Opozita publikon himnin e protestës/ Kënga që do shoqërojë qytetarët në 12 nëntor

0

Publikohet himni i protesës së 12 nëntorit e thirrur nga Partia Demokratike dhe Fronti i Shpëtimit Kombëtar.

Himni shoqërohet me pamje ku shfaqet jeta e vështirë me të cilën përballen shqiptarët dhe kundërpërgjigjia që ata dhanë me pjesëmarrjen masive në  protestën e 7 korrikut.

Me moton “Shqipëria në rrezik”, Partia Demokratike i bën thirrje të rinjve, burrave dhe grave të protestojnë më 12 nëntor, kundër shpopullimit, miliona eurove vjedhje të taksave të tyre, kundër shtypjes së të drejtave ekonomike, mbijetesës, papunësisë, varfërisë, kundër luksit qeveritar përballë skamjes, kundër mbylljes së shkollave dhe mohimit të drejtës për t’u shkolluar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu