Nuk është Kandahar, por Tirana e Ndranghetës dhe Lali Erit (Video)

0

Të gjithë e mbajnë mend Erion Veliajn se si përbetohej në fushatën për zgjedhjet e 14 majit për përkujdesin e veçantë që tregonte për qytetin. E ndërsa kërkonte mandatin e 3-të si kryebashkiak, Veliaj tundte si flamur pastërtinë e Tiranës.

Aq e fortë është propaganda e Veliajt, sa edhe Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e fundit të Asamblesë, i kushtoi jo pak minuta në fjalimin e tij, pikërisht pastërtisë së Tiranës, kryeqytetit europian, sikundër e cilësojnë Rilindasit e Bashkisë.

E ndërsa hapësirat publike pothuajse janë asgjesuar dhe në qendrën e Tiranës kanë lulëzuar shumëkatëshet, periferia ngjason me një qytet të dalë nga lufta. Pamjet e mëposhtme nuk i përkasin ndonjë qyteti në Ukrainë, që është sulmuar ushtarakisht nga Rusia. Nuk janë as në Kandahar, as në ndonjë lagje qyteti që është në luftime.

Pamjet janë në Kombinat, 15-20 minuta larg qendrës së Tiranës. Është “Rruga e Qelqit” për të cilën Bashkia ka vendosur t’a rikonstruktojë, por duke ia lënë në derë banorëve çdo mbeturinë të mundshme.

Traseja e rrugës ka përfunduar, tashmë pritet vetëm shtresa e asfaltit, ndërsa dhera dhe mbetje të tjera janë grumbulluar në një shesh. Çdo ditë rritet sasia e mbetjeve, askush nuk mendon për ti larguar. Ndoshta Bashkia e Veliajt po mendon se si mund të shndërrojë në një kodër mbeturinash një shesh, pranë banesave të qindra qytetarëve, që nuk kanë luksin të jenë rreth e rrotull qendrës, për të pasur vëmendjen e Kryebashkiakut.

Video e mëposhtme ndoshta është pasqyra më e mirë se si një kryebashkiak, ndoshta i ngopur me pushtetin e administrimit të një qyteti, tani ka nisur të eksperimentojë, nëse është i aftë ose jo të krijojë edhe kodra mbeturinash.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu