Nr. 98 i gazetës në print

0
“Go West” agjentë të FBI në Tiranë

Tre agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve, prej dy ditësh ndodhen në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë

Flamur Vezaj

TIRANË – Pasaportat dhe vizat amerikane të falsifikuara nga organizata e njohur me emrin “Go West” sjellin në Tiranë tre agjentë të FBI-së. Prej dy ditësh, punonjësit e Byrosë Federale të Hetimeve po verifikojnë dokumentet amerikane të sekuestruara gjatë operacionit të zhvilluar vitin e kaluar në Tiranë. Dosja e anëtarëve të “Go West”, së bashku me provat materiale të sekuestruara ndodhet prej një muaji e depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku pritet që javën e ardhshme të fillojë procesi gjyqësor i kryesuar nga gjyqtarja Marsela Balili. Por agjentët e FBI-së kanë hapur para trupit gjykues kutitë e dyllosura të provave materiale, duke kërkuar në to të gjitha dokumentet amerikane të gjetura në agjencinë e kreut të organizatës, Nikolin Çako.

 

***

“Agjentët e FBI-së, prej dy ditësh ndodhen në katin e katërt të gjykatës, ku kanë rihapur kutitë e dyllosura e po fotokopjojnë të gjitha dokumentet amerikane të sekuestruara gjatë operacionit”,-pohojnë për “Shekullin” gjyqtarë të Krimeve të Rënda. Agjentët e ardhur pak ditë më parë nga SHBA-ja, të ndihmuar edhe nga personeli i Gjykatës së Krimeve të Rënda po verifikojnë me hollësi të gjithë numrat e pasaportave dhe ID- të e kartave amerikane, duke i fotokopjuar. Burime pranë gjykatës pohojnë se atyre u janë dashur tre ditë kohë për të sistemuar provat materiale të dërguara nga prokuroria, çka tregon se agjentët e FBI-së i pret një punë e lodhshme për të verifikuar deri në dokumentin e fundit amerikan, të falsifikuar. Mësohet se pjesën më të madhe të arkivës e kanë zënë provat e bllokuara në shtëpinë e Nikolin Çakos, i akuzuar si kreu i grupit të njohur tashmë me emrin “Go West”. Në banesën e tij, në lagjen e “Selvisë” u gjet një laborator i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve si dhe kompjutera të rinj me programe të avancuara, në të cilët përgatiteshin dokumentet e falsifikuara.

 

***

Misioni i agjentëve të FBI-së në vendin tonë është mbledhja e të gjitha dokumenteve false të sekuestruara, por edhe zbulimi i atyre qytetarëve shqiptarë, që mund të gjenden tashmë në SHBA falë këtyre dokumenteve false. Mes dokumenteve të bllokuara në cilësinë e provës materiale gjenden edhe karta të bardha me informacion sipas destinacionit dhe për përfitimin e “Green Cards”, viza amerikane bosh e të plotësuara, vula të konsullatës shqiptare në Uashington apo edhe leje- hyrjeje të lëshuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në emër të shtetasve shqiptarë, të gjitha të falsifikuara. Në laboratorin e Çakos janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1000 pasaporta të 29 shteteve të ndryshme, mes të cilave ato amerikane kishin edhe çmimin më të lartë. Në këtë operacion policia arrestoi Nikolin Çakon, pronari i agjencisë “Go West”, Eduart Bejkon, Voltan Turtulin, Ylli Xhametën, Demir Shabën, Eljano Cenkon, Betim Sadikajn, Altin Flamurin, Përparim Kateshin dhe Selman Muratin. Pritet që javën e ardhshme të gjithë të pandehurit do të dalin para togave të zeza, me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve”, “falsifikimit të vulave”, “falsifikimit të vizave dhe dokumenteve të gjendjes civile”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

Konsulli Stefano Marguccio, vijimesia e diplomacise italiane ne Shkoder

Me ne fund, para disa diteve, ka marre zyrtarisht detyren si Konsull i Italise ne Shkoder, diplomati Stefano Marguccio. Ne kete detyre, Marguccio ka pasuar konsullin Roberto Orlando, i cili pas mbarimit te mandatit ne Shkoder, ka vijuar karrieren ne ambasaden e vendit te tij ne Britanine e Madhe.

Marguccio eshte konsulli i trete i Italise ne Shkoder, pas Deleos dhe Orlandos, gjithnje ne kohen e rifillimit te aktivitetit diplomatik pas viteve pas vitit 2000. Megjithate, sic e kemi thene shpesh, Konsullata Italise ka qene nje nder shtate te tilla, te cilat ne kohe te ndryshme para epokes se komunizmit, kane gjetur ngrohtesi ne qytetin e Shkodres.

Me vijimin normal te aktivitetit, permes mediave dhe vecanerisht gazetes “Shqiperia Etnike”, mund te mesoni me shume per aktivitetin diplomatik dhe synimet e punes ne Shkoder te konsullit Marguccio. Gjithsesi per te shuar kuriozitetin e kuptueshem te shkodraneve por edhe verioreve, ku ka juridiksionin Konsullata e Italise ne Shkoder, po japim disa te dhena per konsullin Marguccio.

Origjina e Marguccio-s eshte nga veriu i Italise dhe pikerisht Milano. Nuk ka shume vite qe eshte futur ne dekaden e katert te jetes se tij, por eshte i martuar dhe baba i nje femije te sapolindur. Sipas burimeve tona, Marguccio ka preferuar qe familja e tij e re, te jetoje bashke me te ne qytetin tone. Sigurisht, eshte nje vleresim pozitiv qe ai i ben qytetit tone, pervec faktit se paraqitet si nje njeri shume familjar. Deri ne momentin e emerimit si pasues i Orlandos ne Shkoder, Marguccio ka punuar ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Italise, ne nje sektor mjaft te rendesishem. Me heret, i ka punuar ne Komunen e Milanos, duke mbulur sektorin e Organizimit te Shoqatave te ndryshme. Marguccio eshte edhe nje sindikalist, madje drejtues i saj ne Ministrine e Jashtme te Italise. Ai ka qene zv.president i Sindikates Kombetare te Punonjesve te Ministrise se Puneve te Jashtme, duke qene edhe mjaft aktiv. Per vete moshen e re, Marguccio konsiderohet si nje diplomat i ri karriere, por qe premton shume ne kete sfere.

Me ardhjen ne Shkoder, konsulli i ri i Italise, po zhvillon takimet e para prezantuese dhe te kortezise me institucione vendore si Kryetari i Bashkise, ai i Qarkut, Prefekti etj. Ne keto takime, Marguccio ka shprehur vendosmerine e tij per te ndikuar ne forcimin e gjithanshem te marredhenieve ne mes Italise, Shkodres e Veriut te Shqiperise.

Ne fakt, sfida e konsullit italian, duket jo e lehte. Ai eshte i treti ne rradhen e konsujve te vendit te tij ne Shkoder, ku dy te paret madje, jane vleresuar ne ikje edhe me titullin e larte “Qytetar Nderi” i Shkodres. Nga ana tjeter, dashamiresia e opinionit, nese do te punohet me devocion dhe ndershmeri, por edhe me mediave, nuk do ti mungoje, sic nuk i ka munguar kolegeve te tij me perpara.

Realisht, Marguccio i ka disi te vendosura shinat e bashkepunimit te gjithanshem ne kete rajon. Mjafton te ecet ne kete drejtim, ndoshta duke rritur disi shpejtesine e levizjes dhe rezultatet e punes se tij, nuk do te vonojne te duken. Si gazete, kemi qene shume dashamires dhe promovues te arritjeve dhe te vlerave te Kosnullates dhe drejtuesve te saj ne kohe te ndryshme, sic edhe me te drejte, ne shume raste kemi qene kritike per fenomene negative, qe jo vetem kane demtuar imazhin e Italise ne Shkoder, por kane krijuar probleme edhe ne kategori te ndryshme te qytetareve te Qarkut te Shkodres. Eshte ky misioni yne, te cilin mendojme te vazhdojme edhe ne te ardhmen.

Me kete rast, gazeta “Shqiperia Etnike” por edhe Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV), i shprehin publikisht   urimet me te sinqerta konsullit Stefano Marguccio me marrjen e detyres diplomatike ne Shkoder. Si edhe me heret, ne rikonfirmojme bashkepunimin e hapur dhe ne interesin reciprok, por edhe te rajonit tone e te dy vendeve, Italise dhe Shqiperise.

Blerti DELIJA, Sokol PEPUSHAJ

Emigrantet shqiptare ne Itali, kerkojne te drejten e votes ne Shqiperi!

 

Kete nentor mbushen plot 94 vite qe nga koha kur vendi yne u shpall i pavarur. Rreth nje shekull me pare burrat me te shquar te Kombit proklamonin rilindjen e Shqiperise dhe legjitimonin aspiraten shumeshekullore te popullit tone te vuajtur por krenar e liridashes.

Ne sot gjendemi larg vendit tone fizikisht por kurre kjo nuk do te na pengoje qe zemra te na rrahe ne vazhdimesi per flamurin tone kuq e zi. Krenaria jone legjitimohet nga prejardhja jone prej nje populli fisnik, te njerit prej themeluesve te Europes antike. Te jesh shqiptar do te thote te jeshe pjese e nje kombi te lashte aq sa dhe vete lashtesia e jetes ne kete Kontinent.

Ndaj me teper se te tjereve, neve pertej detit, na takon per detyre qe te mbajme gjalle kulturen tone, traditat tona e mbi te gjitha gjuhen tone. Ja perse here pas here “Lidhja Nacionale Shqiptaro – Arberesh, organizon ane e kend Italise takime te tilla madheshtore me pjesemarrjen e artisteve tane te mrekullueshem qe, qofte edhe per pak ore te mbledhur se bashku, na kujton thenien: Oh sa mire me qene shqiptar.

Nuk duhet nenvleresuar kurresesi fakti qe sipas te dhenave te Istitutit te Studimeve Ekonomike Italiane, komuniteti shqiptar ne kete vend, i perbere nga 350 mije residente, eshte nder me te begatet dhe integruarit. Nderkohe qe firmat shqiptare ne kete vend jane 20.732 dhe investimet e tyre te drejteperdrejta ne Itali kapin shifren e 1.2 miliarde euro. Gjithashtu komuniteti shqiptar ne Itali spikat nder te tjeret ne investimin e asaj qe konsideron primare, blerjen e shtepise se pare, 37% e tyre e kane ne pronesi, jane rreth 30.000 studente neper universitetet me te mira te Italise.

Nuk ka dyshim qe nje vend i madh dhe mik i Shqiperise siç eshte Italia, ne saje legjislacionit fleksibel dhe favorizues ndaj investimeve, krijon premisat optimale per ringritjen progresive te ndermarrjeve te reja qe do kene perhere e me shume pronare me origjine nga vendi i shqiponjave. E gjithe kjo situate ringjalljeje e projekton komunitetin shqiptar drejte nje te ardhme te konsoliduar pasi shqiptaret e Italise me potencialin e tyre do te ndikojne perhere e me teper ne jeten ekonomike dhe politike qofte ne Itali ashtu dhe ne Shqiperi. E gjitha eshte vetem çeshtje kohe.

Per kete arsye, po firmoset nje   peticion dhe qe prej nje viti kemi nisur me mbledhjen e firmave, permes te cilave do i kerkojme Parlamentit ne Shqiperi qe edhe shqiptaret jashte vendit te votojne aty ku gjinden  e perse jo te prezantohen dhe ne strukturat shteterore dhe qe te kene me shume mundesi te mbrojne dhe mbeshtesin komunitetin e gjere shqipfoles ne ç’do vend te Botes. Per te arritur kete duhet qe te jemi parimisht te bindur qe politika jone e vetme eshte Kombi, Interesi yne i vetem eshte Atdheu. Qellimi jone final eshte afrimi i metejshem i vendit Ame me Europen e bashkuar. Qe t’ja arrijme qellimit duhet te jemi te bashkuar dhe pjesemarres.

Dr. Alban KRAJA

President i Lega Albanese, Itali

 

Lorenc Luka: Kryebashkiaku qe i nevojitet Shkodres

Te kandidosh per kete force politike ne Shkoder, eshte njelloj si te marresh mandatin paradhenie. Edhe pse ne opozite me pushtetin qendror per 8 vite (1997-1005), qyteti stoikisht votoi PD-ne ne opozite. Edhe kete here, sipas gjasave ne Shkoder nuk eshte “koha per ndryshim” qeverisjeje. Atehere, hajde kryetar Bashkie!

Nuk eshte e qarte akoma nese zgjedhjet do te zhvillohen ne afatin e tyre kushtetuese (20 dhjetor- 20 janar) apo ne pranvere, por nje gje eshte e sigurte: kandidati i propozuar nga PD-ja ne Shkoder, mund te konsiderohet qe ne kete moment si kryebashkiak.

Faktet jane kokeforta dhe qartazi tregojne se gjate 16 viteve demokraci, qyteti eshte qeverisur nga e djathta, e me specifikisht nga Partia Demokratike. E vetmja gjysem anomali, ishte mandati 1996- 2000, kur kryebashkiaku i te Djathtes se Bashkuar Shkodrane, Bahri Borici, qeverisi me nje mazhorance te PD-se ne Keshillin Bashkiak dhe duke patur si nenkryetar nje emer te propozuar nga PD-ja.

Edhe vete brenda rradheve te demokrateve dhe aleateve te tyre, opinionet per qeverisjen e qytetit keto 16 vite jane te ndryshme, pozitive, pesimiste por edhe kritike. Pjesa tjeter e spektrit politik, haptazi e konsideron keqeverisje te qytetit nga ana e PD-se ne keto 16 vite. Por nuk eshte kjo tema e ketij shkrimi.

Ethshem, por pa u ndjere, fushata ka startuar edhe ne Partine Demokratike te Shkodres. Eshte faza kur, kandidatet e mundshem potenciale, luajne ne prapskene, ne ate pjese qe thuajse nuk shihet nga njerezit e zakonshem. Fusha e shahut politik, qendron larg reflektoreve edhe te kamerave dhe mediave dhe levizjet behen kryesisht ne nivele shume te larta te politikes. Sigurisht, tashme ne pushtet ne Shqiperi, fitojne peshe specifike te konsiderueshme njerezit e veshur me pushtet ne piramiden e shtetit, sic mund te jete kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, por edhe deputete te vecante, sic mund te jete edhe kryetari i PD-se Shkoder, Astrit Bushati.

Skema ne pamje te pare, duket se eshte inversi i nje modeli te mirefillte demokratik. Me pare, kandidatet e mundshem potenciale, kerkojne te testojne mbeshtetjen qe kane ne strukturat e larta te PD-se ne Tirane, por tashme edhe te personave me influence dhe te veshur me pushtet nga 3 korriku 2005. Pas ketij hapi, kerkohet nga baza qe te “nxirret” emri, i propozuar nga strukturat e bazes se partise, ne seksione apo ne grup seksione, per te kulmuar me kryesine e PD-se ne Shkoder e me pas per tu nisur drejt Kryesise se PDSH-se ne Tirane e me specifikisht, ne tryezen e punes se kryeministrit Sali Berisha. Deri me tani, nje skeme e tille ka qene fituese per Shkodren dhe veshtire te ndryshohet edhe kete here. Per zgjedhjet e vitit 2003, PD-ja Shkoder, per te eleminuar problemet, dergoi ne Tirane nje liste te gjate, e cila u shqyrtua dhe u nderruar disa here edhe nga Berisha, deri sa arriti tek emri i Artan Haxhit, i cili eshte kryebashkiak sot, ne perfundim te mandatit te pare.

Mbase mund te jete i pari dhe i fundmi mandat i Haxhit si kryetar Bashkie ne Shkoder, por gjithmone eshte nder te favorizuarit ne garen e re, pikerisht per kete fakt. Shume heret, ne mbarim te vitit te pare te mandatit, Haxhi publikisht kishte deklaruar se nuk ka ndermend te rikandidoje me. Nga ajo kohe, kane ndryshuar shume gjera per mire dhe ne favor te Haxhit. Keshtu, ne pushtet te Tirane, eshte PD-ja. Problemi i energjise elektrike, gngrene 8 vjecare e Shkodres, deri tani ka marre nje zgjidhje shume te mire per qytetin. Eshte deklaruar akordimi i 12 milion USD investime ne qytetin me te madh verior, shifer e papare ndonjehere per Shkodren ne 16 vite. Se fundi, Haxhi e ka me te lehte te premtoje dhe ti mbaje premtimet, pasi pervec 4 deputeteve te Shkodres ne krah, ka tashme edhe nje qeveri te drejtuar nga PD-ja. Gjithsesi, Haxhi as nuk e ka pranuar por edhe as mohuar nje rikandidim te mundshem, duke lene te kuptohet se eshte ne gare, te pakten teorikisht.

Nje nga personat me shume kredite ne garen e mundshme, eshte edhe kryetari aktual i Qarkut Shkoder, Lorenc Luka. Pasi ka qene disa vite kryetar i PD-se Shkoder, qe do te thote njohes i mire i strukturave politike dhe elektorale qe te nxjerrin fitues ne Shkoder, Luka per tre vite, ka drejtuar Keshillin e Qarkut te Shkodres, nder me te penalizuarit nga qeverisja 8 vjecare socialiste. Sigurisht, ne kushtet e mesiperme, Luka dhe stafi i tij, ka patur shume pak ne dore per te ndryshuar realitetin ne kete rajon, por serish eshte treguar mjaft aktiv. Ne bashkepunim me Konsullaten e Ambasaden e Italise, ka mundur ta ktheje te gjithë vemendjen e investitoreve italiane, ne drejtim te ketij rajoni. Ne hapesirat qe i ka lejuar ligji, Luka ka arritur te krijoje te gjitha lehtesirat e mundshme per thithjen e ketyre investimeve, por edhe te tjerave dhe mund te pranohet se ka patur mjaft sukses. Parku Indutrial ne Koplik te M.Madhe por edhe projekti nder- rajonal ne mes Qarkut te Shkodres, Lezhes dhe disa zonave te Malit te Zi, jane dy nga sukseset me te dukshme dhe te spikatura. Nga ana tjeter, vazhdimisht dhe me koherence, Luka ka qene ne krah te qytetareve, edhe teksa kane protestuar per diskriminimin politik qe i behej rajonit nga qeveritaret e majte gjate 8 viteve te kaluara. Statura e krijuar gjate karrieres se tij politike, por edhe menaxhuese te pushtetit vendor, i mundeson kryetarit Lorenc Luka nje kapital shume te vleresueshem politik, nje premise shume e mire edhe per kandidimin e tij si kryebashkiak i Shkodres.

Nje nder emrat me te akredituar si kandidature potenciale per karriken e kryetarit te Bashkise Shkoder, pa me te voglin dyshim eshte edhe bisnesmeni i mirenjohur dhe i suksesshem Paulin Radovani. Nje njohes shume i mire i funksionimit te pushtetit vendor per vete pozicionin e tij si keshilltar i PD-se, por njekohesisht edhe i legjislacionit ne pergjithesi, Radovani shume here eshte lutur ne kuptimin e plote te fjales per te kandiduar, por nuk ka pranuar te investohet ne politike. E njejta gje mund te thuhet se po ndodh eshte kete here me bisnesmenin e mirenjohur dhe te suksesshem, por sipas gjasave aktiviteti i tij, edhe nese do te jete ne sherbim te pushtetit venor, mendohet te perfshije nje hapesire me te gjere se qyteti i Shkodres, me synim Qarkun e Veriut. Tashme, Radovani nuk eshte thjeshte bisnesmeni qe po shtrin fuqimisht dhe ne shume fusha bisnesin e tij, por po i jep pune dhe shanse jete edhe banoreve te zonave te tjera te rajonit te Shkodres, sic eshte rasti i investimit ne Puke dhe ne te ardhmen edhe ne zona te tjera. Edhe pse nuk mund te perjashtohet apriori kandiatura e Radovanit si kryebashkiak i Shkodres, sipas gjasave bisnesmeni do te ulet ne karriken e kryetarit te Qarkut te Shkodres, nje pozicion i merituar dhe qe mund ta mbuloje me kompetence. Aktiviteti i Paulin Radovanit, per vete cilesite e tija humane, eshte vleresuar maksimalisht edhe nga kryeministri Sali Berisha, i cili ka dashur qe te jete personalisht ne nje nga perurimet e investimeve te tija ne Puke.

Nenkryetari aktual i Bashkise, Rudolf Rasha, e pati nje here mundesine per tu bere kryetar, por per arsye shendetesore zyrtarisht, preferoi te terhiqet nga gara. Nga ajo qe konstatohet, Rasha ka krijuar nje profil te qendryeshem si nr. 2 i Bashkise dhe mund te mbetet i tille edhe nese do te zgjidhet nje kryetar i ri pas Haxhit. Tashme pozicioni i teknicienit, i krijuar nga Rasha, i sherben shume mire edhe qytetit te Shkodres.

Nje emer tjeter, mund te jete edhe ai i Lorenc Mosit, ish- kryetar i Qarkut Shkoder. Mosi, ishte jo vetem nje nga kandiaturat me potenciale te zgjedhjeve te vitit 2003, por mbase ne nje moment, mund te kete qene edhe i propozuari i vetem nga Berisha. Shkeputja nga pushteti vendor per tre vite, por edhe emrimi si drejtor i “Migjenit”, ne ne nje fushe qe ai e konsideron te preferueshme prej tij, mund te jete nje handikap per kanidimin e tij.

Sipas gjasave, ai qe do te kandidohet per kryetar Bashkie nga PD-ja, do te jete edhe kryabashkiaku i ardhshem. Fatlumit qe do ti buzeqeshe fati, ne momentin e kandidimit, do te kete “ne xhep” mandatin si qytetar i pare i Shkodres. Mbetet thjeshte perzgjedhja ose, Hajde Kryetar Bashkie!

Blerti DELIJA

 

Edhe arkitekti Zef Çuni synon drejtimin e Bashkisë Shkodër

Një fjalë e urtë amerikane thotë: “Klienti im është mbreti im!”. Kjo filozofi, normalisht përshkon edhe politikën. Po, sa “mbret” është votuesi shqiptar?

Të vjen turp ta thuash, pasi loja përgjatë 16 viteve të fundit po luhet me një portë. Pra me portier të njëjtë për dy skuadrat e kundërta: PD e PS. “Lojtarët” shkodranë kanë qenë energjikë, kanë shënuar “gola” më shumë se gjithë të tjerët. Megjithatë, padrejtësitë e shumëfishta kanë qenë epitafi politik. Pra, janë shpërblyer më pak se gjithë të tjerët.

Kthimi drejt së ardhmes për këtë qytet që të gjithë thonë se është shumë i lashtë, është plot e përplot resurse e kapacitete intelektuale e kulturore, ka mbetur në kapërcyellin e pakapërcyeshëm. Prag është një hap që s’u hodh tash 16 vjet, prag është një votë që nuk u respektua tash 16 vjet. Në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor të 12 tetorit 2003, pjesëmarrja në votime ishte 27%. Pra, një minimum. U prit shumë, me të drejtë, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005. Por, minuset janë shumë, pasi në asnjë vend të botës nuk gjejmë qoftë edhe një shembull ku minimumet prodhojnë maksimume. Këtë duket se ka si filozofi, madje si epitaf të saj PS-ja e Shkodrës në këto zgjedhje, shto këtu edhe modelin qeverisës të Edi Ramës në Tiranë.

Gjithnjë sipas drejtuesve të PS-së së Shkodrës që me forma të ndryshme synojnë të japin modele si ato në Tiranë për qeverisjen vendore, larg diferencimeve e nëpërkëmbjes së sovranit, janë shumë më afër fitores se demokratët në Shkodër. Këta të fundit, sipas socialistëve, nuk kanë bërë asgjë veç premtimeve e përfitimeve personale.

Ti përpiqesh të reklamosh “fenomenin PD” në Shkodër, por socialistët që kanë ofruar si rrallëherë intelektualë publikë e të papërfolur, e zbehin këtë fenomen deri në gati padukësi. Edhe 12.000 votat e kryebashkiakut demokrat në zgjedhjet e fundit i përqeshin, duke i krahasuar me gjysmën e votuesve të një komune, madje edhe duke thënë se vetëm Esmeralda Uruçi në zgjedhjet e 1 tetorit 2000 pati marrë rreth 14.000 vota.

Kur atyre u thua se në shtator është dhënë një fond prej 3.800.000 USD për ndërtimin e rrugëve të Shkodrës, të cilat gumëzhijnë nga puna e disa punëtorëve dhe në shkurt 2007 do të jenë të gjitha të përfunduara, sipas parametrave, pra shumë të bukura e jetëgjata, ata janë shumë skeptikë dhe thonë: “Të presim e t’i shohim!”. Kur ti u thua se po në shtator nga Qeveria Shqiptare është akorduar një fond prej 12.000.000 USD dhe këto shifra të papara ndonjëherë në historinë e lashtë e të re të Shkodrës, në fillim të marsit 2007 do të jenë të dukshme, të prekshme për gjithkë ka sy, siç është deklaruar botërisht, ata se pse dreqin s’duan ta besojnë as këtë.

Nejse, është puna e tyre.

Gjithsesi, si kandidaturë të mundshme socialistët kanë pesë formularë të plotësuar vullnetarisht, nga ku, njëri do të fitojë si kandidaturë për kryebashkiak të Shkodrës. Katër të tjerët do të jenë krah të fituarit për të fituar bashkinë më të madhe të kryeqendrës së Veriut.

Në të vërtetë, Edi Rama ka vënë kushte tepër konçize, ku kandidatët plotësojnë kritere të larta intelektuale, profesionale, ekonomike, morale e shoqërore.

Arkitekti Zef Çuni, ndër më të njohurit në Shqipëri, me një begraund të shkëlqyer, njohës shumë i mirë i funksionimit të pushtetit vendor, i cili është shquar për mendime të hapura edhe mediatike për ruajtjen e fizionomisë së qytetit nga ndërtim-shkatërrimet edhe aso kohe kur në pushtet ishte Fatos Nano, është vërtet një vlerë potenciale që synon të qeverisë Shkodrën krejt ndryshe me deri sot. Biznesmeni mjaft i suksesshëm dhe me reputacion Sait Fishta, është një tjetër kandidat për kandidat. Në “skuadrën” që u thotë shkodranëve “Provoni të qeveriseni njëherë si Tirana”, është edhe akademiku, intelektual Namik Kopliku, pedagog në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Është edhe një tjetër akademike, një femër, Aurora Dibra, pedagoge e Shkencave Natyrore në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, kandidate për kandidate të qytetares së parë. Edhe akademiku Mehdi Kroni, pedagog i “Luigj Gurakuqit” është një tjetër potencial intelektual e shoqëror që garon për ta qeverisur Shkodrën me model Edi Ramçe.

Pra, njëri nga këto pesë figura shumë potenciale do të përballet me PD-në në qytetin “termometër” të politikës shqiptare. Dhe të gjithë do të jenë bashkë. Dhe të gjithë do të ndihmojnë edhe në drejtimin e Bashkisë nëse realizohet synimi socialist. Pra Bashkia sipas socialistëve do drejtohet nga njerëz që s’do përfitojnë personalisht dhe do jenë specialistë e personalitete të pastra morale e shoqërore.

Gjithsesi, qëllimi i shkrimit tonë është tjetër, t’u themi njerëzve se vota si zgjedhje është zgjidhje ose lidhje e paracaktuar. Vota jote, sidomos për ty që ke abstenuar deri tash, ka në dorë të çmojë ose të përçmojë, duke i dhënë atë çka meriton, kandidatit për kryebashkiak. Asgjë më shumë që është humbur s’humbet, në fund të fundit.

Proçesioni i situatave politike në këtë prolog fushate, vetëm për Tiranën bie adrenalinë. Fakti se shumë të votuar, bile edhe të pavotuar, pra këshilltarë bashkiakë a komunalë, pasurohen shumë edhe përgjatë një mandati, pak, tepër pak, mund të ketë të bëjë me mosmundësinë e ndryshores, në ato vende ku nuk është punuar mirë, normalisht. Duhen kërkuar të njihen edhe emrat e këshilltarëve apo jo? Ata janë parlamenti i komunës, parlamenti i bashkisë, ata që të çmojnë ose të përçmojnë ty votues, edhe ty që nuk votove fare.

Artikulimi i fjalëve shabllon, pa vizione, model i përhershëm dhe i mërzitshëm i mitingjeve nga ata që kërkojnë përfitime vetjake e farefisnore, në varësi të zonave, është vështirë të ngjitë më, nëse ti që nuk ke votuar, voton. Është lojë me ty votues nga injorantët që jo në pak raste edhe të kanë drejtuar, është baltosje, është shterpësi, është varfëri, është mashtrim, është fyerje e rëndë. Atyre që nuk u ka thënë askush “Puna e mbarë!”, atyre që s’kanë dell intelektualizmi, e para e prona kanë ngado, duke i përfituar nga ti votues, a mund t’ua besosh qeverisjen e drejtimin tënd?!

Përtesa për të votuar s’mund të deshifrohet si indiferentizëm, pasi jemi larg, tepër larg këtij luksi, por thjesht si mërzitje me anormalitetin që në shumë vende të lindjes përmasohet pas votimit. Më shkoqur, vota e gabuar të çon vetëm indietro.

Aftësia për të dhënë mesazhe të meçme, për të qenë origjinale, si vlerë e qenësishme dhe e aftë për të përmirësuar sistemin e pafund të mashtrimit, talljes, fodullëkut, hajdutllëkut, përmes personalitetit, ndreshmërisë, “rregullave” që vijnë përgjatë mandatit për menaxhimin e problemeve, varet vetëm në një “gozhdë”, në Votë.

Pra, aftësia për të zgjedhur është aftësi për të përmirësuar vetveten.

Sokol Pepushaj

 

Trashëgimtarët e krimeve komuniste në sallën e Parlamentit, viktimat në lozhë

Pas rreth nëntë muajve që Asambleja e Këshillit të Europës miraton rezolutën e dënimeve të krimeve komuniste, Parlamenti Shqiptar më në fund nis diskutimin për miratimin e një rezolute të tillë. Si gjithnjë, ne shqiptarët edhe kësaj here ishin të fundit, por fundi i kësaj dileme tronditëse, megjithë diskutimet e deputetëve të djathtë, apo të majtë, treson se ende shqiptarët jetojnë në vorbullën e reminishencave të diktaturës komuniste e cila sipas disa gjasave më së shumti ka humbur emrin, por jo bëmat e saj. Themi kështu, se siç shihet me lehtësi, trashëgimtarët biologjikë dhe ideologjikë të komunizmit enverian sot janë ulur dhe bëjnë ligjin në Parlamentin Shqiptar, ku si për ironi të fatit janë ata që kërkojnë dënimin (teorik) të krimeve komuniste, ku në shumicën e rasteve këto krime kërkojnë t’i nxjerrin pa autorë konkretë në emra e mbiemra. E, ndërsa viktimat, apo fitimarët, siç i quajti një i persekutuar i çoroditur, vazhdojnë të jenë në rolin e spektatorit, ku mbrëmë vetëm shihnin e dëgjonin nga lozhet e Parlamentit, kur në fakt këta duhet të ishin në sallën e Kuvendit dhe trashëgimtarët e komunizmit, as në lozhe. Sidoqoftë, në Shqipëri vazhdojnë paradokset, pasi ka vetëm disa javë që të majtët shqiptarë kërkuan rilverësimin e figurës së ideatorit dhe të praktimit të krimeve komuniste, Enver Hoxhës, gjë që e kishin bërë edhe gjatë viteve që qeverisnin, duke vendosur fotografinë e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ndërsa ky ishte një riciklim simbolik, praktikat e tjera të sistemit komunist jo vetëm u përsëritën, por edne vazhdojnë të bëjnë ligjin, veçanërisht në organet e drejtësisë, ku gjyqtarë, hetues, prokurorë, sigurimsë e të tjerë që dënuan me pushkatim e varje, poetë, shkrimtarë, intelektualë e shqiptarë patriotë, sot janë drejtues në gjykata, prokurori e deri në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të cilët kanë lyer duart e tyre me gjak dhe deri tani nuk kanë kërkuar falje as formalisht për bëmat e tyre. Gjithashtu tellalli i këtyre krimeve “Zeheri i Popullit” vazhdon të shkruajë e denigrojë për antikomunistët e demokratët e vërtetë, duke u thurur lavde atyre që na sollën gjëmën komuniste. Mjerisht ky tellall sot nuk është i vetëm, pasi ka pjellë edhe dhjetra media të shkruara dhe vizive të cilat me forma të ndryshme himnizojnë kriminelët komunistë dhe denigrojnë figurat e vërteta të shqiptarisë. Rezoluta që pritet të miratohet në Parlamentin tonë dënon jo vetëm krimet me një autor, Enver Hoxhën, ndërsa kriminelëve që janë gjallë dhe ishin veglat e diktaturës as nuk u përmendet emri, çfarë do të thotë se ata rrinë përsëri në sofër të parë në sistemin e pluralizmit e demokracisë, të cilat i luftuan deri në vdekje. I vetmi zhvillim pozitiv, nëse nuk është thjesht një sllogan, është iniciativa e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, gjë që nëse bëhet vërtet, do të sjellë pastrimin e politikës dhe jetës shqiptare nga llumi dhe duhma komuniste që çdo ditë i pakësojnë frymëmarrjen dhe shtojnë infeksionin e kolerës së kuqe në Shqipërinë post-komuniste. Sidoqoftë, le të presim dhe të shpresojmë, pasi kjo nuk është nismë e jona, por e Europës, e cila do të na pranojë në sofrën e saj vetëm të pastër…

Ndue Bacaj

Flore Malocaj

Artur Vashja

 

 

Dërrasa e zezë, Argita, Hakani e të tjerët

“Veprimi qytetar I vajzës së kryeministrit, e cila kërkoi vetë të sqaronte pozitën e saj, më risolli në mendje bëmat e “bad boys”-ve të ish-pushtetarëve, të përfolur që nga lidhjet me botën e krimit e deri në ngjarje mistrecësh që përfundonin me të shtëna armësh e plagosje të pafajshmish” 

 “Krerët e opozitës më shumë u kujdesën për organizimin e festës së Pezës dhe ridimensionimin e figurës së Enver Hoxhës sesa për të ndërmarrë një lëvizje politike ndaj skandalit Dibra”.

 “Në sfond po rishfaqen përplasjet për zona të lira zgjedhore mes aleatëve të vegjël të socialistëve, përplasje që një ditë pas zgjedhjeve mund të rezultojnë fatale për ta”

Nga Taulant KOPLIKU

Zëdhënësi I selisë rozë, Sajmir Tahiri, nuk do ta kishte menduar asnjëherë suksesin e paparë që do ti dhuronte një dërrasë e zezë, e thjeshtë shkolle, e cila do ti bëhej bashkëudhëtare përgjatë këtyre muajve të fundit. Përpara kërshërisë së mediave, dërrasa e zezë do të kthehej në armën e tij më efikase ku do të shpalosej e gjithë strategjia politike e Partisë Socialiste. Shifrat e korrupsionit të qeverisë, nepotizmi, pema gjenealogjike e familjes së kryeministrit Berisha, bëmat e Lul Bashës e Sokol Olldashit e mbi te gjitha pasuritë e Argitës janë hedhur e bardha mbi të zezë cdo mëngjes herët për t’iu servirur më pas mediave nga zëdhënësi Tahiri. Qendra e gravitetit të socialistëve (pa harruar gazetën historike ZP) u be pikerisht ajo tabele e zezë e cila qendron ditë-natë në hollin e katit përdhes të Partisë Socialiste, duke eklipsuar madje edhe jetën parlamentare të kësaj force që fatkeqësisht më shumë sesa alternativa, gjatë këtij viti ka prodhuar konflikte me bilbila e tam-tame si dhe debate shterpë.

Fare mirë Argita Malltezi, mund të kishte mbyllur gojën duke shpërfillur të gjithë ata që interesoheshin për pronat e saj. Askush nuk e detyronte të bënte sqarime, aq më pak me një dalje për më shumë se një orë, e aq më pak duke iu përgjigjur pyetjeve të njëpasnjëshme të Fevziut. Heshtja e saj pavarësisht opinioneve te ndryshme, nuk do të ishte komentuar asnjëherë si frikë. Megjithatë ajo preferoi të bënte sqarime për të gjithë opinionin publik. I deklaroi të gjitha në detaje duke mos harruar as edhe një cent nga cfare ajo dhe bashkëshorti I saj kishin përfituar gjatë jetës së tyre në cift. Megjithë reagimet e mëpasme të të gjithë faktorëve, veprimi qytetar I vajzës së kryeministrit, e cila kërkoi vetë të sqaronte pozitën e saj, më risolli në mendje bëmat e “bad boys”-ve të ish-pushtetarëve, të përfolur që nga lidhjet me botën e krimit e deri në ngjarje mistrecësh që përfundonin me të shtëna armësh e plagosje të pafajshmish. Megjithëse opozita e atëhershme kërkonte sqarime për ngjarjet e njëpasnjëshme që kishin për protagonistë këta djem të llastuar, asnjëherë ata vetë nuk u panë të dilnin publikisht për të lehtësuar sadopak prindërit e tyre të sikletosur. Shkaku nuk është shumë e vështirë të merret me mend. Në të kundërt, prindërit ishin ata që nuk “tuteshin” aspak nga opinioni por i bëheshin haptazi krah bijve, duke akuzuar si gjithmonë kundërshtarët politikë për shpifje. Përqëndrimi I luftës politike tek emri I Argitës që më e pakta është mungesë e theksuar etike, demonstron sërish shterpësinë e alternativave nga zyrat e forcave të majta.

Nëse ka një cështje nga e cila qeveria, megjithë përpëlitjet u vendos me shpatulla në tapet, është cështja “Albatros”. Marrja si I pandehur dhe dorëheqja e detyruar e ish-drejtorit të DPAC, Gazmend Dibra, është padyshim një goditje për qeverinë dhe ministrin e transporteve Basha. Megjithatë edhe më I painformuari I ka të qartë se kjo nuk është kurrsesi një fitore e opozitës. Kjo ishte një përplasje e hapur e medias me aktorët e një cështjeje e cila u kthye në një “gate” që po I kushtonte jo pak qeverisë. Në gjithë këtë cështje, opozita vetëm se rikrijonte skemat e bëra publike nga media, duke I ribotuar të nesërmen, ndërkohë që krerët e saj më shumë kujdeseshin për organizimin e festës së Pezës dhe ridimensionimin e figurës së Enver Hoxhës sesa për të ndërmarrë një lëvizje politike ndaj skandalit Dibra.

Cdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se Hakan Ekinxhi mund të ishte I të njëmijëtave por kurrsesi terrorist. Largimi I tij nga Shqipëria u bë konform të gjitha rregullave dhe si për dreq, turku u kontrollua tre herë me rradhë në aeroportin ‘Nënë Tereza”. Megjithatë lëvizja e beftë e opozitës për këtë cështje, kalonte cdo parashikim. E nesërmja e ngjarjes së 3 tetorit, u gdhi me tituj vërtetë të cuditshëm të gazetës së opozitës e cila kërkonte në një ditë të vetme një dyzinë dorëheqjesh e shkarkimesh. Argumenti? Terrorizmi zbriti në Shqipëri. Në mesditën e 4 tetorit në komisionin e sigurisë kombëtare, shigjetat u drejtuan ndaj ministrit të mbrojtjes, ndërkohë që një politikan I majtë se ku e zbulon se personat që u mbaron azili duhen rikthyer në atdhe me pranga. Gjithsesi edhe kjo përcapje e opozitës kishte një rrjedhë logjike. Mungesën e alternativave.

Akualisht levizjet politike të opozitës janë përqëndruar në përgatitjet për zgjedhjet vendore në prag. Ndërsa në parlament deputetët e minorancës kujdesen të mbrojnë qoftë edhe fizikisht dinjitetin e kolegëve të tyre të varfër, apo edhe për zbukurimin e sallës me bustet e porositura të “diktatorit” Sali, në sfond rishfaqen përplasjet për zona të lira zgjedhore mes aleatëve të vegjël të socialistëve, përplasje që një ditë pas zgjedhjeve mund të rezultojnë fatale për ta. E megjithë këto probleme që thellohen dita-ditës mes rradhëve jo më aq të shtërnguara të së majtës, dërrasa e zezë vazhdon me avazin tashmë bajat të bukurshkrimit: Argita.

 

Komunizmi, sëmundja që vret edhe sot

Para pak kohëve Parlamenti Shqiptar u kujtua që konform rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të zhvilljë një seancë kushtuar dënimit të krimeve komuniste. Duke parë historinë e krimeve komuniste në tërësi, Malësia e Madhe është treva simbol i genocidit dhe krimeve komuniste, që filloi që në janar të vitit 1945 dhe fatkeqësisht nuk ka të mbaruar as sot pas 15 viteve që de jure thuhet se ka rënë ky sistem antinjerëzor, por që faktikisht ekzistojnë trashëgimtarët e kriminelëve komunistë të cilët janë ulur këmbëkryq dhe bëjnë ligjin në Partinë Socialiste, si trashëgimia më e denjë e kësaj kaste që si dikur në ilegalitet inspiron dhe zbaton një strategji kriminale kundër të gjithë antikomunistëve, e veçanërisht kundër ish-shtresave të persekutuara politike nga diktatura e Enver Hoxhës e kompani. Mjerisht rikthimi në pushtet i komunistëve me emrin socialistë, me revolucion tipik bolshevik në vitin 1997, bëri që shumë struktura të ish-komunistëve të ringrihen, pasi shteti demokratik i kishte shkatërruar gjatë qeverisjes së vet në vitet 1992-1996 dhe ku këto struktura vazhdojnë të jenë të forta edhe sot, e veçanërisht ato në organet e drejtësisë dhe policisë, si dhe në shumë shoqata e organizata tipike komuniste që lulëzuan në vitet 1997-2005. Këto struktura janë fatkeqësia e Shqipërisë që kërkon të integrohet në Bashkimin Europian, por ky është një realitet i hidhur dhe që pranohet me keqardhje nga shumica e shqiptarëve. Gjatë qeverisjes socialiste në Shqipëri ndodhën shumë vrasje enigmatike, shumë persekutime e dhunime, shumë trafiqe droge, armësh e qeniesh njerëzore të cilat nuk kanë marrë asnjë përgjigje as sot kur në pushtet kanë ardhur demokratët, pasi siç thamë më sipër në krye të organeve të drejtësisë e ligjit janë po ata që sunduan e mjeruan Shqipërinë për rreth 55 vite komunizëm apo socializëm. E ndërsa kanë filluar të arrestohen disa mafiozë me mbështetje totalisht të majtë, kanë mbetur enigmë shumë vrasje e krime, që nga vrasja e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, e deri tek malësori nga Kopliku, Angjelin Smakaj, ku me versionin aspak të besueshëm, në vitin 2003, u tha se ka vrarë (varur) veten, në shtëpinë e tij, pasi nuk kishte përfituar një vizë në Konsullatën Italiane në Shkodër. Ky ishte versioni zyrtar i socialistëve atëherë në pushtet, por ne koplikasit dhe malësorët e tjerë jo vetëm nuk e besojmë këtë version zyrtar të komunistëve të rinj (me emër), por vazhdojmë të dyshojmë se zoti Angjelin Smakaj, që në atë kohë banonte në qytetin e Shkodrës, jo vetëm nuk është vetvrarë por është vrarë me qëllim nga strukturat kriminale të sigurimit të shtetit komunist apo socialist, siç quhen sot me emrin e ri SHISH. Këtë e themi pasi ne njihnim karakterin prej shqiptari e malësori të vërtetë të të ndjerit Angjelin Smakaj dhe familjes së tij, të cilët nuk ishin dorëzuar kurrë edhe në kushtet e terrorit komunist në vitet e tmerrshme të sundimit të kanibalit të kuq Enver Hoxha. Madje, mbi familjen Smakaj persekutimi kishte qenë i dyfishtë, pasi pinjollët e kësaj familjeje duke përfshirë edhe të ndjerin Angjelin Smakaj, ishin nipat e antikomunistit simbol të kryengritjes antikomuniste të janarit të vitit 1945, dëshmorit të demokracisë Llesh Marashit nga Zagora (Shkreli), ku ky demokrat e patriot kishte qenë organizatori dhe drejtuesi i kësaj kryengritjeje, duke idenfitikuar në historinë tonë këtë kryengritje si kryengritja e Llesh Marashit, që në fakt është edhe kryengritja e parë antikomuniste në tërë Europën që e kishte zënë lëngata e kuqe. Sidoqoftë Angjelin Smakaj jo vetëm kishte qëndruar, por me ardhjen e demokracisë e pluralizmit kishte qenë në radhët e para të koplikasve, malësorëve e shqiptarëve që kërkonin të rrëzonin diktaturën komuniste dhe rikthimin e demokracisë në Shqipëri. Angjelin Smakaj mbahet mend për kontributin e tij që në janar të vitit 1991 e vazhdim, duke e dalluar këtë demokrat të lindur, jo vetëm si nismëtar i krjimit të Partisë Demokratike në Malësi të Madhe por edhe si qëndrestar në vitet e zeza të rikthimit të komunistëve në pushtet. Angjelini ishte nga ata burra që mori pjesë në të gjitha protestat, demonstratat dhe organizimet e tjera paqësore që PD-ja udhëhiqte në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut që pushteti socialist kërkonte t’i dhunonte. Zoti Angjelin Smakaj ka një kontribut të madh në fitoret e kandidatëve e alternativave të PD-së në Malësi të Madhe, por që fatkeqësisht në shumicën e Shqipërisë fitonin pasardhësit e komunistëve-socialistët. Duke parë të gjitha këto, si dhe duke njohur zakonet kriminale të komunistëve të vjetër apo të rinj ne vazhdojmë të dyshojmë se Angjelin Smakaj nuk është vetvrarë, por e kanë vrarë segmente kriminale të socialisto-komunistëve me të cilët ishte në luftë të përhershme, ashtu siç kishte qenë daja i tyre Llesh Marashi, të cilin komunistët e kishin varur, tamam siç vdes edhe nipi i tij, Angjelini, por sot në kushte të tjera komunistët nuk kishin guximin ta deklaronin të varur nga ata, por e akuzojnë se ka varur veten, gjë që nuk është e vërtetë. Nëse lufta në mes të antikomunistëve demokratë dhe socialistëve do të kishte marrë fund, kjo do të ishte gjysma e së keqes, pasi këto do t’i përkisnin të kaluarës, por fatkeqësisht komunizmi është ende i fortë dhe megjithëse ka ndërruar taktikë ai nuk ka ndërruar strategji, të cilën e zbaton në forma e mënyra klandestine e ilegale, duke goditur apo kërcënuar të gjithë demokratët potencialë në përgjithësi, dhe veçanërisht familjet e të persekutuarve politikë, si kundërshtarë potencialë të komunistëve të vjetër apo të rinj. Është interesant se po nga familja Smakaj shpesh janë kërcënuar e keqtrajtuar natën nga njerëz me maska, të rinj e të reja demokratë, të cilëve pas dhunimeve u është thënë se nëse vazhdoni të flisni keq kundër socialistëve apo komunistëve, ju do ta pësoni më keq se dajat tuaj me në krye Llesh Marashin e deri tek vëllai e njeriu juaj Angjelin Smakaj… Në një shtet normal kjo do të zbulohej dhe autorët që kërcënojnë do të dilnin e dënoheshin para organeve të drejtësisë, por në Shqipëri kjo duket se nuk do të ndodhë kurrë, pasi siç thamë më sipër, organet e ligjit e të drejtësisë janë të uzurpuara nga komunistët dhe pinjollët e tyre, që janë realisht frymëzuesit dhe mbështetësit e të gjitha krimeve dhe trafiqeve antiligjore e antinjerëzore që shqetësojnë jo vetëm Shqipërinë, por edhe Europën e më gjerë. Pikërisht nga këto krime komuniste që u rrezikonin jetën, janë detyruar të braktisin Malësinë dhe Shqipërinë, qindra e mijëra demokratë e antikomunistë, ku meqë e kemi fjalën tek familja Smakaj, këtë fat mjeran e kanë pasur edhe bashkëshortët Mikel Smakaj dhe Mimoza Smakaj… Ne, si gazetë nacionaliste, herë pas here jemi munduar të sensibilizojmë opinionin dhe shtetin, por deri tani asgjë nuk është bërë…, sidoqoftë, shpresojmë dhe falënderojmë ato vende dhe shtete, të cilat bujarisht strehojnë bijtë tanë të rrezikuar…

Ndue Bacaj

 

Presidenti Moisiu ne prag te doreheqjes

Burime te besueshme prane kreut te shtetit shqiptar, bejne me dije se presidenti Moisiu pret perfundimin e takimeve me drejtues te partive politike per te zyrtarizuar vendimin e tij. Mungesa e gjetjes se nje konsensusi politik per kohen e zhvillimit te zgjedhjeve, por edhe mosmarreveshjet per reformen ne legjislacionin zgjedhor, pritet te sjellin nje largim te parakohshem nga detyra te presidentit Alfred Moisiu. Njekohesisht, ne rolin e garantit te Kushetutes dhe te ligjshmerise se institucioneve, kreu i shtetit e ka te veshtire te pranoje dhe te dekretoje ligje qe prekin kuadrin zgjedhor, duke shkelur afatin e paracaktuar 6 mujor nga koha e zhvillimit te zgjedhjeve.

Burimet e cituara me siper, bejne me dije se kreu i shtetit po perjeton nje situate aspak te kendshme, teksa i kane mbetur rreth 9 muaj nga perfundimi natyral i mandatit. Presioni ndaj tij eshte rritur ndjeshem dhe nga te dy krahet politike. Pas mosdekretimit te shkarkimit te prokurorit Sollaku, mazhoranca e drejtuar nga PD-ja, i kerkon me ngulm dekretimin e zgjedhjeve ne afatin kushtetues, mbase edhe si nje shpagim per mosshkarkimin e kreut te akuzes. Nga ana tjeter, mbeshtetur ne kushtet e papershtatshme atmosferike, por edhe ne mungesen e reformimit te nevojshem te sistemit zgjedhor, opozita e drejtuar nga PS-ja, kembengul ne zhvillimin e zgjedhjeve diku nga pranvera e ardhshme. Njekohesisht, presidenti Moisiu ka edhe presionin e nderkombetareve, te cilet kane dhene rekomanime qe pas 3 korrikut 2005, per ndryshimet e nevojshme ne kodin zgjedhor.

Nisur nga natyra “ushtarake” e Moisiut, ai mund te tregohet rigoroz me shpalljen e dates se zgjedhjeve brenda hapesirave kushtetuese. Por nga ana tjeter, me kodin aktual zgjedhor, i cili vijon te jete fuqiplote, nuk lejohen ndryshime ne kuadrin ligjor te zgjedhjeve qe 6 muaj para dates se zgjedhjeve. Nese do te miratohet nje kod i ri, veshtire te parashikoje dispozita prapavepruese ne kete kendveshtrim. Keshtu, pozicioni i Moisiut nuk eshte aspak komod. Eshte i grishur te shpalle daten e zgjedhjeve brenda hapesires kushtetuese 20 dhjetor- 20 janar, por nuk mund te dekretoje ndryshime ne kuadrin perkates ligjor ne nje kohe kaq te afert nga zgjedhjet. Kreu i shtetit mund te shpalle daten e zgjedhjeve, por nuk mund te jete garant i nje procesi ku haptas, opozita ka deklaruar se nuk do te marre pjese. Presidenti Moisiu eshte i prirur te respektoje sugjerimet e nderkombetareve per ndryshime ne kuadrin ligjor te zgjedhjeve, por nuk mund te pranoje zgjedhje me pjesmarrjen e vetem partive te mazhorances, madje edhe ato, jo te gjitha pjesmarrese.

Ne te gjithe keto skenare, pozicioni i marre nga Moisiu, do te kishte nje kosto shume me madhe, mese shumti morale, pasi aktiviteti politik i tij, mund te konsiderohet ne kapercyell. Edhe nje gjeneral sypatrembur si ai, ne nje fushe beteja, i rrethuar nga armiq apo miq qe nuk ia duan shume te miren, e ka te veshtire te gjeje rrugezgjidhje per ti kenaqur te gjithe. E vetmja alternative, me me pak deme edhe per situaten aktuale politike, eshte doreheqja e tij, thone burime prane kreut te shtetit….

Moisiu po ben testimin e fundit te klases politike. Ai ka premtuar se brenda dates 15 nentor, do ta shpalle vete daten e zgjedhjeve, nese politika, sic edhe po ben, nuk arrin konsensus. Mirepo, nuk paska qene aq e lehte sa e kishte menduar: thjeshte zbatimi i prerogativave kushtetuese, me nje klase te percare politike si ajo shqiptare! Edhe nese shpall zgjedhjet ne afatin kushtetues, ne vend do te krijohej nje situate aspak e kendshme, mbase deri ne kaos social me vetem pjesmarrjen e partive te mazhorances ne proces. Rrjedhimisht, zgjedhjet nuk do te kishin ndonje vlere dhe nga ana tjeter, do te ishte nje kosto e madhe edhe financiare, per nje vend te rrenuar nga varferia. Por edhe nese nuk do ta shpalle tani daten e zgjedhjeve, duke iu afruar pranveres, ditet e tija do te shkutoheshin. Mazhoranca do ta akuzonte si shkeles (me te drejte!) te kushtetutes dhe sigurisht, do ti bente gati nje proces “impechement” per ta rrezuar, por duke rrezikuar serish nje kaos social.

“Doreheqja, kapak floriri”, mbase keshtu mendon edhe Moisiu. Nje terheqje nga gara pa i rene akoma bilbilit arbitri Parlament, mund te jete zgjidhja me e pranueshme, por gjithsesi duke lene pas nje krize institucionale. Si rregull, brenda 45 diteve, duhet te zgjidhet nje president i ri nga Parlamenti aktual. Eshte parashikuar nje seri votimesh per te arritur 84 nga 140 votat e nevojshme, por nje gje eshte e sigurte: nga doreheqja e presidentit, nuk mund te arrihet ajo qe kerkon opozita ne keto momente, zgjedhjet e parakohshme! Asnje nga deputetet aktuale, vecanarisht ata qe nuk jane shume “VIP” dhe qe nuk e kane te sigurte rizgjedhjen, sidomos ata te 40 proporcionalisteve, nuk do te rrezikonin mandatin pa u mbushur akoma 18 muaj nga marrja e tij. Eshte e sigurte qe nje president do te zgjidhet, edhe me doreheqjen e Moisiut dhe pa vajtur ne zgjedhje te parakohshme politike.

Ne rastin me te mire apo me te keq per nje krah apo tjeter politik, Kurban- Moisiu para kohe, mund te sjelle thjeshte shtyrjen e zgjedhjeve, ndoshta per asye thjeshte teknike, te zgjedhjet se pasuesit te tij te mundshem.

Kete here, presidentin e Shqiperise e ndan jo nga vetvrasja, te cilen e ka tentuar disa here gjate jetes se tij si ushtarak, por nga doreheqja e parakohshme ne fund te mandatit te tij, me pak se nje hap. Megjithate, per nje moshe te thyer por te mbajtur mire si Moisiu, per nje individ qe ne rrethana te ndryshme ka tentuar vetvrasjen por edhe ka suportuar vdekjen e njerezve me te afert, ushtarakisht i mjafton vetem nje komande rreshtore: “Ne vend ndal. Prapa kthehu!”. Dhe kjo histori, mund te marre fund!

Blerti DELIJA

 

Shqipëria nuk mund të akuzohet si pjesë e Perandorisë Osmane në pushtimin e Ballkanit

Kjo asht akuza ma e randë që zotërijtë Olsi Jazexhi dhe Sali Aga i bajnë atdheut të Gjergj Kastriotit në parathanjen e librit “Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha”. Pikërisht në faqet 10-11 të këtij libri, shkëputa citimin të cilin do ta trajtoj besnikërisht dhe çdo lexues me gjak arbënori ta vendosë në “peshoren” e ndërgjegjes së tij. Ja, si shprehen autorët e sipërpërmendun: “Dashuria që Hasan Riza Pasha dhe kombi turk tregoi për shqiptarët gjatë rrethimit të Shkodrës nuk është i vetmi rast në historinë tonë të përbashkët, kur turqit kanë mbrojtur shqiptarët. Ata kanë bërë kështu edhe në Janinë, Vlorë dhe mbarë Ballkanin gjatë luftërave ballkanike. Lidhjet e sinqerta dhe dashamirëse ndërmjet popullit shqiptar dhe turk dolën në pah edhe gjatë ditëve të vështira për ne në 1997, kur klasa jonë politike i vuri zjarrin vendit që kërcënohej nga pushtimi helen. Turqit qenë pranë nesh edhe gjatë fushatës së NATO-s në Kosovë, më 1999, siç qenë në krahun tonë dhe në vitin 1389, kur me në krye Sulltan Muratin dhe Bajazidin thyen njëherë e përgjithmonë supremacinë serbe në Kosovë dhe ndanë me shqiptarët sundimin e Ballkanit për pesëqind vjet me radhë.” (fq. 10).

Ndërsa në fq.11 të këtij libri shkëputëm këtë citim: “Për kërkuesit e të së vërtetës, ku libër ndihmon dhe në rivlerësimin historik të kryengritjeve të Malësisë së Madhe dhe Kosovës, gjatë kohës së Luftës Ballkanike; duke i zhveshur këto kryengritje nga romantizmi dhe paragjykimet që ka shoqëruar historianët komunistë gjatë përshkrimit të tyre dhe treguar disa të vërteta edhe më të mëdha. Këtu vlen të përmendim atë që Hortense von Zambaur thotë në librin e tij (fq.28): “14 Nëntor 1912: Bombardime, si ditën e djeshme. Të krishterët po bëhen gjithnjë e më nervozë dhe tashti po fillojnë të pendohen për intrigat e tyre me Malin e Zi. Mirë t’u bëhet; këto janë frutet e politikës së tyre”.

Më parë se të analizoj citimet e sipërpërmenduna, duhet skjarue se, autori i këtij libri quhet Hamdi Ertuna. Duhet skjarue gjithashtu se, në kopertinën e librit (në mënyrë krejtësisht provokative) asht “skedue” Xhamija e Sulltan Fatiut, dhe në sfond, qyteti “raja” i Shkodrës, ndërsa në kapakun e fundit na paraqitet harta e Vilajetit të Shkodrës si “pjesë” e Turqisë!…

Tue pasë parasyshë se, Shkodra përfaqësohet (në këtë libër) me Sulltan Fatiun, pushtuesin e Kostandinopojës dhe Kosova me Sulltan Muratin, më duhet t’ju kujtoj “shqipfolësave” të naltpërmendun këtë thanje “sentencë” të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare: “Vetëm një popull që nuk e meriton lirinë mund t’i ngrejë shtatore pushtuesit!”. Autorët e naltpërmendun, në tentativë për të maskue qëllimet e tyne, shpesh herë “sulmojnë” komunizmin, por due t’ju kujtoj “zotnive” se komunizmi e ruejti kte “xhami” pa e asgjësue dhe pikërisht kur ai asgjësoi Kishën e Vaut të Dejës, ku kishte vu kunorë Gjergj Kastrioti! Thoni pastaj se komunizmi shqiptar nuk ishte islamik. Tashti do të marrim në shqyrtim pikën e parë, por do ta nisim nga fundi (për efekt koherence), te “bashkëveprimet” turko-shqiptare në Fushë-Kosovë, në vitin 1398. Duhet t’ju kujtojmë se në betejën e Fushë-Kosovës kanë marrë pjesë të gjitha shtetet e krishtera të Ballkanit dhe shumë princa shqiptarë, duke përfshirë edhe Gjon Kastriotin, të cilin ju, osmanllinjtë e kohëve moderne, e keni quajt Jovan, duke demonstrue nji urrejtje patollogjike për fqinjët ortodoksë ballkanas dhe duke u vetakuzuar si fondamentalista të shkallës sipërore. Ju kujtojmë se, kosovarët i përfaqësonte denjësisht djaloshi i Drenicës, Millosh Obiliqi, që jua dërgoi në botën tjetër kryekriminelin Sulltan Murati (“rahmet” pastë ai dhe ju, ithtarët e tij).

Ju, zotërinjtë Olsi Jazexhi dhe Sali Aga, me veprimet tuaja sa antihistorike, aq dhe të papërgjegjshme, po i bani shërbimin ma të mirë Serbisë dhe shërbimin ma të keq Kosovës, dhe pikërisht në këtë periudhë decizive, kur të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë janë vënë në efiçencë për t’i dhanë pavarësinë e saj të meritueshme. Ju, edhe ngjarjet tragjike të vitit 1997 i lidhni me Turqinë, kur dhe ma naivët e dijnë se Kosova u çlirue nga forcat Euro-Atlantike, me në krye Shtetet e Bashkuara. Asnjë fuqi perëndimore apo lindore nuk kanë deklarue deri më sot se, në vitin 1997 Shqipëria u sulmua ushtarakisht nga helenët (grekë). Edhe ma naivët e dinë se Greqia asht anëtare e NATO-s dhe se anëtarët e kësaj aleance nuk mund të sulmojnë një shtet, cilidoqoftë ai, pa urdhërin e Shtabit Suprem të Aleancës. Atëherë, ç’janë këta marrëzina?! Ju keni citue Hortense von Zambaurin, për të ligjërue akuzat e turpshme që u bani malësorëve trima të Malësisë së Madhe dhe të Dukagjinit. Ju, përveçse kërkoni të mohoni Dedë Gjon Lulin që shpalosi flamurin e Arbërit, duke e kthye Deçiqin në një kështjellë lirie. Ju injoroni kryengritjet e Kosovës dhe bijtë dhe bijat e saj të lavdishëm, me Isa Boletinin, Idriz Seferin, Sefë Kasharën, Haxhi Zekën dhe “shqipen” e Kosovës, Shote Galicën. Ju, në këtë libër i ulni në minimum vlerat e Hasan Riza Pashës, kur Shkodrën e deklaroni pjesë të Turqisë. Kjo arsyetohet plotësisht me mungesën e shqiptarëve në koalicionin ballkanik dhe në mbrojtjen e Shkodrës nën flamurin turk, kur realisht ajo ishte e pushtuar nga Turqia dhe Hasan Riza Pasha ishte nji pushtues. Në qoftë se Hasan Riza Pasha do të kishte ngritë flamurin shqiptar që në fillim të luftimeve, atëherë përgjegjësia do të binte mbi forcat serbo-malazeze dhe nuk asht aspak çudi që mund të ishte hjekë rrethimi menjiherë. Këtë “hipotezë” timen e “ndriçon” fakti se, menjiherë mbas kësaj lufte 6-mujore, Shkodra u njoft pjesë e Shqipnisë. Tue qenë se Olsi Jazexhi ka shkruar me përbuzje edhe kundër fenomenit të humanizmit botnor, shejtneshës së ardhshme, Nanë Terezës, askush nuk duhet të çuditet me fanatizmin e tij skajor, dhe me antishqiptarizmin e tij.

Së fundi, libri “Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha” nuk asht asgja tjetër veçse nji mashtrim, nji antihistori që don të “himnizojë” të gjitha figurat ma të urryera kolaboracioniste që i shërbyen pushtuesit osman pesëshekullor dhe që edhe sot “tundin” tapitë me të cilat i pati stimulue pushtuesi për shërbimet që i banë tue mohue edhe gjakun arbnor dhe shpesh herë tuj e “turbullue” me gjakun e pistë të stepave aziatike dhe sot mburren me këtë paturpësi duke u deklarue vllazën të nji gjaku me osmanët. Koka e “konservueme” e Ali Pashë Tepelenës në Stambollë asht shembulli ma “ogurzi” për të tregue se kolaboracionistët dhe të ngjashmit e tyne të sotëm kokën e kanë në Azi dhe vetëm trupin në Shqipni… Çuditërisht, këtij Pashai i kanë ngritë shtatore. Por, për këta sharlatanë përgjigjen ma të meritueshme e ka dhanë Kadare, të cilën e kam citue qysh në fillim të shkrimit. “O Zot, fali injorantët dhe ndëshkoi intrigantët!” (M.B.).

Mark Bregu

 

Përmbledhja e Doktrinës Shoqërore të Kishës

Jam shumë i lumtur të kthehem këtu në Shqipëri për të paraqitur Përmbledhjen e Doktrinës Shoqërore të Kishës, të redaktuar prej Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe të Paqes me vullnetin e të paharrueshmit Shërbëtor të Hyjit Gjon Pali II. Ky takim mbi Përmbledhjen është një nismë domethënëse, që i nderon Organizatorët e vet, sepse, nëpërmjet saj, bëhet e dukshme gatishmëria për ballafaqimin, në kohë kaq të ndërlikuara e të vështira, me instanca që vijnë prej etikës shoqërore të krishterë. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për ftesën që më është drejtuar nga Shkëlqesia e Tij Imzot Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër-Pult, i cili ka qenë animator i gatshëm e zemërgjerë i përkthimit të vështirë të Përmbledhjes në gjuhën shqipe dhe i kësaj paraqitjeje publikut.

Dëshiroj ta inkuadroj paraqitjen e Përmbledhjes në perspektivën e ndërtimit të qytetërimit të dashurisë. I vendosur në këtë perspektivë, qëllimi themelor i doktrinës shoqërore të Kishës, që është ndërtimi i një shoqërie më njerëzore, ndriçohet për së tepërmi. Në të vërtetë, angazhimi i parë në të cilin ajo i thërret besimtarët, është ai që ta përhapin dashurinë në marrëdhëniet shoqërore, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat.

Përmbledhja ka një strukturë të thjeshtë dhe lineare. Pas një Hyrjeje, vijojnë tri pjesë: e para, e përbërë prej katër kapitujsh, trajton premisat themelore të doktrinës shoqërore – planin e dashurisë së Hyjit për njeriun dhe shoqërinë, misionin e Kishës dhe natyrën e doktrinës shoqërore, personin njerëzor dhe të drejtat e tij, parimet dhe vlerat e doktrinës shoqërore; pjesa e dytë, e përbërë prej shtatë kapitujsh, trajton përmbajtjet dhe temat klasike të doktrinës shoqërore – familja, puna njerëzore, jeta ekonomike, bashkësia politike, bashkësia ndërkombëtare, mjedisi dhe paqja; pjesa e tretë, mjaft e shkurtër sepse përbëhet vetëm nga një kapitull, përmban një seri udhëzimesh për përdorimin e doktrinës shoqërore në praktikën baritore të Kishës dhe në jetën e të krishterëve, sidomos të besimtarëve laikë. Përfundimi, i titulluar Për një qytetërim të dashurisë, shpreh qëllimin bazë të të gjithë dokumentit.

Përmbledhja e vë doktrinën shoqërore në qendrën e misionit të Kishës. Kisha, duke jetuar në botë dhe për botën – megjithëse duke mos qenë e botës – nuk mund ta lërë pas dore misionin e vet të frymëzimit të saj në mënyrë të krishterë. Kur Kisha interesohet për nxitjen njerëzore, ku kumton rregullat e një bashkëjetese të re në paqe dhe në drejtësi, kur punon, së bashku me të gjithë njerëzit vullnetmirë, për krijimin e marrëdhënieve dhe institucioneve më njerëzore, ajo “mëson rrugën që njeriu duhet të përshkojë në këtë botë për të hyrë në mbretërinë e Hyjit”.

Në të vërtetë subjekti i përshtatshëm për natyrën e doktrinës shoqërore nuk është gjë tjetër veçse e tërë bashkësia kishtare. Përmbledhja, në nr.79 pohon: “Doktrina shoqërore është e Kishës sepse Kisha është subjekti që e përpunon, e përhap dhe e mëson atë. Ajo nuk është privilegj i një përbërësi të trupit kishtar, por e tërë bashkësisë: është shprehje e mënyrës me të cilën Kisha e kupton shoqërinë dhe vendoset përballë strukturave të saja dhe ndryshimeve të saj.

Përmbledhja parashtrohet si një manifest për të realizuar një humanizëm të ri, në perspektivën e qytetërimit të dashurisë. Në të vërtetë, në Hyrje pohohet se ajo është përpunuar për të nxitur e mbjellë në brazdat e qytetërimit një humanizëm integral, solidar, të hapur ndaj Transhendencës (krh. nr. 7). Është Manifest, në kuptimin se në të gjenden koordinatat, ideale dhe historike, të një shoqërie të re, për t’u dhënë trup kërkesave gjithnjë të gjalla të Ungjillit e të krishtërimit, në mënyrë që të banojnë në zemrën e njerëzve. Njerëzimi nuk mund të jetojë pa një perspektivë të së ardhmes, pa një udhërrëfyese.

Në perspektivën e ndërtimit të humanizmit të ri integral e solidar, angazhimi i madh është për të përhapur, për të propozuar dhe për të bërë që të japin fryte parimet e doktrinës shoqërore të Kishës, të paraqitura mirë në kapitujt e tretë e të katërt të Përmbledhjes. Ato paraqiten si një ndihmë për të gjithë, por sidomos për të krishterët, që nga këto parime janë të nxitur që të ndërtojnë një shoqëri të denjë për njeriun, më të drejtë e më vëllazërore.

Parimi personalist. Përmbledhja pohon: “Kisha sheh në njeriun, në çdo njeri, shëmbëlltyrën e gjallë të vetë Hyjit”. “Njeriu, i kapur në konkretësinë e tij historike, përfaqëson zemrën dhe shpirtin e mësimit shoqëror katolik. Në të vërtetë, krejt doktrina shoqërore zhvillohet duke u nisur prej parimit që pohon dinjitetin e pacënueshëm të personit njerëzor”. Prandaj parimi personalist i përket dinjitetit absolut, qendërsisë, pacënueshmërisë së personit njerëzor të konsideruar në cilësitë e tij thelbësore të individualitetit dhe të socialitetit; ai duhet të jetë subjekti, themeli dhe qëllimi i gjithë veprimit shoqëror: personi njerëzor nuk mund të instrumentalizohet kurrë.

Parimi i të mirës së përbashkët. Të realizuarit e saj u përket të gjithë shtetasve, të organizuar siç duhet në shoqëri prej autoritetit civil, sepse e mira e përbashkët është e mira etike e jetës shoqërore, në të gjitha aspektet e saj, për të gjithë subjektet dhe përbërësit e saj. Prandaj e mira e përbashkët kërkon pjesëmarrjen e të gjithë shtetasve, edhe pse autoriteti politik ka përgjegjësinë më të madhe për të, meqenëse ai përfaqëson arsyen e të qenit, kuptimin dhe qëllimin e veprimtarisë politike. E mira e përbashkët përfshin tërësinë e kushteve që favorizojnë zhvillimin e plotë të personit dhe të grupeve të ndërmjetme – mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave të njeriut, të familjes, të lirisë për t’u asocuar, etj.

Parimi i subsidiaritetit. Përmbledhja pohon: “Ky parim diktohet sepse çdo person, familje apo trup i ndërmjetëm ka diçka origjinale për t’i ofruar bashkësisë. […] Me parimin e subsidiaritetit janë në kundërshtim format e centralizimit, të burokratizimit, të asistencializmit, të pranisë së paarsyetuar e të tepërt të shtetit dhe të aparatit publik […]. Vënies në jetë të parimit të subsidiaritetit i përgjigjen: respektimi dhe nxitja efektive e parësisë së personit dhe të familjes; vlerësimi i shoqatave dhe organizatave të ndërmjetme, në zgjedhjet e tyre themelore dhe në të gjitha ato që nuk mund të delegohen apo të merren përsipër prej të tjerëve; inkurajimi që i bëhet nismës private, në mënyrë që çdo organizëm shoqëror të mbetet në shërbim të së mirës së përbashkët me veçantitë e veta; nyjëzimi pluralist i shoqërisë dhe përfaqësimi i forcave të saj jetësore; mbrojtja e të drejtave njerëzore dhe të pakicave; decentralizimi burokratik dhe administrativ; ekuilibri mes sferës publike dhe asaj private, me njohjen si pasojë të funksioneve shoqërore të privates…”.

Parimi i solidaritetit. Përmbledhja pohon se solidariteti është qoftë parim etiko-shoqëror, qoftë virtyt, konkretizim aktual i vërtetë i drejtësisë. Ky parim qëndron në vetëdijen e faktit se njerëzimi përbën një njësi të madhe e të shumanshme, që i paraprin gjithçkaje dhe të gjithëve, më e gjerë e themelore se sa ajo që shprehimisht njihet apo ndërtohet prej secilit. Ai shprehet në vetëdijen e një ndërvarësie themelore mes të gjithë njerëzve, që i thërret të gjithë në një bashkëndarje efektive të të mirave, të burimeve, të përgjegjësive dhe të vështirësive, në një klimë ndërsjellshmërie dhe barazie të të drejtave e të detyrave: solidariteti si të qenit prej të tjerëve, për atë që kemi marrë prej tyre; solidariteti si të qenit me dhe për të tjerët, për atë që duhet t’u japim atyre.

Dëshiroj t’ju ftoj të gjithëve ju për ta përdorur Përmbledhjen, duke ndjekur objektivin edukativ për t’i bërë të zbulohen e vlerësohen këto parime shumë të çmueshme në jetën shoqërore, kulturore, ekonomike e politike të Shqipërisë. Ato janë boshte themelore për të kuptuar çdo shprehje të veprimit shoqëror, duke u nisur prej personit, deri te familja, te Shteti.

Të krishterët laikë, individë dhe të asocuar, duhet të jenë bashkëbiseduesit e privilegjuar të Përmbledhjes, e cila duhet të përbëjë për ta një mjet të çmuar të formimit dhe një burim të vazhdueshëm të frymëzimit. Ata, në sajë të pagëzimit, janë të vendosur brenda misterit të dashurisë së Hyjit për botën që Krishti e ka zbuluar dhe që Kisha e vazhdon në histori.

Të krishterët laikë, me kompetencën dhe profesionalitetin e tyre si dhe me marrjen përsipër të përgjegjësisë për të vepruar në një kontekst të veçantë, në njëfarë mënyre e plotësojnë doktrinën shoqërore të Kishës në frontin praktik dhe ndërmjetësojnë përplasjen e saj të pashmangshme me realen. Doktrina shoqërore nuk është thjesht një dije teorike, por ajo është për veprimin, është e orientuar drejt jetës, duhet zbatuar me krijimtari e duhet mishëruar. Të krishterët laikë në këtë kanë një rol shumë të veçantë, edhe pse jo përjashtues.

Po përfundoj duke vënë në lidhje Përmbledhjen me enciklikën e parë të Atit të Shenjtë Benedikti XVI. Në të vërtetë, në qendër të Deus caritas est, – sidomos në paragrafët 26-29 – është vendosur doktrina shoqërore e Kishës, shprehimisht e përmendur në paragrafin 27 edhe në nyjëzimin e saj historik prej Rerum novarum deri te Centesimus annus. Veç kësaj, në të njëjtin vend, kujtohet botimi i Përmbledhjes së doktrinës shoqërore të Kishës, që ka “paraqitur në mënyrë organike” tërë mësimin shoqëror të Kishës. Pra, mund të themi se Enciklika përmban në vete jo vetëm ndonjë aspekt të doktrinës shoqërore, por tërë magjisterin modern shoqëror të Kishës. Doktrina shoqërore vendoset brenda – dhe jo në skaj – të kumtimit të krishterë se Hyji është dashuri. Pra, doktrina shoqërore lidhet në mënyrë organike me dashurinë që, si virtyt teologal, është vetë jeta hyjnore që e ushqen Kishën në shërbim ndaj botës, dhe si virtyt njerëzor është ajo miqësi shoqërore e civile pa të cilën lidhjet bashkësiore mes njerëzve dobësohen e lëkunden. Enciklika e kumton dashurinë si vetë thelbin e Hyjit, dhe pikërisht për këtë nuk lë pa i konsideruar aspektet njerëzore e shoqërore të dashurisë, që prej asaj drite ndriçohen e pastrohen. Brenda këtij dialogu mes hyjnores e njerëzores vendoset doktrina shoqërore e Kishës, që duhet të jetë vazhdimisht në lidhje me dashurinë e jetës hyjnore dhe në të njëjtën kohë të përkulet me dashuri mbi nevojat e njerëzimit.

Sh.T. Imzot Giampaolo Crepaldi

Sekretar i Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe Paqes

 

Orientim, praktikë, përgjegjësi shoqërore dhe politike

Të gjithëve ju drejtoj përshëndetjen në emër të Zyrës Kombëtare për problemet shoqërore dhe punën të Konferencës Ipeshkvnore Italiane (KII) dhe të drejtorit Imzot Paolo Tarchi, i cili s’ka pasur mundësi të jetë i pranishëm sot në mesin tonë për arsye të angazhimeve që ka marrë kohë më parë.

Siç është përcaktuar qartë në hyrjen e veprës, që sot po paraqesim, marrëdhëniet që kemi pasur gjatë këtyre viteve, në gjirin e Komisionit Evropian “Drejtësi dhe Paqe”, mes Italisë dhe Shqipërisë, kanë prodhuar si shenjë konkrete bashkëpunimi përkthimin e Përmbledhjes së Doktrinës Shoqërore të Kishës në gjuhën shqipe, me qëllim që teksti të mund të ishte të mund të përdoret si një mjet real shoshitjeje për një formim gjithnjë e më cilësor dhe që u drejtohet shumë njerëzve.

Shpejtësia që karakterizon sot ndryshimet shoqërore e bën të dukshme për të krishterët nevojën e krijimit të një kulture shoqërore dhe politike për një ungjillizim të shoqërores, të aftë për të përpunuar një të vepruar baritor duke u nisur nga Doktrina Shoqërore e Kishës. Për këtë arsye Përmbledhja paraqitet “si një mjet për shoshitjen morale dhe baritore të ngjarjeve të tërësishme, që karakterizojnë kohët tona; si një udhërrëfyes për të frymëzuar, në nivel i ndividual e kolektiv, sjellje edhe zgjedhje që na lejojnë të vështrojmë drejt të ardhmes me besim e shpresë” (PDSH, 10).

Siç mësuam nga relacioni i Shkëlqesisë së Tij Imzot Crepaldi, i cili, siç e dimë, është bërë copë për realizimin e kësaj vepre, Përmbledhja, pikërisht sepse ka një rol orientues dhe praktik, që ka lidhje me të vërtetën, bëhet mjet i çmueshëm për të orientuar përgjegjësitë shoqërore dhe politike, që katolikët janë të thirrur për të marrë përsipër, në të sotmen e historisë që ka nevojë për një kulturë shoqërore dhe politike në të cilën takimi mes besimit, arsyes dhe shoshitjes shprehen në një angazhim praktik në shërbim të së mirës së përbashkët.

Prandaj, urimi ynë është që, ngjarja e përkthimit të Përmbledhjes në gjuhën shqipe, të jetë rast i volitshëm për të realizuar ecje të përbashkëta formimi për laikët, meqë “në detyrat e ungjillëzimit, domethënë të mësimit, të katekezës e të formimit, që doktrina shoqërore e Kishës nxit, ajo i drejtohet çdo të krishteri, sipas kompetencave, karizmave, detyrave dhe misionit të kuptimit që ka secili” (PDSH, 83).

Uroj, që çdo përpjekje që bëhet për ta kumtuar Krishtin në realitetin tokësor të mund të gjejë njerëz vullnetmirë, që dëshirojnë të realizojnë në tokën shqiptare, nëpërmjet dialogut, shenja konkrete drejtësie dhe paqeje.

Dom Pasquale Spinoso

Zyra kombëtare e KII-së për problemet shoqërore dhe punën

 

Ekonomia, kultura, liria, jetojnë brenda nesh

Nga Angelo Ferro, President i UCID, Itali

BKSD – Bashkimi i Krishterë i Sipërmarrësve Drejtues nuk është një parti politike dhe nuk bën pjesë në asnjë parti nuk është një sindikatë dhe nuk ka qëllime sindikaliste është një lëvizje personash që kanë përgjegjësi vepruese në ekonomi e në profesionet e ndryshme, por që nuk kërkon mbrojtjen e klasave që dëshirojnë të vënë: Nismën individuale në shërbim të së mirës së përbashkët Ekonominë në shërbim të personit Kompetencën e tyre në shërbim të talenteve për të qenë dëshmitarë të besimit

Kjo do të thotë për ne të përkrahim formimin e drejtuesve. Është një detyrë e ngadaltë, por që mund të çojë në rezultate konkrete. Gjërat e kësaj bote ecin shpejt, por janë gjëra, shpesh mungon shpirti, shkasi, prirja për arritje më të larta në botë. Kur ekziston ky humus i çon të gjithë drejt përmirësimit.

BKSD-ja jeton për të krijuar këtë humus të krishterë, pa të cilin gjithçka rrënohet. Nëse shohim në këtë moment Shqipërinë, vërejmë se provania ka vënë përballë nesh dy përgjegjësi: punë dhe mëkëmbje. Provania na jep kohën për të bërë. Duhet punuar, duhet punuar në të vërtetën. Duhet që secili të marrë mbi vete përgjegjësitë e veta. E atëherë bashkohen personat që synojnë të zbatojnë parimet e Doktrinës Shoqërore të Kishës.

Jemi në BKSD si persona, që kanë një ndjenjë të përbashkët: korrektësinë në profesion dhe ndershmërinë në marrëdhëniet e biznesit, angazhimin për të bërë të sjellin fryte (në avantazh të të gjithëve dhe në objektivin e të Mirës së Përbashkët) “talentet” që i janë besuar secilit nga Provania; shkëmbimi si proces zgjerimi të mundësive; fitimi si tregues i mbarëvajtjes së mirë të ndërmarrjes dhe jo praktikë vetëm e përvetësimit vetjak; financa si element funksional në investimet për prodhimin e të mirave dhe të shërbimeve të dobishme për përparimin e njerëzimit dhe jo si spekullim i thjeshtë, tregu si instrument i shpërndarjes së barabartë dhe jo si vend i konkurencës së egër; krijimi i vlerës si proces zgjerimi të mundësive.

Tregu është një institucion shumë dinamik që siguron dhe kërkon efektshmëri dhe frytshmëri; por në ekonominë e tregut nuk ka asgjë që të imponojë vetëm vlera materialiste, hedoniste dhe utilitariste. Është niveli i shoqërisë që bën të trajtohen nga tregu tipologjitë e të mirave/shërbimeve: nëse rritet niveli estetik, kulturor dhe etik i prodhuesve dhe i konsumatorëve, rritet përmasa cilësore e të mirave të trajtuara, deri në mundësinë për të përfshirë të mirat shpirtërore dhe virtytet. Sigurisht, rruga që kemi përpara paraqitet e gjatë dhe angazhuese lidhur me këto mundësi etike të tregut akoma në një pjesë të madhe të panjohura dhe të rrënuara nga gjërat jetëshkurtëra, mundësi që për të mund t’u shprehur kërkojnë nivele në rritje të njohjes dhe të përgjegjësisë prej të cilave jo vetëm që nuk mund ta shmangim veten, por që madje kërkojnë ushtrimin e përgjegjësisë sonë si persona dhe si shoqatë: përgjegjësia e të parëve.

Funksioni i BKSD…

Mblidhemi në BKSD në sajë të të qenit persona që veprojnë në ndërmarrje, në shkollë, në kërkim, në profesionet me pozita përgjegjësie dhe që ndihen të shtyrë – gati një krezmim i dytë – nga vlerat ungjillore, për t’u përpjekur për të çuar përpara një zhvillim jo vetëm tekniko-ekonomik, por njerëzor, duke shkuar në rrënjë, në mendjen dhe në zemrën e njeriut, në mënyrë që të bëjë të piqen profesionalizma më të larta dhe të përbëra; duke provuar, eksperimentuar, risuar, duke ndërtuar mundësi për të vlerësuar njeriun.

Të rrimë së bashku, të frekuentohemi, të nxisim njëri-tjetrin, për hove drejt lartësisë, të instruktojmë njëri-tjetrin në përgjigjet ndaj “provokimeve të Besimit”, të çojmë përpara atë “pedagogji të të shkëlqyerës” që nuk ka asgjë elitare por madje përkthehet në përhapje të praktikave të mira: ja përse-ja e BKSD-së, përshpirtëria themeluese e shoqatës sonë, BKSD-ja si “pakicë krijuese”. “Fati i shoqërisë – thotë Benedikti XVI – varet nga pakicat krijuese. Të krishterët besimtarë duhet të ndihen të tillë”, duke bërë përshqim dhe duke vepruar.

E ka kujtuar Benedikti XVI në Pritjen e Posaçme për ne më 4 mars: “BKSD-ja si pikë referimi e qëndrueshme në shqyrtimin e çështjeve, në përpunimin e projekteve, në kërkimin e zgjidhjeve, për problemet e përbëra të botës së punës dhe të ekonomisë. Në fakt është pikërisht në këtë fushatë – ka qenë nxitja e Tij – që ju realizoni një pjesë të pashmangshme të misionit tuaj si të krishterë laikë e pastaj të ecjes suaj të shenjtërimit”. Është të punuarit tonë në vërtetësi.

Epoka moderne filloi me propozimin e metodës së të ecurit së bashku me njerëzit e tjerë për të përparuar: ky trinom lirie, barazie, vëllazërie, i shprehur nga Revolucioni Francez ka pikërisht këtë kuptim. Por tani kemi kuptuar se barazia nuk qëndron në planifikimin e jetës së të gjithëve në të njëjtin nivel; se liria nuk është e para për të shpenzuar më shumë të mira e më shumë shërbime; se vëllazëria nuk rrjedh nga doktrina e regjime, por qëndron brenda nesh. Dhe është vëllazëria ajo që tërheq lirinë e barazinë. Por vëllazëria nuk është e delegueshme, nuk është formulim politik; kërkon angazhimin personal, kërkon Dashurinë dhe Drejtësinë.

Sot ekonomia globale nuk lejon të merret vetëm e mira dhe të flaket e keqja. Mësimi i shekullit XIX (dhe si ndërmarrje e shohim në kapërcimin e konceptit të konkurrencës mors tua vita mea, për të arritur në të vënit së bashku veçoritë më të mira të secilit, duke përpiluar një rrjet në terma efektshmërie/frytshmërie me rezultat të madh) themelohet mbi partneritetin sa më të gjerë e të nyjëtuar të mundur. Dy kullat na kanë treguar këtë të vërtetë: në një botë të ndërlidhur nuk është e mundur të ndahet gruri nga egjra: na arrin gjithçka njëherësh: erë e shi, diell e breshër; nuk është e mundur të bësh politikën e ndarjes dhe të zgjedhësh se me kë të rrish, sepse me trafiqet globale arrin, për fat të keq, edhe terrorizmi global. Të kesh gjithnjë e më shumë miq bëhet pra një must i botës globale; përndryshe vjen dekadenca dhe ngushtimi në egoizma. Por, gjithçka do të ndalej. Ndërkohë që duhet punuar në të vërtetën, që do të thotë të dëshmosh duke rrezikuar, pa shumë struktura, më vete e në thjeshtësi, atje ku jemi në gjendje të shprehim, të vërtetën e Drejtësisë dhe Dashurisë. Nëse i kemi kuptuar si laikë këto dy mësime të historisë kjo na çon në kërkimin e rrugës që i jep kuptim punës sonë, një kuptim i sigurt, i plotë, jo instrumental dhe jetëshkurtër: është vlera e shtuar e Besimit tonë. Jetojmë kështu BKSD-në si mundësi – sipas mësimit të Palit – kështu që “Hyji ynë t’ju bëjë të denjë për thirrjen e vet dhe me fuqinë e vet t’ju bëjë të aftë të kryeni çdo të mirë që dëshironi dhe fenë tuaj ta bëjë vepruese”.

 

Nxitje e lavdërueshme për studimin dhe nxitjen e doktrinës shoqërore

Imzot Gianpaolo Crepaldi

Dom Pasquale Spinoso

Atë Lello Lanzilli

Dott. Angelo Ferro

Prof. Alfred Çapaliku

Ju falënderoj për praninë tuaj dhe për kontributin në këtë paraqitje, në gjuhën shqipe, të “Përmbledhjes së doktrinës shoqërore të Kishës”.

Falënderoj Moderatorin Dom Gjovalin dhe përkthyesen Znj. Loreta Tomën.

Përshëndes Autoritetet Civile dhe Fetare të pranishëm dhe të gjithë juve, vëllezër e motra si dhe Mediat.

Pas dy viteve nga publikimi i “Compedio della dottrina sociale della Chiesa” prej Selisë së Shenjtë, pas një pune shumë të vështirë dhe të lodhshme, sot më 28 tetor paradite, në Tiranë dhe tani në Shkodër, me gëzim të madh ju paraqesim në gjuhën shqipe “Përmbledhjen e doktrinës shoqërore të Kishës”.

Ky botim është bërë i mundur falë bashkëpunimit dhe ndihmës së shumë njerëzve. Falënderimi im i drejtohet para së gjithash të ndjerit papa Gjon Palit II – që e ka dashur gjallërisht redaktimin e kësaj vepre kaq të rëndësishme – si dhe Kardinalit Raffaele Martino, president i Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe Paqes, që është kujdesur për përpunimin e saj dhe ka dhënë autorizimin për përkthimin në gjuhën shqipe. Duke shprehur kënaqësinë e vet për afrimin e përfundimit të nismës së ndërmarrë, në një letër që më ka drejtuar më 17 shkurt 2006, Kardinali Martino shkruante: “Jam shumë i vetëdijshëm për vështirësitë që paraqet përkthimi i një thesari kompleks dhe voluminoz siç është “Përmbledhja”. Pra, përpjekja me të cilën është kryer tregon nxitjen e lavdërueshme që Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë dëshiron t’i japë studimit dhe nxitjes së doktrinës shoqërore”. Edhe thjesht prej tonit dashamirës të këtyre fjalëve mund të kuptohet se me çfarë përzemërsie dhe afërsie ai e ka ndjekur e nxitur angazhimin tonë.

Përkujdesja e Kardinal Martinos ka gjetur një përgjigje konkrete të Sekretarit të Administrimit të Pasurisë së Selisë Apostolike (APSA), Arqipeshkvi Imzot Claudio Maria Celli, i cili është treguar menjëherë i gatshëm për të firmosur Kontratën e nevojshme për botim. (Mendoj se shumë prej jush do t’ë kujtoni sepse Imzot Celli qe i dërguari i parë në Shqipëri i Papës Gjon Pali II në vitin 1991)

Një falënderim i detyrueshëm për ndihmesën ekonomike i shkon Konferencës Ipeshkvnore Italiane. Ajo, nëpërmjet Zyrës Baritore Shoqërore dhe të Punës, e përfaqësuar sot nga Dom

Pasquale Spinoso, ka financuar krejt projektin e botimit dhe të Përmbledhjes në gjuhën shqipe.

Falënderoj edhe të gjithë ata që, nën kujdesin dhe angazhimin tim të vazhdueshëm, kanë bashkëpunuar që kjo vepër të dalë në dritë, veçanërisht Komisionin e Drejtësisë dhe të Paqes të dioqezës Shkodër-Pult dhe ata që janë marrë me përkthimin dhe redaktimin. Puna e tyre nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Nganjëherë janë gjendur përballë mungesës së një gjuhe teologjike të përshtatshme ose u është dashur të bëjnë një zgjedhje të vështirë mes termave të ndryshëm, secili me një nuancë specifike domethënieje. Në mënyrë që të gjithë të mund të jenë në dijeni për arsyet e zgjedhjeve të bëra, në faqet 353-359 është vendosur të botohet edhe një fjalor i vogël i fjalëve kryesore që kanë krijuar problemet më të mëdha. Uroj që të mund të shërbejë për sqarimet e nevojshme.

“Përmbledhja” në nr.7 thekson se “i krishteri (dhe çdo njeriu) në doktrinën shoqërore të Kishës mund të gjejë parimet e reflektimit, kriteret e gjykimit dhe udhëzimet e veprimit nga të cilat duhet të niset për të nxitur një humanizëm të tërësishëm dhe solidar”.

Jam i bindur se në këtë Përmbledhje çdo lexues dhe çdo politikan do të mund të gjejë sugjerime të dobishme për të kërkuar zgjidhje për problemet shoqërore që prekin edhe realitetin e vendit tonë. Veç kësaj, uroj që prej këtyre faqeve shumë persona të frymëzohen për t’u angazhuar më aktivisht për ndërtimin e një shoqërie më të mirë e më të drejtë, në qendër të së cilës të mos jetë interesi i pak njerëzve, por e mira e përbashkët e të gjithëve, duke respektuar dinjitetin e çdo qenieje njerëzore.

Faleminderit për vëmendjen

Angelo Massafra

Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult

 

Lamtumire “Kadare”?!

Personalisht, si edhe shume te tjere, nuk kam patur dyshim se tek Ismail Kadare, kane bashkejetuar gjithnje njeriu egoist makiavelist dhe shkrimtari i privilegjuar i oborrit hoxhian. Edhe vete Kadare, publikisht e ka deklaruar se nuk meriton titullin “disident”, por tashme edhe shkrimtari e ka te veshtire te mbuloje pamjen e antinjeriut Ismail.

Paraprakisht, dua te them, se deklarime te ndryshme, rrenqethese te Janulla Rrapit, i marr me shume rezerva, edhe pse ajo grua permend emra konkrete, i marr me rezerva.

Kadare ka humbur logjiken e ftohte, e cila e ka karakterizuar edhe gjate diktatures, ku jo vetem mbijetoi i amplifikuar nga rregjimi edhe jashte Shqiperise hoxhiane, por edhe paska arritur te mbuloje me vello te trashe mjaft ane te erreta te se kaluares.

Nderprerja e nje dashurie te padeshiruar ne mes vajzes se nje “VIP”-i, dhe nje djali te nje “sere te ulet”, eshte normale edhe ne realitetin aktual te Shqiperise por edhe Evropes. Prindi Kadare, me te drejte apo te padrejte, duke shkelur edhe mbi vullnetin e vajzes se tij 17- vjecare Grejsa, por edhe ne jeten e nje 17- vjecari Renato te filmit “Mesonjetorja”, nderpreu ne mes nje lidhje dashurie. Si nje individ i privilegjuar, nomenklature e larte e rregjimit te kaluar, Kadare- njeri, kishte te gjith instrumentat jo vetem per te mbyllur kete histori dashurie shekspiriane, por edhe te mbylle ne cmendine ne te ri, mekati i vetem i te cilit ishte se “guxoi” te dashuroje nje vajze te “seres se larte” komuniste! Fare mire, nje ngjarje e tille, edhe pse e dhimbshme, mund te ishte mbyllur nje here e mire.

Por “Dimri i vetmise se madhe” per kete ngjarje, nuk eshte destinuar te mbyllet. Pas mese 22 viteve, dalin ne drite fakte edhe me dritheruese, te cilat jo vetem tregojne per shkaterrim te nje familjeje, por edhe per krimin e vrasjes se nje jete, te saponisur.

Ne “Top Story”, Janulla Rrapi, duke permendur emra konkrete, nje pjese e te cileve jetojne, ke bere deklarimin makaber se me deshiren e Ismail Kadarese, dhe me nderhyrjen e nje sekretari te KQ te PPSH-se,  Foto Cami, Grejsa 17- vjerace, ka abortuar nje femije- djale, 6 muajsh ne barkun e nenes qe priste krijesen e saj!

Kjo histori, nuk ia vlen te tregohet me tej, pasi sa me shume qe zgjatet ne detaje, aq me teper figura dhe imazhi i Kadarese zvoglohet pambarimisht, deri te shuarje. E perseris, deklarimi deri diku hakmarres i Janulla Rrapit, duhet te merret me rezerva. Megjithate, mbi nje ngjarje te tille, duhet te hidhet drite! E verteta duhet te dale ne shesh. Gjate diktatures, por edhe ketyre viteve te demokracise, kemi ndertuar dhe po vijojme te ndertojme buste ne piedestale te pamerituara, apo te ngritura mbi fatkeqesine e te tjereve dhe krimin.

Pas mese dy dekadave, edhe pse brenda dy familjeve por edhe disa personazheve te tjera, e verteta nuk duket e veshtire te zbardhet. Tashme rreth 40 vjecare, Grejsa Kadare, duhet te gjeje force dhe te tregoje te verteten. Nese eshte e vertete dhe i dhemb jeta e nje femije qe ia hoqen me forte nga trupi i saj, ajo duhet te gjeje force te denoncoje babane kriminel, pasi nuk mund te kete epitet tjeter! Edhe bashkeshortja e Kadarese, Helena, duhet te heqe nje barre te rende jo vetem nga shpirti i saj, por edhe nga borxhet qe cdo prind i ka femijes. Edhe te tjere personazhe, te cilet permenden me emra, duhet te marrin guximin te zbardhin kete te vertete, nese eshte e tille. Edhe vete Kadare, disa here kandidat per “Nobel”, fitues i shume cmimeve kombetare dhe nderkombetare, duhet te behet njehere “burre” dhe te pranoje nje faj te bere ne rrethana te caktuara, te gjithsesi nuk e justifikojne aspak nje sjellje te tille, qe perfundon me nje seri krimesh, deri ne vrasje. Gjithnje nese historia e Janulla Rrapit, eshte e sakte.

Ne asnje moment, teksa po shkruaj keto rreshta, nuk e perjashtoj idene e sulmeve denigruese ndaj imazhit monumental te Kadarese. Mbase ketij te fundit, i intereson te zbardhe te verteten, duke e faktuar pse jo, duke e hedhur poshte historine e familjes Rrapi, nese nuk eshte e vertete. Perndryshe, historia rrezikon te mos zbardhet kurre, duke lene hije dyshimi, duke dale ne skene ne kohe te ndryshme jo vetem duke kthyer kermen e qelbur te diktatures, por edhe te prodhimeve dhe veprave te asaj kohe.

Nese Kadare ka dicka per te fshehur nga e kaluara e tij, te cilen nuk mund ta bleje as duke shitur famen e tij boterore, eshte mire te lere piedestalin, qe mbase e ka okupuar me pa te drejte. Jo vetem kaq! Nese Kadare eshte iniciator i nje vepre te tille, pavaresisht kohes qe ka kaluar, duhet te pergjigjet para drejtesise per vrasje, po, po, per vrasje. Te nipit te tij 6 muajsh, ne barkun e vajzes se tij 17 vjecare! Nese aborti eshte bere pa deshiren e nenes Grejsa dhe te babait Renato, Ismail Kadare duhet te pergjigjet si nje kriminel i rendomte!

“Asnjeri nuk eshte aq i pasur sa per te blere te kaluaren e tij”. Sentenca eshte e perbotshme, edhe per Kadarene e madh. Nje shkrimtar oborri i dikatures hoxhaine, qe kerkon te fitoje kredite ne demokraci nen petkun e njeriut “qe per mrekulli” i shpetoi “hanxharit”, eshte   shume me pak i demshem se nje vrases, madje i te afermeve te tij. E kjo ne emer te ruajtjes se nje imazhi te krijuar ne diktature, ne dem te vajzes, nipit por edhe te familjeve te “seres se ulet”.

E se fundi, si edhe here te tjera, dua te kujtoj se une jam shume i vogel ne kuptimin e plote te fjales, perballe hijes se fames se Kadarese, e cila mbase mund te shuhet plotesisht! Por, nuk mund te qendroj indiferent pa dhene opinionin tim per nje ngjarje, e cila edhe sot pas mese 20 viteve, te dritheron trupin teksa e degjon! Ismail Kadare, e ka nje mundesi reale per te hyre ne historine boterore te letersise, mbase duke lene pas edhe vete Shekspirin. Mjafton te shkruaje nje liber per historine tragjike te dashurise se Grejses dhe Renatos, ndoshta edhe te nipit fatkeq te palindur asnjehere,i cili u denua me vdekje nga gjyshi i tij, i cili tashme, nuk do te mund te fitoje kurre cmimin “Nobel”, por as edhe plotesine e definicionit te thjeshte e te veshtire “Njeri”! Lamtumire Kadare, Ismail!

Blerti DELIJA

 

Drejtuesit e arsimit mbushin xhepat me para, mesuesit neperkemben

Vazhdimisht është folur e vazhdon të flitet për figurën e mësuesit  dhe nuk kanë munguar asnjëherë epitetet e   përkufizimet për këtë profesion. Padyshim , që të përçosh dije, njohuri  , është sa fisnike aq dhe emocionale , sidomos kur puna të jep rezultate të frytshme.Sot çdo profesion tjetër , edhe ai i mësuesit ka nivelet e tij , shkallët e këtyre niveleve jo rrallë herë përcaktojnë dhe nivelet e brezave të nxënësve që dalin prej tyre. Qëllimi i këtij shkrimi , pa dyshim nuk është himnizimi i figurës së mësuesit. Kuptohet si kudo dhe në këtë profsion ka nivele të ndryshme profesionalizmi dhe aftësie. Sidomos pas viteve 90-të , me liberalizimin e tejskajshëm të shkollave të larta , mësuesit u shtuan së tepërmi, ndërsa niveli i mësimdhënies ra mjaft. Rendja për të marrë një diplomë mësuesie apo për të vazduar studimet në degët   e mësuesisë u bë për shkak se, mundësitë e punësimit në këtë fushë janë më të mëdha se kudo. Historikisht , mësuesi ka qenë një “shërbëtor i bindur “ i sistemeve , i qeverive të ndryshme kushdo qofshin ato. I ndodhur nën tutelën e shtetit , i cili është punëdhënësi i tij, pavarësia e tij ka qenë e mohuar më shumë se kudo tjetër. Përballë disa rrethanave në dukje “komode “për këtë profesion , siç është ajo e të paturit të drejtë të më shumë ditëve pushim që shkojnë nga 42 deri 56 ditë, ndryshe nga sektorë të tjerë, para viteve 90-të , mësuesi ishte ai që zbatonte ideologjinë e partisë në pushtet. Në këto vite, mësuesit më tepër se të ishte profesionist , i kërkohej të ishte idelog, që duhej të punonte me njerëzit në qytet e fshat për të përçuar ideologjinë e partise. Ai duhej të punonte pas pune lajmet politike të gazetave të kohës me masat e gjëra, të angazhohej në punë shoqërore e vullnetare, madje nuk I shpëtonte as puna prodhuese   bashkë me nxënës dhe as stërvitja ushtarake. Ai rreshtohej në parakalimet idiote për festa, mbushte rreshtat e mitingjeve e sallat e mbledhjeve të organizatave të ndryshme . Pas vitit 1990, ndryshimet ndodhen dhe në arsim. Por ndërsa qeveritë demokratike të pas 1990-ës folën mjaft për ridemnsionimin e figures së mësuesit , madje në programet e partive politike nuk u kursyen rreshtat për to, përsëri mësuesi mbeti më i nëpërëmburi. Kjo pasi ndonëse në forma të tjera , ai përsëri mbush e vazhdon të mbushë rradhët e mitingjeve partiake, mbledhjeve të kota e të strëzgjatura me titullarë etj. Nën presionin e atyre që kanë drejtuar dikasterin e arsimit në këta 15 vite demokraci, drejtuesit lokale të arsimit e përçojnë këtë presion tek stafet e tyre, tek drejtuesit e shkollave që janë mësues si   gjithë të tjerët, e këta më tej tek mësuesit e thjeshtë. Sa prezent është presioni, mjafton të shohësh  një aktivitet ku marrin pjesë drejtues të lartë të arsimit apo të shtetit, pavarësisht cila force politike apo kah është në pushtet, vëren me dhjetra drejtues   shkollash, inspektorë  arsimi etj. që të komanduar si në rreshtimet e dikurshme, mbushin këto ambjente dhe pse shumicës së tyre nuk ia ndjen për partitë   apo liderët që janë të detyruar të dëgjojnë e duartrokasin .Por nuk mjafton vetëm kjo “e keqe” jo aq e madhe . Mësuesi edhe  gjatë këtyre 15 viteve nëpërkëmbet pasi paguhet më pak se çdo kategori tjetër   e punësuar në shtet, se është vazhdimisht nën presionin e direktivave, udhëzimeve e rregulloresh “idiote”, që tani që fundi kanë marrë emrin “qarkore”, se duhet të pranojë të fyhet, tallet e injorohet   nga njerëz pa nivel , pa edukatë e moral, që ndonjëherë mund të jenë dhe drejtues të paaftë , por dhe prindër e nxënës. Në një nga udhëzimet e fundit të ministrisë së arsimit të tanishme , mësuesit i ndalohet të ngrejë dhe zërin në klasën me 50 nxënës, pasi fyhet personaliteti i   nxënësit, pa folur për të tjerat. Por mësuesi aktualisht nuk mundet të vërë note negative , të mbesë nxënës , të nxjerrë jashtë klasës atë që thyen rregullat , apo të ndërrmarrë masa ndëshkimore, sipas ligjeve në fuqi dhe dispozitave normative të arsimit. Kjo pasi mësuesi nuk mbrohet nga askush, as nga shteti që e ka punësuar. Jo rrallë here kane ndodhur akte dhune ndaj mësuesve, ku autorë kanë qenë nxënës e prindër, pa foluar për dhunën psikologjike e verbale me të cilën ato ballafaqohen shpesh. Por tani së fundmi, mësuesit janë bërë dhe shërbëtorë të librashitësve e shtëpive botuese. Kjo pasi këtë vit atyre iu ngarkua misioni shtesë , gjithmonë pa shpërblim ( prej kohësh është janë hequr dhe fletë lavdërimet) i lidhjes së kontratave me shitësat, endjes me dhjetra herë e duke qëndruar për orë të tëra pas dyerve të librarive që kanë lidhur vetë kontrata me shtetin për tërheqjen e teksteve shkollore, transportit të librave pa i paguar askush asgjë dhe pse prej 15 vitesh jetojmë në një ekonomi tregu që funksionon sipas ligjeve e rregullave të kapitalizmit, përballjes me prindër që kërkonin libra pasi viti shkollor kishte filluar e librat mungonin etj. Shtëpitë botuese që abuzivisht kanë siguruar treg për shitjen e mallit të tyre, apo libraritë që duke qenë private rendin pas interesit të tyre fitimprurës, pak   kanë qenë të përgjegjshëm se ky mall me shitje të sigurtë siç është libri shkollor duhej derguar sipas kontratave prej vetë atyre në dyert e shkollave dhe së paku disa ditë para se të fillonte viti shkollor. E ndërsa këto njësi private e kanë fitimin e sigurtë, janë mësuesit e drjtuesit e shkollave ato që sorollaten me orë të tëra jashtë mësimit nëper librari, ngarkohen me çanta të mbushuara me libra duke u kthyer në hamej të dijes. Sot në një shoqëri kapitaliste, në mënyrë të pakuptueshme ato janë punëtorë papagesë të punësuar në shtet, dhe kjo pasi shteti përtej propogandës së fryrë të reformave tashmë të dështuara në arsim, as nuk mendon për mësuesit por vetëm i shfrytëzon ato, sikur të mos ishte shteti , por kapitalisti më i egër. Mendimi që ekziston , madje nuk ngurohet dhe të shprehet në ambjente të ngushta zyrtarësh se” këta ( mësuesit) durojnë se janë mësuar kështu”, është i pranishëm në breza drejtuesish të papaftë, që qëndrojnë mes burokracisë së shkresurinave   të panevojshme   dhe e vetmja punë e “dobishme”  që bëjnë është mbushja e xhepave të tyre nga puna e papaguar e “mëditësve” arsimtarë. Dhe këta të fundit, heshtin, durojnë , dhe   nevoja për të patur një punë e page të sigurtë i bën që të vazhdojnë të jenë të bindur deri në nëpërkëmbje , ato  “të urtit deri në dhembje, të thjeshtit deri në madhështi”.

RIDVAN    SHTEGU

 

Vitore Stefa Leka: Nëna emigrante me Zemër të Madhe!

Takimi me Vitore Stefa Leka, një nga emrat më të njohur të emigracionit shqiptar në Itali veçanërisht të shoqatave atdhetare, të Lidhjes Shqiptare në Bote e të qarqeve intelektuale e artistike.

nga Albana Temali

Kisha dëgjuar tepër nga miqte e mi të shpërndarë në gjithë anët e Botës (e jo vetëm në Itali) për Vitore Stefa Leka. Fjalë “të mëdha”, pothuaj të pabesueshme rreshtoheshin për personin në fjalë. Në komentet e tyre pak nga pak mësova për prejardhjen e saj nga nje familje patriotësh, per jetën e saj plot vuajtje gjatë diktaturës e me pas për punën e saj të paçmuar si humaniste, bamirese, e cila nisi që pas mbërritjes së saj në Trieste në ‘91 për mbledhjen e ndihmave për emigrantët e sapo mbërritur apo për dërgimin e tyre në Shqipëri, duke sensibilizuar opinionit italian për situatën e vështirë që po kalonte atdheu në atë periudhë fillestare tranzicioni. Mësova që Vitorja për shumë nga bashkatdhetarët tanë, që fati i solli në këto brigje, kishte hapur derën e shtëpisë së saj e jo vetem kaq.. Episode te ndryshme flasin edhe për asistencën që i ofroi për muaj të tërë një ushtar të UÇK, i cili ndodhej i shtruar në një spital në Trieste, për një vajzë italiane që e shpëtoi nga rruga e drogimit e shembujt janë të pafund e të gjithë plotësojnë portretin e kësaj gruaje të radhë. Por jo vetëm kaq, mbasi Vitorja është edhe një krijuese e talentuar, poete e prozatore me disa botime të sukseshme.

Me pak fjalë, një njeri i gjithanshëm e mbi të gjitha një atdhetare, humaniste e bamirëse e ditëve të sotme. Ja pse e thërrasin “Nënë Tereza e Triestes”. Ja pse nobelisti, piktori me origjine siriane Masrur Imani ( “Qytetar Nderi” i Shqiperisë) e ka konsideruar “a very special person to know” , ja pse ka kërkuar të emërohet “Gruaja e vitit”, ja pse i ka kerkuar presidentit Berisha në njërën nga vizitat e tij në Shqipëri : “nëse të ishte e mundur ngritja në qëndër të Tiranës i një busti të artë për Vitore Stefa Leka, për shërbimin e madh humanitar që i ka bërë vendit të saj dhe aktivitetin e saj të gjithanshëm shoqeror” . Këto janë motivet që më shtynë për të prezantuar lexuesve Vitore Stefa Leka nëpërmjet një interviste, realizimi i së cilës m’u lehtësua nga thjeshtësia e ngrohtësia e fjalëve të saj.

Me Vitore Stefa Leka

– E lindur në Berat por prej vitesh me banim në Triste – ç’përbëjne për jetën tuaj këta dy qytete?

Në rradhë të parë ju falenderoj për këtë intervistë se me duket sikur nëpërmjet saj do të bashkëbisedoj me bashkëkombasit e mi. Po, jam lindur në qytetin e lashtë të Beratit dhe aty kam kujtimet më të shtrenjta të fëmijerisë dhe rinise sime. Jeta ime aty ka qënë një jetë pa jetë, një fëmijëri pa fëmijëri, e një rini pa rini, pra një “e vdekur” e gjallë.. por përsëri kam mall edhe për guret e qytetit tim të lindjes. Në këtë dhé të largët e të huaj kujtimet vërshojne si lumë e të mbushin shpirtin, me dhimbje dhe frymëzim. Ja një nga poezite, ku e shpreh këtë mall për qytetin tim:

Më dogji malli..

Atje ku linda , dielli më qeshte ndryshe

Pranvera te porta sillte blerim

Një çerdhe nën strehë ngrinin dallandyshet

Dhe veshja e thjeshtë më kishte kuptim …

Cdo gurë në zemër ta kam kujtim

Më dogji malli, o Berati im!

Tani kam 16 vjet që jetoj në qytetin e bukur të Triestes, në Itali. Mora rrugën e mërgimit si shumë shqiptarë të tjerë dhe të them të drejten, për herë të parë që kur jam bërë e ndërgjegjshme u ndjeva e lirë në këtë qytet. Beratin e dua se është sic thashë vendlindja ime dhe njeriu dhe në fund të botës të shkoje do të kthejë kokën te rrënjët e tij , tek ai prag ku tha fjalen e parë, ku hodhi hapin e pare, ku njohu nënë e atë, miq e mikeshat e para. Por, unë them se shumë e dua dhe Triesten , këtë qytet të bukur, që laget nga Adriatiku , si dhe brigjet e atdheut tim. Me këtë qytet tashmë më lidhin kujtime të tjera. Erdha në një moshe që isha bërë nënë dhe gjyshe. Trieste më dha lirinë, e cila më kishte munguar, për kaq e kaq vjet. E ndjeva vehten në kuptimin e plotë të fjalës NJERI. Vërtet fillimi nuk ishte i lehtë, por them se shteti italian u tregua bujar me ne emigrantet e vitit 1990. Na krijoi kushtet për punë, banesë etj. Pas kaq vjetësh, këtu në Trieste mori krahë dëshira ime për të shkruar, e cila më ishte ndërprerë dhunshëm, në rregjimin diktatorial .U ndjeva e rilindur, vetëm që malli për Atdheun ishte i paparashikushëm. Edhe Triestja më ka frymëzuar për poezi e prozë. Ja njëra nga ato:

Qytet i madh, Qytet i huaj

mes teje unë-nje çudi e vogël

E vogël, sa një pikë loti

Je tepër madhështor për të qënë i imi

Tepër i vogël, për të më kuptuar

Infinit dëshirash

Kotësish..

Qytet i madh

I huaj…

– Lindur e rritur në një familje me tradita e rrënjë të thella atdhetarie e kulturore, stërmbesë e Kostandin Kristoforidhit dhe e Gjergj Stefës (veprimtar i njohur i Lidhjes së Prizrenit), bijë e intelektualëve të shquar Kostaq e Eleni Stefa , sa ka ndikuar ky ambjent në formimin kulturor e rritjen tuaj?

Familja ime ishte me të vërtetë djepi, që më rriti me atdhedashurinë dhe dashurinë për të bukurën, me respektin për njeriun. Unë mbeta jetime shumë herët, nga im atë Kostaq Stefa. Atë e pushkatoi ai rregjim në moshën 44 vjeç duke e lënë nënën të vejë, në moshën 33 vjeçare dhe ne femijëve tij do të na ndiqte si hije në biografinë tonë, vrasja e tij. Megjithëse fëmije e vogël, une e mbaj mend atë portret të ndritur të tim eti, fjalët e tij të urta. Ishte nëna ime Eleni, që diti të na rritë ne jetimëve me dashurinë për njerëzit, për dijen dhe kulturën. Të gjitha këto ndikuan në formimin tim si njeri dhe megjithatë ëndërra për të krijuar poezi dhe tregime m’u pre dhunshëm qysh në shkollën shtatëvjeçare. Unë atë ëndërr e ruajta thellë në gji. Kam lexuar shumë qysh e vogël dhe kjo natyrisht ishte një dëshirë e ndezur nga nëna ime, që sot mban titullin “Mësuese e popullit “. Im At, i kishte lënë si amanet të fundit nënës që ne fëmijëve të mos na linte pa shkollë të larte, por dihet se sa mund ti u jepte diktatura të drejtë studimi, fëmijëve të një pushkatuari prej saj. Kështu që ëndërra dhe dëshira e atit tim dhe që ishte njëkohësishte dhe ëndërra e ne fëmijeve të tij nuk u realizua dot, për arsyet që thashë më lart.

– Vuajtjet kane shoqeruar ju dhe familjen tuaj gjate vitete te rregjimit komunist. Cfare ju ka mesuar ky perjetim i dhimbshem e cfare ndikimi ka pasur ne krijimtarine tuaj?

Ajo kohë mos ardhtë kurrë! Gjithë Shqipëria ishte një burg, por ne të persekutuarit nga ai rregjim diktatorial e dimë mire çfarë do të thotë të jetosh nën thundrën e përhershme të diktaturës çdo cast të jetës tënde. U mësuam të ishim gojëkycur dhe ti ruheshim çdo provokimi që na bëhej nga spiunët e sigurimit. Ne për rregjimin e atëhershëm ishim jo NE , por ATA. Përjetimi i dhimbshëm i asaj jete, që NUK ISHTE JETE.., më mësoi të isha e kujdesshme në çdo sjelljen time, por njëkohësisht si natyrë kam qënë dhe jam krenare. Nuk e ula kurrë kokën para vështirësive. Jeta më njohu me shumë lloje njerzish , të mirë, dinakë, të përulur, krenar etj. Të gjithë këta personazhe unë i kam dhe në tregimet e mia. Dhimbjen time gjithashtu e kam dhënë nëpër poezitë e mia. Kjo m’u bë e mundur, siç thashë dhe më lart, vetëm pas vitit 1990. Atë që e kishte ndrydhur shpirti dhe e mbante fshehur me vite të tëra , më në fund e tha shpirti në poezi e në prozë. Dhimbja e atyre viteve më ka bërë njeri të prekshëm dhe që di të vleresojë njeriun e mirë e të drejtë dhe ta ndihmojë atë në çdo rrethanë.

– Italia është kthyer për ju në atdhe të dytë, ku edhe ka rinisur integrimin shoqëror e social i juaj dhe i familjes suaj. C’kujtime keni nga ditët e para të mbërritjes në brigjet italiane dhe pse vendndodhja juaj në Trieste?

Atë mbrëmje të mbërritjes sonë, në brigjet e LIRISE do të thosha isha krejt e hutuar. Akoma nuk më besohej se kishim ikur nga ferri. Shtrëngoja pranë vehtes fëmijte e mi dhe në krah kisha tim shoq, që dhe ai nuk ishte më pak i emocionuar se unë. Siç thashë dhe më lart, shteti italian na krijoi menjëherë të gjitha kushtet për të jetuar si njerëz dalëngadalë, arritëm të ambjentoheshim me jetën e re. Natyrisht fëmijt e patën më të lehtë adaptimin me të se sa prindërit e tyre.

– Në Itali mori formë reale krijimntaria letrare-artistike. Cilat janë librat e botuar dhe dy fjalë mbi përmbajtjen e tyre?

