Kreu Blog Faqe 50

Belinda Balluku e pandehur nga SPAK, por vazhdon të vjedhë, hap 4 tendera 90 milionë euro

0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për pabarazi në tendera, vijon të ushtrojë kompetencat pa asnjë kufizim praktik. Edhe pse fillimisht ndaj saj u vendosën dy masa sigurie – njëra prej të cilave pezullimi nga detyra – kjo e fundit u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, duke i hapur rrugë një realiteti të pazakontë: hetim penal në letër, vendimmarrje ekzekutive në praktikë.

Zinxhiri i komandës: largime, emërime dhe “besnikë”

Në të njëjtën dosje penale janë përfshirë edhe dy ish-vartës të Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të hetuar me masë sigurie “arrest shtëpie”. Të dy u liruan nga detyra në fund të dhjetorit 2025.

Zëvendësimi erdhi shpejt: në krye të ARRSH u emërua Ami Kozeli, deri atëherë zëvendësministër i Infrastrukturës. Brenda pak ditësh nga marrja e detyrës, ARRSH hapi katër procedura të reja prokurimi me vlera shumë të larta financiare, kryesisht për kantiere ende në punë që kërkojnë “shtesa” milionëshe.

Superstrada Tiranë–Durrës: “arredim” për 15 milionë euro

Pas shpenzimit të mbi 75 milionë eurove në tre lote, ARRSH hapi një tjetër tender me objekt “arredim, rikualifikim urban superstrada Tiranë–Durrës (Faza I–III)”. Fondi limit: 1.417 miliardë lekë, rreth 15 milionë euro, kryesisht për vijëzim dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.

Në praktikat standarde, projekte të kësaj natyre kontraktohen “çelësa në dorë”. Rikthimi i shpenzimeve pas ndërtimit ngre dyshime për mbivendosje kostosh dhe fragmentim të qëllimshëm të buxheteve.

Unaza e Elbasanit: 60 milionë euro për një nyje të vonua

Zona e Bradasheshit mbetet një nyje problematike historike. Megjithatë, ndërsa janë financuar segmente të tjera rajonale, zgjidhja për këtë pikë u shty. Tani, ARRSH ka hapur dy procedura:

  • Faza I: 3.34 miliardë lekë (mbi 35 milionë euro)
  • Faza II: 2.5 miliardë lekë (mbi 25 milionë euro)

Totali i akorduar shkon në mbi 60 milionë euro, me argumentin e lehtësimit të trafikut dhe lidhjes me Korridorin VIII. Pyetja mbetet: pse tani dhe pse me këtë kosto?

Kashar–Vaqarr: edhe 16 milionë euro të tjera

Në të njëjtën linjë, u hap tenderi për fazën e tretë të aksit Kashar–Nyja Vaqarr me fond 1.59 miliardë lekë (rreth 16 milionë euro). Për fazat I dhe II, ish-drejtori Gjyli kishte akorduar rreth 60 milionë euro. Ritmi i shpejtë dhe fragmentimi i fazave ushqejnë dyshime për premtime paraprake ndaj operatorëve ekonomikë të lidhur me qeverinë.

Sfidë e hapur ndaj drejtësisë?

Më shumë se vijim normal pune, kjo valë tenderash interpretohet si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj SPAK. Pavarësisht një dosjeje voluminoze të dërguar në Kuvendi i Shqipërisë për heqje imuniteti dhe masa shtrënguese, Balluku vijon të marrë vendime me impakt dhjetëra miliona euro.

Në mungesë të një reagimi efektiv institucional, hetimi penal dhe qeverisja ekzekutive po ecin në kahe të kundërta – me kosto të drejtpërdrejtë për financat publike dhe besimin qytetar.

Mirënjohje për qëndresën

0

Shkruan Zef Ndreka

(Një foto dhe dy fjalë për mikun e shtypit Bardhok Lalaj)
Me Bardhok Lalajn, ish-gazetarin që më 26 maj 1996 u la për të vdekur gjatë protestës së opozitës së asaj kohe.
Për atë akt barbar është shkruar gjerësisht në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare.
Dhuna e ushtruar nga shteti autoritar i Sali Berishës dhe kriminelët e veshur me pushtet, demaskoi hapur një regjim që grabiste votën e lirë të shqiptarëve.
Pas kurimeve të gjata dhe të vazhdueshme, falë Zotit, sot Bardhok Lalaj është aktiv në punë, gjithnjë në shërbim të të sëmurëve.
Përkushtimi dhe humanizmi i tij u dalluan veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 në qytetin e Lezhës.
Respekt për njeriun, mirënjohje për qëndresën.

Semiotika e punëve të piktorit Kol Mileta, Ikona, Simboli dhe Indeksi

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Piktori Kol Mileta ka mbaruar Shkollën artistike “Prenkë Jakova” Shkodër dhe më vonë është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1989. Që në shkollën e mesme u dallua për talent të spikatur, shije estetike të vecanta në punët e tija, një artist që zhvilloi talentin e tij në Akademinë e arteve në Tiranë. Mileta i qëndron besnik penelit, duke krijuar vit mbas viti punë me vlera artistike, me penelata të cilat prezantojnë, arketipe, histori, traditën, dritën, kulturën e qytetit të Shkodrës dhe Shqipërisë. Mileta edhe mbas largimit në Itali, punon me pikturën e vërtetë, duke qëndruar besnik formimit të tij akademik dhe artistik.

Punët e piktorit Kol Mileta mund të lexohen si një sistem shenjash vizuale ku figura, ngjyra, kompozimi dhe raporti me hapësirën funksionojnë jo vetëm si elemente estetike, por si bartës kuptimi kulturor dhe emocional. Në këtë kuptim, piktura e tij ndërtohet mbi një dialog mes ikonës, simbolit dhe indeksit, sipas terminologjisë semiotike të Charles S. Peirce.

Teoria e shenjës te Charles Sanders Peirce dhe shenja.

Peirce e përkufizon shenjën si diçka që qëndron për diçka tjetër dhe e ndan atë në tre lloje kryesore: ikonë, indeks dhe simbol, sipas marrëdhënies që shenja ka me objektin e saj.

-Ikona

Ikona është shenjë që funksionon përmes ngjashmërisë me objektin. Marrëdhënie: ngjashmëri formale ose perceptive.
Nuk ka nevojë për konvencë. Shembuj: portreti, fotografia, harta, imitim tingullor në muzikë. Ikona “i ngjan” asaj që përfaqëson.

-Indeksi

Indeksi është shenjë që ka një lidhje reale, shkak-pasojë ose fizike me objektin.
Marrëdhënie: kontakt, gjurmë, shenjëzim. Tregon praninë ose ekzistencën e diçkaje
Shembuj: tymi → zjarri, gjurma → kalimi i dikujt, treguesi, sinjali. Indeksi “tregon” diçka që është realisht aty.

-Simboli

Simboli është shenjë që bazohet në marrëveshje kulturore ose konvencë. Marrëdhënie: arbitrare, e mësuar. Kërkon njohje kulturore. Shembuj: gjuha, notat muzikore, flamuri, kryqi, shenjat matematikore. Simboli “kuptohet” sepse kemi mësuar domethënien e tij.

Përmbledhje e shkurtër, Ikona, Indeksi, Simboli.

Ikona → ngjashmëri
Indeksi → lidhje reale
Simboli → konvencion

Si përfundim, në praktikë, shumica e veprave artistike (pikturë, muzikë, letërsi) i kombinojnë të tria njëkohësisht.

1. Figura si shenjë ikonike dhe antropologjike

Figura njerëzore në punët e Kol Miletës (sidomos portretet dhe skenat me karakter social) vepron si ikonë: ajo i ngjan realitetit, por nuk është thjesht pasqyrim i tij. Tiparet e fytyrës, qëndrimi i trupit dhe shikimi shpesh janë të ngarkuara me shenja të heshtura emocionale – lodhje, dinjitet, melankoli, që e çojnë figurën drejt një leximi antropologjik.
Në këtë aspekt, figura nuk është individ i izoluar, por shenja e një përvoje kolektive, shpesh e lidhur me kujtesën urbane ose rurale shqiptare.

2. Ngjyra si kod semiotik, mesazhi emocional dhe etik,

Ngjyra në pikturën e Kol Miletës nuk është dekorative, por funksionon si ‘kod kuptimor’. Tonet e mbyllura, okrat, gri-të dhe ngjyrat tokësore mund të lexohen si:
-shenja të kohës së ngadalësuar,
-indekse të një realiteti social të përmbajtur,
-simbole të përhershmërisë dhe rezistencës.
Sipas Roland Barthes, ngjyra në art vepron si “mesazh i dytë”, përtej figurës së parë; te Mileta, ky mesazh shpesh është emocional dhe etik, jo narrativ.

3. Hapësira piktorike si shenjë kulturore

Hapësira në punët e tij është zakonisht e reduktuar, e ngjeshur ose e zhveshur nga detajet e tepërta. Kjo krijon një semantikë të heshtjes, ku boshllëku bëhet shenjë më vete.
Në këtë kontekst: sfondi vepron si indeks i izolimit ose introspeksionit, mungesa e thellësisë klasike sugjeron një realitet psikologjik, jo perspektivë fizike. Kjo lidhet me konceptin e Jurij Lotman-it për veprën artistike si hapësirë semiosferike, ku çdo element komunikon me tjetrin.

4. Simbolika e përditshmërisë, simbole kulture

Objektet e vogla, veshjet tradicionale ose gjestet e zakonshme në pikturat e Kol Miletës shndërrohen në simbolë kulture. Ato nuk tregojnë thjesht “çfarë është”, por “çfarë përfaqëson”:
-qëndrueshmërinë e identitetit,
-raportin mes njeriut dhe historisë,
-tensionin mes traditës dhe kohës moderne.
Këtu piktura funksionon si tekst semiotik i hapur, ku shikuesi bëhet bashkë-interpretues i veprës (Eco).

5. Emocioni si shenjë, shenja ‘nuk bertet’ por qendron

Në planin semiotik, emocioni te Kol Mileta nuk është vetëm përjetim, por shenjohet vizualisht: përmes linjës, ngurtësisë së formës dhe ritmit të brendshëm të kompozimit. Kjo e afron veprën e tij me një semiotikë të ndjenjës, ku kuptimi nuk artikulohet drejtpërdrejt, por përjetohet.
Si përfundim, punët e Kol Miletës përfaqësojnë një semiotikë të heshtur, ku shenja nuk bërtet, por qëndron. Piktura e tij komunikon përmes nënkuptimit, duke e shndërruar veprën në një hapësirë reflektimi mbi identitetin, kujtesën dhe gjendjen njerëzore. Në këtë sens, arti i tij nuk është vetëm figurativ, por thellësisht kuptimor dhe kulturor.

Në demokraci duhet rotacion politik – jo pushtet i përjetshëm komunist, si Enveri, Maduro e Rama

0

Shkruan Arben Çokaj

Sokol Arapi bën një koment tallës në FB, gjoja se komunisti Sali duhet të vijë në pushtet – nënkupto Rama është demokrat i madh dhe unë iu përgjigja: tani kuptoje vetë more Bismark, se si shkojnë këto punë! Rama me vjedhjet e tij e bën Saliun të duket qesharak në abuzimet e tij. Politika në demokraci kështu është, ndryshojnë krahët e politikës, nuk mbahet pushteti përjetë – si synon ta mbajë Rama, që i është ngjitur pushtetit si muti për këpucë.

A të kujtohet ty se më 2013 Saliu iku? Nga 2008-2013, unë e Mero Baze shkruanim shkrimet më të rënda ndaj pushtetit të Saliut, dhe ndihmuam që Rama të vinte në pushtet. Por me kalimin e kohës Rama e qelbi më keq se Saliu. Përmbyset Vlora, Durrësi, qytete që e kanë votuar Ramën për deputet – shenjë që edhe natyra është kundër pushtetit të tij – në kohën e Saliut përmbysej Shkodra, që e votionte PD-në gjithmonë, e nga ku dilte e përndershmja Jozefinë.
Në politikën ndërkombnëtare, këto vende që kanë një demokraci e rotacion politk, e ndryshojnë politikën e qeverisjen e tyre periodikisht me zgjedhje – nuk vidhen zgjedhjet si ka bërë Saliu më 1996, apo Rama agresivisht më 2021 e 2025. Iku Saliu më 2013, se i thanë amerikanët, por Rama nuk ikën edhe pse i kanë thënë amerikanët, pse? Se ka Bismarka si puna jote, që bëjnë edhe si të ditur dhe nuk e kuptojnë se Rama duhet të ikë.
Në Gjermani qeveris një koalicion i madh CDU + SPD, si me thënë PD + PS te ne. A e di kush ishte kancelar në kohën e Biden? Një i majtë, Scholz nga SPD, po sot kush është? Merz nga CDU – i djathtë, se atje në Amerikë është Trump – i djathtë. Por ti, Partizani e Gjeloja nuk kapni, doni pushtetin e përjetshëm në demokraci, e kështu nuk shkon. Prandaj talleni ju me Saliun, për të justifikuar këtë putorakun tuaj, se gjoja ky qenka më i mirë se Saliu. Një mut, më i keq, është edhe ky.
Pse e bëjnë këtë gjermanët? Se kanë biznes me Amerikën, e duhet të merresh vesh me atë baloshin atje në Shtëpinë e Bardhë. Po ne a kemi biznes në Shtëpinë e Bardhë? Jo aq sa Gjermania, e as kuptueshmëri sa gjermanët, për politikën, se politikanët një mut janë, mjafton të mos vjedhin e abuzojnë si Rama e Saliu, e mjafton të alternohen, e të mos e mbajnë pushtetin gjatë si Khomeini! Në sistemet demiokratike ka edhe një drejtësi që funksionon. Ndryshe nuk mbahet shteti.
A e kuptove tani? Apo do që amerikanët t’i tregojnë Ramës si Maduros, se si bëhet politikë? Saliu iku më 2013-n, se i patën thën ik më 1996-n, e ai nuk iku – dhe ndodhi 1997-ta. A të kujtohet?! Tani çfarë kusuri i kemi ne shqiptarët Ramës, ta dëmtojmë vendin – Shqipërinë, se ai don me vjedhë e don pushtet të përjetshëm? A e kupton, apo ende je i paqartë?

PAMJET- Përmbytet burgu i “VIP”-ve, nga Veliaj te Beqaj dhe Çyrpja, politikanët që vuajnë dënimin! Ministri i Drejtësisë “çan” ujin me çizme

0

ërmbytjet në Durrës kanë sjellë edhe probleme në IEVP e këtij qyteti ku vuajnë dënimin disa politikanë, si kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ish ministri Ilir Beqaj apo edhe ish deputeti socialist, Jurgys Çyrbja.

 

Pamjet nga jashtë këtij institucioni të vuajtjes së dënimit tregojnë situatën e vështirë, ku uji ka shkuar në disa centimetër.

Ndërkohë shihet edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili ka veshur çizmet dhe ndodhet në hyrje të burgut.

Mësohet se oborri dhe kati i parë i burgut është përmbysur, ndërsa po punohet për pastrimin e ujit. Sakaq, edhe rruga që të çon drejt burgut është përmbytur, duke u kthyer në ‘lumë’.

lamallari permbytje burgu durres

Valë dëbimesh për emigrantët shqiptarë, autoritetet italiane heqin qindra leje qëndrimi

0

Autoritetet italiane kanë dëbuar disa emigrantë shqiptarë nga territori i Italisë për shkak të precedentëve penalë dhe mungesës së kushteve ligjore për qëndrim të rregullt. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane.

Sipas raportimeve, një shqiptar 55-vjeçar u ndalua gjatë një kontrolli në Brescia dhe iu refuzua leja e qëndrimit, pasi nuk plotësonte kriteret ligjore, duke u urdhëruar për dëbim dhe riatdhesim. Një tjetër 26-vjeçar u ndalua në qendër të qytetit pa leje qëndrimi dhe me precedentë penalë, ndërsa një 32-vjeçar u kap nga Policia Hekurudhore pasi tentoi të vidhte bagazhin e një udhëtari.

Mes rasteve të tjera përfshihen edhe një 28-vjeçar i arrestuar në zonën e Lenos për trafik droge, një 39-vjeçar që u dëbua menjëherë pas përfundimit të dënimit me burg, si dhe një 22-vjeçar me precedentë për vjedhje banesash, rezistencë ndaj forcave të rendit dhe plagosje.

Autoritetet italiane raportojnë se në këtë zonë janë hequr gjithsej 355 leje qëndrimi për emigrantë të shpallur “non-grata”. Të gjitha masat janë marrë me vendim të Shefit të Policisë së Brescias, Paolo Sartori, në kuadër të operacioneve të sigurisë dhe verifikimit të statusit të qëndrimit, duke zbatuar procedurat e dëbimit dhe riatdhesimit drejt Shqipërisë.

Operacioni që rrëzoi Maduron ka nisur në Ballkan, FBI, DEA dhe CIA prezentë në Shqipëri, Edi Rama në shënjestër, ja çfarë kanë zbuluar përgjimet amerikane

0

Gazetari i njohur, Robert Papa ka bërë deklarata të forta nga Shtetet e Bashkuara, ku ka komentuar arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe ka ngritur paralelizma me situatën politike në Shqipëri dhe rajon. Sipas Papës, zhvillimet në Venezuelë nuk janë të izoluara, por pjesë e një qasjeje më të gjerë amerikane kundër korrupsionit dhe lidhjeve me trafikun ndërkombëtar. Papa shprehet se në Shqipëri ka pasur reagime të forta pas lajmit për Maduron dhe se, sipas tij, ekzistojnë ngjashmëri mes modelit të qeverisjes në Venezuelë dhe asaj që ai e cilëson si funksionim të shtetit shqiptar. Ai thekson se media të djathta amerikane e kanë përshkruar Shqipërinë si “narkoshtet”, në analogji me Venezuelën e Maduros. Sipas gazetarit, fakti që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s nuk e bën të paprekshëm asnjë kryeministër. Papa sjell shembuj nga e kaluara, duke argumentuar se për Shtetet e Bashkuara përparësi kanë interesat e sigurisë kombëtare, pavarësisht statusit formal të vendeve partnere.

Ja çfarë thotë Robert Papa për emisionin “Fokus”

“Natyrisht që lajmi i arrestimit të Maduros, diktatorit të Venezuelës, më shpejt ka ardhur në Shqipëri dhe gëzimi është thuajse i barabartë me llogarinë e Bashkisë së Tiranës. Janë gëzuar. A ka paralele Maduro me Ramën? Po. Për mendimin tim, Rama është çifti i Ramës, çifti i Çausheskuve; janë më antikombëtarë sesa ishte Maduro me popullin e tij. Problemi është që Maduro, ashtu si dhe Rama, janë të lidhur me trafiqet; narkoshtet ishte Venezuela, narkoshtet përshkruhet shteti i Edi Ramës nga media të djathta amerikane. Natyrisht që ndaj një kryeministri të një vendi të NATO-s dikush mund të thotë që nuk mund të ketë arrestim të tillë si ndaj Maduros. Duke qenë vendi i NATO-s nuk të shpëton, sepse të gjithë e dinë në kohën e Obamës se si reaguan ndaj Erdoganit, i cili ngeli në ajër për disa orë dhe asnjë vend nuk e pranonte, por thjesht mbështetja e popullit të vet e shpëtoi. Kur media amerikane thotë “si Noriega”, kur Ëashington Times ta paraqet shtetin tënd si shtet trafikant dhe lidhje me Sinaloan, shpjegim më të madh nuk ka. Fundi i Ramës do të jetë më i turpshëm. Nuk ka nevojë që të vijnë amerikanët; do ta heqin vetë shqiptarët me mbështetjen e këtij vendi të madh. Trump nga Mar-a-Lago ka dhënë viston për operacionin. Ata që hoqën Maduron janë ata që mbështesin SPAK-un: Departamenti i Shtetit, CIA, Pentagoni, FBI dhe figurina të politikëbërjes shqiptare që thonë se nuk mund të ndodhë sepse Edi Rama ka ngrënë në darkë me Ivanka Trump. Ivanka Trump ka kohë që është larguar nga sferat e pushtetit. Natyrisht që me hemisferën perëndimore Trump ka Doktrinën Monroe. Maduro ka pasur një mandat arresti nga Distrikti Jugor i Neë York-ut. Ai distrikt që ka akuzuar edhe Trump, është një nga distriktet më të forta. Pra është ekzekutuar një mandat arresti dhe Presidenti, pa autorizimin e Kongresit, ka ofruar mbështetjen ushtarake Delta Force në një show Hollivudi; ka treguar se si swhtetet e diktatorëve thërrmohen.

Nga Groenlanda, Meksika e Kolumbia, BBC: Cilat vende mund të jenë në shënjestër të Donald Trump pas Venezuelës?

0

Mandati i dytë i presidentit amerikan Donald Trump po formësohet qartë nga ambiciet e tij në politikën e jashtme, me një qasje agresive dhe deklarata të forta ndaj disa vendeve që ai i konsideron brenda sferës së ndikimit të Uashingtonit.
Trump e vuri menjëherë në zbatim kërcënimin ndaj Venezuelës, duke urdhëruar kapjen e presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij nga kompleksi i tyre i fortifikuar në Karakas.
Gjatë përshkrimit të operacionit, ai riktheu në vëmendje Doktrinën Monroe të vitit 1823, duke e riemërtuar atë si “Doktrina Donroe”, të cilën e paraqiti si garanci të epërsisë amerikane në hemisferën perëndimore.

Por Venezuela nuk është i vetmi fokus i presidentit amerikan. Ditët e fundit, Trump ka lëshuar paralajmërime të hapura edhe ndaj disa vendeve të tjera, raporton BBC.

Groenlanda

Edhe pse SHBA-ja ka tashmë një bazë ushtarake në Grenlandë, Bazën Hapësinore Pituffik, Trump ka shprehur hapur dëshirën për të marrë kontrollin e të gjithë ishullit. Ai argumenton se Grenlanda është thelbësore për sigurinë kombëtare amerikane, duke përmendur praninë ruse dhe kineze në rajon. Ishulli arktik, pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, është i pasur me minerale të rralla, jetike për teknologjinë moderne dhe industrinë ushtarake, si dhe ka rëndësi strategjike për shkak të aksesit në Arktik. Kryeministri i Grenlandës, Jens Frederik Nielsen, i hodhi poshtë deklaratat e Trump, duke i quajtur “fantazi” dhe duke kërkuar respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Kolumbia

Vetëm disa orë pas operacionit në Venezuelë, Trump paralajmëroi presidentin kolumbian Gustavo Petro që të “ketë kujdes”. Kolumbia, e pasur me naftë dhe minerale të çmuara, është gjithashtu një qendër kyçe e trafikut të drogës. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar që nga sulmet amerikane ndaj anijeve në Karaibe dhe Paqësorin lindor, të cilat SHBA i ka justifikuar si masa kundër trafikut të drogës. Trump e ka akuzuar Petron se po lejon kartelet të lulëzojnë dhe ka lënë të hapur mundësinë e një operacioni amerikan ndaj Kolumbisë.

Irani

Edhe pse jashtë kufijve të përcaktuar nga “Doktrina Donroe”, Irani mbetet një tjetër objektiv i retorikës së Trump. Mes protestave masive antiqeveritare, presidenti amerikan paralajmëroi se autoritetet iraniane do të “goditen shumë fort” nëse vazhdon dhuna ndaj protestuesve. Kërcënimet vijnë pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane vitin e kaluar dhe konfliktit 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit.

Meksika

Marrëdhëniet me Meksikën mbeten të tensionuara. Trump ka akuzuar vazhdimisht autoritetet meksikane se nuk po ndalin trafikun e drogës dhe emigracionin e paligjshëm. Ai deklaroi se droga po “derdhet” në SHBA përmes Meksikës dhe se kartelet janë “shumë të forta”. Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka përjashtuar kategorikisht çdo ndërhyrje ushtarake amerikane në territorin e vendit të saj.

Kuba

Sa i përket Kubës, Trump u shpreh se ndërhyrja ushtarake amerikane nuk është e nevojshme, pasi sipas tij vendi është “gati të bjerë”. Ai theksoi se Kuba ka humbur burimin kryesor të të ardhurave, Venezuelën, e cila furnizonte rreth 30% të naftës së saj. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se autoritetet kubane duhet t’i marrin seriozisht deklaratat e presidentit.

Kërcënim për kryeministrin/ Adriatik Lapaj: Nëse më ndodh gjë, Rama dhe familja e tij do të mbajnë përgjegjësi

0

Pasi një natë më parë, përfundoi në Spitalin e Traumës, kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka lëshuar një mesazh të koduar drejt kryeministrit Edi Rama.

Lapaj tha gjatë një prononcimi në media, se nëse i ndodh gjë, Rama dhe familja e tij do të mbajnë përgjegjësi.
“Nuk mundet të më vijë policia e shtetit si bandë dhe të më rrezikoj jetën, nuk bëj asnjë krim dhe të trajtohet si çështje kalimtare. Mban përgjegjësi Rama dhe familja e tij po ndodhi gjë, nuk ua ka borxh nëna dhe babai im”, tha Lapaj.

Jemi në vitin 2026, por institucionet tona të mbrojtjes së viktimave ende funksionojnë me versione të vjetra, pa efektivitet

0

Shkruan Avokat Malvina Lika

Krimi ndodh sa hap e mbyll sytë, dhe reagimi është i vonuar, shpesh i pafuqishëm.
Kjo nuk është thjesht një dështim institucional, por një alarm për shoqërinë tonë.
Prandaj propozoj që politika e parandalimit të krimeve të jetë më e gjerë, më e fortë dhe më e koordinuar, duke marrë shembull nga vendet e zhvilluara si:
Shtetet e Bashkuara, ku urdhrat e mbrojtjes shoqërohen me monitorim elektronik dhe arrestim të menjëhershëm.
Gjermania, ku ligji i dhunës në familje lejon gjykatën të ndalojë autorin të afrohet në çdo vend ku viktima ka aktivitet ditor.
Suedi dhe Norvegjia, ku përdoren urdhra mbrojtjeje të zgjeruar që ndalojnë hyrjen në qytetin ku jeton viktima.
Ne nuk mund të vazhdojmë me masa gjysmake.
Është koha që Shqipëria të ndërtojë një sistem modern, të bazuar në parandalim, mbrojtje të menjëhershme dhe rehabilitim të detyruar për autorët.
Vetëm kështu mund të shpëtojmë jetë dhe të rikthejmë besimin e qytetarëve tek drejtësia.
NDRYSHIMI FILLON NGA VETJA, UNE REAGOJ ,POR PA NJERI TJETRIN NUK MUND TE KEMI PERMIRESIM DHE AS SUKSES

POSTIMET E FUNDIT