Operacioni “Metamorfoza”, gazetari bën paralajmërimin e fortë: SKY ECC do trondisë, goditje deri lart

0

Gazetari i Eni Ferhati duke folur pwr operacionin “Metamorfoza” dhe aplikacionin SKY ECC, tha se nga zbardhja e bisedave të aplikacionit, Prokuroria e Posaçme merr gati çdo ditë nga Franca biseda ku shfaqen shtetas shqiptarë.

Sipas informacioneve, nga këto biseda gazetari thekson se fshihen dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë që kanë përdorur këtë aplikacion me fokus të veçantë.
“Është një sfidë për SPAK-un që këto biseda komprometuese t’i kthejë në provë, pra t’i faktojë. SPAK-u ka administruar biseda shqetësuese për mënyrën e mendimit kriminal, deri ku shkonte guximi i grupeve kriminale”, shtoi Ferhati.

Nga ana tjetër, ai tha se në këtë aplikacion planifikohej të vidhej një sasi e madhe droge në magazinat e policisë së shtetit. Megjithëse kjo ngjarje nuk ka ndodhur, ky mbetet vetëm një nga disa episodet brenda aplikacionit që përfshijnë atentate droge dhe veprimtari të tjera të paligjshme që kanë trazuar punën e organeve ligjzbatuese.

Në përfundim gazetari tha se do të ketë një rekurs në Gjykatën e Lartë të të gjithë personave nën akuzë dhe do të jepet një vendim unifikues për vijueshmërinë e operacionit që mbetet akoma nën hetim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu