Nuk meritoni inat, por mëshirë

0
Shkruan Ornela Pepushaj Vukaj
Në djall shkoni ju
që nuk e respektoni dhimbjen e huaj,
ju që gjeni kënaqësi në bisedat mes kafeve
që fillojnë e mbarojnë duke përgojuar
e gjykuar…
Ju,
ju që tregoni me gisht secilin
që nuk ndjek rregullat e librit tuaj të pashkruar!
Në djall, më degjoni,
shkoni në djall nese dhimbja e dikujt është gëzimi juaj
nese zëmrat tuaja nuk kanë vend për dashuri
e terbimi e inati ju kanë verbuar …
nuk i bëni kujt gjë, jooo
se kunder jush do kthehet dhe mllefi juaj!
E rënd gaboheni,
gaboheni nese mendoni se do arsyetohem
para gjykimit tuaj të pështirë!
Do heshtë,
se fjalët nuk i meritoni.
Siç nuk meritoni inat, as terbim,
veç meshirë..
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu