Kreu Blog Faqe 49

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

0

Pas një dënimi relativisht të shkurtër për 500 mijë eurot e padeklaruara, Alda Klosi sot mund të konsiderohet e rehabilituar, por edhe e përkëdhelur e ‘fatit’. Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt raportohet se ka nisur punë në një kompani të madhe në vend, në një pozicion të rëndësishëm që kërkon besim dhe akses. Pasi bëri vetëm 1 vit e 8 muaj burg, Klosi ka vijuar të gëzojë një pjesë të pasurisë së saj dhe të mbajë kontakte intensive me biznese të ndryshme, duke u prezantuar shpesh si emër me peshë në treg, në “emër të ish-shefit të saj”.

Ky zhvillim e rikthen vëmendjen te figura e Arben Ahmetaj, një nga politikanët më të diskutuar të 15 viteve të fundit — ish-ministër i Financave, i Ekonomisë dhe ish-zëvendëskryeministër. Sot, Ahmetaj ndodhet në qendër të një sfide të rëndë juridike dhe politike, që ka ndezur debat të fortë publik mbi funksionimin real të drejtësisë së re në Shqipëri.

Qeveria shqiptare, përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të Vetting-ut e SPAK, ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë për ekstradimin e Ahmetajt nga Zvicra, ku ai dyshohet se është strehuar që prej korrikut të vitit 2023. Megjithatë, pavarësisht akuzave për shpërdorim detyre me një dëm ekonomik të supozuar prej rreth 7 miliardë lekësh, si dhe për përfshirje në fshehje e pastrim parash në kuadër të privatizimit të kompanisë “Buka sh.a”, në praktikë nuk duket të ketë asnjë përpjekje serioze për ta sjellë atë përballë drejtësisë.

Ironikisht, Ahmetaj shfaqet i qetë dhe aktiv në daljet mediatike, veçanërisht në televizionin e familjes Berisha, ku jo vetëm tenton të komprometojë ish-bashkëpunëtorët e tij politikë, por i bën edhe karshillëk drejtësisë që çuditërisht “nuk arrin ta gjejë” se ku ndodhet. Madje, sipas njoftimeve të fundit, ai pritet të shfaqet sërish në mbrëmje për t’i bërë shërbimin e radhës Sali Berishës në Syri TV. Pikërisht atij Berishe që e ka akuzuar për vite me radhë si personin më të korruptuar që nga qeveritë e Fatos Nanos e deri tek Rama.

Rikthimi në vëmendje i rastit të Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, e kapur me rreth 500 mijë euro cash në banesë, sot ngre pyetje thelbësore: nëse sekretarja e një zyrtari disponon qindra mijëra euro pa burim të qartë, sa mund të jetë realisht vlera e aseteve të ish-shefit të saj?

Ky kontrast i fortë ushqen dyshimet mbi integritetin e Arben Ahmetajt dhe rolin e tij të dikurshëm si qeveritar i lartë. Rasti i tij simbolizon një absurd të madh mes pretendimit për vendosjen e drejtësisë dhe praktikës reale: shkurt, të akuzuarin “nuk e gjen dot” SPAK-u, por e gjen Çim Peka. Dhe paradoksi thellohet edhe më shumë kur mendon gjithë zellin e treguar nga SPAK për arrestime me letra anonime e mesazhe telefonike, ndërsa përton të ndjekë njeriun që, minimalisht, ka një sekretare me të paktën 500 mijë euro në shtëpi.

Ramaduro si Maduro, i ka familjarët të zhytur në drogë…

0

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministri Edi Rama për lidhje të familjarëve të tij me trafikun e drogës, shtypje të opozitës dhe varfërim të shqiptarëve, duke e ftuar të japë dorëheqjen dhe duke kujtuar “20 shkurtin” si një moment simbolik të kundërshtimit qytetar ndaj qeverisë.

Në deklaratën për media ai theksoi se Shqipëria po përjeton probleme të thella politike dhe sociale, që sipas tij e bëjnë vendin të ngjashëm me situatën në Venezuelë, në raport me drogën, pluralizmin politik dhe eksodin e qytetarëve.

Pjesë nga fjala:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, pavarësisht nga pretendimet e Edi Ramës se nuk ka vend për ndërhyrjen e Delta Forcës, pasi sipas tij, Shqipëria nuk është Venezuelë dhe nuk ka naftën e Venezuelës, e vërteta është se Shqipëria, në disa aspekte është Venezuelë tipike.

Nuk ka rezervat botërore të naftës, por Ramaduro dhe Maduro janë si një pikë uji të pistë të ndarë në mes.
Rama udhëheq kartelet më të fuqishme të kokainës në Europë, kartelin Çopja, kartelin Troplioni, kartelin Çela- i heroinës kryesisht ky i fundit.
Rama është faktuar se njëlloj si Ramaduro arreston kundërshtarët politikë, përdor institucionet për shtypjen e pluralizmit.
Edi Rama, njëlloj si Ramaduro, i ka familjarët e zhytur në drogë.
Ai të shoqen, ky vëllain. Olsin, me dokumente.
Rama, njëlloj si Ramaduro ka varfëruar shqiptarët në shkallë të pabesueshme. Nga njerëzit më të paguar në vitin 2013 në rajon, janë sot njerëzit më të keqpaguar në rajon.
Ramaduro njëlloj si Maduro përzë qytetarët nga vendi i vet. 40 përqind e shqiptarëve kanë ikur gjatë regjimit të Ramës kundrejt 20 përqind në rastin e Venezuelës.
Pra, vërtet gjeografia është krejt tjetër, vërtet përmasat janë të ndryshme, vërtet rezervat e naftës janë të ndryshme, por ngjashmëria midis Ramaduros dhe Maduros janë identike, vëllezër siamezë, në raport me drogën, me demokracinë, me shtypjen, në raport me qytetarët dhe grabitjen e tyre.
Ndaj dhe i them edhe njëherë jep dorëheqjen menjëherë.
Jep dorëheqjen sepse do të tërheqin dhe mos harro kurrë 20 shkurtin se çfarë dinë të bëjnë shqiptarët me kultet e rreme, me kultet satanike.
Pra, jep dorëheqjen.

Amerika zbulon pasuri marramendëse miliarda dollarë të Maduros

0

Pas kapjes së Nicolás Maduro, më 3 janar 2026 nga forcat amerikane ka rënë në sy rritja e interesit për pasurinë që thuhet se ka grumbulluar gjatë viteve.

Debati përqendrohet te vlera e avionëve privatë, bizhuterive dhe pronave të tjera, si dhe te masat që autoritetet ndërkombëtare kanë ndërmarrë për të parandaluar fshehjen apo keqpërdorimin e tyre. Sipas autoriteteve amerikane, pasuritë e Maduro janë shpërndarë në vende të ndryshme të botës edhe me anë të personave në emër të të tjerëve.

Organizata ndërkombëtare Transparency Venezuela vlerëson se Maduro mund të zotërojë një pasuri që arrin deri në 3.8 miliardë dollarë, një shifër që konsiderohet vlerësim i përkohshëm i pasurisë së grumbulluar gjatë më shumë se dy dekadave kontrolli politik të qeverisë “chavista” në Venezuelë.

Raportet e organizatave joqeveritare dhe mediave përmendin se Maduro ka në pronësi disa rezidenca në Miami, në zona ekskluzive si Coral Gables dhe Sunny Isles Beach, si dhe vila në Republikën Dominikane.

Sipas këtyre burimeve, presidenti venezuelan zotëron gjithashtu sasi të mëdha bizhuterish dhe është lidhur me aktivitete si nxjerrja ilegale e arit dhe të tjera me fitime të konsiderueshme.

Si u kap Maduro nga SHBA për 46 sekonda?

Afati i fundit skadoi në orën 4:46 të mëngjesit, sipas orës europaine. Operacioni, i pagëzuar “Maduro Out”, kishte nisur të përgatitej që verën e kaluar, kur Donald Trump autorizoi CIA-n të kryente operacione të fshehta në Venezuelë.

Objektivi ishte i qartë: ndjekja hap pas hapi e udhëheqësit venezuelian, studimi i rrethit të tij të sigurisë dhe identifikimi i pikave të dobëta në aparatin ushtarak dhe mbrojtës të regjimit.

Agjentët amerikanë vepruan për muaj me radhë në terren, duke kombinuar metodat klasike të infiltrimit me teknologji të avancuara, përfshirë dronët dhe inteligjencën satelitore. Paralelisht, Uashingtoni kërkoi edhe mbështetje të brendshme brenda strukturave venezueliane, një detaj i konsideruar thelbësor për suksesin e operacionit.

Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit Marco Rubio zhvilloi kontakte të fshehta politike. Vetë ai pranoi se i kishte ofruar Maduros “disa herë” një rrugëdalje, pa sqaruar kurrë se çfarë përfshinte konkretisht kjo ofertë. Negociatat dështuan dhe në atë moment u aktivizua plani ushtarak.

Urdhri përfundimtar u dha menjëherë pas Krishtlindjeve, por kushtet e motit e shtynë operacionin deri në momentin e duhur.

Mobilizimi ishte masiv: mbi 150 avionë, përfshirë F-35, bombardues B-1, dronë dhe helikopterë, u ngritën nga rreth 20 baza, brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe nga aeroplanmbajtëse në det. Njësitë elitare të “Delta Force” ishin në vijën e parë.

Sulmet ajrore goditën disa objektiva strategjikë në Karakas dhe përreth tij. Pas neutralizimit të mbrojtjes kundërajrore, helikopterët Apache zbarkuan njësitë e Delta Force brenda perimetrit të rezidencës. Energjia elektrike u ndërpre, barrierat u thyen dhe forcat speciale hynë në kompleks.

Çifti presidencial po pushonte në katin përdhes.

Brenda vetëm 46 sekondash forcat speciale hynë me forcë në dhomën e gjumit. Maduro tentoi të fshihej drejt një dhome të blinduar ngjitur, por u ndal. Gruaja e tij mbeti e shtrirë, e palëvizshme në shtrat. Maduro u vu në pranga.

Ishin agjentë të FBI-së ata që i dorëzuan urdhër-arrestin e lëshuar nga prokurorët e Nju Jorkut. “Nuk është një akt lufte, por zbatim i një vendimi gjyqësor”, theksoi Rubio.

Faza më delikate mbeti largimi. Maduro dhe bashkëshortja e tij u transportuan me shpejtësi drejt helikopterëve dhe u nxorën nga hapësira ajrore e Venezuelës. Në brigjet e vendit, një flotë e Marinës Amerikane, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja Iëo Jima, ishte në pritje. Në orën 4:29 të mëngjesit sipas kohës lokale, Apache-t u ulën në kuvertën e anijes.

Pak orë më vonë, Trump publikoi foton e Maduros të prangosur, me kostum gri dhe syze të errëta. Një kapitull i ri, me shumë pikëpyetje sapo nisi.

E kërkuar nga SPAK për tu arrestuar, shfaqet mospërfillëse Belinda Balluku, del për show në zonat e përmbytura

0

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është rishfaqur sërish për publikun, për herë të parë që nga seanca në Kuvend më 19 nëntor 2025

Ajo ka kryer inspektim në terren në Urën e Mifolit, ku situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive, është e rëndë.

“Kemi angazhimin edhe për shpëtimin e gjësë së gjallë. Kryeministri po dizenjon një paketë që do garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore dhe banesat. Nesër do ketë një mbledhje të komitetit të emergjencave ku do bëhet edhe një adresim nga kryeministri jo vetëm për zgjidhjen e situatës, por edhe për aspektet e rëndësishme që duhen bërë të ditura. Në këtë moment u bëjmë thirrje dhe kërkojmë qytetarëve t’u përgjigjen thirrjeve të emergjencave civile. Duhet të marrim masa edhe më të shpejta se situata që mund të agravojë. Kemi shpresë për një rënie të Vjosës që afektohet edhe nga reshjet në Greqi në këto momente, por shpresojmë në orët e ardhshme”, tha ajo.

Edi Rama do të merret i pandehur nga drejtësia amerikane. Thirret me avokat. Ka hetime për disa afera

0

Moderatorja e emisionit “Oponencë” në News24, Anduena Llabani, ka bërë një paralajmërim të fortë dhe tronditës në studio, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama pritet të thirret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dëshmuar si person në dijeni në lidhje me disa dosje të hapura nga drejtësia amerikane.

Sipas Llabanit, data e përmendur është 20 janari, një moment që ajo e cilësoi si kritik dhe të paprecedent për një kryeministër shqiptar në detyrë. “Shpresojmë të mos i zënë rrugë Ramës në 20 janar, ku ai do të thirret në SHBA për të dëshmuar si person në dijeni për disa dosje që janë hapur andej,” u shpreh ajo.

Moderatorja theksoi se ky hap përbën një “verdikt” i cili për herë të parë e vendos kryeministrin shqiptar në kushte të pabarabarta përballë drejtësisë. Sipas saj, bëhet fjalë për një situatë që as vetë Rama nuk e pret plotësisht se si do të zhvillohet dhe çfarë pasojash mund të ketë.

Llabani deklaroi se informacioni që ajo posedon tregon se kryeministri nuk do të udhëtojë i vetëm drejt SHBA-së, por i shoqëruar nga një avokat. Kjo, sipas saj, lidhet me faktin se dëshmia do të ketë të bëjë me çështje të hapura prej kohësh nga drejtësia amerikane, të mbështetura mbi dëshmi që ajo i cilësoi si tronditëse.

“Në këto dosje ka elementë shumë interesantë për gjeopolitikën shqiptare,” tha Llabani, duke shtuar se bëhet fjalë për zhvillime që mund të kenë ndikim të fortë politik dhe institucional.

Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për Ballukun

0

Belinda Balluku dhe vartësit e saj nën akuzë Erald Elezi dhe Gentian Gjyli nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë për masat e sigurisë.

Apeli Antikorrupsion la në fuqi masën e ndalimit jashtë vendit për Ballukun, por nuk e mori në shqyrtim masën e pezullimit nga detyra në kohën kur Gjykata Kushtetuese e kishte zhbërë përkohësisht vendimin e Shkallës së Parë për këtë kufizim (pezulloi pezillimin) dhe për sa kohë çështja është nën shqyrtim ende në Kushtetuese ku pritet të ketë vendimmarrje më 22 janar.

“Vendimi lexohet me shumë vështirësi sepse është printuar në eco mode, dhe disa faqe janë krejt të bardha. Për më tepër arsyetimi që është i lexueshëm nuk ka dallim nga ai i shkallës së parë, ç’ka tregon se gjykata apo prokuroria nuk kanë bërë asnjë verifikim apo të mbajnë qëndrim mbi shkaqet e ankimit tonë për shkelje që kemi evidentuar. Për sa kohë gjykatat nuk ndalen të analizojnë provat që ne iu vëmë në dispozicion por marrin parasysh vetëm rrethanat që parashtron organi hetues mbi rëndësinë e masave, pse duhet ti drejtohemi një gjykate më të lartë?!”, tha avokati Andi Skënderi i pyetur nga Syri teksa me sa duket gjithë pesha e kësaj çështjeje për momentin dhe vëmendja njëkohësisht është tek 22 janari.

Gjyqtarja e Apelit Miliana Muça arsyeton në vendimin e 18 dhjetorit se ekziston rreziku që zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, t’i shmanget drejtësisë, kjo duke u bazuar te marzhi i dënimit që parashikon akuza që i është komunikua për shkelje të barazisë në tendera. Teksa Balluku vijon në detyrë por me pasaportë të bllokuar, dhe dy drejtorët Elezi e Gjyli në arrest shtëpie, për abuzimet me tenderat në tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, nga Kuvend SPAK po pret hapjen rrugë arrestit të numrit dy të qeverisë.

Derri i egër dhe njeriu i qytetëruar

0

Shkruan Zef Ndreka

Ja një foto në mes të Mynihut, ku derri i egër nuk shihet si kërcënim, por përkundrazi, si simbol. Ai rri aty, i gdhendur në bronz, mes njerëzve, mes muzeve dhe rrugëve të pastra, si një kujtesë se qytetërimi nuk ndërtohet duke zhdukur natyrën, por duke bashkëjetuar me të.
Sheh shumë njerëz të bëjnë foto aty. Një ndër to edhe unë me familjen time.
Po në Shqipëri?!
Në Shqipëri, rëndomë derri i egër shpesh përmendet vetëm në lajme gjuetie, në histori frike apo si justifikim për armëmbajtje. Instinkti i parë dukshëm është eliminimi, jo çfarë përfaqëson apo çfarë kuptimi ka. Instinkti tjetër është vrasja e tij, jo ruajtja e menaxhimi, sikur natyra të ishte armiku ynë dhe jo pasuria jonë.
Paradoksi Gjermani-Shqipëri është i dhimbshëm.
Një vend shumë i zhvilluar dhe shumë i urbanizuar si Gjermania, gjen hapësirat për simbolin e egërsisë, ndërsa një vend i bekuar si Shqipëria me male, me pyje dhe jetë të egër sillet sikur ka frikë prej tyre. Ky paradoks nuk ka të bëje me çështje kulture gjuetie, por kulture mendimi.
Por derri i egër nuk është problemi këtu.
Problemi është njeriu ,që nuk pranon kufij, që nuk duron bashkëjetesën dhe që e ngatërron forcën me shkatërrimin.
Qytetërimi në gjithë botën matet jo nga sa kafshë vret, por nga sa simbole di të ruash.
Pyetja e vetme që shtroj:
Pse gjermanët e mbajnë derrin simbol dhe pse ne shqiptarët ende kemi nevojë ta vrasim për tu ndjerë më të fortë?!

Ergys Agasi ka përgjuar ambasadat dhe diplomatët e huaj në Shqipëri, sekretet e NATO-s ia ka dhënë armiqve të Aleancës

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë, duke deklaruar se Ergys Agasi ka vënë në përgjim ambasadat dhe diplomatët e huaj në Shqipëri.

Po ashtu, Sali Berisha deklaroi se Agasi ka shpërndarë të dhëna sekrete të NATO-s, të cilat i ishin besuar shtetit shqiptar, duke i eksportuar te armiqtë e aleancës.

Po ashtu, Sali Berisha deklaroi se Agasi ka shpërndarë të dhëna sekrete të NATO-s, të cilat i ishin besuar shtetit shqiptar, duke i eksportuar te armiqtë e aleancës.

Ai shtoi se informacione tepër sekrete janë shpërndarë edhe te kartelet e drogës dhe organizatat kriminale ndërkombëtare.

“Hetimi tregoi se Ergys Agasi, koordinatori i Edi Ramës ishte mafiozi më i sofistikuar, më i rrezikshëm i Evropës. Ishte kryemafiozi që kishte vjedhur të dhënat e cdo qytetari shqiptar për qëllime mafioze të familjes Rama. Është kryemafiozi që vjedhur të dhënat personale të shqiptarëve, që ka vënë në përgjim telefonat, kompjuter të ambasadave në Shqipëri dhe përfaqësuesve të huaj në Shqipëri. Ka eksportuar tek armiqtë e NATO-s, të dhëna   të NATO-s që i janë besuar Shqipërisë. Ka eksportuar të dhënat më sekrete tek kartelet e drogës dhe organizatat kriminale”, tha Sali Berisha në konferencë me gazetarët.

BE promovon Lea Ypin si kryeministre të Qeverisë Teknike

0

Lea Ypi vijon të tërheqë vëmendje në mediat shqiptare. Prej disa ditësh ajo është bërë objekt debati dhe diskutimi, teksa për disa shihet si kryeministre e një qeverie teknike, e për disa të tjerë ndoshta pasuesja e Edi Ramës në krye të PS.

Për hir të së vërtetës, Edi Rama i ka pisk punët. Me gjithë këto skandale që po ndodhin, por edhe zhvillimet e forta ndërkombëtare, kreu i qeverisë “nuk di ku të fusë kokën”. Teksa flitet për largimin e tij apo për një qeveri teknike, befas doli në skenë Lea Ypi.

Ajo që shkaktoi debat ishte një deklaratë e saj në media, ku nuk e përjashtonte mundësinë e futjes në politikë. Mediat pranë opozitës menjëherë u hodhën në sulm dhe hodhën si ide se mund të jetë personi i duhur për të drejtuar një qeveri teknike.
Vetë Ypi ka folur dje gjerë e gjatë mbi këtë çështje, ku e ka përjashtuar mundësinë për të drejtuar një qeveri teknike. “Ky është Big Brother-i që vazhdon në politikë. Hyri njëri, doli tjetri. Ne nuk jemi në monarki absolute që të takon edhe thotë: ‘Ti je.’ Është demokraci. Si, si u bëkan këta kryeministrat me takime?”.

Normalisht, një profesoreshë si Ypi, e cila renditet mes mendimtarëve kryesorë të Evropës, nuk kishte se si të mjaftohej me një post teknik. Gojët e liga flasin se Rama po e promovon si pasardhëse. Vetë kreu i qeverisë në shumë takime shpërndan librat e saj dhe tregon se ka shumë simpati për të. Ajo që shton akoma edhe më shumë dyshimet është se Lea Ypi po gjen mbështetje edhe në arenën ndërkombëtare. Ajo ka qenë e ftuar nga prezenca e BE-së në Shtëpinë e Evropës.

“Mbrëmë në Shtëpinë e Evropës, organizuam një bisedë frymëzuese me Lea Ypi. Mënyra se si liria e vërtetë rrjedh nga agjencia morale, roli i letërsisë për të na ndihmuar të kuptojmë historinë në të gjithë kompleksitetin e saj dhe ndikimi i së kaluarës në të tashmen tonë ishin disa nga reflektimet e përbashkëta nga Lea. Me studentë, akademikë, zëra të shoqërisë civile dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, diskutuam tensionin midis idealeve në origjinën e projektit të Bashkimit Evropian dhe realitetit të sotëm. Studentët gjithashtu ngritën pyetje në lidhje me demokracinë dhe rolin e medias dhe forcave të tregut. Duke i bërë jehonë temave të botimit të fundit të Ypit, mbrëmja u bë më shumë se një bisedë mbi një libër: ishte një reflektim mbi pushtetin, përkatësinë dhe të drejtën për të rrëfyer historinë e dikujt”, njofton BE.

Pra duket se Lea Ypi gëzon respekt ngado, si në politikën e brendshme dhe në atë të jashtme. Do të duhet të presim dhe të shohim, por “ku ka zë nuk është pa gjë”, thotë populli. /Pamfleti

5 helikopterë dhe gjysmë ore punë, ‘POLITICO’: Katër hapat si Trump mund të marrë Groenlandën

0

Donald Trump dëshiron që SHBA-të ta zotërojnë Groenlandën. Problemi është se Groenlanda tashmë i përket Danimarkës dhe shumica e banorëve të Groenlandës nuk duan të bëhen pjesë e SHBA-së.

5 helikopterë dhe gjysmë ore punë, 'POLITICO':

Problemi është se Groenlanda i përket tashmë Danimarkës dhe shumica e banorëve të Groenlandës nuk duan të bëhen pjesë e SHBA-së | Emil Stach dhe /Ritzau Scanpix/Getty Images

Ndërsa hyrja me shpejtësi në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, dhe marrja e saj në stilin e Venezuelës duket e çuditshme  edhe nëse sulmi ushtarak ndaj Karakasit duket se u ka dhënë të gjitha palëve një shtytje për atë që SHBA-të janë të afta të bëjnë, ekziston një rrugë e caktuar. Dhe Trump duket se tashmë është disi në këtë rrugë.

