Nuk është dhëndri i Donal Trump, por oligarku Shefqet Kastrati pas projektit të Sazanit?!

0

Disa ditë më parë një nga mediat serioze britanike “The Times’’ në një reportazh për Shqipërinë e quan vendin tonë një mini Dubai ku pastrohen paratë e krimit në sektorin e ndërtimit. Ky shkrim nuk është rastësi por një opinion që ndërtohet në Europë lidhur me ekonominë shqiptare dhe lulëzimin e ndërtime në Shqipëri. Europa e shikon Shqipërinë si një ”lavatriçe” ku pastron para të pista më shumicë.

Hapësirën që të ofron Shqipëria për të pastruar para po e përdorin më shumicë biznesmenët shqiptarë, ata që rëndomtë quhen oligarkë. Ka shumë dyshime se para të drogës, para të korrupsionit janë duke u investuar nga këta oligarkë në sektorin e ndërtimit dhe në turizëm. Një investim i dyshimtë që u trumbetua nga qeveria Rama si mega projekt është dhe porti i Durrësit sëbashku me ndërtimet e reja që do të ndërtohen atje. Për këtë projekt u zgjodh një kompani arabe si “‘Alabar” dhe jo një kompani evropiane. Ky projekt është edhe sot i mbushur me mister se kush po investon në të vërtetë në Durrës. Gojë të liga thonë që pas projektit në Durrës fshihen njerëz të politikës nga të dy krahët që nëpërmjet Alabarit do të pastrojnë paratë e korrupsion në një super investim.

Prej disa ditë janë mbushur mediat shqiptare me lajmin se dhëndri i ish-presidentin amerikan Donald Trump do të investoj një mega projekt në ishullin e Sazanit. Dhëndrin i Trump, Jared Kushner, në CV e tij të pasur nuk rezulton që të jetë një investitor në ndonjë projekt të ngjashëm dhe kjo shton shumë dyshime nëse është ai investitori i vërtetë në Sazan. Sipas lajmit të mediave amerikane thuhet se investitor do të jetë një fond arab. Edhe në këtë rast dalin në skënë arabët çka të bën të dyshosh fort se pas “arabëve” mund të fshihen oligarkët shqiptarë.

Kushner në një intervistë për Bloomberg deklaroi se në planet e tij të investimit përfshihen resortet turistike në Sazan dhe Zvërnec. Madje për zhvillimin e këtyre projekteve dhe një tjetri në Beograd, ai thotë se do të investojë 1 miliardë dollarë amerikanë.

Investimet do të kryhen nëpërmjet kompanisë me seli në Majemi, Affinity Partners me mbështetjen nga vendet arabe. Sipas planit të Kushner, në Zvërnec do të ndërtohen mijëra njësi akomodimi në funksion të turizmit, ndërsa në ishullin e Sazanit do të ngrihen njësi akomodimi luksoze të markës Aman.

“Sazani është një nga bregdetet më unikë që kam parë ndonjëherë në botë”, tha Kushner, që planin e investimit për në Shqipëri e ka hartuar bashkë me ish ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

“Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë kudo në botë,” tha Kushner.

Por ne si media duhet të dyshojmë në deklaratë dhe përmbajtje që i përcillet publikut shqiptar.  Një detaj i rëndësishëm dhe që është publikuar sëfundim nga dhëndri i Trump është takimi që ai ka pasur me biznesmenin Shefqet Kastrati, ku thuhet se Kushner ka marr të dhëna dhe mendime nga Kastrati.

Ja çfatë thotë artikulli i “ The New York Times’’ lidhur me takimin Kushner Kastrati: “’Kushner dhe Grenell kanë bashkëpunuar ngushtë me një miliarder ekzekutiv biznesi shqiptar të quajtur Shefqet Kastrati dhe djalin e tij, Musa Kastrati.

Investimet e tyre përfshijnë një koncesion për të drejtuar aeroportin ndërkombëtar në Tiranë, një zinxhir pikash karburanti në Shqipëri dhe hotele dhe biznese të tjera, sipas bashkëpunëtorëve të biznesit dhe zotit Kushner.

“Ata na kanë ndihmuar të kuptojmë koston e ndërtimit dhe si të operojmë në nivel lokal”, tha zoti Kushner në një intervistë.

Në tetor 2022, Shefqet Kastrati bleu një shtëpi prej 7.5 milionë dollarësh në Indian Creek, Fla., tregojnë të dhënat e tokës, një pronë që është afër vendit ku jetojnë tani Trump dhe Kushner.

Familja Kastrati gjithashtu vitin e kaluar bleu një hotel në seksionin Brickell të Miami për 55 milionë dollarë nga familja mbretërore e Katarit.

Musa Kastrati, në një intervistë, tha se roli që kompania e tij familjare do të luante në projektet shqiptare të zotit Kushner nuk ishte ende i qartë, por ndoshta do të përfshinte ndihmën për ndërtimin e disa prej komplekseve.

Kastrati po ashtu konfirmoi se në dhjetor të vitit 2022 ka vizituar Mar-a-Lago, resortin dhe rezidencën e Trump në Florida, me Grenell dhe se gjithashtu ka takuar shkurtimisht Trump kur ish-presidenti mbërriti teksa po darkonin. Kastrati tha se nuk ka diskutuar për marrëveshjen e mundshme me Trump.

Grenell ka përdorur vazhdimisht Instagramin dhe llogari të tjera në rrjetet sociale për të promovuar turizmin në Shqipëri dhe për të lavdëruar zotin Rama, kryeministrin”-thuhet në artikull.

Pasi shohim këtë panoramë lindin disa pyetje që kërkojnë përgjigje nga Edi Rama, Shefqet Kastrati dhe Kushner.

  1. A po e përdor Rama dhëndrin e Trump si në Mc Gonigal duke i ofruar para dhe aksione biznesi në këmbim që të marrë influence pushteti pranë familjes Trump?
  2. A e ka paguar Richard Grennell Edi Rama që të afrohet me dhëndrin e Trump?
  3. Pse ka dal në skenë një fond arab si në rasti e projektit të Durrësit, dhe a do ndërtohet projekti i Sazanit me paratë e oligarkëve shqiptarë?
  4. Pse Dhëndri i Trump takoi Shefqet Kastratin dhe cila është lidhja midis tyre?
  5. A po përdor Rama paratë e Shefqet Kastratit për të blerë dhëndrin e Trump për interest e veta politike?
  6. A është Shefqet Kastrati investitori i vërtetë në Sazan?

Këto pyetje që presin përgjigje të bëjnë të dyshosh fortë se në Sazan ka një projekt me shumë dritë-hije. Fakti që opozita shqiptare nuk ka folur se në mes është dhëndri i Trump por më shumë se përflitet emri i një biznesmeni shqiptar si Kastrati që “paguan” edhe nga opozita, e bën edhe më të mistershëm fabulën se çfarë po luhet me projektin e Sazanit.Timoni.al

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu