Fituan demokratët, gëzojnë socialistët
Takoj një socialist, ish-kandidat për deputet. Ishte shumë i qeshur, në qejf të madh, si budalla. -Hajr, – i them, – ndonjë gëzim? -Po, – thotë, – ku ka gëzim më të madh se 16 orë pa drita në Shkodër. E gëzofshi Sali Berishën… Nejse, nguli këmbë për kafe e pije nga ato që preferon Nano. Shkuam në atë lokal ku shkon edhe Nano, por kohët e fundit edhe ministrat e Berishës. Aty na u grumbulluan njëri pas tjetrit shumë miq e shokë. Bashkuam tre tavolina. Patëm demokratë të flaktë e socialistë të flaktë. Demokratët shfaqën mërzi, socialistët gëzim. Demokratët duan drita dhe e dinë se s’do të kenë këtë dimër, socialistët kënaqen se do rrinë në terr. Demokratët presin dyfishimin e rrogave e pensioneve, lëvizjen e lirë të shqiptarëve, rritjen e prodhimit, legalizimin e banesave pa leje, kthimin e pronave, pagesën e viteve të burgut politik, socialistët kënaqen me skepticizmin e të parëve. E pra, të humburit, socialistët, rrëkëllejnë gotë pas gote nga gëzimi, të fituarit, demokratët, rrëkëllejnë gotë pas gote nga mërzia. Ti e prek këtë realitet, bën shaka me të dyja palët, por s’mund të mos thuash: Të gjorët modele, kaq të ngurta e kaq të lëngshme që s’kanë substancë çlirimi, lirie, logjike. Këtu mund të mendohet se e ka bazamentin e keqja që serviret, deshifrohet e pranohet si e mirë. Në të vërtetë, shqiptarët s’po e kuptojnë se qysh me Enver Hoxhën e këtej e kanë ndjeë veten të përballur me servilë e budallenj, me spiunë e njerëz pa substancë morali. E, ata që kanë drejtuar shoqërinë, kanë qenë të aftë t’i ruhen pikërisht kësaj paaftësie të tyre, duke reflektuar buzëqeshje e premtime përgjatë fushatave, duke lëvizur si urithi nga një parti në tjetrën, saqë edhe pse humb partia, kamaleonëve nuk u humb kurrsesi fuqia. A nuk mund të merren si shembull në këtë linjë Neritan Ceka, Skënder Gjinushi, Genc Pollo, Arben Imami, Sabi Godo, Genc Ruli, Vangjel Dule, Lufter Xhuveli, Paskal Milo. Ka ngjarë kështu se nuk janë ndëshkuar me votë figurat e rëndomta. Më së pari për të dhënë një mesazh, siç iu dha më tre korrik Agron Dukës e Anastas Angjelit. Pra, me fjalë të kuptueshme, e keqja po shëndoshet vështirë në Shqipëri, pasi në drejtim të punëve të këqija kanë qenë njerëz të këqinj, monstra që jo vetëm s’pranojnë arsye, por as i japin kujt arsye. Po materializohet një fenomen që mbase do të ketë kosto nëse qeveria e re nuk e fokuson në vëmendje të punës. Shumë prej atyre që e kanë braktisur Shqipërinë dhe kanë fituar nënshtetësi të huaj prej vitesh, sot janë rikthyer, si dallëndyshet. Ata po zënë vende drejtuese në shoqërinë shqiptare, normalisht pasi kanë lënë kazanët ku lajnë pjata, apo fshesat e rrugës e koshat e kanaçeve “haleve” të Perëndimit. Kështu, mendojmë se shpërfillet besimi i votës, pasi ata “mendjendritur”, kur ishte përballja e madhe, përpjekja e shenjtë për fitore për një qeverisje “Me duar të pastra”, ikën. Këta “kapacitete” as nuk votuan më 3 korrik, pasi s’erdhën këtu, se nuk e dinin kush fiton. Ndërsa “tortës” iu turrën qafirët. Njerëzit bosh, pa ide, me karakter të paqëndrueshëm, fort problematikë për ata që i njohin prej afër, në këto 15 vjet e kanë gjetur veten të favorizuar, madje të përkryer, në drejtimin e atyre që votojnë, punojnë, lodhen mitingjeve e protestave, hidhërohen kot e gëzohen kot. Shteti i duarve të pastra kërkon njerëz të pastër, të respektueshëm prej shumicës. Po si do matet thua ti respektueshmëria? Ja një shembull: Ministri i Arsimit dhe Kulturës, Genc Pollo, zbret nga makina në derë të një lokali në Shkodër. Tërë klientët, si me komandë u ngritën në këmbë për të respektuar Ministrin. Por të gjithë, si me automat, u ulën në karriget e veta dhe e shpërfillën “portofolin” e tij, kur pas tij zbriti deputeti që e shoqëronte. Dhe e dimë se gjithë Shkodra e di për kë bëhet fjalë edhe pa ia thënë emrin, edhe pa thënë se është deputeti më i paaftë në gjithë botën. Në fakt, në të njëjtin lokal, identikisht kështu i pat ngjarë edhe kryesocialistit Edi Rama, kur i panë mbrapa një grabitës. Gjithsesi, qëllimi ynë i mirë është misioni ynë i mirë; të gjykojmë e analizojmë mbi fenomenin, pa u krehur bishtin as të djathtëve, as të majtëve. Pra, shpërfillja e ministrit është një fenomen. Edhe në këtë rast u kënaqën socialistët e u hidhëruan demokratët. Këta të fundit, se nuk i linte sedra t’i jepnin dorën, se i acaronte prania e një deputeti torollak që mbante telefonin tek veshi qysh në derë të makinës e deri sa kamerieri i qëndroi një copë herë gatitu në pritje të porosisë. Ne s’mund të themi kuptoi gjë ministri apo jo, por mund të themi se shumë deputetë që s’janë të respektuar as nga krahu politik që kanë marrë votat, çojnë në mospërputhje të imazhit të shtetit, me natyrën e moralin e kombit. Mund të themi gjithashtu se “kodi” i rreptë i ndëshkimit edhe për deputetin, i cilitdo krah qoftë, kushtëzon ndërlikimin e kontrollit, rrit reflekset që reflekton shoqëria ndaj raporteve potencialisht të “egra”, duke automatizuar sjellje që në vetvete dhe në kohë jo të largëta, realizojnë zbutjen e shoqërisë, shkrirjen e interesave, eliminojnë hidhërimin kot e gëzimin kot. Sokol Pepushaj
Jozefina Topalli, gruaja që transmeton vetëm virtyte Duket se shqiptarët, ashtu sikurse Dantja, janë vetë prezent në Ferrin, Purgatorin e në Parajsën e vogël shqiptare… të kuptohemi “Parajsa” është vetëm për një pakicë të vogël njerëzish që kanë blerë vendin me shuma të majme, marramendëse duke korruptuar edhe vetë Parajsën. Çdo ditë ndeshemi me mashtrimin, gënjeshtrën, zilinë, tradhëtinë që të pengojnë të ecësh në rrugën tënde. Me paturpësinë më të madhe kalojnë, kthejnë kokën dhe qeshin me ironi duke ngurruar që të thonë atë që duhet ta thonë me përulje: Më fal! Tashmë kjo fjalë nuk ekziston në fjalorin e mykur të shqiptarëve. Gjithçka që të ofron ky vend është një shirit i zi filmi, ku pothuajse asgjë nuk merr ngjyrë. Po në realitetin e hidhur të shqiptarëve nuk ekziston një Beatriçe?! Një shpirt i mirë që shkul nga rrënjët llumin, pisllëkun në të cilin janë zhytur dikush më shumë e dikush më pak. Po kush është Beatriçja, klith një zë i mekur brenda shpirtit?! E kush tjetër përveç gruas shqiptare ku zgjuarsia, intuita e humanizmi që e karakterizojnë atë do të shërbente më mirë për të nxjerrë Shqipërinë nga ferri i përditshëm. E mësuar me panoramën mashkullore që përfaqëson politikën shqiptare, padashur kalon në një sëmundje të pakuptueshme pesimizmi, por… Do të mjaftonte vetëm një rreze drite për të ndryshuar brenda saj. Zgjedhja e Kryetares së Parlamentit, politikanes së hekurt shqiptare, znj.Jozefina Topalli ka bërë që më në fund politika shqiptare të emancipohet. Prezenca në njërën prej seancave të Parlamentit Francez të Kryetares së Parlamentit tregon se Shqipëria, edhe pse një vend i vogël që akoma është duke kaluar në rrugën e tranzicionit nxjerr nga gjiri i saj njerëz intelektualë të rëndësishëm dhe gjithashtu të njohur në rrethin e personaliteteve të botës. Zgjedhja e një gruaje në krye të Kuvendit të burrave, tregon se vendi ynë po bën hapa përpara, megjithëse të ngadaltë në rrugën e integrimit të saj në BE. Duhet shumë punë për të zgjidhur problemet e shumta që shqetësojnë popullin e thjeshtë shqiptar. Inteligjenca, intuita, eleganca, bukuria do të jetojë gjatë tek çdo femër shqiptare e përfaqësuar denjësisht nga Kryetarja jonë e Parlamentit, znj.Jozefina Topalli. Bija e Shkodrës transmeton me sjelljen, fjalën e saj, virytet më të mira të femrës shqiptare, ajo është idhull për studentet e saj dhe gonxhe përherë e çelur në acarin e tranzicionit. Arminda Melengu
Analzë politike e situatës në Shqipëri A po bëhet Shqipëria nën Berishën një vend anti-amerikan? A mund të shpëtohet Shqipëria?
Kanë kaluar 15 vjetë që nga rënia e komunizmit në Europën Lindore. Shumica e vendeve të Europës Lindore kanë vendosur një demokraci të zbatueshme, ndërsa Shqipëria jo. Përse po i ndodh Shqipërisë një gjë e tillë, kur në fillim të 1990 pati një lëvizje të vërtetë demokratike? Ishte e pastër, e thjeshtë, demokratike, ishte antikomuniste. Por ajo lëvizje, ndryshe nga ato të vendeve të Europës Lindore, u rrëmbye nga komunistët, Armata e Vjetër e cila, fillimisht u përpoq ta shtypte këtë lëvizje, por pastaj e ndryshuan strategjinë e tyre duke u infiltruar në këtë lëvizje dhe duke pushtuar udhëheqjen e saj. Në vitin 1990, Ramiz Alia, Kryeministër nga Partia Komuniste e Shqipërisë. I tha Byrosë Politike se “Ka ardhur koha ta lejojmë pluralizmin në Shqipëri, por duhet të sigurohemi që të gjitha partitë, cilido qoftë emri i tyre, duhet të udhëhiqen prej nesh, Armata e Vjetër”. Kërkesa e tij u përkrah dhe mbeti një realitet në jetën e vendit tonë që atëherë. Mund të shohësh të gjitha partitë politike, qoftë PD, PS, PR etj., dhe të kuptosh se të gjitha udhëhiqen, në të vërtetë, nga ish-komunistë, Armata e Vjetër. Ky është problemi i “demokracisë” shqiptare. Pavarësisht kush fiton, filozofia politike mbetet e njëjta. Është një filozofi e fshehtë komuniste. Nuk është për t’u çuditur që PS ose partitë e tjera të majta nuk janë të gatshme të lejojnë që në Shqipëri të vendoset demokracia. Ajo që na shqetëson është Partia Demokratike, e cila duhej të ishte mbrojtëse e vlerave të demokracisë dhe një parti tek e cila duhej të drejtonin shikimin të tjerat. Që PD të jetë demokratike, duhet të reformohet. Për ta bërë këtë, duhet tronditur udhëheqja e kësaj partie. Ka patur përpjekje për ta bërë këtë, por sa herë që janë përpjekur, reformistët, të cilët janë të rinj, të krishterë dhe pro-amerikanë, kanë dështuar. Pastaj ata janë detyruar nga Armata e Vjetër, ose ta lënë Shqipërinë, siç është rasti i Eduard Selamit, ose të tërhiqen të mundur, siç është rasti i Gjovalin Bzhetës dhe Edi Ramës, të bashkohen me parti të tjera, siç është rasti i Dashamir Shehut, ose të nënshtrohen, siç është rasti i Ekrem Spahisë.
Ja disa nga problemet e PD sot: Ajo nuk lejon disidentë brenda partisë. I vetmi këndvështrim duhet të jetë ai i Berishës, që i përket Armatës së Vjetër. Ai e përjashton këdo që të guxon t’i kundërvihet. Ky është një qëndrim të cilin ai e ka patur ndërsa ka punuar për partinë komuniste deri në vitin 1990. PD nuk lejon zgjedhje brenda saj, sepse ata, Armata e Vjetër, e di mirë se nëse lejohen zgjedhje të tilla, ata mund ta humbasin pushtetin shumë shpejt. Kjo gjë e kufizon fuqinë e bazës që ka drejtues më të rinj dhe rrit fuqinë e udhëheqjes në Tiranë, që i përket Armatës së Vjetër. Ajo nuk e lejon brezin e ri të bëjë përpara në parti, nëse nuk janë të arsimuar në Francë dhe nuk kanë pikëpamje totalitariste. Vëreni udhëheqjen e PD. Në njëfarë mënyre, të gjithë kanë studjuar në Francë. Ajo nuk është një parti demokratike perëndimore, sepse lufton çdo pikëpamje angleze apo amerikane që i paraqitet udhëheqjes së saj. Asnjë nga drejtuesit e saj nuk është arsimuar në Britani apo Amerikë, atje ku besojmë se është demokracia e vërtetë. Përkundrazë, kur disa të rinj u kthyen nga Amerika në Shqipëri, pasi ishin detyruar të kërkonin strehim para 20 vjetësh, ata u quajtën antishqiptarë, agjentë amerikanë, mbështetës të Nanos etj. Ata ishin plot energji, ndershmëri, integritet dhe shumë punëtorë, dhe dëshironin të përhapnin vlerat amerikane në Shqipëri. Kjo gjë e trembi udhëheqjen e PD. PD shpenzoi më shumë kohë dhe energji në përpjekje për t’i diskredituar ata, në vend që të tregojë dështimet e PS. PD e bëri këtë sepse i trembet vlerave amerikane në Shqipëri. Ajo është një parti antikatolike, sepse nga 16 këshilltarët e Berishës, asnjëri prej tyre nuk është katolik, sikur katolikët të mos ishin të aftë për këtë punë. Për më tepër, asnjë nga ministrat nuk është katolik, përjashto Aldo Bumçin, i cili, meqë ra fjala, ka studjuar në Qipron Turke. Dhe, kur udhëheqësi i kësaj partie, z.Berisha, po kandidonte për Kryeministër, vizitoi Kishën Katolike në Hardsdale, në Nju Jork, por pas zgjedhjes së tij, ai e vizitoi përsëri Nju Jorkun, por në vend që të shkonte tek i njëjti komunitet, u takua me Armatën e Vjetër të “Vatrës”, si Agim Rexha dhe Agim Karagjozi, dy shqiptarë të papunë, nostalgjikë të kohës së sundimit të Enver Hoxhës në Shqipëri. Është një parti pro Lindjes së Mesme, sepse nga viti 1992 deri në 1996, kur ishte partia drejtuese në Shqipëri, Shqipëria u bë anëtare e Lidhjes së Kombeve Islamike dhe shumë arabë që aktualisht njihen si terroristë që janë përpjekur të vendosin kampe terroriste në Shqipëri, kanë marrë nënshtetësi shqiptare. Më 26 nëntor 1998, “USA Today” shkruante që “Besohet se Bin Laden ka ngritur një veprimtari shqiptare që në vitin 1994”. Peter Symonds shkruan në “The Chicago Tribune”, më 7 maj 2005, se dy agjentë të SHIK-ut, Astrit Nasufi dhe Flamur Gjymisha, kanë vërtetuar se kishin dijeni për Mustafa Osama Nasar, i cili kishte pranuar që ishte pjesëtar i Jaama-al-Islamia, me bazë në Egjipt, jetonte në Shqipëri që nga viti 1995. Mendohet se ai është arrestuar në rrugët e Milanos, më 17 Shkurt 2003. Mendoni që kjo ka ndodhur ndërkohë që Berisha ishte President i Shqipërisë. Tani që ka ardhur përsëri në pushtet, kjo lidhje dhe admirim për Lindjen e Mesme po bëhet edhe më e qartë. Si drejtues i kësaj partie dhe Kryeministër i Shqipërisë, Sali Berisha takohet me Ambasadorin e Iranit në Shqipëri dhe shpreh mbështetjen e tij për programin WMD të qeverisë së Iranit, duke injoruar faktin që Presidenti i Iranit kishte deklaruar që “Izraeli duhet të fshihet nga harta” dhe që kanë dërguar jihad-istë për të luftuar kundër forcave amerikane në Irak. Ai zgjedh Dritan Mishën si zëdhënës, ndërkohë që ky kishte studjuar jehad në Libi. Partia Socialiste ka kërkuar të bëhen hetime të pavarura për faktin se si mbi 12.000 të huaj kanë fituar nënshtetësinë shqiptare në vitet 1992-1996, shumë prej të cilëve janë arabë që dyshohen të kenë qenë terroristë që kanë kërkuar të vendosin kampe terroriste në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Maqedoni. Është një parti anti-amerikane, sepse kanë caktuar Edit Harxhin, një anti-amerikane, të përfaqësojë Shqipërinë në Washington të Shteteve të Bashkuara. Ajo, e cila ishte martuar me një turk dhe kishte jetuar jashtë Shqipërisë që në vitet 1990, dhe ishte përjashtuar nga UNMIK për fallsfikim, ka thënë se CIA është përgjegjëse për kaosin e 1997-s në Shqipëri. Udhëheqësi i saj është takuar me Ambasadorin e Iranit në Shqipëri, duke e ditur se SHBA është në prag të një sulmi ndaj Iranit. Ai zgjedh Dritan Mishën si zëdhënës, duke e ditur se kishte studjuar jehad në Libi dhe duke injoruar marrëdhënien që ka Amerika me Libinë. PD luftoi degën e NMD në Nju Jork, e cila ka sjellë në Shqipëri të rinj nga Amerika për të kandiduar për në Parlament. PD i sulmoi ata si agjentë të Amerikës, mbështetës të Nanos dhe antishqiptarë. PD ka shpenzuar kohë dhe para në përpjekje për të diskredituar dhe shkatërruar këtë Lëvizje, vetëm se përbëhej kryesisht nga shqiptaro-amerikanë të arsimuar, të cilët ikën nga Shqipëria kur Berisha po i shërbente akoma regjimit komunist, të cilët i donte të ktheheshin në Shqipëri për t’i shërbyer atij në vend që të shërbenin duke sjellë vlerat amerikane në Shqipëri. Kjo ishte e papranueshme për Armatën e Vjetër, e cila deri në vitin 1990 e quante Amerikën Superfuqia e Ligë Kapitaliste që kërkon t’i imponojë vullnetin e vet gjithë botës. Ata nuk i përdorin këto fjalë sot, por akoma i besojnë. Është një parti kundër të Përndjekurve Politikë, sepse asnjëri nga këshilltarët apo ministrat nuk është nga familjet e të Përndjekurve Politikë. PD lufton kundër të drejtave të tyre për pronën apo kompensimin e drejtë, në vend që t’i ndihmojë ata. Armata e Vjetër është ajo që i përndoqi këto familje për 50 vjet dhe vazhdon ta bëjë akoma sot. Ata e dinë se fuqizimi i familjeve të të Përndjekurve Politikë do të thotë fuqizimi i armiqve të saj. Kjo do të thotë se udhëheqjes së PD mund t’i duhet të heqë dorë nga prona që u kanë marrë këtyre familjeve padrejtësisht, në mënyrë të jashtëligjshme dhe me forcë 40 vjet më parë. Ajo është një parti përjashtuese në vend që të jetë një parti përfshirëse. Udhëheqja e kësaj partie përbëhet nga miqtë e Armatës së Vjetër, që kanë shkuar në shkollë së bashku, që ishin anëtarë të së njëjtës parti, Partisë Komuniste, që kanë punuar për të njëjtën parti, Partinë Komuniste dhe që kanë mbrojtur njëri-tjetrin. Ata nuk i besojnë askujt tjetër përveç njëri-tjetrit. Ata vuajnë nga demo-fobia. Ajo inkurajon kaosin në Ballkan, duke luftuar për Shqipërinë e madhe. Në fillim, udhëheqja e PD kërkoi pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, ndërsa tani kërkon pavarësinë e plotë. Jam dakord me këtë, por hapi tjetër, pasi Kosova të jetë bërë e pavarur, do të jetë të bashkohet me Shqipërinë. Pastaj, pjesë të Maqedonisë, të populluara nga shqiptarët, do të kërkojnë të njëjtën gjë, gjë që e bëri të qartë Z.Arben Xhaferi tek “Express Newspaper” më 3 nëntor 2003, duke u shprehur se “Kosova,Maqedonia dhe Mali i Zi duhet t’i aneksohen Shqipërisë”. Nëse do të ndodhte kjo, Ballkani do të binte në kaos, dhe kjo do të ishte shkatërrimtare për Shqipërinë, duke qenë se tërë këto zona janë të populluara nga shqiptarë myslimanë, të cilët do të ishin më të kënaqur të sulmonin komshinjtë e tyre kristianë, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia apo popullsinë e tyre të vogël katolike. Krijimi i Shqipërisë së Madhe ishte dhe mbetet një ëndërr e Armatës së Vjetër. Prandaj, pavarësisht kush vjen në pushtet në Shqipëri, Shqipëria nuk mund të shpëtohet në këtë moment. Asnjëra nga partitë politike nuk e çan kokën për këtë tani. Ajo për të cilën kujdesen më fort është që të mos lejojnë një forcë të tretë politike ta bëjë këtë. PD dhe PS, që janë partitë më të mëdha për momentin, bëjnë sikur luftojnë dhe hahen, por të dyja kujtohen se po punojnë nën të njëjtin udhëheqës, Armatën e Vjetër, dhe që misioni i tyre është të sigurohen që cilado parti që të vijë në pushtet, udhëheqja të mbetet në duart e Armatës së Vjetër, ish-komunistë. Në një vëzhgim të bërë kohët e fundit, 70% e të intervistuarve thanë se nuk besojnë që Shqipëria do të shohë një demokraci perëndimore në 20 vitet e ardhshme. Ata besojnë se problemi është Armata e Vjetër, e cila nuk e lejon këtë. Kur u pyetën se çfarë do ta shpëtonte Shqipërinë, 68% u përgjigjën se nevojitej një forcë e tretë politike, krejtësisht e lirë nga Armata e Vjetër, që interesohet vetëm për çështjet e brendshme me të cilat përballet Shqipëria gjeografike. Të gjithë këta besojnë se forca e tretë politike duhet të jetë pro-amerikane dhe pro-britanike, dhe jo pro-franceze apo pro-Lindje e Mesme. 90% e të intervistuarve besojnë se Shqipëria nuk po shkon në drejtimin e duhur nën PD, por kjo është më pak e korruptuar se PS. Mbi 85% besojnë se katolikët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të diskriminuar nga Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha. Që Shqipëria të ketë një demokraci të zbatueshme dhe të fitojë miratimin e popullit shqiptar dhe të botës, ne kemi nevojë për një parti të lirë nga Armata e Vjetër, që të jetë pro-amerikane, që të lejojë reforma brenda partisë, të sigurojë mbrojtjen e minoriteteve, sidomos të katolikëve, të luftojë terrorizmin, të zgjidhë njëherë e mirë çështjen e tokës, të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin dhe të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet Shqipëria gjeografike, në vend që të shkojnë më tej, duke u përpjekur për një Shqipëri të madhe. Editorial office
DIPLOMACIA ESHTE ART E SI E TILLE NUK KUPTOHET NGA TE GJITHE. Diplomacia duhet kuptuar e jo thjeshte lexuar apo akoma me keq akoma, vetem degjuar. Ne dplomaci shpesh here thuhet diçka duke synuar nje tjeter.efekt, mbase diametralisht te kundert. Duke qene se diplomacia eshte art me vete, na del si detyre qe me pare ta njohim ate e mepastaj ta komentojme. Po ta shikosh nje pikture te Pikaso, nje syri normal mund ti duket e rendomte dhe gjykimi i menjehershem do te ishte negativ por nje kritiku te rafinuar do ti duheshin dhe dite te tera per ta kuptuar e me pas per ta komentuar ate qe donte te shprehte ne te vertete autori. Aq me teper nje mjek si z. Mirdita e din mire qe edhe ne zanatin e tij paraqitja e jashtme e pacientit mund te jete krejtesisht ne kundershtim me situaten e tij te brendeshme shpirterore apo organike. Nese Mustafaj nuk do te kishte bere nje deklarate te tille mbi Kosoven, mbase parlamentaret socialiste, pas vite heshtjeje, nuk do te kishin dale hapur ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves pa kushte, gje per te cilen nuk u prononcuan as edhe njehere kaq prere gjersa ishin ne pushtet. Pastaj te pretendosh me siguri te plote qe Kostunica eshte diplomat me i zoti se Mustafai yne, eshte shenje dobesie dhe inferioriteti e atij qe e mendon. Sigurisht nje nder elementet me negativ te qenies shqiptare eshte hyjnizimi i te huajit gje qe duhet luftuar radikalisht e pamedyshje. Se ç’fare diplomacie paten serbet (Millosheviçet, Mlladiçet, apo Kostunicet) keto 15 vitet e fundit e tregojne vete rezultatet e kesaj periudhe kohore. Nga zoter te Jugosllavise, serbet, jane tkurrur e do vazhdojne te tkurren edhe me tej pas daljes eminente nga aleanza e Malit te Zi, pas zgjidhjes perfundimtare se çeshtjes se Vojvodines e asaj te Sanxhakut. Ajo diplomaci agresive dhe teper e parashikueshme e Kostunices dhe e diplomateve te tjere serb do ta ktheje Serbine perfundimisht ne territorin e principates se dikurshme serbe. Ja pra rezultati i asaj diplomacie qe mjeku Kastriot Mirdita e hyjnizon si superiore ne artikullin e sjellur me poshte !!! Rastet ne diplomaci ku shprehet nje gje per efekt te nje reaksioni zingjir e qe prodhon nje efekt tjeter te deshiruar jane te pranishme ne historine e njerezimit qe ne antikitet e deri me sot. Romaket proklamonin ne senat shpesh here dobesine e tyre dhe shprehnin friken ndaj nje sulmi te mndshem nga ana e barbareve e ne krah tjeter pregatitnin armet per ti sulmuar barbaret e keta te fundit shpartalloheshin pasi ishin te bindur qe nga Roma e dobet nuk mund tu vinte me asnje e keqe. A nuk eshte valle nje shembull konkret ai i shekullit te kaluar kur diplomazia e diktatorit Hoxha nga njera ane çirrej e hakerrohej ndaj “qenit serb” qe dhunonte vellezerit kosovar e nga ana tjeter i priste vllezerit ne kufi me tyten e armes? Per ne shqiptaret nuk eshte koha e nacionalizmit te semure por e logjikes, aresyes dhe inteligjences duke i pare gjerat ne largpamesi e mundesisht ne menyre unitare ne spektrin e politikave kombetare. Koha e nacionalizmit primitiv e tribal qe dikush e proklamon si domosdoshmeri per ne shqiptaret nuk gjen me vend ne shoqerine tone, pasi ate jua kemi lene perfundimisht ne dore serbeve. Ne diplomaci e sotme diskutohet, terhiqet dhe leshohet por nuk luftohet ne emer te nacionalizmit, kulteve apo dogmave. Kete ne jemi duke e kuptuar, ndersa serbet jane akoma te vonuar. Gjithesesi, qendrimi i Moisiut dhe Mustafajt ne OKB duhet pershendetur ne pergjithesi per ate qe ka prodhuar, pasi ka shenuar per here te pare nje qendrimi zyrtar dhe publik te nje qeverie shqiptare pro pavaresise se Kosoves, qofte ajo e kushtezuar apo e pakushtezuar. E rendesishme eshte qe çeshtja e Kosoves nga ai moment u shnderrua ne nje debat te hapur mes kancelerive per jave te tera e ne kete sensibilizim ndaj çeshtjes se Kosoves luan rolin e vet e pa un djere shume dhe politika e jashtme shqiptare. Ne diplomaci i nderuar mjek, shpesh here ka me shume rendesi se me ke shtrengon duart dhe lidh pakte nen tavoline sesa ajo qe shprehet para mediave. Kete radhe, mbase per here te pare mbas nje shekulli, populli shqiptar ka zgjedhur nje qeveri pa qene nen presion te armeve, ndaj na takon qe ti japim kohen e duhur e te vleresojme me qetesi nese qeveritaret tane do te jene te denje per te justifikuar besimin qe moren. Gjeja me e thjeshte ne kete bote eshte te kritikosh ate qe punon, por eshte momenti qe perhere te pare ne shqiptaret te kerkojme te bejme gjene me te veshtire per karakterin tone, te mbeshtesim pa rezerva ate qe punon pasi dhe ai do te ndjehet ne faj nese nuk e perligj mbeshtetjen tone. Mjaft me idene nje shqiptar, nje gjeneral. Le te shtojme nje here e mire radhet e “ushtareve” sepse jane ata qe e bejne “luften”, sigurisht luften per te fituar paqen, stabilitetin dhe mirekuptimin ne rajonin e martorizuar te gadishullit Ballkanik. Alban Kraja
Kryetar i Lidhjes Nacionale Shqiptaro – Arberesh ne Itali. Shteti, Qytetari dhe Matteo Ju lutem, merreni seriozisht! Dritat! Fraza me e tmerrshme te paktën për qytetaret e Shkodrës. Stresi me I madh dhe I padurueshëm jo vetëm për te rriturit, por edhe fëmijët, te cilët kane mësuar edhe kuptimin e termit “kufizim”. Ne dhjetor duhet te mbushe 5 vjeç dhe do t’ia festojmë edhe po nuk pati drita, dhe im bir, Matteo e kupton se kur ikin dritat, kemi te bëjmë me kufizime nga KESH. Pasi mësoi emrin e Fatos Nanos si shkaktar për ikjet e dritave deri para 3 korrikut, por edhe si “bamirës” për tre muajt e amnistisë kombëtare te energjisë, tashme Matteo ka filluar te artikuloje emrin e Sali Berishës, aktualisht si shkaktar I ikjes se dritave, por ndoshta pas pak kohesh edhe si “bamirës” i stabilizimit te situatës. E njëjta gjë përcillet edhe nga kolege te mije, fëmijët e te cilëve apo edhe te afërmit e tyre te mitur, kane mësuar shume mire edhe emrat e ish- drejtuesve te KESH-it. Por Matteo, siç edhe bashkëmoshatarët e tij, nuk e di se pas dy emrave “Fatos” dhe “Sali” apo edhe termit “kufizim”, fshihet një gjigand, I cili si rregull duhet te jete një personazh I mire: Shteti! Nuk jam munduar dhe nuk mundohem ti shpjegoj një 5- vjecari domethënien e një termi, te cilin edhe unë, ne këto 15 vitet e fundit, megjithe profesionin qe me impenjon te njoh këtë koncept, nuk kam arritur ta zbërthej. Ne rastin me te mire, nuk arrij te kuptoj se si funksionon Shteti, cilat janë detyrat dhe te drejtat e tij. Sigurisht I dashur Matteo, (I cili edhe pse njeh mjaft mire shkronjat dhe numrat, nuk do te mund ta lexoje te plote këtë shkrim edhe për 2-3 vite), kur unë dhe te tjerë “po punonim” për këto dite, ti nuk kishte lindur. Madje edhe Joni, i cili u be mjaft i famshëm nga babai I tij, Gjebrea kantautor, nuk kishte ardhur akoma ne këtë bote, ku problemi me I madh, te paktën deri tani, është energjia elektrike. Ne mes teje Matteo dhe Jonit, mendoj se janë te paktën 10 vite diference ne moshe. Është e vështirë t’ia shpjegosh një te rrituri se cfare do te thotë “shtet”, aq me shume një 5 vjecari, I cili gjate fushatës se fundit zgjedhore, si edhe te tjerë bashkëmoshatarë, ka fiksuar sloganin “na bajme shtet”. Kur te rritesh Matteo dhe te kesh mundësi te lexosh këto rreshta, do te kuptosh edhe përqasjet qe unë kërkoj te gjej, për te te lehtësuar ty, por edhe shume te rriturve, kuptimin e Shtetit. Ne një përrallë qe ty te pëlqen dhe shpesh me tregon “Borëbardha dhe 7 xhuxhët”, është edhe personazhi I Shtrigës. Ajo është një grua e bukur dhe e hijshme, por shëmtohet shume kur dëshiron ti beje keq Borëbardhës. Megjithatë, Shtrigës duhet ti shkohet edhe pak Pinok, te cilit I rritet shpesh hunda dhe ti e di perse Matteo. Duhet te merret pak edhe nga Kuçedra, e cila bllokon ne një tjetër përrallë ujin e burimit. Unë nuk jam shume I afte te tregoj përralla, edhe pse për te qene realist, disa me kujtohen. Nëse arrin ti përmbledhësh te gjitha këto, sigurisht kur te rritesh pak dhe te mund te lexosh këto rradhe Matteo, mund te krijosh një ide për Shtetin. Borëbardha është sigurisht qytetari. Ndoshta edhe këtij personazhi, I duhen shtuar disa cilësi te marra borxh nga te tjerë personazhe te fabulave. Pinoku, por ne momentin kur atij I rriten veshët duke I ngjare një gomari, mund te ishte një shtese interesante. Mbase I duhet shtuar edhe ndonjë cilësi e Shrekut, qofte edhe nga pamja prej budallai. Ti, Matteo je akoma shume I vogël si edhe shume bashkëmoshatarë, për ta ditur se ne cilën ane je, nëse je Shtriga apo Borëbardha? Megjithatë, tani për tani, ti dhe te gjithë fëmijët e tjerë, jeni Borëbardha, madje duke I hequr edhe Pinokun me veshe te gjate gomari dhe Shrekun jo shume simpatik ne pamje. Jeni vërtetë si Borëbardha. Ashtu si ajo ne përrallë, ju ne realitet tashme, pa patur asnjë faj, vuani jo duke lare me duart e njoma dyshemenë e Kështjellës se Shtrigës, por duke mësuar para kohe fjalën “kufizim”, “inflacion”, “papunësi”, “vrasje”, “kriminalitet” etj, te cilat jo vetëm do ti përkthente ne shqip, por do ti shpjegonte mjaft mire për ju, xhaxhi profesor Edmond Tupja. Tamam si Borëbardha qe duhej ti gëzonte jetës se saj ne mes te mirave, edhe ti Matteo dhe thuajse te gjithë moshataret e tu, duhet te mësohen para kohës me atë qe ua ofron jeta, madje qe ne vitet e para. Faji kryesor është I Shtrigës, Matteo, te cilën tashme edhe për hatër te mëdhenjve, po e quaj Shtet. Por është edhe I disa Borebardhave te përrallës tende qe te pëlqen aq shume. Shtriga ka faj se nuk na le dritat si ne te gjithë vendet e tjera ku tregohen këto përralla. Ajo e do atë vetëm për vete duke na e lëne ne me orare, te cilat ti I quan “kufizime”. Shtriga ka faj edhe për ujin, I cili mungon edhe kur ti, qe sapo ke mësuar, dëshiron te lash me duart e tua fytyrën. E njëjta Shtrige ka faj edhe për rrugët me balte dhe ujë, ku ti ankohesh qe je stërpikur, apo edhe se nuk mund te vraposh pasi ke frike se bie ne gropën e hapur te një kanalizimi. Megjithatë Matteo, edhe pse e ke mësuar ndryshe, edhe Borëbardha ka disa faje, te paktën ne përrallën e përditshme te jetës. Borëbardha edhe kur ka drita, nuk e paguan atë xhaxhin qe vjen tek dera për te marre paratë. Edhe për ujin, disa Borëbardha, kështu veprojnë. Kjo nuk është e vërtetë për te gjitha Borebardhat. Po si ta shpjegoj?…. Megjithatë, për rrugët me ujë, me gropa apo me puseta te hapura, me tepër e ka fajin Shtriga. Ajo ka edhe faje te tjera. Për shembull, ajo nuk I bën me zor Borebardhat “e këqija” te paguajnë atë xhaxhin e dritave apo edhe te ujit. Ne çdo fshat tjetër, ku ka një Shtrige dhe një Borëbardhë, si edhe ne Shkodër, ka Borëbardha qe nuk duan te japin para për xhaxhat e KESH-it apo te Ujit. Por Shtriga, duke ndryshuar pamje dhe duke u paraqitur si e re dhe e mire, arrin ti binde. Eh… more Matteo! Ti je shume I vogël ende. Nuk mund te kuptosh si edhe shume te rritur. Mjaft ke mësuar për një 5 vjeçar, ndoshta edhe për një 10 –vjeçar. Ne përrallën tende, Shtriga ne fund mundet, ndërsa ne këtë përrallë qe po përpiqem te te shpjegoj, ajo është shume e forte dhe përherë e me shume behet e keqe. Fytyra e saj deformohet dhe I ngjet përherë e me shume Kulcedres qe nxjerr flake nga goja. Borëbardha, qe siç e di, është një fëmijë I parritur, ne përrallën tone, behet përherë e me e vogël. Madje, disa here, është aq e vogël, sa Shtriga nuk e ve re fare. Ke dëgjuar ndonjëherë për te Drejtat e Njeriut? E c’pyetje me shume kuptim. Ti sapo ke mësuar te numërosh deri ne 20 apo te shkruash 24 shkronja. Megjithatë, e di ti kur thua se ke dëshirë te shikosh tek “Bang- Bang” filma vizatimore dhe unë te lejoj, madje dhe 2-3 ore radhazi? Kjo është një e drejte e jotja qe do ta kuptosh shume mire kur te rritesh edhe pak. Po kur unë te them te shkosh ne krevat natën, te kujtohet? Me te vërtetë qe I ngjaj pak Shtetit apo Shtrigës, por kur te rritesh, do ta kuptosh se e kam patur për te mirën tende. Kështu kane vepruar edhe me mua kur kam qene fëmijë, kështu do te veprosh edhe ti me fëmijët e tu nesër. Tani kam vajtur vërtetë larg. Dritat kane ardhur tash një cope here. Ti Matteo po fle dhe ne atë boten tende te gjumit, po shikon ne ëndërr Borëbardhën, ndoshta edhe Shtrigën, ndoshta edhe “kufizimet”. Je me fat qe kur dritat do te riikin, ti do te jesh ne gjumë. Ne mëngjes, do te ndricoj drita e diellit, pa patur nevoje për dritën e Shtrigës. Ti nuk mund ti lexosh nesër, ndoshta as pas 1 viti apo 2, këto qe po shkruaj sonte. Padashur, je bere personazh I kësaj përrallës sonë ne madhe, si edhe shume bashkëmoshatarë te tu. Ne kuptimin me te plote, kjo është një përrallë, edhe pse shpesh behet disi e zymte, por edhe tragji- komike. Kur dritat ikin, ti Matteo fiton një lirshmëri dhe oratori te papare, duke na bere te mos e ndjejmë shume nevojën e dritave, te cilat kur vijnë serish, ua dimë rendesine. Shpesh, ne nuk luajmë më me ty dhe ti, kur për te pare lajmet ne, nuk mund te shohësh “Bang- Bang”, ndoshta thua: Ishalla ikin dritat! Edhe kjo është pjese e jetës sonë, e përrallës sonë. Do te dëshiroja me gjithë shpirt qe kur ti te jesh ne gjendje te lexosh por edhe te kuptosh këto rreshta, te kemi kushte te tjera: me shume drita, me shume ujë, me pak gropa apo puseta me balte ne rrugën e kopshtit. Qe ta kuptosh ti: te mos kemi Shtrige! Tamam, Shtrige(Shtet) do te kemi gjithmonë, por te vendose sa me rradhe atë maskën kur dëshiron ti beje keq Borëbardhës. Mire do te ishte qe kur te rritesh ti Matteo, Roni, Kledi, Sara, Nilidoni dhe te gjithë fëmijët e tjerë, këto rreshta ti lexoni si një përrallë, e treguar nga unë, por qe nuk ka ndodhur kurrë, ose ka ndodhur ne një vend te cilit nuk duam t’ia dëgjojmë emrin. Blerti DELIJA
Zhbërja e diplomacisë shqiptare Në hartën e botës, Shqipëria duket e vogël, por nga vlerat e saj historike dhe vlerat morale të popullit është e madhe. Të qenit shqiptarë është nder, por të përfaqësosh Shqipërinë në botë është e vështirë. Në vitin 1920 vendi ynë u përfaqësua në Amerikë si ambasador me njeriun më të ditur të këtij kombi, siç ishte Faik Konica. Figura e tij si politikan, si njohës i historisë, letërsisë e i filozofisë e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare Shqipërinë e asaj kohe. Faik Konica mbeti modeli i diplomatit të shkëlqyer për shumë breza diplomatësh të mëvonshëm dhe i tillë model është edhe në ditët tona. Në kohën e diktaturës, diplomacia shqiptare u përfaqësua në botën e jashtme jo më me njerëz të ditur si Konica e diplomatë me njohje të gjithanëshme, por me njerëz politikë që kishin mbaruar Shkollën e Partisë dhe që nuk njihnin asnjë filozofi veç asaj të marksizëm-leninizmit. Një traditë e tillë u vijua deri në vitin 1990 e më pas. Është për të qeshur që në vitin 1990 Ramiz Alia dhe Byroja Politike vendosën të çonin në Parlamentin Europian Luigj Pjetrin, një inxhinjer i HC Koman, vetëm se dinte disa fjalë anglisht. E tillë ishte filozofia e shtetit të asaj periudhe. Me ardhjen e demokracisë, rinisë sonë iu krijuan hapësira të reja arsimimi në universitetet më të njohura deri në SHBA. Kjo rini ra në kontakt me vlerat më të mëdha të dijes bashkëkohore dhe u kompletua me një sistem të tillë njohurish e dijesh që nuk i kishte patur kurrë. Në këtë drejtim, shteti ynë ka shumë mundësi që të gjejë njerëz shumë të ditur dhe të aftë që të përfaqësojnë vendin tonë në botën e jashtme. Kohët e fundit Ministri ynë i Jashtëm, z.Besnik Mustafaj, në kuadrin e reformës në diplomaci, përmendi emrin e zonjës Edit Harxhi për ambasadore në Amerikë. Bile u tha se kjo zonjë do të zëvendësonte figurën e F.Konicës. krahasimi i zonjës Harxhi me figura si Konica dhe Fishta ishte një lapsus diplomatik dhe një krahasim i gabuar dhe jo bindës për asnjë shqiptar. Shembulli i emërimit të zonjës Harxhi si ambasadore dhe i krahasimit të saj me Konicën më solli ndërmend një ngjarje reale të kohës së monizmit, që tregon se si pushteti “fryn” disa njerëz me merita që nuk i kanë patur kurrë. Qe një vajzë fshatare që u martua në Iballë të Pukës. Megjithëse nuk kishte asnjë shkollë apo ndonjë vlerë të veçantë, vetëm se ishte anëtare partie e emërojnë Kryetare Kooperative në atë kohë. Në një takim me E.Hoxhën në Tiranë, diktatori i thotë të pranishmëve: “Shikoni Lulë Zefen e cila është Kryetare Kooperative dhe sundon aty ku ka qenë Kol Bibë Miraka. Ja, pra e ka zëvendësuar Kol Bibën, Lulë Zefja.” Harronte atëherë diktatori se z.Kol Bibë Miraka kishte mbaruar në Austri për shkencat politike dhe e krahasonte një grua gjysëm analfabete me atë. Rasti i znj.Harxhi na bën të mendojmë se akoma jetojmë me mentalitetin e së shkuarës. Opozita me znj.Dade flet se znj.Harxhi është figurë e përfolur për korrupsion dhe kështu që edhe pa u miratuar politika jonë i zhvlerëson figurat e saj përfaqësuese në botën e jashtme. Është koha që politika shqiptare të shkëputet nga mundësitë e së shkuarës dhe të gjejë rrugë e konsensus që Shqipëria jonë të përfaqësohet në botën e jashtme me njerëz të ditur, të cilët sot i ka si kurrë ndonjëherë dhe që do t’ia rrisnin vendit tonë vlerat e tij në arenën ndërkombëtare. Shan Sokoli
Burrel: Policia e Shtetit, vegël e neokomunistëve shqiptarë të Fatos Nanos Nga një instrument në shërbim të popullit dhe në mbrojtje të vlerave të lirive dhe të drejtave të njeriut, Policia e Shtetit në Shqipëri ishte vegël e verbër e neokomunistëve të Fatos Nanos në pushtet për 8 vite. Një nga viktimat më të njohura të dhunës policore është Ruzhdi Bajram Sadiku, i datëlindjes 18 gusht 1973, banor i Lagjes “Partizani” në Burrel të rrethit Mat. Babai i tij, Sadiku, ishte kryetar i PD-së deri në vitin 2000 dhe gjithmonë aktivist i flaktë i idealeve demokratike të kësaj force politike. Edhe Ruzhdiu do të ndiqte rrugën e të atit, duke u anëtarësuar në PD që në vitin 1992, në moshë fare të njomë. Në vitin 1994 ai do të zgjidhej kryetar i Forumit Rinor të PD-së dhe në vitin 1997 do të ishte sekretar i PD-së. Ruzhdiu ishte gjithmonë anëtar i PD-së në komisionet zgjedhore, siç edhe në tetor 2003 për votimet e pushtetit vendor, kohë kur u bë edhe viktimë e dhunës policore. Pasi ka refuzuar të firmosë procesverbalin pasi qendra e votimit ishte pre e turbullimeve të disa njerëzve gjatë ditës së votimit, pranë qendrës së votimit, u ndal një furgon policie. Nga ai zbritën 6-7 policë të veshur me uniforma antiplumb dhe me maska, të cilët në qendrën e votimit, në prani të 10 personave, megjithë protestën e përfaqësuesit të Partisë Republikane në këtë qendër votimi, e rrahën egërsisht për 5-6 minuta. Të pangopur në egërsinë e tyre, si vegla qorre të pushtetit politik, në kundërshtim me çdo ligj e status, e marrin Ruzhdiun dhe e fusin edhe në furgonin e policisë, ku nga goditjet dhe rrahja ai humbet edhe ndjenjat. U zgjua vetëm në spitalin e Burrelit, ku personeli i tij i tha se disa njerëz e kishin gjetur diku në një kanal, në afërsi të lagjes “Partizani” të Burrelit. Tashmë Ruzhdiu ishte vënë në shënjestrën e policisë politike. Pas tre muajve, teksa kthehej në shtëpi, në afërsi të rrugës Qafë-Tuk, dikush iu afrua, e pyeti për orën dhe më pas i kërkoi edhe një cigare. Rruga ishte pak e frekuentuar nga kalimtarët dhe duke përfituar nga kjo, edhe dy individë të tjerë iu bashkuan të parit dhe filluan ta rrahnin duke e goditur ashpër dhe duke i thënë se ti që organizon këto gjëra, ti nuk lejon gjëra në qendrën e votimit. Meqenëse herën e parë ishte goditur nga vetë forcat e policisë, para qendërs së votimit, Ruzhdiu nuk e pa të arsyeshme të bënte denoncim në polici. Në rastin më të mirë, çështja e tij do të mbyllej “sa hap e mbyll sytë”, ndërsa në rastin më të keq, do të kishte raprezalje nga ana e qeverisë në fuqi dhe veglave të saj qorre. Ai u konsultua për këto çështje edhe me anëtarë të tjerë të PD-së, të cilët edhe ata nga ana e tyre e këshilluan të mos shkonte në polici, pasi rezultati dihej që më përpara. Pas agresionit të dytë më 15 janar 2004, dhe si pasojë e kërcënimeve telefonike të kryera që nga tetori 2003, Ruzhdiu mbylli linjën telefonike dhe iku në Tiranë, për t’u fshehur tek një kushëri nga ana e nënës, emrin e të cilit nuk mund ta bëjmë publik për arsye të sigurisë së jetës së tij. Ai qëndroi atje një muaj e gjysëm. Me gjithë frikën që e përshkonte, Ruzhdiu mori pjesë në një manifestim të madh më 20 mars 2004 në Tiranë. Gjatë këtij manifestimi, për të mos rënë në sytë e policisë dhe të njerëzve nga Burreli që e njihnin, Ruzhdiu qëndroi me anëtarë të PD-së nga Tirana. Megjithë fshehjen e tij, miq të tij në PD i thonin se qeveria arrestonte anëtarë të PD-së dhe me këshillën e tyre, ai mori një vendim të rëndësishëm për të garantuar jetën e tij. Ai qëndroi i fshehur në Tiranë një muaj e gjysëm dhe më pas mori vendimin për të lënë Shqipërinë, pasi jeta e tij ishte në rrezik sapo të dilte nga klandestiniteti. Ngjarjet të çonin të gjitha në këtë linjë. Më 25 dhjetor 2002, babai i Ruzhdiut u vra në një rrugë të lagjes “Partizani” në Burrel, ndërsa i biri ishte në punë. Sipas disa të dhënave, dëshmitarë ishin disa fëmijë që kanë parë edhe skenën: Një veturë është ndalur, njerëz me maska kanë dalë prej saj dhe kanë qëlluar mbi babanë e Ruzhdiut. Ky i fundit ka tentuar më pas të mësojë se cilët ishin fëmijët që panë ngjarjen, por pa sukses. Dy javë pas mbërritjes së Ruzhdiut në Francë, e ëma e njoftoi se ishte vrarë Islam Dauti, anëtar i PD-së. Pasi e kishin thirrur në komisariatin e policisë, Dautin e gjetën të vdekur si pasojë e disa goditjeve me thikë. Rasti i demokratit Ruzhdi Sadiku është një nga të shumtët e dhunës policore të ushtruar nga policia politike e neokomunistëve të Fatos Nanos në pushtet për 8 vite në Shqipëri. Jetmir Delaj
Mbrojtja e votës e detyron të largohet nga atdheu Edhe zgjedhjet e 3 korrikut 2005 treguan se në Shqipëri akoma nuk është vendosur standardi i kërkuar nga ndërkombëtarët. Thuajse i gjithë spektri politik shqiptar ka rënë dakord se edhe këtë herë, pas 15 viteve demokraci, zgjedhjet nuk kanë qenë të lira dhe të ndershme. Për këtë Parlamenti Shqiptar vendosi edhe krijimin e një komisioni hetimor, i cili me sa duket edhe ai në mazhorancë deputetësh të PD-së dhe PS-së, nuk do të hedhë dritë mbi të vërtetën. Megjithatë, si në gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër ekzistojnë prova të gjalla të manipulimit të zgjedhjeve nga dy forcat e mëdha, kryesisht në kurriz të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, LZHK. Në qytetin më të madh verior, ku mendohej se edhe LZHK do të kishte një rezultat shumë të mirë, edhe presioni i dy forcave të mëdha politike, ishte më i madh duke kërcënuar haptas komisionerët e të gjitha niveleve. Në zgjedhjet e 3 korrikut, komisioner i LZHK-së ishte edhe Luan Dani. Duke parë zhvillimet aspak të shpejta demokratike gjatë 15 viteve, ku PS dhe PD i lëshonin vendin njëra-tjetrës, Luani mendonte se LZHK do të ishte një alternativë më e mirë për të gjithë shqiptarët. Kështu, ditën e votimit, ai ishte i bindur se si komisioner do të jepte ndihmesën maksimale për të ruajtur votën, të cilën elektorati shkodran do t’ia jepte një force të re dhe ambicioze, siç ishte LZHK-ja. Gjatë ditës së zgjedhjeve, si komisioner i LZHK-së, Luan Dani do të përballej me presione të hapura deri në kërcënime të komisionerëve të PD-së dhe PS-së. Kjo për faktin se votat e LZHK-së, të cilat kjo forcë i kërkonte në mazhoritar, rrezikonin direkt kandidatët e dy forcave të tjera kryesore, PS dhe PD, të cilat me proporcionalin kishin bërë “pazar” me aleatet e tyre për t’ia dhuruar atë. Megjithatë, duke qenë i vendosur në mbrojtjen e votës së lirë të shkodranëve, Luani nuk iu përkul presioneve dhe kërcënimeve më 3 korrik 2005. Megjithatë, këto presione madje dhe kërcënime nuk iu ndanë as pas zgjedhjeve, duke ia bërë të padurueshëm dhe të rrezikshëm për jetën qëndrimin në vendlindje. Në këto kushte Luan Dani, mbrojtës i votës së lirë dhe i demokracisë shqiptare, u detyrua të largohet nga atdheu për të siguruar jetën e tij. Kjo është historia e dhimbshme e Luanit, por edhe e shumë shkodranëve e shqiptarëve, të cilët pas 15 viteve janë pionierë të mbrojtjes së votës së lirë të shqiptarëve, e cila fatkeqësisht edhe për shumë vite nuk do të jetë e lirë dhe e garantuar në Shqipëri. Albert Vataj
Rotacioni politik sjell edhe revanshin e demokrateve. Nje nga viktimat e para te ketij revanshi eshte edhe nje 50-vjecar nga Shkodra i cili po kercenohet sistematikisht nga te sapoardhurit ne pushtet. Tashme nuk perben me nje cudi. Ajo qe shumekush e kishte parashikuar po ndodh dita-dites. Revanshi i demokrateve te sapoardhur ne pushtet po kercenon qytetaret shqiptare te cilet fajin e vetem e kane qe jane perkrahes te Partise Socialiste e sapodale ne opozite. Largimet nga puna, konfiskimi i pasurive, vendosja e gjobave nga me te ndryshmet e deri tek arrestimet e pamotivuara me pretekst luften kunder korrupsionit jane disa nga praktikat qe po ndiqen ne keto muaj te pare te qeverisjes se Partise Demokratike. Nje nga keta individe eshte edhe 50 vjecari Memli Kraja nga lagjia « Partizani » e Shkodres i cili po provon prej disa ditesh represionin deri ne kercenime fizike te drejtuesve te rinj te pushtetit qe shohin tek ai kundershtarin e vendosur te sistemit te sapovendosur ne Shqiperi. Anetar prej shume vitesh i PS dhe nje nga eksponentet me aktive te saj ne degen e Shkodres, Kraja edhe pse ishte prej disa kohesh jashte vendit se bashku me familjen, u kthye ne atdhe per te dhene kontributin e tij gjate fushates per zgjedhjet parlamentare te 3 Korrikut. Gjate diteve te fushates ne levizjet e vazhdueshme ne zonat zgjedhore te Shkodres ai ishte nje nga njerezit me aktive dhe me te angazhuar te socialisteve dhe kjo nuk kishte sesi te mos binte ne sy te kundershtareve politike te cilet nuk harruan kontributin e tij ne fitoren e dy kandidateve per deputete te PS pikerisht ne ato zona zgjedhore qe prej 15 vitesh konsideroheshin si bastione te Partise Demokratike. Situata per 50-vjecarin nisi te behej e padurueshme qe ne ditet e para te Korrikut 2005 kur persona dikur me precedente penale nisen ta kercenojne cdo dite me eliminim fizik sa nepermjet telefonit aq edhe ne menyre te drejtperdrejte. ‘Tani ka ardhur dita jone. Do jesh me shume fat nese shkon ne burg pasi mund te te ndodhe edhe me keq’ – keshtu mesohet ti kene thene atij keta persona te cilet ai shprehet se nuk I njeh por qe me shume mundesi I trembet nje hakmarrje edhe me te eger nese I denoncon. Krahas kercenimeve nga individet prane PD-se, 50-vjecari po merr mesazhe edhe nga pushtetaret e rinj te emeruar nga kjo force politike. Disa here gjate dy muajve te fundit, edhe pse nje qytetar shembullor dhe I respektuar ai eshte shoqeruar ne komisariatin e policies gjoja per sqarime te ndryshme nderkohe qe prej me shume se nje muaji dyqani qe ka ne pronesi ne lagjen ku banon qendron I mbyllur si pasoje e kontrolleve te vazhdueshme te policive tatimore dhe bashkiake te cilet ne cdo rast kerkonin shkak per ti bllokuar aktivitetin. Ne keto kushte ai eshte detyruar te mos e vazhdoje me gjate aktivitetin ne njesine e tij tregetare. Edhe pse sic e kishte planifikuar do rikthehej te sistemohej ne qytetin e lindjes, ne shtepine e tij ne lagjen « Partizani » se bashku me gruan dhe dy djemte, Memli Kraja e sheh te pamundur jetesen normale dhe te qete ne keto kushte te nje represioni te vazhdueshem dhe gjithnje ne rritje te pushtetareve aktuale. Megjithese me dhimbje per ate qe mund te lere pas ai e pranon se rruga e mergimit, larg miqve dhe te afermve eshte zgjidhja e detyruar per te shpetuar nga kjo situate aspak e sigurte per jeten dhe te ardhmen e tij dhe te familjes. Alban NEGRI
Bujar Seferi, shembull i demokracisë shqiptare Familja Seferi në Shkodër është ndër më të persekutuarat nga “Pushteti Popullor” gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Nga strukturat partiake moniste të kohës, ajo është cilësuar si kulake dhe për këtë arsye i është konfiskuar pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme. Pinjoll i kësaj familjeje është edhe Bujar Zija Seferi, i datëlindjes 17 qershor 1971, lindur dhe banues në Shkodër. I bindur në idetë demokratike të trashëguara nga familja e tij, Bujari është ndër aktivistët e parë të lëvizjes demokratike, ndërsa është anëtar i Shoqatës Politike Antikomuniset “13 Dhjetori 1990”. Bujari është edhe nipi i Caf Sustës (daja i Bujarit), i cili në vitin 1982 u vra nga Sigurimi i Shtetit. Më pas, pjesëtarëve të familjes së Bujarit i janë mohuar dhe cënuar të gjitha të drejtat më elementare të jetës, si shkollimi, punësimi, strehimi etj. Me fillimin e erës së demokracisë në Shqipëri, familja Seferi është ndër të parat që përqafoi idetë demokratike. Më 2 prill 1991, menjëherë pas zgjedhjeve të fituara përmes manipulimit nga komunistët akoma në pushtet, Bujari është pjesëmarrës në demonstratë dhe madje plagoset nga forcat e errëta të Sigurimit të Shtetit. Edhe gjatë trazirave të vitit 1997 të revolucionit neo-komunist të udhëhequr nga Fatos Nano dhe klika e tij, Bujar Seferi dhe një kontribut të shquar në mbrojtjen e institucioneve demokratike. Në protestën e madhe popullore të 14 shtatorit 1998, e cila erdhi si rrjedhojë e natyrshme e vrasjes së liderit të Dhjetorit Azem Hajdari, Bujari arrestohet dhe keqtrajtohet për 3 orë pa asnjë arsye ligjore. Pas kësaj është paralajmëruar se dot ë përdoret dhunë ndaj tij dhe familjes nga forcat e errëta neo-komuniste në pushtet. Gjatë viteve të qeverisjes okulte të qeverisë socialiste, e njohur botërisht si ndër më të korruptuarat në Evropë e botë, ku mbizotëronte frika për të nesërmen e pasigurtë, bandat e armatosura për të eliminuar kundërshtarët politikë, jeta e Bujar Seferit dhe e shumë demokratëve të tjerë u bë e pasigurtë dhe e padurueshme. Ai ka patur kërcënime të hapura për jetën nga struktura shtetërore, me dha pa uniformë dhe jeta e tij u bë vërtet e pasigurtë dhe e rrezikuar. Është një shembull i demokracisë shqiptare. Ndue Bacaj
NDERKOMBETARIZIMI I KRIZES ENERGJETIKE Pas deklaratës së ministrit të Energjetikës Genc Ruli vetëm pak kohë më parë sipas së cilës jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni i Ballkanit po kalon krizë energjetike, u habita jashtë mase. ”Si është e mundur që as dy muaj pas mbarimit të sezonit turistik të verës të pllakosë kjo krizë furnizimi me drita në Ballkan?!, mendova pa e vrarë mendjen shumë për errësirën mbi 16-orëshe që ka pushtuar Shkodrës pasi ky qytet ka kaluar edhe periudha të tëra me vetëm 4-5 orë drita në ditë. Teksa po bluaja këtë konstatim të cuditshëm të ministrit tonë të nderuar kurioziteti nuk më la që të mendohesha gjatë.I bëra një telefon një mikut tim në Ulqin për t’i qarë hallin për këtë krizë të paparë ndonjëherë në qytetezën turistike bregdetare që nuk njeh gjumë ngaqë jam mësuar që të paktën gjatë stinës së verës të kaloj disa fundjava atje.. “-Nuk e di se c’farë ka thënë ministri juaj por sa për në Ulqin po të siguroj se drita ka dhe jeta e natës vazhdon ende non-stop ashtu si dhe në gusht kur ishe edhe vetë.” Përgjigja nga ana tjetër e celularit ishte e thjeshtë dhe e qartë. Mbeta i shokuar jo vetëm nga përgjigja por edhe ngaqë mu duk vetja si jashtë kohës nga pyetja që i bëra, ndonëse të stisur nga Ruli. Komenti i mëtejshëm në këtë mesele do të ishte i tepërt. Kur komuna e Ulqinit as që e diskuton furnizimin non-stop me energji elektrike, kushdo mund të imagjinojë lehtësisht se sa “problem” mund ta kenë, fjala vjen Podgorica, Cetina, Budva, Beogradi, Novi Sadi, Sarajeva, Zagrebi, Sofja, Bukureshti e për të mos shkuar deri te pjesa evropiane e Stambollit apo Selaniku dhe Athina. Problemi që vërtet meriton të shqetësojë edhe qytetarin më të thjeshtë qëndron në faktin se edhe sot pas 15 vjet hapjeje të vendit tonë ka ende politikanë aq të vegjël që vërtet pandehin se ekzistojnë në kufi klonet e para viteve ‘90 kur shqiptarët e ngratë, krejtësisht të izoluar nuk dinin se ç’farë bëhej jashtë vendit të tyre.Ndaj, për të mbuluar paaftësinë e tyre mundohen që ta kalojnë topin edhe në fushën e fqinjve për të na ngushëlluar se “edhe të tjerët nuk janë më mirë se ne” duke harruar se sot ka njëmijë mënyra për një verifikim kaq të thjeshtë. Duke iu rikthyer ‘xhevahires’ së fundit të ministrit shqiptar të Energjetikës Genc Ruli nuk më rrihet pa kujtuar lojën e tij akrobatike por aspak bashkëkohore (ndonëse ka drejtuar një institut për studime bashkëkohore-A.L.) menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të 22 marsit 1992 nga Partia Demokratike kur arriti të futej edhe si pjesëtar i kabinetit Meksi si i vetmi nga ish-ministrat demokratë të suksesshëm të qeverisë së Stabilitetit që u patën shpallur heretikë nga Berisha vetëm gjashtë muaj pas formimit të saj në qershor 1991. Por sot kohët kanë ndryshuar.Ruli ka mjaftuar që vetëm ta kthejë mbrapsht kostumin e ministrit të Financave të ish-Kryeministrit Ylli Bufi (ky i fundit deklaronte në atë kohë se ka bukë vetëm për gjashtë ditë, çka pat shkaktuar jo pak incidente e viktima në depot e ushqimeve në Pukë si pasojë e panikut të përhapur -A.L.) për tu përshtatur pa problem me ‘kohën për ndryshim’. Veçse për të justifikuar problemet e shumta që mund të ekzistojnë në KESH apo edhe paaftësinë për të gjetur zgjidhjen e kësaj situate kritike të furnizimit me energji elektrike, zoti Ruli mund të justifikohej apo edhe të kërkonte ndjesë në një mijë mënyra por jo të përdorte si alibi këtë përralë, madje të treguar edhe keq që sot nuk e përtyp askush. ARBEN LAGRETA
Por ja që ngjet edhe kështu! Deri sa ndodhi ajo që do t’ju tregoj, ngjarje të tilla të cilat mendonim se nuk mund të ndodhnin më në qytetin tonë, më bënin kurioze dhe nuk e fsheh më dukeshin interesante. Kur flisnin për rrezik më dukej se ashtu kërkonin që ngjarja e tyre të bëhej e pëlqyeshme, më dramatike. Ajo që dua t’ju tregoj ka filluar diku një vit më parë. I afërmi im Skerdilaid Frano Tyli më tregoi se dashuronte një vajzë shumë të mirë dhe se kishin vendosur të martoheshin. Deri këtu s’ka asgjë për t’u shënuar. Dy ditë më vonë më tha se kishte probleme sepse vajza është e besimit tjetër dhe një xhaxha i saj kishte thënë se ajo vetëm e vdekur martohet me atë bastard. Ata filluan të takoheshin fshehtas. Dhe në familjen tonë filluan pakënaqësitë, sikur lindën nga një gropë e harruar që për çudi kishte qenë gjithnjë aty. Familjet tona filluan të shihnin njëra-tjetrën në fillim shtrembër e pastaj sikur mezi prisnin të nisnin sherr. Xhaxhai i vajzës një ditë i tha një kushëririt tim, se jeni bërë më duket për pak dru. Kjo gjë ndezi gjakrat e kështu filluam të ruheshim. Skerdilaidi u bë si një tabelë qitjeje, i cili vetëm heshte. Mbi të binin akuza pa thënë aspak të vërtetën. Një ditë i thashë se pse rrinte ashtu. I mërzitur, më tha: “Kur tanët bëjnë kështu, merre me mend se ç’heq ajo e ngrata”. Më vonë më tregoi se kështu si mori kjo punë e vetmja rrugë që i kishte mbetur ishte të martoheshin dhe të zhdukeshin nga ky vend. Të zhdukemi ne dhe të dy palët të shpëtojnë nga rreziku i ngjarjeve të rënda. Ishte e çuditshme, ja që ndodhkan dhe me të vërtetë këto gjëra. Më 17 mars vetëm në prezencën time dhe të dy shokëve të tjerë, u martuan. Punonjësit shtetërorë i shikonin të çuditur. Kishin harruar të blinin bombonet e zakonshme. Do t’jua sjell unë mo vonë, u thashë si për t’u justifikuar. Gjithçka ishte parapërgatitur. Dy ditë më vonë ata ikën në mënyrë klandestine. Ikën për të mos u kthyer, ose do të kthehen dikur pas shumë vitesh, kur të jenë me fëmijë dhe “faji” i tyre të jetë harruar. Tani të dyja palët janë të zemëruara dhe zgjidhja është interesante. Tani që kanë “këputur” qafën justifikimi është i lehtë. Atje s’kemi se çfarë t’u bëjmë. Sigurisht shtrohen shumë probleme si arsye për zemërimin e tyre, por jo e vërteta. Ata janë shumë të mirë dhe e duan shumë njëri-tjetrin. Ja, kjo ishte ajo çfarë doja të tregoja. Le të jenë këto rreshta dhurata për dasmën e tyre. I falënderoj botuesit e gazetës që kanë guximin qytetar ta botojnë shkrimin dhe që do ta fusin në internet, se kështu do ta marrin “dhuratën” time atje ku janë. Ju përqafoj shumë të dyve. L.B.
Një nxënës i shkruan xhaxhi ministrit Ishte pasdite vonë. Ai ishte kthyer nga shkolla. Tek gjendej mes librash dhe fletoresh, mendja e tij ishte zhytur thellë në ëndrrat e tij të çmendura fëminore. Ishte zhytur thellë në atë botën e tij të madhe ku fshihte me mijëra ëndrra në sirtare. Teksa mendonte dhe fluturonte sa në një dëshirë, e sa në një tjetër, mendja i vajti tek shkolla e tij (gjithmonë nëse ajo mund të quhej e tillë). Edhe gjithë ajo botë e magjishme që jetonte brenda tij e cila kishte veshur mantelin që tjetërsonte gjithçka rreth tij, madje edhe varfërinë e madhe që kishte prekur shtëpinë edhe fshatin, nuk kishte mundur dot të fashiste nga syri gjendjen që ndodhej shkolla ku ai mësonte. Ajo ndodhej larg shtëpisë dhe ai çdo mëngjes herët e bënte rrugën në këmbë për të shkuar në shkollë. Gjithmonë nëse ajo mund të quhet shkollë. Sigurisht atij gjithmonë shkollë i ishte dukur, e për këtë nuk kishte as më të voglin dyshim, por… Më pas, ashtu pa pandehur mendja i vajti tek dëshirat e tij. Ai do të rritej një ditë, dhe… kishte aq dëshirë të shkonte sërish në shkollë, por a do të mundej vallë?!.. Do të vinte një ditë kur do të mbaronte shkollën e tij, aty në fshatin e varfër, por ç’do të ndodhte më tej?!… Papritur i lindi një ide që i ndryshoi çehren e fytyrës së tij të vogël e të brishtë. Në çantën e tij rrëmoi një copë letër dhe stilolapsin dhe në vend që të fillonte të bënte detyrat e shtëpisë, atij i duhej të bënte diçka tjetër. Kishte dëgjuar në lajme se dikush, një zotëri që ai nuk e njihte dhe nuk ia mbante mend emrin, kujdesej për shkollat e mbarë Shqipërisë. Ai njeri ishte qeveritar dhe qëndronte atje tek qeveria e tij. Meqë kujdesej për shkollat e gjithë Shqipërisë, ai zotëri patjetër do të kujdesej edhe për shkollën e tij. Më në fund iu kujtua edhe emri, ai zuhej zoti ministër. Ai e kishte parë zotin ministër tek fliste në televizor dhe i kujtonte shumë mirë fjalët e tij. Ai kishte thënë se mësimi do të zhvillohej sipas metodave europiane, se do të hapeshin shkolla të reja, dhe ambjentet e shkollave do të ishin bashkëkohore. Zoti ministër kishte thënë edhe disa fjalë, por ai i ngatërronte dhe nuk i mbante mend, i kishte harruar. Edhe “mësim sipas metodave europiane” apo “ambjente bashkëkohore” ishin të pakuptueshme për të, megjithatë e dinte se kishin të bënin me përmirësimin e shkollës dhe mësimdhënies. Të paktën kështu mendonte ai. E sigurisht kjo ishte një gjë e mirë për fëmijët e vegjël. Po sikur zoti ministër të mos e dijë se ku ndodhej shkolla e tij?! Sikur të mos e dijë se shkolla e tij duhej ndryshuar?! Mbase ai nuk ka qenë asnjëherë në fshatin e tij dhe me të drejtë nuk kishte si ta dinte ku ndodhej shkolla e tij, ai madje nuk kishte si ta dinte se ajo shkollë ekzistonte ndopak… Atëherë dikush duhej ta lajmëronte zotin ministër, por kush do ta bënte një gjë të tillë?!… Po sikur ta bënte ai vetë?!… Po, kjo ishte një ide e mirë… Ai duhej t’i tregonte zotit ministër se në fshatin e tij ishte një shkollë dhe gjithashtu duhej t’i tregonte edhe adresën e fshatit. Dhe filloi t’i shkruante një letër zotit ministër. “I dashur zoti ministër! Unë që po të shkruaj quhem Bledi. Jam një nxënës në klasën e katërt dhe jetoj në një fshat malor. E di që fshati im është shumë larg vendit ku rrini ju, zoti ministër, dhe nuk e di a mund ta njihni fshatin tim. Si t’ju them, është një fshat i varfër dhe shumë i vogël. Vendosa t’ju shkruaj sepse ju kam parë në lajme dhe e di që ju kujdeseni për shkollat e mbarë vendit. Ju kam dëgjuar të thoni disa gjëra që unë t’ju them të drejtën nuk i kuptoj sepse janë fjalë shumë të mëdha, por ma do mendja se për rregullimin e shkollave e keni pasur fjalën. Mendoj se prandaj jeni ministër sepse vetëm ju dini të thoni ato fjalë aq të mëdha, sepse po të dinte, edhe babai im do të ishte bërë ministër si ju. Por le të dalim tek problemi që desha t’ju them unë. Nuk e di a të thashë që unë jam në klasën e katërt dhe këtu në fshatin tim ka një shkollë, por si t’ju them zoti ministër, ajo është e prishur. Më përpara ajo nuk ka qenë asgjë, e asnjëherë nuk është kujdesur askush për të, dhe tani ne e kemi shkollë. Si t’jua përshkruaj?! Ajo është e vogël, e palyer, e vjetër… Dimrit bën shumë ftohtë dhe dritaret nuk kanë xhama dhe ne nuk kemi as me se të ngrohemi. Mësimi nuk mund të zhvillohet në rregull sidomos kur bie shi, sepse i gjithë shiu bie brenda. Bangat janë të thyera, por mirë që i kemi këto sepse në klasë të dytë mbaj mend që nuk kishim fare dhe mësimin e bënim përtokë. Dërrasa e zezë mungon… Ne jemi disa fëmijë që mësojnë në atë shkollë dhe po mendoja sikur ta rregullonim pak, të vinim xhamat në dritare që të mos hynte shiu dhe të ftohtët brenda dhe të blinim disa banga ku të mund të uleshim, sigurisht edhe dërrasën e zezë… E di, zoti ministër, ndoshta po kërkoj shumë, sepse unë njoh disa shokë të mirë, në fshatin këtu afër, që nuk kanë shkollë fare. Ata më dhimbsen sepse nuk mund të shkojnë fare në shkollë, kurse ne e kemi një. Pastaj më vjen edhe keq sepse e di që të gjitha këto, që të rregullohen duhen para dhe ti ndoshta nuk ke ku t’i marrësh, prandaj të më falësh zoti ministër, sepse ndoshta po gaboj. E di, zoti ministër, kur të mbaroj këtë shkollë nuk kam shkollë tjetër. Meqë as afër fshatit tim nuk ka një shkollë të mesme do të më duhet të qëndroj në shtëpi. Do të ruaj bagëtinë, kështu ndihmoj edhe familjen time meqë nuk do të shkoj në shkollë. Edhe pse mami e babi nuk më kanë thënë gjë, unë e di që sapo të mbaroj shkollën tetëvjeçare duhej të shkoja në shkollë të mesme, e më pas në universitet. Por, meqë unë nuk kam shkollë tjetër këtu afër fshatit tim, nuk kam se ç’të bëj. Jo, zoti ministër, nuk po kërkoj një shkollë të mesme afër fshatit tim, sepse e di që për ta ndërtuar duhen shumë para dhe ju nuk keni, unë ju kërkoj vetëm të na rregulloni shkollën tonë, meqë keni thënë vetë se do t’i rregulloni të gjitha shkollat e vendit. Po ju zoti ministër a keni qenë në shkollë. Mos ndoshta edhe ju keni pasur një shkollë të shkatërruar si kjo e imja. Sa mirë do të kishte qenë sikur të ishte ashtu sepse ndoshta edhe unë do të kisha mundësinë të bëhesha ministër, ashtu si ju. Sepse unë kam menduar gjithmonë që të bëhem ministër. Pasi të më lësh vendin, d.m.th. pasi ju të plakeni, unë do t’ju zëvendësoj dhe do të rregulloj të gjitha shkollat që ju kanë mbetur pa rregulluar, edhe shkollën tonë, në qoftë se ju nuk e rregulloni, por mendoj se tani që unë po ju tregoj adresën, ju do ta rregulloni atë, apo jo?! Por, si mund të bëhem unë ministër si ju, kur nuk do të bëj as shkollën e mesme e as universitetin?! Le pastaj që unë nuk i di fare ato fjalët e mëdha që ju i thoni nëpër lajme. Sa keq, ndoshta unë nuk do të bëhem kurrë ministër si ju… Tani zoti ministër po e mbyll letrën time sepse më duhet të bëj detyrat e shtëpisë. Tani që ta tregova adresën e fshatit tonë, shpresoj të na e rregullosh shkollën…” E palosi letrën dhe e futi në zarf. Por nuk dinte në ç’adresë ta dërgonte. Sipër zarfit shkroi: “Zotit ministër që rregullon shkollat”. Kjo ishte letra e Bledit të vogël që ia shkroi zotit ministër që t’i rregullonte shkollën e fshatit të tij. Por, a do ta lexojë ndonjëherë këtë letër zoti ministër?!… Emiranda Lukaj
A i ka borxh pushtetari shtetasit? Natyrisht, përtej mundësisë për të qenë përfundimisht i pastër në krijimin imagjinar, “operimi” me realitetin është dhe duhet një domosdoshmëri, ndryshe, a mund të realizohet sadopak aktiviteti ligjor i një shtetari sot? Përgjithësisht, shtetarët u janë borxhli individit më të skajshëm, gjer në palc. Ndofta ato përpiqen të kompensojnë mundësinë në njëfarë mase, të balancimit mes atyre që janë të lehtë për t’u rrjepur dhe atyre që është e vështirë t’u vësh “gërshërën”. Gjithsesi, pa shqetësim shpirtëror (por jo moral) nuk më vjen rëndë ta indentifikoj veten si pjestar i grupit të parë, por ajo që më “ngatërron” në lirshmërinë e të ligjëruarit është antipodi im. Vërtet më ka borxh pushtetari…?! Jam i bindur se Po! Përtej këtij pohimi ngutem të shpjegoj se trajtimet e këtyre problemeve në shtyp, në masmedia, për realitetin e përafërt të zonave rurale, është e nevojshme pavarësisht që mund të mos jetë e kohës. Kuptohet që fokusimi është Tirana, një kuadrat qendror i përcaktuar, pak më pak degëzimet nëpër bashki qytetesh… Është e qartë se sa në segmentet e komunave të fshatrave… pa i zënë në gojë kryepleqtë… Megjithatë, po në këto kodrina të pakitura jetohet?! Gjithë kjo hapësirë kërkon gjithë ato probleme të shkruari… A më ka borxh kryetari i komunës sime? (B.f.) Përballimi konkret i imi me dy kryetarët, të komunës sime dhe të këshillit, qartësisht nuk ishte sipas denoncimit tim se një Mit Sokol më administron nga 4 dynym tokë me tapi, 1 dynym por, përpjekje për të vendosur pikën mbi i zyrtarizimin e mungesës së pronës, dhe kurrsesi jo mundësinë për të ma kthyer pronën e grabitur, (gjë që në fakt, u takon ligjërisht). Ezaurimi i mundësisë së parë nuk është dobësi, por tolerancë logjike. Ndërsa abuzimi i çdo ligji dhe logjike duke lejuar punonjësin e administratës, agronomin e komunës te avokatët që të rivendosë një pronë tjetër mbi, konkretisht pronën time, tashmë është hapur porta e çdo ligji a natyrshmërie logjike duke i lënë mundësi fyerjes shtetarshe… Jam shumë i qartë se aktiviteti zyrtar i një shtetari nuk mund të përcaktohet nga një veprim sado konkret apo sado i rëndomtë të jetë ai, sepse një veprim apo dy suportohen në brendinë e aktivitetit global, në pikësynimin e qartë perspektiv të tij. Një kryetar komune s’është as më shumë e as më pak por një kryetar komune, që do të thotë kryetar i një komuniteti, udhëheqës i tyre shpirtëror dhe fizik. Ai kryetar që shpalos të tilla fijëza bashkëpunimi sa më efikase, qoftë moralisht, ia ka arritur qëllimit për të hapur portat e suksesit. Dhe, prapë pavarësisht një kryetar komune (në rastin e rëndomtë të problemit) nuk ka se si të mos jetë borxhli, qoftë edhe ndaj një individi të caktuar, por problemi shtrohet që këto individë gjithsesi të mbesin individë. Janë të tilla raportet në komunën e Bushatit? (Konkretisht) Jam i vetëdijshëm që ndjej se më ka borxhe udhëheqësi im shpirtëror dhe fizik? Në vështrimin e parë më duket se po! Dhe e gjitha kjo nuk ka se si të më shqetësojë. Në të vërtetë më shqetëson fakti i mosnormalitetit dhe i mosngjyrimit të së vërtetës me bojën që meriton. Sepse, në fund të fundit ndoshta arrin të krijohet një bindje tek unë se kuptohet ky realitet, mundet normalisht të dallohet aktiviteti ligjor i një pushtetari me aktivitetin propagandistik dhe horizontal të tij? Le t’i referohemi shembullit të parë. Agronomi i komunës vazhdon të paguhet nga taksapaguesit ndërsa ai të krijojë precedente ngjarjes konfliktuale. Kryetari i komunës bën të paditurin, madje dhe pasi t’i lexojë këto radhë do të thotë: Përse e ka fjalën artikullshkruesi ose këtë punë kanë artikullshkruesit! Kur, në fakt vetëm një përballje do të evidentonte punën antiligjore të konkretisht, agronomit të tij. Por a mund të ndodhë ndryshe kur vetë ai (kryetari) disponon një koncept “modernist”. Punëson ata që janë në gjendje ekonomike më të mirë nga ato të “dobëtit”, mbasi ata të “dobëtit” nuk janë as për vete. A nuk është i drejtë ky koncept? Ndoshta nxitja për të nisur trajtimin e këtij problemi sa global aq i rëndësishëm u bë, në fakt vendimi i Kryetarit të Komunës Bushat (konkretisht). Pezullimi i të gjitha rojeve të rezervuareve dhe zëvendësimi i tyre, jo si një aktivitet konkret por si hapësirë për të devijuar atë rrogë (rrogë i thënçin) në persona të tjerë, të aktivitetit X-Y. Evidentimi i kësaj ngjarjeje nuk ka 100% mision të evidentojë një veprim banalo-absurd, por të përpiqet të shfaqë një tërësi koncepti absurd. Rrezikshmëria jo e mos zbatimit të ligjit (në fund të fundit), por e krijimit të tij. Përfytyroni sa e rëndomtë do të jetë përpjekja e zbatimit të këtij krijimi. Ligji dhe Maliqi nuk është i arkivuar në celuloid, por ato i shohim të përshkojnë kryq dhe tërthor hapësirën e mungë të tjetës sonë. Dhe nga këtu duhet të niset çdo individ për të shkuar tek vetë pyetja “Më ka borxhe mua pushtetari?” Ose më saktë “A vërehet në nevojat e jetës sime personale dora ligjore e tij?…” Jak Rrotaj
PSE LIHET JASHTE UNIONIT TE SHQIPERISE, UNIONI I GAZETAREVE PROFESIONISTE TE VERIUT? – Kemi kenaqesine te kemi ne rradhet tona antare nga thuajse e gjithë hapësira gjeografike nga Tirana e lart: Shkodra, Lezha, Puka, Malësia e Madhe, Mirdita, Tropoja e Kukësi, rreth 80% te te gjithë personave qe merren me gazetari. – Jemi krenare qe President Nderi është z. Nikolle Lesi, krijues I medias se pavarur ne Shqipëri dhe deputet I fjalës se lire ne Kuvend; Antar Nderi z. Pjeter Arbnori, ish- kryetar I Kuvendit, deputet 5 here rradhazi dhe njëkohësisht publicist e disident I njohur; Antar Nderi prof.dr. Hamit Boricin, krijues I Fakultetit te Gazetarisë ne Shqipëri; Antar Nderi z. Alban Kraja, pionier I shtypit te shkruar dhe ish- drejtor I “Lajmëtarit” te Shkodrës, President I Lidhjes se Shoqatave Shqiptare dhe Arbëresh te Italisë. – Unioni I Gazetareve Profesioniste te Veriut është botues I te parit Fjalor Enciklopedik “Gazetare dhe Publicistë Shqiptare” dhe një faktor I pamohueshëm ne krejt trevën e Veriut te Shqipërisë, kandidat për antar I Federatës Ndërkombëtare te Gazetareve (IFJ) si dhe nder te paret qe hapur, ne faqet e “KJ” përcolli problemet e jashtëzakonshme qe po vuan gazetaria shqiptare.
Nëse do te behet diçka ne interes e gazetareve dhe te mediave ne Shqipëri, nisma duhet te jete gjitheperfshirese. Nëse do te tentohet qe te gjithë, te vihen para faktit te kryer, duke u vetzgjedhur dhe vetëvendosur, nuk do te behet asgjë me shume se sa një tjetër Shoqate, e miratuar ne një Gjykate dhe me një kryetar qe mban pas vetes vulën. Mendimi na erdhi spontan, teksa ne hotelet luksoze te Tiranës, brenda një kohe te shkurtër, u organizuan dy tryeza, ne lidhje me problemet qe shqetësojnë gazetaret dhe mediat ne përgjithësi. Sigurisht, nuk ishin te pakte gazetaret VIP, disa prej te cilëve prodhime te Shkollës Shqiptare Veriore te Gazetarisë, apo edhe pinjollë te lindur e rritur ne qytete te ndryshme te vendit, por me AND Gazetarie Veriore. Kishte gjithashtu, edhe mjaft kolege te nderuar me origjine nga Jugu, por te “tiranizuar” (ne kuptimin e qytetit, Tirane). Termat e përdorur me sipër, nuk kane aspak qellim te evidentojnë ndarje te ndryshme ne mes gazetareve, por paraqesin realitetin e grupimeve te ndryshme mbi baza krahinore, kulturore dhe te interesave te përbashkëta, veçanërisht kur shoqatat “kombëtare” me qendër ne Tirane, duket se funksionojnë vetëm ne raste shume te rradha, përgjithësisht kur koleget e tyre dhunohen fizikisht. Jemi koshiente se ne Tirane, është përqendrimi me I madh I mediave te shkruara por edhe atyre elektronike, rrjedhimisht edhe I gazetareve apo punonjësve te tjerë te tyre. Megjithatë jemi po koshiente, se problemet me te mëdha, I kane gazetaret te ashtuquajtur te rretheve, duke filluar nga liria editoriale, kushtet e punës dhe trajtimi financiar. Nëse dikush duhet te marre përsipër te rregulloje diçka ne panoramën mediatike shqiptare, ne fokus duhet te jete jo vetëm Tirane, por edhe qendra te tjera ku gazetaria ka arritur ne disa standarde te kënaqshme, ku veçohen Shkodra, Lezha, Elbasani, Korça, Vlora etj. Ndoshta mendimi ynë nuk do te jete përfundimtar, por mendojmë se do te ishte I vlefshëm ne një tryeze, ku mesa duket, problemi I vetëm është etika. Edhe me herët, duke përfituar nga dashamirësia e gazetës “KJ”, ne kemi shprehur opinionet tona botërisht dhe jemi plotësisht dakord edhe me ato qe kemi dëgjuar përmes mediave, çka është diskutuar ne tryezat e kolegeve tanë ne Tirane këto dite. Gjithsesi, mendojmë se hapi fillestar është ngritja e një Urdhri apo Komiteti te Medias e Etikes, por qe duhet te shoqërohet me një sere masash për te krijuar një klime lirie por edhe kushtesh normale për punën e gazetareve. E ne këtë pike, duhet detyrimisht te merret mendimi I gazetareve apo edhe I shoqatave, te cilat megjithëse kane te njëjtin status si ato te Tiranës, janë me pak ne vëmendje pasi nuk kane shume VIP-a ne rradhet e tyre, dhe cfare është me e rëndësishmja janë me larg “mbretit”. Nuk mendojmë se është e udhës te sqarojmë se kush është Unioni I Gazetareve Profesioniste te Veriut (www.ugpv.org), por shkurtimisht mund te citojmë diçka, e cila mendojmë se përbën interes edhe për te gjithë ata, qe sot, për here te pare mësojnë për këtë shoqate. Kemi kenaqesine te kemi ne rradhet tona antare nga thuajse e gjithë hapësira gjeografike nga Tirana e lart: Shkodra, Lezha, Puka, Malësia e Madhe, Mirdita, Tropoja e Kukësi, rreth 80% te te gjithë personave qe merren me gazetari. Jemi krenare qe President Nderi është z. Nikolle Lesi, krijues I medias se pavarur ne Shqipëri dhe deputet I fjalës se lire ne Kuvend; Antar Nderi z. Pjeter Arbnori, ish- kryetar I Kuvendit, deputet 5 here rradhazi dhe njëkohësisht publicist e disident I njohur; Antar Nderi prof.dr. Hamit Boricin, krijues I Fakultetit te Gazetarisë ne Shqipëri; Antar Nderi z. Alban Kraja, pionier I shtypit te shkruar dhe ish- drejtor I “Lajmëtarit” te Shkodrës, President I Lidhjes se Shoqatave Shqiptare dhe Arbëresh te Italisë. Unioni I Gazetareve Profesioniste te Veriut është botues I te parit Fjalor Enciklopedik “Gazetare dhe Publicistë Shqiptare” dhe një faktor I pamohueshëm ne krejt trevën e Veriut te Shqipërisë, kandidat për antar I Federatës Ndërkombëtare te Gazetareve (IFJ) si dhe nder te paret qe hapur, ne faqet e “KJ” përcolli problemet e jashtëzakonshme qe po vuan gazetaria shqiptare. Siç edhe kuptohet, ne jemi ne dijeni te krijimit te Unionit te Gazetareve te Shqipërisë, qëllimeve te tija. Vete Aleksandër Cipa dhe Andrea Stefani, te prezantuar si iniciatorë te kësaj shoqata apo sindikate, kane zhvilluar takim me ne ne Shkodër. Kane marre mbështetjen tone te plote, por njëkohësisht u kemi sugjeruar qe tu shkojnë gjerave deri ne fund, për te mos krijuar thjeshte një tjetër Shoqate, ne shërbim te interesave te ngushta te disa individëve. Na premtuan se do te na vene ne dijeni për çdo hap, ndërkohë ne Tirane zhvillohet një tryeze dhe askush nuk kujtohet për gazetaret e Veriut. Edhe Remzi Lani, drejtor I Institutit te Medias, verior, është I mirënjohur me ne. Kemi zhvilluar disa here takime edhe ne Shkodër, por edhe ne Tirane dhe është shprehur I gatshëm ten a ndihmoje ne shume drejtime. Ne thjeshte, kërkojmë te jemi pjese e tryezave, te cilat teorikisht, duhet te vendosin jo vetëm për fatin e gazetareve ne kryeqytet, por edhe ne rrethe. Duam edhe net e japim mendimin tone, pasi meritojmë te paktën te ushtrojmë te drejtën e fjalës. Nuk duam poste drejtuese ne asnjë Union, por te diskutojmë sit e barabarte mes te barabartëve. Ndërkohë, ne tashme kemi shpërndarë opinionin tone permes një Promemorie, te cilën permes postes elektronike e kane marre edhe Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit Topalli, Presidenti Moisiu dhe Komisioni I Medias ne Parlament. Topi është ne fushën e shtetit tashme. Hapi I pare është hedhur, veprimi ose mosveprimi është ne dorën e tyre, por ne interesin ose demin tone. Do te kërkonim qe te gjithë ata qe ndjehen te prekur nga këto rreshta, ti marrin thjeshte si sugjerime këto qe po shkruajmë. Njëkohësisht kërkojmë qe te reflektohet dhe te ftohemi ne takimet e rradhes. Blerti DELIJA President i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut
Koordinatorët e lidhjes shqiptare në botë Binjaket Naim dhe Sami Flamuri , i njojta kur isha ne Kongresin e Ne vitin 1940bashke me luftetaret Hasan Isufi , Nogusha Jane kordinatore te L SH B-se me komunitetin shqiptar ne Australi , si
600-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit dhe çështja shqiptare Këtë vit mbushen plot 600 vjet nga lindja e Gjergj Kastriotit, Heroit tonë Kombëtar, gjeniut të papërsëritshëm ushtarak, diplomatik e me radhë, që me luftërat e tij në mbrojtje të trojeve shqiptare, gjithashtu duke u bërë pengesë kryesore e invadimit osman drejt Europës Perëndimore, hyri në histori si epoka heroike shqiptare (Albane). Kjo epokë u vulos në altarin e historisë në sajë të tij e vetmohimit brilant të princave e fisnikëve shqiptarë, bashkë me trupat e tyre besnike që u flijuan duke mbrojtur trojet tona me të drejtën sublime të trashëguar që nga koha ilire e deri në ditët tona, ku shumë shqiptarë të Kosovës sot u flijuan në mbrojtje të trojeve shqiptare. E thashë këtë të fundit, jo thjesht e sa për të bërë një shkrim, por pikërisht se sivjet shqiptarët kremtojnë 600-vjetorin e gjeniut të tyre, e në të njëjtën kohë desht Zoti shqiptarët e Kosovës janë të thirrur nga komuniteti ndërkombëtar për të vendosur për të ardhmen e Kosovës e fatin e saj, e qytetarëve të saj europianë. Mund të thotë ndokush, çka hyn Skënderbeu për çështjen e Kosovës? E me të drejtë konventat ndërkombëtare bazohen në disa principe klasike të firmosura nga shtetet pjesëmarrëse në to. Gjithashtu duhet të theksoj se ato janë bazë e garanci për problemet e ndryshme globale, por në të njëjtën kohë rasti ynë është unik e imponues, e fatkeqësisht i papërsëritshëm, se kemi të bëjmë me një shtet siç është shteti Serb, që udhëhiqet nga një mentalitet i kohës së kaluar, për të mbajtur peng shpirtërat e bashkëkombasve të vet, thjesht për përfitime politike e ekonomike, duke qenë dëmi i mos-zhvillimit të tyre por fatkeqësisht edhe dëmi ynë, duke na detyruar të shfletojmë historinë e të ballafaqohemi me ta për të mos i lënë shteg diplomacisë serbe të abuzojë sot me çështjen kosovare (Dardane). Ata me qëllim anashkalojnë në një kohë tjetër, duke u paraqitur si martirë në mbrojtje të Europës, e nëpërmjet kësaj strategjie kërkojnë si shpërblim atë që s’u takon, se po ta shohim me kujdes e me logjikë të ftohtë, atëherë bindemi se ia vlen të luftojmë në dy fronte. Në të parin është periudha e Skënderbeut e të vërtetat e asaj kohe, plus kësaj duhet të jemi aktiv e pasionantë në mbrojtje të vlerave civilizuese, ku është taksativ parimi fondamental i vetëvendosjes. Pra, në të dyja anët jemi të fituar, gjithashtu duhet të jemi të bashkuar e shumë të kujdesshëm ndaj provokimeve nga zyrtarët e sotëm serbë e mbështetësit e tyre. Për ato çka thashë më lart, i del për detyrë historianëve shqiptarë ta shpjegojnë se si është e vërteta, e me këtë rast i bëj thirrje të rreshtohen totalisht në betejën finale për nacionalitetin shqiptar, në mbrojtje të çështjes kombëtare, e mos të kenë frikë se nuk është betejë me armë, por me bisedime e darka e dreka, duke pasur garant OKB-në e shumë institucione të tjera ndërkombëtare e civile. Prandaj është në turpin e tyre mos-angazhimi për këtë çështje kardinale, se flet për ekzistencën tonë në radhë të parë, e të tjerat më pas, por edhe të Ballkanit, duke mos përjashtuar në asnjë sekondë ekzistencën e vetë shteteve ballkanike, që për një fjalë goje janë gati t’i bëjnë m… çdo gjëje vetëm e vetëm që t’i shkojnë idiotllëkut të tyre deri në fund. Thjesht nga ky arsyetim, europianët besoj se do të jenë të logjikshëm e realistë, e s’do përdorin huqet e tyre kundër çështjes shqiptare, se fundi i fundit shqiptarëve do i kenë një borxh shumë të madh, e të pashlyeshëm, se janë pikërisht shqiptarët që ranë fli për të mbrojtur Europën Kristiane nga invazioni turk. E kundërta ndodhi me serbët. Atyre nuk iu prek asnjë fije floku nga turqit, duke e prerë në besë armatën e Skënderbeut në përballje me hordhitë turke, e realiteti duhet dhe është i lexueshëm për të gjithë, e europianët këtë e dinë më mirë se askush. Kjo është e vërteta e s’ka tjetër, e për këtë janë të bindur të gjithë. Me të drejtë apo pa të drejtë, në këto momente që po përgatiten bisedimet për të ardhmen e Kosovës, ne shqiptarët jemi pozicionuar gati të gjithë që SHBA të jetë interlokutori i këtyre bisedimeve, me arsyetimin e drejtë se shteti amerikan është miku ynë, pra i çështjes shqiptare, kurse për europianët ka një stepje e frikë se mos ata influencohen nga strategjia e fundit e politikës serbe, që e ka lidhur çdo gjë me besimin kristian-ortodoks, duke u mbështetur vetëm në një betejë ndaj trupave turke në tokën Dardane, e populluar totalisht nga shqiptarët. Ky pra është arsyetimi serb, e nëpërmjet kësaj strategjie të pandershme dhe aspak të vërtetë, se e kaluara nuk është kështu, e kjo u bazua nga dokumente origjinale apo pjesëmarrës direkt në betejën e 1389, siç ishin të gjithë princët ballkanikë dhe ato shqiptarë të rreshtuar në armatën e Ballkanit, plus aleates së këtyre trupave, Republikën e Venecias, që ndihmoi me trupa e armatim armatën ballkanike e jo atë serbe, në veçanti siç abuzohet nga historianët serbë. Pra, duke i ikur teorizimeve të palës serbe e aleatëve të saj, çështja shqiptare nga ato paraqitet në një këndvështrim irreal e jo i kohës, gjithashtu e pabazuar në fakte. Shqiptarët europianë duhet të këmbëngulin që çështja shqiptare të meritojë respekt në kancelaritë perëndimore, pavarësisht oshilacioneve të brendshme që i kemi me tepri. Ne, historikisht kemi qenë, jemi sot e mot gjithë ditën e ditës europianë, duan apo nuk duan ata që gëzojnë këtë emër sot, se po të mos ishin shqiptarët, europianët sot nuk e di se si do të quheshin, emrin ta gjejnë vetë e të vënë sedrën në punë, ku siç duket ky është arsyetimi amerikan. Prandaj ata janë shumë të kjartë, bile fatkeqësisht më të kjartë se përfaqësuesit tonë politikë, apo elitat e ashtuquajtura, e të vetëshpallura. Kaq e vërtetë është kjo, saqë dy kongresmenët amerikanë, të nderuar, paraqitën para Kongresit Amerikan bëmat e mrekullueshme të shqiptarëve e prijësit të tyre legjendar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në mbrojtje të Europës e civilizimit të saj. Pikërisht kështu duhet të veprojnë anëtarët e delegacionit shqipar. Duke i dhuruar nga një libër të shkruar nga Marin Barleti zoti Ahtisari, e deri anëtarëve të KE, apo BE, ose Grupit të Kontaktit, e po të jetë nevoja t’ia dhurojnë këtë libër edhe delegacionit serb e aleatëve të tij, që të kuptojnë se serbët nuk kanë aelatë, se në momente historike ato ishin zbythur për të ruajtur bythën e vet, duke lënë në baltë europianët e duke krijuar aleancë të fshehtë me armiqtë e saj, në momentet më të vështira për Europën. Kjo pra është e vërteta që demaskon lëvizjet e fundit të politikës zyrtare serbe, e këtë ata e dinë shumë mirë, por me hipokrizi e në mënyrë amatoreske (bllof), nga të akuzuar lozin rolin e akuzuesit. Kjo s’mund të durohet, e në të njëjtën kohë na detyron t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë, por gjithsesi ne nuk kemi humbje nga kjo lojë, përkundrazi dashtë pa dashtë, serbët po na ndihmojnë duke detyruar perëndimorët të shfletojnë historinë e siç e thashë më lart, erdhi shpërblimi i parë. Kongresi Amerikan po njihet me dokumente historike të kombit shqiptar e virtyte të tyre në mbrojtje të vendit të vet, e në mbrojtje të civilizimit europian, duke sakrifikuar e pësuar si askush tjetër, për të mbrojtur atë çka u desh të mbrohej, por fatkeqësisht duke u harruar nga ata që i panë hajrin këtij civilizimi, ku shqiptarët u masakruan për këtë gjest fisik. Pasojat janë evidente saqë sot kombi shqiptar ka frikë të kërkojë atë që kishte të shenjtë, Atdheun e vet. Pra, shtatë milion shqiptarë të jenë bashkë në një shtet, duke qenë pjesë e kësaj Europe moderne e civilizuese, e për këtë mos të kenë dyshim askush, se ne ishim, jemi e do të jemi komb europian, e këtë Europa do ta shohë e do bindet plotësisht për këtë të vërtetë. Nikolin Pemaj
Transparenca me paratë e taksapaguesve duhet të fillojë me publikimin e tenderave Të gjithë shqiptarët, në një mënyrë apo në një tjetër, direkt apo indirekt janë ata që me paratë e tyre mbajnë në këmbë atë strukturë të nevojshme, e cila quhet shtet. Që nga qytetari më i thjeshtë dhe deri tek Presidenti i Republikës, në varësi të pozicionit, të të ardhurave apo edhe të fitimit, derdhin në arkën e shtetit një sasi parash të përvitshme që shpenzohet nga institucione të ndryshme të vendit. Ky kontribut është vërtet i domosdoshëm për të garantuar disa shërbime jetike për qytetarët, siç janë arsimi, policia, përkrahja sociale etj. Një pjesë shumë e madhe e këtyre parave përdoren nga dikastere të ndryshme apo institucione të pushtetit vendor edhe për investime të ndryshme, rikonstruksione apo riparime në interesin më të gjerë të komunitetit. Në këtë pikë fillon edhe detyrimi i këtyre strukturave shtetërore që të realizojnë transparencën e nevojshme me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Tenderat janë disa mekanizma të ekonomisë së tregut të cilët synojnë vendosjen në një start të barabartë të të gjithë individëve, të cilët duan t’i shërbejë komunitetit, duke përdoru fonde të mbledhura nga taksat e qytetarëve. Pra, drejtpërsëdrejti, nëse bëhet një investim 10 milion dollarë nga buxheti i shtetit, si rregull ai është fryt i parave të derdhura nga taksapaguesit. Kjo nuk është një aksiomë, pasi ka raste kur këto para nxirren edhe nga privatizime strategjike, siç mund të jenë bankat e ndryshme ish-shtetërore apo edhe nga donatorë të huaj të ndryshëm. Nëse këto bëhen me kredi të dhëna nga institucione të ndryshme të huaja apo edhe vendase, sërish ato konsiderohen investime të taksapaguesve, pasi borxhi do të shlyhet nga shteti me paratë që mblidhen prej tyre. Përgjithësisht tenderat kanë një procedurë të saktë. Në varësi të vlerës të një tenderi, realizohet konkurimi i firmave apo individëve të ndryshëm. Si rregull thuajse të gjithë tenderat duhet të jenë të hapur, publikë dhe me akses të barabartë për të gjithë. Fiton apo duhet të fitojë ai individ, firmë apo kompani që jep ofertën me kosto më të ulët, por edhe me cilësi më të lartë. Si çdo proces, edhe tenderimi ka hilet e veta, sigurisht duke shkelur apo anashkaluar pak ligjet e aktet nënligjore të shtetit. Gjithçka fillon që nga shpallja e tenderave, nëse ato shpallen. Ka afate fikse të përcaktuara për shpalljen e tyre dhe në jo pak raste për të favorizuar një firmë, tenderat shpallen në një kohë kur konkurentët e tjerë, përveç atij që është vendosur që do të fitojë, nuk kanë mundësi të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm. Ka raste kur një tender, duhet të publikohet në shumë media qendrore dhe vendore dhe për një numër të caktuar ditësh. Të gjitha këto janë para dhe madje shumë, duke ditur koston e lartë të botimit në gazeta apo media televizive në Tiranë. Hileja e radhës është një faturë fiktive, ku një gazetë apo TV vërteton se X njoftim për tender është dhënë për 10 ditë, ndërsa realisht është dhënë vetëm 1 ditë. Kjo në këmbim të një pagese ekstra për median e papërgjegjshme, por duke siguruar një fitim të majmë edhe për institucionin (titullarin) që duhet të shpallë publikisht këtë tender në media. Hileja më e madhe është mospublikimi në media fare i një tenderi dhe kjo për të favorizuar direkt një kompani apo firmë. Të gjitha këto kanë ndodhur si me tendera të hedhur nga pushteti vendor (qark, bashki e komuna), por edhe nga dikastere qendrore. Po të jetë nevoja, ne mund të servirim edhe prova konkrete, madje edhe fatura. Po kufizohemi në trajtimin e fenomeneve duke qenë koshientë se faktet konkrete janë të gjalla, madje edhe nga vetë ata të cilët në tryeza kafeneshë na i kanë treguar ne me mburrje. Deri në këtë pikë ne kemi folur për pabarazinë në tendera, e cila thellohet edhe më tej, me mënyrën e paraqitjes së ofertave, kur duhet të favorizohet një kompani apo firmë. Le të themi se bashkia X apo dikasteri Y kanë menduar që të favorizojnë në një tender firmën Z. Atëherë, titullari i kësaj të fundit, direkt apo me ndërmjetës, thirret dhe i sugjerohet për dy firma të tjera fantazëm, apo në rastin më të mirë, me kosto pak më të lartë se ajo e paraqitur nga ai. Në këtë moment, në lojë futet vetë titullari i firmës Z, i cili kontakton me miq apo me të njohur dhe realizon skemën, ku në një tender publik nuk lejohet mungesa e konkurencës. Nëse nuk ka mundësi të gjejë dy firma fantazëm, atëherë futet në lojë përqindja. Kur i qëndrojnë lojës dhe i binden rregullave të firmës Z, dy firmat e tjera së bashku marrin një përqindje nga 5-10% të vlerës totale të tenderit. Ekziston edhe zgjidhja tjetër që firma Z të marrë tenderin dhe vetëm 15-20% të shumës totale dhe t’ia kalojë njërës apo dy firmave të tjera më të vogla realizimin e punimeve. Sqarojmë se përqindjet e mësipërme varjojnë në varësi të vlerës totale të tenderit që hidhet. Ndërkohë, në këtë pazar të mirëfilltë dhe pa thonjëza, ka pjesën e vet edhe titullari i institucionit që hedh tenderin, e cila si rregull, varion nga 15-20% të shumës totale, sërish edhe kjo në varësi të vlerës totale të parave. Mekanizmi i mësipërm, i cili nuk jepet në detaje edhe për arsye të ruajtjes së konspiracionit të burimeve të informimit tonë, shpjegon pasurimin brenda pak viteve të shumë individëve, kryetarëve, drejtorëve apo edhe niveleve të tjera më të ulëta. Mund të themi se këto skema janë përdorur deri në fund të qeverisjes së PS-së. Tashmë me Qeverinë Berisha dhe me moton “Me duar të pastra”, mendojmë dhe dëshirojmë të ndryshojë diçka. Vetë gazeta “Shqipëria Etnike” kërkon të japë shembullin e para për të mundësuar transparencën me tenderat, në të gjitha nivelet dhe madhësitë monetare të tyre. Në kuadër të bashkëpunimit që na ka kërkuar haptas Kryeministri Berisha, ne jemi të gatshëm që pa asnjë lloj pagese, të vëmë në dispozicionin e institucioneve të ndryshme, vendore apo qendrore hapësira pa kufizim në faqet tona, për të shpallur tendera të ndryshëm. Jemi të bindur se për ndërtimin e një demokracie të vërtetë, transparenca me paratë e taksapaguesve shqiptarë është jetike. Në këtë pikë ne dëshirojmë të japim kontributin tonë pa asnjë pagesë në ndryshim si motrat tona, apo edhe TV e Radio të cilët ofrojnë tarifa të kripura. Ne ju vëmë në dispozicion hapësirën pa kufizim, ndërsa përkushtimi dhe ndershmëria janë në dorën e atyre që u kemi dhënë votën. Ne jemi dhe kërkojmë transparencë, atë që kemi mundësi, ua ofrojmë. Topi është në fushën tuaj, zotërinj ministra, kryetarë bashkishë apo komunash, drejtues ndërmarrjes dhe institucionesh. Blerti Delija Sokol Pepushaj
Meditime nga Diaspora. Pas leximit të një libri Libri “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha” i Fahri Balliut Sa e çuditshme qenka mendja e njeriut, për shumë gjëra don që të mos i rikujtojë, por çuditërisht nuk u shlyekan, por fjetkan për një kohë, ndofta të papërcaktuar, dhe një faktor sado i vogël u bëka shkak dhe u rizgjoka gjithçka si nga e para. Një fragment nga libri “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha” e zotëri Fahri Balliut që thotë: “këta blenë të ardhmen e tyre në kurriz të shokut apo mikut të masakruar nga vetë këta”. Ky fragment i vogël në mes të shumë analizave dhe fakteve që bën zotëria i më sipër, më kthyen në ngjarje të veçana të shumë personave, ndër të cilat edhe të vetes sime, që realisht kanë ndodhur, të ushqyer, së pari nga shpirtërat katran të zinj të atyre që i bëjnë, të mbështetur dhe të inkurajuar nga partitë e tyre, të motivuara me mashtrime dhe fallsifikime nga më të tmerrshmet. E lexova me shumë vëmendje këtë libër, siç lexoj shumë e shumë të tjerë dhe në këtë libër çuditërisht para syve të mi u shfaqën qindra jetë njerëzish të ndershëm të cilët u flijuan nga pseudopatriotë dhe njerëz me formë trup engjëj, por me shpirt katran të zi dhe të lindur për të fabrikuar intriga dhe dallavere nga më të ndyrat, nga më antinjerëzoret. Një pedagog i imi, i cili nuk ishte më i ri se gjashtëdhjetë vjeç, kur më dha mua mësim ishte shkolluar dhe marrë titullin “Doktor shkencash” në Universitetin më në zë të Vjenës, i cili në çdo qelizë të trupit të tij reflektonte edukatë dhe mirësi. Në bisedat që zhvillonte me studentët e tij pedagogjikas në orë të lira, shpesh na thoshte: “dëgjoni nxënës, njeriu i keq nganjëherë është më i keq edhe po t’ia ketë marrë shpirtin kërkon t’ia përdhunosë trupin”. E çuditërisht, kjo thënie e këtij profesori të nderuar, që gjithçka të shenjtë kishte Atdheun, çuditërisht më shoqëroi për një kohë shumë të gjatë dhe shumë gjëra që ndodhnin gjatë jetës më sillnin në mend këtë thënie. Arrestimi im i dha pushtetit të atyre viteve shumë drejtorë, punonjës operativë apo sekretarë partie etj. Sa bukur është thënia e popullit: “u bë deti kos, merrni nga një lugë të gjithë”. Në momentin që më arrestuan pa pasur parasysh që po merrej një jetë, që po shkatërrohej një familje, që po vriteshin qindra zemra fëmijësh, si hienat u mblodhën 43 burra e gra që të dëshmonin në atë kohë dhe të përfitonin ndonjë gradë, ndonjë lëvdatë apo kushedi edhe ndonjë mik pushtetar, pra një kontigjent prej 43 vetash që po varrosnin një vajzë të re për së gjalli në qelitë e burgut të atij sistemi. Shumë u ngritën me detyra, u bënë drejtorë (drejtorë partie të paarsimuar), u bënë operativë sigurimi apo më mirë të themi spiunë, sepse ishin robotë të dirigjentëve të tyre e të tjerë, e të tjerë, pra ishin një turmë mjeranësh që po donin të përfitonin dhe të fusnin dokumenta partie në xhep, e të merrnin rroga të majme dhe të përfitonin poshtë e lart me fjalën e artë të tyre në gojë që ishte “ideali i Partisë”. Dashtë Zoti e këta mjeranë të kenë qëndruar të paktën në atë copë karton që e mbanin si të shenjtë në atë kohë e të mos ta kenë zëvendësuar me tjetër në këtë kohë. Vallë a është e thënë që gjithmonë do të vuajë i ndershmi, i zgjuari dhe i afti? Sa bukur e analizon zotëri Balliu në një fragment njeriun e ndershëm: “i ndershmi, ndjenjat i ka të shenjta dhe nuk mund t’i japë me qera, ashtu siç bëjnë servilët dhe hipokritët”. Të takuarit me zonjushën Angja Kovaçi, them zonjushën ngaqë atëherë kur kjo do të krijonte familje, ia pushkatuan të vëllain dhe këtë e futën në burg dhe e dënuan 25 vjet, (është fjala për priftërinjtë e Shkodrës, të cilët u pushkatuan rreth viteve ’60) e kjo iu nënshtrua këtij dënimi pa i hequr as edhe një ditë. Sot është një femër e moshuar dhe ajo që është më e keqe edhe sot e kësaj dite është në kushte tepër të vështira ekonomike, me një ndihmë mujore prej më pak se 90 eurosh në muaj dhe pa përfituar asgjë nga burgu i stërzgjatur i saj, apo nga pushkatimi i vëllait. Pra, për t’u çuditur, a mos vallë e lanë në këtë gjendje edhe sot e kësaj dite ndershmëria e saj dhe ajo edukatë e marrë në konviktin e jezuitëve në Shkodër?! Atëherë lind nevoja e një pyetjeje, vallë kush përfitoi në këtë rast të ardhurat materiale që do t’i takonin kësaj!!! Përsëri kthehem te libri që përmenda më sipër, i cili përshkruan shumë vrasje, shumë zhdukje, shumë padrejtësi etj. Në të vërtetë si model të një intriganteje të jashtëzakonshme unë kam patur Efti Biden e përshkruar me tepër mjeshtëri nga Rafael Xhovanjol tek libri “Spartaku” ose janë personazhet e të madhit Shekspir tek tragjeditë e famshme të tij, por realisht dhe çuditërisht për 50 vjet në Shqipëri u perfeksionuan aq shumë këta njerëz realë Makbethianë, që nuk lanë gjë pa shpifur dhe trilluar kundër njerëzve të ndershëm dhe të aftë. I ndershmi nuk mund ta besojë për plumbin që i vjen pas shpine, por ama ky plumb e godet të ndershmin. I afti nuk ka kohë për t’u marrë me skenarë, në këtë rast përfiton ai person që jetën don ta jetojë në kurrizin e të tjerëve. Konkretisht, më kujtohet një koleg i imi, një poet i madh antikomunist, i cili përfundoi në litar më 10 gusht 1988, pra është një kohë shumë e vonë. Si mund të hidhet në litar një poet, vetëm për mendimet e veta të lira, vetëm për aftësitë e padiskutueshme profesionale, vetëm pse është njerëzor dhe besimtar i Zotit, apo duhet t’ua lëshojë vendin njerëzve me “partishmëri”, të paaftëve, servilëve që i mbajnë pallton cilitdo që u servir një karamele më shumë, e fatkeqësia më e madhe, këta mjeranë ndërrojnë xhaketat sipas situatave që u përshtaten. Sa bukur e thotë Malësia një shprehje për ata njerëz që nuk kanë shtyllë kurrizore, “Lëkurana”, pra njerëz të pa asgjë tjetër vetëm lëkurë. Sa njerëz u dekoruan, sa njerëz u shpërblyen pas vrasjes së poetit Havzi Nela, sa hiena sillen tani rreth atij litari me të cilin është një poeti, të cilit i kanë marrë shpirtin po jo nderin dhe personalitetin, ai është madhëruar si Gjallica dhe ata kanë mbetur disa mikroorganizma që ushqehen ndër kërma. Ja sa bukur e thotë vetë poeti në një ndër poezitë e tij: Kështjella feudale, tundet e lëkundet Si një varkë e thyeme mbi valët përkundet Tirani mizor me detin sot po mundet Thellë, gjithnjë më thellë, n’mes të dallgëve po futet… Vallë a do të kuptoheshin këto vargje të këtij poeti nga njerëzit e panivel të asaj kohe? Kurrsesi jo! E këto do të quhen armiqësore për ata që edhe i morën jetën. Ashtu si nuk u dit në ato vite të dënimit tim se ku binte Bjeshka e mrekullueshme, Sylbica dhe përkrenarja e saj, madhështorja Gjerovicë. Dashtë Zoti dhe pastë reflektim të sinqertë ndaj martirëve të masakruar ndër 50 vjet sistem totalitar. Unë, në përfundim të këtij shkrimi do të doja të jepja një mesazh që shpresoj të zërë vend në mendjet e njerëzve, pasi shoqëria që e harron të kaluarën është destinuar ta përsërisë prapë atë: Ruajuni nga gjysmëinteligjenca, që është mëma e mendjemadhësisë, arrogancës, burimi i çdo gabimi dhe budallallëku, shkak i zgjidhjeve të rrëmbyera, i hamendjeve të thëna si të vërteta. Ajo sheh vetëm një pjesë të çështjes e një fragment të së vërtetës. Rukije Rama, Bruksel
“Incidenti” Papulias ose vasaliteti I rradhes I Shqiperise Pa me te voglin dyshim, presidenti I Greqise, politikani I mirenjohur grek Papulias, jo vetem qe e konsideron Gjirokastren dhe Saranden si pjese e Vorio- Epirit, pore she qe tashme, I jane bashkuar “de facto” shtetit Helen. Ky eshte arsuetimi me normal, edhe I shqiptarit me pak nacionalist, pasi ka mesuar per nderprerjen e papritur te vizites se Papulias me date 1 nentor 2005 ne Gjirokaster, paso kishte kapercuar kufirin ne Kakavije per te zhvilluar nje takim me homologun shqiptar Moisiu. Qe Vorio- Epiri, madje duke u afruar deri ne bigjet e lumit Shkumbin, akoma vazhdojne te konsiderohen toka greke nga zyrtare te larte shteterore dhe hierarke te Kishes Ortodokse Greke, kjo nuk perben me ndonje habit e jashtezakonshme. Fakti qe nje ligj lufte ne mes Greqise dhe Shqiperise, qe daton ne vitin 1940, eshte akoma ne fuqi, edhe pse shteti Helen nuk eshte me mbreteri e Jorgos, eshte prova me e mire e ketij fakti. Qe Greqia nuk eshte aspak dashamirese nga Shqiperise dhe shqiptareve, por edhe Kosoves, e tregojne mese miri vrasjet, keqtrajtimet e emigranteve tone atje, por edhe mbeshtetja qe Athina zyrtare, duke ecur ne nje drejtim krejt tjeter me diplomacine e BE-se dhe SHBA-se, I japin Jugosllavise se mbetur ne lidhje me ceshtjen e Kosoves. Megjithate, ne kemi te bejme me nje politike shteterore, te pavarur dhe boterisht te njohur si jodashamirese (termi me I zbutur qe mundem te gjejme!) ndaj shqiptareve nga helenet ne Ballkanin e perbashket. Gjeneza e kesaj “dashurie” ne “mes dy popujve miq” sic I pat cilesuar edhe ish- diktatori Enver Hoxha ne nje liber kujtimesh, ne kthen ne kohen e pellazgeve dhe te vjetersise se ketyre dy popujve Evrope- formues. Eshte krejt normale qe te mos kthejme koken pas, pasi nuk gjejme nje “pellembe” toke per te ngulur nje gozhde miqesie ne mes dy popujve. Nje pike interesante eshte viti 1821, I cili daton edhe si vit I Pavaresise Greke ndaj Turqise, ku serish shqiptaret te tipit Bocari, ndoshta di pararadhes se denje te “internacionalizmit proletar” qe filloi ne vitin 1945 ne Shqiperi, dhane gjithcka per pavaresine e nje shteti, qe per hir te realitetit, eshte fatkqesi qe e kemi fqinj, por edhe fatkeqesi qe eshte I vetmi shtet I BE-se qe ne kemi ne kufi. Shume here, une dhe shume te tjere, mallkojme Krijuesin qe ne mes Italise dhe Shqiperise vendosi nje det, ndersa ne mes nesh dhe Shqiperise, vetem nje kufi te thjeshte tokesor. Ne kohet moderne, Greqise I duhej vetem nje pretekst I thjeshte per te zbatuar parimin makiavelist “Qellimi justifikon mjetin”. Sulmi I vitit 1940 I Italise se Musolinit ndaj shtetit Helen, nga nje ushtri ne perberje te se ciles me hir apo pahir pati edhe shqiptare, mese shumti te besimit islam, vlejti qe te shenoje ne historine e marredhenieve ngrirjen me te gjate ne mes dy vendeve. Nen pretekstin se jo vetem nga toka shiptare, por edhe me forca shqiptare, u sulmua Greqia, parlamenti dhe mbreti Jorgos vendosen ligjin e luftes, I cili edhe sot, pas mese 55 vitesh, eshte ne fuqi. Grekeve nuk u interesonte se ne ate kohe, si edhe shume vende te tjera, Etiopia psh, quheshin pjese e perendorise italiane te Savojes, e qeverisur nga fashisti Benito Musolini por edhe mbreti Vuktor Emanueli III. Sigurisht, ne rradhet e sulmuesve italiane ndaj Greqise, me hir apo pahir, si shqiptare kishte edhe kombesi te tjera. Por gjendja e luftes u vendos vetem me Shqiperine (?!). Me mbarimin e luftes, nuk kishte perfunduar akoma plani I Greqise kunder shqiptareve. Nuk ka nje shifer te sakte, por ishin me mijera shqiptaret- çame, te cilet u perzune me dhune te te gjitha llojeve nga trojet e pronat e tyre ne shtetin Helen. Preteksti ne nje fare menyre, ishte vijim I planit qe filloi me ligjin e luftes: Shqiptaret- çame kane bashkepunuar me pushtesit fashiste, vecanarisht gjermanet, gjate viteve te okupimit te vendit. Eshte krejt e kuptueshme, se nje genocid I tille, I ligjeruar ne mes te Evropes qe pretendonte shume pas Luftes se Dyte Boterore, nuk u reazlizua edhe pa heshtjen e shteteve te tjera, te cilat ishin jo vetem ne krah te Greqise, por edhe kunder Shqiperise, e cila po pergatitej te kthehej ne nje shtet komunist. Nje rremuje sado e vogel, pasoje e ardhjes se mijerave cameve ne Shqiperi, do te ishte nje rast I mire per nje destabilizim, I cili nuk ndodhi, edhe I rregjimit komunist qe paso kishte nisur te instalohej. Nga ana tjeter, Greqia, nje shtet nder te paktit qe ne pasaporten e vendit, shenon edhe perkatesine shqiptare, do te “purifikonte” edhe me shume shpirtin, duke larguar dija dhjetera mijera muslimane, aq me shume shqiptare, sic ishin pjesa me e madhe e cameve. Me pas, vijme tek incidentet shume te renda te vitit 1949, kur edhe u shkrehen arme ne drejtim te shteteve dhe qytetareve respective, madje u kaluan me forca te armatosura edhe kufinjte shteterore. Gjate viteve te diktatures komuniste, shteti shqiptar u perpoq te perdorte minoritetin grek si nje amortizator te marredhenieve, te cilat per hir te se vertetes, asnjehere nuk ishin te mira, aq me pak, sic shprehet sot politika, te shkelqyera. Ne Greqi, por edhe ne qarqe te fuqishme te diaspores greke ne bote, nuk eshte shuar asnjehere endrra e Vorio- Epirit, madje duke vene si kufi edhe lumen Shkumbin. Ketu gjenerohen te gjitha incidentet, konfliktet, vrasjes e dhunimet, por qe kane si premise historike te famshmin ligj te luftes. Duke konsideruar se Shqiperia dhe shqiptare, “jane ne borxh” ndaj grekeve dhe interesave te tyre, vazhdimisht Athina zyrtare, ka kerkuar llogari, po,po, ka kerkuar llogari tek shteti shqiptar ne lidhje me trajtimin e nje minoriteti, thuajse aspak te perfillshem numerikisht, por shume te fuqishem ekonomikisht ne vendin tone. Mendojme se asnje minoritet tjeter ne Evrope e Bote, nuk gezon me shume liri dhe te drejta, deri ne abuzim ne kurriz te shumices etnike shqiptare, sesa minoriteti grek ne Shqiperi. Fakti me evident eshte se nje parti si PBDNJ-ja, me nje “furgon elektorat”, eshte ne qeverisje si te majte ashtu edhe te djathte keto 15 vitet e demokracise eshte nje element vertetues. Politika shqiptare, pavaresisht nga ngjyra e saj, ka deshire te jete vasale e mirefillte e politikes greke. Ketu qendron edhe thelbi I “incidentit” me te fundit te presidentit grek Papulias ne Shqiperi. Ndersa kishte mberritur ne Konsullaten Greke te Gjirokastres, Papulias I keshilluar sigurisht nga te tijet, vendos te braktis takimin e parashikuar ne Sarande me homologun shqiptar Papulias dhe te kthehet perms Kakavijes nga erdhi. Shkaku zyrtar te pakten, eshte nje tubim mese paqesore dhe mese demokratik I rreth 100 cameve ne afersi te hotelit ku do te mbahej takimi presidencial (?!). Nje veprim I tille diletant ne diplomacine edhe te nje vendi afrikan te botes se trete dhe jo me te nje shteti anta rte BE-se, eshte vertete nje incident diplomatic, por me pare fyerje kombetare ndaj kreut te shtetit, I cili perfaqeson Shqiperine. Ndersa politika greke, sic eshte e kuptueshme fajesoi Shqiperine, nga ana jone e kufirit, filluan ndjesat zyrtare qe nga Presidenti, Ministri I Jashtem, ish- ministra, drejtues te forcave te ndryshme politike. E pra ishte momenti qe shteti te tregonte se pas 8 viteve socialiste te “internacionalizmit proletar” ku kishim ne krye nje filogrek si Nano, qe kalonte 3 nga 7 ditet e javes ne Greqi, se ne kemi filluar te luftojme realisht per te fituar pavaresine politike nga shteti Helen, ose te pakten po perpiqemi te tregojme se nuk jemi vasale ne nivelin e paraardhesve tone. Kjo eshte normale per nje qveri dhe koalicion te qendres se djathte, tipar themelor I te cilit duhet te jete nacionalizmi, por edhe I nje kryeministri si Sali Berisha. Megjithate, nudk uhet hrruar se PBDNJ-ja e Dules, jo vetem eshte ne qeveri si gjithmone, por eshte mjaft e fuqishme edhe brenda saj. Te shkretet çame (te cilet jane te tille pasi jane shtetas shqiptare dhe duhet qe duhet te kerkojne mbeshtetje per te drejtat e ligjshme nga nje “shtet letrash” si I yni), kerkoni thjeshte te sensibilizonin opinionin per ceshtjen e prones se tyre, e cila nga nje prokuror grek I larte, ka filluar te shitet, blihet apo edhe tjetersohet. Duke perfituar nga vemendja e mediave vendase dhe te huaja per takimin presidencial, kishin pergatitur edhe pankarta, por pa me te voglen fyerje apo denigrim per Greqine apo presidentin Papulias. Nga ana e tij, ky I fundit I kishte bere llogarite mire. Jo vetem nuk lejoi qe ceshtja came te nderkombetarizohej me shume, por edhe “ritregoi” imazhin e shtetit shqiptar, I cili sipas tij, nuk eshte I afte te siguroje edhe nje takim ne mes dy presidenteve. Akuza e hedhur nga njue vend I BE-se, drejt nje vendi qe akoma nuk ka nenshkruar marrveshjen e stabilizim- asocimit me BE-se, I shkakton dem jo te vogel ketij fundit. Mbase Papulias, edhe pse politikan me pervoje te gjate, ka harruar apo nuk do te kujtoje protestat 1000 here me pak demokratike dhe me shume agresive te grekeve gjate vizites edhe te presidentit amerikan Bush ne Greqi. Ai ka harruar edhe manifestimet e kudondodhshme anti-globaliste, edhe para Selise se OKB-se ne Nju Jork, ku madje jane djegur edhe flamuj amerikan. Ai ka harruar edhe vezet e thyera nga protestues te ndryshem ne koken e ish- kryeministrave me te njohur te Frances, Anglise, por edhe te kryeministrave dhe ministrave aktuale. Papuliasit, I cili besojme se do te kete pak shanse ta marre ne dore kete artikull, I kujtojme nje shprehje legjendare “Liria ime perfundon aty ku cenohet liria e tjetrit”. Vertete qe eshte nje president I nje shteti demokratik si Greqia, por edhe ajo eshte pjese e nje kuadri ligjor te “Lirite dhe te Drejtave te Njeriut” te perbotshem, qe garanton lirine e protestes dhe demostrimit paqesor, ne cdo kohe, vend e moment. Ai nuk mund te cungoje lirite e te drejtat e qytetareve te tij greke, dhe aq me pak te qytetareve te nje shteti tjeter, sovran, sic eshte Shqiperia. Asnje individ apo grup individesh, askund ne Bote, nuk ka autoritetin per te cunguar qofte edhe nje liri apo te drejte te cdo qytetari. Papulias, jo vetem I sheh Shqiperine e shqiptaret si qytetare te botes se trete, por edhe nga nje lartesi qe nuk I lejohet as edhe Zeusit te tij grek. Nje gje eshte sigurte. Nese do te arrijme nje dite te trokasim dhe te futemi perms dyerve te BE-se ne familjen e fuqishme evropiane, kjo nuk do te jete per merite apo mbeshtje te Greqise. Kete duhet ta kuptojne mire, qarte, njehere e pergjithmone, shtetare dhe pushtetare aktuale te Shqiperise, te tjere qe do te vijne dhe shkojne, pasi qytetaret e kane kuptuar prej kohesh aksiomen historike. Nuk na ka ardhur dhe nuk do te na vije asnje e mire nga Greqia, te pakten ajo qe njohim ne qe nga krijimi I saj dhe deri me sot. Jane dhunimet, plagosjet, vrasjet, denigrimet e bashkekombasve tone qe na e forcojne kete bindje. Pa u mbushur 24 ore nga pezullimi I vizites se Papulias, u vra nje shqiptar, sipas grekeve, nje kriminel I rrezikshem. Vetem disa ore me pas, disa dhjetera emigrante u keqtrajtuan. Nderkohe, “pas veshi” te gjithe ata qe jetojne ne Greqi, kane nje tjeter operacion “Fshesa”, fenomen I zakonshem pas tronditjeve te rradhes te Shqiperise me Greqine. Si gjithmone, nuk kemi ditur dhe nuk dime te zgjedhim aleatet, pasi miq veshtire te kemi. Ndoshta me shume per fajin tone. Prej shekujsh jemi mesuar te qendrojme “me kembe te hapura” ne mes dy shteteve, apo me keq akoma, mes dy kontinenteve. Mjaftojme te permendim te famshmet “Lidhje e Prizrenit 1878” por edhe “Pavaresia 1912”, kur e gjithe Evropa luftonte per paversi ndaj Turqise, ne mjaftoheshim si edhe sot, me “Pavaresi te kushtezuar” e thene troc, me Vasalitetin tone tashme, Tradicional. Historia vazhdon, perseritet, ndryshojne veshjet, personazhet, por jo mentalitetet, Fatkeqesisht! Blerti DELIJA
Gjuha shqipe dhe fëmijët jashtë Shqipërisë. Emigracioni është një fenomen social me karakter ndërkombëtar. Edhe Shqipëria në këtë aspekt nuk bën përjashtim.Periudha e tranzicionit u shoqërua me një hemoragji të pandalshme të proçesit të emigrimit në drejtim të vendeve perëndimore, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, sigurisë për të ardhmen dhe kualifikim arsimor të fëmijëve. Pra, emigrimi në përgjithësi dhe fëmijëve në veçanti, krahas të mirave mbart me vete edhe rrezikun e një fuzioni apo asimilimi gradual të gjuhës, sidomos tek fëmijët dhe tek rinia shqiptare, që jeton aktualisht në emigrim. Faktet ekzistuese së një kombi përcaktohen në fund të fundit nga gjuha. Popullsia e një vendi, që për arsye të ndryshme nuk e shkruan dhe rradhë herë e flet gjuhën e tij amtare , është i prirur të rrezikohet, pasi gjuha ka qënë embetet një ndër komponentët kryesorë të kulturës së një kombi. Kur njeriu nuk e ka nën këmbë tokën e vet, humbet diçka nga qëndrimi i tij vertikal , humbet sigurinë, bëhet më skeptik ndaj vetvetes. Është interesant fakti se gjuha ka një zhdërvjellësi në të folur, është shumë burrërore dhe mjaft e bukur. Këtë e kanë vënë re edhe mjaft albanologë, kur dëgjohet e folura e shumë vendeve të Europës, duke krahasuar me shqipen, gjuha jonë ka një tingull të veçantë dhe mjaft impulsive. Pra, shqipja është vazhdim i gjuhës ilire dhe i përket grupit të gjuhëve Indo-Europiane, pra veçohet si një nga më të vjetrat në Europë dhe Ballkan. Është detyrë imperative e mësuesve atdhetar shqiptar për tu mësuar dhe shkruar gjithnjë shqipen brezave emigrues e shoqëruar me një përkushtim në hapjen e shkollave të reja. Shqiptarë të vërtetë ka plot , si ata që dërguan libra, hapën shkolla, hartuan programe, mësues që punojnë me devotshmëri vite me radhë jashtë shqipërisë. Këtu, më vjen ndërmend një thënie e një emigranti me banim në Gjermani : “Gjuha është e vetmja armë që vërteton se jemi shqiptarë”. Pra me këtë rast u bën thirrje mësuesve atdhetarë, prindërve emigrant, që janë të parët që u mësojnë fëmijëve tanë jashtë Shqipërisë, si ta flasin dhe ta shkruajnë pa ndërprerje shqipen, gjuhën që të parët tanë na e lanë për ta përdorur përgjithmonë të pastër , të kulluar. Historikisht mërgimtarët shqiptarë, kanë punuar dhe janë përpjekur që fëmijëve të tyre tu mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën shqipe. Kjo traditë e çmuar, si amanet i rëndë “ që se tret dheu i huaj” , deri në ditët tona. Hemoragja e pas viteve ’90 të shekullit të kaluar, tashmë të shpërngulur nga atdheu , për një jetë më të mirë, me gjithë familjen, me djem e me vajza , ka detyruar mërgimtarët shqiptarë, këtej e matanë kufijve shtetërorë, që t’iu përshtaten kërkesave të reja të epokës së globalizmit, ku është bërë eminent rreziku i humbjes së kulturave nacionale, pra, dhe të gjuhës nga breznitë e reja. Është për t’u theksuar se tashmë për fëmijët e mërgimtarëve janë hapur shkolla të shumta në vende të ndryshme, ku fëmijët marrin në mënyrë të organizuar mësime plotësuese në gjuhën amtare, nga mësues patriotë e pasionant, të cilët, në të shumtën e rasteve e japin ndihmën e tyre vullnetarisht. Shembujt janë të shumtë dhe gjendja e këtyre shkollave, mund të themi se përfshin hapësira të reja, ku jetojnë e punojnë shqiptarët emigrantë. Në përgjithësi, për çeljen dhe mbarëvajtjen e këtyre shkollave, kanë dhënë ndihmën e tyre dhe drejtuesit e pushtetarët lokalë si në Nju Jork, Bruksel, Hamburg, Berlin, Frankfurt, Oslo. Greqi etj. Është pozitv fakti, ku në shumë qytete në Amerikë, aty ku komunitetet shqiptare janë të organizuar, janë ngritur dhe funksionojnë shkolla dhe kurse të gjuhës shqipe. Po kështu në Kanada janë hapur shkolla shqipe. Në Europë ka shembuj pozitivë si në Zvicër, Gjermani, Suedi ,Itali etj , ku funksionojnë shkolla të mbajtura nga vetë shqiptarët , sidomos nga ata të Kosovës dhe të trojeve të tjera ku jetohet prej shqiptarëve. Synimi i këtyre vendeve dhe shkollave mbetet i qartë; fëmijët e mërgimtarëve të zotërojnë mirë shkrim-lexim në gjuhën amtare shqipe, ta kultivojnë atë dhe letërsinë shqipe, të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve, si dhe artin, kulturën dhe traditat kombëtare. Rëndësi e veçantë, në këto shkolla shqipe , u kushtohet veprimtarive të lira jashtë klasës, si puna me librin etj. Në ekranet televizive kemi dëgjuar cicërimat e bukura e krenare të fëmijëve shqiptarë në gjuhën e bukur shqipe, me tubime të tyre e të prindërve. Vërtetë jetojmë në një shoqëri të lirë e të hapur, vërtetë jemi përkrahës të globalizmit, por nuk do te dëshiroja kurrë, që gjuha jonë të mos shkruhej e përdorej nga shqiptarët e të gjitha brezave që do të vijnë. Mundësitë për ta mbajtur të gjallë gjuhën e bukur shqipe tek fëmijët, nipërit, mbesat dhe stërnipërit tanë, pavarësisht se ku lindin e ku jetojnë, ekzistojnë. Ata pavarësisht nga mjedisi i huaj ku jetojnë e punojnë, nga rrethanat aspak favorizuese për të përdorur gjuhën shqipe, askush nuk i pengon , të flasin vetëm shqip në familje, të komunikojnë me fëmijët e tyre vetëm përmes gjuhës amtare. Fjala vjen, të mos na duket vetja modern kur në çdo fundjavë ose në një drekë me familjen kalojmë në njërin prej lokaleve angleze, italiane, gjermane, greke, etj. Të mos fyhemi nëse flasim në ambiente të tilla familjare në gjuhën shqipe. Përkundrazi ta ndiejmë veten edhe më krenarë. Shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë vazhdojnë të jenë më nacionalistë në ruajtjen dhe transmetimin e traditës, të normave, vlerave kulturore, simboleve dhe kulturës materiale duke përfshirë gjuhën tek brezat pasardhës, ç’ka duhet përgëzuar e përshëndetur në vendet etjera të Europës dhe Amerikës. Për shqiptarët emigrues,me gjithë përpjekjet për ruajtjen, shqipja po bëhet sa e largët dhe e huaj për fëmijët. Është normale që duke jetuar në një shoqëri ku flitet një gjuhë tjetër, kuptohet dhe tendenca e kufizimit dhe shqiptimit të shqipes. Fëmijët po projektojnë të ardhmen e tyre aty ku rriten. Ndaj komuniteti prindëror duhet të tregohet i kujdesshëm në ruajtjen e shqipes. Në demokracinë gjermane, nuk gëzon respektin se i kujt je, për çfarë kontributi ke dhënë, prandaj për ne shqiptarët dhe brezat që kemi, modeli gjerman i shkollës dhe i edukimit është një model që duhet imituar në rrugë origjinale nga shqiptarët mërgimtarë. Nuk duhet të pretendohet të gjendet një zgjidhje mrekulli, por të bëhet ajo që është e mundur që varet nga ne shqiptarët. Esperimentohet në Shqipëri një abetare mbarëkombëtare . Efekti i saj në diasporë e gjetkë fare pak ndihet, duke përjashtuar disa të interesuar për këtë lloj të ri të shqipes. Pak muaj më parë u krijua Këshilli ndërakademik Kosovë-Shqipëri, për një shqipe standarte. Të dy Akademitë, duke pasur parasysh se gjuha shqipe është tipari kryesor i kombësisë shqiptare, mjeti themelor që siguron ndërlidhjen shpirtërore ndëmjet hapësirave e vendeve që flasin shqip , synojnë që zotërimi dhe përvetësimi i shqipes standarte të jetë objekti themelor i brezave të sotëm. Shpresojmë se Këshilli ndërakademik do të merret me vrojtimet dhe vlerësimet e politikës gjuhësore ,që dalin në fushën e gjuhës standarte dhe të përdorimit të saj në diasporë. Emigracioni ndërkombëtar shqiptar është shpërndarë në Greqi, Itali, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Belgjikë, Francë, Sh.B.A, Kanada, Zvicër, Turqi, Austri etj. Janë më shumë se 1/3 e fëmijëve që jetojnë e mësojnë shqip në këto vende. Me gjithë prejdispozitën e prindërve për të kontribuar në ngritjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës amtare ende ka probleme në këto vende. Përshembull kërkohet legalizimi në rrugë shtetërore për nisma të veçanta, që duhet ndërmerren dhe që kërkohet të mendohen nga organet Kombëtare, si në vendin tonë dhe në vendet e tjera, ku kërkohet të ngrihen këto shkolla. Nëse ne shqiptarët bëjmë të pamundurën për ruajtjen e gjuhës shqipe, që edhe shteti shqiptar të programojë diçka të frytshme, pra të organizojë dhe të drejtojë veprime drejt rrafshimit të dallimeve të krijuara si pasojë e ndarjeve politiko-administrative që sjellin jo pak vështirësi në komunikimin kombëtar. Vetëm kështu u vijmë në ndihmë në ruajtjen e gjuhës shqipe fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. “Shkolla” e familjes mërgimtare për mësimin e gjuhës shqipe, kërkon veç të tjerave të mbështetet më mirë nga shkolla me mësues e programe shkencore. Me të drejtë preokupohemi për analfabetizmin, por ç’emër t’i vemë atyre dhjetra qindra fëmijëve shqiptarë, që ende vetëm se belbëzojnë në gjuhën shqipe pa lë të njohin historinë, kulturën, gjeografinë e traditat. Kësaj drame i duhet dhënë fund! Shumë përgjegjësi kanë intelektualët shqiptarë në emigrim. Ata duhet të jenë aktiv e krijues në organizimin sa më efektiv të kurseve, shoqatave dhe shkollave për mësimin e gjuhës amtare. Indiferentët dhe dembelët dhe ata që nuk vazhdojnë rrugën e Rilindasve tanë, historia do t’i dënojë, jeta përtej varrit do t’i turturojë. Nga Bostoni i Amerikës Konica shprehej : “ Erdhi më në fund dhe për gjuhë shqipe koha e lulëzimit, koha plot shpresë! Me të katër anët, një zjarr i bukur zien në zemër të djalërisë, dhe, plot me dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipe. I vlerësojmë, i pranojmë dhe i respektojmë vlerat gjuhësore e kulturore të popujve të tjerë. Dhe respekti për të tjerët ka vlerë e besueshmëri, kur në radhë të parë respekton vlerat e kombit tënd.! Me këtë shkrim problemor, kuptohet që nuk përfshin gjithçka. Ndaj le të shërbejë për të ndriçuar sadopak e me kulturë qytetare një ngjarje që ka hyrë në jetën e përditshme shqiptare, mundësinë për ta mbajtur gjallë gjuhën e bukur shqipe tek fëmijët mërgimtarë., duke ngulmuar më shumë se deri tani për të sotmen dhe të ardhmen e brezave të rinj përmes fjalës së bukur shqipe. Vetëm kështu rritet krenaria e kombit tënd, brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. Fran Gjoka
Mësuesi dhe demotivimi i nxënësve Edukimi qytetar ka qenë gjithnjë pjesë e edukimit të përgjithshëm. Në këtë kontekst, shqetësimi i shoqërisë për përgatitjen e të rinjve si qytetarë të ndërgjegjshëm ka qenë detyrë kryesore në shumë vende të botës. Këtë detyrë shoqëria në radhë të parë ia ka besuar shkollës, si institucioni i specializuar në edukim, e në këtë shkollë gjithnjë mbetet parësore puna e mësuesit. Në këtë shkrim nuk kam ndërmend të trajtoj thjesht një temë të karakterit pedagogjik për punën e mësuesit, por atë të rolit të tij në motivimin e nxënësve në mësim. Në vitet e para të rrugës për në demokraci e veçanërisht në vitet 1991-1995, në shkollën tonë u akumulua një përvojë në lidhje me nevojën dhe dëshirën për të ndryshuar në profesionin e mësuesit. Që në fillimet e këtyre viteve dolën në plan të parë tri pyetje: Ç’do të thotë të ndryshosh? Pse duhet të ndryshosh? Si duhet të ndryshosh? Në qoftë se nga ky fillim kanë kaluar pak vite, nuk është aspak i rastësishëm përkimi me slloganin “Koha për ndryshim”, që përshkoi fushatën zgjedhore që kaloi. Brenda problemit “ç’do të thotë të ndryshosh” u bënë përpjekje për të përcaktuar qartë se ku do të çohet shkolla shqiptare. U vlerësua me objektivitet e djeshmja e shkollës shqiptare megjithë arritjet e dobësitë e saj, gjithashtu u bënë përpjekje për ta bërë shkollën tonë të komunikojë me shkollën evropiane. Brenda problemit “pse duhet të ndryshosh”, u pa se ka ndryshuar qëllimi final i shkollës shqiptare, e cila dje kishte “formimin e njeriut të ri” dhe sot “përgatitjen e qytetarit evropian me individualitet kombëtar”. Nevoja për ndryshim diktohej nga fakti se kishte ndryshuar tani kahja e zhvillimit të shoqërisë shqiptare. Mësuesit shqiptarë nuk mund t’u përgjigjeshin rrjedhave të reja me konceptet e praktikat e kaluara. Përsëri nevoja për ndryshim ishte se dje shkolla jonë kishte kontakte të zbehta, të tërthorta, të kontrolluara me shkollën evropiane, e sot kontaktet janë të drejtpërdrejta e të lira. Së treti: Çfarë duhej të ndryshonim?… dhe kishim ndryshimin në planin social. Midis morive të problemeve u veçua e domosdoshme të ndryshohej së pari raporti mësues-nxënës, si një raport partnerësh të barabartë. Shkalla e fleksibilitetit të këtij raporti kushtëzon edhe realizimin e misionit final të shkollës në një shoqëri demokratike që është “përgatitja e qytetarit të ardhshëm”. Në lidhje me këtë raport, dje mësuesi tutor i nxënësit, i jepte zgjidhje të gatshme atij, diktonte informacionin dhe i servirte moral të gatshëm. Sot, mësuesi nuk duhet t’i japë zgjidhje të gatshme, por t’i japë mekanizmin për të zgjidhur situata dhe probleme, duhet t’i japë alternativa të ndryshme për të njëjtin problem, nuk duhet t’i japë definicione por e shpie atë të definojë vetë. Në lidhje me raportin individ-grup, shkolla është mikromjedisi më i rëndësishëm për socializimin e nxënësit duke i dhënë këtij mundësinë të njohë marrëdhëniet brenda grupit, rregullat që harmonizojnë raportet në grup, përgjegjësitë që ka çdo anëtar i grupit, interesat brenda grupit, homogjenitetin dhe heterogjenitetin e grupit ose e shprehur me fjalë të tjera, jeta në klasë (grup) e përgatit nxënësin duke i dhënë atij mekanizmin e komunikimit, bashkërendimit dhe fleksibilitetit (të shprehë dhe të mbrojë i lirë mendimin e vet). Në planin e njohjes (informativ) shkolla ka për detyrë të realizojë tre elemente themelore: dije-shprehi-qëndrime. Dje shkolla ka realizuar dijet-shprehitë, kurse qëndrimet i ka kuadruar sipas kodit komunist, ndërsa sot elementi i tretë, qëndrimet, duhet të kultivohen në mënyrë individuale duke qenë pasojë e njohjes, përvetësimit cilësor të informacionit të nxënësit. Stadi aktual i zhvillimit tonë shoqëror që po kalojmë bëri që të rimendohet se çfarë duhet ta karakterizojë një mësues të mirë. U mendua për kushtet e mundshme për një arsimim, kualifikim dhe zhvillim personal të mësuesit për tërë kohën e punës së tij, jetës së tij profesionale. Skema të reja për përgatitjen e kualifikimin më fleksibël, të integruara, të hapura, efikase në kosto u menduan e u realizuan teorikisht e praktikisht, por për pak kohë, tani u zbehën, u rralluan dhe u bënë formale. Mësuesi aktualisht, asnjë përpjekje individuale a të organizuar nuk bën për ngritjen shkencore a profesionale. Kualifikimet 5, 10 apo 20-vjeçare mbeten formale. Duke pretenduar se nuk u zgjata pa qëllim, cili është konkretisht mësuesi i sotëm që do të realizojë këto shndërime (që natyrisht nuk varen absolutisht prej tij)? Përgjithësisht mësuesi i sotëm është produkt i kohës së sotme. Përvoja e gjatë si mësimdhënës dhe duke u marrë konkretisht me probleme të aftësimit dhe kualifikimit të mësuesve, më imponon të shkruaj edhe disa radhë për punën e jo pak mësuesve, por vetëm në aspektin e motivimit të nxënësve, që ka lidhje për sa më sipër. Në një sondazh të bërë në vitin shkollor që kaloi në dy shkolla të rrethit, tek një masë e madhe mësuesish, rreth 85%, nuk dinë se çfarë është motivimi, ta kuptojnë atë si komponent psikologjik që ka të bëjë me rritjen e interesit dhe kureshtjen e nxënësit, përqendrimin e vëmendjes dhe se vetë motivimi është i pranishëm nga minuta e parë deri tek e fundit, se problemi i tij është i rëndësishëm e kompleks, që ka karakterin e tij social, njëherësh dhe natyrën e vet edhe pedagogjike. Sa i njohin mësuesit kategoritë e motiveve? Personaliteti i mësuesit gjithnjë është parësor në kohë në zbulimin, njohjen, shndërrimin e nxitjen e motiveve për mësim. A e kanë shumica e mësuesve sot këtë personalitet? Një mësues që nuk është vetë i motivuar, nuk pretendohet që ai të motivojë nxënësin. Mësuesi motivon apo demotivon kurdoherë dhe kudo me praninë e tij, autoritetin e tij, fjalën, sjeljen në rrugë, në oborr, mjedis, lokal, klasë etj. Duke folur konkretisht, nuk motivon një mësues që tejkalon praninë në lokale ndërsa nxënësit e presin në klasë për mësim. Nuk motivon një mësues që i thotë shoferit që e çon në punë: “thuaj se është prishur furgoni e mos të shkojmë sot në punë”. Demotivon një mësues që ofendon nxënësin, një mësuese me kërthizë jashtë. Nuk motivon një mësuese që imponon klasën të nxjerrë sa më shumë lekë për festën e 7 Marsit. Demotivon një mësuese që abuzon me fotokopjimin që u bën nxënësve. Vërehet një mangësi e madhe në formimin shkencor dhe profesional të një mase të madhe mësuesish të rinj që reflektojnë ndër të tjera edhe punën e pedagogëve të tyre. Demotivon një mësues që për tërë vitin shkollor ka shpjeguar jo më shumë se 7-8 herë mësimin para nxënësve, por duke aktivizuar nxënës të mirë për lexim dhe thënie të mësimit të ri. Një masë e madhe mësuesish biles edhe me njëfarë stazhi në punë nuk kanë fare të qartë konceptet “strategji mësimore”, “metodë”, “teknikë e mësimdhënies”. Demotivon një mësues që nuk di të planifikojë një ditar mësimor, kur nuk di fare se ka kritere dhe komponente që e përbëjnë këtë ditar. Nuk motivon një mësues që kopjon në autobus ditarin e një kolegu të tij, një mësues që hyn në mësim pa hartë, kur e ka atë në shkollë, një mësues që u imponon nxënësve të shesin fletoret e punës vetëm për të patur më pak punë në klasë apo me punët me shkrim. Duke e quajtur të tepërt zgjatjen me shembuj të tjerë, që prindërit dhe opinioni tashmë i di, si mund të pretendohet se ky “lloj” mësuesi ka të qartë se motivimi është i lidhur me nevojat, kërkesat, dëshirat dhe interesat e nxënësve. Duke mos qenë i ndërgjegjshëm mësuesi për këtë, ai padashje bën, me abuzimin e tij, një krim ndaj nxënësit. Kushtet e vështira, si paga, rendi etj., pa pretenduar për të gjitha se cilat janë, nuk e justifikojnë aspak pozicionin e këtyre mësuesve. Këto po prishin imazhin e nderuar të shkollës sonë në përgjithësi. Mësuesi po mbetet në një sfond të ngushtë të punës së tij, pa bërë përpjekje për ta zgjeruar këtë sfond. Në këtë kuadër, si më i rritur, nuk e ndihmon nxënësin për të krijuar ndjenjën pozitive të vlerësimit në mënyrë që ky të marrë vendime mbështetur në vlerat e veta. Shpesh mungon kujdesi për të mos i paraqitur nxënësve sa të jetë e mundur materiale apo drejtojë pyetje që krijojnë atmosferë negative, pesimiste dhe dekurajuese për nxënësin. Ai e “dhunon” nxënësin duke mos i dhënë siguri që të punojë për të rritur tek ai ndjenjën e vetësigurisë. Mikel Pjetrushi
Të ruajmë dhe të konsolidojmë aleancat tradicionale Nuk mjafton zhvillimi ekonomik apo kulturor për të garantuar ekzistencën e një shteti. Historia e dy luftërave botërore na ka mësuar se arma më e fuqishme për të garantuar ekzistencën e një shteti është diplomacia. Ajo “menaxhon” funksionimin e marrëdhënieve mes shteteve duke u bërë “rregullator” i interesave të palëve aleate, duke përfshirë të gjithë komponentët ekonomiko-financiarë, kulturorë, historikë dhe ushtarakë. Për fatin tonë të keq, duke filluar tek qeveria e parë e Ismail Qemalit, e në vazhdim diplomacia e qeverive përkatëse nuk ka qenë në nivelin e dëshirueshëm dhe për pasojë Shqipëria e vogël lëkundej si një “varkë” në detin e trazuar të politikës, pa i funksionuar asnjëherë me efiçencë sistemi i drejtimit, dhe kjo pikërisht sepse në Shqipëri drejtuan në çdo “stinë” mbeturinat e nomenklaturës së sistemit feudal, trashëguar që nga sundimi osman pesëshekullor. Kjo nuk ka ndodhur për mungesën e kualiteteve në drejtimin e politikës dhe të diplomacisë shqiptare, por kryesisht për mungesën e vullnetit të mirë në përzgjedhjen e tyre. Dhe konkretisht, këto kualitete mjaft cilësore u asgjësuan fizikisht ose u dëbuan nga Shqipëria! Të tillë ishin Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Mehdi Frashëri, Llazar Fundo, Sejfulla Malëshova e plot të tjerë që aspiruan për një Shqipëri të lirë, sovrane dhe me profil të standardizuar perëndimor. Pas daljes nga pushtimi osman, nomenklaturat e shtetit shqiptar ndryshuan vetëm në formë, duke përqafuar ideologji të cilat nuk përkonin aspak me traditat e paraardhësve të hershëm arbër. Edhe kur gjashtë Fuqitë e Mëdha na ofruan shansin për të ripërtërirë vlerat e konsumuara nga “ndryshku” pesëshekullor, duke na sjellë një prijës gjerman për të organizuar dhe drejtuar shtetin e ri shqiptar, u ngritën në rebelim mbeturinat e “llavës” së vullkanit aziatik, me Haxhi Qamilin në krye dhe e detyruan të largohej nga kishte ardhur. Ky ishte “barometri” më konstant me të cilin Europa na e mati pulsin, ndaj për pasojat e mëvonëshme fajin nuk duhet ta kërkojmë në Europë, por në mentalitetin abstrakt të atyre që drejtuan shtetin shqiptar, të asaj politike dhe diplomacie që kishte mbetur e “magazinuar” në “stallat” e mushkave të orientit! Edhe sot spekullohet në mënyrë abuzive me vargun e Fishtës: “Moj Evropë, moj kurvë e motit”, vargje dhe shprehje të thëna në rrethana të caktuara (emocionale). Po të ngjallej At Fishta dhe të shikonte se si vetë shqiptarët po i dërgojnë pa “doganë” vajzat dhe gratë shqiptare në kazinotë dhe semaforët e Europës, padyshim që jo vetëm vargjet që cituam më lart, por edhe “Lahutën” do ta kishte grisur. Kjo është diplomacia, këta janë politikanët që e quan atdheun e Gjergj Kastriotit në buzë të humnerës. Nuk pretendoj se jam diplomat, por faktet që trajtoj kanë në brendinë e tyre dhimbjen dhe turpin, dhimbjen për Shqipërinë dhe turpin për ata që na drejtuan. Ndaj dhe e quaj të nevojshme dhe të domosdoshme të rikuperojmë dhe të ripërtërijmë aleancat tradicionale, duke përdorur një diplomaci të sinqertë, koshiente dhe standarde ndaj atyre aleatëve të natyrshëm që na u gjendën pranë në ditët më të vështira: Austria dhe Gjermania e kanë dhënë shembullin që në fillimet e shekullit të kaluar, ndërsa Shtetet e Bashkuara filluan që në vitin 1920 dhe e finalizuan më 1999 duke udhëhequr me dinjitet Aleancën Atlantike në çlirimin e Kosovës. Më nxiti për të bërë këtë shkrim fjala e Gjeneralit të nderuar (në pension), z.Rahman Perllaku, mbajtur në Prizren në Kongresin e Parë të Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, që u zhvillua më 26-27 nëntor 2001. Ai, ndër të tjera, tha: “Të ruajmë aleatët dhe aleancat, se humbja e tyre na ka kushtuar shtrenjtë gjatë gjithë historisë”. Të ruajmë dhe të forcojmë marrëdhëniet me Aleancën Atlantike, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si faktor primar dhe garanci për të ardhmen e Shqipërisë dhe të Kosovës. Ky episod i gjeneralit (ku kam patur rastin të jem prezent dhe pranë tij), më ka shtyrë të hulumtoj ku e kanë zanafillën lidhjet e miqësisë me SHBA-në dhe konstatimi bëhet prezent kur mora në dorë librin e vyer të të ndjerit Tajar Zavalani, “Historia e Shqipërisë” (mendimi shqiptar), 1998, ku në faqet 256-257 gjejmë citimin të cilin besnikërisht do ta trajtojmë: Presidenti Willson i Shteteve të Bashkuara të Amerikës refuzoi në parim të nderonte kushtet e Paktit të Fshehtë të Londrës. Por duke dashur të lehtësonte përfundimin e një marrëveshjeje, delegacioni amerikan pranoi që Italisë t’i jepej mandati mbi Shqipërinë, në emër të Lidhjes së Kombeve, që u krijua në Konferencën e Paqes në Paris. U pranua gjithashtu që Vlora me gjithë rrethina të përvetësohej nga Italia. Duke parë këtë gjendje të zymtë nga çdo anë, delegacioni shqiptar pranoi parimin e një mandati të përkohshëm për Shqipërinë, por me kusht që shqiptarët vetë të zgjidhnin fuqinë e madhe për të ushtruar këtë mandat. Qëllimi duhej të ishte vetëm e vetëm për të mbrojtur Shqipërinë nga ndërhyrjet e jashtme, pa cënuar kurrsesi pavarësinë e saj kundrejt botës së jashtme dhe vetëqeverimit të saj në punët e brendshme. Ndërsa Presidenti Willson ndodhej në Amerikë, anëtarët e tjerë të Këshillit Suprem – Clemenceau (Klemanso), vendosën ta copëtonin Shqipërinë duke i dhënë Korçën e Gjirokastrën Greqisë, Shqipërinë e Veriut Jugosllavisë dhe Vlorën Italisë, bashkë me një mandat mbi atë pjesë të vogël që mbetej. Argumenti i përdorur për këtë shitje në ankand të një vendi të vogël dhe të pambrojtur ishte se shqiptarët nuk kishin qenë të zotët të qeverisin veten, prandaj ishte më mirë t’i ngarkohej Serbisë e Italisë detyra për të zhvilluar tokat shqiptare. “Mos e dhëntë Zoti që kjo histori e dhimbshme të përsëritet në kohën që po kalojmë” (autori-M.B.). Nga pikëpamja ekonomike, vendimi i Këshillit Suprem do t’i jepte Jugosllavisë mbas mendimit të atyre që e nënshkruan, mundësinë për të dalë në det dhe për të ndërtuar një hekurudhë gjatë Luginës së Drinit deri në Grykën e Bunës. Nga ana tjetër, përfundon vendimi i Këshillit Suprem, zotërinjtë Clemencau dhe Lordy George ranë dakord që kusuri i Shqipërisë të vihet nën mandatin e Italisë, mbasi besojnë se kjo ka për të kënaqur plotësisht prirjen e shqiptarëve drejt bashkimit dhe vetëqeverimit: Julian Golard, “L’Albanie” cu. (1921), fq.206. Vlen të theksojmë se ky argument u përdor si përgjigje e Presidentit Willson i cili protestoi rreptësisht kundër këtij vendimi që cënonte çdo parim drejtësie dhe njerëzimi që të mos themi gjë mbi premtimet e bujshme të fuqive perëndimore gjatë Luftës së Parë Botërore. Pikërisht këtë argument përdori Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të hedhur poshtë një vendim që ishte marrë në mungesën e tij dhe që ishte i bazuar mbi një traktat të fshehtë, të cilin Amerika nuk e kishte nënshkruar. Presidenti Willson e përfundonte deklaratën e tijme një parashtresë parimesh themelore, të cilat nuk e kanë bjerrë fuqinë morale dhe që sot marrin një tingull të ri mjaft aktual e domethënës. Amerika është faktori absolut në përpjekjet e saj titane për pavarësinë e Kosovës. Diplomacia shqiptare duhet të jetë e matur dhe tepër e ekuilibruar në këto momente deçizive kur fati i Kosovës është vendosur në balancën e preçizionit më të lartë dhe më përcaktues për ardhmërinë e vëllezërve tanë të një gjaku. Projektin e miqësisë 85-vjeçare (1920-2005) e skaliti “dalta” mjeshtërore e arkitektit të demokracisë dhe mbrojtësit dinjitoz të të drejtave të shteteve të vogla dhe të drejtave njerëzore në përgjithësi, Presidentit të nderuar dhe të pavdekshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Willson. Në vazhdimin e veprës së tij, Presidenti Bill Clinton u bë simbol i çlirimit të Kosovës duke drejtuar plot dinjitet koalicionin e fuqishëm të forcave Euro-Atlantike me iniciativën e tij gjeniale. Mark Bregu
Kur Ismail Qemali deshi ta ndante Shqipërinë në kantone Po afrohet 28 Nëntori, dita e Shpalljes së Pavarësisë, dita që shënon shkëputjen përfundimtare nga pushtimi pesëshekullor osman. Demokratët, këtë datë historike (duke e bashkuar dhe me 28 nëntorin e kthimit të Gjergj Kastriotit në Krujë dhe çlirimin e saj), menduan ta quajnë si një datë unikale dhe përgjithësuese, bashkë me çlirimin nga thundra nazi-fashiste (dhe këtu nuk shoh asgjë negative). Faktikisht, më 28-29 Nëntor 1944 (ndonëse kam qenë afro 9 vjeç) nuk kam qenë në Shkodër, por sipas mendjes time asnjë të keqe nuk shoh në këtë mes për çështjen e datës 28 nëntor, nëse këtë do ta quajmë ditën e lirisë. Ky konfondim datash më duket tepër abstrakt dhe më shuë se një kapriçio. Jam i mendimit se një shtet, kur çlirohet kryeqyteti duhet konsideruar i çliruar. Tirana u çlirua më 17 nëntor. Mbas kësaj date kemi vetëm 12 ditë luftë, d.m.th. pushtuesi ishte në ikje. Atëherë, për të shuar grindjet me dy forcave më të mëdha politike ofroj mendimin që data 17 nëntor 1944 të quhet dita e lirisë (ose dita e çlirimit nga okupatorët nazi-fashistë). Kjo ishte në formën e një paranteze, ndërsa titullin e shkrimit do të mundohem ta trajtoj me besnikëri sipas referencave historike. Më parë se të flasim për ditën e shenjtë të Pavarësisë na duhet të kalojmë në ekranin e kujtesës ato figura titanësh që përgatitën premisat, sepse Pavarësia nuk erdhi në mënyrë spontane, por si një anije triumfatorësh që lundroi përmes lumenjve të gjakut, për të arritur në bregdetin e Vlorës. Rezistenca antiosmane e ka zanafillën në vitin 1389 (në betejën e Fushë-Kosovës), kur Drenica trime nxjerr nga gjoksi i saj obeliqin që ther njërin nga sulltanët më të përbindshëm të Perandorisë Osmane, Sulltan Muratin. Pastaj kemi Kastriotët, Gjon dhe Gjergj Kastriotin dhe të gjithë prijësit e tjerë të Arbërisë. Mbi 100 kryengritje antiosmane kemi mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit. Rrethimi i fundit i Shkodrës shënon “preludin” e lavdisë së rezistencës supernjerëzore, ku për afro njëvit rrethim (1478-1479) shkodranët, të udhëhequr nga Anton Loredani, komandanti legjendar venedikas, shkruajnë një ndër faqet më të ndritura të historisë. Cilit më parë se këtij trimi duhej t’i ishte ngritur monumenti në Kështjellën e Rozafës?! Qëndresa e klerikut dhe filozofit Pjetër Bogdani ësht një “zjarr” tjetër i pashuar që mban të ndezur kujtesën e çdo atdhetari të ndershëm. Lidhja e Prizrenit është “sirena” më e fuqishme e zgjimit të ndërgjegjes nacionale. Fatosat e kësaj lidhjeje i japin “mesazhin” më të fuqishëm Perandorisë Osmane dhe “lajmërojnë” Europën se ne jemi pasardhës të ilirëve dhe jo të turko-tartarëve. Iljaz Pashë Dibra, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, janë martirët e pavdekshëm të këtij evenimenti madhor. Lidhja e dytë, na sjell në skenë Haxhi Zekën (1880), shkodranin e madh Hodo Sokolin, që shkul me përbuzje gradat e Stambollës për t’i kthyer krenarinë Shkodrës. Internohet në shkretëtirat dhe burgjet e Anadollit. Kush duhet të kishte përmendore në Shkodër para këtij martiri?! Preng Bibë Doda kalon 29 vjet i internuar në shkretëtirat e Anadollit (1880-1909). Idriz Seferit i vendoset litari në majën e lisit, por sfidon vdekjen duke u përjetësuar në histori si martir. Kosova nuk hesht. Si një feniks ngrihet Isa Boletini, që dridh portat e Stambollit. Dasho Shkreli me kohë ia ka “zbardhur” faqen Shkodrës duke e mbushur tokën me koka asqerësh turq. Çuditërisht edhe ky s’ka monument! Dedë Gjon Luli e Mehmet Shpendi hyjnë triumfalisht në eposin e kreshnikëve duke i zbardhur faqen Shkodrës, Malësisë, Dukagjinit e mbarë Shqipërisë. Çuditërisht asnjëri nuk ka monument! Si “tufane” ngrihen Dom Nikollë Kaçorri e Gjin Pjetër Previzi, njëri nga Lura e tjetri nga Kurbini. Ideatori dhe projektuesi i Pavarësisë është “superstati” i qytetarisë shkodrane, Luigj Gurakuqi. Të gjithë këta “lumenj” zbresin në Vlorë, për t’i vënë asaj “kurorën” e lirisë. Në Vlorë zbresin trimat nga të katër anët e Shqipërisë, të gjithë me kontributet dhe vlerat e tyre. Ismail Qemali ngre flamurin dhe shpallet mvetësia e Shqipërisë. Aktiviteti i Ismail Qemalit për Pavarësinë e Shqipërisë dhe krijimin e Shtetit të parë Shqiptar është i njohur dhe askush nuk mund ta mohojë, por në të njëjtën kohë ky aktivitet duhet të vendoset (me shumë kujdes) në peshoren e historisë, duke i bashkangjitur edhe gabimet e mëdha dhe fajet të cilat mund të na japin një konstante reale për këtë figurë të cilën e kthyen në “mit” dhe që në raport me figurat që trajtuam më lart nuk na rezulton si i tillë (mendimi im). Duke iu referuar librit të Profesor Arben Putos “Pavarësia e Shqipërisë dhe Diplomacia e Fuqive të Mëdha, 1912-1914”, do të shohim bashkëpunimin e fshehtë të Ismail Qemalit me majorin turk Beqir Gabreneja. Pra, Ismaili bënte lojë të dyfishtë, nga njëra anë me gjashtë Fuqitë e Mëdha, dhe nga ana tjetër me Portën e Lartë. Dëshira e tij për të sjellë në Shqipëri një prijës turk dhe pikërisht Izet Pashën, është shfaqja më konkrete e nostalgjisë së tij për Perandorinë së cilës i kishte shërbyer disa dekada, madje duke harruar edhe shuplakën që pati ngrënë nga Kryeministri turk brenda sallës së Parlamentit. Këtë episod dhe bashkëpunimin e Ismail Qemalit me majorin turk (të sipërpërmendur) e kam trajtuar gjerësisht në librin tim “Shakaxhinjtë” e Nacionalizmit. Por ky episod nuk i kishte pëlqyer një mikut tim, dhe më sugjeroi se burimi historik nga e kisha marrë informacionin i përket periudhës komuniste. Vlen të theksojmë se ishte pikërisht ky bashkëpunim i fshehtë i Ismail Qemalit me Xhon-turqit që i detyroi Fuqitë e Mëdha të ndalonin çdo formë bashkëpunimi me Portën e Lartë, dhe ky vendim u mor më datën 29 korrik 1913, ku citohet: 1-Shqipëria formohet si Principatë Autonome Sovrane… nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha…”; 2- Çdo lidhje Syzereniteti midis Shqipërisë dhe Turqisë përjashtohet. Duke qenë se libri i lartpërmendur është shkruar në periudhën komuniste, dhe që në mendjen e mikut tim apo të ndonjë tjetri është krijuar bindja se çdo gjë që është shkruar në atë kohë është “antihistorike”, mendova që të servir një fakt tjetër historik, nga një historishkrues mjaft prestigjioz dhe që askush nuk mund ta akuzojë si komunist, dhe ky historian është mjaft i njohur: “Historia e Shqipërisë” (mendimi shqiptar), Tajar Zavalani, 1998, fq.248-249. Citimi i drejtpërdrejtë i autorit: “Kupa e helmit për nacionalistët shqiptarë u mbush kur Ismail Qemali u kthye në Shqipëri pikërisht ndërsa po luhej akti iu fundit i dramës shqiptare. Duke ardhur nga Zvicra, ai ishte ndalur në Romë dhe ishte takuar me Ministrin e Jashtëm italian, San Ciulianon. Ata bashkë kishin hartuar një plan për të zbërthyer njëherë e mirë çështjen shqiptare. Mbasi zbritën në Vlorë, Ismail Qemali shkoi në Durrës, i shoqëruar nga paria e Vlorës. Në Durrës u mblodh kabineti nën kryesinë e Princ Vidit, për të dëgjuar hollësirat e planit shpëtimtar. Thelbi i projektit ishte që Shqipëria të ndahej në tri kantone të vetëqeverisura sipas modelit zviceran. Princ Vidi duhej të largohej, kabineti të jepte dorëheqjen dhe Shqipëria të qeverisej nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK). Princ Vidi, bashkë me të gjithë ata që u ndodhën në atë mbledhje, duke përfshirë edhe Isa Boletinin, e hodhën poshtë me zemërim dhe indinjatë planin e Ismail Qemalit. Ismail Qemali, kur e pa se nuk i ndezi, u kthye në Vlorë dhe formoi “Komitetin e Shpëtimit Kombëtar” me disa vlonjatë dhe refugjatë nga Shqipëria e Jugut. Komiteti i dërgoi një shkresë Fuqive të Mëdha, duke kërkuar që Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit ta autorizojë këtë komitet të marrë qeverinë në dorë dhe të instalohej në Vlorë duke caktuar Vlorën kryeqytet. Ta bënin Shqipërinë, Zvicrën e Ballkanit, kishte qenë ëndrra e pionierëve të Rilindjes Kombëtare. Por të krijohen tre kantone autonome në rrethanat e verës së vitit 1914 nuk ishte gjë tjetër veçse të krijoheshin tri zona influence: Austriake në Veri, Italiane në qendër dhe Greke në Jug…! Prandaj nuk është aspak çudi që plani i Ismail Qemalit u kritikua ashpër nga opinioni nacionalist shqiptar dhe më në fund autori u detyrua të shkojë në Itali, ku vdiq më 1918. Për të shlyer çdo acarim ndjenjash mbas këtij episodi të vajtueshëm, Princ Vidi shkoi tinëz për të vizituar Vlorën, ku u prit me shumë entusiazëm. Delegatët e qytetit dhe të refugjatëve nga viset e okupuara iu lutën që të kujdesej për fatin e tyre. Porsa u kthye në Durrës, Princ Vidi mblodhi përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha duke i porositur të bëjnë demarrshe pranë qeverive të tyre që të përmbushin detyrimet që kishin marrë ndaj Shqipërisë dhe ndaj atij personalisht. Por Fuqitë e Mëdha nuk kishin ndërmend të merreshin me çështjen shqiptare, veçse për të bërë intriga kundër njëra-tjetrës. Ato ishin duke zënë pozita në parashikimin e luftës së përgjithshme që pritej të fillonte fatalisht me një shpërthim të vrullshëm mbas vrasjes në Sarajevë të Arqidukës Franc Ferdinand, i cili ra viktimë e një grupi terrorist serb. Durrësi ngjasonte me një vapor që po mbytej. Rebelët e kishin rrethuar dhe gati izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha, me përjashtim të Italisë, i tërhoqën luftanijet e tyre nga limani. Hasan Prishtina me Isa Boletinin bënin plane për të filluar kryengritjen në Kosovë. Italia donte të shkëpuste konçesione duke përfituar nga kriza financiare e qeverisë kombëtare. Austro-Hungaria orvatej të shtynte Princ Vidin t’i shpallte luftë Serbisë, megjithëse ambasadori i saj në Londër kishte votuar kundër dhe për neutralitetin e Shqipërisë. Misioni ushtarak hollandez u largua nga Durrësi, ku të huajt po bëheshin gjithnjë e më të rrallë. Edhe Princ Vidin e këshillojnë nga çdo anë të kthehej në vendin e tij. Ai nis më së pari dy fëmijët dhe vetë qëndroi me shpresa se diçka do të ndryshojë në këtë situatë që ishte krijuar. Ndërkaq, rebelët okupojnë Vlorën pa luftë, mbasi Osman Haxhiu i Komitetit të Shpëtimit Kombëtar i bindi se çdo rezistencë ishte e kotë. Më në fund, Princ Vidi vetëvendosë ta lërë Shqipërinë më 3 shtator 1914. Me një proklamatë drejtuar popullit shqiptar, ai shpjegon se po shkonte në Perëndim për të vazhduar punën që kishte nisur në Shqipëri. Në mungesë të tij, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit do të merrej me punët e Qeverisë. Princi dhe Princesha Vid lundruan nëpër Adriatik dhe u degdisën në Gjermani duke kaluar nëpër Lugano. Shqiptarët vëzhgonin me trishtim largimin e mbretit të tyre sikur të ishte një shpresë që po venitej. Europa ishte në buzë të humnerës dhe Shqipëria e dizintegruar do të përlahej së shpejti nga një tufan u stuhishëm. Çështja nëse Ismail Qemali kishte vepruar mirë apo keq, kur ai kërkoi ta ndante Shqipërinë në tre kantone, tashmë besoj se është më se e kuptueshme nga çdo shqiptar i vërtetë. Ajo që na çudit është fakti që këtë veprim e marrim vesh me kaq vonesë dhe çudia e dytë është: Kujt i intereson të fshehë apo të vjedhë historinë?! Cilido, me të drejtë mund të pyesë: Kujt i ka interesuar ta kthejë Ismail Qemalin në një “mit”, kur në “peshoren” e historisë vlerat e tij janë nën kuotën e atyre burrave që trajtuam që në fillimin e këtij shkrimi. A nuk kemi të drejtë të pyesim përse në “Monumentin” e Shpalljes së Pavarësisë (të vendosur në Vlorë) nuk janë skalitur figurat e dy personaliteteve nga më të shquarat në Shpalljen e Pavarësisë, Luigj Gurakuqit dhe Dom Nikollë Kaçorrit?! Jam i mendimit se qëndresa ndaj çdo pushtuesi ka qenë gjithëpërfshirëse, që nga Mitrovica deri në Gjirin e Artës. Por, kur flasim për figurat e dimensioneve të larta, nuk duhet të ndryshojmë “polet” ose e thënë më shqip, nuk duhet t’i spostojmë nga Veriu në Jug. Krahinorizmi, religjionizmi dhe idealizmi duhen respektuar në mënyrë proporcionale sepse në çdo krahinë, në çdo besim dhe në çdo ideologji ka kualitete dhe këto duhen evidentuar pa asnjëlloj paragjykimi dhe shkalla e përfaqësimit duhet të jetë në proporcion të drejtë me sasinë numerike të çdo religjioni në të gjitha institucionet. Urojmë që 28 Nëntori, dita e Shpalljes së Pavarësisë të jetë dita e solidaritetit, unitetit dhe bashkëjetesës si të barabartë. Urojmë në të njëjtën kohë një rishikim dhe rishqyrtim të historisë, duke nxjerrë në dritën e diellit të gjitha ato figura të cilat (padrejtësisht) qëndruan në hije. Urojmë gjithashtu që Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës të caktojnë një komision (kompetent profesionalisht dhe të denjë moralisht) për vlerësimin e figurave dhe të mos ngjasin më gafa të tilla, të hidhet baltë mbi figurat më të ndritura të nacionalitetit tonë. Urojmë që në 600-vjetorin e të madhit Gjergj Kastrioti, të skuqet sadopak fytyra e atij që deshi ta baltojë. Kam lexuar para dy apo tre vjetësh në gazetën “Shqipëria Etnike” një shkrim të publicistit Ndue Bacaj, me një titull mjaft interesant dhe që ngjasonte më shumë si një satirë: “Flamuri në Deçiq – shkopi në Vlorë”! Me sa konstatojmë, autori ka bërë një gjetje mjaft të bukur dhe të bazuar mbi vlera dhe fakte historike. Për të ngritur flamurin e Arbërisë mbi Bratilë u derdh gjak i kulluar malësorësh trima, ndërsa ngritja e flamurit në Vlorë ishte më tepër një akt diplomatik, i arritur përmes pushkëve, krismat e të cilave zgjuan ndërgjegjen e trazuar të Fuqive të Mësdha dhe vetë Ismail Qemali ishte një gjetje e kësaj diplomacie për t’i treguar vetë Perandorisë Osmane se është pikërisht Ismail Qemali njëri nga diplomatët dhe personalitetet e asaj perandorie që do të mbajë në dorë flamurin e Arbërisë dhe që do ta konfirmojë shkëputjen përfundimtare të Shqipërisë nga Perandoria Turko-Osmane. Ngjarjet e mëvonëshme të trajtuara në këtë shkrim me një korrektesë ndaj referencave historike, na rezultojnë se Ismail Qemali, nga frika apo nga nostalgjia, e kishte mjaft të vështirë të shkëputej nga “mitra” osmane. Sido që të jetë edhe për aq sa mundi të bëjë për Shqipërinë, duhet t’i rezervojmë respet e mirënjohje, por në asnjë mënyrë nuk mund t’i bëjmë “kult” duke e mitizuar. Ai, më shumë se një figurë historike duhet të mbetet simbolike si shpalosës i flamurit mbi ballkonin e një godine. Ndërsa ata trima që e ngritën mbi shkëmbinj, mbi shkëmbinj i kanë monumentet. Ky shkrim duhet të vlejë si një trokitje për më shumë përkujdesje në ngritjen e shtatoreve. Qyteti im, Shkodra, duhet të pasurohet me monumente duke e filluar me Hodo Sokolin, Dasho Shkrelin, Dedë Gjon Lulin e Mehmet Shpendin. Mbasi të kemi kryer detyrën ndaj këtyre korifejve, atëherë mund të mendojmë për mbrojtësin hoerik të Rozafës në rrethimin e fundit të Shkodrës, venedikasin trim, komandantin e paepur, Anton Loredani. Monumenti i këtij miku të madh të qytetit tonë duhe të ngrihet në Kështjellën e Rozafës, si dëshmi e kulturës dhe mirënjohjes shkodrane. Mark Bregu
Nën Hijen e shokut TitoSami FlamuriHyrja e Ulqinit për shumë vjet me rrallë porsi fantazëm e gjallë e përcjellë një tabelë, me një slogan: “TITO TO SMO MI””TITO JEMI NE”…!? Gjeneratat e reja, as që nuk pyesin më, se kush ishte ky njeri që kurë, nga nacionalistët shqiptar u përmende emri tij denimi ishte me vdekje. Dhe pse, pikrishtë ky qytet i bukur bregdetar josllavë, ende kërkon kohrat e shkuara, pra mbizotron ende nën hijen e shokut Tito,! po kush është vallë ky TITO…as që do e vrass mëndjen tju tregojë… Vazhdojmë duke ecur nën hijen e shokut Tito, kurse ai, dmth, Josip Broz i ashtuquajtur Tito, vdiq që me vitin 1980. E mbajë mend, atë ditë, si besoi dhe çdo bashkë moshatar i imi, jo që na u dhimbste “plaku kryetar,” por për fatë të keq, u ndalua loja e futbollit (këmbëtopit), ndërmjet Hajdukut të Splitit, dhe Yllit të kuq, të Beogradit apo Crvena Zvezdes. Oh!!! Kjo, ishte diçka e pa menduar, por gjithë ajo, ish Jugosllavi qëndronte sikurse, dikush ti bënte magji, e tëra e magjepsur, ndajë figurës “madhështore,” të shokut Tito; e tëra e bashkuar në dhimbjen ndajë “të madhit,” bir, të popujve jugosllavë, “shkojë Tito mbeti Tito” … Kaluan vite, dhe mote, stinat u ndërruan një pas një, por jah! ende hija e tijë nuk zbehet në “shehrin tonë”, çdo kundë të përcjellë, në Ulqin po aty, ku të çonë, rruga ashtu kot, për në komunë, ende në çdo zyre, porsi një përbindesh, po aty, e gjejmë fotografin e shokut Tito, në shitore këpucesh ende me mbishkrime të vjetra çirilicë ende “rami”, me shokun Tito. Në pragë të 2006 kaluan 25, vjet nga vdekja, Titoa, kapi dhe malin, mali, eliminoj natyrshëm figuren artificiale, Tito! por mileti, milet hesapi . Nisesh për në shkollën, më të madhe në Ulqin, shkollen fillore aty ku mbruhet ajka, rinis dhe thelbi më i ëmbel i së ardhmes së Ulqinit jah! dhe aty e kemi shokun Tito po këto kalamanjë, si ta shpjegojn që bota ka hecë përpara, kurse emri shkollës tyre ka mbeturë, MARSHALL titull i shpikur ushtarak që ishte një ndër titujte e nderit për shokun TITO…habitem duke shkruar këto rreshta ; se është e vërtet kjo vallë! që çke me të!, ky fatomorgan si fanepsje, po mbronë një harres që nuk i ka takuar dhe as që ka lidhje me popullin e këtijë vend…habia mbet akoma! Në botën e çudirave siç mundet lehtësisht të ndodhë në Ulqin, emri i shokut Tito, nga Ulqinakët përshperitet si një njeri profetik nga tëra strukturat dhe nivelet. I kam ndër mënd, plakat e mëhalles; edhe pse nuk e kinin dijeni gjuhën ‘nashke’, me adhurim të plotë, duke mbushur ujë tek pusi i mëhalles sime, thonin; “uf moj hanko, ka qeen i mir, për ne, jahu’paa moj maa, ku me e marr ma ere nji acishit, ai paaa (billo pa proshlo) jahuuu”… Pse, qytetet e vogla si Ulqini, dhe gjithë vendet ish- Jugosllave, vuajnë nga kjo fantazem-nostalgji për “kohrat e mira,” nuk është vështire të gjegjet. Një komunitet i vogël gjithmonë, mundohet të kapet nga ndonjë dorëzë shpëtimtare, e cila e bën të mbijetoi sa për të qenë gjallë, ne vëndin e pushtuar nga më se 100 vjet… Ulqini mbijetojë me një servilizëm, ndaj pushtetit me një bindshmëri ndajë figures dhe veprës e “të madhit” Tito “TITO JEMI NE”…..,në hipnozen e magjistarit të quajtur “Jugosllavi.” Gënjeshtra ishte një mjet, që në saj të kësajë shpikje u prodhuan gjitha luftërat, për hir të ruajtjes së JUGOSLLAVIS. Në emër të këtijë qellimi u bë, Gjenocidi në Vukovar, Bosne dhe Kosovë. Deri sa ruhet ky parim dhe kjo, hije mbrohet, kurren e kurres vendi imë i mjerë nga koka, nuk do të zgjohet. Populli imë vuanë nga amnezioni shekullor dhe asimilimi i tërsishëm i gjitha vlerave kombëtare. Rasti me tragjikomik i takonte gjeneratave më të hershme, dhe që ishte koha e fundit të 1950-tave, të shekullit të kaluarë; si mos më mire, u përhapë lajmi se “profeti”, me falni shoku Tito, do vinte, më së fundi në Ulqin. Kjo ditë e shenuar sipas, zhargonit komunist, do ishte dhe kulminimi më i madhë për një qytet aq të vogel, aq të ngushtë, nënkutoni kasabaja e piratve të dikurshëm. Po na vjen ai, pra “i madhi”, kush pra “po i madhi” shoku Tito,Tito…. Dhe çka bën vaki, Ulqini për të mirpritur, diktatorin e famshëm, “prijësin e prijësave” dhe birin “më te madhe” të popujve dhe pakicave jugosllave, si mos më mirë aty një ndër kuzhinjerët e mrekullueshëm ulqinak, do e pergadisinë gostin më të bukurë –banquetin- “më të madhe” që ndonjehër është, përgaditur në Ulqinin tonë. Regjimi i sistemit të përbetuar, çdo kushë që shfaqej si i dyshuar!, në mesin e tyre dhe i ndjeri gjyshi imë Xhemal Rama, menjiherë u futen në “biruc”burgim, vetëm e vetëm, se po na vjenë shoku TITO… Ndodhë diç e papriturë; po, po telefonata nga Podgorica(Tito grad), shoku Tito e ka ndryshuar mëndjen!. Dhe kështu, gjithë njerzia u lëshuan, për të ngrën, dromcat e majmë të banquetit me shpesët, peshqit dhe kafshet e bollekshëm të këtijë vëndi, gjithë u ngopen ushqimi u soss!?. Por jah, dhe telefonata tjeter! erdhi furishëm!, Tito me në fundë, do vinte në Ulqinin e bukur! ?,…., çka, ndodhi oh!;jo jo, kjo nuk, ka mundësi dhe sikurse, në një ënderr të keqe, kuzhinjeri kryesor nuk besonte!!!, ai i cili me aqë, devotshmëri dhe përkushtim e kishë përgaditur, banquetin marramendës!, vjenë “haberi”, lajmi po, po, se shoku TITOO vjenë!, kuzhinjeri nuk kishte më USHQIMIN E paraparë të TITOS, kjo u zhduk nga POPULLI, ketijë të gjorë, mu në vend i ra pika, infrakt në zemër, vdiq i shkretti, përgjëssia madhe ishte shumë për të gëlltiture. Shoku Tito, ska me hangër banquetin e tij!…. Po Tito, prap nuk erdhi, ndrroi mendje! nuk erdhi, kurrrr, mjafton kaq…por gjellbërsi shkojë në harress… O Zot!, ende sot jetojme nën hijen e Titos dhe googlave te tijë, që sot vetëm kanë ndryshuar emrin…
Nga Naim Flamuri Filmi”Kukumi”Ku-kuu!!! Film? Me datën e paraparë te 30 shtatorit, opinioni mbarë kombëtar pas çmimit, special të juris sllave në Sarajevë dhe nënkuptohet donatorit të Jadran Filmit dhe Ministris së Kultures Kosovare te ministrit me vath në veshë dhe mbasë 800.000€ të shpenzuara për këtë film,dhe pas shumë pritjeve dhe etheve, për shfaqjen e kinse në thonjza të filmit kosovarë në Prishtinën kryeqytetin e Kosovës martire binte shi!… Gjithë paria dhe paparia, ishte aty, që me makth të mbledhur në drojtje të pakuptimt shijuan për te parë,KUKUMIN…40 minuta para mbarimit të shfaqjes: “UNMIKU” hetoj që pranë ministris së kultures kosovare janë vën bombat “WAU”, po ky është vallë, pjesë e skenarit të filmit!?, gjithessi sikur të ishte, -Kukumi- i realizuar nga Isa Qosja prej, Vuthajsh të Gusis të shpopulluar dhe shkrimtarit nga Kraja e Shkodres së shpopulluar, simbass mendimit timë modest por jo dhe laik, pa medyshje do i përmbushte pritjet e mija.
Mirë, sidoqoft ne vajtem këmbngulem prapë, si grupë, shikonjsish-kqyrsit, kosovar të shtunen e 1 Tetorit të bekuar dhe, ja salla ishte e shprazët, filmi, filloj……………………..me të vërtet si këto pika…, film i shprazët, dialog i shprazët, me pejsazhe të zhbrazëta….. Nuk e kuptoj në postraumem e luftes që dikush qellimisht do ia paraqesin botes një mikrokozmos çoroditës të kinse, një grup të çmendur që gjendet i lirë, pikrisht, kishe në Çmenduristanin gjoja, Kosovën e pasë lirimit të nga shkjiet me 1999. Një grumbull i vogel statistash me flamuj kombëtar ecin rruge dhe këtu tre veta të marrë kinse!, i bashkangjiten turmës, kushë ka më shumë, të meta këtu, nuk e marrim vesh mbase regjisori! .Filmi përshkohet me padyshim një kanavas i bukur i ngjyrave, ku me një rrjedhshmëri te stërngadalt, kinse rrjedhin ngjarjet, këtu shifet, pa maturia e regjizorit që në mungess shumë vjeçare të mos punimit të filmave të duket një diletant dhe ANTIAMERIKAN, përdhos flamurin Amerikan dhe atë nuk e paraqet asgjëkundi, vetëm e vetëm, mundohet të tregoj që dinë çfarë është filmi. Kjo dhe duhej të jetë një film i shkurtër i tija po të dinte, dhe jo një stërmundim që të lodhë dhe të le, për tu dëshioruar, shih habin, rolin kryesor të filimit ,“ala DON KISHOT” me ndikime të Fellinit dhe Kusturices, na paraqitet djali i regjisorit Donat Qosja. Nuk e marr vesh që koncepti filmit të cunguar edhe një herë tregonë, që faji është i joni që lejojmë njërzit e tillë, në munges kritike të kurdisin, pavizionet e tyre shpirtngushtë!. Duke u nënshtruar gjithnje sunduesit në film, Isa Qosja; na lëshoj mjekrën të tërve.Gjithë juve që do zhgënjeheni, si ne, nga kjo paraqitje filmike, ju lutemi mos të dëshproheni. Të kuptojnë demokracin që regjisorat e kalibrit të Isa Qoses dhe intelektualve si Mehmet Kraja e kanë sjellur, kuptimin e kobit dhe ndjelljes e së ligës Kosovës “KATASTROFF” tmerr “POSTAPOKALIPT”, çfarë kompleksesh, paranojë!, ka regjisori që shpiki këte tendencë, negative në film. Këtu dhe ështe gabimi i filmit sipas patjetër mendimit timë modestë. Mungon shembulli i humanizmit përdellimit dhe traditës. Kjo dritë munguse-LUMIERE-, i lypet më tepër se kurr shikuesve te sotëm kosovarë; ta ndriçojë këte pamje, të jetës në Kosovë. Në filmin –KUKUM-shihet;”Sofra e drunit me sahan, ku hanë me një lugë, gjithë familja” ështe dhe mbet e kaluar”, kurse këte pamje që e theksova nga filmi të rëndon nuk të ngushllon, këtu qart shprehet shkolla pansllavite, që ka kryer mirë misionin të fitosh çmime duke sharë, veten i thojnë krizë mendore dhe ngushtim shpirtror ka vënd vetëm në institucione përkatse .Kur Kosova të qesin nga studio saj 20 filma në vitë mbase dhe ky film shterp do zënte vendin e vet. |