Shqetësuese për evropianët është se strategjia duket shumë e ngjashme me librin ekspansionist të Vladimir Putinit.

Politico. eu foli me nëntë zyrtarë të BE-së, persona të brendshëm të NATO-s, ekspertë të mbrojtjes dhe diplomatë për të kuptuar se si mund të zhvillohet një marrje nën kontroll e ishullit të Arktikut të pasur me minerale dhe strategjikisht të rëndësishëm nga SHBA-të.

“Mund të jetë si pesë helikopterë… ai nuk do të ketë nevojë për shumë trupa”, tha një politikan danez i cili kërkoi anonimitet për të folur lirisht. “Nuk do të kishte asgjë që ata (grenlandezët) mund të bënin.”

Hapi 1: Fushatë ndikimi për të forcuar lëvizjen për pavarësinë e Groenlandës

Pothuajse menjëherë pas marrjes së detyrës, administrata Trump filloi të flasë hapur për pavarësinë e Groenlandës, një territor gjysmë-autonom i Mbretërisë së Danimarkës. Një Grenlandë e pavarur do të mund të nënshkruante marrëveshje me SHBA-në, ndërsa sipas status quo-së aktuale i duhet miratimi i Kopenhagës.
Për të fituar pavarësinë, grenlandezët do të duhet të votojnë në një referendum dhe më pas të negociojnë një marrëveshje që duhet të miratohet si nga Nuuk ashtu edhe nga Kopenhaga. Në një sondazh të vitit 2025, 56 për qind e grenlandezëve thanë se do të votonin pro pavarësisë, ndërsa 28 për qind kundër.

Sipas raportimeve të mediave daneze, amerikanë me lidhje me Trump kanë kryer operacione të fshehta ndikimi në Grenlandë, ndërsa shërbimi danez i sigurisë dhe inteligjencës, PET, paralajmëroi se territori “është shënjestër e fushatave të ndikimit të llojeve të ndryshme”.
Felix Kartte, ekspert i politikave digjitale që ka këshilluar institucione dhe qeveri të BE-së, vuri në dukje taktikat e Moskës për ndikimin e rezultateve politike në vende si Moldavia, Rumania dhe Ukraina.

“Rusia përzien taktika offline dhe online,” tha ai. “Në terren, bashkëpunon me aktorë të afërt si parti ekstremiste, rrjete të diasporës ose oligarkë pro-rusë dhe është raportuar se paguan njerëz për të marrë pjesë në protesta anti-BE ose anti-SHBA.
“Në të njëjtën kohë, ndërton rrjete të mëdha llogarish të rreme dhe media pseudo për të amplifikuar këto aktivitete online dhe për të promovuar kandidatë ose qëndrime të caktuara. Qëllimi shpesh nuk është t’i bindë votuesit se opsioni pro-rus është më i mirë, por ta bëjë atë të duket më i madh, më i zhurmshëm dhe më popullor sesa është në të vërtetë, duke krijuar një ndjenjë pashmangshmërie.”

Në Grenlandë, SHBA-ja duket se po përdor të paktën disa nga këto metoda. Stephen Miller, zëvendësshefi i kabinetit të Trump, i tha CNN-it të hënën se “askush nuk do të luftojë ushtarakisht me SHBA-në për të ardhmen e Grenlandës”.

Muajin e kaluar, Trump krijoi postin e të dërguarit special për Grenlandën dhe emëroi në këtë rol guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry. Ai deklaroi se synimi i tij ishte “ta bëjë Grenlandën pjesë të SHBA-së”.
Ndërkohë, zv.presidenti amerikan JD Vance, gjatë një vizite në territor në mars, tha se “populli i Grenlandës do të ketë vetëvendosje”. Ai shtoi: “Shpresojmë që ata të zgjedhin të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara, sepse ne jemi i vetmi vend në Tokë që do ta respektojë sovranitetin dhe sigurinë e tyre.”

Hapi 2: T’i ofrohet Grenlandës një marrëveshje joshëse

5 helikopterë dhe gjysmë ore punë, 'POLITICO':

Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan JDVance, gjatë një vizite në territor në mars, tha se “populli i Groenlandës do të ketë vetëvendosje”. | Foto nga pishina nga Tom Brenner në Getty Images

Nëse përpjekjet për të përshpejtuar referendumin për pavarësinë e Grenlandës japin rezultat dhe banorët votojnë për t’u shkëputur nga Danimarka, hapi tjetër do të ishte vënia e saj nën ndikimin e SHBA-së.
Një metodë e dukshme do të ishte përfshirja e Grenlandës në SHBA si një shtet i ri, një ide me të cilën njerëz pranë presidentit kanë luajtur vazhdimisht. Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, u detyrua të hënën të thotë se “SHBA-ja nuk ka të drejtë të aneksojë” Grenlandën, pasi Katie Miller, bashkëshortja e Stephen Miller  postoi në rrjetet sociale një hartë të territorit të mbuluar me flamurin amerikan dhe fjalën “SË SHPEJTI”.

Një zëvendësim i drejtpërdrejtë i Danimarkës me SHBA-në duket i papranueshëm për shumicën e popullsisë. I njëjti sondazh tregoi se 85 për qind e grenlandezëve kundërshtojnë që territori të bëhet pjesë e SHBA-së, dhe madje edhe anëtarë të lëvizjes për pavarësi që janë miqësorë ndaj Trump nuk janë të prirur ndaj kësaj ideje. Por ka edhe opsione të tjera.

Që nga maji i vitit të kaluar kanë qarkulluar raportime se administrata Trump dëshiron që Grenlanda të nënshkruajë një Marrëveshje të Asociimit të Lirë (Compact of Free Association – COFA), të ngjashme me ato që SHBA-ja ka aktualisht me Mikronezinë, Ishujt Marshall dhe Palau. Sipas këtyre marrëveshjeve, SHBA-ja ofron shërbime thelbësore, mbrojtje dhe tregti të lirë, në këmbim të operimit të pakufizuar të ushtrisë amerikane në territorin e atyre vendeve. Ideja u rikthye sërish këtë javë.
Kuno Fencker, deputet opozitar grenlandez pro pavarësisë, i cili mori pjesë në inaugurimin e Trump dhe u takua vitin e kaluar me kongresmenin republikan Andy Ogles, tha se përpiqet “t’u shpjegojë [amerikanëve] se ne nuk duam të jemi si Porto Riko apo ndonjë territor tjetër i Shteteve të Bashkuara. Por një Marrëveshje Asociimi të Lirë, marrëveshje bilaterale, apo edhe mundësi dhe forma të tjera që ndoshta as nuk i imagjinoj, le të vijnë në tryezë dhe grenlandezët do të vendosin në një plebishit.”
Krahasuar me marrëveshjen e Nuuk-ut me Kopenhagën, gjërat “mund të përmirësohen vetëm”, tha ai.
Duke iu referuar pretendimit të Trump se SHBA-ja ka një “nevojë” për Grenlandën, Fencker shtoi: “Danimarka nuk ka thënë kurrë se ‘ka nevojë’ për Grenlandën. Danimarka ka thënë se Grenlanda është një shpenzim dhe se do të na linin nëse bëhemi të pavarur. Prandaj mendoj se ky është një koment shumë më pozitiv sesa kemi parë ndonjëherë nga Danimarka.”
Por Thomas Crosbie, profesor i asociuar i operacioneve ushtarake në Kolegjin Mbretëror Danez të Mbrojtjes, paralajmëroi se Grenlanda ka pak gjasa të dalë fituese në një negociatë me Trump.

“Identiteti kryesor i Trump si negociator është ai i dikujt që imponon vullnetin e tij mbi njerëzit me të cilët negocion dhe që ka një histori shumë të gjatë të tradhtimit të njerëzve me të cilët ka bërë marrëveshje, të mosrespektimit të angazhimeve të tij, si në jetën private ashtu edhe në atë publike, dhe të shfrytëzimit të atyre përreth tij… Unë vërtet nuk shoh asnjë përfitim për popullin e Groenlandës, përveç një rritjeje shumë të përkohshme të vetëvlerësimit.”
Dhe, shtoi ai, “do të ishte marrëzi të pranosh diçka me shpresën se një marrëveshje mund të vijë më pas. Dua të them, nëse heq dorë nga territori yt me shpresën se mund të marrësh një marrëveshje më vonë  kjo do të ishte vërtet e pamatur.”

Hapi 3: Të përfshihet Evropa

Evropa, veçanërisht aleatët e Danimarkës në BE, do të kundërshtonin çdo përpjekje për ta shkëputur Grenlandën nga Kopenhaga. Por administrata amerikane ka një kartë të fortë për të luajtur në këtë drejtim: Ukrainën.
Ndërsa negociatat e paqes kanë marrë hov, Kievi ka thënë se çdo marrëveshje me Putinin duhet të mbështetet nga garanci serioze dhe afatgjata sigurie nga SHBA-ja. Amerikanët kanë hezituar në këtë drejtim dhe, në çdo rast, Kievi është skeptik ndaj garancive të sigurisë, duke pasur parasysh se ato që ka marrë më parë si nga Rusia ashtu edhe nga Perëndimi kanë rezultuar të pavlefshme.
Një skenar i mundshëm, i përmendur nga një diplomat i BE-së, do të ishte një marrëveshje “siguri për siguri”, sipas së cilës Evropa do të merrte garanci më të forta nga administrata Trump për Ukrainën, në këmbim të një roli të zgjeruar të SHBA-së në Groenlandë.
Edhe pse kjo do të ishte një pilulë e hidhur, mund të ishte më e lehtë për t’u gëlltitur sesa alternativa: zemërimi i Trump, i cili mund të hakmerrej duke vendosur sanksione, duke u tërhequr nga negociatat e paqes, ose duke mbështetur Putinin në bisedimet me Ukrainën.

