Kreu Blog Faqe 51

Ra Maduro/ Operacionin e udhëhequr nga Donald Trump e përshëndetesin Albin Kurti e Vjosa Osmani, Edi Rama hesht e përdor kukullën Spiropali

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën një sulm në Venezuelë më 3 janar dhe arrestuan presidentin, Nicolas Maduron dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores. Çifti u dërgua në një qendër paraburgimi në Nju Jork, ku përballet me akuza për armë dhe trafik droge.
Ky veprim dhe aksion i udhëhequr nga presidentit amerikan, Donald Trump është përshëndetur nga shumica e vendeve perëndimore, por edhe Ballkani Perëndimor.
Një nga të parët që reagoi ishte edhe Kosova, ku vetë kryeministri Albin Kurti mbështeti operacionin, duke theksuar se “mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie”.

Edhe Presidentja Vjosa Osmani përshëndeti operacionin, ku u shpreh se Kosova qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Trump në mbështetje të veprimeve të tij kundër “regjimit narko-terrorist” të Venezuelës.

“Presidenti Trump qëndroi pranë popullit të Venezuelës dhe iu kundërvu shtetit narko të Maduros, duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelët dhe krimi i organizuar”, shkroi Osmani.

“Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake”, shkroi Albin Kurti.

Screenshot_1
Reagimi i Albin Kurtit

Ndërkohë në Shqipëri reagimi dhe përshëndetja erdhi vetëm nga Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe jo nga kryeministri Edi Rama.

Ministrja shtoi se “si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.”

“Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale. Populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës. Si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale”, shkroi Elisa Spiropali.

elisa spiropali
Reagimi i Elisa Spiropalit

Ndërkohë në Serbi reagoi Aleksandër Vuçiç, i cili theksoi se rendi i vjetër botëror po shpërbëhet dhe se rregullat ndërkombëtare nuk respektohen më.

“E drejta ndërkombëtare publike nuk ekziston më. Rendi i OKB-së ekziston vetëm në letër. Pas asaj që ndodhi në Venezuelë, është e qartë se Karta e OKB-së nuk funksionon,” deklaroi Vuçiç.

“100 mijë dollarë për çdo dërgesë”, gruaja e Maduros garantonte rrjetin e trafikantëve

0

Ajo është një nga figurat më të fuqishme dhe më të errëta të regjimit venezuelian. Cilia Flores, bashkëshortja e Nicolas Maduro-s dhe e njohur nga presidenti si “luftëtarja e parë” e Venezuelës, akuzohet nga prokurorët amerikanë si pjesë kyçe e një rrjeti shtetëror që garantonte mbrojtje për trafikun ndërkombëtar të drogës, kundrejt pagesave marramendëse.

E lindur në vitin 1956 në Tinaquillo, në Venezuelën qendrore, Flores u rrit në lagje punëtore të Karakasit perëndimor. Juriste me specializim në të drejtën e punës dhe penale, ajo u përfshi herët në lëvizjen e Hugo Chavez, duke i ofruar mbështetje ligjore pas grushtit të dështuar të shtetit në vitin 1992. Pikërisht atëherë u njoh me Nicolas Maduro-n, me të cilin ndërtoi një aleancë politike dhe personale që zgjati mbi tre dekada.

Karriera e saj politike u ngjit shpejt: deputete në vitin 2000 dhe 2005, ndërsa në vitin 2006 u bë gruaja e parë që drejtoi parlamentin venezuelian. Mandati i saj u shoqërua me polemika, nga kufizimi i mediave deri te akuzat për nepotizëm. Më pas shërbeu si drejtuesе e lartë e Partisë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës dhe, në vitin 2012, u emërua Prokurore e Përgjithshme nga vetë Hugo Chavez, duke qenë pjesë e rrethit të tij më të ngushtë deri në fund të jetës.

Por sipas aktakuzave amerikane, pas fasadës politike fshihej një rol shumë më i errët. Prokurorët në SHBA pretendojnë se në vitin 2007 Cilia Flores ka marrë qindra mijëra dollarë ryshfet për të ndërmjetësuar një takim mes një trafikanti të madh droge dhe Nestor Reverol Torres, atëherë kreu i Zyrës Kombëtare Kundër Drogës në Venezuelë.

Skema, sipas hetimeve, ishte e qartë:

100 mijë dollarë për çdo fluturim me kokainë, që do të kalonte lirshëm hapësirën ajrore të Venezuelës.

Një pjesë e këtyre parave dyshohet se përfundonte direkt tek Flores, në këmbim të mbrojtjes institucionale për kartelet.

Reverol Torres u akuzua në vitin 2015 në Nju Jork për krime të rënda të lidhura me narkotikët dhe sot është në arrati. Hetimet amerikane e përshkruajnë Cilia Flores si hallkë lidhëse mes pushtetit politik dhe trafikut të drogës, duke garantuar mburojë shtetërore për avionët e ngarkuar me kokainë.

Emri i saj u bë publik në shkallë ndërkombëtare po në vitin 2015, kur dy nipërit e saj u arrestuan në SHBA dhe u dënuan për komplot për trafik droge. Ata u liruan vetëm në vitin 2022, pas një shkëmbimi të burgosurish mes Uashingtonit dhe Karakasit, çka rriti edhe më shumë dyshimet për peshën reale të Flores brenda regjimit.

Tashmë, teksa pritet të përballet zyrtarisht me drejtësinë amerikane në New York, një gjë është e qartë edhe për mbështetësit, edhe për kritikët:

Cilia Flores është e pandashme nga pushteti i Nicolas Maduro-s dhe, sipas SHBA-së, një nga figurat kyçe të një sistemi që ka bashkëpunuar ngushtë me kartelet e drogës – pikërisht ato që Presidenti Donald Trump i ka shpallur luftë të hapur.

Konservatorizmi kontemporan i Donald J Trump

0

Shkruan Kujtim Gjuzi deputet i legjislaturēs lX

Meditim post arrest të Soristit globalist Maduro !
Shqipëri-USA Rikthimi ligjit ekstradimi 21/07/2021
Tripolariteti politik Global Soros si dështim apo një Rrezik i vërtetë gjeopolitik për Fist Amerika TRUMP
Pse jam 100% pro Doktrinës konservatore Donald J Trump.

Kam shkruar edhe herë tjetër për teorinë e një bote gjeopolitike tripolare made in Chaina 1970
Po ashtu kam shkruar se kur ishim fëmijë luanim duke ndarë Rrethglobin në katër Shtete, USA BE RUSIA & Chaina që kërkon për 55 vjete tripolaritet !
– Personalisht zgjidhja Albaninë ose Gjermaninë RFGJ jo RDGJ
Vëllai im zgjidhte Mbretërinë Hollandë – Belgjikë.
Fatmiri djali xhaxhait zgjidhte Ygosllavinë ndofta sepse nana tij ishte nga Dobreshi i “mirë” ?!
PËRPARIM BALLISTI këtij ja kam vënë emrin edhe nofkën Ballisti, ky zgjidhte përherë Britaninë e Madhe dhe USA…. Gjithësesi orën e mbaj Super Atlantik që atëherë 55 Vjet më parë.
Çuditërisht gjithnjë fitonte i “pushtonte” tokat tona, megjithëse është djali vogël ish deputetit pra Rimi vllai i Mir Ygosllavit. ( 1975 Deputeti u dënua me grupin Abdyl Këllezi pikërisht për vetëadministrim Ygosllav)
Ygosllavia e Mirit sot nuk egziston, Anglia dhe USA e Rim ballistit janë më të fortë po ashtu Holanda e Bekgjika e vëllait janë BE Gjithësesi RFGJ e nxorri ushtrinë nga kazerma kundër Serbisë më 10 Qershor 1999 duke liru Dardaninë, eh unë mbetem me Albaninë ?
Loja gjeopolitike vijon sot 97 Vjet. Ne albanët jemi me troll të coptuar në shtatë shtete, disa thonë fajin e ka Wiston Charchill të tjerë legjeronë Helen Of Troje të mbretit Oto Gjermani. Disa syresh spay tregojnë që nuk na lanë sikur ishim bashkë ata komunarët Sllavo Grekë të jemi një komb një gjuhë një mëmēdhe sepse ata nuk duan të na lenë të jemi aleatët e sigurtë të USA dhe MBE
Mos harroni deklarata Donald J Trump Albania e Madhe 2025 +
Venezuela Nikola Maduros do të paguajë çmimin e revolucionit praktik : Tripolariteti Chaina 1970
Ai revolucion përfundoi dje por filloi më 1993 nga komunarët Ugo ÇAVES me arrestin Nicola Maduro. Janë këta që afruan Rusë e Kinezë duke rrethu me rregjime diktatorësh komunizëm Ruso Cuba Kinez u ngjitën në gjirin e Amerikës së Veriut pra i’u afru rreziku kufirit USA armatim, drogë e kontrabadim me emigracion ilegal disa shtete me rregjime.
Janë rregjimet komunare Socialiste popullore që rrezikojnë jo vetëm kapitalin USA Ej nuk janë pak. E filluan me krizën e luftës parë si recolucioni Tetorit, vijuan në luftë të dytë botnore e ndanë Europën në dy copa për 43 vjet e ndanë Albaninë 1944 shtatë copash, merruan amerikanët, Kuban Cecevara me krizë raketore 1961 Vranë pothuaj krejt familjen presidenciale katolikët Kenedy.
Ej o politikanë dhe Analista të Soros ku është Nafta Venezuelës këtu ?!
Jo jo këtu flitet per rregjime dhe Drogë armë vrastare qytetarësh amerikanë, albanë, europianë dhe britanikë. Andaj shëëët mbyllni VCTV
Europën e programit Marshall USA e mbytën me tregun emigrator të Turqisë si fillim e më keq me tregun e kinezërisë dhe tani kërkojnë me 33 Vjet shpopullim në Shqipëri me kotrabandim global emigrantor Soros nga Pakistani, Bangladeshi, krejt Arabia me xhamia 4 minaresh erdhi këtu pa teklif.
Ej pra kjo tregon pse Trump ka vendos dje kufirin ke Thana. Jo jo vetëm për Nicola Maduro por krejt drejtuesit politikanë europianë që tash 33 vjet i mbështeti Fondacioni George Alex Huma Soros për të shkatërru Romën, Berlinin, Vienna, Parisin, Londrën deri Wachington USA këta duhen kaluar në sitën Donald J Trump.
Koha për Amerika One me lidera mbrojtës të doktrinës konservatore TRUMP filloi të çmontojë globalizmin Soros tripolarin Made in Chaina 1970
Shqipëria e kryeministrit Edvin Rama duhet të gjejë zgjidhjen gjithëpërfshirëse. Bashkimi Europian duhet të kuptojë se sa dëme solli me pranimin e Woce Soros, zgjidhja duhet tani nesër është vonë.
Shqipëri – USA kanë ligj ekstradimi bilateral pa vendime Gjykate.
Gongu ra dje ?!
I mjerë ai politikan shqiptar që merret me Naftën Venezuela dhe harron eksportin e armëve, drogën kotrabandimin e 7 milion qytetarëve venezuelianë që rregjimi Nikola Maduro Soros Chaina eksportoi ilegalisht si krim drejt në USA.

Vazhdimësi, autorësi dhe përgjegjësi artistike

0

Shkruan Zef Ndreka

Arti i madh shqiptar gjendet i mbyllur në një periferi institucionale.

(Refleksione në galerinë private të pikturës Lezhë).

Pamjet e mëposhtme të fotove të Galerisë së pikturave në Lezhë flasin më shumë se çdo njoftim. Këto foto janë dhe do të mbetën akte simbolike kujtese, por edhe denoncimi njëkohësisht.

Shetitja në “Pervathi Galeri” me vepra ndërmjet viteve 1984–2025, më lë veç të tjerave, shijen e një ironie të hidhur. Pamjet nuk janë thjeshtë shëtitje estetike e zakonshme, por mbi të gjitha janë udhëtimi i një trashëgimie artistike që endet sot mes mosvëmendjes nga shteti, harresës nga Ministria e Kulturës.

Është krijuar një kontrast i fortë me godinën e heshtur, të pastër, gati anonime nga jashtë, pikërisht në mes të Lezhës, me përballjen e pasurisë shpirtërore që ruhet brenda saj. Kështu, mund të themi me zë të lart se arti i madh shqiptar gjendet i mbyllur në një periferi institucionale.

Pikturat e Pashk Pervathit, portrete njerëzish të thjeshtë, peizazhe me dritë të brendshme, natyra të qeta me një melankoli të përmbajtur, dëshmojnë një vazhdimësi të ndershme artistike përtej regjimeve, modave dhe politikave kulturore. Këto piktura të kësaj galerie, janë fytyra e Shqipërisë reale, jo asaj të retushuar shumë dimensionale.

Kolazhi i veprave më bën të shtroj një pyetje publike:

Si është e mundur që një galeri me 40 vite jetë të trajtohet si një stacion i përkohshëm nga Ministria e Kulturës?

Në fakt, sot kjo është një akuzë e heshtur dhe harresa institucionale është forma më e butë, por më e rrezikshme e shkatërrimit të kulturës, pavarësisht se më shumë se për vizitorët, kjo “shëtitje” në këtë galeri është për ndërgjegjen tonë kolektive.

Duhet theksuar se “Përvathi Galeri” nuk është vetëm një hapësirë ekspozimi, por një institucion i krijuar nga vepra, një arkiv i gjallë i pikturës shqiptare përgjatë dekadave.

Kanë lindur disa galeri dhe kanë vdekur me projekte afatshkurtëra, por kjo galeri përfaqëson vazhdimësi, autorësi dhe përgjegjësi artistike.

Janë pikërisht këto tre nocione që mungojnë thellësisht në politikat zyrtare kulturore në Shqipëri.

Si ngjarja kulmore e artit për vitin 2025, por që anashkalohet nga Ministria e Kulturës, nuk mund ta konsideroj si fakt neglizhence, por si simptomë të një modeli të gabuar. Institucionet shtetërore, sidomos në Ministrinë e Kulturës, sot investojnë tek spektaklet kalimtare, tek eventet që prodhojnë vetëm imazhe dhe jo tek veprat që prodhojnë kujtesë.

Harresa e “Përvathi Galeri” është veçanërisht e pakuptimtë, sepse kemi të bëjmë me një autor të kanonizuar të pikturës shqiptare, me një galeri unike në tipologjinë e saj, të ndërtuar mbi një opus të plotë e koherent, me një akt kulturor privat që kryen funksion publik, pa asnjë barrë për shtetin.

Faktikisht, heshtja institucionale tregon një krizë kriteresh, ku rëndësitë artistike nuk përkthehen më në prioritete kulturore.

Kështu, kur Ministria e Kulturës nuk njeh ngjarjet reale të artit, sigurisht që rrezikon të kthehet në ministri të administrimit të zbrazëtisë.

Gjithsesi, “Përvathi Galeri” do të mbetet, pavarësisht kësaj harrese, një pikë referimi për çdo artdashës dhe për turistët. Por duket se institucionet do të mbeten jashtë historisë që po shkruhen nga vetë artistët…

Zoti President i SHBA-ve, janë shumë arsye që pas arrestimit të Maduros radhën e ka Ramaduro

0

Shkruan Adriatik Riza Dosti

Zoti President i USA – D.Trump .
Pa te lodhur fort…shkurtimisht , qarte e sakte …
…Ja shume aresyet qe pas Maduros radhen e ka Ramaduro …
Sepse ka cenuar rende sigurine kombetare te vendit te tij Shqiperise vend ky anetar i NATO …e njeheresh edhe sigurine kombetare te USA vend ky aleat e partner historiko strategjik i Shqiperise.
Sepse permes skandalit nderkombetar te Dosjes Mc Gonigal jo vetem qe ka korruptuar nje zyrtar te larte amerikan por njeheresh ka demtuar rende imazhin e njeres prej krenarive kombetare te saj FBI.
Sepse ka korruptuar rende e perfshire ne korrupsion te gjitheanshem dy prej Ambasadoreve te fundit te USA ne Shqiperi…D.Lu dhe Y.Kim duke cenuar rende edhe ketu sigurine kombetare e imazhin e Amerikes.
Sepse ka minuar rregullisht, qellimisht e prej vitesh maredheniet dy paleshe Amerike – Shqiperi dhe respektin e miqesine e hereshme mes dy vendeve e dy popujve .
Sepse eshte kreu e strumbullari i lidhjeve te forta dhe aktivitetit te fondacionit te rrezikshem Sorros ne Shqiperi…fondacion ky qe eshte denuar ashper e publikisht prej jush per aktivitetin e tij te rrezikshem e ne dem te demokracise.
Sepse ka okupuar dhunshem nje shtet – qeveri te tere, ka ngritur nje polici e nje drejtesi kriminale qe ju sherbejne pushtetit te tij personal dhe ka uzurpuar po dhunshem pothuajse krejt mediat shqiptare.
Sepse vazhdon te jete prej 13 vjetesh ne krye te nje vendi anetar te Nato i cituar shpesh ne raportet tuaja te DASH si vendi i 2 me i korruptuar ne europe [ pas Ukraines ]
Sepse eshte perfshire nder vite ne dhjetera skandale te gjithe- farellojshme qe u kane kushtuar rende Shqiperise e shqiptareve dhe rrugacerisht refuzon te dorehiqet.
Sepse e ka shnderruar e rikthyer Shqiperine ne Narko – shtet, ne Diktature e veten ne Diktator duke vrare rende Lirine e Demokracine .
Sepse ne menyre flagrante e ne bashkepunim me G.Sorros e ish sekretarin e shtetit Blinken [ te dy shpallur te pa deshiruar prej jush e administrates suaj ] e shpallen liderin e opozites shqiptare Sali Berisha Non Grata krejt per qellime politike, personale e hakmarrese .
Sepse se bashku me presidentin serb Vucic jane autoret e pazareve te pista te cenimit te kufijve ne Ballkan dhe te ndarjes e coptimit te territoreve te shtetit shqiptar te Kosoves te cilen ju sapo e moret nen mbrojtjen tuaj ligjerisht .
Sepse sundon ne menyre autokratike…e ka grabitur vendin e popullin e tij, ka vjedhur rregullisht cdo pale e lloj zgjedhjesh ne ate vend , ka shkallen me te larte te korrupsionit qeveritar ne rajon…dhe ka instaluar Mafien ne pushtet e ku tashme me dhjetera ministra, deputete, zyrtare te larte , shefa policie , krye bashkiake e deri edhe 2 zv. kryeministra i ka ne burg, ne arrati e ne ndjekje penale.
Sepse ka vjedhur , shperdoruar e abuzuar qindra mijera e miliona dollare dhene Shqiperise per ndihme e progres ne fusha te ndryshme prej USAID amerikan …shqetesim te cilin ju e keni bere publik disa here.
Sepse disa here ju ka anatemuar, provokuar, tallur e fyer ju publikisht e personalisht si President i USA…madje ju ka bere thirrje haptazi amerikaneve permes intervistave te tija qe te mos votojne per zgjedhjen tuaj …madje ri – zgjedhjen tuaj e ka cilesuar si nje e keqe e madhe e botes e rrezik boteror …
Sepse ka thene publikisht se Amerika e Trump e vendos Paqen permes luftes e bombave …dhe se ne nuk presim ta bejme politiken tone ashtu sic kerkon te na urdheroje Polici nga Washingtoni (???).
Sepse disa here ne OKB – Shqiperia e c’ orientuar e Rames ka votuar kunder rrezolutave te USA ose ne rastin me te ”mire ” ka abstenuar.
Sepse sistematikisht ka sulmuar Reformen ne drejtesi …SPAK dhe te gjithe prokuroret e specialistet tuaj qe ndihmojne ne te …dhe i ka kercenuar e fyer publikisht edhe pjestaret tuaj te FBI apo edhe te CIA qe ndodhen e punojne ne Tirane.
Sepse si vend anetar i Nato ka dale vazhdimisht kunder planeve e mareveshjeve strategjike te aleances e te vete USA duke u a shitur portet e aeroportet e vendit arabeve, turqve, grekeve e deri dhenien e pronave e bizneseve pa hesap ruso – sllaveve ne bregdetin shqiptar.
Sepse vazhdon te jete ne krye e kapo – bande e karteleve shume te rrezikeshme shqiptare te droges – shpallur tashme prej jush si grupe e organizata terroriste.
Sepse ne saje te politikes se tij kordinuar edhe me fondacionin antishqiptar Sorros ka ndjekur nje politike te poshter c’kombetarizuese duke perzene nga vendi i tyre vetem ne dekaden e fundit permbi 1. 1 milion shqiptare.
Sepse eshte nder te paktet zyrtare i larte shteti ne europe e ndoshta edhe ne bote qe ka ardhur aty ne USA ose per qejfet e tija personale, ose per ndeshje te NBA ose per ndonje ekspozite pikture private…ose per ndonje fjalim zyrtar ne OKB e kurre deri me sot si i ftuar zyrtarisht prej shtetit e qeverise amerikane e si kreu i shtetit shqiptar.
Sepse prej vitesh rrezikshem e frikshem po e orienton Shqiperine pro amerikane e pro perendimore dhe vend anetar te Natos drejt lidhjeve te forta me boten arabe vecanerisht me pjesen jo te mire te saj.
Sepse po mbeshtet e po ju jep aksese e prona oligarkeve ruse te shpallur te pa deshiruar prej jush e shtetit amerikan sic eshte rasti i oligarkut Deripaskaja.
Sepse sot me shume se kurre kryeministri i Shqiperise Edi Rama eshte kthyer vertet ne nje rrezik kombetar per vendin e tij, per rajonin, europen si dhe njeheresh edhe per sigurine kombetare te Amerikes ne forma nga me te ndryshmet…
Ndaj i nderuar z. President i Amerikes…D.Tramp …i njohur tashme saktesisht ashtu sic tha sot z. M.Rubio …president i veprimit e jo i fjaleve …veproni sa nuk eshte teper vone…
Ne te mire te paqes, lirise e demokracise…ne te mire te Shqiperise e Kosoves …ne te mire te kombit e popullit me pro amerikan ne bote .
Pas Maduros ne Karakas mendoj e besoj se eshte saktesisht radha e te njejtit skenar amerikan edhe ne Tirane ndaj Rames.

Franz Kafka, në një pasqyrim të çeliktë për të bërë portretin e një metamorfoze të pambarimtë

0

Shkruan Albert Vataj

Që nga viti 2014, vizitorët e Pragës, qytetit të rrugicave barok, hijes mesjetare dhe kujtesës së pambarimtë, ndalen befas përballë një koke gjigante prej çeliku shkëlqyes që lëviz, thyhet, ribëhet, zhduket për t’u rindërtuar sërish në një proces të pambarimtë metamorfoze. Fare pranë stacionit të metrosë Národní, instalacioni kinetik i David Černý-t duket sikur shpalos në çelik pështjellimin e brendshëm të atij që, me një trup të brishtë dhe një shpirt të ngarkuar, arriti të kthejë ankthin në letërsi universale, Franz Kafka.

Skulptura, e përbërë nga 42 blloqe inoksi të rrotulluara në mënyrë të pavarur, ka sipërfaqe reflektuese dhe peshon rreth 45 tonë. Por pesha reale e saj është simbolike: ajo mbart mbi vete gjithë dramën e një subjekti që kërkon të kuptojë veten, duke u copëzuar ndërkohë. Koka që shpërbëhet dhe ribëhet është metafora e një egoje të pasigurt, të turbulluar, që përpiqet të gjejë formë në një botë që nuk ofron qartësi.
Nuk është rastësi që kjo vepër ngrihet pikërisht në Pragë. Kafka është një prej autorëve që e kanë ngritur qytetin në një dimension mitik, ndërsa Praga, në mënyrë reciproke, e ka përkufizuar jehonën e shkrimtarit. Ai punoi në këtë zonë, në zemër të një qendre sipërmarrjeje dhe kulture që, që në fillim të shekullit XX, ishte laborator i modernitetit evropian. Në këtë klimë burokratike, shpesh absurde, Kafka do të mbrujë përvojën e tij letrare: njeriu përballë strukturave që e tejkalojnë, që nuk flasin, por urdhërojnë; një botë ku ligji ekziston, por kuptimi mungon.
Černý, duke bashkuar artin me teknikën dhe duke u mbështetur në inxhinierë mekanikë e ekspertë robotike, arrin të japë formë vizuale pikërisht këtij tensioni. Lëvizjet ritmike, të ftohta, mekanike, krijojnë një lojë hipnotizuese që gjeneron një lloj tjetërsimi te shikuesi. Ai sheh një fytyrë të njohur dhe, në të njëjtën kohë, e humbet atë. Ky është, në thelb, mekanizmi i letërsisë kafkiane: lexuesi e njeh botën, por gradualisht kupton se ajo nuk i përgjigjet logjikës njerëzore.
Nëse mendojmë veprën “Metamorfoza”, ku Gregor Samsa zgjohet si insekt, skulptura e Černý-t bëhet pasqyrë e këtij transformimi të dhimbshëm. Koka e Kafkës, që rrotullohet e copëtohet, është trupi i Gregorit që nuk i përket më vetes. Por njëkohësisht, ajo është vetë Kafka, shkrimtari që e ndiente veten i huaj në familje, në punë, në dashuri, i mbërthyer mes detyrimit dhe dëshirës për liri.

Në “Procesi”, protagonisti përballet me një gjykim të paqartë, me një strukturë ligjore që as nuk shpjegon, as nuk mëshiron. Skulptura, me mekanikën e ftohtë që e drejton, e vizualizon këtë dominim të sistemit mbi individin. Shpirti i njeriut përpiqet të formësohet, por është gjithnjë nën lëvizje të jashtme, i manipuluar nga rrethana që nuk i kontrollon. Kjo është ajo që Kafka e shndërroi në poezi të ankthit modern.
Në “Kështjella”, kërkimi i pafund për hyrjen në një botë ku autoriteti është i padukshëm, shndërrohet në metaforën e një jete të jetuar në prag. Edhe skulptura funksionon në këtë kufi: ajo premton stabilitet kur fytyra formohet për një çast, por menjëherë pas, gjithçka shpërbëhet. Çdo moment duket si premtim për qartësi, e megjithatë përfundon si iluzion.
Në këtë kuptim, Černý nuk i bën thjesht homazh një shkrimtari të madh. Ai ofron një lexim bashkëkohor të psikikës njerëzore: të fragmentuar, të pasigurt, të ekspozuar ndaj presioneve të shoqërisë teknologjike dhe burokratike. Vepra e tij flet për tjetërsimin e njeriut modern, për identitetin që nuk është më një qenie e pandryshueshme, por një proces i vazhdueshëm riformësimi.
Portreti në çelik i Franz Kafkës është, pra, një metamorfozë e përhershme. Ai nuk është monument tradicional që ngrin në kohë kujtimin e autorit. Përkundrazi, është kujtesë e gjallë se Kafka mbetet aktual sepse vazhdon të na flasë për frikërat tona më intime: humbjen e kontrollit, shtypjen nga strukturat që nuk i kuptojmë, ndjesinë se jeta zhvillohet nën një logjikë të pashpjegueshme.

Prandaj, kur koka rrotullohet, ribëhet dhe na shikon për një çast, kemi ndjesinë se ajo nuk është vetëm Kafka. Në atë reflektim prej çeliku shfaqemi edhe ne, me dyshimet tona, me fragmentet tona, me metamorfozat tona të pambarimta. Skulptura, si dhe vetë letërsia e tij, na detyron të shohim të vërtetën e padurueshme, se identiteti nuk është një statujë, por një proces i pandalur i përballjes me veten dhe botën.
Metamorfoza, tek Kafka, nuk është veç një shndërrim i trupit apo i fatit; ajo është çarja brenda njeriut, ku frika dhe vetëdija takohen si dy pasqyra që nuk pushojnë së reflektuari njëra–tjetrën. Në këtë rrëshqitje të ngadalshme nga e njohura drejt së panjohurës, njeriu zbret në thellësitë e vetes dhe kupton se asgjë nuk është e qëndrueshme: as identiteti, as rendi, as siguritë që kemi menduar se na mbajnë gjallë. Kafka e kthen këtë ankth në formë estetike, duke na treguar se njeriu është gjithmonë në prag, gjithmonë në një udhëkryq ku bota dhe vetja nuk përputhen.
Kur kjo metamorfozë ngjizet në një vepër arti, ajo fiton përjetësi. Shndërrohet në një trup të ri, që lëviz, thyhet, ribëhet dhe vazhdon të flasë përtej kohës së autorit. Arti nuk e shëron çarjen, por e bën të dukshme: na e kthen si një pasqyrë të madhe ku shohim jo vetëm Kafkën, por edhe veten tonë, të fragmentuar, të pasigurt, të etur për kuptim. Kështu, metamorfoza nuk mbetet më thjesht motiv letrar; ajo bëhet ritëm i përhershëm i ekzistencës, një frymëmarrje e çelikut dhe shpirtit, ku ne kuptojmë se përjetësia nuk është ngurtësi, por lëvizje pa fund.

Maduro mbërrin në Nju Jork, të hënën para gjykatës

0

Një avion që besohet se transporton presidentin venezuelian Nicolás Maduro ka zbritur pranë bazës ajrore Stewart Air National Guard në shtetin e Nju Jorkut, pasi Maduro u kap mëngjesin e sotëm nga forcat amerikane në Caracas.

Presidenti dhe bashkëshortja e tij ishin transportuar fillimisht me anijen luftarake amerikane USS Iwo Jima, e cila kishte si destinacion SHBA-në.

Sipas burimeve të NBC News, Maduro pritet të transferohet me helikopter drejt qytetit, ku do të regjistrohet dhe më pas do të dërgohet në burgun federal Metropolitan Detention Center në Brooklyn.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se Maduro pritet të paraqitet në gjykatë më së largu deri të hënën në mbrëmje.

Kapja e Maduros dhe familjes së tij nga SHBA, reagojnë Rusia dhe Irani

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar për sulmet në Venezuelë duke thënë se janë kryer nga SHBA, ndërsa thekson se “është kapur Maduro dhe bashkëshortja e tij, dhe janë nxjerrë jashtë vendit”.

Ai konfirmoi pretendimet e mediave ndërkombëtare se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin përgjegjëse për sulmin dhe bëri me dije se presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë kapur nga forcat amerikane dhe janë nxjerrë jashtë vendit.

Ndërkohë Rusia dhe Irani dënojnë sulmet e së shtunës ndaj Venezuelës, pasi Karakasi akuzoi Shtetet e Bashkuara se qëndronin pas shpërthimeve që tronditën kryeqytetin.

Sipas Agjencisë Franceze të Shtypit (AFP), ministria e jashtme iraniane në një deklaratë tha se “dënon fuqimisht sulmin ushtarak amerikan ndaj Venezuelës dhe shkeljen flagrante të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të vendit”.

Deklarata e Iranit u publikua përpara postimit të Donald Trump në Truth Social, i cili konfirmonte se SHBA-të kishin kryer “një sulm në shkallë të gjerë” ndaj Venezuelës.

Në postimin e tij, Trump shkruan se aksioni ishte i suksesshëm.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Detaje të tjera do të pasojnë. Sot, në orën 11:00, do të mbahet një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”, shkruan Trump.

Ky reagim i Trump, i parë si një konfirmim i drejtpërdrejtë i operacionit, vjen në një moment shumë të tensionuar në rajon, ndërsa kriza politike dhe tensionet ushtarake në Venezuelë janë shtuar ndjeshëm.

Postimi i presidentit amerikan thekson se operacioni u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-ve dhe sinjalizon se Shtetet e Bashkuara po marrin një rol aktiv në zhvillimet e fundit në vendin e Amerikës Latine.

Në pritje të konferencës së planifikuar për shtyp në Mar-a-Lago, komuniteti ndërkombëtar po monitoron me vëmendje situatën, ndërsa lajmet mbi kapjen dhe nxjerrjen e Maduro dhe bashkëshortes së tij jashtë Venezuelës ngrenë pyetje të mëdha për të ardhmen politike dhe stabilitetin në vend.

Sulmi i SHBA në Venezuelë, reagon Presidenti Trump: Kemi kapur Maduron dhe gruan e tij

0

Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulmet ushtarake kundër Venezuelës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një përshkallëzim të ndjeshëm të përpjekjeve të Administratës Trump për të rrëzuar presidentin e vendit, Nicolas Maduro.

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se Nicolas Maduro dhe gruaja e tij është kapur nga ushtria amerikane, raporton Corriere della Sera.

Disa shpërthime u raportuan nga dëshmitarët në kryeqytet, Karakas, duke filluar rreth orës 2 të mëngjesit sipas orës lokale. Videot e postuara në mediat sociale treguan shpërthime të mëdha dhe atë që dukej të ishte avion ushtarak amerikan që fluturonte ulët mbi qytet.

Ambasada amerikane në Venezuelë lëshoi ​​një deklaratë në faqen e saj të internetit duke thënë se ishte në dijeni të raporteve për shpërthime në dhe përreth Karakasit.

Sulmi i SHBA në Venezuelë, reagon Trump: Kemi kapur Maduron dhe gruan

Sulmi i SHBA në Venezuelë, reagon Trump

Ambasada amerikane në Bogota , Kolumbi, po i paralajmëron gjithashtu qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë për në Venezuelë.

Në deklaratën e saj, ambasada amerikane në Venezuelë këshillon qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë për në vendin e Amerikës së Jugut dhe rekomandon ” fuqimisht ” që ata që ndodhen tashmë atje “të largohen menjëherë”.

“Jemi gati për veprim!” – Trump paralajmëron se SHBA do të ndërhyjë nëse Irani vret protestuesit! Përgjigjet Teherani

0

“Nëse Irani qëllon dhe vret me dhunë protestuesit paqësorë, gjë që është zakon i tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndihmojnë.”, shkroi presidenti i SHBA.

Reagimi nga Teherani ishte i menjëhershëm. Ali Larijani, këshilltar i lartë i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se çdo ndërhyrje amerikane do të sillte kaos në të gjithë Lindjen e Mesme dhe do të dëmtonte interesat e SHBA-së.

“Trump duhet të jetë i kujdesshëm. Trump duhet ta dijë se ndërhyrja e SHBA-së në këtë çështje të brendshme do të thoshte destabilizim i të gjithë rajonit dhe shkatërrim i interesave të Amerikës”, u shpreh ai.

Paralajmërimet vijnë në një kohë tensionesh të shtuara, ndërsa në Iran janë raportuar të paktën gjashtë viktima gjatë ditës së enjte, në ditën e pestë të protestave masive të shkaktuara nga përkeqësimi i kushteve ekonomike dhe rënia e fortë e monedhës vendase, rialit, kundrejt dollarit amerikan.

Sipas raportimeve, të paktën 6 persona u vranë në Iran të enjten, pas pothuajse një jave protestash masive të shkaktuara nga përkeqësimi i kushteve ekonomike.

Protestat nisën të dielën në Teheran, fillimisht nga tregtarë të zemëruar për rënien e monedhës, dhe u përhapën shpejt në universitete dhe qytete të tjera, ku u dëgjuan thirrje kundër udhëheqjes klerikale. Disa protestues kanë kërkuar fundin e sundimit të Khamenei-t, ndërsa të tjerë kanë shprehur dëshirën për rikthimin e monarkisë.

Këto janë protestat më të përhapura që nga kryengritja e vitit 2022 pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini-t, megjithëse jo në të njëjtën shkallë.

'Jemi gati për veprim': Trump thotë se SHBA-të do të ndërhyjnë nëse Irani shtyp me dhunë protestat

POSTIMET E FUNDIT