Shkruan Jozefina Topalli:
Pa asnjë provë as fakt, pas 3 vitesh hetime të iniciuara nga Taulant Balla;
në skadencë të afateve ligjore,
në shkelje të tmerrshme të Kushtetutës,
në përpjekje të minimit të demokracisë, përmes vjedhjes së emrit e vulës së Partisë, sulmi brutal politik kundër kryetarit të PD, zotit Sali Berisha është në fakt një sulm kundër opozitës dhe çdo qytetari.
Pas 3 dekadash përpjekje për të ndërtuar shtet e demokraci, me uljet e ngritjet e saj, dëgjoj atë që është e paimagjinueshme: – sulmohet ish kryeministri, që ka mbi 10 vite që ka ik nga kjo detyrë, se ka zbatu programin e tij politik për të cilën është votuar.
Pas 3 dekadash, nga rënia e diktaturës, në një precedent të tmerrshëm, kërkohet kufizimi i lirive të kryetarit të opozitës pa asnjë provë si dhe pa kërkuar autorizimin e Kuvendit.
E thënë ndryshe:
– Duan të zevendesojnë Republikën Parlamentarë me Republikën e prokurorëve.
Tamam si në 1945!
Kjo nuk është çeshtje për Kryetarin Sali Berisha.
Askush nuk do pyes më, për liritë e të drejtat e qytetarëve.
Dhe të gjitha këto në emër të popullit e të drejtësisë.
Tamam si në ’45.