Fillova të shkruaj pas disa muajve që ishim vendosur në Trieste. Ishte ndoshta malli për njerezit që kisha lënë larg , për Atdheun, nuk di ç’të them, po di që poezia është mbret i shpirtit për mua dhe fillova të derdh vargjet e para, të cilat një dite panë dritën e nën kujdesin e vellait tim, të ndjerë Alfred Stefës, me vellimin poetik “La Liberta!”, “Poezi që merr frymë pas pushkatimit”(1992), vëllimi i dyte me poezi erdhi pas dy tre vitesh me titull “JETOJ RINGJALLJEN” Këta dy vëllime, sidomos i pari mbajnë atë dhimbje, që më ka ndjekur pas në vitet e diktaturës, kurse vellimi i dyte them se ka më shumë drite si e thotë dhe vetë titulli. Me vonë, në vitin 2004 kam botuar dy libra të tjerë “Vetmi e largësise” (poezi) dhe “PLAGE SHPIRTI” (tregime) Në vëllimin e tretë natyrisht tematika rëndon me shumë mbi eksperincën time si emigrante dhe këtu përsëri do të takoni dhimbje. Në vëllimin me tregime kam pershkruar ngjarje dhe personazhe të jetuara gjatë gjithë jetës sime.

– Jo vetëm krijimtari artistike por edhe pjesmarrje aktive në radhët e shoqatave shqiptare për integrimin e mbrojtjen e interesava të emigracionit. Cilat janë synimet kryesore të kësaj pjesmarrje dhe disa nga organizatat apo shoqatat në të cilat merrni pjesë?

Aktivitetin tim si veprimtare në rradhët e shoqatave kulturale shqiptare të Diaspores në Itali apo dhe gjetkë e kam filluar sa vura këmbët këtu në Itali. Qëllimi im ishte dhe është human dhe njerëzor, që shqiptarët e të gjitha trevave kudo ku janë, të kenë të bashkuar shpirtin dhe zemrën. Kam marr pjesë aktive në formimin e disa shoqatave kulturale “shqiptare-italiane”, në shumë qytete të Italisë, nga veriu në jug dhe jam antare nderi në shumë nga këto. Ka dy vjet që jam antare nderi dhe e bashkimit të shoqatave shqiptare -arbereshe, me seli në Rimini dhe me president dr. Alban Krajën.

Njëkohësisht i jam bashkuar që në oret e para Lidhjes Shqiptare në Botë dhe në Kongresin e parë të kësaj lidhje, që u mbajt në Prizren, më 26-27 Nëntor të vitit 2001 më kanë nderuar duke më zgjedhur anëtare e Këshillit Kombëtar.

– Per devocionin e veprimatrine tuaj humatare e shoqerore ju therrasin «Nene Tereza e Triestes ». C’efekt ju ngjall nje “emertim” i tille?

Më duket një emërtim shume i lartë dhe nuk e di sa e meritoj. Unë gjithcka që kam bërë dhe bëj e kryej me gjithë shpirt dhe jo për të marrë tituj. Ajo që kam hequr unë nuk dua që të përseritet tek të tjerët. Mundohem tua zbus dhimbjen atyre që e kanë. T’ju them sinqerisht nuk me vjen mirë të flas për këtë temë.. nuk kam menduar ndonjeherë se do numeroja “mirësite “ apo ndihmat e mija humane që nga 1990 e këtej ketu apo në Atdhe. Mendoj se kështu veprojmë të gjithe në këtej nga na ka hedhur fati mbasi kemi nevojë shumë për ndihmën dhe dashurinë e njeri-tjetrit.

– Motoja juaj eshte Ju kam vellezer, me thoni moter” – dicka me teper?

Me mire po ju them poezine me kete titull

Ju quaj vëllezër

Më therrisni motër

Më jepni besën

T’ju jap unë dorën

Në shpirt të bëhemi

edhe më të mirë

Të ndezim dritë

ku kemi errësirë!

Dhe tokës sonë

me dhëmbje mbuluar

T’i mbretërojë e mira

Paqe e bekuar!

Poezi kushtuar Vitore Stefa- Leka

Kush te njohu dhe s’te cmoi…

Kush te pa t’falenderoi

Ke s’ndihmove e uruar

Moj shqiptarja e bekuar …!

Shkojne vitet pale e rradhe

Plakjen kurre s’ke per t’a pare…

Ti ke lindur per te mira

Moter e nene Vitoria !

….Je,dhe ngelesh MIRESIA..!

 

Dy papa Benediktët dhe Shqipëria

Që nga dita e 29 shtatorit të këtij viti, që Papa Benedikti XVI i deklaroi hapur ambasadorit tonë në Vatikan, zotit Rrok Logu, se Selia e Shenjtë dhe ai, si kreu i saj, e mbështesin pa rezerva anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin e Europian, shumë media vizive dhe të shkruara e komentuan në përgjithësi këtë deklaratë jo si një lajm të rëndësisë së veçantë, por si një lajm gati rutinë. Arsyeja e këtyre komenteve mund të jetë nga më të ndryshmet, por ne me këtë rast nuk kemi objektiv t’i analizojmë këto, pasi menduam të bëjmë një koment krejt ndryshe, por me lidhje historike në mes Selisë së Shenjtë dhe shqiptarëve. Papa Benedikti XVI, në mes të të tjerave pati deklaruar se “Shqipëria aspiron me të drejtë për t’u integruar në Bashkimin Europian, pasi ajo ndihet e lidhur jo vetëm për arsye gjeografike, por edhe për arsye kulturore e mbi të gjitha historike, që Vatikani i di më mirë se askush tjetër… prandaj edhe mbështetja jonë”, vijoi ai, “do të jetë maksimale…”. Duke parë këtë deklaratë në kontekstin historik, ne shqiptarëve menjëherë na shkon mendja se Papa Benedikti XVI nuk është i pari papë që del hapur në mbrojtje dhe ndihmë të vendit tonë, madje si për koinçidencë ne mund të kujtojmë se ishte paraardhësi i tij (në emër) Papa Benedikti XV, i cili gjatë viteve 1919-1920 deklaron hapur mbështetjen e Selisë së Shenjtë për tërësinë territoriale të Shqipërisë të vitit 1913, ku këtë deklaratë e lëshon pikërisht në sy të dy përfaqësuesve të kombit tonë, Atë Luigj Bumçit dhe patriotit Mehdi Frashëri, të cilët kishin shkuar për ta takuar, si anëtarë të delegacionit tonë në Konferencën famëkeqe të paqes në Paris. Pas kësaj, me ndihmën e zotit të Tokës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Selisë së Shenjtë dhe trimërisë së pashoqe të shqiptarëve, u ruajt nga lakmitë shoviniste kjo Shqipëri që kemi sot. Sidoqoftë, mbështetje të vazhdueshme nga Selia e Shenjtë e krerët e saj ne kemi pasur vazhdimisht, duke përfshirë edhe Papa Gjon Palin II, madje kjo në shumicën e kohës ka ndodhur në momentet më tragjike të shqiptarëve, kur ata sundoheshin nga diktatura komuniste, e cila mbështetjen e quante diversion e qëllimkeqe, gjë që nuk ishte e vërtetë, pasi lidhjet e shqiptarëve me Selinë e Shenjtë janë të pamohueshme, pasi në themelet e saj ka gjakun e sakrificat e rreth 600 martirëve e shenjtorëve, ka kontributin e katër papëve me origjinë shqiptare, si dhe shpatën e shenjtë mbrojtëse të saj në shekullin XV, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun, dhe mbi të gjitha engjëllin lajmëtar të mëshirës e mirësisë, Nënë Terezën… Gjithsesi, mbështetja e Papa Benediktit XVI, për ne shqiptarët është një ogur i mirë, pasi e tillë i shte edhe mbështetja e Papa Benediktit XV në vitet 1919-1920… le të shpresojmë.

Ndue Bacaj, Jozefin Gilaj

 

Mbi trevën e Kabashit

Kohët e fundit doli në qarkullim libri “Rrapja”, vështrim historiko-etnokulturor i komunës Rrape. Autori lindi në Kabash, në vitin 1963. Shkollën 8-vjeçare e kreu në Kabash, pastaj kreu të mesmen në qytetin e Pukës. Studioi dhe u diplomua në degën Gjuhë-Letërsi në Shkodër. Ka qenë mësues, drejtor shkollash dhe aktualisht është Kryetar i Komunës Rrape, e cila përfshin 9 copë katunde, të cilat falë aftësive i ka drejtuar me mjaft profesionalizëm.

Në vitin 2006, nisur nga dashuria për vendlindjen, Ndue Gjoni i paraqitet lexuesit me librin “Rrapja”, i cili ka një rëndësi të veçantë për njohjen e mëtejshme të trevës së Kabashit. Autori, në fletët e para na ka paraqitur objektet për emblemën e Komunës së Rrapjes, ku fitoi varianti i “Gurit të Shenjtë” dhe shqipja dykrenare e Lek Dukagjinit, që e ka pasë selinë në Kabash. Në vazhdim, autori na paraqet figurën e Prendush Gegës, poetit të Kabashit, “Artistit të Merituar” (pas vdekjes). Aty janë paraqitur disa këngë të shkruara dhe të kënduara nga Prendushi, si “Kanga për shkollën e Iballes, 1903”, “Kanga për Rrethimin e Shkodrës, 1913” etj.

Me mjaft vërtetësi artistike përshkruhet portreti i Prendushit te “Mrizi dhe Kroni i Prendushit”:

Te Kroni i Prendushit, ku uji buronte,

Nën hijen e mrizit me çifteli këndonte,

Bashkë me tufën, aty mrizonte.

Si rrjedha e kronit jeta vazhdon,

Dhe kurrë Kroni Prendushit s’shterron.

Si rrjedha e kronit jeta vazhdon,

Edhe vargu popullor, kurrë s’shterron!

Në libër përshkruhet Ukë I. Lluka, ish-oficer karriere, “Qytetar Nderi” i Komunës RRApe. Ishte Kryeplak fisi dhe i shtëpisë së Vojvodës së Kabashit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Uka mbajti ekuilibrin midis forcave ndërluftuese tue evitue gjakderdhjen. Mbas viteve ’90 Uka u mor me pajtim konfliktesh për gjakmarrje. Uka la pas trashëgimtarë të edukuar dhe të kulturuar, të cilët e mbajtën lart figurën e babës së tyre. Autori ndalet te lufta për çlirimin e Rrapes, për heroizmin partizan, ku përmend dëshmorët Kadri Zogu e Malë Shaqiri. Po atë mbrëmje, në lagjen “Pezhve” vritet Met Hasa “Hero i Popullit” dhe Halil Qela, dëshmor.

Autori përmend historikun e shkollës së Kabashit dhe të disa shkollave të tjera në Buhot, Blinisht, Bicaj, Rrape, qysh nga viti 1918-1931, duke mbajtë edhe qëndrime ndaj ish-politizimeve. Në historinë e hershme, autori shënon se Hani i Rrapes ka funksionuar qysh herët në antikitet, pastaj edhe në vazhdimësi me rrugën e Prizrenit. E përmendur është aty te Hani edhe “Gështeja e Rrapes”, me moshë më se 400-vjeçare, e shpallur edhe si “Monument Kulture”, e cila ka edhe një vjershë të bukur:

Kujtoj me mall, Gështejën e Rrapjes

Eh, shumë herë u takuem bashkë

N’mes t’acarit edhe t’vap’s

Kurrë ti s’na ke lanë jashtë.

Por tash nuk ban ma hije

Pse deg’t tuja jan tuj u tha?

A pse t’mori historia

E në libra duhet me t’pa?!

Autori e ka shoqëruar librin me mjaf pamje piktoreske të natyrës së bukur e të mrekullueshme të Komunës, e me disa nga njerëzit më të shquar e të shkolluar. Mendoj se në këtë pikë mund të kishte ba diçka më tepër e shpresoj se në botimet e tjera ka për ta përmirësuar. Duke përfunduar i uroj autorit Ndue Gjoni suksese të mëtejshme, vepra të tjera për historinë dhe kulturën e Komunës Rrape dhe trevave përreth. Urime!

Zef Koliqi

 

RADOFARMA sfida e farmaceutikes shqiptare

Te imponohet qe ne momentine pare kur futesh ne mjediset e saja. “Radofarma”, kompania farmaceutike shkodrane, ne tere kuptimin e fjales ka lulezuar ne qytetin me lashte me mjediset qe ofron. Nje siperfaqe qindra metra katror e gjelberuar dhe e sistemuar, qe do ja kishte zili cdo ndermarrje homologe ne cdo vend te Bashkimit Evropian. E nderkohe, bisnesmeni i mirenjohur me shpirt human, i sukseshmi edhe ne kete sfere Paulin Radovani, te heq cdo dyshim teksa te pohon se gjithcka eshte menduar dhe realizuar sipas standarteve te Bashkimit Evropian. “Radofarma” ka sjelle dhe implementuar tashme ne Shkoder, Evropen te cilen ne shqiptaret e ndjekim pas prej mese 16 vitesh. 4 flamuj prane e pare, ai i Evropes se Bashkuar, Shqiperise, SHBA-se dhe Italise, i paraprin standarteve qe ne i pame vete dhe nje pjese te tyre, ju keni mundesi ti konsatoni permes pamjeve por edhe ketij shkrimi, i cili kurrsesi, nuk mund te shpalose te gjithe ate qe perfshin ne vetvete “Radofarma”.

Mjediset e brendeshme, te ndrertuara sipas modeleve me te perparuara te industrise farmaceutike boterore, te imponojne menjehere rregulla rigoroze. Ne asnje nga mjediset, nuk mund te futesh ashtu sic vjen nga jashte. Vetem pasi je “dizinfektuar”, duke larguar cdo lidhje te mundshme me mikrobet e jashtme dhe pasi je pajisur me veshje speciale nga koka tek kembet, mund te besh nje vizite te udhehequr nga vete presidenti i “Radofarmes”, Paulin Radovani. Eshte nje cikel i mbyllur, qe nga prodhimi i antibiotikeve dhe deri tek ambalazhimi i tyre dhe kudo eshte vendosur sigla e njohur “sipas standarteve CE” te Bashkimit Evropian. Pajisjet jane me modernet, fjala e fundit e teknologjise farmaceutike, ndersa stafi me i pergaituri dhe i kualifikuari edhe jashte Shqiperise. Eshte nje investim gjigant ne te gjitha kuptimet dhe ne vazhden e investimeve unikale, te cilat tashme nga bisnesmeni Radovani, po i japin frymemarrje jo vetem qytetit, por edhe qarkut te Shkodres dhe Veriut te vendit.

Por “Radofarma” ka edhe nje vecanti tjeter, jep garanci per prodhimet e saja, te cilat kane te bejne drejtperdrejte me jeten e njeriut. Jetojme ne nje nje kohe, por edhe vend, ku cilesia e ilaceve, le shume per te deshiruar. Medikamente jocilesore, por edhe te skaduara, kane rrezikuar dhe po rrezikojne jeten e njerezve. Ne shume raste, farmacistet, me apo pa shkolle, te mesuar apo te sajuar, justfikohen me idene se ilacet vijne nga vende te huaja dhe ne nuk marrim pergjegjesi per cilesine e tyre po edhe per daten e skadences, e cila ne shume raste, manipulohet apo edhe mbulohet me ndonje etikete “te rastesishme”. Gjithe kesaj skeme, “Radofarma” nje here e mire, i mbyll rrugen. Nuk eshte thjeshte respektimi i te gjithe standarteve te BE-se qe thame me siper, por edhe fakti se “Radofarma” eshte nje kompani shkodrane, shqiptare, qe prodhimin e sj, kryesisht e ka per bashkekombasit dhe jo sic mund te ndodhe me kompanite e huaja, te cilat “shqiptarin” e shohin si qytetar te dores se dyte, qe mund te gelltise ilace jashte standarteve. Medikamentet e “Radofarma” kane kaluar me sukses edhe proven e konsumatorit evropian, duke marre vleresime maksimale. Por ka edhe nje garanci me shume ne kete drejtim. Pronari Paulin Radovani, ka dhene prova te shumta te zhvillimit te bisnesit human, ne sherbim te qytetareve. Kolapsi i disa viteve me pare, mbase e detyroi te filloje gjithcka nga e para. E serish ne qytetin e tij, per ti dhene mundesi jetese bashkeqytetareve te tij. Gjate ketyre viteve, Radovani kishte mundesine, qe me kushte edhe me te mira, te zhvendoste bisnesin e tij, edhe jashte Shqiperise. Por ai qendroi, me gjithe kushtet shume te veshtira qe iu krijuan, mungesen e energjise elektrike, ne burokracive te ndryshme. Ai e shtriu bisnesin e tij dhe perseri ne Veri, per ti dhene shanse edhe banoreve te Pukes e me gjere.

Suksesi i “Radofarma”-s eshte i garantuar. “Moti i mire, shihet ne mengjes”, thote nje fjale e urte dhe pa me te voglin dyshim, “Radofarma” eshte nje sfide e hapur per industrine farmaceutike dhe me te gjitha, nje siguri e larte dhe e testueshme per cilesine e prodhimeve te saja. Me jeten, nuk mund te hidhet lotari, duke konsumuar ilace qe duhet te te shpetojne jeten, por mund te ta marrin ate! “Radofarma” eshte zgjidhja e ketij shqetesimi, per te gjithe ata qe kane nevoje per medikamente cilesore dhe efektive! Ne e pame dhe vertetuam kete!

BD

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu