“Turp, s’merren vesh me njëri-tjetrin”/ Reagimet në Kosovë për seancën e parlamentit

0

Qytetarë e Kosovës shprehen të zhgënjyer me partitë politike pas dështimit për konstituimin e parlamentit në seancën e 15 prill, që duhet t’i hapte rrugën krijimit të qeverisë së re.

Ata e shohin fajin tek të gjithë palët, teksa insistojnë të arrihet ndonjë marrëveshje për kapërcimin e ngërçit.

Më 15 prill, legjislatura e nëntë nuk arriti të miratonte raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. Kjo, pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan nga anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, të ofrojnë dorëheqje formale nga postet ekzekutive.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po atë ditë përmes një letre njoftoi Kuvendin se ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Megjithatë, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, argumentuan se dorëheqjet duhet të ishin paraqitur më herët, në bazë të Ligjit për Qeverinë – që thotë se dorëheqjet duhet të dorëzohen një ditë para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, që u bë më 27 mars – dhe nënvizuan se ata nuk mund të shkonin në seancë për të bërë betimin si deputet, duke mbajtur poste ekzekutive.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu