Olta Xhaçka ka përfituar 10500 metra tokë shtetërore në bregdet, me firmë të Ramës

0

Kryetari  i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi duke folur për mediat nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me padinë për mandatin e Olta Xhaçkës, është shprehur se, Edi Rama është duke mbrojtur veten e tij, sepse me firmën e tij i ka dhënë 10500 metra tokë shtetërore në bregdet, Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj.

‘Ne po kërkojmë që të gjykojë në themel provat dhe të konstatojë papajtueshmërinë e mandatit.

Sa i takon, avokatit dhe vetë zonjës Xhaçka, ne e kemi dëgjuar edhe të themi se investimi i saj po kryhej në një pronë private.

Por hetimet e SPAK provuan se ajo ishte një pronë publike e grabitur përmes dokumenteve të falsifikuara. Një pronë shtetërore në bregdet, ishte falsifikuar duke i kaluar në bashkëpronësi ish-ministres, deputetes Xhaçka dhe bashkëshortit të saj.

Pak rëndësi ka se çfarë thotë personi i prekur nga kjo gjë, e rëndësishme është që dokumentet janë aty.

Olta Xhaçka jo vetëm ka përfituar të drejta dhe favore në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, por mbi të gjitha ka përfituar një pasuri publike prej 10500 metër katrorë tokë, pronë publike në bregdet me firmë personale të Edi RAmës.

Në këtë rast, Edi Rama nuk mbron vetëm Olta Xhaçkën, por edhe veten, sepse në shkelje të ligjit dhe kushtetutës ka bërë investitor strategjik, familjen e saj, zonjën Xhaçka dhe bashkëshortin e saj’, tha Gazment Bardhi për mediat.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu