“Nuk e vrau varka por Edi Rama”. Të enjten protesta para kryeministrisë edhe PD e Partia e Lirisë gati ti bashkohen

0

Nuk e vrau varka por shteti. Nëpër rrjetet sociale i është bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën që do të organizohet të enjten ora 19:00 para kryeministrisë.

“Nuk e vrau varka por shteti” shkruhet në pankartën ku bëhet thirrje për të protestuar shoqëruar dhe me foton e një fëmije.

dërkohë kësaj proteste pritet ti bashkohet edhe opozita.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi përmes një postimi në facebook shkruan se Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku sot familjen Avdia, që humbi vogëlushen 7-vjeçare.

“Është koha për t’i treguar këtij regjim kriminal, që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është Zot i fateve të veta!” shkruan Blushi.

Edhe PD përmes një njoftimi për shtyp inkurajon çdo demonstrim civil dhe u bashkohet në indinjatë, të gjithë atyre shqiptarëve që zgjedhin çdo formë proteste, që nga statuset në rrjete sociale, te vigjiljet e solidaritetit dhe daljet publike të unifikuara, për tragjedinë e familjes Avdia, që humbi vajzën 7-vjecare.

“Protestat kundër dorës së shtetit që mbyll sytë e fëmijëve janë zëri i të gjithë të dhunuarve nga ky pushtet që nga thirrja ‘nuk keni parë gjë akoma!’.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu