Shkruan Zef Ndreka
Shqiptarët duhet të kuptojnë më në fund misionin e siglës BF, që vetëm për Berishën dhe Metajn nënkupton Bashkimi për Fitore. Ndërsa për gjithë të tjerët dhe ku futën socialistë e demokratë, për Shqipërinë ai rezulton: Bashkë Fundosemi!
Bashkë fundosemi, mbetët për të gjithë pa përjashtim, majtas e djathtas, pasi vendi ynë me Oktapodët në krye vetëm kështu ruajnë statusquonë, me pseudo opozitë Berisha-Meta dhe Kryeministër Rama.
Por tashmë dallimet i majtë e i djathtë në Shqipëri janë krejtësisht të pa dukshme. Nuk kanë diferenca as programatike, as ideologjike!
Në këtë vend nuk ka pra, as të majtë as të djathtë, sepse Oktapodët Rama-Berisha-Meta kanë mbetur në skene dhe kanë gllabëruar gjithçka.
Këto janë oktapodët e korrupsionit ku përmblidhen bashkë të majtë e të djathtë, të gjithë me slloganin Bashkë Fitojmë , sipas parimit të tyre:”Hajde të vjedhim bashkë”.
Tashmë këto oktapodë së bashku me oligarkët zotërojnë pothuaj tërësisht ekonominë dhe financat e vendit.
Oligarkët bëjnë lojën e tyre të urdhëruar nga tre Oktapodët, financojnë çdo gjë për interesin e tyre, statusquonë.
Për të mashtruar e mbajtur lehtësisht nën tutelë popullin, oligarkët kanë financuar e blerë mediat vizive e të shkruara, portale pa fund.
Ndërsa në Shqipëri elitën intelektuale e shohim të mbetët si përherë në mes katër rrugëve. Kjo elitë deri tani ka dështuar sa herë ka testuar të provoje apo të sjellë ndryshime. Ajo ka humbur betejat ose ka përfunduar e dorëzuar dhe e “mbytur” në detin e madh e të fund të korrupsionit.
Sot, më shumë se asnjëherë ka dal në pah nevoja urgjente për ndryshim total, e cila po uluret nëse duhet shpetuar apo jo ky vend.
Bashkimi i hapur dhe i fshehtë majtas-djathtas ka asfiksuar çdo gjë në Shqipëri. Ka marrë peng ekonominë , kontrollin financiar, por edhe politikën. Kjo së pari duhet kuptuar dhe nga kjo duhet mbështetur elita politike apo intelektuale, nese ka mbetur gjë pa ikur jashtë vendit apo pa u kapur akoma nga oktapodët. Shumë prej tyre janë kthyer nga interesi Rama-Berisha, nga MAFJA e këtij vendi.
E djathta sot, pra PD-ja, duhet të marrë në dorë me urgjencë Vendimin e Gjykatës, ku juridikisht është ndarë shapi nga sheqeri! Mungesa e këtij vendimi e ka bërë mish-mash opozitën.
Sot në skenë kanë dalë shumë krime, mbi të gjitha, ka dalë KRIMI I MADH SHTETROR ME PASURINE KOMBETARE. Pa zgjidhjen e kësaj katrahure nuk ka të ardhme vendi (me radhë nafta, bakri, kromi, energjia elektrike, turizmi etj).
Bashkë Fundosemi – kështu fundoset ky vend totalisht, me ikjen me shumicë të shqiptarëve dhe me ardhjen me shumicë të të huajve, nën maskën e OKTAPODIT të ri, atë të gjoja-TURIZMIT.
Në të vërtetë shohim se ky vend po shitet!
Të na rrojë mashtrimi i madh: GLOBALIZMI..!