Kreu Blog Faqe 54

Zv.ministri i Edi Ramës deklaron: Kryeministri i ka ditët e numëruara në pushtet

0

Studiuesi Taulant Muka, gjatë një interviste në emisionin “Quo Vadis” akuzoi qeverinë shqiptare për krijimin e një sistemi që ka kapur shtetin. Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama, është në një fazë rënieje politike dhe se mandati i tij po shkon drejt fundit.

“Sistemi që ai ka krijuar me përdorimin e parasë publike që në fillim të mandatit në funksion të zgjedhjeve të ardhshme është sistemi që ka kapur shtetin. Rama ka rënë, Rama ditët i ka të numëruara. Nuk ka ku të shkojë megjithë sistemin e vet që ka ndërtuar t’i shpëtojë kësaj gjendjes katastrofike. Ka disa detaje që të bëjnë të mendosh se Rama ka rënë. Rama në momentin që dilnin njerëz të akuzuar nga SPAK i lëshonte, është hera e parë që Rama nuk lëshon asnjë prej personave që po dalin para SPAK. Pse? Sepse rënia e tyre do të thotë rënie e Ramës. Drejtoresha e AKSHI-t është simboli i marrjes peng së një shteti.

Të gjitha të dhënat tona janë aty, të marra nga mafia. Është cenuar jo vetëm siguria jonë, por edhe e shteteve të tjera, sepse kanë punonjësit ambasada. Drejtoresha e AKSHI-t është ende në detyrë, nuk është shkarkuar nga detyra.”, tha Muka.

Festa e PS së Tiranës, ja kush janë socialistët që i kthyen shpinën Edi Ramës

0

Situata në Partinë Socialiste nuk duket aspak e qetë, edhe pse Kryeministri Edi Rama nuk nguron në asnjë moment tu kujtojë jo vetëm të tijëve, por edhe më gjerë, se mazhoranca që drejton ka plot 83 mandate deputetësh. Dhe duket se me shifrën e mandateve që përmend, Kryeministri synon të tregojë forcën që ka, veçanërisht në sallën e Kuvendit.

Por disa detaje, në dukje të parëndësishme, tregojnë se disa nga ata që konsiderohen si ‘senatorë’ në rradhët e socialistëve, disa me mandat deputeti, dhe të tjerë, pa arritur të fitojnë një të tillë në 11 maj, po tregojnë gjithmonë e më shumë një distancim nga Edi Rama.

Pas festës së organizuar nga socialistët në Berat, ku disa nga figurat e PS-së nuk preferuan të marrin pjesë, një tjetër festë, me rastin e festave të fundvitit ka evidentuar të njëjtën gjë.

Këtë rradhë festa ishte e socialistëve të Tiranës, që mbrëmjen e së hënës, u mblodhën në Pallatin e Brigadave, nën shoqërinë e Kryeministrit për të uruar njëri-tjetrin, për festat e fundvitit.

Kosova është ndërtuar mbi gjakun e çlirimtarëve

0

Shkruan Zef Ndreka

Kanë filluar disa deputetë titistë të VV duke propaganduar se ato janë të vetmit që mbrojnë Kosovën nga Serbia, duke u përpjekur gjithnjë të neglizhojnë rolin e Shqipërisë, të Nato-s dhe të UÇK-së.
Tingëllojnë paksa antikombëtare deklarata të tilla populiste.
Në të vërtetë, këto deklarata jo vetëm që tingëllojnë, por në thelb janë antikombëtare dhe historikisht të rreme.
Ato janë produkt tipik i populizmit ekskluziv që ndërton një narrativë të rrezikshme që “vetëm ne jemi mbrojtësit, të tjerët janë ose të panevojshëm, ose të dyshimtë”.
Kjo është logjikë sektare, jo logjikë shtetformuese që i ka hije një force politike që synon të qeverisë Kosovën.
I duhen kujtuar atyre, por së pari Albin Kurtit se
Kosova nuk është mbrojtur kurrë e vetme.
Kosova pa UÇK-në, nuk do të kishte kurrë rezistencë tokësore. Kosova pa Shqipërinë, nuk do të kishte bazë logjistike, as politike dhe as morale.
Kosova pa NATO-n dhe SHBA-të, nuk do të kishte çlirim, as shtet.
Të pretendosh të fshish njërin prej këtyre faktorëve është falsifikim i hapur historie.
I duhet kujtuar VV-së, deputetëve të saj dhe Albin Kurtit, se neglizhimi i Shqipërisë është goditje ndaj vetë Kosovës.
Shqipëria është thellësia strategjike kombëtare e Kosovës. Çdo përpjekje për ta minimizuar apo relativizuar këtë rol i shërben vetëm Beogradit, jo Prishtinës.
I duhet kujtuar VV-së se UÇK-ja nuk është dekor narrativ, por themel shtetëror. Çdo diskurs që e zbeh apo e instrumentalizon UÇK-në për kalkulime partiake është moralisht i ulët dhe politikisht i rrezikshëm. Kosova është ndërtuar mbi gjakun e saj.
NATO nuk është “opsion”, por garanci ekzistence. Pa NATO-n, Kosova nuk ka siguri afatgjatë. Retorika që e relativizon rolin e saj është ose naivitet strategjik, ose demagogji e qëllimshme.
Populizmi i “mbrojtësve të vetëm” do të prodhoje izolim. Historia e Ballkanit tregon qartë se ata që shpallin veten “shpëtimtarë unikë” zakonisht përfundojnë duke e dobësuar kombin, jo duke e forcuar.
Kështu, kjo retorikë e VV-së dhe përfaqësuesve të saj, nuk është as patriotizëm, as sovranizëm, por është shenjë e dukshme e monopolizimit të atdheut për interesa partiake.
Dhe aty ku atdheu shndërrohet në pronë të një force politike, fillon rrëshqitja e rrezikshme, e në këtë rast, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë çështjen kombëtare shqiptare.

Edi Rama shmang përgjigjen për Ergys Agasin dhe mburr Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t: Punon pa orar dhe jeton në një shtëpi me qira

0

Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme sa i përket biznesmenit Ergys Agasi i cili tanimë është i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet se ka ndikuar në përcaktimin e tenderave të AKSHI-t.

Pas deklaratës të bërë gjatë konferencës së fundvitit nga vetë kreu i qeverisë sa i përket suksesit të AKSHI-t, gazetarja Ambrozia Meta u ndal dhe te Agasi dhe kontributi që ky i fundit ka pasur në këtë “sukses”.

Kreu i qeverisë vendosi që të mos komentonte pozicionin e tij, por vijoi duke “lavdëruar” figurën e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanajt e cila sipas Ramës ndonëse po hetohet për abuzime me tenderat vijon të qëndrojë në një shtëpi me qira dhe ka kontribouar për suksesin e Shqipërisë në procesin e dixhitalizimit.

Pyetja: Skuadra e suskseshme e AKSHIT doja të pyesja pjesë e kësaj skuadre është edhe Ergys Agasi pasi po del në dosjet e SPAK si një person që kishte influencë në ndarjen e tenderave?
Rama: Nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërteta që dalin. Do bëhet proces, gjykime, por di një gjë që në krye të skuadrës së ASKHIT është një grua që ka respektin tim të padiskutueshëm e cila sot është në masë sigurie në një shtëpi me qira që jeton, pasi ka jetuar më parë dikur ishte e prindërve në një apartament të ish-komunizmit. E njoh prej 20 vitesh, punon pa orar dhe ka udhëhequr gjithë këtë ndryshim për Shqipërinë.
Për pjesën tjetër që juve më pyesni unë po e përsëris çfarë thoni ju sot bazuar në copëza të nxjerra rrugëve nga ata që duhet të ruajnë sekretin hetimor nuk është absolutisht e mjaftueshme ëpr të dalë në përfundimin mbi fajin apo pafajësinë e njerëzve. Janë gjysmë të vërteta, çerek të vërteta sepse gjëja është shumë e madhe dhe nxirret një copëz këtu dhe një copëz atje.

Dallimi mes administrimit të ditës dhe ndërtimit të së nesërmes

0

Shkruan Zef Ndreka

Kjo pamje e fotove flet vetë, pa pasur nevojë për shumë fjalë.
Në të njëjtën ditë, në të njëjtin qark, por me tre realitete krejt të ndryshme në bashkitë respektive.
Në njërën anë, konkretisht në Mirditë, mbledhje për të miratuar prekjen e fondeve rezervë, pra administrim emergjencash, po zhvillim.
Në tjetrën foto, në Kurbin shfaqën inaugurime rrugësh, urash e kanalesh, pra zhvillim që shfaqet si ceremoni.
Në anën tjetër, konkretisht në Lezhë shihen punime dhe investime reale në terren, zhvillime që matet me kilometra, jo me fjalë, shihen ceremoni inaugurimesh dhe më tej punë.
Këto nuk janë vetëm dallime qasjesh administrative, por dallime filozofie qeverisëse.
Mesazhi nga fotot që shikojmë është shumë i qartë.
Diku numërohen letrat!
Diku numërohen shiritat!
E diku tjetër numërohen kilometrat!
Kjo foto nuk tregon vetëm krahasimin e bashkive të Qarkut Lezhë, por është pasqyrë e qartë e asaj se si kuptohet pushteti si procedurë, si propagandë, apo si përgjegjësi konkrete ndaj qytetarëve.
Në fund të fundit, qytetarët nuk jetojnë nga vendimet në tryezë dhe as nga fotot e inaugurimeve, por nga rrugët që hapen, shërbimet që funksionojnë dhe investimet që shihen e preken me dorë.
E njëjta ditë pra, në të njëjtin qark, me të njëjtin shtet, ndryshon vizioni, ndryshojnë prioritetet dhe mënyrat e qeverisjes.
Sa keq e sa rëndë aty ku flitet për fonde që mungojnë!
Sa bukur aty ku priten shirita!
Sa mrekulli aty ku punohet!
Ky është dallimi mes administrimit të ditës dhe ndërtimit të së nesërmes.

Edi Rama, si roje nate e grupit të vdekur të strukturës kriminale

0

Shkruan Naim Flamuri

Edi Rama s’del ma si kryeministër, por si roje nate te morgu politik, tue ruajt trupat e premtimeve t’vdekuna. Korrupsioni fle n’banak si kufomë e ftohtë, e ai vetë i ban sehir tue e fajësu t’pamenin, gazetarët qi guxojnë me ndezë dritën. Në vend me çelë dritaret e qeverisë për me dalë era e mykut, ai i mbyll perde si nji shpellar që ruan thesarin e pleshtave. “700 tenxheret e çorbës mediatike”, thotë. Po çfarë çorbe? Kjo s’asht çorbë, asht hirra e zvjerdhun i mafies së tenderave, i përzi me lotë taksapaguesish e shkumu i fjalëve boshe qi qelben ma fort se mortaja. Gazetarët s’janë kuzhinierë, janë qyqet qi rrin mbi çatitë e pushtetit, tue i përgjuar lodhtë metobolin se mos dikush e gropos të vërtetën ma thellë. Në kafe, nën tym cigaresh, populli flet pak, por e din t’vërtetën si mollën e kalbun që e hedh kush sheh nga mbrapa banakut: korrupsioni nuk vdes, vetëm zbukurohet me fondacion makeup, e pastaj shitet si nusja e demokracisë. E Rama ankohet për tenxhere, kur muret e qeverisë fishkëllejnë si kazan bakri ku vlojnë mëkatet e vjetra.
Dhe kapaku nuk mbahet ma, rrjedh llum e shkumë e zezakët e aferave dalin si fantazma që kërkojnë llogari. Ai thotë: “Mediat duan shkatërrim.”
Po kush po e ndien aromën e djegies? Gazetarët fryjnë hinin, por kush e ndezi zjermin? Në fund, mbetet veç nji heshtje e rëndë: Rama mendon se po lufton kazanët e mediave, por e vetmja tenxhere që gumëzhin n’natë asht ajo e qeverisë, e nën të, flakët i përdorin premtimet e vdekuna për dru. Në kafe pranë sheshit, ku tymi i cigares qëndron si mjegull e amël e krimeve publike, nji burrë me kapele më tha nën zâ: “SPAK-un vet e votoj, biron kombëtare vet e shtyni, e tash po ban sikur s’po kupton kush ia troket te dera. Po shih habin: kush ngriti muret e drejtësisë, tash po qan se muret po ia kthejnë jehonën.”E unë shënova në bllok: “Drejtësia nuk t’ka borxh lot, veç dosje.”
Qeveria thotë se loja vazhdon. Por qyteti e din, loja ka mbaru, veç lojtarët s’po lëshojnë tavolinën. Fishkëllimat e natës t’rrijnë si kunjat n’vesh, e era e korrupsionit nuk del me parfum protokolli. Edi Rama sulmon gazetarët, por SPAK-u nuk e ndjek aromën e fjalëve, ndjek gjurmët e letrave. E kush mendon se asht veç çorbë mediatike, s’ka pa kazanin mrena: aty vlojnë dosje, emna, e heshtje qi t’ngrin gjakun ma fort se shiu i dhjetorit. Disa ende mendojnë se asht lojë. Por kur kambanat bien për qeveri, loja ka mbaru, veç lojtarët nuk po e pranojnë. Ç’farë mjegulle e trashë mendjemadhnie, si mjegulla qi mbulon piramidat e vjetra kur dielli s’do me dalë? Aroganca ngrihet si obelisk faraoni, e e vërteta rri e varrosun poshtë, tue kërkue dritë, por s’e len kush me marrë frymë. Asht si ato kohët e lashta kur sundtari nuk pranonte asnji gabim, deri kur Nilit ju thafta uji e populli mbeti me duert n’krye. Kështu po e sheh populli edhe sot: nji njeri në maje të fronit, i rrethuem me shkallë mermere e xhama t’errët, qi mohimin e vërtetës e ka ba kunorë. Fjalët i lëshon si urdhna hyjnish, por zullumi i veprave i mbetët si hijë pas shpine, e hija nuk zhduket me fjalë, por me dritë. Historia ka msue nji gjâ të sigurt: kush ngre monumente për me mshehë gabimet, n’fund ka me i pa monumentet me ra mbi vedi. E nëse dikush akoma mendon se loja vazhdon, populli i thotë troç: “Jo, loja ka mbaru, tash vjen llogaria. Pushteti tanë vjen si nji bulldog i urritun, qi s’ngopet me mish t’rritunash, por shtrin dhambët deri te fëmijët, jo me i hangër trupnisht, por me iu marrë t’ardhmen një mi herë ma keq.

Aktivitetet e vitit 2025 të muzikantit dhe studjuesit të muzikës Qamil Gjyrezi

0

1.⁠ ⁠Janar -269 Vjetori i lindjes së Wolfgang Amadeus Mozart, Shkodër, ‘Biblioteka Marin Barleti’ Shkoder dhe ‘Liceu Jordan Misja’ Tirane.


2.⁠ ⁠Koncert me pjesë për piano të At Martin Gjoka, Teatri ‘Migjeni’.
3.⁠ ⁠Universiteti i Durrësit ‘Aleksandër Moisiu’, ‘ Studim për muzikologjinë psikoanalitike’, Qamil Gjyrezi, Mira Peku.
4.⁠ ⁠Lidhja e Prizrenit 1878, Selim Gjyrezi, Palokë Kurti.


5.⁠ ⁠Lufta e Koplikut Kasem Taipi ‘Zana Popullore’, Ilir Bala
6.⁠ ⁠Profesor Arben Basha Biblioteka ‘Marin Barleti’ dhe Majlinda Spiro Flaut, Saze Bepin Vjerdha, Ilir Zogaj Muzeu historik Shkodër.
7.⁠ ⁠At Bernardin Palaj ‘Kanga e Flamurit’, Lukë Mllugja dhe Qamil Gjyrezi, Salla Kardinal ‘Mikel Koliqi’.
8.⁠ ⁠Lahuta në UNESKO, Majlinda Spiro Flaut, Emanuel Luka, Qamil Gjyrezi, Fatjon Tanazi.

Zgjedhjet në Kosovë, provë e pjekurisë shtetërore

0

Shkruan Zef Ndreka

Dje u zhvilluan zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Votuesit shprehën lirshëm vullnetin e tyre politik. Fitoi partia VV e Albin Kurtit.
Ajo që ndodhi në Kosovë dje nuk ka të bëje me rezultatin elektoral, por më shumë, tregoi se Kosova ka arritur për të disatën herë provën e pjekurisë shtetërore.
Pa hyrë në vlerësimin e fituesit apo humbësit, zgjedhjet parlamentare treguan disa standarde që për rajonin dhe veçanërisht në krahasim me Shqipërinë, janë domethënëse.
Së pari, procesi zgjedhor ishte i rregullt, transparent dhe me numërim rekord në kohë të votave. Kjo tregon jo vetëm eficiencë administrative, por mbi të gjitha besim në institucione. Kur vota numërohet shpejt dhe saktë, hapësira për alibi politike zvogëlohet ndjeshëm.
Së dyti, pranimi i humbjes nga opozita dhe urimi i fituesit është akt demokratik në vetvete. Nuk është formalitet, por kulturë politike. Është pranim i rregullave të lojës, respekt për sovranin dhe mesazh stabiliteti për shoqërinë dhe partnerët ndërkombëtarë.
Së treti, Kosova, si një shtet i ri, me plagë ende të hapura historike dhe presione të vazhdueshme të jashtme, arriti të demonstrojë se demokracia nuk matet me moshën e shtetit, por me sjelljen e aktorëve politikë.
Në kontrast, Shqipëria vazhdon të jetë peng i një modeli ku humbësi nuk humb kurrë,
fituesi është gjithmonë i manipuluar, zgjedhjet mbyllen, por konflikti politik sapo fillon.
Kjo diferencë nuk është teknike, por mentale dhe morale.
Në Kosovë po konsolidohet ideja se zgjedhjet janë mekanizëm zgjidhjeje, ndërsa në Shqipëri ato vazhdojnë të trajtohen si burim konflikti.
Në këtë kuptim, zgjedhjet në Kosovë janë një pasqyrë e pakëndshme, por e nevojshme për politikën shqiptare.
Demokracia nuk ndërtohet duke kontestuar gjithçka, por duke pranuar rregullat edhe kur humbet.
Dhe ndoshta ky është mësimi më i vlefshëm i këtyre zgjedhjeve.

Osman Mula uron Kosovën për zgjedhjet model

0

Shkruan Osman Mula

Nje.urim nga zemra per zgjedhjet ne Kosove me nje qetesi teper te admirueshme ,me korrektes te madhe sejcili ne pune te vet ,teper te bindur per te votuar njerezit qe e duan vendin e tyre dhe zhvillimin e Kosoves.

Pikerisht u votua ai qe nuk i doli nje here nje pes Euro te vjedhur por qe mendoj per plakun dhe femijen ,per familjen Shqiptare .Motoja e zgjedhjeve : Atdheu mbi te gjitha. Brenda nates dolen rezultatet ,model i emancipimit shoqeror. I pranuan zgjedhjet dhe ai qe humbi ,bile e uroj fituesin. U gezova dhe u krenova qe jam nje nga : Mulajt e Gjakoves !

Konfliktet institucionale dhe loja e politikës.

0

Shkruan Zef Ndreka

(Spaku është i nevojshëm, por jo i pagabueshëm).
Sot, tensionet mes SPAK-ut, Gjykatës Kushtetuese dhe politikës janë reale dhe të rrezikshëm për ekuilibrat kushtetues.
Pse u hap ky debat tani?
Sepse për herë të parë pas Reformës në Drejtësi, SPAK-u ka fituar fuqi reale goditëse ndaj politikës së lartë dhe Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime që prekin drejtpërdrejt hetime që lidhen me imunitete, me mandate, me kompetenca.
Gjithashtu, politika , si pozita ashtu edhe opozita po tentojnë ose ta përdorin SPAK-un kundër kundërshtarit, ose ta delegjitimojnë kur i afrohet vetes.
Në këtë mes mund të themi se Gjykata Kushtetuese është kthyer në fushëbetejë indirekte.
A përbën rrezik real kalimi nga hetim penal në presion kushtetues?!
Nëse SPAK-u nis hetime pa prova të forta personale, ose lë të kuptohet se një vendimi kushtetues pengon drejtësinë, atëherë kemi një rrëshqitje të rrezikshme, nga shtet ligjor, në drejtësi frikësuese.
Gjyqtarët kushtetues nuk duhet të vendosin me frikën se nesër do hetohen për një interpretim juridik.
Vetëm nëse ka korrupsion real dhe këtu duhet ndarë qartë emocioni publik nga standardi ligjor.
SPAK-u duhet të veprojë vetëm nëse ka prova konkrete, jo thashetheme politike, pra kur ka indicie të qarta për ryshfet, për pazare vendimmarrjeje, për pasuri të pajustifikuara.
Por jo sepse vendimi nuk na pëlqeu, se vendimi ndihmoi filan ministër, apo vendimi prishi një hetim!
Këto nuk janë prova penale, por kritika politike e juridike pa bereqet.
Cila është loja e politikës?!
Këtu është thelbi i problemit, ku sot pozita e do SPAK-un të fortë për opozitën, por të përmbajtur ndaj vetes dhe opozita e do SPAK-un të egër ndaj qeverisë, por të delegjitimuar kur prek aleatët e saj.
Të dyja palët nxisin konfliktin SPAK–Kushtetuese, sepse dihet se në kaos institucional, përgjegjësia humbet.
Kjo është arsyeja pse përplasja po amplifikohet fort mediatikisht.
Çfarë ndodh nëse kjo vijë kalohet?
Nëse SPAK-u perceptohet si instrument presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese, stëhere pasojat janë të rënda, sepse bie besimi tek drejtësia, hapet rruga për kontroll politik të vendimeve kushtetuese, ose për kapje të SPAK-ut nesër nga pushteti tjetër.
Sot mund të duartrokitet, por nesër do të keqpërdoret.
Si përfundim, SPAK-u është i domosdoshëm, por jo i pagabueshëm.
Gjykata Kushtetuese është mburoja e fundit, por jo e paprekshme personalisht.
Por Shqipëria nuk ka luksin e një lufte mes institucioneve, sepse shteti është ende i brishtë, kultura kushtetuese është e dobët dhe
politika është e papërgjegjshme.
Zgjidhja nuk është kush fiton sot, por kush e mban sistemin në këmbë nesër.

POSTIMET E FUNDIT