Dokumenti i pavarësisë “në vend të sigurt”

0

Shkruan Kastriot Dervishi

Doktor Stiliano Grigor Nosi, (1917-1984) djali i vëllait të Lef Nosit ishte mjek me famë në qytetin e Elbasanit. Ai u arrestua më 17.8.1945 dhe u përfshi në një proces së bashku me të tjerët: Vasil Grigor Nosi, Marko Menahem (hebre), Fahrije Haveriku, Xhemal Farka dhe Adem Samuri, të akuzuar për strehim dhe mbështetje të Lef Nosit gjatë kohës që ai kërkohej nga regjimi komunist.
Doktor Nosi u dënua me 3 vjet burgim, të cilën e vuajti të plotë. Në hetuesinë e tij, ai përmend faktin se në Bankën e Shtetit, “si vend i sigurt” ndodheshin dokumente e libra me rëndësi të posaçme për historinë e Shqipërisë.

Disa fjalë të tjera janë fshirë në mënyrë të çuditshme. Në vitin 1948 kasaforta u çel dhe u mor nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Gjurmët e dokumentit kryesor janë së paku deri në vitin 1968. U veçua nga grupi tjetër i dokumenteve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu