Deputetët dhe të çmendurit kanë imunitet
Kufizimi i imunitetit të deputetit nuk është aq i thjeshtë sa duket, madje jo edhe aq i ngjyrtë politikisht. Ndër tre avokatë që pranuan të përgjigjen për gazetën, dy prej tyre thanë se kanë mbrojtur të pandehur të sëmurë mendorë, pra të çmendur. Dhe normalisht i kanë nxjerrë të pafajshëm klientët e tyre. Por nuk është krejt qëllimi i këtij shkrimi ky fenomen, pasi s’kemi ndërmend të themi pse trupi gjykues nxjerr të pafajshëm një person që ka siguruar nga mjeku psikiatër apo psikologu një mburojë ligjore apo imunitet.
E keqja, ndoshta edhe më e madhe se mungesa e energjisë elektrike për shoqërinë shqiptare, është se njëlloj si të çmendurit, edhe deputetët kanë mburojë ligjore, pra imunitet. Unë jam i bindur, edhe pa iu referuar faktit konkret, se secilit lexues i ka rastisur të shohë me sytë e vet një veprim jo të hijshëm të një personi. Secili ka dëgjuar që dikush të thotë: “Lëreni, ai është i çmendur”.
Kjo mendojmë se nënkupton që mosreagueshmëria e shoqërisë lidhet direkt me faktin e njohur se atë nuk e dënon ligji. Veçse krejt kështu, kjo shoqëri në çdo cep të Shqipërisë, s’dënon as të zgjedhurit e vet. Prapë, pa iu referuar faktit konkret, jam i bindur se secili shqiptar ka dëgjuar se abuzoi deputeti, ministri, diplomati, kryetari i bashkisë, drejtori, kryetari i komunës… Edhe në këto raste dikush, madje edhe ligji, ka thënë: “Lëreni, s’kemi ç’i themi, është me imunitet”.
Ja, pra, lëreni në punë të vet të çmendurin, lëreni në punë të vet deputetin. Kështu duket se konceptet psikologjike janë institucionalizuar dhe kanë mundur që falë kësaj qeverisjeje të keqe deri sot, të ndërtojnë shtëpinë vetëm për të çmendur dhe deputetë, pasi shoqëria u nënshtrohet ca rregullave të tjera, apo jo?
Kryeministri Sali Berisha ka marrë përsipër ta shembë këtë “shtëpi” që strehon deri tash edhe të çmendurit, edhe deputetët e VIP-at. Ai, sëpaku është i papërlyer dhe mjek dhe mund të ekzaminojë veprimet e kompetentëve, ku shumë kriminelë kanë dalë të pafajshëm e pastaj s’kanë qenë aq të paaftë mendërisht sa të mos ngrenë edhe biznese. Ai, së dyti, reflekton sinqeritet dhe VIP-at mund t’i trajtojë si abuzues kur janë të tillë, duke përcaktuar rreptë ligjin, por edhe standardin e sjelljes. E, standardi i sjelljes së deputetit, në kushte e rrethana të veçanta, nuk është as se si më lart se ai i të “çmendurit”. Të dy kanë imunitet, të dy nuk përgjigjen para ligjit, të dy janë të pasjellshëm, të dy edhe paguhen nga shteti, nga taksat e shoqërisë.
I çmenduri brenda çmendinës nuk dënohet ligjërisht, edhe nëse vret. As deputeti brenda parlamentit nuk dënohet, apo jo? Është akuzuar Fatos Nano për vrasje në Shkallnuer, as hetim s’u hap. Ka qëlluar në foltoren e Parlamentit katër herë me pistoletë ish-deputeti Gafur Mazreku, dhe nuk qe dënuar.
Dënim the?
Jo, jo, fjala është për… deputet.
Edhe jashtë Parlamentit ngjason i çmenduri me deputetin, se ky i fundit ashtu ka “pjellë” ligjin.
I çmenduri jashtë çmendine gëzon pension dhe mirë është, ish-deputeti jashtë Parlamentit gëzon “pension”, 800 dollarë amerikanë në muaj, dhe… mirë nuk është.
Ne mendojmë se përbën fenomen edhe ky fakt, pasi me kaq shumë raporte psiqike dhe me kaq shumë ish-deputetë, dendësia e tyre do bëhet shumë e madhe pas pak vitesh. Po të kontrollohen ca dosje, mund të dalë se Shqipëria e vockël ka më shumë të “çrregullt mendorë” se Italia e Gjermania së bashku. Po të bëhet një llogari e thjeshtë, sikur Kina të kishte kaq deputeë për frymë, duket se na del një shifër afërsisht prej 70.000 deputetësh.
Meqë jemi në këto “lëndina”, dikush mund të pyesë se a ka ndonjë ndryshim mes të çmendurit e deputetit në Shqipëri? Edhe ndryshimi ekziston. I çmenduri s’arrin të dallojë të keqen nga e mira, kurse deputeti, atë që nuk e pranon të pranueshme tek shoqëria, e standardizon normalisht tek vetja. Madje, duke u ekspozuar edhe më fodull se i çmenduri. I çmenduri prej vërteti i ka frikë bluzat e bardha, deputeti s’ta çan mendermethënë kokën e vet as për togat e zeza, biles këtyre të fundit edhe t’ua nxin jetën kur t’i mbushet ajo rradake.
I themi këto, pasi mendojmë se ende nuk kemi një përfaqësim të pranueshëm shoqërisht dhe ndërkombëtarisht. Shkodra, fjala vjen e ka dhënë votën për ndryshim, por jemi të mendimit se sikur të kishte në parlament figura si Anton Leka, Qashif Hoxha, Paulin Radovani, Tonin Gjuraj, Fatlum Nurja, Ormir Rusi etj., ndryshe do ishte. Të paktën pa tensione të 99 formulave.
Amerika, bastioni i lirive dhe të drejtave njerëzore, të tërë e dinë se themel ka moralin. E, në këtë linjë mund të flasësh me volume të tëra, mjafton të aktivizosh gishtat mbi tastierën e kompjuterit. Pra, nëse nuk tingëllon tepër keq kur sheh një prostitutë në Tiranë, dhe dikush thotë, lëre se lavire është, nëse nuk tingëllon keq kur për një të çmendur dikush shprehet, lëre se i marrë është, tingëllon fort keq kur thuhet, lëreni se… deputet është.
Sokol Pepushaj
Mafia e tokave merr jetën e pronarëve të ligjshëm
Problemet e pronësisë në Shqipëri janë dhe do të jenë të mëdha dhe shumë të ndërlikuara për t’u zgjidhur. Si rezultat i këtyre problemeve dhe pamundësisë që shteti shqiptar t’i zgjidhë drejt dhe në favor të pronarëve të ligjshëm, në Shqipëri ka pasur dhe do të ketë në të ardhmen me dhjetra e qindra viktima. Jo vetëm zgjidhja ligjore e këtij problemi do të shkaktojë këto viktima, por është edhe mafia e tokës (kështu ka filluar të quhet kohët e fundit në Shqipëri) ajo që shkakton viktimën e radhës. Këta grabitës tokash janë persona të lidhur me strukturat e pushtetit lokal dhe qendror, të cilët me lloj-lloj mënyrash kanë përvetësuar pronat e të tjerëve dhe i kanë bërë prona të tyre. Meqenëse në zyrat e regjistrimit të pasurive në hipotekë ata kanë njerëzit e tyre, dhe nëpërmjet privatizimeve të paligjshme dhe fallsifikimit të dokumentave të pronësisë kanë bërë regjistrimin e këtyre tokave në favor të tyre, ky fenomen është bërë më së shumti në tokat bregdetare të Shqipërisë si në Durrës, Golem, Sarandë etj.
Këta grabitës tokash pushtetarë duke qenë se zotëronin gjithçka në dorë, kanë ngritur mbi këto prona bizneset e tyre të pista si pallate, hotele, disko etj.
Por, të ishte vetëm kjo e keqe, nuk do të kisha marrë mundimin për të shkruar këtë artikull, sepse këto probleme janë bërë të njohura dhe të shpeshta në Shqipëri, por një e keqe edhe më e madhe po ndodh kohët e fundit në Shqipëri. Shumë pronarë të vjetër e të ligjshëm nuk guxojnë të kërkojnë të drejtën e tyre, atë të pronësisë, sepse këta kërcënohen seriozisht nga kjo mafia.
Kështu ka ndodhur në disa raste këto kohët e fundit kur disa pronarë kanë filluar procese gjyqësore për të fituar tokat e tyre.
Aktuale janë rastet kur familja Xhafa filloi të kërkojë tokat e saj në Golem dhe këta mafiozë i morën peng një nga djemtë e kësaj familjeje, i quajtur Dashamir Xhafa. Dashamiri ka prej afro muajit qershor 2005 e deri më sot që është marrë peng dhe është zhdukur pa lënë gjurmë. Po kështu, të njëjtin fund do të pësonte edhe pronari i një sasie të konsiderueshme të tokave në komunën Plazh të qytetit të Durrësit, z.Azbi Mitrolozi, të cilin kjo mafie e ekzekutoi me vdekje, duke e vrarë me armë zjarri më dt.18 tetor 2005. Azbiu kishte prej më shumë se një viti që kishte filluar proceset gjyqësore për të fituar tokat e tij, por ai ishte kërcënuar disa herë që të tërhiqej nga ky proces ose në të kundërt do ta eliminonin së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes.
I takon shtetit shqiptar dhe institucioneve ndërkombëtare që të ndërhyjë sa më shpejt për ta zgjidhur shpejt dhe me drejtësi këtë problem madhor të pronës në Shqipëri.
Korresp. i “Shqipëria Etnike”
Shqetësimi I PS
Partia socialiste, Dega Malësi e Madhe, proteston për aktin e dhunshëm të datës 7 nëntor 2005 kundër anëtares së Partisë Socialiste, Lindita Ulkaj. Persona të panjohur e kanë kërcënuar dhe goditur. U bëjmë thirrje forcave të rendit të identifikojnë menjëherë autorët e këtij akti dhe t’I vërë ato përpara përgjegjësisë ligjore.
Zëdhënësi I Partisë Socialiste,
Dega Malësi e Madhe
Soros, shembulli i njeriut te suksesshem
Eshte nje nga emrat me te njohur ne mbare globin, i njejte edhe me Bill Gates, manjatin e kompjutrave dhe pronar i Microsoft-it. Xhorxh Soros, eshte shembulli i njeriut te suksesshem. Pak kush do te mund ta mendonte se 17 vjecari Soros, me emigrimin e tij ne Angli, do te fillonte ndertimin e nje perandorie, por me se shumti te koncepteve.
Xhorxh Soros lindi me 12 gusht 1930 ne Budapest te Hungarise. Ne vitin 1947 ai emigroi ne Angli dhe u diplomua ne Shkollen Ekonomike te Londres me 1952. Pas 4 viteve, ai largohet nga Anglia ne drejtim te SHBA-se dhe fillon veprimarine finnciare ne bursat e Londres dhe te Nju Jorkut. Ne vitin 1969, Soros krijon Fondin e Investimeve (Quantum Found), nje firme private menaxhimi, e cila jep konsulence per investimet dhe e ka prezantuar Xhorxh Sorosin si nje nga financieret me te suksesshem ne bote.
Viti 1979 do te shenonte edhe fillimin e aktivitetit te tij bamires, kur krijon ne Nju Jork “Fondin e Shoqerise se Hapur”. Qe ketu nis edhe themelimi i Fondacioneve Lokale te Shoqerise se Hapur (Open Society), fillimisht ne vendlindje Hungari (1984) dhe pastaj ne Bashkimin Sovjetik (1987). Sot rrjeti i etyre fondacioneve shtrihet ne mese 30 vende, duke perfshire edhe Mongoline, Haitin, Guatemalen, Afriken e Jugut dhe SHBA-ne. Keto fondacione ndihmojne ne ndertimin e infrastruktures dhe institucioneve te nje shoqerie te hapur, nepermjet mbeshtetjes se nje sere programeve rajonale dhe lokale ne fushen e arsimit, kultures, shendetesise, medias, botimeve etj.
Xhorxh Soros njihet edhe si botues e krijues i disa librave si Alkimia e Financave (1987), Hapja e Sistemit Sovjetik (1990), Duke garantuar Demokracine (1991), Sorosi per Sorosin: Te qendrosh ne krye te kurbes (1995), Kriza e Kapitalizmit Global (1999).
Filozofia e Soros mbeshtetet ne konceptin e Karl Poperit mbi Shoqerine e Hapur, koncept qe ai e njohu dhe e beri te vetin qe kur ishte student.
Kontributi i Soros, i Fondacionit Shoqeria e Hapur dhe i projekteve te tjera, eshte shume i pranishem edhe ne Shqiperi. Mund te konsiderohet si mik i te gjitheve dhe i yni, si gazetare por edhe si gazete, ku disa nga konceptet e tija, tashme jane bere tonat si Levizja Qytetare Civile. Shkolla e gazetarise shqiptare, pati nje ndihme te madhe nga projektet e Fondacionit Soros. Te gjithe ne, kemi perfitur dicka nga ai, nga idete dhe madheshtia e tij shumeplaneshe.
Xhorxh Soros man edhe mjaft tituj neri dhe cmime te dhena nga institucione shume prestixhoze si New School for Social Research (Nju Jork) dhe Universiteti i Oksfordit me 1980, nga Universiteti Ekonomik i Budapestit dhe Universiteti i Yales ne SHBA me 1991. Kater vite me pas, Universiteti i Bolonjes i jep cmimin e larte Doctor Honoris Causa per nxitjen e Shoqerise se Hapur neper bote. Ne vitin 1999, presidenti i Shqiperise, Rexhep Mejdani i akordoi Sorosit edhe titullin e larte “Gjergj Kastrioti” per aktivitetin e zhvillur ne favor te shoqerise shqiptare. Ndersa vetem pak dite me pare, kryebashkiaku i Tiranes i akordoi edhe titullin e larte “Qytetar Nderi” i kryeqytetit shqiptar.
Aktiviteti i Soros eshte me te vertete unikal, jo vetem nga forma se si u be i pasur, por edhe nga zemergjeresia e jashtezakonshme qe e karakterizon ate si dhe vizioni i tij i jashtezakonshem. Gjithcka e k nisur me vetem 5 mije dollare, per te arritur tashme ne ndertoje nje perandori, jo vetem ekonomike por edhe te koncepteve. Duket se fokusi i punes se Fondacionit te tij ne Shqiperi, eshte perqendruar tek Shoqeria Civile. Megjithate, mediat jane aty, te vemendshme dhe ne pritje te sinjalit per Levizjen Qytetare, nismetar i te ciles edhe njehere ne vendin tone, po behet Soros. Tashme edhe ne, marrim persiper sot nje levizje te re, me nje tjeter hapesire dhe do te jemi te lumtur te behemi edhe ne pjese, te japim kontributin tone modest.
Blerti DELIJA
Sokol PEPUSHAJ
Socialistët të kërcënuar për jetën, detyrohen të largohen nga Shqipëria
Historia po përsëritet, deri kur do të vazhdojmë kështu? Sa herë në Shqipëri ka rotacion politik, apo ndërrim qeverish, në Shqipëri fillon luftë klasash ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të forcave të ndryshme politike. Kështu ka ndodhur me socialistët në vitin 1992, kur në pushtet erdhën demokratët dhe me demokratët në vitin 1997, kur socialistët fituan zgjedhjet, po i njëjti fenomen ndodhi edhe sot me socialistët të cilët fitoren e zgjedhjeve të 3 korrikut 2005 të PD-së. Ndaj tyre është ushtruar dhe po ushtrohet një dhunë dhe terror fizik e moral për t’i detyruar këta të lënë shtëpitë, punën apo biznesin e tyre që të largohen nga Shqipëria. Të njëjtin fat pati edhe biznesmeni dhe anëtari i PS-së të qytetit të Lushnjës, z.Kadri Myrtaj.
Z.Kadri Myrtaj ishte një tregtar i ndershëm dhe me një reputacion të madh në qytetin e Lushnjës ku Partia Socialiste e kishte përfshirë atë në komisionin zonal zgjedhor. Ai nuk pranoi të bëhej pjesë në manipulimet zgjedhore të 3 korrikut në këtë zonë. Ai dëshmoi me forcë manipulimet dhe dhunën që ushtroi PD-ja në këto zgjedhje. Si rezultat i kësaj ai u bë objekti i kërcënimeve dhe shantazheve nga strukturat e PD-së në qytet. Ndaj pjestarëve të familjes së tij është tentuar nga persona kriminelë të PD-së për t’i asgjësuar fizikisht. I ndodhur në këto kushte të rënda dhe serioze ndaj ti filloi dhe një proces penal për gjoja se braktisi komisionin zonal zgjedhor, ai së bashku me familjen e tij u detyrua të largohej nga Shqipëria duke braktisur shtëpinë dhe biznesin e tij.
Korresp. i “Shqipëria Etnike”
Përvjetori i masakrës së Qafë-Thanës kalon në heshtje pa u përmendur nga Qeveria
Një nga masakrat më të mëdha të shkaktuara në Shqipëri e Tetor-Nëntorit 1990, në Qafë-Thanës, që lidh Shqipërinë me Greqinë.
Qindra shqiptarë të pafajshëm u vranë nga ushtarët “tanë” të pamëshirshëm dhe trupat e tyre u varrosën në vende të fshehta që nuk janë zbuluar akoma. Qeveritë e Shqipërisë, qofshin socialiste apo demokrate, nuk e kanë marrë këtë çështje seriozisht dhe nuk kanë ndërmarrë hetime të plota dhe të paanshme për të gjetur kush urdhëroi kryerjen e këtyre krimeve. Përse u dha ky urdhër? Cili ishte zingjiri i komandës? Kush i shkaktoi ato? Ku janë trupat e viktimave? Ku janë ushtarakët që janë dërguar për të kryer këto vrasje? Përse disa nga ata u falën? Kush i fali ata dhe pse?, etj. Ndërsa nëna, baballarë, bashkëshorte dhe fëmijë u mblodhën në Qafë-Thanë për të 15-in vit, për të përkujtuar vrasjen e bijve, burrave, baballarëve dhe fëmijëve gjatë muajve Tetor-Nëntor 1990, ata i bënë sërish thirrje qeverisë së Shqipërisë të hetojë the së sjellë para drejtësisë zyrtarët dhe oficerët që urdhëruan ekzekutimin dhe që morën pjesë në vrasjen e të dashurve të tyre ndërsa këta po iknin drejt Greqisë në kërkim të lirisë. Megjithatë, thirrjet e tyre bien përsëri në vesh të shurdhër. Në këtë përkujtimore nuk mori pjesë asnjë zyrtar i qeverisë.
Agim Smaili, një ushtar kufiri i asaj kohe, i cili u gjykua dhe u dënua me 15 vjet heqje lirie sepse kishte refuzuar të vriste ata që arratiseshin, tha se “ndërmjet muajve tetor-nëntor 1990, qindra, në mos mijëra shqiptarë u përpoqën të arratiseshin nga Shqipëria dhe të kalonin kufirin për në Greqi nëpër Qafë-Thanë. Posta Ushtarake e Kopstikut ishte ajo që ruante këtë rrugë. Duke e ditur se shumë shqiptarë mund të arratiseshin nëpër këtë rrugë, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë urdhëroi përforcimin nga Korça deri në atë Postë, duke u përpjekur ta frenojë këtë vërshim të shqiptarëve për në Greqi. Urdhëri ishte “Qëllo për të vrarë”. Të gjithë oficerët kishin marrë të njëjtin urdhër, dhe po këtë urdhër u dhanë ushtarëve të kufirit”.
“Ushtarët e kufirit duhet të ishin më të besuarit dhe t’i bindeshin këtyre urdhërave pa diskutim. Megjithatë, ne refuzuam të qëllonim dhe të vrisnim bashkatdhetarët tanë. Një grup prej nesh zgjodhi më mirë të arratisej nga Shqipëria për në Greqi se sa të vrisnim bashkëqytetarët tanë. Ne u quajtëm dezertorë dhe u akuzuam për tradhëti ndaj Shqipërisë, një krim që në atë kohë dënohej me 15 vjet burg”, thotë Panajot Karafili me telefon nga Greqia, ku jeton që kur iku nga Shqipëria në nëntor 1990. “Kur oficerët e kuptuan se ushtarët nuk po i bindeshin udhërave të tyre, ata ngritën një grup “Forcash Speciale” dhe i bënë vetë këto vrasje”, thotë Nikollaq Bako, 35 vjeç, në atë kohë i caktuar në Qafë-Thanë, dhe që iku në Greqi me 20 ushtarë të tjerë që refuzuan të qëllonin ata që donin të arratiseshin. “Ne duam që emrat e atyre oficerëve të bëhen publikë, dhe më pas të arrestohen dhe të gjykohen nga një gjykatë e paanshme për vrasjen e pjestarëve të familjeve tona”, thotë Angjelina Tirana, 55 vjeçe, djali i së cilës, Angle, 22 vjeç, u vra nga këta oficerë.
“Ushtarët e kufirit nuk i vranë të dashurit tanë”, thotë Artur Velia, Kryetari i Grupit për të Vërtetën në Masakrën e Qafë-Thanës. “Ata nuk iu bindën superiorëve të tyre, dhe pastaj superiorët e tyre, në bashkëpunim me Forcat Speciale nga Tirana kryen vrasjet”, thotë ai. “Ne duam që ata superiorë të sillen para drejtësisë”, vazhdon ai.
Thirrja jonë drejtuar Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë në Tiranë, z.Olldashi, nuk mori përgjigje, po kështu as thirrjet drejtuar Avokatit të Popullit.
Motivi i heshtjes së qeverisë për këtë çështje është e dukshme. Nëse do të ngrihen akuza kundër oficerëve përgjegjës për ato vrasje, ata oficerë do të përfshijnë edhe politikanët. Dhe kjo është e papranueshme sot në Shqipëri.
Ndoshta një ditë, dëshira e këtyre familjeve do të plotësohet, kur Shqipëria të zgjedhë një qeveri që të mos jetë e përfshirë në fshehjen e tyre.
Redaksia
Gjakmarrja kërcënon fëmijën edhe në barkun e nënës
Është një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare. Shteti është i pafuqishëm të ndryshojë diçka në këtë skemë vrastare, ndërsa shoqata të ndryshme raportojnë shifra tronditëse të viktimave të gjakmarrjes. Viktima të krismave të armëve në emër të gjakmarrjes, janë të gjithë shqiptarët, pa dallim moshe, nga pleqtë deri tek fëmijët, madje edhe tek ata që akoma presin të dalin në jetë dhe e përjetojnë frikën edhe në barkun e nënës. Një tragjedi e mirëfilltë është ajo që po përjeton prej kohësh Manjola Nikoll Kiçi. Faji i saj i vetëm është se është martuar me një pjestar të familjes së Robert Kiçit. Kjo histori është vërtet e dhimbshme dhe personifikon më së miri edhe zinxhirin e marrëzisë njerëzore në emër të gjakmarrjes. Robert Kiçi, kunati i Manjolës, vëllai i bashkëshortit të saj, Rrikut, për motive gjakmarrjeje ka vrarë më 19 shkurt 2005 një person të familjes Cubashi. Që nga ajo kohë, siç është edhe e parashikuar në Kanunin famëkeq ku bazohet gjakmarrja, kanë filluar kërcënimet ndaj të gjithë pjestarëve të familjes, madje edhe grave, nga familja e gjaksorit Cubashi. Nuk i ka shpëtuar kësaj skeme të llahtarshme as edhe Manjola, madje asaj i kanë kërcënuar edhe fëmijën që ka në barkun e saj. Kjo familje e re, mund të thuhet se është shkatërruar krejtësisht. Manjola dhe bashkëshorti i saj, Rriku, janë larguar për motive sigurie nga atdheu, ku vdekja për ta është shumë më pranë se vazhdimi i jetës, të cilën si bashkëshortë e menduan më të lumtur. Nga qershori i këtij viti, Manjola nuk e ka parë burrin e saj, nuk ka asnjë informacion për të, edhe pse në këto kohë ajo duhet të ndjente pranë bashkëshortin, në pritje të lindjes së frytit të dashurisë së tyre. Drama që ka përfshirë Manjolën, bashkëshortin, por edhe familjen në përgjithësi, tregon më së miri se “Murtaja e shekullit” në Shqipëri, është fatkeqësisht jo SIDA, por Gjakmarrja, e cila tashmë nuk kursen as edhe fëmijën në barkun e nënës së saj.
Albert Vataj
Liria e opnioneve jo vetëm duhet çmuar por dhe subvecionuar
Nga Ndriçim KULLA
Është thënë, p.sh. që nga John Miltoni në traktatin e tij të famshëm “Areopagitica”(1644), se liria e opinioneve përbën për një shoqëri praktikën më të efektshme për ndjekjen e së vërtetës. Me fjalë të tjera, qarkullimi i lirë i ideve është kërkesa e domosdoshme për një njohje të tillë. Madje kjo tezë themelore për shekuj të tërë jo vetëm që ka rezistuar, por ka pësuar zhvillim të mëtejshëm nëpër shumë fusha. Ashtu si tregu i lirë arrin të na sigurojë diktimin e produktit më të mirë, po kështu edhe konkurimi i lirë i ideve dhe opinioneve, duhet të na sugurojë edhe mendimin më të mirë e më të kualifikuar. Ja, pse lipset jo vetëm të çmohet e të vlerësohet, por edhe të investohet e promovohet liria e opinioneve. Ajo përbën edhe filozofikisht të vetmen rrugë në formulimin e maksimës së njohjes. E në rastin e demokracive moderne shqetësimet për funksionimin e tyre lindin përbrendësisht që në procesin e krijimit dhe zhvillimit. Mirëpo ideja e përthyrjes së realitetit shqiptar në prizmin e dijeve filozofiko-sociologjike, për t’i bërë “diagnozën” demokracisë sonë të re, me qëllimin e gjetjes së rrugëve të përmirësimit apo shërimit, fuqizimit apo shpëtimit të saj nga mendësitë dhe format e jetesës politike, civile dhe shoqërore, të sistemit totalitar që lamë pas, do të na përftonte spektrin e një shoqërie ku mbizotëron korrupsioni, nepotizmi, rritja e tejskajshme e formalizmit burokratik krahas me plutokracinë (rastit kur fuqia është në dorën e një “elite ekonomike”), apo e mundësisë për të “dirigjuar” informacionin dhe rrjedhën e tij, për të administruar madje edhe kulturën si një industri më vete në shërbim të kësaj elite ekonomike, ku dhe vetë shtypi dhe televizioni – në momente të caktuara, por me mjaft rëndësi – në vend që të ndërtojë opinione të drejta, manipulojnë edhe ato më të pranueshmit.Në segmente të qarta të komunikimit sot tek ne bëhet një luftë e drejtpërdrejtë dhe e sofistikuar, për të lënë sa më pak (a ka mundësi dhe asnjë) kanale komunikimi për idetë e reja apo idetë e mendimit të lirë të çdo fushe, pasi ato priren më tepër në ruajtjen e statuskuosë, ç’ka do të thotë, ruajtje e monopolit të shtypit dhe televizionit nga ana e një kaste analistësh, editorialistësh,të cilët për të mos cënuar këtë pozitë, shpesh nga paaftësia por shpesh edhe nga xhelozia apo cmira, bëjnë çmos të mbyllin çdo mundësi për ngjitjen dhe konfirmimin e këtyre ideve të reja apo mendimeve të lira nga të gjitha llojet e fijeve me të cilat ata vetë e ndjejnë veten të mpleksur.Në vend që të subvecionohen qartazi dhe në mënyrë trasparente krijuesit dhe përhapësit e ideve të reja për të cilat ka kaq shumë nevoj zhvillimi i këtij vëndi, po subvecionohen përhapësit e statukuos dhe kryesisht ata që në emër të shtypit të lire bëjnë pazare nga më të ndyrat për ndere të shumta pushtetore.Nuk është parë shpesh në bot, në mos të themi se është fenomen tipik korruptiv shqipëtar ,ku opinioni po kthehet gati në profesion.E po ti shtosh gjithë kësaj situate edhe interesat e nëndheshme ekonomike të kësaj kaste, atëherë jemi mëse të përligjur të mos flasim më vetëm për ruajtje pozitash, interesash apo statusquoje, por për simptomën më të qartë e më të rrezikshme të një krize të thellë të demokracisë.
Ndaj, dhe nga ana e mendimit objektiv, ka pasur gjithmonë një kritikë që i druhej ekzistencës së një demokracie që sipas tyre ishte “e tepërt”, ashtu siç ka pasur gjithmonë edhe një qëndrim tjetër që kritikonte ekzistencën e një demokracie “të mangët”. E para quhet “kritika liberale”, kurse e dyta “kritika republikane”. Shpeshherë ato trajtohen bashkë, kur në fakt është shumë e rëndësishme që të ndahen dhe të dallohen nga njëra tjetra.
Kështu, kritika liberale konsiston në pohimin se nëse institucionet demokratike nuk janë të balancuara nga ana e institucioneve të tjera (p.sh nëpërmjet kufizimeve kushtetuese për shtrirjen e pushtetit të qeverisë, magjistraturës së pavarur apo shtypit të lirë), atëherë demokracia rrezikon t’i bëjë shtrojë liritë individuale. Kush qeveris, duke pasur prapa vetes një konsensus të fortë popullor, mund t’i shkallmojë garancitë, mund t’u kanoset minoriteteve e të “kolonizojë” çdo fushë të jetës sociale. E kjo përfaqëson ankthin më të madh të demokracisë iliberale të “tiranisë së mazhorancës”. Ndërkohë që kritika tjetër, ajo republikane, parashtron si problem faktin se ka pak demokraci dhe se ajo që ekziston është e një cilësie të mangët. Ngandonjëherë për këtë gjë kritikohen kufizimet në pushtetin e mazhorancës, por shpesh si shkak i demokracisë së pakët përcaktohet skarsiteti i informimit të qytetarëve dhe mos-angazhimi i tyre në jetën publike,të cilën po e favorizon kjo mbyllje e sofistikuar që ekziston në shtypin tone të sotëm.Madje edhe projektet e ndryshme të demokracisë pjesmarrëse në zbatimin e tyre praktik janë ndeshur gjithmonë me indiferencën e publikut ose me atë që politologët e gjykojnë si një “mungesë të vajtueshme të virtytit civil” të shumicës së qytetarëve.
Nga ana tjetër, mjaft e prekshme në vetë strukturën e shoqërisë sonë, ështe edhe fenomeni i populizmit i cili ndikon drejtpërdrejt në nivelin e ulët të demokracisë pjesmarrëse. E në këtë luftë, tashmë kronike në shoqërinë tonë, do të qe mjaft efikase të përdoreshin edhe antidotë të veçantë, si psh ai i “artikuluar” nga ana e politologut të famshëm amerikan James Fishkin, këtu e 15 vjet më parë, por që sot ka filuar të përdoret gjithnjë e më shpesh e me mjaft sukses, jo vetëm në botën anglo-saksone, por edhe në Evropë. Bëhet fjalë për demokracinë “deliberative” ose demokracinë e adjudikuar, një instrument ky i spikatur në luftimin e dy burimeve kryesore që shkaktojnë populizmin, e që janë, së pari fakti se publiku nuk është i mirë-informuar në lidhje me çështjet për të cilat konsultohet; dhe së dyti, se ekzistojnë shpesh grupe të vetë-zgjedhur e jo përfaqësues që synojnë të flasin në emër të të gjithë komunitetit të interesuar. Përkundrazi, nëpër sondazhet deliberative – elementi thelbësor i kësaj demokracie – ”mikrobota” e qytetarëve i ka të gjitha mundësitë të bëhet e përgjegjshme për atë ç’ka voton. E si rezultat, mund të ndodhë shpesh që opinioni i tyre për problemet politike që konsultohen, të fillojë të ndryshojë. Aq më tepër që kampionët e përzgjedhur janë goxha përfaqësues, pasi seleksionohen me metoda thellësisht shkencore. Natyrisht, shtrohet pyetja: Po ç’përfitime vallë mund të nxjerrin demokracitë e sotme nga sondazhe të tillë? Lipset ta konsiderojmë problemin në dy nivele: nga njëra anë qëndrojnë qytetarët dhe nga ana tjetër tërësia e sistemit politik. Për sa i përket qytetarëve, jo vetëm këtu te ne, por edhe në shumicën e vëndeve më të zhvilluara, elektorati nuk është i mirë-informuar mbi detajet e ndryshme të politikave publike. Ekonomisti i famshëm Anthony Downs, një problem të tillë e përkufizon si “injorancë racionale”, duke e shpjeguar kështu: nëse vota ime vlen 1 në 1 milion, atëherë përse duhet të investoj kohë e lodhje për t’u informuar? Megjithatë, nga këndvështrimi i teorisë së demokracisë lipset që qytetarët idealë të jenë të mirë-informuar. Mirëpo, në fakt, ata kanë shumë pak stimuj racionalë për ta bërë një gjë të tillë. Ndërkohë që nëpër këto lloj sondazhesh, llogaritë për çdo qytetar që merr pjesë në këto eksperimente, ndryshojnë menjëherë. Çdo pjesmarrës ka zërin e vet mes disa qindra të tjerëve të angazhuar në këtë sondazh dhe një në 15, brenda grupit të vogël të diskutimit, që formohet sipas procedurës normative të këtij eksperimenti. Madje ajo që ndodh, ndiqet detyrimisht nga tv apo mediat e tjera. Në këtë mënyrë, arrihet motivimi i duhur racional i qytetarëve për t’u informuar në të gjitha detajet, duke pasur për rezultat në shumicën e rasteve ndryshimin e opinionit të tyre. Natyrisht, është e pamundur të arrijnë të informohen të gjithë qytetarët e një shoqërie, por fare mirë mund të kryhet procedura e një eksperimenti të tillë për një “mikrobotë” të përfaqësuesve të tyre, për t’ua transmetuar më pas rezultatin të gjithë politikanëve dhe vendim-marrësve. Ja, kjo është logjika dhe avantazhi i përdorimit të kësaj metode, që për shumë aspekte është perifrazuar si neo-tokëviliane. E kjo për faktin se ishte pikërisht Tokëvili ai që iu nguliti amerikanëve nevojën e përdorimit të meeting-eve dhe jurive të qytetarëve, bashkë me mënyrën se si ato mund t’i bëjnë të ndihen sa më efikasë. Më pas, ai u bë mjaft popullor edhe për ndikimin që pati në veprat e Robert Putnamit, mjaft i famshëm në parashtrimin e metodave të formimit të “kapitalit shoqëror”. Në këtë këndvështrim, edhe sondazhet deliberative, duke arritur të mbledhin bashkë njerëz të ardhur nga fusha të ndryshme për të diskutuar probleme të përbashkëta, janë një instrument i gjetur për të krijuar “kapital shoqëror”. Aq më tepër që diskutimet brenda sondazhit nuk prekin kurrë kategori politike konvencionale, të tilla si e djadhta apo e majta. Ato vetëm krijojnë situatat më të favorshme që publiku të përqëndrohet në thelbin e problemeve të veçanta politike si p.sh. shëndeti, edukimi, ekonomia, etj; Madje, shpesh rezultatet që dalin janë elementë që i pëlqejnë si të majtës ashtu edhe të djadhtës. Ja, pse demokracia deliberative është veçanërisht mjaft e dobishme dhe efikase në zgjidhjen e shumë problemeve të këtyre fushave që përmendëm më lart. Ja, pse propozimi i politologut amerikan mbi përdorimin e sondazhit deliberativ është pjesë përbërëse e politikës së ndreqjes së këtyre dëmeve të rëndësishme që shkakton padija e publikut dhe mos-pjesmarja e tij. Është vërtet një ide e mirë, që lipset me çdo kusht të eksperimentohet edhe te ne, edhe pse në fillim mund të rrethohet nga një frymë skepticizmi.
Rreth pozicionit te MPJ z. Besnik Mustafaj
A mund te kete dy shtete shqiptar?
Ne shqiptaret, per fatin tone te keq, shpesh here duam te jemi me ç’do kusht te gjithe politikane, diplomate, gjenerale e pse jo dhe udheheqes suprem. Perligjet ky kostatim i trishte i karakterit tone nga fakti qe ministri i ri i Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise, Besnik Mustafaj, eshte kthyer padrejtesisht ne tabele qitjeje per shume bashkatdhetar te nderuar por qe ne aspektin politik, diplomatik, atdhetar e intelektual mbase qendrojne shume larg figures se kompletuar te Ministrit tone. Megjithe kete fushate denigruese ndaj Tij e si rrjedhim ndaj politikes se jashtme shqiptare, une nuk besoj se ajo te jete e inskenuar me art ne ndonje tavoline te Beogradit apo te Athines per te perçare kombin tone ne kete moment teper kritik, por vjen thjeshte nga deshira e pakontrollueshme e shqiptarit per te kundershtuar ç’do gje e per te kritikuar kedo.
Pertej retorikes, le te analizojme per nje çast ate qe ka shprehur Ministri yne ne lidhje me Kosoven, gje qe ka prodhuar kryqezimin e tij mediatik, sigurisht nga bashkekombas atdhetar sa dhe ne te tjeret, por mbase me pak reflektive.
Nese Ministri yne eshte shprehur qe: “Do te kete vetem nje shtet Shqiptar…”, atehere per ç’fare krimi duhet ta akuzojme?
Le te bejme pak hapa prapa ne histori dhe te reflektojme per ca çaste.
Cilat kane qene aspiratat e popullit shqiptar ne rrjedhen e shekujve? Nje shtet shqiptar, siç proklamon Mustafaj, apo dy te tille?
Sigurisht rilindasit tane nuk u kenduan dy shteve shqiptare. Abdyl Frasheri e te tjere, ne Lidhjen e Prizrenit, nuk aspiruan per dy shtete shqiptare, por per nje dhe te vetem.
Ismail Qemali, Gurakuqi e Boletini nuk shpallen pavaresine e dy shteteve shqiptare apo te gjysmes se tij por te gjithe trojeve shqiptare etnike e te bashkuar ne nje shtet te vetem. Gjate luftrave ballkanike, qe pararenden luften e pare boterore, gjysherit tane nuk luftuan per dy shtete shqiptare por per nje komb shqiptar te bashkuar ne nje shtet. Ne Konferencen e Mukjes nuk u vendos per dy shtete shqiptare por per nje dhe te bashkuar, pavaresisht se famekeqi Hoxha i nderroi letrat nen tavoline.
Po per gjate pesedhjete viteve diktature e gjenocid qe pasuan luften e dyte boterore ne Kosove, shqiptaret atje nuk luftuan valle duke aspiruar bashkimin me token ame ne nje shtet te vetem shqiptar?
Atehere perse Ministri Mustafaj duhet te shkele turpshem mbi gjakun e deshmoreve dhe heronjeve tane e te mbeshtese tezen e dy shteteve shqiptare? Perse valle?
Qe Kosova nuk do te jete kurre me nen Serbi e kane kuptuar edhe qytetaret e Burundit, ndaj ne sot duhet te pregatitemi e te ndergjegjesohemi me tempin e kohes pasi se shpejti mund te na shtrohet pyetja: Ju shqiptare aspironi per nje shtet apo per dy shtete? Ne si mendojme te pergjigjemi nese do na parashtrohej nje referendum i mundshem? A jemi ne te gatshem qe te jetojme ne nje Shqiperi te bashkuar? Mbi kete dhe vetem mbi kete duhet ta pyesim thellesisht vehteveten tone.
Nuk eshte me sekret qe mbi te ardhmen e Kosoves kancelerite perendimore kane mbi tryezen e tyre tre opcione:
1- Opcioni serb dhe i mbeshtetesve te tij, perhere e me te pakte, “me shume se autonomi dhe me pak se pavaresi”. Ky opcion tashme duket perfundimisht i destinuar te mbete ne kaseten e harreses dhe parashikohet te jete i pari qe do te skartohet nga tryeza e bisedimeve.
2- Opcioni i dyte, Kosova shtet i pavarur. Ne kete pike duket se konvergojne pjesa me e madhe e kancelerive perendimore si dhe nje pjese e opinionit shqiptar ne Kosove dhe Shqiperi. Por sa prosperitet mund te kene dy republika shqiptare te vogla dhe te varfera te ndara me kufi mes tyre, qofte ai dhe thjeshte imagjinar?
3- Opcioni i trete, nje shtet shqiptar ne Ballkan. Kjo e fundit ka qene dhe eshte aspirata shume shekullore e popullit tone, deshira e vetme e jetes te patrioteve tane me te mire, amanet i te pareve tane. Ky opcion eshte mbase me pak i konsideruar nga faktori nderkombetar, e ja ku hyn ne skene deklarimi i Mustafajt ne tentative per te kerkuar me shume mbeshtetje internacionale ndaj kesaj teze te trete. Sigurisht qe Ministri yne me shprehjen “nje shtet shqiptar” ne menyre te rafinuar ka dashur te perligj pa shume komente kete aspirate te ndritur e te enderruar nga shume gjenerata, nje komb shqiptar, nje shtet shqiptar.
Kush e njeh sadopak diplomacine e kupton qe nje deklarate e tille shume e guximeshme nuk mund te sqarohej me tej. Kujt i drejtohej per ta kuptuar, e ka kuptuar. Ka mjaftuar kjo thenie e Ministrit tone qe shtypi zyrtar serb ta konsideroje Shqiptaro madh. Ndaj, nje diplomati nuk duhet pretenduar qe ti kerkohet shqiptarçe: …epo thuaje troç dhe shkoqur se nuk e kuptuam te gjithe!!!
Diplomacia eshte art e si i tille nuk kuptohet nga te gjithe.
Dr. Alban Kraja
Kryetar i lidhjes shqiptaro-arberesh ne Itali
Bujanovc: Sulm me bombë në shtëpinë e Reshat Avdullahit
Pak ditë më parë, pikërisht më 28 nëntor, sulmohet me bombë shtëpia e zotit Reshat Avdullahi, në fshatin Zarbincë, komuna Bujanovc. Shpërthimi i bombës e ka shkatërruar pjesërisht banesën. Siç dihet, kjo shtëpi, si të gjitha të tjerat në malësinë e Bujanovcit, është pa banorët e saj që nga lufta e fundit, kur edhe u bë shpërngulja me dhunë nga ushtria serbe, e cila gjendet edhe sot e kësaj dite e stacionuar në këtë rajon. Motivet dhe aktorët e këtij akti terrorist ende nuk dihen zyrtarisht pasi policia serbe nuk pranoi të prononcohet për gazetën tonë.
Sipas burimeve tona të sigurta, mësojmë se qëllimi i këtij sulmi ka qenë vrasja e Reshat Avdullahit, për të cilin serbët kishin të dhëna se ishte kthyer nga Franca. Por, për fat të mirë, Reshati nuk ishte kthyer aty. Me këtë rast vlen të theksojmë se Reshat Avdullahi ka qenë një ndër aktivistët e njohur të Partisë për Veprim Demokratik që nga themelimi i saj e deri sa u largua për në Francë për të shpëtuar nga vdekja. Shumë shokë të tij mësojmë se janë vrarë mizorisht pa asnjë faj, thjesht se kanë kontribuar për liri e të drejta njerëzore, aspirata të cilat vetëm vëmendja e amerikanëve mund t’i konkretizojë. Reshat Avdullahi ka mbajtur poste të rëndësishme politike në këtë parti, si kryetar për rajonin e Malësisë, ku ka mbuluar fshatrat Zarbincë, Pribovc, Novoselë, Suharren dhe Ramnabuq, dhe ka qenë anëtar i kryesisë së degës Bujanovc.
Sipas burimeve tona, aktiviteti i tij politik është shkak i shumë bisedave informative nga policia serbe, që çuan edhe në burgosjen e tij, ku ka provuar dhunë e keqtrajtim çnjerëzor. Në reagimin e PVD-së dega Bujanovc, për sulmin me bombë më 28 nëntor, theksohet se ky ishte një sulm i policisë sekrete serbe drejtuar drejtpërdrejt kundër jetës së Reshat Avdullahit, me qëllim eliminimin e tij fizik në njërën anë dhe shkaktimin e panikut dhe bërjen e pamundur të kthimit të popullatës së dëbuar, nga ana tjetër.
Ne arritëm të marrim edhe deklaratën e nënës së Reshatit, zonjës Sherife Avdullahi, e cila nga ky akt kriminal e terrorist është shumë e tronditur dhe e shqetësuar për jetën e djalit të saj. Sherife Avdullahi thekson se ky është sulmi i dytë, pas atij të 10 shtatorit 2001. Ajo na tha, me lot nëne nëpër faqe, se ishte lajmëruar nga djali se ai mund të kthehej nga perëndimi dhe kjo ishte tmerr, pasi djali mund të vritej. Në të vërtetë shumë nëna janë shamizeza për djemtë e tyre që një pushkë, një bombë, një thikë pas shpine etj., u ka marrë jetën edhe pas shumë vitesh, kur ndonjëri ka menduar se mund të takojë të afërmit.
Jetmir Delaj
Sqarim për shkrimin “Shqipëria e vogël e krimeve të mëdha”
Sqarojmë të gjithë lexuesit e shumtë, brenda dhe jashtë vendit, të gazetës “Shqipëria Etnike”, për disa gabime tekike të konstatuara në një nga shkrimet e numrave të kaluar, atë me titull “Shqipëria e vogël e krimeve të mëdha”, botuar në numrin 77, ditën e martë, datë 14 qershor 2005, në faqen 10, me autor Rifat Ymeri.
Në këtë shkrim rrëfehet historia e dhimbshme e një çifti të ri, Kreshnik Osmani dhe Manjola Zojza, të cilët si shumë të tjerë, u detyruan të marrin rrugën e emigracionit për t’i shpëtuar vdekjes.
Si pasojë e gabimeve teknike gjatë procesit të përgatitjes së gazetës, në disa fjali ka pasaktësi përsa i takon datave të paraqitura. Kështu, aty ku thuhet se “Më 31 mars 1994, Kreshnik Osmani është pranuar anëtar i Shoqatës “2 Prilli”…”, sqarojmë se duhet të jetë “Kreshniku është bërë anëtar i Shoqatës “13 Dhjetori 1990” më 10 tetor 1994 dhe jo më 11 janar 1995”.
Ndërsa në një shprehje tjetër ku thuhet “Më 20 tetor 1998, thirret në Komisariatin e Shkodrës, ku gjatë hetimeve…”, saktësojmë se “Kreshniku nuk ka patur frakturë në kafkë, kur është goditur më 20 tetor 1998, por është plagosur seriozisht”.
Kemi patur një pasaktësi edhe në një shprehje tjetër. Aty ku thuhet se “Në tetor 2002 demokrati Kreshnik Osmani njihet me aktivisten dhe anëtaren e PD-së që nga viti 2001, zonjushën Manjola Ndue Zojza…”, sqarojmë se “Manjola Zojza është arrestuar më 2 prill 2002 dhe jo më 2 prill 1992”.
Në fjalët ku citohet: “Manjola është mbajtur nga 11 prilli deri më 14 prill 2003 në komisariat me akuzën banale…”, saktësojmë se “Bëhet fjalë për Festën e Pashkëve Katolike të vitit 2003 dhe jo atyre të vitit 2004”.
Redaksia e gazetës “Shqipëria Etnike” e sheh të arsyeshme të botojë këtë Sqarim, duke u kërkuar ndjesë lexuesve të shumtë të saj brenda dhe jashtë vendit, për disa pasaktësi të cilat kanë ardhur si pasojë e disa gabimeve teknike gjatë procesit të përgatitjes për botim të gazetës.
Redaksia
Ne emer te jetes, riktheni vdekjen!
Ishte viti 1993 kur ne mes te qytetit te Fierit, u varen dy vellezer kriminele. Per 4 vite, deri net e mbarphtin 1997, nuk u degjua thuajse asnje lajm per vrasje kriminale. Ishte hera e fundit, kur shteti, te emer te jetes, denoi me vdekje dy shtetas qe nuk meritonin te jetonin me ne mesin e njerezoreve. President i vendit ishte Sali Berisha.
Pas vitit 1997 u rrit ndjeshem kriminaliteti ne Shqiperi. Ngjarje nga me makabret u konsumuan Brenda kufinjeve te vendit tone, por edhe ne ujera kombetare e nderkombetare. Nderkohe, askush nuk mund te denohej me me vdekje. Ne emer te “bashkimit me familjen e madhe te Keshillit te Evropes”, denimi me vdekje u abrogua.
Te jete apo te mos jete denimi me vdekje ne fuqi?
Kam mendimin se nese do te behej ndonje referendum, mbi 2/3 e shqiptareve do te shpreheshin pro ketij denimi. Megjithate, sovrani ia ka deleguar puhstetin 140 zoterinjeve, te cilet as qe e cojne ne mend te rikthejne denimin me vdekje. Ndoshta jo vetem per te qene koherente me Evropn, por edhe ndoshta nuk jane ndjere te rerzikuar nga kriminaliteti ekstrem, “buurrat e koombit” nuk kane nder mend te dikutojne kete ceshtje.
Personalisht, kam qene dhe jam per mbrojtjen e jetes se cdo njeriu por kur ai e jeton si i tille. Kur nje grua 40 vjecare, vret dhe masakron nje femije 7 vjec, i fsheh kufomen vetem per faktin se ai eshte nip ii dashnorit qe e ka lene, nuk kemi te bejme me njerez. Kur nje Monster, si ai i Shkodres, masakron , nenen dhe femijen e saj 3 vjecar, nuk meriton te rreshtohet nder njerez. Kur ne emer te gjakmarrjes, vriten femije dhe gra, ai vrases nuk quhet me njerezor. Kur tentohen te vriten dhe grabiten 2 murgesha, vetem per tu marre 5 mije leke, at ate rinje meritojne te provojne rrathet e Ferrit.
Kam qene dhe jam i bindur se “frika e ruan vreshtin” sic jam mese i sigurte se frika per humbjen e jetes tende permes dores se shtetit, do te ndalte doren tende teksa perpiqej ti merrte jeten nje tjetri.
Eshte koha e shembujve. Shteti duhet ti jape i pari ato. Te mbroje jeten e qytetareve te tij, duke rikthyer denimin me vdekje per kriminelet vrases. Nese dikush do te ndjente mbi koke ligjin e denimit me vdekje, do te matej teksa do te vriste te pafajshem ne emer te gjakmarjes, gjaknxehtesise apo motive te tjera.
Nje mik i imi nga Berati, keto dite me ktheu ne mendje nje ngjarje vertete rrenqethese. Nje babi i kishin vrare djalin e vetem dhe teksa ishte ne sallen e gjyqit te vrasesit, mbetet i habitur kur gjykata e denon kriminelin me vetem 7 vite burg. I drejtohet gjykatesit:
– Jam gati te bejm une 7 vite burg, vetem me sillni para meje vrasesin, te cilin dua te vras me doren time…
Eshte dhimbja e nje prindi per djalin e tij te humbur, por edhe shprehje e opinionit te pergjithshem per drejtesine ne Shqiperi. Vete shteti dhe struktura te tija, nxisin konflikte, stimulojne akte kriminale, teksa nuk ka denim me vdekje, por edhe denimet e tjera jo kapitale, kane tendence uljeje apo faljeje. Si mund te jetoje nje prind, teksa sheh se vrasesi i birit te tij, denuar me 25 vite burg, “del” pasi ka vujtur 3-5 vite, ndersa krijesa e tij e pafajshme kalbet ne dhe te zi?
Mbase me kete sy, duhet ta shohin edhe deputetet tane rikthimin e denimit me vdekje. Me te vertete, mund te marre fund jeta e nje krimineli, por ajo mund te rrezikonte edhe jete te tjera, jo vetem si pasoje e “hileve” me drejtesine, por edhe nga “siguria e larte” ne burgjet tona. Nese ne emer te shume jeteve, mijera jeteve te pafajshme, duhet te sakrifikohet nje per te ruajtur te tjerat, ia vlen sakrifica njerezore. Nese duhet te merret jeta e nje njeriu, i cili ka marre me pare nje jete, shteti duhet te veproje. Ne te kundert, do te jete edhe per shume vite Vetegjyqesia!
Blerti DELIJA
Poeti i papërsëritshëm
“Nuk ka dhe nuk mund të ketë epokë historike pa poetë”
(Pierre Reverd)
1. Jo pa qëllim e nisa mendimin tim me këtë thënie brilante të Reverdis për poetët. Një, që padyshim ka skalitur portretin e tij në hije-dritën e epokës historike, është edhe Vinçenc Prennushi, të cilin gjatë gjysmëshekullit të fundit të XX-ës e anatemuan nga harta e krijuesve që lanë gjurmë rrezeshpuese në letërsinë shqipe. Për herë të parë njihem me poezinë e Prennushit, nëpërmjet studiuesit Alfred Çapaliku, i cili ka bërë një punë shumë serioze në mongrafinë e “At Vinçenc Prennushit” (Shkodër 1996), ku libri hap një dritare nga ku mund të shquajmë qartë kristalizimin shpirtëror të poetit të mohuar. Unë nuk do ta quaja veten si studiuese, por me obligimin si poete dhe si qytetare e këtij trualli, ngazëllehem e dergjem në shtratin e poezisë së Prennushit, pasi arti i tij më ka gërvishtur plagët e identitetit tim, të të parëve të mi, për faktin se jam nga treva e Çamërisë, nga gjaku i pellazgëve dhe i aranitasve. Pikërisht në maj të këtij viti, në takimin “Fjala poetike Sarda 2005” isha anëtare e jurisë. Një maturante e Gjimnazit “Jordan Misja”, Suida Arçi interpretoi poezinë “Grueja Shqyptare”, të V.Prennushit, e cila mori çmimin e parë unanimisht.
Nuk mund t’i përshkruaj emocionet që përjetova gjatë takimit tim me shpirtin krijues të poetit, ku nëpërmjet zërit të një adoleshenteje derdhej zjarri i atdhedashurisë, si jehonë legjendash, e përplasej tej faqeve të malit përreth, ku ende shpirti i thellë e i pavdekshëm i poetit që thërriste:
“Shqypnija asht’ e shqyptarëve”.
Nuk mund ta harroj gjendjen e brendshme që fërgëllonte si prush, në gjendjen e interpretimit të fjalës poetike të Prennushit, m’u shprishën të gjitha qelizat e trupit dhe të shpirtit tim. Asnjëherë s’u ndjeva më e mbrojtur sesa tek fjala e poetit.
Në sytë e adoleshentes (interpretuese) shkëlqenin lotët e triumfit, si ushqimi më i ëmbël në magjën artistike të fjalës së shenjtë poetike të Prennushit, që do t’më mbetet gjatë në kujtesë. Zemra ime ngrihej lart në qiellin e fjalës. Ky pra është poeti, kjo është fjala magjike, që hyn në brendësi të shpirtit njerëzor me mjeshtërinë e komunikimit në art.
Emocionet e jashtme marrin forcë e ngjyrë me emocionet e brendshme fizike të librit, që më dridhet ndër duar, duke e rilexuar.
2. Në vëllimin me poezi “Gjeth e Luli”, spikat timbri leksikor në tërheqjen e gjuhësisë së gegërishtes, me një shprehje të pastër emocionale.
Poezia e V.Prennushit në përgjithësi është një ligjërim ëndrrash, akt-formash, e besimit tek njerëzorja, tek jeta, me gjetje befasuese, brenda origjinës së ëndrrës.
Ky ligjërim ndërtohet me shtresa të vendosura mbi dhe nën një ligjërim të lashtë. Poeti, duke qenë një njeri me dije, i rritur dhe edukuar në Shkodër, me kulturën e besimit katolik gjatë aktit të krijimit, tenton efektet për rindërtimin e besimit tek poezia dhe fjala e poetit. Ai ndërton boshtin krijuese me tre akse poetike: a) patriotike, b) shoqërore, c) fetare.
Të tre akset lëvizin në gjendje të harmonishme, duke finalizuar koncertin e tij poetik me partitura të ndryshme gjendjeje muzikore, pa lëvizur shkopin magjik të dirigjimit, të qëllimit artistik. Këto lëvizje gjendjesh, i gjejmë në shtyllat bazë të ndërtimit poetik, tek poezitë: “Tuj dekë”, “I vor’fni”, “Kreni”, “Lulja e reja”, “Shekullit”, “Nana”, dhe deri tek poezia “Në rrymë të moteve” e cila (për mua) është një poezi e pastër emblematike, ku çdo rrokje, çdo fjalë, çdo varg vallëzon si refren bibliko-artistik. Kjo poezi ka ritëm të lartë shpirtëror-moral-qytetar. Këtu himnizohet madhërishëm në formë artistike Paqja, që gjithë vendet e kombet e botës e ruajnë si gjënë më të shenjtë e të paprekshme. E gjithë vepra e Prennushit paraqet një tablo serioze, ku burimi i aktit krijues është rrjedhje e gjendjes së brendshme shpirtërore të poetit, me gjetje origjinale të figurave, që Prennushi i gjallon, i madhëron si nevojë e qëllimit të misionit artistik. E gjithë “loja” artistike, epiqendrën e vendos në kufirin e idealit qytetar e njerëzor, për të përjetësuar identitetin e Atdheut, me simbolin e Flamurit. Duke paraqitur në krijimtarinë e tij personalitetin e njeriut atdhetar që rreket për lirinë dhe dashurinë e amësisë (atdheut). Ky koncept i rëndësishëm i Prennushit, si koncepti i përjetësisë së poetit për atdheun e tij. Arti i Prennushit më kujton një thënie të Gëtes: “Poeti duhet ta dojë atdheun edhe si njeri, edhe si qytetar”. A nuk është edhe Prennushi një poet me vlera të spikatura qytetare të atdhedashurisë në poezitë e tij, si: “Shqypni e s’ke”, “Burri Shqyptar”, ku ai ligjëron skenat dramatike që luheshin mbi fatet e Shqipërisë (në atë kohë) gjatë luftërave botërore.
“Por t’ka ruejtë, djalë, Zoti krahët.
T’ka ruejtë krahët e t’ka falë t’shkathët:
Eja, pra e t’shtërngoj n’gji,
Mandej del, prap për Shqypni…”
Kjo është një tabllo, për dëshirën, urtësinë e trimërinë e heronjve në poezinë “Burri Shqyptar”. Edhe pse V.Prennushi shkroi vetëm një vëllim poetik “Gjeth e Lule”, ai tregon vlerat e një eruditi, që ditë të ngjizë shpirtin me artin e të shkruarit drejt mëshirimit të një vepre artistike jetëgjatë, me temë patriotike, duke krijuar një Un të tijin, në ansamblin e poezisë shqipe.
Një ndër poezitë, (tipike për karakterin e shqiptarit), është “Ushtari i vogël”. Është shumë interesant ndërtimi i poezisë me objektet realë, siç janë: veshja e ushtarit, shpata e pushka, që poeti përdor në imagjinatën e lëvizjes, për t’i vënë si elemente të jashtme në funksionin e elementit bazë të poezisë, duke realizuar formën metafizike të poezisë.
Forma gjeneruese e heroit të poezisë është “Ushtari i Vogël” ende fëmijë, që rrit dhe fuqizon qëndrueshmërinë artistike në aktivizimin e aktit poetik me figurën simbolike të nëntekstit që është elementi themelor (ëndrra), ëndrra për t’u bërë gjeneral.
“Punë fort t’mdha kishem me krye,
Edhe anmiqt kishem me i thye:
Me qindresë e dalë-kadalë
General kishem me dalë”.
Pra, ëndrra e “Ushtarit të Vogël” është që të bëhet gjeneral, t’i shërbejë me devotshmëri e trimëri vendit të tij, dhe emocioni rritet me vargun autoritar, pasi:
“General! S’a punë me luejtë:
Me ra n’luftë edhe me muejtë,
Me drejtu gjith at ushtri,
Por ç’dobi, se ndodh i vogël,
As s’di ç’ujë e ban kët gogël”.
Përpilimi artistik i dëshirës së lindur nga fantazia, e rrit poetin, e çliron nga qenia e pavetëdijes, duke e zhveshur elementin e parë në aktin krijues të gjendjes bazë, që është ëndrra.
“E them unë pra sado qi fmi
Me dek kisha për Shqypni”
Një gjendje tjetër në këtë poezi është shpirti human i poetit, ku “loja” e heroit të vogël, në mënyrë krejt naive, si ai fëmija me botë të pastër shpirtërore, di të falë më parë se i rrituri. Ja sprova:
“E, masi, me ndihmë të Zotit,
T’siguroj tokën e Kastriotit,
Edhe anmiqt un do t’i fali,
Mjaft qi t’m’thonë: Rroftë generali”
Ideja e autorit gjatë kontestit të ligjërimit hap çelësin e aktit krijues, si histori të epokës së poezisë, ku V.Prennushi zë një vend komod, për të udhëtuar gjatë, deri në ditët e sotme, pa shënuar ndonjë eveniment të veçantë në poezi, prej eunukëve vargëzues, edhe pse sytë e poezisë së “djeshme”, janë bebet e syrit të sotëm të poezisë shqipe, si: N.Frashëri, Mjeda, Fishta, Pali, Camaj, Migjeni, Prennushi, etj.
Pa shkëlqimin e vështrimit të tyre, ne jemi miopë.
Zëri muzikor në poezinë e Prennushit mbështet një vegël të lashtë muzikore, që shfaqet në ditët e sotme gjatë tingullit kuptimor të tekstit, e herë si imazh i lëvizjeve të notave që mërmërijnë në shijen e buzët e lexuesit të çdo kohe. Andaj, lexuesi i vëmendshëm përzgjedh të marrë fjalën e shenjtë të poetit për ta interpretuar si mundësi të ligjërimit. Këtë gjë po bëj edhe unë, për të realizuar qëllimin e shijeve të mia, me poezinë e Prennushit.
“Poezia duhet të mëshirojë qenien e kombit që ka karakter kombëtar” (Hegel)
Ky koncept për poezinë me karakter kombëtar ekziston tek poetët e mëdhenj, paqedashës, humanë e njerëzorë. Njëri prej tyre është edhe Prennushi, që meriton vëmendjen për artin dhe misionin artistik, që përcjell në letërsinë shqipe.
Me të drejtë Alfred Çapaliku në librin e tij thotë: “Ai zë një vend që e justifikon piedestalin dhe monumentin prej tingujsh e fjalësh në panteonin e letrave shqipe”.
Struktura e simboleve në poezinë e Prennushit është ngjizur harmonishëm në formën e shpirtëzimit idealist, duke krijuar në trungun artistik “Gjeth e Lule”, rrezatimin e figurave poetike, si nevojë e brendshme për ndërtimin e Un-it-Simbol, që mban vulën Vinçenc Prennushi. Dhe këtë përcaktim timin e mbështes në dukurinë e teorisë të poetizimit Prennushian me temë patriotike. Poeti i përket kësaj kategorie njerëzish, ku me mbretërinë e atdhedashurisë përputhen me ata njerëz patriotë, që kanë sakrifikuar gjithçka për lirinë, për simbolin më të shenjtë që kanë patur luftëtarët e lirisë. Gjithashtu edhe ideatorët e rilindjes kombëtare, që mendjen e penën e tyre e vunë në shërbim të njohjes së identitetit të shqiptarëve si kombi më i lashtë në Ballkan. Këtë atmosferë idealiste, patriotike e gjej në poezinë “Grueja Shqyptare”, që për mua është një kryevepër letrare e Prennushit. Po citoj disa fragmente nga poezia, ku autori me intuitën intelektuale krijon klimën e ankthshme në aktin e krijimit:
“T’bin e vet kshtu e pvetë e ama:
-Ç’ke, moj bi, qi kjan e fshan?”
…..
“Nanë, dashtnija m’ka molisë,
Prandej kjaj-o tuj qindisë!
-T’u thaftë goja, bi, ç’po thue?
A kaq shpejt ti m’je tërbue?”
…..
“Jam shqyptare e bi shqyptari,
E ato fjalë, nanë, s’mund i bari:
Zemrën dysh un’ s’mund e daj:
M’len t’qindisi, m’len të kjaj!”
Ky dialog (amë e bijë) shënon pikun më të lartë emocional, shqetësimin e nanës dhe dashurinë e brendshme të bijës, e cila ishte duke qendisur flamurin kuq e zi, për të ngritur lart kulturën e identitetit kombëtar, duke madhëruar skenën e interpretimit të gjendjes shpirtërore-artistike të fjalës më të madhe, më të rëndësishme në këtë poezi, ndërtuar me gjetjen imagjinative të dialogut nanë e bijë. Shqetësimi i nanës nuk e ndaloi dashurinë e së bijës, edhe pse fryma e fundit, depërtoi si rreze e artë mbi pëlhurën e qendisur, që do të mbështillte trupin e pajetë të vajzës, simbol i përjetësisë të kombit shqiptar.
“Se ç’e gjet të zezën nanë
Nën kët diell e nën kët hanë!
Merr pëlhurën, qi pat endë
Bija e sajë; kishte pasë kenë
Kuq e Zi e m’të qindisë
Gjet dashtnin qi e kisht’ molisë.
Për rreth shqypje, m’dorë prarue,
Fjalët e hershme, fjalët e të parëve:
Se Shqypnija asht e Shqyptarve.”
Pikërisht këtu është dashuria më e fortë, e qëndrueshme, dashuria e ëndërruar e bijës, e cila pasionin e idealit të madh e realizoi duke sfiduar dhimbjen e trupit përmes dritës hyjnore. Këto efekte artistike shoqërohen me emocione të fuqishme, duke shënuar një përputhje uniteti me: gjetjen e fabulës poetike, staturën artistike, “lojën” brilante të dy personazheve, dhe finalizimi i përsosur interpretativ të autorit, që arrin kulmin më të lartë të qëllimit artistik.
“Lidhniu tok, si bajshin motit
Ato bijat e Kastriotit,
E broh’ritni n’gzim e n’vajë:
Rrnoftë Shqypnija e flam’ri i sajë.”
Ky është shpërthimi më i fuqishëm i gjendjes së poetit, gjatë deklamimit ligjërues në mbyllje të misionit të tij, të idealeve të poetit patriot, qytetar e fetar.
Shpresoj që krijimtaria e V.Prennushit të zgjojë interesin e shumë personaliteteve të artit e të kulturës shqiptare, pasi në çdo vend të botës, këtyre modeleve të papërsëritshëm në llojin e vet, u kushtohen buste mermeri, si kult i fjalës me ideale të shenjta kombëtare.
Po e përfundoj mendimin tim me një sentencë të artë të Naim Frashërit:
“Ti Shqipëri më ep nder
Më ep emrin shqipëtar”
Kjo thënie e poetit kombëtar, Naim Frashëri, vlen 100% dhe për poetin Prennushi.
Fatime Kulli
Për zëvendësimin e administratës më të korruptuar në botë ka vonesë, por jo harresë
Edhe pse kanë kaluar rreth 3 muaj nga dita kur qeveria demokratike dhe aleatët e saj kanë marrë në dorë fatet e Shqipërisë, shumica e institucioneve në Shqipëri dhe në Malësi të Madhe ende janë në duart e ish-pushtetarëve e militantëve socialistë. Demokratët e vërtetë që janë edhe promotori i fitores historike të tre korrikut, ndonëse qëndrojnë jo vetëm të papunë por edhe të zhgënjyer disi shpresojnë se pritja e gjatë e persekutimit të tyre tetëvjeçar një ditë do të marrë fund, duke zëvendësuar ata që bota demokratike i quan administrata më e korruptuar në botë. Largimi i administratës së majtë nga pushteti nuk është një revansh i demokratëve, por një nevojë historike, për të çliruar Shqipërinë nga “ushunjzat” që për tetë vite u pinë gjakun gjithë shqiptarëve demokratë e të ndershëm, dhe me këtë “gjak” varfëruan e shpërfytyruan vendin tonë duke e bërë që t’i ngjajnë më shumë Afrikës së zezë, se Europës së bardhë, së cilës i përkasim, e ndërsa ata pushtetarë të majtë për vete krijuan afarizma, vila luksoze dhe u bënë milionerët më të mëdhenj të vetë kontinentit plak. Gjithsesi, ora e ndryshimeve ka filluar të trokasë kudo në Shqipëri, por kjo orë duhet të ecë me hapin e kohës e jo të pushtetarëve të majtë që me makinacionet e tyre kërkojnë ta ngadalësojnë apo ndalojnë orën e ndryshimeve, që do të thotë orën e mbërritjes sonë në sofrën e Europës Perëndimore që ka vite që na pret, por që na mirëpret të pastruar nga “ushunjzat” që na kanë zverdhur duke na pirë gjakun tonë arbëror… Demokratët dhe aleatët e tyre të vërtetë kanë besim të patundur se demokracia në Shqipëri do të triumfojë, por ky triumf bëhet pa kosto nëse respekton kohën për të cilën shqiptarët shpresuan dhe shpresojnë. Qeveria demokratike dhe strukturat e saj nuk duhet të hezitojnë, ato duhet të largojnë pa vonesë strukturat militante të PS e bishtave të saj, duke i zëvendësuar me profesionistë dhe njerëz të ndershëm e patriotë, para të cilëve populli ta ndjejë veten si para shokut, vëllait e mikut, e jo si deri tani para atyre që kërkonin t’u merrnin gjithçka, shpesh edhe shpirtin. Demokratët duhet ta dinë se janë përgjegjësit kryesorë jo vetëm për vete, por edhe për aleatët të cilët shpesh në këto fillime janë treguar të papërgjegjshëm, duke sjellë në krye të institucioneve që u ka lënë PD-ja njerëz të marrë hua nga skutat e kuqe të Partisë Socialiste, çfarë do të thotë jo vetëm shpresë për të qëndruar në punë militantë të majtë, por edhe mbulim i korrupsionit e hajnisë tetëvjeçare, gjë që do të bëjë një shou për të keq tek demokratët dhe vetë populli… Natyrisht ky është fillimi e pas tij vjen korrigjimi, thotë një fjalë e urtë popullore, por për këtë Partia Demokratike dhe aleatët e saj të vërtetë duhet ta bëjnë të qartë se po vonuan verdiktin e shqiptarëve do të shkojnë në vend, duke zëvendësuar pa hezitim administratën më të korruptuar në botë, me administratën e re me bindje europerëndimore, që njëkohësisht do të thotë edhe demokratike… dhe për profesionistë të vërtetë e të ndershëm ka vend për të gjithë, qofshin ata edhe me bindje të majta apo të djathta…
Ndue Bacaj
Pa titull, por pushtetare
Një sentencë thotë: “Çdo popull meriton atë pushtet që ka”. Atëherë nga kjo rrjedh që një popull që nuk i do pushtetarët e vet nuk quhet popull i mirë.
Një poezi e Gëtes e titulluar “Pa titull” flet për tri vlera që në jetën e një njeriu zënë vend shumë të rëndësishëm. Ato janë: paratë, nderi dhe guximi. Në poezi, Gëte na flet se si bëhemi dhe ç’duhet të bëjmë në rast se ndodh t’i humbim këto vlera. Për njerëzit e thjeshtë ato mbeten në kuadrin e këshillave, që edhe po u kuptuan dhe u zbatuan, do të ishte shumë mirë. Por qëllimi im është që këto tri vlera t’ua përshtasim pushtetarëve tanë. Tani, ndoshta nuk do të binte krejtësisht në përputhje me versionin origjinal të poezisë, sepse siç duket, as vetë poeti, kur e shkroi poezinë, nuk mendoi fare për pushtetarët në përgjithësi. Por ne do të mundohemi të vëmë në pah dhe të shohim në këndvështrim prej pushtetari humbjen e këtyre tri vlerave.
A ju ka shkuar ndonjëherë ndër mend se ç’mund t’i ndodhte një pushtetari nëse ai do të humbiste paratë e tij, nderin e tij apo guximin e tij. Një katastrofë e vërtetë, apo jo?! Ndoshta ju ka interesuar ndonjëherë se ç’mund të ndjejnë këta “të gjorë” në rast se për një arsye, apo një tjetër do t’u ndodhte kjo fatkeqësi e madhe. Le të shohim së bashku nëse kanë apo nuk kanë ndjenja pushtetarët tanë.
“Paratë ke humbur/diç ke humbur/duhet të mendosh/të tjera të fitosh”, thotë Gëte së pari. Po pse, more zotërinj “diç” është të humbasësh paratë?! Shikoni se është gabim! Sepse pastaj na bie mua dhe ty t’i mbajmë ato. E pse duhet t’i mbajmë ne?! Po dinë të bëjnë ndonjë punë tjetër ata përveç se të ngrohin karrigen gjatë dimrit dhe të lirojnë kravatën gjatë verës? Po nuk kanë faj se atë punë kanë bërë… nuk mbahet mend që kur. Kur ne, njerëzit humbasim disa para, mërzitemi shumë, imagjino sikur të humbisnim miliona lekë, s’po them miliarda. Humbja e tyre nuk mund të quhet “diç” dhe kjo është e vërtetë t’ia bësh vetes “bam”. Është në të vërtetë “katastrofike” të humbiste ajo para e pushtetarëve tanë, e fituar me aq “mund” dhe “djersë”.
Më poshtë Gëte thotë: “Duhet të mendosh/të tjera të fitosh”. Ah, s’qenka edhe aq katastrofike, sepse fatmirësisht pushtetari ka mend, bile tejet i mençur dhe di fare mirë se si të dalë nga kjo situatë në rast se i ndodh. Por, larg qoftë! Ai, me urtësinë dhe përulësinë më të madhe, gjë që ne të tjerët nuk i kemi këto virtyte (sepse nuk kemi pasur fatin e mirë të jemi pushtetarë) e ka “kurajon” që të pranojë humbjen edhe pse me dhimbje, dhe unë këtu i jap të drejtë, sepse i thonë miliona lekë, e nisën edhe një herë nga e para.
Fillon dhe mendon edhe një herë si të bëhet sërish i pasur. Por kjo nuk do shumë mund e mend, sepse ai do të ndjekë ekzaktësisht të njëjtën rrugë që ka ndjekur. Vetëm se kësaj rradhe duhet të shtojmë intensitetin e punës, aktivitetet fitimprurëse. Cila është rruga, do të thoni ju?! Pak a shumë e njihni edhe ju, e njohin të gjithë. Janë kontratat e shumta me z.Korrupsion, janë karriget e ngrohta që ndërrohen sipas kokave dhe stinëve, ose sipas qejfit të tyre, janë bizneset e ndryshme, sepse ç’është e vërteta, nuk sjell ndonjë fitim të madh një biznes i vetëm.
Kjo pak a shumë është rruga “e ndershme” dhe “e mundimshme” që pushtetari ynë detyrohet ta ndjekë për dy arsye “madhore” dhe që e bëjnë pushtetar krenar: E para, për të mirën e vet; dhe e dyta për të mirën e popullit, d.m.th. për të mirën tonë. Po pse, thoni ju, e kuptojmë ne?!…
Marrim frazën e dytë “Nderin ke humbur/ shumë ke humbur/të duhet famë të fitosh/mendimin të tjerëve t’ua ndërrosh”. Atëherë ju pyes, a ka ndonjë pushtetar që nuk është i ndershëm?! Jo!!! Unë për vete nuk njoh ndonjë. Pse, ju njihni?!… Sepse nëse do të ndodhte kjo, pra në rast se ndonjë pushtetar aksidentalisht ose pa vetëdije do të humbte nderin, çfarë mendoni se do të ndodhte? Asgjë, do të përgjigjej ndonjëri prej jush, nuk do të përmbysej bota keni të drejtë, fundi i fundit ç’është nderi për një pushtetar? Ç’i nevojitet ai në pushtet? Asgjë??! Të jeni të bindur se ata e njohin shumë mirë nderin, madje më mirë se ne, sepse ata jetojnë me hijen e tij, d.m.th. të nderit.
Ne nuk e shohim dhe s’do ta shohim kurrë, sepse ai jeton atje në zemrat e tyre. Ta zëmë se e kanë humbur nderin. Unë pyes, e pse paskan humbur kaq shumë? Fundja, ata janë liruar nga diçka që nuk do t’i linte të punonin të qetë. Si do t’i hapnin krahët korrupsionit? Si do të tenderonin milionat? Si do të prokuronin, kur “nderi” është armiku më i keq i të gjitha këtyre. Më falni, po kjo është absurde! Pse të lë nderi të bësh jetën e një pushtetari?! Sigurisht, jo!!! E pra, çfarë u duhet nderi pushtetarëve? Asgjë!!!
Më poshtë Gëte thotë: “Të duhet famë të fitosh/mendimin të tjerëve t’ua ndërrosh”. Fama, po! Fama duhet patjetër, edhe pse pushtetarëve tanë (t’ju rrëfej një sekret) nuk u pëlqen aspak “të gjorëve”. Po, po, kjo është e vërtetë. Por, eh, u duhet detyrimisht të bëhen të tillë. Po pse shiritat e shumtë të përurimeve unë do t’i pres, apo ti? Sigurisht që jo, i duhet atij t’i presë, e kjo me të drejtë, pasi ai është pushtetari, e jo ne. E, për të rifituar nderin, pushtetari “i mjerë” çfarë nuk bën për të ndërruar mendimin e të tjerëve, d.m.th. mendimin tonë. E ju i dini shumë mirë konferencat e pafundme, premtimet e panumërta… etj., etj.
Ai mundohet e mundohet të rifitojë nderin e tij me çdo kusht, duke punuar për ne me të gjitha forcat e tij, por ne… Pastaj, ajo fytyrë e pafajshme, ajo mimikë që shpreh gjithë mirësitë e kësaj bote e ne “të pagdhendurit” nuk bëjmë as përpjekjen më të vogël për t’i kthyer nderin pushtetarit tonë.
“Guximin e ke humbur/gjithçka ke humbur/të jesh i bindur/më mirë të mos kishe lindur”.
A ekziston kund ndonjë njeri më guximtar se pushtetari ynë?! Këtë e kanë treguar më së miri me “bëmat” e tyre, që në të vërtetë e kanë merituar ndonjë çmim, por ne as që kujtohemi. Këtyre po u them heronj të vërtetë! Po pse more zotërinj të rrjepësh a nuk duhet guxim? Po si nuk rrjepëm një herë unë apo ti, o qytetar? Po, sepse na mungon guximi. E shihni pra? Po të gënjesh pa pikën e përgjegjësisë, duke bërë një mal me premtime, a nuk duhet i gjithë guximi i kësaj bote?! Sigurisht! Të marrësh e të futësh në xhep pa t’u dridhur qerpiku as dora, ato miliona, domosdo që duhet të kesh guxim të madh. E shikoni pra se paskemi gabuar kur paskemi menduar se pushtetarët janë frikacakë e, në fakt, na dolën të guximshëm. Po, sepse e zëmë se pushtetari ynë, një ditë prej ditësh e humbi guximin. Po, mos qoftë e thënë! Po pse more, kush do të na rrjepë pastaj? Po të gënjejë bukur në konferencat për shtyp, apo kush do t’i fusë ato para në xhep, unë apo ti?! Ku kemi pasur ndonjëherë guxim për gjëra të tilla, fundja nuk kemi qenë asnjëherë pushtetarë!
Ne nuk patëm guxim as atëherë kur në sytë tanë na morën gjithçka, e ne nuk thamë asgjë, e le pastaj të bëjmë ç’bënë ata.
“Gjithçka ke humbur”, thotë më tej Gëte. Pra, nëse humbet guximin, ke humbur gjithçka. Ndoshta për ne mund të jetë e vërtetë, por për pushtetarët është marrëzia më e madhe. Ndoshta këtu ka diçka të vërtetë, ose më saktë, na del e vërteta sheshit. Sepse, në rast se fatkeqësisht pushtetari humbet guximin, ai humbet gjithçka, madje edhe emrin e tij.
“Të jesh i bindur/më mirë të mos kishe lindur”, thotë në fund autori. Tani, po të ishte për ne, edhe pranohet, por të thuhet për pushtetarin një “mallkim” i tillë, mos ndodhtë kurrsesi. Po, sepse ata janë aq të rrallë dhe fenomenalë, saqë në rast se ndodh t’u humbim ato, mbetëm pa pushtetarë. Njëherë, e para, përderisa vazhdojnë të veshur me mantelin e pushtetarit, nuk kanë gjasa të humbin guximin, sepse e kanë si kafshatën e përditshme. Ndërsa e dyta, të rrezikojmë aq shumë sa të mbetemi pa pushtetarë, kjo do të ishte vërtet fatale.
Nuk mbetet pikë dyshimi, përfundimisht Gëte i ka përjetuar në mënyrë kategorike pushtetarët dhe sidomos pushtetarët shqiptarë, në poezinë e tij…
Emiranda Lukaj
Dom Gjon Buzuku… në ekranin e “Milenium”
“Alpublicity”, ditën e dielë, më 6.11.2005 organizoi promovimin e dokumentarit artistik “U Doni Gjoni”, realizuar me rastin e 460-vjetorit të botimit të librit të parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Dom Gjon Buzukut. Ky film dokumentar u realizuar me skenar të Dr.Stefan Çapalikut, regji të Federik Fistanit, interpretim të Gjovalin Gjonit, me producent Dom Nikë Ukgjinit. Vlen të theksojmë që në fillim të shkrimit, se të sjellësh në ekranin e filmit “Mesharin” e Dom Gjon Buzukut, është një akt sa historik e kulturor, po aq edhe patriotik. Duhet theksuar gjithashtu se “kuarteti” i lartpërmendur na solli në ekranin e “Milenium” një surprizë sa të këndshme, aq dhe befasuese, me një realizim mjaft dinjitoz. Vlen të kujtojmë se realizimi i këtij dokumentari u bë në kushte mjaft të vështira dhe kjo kryesisht për vetë terrenin e vështirë ku u realizua filmi. Duhet theksuar se kjo “ekspeditë” udhëhiqej nga meshtari patriot Dom Nikë Ukgjini, i cili në të njëjtën kohë ishte dhe producent i këtij filmi dokumentar. 450 vjet më parë, dhe pikërisht 71 vjet mbas pushtimit osman, Dom Gjon Buzuku na dhuron “Mesharin” duke shpalosur me plot dinjitet vlerat e meshtarit human, si një klerik shembullor dhe një atdhetar shembullor, duke përkthyer “Mesharin” në gjuhën amtare. Këtu ndërthuren në mënyrë të harmonishme, trashëgimia fetare me atë nacionale të pandara nga trungu europian. Kjo edukatë perëndimore “temperoi” dhe ndriçoi mendjet e të gjithë klerikëve arbër, duke u mëkuar bashkë me leksionet e teologjisë dhe filozofisë edhe “leksionin” e atdhedashurisë. Dhe nuk është aspak rastësi që nga këto kolegje dolën korifejtë e fesë dhe të atdhedashurisë: Budi, Bardhi, Bogdani e deri tek Doçi e Fishta. Interpretimi i aktorit të mirënjohur të Teatrit “Migjeni”, zotit Gjovalin Gjoni, ishte në lartësinë e kërkesave të kohës. Regjisori Federik Fistani kishte vënë në efiçencë të plotë arsenalin e njohurive duke na sjellë një sfond mjaft komod në pozicionin e tij si regjisor dhe shpesh herë duke debutuar dhe si aktor. Skenari është ndërtuar me një mjeshtëri të rrallë nga Dr.Stefan Çapaliku, ku të gjithë komponentet e filmit ishin ndërtuar me një skemë unikale, ku çdo gjë funksinonte si “ingranazhet” e një makine, ose e thënë më mirë, si tingujt e një instrumenti muzikor të mirëakorduar. Dom Nikë Ukgjini e drejtoi këtë “ekspeditë” në të gjith ato vende historike ku paraardhësi i tij, Dom Gjon Buzuku shkriu të gjitha energjitë duke prirë me “Pishtarin” e dijes në netët e errëta të injorancës, që kishte zbritur si një lukuni ujqërish bashkë me pushtuesit osmanë. Të tillë filma dokumentar marrin vlera të dyfishta në këtë “klimë” kur nuk mungojnë pseudohistorianët dhe pseudoshqiptarët të cilët i kanë kthyer pendat në “kazma” për të “dizermuar” historinë. Janë pikërisht këta “ekzemplarë” që janë përpjekur të baltojnë tri figurat më të shquara dhe të papërsëritshme të nacionalitetit tonë: Gjergj Kastriotin, Pjetër Bogdanin dhe Nënë Terezën! Janë pasaardhësit e palavdishëm të atyre kanibalëve që hodhën në Dri eshtrat e Poetit tonë Nacional At Gjergj Fishtës. Pikërisht në këtë kapërthurje ku “përleshen” vlera me antivlerën dhe kultura me antikulturën, “Meshari” i Buzukut na vjen në ekran si një “maratonomak”…
Dom Gjon Buzuku punoi dhe meshoi në kushte tepër të vështira, gjithnjë në ndjekje dhe nën çensurë, por shpirti i tij i madh dhe mendja e ndritur e “thërrisnin” për të çarë errësirën dhe për të ndriçuar mendjet e bashkatdhetarëve. Perandoria Osmane jo vetëm që nuk lejonte hapjen e shkollave shqipe, por dënonte me vdekje çdo propagandues që bënte një tentativë të tillë. Parë në këtë kontekst “Meshari” i Buzukut duhet konsideruar si një vepër monumentale që frymëzon brezat dhe gjeneratat e ardhshme, me dashurinë për gjuhën e të parëve dhe pasurimin e saj.
25 minuta në “Milenium” kishin vlera të pallogaritshme ndaj dhe reagimi i të pranishmëve në këtë spektakël u shoqërua me duartrokitje të shpeshta, gjatë shfaqjes e cila na dhuroi shumë emocione. Mbas shfaqjes nuk munguan diskutimet të cilat përcillnin vetëm mesazhe falënderimi dhe superlativa për të gjithë stafin realizues. Intelektuali shkodran ka intuitë dhe shije të hollë artistike, ai di të vlerësojë artin dhe artistët. Mbushja e sallës plot e përplot me intelektualë cilësorë është një dëshmi e gjallë dhe një faktor përcaktues për vlerësimin e kësaj shfaqjeje dinjitoze.
E mbyll këtë shkrim modest duke i uruar suksese të gjithë stafit, dhe duke shfaqur dëshirën që spektakle të tilla të na dhurojnë dhe në të ardhmen.
Mark Bregu
A duhet rikthyer përkohësisht dënimi me vdekje?
Sâ çud’ se si vijnë punët, sa që edhe në këtë moment që po mendohem të mos dal jashtë kntrollit, për vetë faktin se i kam hyrë një çeshtjeje jashtzakonisht mizore të ndodhur këto ditë në vendin tonë, nga një “nënë” tre fëmijësh apo më saktë një përbindësheje-kimerë, që me qetësinë më të madhe copëton një fëmijë ëngjëll shtatë vjeçar, vetëm e vetëm se ai fëmijë ishte nipi i një pushti.
Q zot i madh, e ju o lexues, më falni për ç’ka do të them më poshtë, ku të them të drejtën, s’po mundem me durue pa shpërthye, tuj e shprehë në këtë shkrim atë ç’ka shumica e shqiptarve nuk patën mundësinë t’a shprehnin haptazi. Atëhere të mos humbnim kohë e të hyjmë direkt e në temë.
Këto ditë shqiptarët dhe unë bashkë me ta, na panë sytë e na ndigjuan veshët, një krim të paimagjinueshëm. Siç e thashë më lart, një histerike-qelbanike apo mâ shqip një shkërdhatë femër, pasi i kishte rënë kokës me garuzhde, kishte grirë me sopatë një ëngjëll, ku i shkreti i nanës së vet kishte fatin e keq se ishte thjeshtë nipi i një hamëshori. Kjo pra është ngjarja shkurtimisht të paktën, kështu siç na u servir nga policia e mediat tona.
Atëherë si i bëhet dhe çfarë dënimesh do të ketë për të ndaluar ose pakësuar në minimum krimet e llahtarshme në vendin tonë, që na janë bërë kaq të shpeshta, sa që kam frikë se po u la kjo gjendje vrâ-vrâ, s’na mbetet gja tjetër veç të familiarizohemi me to. Kështu rrezikojmë edhe si popull të humbim çdo sens juridik e ndjenjë njerëzore. Ky do ishte vetmallkimi i vendit tonë, e tmershme, apo jo!
Vetvetiu lind pyetja, si dilet nga kjo gjendje? Cilat janë, apo më mirë duhet të jenë përmirësimet ligjore për të ndalur këtë kasaphane? Personalisht kam mendimin se hapi i parë duhet bërë nga ne qytetarët shqiptarë, shembulli më i mirë është ai që po zhduket: morali e zakonet tona të mrekullueshme, të trashiguara brez mbas brezi, ku as imagjinata e një të sëmuri nuk mund të shkonte deri në këtë pikë. E dyta e më kryesoria është ndryshimi përkohësisht i disa neneve të kodit penal, ku më vjen keq t’a them se pavarësisht nga besimi im fetar si katolik, të përdori fjalën: vdekje. Pra, siç e thashë edhe në fillim, jam aq i zemëruar dhe i indinjuar, me këtë akt lubie, sa që marr guximin të dal nga vehtvetja e të shpërthej, se në kësi rastesh ne shqiptarët duhet të marrin shembull majën e demokracisë SHBA-në, ku përbindshat që dalin jashtë çdo natyre tokësore, dënohen me vdekje. Përfundimisht disi i duhet gjetë rrfana kësaj të keqe të madhe që na ka xânë derën e na ka gjetë paradoksalisht në Demokraci! Me nji mënyrë apo në nji tjetër urgjentisht duhen gjetë rrugët për të ndalur këto krime të këtyre natyrave apo të çfarëdo krimi kjoftë, i madh apo i vogël, ku me vetëdije të plotë i merr jetën të pa fajshmit.
Nikolin Pemaj
28-29
Keshtu shenohen zakonisht paragrafet e kapitujve te ndryshem te Billes dhe per te qene ralist, nuk kam marre mundimin te lexoj se cfare thuhet ne paragrafin 28-29 ne ndonjerit prej librave te shenjte.
Sic edhe kuptohet, 28-29 jane per dy ditet, ndoshta me te shenuara te shqiptareve ane e mbane globit, Pavaresia e Shqiperise dhe Clirimi I saj nga pushtuesit fashiste. Ndersa Pavaresia, duket se ka fituar sovranitetin e saj prej 93 viteve (28 nentor 1912), Clirimi e humbi kete sovranitet me ardhjen e Demokracise ne Shqiperi pas vitit 1992.
Ne shqiptaret, tashme e kemi zakon, ti gjejme “ndonje bisht” cdo dite apo feste, e shenuar po jo. Nuk eshte pa kuptim edhe ajo barcaleta, e cila po fiton pse jo qytetarine shqiptare…
Ne parajse, dy shqiptare, vihen para Krijuesit dhe ai u kerkon tu beje nga nje te mire, e cila nga njeri tek tjetri, do te dyfishohej. Ne menyre paradoksale, mendja e njerit prej shqiptareve, shpik dicka, ne dem te tij, por edhe te vetes.
– Nuk dua asnje te mire nga ti. Nese duhet te me besh dicka mua, me hiq njerin sy…?!
Sigurisht, para nje qendrimi te tille, edhe Krijuesi u step perballe shqiptareve dhe ndoshta qe nga ajo dite, duket se nuk I hedh syte shume shpesh mbi Shqiperi.
Pertej kesaj barcalete, e cila mbase eshte edhe e sajuar, duhet pranuar se ne akoma nuk kemi krijuar nje kuader te sakte te historise sone. Duket se gjithcka qe kemi te dokumentuar, fillon ne vitin 1443, me 28 nentor. Gjergj Kastrioti rikthehet ne Kruje dhe fillon qendresen 25 vjecare ndaj Osmanllinjeve pushtues. Do te kalonin thuajse 500 vite “vellazeri” per disa, “roberi” per shume, nen Turqine. Historia, Turqia po Ne, kishim menduar per nje tjeter dite. Plaku Ismail Bej Qemali, u perpoq dhe ia arriti qe te realizonte edhe nje 28 nentor tjeter, ate te vitit 1912, qe njihet si Pavaresia E Shqiperise. Mesa duket, 28-ta, pas ketij momenti, mori nje “imunitet” qe e ndjek edhe sot, pas 93 viteve.
Do te ishte vertete nje mrekulli por edhe ogur I mire per vendin tone, nese do te realizohej edhe nje 28-te tjeter. Me kete ide, duket se ka qene edhe Enver Hoxha, ne vitin 1944 dhe deri ne vdekje, lider supreme e dictator I shqiptareve. Sipas dokumentave me te fundit, duket se edhe vete ai, do te kishte deshiruar nje clirim te vendit nga fashistet me 28 nentor. Sigurisht, deshira ishte e madhe pasi Enveri do te rreshtohej me Ismailin dhe Gjergjin ne nje rresht, ne ballet e kombit. Ndoshta pasi nuk deshiroi te manipuloje historine, per te qene “vasal” I Jugosllavise se Titos apo per ndonje arsye tjeter, ne kohen e fillimit te sundimit te tij, u vendos qe 29 te ishte clirimi I vendit nga fashistet. Glorifikimi I 29-es, vazhdoi se bashku me ate te 28-es per rreth 48 vjet, per te mberritur ne vitin 1992, ate te ndryshimeve te medha.
Edhe pse kishte, ka dhe do te kete shume alternative, skema, fakte dhe hamendje per aktin e Shpalljes se Paveresise, kush e solli apo e detyroi Qemalin te vinte ne Shqiperi, kerkoi Paveresi apo Autonomi, I vune pistoleten apo jo, u ngrit se pari Flamuri ne Decic me 1911 apo jo, 28-ta I rezistoi kohes.
Nga viti 1992 deri me 1998, 28-ta u festua zyrtarisht si Dite e Pavaresise dhe e Clirimit njekohesisht. Me numrat e tyre ne Kuvend, te djathtet e ndryshuan Festen e Clirimit. Nga 1998 deri me 2005, vite te qeverisjes se majte, u festuan paralelisht te dy festat, te njohura zyrtarisht nga shteti, Kushtetuta dhe Ligji.
Zhvillimi me interesant ndodhi kete fund nentori. Per 28 –en, nuk pati serish probleme, u festua si cdo vit. Me 29-te, festuan vetem veteranet e Luftes, subjekte te majta politike dhe organizata te ngjashme. Qeveria dhe Kuvendi, heshtje e plote. Presidenti, si bir I nje prej drejtuesve te Luftes, Spiro Moisiut, beri disa vizita ne familjet e deshmoreve.
29-ta e sivjetshme pati ecdhe disa te vecanta, te pakten ne Shkoder. Me shume njerez pati ne takimet e zhvilluara me 29-te nga Veteranet dhe te majtet se me 28-te nga pushteti vendor. Edhe pse u tha se do te dilej ne pune, te gjitha institucionet pergjithesisht pushuan. Energji elektrike pati shume me teper me 29-e se me 28-te nentor 2005.
Demostrimi me I madh, sic pritej u be ne Tirane. Me 28-te, pati vetem disa dhjetera pushtetare qe vendosen kurora ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit. Nje dite me pas, te organizuar nga te majtet, Bashkia e Tiranes dhe Veteranet, ne Varreza kishte me qindra, ndoshta 3 edhe mijera qytetare.
Kete vit, mesazhi ishte shume I qarte. E njohu apo nuk e njohu, e festoi apo nuk e festoi opozita, 29-ta do te ece paralel me 28-en.
Blerti DELIJA
DRASHKOVIÇ: “NUK MUND TE PRANOJME KRIJIMIN E NJE SHTETI SHQIPTAR NE TERRITORIN SERB”
Në numrin e fundit të periodikes zyrtare “la gazette” të Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë (UPF), Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Vukë Drashkoviç prononcohet ndërmjet të tjerash nw njw intervistw tw gjatw dhwnw nw Paris kryeredaktorit George Gross, edhe për problemet e rajonit…
….Muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme në Ballkan falë revolucionit të “Paktit të Stabilitetit”.I drejtuar nga BE qysh nga viti 1999 ai ka për objektiv që të qetësojë marrdhëniet ndërmjet shteteve të rajonit.Së pari raportet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi.Si do ta përforconi “komunitetin e shteteve” që ju lidh?
-Çdo gjë varet nga vullneti i popullit të Malit të Zi.Unë dëshiroj që të jemi të bashkuar.Përse serbët dhe malazezët që kanë qenë gjithmonë së bashku edhe para krijimit të Jugosllavisë të mos vijojnë sërish? Historikisht dhe kulturalisht ne kemi qenë gjithmonë bashkë.
Por nëse shumica malazeze vendos ndryshe nuk ka vend për dramë.Unë mund t’ju them se qeveria e Serbisë do të respektojë totalisht vendimin e mazhorancës së popullsisë malazeze nëse ata e vendosin nëpërmjet referendumit.Unë nuk I druhem rezultatit por shpresoj që mazhoranca malazeze do të pranojë këtë shtet, kështu siç e kemi.Në të kundërt, kjo nuk ndryshon asgjë në zemrën time.Edhe të divorcuar ne do të mbetemi të lidhur me njëri-tjetrin.
Në Kosovë, situata e minoriteteve, veçanërisht e atij serb është shumë delicate.Si e shohin Serbia dhe Mali I Zi të ardhmen e kësaj province? A duhet të lejoni ju pavarësinë?
Një situatë e çuditshme kërkon gjithmonë një zgjidhje të veçantë.Për Kosovën, pozicioni ynë është i qartë: Ne pranjmë më shumë se autonomi por më pak se sa pavarësi.Ajo që kërkohet nga Serbia është respektimi i të drejtave të njeriut, mbrojtja e të gjithë monumenteve historike, mbrojtja e kufijve aktualë me Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Ne jemi të vendosur për nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare për ruajtjen e këtyre kufijve shtetërorë sepse realisht ata janë inekzistentë.
Konform zgjidhjeve të tashmë të aplikuara nga Bashkimi Evropian, një akord i tillë lejonte mbrojtjen e të drejtave të popullsisë serbe që jetojnë në Kosovë.Problemi qëndron në atë se nëse Serbia është e hapur për kompromise, pala shqiptare është e ngrirë në pozicionet e saj duke reklamuar një pavarësi të papranueshme.
Ne nuk mund të pranojmë lejimin e krijimit të një shteti shqiptar në territorin serb.Kultura jonë, epopeja jonë, shteti ynë..të gjitha kanë lindur në Kosovë.Shpresoj që shqiptarët ta braktisin një kërkesë të tillë ekstremiste sepse prezenca e Kosovës në gjirin e Serbisë është për të gjithë një çështje shpirti, zemre, ndjenjash…
Serbia dhe Mali i Zi është zyrtarisht kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian.Ç’farë prisni ju nga ky aderim në planin politik? Një mbështetje të Unionit në ruajtjen e “komunitetit të shteteve”, pra në ruajtjen e refuzimit tuaj për pavarësinë e Kosovës?
Të favorizosh pavarësinë e Kosovës do të ishte njëlloj si të ndihmoje injektimin e një kanceri në zemër të Ballkanit Perëndimor, në zemër të Evropës Juglindore.Kjo do të çonte në ballkanizimin e të gjithë Evropës në vend të evropianizimit të Ballkanit…
Mendoj se Brukseli do të marrë në konsideratë do të marrë në konsideratë zgjidhjen sa më optimale.Unë e përsëris: Qeveria e Serbisë dhe Malit të Zi është gati për kompromis.Shpresoj që politikanët shqiptarë përgjegjës të janë po ashtu.Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se jetojmë në Evropën e shekullit të 21-të, të harrojmë ëndrrat, të harrojmë pavarësinë në sensing e shekullit të 20-të apo të 19-të…”
ARBEN LAGRETA
Stop dinamitit dhe korrentit ne Liqenin e Shkodres
Praktikisht sasia e peshkut te zene po bie nga viti ne vit,ne nje kohe qe Popullata ka nevoje per proteina cilesore me kosto te ulet,sic eshte peshku
Historikisht Liqeni i Shkodres me i madhi ne Ballkan,kufi natyral mes Shqiperise dhe Malit te Zi,ka qene burim jetese per banoret e rajonit.Vetem gjate periudhes se monizmit
Zenia e peshkut ka variurar nga 900 deri ne l200 ton ne vit,duke furnizuar me peshk te fresket te gjithe zonen veri dhe verilindore te Shqiperise.Gjate periudhes se tranzicionit,
problemet sociale dhe moszbatimi i ligjeve,krijuan hapesira te lira ne ushtrimin e peshkimit,ku cdokush pa njohuri te nevojshme profesionale dhe te etur per fitime,peshkonin me te gjitha format,perfshire ketu edhe lendet plasese e energjine elektrike,ne periudha dhe vende te ndaluara.Kjo menyre pati dhe pasojat e veta,ku pikesepari solli renien e ndjeshme te sasise se peshkut te zene,por edhe shkaterrimin dhe demtimin e ekosistemeve,mbishfrztezimin e resurseve dhe riprodhimin e gjeneratave te reja ne Liqenin e Shkodres,duke patur humbje ekonomike dhe zvogeluar kontributin e tij ne furnizimin ushqimor.
E thene me shifra,kryesisht reniet konsistojne ne speciet autoktone ne masen 50%,ku demtimet me te medha u verenjten ne speciet migratore si ngjala,qefulli,levreku si me komerciale,duke i lene vendin specieve te padeshiruara si sharoku e skorta.Sipas specialisteve te kesaj fushe,deri ne vitin l99l,zenia e specieve migratore varionte ne 200 deri ne 230 ton ne vit,ndersa gjate vitit 2003 e ne vazhdim,zenia e tij shkoj deri ne 22 ton ne vit.
Problemet e shumta sociale,hodhen nder ujera mjaft”peshkatare”,te cilet nuk kishin njohurite me te vogla ne drejtim te zbatimit te kritereve biologjike baze te ketij sektori kaq te rendesishem jetik dhe ekonomik.Keshtu qe rritja e numurit te peshkatareve dhe gjuetia pa kriter,kryesisht ne lumin Buna,perbejne faktorin kryesor te kesaj dukurie negative.Ketu vecojme se nga l00 peshkatare qe ishen ne vitin l99l,ne vitin l999 numeroheshin rreth 800 te tille.Ndersa ne vitet pasardhes,numuri i tyure ka rene ne rreth 500,pasi ato nuk arriten te realizojne te ardhurat e tyre.
Te flasesh per rrugezgjidhje te sakta dhe te plota ne drejtim te shfrytezimit racional te kesaj gjuetie,nuk do te ishte pune fort e veshtire,sa zbatimit t e tyre,pasi ligjet biologjike nuk te lejojne te tolerosh ne kete drejtim.Sjellja e ekuilibrit te strukturave peshkore ne nivelin e meparshem,nuk eshte i pakorigjuar,por kerkon studime,investime dhe kohezgjatje.Sipas specialisteve te peshkut ne keto kushte emergjente qe ndodhet liqeni i Shkodres,nevoitet sensibilizimi i opinionit mbare qytetar dhe komuniteti qe te percaktojne qarte detyrat per evitimin e ketij fenomeni ,sigurimin dhe masat qe duhet te marrin per ndaluar gjuetine e padrejte te peshkut.
Fatkeqesisht,problemet e ekzaminuara,shpalosin sot para cdokuj,nje realitet teper kokeforte,i cili i detyron te gjitha strukturat komunitare qe te krijojne njevizion te ri dhe largpames ne vleresimin kompleks te pasurive ujore,gjithnje ne dobi te komunitetit,me siglen”Mbrojtja e pasurive kombetare si prona me perfitime te medha komunale”.Ky ndryshim esencial,do te ndihmonte,ne rradhe te pare ne trajtimin e resurseve peshkore,kaq te vlefshme per ekonomine e lodhur qe po perjeton populli i Shkodres dhe i gjithe rajoni verior i vendit.Dhe per te ruajtur tere kete teresi ujore,faunen e ketij liqeni nga nderhyrjet e jashtme vdekjeprurese,lipset nje kunderpergjegje e menjehershme me mendime konkrete per rrugezgjidhje te shpejte:
l)Shteti dhe perdoruesit e resurseve ujore te gjalla duhet te ruajne ekosistemet ujore.Edrejta per te peshkuar mbart ne vetvehte detyrimet per te vepruar ne nje menyre te pergjegjeshme,ne menyre qe te sigurohet ruajtja dhe menazhimi efektiv i resurseve ujore te gjalla.
2)Krijimi i strukturave kontrolluese dhe vepruese ne pershtatje me legjislacionin nderkufitar(nje ekosistem nje ligj),te afte te siguroje ruajtjen e specieve kryesore te liqenit.
3)Mbrojtja dhe rehabilitimi i habitateve kryesore te prodhimit dhe i vendstrehimeve te peshqve.
4)Krijimi i mbivleres ne produktet e peshkimit,nepermjet proceseve te konservimit dhe transformimit(tymosje etj),ne perputhje me standartet evropiane.
5)Aktvizimi i akuakultures(rritja artificiale),mbi bazen e te gjitha kritereve,gjithmone duke u nisur nga pozita gjeografike qe ka qyteti i Shkodres,si nevoje e domosdoshme e kohes:
a)shtimi i peshkut per konsum.
b)shfrytezimi i resurseve ujore dhe tokesore ne pershtatshmeri me ruajtjen e vlerave ambjentale.
c)kalimi i nje pjese te peshkatareve ne alivamente(rritesa te peshkut).
c)prodhime resati per popullimin e liqenit dhe ujembledhesve te tjere.
Kushtet natyrore per investime te tilla,jane mjaft favorizuese dhe ne nje numer te madh,mjafton te permendim ketu fushene Bunes.Ne kete menyre Shkodra e rrethuar me ujera,ka mundesi per te zhvilluar nje sektor te fuqishem peshkimi,duke ofruar mundesi punesimi,ushqimi per popullesine dhe te ardhurat e nevojshme te jeteses.
Ne kete aspekt duhet teflitet edhe per peshkimin sportiv,qe per vlerat e tija turistike,clodhese,argetuese dhe ekonomike,ka patur nje zhvillim teper te madh,kryesisht ne bregliqenin perendimor.Mungesa e prezencave te ndryshme peshkore ne keto vitet e fundit,u ka privuar amatoreve kete sport aq te bukur dhe clodhes.Peshkimi sportiv me format e tija dhe vrnde te shumta,eshte mjaft premtues ne zhvillimin e ekoturizmit ne pergjithesi.
Ne liqenin e Shkodres,jetojne rreth 45 lloje peshqish,ku gjysma e ketyre jeton vazhdimisht ne keto ujera dhe pjesa tjeter ka si karakteristike fenomenin e migrimit biologjik.Keshtu l2 lloje peshqish shkojne e vijne ne detin Adriatik nepermjet lumit Buna,ndermjet tyre blini,kubla,ngjala,qefulli i veres dhe ai vjeshtes,levreku,shojza dhe disa peshq te tjere te vegjel,te cilet zhyten ne liqen me tufa te medha.Nje gruph te peshqeve vijne ne liqen nga ujera te embla per rreth tij(si nga lumi Moraqa),por edhe nga degezime lumenjsh malore.Keshtu trofta e malit iken ne vere ne lumenj dhe atje ne vjeshte shumezohet,kurse njila riprodhihet ne pjeset e uleta te lumenjeve.Ne liqen gjendet edhe mrena e eger,e cila njihet si peshk i liqenit te Ohrit dhe vjen ne liqenin e Shkodres nepermjet lumit Drin.
Ne liqenin e Shkodres,tashme jane shtuar shume edhe peshqit e introduktuar si karasi,amuri,pllameza,ballgjeri e disa te tjere.
Liqeni i Shkodres ka karakteristikat e nje liqeni ideal per llojet e familjes se krapit.Kjo kushtezohet kryesisht nga karakteret subtropikale te ketij liqeni.Krapi,eshte nje peshk shume i rendesishem i liqenit te Shkodres.Ai arrin ne nje gjatesi mbi l meter dhe peshe deri ne 20 kg.Si specialitet i ketij uji,krapi rreh ne bregun lindor te liqenit ne ujera te cekta nga fundi i muajit mars deri ne gjysmen e dyte te muajit prill.
Liqeni i Shkodres ka nje zhvillim interesant,ku shume specie te reja peshqish i shtohen atij duke hyre nga drejtime te ndryshme si barkuleci,sharmaku,notaku etj.
Nisur nga obligimi per ndalimin e gjuetise se peshkut me dinamit dhe korrent,nje ndihmese te madhe ne kete drejtim po japin disa shoqata joqeveritare.
Ne liqenin e Shkodres aktualisht veprojne dy projekte:Projekti i Zhvillimigt te Sektorit te Peshkimit te aplikuar dhe financuar nga BB dhe Projekti Mbeshtetja e Peshkimit Artizanal dhe Mbrojtja Mjedisore ne Liqenin e Shkodres,financuar nga qeveria italiane dhe aplikuar nga COOPI(organizate joqeveritare).Nga dy projektet deri tani jane ndertuar dy qendra peshkimi,njera ne fshatin Shiroke dhe tjetra ne Zogaj,permes te cilave nje grup prej 60 peshkataresh do te trajnohet per ruajtjen dhe mbrojtjen e peshkut ne kete liqen,duke u bere keshtu shfrytezues te ligjeshem(me license) te resurseve peshkore,si burim i te mirave materiale per banoret e ketij rajoni.
Leka Plani, Radio Shkodra
Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, në 600-vjetorin e lindjes, pa datëlindje
Që në fillim të vitit 2005 dhe deri tani që po i vjen fundi këtij viti, në organet e shtypit, të mediave vizive etj., flitet e shkruhet në përkujtim të 600-vjetorit të lindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Në vijim të këtij përvjetori të madh, që njëkohësisht na përket së pari ne shqiptarëve, dhe së dyti Kontinentit Europian të cilit i shpëtoi nderin dhe qytetërimit, në një nga momentet më të ligshta të tij, kudo janë organizuar e organizohen simpoziume, akademi, takime solemne përkujtimore e të tjera evenimente, të cilat mjerisht janë thuajse pa asnjë program të qartë kombëtar, i cili do të na bashkonte e do të na zgjonte ndjenjat disi të fjetura të nacionalizmit bashkëkohor, që na ruan dinjitetin dhe vlerat tona.
Shkak për këtë hallakatje të përkujtimit të 600-vjetorit të lindjes së Heroit tonë Kombëtar, duket se është bërë mungesa e “çuditshme” e datëlindjes së Gjergj Kastriotit, ku sado të gërmosh në dokumente, libra shkencorë apo historikë seriozë të shkruara, nuk gjendet data e lindjes së heroit tonë të papërsëritshëm, por vetëm viti 1405… Gjithsesi, të paktën tash 80 vjet që Shqipëria ka shtetin e vet, duhej të kishte përpjekje serioze të historianëve, profesorëve, akademikëve apo studiuesve të ndryshëm për të gjetur datëlindjen e saktë të Skënderbeut, që nuk ka asnjë mundësi të mos ekzistojë në dokumentet e asaj kohe, të cilat ndodhen të paktën në arkivin e Vatikanit të sotëm… Për këtë ne na shtohet besimi se ekzistojnë pasi, po nga dokumentet e asaj kohe mësojmë data të rëndësishme të veprimtarisë e jetës së Gjergj Kastriotit, si datën 3 nëntor 1443, të betejës së Nishit dhe kthimin e bujshëm në tokën e shenjtë arbërore të heroit tonë, datën 2 mars 1444, kur u zhvillua kuvend i bashkimit të të gjithë shqiptarëve në Lezhë, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit, si dhe data të tjera të betejave e fitoreve, deri data e vdekjes më 17 janar 1468 etj. Duke parë këtë kronologji ngjarjesh të atyre kohëve, për datën e lindjes që ende nuk dihet, nuk ka njeri të kësaj toke që e beson se nuk gjendet data e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, por besohet për neglizhencën e pafalshme të Akademisë sonë, të paktën sot, e cila duhej të kishte bërë përpjekje serioze duke kërkuar e shfletuar arkiva, veçanërisht në ato të vendeve me qytetërim të hershëm kristian. Ku këto vende perëndimore i detyrohen si Zotit në qiell Gjergj Kastriotit, i cili për rreth një çerek shekulli ishte shpata e gjallë që i mbrojti me forcën hyjnore e tokësore, nga invazionet barbare turko-otomane, që kërkonin të përpinin jo pak vende kristiane, por rreth 15 shekuj qytetërim, besim e zhvillim. Tashmë këtij qytetërimi vazhdon t’i shohin hajrin jo vetëm Europa e bota kristiane, por edhe vetë trashëgimtarja direkte e otomanizmit, Turqia… Gjithsesi duke mos qenë në gjendje momentalisht të kontribuojmë sadopak për datën e saktë të lindjes së heroit tonë Gjergj Kastrioti, edhe ne mbetemi të kënaqur duke përkujtuar 600-vjetorin e lindjes, dhe vitin fatlum me shenjë të Zotit, 1405…
Ndue Bacaj
Ah, sikur nxënësit e Medresesë…
Ishte pasditja e ditës së dytë të Fitër Bajramit, 04. 11. 2005, kur në Radio Shkodra, drejtoresha e këtij institucioni, znj. Paskualina Shllaku kishte shtruar një kokteil me rastin e festës së bashkëqytetarëve të saj muslimanë. Ishte një tryezë e vërtetë qytetarie shkodrane. Ishte një takim, që ndiqte gjurmë historie. Ai shënonte njëkohësisht edhe shenjat e një shpirti të madh bashkëjetese dhe respekti të ndërsjellët islamo-kristian, që vinte nga koha e të parëve, rrezatonte në të sotmen dhe hidhte dritë drejt një të ardhmeje më solide e më të sinqertë. E falenderova drejtoreshën për veprimin e saj qytetar dhe mesazhin e tij hyjnor.
Në atë mbrëmje Bajrami, takova edhe shkrimtarin Fadil Kraja. Së bashku folëm gjatë. Është mirë kur njerëzit flasin. Bisedat e drejtpërdrejta sqarojnë shumë gjëra. Ato lidhin ura komunikimi. Ato forcojnë bindje, sikurse edhe hedhin poshtë të tjera. Gjithësesi është më mirë të flasësh e të bisedosh me liri, sesa të fshihesh pas gëmushave të paragjykimit, thashethemnajës e opinioneve, që lindin dhe vdesin në kafene varfanjakësh në shpirt, e në rrugica të ngushta mendore dhe intelektuale.
-Është përhapur një opinion shumë i keq për Medresenë tuaj- tha, ndër të tjera shkrimtari. -Ky opinion është se Medreseja prodhon hoxhallarë!…
Kjo thënie e profesorit të moshuar më nxiti të ulem e të shkruaj këto rreshta, me dëshirën e sqarimit të “opinionistëve” të Shkodrës e opinioneve të tyre të nxituara.
Gjëja e parë që mund të bëjë dikush në rast dëgjimi të tillë lloj opinionesh (që sidoqoftë, në Shkodër gjen me shumicë, nganjëherë edhe më shumë se numri i kafeneve) është të habitet dhe të qeshë njëkohësisht me naivitetin e “opinionistëve”, që prodhojnë këto mendësi në një qytet që mburret me kulturën e dijen.
Medreseja për të gjithë ata që nuk e dinë, është një shkollë e mesme e përgjithshme, ku zhvillohen edhe disa lëndë fetare. Ajo ka një status parauniversitar dhe maturantët e saj, kanë kandiduar dhe kandidojnë në të gjitha degët e Fakulteteve dhe Universiteteve të vendit e të botës. Sa për të shuar ndonjë kureshtje, sot medresistët studiojnë edhe në Itali, Austri, Turqi e shumë vende të tjera të botës, pa përmendur Fakultetet e Shkodrës e Tiranës e përtej tyre. Medreseja nuk është Fakultet teologjie, që të konkludohet “prodhimi i hoxhallarëve” në të, sepse ata janë më të specializuar e më të kualifikuar se sa një maturant Medreseje! Ka ikur koha kur “medresistët” e vjetër të Tiranës a gjetkë të konsiderohen si kulmi i dijes islame në këtë vend!? Sot është vërtetë paradoks një pretendim i tillë!?
Nga ana tjetër, do ishte mirë sikur Shkodra të kishte një Fakultet Teologjik Islam, nga i cili të dilnin hoxhallarë, ndjekës dhe përçues të shpirtit të Kur’anit, Traditës Profetike Muhamedane dhe Traditës së Hoxhallarëve tanë të kaluar, prej të cilëve kemi mjaft çfarë të mësojmë.
Ah, sikur nxënësit e Medresesë të mësojnë nga shpirti i madh i diturisë, kulturës, tolerancës së shëndoshë dhe arritjeve të mëdha të hoxhallarëve të Shkodrës!
Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të kenë si simbol krenarie Hafiz Jusuf ef. Tabakun (1797-1904), “Myftinë Plak”, jeta e të cilit qe lidhur jo vetëm me lëvizjet politike të Shkodrës, por edhe me jetën kulturore, arsimore, shkencore e fetare të vendit. Biblioteka e tij, “Kllyçi”, deri në vitin 1967 kishte rreth 2000 libra të inventarizuar e të vulosur me etiketat përkatëse.
Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës të mos harrojnë Haxhi Sheh Shaminë (1814-1891), për të cilin shkruhet se gjatë jetës së tij ka qëndruar edhe në Francë, ku ndiqte edhe kurse mjekësie. “…kishte shkruar shumë artikuj duke treguar se çka ka qenë e çka do të jetë Shqypnia” dhe se “…veprat e tij shenjohen në Bibliotekën e Parisit”.
Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të kenë çka të përfitojnë nga Daut Boriçi (1825-1896), hoxha i abetareve, i fjalorëve të ndryshëm, i gramatikës shqipe, i alfabetit shqip me shkronja osmane. Nga ky njeri, që në funksionin e zv/drejtorit të arsimit, më 1858, me 7 prill, në emër të qeverisë e gubernës mbajti fjalën e rastit, kur u hodhën themelet e Kishës së Madhe të Shkodrës.
Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të përfitojnë nga besnikëria shkencore e njeriut të fetvasë në Shkodër, më të shquarit personalitet të Bushatlinjve të Shkodrës: Hafiz Halit Bushati (?-1916), dijetarit të heshtur, besnikut të arkivimit të vendimeve juridike islame. “Për zotësinë e tij si jurist në legjislaturën islame meriton të rradhitet në vargun e specialistëve të njohun të kohës… H. Halit Bushati gjatë 20 vjetëve dha dy herë ixhazet dmth ai qiti dy palë hoxhë e myderrizë” … Personaliteti më i shquar që u bëri nder pasardhësve të drejpërdrejtë si dhe tërë fisit, është Hafis Halit Bushati…
Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të kenë për shembull në bindjet e tyre politike Hafiz Musa Dërgutin (1888-1961), që për komunizmin thoshte: “Dushman i Allahut, pa Din e pa Iman…”. Dijetari antikomunist, që thoshte gjithashtu: “Komunistët janë të pafe. Ai që nuk beson në Zotin, s’ka moral, s’ka frikë nga çdo veprim, edhe i mbrapshtë po të jetë…”
Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të kenë busull orientimi në jetën e tyre shpirtërore e morale, kulturore e shkencore: Hafiz Muhamed Shaban ef. Domnorin, Hafiz Ibrahim Kadukun, H.H. Abaz Golemin, Hafiz Halil Pukën, Hafiz Ymer Bakallin, Sheh Ahmet Shkodrën, etj.
Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të përkujtojnë me respekt e nderim Hafiz Ibrahim Repishtin (1882-1943), nënkryetarin e komisionit parlamentar për jurisprudencën dhe komisionit parlamentar për arsimin.
Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të kenë shembulltyrë të tyren edhe Hafiz Salih ef. Myftinë (1891-1978), organizatorin dhe themeluesin e Komunitetit Musliman Shqiptar në New York e New Jersey.
Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të mos harrojnë shpirtin e madh të dijetarit të shquar të Shkodrës, Hafiz Ali Tarit (1900-1973), antizogistin, që në vitin 1932 u arrestua sëbashku me priftin katolik padër Bernardinin. Për të At K. Gjolaj shkruan: “H. Ali Tari ishte një njeri i madh për kohën… Kujtohet shpesh fjala e tij me rastin e vdekjes së At Fishtës… Një fetar i mirë si H. Ali Tari, kurrë nuk mundet me qenë fanatik”.
Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të kujtojnë se hoxhallarët e tyre kanë rrokur armët edhe kundra forcave serbe e malazeze, në vitin 1913, kur Shkodra ishte rrethuar prej tyre, si rasti i Hafiz Halil Gavoçit dhe i të birit Hafiz Sulejman Gavoçi.
Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të marrin shembullin e djalit besnik e fisnik të Shkodrës, hoxhës tonë Hafiz Vehbi Sulejman Gavoçi, njeriut të dijes dhe autorit të dhjetra veprave në gjuhën arabe dhe në atë shqipe, i cili akoma jeton në Damask të Sirisë.
Ah, sikur… Po janë aq shumë hoxhallarë, sa s’do t’i përfshinte dot ky shkrim dhe s’i përfshin dot… Janë shembëlltyrë drite, udhëzimi, jete. Janë pjesë e historisë së ndritur të këtij kombi. Janë pjesë e identitetit tonë kombëtar. Janë hoxhallarët tanë..! Ah, sikur medresistët e sotëm të merrnin dritën e këtyre hoxhallarëve, a të ishin si shembulli i tyre… Ah, sikur ndonjëri prej tyre të bëhej hoxhë, si këta hoxhallarë, që me veprën dhe qëndrimin e tyre të qytetëruar, firmosën krenarinë historike të qytetit tonë, Shkodrës, që prej Hoxhës tonë H. Vehbi S. Gavoçi, mësuam të themi: “Mburrem që jam shkodran!”
***
Biseda ime me dramaturgun e njohur Fadil Kraja shkoi gjatë. Në fund të dy e falënderuam edhe një herë drejtoreshën e Radios, që mundësoi këtë takim të paharrueshëm, në të cilin ne folëm, këmbyem mendime, përforcuam ca bindje dhe hodhëm poshtë ca të tjera… I shkuam filozofisë së Senekës: “Ma kundërshto mendimin, që të kuptohet se jemi dy“!
Muhamed Sytari
Thirrës islam- Shkodër
28 Nëntori në trojet e Shkodrës e Malësisë së madhe, sipas fakteve të jetuara e dokumentuara
Duke qenë se zhurma mediatike që bëhet për datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë ka lidhje direkte me çlirimin e dy trevave veriore të Shqipërisë politike, pra të Shkodrës e Malësisë së Madhe, ne si vendali këtu menduam të japim disa argumente historike të jetuara e trashëguara, të cilat qartësojnë jo pak për datën e çlirimit të Shkodrës e Malësisë së Madhe… Së pari, ne po kujtojmë se në Malësi ka ende njerëz të moshuar që kujtojnë shumë saktë datën kur kolonat e munduara gjermane u kthyen nëpër rrugët tona në drejtim të ish-Jugosllavisë. Shumica e këtyre njerëzve me kujtesë të konsiderueshme thonë se kjo datë është 28 nëntori i vitit 1944. Si për ta përforcuar këtë në Malësi edhe sot e kujtojmë një pllakë impozante në Hot e cila kishte të shkruar “Në këtë vend, më 28 Nëntor 1944 kaloi Brigada VI-të Sulmuese e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare për të ndihmuar çlirimin e popujve të Jugosllavisë”. Kjo pllakë ka qëndruar këtu deri në vitin 1991, si dhe vërtetohet edhe sot më Kumtarin e Muzeut Popullor të Shkodrës, të vitit 1978, ku në faqen 128 ka referencën e ish-drejtorit të Muzeut të Shkodrës, komunistit të “papërlyer” Pjetër Hasi… Natyrisht nëse kjo nuk do të ishte e vërtetë nuk do të kishte guxuar ky kuadër i lartë i Partisë së Punës të fallsifikonte historinë, pasi siç dihet një ushtri i shkon sherbes në ndihmë një shteti tjetër vetëm kur ka çliruar vendin e vet, siç kishte ndodhur më 28 nëntor me trojet e Shkodrës, Malësisë e Shqipërisë… Së dyti, në arkivin e Partisë së Punës, sot në Arkivin e Shtetit gjendet një trakt interesant i Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste të Shkodrës, i datës 28 nëntor 1944, i cili, ndër të tjera shkruan: “… Vdekje Fashizmit – Liri Popullit. Sot më 28 nanduer Shkodra dhe Shqipëria po feston ditën e flamurit pa okupator e tradhëtarë. Gjaku i partizanëve heroikë dhe sakrificat e popullit tonë dhanë frutet e veta. Pesë vjet luftë të parreshtur, pesë vjet vuajtje e robni u kurorëzuan me fitoren e meritueme…”. Pra edhe vetë komunistët vendorë e pranojnë se më datën 28 nëntor ishte e çliruar Shkodra si qyteti i fundit i pushtuar nga nazi-fashistët, gjë e cila është plotësisht e besueshme… Së treti, në vitet e demokracisë së parë (1992-1996), ne kemi parë e ndier dëshmi autentike të komandantëve që morën pjesë direkte në formacionet luftarake për çlirimin e Shkodrës, pra të komandantit Sadik Bekteshi dhe komandantit të Brigadës 23-të Hamit Keçi, të cilët kanë konfirmuar si datë të çlirimit të Shkodrës 28 nëntorin e vitit 1944… Gjithsesi, na duket interesant një telegram i Enver Hoxhës që gjendet edhe sot në gazetën “Bashkimi” të datës 29 nëntor 1946, dhe ia dërgon Titos, ku përveç urimit të festës së Jugosllavisë (që për dreq ishte po 29 nëntori) i thotë tani edhe festat i kemi të përbashkëta… 29 nëntori i Jugosllavisë nuk është data e çlirimit të Jugosllavisë, por është Mbledhja e dytë e Këshillit Antifashist Nac.-Çl. të Jugosllavisë dhe në histori njihet si AVNOJ, që u zhvillua në fshatin Jajcë të Bosnjës më 29 nëntor 1943 dhe është i njëjtë me 24 majin e vitit 1944 që komunistët tonë u mblodhën në Përmet…
Gjithsesi ne na duket pak interesante sepse mbrohet me fanatizëm data 29 nëntor, që është një simbol i qartë komunist, kur vetë komunizmi ka rënë për të mos u ngritur më kurrë, dhe për koinçidencë ky simbol mbrohet e festohet nga mbeturinat e ish-Jugosllavisë komunsite vetëm në Serbinë e Millosheviçit, kotributi i së cilës në komunizmin tonë ka qenë përcaktues që në vitin 1941 e vazhdim…
Përgatiti Ndue Bacaj
“MEAT MASTER- Vellezerit Kimça” krenaria e bisnesit shkodran dhe shqiptar.
Drejt Evropes shkohet vetem me pune, shume pune dhe sakrifica. Prova me e mire, eshte kompania tashme prestigjoze “Meat Master- Vellezerit Kimca”, e cila tashme eshte Krenaria e bisnesit shkodran dhe atij shqiptar. Prodhimet e kompanise shkodrane, kane fituar te drejten e qytetarise net e gjithe globin, dhe kjo e njohur zyrtarisht nga organizmat e mirenjohur dhe te njohur ne bote. Gjithcka e prodhuar nga Meat Master, mund te tregtohet pa me te voglin problem qe nga Evropa, deri ne Amerike, sic eshte kompanite me njohura te Italise, Gjermanise, Zvicres, Kanadase, Australise etj. Kjo eshte bere e mundur ne saje te punes se Vellezerve Kimca, te cilet me 16 nentor 2005, kane marre perfundimisht certifikimin e produkteve te kompanise se tyre Meat Master me standartin ISO 9001:2000.
Ceremonia e rastit, eshte zhvilluar ne prani te autoriteteve me te larte te pushtetit vendor, perfaqesive diplomatike, perfaqesuesve te USAID-it, mediave dhe kolegeve bisnesmene. Mjaft domethenese ka qene edhe pjesmarrja e ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit, Jemin Gjana, i cili shprehu kenaqesi per pjesmarrjen.
Pasi ka falenderuar te pranishmit per prezencen, njeri prej bashkepronareve te Meat Master, Ndreke Kimca, ne fjalen e tij ka bere nje panorama te punes se bere deri tani ne kete kompani. Meat Master perfaqeson nje kompani profesionale, me nje fabrike moderne, staf i pergatitur, prodhime cilesore dhe te tradites, te cilat kane fituar tashme besnikerine e konsumatoreve te sj ne Kosove dhe Shqiperi.
Dy vitet e fundit kane sjelle transformimin rrenjesor te kompanise. Ne vitin 2004, ortaket investuan fuqishem ne modernizimin e fabrikes, rritjen e kapaciteteve prodhuese, teknologjine me bashkekohore, ku vecohet linja e pasterizimit, nder te vetmet ne Ballkan dhe te paktat ne Evrope.
Strategjia e Meat Master eshte bazuar ne tre parime kryesore:
– Marketing agresiv, reflektuar me nje presence te shkelqyer ne panairet vjetore dhe bashkepunimit me rrjetin ed marketeve, ku kompania perjetoi nje rritje rreth 25% te shitjeve.
– Ndertimi dhe trajnimi i strukturave te fort ate menaxhimit per te mbeshtetur kete rritje te kompanise.
– Permes nje programi intensive dhe angazhimi maksimal te te gjitha strukturave te kompanise, ne nje kohe record u nertua nje system i plote i menaxhimit te cilesise, system i cili pas nje verifikimi dhe testimi nga trupa e pavarur italiane, Certiquality, u certifikua me 16 nentor 2005 me stanartin nerkombetar te cilesise ISO 9001:2000.
Ky certifikim do te thote se kompania Meat Master, sot kontrollon dhe analizon rigorozisht cilesine e produktit te saj qe ne perzgjedhjen e lendes se pare, gjate procesit te prodhimit dhe ne pikat e shitjes prane konsumatorit. Eshte i njejti system po standart qe zbtohet nga cdo kompani moderne, konkurente e Meat Master ne Itali, Greqi, Gjermani, Amerike apo kudo ne vendet e zhvilluara.
Gjate ceremonies, drejtuesit e kompanise kane vleresuar mjaft edhe kontributin e shkelqyer te konsulenteve te ISO 9001, Stefano Fergola si dhe te Alban Zusit, te cilet punuan prane Meat Master per ndertimin e sistemit ISO. Gjithashtu eshte vleresuar edhe kontributi i USAID-it, i perfaqesuar ne ceremony nga David Tompson ne drejtim te menaxhimit dhe marketingut te kompanise.
Realizimi i objektivave te kompanise vijon dhe ambiciet behen perhere e me te medha. Keshtu per vitin 2006, po artohen projekte te reja investimi, ku ne realizimin e tyre, thote administratori Cesk Kimca, kerkohet bashkepunimi edhe i institucioneve shteterore dhe i projekteve nderkombetare. Objektivat jane te percaktuara qarte:
– Ndertimi i thertores se pare moderne per te gjithe veriun e Shqiperise.
– Certifikimi HACCP dhe marrja e lejeve per eksport ne BE
– Rritja e presences ne tregun kosovar, synimi i tregut maqedonas dhe malazez.
Ne ceremonine e organizuar, kane pershendetur z. Fergola, i cili ka dorezuar edhe certifikaten e IQNET dhe te Certiquality, perfqaqesuesi i USAID-it Tompson, kryetari i Bashkise Shkoder Artan Haxhi si dhe ministri Gjana, i cili e ka permendur si shembull aktivitetin e Kompanise dhe arritjen e standartit ISO 9001:2000, si e para ne llojin e saj ne hapesiren shqiptare.
Suksesi i kompanise Meat Master- Vellezerit Kimca, do te thote me shume zhvillim, punesim dhe mireqenie per te gjithe. Kompania, sic thote edhe ortaku tjeter, Ardi Kimca, president i Vllaznise ne boks, ka nevoje gjithmone per mbeshtetjen e vazhdueshme te miqve te saj, specialiste venas dhe te huaj, partnered he miq te ndryshem te kompanise qe te na ndihmojne ne projektet tona te zhvillimit.
Te gjithe jemi krenare se te pakten, perms kompanise Meat Master- Vellezerit Kimca, tashme jemi ne Evrope, tek e cila mund te arrihet vetem me shume pune dhe sakrifica.
Blerti DELIJA
Kje për t’u kthyer
Para disa ditësh, në një shkëmbim letrash me mikun tim, publicistin e njohur të medias së shkruar dhe të radios, Shefqet Meko, që banon në USA, së bashku me letrën time i dërgova dhe një fotokopje të një letre të 25 vjetëve më parë. Duke më kthyer përgjigje, më bëri përshtypje analiza e thellë me të cilën shkruan për supershtetin më demokratik në botë, Amerikën; mekanizmat që e mbajnë gjallë atë, krahas mallit për Shqipërinë e Shkodrën në veçanti. Për këtë arsye vendosa ta botoj në faqet e gazetës.
Shefqet Meko ka lindur në fshatin Metushë të Pogradecit dhe ka kryer Shkollën e Mesme Veterinare në Shkodër, e UB të Kamzës për Veterinari. Prirjet dhe talenti në fushën e gazetarisë ka bërë që ai të punojë si gazetar, fillimisht në gazetën “Studenti i Bujqësisë”, më pas te “Zëri i Rinisë”, “Mësuesi” dhe në Radio Tirana, për gati 17 vjet.
Si shumë të tjerë, për t’i ikur varfërisë, u largua për në Amerikë, ku edhe jeton e punon. Por ikja e tij është një ikje e adresuar dhe ikje me “kthim”, më thotë dhe vetë. Me inisiativën e vet ka krijuar një “Institut Shqiptaro-Amerikan për lidhje dhe bashkëpunim” me qëllim sensibilizimin e opinionit të atjeshëm për njohjen dhe kontribuimin në përpjekjen demokratizuese të Shqipërisë.
Duke i uruar suksese në punë, në familje, vlerësoj dhe idetë që përcjell nëpërmjet letrës që po e bëj publike.
Mark Preçi
I dashur miku im i vjetër, Mark Preçi:
Duke lexuar letrën 25-vjeçare m’u kujtuan aventurat tona që më duken se ndodhën 25 ditë më parë. Ditë dhe vite, por janë vite miku im, që kujtesa jonë i mbledh; i mbledh në dy dekada e gjysëm dhe i percepton si “ditë të shkuara”… Faleminderit që më freskon kujtesën me atë zjarr që ende na mban gjallë. Unë besoj se askush si ne nuk e shijoi rininë me aq romantizëm dhe shpresë. Unë gjithmonë kujtoj “intervistën klasike” tuajën 26 vite më parë. Të gjitha i parashikove me një dëshirë të pastër, vetëm një gjë nuk e shkove në mendje, se në vitet 2000 ne do të ishim në dy cepat e botës: Ti atje dhe unë këtu në USA. Ti ende atje dhe unë i “cfilitur” nëpër cepat e botës.
S’ka gjë, kështu është jeta. Një ëndërron ikjen, tjetri gëzon ardhjen. Se ai që ikën edhe vjen, miku im Mark. Ai që vdes nuk vjen. Ai që pret është vrull e rini, ai që vjen i mbushur me mall dhe surpriza… Kush vdiq? Kush është gjallë? Kur vdiq?! Pse s’më the? Në këtë gërshetim ikje-ardhje është jeta vetë, është drama dhe dashuria, shpresa dhe gëzimi, dëshpërimi dhe këmbëngulja, zhgënjimi dhe qëndresa. Aty jemi ne të gjithë me një emër të mirë dhe mirënjohës: Shqiptarë.
Lexova me qejf faqet që ke botuar te gazeta e shkollës, “Dimension Rinor”. Pajtohem me thirrjen tënde të sinqertë “Mos ikni”, edhe pse vetë jam ikanak. Dhe shtoj: ikni ju që dini e keni dëshirë të ikni, por mos ikni duke mos ditur ku shkoni. Pra, mos hipni në skafe duke shkuar kurrkund ose në funddeti. Ikni me emrin tuaj që nesër të provoni mallin zhuritës të kthimit. Pa këtë forcë vullkanike, pra mallin që kthehet në zhuri, mall, dashuri dhe forcë për qenien tënde, nuk do të kishte Rilindje dhe Rilindas. Pa këtë “tornado” të mallit njerëzor, nuk do të shihnim një shoqëri ndryshe dhe një shqiptarizëm ndryshe. Dhe në këtë kuptim unë jam për ikje dhe ardhje, ndryshe nga ty, miku im Mark, që qysh 25 vjet më parë ruan të njëjtën adresë. Kjo, disi më bën me turp, por nuk turpërohem sepse unë kam respektuar vetveten dhe dëshirat e mia, sikurse ti stoicizmin tënd shkodran. Të lumtë Mark! Sepse ti je atje, pa unë gjej rast dhe shkruaj për ty nga “mesi i Amerikës”, jo nga mesi i Shkodrës loce. Kështu vijmë dhe mblidhemi në një pikë përmes pikëndryshimeve tona ideore, krahinore dhe kontinentale.
Mark!
Ke të drejtë të thuash: Yhhoooo Shefqet Meko, si fluturon! Ke të drejtë. Pa këto “lajthitje” nuk ka momente argëtuese. Ai që shkruan është “pak mangut” sikurse ne “ikanakët” digjemi për atë pjesë të kujtimeve që dergjet aty diku mes jush, pa drita dhe ujë, por gjithsesi kujtime shkodrane ose çaste prej Shqipërie.
Unë kam shumë për të thënë, por ikja e kohës në SHBA është si rrjedhja e Bunës në Shkodër. Duket avash, por ikën shpejt dhe ti nuk ndjen se bashkë me rrjedhën e butë të Bunës ka ikur edhe jeta jote.
Ti dhe unë, Mark, kemi lëvizur në drejtime të ndryshme. Por në këtë lëvizje unë çmoj mirëdashjen tënde, duke filluar nga “intervista imagjinare” 26 vjet më parë, dhe deri më sot. Ti qysh në shkollë të lartë parazgjodhe “statuskuonë” dhe “stoicizmin nenshatjan”, kurse unë ngela shejtan, duke lëvizur nga fshati në Pogradec, nga aty në Shkodër, nga Shkodra në Pogradec e Tiranë e tash këtu në SHBA. Një kurbë e tërë lëvizëse marramendëse, nëse e imagjinon një çast… Të kujtohet kur debatonim në redaksi dhe unë të “bërtisja” për ndryshim? Ti, miku im, nuk m’u zemërove edhe pse unë ndoshta e teprova me këmbënguljen time të të shihja të përfshirë në “tornado”. Ti kishe stilin tënd të qetë, pak dhe saktë. Më vijnë të gjitha këto në mendje derisa lexoj një artikull në internet se Shqipëria ende “Pa drita dhe pa qirinj” dhe instinktivisht më erdhi në mendje Fejtoni i Nikolin Shkëmbit “Një qiri rezervë”, që ne e botonim në Tiranë këtu e 25 vjet më parë. Ishte Janar 1981 kur gazeta jonë “Studenti i bujqësisë” me fejtonin “Një qiri rezervë” do të shkundte gjithë administratën dhe do të na bënte të qeshnim të gjithë me fatkeqësinë tonë vetëvrasëse të mosndryshimit dhe indiferencës së pushtetkontrolluesve. Qysh atëherë, Mark, ne kemi tejçarë mendimin edhe pse nuk na dëgjonte kush…
“Një qiri rezervë”, i botuar në çensurën e egër, ka më shumë vlerë se sa paçavuret në lirinë pa fre të shtypit shqiptar. Ndërsa këtej “në botën e lirë” shikojmë se si gjithë liria dhe ëndërrat mbështillen rreth karmonedhës së dollarit dhe vetë kjo kartmonedhë shndërrohet në gazetë dhe “liri fjale” për aq kohë sa ke mundësi të paguash. Ti përsëri flet dhe nuk “ha burgun”, por që të flasësh e të dëgjohesh duhen para ose dollarë në gjuhën e këtushme. Pagesa dhe pagëtarët janë elementët më të fuqishëm që mbajnë gjallë perëndimin dhe shoqëritë demokratike. Ka një mpleksje gjigande dhe tepër interesante midis Parasë-Lirisë-Ligjit dhe Detyrimit. Ti nuk e sheh dot kufirin ku fillon dhe ku mbaron, p.sh. ku fillon ligji dhe ku nis paraja, apo ku përfundon liria jote dhe nis detyrimi. Është një detyrim i nënshkruar me vullnet, porse një vullnet që të nxit drejt përgjegjësisë dhe më tej, të bën pjesë të një kompleksi financiar sa gjigand aq edhe të papërballueshëm. Ndërsa dalldisesh mes parasë, detyrimit dhe lirisë për të vepruar, në atë mënyrë që nuk e kupton fare veçse edhe tek arkivoli yt do të të vijë e heshtur dhe tinzare ajo që quhet “bill” ose allaturkshme-shqiptarçe “fatura”. Dhe ti ecën në këtë “kalldrëm” të pafund: bëj para, pago fatura, pago fatura dhe krijo detyrime të reja… Ky është edhe sistemi të mban gjallë atë që ne e quajmë demokraci dhe sistem të ligjit. Vjen ajo që s’e pret: paraja bën ligje dhe vetë ligjet kthehen në para. Përballëm çdo keqsjelljeje në shoqëri apo publik, para se të të kërcënojë ligji i ashpër (nëse nuk është krim) të kërcënon “gjoba”, të cilën nëse e paguan në kohë dhe shpejt e shpejt të konverton nxitimthi në “burrë të mirë” dhe pa cene në “biografi”. Po, këtu ka biografi që nuk fshihet lehtë, porse është e tillë që ndërtohet përmes fakteve, nënshkrimeve të tua dhe jo përmes pëshpërimave të pushtetkontrolluesve ose opinionit të shefit apo bosit… Ata mbase mund të influencojnë, por gjithsesi ti je “autor” i biografisë tënde që këtu është në disa kopje dhe nuk fshihet apo zhbëhet si në zyrat e Tiranës apo gjetkë në selitë e “udhëheqësve” pluralistë që janë koba më e keqe që ka parë Shqipëria deri më sot. Por le të kthehemi këtu në SHBA me perceptimet dhe gjykimet e mia.
Ky është një sistem që i shkon për shtat në mënyrë perfekte natyrës egoiste dhe mosngopëse të njeriut. Shkurt: ke hapësirë, ke shanse, ke mundësi, merr para borxh dhe ke shans të shlyesh borxhin, fillon punë “pa mik” edhe pse miku mund të të ofrojë më shumë shanse nëse je i zoti, bëj “aventura” po të duash dhe je i lirë sikurse je “i lirë të thyesh kokën” nëse kjo është zgjidhja jote ose mosditja jote. Në gjithë këtë sistem gjigand, njeriu është elektron porse me “fuqi lëvizëse”, jo thjesht një “thërrime” që mund të të thërmojë kushdo. Ti nuk thërmohesh lehtë në këtë sistem nëse di lojën dhe rregullat e saj… Por bëhesh shkrumb e hi nëse injoron rregullat dhe prish balancën tënde ose “balancën” time… Nga ana tjetër duke jetuar këtë sistem, joshesh në hapësirën që vetë Ligji-Para të krijon dhe ti dalldisesh diku ose në punë, ose duke ngarë makinën, ose gjetkë dhe sërish kthehet tek turina: bëj para dhe paguaj para. Bëj dollarë, paguaj dollarë. Në këtë maratonë deri në varr, ti nuk e di se sa krijon dhe se sa harxhon, por magjikja është se në këtë lojë arrin të shijosh atë që do dhe në fund të fundit, po pate mend e shijon jetën dhe krijon vlerat që synon. Pra na shoqëri para dhe llogari, shndërrohet në vlerë dhe shoqëri. Një rreth vicioz që kurrë nuk mbaron, por gjithsesi të gjithë e pranojmë me kënaqësi sepse na jep atë që na mungon dhe na krijon një shans të ri, që gjithë jetën nuk arrin ta ëndërrosh në shoqërinë shqiptare, ku sundojnë veset dhe njerëzit veselinj veshur me pushtet dhe idiotësi ligësjellëse…
Sa shumë kam për të të thënë ndërsa jam përtej oqeanit dhe larg Shkodrës! Por le ta mbyllim dhe të themi se një jetë duhet jetuar dhe ne duhet të ecim drejt të panjohurës me guxim. Ne duhet të ikim dhe të vijmë në Shqipëri, se vetëm një ikje-ardhje masive e lirë, e vullnetshme, e përditshme dhe ritmike mund dhe duhet ta shpëtojë Shqipërinë dhe neve që vimë dhe ikim prej Shqipërie.
Ndaj, qëndro ku je, dhe eja këtu ku jam unë. Shko në Tiranë dhe kthehu në Shkodër. Shko në Pogradec dhe shëtit buzë liqenit dhe pritmë aty t’i bëjmë nderime Lasgushit Poradecar. Në gjithë këtë, thelbësore është lëvizja si burim i pasioneve dhe dashurive dhe mallëngjimeve tona. Pa të unë do të isha ende në Pretushë, ndërsa ti mbase nuk do të ishte në Nenshat.
Le të zgjohemi të gjithë për të kuptuar filozofinë e jetës, fuqinë e parasë dhe të lirisë, rreptësinë e ligjit dhe detyrimit. Kjo është jeta dhe po i hoqe qoftë edhe jnërën nga të vërtetat, ajo kthehet në një pluhur inert dhe neve na humbet shpirt dhe shpresa.
Me mall e respekt, Shefqet Meko |