Opozita e ashpër me Albin Kurtin për marrëveshjen e Ohrit

0
Kosovo's Prime Minister Albin Kurti, center, waves to the media at the arrival to a meeting with EU High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Josep Borrell and EU Special Representative Miroslav Lajcak, at North Macedonia's lakeside resort of Ohrid, on Saturday, March 18. 2023. Western officials are hoping for progress this weekend in EU-mediated talks between Serbia's and Kosovo's leaders, in a new attempt to ease decades of tensions between the Balkan wartime foes and solve one of Europe

Shkruan Bleona Dallaveraj

Reagime të ashpra ka ngjallur marrëveshje e arritur të shtunën mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Krerët e partive opozitare, e kanë quajtur mashtrim dhe vazhdim të konfliktit të ngrirë me Serbinë. Madje, kryeministri kosovar është cilësuar edhe si tradhëti ndaj Kosovës.

Opozita, shoqëri civile, ish-kryenegociator e shumë personalitete tjera kanë reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së arritur në Ohër, të shtunën, mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit Aleksandër Vuçiq.

Krerët opozitarë, kanë thënë se gjithçka që kishte premtuar se nuk do e pranonte Kurti, lëshoi pe ndaj Serbisë.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se pranimi i aneksit të zbatimit të planit evropian, është i dëmshëm për Kosovën dhe së këtë më së rëndi do ta përjetojnë brezat e ardhshëm.

“Përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qytetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhë konfliktin e ngrirë me Serbinë. Marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë.”, ka shkruar Krasniqi.

Për ndërrime qëndrimesh të parin e shtetit e kanë kritikuar edhe nga LDK-ja.

Kryetari i saj Lumir Abdixhiku ka thënë se pajtimi i Kurtit të shtunën në Ohër, Kosovës i shtoi shumë derisa këtë të fundit e ka quajtur edhe mashtrues.

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë. Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më.”, ka shkruar Abdixhiku.

Ish krye negociatorja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri ka thënë se Kryeministri Kurti ka bërë gabim historik, derisa i ka ftuar deputetët e Kuvendit ta përmirësojnë, siç ka thënë ajo, këtë gabim të tij.

“Kosova e fitoi luftën ndaj Serbisë, Kryeministri Kurti e dështoi Kosovën në tavolinë historikisht dhe strategjikisht. Pranoi  marrëveshjen pa njohje me Serbinë, me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe.  Kuvendi i Kosovës dhe deputetët duhet ta bëjnë korigjimin e këtij dështimi historik duke mos miratuar këtë marrëveshje; të mos lejojnë këtë kapitullim të Kosovës përballë Serbisë, por ta jetësojnë kapitullimin e Serbisë në Kumanovë në 1999, të cilën e arritëm me luftën, gjakun  dhe diplomacinë e mençur të shqiptarëve.”, tha Edita Tahiri – Ish negociatore e Dialogut Kosovë Serbi.

Frashër Krasniqi i PSD-së ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.

Takimi Kurti-Vuçiq në Ohër ishte i dyti me radhë brenda një muaji, pas atij të zhvilluar në Bruksel me 27 shkurt, ku edhe u pajtuan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve mes dy vendeve./Gazeta10

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu