Opozita protestë mbarëshqiptare para Ambasadës Amerikane pas skandalit të shefit të FBI

0

Opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta pritet të zhvillojnë një protestë kombëtare.

Afati nuk është përcaktuar ende, por pritet në javët e para të shkurtit dhe ka zera se do zhvillohet para ambasades amerikane, qe të flitet diçka rreth skandalit te shekullit, se ka vetem heshtje e dyshime nga thuajse gjithe shqiptaret.

Berisha dhe Meta po diskutojnë datën menjëherë pas skandalit që ka plasur për hetimin dhe arrestimin e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Protesta do të mbahet në bulevard, por ajo do zhvillohet pasi të denoncohet fort skandali i ndodhur në SHBA.

Kujtojmë se pas zbulimit të skandalit për bashkëpunim me rusët, deklarim të rremë dhe pastrim të parave të pista, që vuri në pranga zyrtarin e FBI-së, opozita ka denoncuar lidhjet e tij me kreun e qeverisë shqiptare.

Opozita pretendon se Rama ka korruptuar Charles McGonigal dhe e ka përdorur atë për hetime kundër opozitës në SHBA.

Për lidhjet e kryeministrit me zyrtarin e FBI-së, kryetari i PD-së Sali Berisha ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor.

Nga ana tjetër, vetë Rama mohoi të ketë lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj Charles McGonigal

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu