Kreu Blog Faqe 84

Semiotika dhe Gestalti në letërsinë shqiptare pas viteve ’90

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

1. Kuadri teorik

Semiotika studion shenjat, kodet dhe sistemet e kuptimit në tekstin letrar. Pas viteve ’90, kur letërsia shqiptare u çlirua nga kontrolli ideologjik, u krijua një hapësirë e re për lojën me shenjat, intertekstualitetin dhe ironinë. Gestalti thekson perceptimin e formës si tërësi ku kuptimi del nga marrëdhëniet ndërmjet pjesëve, jo nga elementet e veçuara. Në letërsi, kjo lidhet me mënyrën si struktura narrative, figuracioni dhe ritmi krijojnë një “pamje të përgjithshme” që tejkalon fjalët.

2. Letërsia shqiptare pas viteve ’90

Në këtë periudhë, autorë si Fatos Kongoli, Bashkim Shehu, Ridvan Dibra, Ben Blushi, Mira Meksi, e më vonë edhe poetë si Luljeta Lleshanaku, thyen format klasike të rrëfimit. U shfaqën struktura fragmentare, simbole të hapura dhe shumëzëra kuptimore.

3. Analizë semiotike

Shenja letrare ndryshon funksion: nga bartëse ideologjie bëhet shenjë personale dhe kulturore.
Kodi narrativ shpesh ndërpritet ose përmbyset; lexuesi bëhet bashkëndërtues i kuptimit.
Ndërveprimi me simbole kombëtare (si “atdheu”, “liria”, “kujtesa”) fiton vlera polisemike.

4. Perspektiva e Gestaltit

Rrëfimet e kësaj periudhe ndërtojnë kuptime përmes formës së përgjithshme, strukturat jo lineare, kontrastet midis kujtesës dhe harresës, reales dhe ëndrrës. Kuptimi emocional dhe estetik lind nga mënyra si pjesët perceptohen në raport me tërësinë, jo nga sekuenca logjike.
Si perfundim semiotika ndihmon të kuptojmë çfarë nënkuptojnë shenjat e reja të pas ’90-ës, ndërsa Gestalti na mëson si perceptohen ato në tërësi estetike. Së bashku, ato tregojnë kalimin nga një letërsi e shpjegimit në një letërsi të interpretimeve të hapura.

Vdiq Fatos Nano, komunist, hajdut, pijanec, drogazhi, ironik me nevojtarët, shëmtirë që edhe u rrit në shtëpinë e grabitur nga komunistët

0

Shkruan Alfred Cako

Konservator dhe me origjinë komuniste, i shëmtuar si askush i rangut të vet nga pamja, i egër në vazhdimin e luftës së klasave, pseudoliberal, llafegjatë e mendjeshkurtër, burrë adoleshent, sqimatar pa traditë, i rritur në shtëpinë e grabitur nga komunistët, i përkëdhelur nga biografia, pragmatist, i çregullt, hedonist e pijanec ekstrem, duhanxhi i neveritshëm, megalloman e pa kulturë të përgjithshme, me formim profesional të padobishëm për funksionet që mbajti në interes publik, i shkujdesur kur s’hidhte firma dhe ironik me nevojtarët, pseudo-tolerant kur skishte këllqe, tipik përfaqësues i një takëmi moskovitësh vllaho-ortodoks-labo- komunist-ë në Shqipëri, kumarxhi, pseudopatriot që tentoi të fuste luftën civile në Kosovë nëpërmjet ish-sigurimsave, oficerëve të ushtrisë së kuqe, shiksave të Fatos Klosit, vrasës i A.Hajdarit dhe drejtueve të FARK në Tiranë, zbatues i Katovicës ramiziste (së bashku me Berishën), iniciues i korrupsionit të lartë shtetëror, hajdut i fondeve të agjencive shtetërore (Postë Telekomunikacion, Dogana, Tatime, KESH), anti-evropian dhe moskovit (prandaj amerikanët dhe CIA e futën në burg), urrente gegninë dhe muslimanët, shfrytëzoi politikën ndërkombëtare pas 11 shtatorit 2001 për të trysnuar muslimanët shqiptarë – ashtu si komunistët pas vitit ’43 me serbët e internacionalen komuniste në Shqipëri që shtypën e vranë gegët e muslimanët, moskokëçarës për fatin e Shqipërisë, egoist, iniciuesi i lartë i së majtës për prishjen e familjes dhe martesat me dashnoret, frikacak dhe harpagon që ja shiti PS të huajve (asetin e së majtës në Shqipëri) për pleqërinë mondane të bythës së vet, pazarxhi e koniuktural, i paprinciptë dhe me hënë, koniuktural dhe pa dije historike përballë armiqve tinzarë kundër interesave të shqiptarëve. Jo rastësisht vdiq në ditën e alloween-it kur Demoni kërkon flijime.
Edhe kur ka bërë diçka të mirë për shqiptarët e ka bërë nën tutelimin e USA.
Që të mos zgjatem, kaq për të si politikan.
Për ikjen e qytetarit Fatos Nano nga kjo botë, ngushëllime familjes!
Zoti e mëshiroftë Fatos Nanon!
E pastë karmën sa më të butë!

Denoncimi i Sali Berishës: Altin Dumani shkoi në shtëpinë e kriminelit Kreshnik Farrukut, i ka marrë 5 milionë euro

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar së fundmi një informacion i cili ka të bëjë me eksponentin e krimit, Kreshnik Farrukun. Sipas denoncimit të bërë nga Berisha, i cili i referohet “qytetarit dixhital”, eskorta e kreut të Prokurorisë së Posaçme ka udhëtuar mëngjesin e kësaj të mërkure drejt Manzës.

Në një moment, sipas Berishës, Altin Dumani, është ndarë nga eskorta dhe është drejtuar drejt shtëpisë së Farrukut. Ish-kryeministrit thotë se ky i fundit dyshohet se i ka dhënë 5 milionë euro për të manipuluar dosjen në ngarkim të tij.

“Breaking News. Qytetari dixhital informon:

Se Altin Troplinin sot në mëngjes me një eskortë të madhe ka shkuar në Manzë, aty ai vetëm me shoferin është ndarë nga eskorta dhe ka shkuar në shtëpinë e Kreshnik Farrukut për të cilin qytetari dixhital e denoncoi se ka marrë 5 milionë euro për të falsifikuar dosjen”, shkruan ai.

Eskorta e kreut të SPAK “zbarkoi” në Manëz? DENONCIMI 

Postimi i Berishes

Kush është Kreshnik Farruku:

I shumëkërkuari Kreshnik Farruku, i cili i konsideruar si një nga shqiptarët më të rrezikshëm të trafikut të kokainës në sasi të mëdha, dhe i dyshuar për disa vrasje mafioze të bujshme u vetëdorëzua në polici në janar të këtij viti.

Farruku, i cili ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi dyshohej si koka e klanit mafioz që kishin kryer një sërë grabitjesh me dhunë. Por autoritetet spanjolle po e hetonin Farrukun që prej vitit 2007, kur gjatë një vale grabitjesh me dhunë mbeti i vrarë në vilën e tij biznesmeni spanjoll José Luis Moreno.

Policia dyshoi se vrasja ishte kryer nga grupi i Farrukut, por nuk arriti ta provonte. Megjithatë aktiviteti kriminal i Farrukut nis në Shqipëri, me përplasjen e përgjakshme të fisit Farruku në Manëz të Durrësit dhe fisit Kërtalla në Shijak.

Gjatë pesë viteve këto fise kanë pasur përplasje të shumta, në Tiranë, Durrës dhe Holandë, por prokurorët shqiptarë asnjëherë nuk kanë arritur të provojnë implikimin direkt të tyre në vrasje apo atentate, ndërsa kanë dyshuar se ata kanë përdorur vrasës me pagesë.

Vetë Kreshnik Farruku, i cili ka ndryshuar mbiemrin duke marrë atë të gruas së tij, Bodlla, i ka shpëtuar disa herë atentateve, i fundit ishte ai i vitit 2015 në zonë e “Don Bosco” në Tiranë, ku mbeti e plagosur rastësisht një kalimtare.

Eskorta e kreut të SPAK “zbarkoi” në Manëz? DENONCIMI 

Kreshnik Farruku

Atentat i është bërë edhe vëllait të tij Roland Farrukut, ndërsa në Shqipëri, prokuroria i ka sekuestuar Farrukut rreth 1 milion euro pasuri të dyshuar se ishte vënë përmes aktivitetit kriminal.

Kreshnik Farruku dyshohej edhe për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Në maj të 2010-ës, Farruku u arrestua së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të bandës, gjatë tentativës për të transportuar në Itali rreth 20 kilogram kokainë. Në vitin 2014 Farruku arriti të arratiset nga burgu spanjoll dhe iu rikthye aktivitetit kriminal, kryesisht trafik droge me bazë në Amsterdam.

Andi Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

0

Gazetari Andi Bushati komentoi zhvillimet e fundit politike, përfshirë marrjen nën hetim të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe qëndrimin e saj në detyrë, si dhe deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese. Bushati theksoi se standardet e ndjekura nga SPAK në rastet e mëparshme duhej të zbatoheshin edhe për Ballukun.

‘Me standardin që ka vendosur SPAK me rastin Berisha, Ahmetaj, Meta madje dhe për njerëz që nuk ishin më në detyrë, minimumi duhej të kërkonte mbajtjen e pasaportës e maksimumi pezullimin nga detyra të Ballukut. A mundet një kryeministër të mbajë një zëvendëse, kjo është ana politike, të marrë nën hetim. Edhe kjo është shumë e rëndë, po ta mendosh në një gjendje normale, pavarësisht se ne nuk jemi në gjendje normale.
Por do të jetë absurde që Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, qoftë për standardet e SPAK, e qoftë për standardet, jo të Ramës por që duhej të kishte një kryeministër normal.’

Në vijim, Bushati komentoi edhe qëndrimin e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar ironik dhe të papërshtatshëm:

‘Ajo që mu duk e papërshtatshme, ironike, qesharake po të doni, ishte thirrja që Erion Veliaj u drejtoi gjykatësve kushtetues dhe përmes tyre, edhe publikut, që ka ardhur koha që në këtë vend u dashka mbrojtur demokracia.

Pra të vinim dhe të dëgjonim nga Erion Veliaj që në këtë vend duhet mbrojtur demokracia, sepse demokracia po zhbëhet gjë që Ramës ja thonë në fakt, vetëm kritikët e vet më radikal, sepse ata që janë më të butë thotë ka korrupsion e kështu, por prap jetojmë në një sistem demokratik.

Pra të dëgjosh nga Veliaj që kemi ardhur në pikën që duhet të mbrohet demokracia, është e vështirë pas kësaj që të bësh një koment.’

21 Janari, një krim shtetëror i mbetur pa drejtësi

0

Shkruan Zef Ndreka

Rasti i djeshëm i thirrjes së Lulzim Bashës në SPAK si dëshmitar në çështjen e vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar 2011, është një kthesë e fortë, e vonuar por domethënëse, në historinë politike dhe morale të Shqipërisë postkomuniste.
Kjo ngjarje është një zhvillim hetimor, por më tepër ajo është një rikthim simbolik i llogaridhënies ndaj një prej episodeve më të errëta të tranzicionit shqiptar.
21 Janari deri më sot është një krim shtetëror i mbetur pa drejtësi.
Në atë ditë të ftohtë janari, katër qytetarë, Aleks Nikaj, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi u vranë në bulevard, përballë Kryeministrisë, gjatë një proteste që kishte si kauzë korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të kohës.
Vrasjet ndodhën përballë kamerave, nën urdhrat e një zinxhiri komandues që askush se mori kurrë përsipër.
Hetimi u zvarrit, u deformua dhe u mbyll në nivele të ulëta hierarkike, ndërsa urdhëruesit realë politikë dhe operacionalë u mbrojtën nga një sistem i kontrolluar.
Në këtë kontekst, thirrja e Bashës nga SPAK për të dëshmuar, qoftë si dëshmitar apo si person që kishte rol komandues, është jo vetëm një akt ligjor, por një provë e moralitetit publik.
A do të guxojë drejtësia të prekë kastën e pandëshkueshme të politikës shqiptare?
Lulzim Basha është njeriu midis dosjeve dhe dështimeve.
Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, por që në mënyrë të çuditshme ishte drejtues operacioni policor nga tarraca e Kryeministrisë, ka qenë gjithmonë një figurë kontradiktore.
Një burokrat i ngritur shpejt nga sistemi ndërkombëtar apo nga dikushi, një njeri që e ndërtoi karrierën mbi mbrojtjen e Berishës dhe jo mbi bindje demokratike, një politikan që për 15 vite ka lëvizur mes rolit të “pastruesit” të mëkateve të Berishës dhe “mishërimit” të dështimit opozitar.
Dorëzimi i vulës dhe logos së PD-së pas vendimit të gjykatës është për shumëkënd kulmi i degradimit të një figure që dikur shihej si “alternativa perëndimore”.
Nqs dikur Berisha e përdori për të pastruar imazhin e vet pas 21 janarit, sot duket se drejtësia e përdor Bashën si dëshminë e vonuar të ndërgjegjes për një krim shtetëror.
A mund të jetë Basha i penduar?!
Në plan njerëzor, pendesa do të ishte gjesti i vetëm që mund ta shpëtonte nga harresa.
Nqs Basha, ndryshe nga të tjerët, do të kishte guximin të tregonte zinxhirin real të urdhrave, pra, kush dha urdhrin për të qëlluar, kush fshehu provat, kush urdhëroi manipulimin e pamjeve, ai do të hynte në historinë politike shqiptare si i penduari që prishi murin e heshtjes.
Por, për ta bërë këtë, duhet të ketë guxim moral dhe historia e tij nuk e dëshmon këtë. Ai ka zgjedhur gjithmonë rrugën e kompromisit, të heshtjes, të lojës së dyfishtë.
Cili do jetë fati i tij politik?
Pas këtij episodi, rruga e tij politike është e vështirë të rikthehet.
Ai nuk ka më bazë morale në PD, e cila është kthyer në një “front berishist” të verbër.
Nuk ka as besim publik nga elektorati që e sheh si simbol të dështimit.
Ndërkombëtarët që dikur e mbështetën, e kanë kuptuar se është produkt i një sistemi të sëmurë, jo ilaçi i tij.
Por nqs drejtësia do të ecë deri në fund, Basha do të përballet me dy rrugë:
– Pendimin dhe bashkëpunimin e plotë me drejtësinë, për të treguar të vërtetën e 21 janarit, qoftë dhe si një akt spastrimi moral.
– Vazhdimn e heshtjes dhe mbrojtjen e Berishës, që do të thotë vdekje politike e ngadaltë, pa dinjitet dhe pa histori.
Sidoqoftë, Lulzim Basha është sot një figurë që përfaqëson humbjen e moralit politik në tranzicionin shqiptar, njeriu që kishte mundësinë të jetë ura mes së shkuarës dhe një të ardhmeje europiane, por u bë hallka e fundit e një zinxhiri të vjetër korrupsioni dhe gjaku.
Nëse do të ketë një çast shpëtimi për të, ai do të vijë vetëm kur të tregojë të vërtetën për 21 janarin, jo si ministër, por si njeri që ishte atje në tarracë, mes urdhrave dhe zjarrit.

Spaçi, nga simbol i vuajtjes-në simbol të rezistencës

0

Shkruan Zef Ndreka

Greva në Spaç, simboli i padrejtësisë së minatorëve shqiptarë.
Në Spaç të Mirditës, prej disa ditësh, minatorët e Spaçit kanë braktisur galeritë dhe janë ngritur në grevë, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre ekonomike e profesionale. Në zemër të një zone që dikur mbante mbi shpinë industrinë e rëndë të vendit, sot jehon zëri i lodhur i minatorëve, që kërkojnë dinjitet, paga të ndershme dhe kushte minimale sigurie në punë.
Kërkesat e tyre janë të qarta, si rritje e pagës bazë, sigurime të plota shoqërore, kushte më të mira pune dhe respektim i marrëveshjeve kolektive të nënshkruara më parë.
Por përballë tyre, qëndrojnë koncesionarët e minierës, kompani private që zotërojnë shfrytëzimin e nëntokës, shpesh duke përfituar shumë më tepër sesa kontribuojnë në mirëqenien e punëtorëve.
Pavarësisht disa përpjekjeve për ndërmjetësim nga sindikatat dhe autoritetet lokale, palët nuk kanë arritur ende në një marrëveshje.
Në terren janë parë përfaqësues politikë të të dy krahëve, një shenjë se çështja ka fituar jehonë kombëtare. Por prania e tyre, deri tani, nuk ka prodhuar zgjidhje konkrete.
Në vend të dialogut të sinqertë, po vërehet një përpjekje për të politizuar grevën. Minatorët, megjithatë, duken të vendosur që të mos lejojnë askënd të përdorë kauzën e tyre si flamur elektoral.
Spaçi mbart një histori të rëndë. Nga burgjet famëkeqe të diktaturës, ku punuan me zinxhirë mbi duar intelektualë dhe të burgosur politikë, deri tek minatorët e sotëm që luftojnë për një pagë dinjitoze, ky vend mbetet dëshmi e vazhdimësisë së sakrificës shqiptare.
Në thelb, greva e Spaçit është një çështje kontraktuale mes punëtorëve dhe koncesionarëve. Por më tepër është pasqyra e një realiteti të hidhur, ku në një vend me pasuri të mëdha nëntokësore, punëtori që e nxjerr pasurinë në dritë mbetet më i varfri.
Ndërkohë, shihet qartë si shteti gjendet mes indiferencës dhe interesave.
Reagimi i institucioneve shtetërore ka qenë i vakët. Deri më tani, asnjë zyrtar i lartë i qeverisë nuk ka shkuar në Spaç. Heshtja zyrtare është interpretuar si indiferencë ndaj një grupi punëtorësh që prej dekadash kanë qenë themeli i ekonomisë së vendit.
Nqs kjo grevë do të zgjasë, pasojat mund të jenë të ndjeshme jo vetëm për prodhimin, por edhe për paqen sociale në zonë. Për shumë minatorë, kjo është beteja e fundit për dinjitetin e tyre.
Duhet gjetur zgjidhja, jo vetëm të mbetet apeli për dinjitet, sepse Spaçi, dikur simbol i burgjeve, sot është bërë simbol i rezistencës së punëtorit shqiptar. Dhe kjo grevë nuk duhet parë si një ngjarje lokale, por si një thirrje kombëtare për drejtësi sociale, për një shtet që kujdeset për ata që punojnë më shumë dhe përfitojnë më pak.
Fati i grevës është ende i paqartë, por mes zhurmës së politikës dhe heshtjes së institucioneve, zëri i minatorëve të Spaçit mbetet një kujtesë e gjallë se në Shqipërinë e sotme, puna e ndershme ende kërkon respektin që meriton.

Erion Veliaj trondit në Gjykatë: Mua më kanë…

0

Ish-Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur sot në seancën e Gjykatës Kushtetuese (GJK), duke dhënë një deklaratë të fortë emocionale dhe politike lidhur me ankimimin e tij kundër shkarkimit nga detyra.

Veliaj e vendosi çështjen në kontekstin e mbrojtjes së demokracisë dhe besimit të qytetarëve:

“Nuk ka asgjë më fisnike sot sesa të mbroj besimin. Jam këtu për të mbrojtur betimin tim si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Këtë betim do ta mbroj edhe sot, para jush.”

Akuzat Për Tradhti Morale
Duke cituar një fragment nga betimi i tij, Veliaj sugjeroi se përdorimi i ligjit për të dëmtuar vullnetin e votuesve përbën një rrezik serioz për shtetin:

“Nëse ligji do të përdoret për të vënë në pikëpyetje demokracinë apo jo. Kur pushteti që buron nga vota devijohet, kjo kthehet në tradhti morale. Dhe atëherë, sipas meje, Republika nuk rrezikohet nga asnjë armik i jashtëm, por nga brenda.”

Fyerja Më E Rëndë
Veliaj iu referua drejtpërdrejt argumentit kryesor të Qeverisë për shkarkimin e tij – mungesa prej tre muajsh në detyrë – duke e cilësuar atë si ofendimin më të rëndë që i ka ardhur nga brenda radhëve të Partisë Socialiste:

“Më thanë se s’kam qenë në detyrë. Edhe kjo ishte fyerja më e rëndë në jetën time. Është fyerja më e rëndë që më ka ardhur nga bashkëpunëtorët e mi. Lutem çdo ditë për ta dhe them: ‘Fali, sepse nuk e dinë ç’kanë bërë.’”

Me këtë deklaratë, Veliaj e zhvendosi fokusin e çështjes nga një mosmarrëveshje ligjore në GJK në një konflikt të thellë moral dhe politik brenda mazhorancës.

Erion Veliaj rikthehet në Tiranë me pranga në duar

0

Erion Veliaj, pritet që ditën e sotme të lërë për disa orë qelinë për t’u paraqitur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, por edhe dekreti i Presidentit të vendit, Bajram Begaj, për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.

Erion Veliaj del sot para Gjykatës Kushtetuese; seanca është publike

0

Kryetari i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj do të lërë ditën e sotme për pak orë qelinë e paraburgimit në Durrës.

Ai do të marrë pjesë në seancën publike në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimimi i tij kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës dhe seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00 me relatore Sonila Bejtjan.

Gjykata Kushtetuese njoftoi më herët praninë e Veliajt në seancë, pasi kishte shprehur vullnetin e tij. Për këtë arsye, gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve marrjen e masave për shoqërimin e tij nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet prej muajit shkurt, si edhe SPAK-un.

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn me 50 vota pro pas propozimit të Këshillit Bashkiak duke u mbështetur në nenin 62, pika c, të ligjit për qeverisjen vendore, me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë. Më 1 tetor, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, por edhe këtë e ankimoi në Kushtetuese.

Dekreti u pezullua me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt.

Në argumentet e tij, Veliaj pretendon se qeveria ka vepruar jashtë kompetencave, pasi, sipas Kushtetutës, një kryebashkiak mund të shkarkohet vetëm në rast të shkeljeve të rënda të ligjit ose të Kushtetutës, dhe vetëm pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë. Ai thekson se mungesa e tij në zyrë është pasojë e pamundësisë objektive, pasi ndodhet në paraburgim.

Në krahun tjetër, qeveria mbron qëndrimin se vendimi për shkarkim është marrë në bazë të ligjit për qeverisjen vendore, duke e bërë Gjykatën Administrative dhe jo atë Kushtetuese, organin kompetent për këtë çështje.

Në seancë pritet që Veliaj të mbështetet edhe në një opinion të Komisionit të Venecias, ku theksohet se largimi i një të zgjedhuri vendor nga detyra duhet të konsiderohet një masë ekstreme, pasi prek autonominë vendore dhe të drejtat themelore politike.

Komisioni paralajmëron gjithashtu se paraburgimi i gjatë i një zyrtari të zgjedhur mund të kufizojë të drejtat e tij për pjesëmarrje në jetën publike, të mbrojtura nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Erion Veliaj ndodhet në arrest që prej 10 shkurtit, nën hetim për pesë akuza të ndryshme, mes tyre korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është përfshirë në të njëjtën dosje hetimore, ku dyshohen për korrupsion në nëntë raste të ndryshme.

Albin Kurti, përgjegjësi kryesor i krizës politike në Kosovë

0

Shkruan Zef Ndreka

Lider që po bie nga maja e moralit për shkak të arrogancës politike.
Kjo është shumë e vërtetë.
Dhe kjo nuk mbetët thjeshtë për të një kritikë politike, por një pasqyrim real i një transformimi personal e ideologjik që ka ndodhur me Albin Kurtin gjatë dekadës së fundit, nga idealisti rebel në politikanin institucional.
Të gjithë e kujtojmë në vitet e para pas luftës, Albin Kurti ishte figura e studentit rebel, i burgosur politik, i përballur me strukturat ndërkombëtare dhe vendore që ai i konsideronte si “paternaliste dhe koloniale” ndaj Kosovës. Ai fliste me gjuhën e “Vetëvendosjes”, të një sovraniteti absolut, të një ideali për drejtësi sociale, për bashkim kombëtar, për shtet të pastër moral dhe për barazi shoqërore.
Por, me ardhjen në pushtet, ai u përball me realitetin e qeverisjes, një terren që kërkon kompromise, durim dhe bashkëpunim institucional.
Këtu ndodhi edhe thyerja e Kurtit si figurë ideologjike, nga tribuni protestues ai u kthye në administrator të pushtetit.
E bashkë me administrimin, mori përsipër edhe
mitin e moralitetit dhe vetëidentifikimi me shtetin e Kosovës!
Kështu, Kurti ka ndërtuar një markë politike mbi moralin. Ai nuk flet për pushtet si instrument, por si mision moral, duke u shfaqur shpesh si i vetmi që nuk është korruptuar, i vetmi që e do vendin sinqerisht.
Ky diskurs ka fituar shumë zemra, por edhe ka krijuar një iluzion personalist. Ai fillon ta shohë veten jo më si përfaqësues të Kosovës, por si vetë mishërimin e saj. Prandaj, çdo kritikë ndaj tij, në perceptimin e Kurtit, është kritikë ndaj Kosovës.
Ky është një rrezik i madh për çdo lider kudo qoftë, pra të ngatërrojë identitetin e tij me identitetin e kombit. Historia e Ballkanit është plot me shembuj të tillë, sidomos me shqiptarët.
Tani, Kosova gjendet në një krizë politike dhe institucionale. Kjo krizë aktuale është produkt i vetëbesimit absolut të Kurtit.
Kriza politike në fakt ka rrënjë në refuzimin për kompromis me opozitën, me ndërkombëtarët, madje edhe me partnerët institucionalë, e cila tregon një tendencë autokratike në rritje te Kurtit.
Ai nuk është më antisistemi që sfidon, por është bërë sistemi që nuk pranon sfidë!
Në vend të bashkëqeverisjes, Kurti preferon konfrontimin. Dhe në vend të diplomacisë, preferon moralizimin.
Ky stil, që dikur e bënte tërheqës si opozitar, sot e izolon si Kryeministër si në arenën e brendshme, ashtu edhe në raport me ndërkombëtarët, sidomos me BE-në dhe SHBA-në.
Ftohja me aleatët perëndimorë është një nga problemet kryesore të qeverisjes së tij.
Kurti shpesh shihet nga Brukseli dhe Uashingtoni si partner i vështirë, që përpiqet të diktojë terma në dialogun me Serbinë dhe që nuk e njeh realpolitikën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në arenën ndërkombëtare, idealizmi pa pragmatizëm është luks dhe Kosova, fatkeqësisht, nuk ka luksin të përballet vetëm me Serbinë e Vuçiçit.
Cila do jetë e ardhmja politike e tij?
E ardhmja e Albin Kurtit do të varet nga aftësia e tij për tu ndryshuar pa e humbur thelbin.
Nëse ai kupton se të qeverisësh nuk është ta sundosh moralin publik, por të ndërtosh institucione funksionale, ai mund të mbetet faktor dominues për një dekadë tjetër.
Por nëse vazhdon me logjikën “unë jam Kosova”, atëherë rrezikon të pësojë fatin klasik të liderëve që bien nga maja e moralit për shkak të arrogancës politike.
Kur idealisti e përvetëson pushtetin, ai rrezikon ta humbasë idealin.
Albin Kurti, me gjithë inteligjencën, karizmën dhe historinë e tij, po lëviz pikërisht në këtë vijë të hollë, mes idealizmit që e ngriti dhe pushtetit që po e gllabëron.
E ardhmja e tij politike do të përcaktohet nga mënyra se si ai do ta trajtojë këtë kontrast.

POSTIMET E FUNDIT