshira, nga pasioni, nga ngjashmëria ose mospërzierja”. Edhe unë, po jap një mendimin tim personal, pasi më rrëmbeu pasioni e dëshira, që t’i shpërndaj tingujt e poezisë Pozzaniane, si flatra rrezatuese vlerash artistike, për miqtë e mi poet e lexues, që e adhurojnë poezinë e artin italian. Claudio Pozzani, tashmë është një personalitet që paraqet vlera të mirëfillta në botën letrare, pasi ai është një poet i lindur nga barku i historisë së poezisë, i traditës të poetëve të mëdhej italian e botëror. Zëri i Claudio Pozzanit është tingulli i kompozuar në truallin poetik. Pozzani është një zë i fuqishëm, një mbështetje e traditës. Ai është dishepulli i artit të madh italian e botëror. Kujtojmë; Françesko Petrarka u vlerësua si President i Republikës Universale Letrare me poezinë e tij “Libri i këngëve”, ku i këndoi gjithë jetën Laurës, dashurisë së madhe, të cilën e jetoi “të burgosur” në poezi. Ose, Dante Aligerin, mësuesin e poezisë italiane, i cili mbeti legjenda e artit letrar në vendin e tij, që di t’i respektojë dhe t’i ruajë të shenjtë poetët e vendit të vet. Këtu kemi parasysh poetët e shekullit të 14, apo 15, por poezia italiane ka patur një progres të madh në këtë gjini. Ku më vonë kanë shkëlqyer shumë personalitete të rëndësishëm në historinë e letërsisë, si Elioti, Leopardi, Ungaretti, Kuazimodo, etj., deri tek Eduarto Sangunjeti nga Gjenova, i cili u larua në festivalin internacional në vitin 2001, në Strugë me Kurorën e Artë. Nuk është rastësi, që edhe Claudio Pozzani është nga Gjenova, vendi ku lindin poetë të mëdhej, si Sangunjeti. Qyteti ku lindin, rriten dhe shpërndajnë vlera universale të artit italian, kudo nëpër botë. I tillë është edhe poeti Pozzani, i cili na rrënqeth, na trondit me lëvizjen unike të lirikës “Kam vjellë shpirtin”. Poezia e Pozzanit është e pozuar si Lule-mjelme në një shkëmb të thepisur nga halat e peshkut. Poezia e tij është e pozicionuar hijshëm në kullën e qëndrueshme të letërsisë, me strukturën e formave estetike, që lidh fjalën e poetit me “nyjen” e botës njerëzore. Claudio Pozzani ka ngritur në Botën Letrare, Kultin e Unit me mençuri universale të poetit profesionist. Fatime Kulli (Janar 2005) Claudio Pozzani lindi në Xhenova në vitin 1961. Ai është i njohur në Itali dhe Europë si poet, prozator dhe muzikant. Gjithashtu ai është shquar për performancat dhe teatrin e poezisë të cilat i ka paraqitur në Festivalet më të njohura të poezisë në botë që nga ai i Medellin-it (Kolombi), Rosario-s (Argjentinë), Strugës (Maqedoni), Montreal-i (kanada), Vjenë, Paris, Barcelonë, Zyrih, Bratislavë, Lubljanë, Petërburg, Zagreb si dhe në Panairet e njohura të librit në Torino, Paris e Frankfurt. Poezitë e tij janë përkthyer në mëse dhjetë gjuhë dhe janë përfshirë në antologjitë dhe revistat më dinjitoze bashkëkohore. Claudio Pozzani është anëtar i Komisionit të UNESCO-s për Poezinë. Përmbledhja e tij e fundit me poezi është botuar në 2001 në version dygjuhësh (italisht-frengjisht) me titullin “Saudade&Spleen”, botuar nga shtëpia botuese prestigjioze Editions Lanore në Parsi. Si prozator ai ka botuar romanin “Angolazioni temporali”, “Kate ed io” si dhe përmbledhjen “Racconti dai piedi freddi”. Në vitin 2002, me rastin e Ekspozitës së Librit në Paris, kushtuar Italisë, në Francë u botua romani i Claudio Pozzani-t “Kate et moi” nga shtëpia botuese La Passe du Vent. Në vitin 1983 C.Pozzani themeloi Circolo dei Viaggiatori nel Tempo, një shoqatë kulturore që është fokusuar veçanërisht drejt poezisë dhe organizon festivale dhe veprimtari ndërkombëtare në të gjithë Europën. Mes këtyre përmendet, Festivali Ndërkombëtar Poetik i Xhenovas, Javët Poetike të Parisit, Festivali i Helsinkit, Festivali Liqeni i Muzave në Liqenin e Gaedas. Në 2001 Claudio Pozzani krijoi Shtëpinë Ndërkombëtare të Poezisë me qendër në Pallatin Dukal të Xhenovas. Si muzikant, në 1986, Claudio Pozzani krijoi grupin e rock-ut Cinano, me të cilin ka realizuar turne të shumtë në Itali dhe Europë si dhe është përfshirë në Enciklopedinë Italiane të Muzikës botuar nën kujdesin e Renzo Arbore-s. Që nga viti 1990, Pozzani është drejtues dhe kompozitor i Orkestrës Eczema, një formacion i muzikës rumorsinfonike që ka kryer mjaft koncerte dhe ka prodhuar 4 videoklipe. Për veprimtarinë e tij kulturore dhe performancat poetike, poeti dhe dramaturgu i shquar Fernando Arrabat e ka përcaktuar Claudio Pozzanin si “mjeshtër i së padukshmes, yshtës i ëndrrave, vjedhës i zjarrit: zemra e tij vallëzon në shtretër mbretërorë feste”.
