Kreu Blog Faqe 21

Nga besëlidhja tek shteti, 582 vjet flakë dhe llogaridhënie

0

Shkruan Naim Flamuri

Kombi nuk bahet në rehati. Kombi nuk rritet në komoditet, as në kolltuqe të buta e duar të papastra. Kombi bahet në flakë. Në flakën e maleve që digjeshin, në gjakun që lagte gurin, në betimin që nuk thyhej as kur shpata varej mbi kokë. 582 vjet më parë në Lezhë nuk pati banket, pati vendim për mbijetesë. Princat shqiptarë nuk u mblodhën për lavdi, por për shpëtim. Zgjodhën Gjergj Kastriotin Skënderbeun, jo sepse ishte më i zëshmi, por sepse ishte më i forti në karakter. Sepse kombi nuk bahet në rehati.

Skënderbeu u rrit në oborrin e armikut. U detyrua të ndërrojë fe, të luftojë për Perandorinë Osmane, të mbajë armën kundër atyre që i ngjanin. Por zemrën nuk ia pushtuan dot. Dhe kur u kthye, nuk u kthye për luks. Nuk u kthye për fron të artë. U kthye për flakë. U kthye për sakrificë. Sepse kombi nuk bahet në rehati. Për 25 vjet u dogjën kështjella, u derdh gjak, u mbushën varre. Por u mbajt besa. U mbajt fjala. U mbajt qëndresa. Dhe pikërisht aty, në atë ferr të përditshëm, u farkëtua identiteti ynë. Jo në tavolina të mbushura, jo në pazare politike, jo në mendjemadhësi të rreme. Në flakë.
Sot armiku nuk vjen me jatagan. Vjen me korrupsion. Vjen me hajni. Vjen me buzëqeshje të rreme e xhepa të fryrë. Vjen me premtime që shuhen sapo fitohet pushteti. Dhe ne rrezikojmë të harrojmë një të vërtetë të thjeshtë: kombi nuk bahet në rehati. Nuk mbahet me retorikë patriotike një herë në vit. Nuk mbahet me flamuj në festa e me heshtje përballë padrejtësisë. Nuk mbahet me mendje madhështi të rreme e kotsi boshe. Mbahet me drejtësi. Mbahet me ligj. Mbahet me ndëshkim për hajnat. Mbahet me llogaridhënie pa përjashtime. Nëse shteti bëhet pronë private, nëse drejtësia blihet, nëse i riu largohet jo nga frika e luftës por nga mungesa e shpresës, atëherë jemi duke e fikur vetë flakën që na bëri komb. 582 vjet pas Besëlidhjes së Lezhës, pyetja nuk është a kemi histori. Pyetja është: a kemi karakter? A jemi të gatshëm të djegim korrupsionin me ndershmëri? A jemi të gatshëm të mbrojmë ligjin si dikur u mbrojtën kështjellat? Sepse kombi nuk bahet në rehati. Bahet në sakrificë. Bahet në flakë. Dhe mbahet me drejtësi. Historia nuk na kërkon duartrokitje. Na kërkon përgjegjësi.

Gjermania ‘i vë vijën e kuqe’ Edi Ramës: Pa hetuar ministrat për korrupsion, Shqipëria nuk kalon testin e BE-së

0

Zgjerimi është rikthyer si një përparësi kryesore në axhendën e Bashkimit Evropian.

“Anëtarësimi i shteteve të reja anëtare në vitet e ardhshme është një perspektivë realiste”, tha Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, para një audience kur vizitoi Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë më 4 mars, por paralajmëroi se “edhe BE-ja duhet të përgatitet.”

Debati për zgjerimin e Bashkimit Evropian rikthen në fokus edhe pozicionin e Shqipërisë në procesin e negociatave. Analiza të publikuara në qarqe politike gjermane theksojnë se progresi i vendit mbetet i kushtëzuar nga një raport kyç i Komisionit Evropian dhe nga mënyra si institucionet shqiptare trajtojnë korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes.

Sipas Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë, Shqipëria do të vazhdojë të konsiderohet nën një prag kritik deri në momentin kur të marrë një Raport Vlerësimi të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) pozitiv nga Komisioni Evropian.

Ky raport përbën një hap formal për të kaluar në fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave.

Në të njëjtën analizë theksohet edhe shqetësimi i Berlinit për trajtimin e rasteve të fundit të korrupsionit në Shqipëri. Qëndrimi gjerman për këtë çështje paraqitet më i ashpër krahasuar me disa vende të tjera anëtare të BE-së.

“Berlini po i trajton rastet e fundit të korrupsionit të profilit të lartë në Tiranë më rreptë se shumë shtete të tjera anëtare të BE-së. Ai dëshiron që ministrat e dyshuar jo vetëm të shkarkohen nga qeveria, por edhe të hetohen siç duhet nga prokurorët specialë”, deklaron Gjermania.

Ky qëndrim sugjeron se reagimet politike ndaj skandaleve nuk konsiderohen të mjaftueshme pa një proces hetimor të plotë nga institucionet e drejtësisë.

Në lidhje me ecurinë e negociatave, dokumenti thekson rëndësinë e raportit IBAR për fazën tjetër të procesit të integrimit.

“Sapo Shqipëria të kalojë këtë raport IBAR, i cili është kushti formal për të filluar mbylljen e kapitujve të negociatave, ajo mund t’i bashkohet Malit të Zi, së bashku me Islandën, si pjesë e një marrëveshjeje pakete zgjerimi e cila mund të përfshijë gjithashtu një status të veçantë ‘para-anëtarësimi’ për Ukrainën dhe Moldavinë”, thuhet në reagim.

Në analizën mbi zgjerimin përfshihet edhe Serbia. Qeveria e drejtuar nga Merz ka kërkuar të mbajë të hapur perspektivën e integrimit për Beogradin, pasi një pjesë e politikës gjermane e lidh integrimin e gjithë rajonit me pranimin e vendit më të madh të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, zhvillimet e fundit në Serbi kanë krijuar paqartësi. Mospërmbushja e angazhimeve për sundimin e ligjit, përplasjet me studentët protestues dhe raportet e vazhdueshme me Rusinë kanë bërë që përparimi i negociatave të shihet si politikisht i pasigurt për momentin. Në këtë situatë, përparimi i Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Evropian mbetet i lidhur me rezultatin e raportit IBAR dhe me aftësinë e institucioneve për të trajtuar korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit.

Debati pas dyerve të mbyllura

Pas dyerve të mbyllura, zyrtarë të nivelit të lartë dhe politikanë nga CDU/CSU pranojnë se zgjerimi i BE-së duhet të shihet përmes “logjikës gjeopolitike”.

Në të njëjtën kohë, ata theksojnë gjithashtu nevojën për zbatimin e kritereve të Kopenhagenit dhe një qasje të bazuar në meritë ndaj vendeve kandidate, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Pyetja kryesore nga gjermanët është se si të përshpejtohet procesi i Ukrainës, e cila nuk do të jetë në gjendje të përmbushë të gjitha kërkesat e zakonshme të ndara në “kapituj” të negociuar dhe të renditur, duke ruajtur një qasje të bazuar në meritë.

Për momentin, atmosfera në Berlin është më e hapur ndaj elementëve inovativë në kuadrin e pranimit që mund ta bëjnë procesin më dinamik dhe të ofrojnë më shumë substancë për integrimin gradual të vendeve kandidate, duke e mbajtur ende anëtarësimin e plotë si qëllim përfundimtar.

Kancelari Friedrich Merz nuk ka treguar ende interes të mjaftueshëm për zgjerimin e BE-së. Deri më tani, vëmendja e tij ndaj këtyre çështjeve ka qenë shumë e kufizuar dhe sporadike, kryesisht e nxitur nga raste diplomatike dhe impulse të jashtme. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai iu përgjigj një pyetjeje të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, me një bindje kaq personale, duke thënë se ndihej “gjithnjë e më i pakëndshëm” me qasjen aktuale ndaj zgjerimit.

BE-ja duhej të ringjallte strategjinë e saj, shtoi kancelari, në lidhje me afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor “gjithnjë e më shumë” me BE-në “dhe, në fund të fundit, [t’i ketë ato] si anëtarë”.

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut/ Sot votimi në Kuvend për dy raportet të PS që e don hajduten në Parlament dhe PD që e don në burg

0

Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë mbi fatin e ish-ministres Belinda Balluku. Në orën 10.00, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes, një çështje që pritet të shoqërohet me debate dhe tensione politike.

Sipas njoftimit të rendit të ditës, kjo pikë do të jetë e para në axhendë, menjëherë pas nisjes së seancës në orën 10:00.
Prokuroria e Posaçme, i ka kërkuar Kuvendit autorizim për arrestimin e Ballukut, duke argumentuar se deputetja ka intimiduar dëshmitarë dhe mund të përbëjë rrezik për provat në hetim.
Megjithatë, Partia Socialiste, i ka dalë në krah deputetes së saj dhe ka vendosur të refuzojë kërkesën e SPAK, duke mbajtur qëndrimin kundër heqjes së imunitetit.

Kuvendi i Shqipërisë, ka publikuar agjendën e punimeve të seancës së 12 marsit, ku pritet të diskutohet kërkesa për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.
Sipas agjendës së Kuvendit, para prezantimit të dy raporteve të përgatitur nga PD dhe PS në Këshillin e Mandateve, do të shprehet deputetja Belinda Balluku.

Më pas opozita do të paraqesë raportin e hartuar nga anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Gjithashtu dhe shumica parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do të paraqesin qëndrimin e tyre dhe më pas do të hidhet për votim.

Ky projektvendim kërkon shumicë të thjeshtë votash për miratim.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, ka paralajmëruar se do të këmbëngulë për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke e konsideruar këtë një test për drejtësinë dhe për luftën kundër korrupsionit.

Për shkak të qëndrimeve të forta politike nga të dyja palët, priten përplasje dhe tensione gjatë seancës plenare, ndërsa paralelisht opozita ka paralajmëruar edhe protestë jashtë Parlamentit.

Ish ministri socialist Arben Malaj thirrje për rebelim brenda PS: Rama i etur për gjak, do ua pijë juve

0

Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të rebelohen ndaj shefit të tyre Edi Rama. Në një intervistë për Syri TV, Malaj kishte një paralajmërim të fortë për ligjvënësit e mazhorancës.

Një ditë para seancës ku do të vendoset për imunitetin e Belinda Ballukut, Malaj deklaroi qartë se në një bllokim i mundshëm i kërkesës së SPAK do të rrezikojë integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ish-ministri socialist deklaroi se shteti është i kapur nga krimi dhe renditi miliardat e humbura nga buxheti i shtetit për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes.

“O zotërinj, doni të rrini besnik të Ramës, rrini, por Rama ka treguar që është i etur për gjak politik. Sapo të forcohet më shumë, aq më shumë gjak do thithë nga ju. Ramës duhet t’i dalin përballë disa burra në politikë. Janë 83 veta edhe nja sa i ka nga partia tjetër, 89 veta. O zotërinj, tani, në qoftë se ti betohesh me kushtetutë që do bëj gjithçka për vendin tim dhe bën gjithçka për karriken tënde që kushtëzohet nga humori i Ramës, kjo është tradhti, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. 10 veta po të jenë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, të abstenojnë. Ata e kanë vendosur sot që abstenimi quhet përjashtim. Nuk përjashton dot Rama sepse sa më shumë të përjashtojë, aq më i dobët bëhet. Por të kenë një burrëri, burra dhe gra ndaj vendit të tyre”, tha ai.

Malaj komentoi edhe tërheqjen nga gara të kompanisë së vetme ofertuese për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano dhe akuzoi drejtuesit më të lartë, që nga kryeministri i vendit për mungesë transparence për këtë project strategjik.

Malaj theksoi se rënia e tenderit për Porto Romanon lë të hapur debatin për të ardhmen e një prej aseteve më të rëndësishme strategjike të vendit

Protesta e Opozitës Shqiptare para Kuvendit kundër mbrojtjes së Belinda Ballukut nga drejtësia/ Ambasada e SHBA mesazh qytetarëve amerikanë: Shmangni zonën, rrezikon akte dhune

0

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar qytetarët amerikanë lidhur me protestën e nesërme të opozitës, në orën 10:00, para Kuvendit në Rrugën “George W. Bush”.

Sipas njoftimit të ambasadës, protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë Parlamentit, ndërsa protesta mund të shtrihet edhe në zonat përreth dhe pranë institucioneve qeveritare.

Ambasada paralajmëron se gjatë orëve para dhe gjatë zhvillimit të tubimit pritet një prani e shtuar e forcave të policisë, si dhe bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në zonë. Për këtë arsye, personeli i Ambasadës së SHBA-së është këshilluar të shmangë demonstratën.

“Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt”, thuhet në njoftim.

Ambasada thekson gjithashtu se protesta mund të zgjerohet në rrugët dhe ndërtesat qeveritare përreth, duke shkaktuar devijime dhe bllokime të trafikut.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin zonat ku zhvillohet protesta dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve të zbatimit të ligjit, si dhe të monitorojnë mediat lokale për informacionet më të fundit.

Në njoftim theksohet gjithashtu se qytetarët duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të kenë prioritet sigurinë personale nëse ndodhen në qytet.

Ndër rekomandimet e dhëna janë shmangia e ngjarjes, vëmendja ndaj rrethinës, kufizimi i shpërqendrimeve si përdorimi i telefonave apo kufjeve në publik, si dhe mbajtja e një plani emergjence ose strategjie daljeje. Ambasada këshillon gjithashtu qytetarët të mbajnë një profil të ulët gjatë kësaj periudhe.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të enjten, më 12 mars 2026, në orën 10:00 të mëngjesit. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë ndërtesës së Parlamentit në Rrugën George W. Bush. Protesta mund të zgjerohet në zonat përreth dhe në ndërtesat qeveritare. Pritet një praninë e shtuar e policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestës. Personeli i Ambasadës së SHBA-së është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në rrugët dhe ndërtesat qeveritare përreth, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut, devijime dhe bllokime rrugësh. Udhëzimi ynë i vazhdueshëm është të shmangni zonat e protestës. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilent dhe prioritizoni sigurinë personale. Forconi masat tuaja të sigurisë duke praktikuar zakonet e mëposhtme:

Veprimet që duhet të ndërmerren:

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje;

Kini parasysh rrethinën tuaj;

Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik;

Monitoroni mediat lokale;

Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje;

Mbani një profil të ulët.

Sali Berisha, forcë apo pengesë politike?

0

Shkruan Zef Ndreka

Një nga çështjet më të mëdha të politikës shqiptare sot, është diskutimi nëse Sali Berisha është realisht forca që mban gjallë opozitën, apo është pengesë për rikthimin e saj në pushtet.
Për ta analizuar këtë, shtrojmë pyetjen:
Pse disa demokratë mendojnë se vetëm Berisha e mban gjallë opozitën?
Një pjesë jo e vogël e demokratëve e shohin Berishën si figurë të pazëvendësueshme, e shohin si lider me bazë të fortë elektorale pasi
ai ka ende një mbështetje të konsiderueshme në strukturat tradicionale të Partia Demokratike dhe arrin të mobilizojë militantët dhe strukturat lokale.
Në të vërtetë, Berisha është një figurë me përvojë politike. Ai është një nga politikanët më jetëgjatë në Shqipëri dhe për shumë mbështetës, sidomos foltoristë, përfaqëson përvojë dhe aftësi përballjeje me kundërshtarët.
Disa e shikojnë edhe si faktor bashkimi për një pjesë të elektoratit opozitar. Pas përçarjes së opozitës, Berisha për disa, vazhdon të mbahet ende figura që mban të bashkuar një pjesë të rëndësishme të votuesve antiqeveritarë.
Por vjen natyrshëm pyetja tjetër:
Pse shumë të tjerë mendojnë se Berisha është pengesë për rikthimin e PD-së në pushtet?
Sepse Berisha ka konsum politik shumë të madh. Ai ka qenë në politikë për më shumë se tre dekada dhe për shumë qytetarë ai përfaqëson një cikël të mbyllur politik, herë si Sekretarë i PPSH-së, e më pas si kryetar i PD.
Ai konsiderohet pengesë për rrotacion, për shkak të konfliktit me drejtësinë dhe partnerët ndërkombëtarë. Problemet me drejtësinë dhe sanksionet ndërkombëtare për të, e bëjnë më të vështirë për të mos thënë të pamundur, që opozita të ndërtojë një imazh të ri.
Gjithashtu, Berisha përbën realisht vështirësi për të zgjeruar elektoratin për shkak të sjelljes së tij prej më shumë se tre dekada dhe PD-ja si parti që synon të fitojë zgjedhjet, duhet të marrë vota edhe nga qytetarët e pavendosur, jo vetëm nga baza militante.
Kështu, nga të gjitha sa theksuam, sot është krijuar një dilemë në opozitën shqiptare që pa Berishën, opozita rrezikon të humbasë një pjesë të madhe të strukturës dhe energjisë politike, por me Berishën, opozita e ka të vështirë të zgjerojë mbështetjen dhe të krijojë një imazh të ri.
Kjo është arsyeja kryesore pse kriza brenda Partisë Demokratike ka qenë dhe është kaq e gjatë dhe e thellë.
Pra, me Berishën, apo pa Berishën!
Pyetja e radhës që më duket e rëndësishme në këtë analizë:
A do të arrijë të transformohet opozita rreth një brezi të ri politik, apo do të vazhdojë të mbetet e lidhur me figurat historike të tranzicionit si Berisha, Shehu, Topalli etj?

Pas presionit amerikan zbythet Edi Rama/ anulohet procedura për Portin e Ri të Durrësit

0

Pas kritikave nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, procedura e tenderit për ndërtimin e Portit të Ri tregtar në Porto Romano në Durrës është anuluar.

Sipas raportimeve në media këtë të mërkurë, procedura është anuluar me argumentin se kompania e vetme e mbetur në garë Archirodon nuk paraqiti ofertën financiare brenda afatit të përcaktuar (9 mars 2026).
Ndërkohë ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi Dhoma Amerikane e Tregtisë i dërgoi Edi Ramës një e-mail në adresën elektronike ku e këshillonte të bëjë një hap pas në lidhje me Portin e Ri.

Emaili u dërgua nga Grant Van Cleve, kreu i Dhomës Amerikane, i cili theksonte ndër të tjera se një port me kapacitete të kufizuara në Durrës do të rrezikonte seriozisht projektin e Korridorit 8, një korridor me rëndësi strategjike për transportin dhe lëvizjen në rajon.

“Portet ndërtohen një herë në shekull dhe gabimet strategjike të bëra në ndërtimin e tyre mund të ndikojnë fatin e një vendi për një shekull. Nëse Porto Romano ndërtohet në shkallën e kufizuar aktuale, Korridori 8 do të dështojë strukturalisht, dhe flukset e mallrave në Evropën Juglindore do të vazhdojnë të kapen nga Pireu dhe Selaniku, duke e lënë Shqipërinë jashtë sistemit kryesor logjistik të Mesdheut për shekullin e ardhshëm”,– theksohej në e-mail.

Pra përmes e-mailit Van Cleve kërkonte shtyrjen e tenderit për Porto Romanon, në mënyrë që projekti të rishikohet mbi bazën e parametrave ekonomikë dhe strategjikë që do të garantonin funksionimin e plotë të Korridorit 8.

 “Kërkojmë me respekt që tenderi për Porto Romanon i planifikuar për 9 mars të shtyhet dhe të rishikohet bazuar në kërkesat më të fundit të NATO-s dhe të Korridorit 8”, thuhej në e-mail.

Por çfarë deklaronte Edi Rama dy ditë më parë në lidhje me e-mailin e amerikanëve?

Gjatë një mbledhje me Grupin parlamentar të PS Edi Rama deklaroi se, Porto Romano, sipas tij, ishte një plan strategjik që kishte krijuar xhelozi. Referuar e-mailit të amerikanëve ai u shpreh se kush mendon se mund ta ndalojë Porto Romanon i ka bërë llogaritë gabim.

“Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi. Xhelozitë janë të zakonshme mes vendeve që janë në stade të caktuara zhvillimi. Ata që e luftojnë projektin, ata që nuk po lënë gurë pa luajtur për ta bllokuar projektin dhe ne i dimë kush janë. I kanë bërë llogaritë gabim sepse projekti do bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Evropian, për çdo gjë tjetër jam të C”, shprehej Rama.

Por mesaduket, është Rama ai i cili i ka bërë llogaritë gabim. Pasi vetëm pak ditë nga dërgimi i e-mailit duket se është tërhequr nga projekti.

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit nën hetim nga SPAK

Dosja tenderuese për ndërtimin e Portit të Integruar të Durrësit në Porto Romano, me vlerë rreth 400 milionë euro, është referuar për hetim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Referimi është bërë në formën e një kallëzimi penal, ku ngrihen dyshime për shkelje të rënda të ligjit të prokurimit publik, favorizim të një subjekti të vetëm dhe konflikt interesi.

Sipas kallëzimit, e vetmja kompani që u la në garë dhe u ftua të paraqiste ofertë ishte ARCHIRODON, e regjistruar zyrtarisht si filial qipriot, por që në komunikimet publike është prezantuar si kompani greke me seli në Holandë. Në dokument thuhet se kompanitë e tjera ndërkombëtare pjesëmarrëse janë skualifikuar që në fazën e parakualifikimit, pa iu dhënë mundësia të dorëzonin ofertë ekonomike.

Në kallëzim pretendohet se skualifikimet janë bërë për “pasaktësi të vogla në dokumentacion dytësor” ose përmes interpretimeve të diskutueshme të rregullave të tenderit, ndërsa ndaj kompanisë së mbetur në garë është aplikuar trajtim më tolerant. Për këtë arsye, në SPAK janë kallëzuar drejtues institucionesh dhe zyrtarë publikë, me pretendimin se kanë favorizuar një subjekt të paracaktuar.

Një pjesë e rëndësishme e kallëzimit lidhet me rolin e kompanisë Royal Haskoning DHV (RH), e cila, sipas dokumenteve, është kontraktuar nga Autoriteti Portual Durrës për hartimin e dokumenteve të tenderit, vlerësimin e ofertave dhe supervizimin e punimeve, me një kontratë shërbimi të lidhur përmes negocimit të drejtpërdrejtë, me vlerë mbi 12 milionë euro. Në kallëzim thuhet se kjo kontratë është lidhur në shkelje të ligjit, pasi RH ishte njëkohësisht edhe kompania që kishte hartuar projektin teknik të portit, çka përbën konflikt interesi sipas legjislacionit në fuqi.

Po ashtu, referohet se Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe grupet monitoruese kanë konstatuar shkelje dhe mangësi serioze në punën e dorëzuar nga RH, megjithatë kompania është rikthyer sërish në kontraktim për shërbime të tjera, përfshirë prokurimin dhe supervizimin.

Në kallëzim ngrihen dyshime edhe për mënyrën e përjashtimit nga gara të disa prej kompanive më të mëdha ndërtuese në botë, përfshirë konsorciume ndërkombëtare nga Kina, Belgjika, Franca, Italia dhe Holanda, të cilat, sipas pretendimeve, plotësonin kriteret teknike dhe financiare. Ndërkohë, sipas kallëzimit, është e paqartë se si subjekti fitues ka përmbushur kriteret e kërkuara, duke pasur parasysh mungesën e referencave për punime të ngjashme.

Një tjetër element i përmendur është fakti se ARCHIRODON ka qenë ofertuesi i vetëm dhe në fazën e parë nuk ka depozituar garancinë bankare prej rreth 8 milionë eurosh, e cila më pas është hequr si kërkesë kur procedura është rihapur. Po ashtu, sipas kallëzimit, kompania ka kërkuar që pagesat të mos kryhen në lekë dhe që arbitrazhi të zhvillohet jashtë Shqipërisë, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Në dokument përmenden edhe dyshime për përfshirjen e një kompanie shqiptare si partnere ose mbështetëse në përgatitjen e ofertës, kompani e cila, sipas kallëzimit, ndodhet nën hetim për tendera të tjerë me vlerë rreth 120 milionë euro në sektorin e infrastrukturës.

SPAK pritet të shqyrtojë kallëzimin dhe dokumentacionin shoqërues për të vlerësuar nëse ka elementë të veprave penale, si shpërdorim detyre, shkelje e barazisë në tendera dhe korrupsion. Deri në një njoftim zyrtar nga organi i akuzës, çështja mbetet në fazën e verifikimit paraprak.

Pas 13 muajsh në qeli, Erion Veliaj do të njihet me aktet hetimore të dosjes me 28 mijë faqe

0

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në seancën e parë të gjyqit në themel, SPAK ka urdhëruar Byronë Kombëtare të Hetimit që t’i dërgojë në qeli kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të gjitha aktet hetimore të dosjes ndaj tij.

Sipas informacioneve, pasditen e së martës materialet hetimore, të përbëra nga 72 fashikuj me rreth 28 mijë faqe, janë transportuar me një furgon drejt burgut të Durrësit, ku Veliaj po mbahet në arrest.

Gjykata e Posaçme vendosi më 9 shkurt kalimin për gjykim të dosjes që përfshin Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 28 persona të tjerë, përfshirë edhe disa shoqëri tregtare.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa Prokuroria e Posaçme kishte dërguar kërkesën për kalimin e dosjes për gjykim rreth pesë muaj më parë.

Ndaj Veliajt janë ngritur disa akuza, përfshirë korrupsion pasiv në nëntë raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Sipas prokurorisë, për rastet e dyshuara të korrupsionit ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme shuma monetare dhe pasuri të paluajtshme nga kompani që kanë marrë leje ndërtimi ose kanë përfituar fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion pasiv në nëntë raste, si dhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.

Ndërkohë, biznesmenët e përfshirë në dosje akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, si dhe për fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, ndërsa ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Spanja tërheq ambasadoren nga Izraeli

0

Spanja ka tërhequr përfundimisht ambasadoren e saj në Izrael dhe ka ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Tel Avivin.

Vendimi u mor nga qeveria në Madrid në mbledhjen e fundit të kabinetit dhe parashikon që përfaqësimi spanjoll në Izrael të zbresë në nivel të ngarkuar me punë. Masa vjen si reciprocitet pasi Izraeli kishte bërë të njëjtën gjë me ambasadën e tij në Madrid.

Ambasadorja spanjolle në Izrael, Ana Salomon, ishte thirrur për konsultime në shtator dhe që prej asaj kohe ndodhet në Spanjë.

Vendimi shënon një tjetër hap në përshkallëzimin diplomatik mes dy vendeve. Për të rikthyer marrëdhëniet në nivel të plotë diplomatik, Spanja do të duhet të emërojë një ambasador të ri dhe të marrë miratimin e autoriteteve izraelite.

Baton Haxhiu: Edi Rama nuk do t’i tolerojnë më prokurorët e SPAK, çfarë pritet…

0

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për refuzimin e mazhorancës për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut, sipas kërkesës së SPAK.
Sipas Baton Haxhiut, mazhoranca nuk do të tolerojë më mungesën e profesionalizmit të prokurorëve, ndërkohë që Enton Abilekaj tha se Rama nuk ka hallin e të drejtave të njeriut apo të sigurisë juridike, por po mbron Ballukun.

“Rama po ndihet i sigurtë, që çështja e hyrjes në BE është gati e sigurtë, pasi jemi me fat që kemi gjeopolitikën si favor. E dyta që e tha, që për mua ishte ndoshta kryesore, që prilli, ose së shpejti do të përcaktohet rruga jonë dhe ky rast nuk do të ndikojë rrugën tonë për në BE. Raporti me drejtësinë, ishte kritika ndaj jo profesionalizmit, por kjo nuk do të thotë se nuk mbështet drejtësinë e pavarur. Tani thonë nuk tolerojmë më. Paradigma e re mbi drejtësinë po ndodh për shkak të Belinda Ballukut. Në Evropë nuk heton dot pa marrë një miratim para, ne nuk e kemi. Nëse ministri gjerman do të jetë i informuar se prokuroria mund të hetojë deri në fund.. Ajo që është problemi për mua, autorizimi për kufizimin e lirisë, që duhet ta bëjë parlamenti, duhet të ketë njëfarë arsyetimi. Nëse krijon standard për ti marrë dikujt lirinë, ky është një problem”, tha Haxhiu.

POSTIMET E FUNDIT