Hapi 4: Pushtimi ushtarak

5 helikopterë dhe gjysmë ore punë, 'POLITICO':

Donald Trump

Por çfarë ndodh nëse Grenlanda, ose Danimarka, miratimi i së cilës i nevojitet Nuuk-ut për t’u shkëputur, thotë jo?
Një marrje e kontrollit ushtarak nga SHBA-ja mund të realizohej pa shumë vështirësi.
Crosbie nga Kolegji Mbretëror Danez i Mbrojtjes tha se strategët e Trump ka të ngjarë t’i paraqesin atij disa opsione.
“Më shqetësuesja do të ishte një strategji e tipit fait accompli, që e shohim shpesh dhe e diskutojmë shumë në qarqet ushtarake, e cila do të ishte thjesht kapja e territorit, ashtu siç u përpoq Putini të vepronte për të bërë pretendime territoriale ndaj Ukrainës. Ai thjesht mund të vendosë trupa në vend dhe të thotë se tani është amerikan… Ushtria e Shteteve të Bashkuara është e aftë të zbarkojë çfarëdo numri forcash në Groenlandë, qoftë nga ajri apo nga deti, dhe më pas të pretendojë se është territor amerikan.”
Sipas Lin Mortensgaard, studiuese në Institutin Danez për Studime Ndërkombëtare dhe eksperte për sigurinë e Grenlandës, Uashingtoni ka gjithashtu rreth 500 oficerë ushtarakë, përfshirë kontraktorë lokalë, në Bazën Hapësinore Pituffik në veri, si dhe pak më pak se 10 punonjës konsullate në Nuuk. Krahas kësaj, rreth 100 trupa të Gardës Kombëtare nga Nju Jorku zakonisht dislokohen sezonalisht gjatë verës arktike për të mbështetur misionet kërkimore. Groenlanda, ndërkohë, ka pak mbrojtje. Popullsia nuk ka ushtri territoriale, tha Mortensgaard, ndërsa Komanda e Përbashkët Arktike e Danimarkës në kryeqytet ka mjete ushtarake të pakta dhe të vjetruara, kryesisht të kufizuara në katër anije inspektimi dhe detare, një patrullë me qen-rrëshqitës, disa helikopterë dhe një avion patrullimi detar.
Si rezultat, nëse Trump mobilizon praninë amerikane në terren, ose sjell forca speciale, SHBA-ja mund të marrë kontrollin e Nuuk-ut “për gjysmë ore ose më pak”, tha Mortensgaard.
“Zoti Trump i thotë gjërat dhe pastaj i bën,” tha eurodeputetja daneze Stine Bosse. “Nëse do të ishe një nga 60 mijë banorët e Grenlandës, do të ishe shumë i shqetësuar.”

Çdo ndërhyrje nuk do të kishte “bazë ligjore” sipas ligjit amerikan dhe atij ndërkombëtar, tha Romain Chuffart, drejtues i Institutit Arktik me bazë në Uashington, një institut kërkimor për sigurinë. Çdo okupim që zgjat më shumë se 60 ditë do të kërkonte gjithashtu miratimin e Kongresit amerikan.

Ndërkohë, një pushtim do të “nënkuptonte fundin e NATO-s”, tha ai, dhe SHBA-ja do të ishte “duke i qëlluar vetes në këmbë dhe duke i thënë lamtumirë një aleance që ka ndihmuar ta krijojë”.
Për më tepër, “humbja e besimit nga aleatë kyç… mund të çojë në uljen e gatishmërisë së tyre për të ndarë inteligjencë me SHBA-në ose në kufizimin e aksesit në baza në të gjithë Evropën”, tha Ben Hodges, ish-komandant i trupave amerikane në Evropë. “Të dyja këto do të ishin jashtëzakonisht të dëmshme për sigurinë e Amerikës.”
NATO do të mbetej e paaftë të reagojë, duke qenë se veprimi ushtarak duhet të miratohet unanimisht dhe SHBA-ja është anëtari kyç i aleancës, por aleatët evropianë mund të dërgojnë trupa në Grenlandë përmes formateve të tjera si Forca e Përbashkët Ekspeditare Britaniko-Skandinave ose bashkëpunimi pesëpalësh Nordik për Mbrojtjen, tha Ed Arnold, studiues i lartë në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara. Por për momentin, aleatët e NATO-s mbeten të qetë përballë një sulmi. “Jemi ende larg atij skenari,” tha një diplomat i lartë i aleancës. “Mund të ketë disa negociata të vështira, por nuk mendoj se jemi afër ndonjë marrjeje armiqësore të pushtetit.”

POSTIMET E FUNDIT