Skandali ne policine e Shkodres FAJI I TOSKES DHE GABIMI I HAXHIT Eshte e veshtire te vihesh ne mes, ndersa per polemikat e hapura ne distancce ne mes Ministrit te Rendit Publik Igli Toska dhe Kryetarit te Bashkise Shkoder Artan Haxhi, kane dhene opinione emra te njohur te medias e politikes dhe madje eshte folur e flitet gjate per kete ceshtje. Si nje deshmitar okular i atij qe mund te quhet pa frike “skandal publik ne kurriz te policise se shtetit”, marr guximin edhe une te jap gjykimin tim me perpjekjen maksimale per ti pare gjerat nga larg, me gjakftohtesi aq me shume kur kane kaluar dite apo jave nga incidenti ne Drejtorine e Policise se Qarkut Shkoder. Faji i Toskes
Ka ardhur ne krye te Ministrise se Rendit Publik pas largimit nga nje institucion i depolitizuar, departizuar sic eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ardhja e Toskes ne krye te uniformave blu, si nje person te pakten zyrtarisht, i pa angazhuar politikisht dhe me moshe te re, ishte nje ogur i mire per te ashtequajturen reforme ne rend. Motoja “rend brenda rendit”, solli nje fare spastrimi te rradheve te policise nga te inkriminuarit. Duke u perqendruar me se shumti ne zbatim te kesaj reforme, duket se “u la pas dore” ajo qe quhej arritja me e madhe e viteve te fundit te demokracise: depolitizimi faktik i Policise se Shtetit. Prova me e mire e kesaj, eshte incidenti ne mjediset e Drejtorise se Policise se Qarkut Shkoder, diten e perurimit te zyrave per pritjen e popullit, ku ishin te pranishem edhe perfaqesues te donatorit te investimit rreth 80 mije USD, PNUD. Haptas, pa perdorur te pakten as edhe mjete figurative letrare, ministri Toska sulmoi me tone te ashpra dhe vertete denigruese, as me pas e as me shume por liderin e opozites, Sali Berisha. Nje sulm i tille, ne nje mjedis tjeter, qofte edhe me pranine e pushtetareve vendore opozitare, eshte disi i logjikshem ne anormalitetin e politikes shqiptare. “Shpi, shpif apo shaj, shaj se dicka mbetet”, eshte kthyer ne moral te politikes sone. Ne asnje moment, nuk duhet harruar se ministri eshte nje person politik. Gabimet e Toskes, te cilat mund te permblidhen ne nje term te vetem, FAJ, mendojme se jane: – Mbajtja e nje fjalimi me akuza politike ndaj liderit te opozites, ne nje ceremoni perurimi te nje investitori si PNUD (i huaj). – Shprehja haptas ne forme presioni ndaj punonjesve te depolitizuar te policise, brenda mjediseve te Drejtorie Policie te Qarkut. – Denigrimi i liderit te opozites, ne prani te nje kryetari bashkie i zgjedhur nga rradhet e saja. – Mungesa e nje nje NDJESE Publike, qofte edhe disa ore apo dite pas skandalit ne DPQ Shkoder. Ne cdo vend te botes, sigursiht demokratike, do te ishte shume normale qe ministri te jepte DOREHEQJE, ose ne rastin me te keq, te ishte Kryeministri ai qe ia kerkonte nje gje te tille. Ne kushte aktuale, morali nuk eshte ne ate noivel sa te shkoje deri tek doreheqja, ndersa kryeministri, edhe po te kete deshiren e mire, nuk ka numrat e nevojshem ne Kuvend per te zevendesuar nje minister. Gabimi i Haxhit Ndoshta e kam pare nga nje kendveshtrim tjeter pozicionin e kryebashkiakut te Shkodres. Fillimisht, e pohoj se fjalimi i tij para punonjesve te policise se qarkut Shkoder, ka qene model kulture, qytetarie dhe pergjegjesie. Mendoj se Haxhi gjate gjithe kohes qe eshte ne krye te Bashkise, ka dhene prova te cilesive te mesiperme. Ne perballjen me ministrin e Rendit Toska, mendojme se ai ka bere disa gabime, ndoshta me shume teknike: – Vertete Haxhi eshte zgjedhur si i propozuar nga opozita, por ne momentin e para ka thene se do te jem kryetar i te gjithe shkodraneve, edhe atyre qe kane votuar kunder. Ne rastin me te mire, sic ka mbrojtur liderin e opozites (me te drejte!) nga fyerjet e nje ministri, te njejten gje duhet te beje edhe ne mbrojtje te liderit te mazhorances se sotme apo opozites se neserme. Haxhi qe nga zgjedhja e tij, tashme flet ne emer te shkodraneve, te majte apo te djathte, minorance apo mazhorance ne qeveri apo ne Shkoder. – Haxhi duhej ti kthente pergjigje Toskes nga e njejta foltore. Ai palo protokoll i mbledhjes apo takimit, u prish nga vete ministri pas fjaleve te tija. Nje pergjigje “hazer- xhevap” e Haxhit, vecse do ta rregullonte ate, duke i dhene zemer edhe punonjesve te policise te topitur nga fjalet e Toskes. – Kryetari i Bashkise Shkoder, duhej te mjaftohej vetem me largimin demostrativ nga takimi me Tosken. Politikisht, ne emer te opozites por edhe te pushtetit vendor te djathte, duhej te prononcohej kryetari i PD-se Shkoder. Te gjitha gjykimet apo qendrimet e Haxhit, mund te shpreheshin fare mire nga nje foltore ne seline blu. Epilog E kam perseritur gjithmone: Shqiperia eshte vendi i paradokseve. Fatkeqesisht i tille do te mbetet edhe per shume kohe. Ne nje vend ku ministrat publikisht, bejne FAJE dhe nuk kerkojne te pakten (mos e dhente Zoti, doreheqje!) NDJESE, ku edhe kryeministri tregohet i papergjegjshem edhe pse nga zori, mbetet shume pak per te shpresuar ne ndryshim POZITIV. Nje qytet si Shkodra, ku gjithcka ka qene, eshte e do te jete e polotizuar deri ne rrenje, veshtire qe distancat te shkurtohen, per te pare ne fund te nje tuneli, nje drite shprese. Eshte shume e veshtire qe tek nje individ, te bashkejetojne dhe te dallohen qarte MENAXHERI dhe POLITIKANI. Nje minister apo nje kryetar bashkie, ne momentin e emrimit apo zgjedhjes, duhet te HARROJE perkatesine partiako- politike, duke u kujtuar per te, thjeshte dhe vetem kur PARTIA e therret ne fushata zgjedhore. Blerti DELIJA
Kumanovë: Pse e braktisi vendin e vet Dilaver Goxhaj? Si shumë shqiptarë të tjerë edhe Dilaver Goxhaj, lindur më 25.07.1984 në fshatin Lopat të qytetit të Kumanovës, në Maqedoni, duke qenë i besimit musliman, që fëmijë ka provuar përbuzje, fyerje nga fëmijët maqedonas. Nacionaliteti shqiptar dhe besimi kanë bërë që edhe në shkollën fillore, aty ku njeriu fillon të marrë dije, kulturë, formësim, të ketë të njëjtat probleme. Pasi Dilaveri përfundon shkollën 8-vjeçare më 1998, i futet punës duke ndihmuar të atin në fermën që kishte. Por me përçarjen e Jugosllavisë, përmasohet fort edhe përçarja midis shqiptarëve e maqedonasve, duke u keqësuar fort situata. Shqiptarët e ndjejnë veten të fyer, të ofenduar dhe duhej të startonte viti 2001, ku në shkurt-mars plasi lufta midis maqedonasve e shqiptarëve. Me fillimin e luftës, Dilaver Goxhaj dhe i ati ndihmuan UÇK-në me rroba, ushqime, informacione, nga ferma e tyre. Në prill të vitit 2001, policia maqedonase e ndalon Dilaverin me ca ushqime e rroba. E pyesin se kush ia ka dhënë dhe se për ku i çon. Ai përgjigjet se i ka për në pazarin e qytetit. Po policia nuk i ka besuar. E marrin dhe e çojnë në stacionin e policisë së Kumanovës, ku e mbajnë për dy ditë. Atje në polici i kishin thënë se dinin gjithçka, duhej të tregonte kush i kishte dhënë dhe ku i çonte. Madje policia kish ngulur këmbë të mësonte nga ky i ri se ku rrinin ushtarët e UÇK-së, edhe e kishin rrahur. Ndërkohë, i ati bëhet anëtar i Partisë së Prosperitetit Demokratik (PPD) në qytetin e Kumanovës, qyteti më i afërt i fshatit Lopat. Qëllimi i kësaj partie ishte të luftonte për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që janë në Maqedoni. Kjo forcë politike, PPD-ja, disa herë kishte shtruar probleme të kësaj natyre në parlamentin maqedonas, veçse asnjëherë nuk arriti të zgjidhte gjë, pasi kjo parti ishte edhe forca më e vogël në parlament. Ky mosdëgjim i zërit në parlament ishte edhe arsyeja që nisi lufta guerile dhe u formua UÇK-ja. Teksa babai i Dilaverit po udhëtonte drejt Kumanovës për një takim me drejtues të partisë, ndalohet nga policia maqedonase dhe pas një kontrolli të imët, i gjejnë disa dokumenta. E marrin për disa orë në rajonin e policisë, ku e pyetën dhe pasi nuk jep asnjë informacion, e rrahin kafshërisht e mëpastaj e lëshojnë. Edhe i biri, Dilaveri rrahet barbarisht, ku trupi i njomë i bohet me njolla gjaku dhe të çara. Si i ri që ishte, e lëshojnë dhe e porosisin se po e përsërite më, do përfundonte në burg. Ky djalosh frikësohet dhe e ndërpret aktivitetin. Por gjendja shkonte duke u përkeqësuar. Pas një muaji i ati i thotë se Dilaveri duhej të shpërndante disa letra të disa personave, të cilët ishin të implikuar me UÇK-në dhe PPD-në. Ai pranoi. Por misioni nuk shkoi deri në fund, pasi atë ditë policia e ndalon dhe ia gjen dokumentat. Sërish Dilaver Goxhaj përfundon në rajonin policor, sërish nën rrahje e tortura, sërish në pyetjet, kush t’i dha letrat dhe ku ishte destinacioni i tyre. Teksa torturat vazhdonin, atë ditë policia shkon në shtëpi të tij, ku gjatë kontrollit gjetë informacione të tjera. Kaq është dashur dhe banesës i vihet flaka, ku shkrumbohet gjithçka. Pas shumë torturash i riu Dilaver Goxhaj, dy ditë pas arrestimit lirohet. Ai kishte pranuar të bashkëpunonte me policinë maqedonase, t’u jepte informacione rreth mbledhjeve të fshehta dhe mbi vendndodhjen dhe identitetin e drejtuesve të UÇK-së. Frika dhe dhuna e kishin detyruar të pranonte kushte të tilla, por mbase edhe qëllimi për të dalë nga burgu, pasi shumë shqiptarë janë zhdukur në burgjet maqedonase dhe mbase kërkohet një hetim nga ndërkombëtarët për krime të tilla antinjerëzore. Por dilaver Goxhaj largohet nga maqedonia më 03.08. 2001, drejt vendit të lirive njerëzore, Anglisë, ndoshta për të mos e parë kurrë më vendin e tij që i është kthyer në një tmerr të vërtetë. Vasel Gilaj
Terrorizmi, rikthim në rrezik Shqipëria prej vitesh ka qenë jo vetëm objekt kritikash të ashpra nga ndërkombëtarët për shkeljen e të drejtave e lirive themelore të njeriut, por edhe në vëmendjen si bazë e terrorizmit, ku edhe Osama Bin Laden, ka patur si rezidencë këtë vend postkomunist me terren të favorshëm terrori. Pra terrorizmi, ky tmerr që po kërcënon botën, ka gjetur mundësi lidhjeje me politikën shqiptare, duke shërbyer ndërsjelltas në interesa. Shumë njerëz që kanë dhënë kontribut për një Shqipëri të lirë e demokratike, pa padrejtësi e terror, janë bërë viktima edhe të lëndëve plasëse. Edhe në mes të kryeqytetit, në Tiranë, janë vrarë njerëz të pafajshëm, janë hedhur në erë supermarkete, redaksi gazetash të pavarura, banesa private, madje edhe therur me thikë priftërinj. Por terrorizmi sërishmi është rikthyer si rrezik për Shqipërinë. Ata që investojnë për një Shqipëri demokratike përndiqen, terrorizohen. Viktimë e një terrori të tillë është edhe ky djalosh që shihni në këtë fotografi. Është Arion Duka, lindur më 9 shkurt 1977 në Shkodër, i cili është i larguar nga shtëpia dhe të afërmit e tij të dashur, për të shpëtuar jetën e tij të re që i rrezikohet. Duke rrjedhur nga një familje që dëshironte dhe aspironteo për demokraci dhe shtet të lirë, pa terrorizëm, ndiqet e persekutohet nga pushteti në fuqi, familjarisht. Babai i tij Haxhi Duka, anëtar i PD-së në Shkodër dhe aktivist i flaktë në veprimtari të ligjshme, në protesta për instalimin e një shteti demokratik, aktivizon edhe të birin, megjithëse e kishte në moshë të re, në rrëzimin e shtatores së Stalinit më 14 janar 1990, në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 13 dhjetor 1990. Edhe më 2 prill 1991, ku ranë dëshmorë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka dhe u plagosën 163 të tjerë, Haxhi Duka dhe i biri Arion Duka, kanë qenë në shesh të betejës me diktatorët e egër, që kërkonin të mbanin me çdo çmim pushtetin e krimit. Atë ditë u dhunuan shumë fëmijë, pasi ka qenë mosha 14-15 vjeçare që nisi protestën kundër votëvjedhjes së presidentit Ramiz Alia. Veç veprimtarisë së gjerë përgjatë viteve, për të ndërtuar një shtet ligjor, Haxhi Duka ishte nënkryetar i një qendre votimi në Xhabije të Shkodrës, në zgjedhjet e pushtetit lokal të 12 tetorit 2003, ku edhe është kërcënuar me jetë, pasi ka mbrojtur votën e lirë të popullit në favor të Partisë Demokratike Shqiptare, programi i së cilës është më i pranueshëm nga shqiptarët, programi i së cilës është më perëndimor. Por dy ditë pas zgjedhjeve, më 14 tetor 2003, familjes Duka i vihet tritol afër shtëpisë. Nga kjo tronditje, nga ky tmerr, Haxhi Duka pësoi infarkt që i mori jetën. Pra i biri, Arion Duka, në kushtet e një situate të tillë, duke e patur shumë afër vdekjen, mbyllet në shtëpi. Kërcënimet vazhdojnë me anë të telefonatave dhe ai gjen si të vetmen zgjidhje për shpëtimin e jetës, largimin nga vendi i tij, duke lënë në ankth e lotë nënën e tij dhe nusen e tij të re. Por terrorizmit dhe hakmarrjes mesjetare në Shqipëri nuk mund t’i japin fund vullnetet e individëve. Duhet që sistemi i institucioneve të shtetit të ndjekë frymën ligjore, gjë që duket tepër e largët në këtë vend. Një shembull i realitetit të frikshëm është incidenti mes Ministrit të Rendit, Igli Toska dhe Kryebashkiakut të Shkodrës, Artan Haxhi, ditët e fundit brenda ambienteve të policisë. Haxhi me të drejtë protestoi fuqishëm, u largua në mënyrë demonstrative dhe qytetare nga ai takim, ku Ministri, që sipas kushtetutës është i depolitizuar, sikur policia që drejton, në një përurim zyrash, përdori gjuhë terrori kundër demokratëve. Kjo pra është fytyra e politikanëve dhe e drejtuesve të shtetit. Fytyra që “lahet” e “thahet” nga klane kriminale, terroriste. Sokol Pepushaj
Pjetër Arbnori ashtu siç është “Guri i randë peshën n’vend t’vet”. Ky varg i njërës nga këngët rapsodike shqiptare vjen e të bëhet pjesë e mendimit në festimin e ditëlindjes së Mandelës shqiptar, Pjetër Arbnori. Aty rrëzë Kalasë “Rozafat” Pjetër Arbnori me të afërm, miq e shokë, feston 70-vjetorin e lindjes. Jo në Tiranë, por as kërkund nuk mund të kishte më kuptim, më ngrohtësi, më bukuri një përvjetor i tillë për njeriun model të opozitarit, atij që para 44 viteve, kur Enver Hoxha ishte në kulmin e shtrëngimit të darës diktatoriale, krijoi parti politike dhe për këtë vuajti burgim politik nga maji i vitit 1961 deri në gusht 1989. Ka aty krah vetes, që e urojnë sinqerisht për sa më shumë përvjetore, të burgosur politik, miq, shokë, intelektualë, ka aty bashkëveprim të forcës së trashëgimisë, mjedisit, kulturës, dashurisë njerëzore. Këngët e bukura tradicionale, humori i hollë, muzika e pastër shqiptare, serioziteti deri tek veshjet e të tërëve, të mbi 200 vetëve, mendojmë se flasin shumë, mbase edhe për imazhin e këtij njeriu të respektuar prej gjithkujt. Normalisht që Arbnori do kishte dëshirë të kishte më tepër, bile shumë më tepër miq aty, por jo gjithmonë dëshirat kthehen në mundësi, pasi një lokal është thjesht një lokal. Kur e sheh aty duke iu falur të gjithëve Pjetër Arbnorin, të dënuar me vdekje më 1962, kur në krah i sheh gruan Suzana, djalin Filip dhe vajzën Gjystina që i lutet Perëndisë të kenë sa më shumë vite bashkë me babain e vet, ndjen prekje në shpirt dhe thua: “A do të ketë edhe një rast tjetër në këtë botë ku një qenie njerëzore të ketë kontrolluar me kaq faltërim efektet e një persekutimi thjesht për ide?”. E hapësira vjen e hapet. Arbnori është një pishtar i një jete tjetër. Më 14 janar 1990 merr pjesë në rrëzimin e shtatores së Stalinit, më 12 dhjetor 1990 hipën në tribunën e themelimit të Partisë Demokratike Shqiptare në Tiranë, më 13 dhjetor 1990 organizon demonstratën për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në Shkodër, ku edhe drejton degën e Partisë Demokratike në vitet 1990-1991 në qytetin e tij, në qytetin ku vetëm priftërinj e hoxhallarë ishin pushkatuar 153. Shumë shpejt Arbnori bëhet njëri ndër figurat kryesore të demokracisë shqiptare dhe njëri ndër politikanët më të kompletuar dhe të respektuar. Është anëtar i Kryesisë së PD-së dhe i Këshillit Kombëtar nga viti 1991 e deri tashti, zgjidhet pesë herë deputet i Kuvendit Popullor me vota të drejtpërdrejta popullore, kryen shumë mirë detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1992-1997. Arbnori është i vetmi politikan shqiptar që për lirinë e masmediave bëhet grevist i urisë nga data 19 gusht deri më 9 shtator të vitit 1997. Arbnori është akademik, Akademia Ndërkombëtare e Informatizimit New York dhe Gjenevë, anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Kryetar i Forumit Kundër Dhunës Policore, Sekretar i Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, President i Bordit të Institutit të Kërkimeve Politike “Alcide De Gasperi”, Kryetar Nderi i shoqatës “Nënë Tereza” në Shqipëri. Është gjithashtu “Pishtar i Demokracisë”, “Mësues i Popullit”, “Krenaria e Shkodrës”, “Qytetar Nderi” i Vaut të Dejës, “Oficer i Madh” i Urdhërit të Plejadës (Asambleja Franceze), por mbi të gjitha Arbnori është i dashur e i respektuar me të gjithë, është miku më i afërt i mediave në Shkodër e në tërë Shqipërinë, ndaj dhe Unioni i Gazetarëve të Veriut e dekoroi me diplomën “Anëtar Nderi”. Arbnori për mediat nuk është si politikanët e tjerë, është ashtu siç duket, njeri i mirë, dashamirës dhe shumë i matur, jo vetëm në fushata, jo vetëm në përvjetore, por gjithherë. Sokol Pepushaj
3 VJET PA KOLIN GJOKEN Nga Tonin Gjuraj Me 1 shkurt te ketij viti mbushen 3 vjet qe u nda nga jeta Kolin Gjoka, pedagogu i Matematikes ne Universitetitn e Shkodres “Luigj Gurakuqi”, nje prej drejtuesve kryesor te Partise Demokratike te Shkodres, anetar i Kuvendit te Shqiperise (1996 – 1997) dhe kryetar i Forumtit Rinor te PDSH-se. Është me të vertete permalluese dhe njekohesisht prekese te kujtosh një ish koleg e mik shume te afert, pas vdekjes. Fjalet për Kolin Gjoken, pedagogun e respektuar të Universitetit të Shkodres “Luigj Gurakuqi” dhe politikanin e shquar të paskomunizimit ne Shqiperi, jane te pamjaftueshme… . Ne keto pak rreshta nuk behet fjale për një jete të zakonshme të një njeriu, as për një perkujdesjeje shoqerore a vellazrore të autorit, por ketu kujtohet një e vertete e madhe për një personalitet të jashtezakonshem të botes akademike e asaj politike ne formim. Madje kjo menyre pershkruese për Kolin Gjoken mund të duket e pergjithshme, ndoshta edhe siperfaqesore e për kete mund te kerkohet falje! Ne syte e opinionit publik ne Shkoder e me gjere, ne mendjet e shumë studenteve dhe ish kolegeve të tij të Universitetit të Shkodres “Luigj Gurakuqi”, Kolini do të mbahet mend si një prej nismetareve të pare të organizimit dhe zgjerimit të protestave e veprimeve demokratike studentore brenda qarqeve universitare dhe jashte tyre. Karakterizuar nga kthjelltesia dhe aftesia e tij reflektuese, nuhatja politike, oratoria e veçante, krejt autentik, i vetedijshem për peshen e pergjegjesise se tij qytetare e politike, se bashku me pedagogun e nderuar të Fakultetit të Shkencave të Natyres, ish rektorin Gjovalin Kolombi, Kolini provoi ne vitin ’90-91 perballjen me njeren prej epokave ndoshta me kritike të demokracise ne Shqiperi. Dhe ia doli mbane! Larg kercenimeve të kohes dhe presioneve të pushtetareve e drejtuesve ne ikje, ai ne krye të studenteve “zaptoi” auditoret e USH-se, duke vrare friken dhe goditur me neveri regjimin terrorist komunist, dinakerine ramiziane, e me radhe. Auditori Nr.1 i USH-se (sot “Pjeter Meshkalla”) kishte “thirrur” Kolin Gjoken dhe koleget qe e mbeshteten për të arritur një qellim: të pershkonte një rruge tjetër – rrugen e demokracise, pa qendruar peng i se kaluares. Kolin Gjoka do të mbetet një personalitet qe perben një thesar të botes akademike të USH-se, lideri model i Forumit Rinor të PDSH-se, formati i politikanit jokonformist dhe “rebel”, por racional dhe i pajisur nga pikepamja intelektuale. Të paktë ishin ata qe besonin se Kolini vinte nga Shkencat Natyrore dhe lektoronte per keto shkenca, pasi njohurite e tij ne shkencat sociale ishin kaq të gjera e të thella, saqe arrinte të depertonte ne “misterin” e shumë dukurive sociale, dallueshem prej të tjereve. Oratoria dhe diskursi i tij politik ishte i paarritshem! A nuk është koha sot qe emri, kontributi dhe veprimi i tij qytetar e politik të perjetesohen? Kujtimi personal me i bukur do të ishte qe FR i PD-se të merrte emrin e tij, senati i USH-se të mendonte me seriozisht për të parë peshen specifike të tij ne historine e ndryshimeve demokratike brenda institucionit ku dha mesim e drejtoi. Sherbimi konkret ndaj ketij njeriu autentik me standarde personale, akademike e politike të dallueshme do të shenonte permbushjen e detyres ndaj një vlere njerezore të pazevendesueshme te paskomunizimit ne Veriun e Shqiperise e me gjere. Shumë gjeste dhe fjalime të Kolin Gjokes mund të harrohen, por kujtimi i tij si person njerezor shton mallin për të, nderkaq kujtimi si lider i ri e njeri i veprimit konkret politik rrit shpresen se ditet qe ai enderroi do rikthehen…
Ceremonia e inagurimit te Presidentit amerikan, feste per demokracine dhe lirine Amerikane Nga BEQIR SINA, Nju Jork – SHBA “CAPITOL HILL” – Washington D.C. :Presidenti i 43-te i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, George W. Bush, ne kryeqytetin amerikan Washington, D.C. me dt.20 janar 2004, diten e Ejte, do te beje inagurimin e dyte, kur ne qender te ketij inagurimi perseri do te jete lufta e gjate kundra terrorismit nderkombetar, paqja dhe demokracia. “ Kete vite Bush, thuhet se do te beje betimin nen slloganin “ Kremtojm Lirine – e Nderojme Ushtaret amerikane” tha Jeanne Phillips, kryetarja e komitetit te 55- te, te ceremonive presidenciale. Inaugurimet e presidenteve jane te sanksionuara ne Kushtetuten e Amerikes. Aty thuhet se presidenti duhet te perserise betimin prej 35 fjalesh, ne te cilin premton se do te “ruaje dhe mbroje Kushtetuten e Shteteve te Bashkuara.â€Presidenti duhet te beje betimin me 20 janar. Para vitit 1937, inaugurimi i presidentit zhvillohej me 4 mars. Inaugurimi i pare presidencial u zhvillua ne 1789, kur presidenti i pare i Shteteve te Bashkuara beri betimin ne New York. Presidenti Washington u be nismetar i nje numer traditash me rastin e kesaj dite, ku perfshihet berja e betimit duke vene doren mbi Bibel. Ceremonia e inaugurimit do te zhvillohet ne pjesen perendimore te Kapitolit. Kete tradite e vendosi i pari, presidenti Ronald Reagan, ne vitin 1981. Para kesaj, ceremonia e inaugurimit zhvillohej ne pjesen lindore te Kapitolit, perballe Gjykates se Larte. Pasi ben betimin, presidenti mban nje fjalim, i cili zgjat 15 – 20 minuta. Fjalimin me te shkurter me rastin e inaugurimit e ka mbajtur George Washingtoni ne vitin 1973, kur foli per afro 2 minuta. Fjalimin me te gjate e ka mbajtur William Henry Harrison ne vitin 1841. Ai foli per afro 2 ore.. Kete vit 11 mije vete do te marrin pjese ne parade, perfshire edhe 14 banda dhe pjesetare te forcave te armatosura.. Programi festive Ne mjedisin festiv do te ngrihen ne te gjithe kryeqytetin amerikan Washington D.C. nente ballo inagurale, ku presidenti Bush do te pershendes te gjitha shkurtimisht. Ne kete feste, do te kete koncerte per te rinjet, parada festive, dhe shkrepje spektakolare me fishekzjarre. Gjithçka do te kulmoje me daten 20 janar ne oren 12:00 te mesdrekes, me betimin e Presidentit Bush. President George W. Bush dhe “Gruaja e Parë” amerikane Laura Me 18 Janar do te zhvillohet koncerti special kushtuar trupave amerikane, i quajtur “Military Gala Me 19 Janar do te kete shfaqje komedie shoqeruar me pjese muzikore dhe variete artistike. Me 20 Janar Trupat artistike e muzikant te ushtrise amerikane, do te luajn marshe ushtarake deri ne betimin e presidentit dhe do te vazhdojne me pase gjere ne oret e vona te mbremjes. Greg Jenkins, Drejtori Egzekutiv i Komitetit Inagural Presidencial , tha se kete vit 2000 antar te familjeve te ushtarakeve amerikane, qe sherbejne ne Irak e Afvaganistan jane ftuar te marrin pjese ne kete ceremoni inagurale. Presidenti George W. Bush, do te betohet para shefit te Gjykates se Larte, prokurorin William Rehnquist. Betimi do te behet para antareve te familjes, antareve te kabinetit, administrates, Senatoreve, Kongresmenve, antareve te tjer te Gjykates se Larte, Trupit Diplomatik te akredituar ne SHBA, dhe mysafirve te tjer nga vendi e bota . Prifti Dr. Luis Leon, do te drejtoj ceremonin e betimit. Nderkaq bekimin do t’a beje prifti Kribyjon Caldwell . Hymnim kombetar amerikan, do t’a kendoj Mezzo-Sopranoja, Susan Graham dhe Denise Graves . Gjate betimit skuadroni i gardes kombetare, do te shtjer me topa ne ajer 21- here, ne shenje pershendetje. Dy bandat muzikore te ushtrise amerikane” Army Herald Trumpets” dhe “U.S. Marine Band “ do te luajn pjeset “Four Ruffles and Flourishesâ€dhe “Hail to the Chief. Greg Jenkins, thote se tani po punohet ne te gjitha drejtimet, qe ky eveniment te mos politizohet, por te jete nje eveniment” bi-partisan celebration” tha ai. Sigurimi e ceremonise do te jete i paprecedent – per te cilin jane vene ne dispozicion 30 deri ne 40 miljon dollar amerikan, shpenzime suplementare. Jeanne Phillips, nga Teksasi, eshte veterane e organizimit te ketyre ceremonive. Ajo ishte drejtore egzekutive, ne inagurmin e zotit Bush, edhe me 20 janar 2001, si dhe me 20 janar 1989, ne ate te babait te ketij sot, presidentit te 41-te, George Herbert Walker Bush . Zonja Jeanne Phillips, u ka thene gazetarve amerikane, se Presidenti Bush dhe “Gruaja e Pare” Laura jane te interesuar ne te gjitha nivelet per mbarvajtjen e ceremonise se inagurimit, te Presidentit, diten e Ejte 20 janar 2004. Nje komitet special per kontrollin e punes prej 400 -500 vetesh, eshte i angazhur ne kryeqytetin amerikan Washington D.C. tha ajo. Duke vijuar se dhe mijra te tjere vullnetar, kane shfaqur gatishmerine te sherbjen ne detyra te ndryshme, gjate ceremonise.
Tragjedia dhe komedia me motin, ne diten e inagurimit te presidenteve amerikan Meteorologisti i njohur amerikan i kanalit televizive “MSNBC”, Sean McLaughlin , tha se koha ditet e ceremonise, do te jete nje ne qytetin e mes Atlantikut, si ajo e te gjitha ceremonive, qe jane zhvilluar deri tani – nga”tragjedia” deri tek “komedia”. Ai e beri kete parashikim me humor, duke ju referuar ndryshimeve te menjehershme dhe te paparshikueshme te motit te lige, ne keto dite fund-janari, qe sjellin me pase dhe momente historike. Meteorologisti Sean McLaughlin, solli edhe pjes nga hsitoria tragjike, e ceremonise inagurale tek presidentet amerikane, kur kujtoj faktin se me 20 janar 1841, preidenti Harrison vdiq nga pneumonia nje muaj pasi beri betimin. Sepse , ai refuzoj te vishte kapoten ne ceremoni, tha ai. Por, nga tragjedia tek komedia, eshte vet moti i lige ose i mire gjate ketyre diteve. Ajo, qe ka luajtur rolin kryesore ne te gjithe historine e quajtur “Presidential Inaugurations”, thote meteorologisti i rrjetit televizive amerikan Sean McLaughlin. Ne 1961, mijra njerez i lane autoveturat ne mes te rruges, pasi ate dite gjate ceremonise inagurale te Presidentit Kennedy, ra rreth 8 inche bore. E vetemja dite me e bukur e ketyre ceremonive, eshte ajo kur u zhvillua ceremonia e inagurimit te Presidentit Ronald Reagan, 55 degree, ishte me 20 janar 1981. Dhe me e ftohta ne historin e tyre, shifet ajo e 20 janarit te dites si inagurimit te Presidentit, ishte pikerishte pas 4 vjeteve te Reaganit, temperatura ra athere deri 7 degree. Kesaj rradhe nje ne 20 shance ka mundesi te bjere bore, me 20 janar. Dhe tre nder 10 shance te mbaje kohe shume e keqe, thote metrologisti McLaughlin. Siguria do te jete nga me te veqantat deri tani Sekretari i Sigurise se Brendeshme Tom Ridge, dhe gjeneral Golen Jackman, komandat i trupave ushtarake te distriktit Washington D.C. do te komandojne sigurine e inagurimit te President Bush. 10 mije ploice te uniformes, 2,500 trupa ushtarake, agjente te sherbimeve te fshehta, qente nuhates(bomb-sniffing dogs) porta me dedektor, e tjer do te kontrolljon rrugen dhe sheshin ku do te zhvillohet parada, si dhe aktivitetet e tjera per nder te dites se inagurimit te Presidentit Bush. Zyrat federale, zyrat e institucioneve private, lokalet dhe qendrat e tjera institucionale pergjate rruges Pennsylvania Avenue, ne afersi me ndertesen e Shtepise se Bardhe, do te jene te mbyllura ate dite. Forcat e Sigurise se Brendeshme, aeroplan vezhgimi, helikopter te policise, do te patrullojn ajrin. Nga lumi Potomac anijet e ushtrise e policise do te patrullojn ujrat perqark D.C.. Perpara Shtepise se Bardhe jane parashikuar te mblidhen rreth 250,000 njerez, dhe pergjate rruges Pennsylvania Avenue rreth 500,000 njerez thane burime zyrtare nga festa. Aeroporti nderkombetar i Washingtonit “Dulles” do te pezulloj disa fluturime te mesdites. Sekretari i Sigurise se Brendeshme Tom Ridge, i pyetur per koston e sigurise se kesaj ceremonie, tha se “nuk jame i saket me shumen, por di qe vetem siguria do te kushtoje miljona dollar”. Ndersa krybashkejaku i Washngton D.C. Anthony Williams, saktesoje zyrtarishte se kostoja e sigurise se kesaj ceremonie eshte $17.3 million. Police dhe ushtar te armatosur rende, tha ai do te jene te vendosur ne shkallet e tribunes, ku presidenti Bush do te beje betimin per mandatin e dyte. Susan Lacz Niemann, shefja e restorantit “Ridgewells Catering Company”, thote se kompania e saj ka pergatitur ushqimet e festes ne ballot. Fakte rreth figures me eminente ne SHBA-s, Presidentit George W. Bush gjate madatit presidencial George Walker Bush, Presidenti i 43te i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, eshte 58 vjeç. I martuar ne gushte te 1977 me Laura Welch – Bush 49 vjeçe. Kane dy femije binjak, dy vajza qe quhen Jenna dhe Barbara. George Walker Bush, eshte femija i presidentit te 41-te, George Herbert Walker Bush dhe e Barbara Bush. Ka bere gjate mandatit te pare te tij 45 vizita ne fermen e tij Crawford, Texas, prej kur edhe mori detyren e preisdentit me 20 janar 2001. Jashte Shtepise se Bardhe, ne SHBA-s, shtetin, qe ka vizituar me shume se 44 here eshte Pennsylvania. Ka dhene 17 konfernca shtypi vetem. Me aeroplanin e Presidentit Air Force One prej kur mori detyren e preidentit te Amerikes, ka kryer 226,544, nga 745,066, miles qe kishte ky aeroplan me 2001. Ka firmosur dy luftera, ne Afvganistan dhe Irak. Gjate presidences se tij ka shkurtuar 1.75 trillion dollar takasa. 413 billion dolar, ka qene defiçiti shtetror gjate mandatit te tij te pare. Kane humbur punen gjate mandatit te pare 122,000, njerez ne Amerike. 1,355 eshte numeri i te vrareve ne Irak, prej muajit mars 2003. Dhe 10,372, eshte numeri i te plagosurve ne Irak e Afvaganistan. Gjashte here ka vizituar qendren e madhe spitalore ushtarake Walter Reed Army Medical Center , duke vizituar ushtaret e plagosur ne Irak dhe Afghanistan. Ka prone te tijen ne fermen Crawford ne Texas , me nje siperfaqe 1,583 hektar. Ka vizituar gjate presidences se pare, 41 vende jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes, perfshi ketu edhe Kosoven. Nuk ka vizituar deri tani vetem tre shtete ne Amerike, Vermont, Idaho dhe Rhode Island. Ka marr pjese ne kater shtete, ne dreka te shtruara per presidentin deri tani.
E djathta e ka gati alternativën po të bazohet tek fjalimi i Presidentit Bush më 20 janar 2005 Duke qenë koshient se pjesëmarrja në votime është më normale se indiferentizmi, po mundohem të jap edhe unë mendimin tim ashtu siç e shoh hë për hë, e mendoj se edhe vetë rrethanat na erdhën kështu, mirë a keq s’kemi nga i ikim. Jemi të detyruar për vetë faktin se jemi qytetarë të kësaj Shqipërie e duam të jetojmë në këtë vend, e s’do mend që ja duam të mirën se është vendi i të parëve tanë, plus duke qenë prind, detyrimisht mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, se sa për vete si i thonë u pa kjo punë. Ne po i rrezistojmë maskarallëkut e mundohemi të luftojmë me sa mundemi të keqen që ka zaptuar jetën e vendit tonë në të gjitha sferat, sa nuk di nga t’ia nisësh e si t’ia nisësh. Duke i ikur pompozitetit të elitës së vetëshpallur apo rolit të shpëtimtarit, po mundohem të jem sa më transparent duke tjerrur fjalë të bukur po kaloj direkt e në çështje e fjala është për komitetin e orientimit pranë PD-së, të prezantuar së fundi nga z.Berisha, tamam atëherë kur nuk e priste kush. Kjo lëvizje ishte interesante e diçka e re në politikën shqiptare, deri diku edhe e guximshme sot kur besimi është përtokë e paragjykimi ka arritur kulmin. Pa frikë mund të thuhet se ishte një lëvizje e gjetur e në kohën e vet, shqip shumë interesante saqë edhe tipat më menefrego po e diskutojnë çdo ditë e japin mendim aprovues apo dyshues e kjo normale për një shoqëri demokratike. Më kryesorja e kësaj lëvizjeje është se pati interes tek qytetarët e paangazhuar, kjo pra është interesante se shkoi atje ku u përgatit të shkonte, tek qytetarët e lëkundur ose mosbesues që duhet thënë përbëjnë shumicën e elektoratit sot për sot në vedin tonë. Siç e thashë më lart, për mua është një lëvizje e bukur, se ka shkundur dy gjëra: Të parën e thashë për të lëkundurit; por e dyta është për vetë PD-në, e për mua është më kryesorja, se të them të drejtën është dashur më përpara, por s’ka gjë edhe tani ka kohë boll për të vepruar me shpejtësi e qëllim të mirë nga vetë protagonistët e këtij komiteti që duhen përshëndetur për iniciativën e tyer. Duke u rreshtuar në një lëvizje politike që mbas 8 vjetëve opozitë lindën probleme që dihen e nuk dihen, por ajo që u bë e domosdoshme siç duket edhe për z.Berisha ishte urgjente të veprohej në këtë mënyrë, duke i prezantuar me autoritetin e liderit, se ndryshe nuk ishte e lehtë për elektoratin e kësaj partie, por për strukturat e ndryshme si në qendër e në bazë, ku duhet theksuar gjen elementë tinzarë e hileqarë me bollëk, të cilët kanë ideal vetëm pasurimin e tyre e asgjë tjetër. Është imperative mbështetja e këtij komiteti si nga elektorati idealist gjithashtu nga elementi tradicional antikomunist brenda PD-së. Duhet të ketë një shkrirje idesh për alternativën e ardhshme duke marrë të mesmen e artë e jo të tentohet për t’iu imponuar njëri-tjetrit, siç ka ndodhur deri tani. Pse e them këtë? Siç duket ka një keqkuptim nga opinionistët por edhe nga vetë protagonistët e kësaj lëvizjeje, ku tentohet të kalohet vëmendja drejt një pozicioni tjetër e jo drejt asaj që duhet kaluar dhe e meriton, siç është mazhoranca socialiste e kërtylur në korrupsion që ka ndërtuar deri në perfeksionim pushtetin pirat zhvatës, duke e kthyer administratën shtetërore rekordmene të korrupsionit në shkallë botërore. Por edhe tentohet për të bërë qytetarin shqiptar një skuth që shkon nga fryn era apo si i themi ne njerëz që ia kanë hequr trurin e vogël. Më së fundi edhe vetë socialistët e kuptojnë se nuk e meritojnë mbajtjen e pushtetit, prandaj ato po rropaten për t’ia lënë në dorë fushatën Edi Ramës. Edhe po ndodhi kjo, e djathta shqiptare nuk duhet të frikësohet e sidomos tani, se pushtet më të degraduar nuk ka parë historia shqiptare ndonjëherë, prandaj jo Edi Rama, por edhe Hollivudi të vijë, nuk ka çfarë bën, se fundi i fundit kjo ndodhi edhe në Amerikë, ku fitoren e Presidentit Bush nuk e ndali askush që nga artistët e famshëm hollivudian e deri shumica e qeverive botërore që kërkonin të bindnin amerikanët për të votuar kundër Bushit, por amerikanët ishin përpara një alternative që përkthehet me fjalët “të jesh apo të mos jesh” e vetëkuptohet ato zgjodhën këtë të parën. Prandaj është shumë e thjeshtë, edhe shqiptarët janë para kësaj alternative, por me një ndryshim të madh se Kerri e Partia Demokratike Amerikane larg mendësh nuk krahasohen me partitë shqiptare e jo më të bëhet krahasim me socialistët tanë. Pra imagjinoni po të tentohet për të gënjyer mendjen e shqiptarëve se duhet votuar të majtën se kështu e ashtu etj., etj. E djathta në mënyrë urgjente të paraqesë para qytetarëve shqiptarë një alternativë puro perëndimore e të bazuar në fakte që ato që thuhen duhen bërë, e të mos kenë aspak marre të thonë ndonjë fjalë të mirë për punën e Edi Ramës, por edhe në të kundërtën t’i thonë atij, që ti je ti more djalë, e socialistët janë ata që janë e s’ka zog nane që i vë për fije, prandaj tentativa jote për të mbajtur në pushtet atë parti është e kotë, por edhe kriminale për fatet e vendit e qytetarëve të saj, prandaj dhe shqiptarët s’ta kanë borxh të rrinë të shtypur nga krimi e korrupsioni qeveritar për hatër tëndin apo të tekave tuaja karrieriste, apo më keq për hatër të një grupi terrorist që sundon vendin tonë 60 vjet me radhë, që mbasi e mori çdo gjë kërkon t’ia marrë edhe shpirtin, e ti Edi nuk je gjë tjetër veç një lule në duart e përbindëshit, prandaj kujdes mos thahesh e këtë ti e di shumë mirë e s’ka nevojë ta thotë kush as edhe unë, por pse po ta kujtoj s’besoj se më merr inat. Nuk është e thënë që ti je Asi, ka edhe të tjerë por nuk kanë pasur rastin e fatin tënd të demonstrojnë punën e tyre, prandaj s’ke arsye të bëhesh pengesë dhe duro he burrë njëherë. Edhe socialisti më i thekur është koshient se çdo gjë është bërë për dreq nga vetë ata apo si i thonë i ka ikur për duarsh shteti e institucionet e tij, prandaj detyrimisht duhet dikush t’i dalë për zot këtij vendi, se përndryshe s’po e them e kurrë mos ndodhtë se faktet kanë treguar që në këto situata kanë përfituar terren individë e ide terroriste e kriminale siç ka ndodhur deri sot. Diçka duhet të kenë parasysh edhe pushtetarët, se mbas fjalimit madhështor të Presidentit Bush drejtuar botës se Amerika s’do lejojë më askënd të shtypë të tjerët e ju lëvizni se ne do jemi pranë jush. Është një nxitje e madhe e shpresëdhënëse për njerëzit që duan të jetojnë të lirë, prandaj edhe ato që maten të bëjnë si socialistët duhet ta përkthejnë mirë fjalimin e Presidentit Bush, ku ai ndër të tjera tha se Amerika s’do kursejë edhe përdorimin e armëve kundër regjimeve terroriste e kriminale mafioze. E këtë lloj regjimi ne e kemi mbi kokë tash 60 vjet, për të qenë i sinqertë s’po them i gjithë populli e ka provuar por ama një pjesë e mirë e tij vazhdon ta përjetojë holokaustin përsëri e me të njëjtat metoda, bile edhe haptas shprehjet kërcënuese për shfarosje që vijnë nëpërmjet medias apo jashtë saj, nga pushtetarët po se po, por edhe nga profesorë universiteti që kërcënojnë për eliminim qindra e mijëra njerëz, vetëm për faktin se ato përfaqësojnë ide ose fe të ndryshme nga të tjerët. Këta sulltanë harrojnë se sot s’i lë kush të veprojnë si para 500 vjetëve apo 50 vjetëve, e pikërisht për këta tipa foli Presidenti Bush, prandaj ne shpresojmë se në Shqipëri, herët a vonë, do bëhet shteti i së drejtës, e koha e terroristëve ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Nikolin Pemaj |