Shkruan Sokol Pepushaj
Olta Xhaçka, logjikisht, i mori “plaçkat” dhe u nis…
Olta u bë “heroina” antiamerikane që i del në pritë Sali Berisha
Meqë provokimi i konflikteve sociale përmes idiotësive diplomatike se “po përgatiten procedurat për largimin e ambasadores amerikane Yuri Kim” dështoi, Babloku thirri në ndihmë Sali Berishën, që të bëjë ‘kokë turku’ Oltën!
Me një reputacion në ‘ngjitje’, Berisha po ringjall të “vdekurit” e vet për të “vrarë” kundërshtarët e ambasadores amerikane.
Kjo formë politikëbërje ngjit dhe ngjiz në fshatin tonë, sa kohë askush nuk e vendos dot pikën mbi i, se më vlerë kanë kufomat e gjalla apo të gjallët e vdekur, më antiamerikanë janë ata të pushtetit apo të opozitës, më horra e lavire ka nëpër zyra apo nëpër rrugë e studio televizive.
Këtej kanë para e pushtet edhe të gjallët edhe të vdekurit.
Nuk dihet sa brezni kanë siguruar këta pasi të ‘ngordhin’, por edhe ata që kanë ikur në Ferr, dhe janë shumë, kanë bërë pasuri të çmendura dhe pasardhësve u kanë lënë paswordin e pushtetit.
Babloku ka mbyllur gojët e hapura me shtëllunga lëmoshe, kurse Saliu u jep frymë viktimave që enden si shpirtra të keqinj ‘derë më derë’, sa edhe Gjykata Kushtetuese po bën gati “gropën” për Olta Xhaçkën, në i interesoftë Bablokut, sa për t’i thënë ambasadores Yuri Kim, ja kjo që llapi kundër teje, iku për lesh…
Kryeministri specialist i provokimeve konfliktuale, ka blerë haptas diplomacinë, shkërdhatokracinë, median dhe ka ç’organizuar opozitën. Të tëra janë në “arkivol” dhe tek koka u rri me shami nën hundë Babloku.
Edhe pse të “vdekur”, para e pasuri u jep Babloku sipas punës.
Dilni pyetni nga sa rroga përfitojnë debilët idiotë të ekraneve të krimit, që nuk kanë haber fare nga gazetaria.
Secili më merhum se tjetri, më servil e sahan lëpirës, nuk ka shanse të shkruajë për bankat e grabitura, inceneratorët, Call Centrat, Abi Bank, dosjet e rënda kriminale, por veç të gicilojnë Bablokun se pse po ju vonon rrogën e tretë a të katërt si lehës pranë qeverisë. Se jo vetëm në Tiranë, por edhe në provincë, gazetarucët e hartimeve të mafies mediatike, më qyqari merr rrogë ne dy ekrane televizive, në një bashki dhe në një shkollë.
Medet për ta, japin edhe mësim dhe ankohen për vonesë rrogash!
Këto monstra, kacavirren si majmunët mbi banane nëpër “lëpirëset” e Bardh Spahisë, Lali Erit, Tigrit, Ujkut, Belindës apo Oltës që ja numëron orët Saliu qysh ditën që doli partizane kundër ambasadores amerikane Yuri Kim.
Gjykata Kushtetuese kërkoi kohë sa të bëhen gati formalitetet e të numërohen milionat e dollarëve që ka përfituar i shoqi i saj si investitor strategjik i qeverisë së gruas së vet.
Po vërtetë për përfitim të fondeve Publike Kushtetuesja heq mandate deputeti?
Tingëllon qesharake kjo, pasi secili ministër ka dinastinë e vet që përlajnë miliona dollarë të fondeve publike, nga Vermoshi në Konispol. Hajdutët më potencial me mandate deputeti ose imunitet zyrtari i kemi, e nuk është dhia e zezë Olta Xhaçka. Të gjithë e dinë, edhe diplomatët e huaj këtu në Tiranë, se ende Sali Berisha e mjaft të akuzuar të tjerë mbajnë pasaporta diplomatike që ua ka “toleruar” vetë kjo, ministrja Olta Xhaçka.
Prandaj u gjet Saliu t’i shërbejë Ramës, të ngjallë të vdekurit e tij e të kërcënojë me heqje mandati Oltën që “sulmoi” ambasadoren Yuri Kim.
Kështu Babloku ka një “armë” staliniste në dorë, një konflikt fals me qeverisjen e keqe, pra me vetveten.
Pse Rama shkon deri në “zgrip” të pushtetit?
Se është strategji e vjetër kjo. Enver Haxha sajonte “armiq” brenda kampit dhe i zhdukte. Edhe Saliu po ashtu. Nga e njëjta substancë vjen edhe Babloku.
Fundin të keq e ka edhe ky, por të shtyjë sa të shtyjë, tjetër “shteg” nuk ka. Është në provën e fundit, si u shkarkua si nuk u shkarkua ministrja, i mjafton të sajohet ideja idiote, më votoni mua, se jemi para shfaqjes së shëmtuar; Olta Xhaçka “heroina” antiamerikane dhe Sali Berisha që mbron Yuri Kim./Pamfleti