Dështon fjala e kreut të shtetit në parlamentin e Shqipërisë. Pasditen e sotme në nisje të seancës plenare, Presidenti kishte planifikuar që të fliste përpara deputetëve, por opozita nuk e liroi foltoren.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u kërkoi deputetëve të grupit të Sali Berishës që të largohen, por Gazment Bardhi dhe të tjerët nuk u bindën edhe pasi iu tërhoq vëmendja. “Ndjesë Presidentit që për shkak të opozitës pamundësohet fjalë në Kuvend” tha ajo.