Opozita Shqiptare synon 20 nga 37 mandatet që ka Tirana

0

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM për Qarkun e Tiranës Klevis Balliu tha në MCN Live se PD vjen me një program dhe një model amerikan të fushatës, duke synuar të paktën 20 mandate në Tiranë.

Ai u shpreh se nuk i beson sondazhet, pasi në ditën më të keqe të saj, kur Berisha nuk ka pasur logon, kanë fituar 15 mandate në Tiranë.

Balliu theksoi se nga ana tjetër Rama ka kryer shkelje të fushatës, si përdorimi i fëmijëve për fushatë, apo përdorim të administratës dhe parave sipas të vjedhura nga shqiptarët.

Sipas Balliut, Rama flet për 2030-ën pasi po kërkon të gjejë një korridor marrëveshjeve për të shpëtuar kokën e vet.
“Ne vijmë me program, s’vijmë me llafe, për të zgjidhur problemet e shkaktuara nga Rama. Mandatet në Tiranë i shikoni në 11 maj. Ne e shikojmë në terren, ku është PS? PS s’ekziston, këta krijuan Rilindjen, Rilindja ishte 5D, Veliaj, këta janë në burg. Këta kanë shumë lekë, por c çfarë lekësh kanë? Lekët që u kanë vjedhur shqiptarëve.

Vetëm sot ka bërë një shkelje, fushatë me fëmijë, çfarë është kjo?! Nuk merret administrata dhe nxënësit e shkollave në ditë jave, të mbushet një stadium. Vetëm unë kam bërë 5 denoncime për shkelje e Kodit Zgjedhor. SPAK-u duhet të shkonte sot te stadiumi. Kemi konstatuar shkelje flagrante, përfshirë dhuratat e qeverisë. S’doni ta besoni? Dëgjoni Erion Braçen. Rama flet për 2030, e ka të qëllimshme, sepse është një luftë për të gjetur një korridor marrëveshjeve për të shpëtuar kokën e vet.

Edhe vet hapja e fushatës tonë, që kishte një pamje ndryshe nga herët e tjera. Është një farë amerikanizimi i fushatës, është modeli Trump, filozofia Trump, e djathtë, konservatore. Në Astir nëse dje kanë fituar do humbin. Njësia 3 është nga më të varfëruara të Tiranës. Në 14 maj kur ishte pika më e dobët e PD, që s’kishim as logon, kemi marrë 150 mijë vota, 15 mandate, në ditën më të zezë. Kjo parti e ka treguar që ka një bazë. Jam kurioz sa lekë ka marrë ai që nxori sondazhin për 12-të mandate”.

Ai theksoi se në programin e PD ka pika që mbështesin të rinjtë që hapin biznese, ku për një vit ata s’do paguajë asnjë taksë, dhe s’do paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit.

Balliu tha se me krijimin e Bankës së Zhvillimit do ketë fonde të veçanta për invesitor nën 25 vjeç. Ai vuri në dukje se do të hiqet taksa progresive e aplikuar nga PS, duke rikthyer taksën e sheshtë.

Balliu foli për një paketë dhembshurie, për rritjen e rrogave dhe pensioneve, dhe hapjen e një fakulteti të dytë të Mjekësisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu