“Nuk ka Kuvend të PD në 2 shtator”/ Bardhi: Nuk ndjek agjendën e Bashës në Facebook

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe grupimi i tij nuk e njeh Kuvendin e 2 shtatorit, i thirrur nga kryedemokrati, Lulzim Basha.

Në një komunikim me gazetarët, ai tha se ndjek statutin e partisë dhe jo agjendën e Bashës në Facebook-un e tij.

“Kuvendi njeh vetëm rregulloren e Kuvendit që është ligji mbi të cilin vepron Kuvendi i Shqipërisë. Nuk ka rëndësi se çfarë bën secili prej deputetëve, e rëndësishme është se çfarë bëjnë shumica e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Cilido mund të çojë edhe letra, edhe shkresa, edhe pse unë nuk besoj që kemi nevojë për ndasi. E përsëris, ne kemi nevojë për bashkim forcash në përballjen me Edi Ramën. Kush vendos të vazhdojë lojën në opozitë, praktikisht e përjashton veten nga të qënurit opozitar.

Cili Kuvend? Nuk kam dijeni për çfarë bën zoti Basha sepse nuk ndjek faqen e tij të Faceboook-ut. Ajo që unë di me siguri, është që nesër, më 2 shtator nuk ka Kuvend Kombëtar të PD-së. Cilido deputet është i lirë të bëjë çfarë dolloj takimi, mbledhje, është në të drejtën e tij. Por Kuvendi Kombëtar i PD-së thirret sipas statutit të partisë dhe sipas rregullave të bashkëjetesës në parti. Nesër nuk ka asnjë mbledhje të tillë”, theksoi ai

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu