Kreu Blog Faqe 35

Amerika dërgon aeroplanmbajtësen më të madhe në Lindjen e Mesme

0

SHBA-të po dërgojnë aeroplanmbajtësen më të madhe të Marinës Amerikane në Lindjen e Mesme, duke ringjallur skenarët për një sulm të mundshëm ndaj Iranit, sipas Wall Street Journal, duke cituar dy zyrtarë amerikanë.

Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford po drejtohet drejt rajonit pas disa muajsh operacionesh në Karaibe dhe Mesdhe, thuhet në raport.

Atje do t’i bashkohet anijes luftarake USS Abraham Lincoln dhe nëntë anijeve të tjera luftarake që tashmë operojnë në Lindjen e Mesme.

Kujtojmë që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të enjten la të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin në të ardhmen e afërt, ndërkohë që ruajti retorikën kërcënuese kundër Teheranit.

Në mënyrë specifike, Trump tha se “duhet të arrijë një marrëveshje, përndryshe do të jetë shumë traumatike” dhe theksoi se do të bisedonte me Teheranin “për aq kohë sa të dëshirojë”.

“Një marrëveshje mund të arrihet muajin tjetër”, shtoi presidenti amerikan.

E arrestuar pas skandalit si grup i strukturuar kriminal te AKSHI, jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj

0

Dha dorëheqjen nga detyra e kreut të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Erjola Jata. Karçanaj, ndodhet në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit te Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, masë e kërkuar nga SPAK.

Mësohet se në krye të AKSHI-t është emëruar Igli Tafa, që drejtonte Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Kujtojmw se Karçanaj është nën akuzë nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte dhe në arrest shtëpie me vendim të GJKKO. Që prej arrestit shtëpiak, Karçanaj funksionet ia kishte deleguar vartëses së saj, Romina Kostanit, drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe projekteve e-Gov me Fondet e Huaja.

Blendi Fevziu inskenoi dje “rrahjen” e Albatrosit nga Berat Buxhala!?

0

Avokatja e njohur dhe aktivistja Adriana Kalaja përmes një komunikimi publik ka vënë në dukje se si emisioni Opinion synon të devijojë vëmendjen publike:

Mirmëngjes nga Republika e analistëve…..
Nga Republika e Fevzos që nuk arriti të tërheqë vëmëndje nga “debati” me Kryeministrin, dhe fillon inskenime të reja.
Nga Republika e moderatorëve, që për shkak se nuk i ndjekin më, meren vetem me PD dhe Opozitën.
Nga Republika e Batonëvë, Beratëve, Bubuzhelave dhe Buburrecave, që edhe me skenar e regji, dështojnë me turp.

Fondacioni Soros të vijon të mbajë peng Opozitën…

0

Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore ALBANIA”
DEKLARATË
Sot në një ambient jo zyrtar “Opozitarë Sorostë Kordinatorë të Vetshpallur” realizuan tryezë imponimi që “Fondacioni Soros” të vijojë të kapë të mbajë peng Opozitën e Djathta Konservatore.
“Partia Kombëtare Konservatore ALBANIA” Nuk bashkëpunon me asnjë personazh apo grup të cilët kanë marrë finacime apo janë suportuar nga FONDACIONI ALEX GEORGE HUMA SOROS
Ne jemi Konservatorë, nuk pranojnë në asnjë rast të kontrollohemi të mbahemi Peng nga Soristët jashtë apo brënda Kuvendit Republika e Shqipërisë.
Presidenti Konservator Amerikan Donald J TRUMP ka akuzuar e ka vendosur përpara drejtësisë USA Fondacionin George Soros si grup i kontrollit të shtetit të thellë me korrupsion.
PKKA fton Partinë Demokratike, kryetarin e saj Prof. Dr. Sali BERISHA të drejtojë OPOZITËN dhe të mos bjerë nën presionin e personazheve shqiptarë SOROS DORZANI njerëzit e Fondacionit Soros.
“PKKA”
Zyra e Shtypit.
Tiranë – Shqipëri.
Datë 12/2/2026

Janinë-Kakavijë, Greqia ndërton autostradë me 6 korsi 40% më lirë se rrugët e Belinda Ballukut

0

Batërdia e plaçkitjes me veprat e mëdha publike, përveçse ne telefonat e sekuestruar nga SPAK, tashmë ka filluar të demaskohet edhe nga ndërtimet e fqinjëve. Greqia njoftoi zyrtarisht nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës moderne Janinë-Kakavija.

Kontrata për ndërtimin e rrugës 70 kilometër të gjatë, e cila do të ketë 2 korsi 3.75 metër plus një korsi emergjence 2.3 metër në çdo anë, u nënshkrua për një kosto totale prej 310 milionë euro duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Kjo do të thotë se një kilometër në autostradën Janinë-Kakavije do të kushtojë 4.4 milionë euro.

Janinë-Kakavijë, Greqia ndërton autostradë me 6 korsi 40%

Autostrada Janine-Kakavije me kosto 4.4 milione euro per km

Ndërkohë Shqipëria sapo inauguroi rrugën famëkeqe Qukës-Qafë Pllocë. Ky segment 43 kilometër i gjatë, që ka vetëm një korsi në secilën anë, u mbyll me një kosto prej 260 milionë eurosh. Pra mesatarisht mbi 6 milionë euro për kilometër katrorë.

Janinë-Kakavijë, Greqia ndërton autostradë me 6 korsi 40%

Rruga Qukes-Qafe Plloce me kosto 6 milione euro per km

Krahasimi mes dy rrugëve tregon se sa shtrenjtë i paguajnë veprat publike taksapaguesit shqiptarë. Në Greqi, një autostradë me 4 plus 2 korsi kushton 40 për qind më pak se sa një rrugë me 2 korsi në Shqipëri.

Megjithatë nuk mbaron me kaq. Qukës-Qafë Plloçë shfaqi dëmtime të rënda vetëm pak javë pas inaugurimit dhe do të marrë të tjera para nga buxheti i shtetit. Burime nga ministria e Infrastrukturës bëjnë të ditur se po shqyrtohet mundësia e ndërtimit të një tuneli për të stabilizuar një segment problematik të rrugës, që ka dalë totalisht jashtë funksionit, por momentalisht në sektorin e infrastrukturës nuk firmoset asgjë, pasi SPAK vuri nën akuzë ministren Belinda Balluku.

Por problemi i Qukës-Qafë Pllocë është aty dhe pavarësisht se kush do të jetë ministër i Infrastrukturës stabilizimi i rrugës do të kërkojë të tjera fonde të konsiderueshme, që do ta rrisin më tej koston e saj.

K krahasim tregon se sa e madhe është fatura e korrupsionit që qytetarët shqiptarë paguajnë çdo ditë për ndërtimin e veprave publike, të cilat madje shemben pa mbaruar mirë ahengu i inaugurimeve.

Athinë-Kakavijë në 4 orë e 30 minuta

Greqia nisi ndërtimin e autostradës së re Janinë-Kakavijë, e cila do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes kryeqytetit grek dhe kufirit shqiptar. Sipas pamjeve të transmetuara nga mediat greke, kompanitë ndërtuese kanë filluar punimet e para përgatitore, të cilat përfshijnë pastrimin dhe largimin e bimësisë, si dhe punimet fillestare të dheut.

Kontrata për projektin, me kosto 310 milionë euro (përfshirë TVSH-në), u nënshkrua në dhjetor 2024 dhe, siç deklaroi së fundmi Sekretari i Përgjithshëm i Infrastrukturës, Dimitris Anagnopoulos, aksi rrugor do të përfundojë afërsisht për 4 vite e gjysmë.

Aksi rrugor “Janina – Kakavia” është 70 km i gjatë dhe është vazhdim i Autostradës Jonike nga Janina deri në kufirin greko-shqiptar në zonën e Kakavisë, duke kaluar nëpër prefekturën e Janinës. Konsiderohet si boshti vertikal më perëndimor i Autostradës Egnatia dhe është pjesë e Rrjetit kryesor Trans-Evropian të Transportit të vendit. Projekti përfshin dy seksione:

1) Seksioni Janinë – Kalpaki: Ka një gjatësi totale prej 46.4 km me një shtrirje të re dhe gjashtë kalime në nivel (Kosmira, Asvestochori, Gramenochori, Pasaena, Zitsa dhe Karyo)

2) Seksioni Kalpaki – Kakavia. Përfshin 23.1 km dhe përfundon në stacionin kufitar të Kakavisë. Ka të bëjë me përmirësimin e rrugës ekzistuese.

Aksi rrugor është projektuar me një shpejtësi projektimi prej 100 km/orë dhe me një prerje tërthore që përfshin 2 korsi trafiku, 3.50 m dhe 3.75 m të gjera secila, dhe 1 korsi emergjence, 2.30 m të gjera, në secilin drejtim.

Ishulli qendror ka një gjerësi totale prej 3.15 m, duke përfshirë korsitë udhëzuese dhe barrierën e sigurisë dypalëshe (gjerësia totale e autostradës 22.25 m).

Autostrada do të lidhë Greqinë me Shqipërinë, e cila ka një volum të lartë trafiku, duke devijuar ngarkesat mbi-lokale nga Unaza e Janinës. Pasi të përfundojë, vlerësohet se udhëtimi nga Athina në kufirin shqiptar do të zgjasë afërsisht 4 orë e 30 minuta.

5000 euro për të fshirë lajmet, arrestohet administratori i portalit

0
Screenshot

Shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një punonjësi të administratës publike, se ishte shantazhuar nga administratori i një portali, finalizuan operacionin e koduar “Portali 1”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në zyrën e subjektit, në Tiranë, menjëherë pasi mori 5000 euro nga i dëmtuari, dhe u vu në pranga shtetasi E. L., 37 vjeç.

Ai dyshohet se nëpërmjet shantazhit, i ka marrë punonjësit të administratës publike, shumën e eurove, për të fshirë nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, në kohë të ndryshme.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.

PS humb maxhorancën, nuk bën dot 71 deputetë! Peleshi tenton të anulojë votimin: Mblidhni veten! Balla kërkon pushim

0

Partia Socialiste ka humbur mazhorancën në seancën e sotme parlamentare, duke mos mbledhur dot 71 vota për të miratuar projekt vendimet.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tentoi të anulojë votimin, me arsyetimin se ishte bërë një gabim. Ndërkohë opozita tha se votimi u ndërpre, pasi Partia Socialiste nuk kishte votat e nevojshme.

Nga leximi i emrave të deputetëve socialiste të pranishëm në Kuvend rezultoi se ishin vetëm 67 deputetë, ndërsa 18 të tjerë mungonin, përfshi kryeministrin Rama dhe disa ministra.

Pas debateve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi disa minuta pushim.

Deputetët dhe ministrat që mungonin në Parlament:

1-Pirro Vengu,
2-Albana Kociu
3-Belind Balluku
4-Edi Rama
5-Toni Gogu
6-Elisa Spiropali
7-Ervin Demo
8-Majlinda Dhuka
9-Adea Pirdeni
10-Blendi Gonxhja
11-Damian Gjiknuri
12-Erjona Ismaili
13-Fatmri Xhafaj
14-Hatixhe Konomi
15-Ornaldo Rakipi
16-Eduard Shalsi
17-Tedi Mula
18-Saimir Hasalla
Debati:

Balla: Ne u informuam se opozita është tërhequr nga të gjitha nismat. Na Blushi na informon se nuk është tërhequr nga nismat. Nuk kemi si të kalojmë në diskutim nismën e zotërisë. Zoti kryetar na i sqaroni këtë.

Peleshi: Ka një gabim, sqarimi është ky projekt vendimet votohen në fund, pasi diskutohen projektligjet. Projektligjet e tërhequra nuk janë tre, por janë dy. Pr.ligji për një shtesë në ligjin për tatimin e vlerës së shtuar të ndryshuar nuk është tërhequr. Kështu që janë vetëm dy. Projekt vendimet do të votohen pasi të përfundojë diskutimi i pr.ligjeve. Do korrektohet ky gabim.

Shehaj: Jemi në votim, unë nuk kam mundësi të shoh as projektligjin.

Peleshi: Ishte gabim, nuk mund të fillojmë procesin e votimit pa mbaruar diskutimi. Ishte gabim.

Shehaj: Kush pr ligj është tërhequr?

Peleshi: Pr ligji për tatimin e vlerës së shtuar.

Shehaj: Ca janë këto, zoti kryetar ishim në votim. Kemi një rend dite. Kemi edhe projektligje të tjera. Ta marrim vesh qytetarët që ju bëni cfarë të doni. Në këtë parlament fillohet votimi, kur shikoni që nuk keni vota, tërhiqeni dhe thoni bëmë shaka dhe e fillojmë nga fillimi. Ta marrim vesh zoti kryetar, të kuptojmë ju ndërpretë votimin në mes sepse mazhoranca nuk kishte votat?! Ishim në votim në një moment të caktuar pamë që po numëronit njëri tjetrin, nuk kishit numrin. Si tia bëjmë dhe thatë ndërprite votimin.

Peleshi: Nuk është ndërprerë votimi për çështje numrash, sepse në sallë janë më shumë se 70 deputetë. Ju thashë se u ndërpre procesi i votimit dhe ky ishte gabimi, duhet pranuar gabim njerëzor, sepse kishte mbetur edhe një projektligj pa u diskutuar, i cili gabimisht u konsiderua si pjesë e nismave të tërhequra nga deputetët. Nuk ka tërheqje, ndaj do vazhdojmë me këtë projektligj

“Më jep 20 mijë euro”- Arrestohet gazetari Elio Laze, akuzohet për gjobëvënie! U denoncua nga një zyrtar

0

Denoncimi në polici është bërë nga Klaus Shaqiri, një zyrtar i shëndetit publik, të cilit gazetari Laze i kishte kërkuar 20 mijë euro.

Përmes artikujve të ndryshme në portalin e tij Priza.al Elio Laze e kanoste zyrtarin duke i vënë ‘gjoba’.

Zyrtari Klaus Shaqiri ka bashkëpunuar me autoritetet dhe në momentin e arrestimit, Elio Lazes i është sekuestruar një shumë prej 5 mijë eurosh.

Nga hetimet e kryera nga përmes veprimeve proaktive nga prokuroria e Tiranës të drejtuara nga prokurori Asllan Bajramaj, u bë e mundur arrestimi i Lazes, i cili akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

SPAK heton rastet e korrupsionit të zyrtarëve publikë, kur vlera monetare është mbi 50 mijë lekë ose në të njëjtën vlerë në monedhë të huaj

0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka rikujtuar përmes një njoftimi publik kompetencat e saj në hetimin e veprave penale që lidhen me korrupsionin dhe shkeljet në procedurat publike.

Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, SPAK heton veprat penale që cenojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dhe ankande publike, në rastet kur krijohen avantazhe apo privilegje të padrejta dhe kur vlera e tenderit është mbi 800 mijë lekë (ose në të njëjtën vlerë në monedhë të huaj).

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme është kompetente për të hetuar rastet e korrupsionit të zyrtarëve publikë, kur vlera monetare e përfitimit apo dëmit kalon mbi 50 mijë lekë (ose ekuivalenti në valutë).
Në një tjetër postim, të datës 6 shkurt, SPAK-u theksoi se “vepron në mënyrë të pavarur dhe heton çështje bazuar në prova”, një mesazh që synon të nënvizojë autonominë institucionale dhe standardin ligjor mbi të cilin mbështeten hetimet.
Mesazhet publike të institucionit vijnë në një kohë kur çështjet e tenderave dhe korrupsionit në nivele të ndryshme vijojnë të jenë në qendër të debatit publik, ndërsa SPAK synon të qartësojë rolin dhe kufijtë e ndërhyrjes së tij ligjore.

Çdo natë nga kryeministria dalin kamionë me dosje për të zhdukur gjurmët e krimeve të Belinda Ballukut

0

Jashtë ambuenteve të Kuvendit, Sali Berisha tha se në Fletoren Zyrtare nuk po publikohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, pasi nuk i interesin Edi Ramës.

Ai akuzoi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese si militante të Partisë Socialiste, por paralajmëroi se do të përfundojë tek ata që nuk zbatojnë ligjin.

“Në qoftë se vendimi i parë që i interesonte Edi Ramës u publikua brenda dy orësh, vendimi tjetër mbahet në sirtar, nuk zbardhet nga famozja që kryeson gjykatën, e cila është një militante e verbër e PS, nuk zbardh vendimin në mënyrë që Lubia të ketë kohë për të shkatërruar dokumente bashkë me Ramën. Ju i keni parë kamionët.

Kamionët çdo natë me thasë, me baule, dalin nga kryeministria për të zhdukur gjurmë krimesh. Të gjitha janë zhdukje krimesh.

Sigurisht e vonon kryetarja e gjykatës, një militante e verbër e PS, por edhe ajo do përfundojë ku e kanë vendin ata që nuk zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën”, tha Berisha jashte Parlamentit.

POSTIMET E FUNDIT