Kreu Blog Faqe 886

Flet Missi i Serbisë e martuar me sheikun arab: Jetoj në harem! Burri im ka 147 gra

0

Jelena Bin Drai dhe burri i saj sheiku arab Saeed Bin Drai kanë katër fëmijë.

Ish-Miss Jugosllavia, një nga femrat më të pasura serbe është e martuar me Sheikh Saeed Bin Drai për 13 vite. Nga kurora e dashurisë së tyre kanë lindur katër fëmijë.

Në një intervistë, ish-missi zbuloi detajet e një dasme sekrete që ndezi publikun kur u bë publike. E gjithë dashuria e tyre shënohej nga një numër.

“Ne u martuam më 4 prill në orën katër pasdite. Ne jemi në lidhje për katër vjet, numri i fanellës së Saeed kur luan polo është 4, dhe ne kemi katër fëmijë”, tha ajo në një intervistë për Hello.

Për shkak të interesit të madh të publikut, martesa u bë në fshehtësi të madhe në fund të dhjetorit 2007 në shtëpinë e babait të Saeed në prani të familjarëve më të afërt.
Një ceremoni martesore për 300 të ftuar, të ardhur nga e gjithë bota, u organizua në muajin prill.

Ata respektonin zakone të shumta, si arabe ashtu edhe serbe.
Ajo kishte veshur një fustan nuseje prej mëndafshi dhe dantelle, dhe i përmbahej zakoneve, kështu që kishte veshur diçka të re, diçka të vjetër, diçka të huaj, diçka blu dhe të kuqe.

Torta e dasmës ishte bërë në formën e tre topave të mëdhenj të vendosur mbi njëri-tjetrin, të lidhur me lule dhe peshonte më shumë se 30 kilogramë.
Dasma u festua për tre ditë, dhe të sapomartuarit më në fund i qërasën të ftuarit me një udhëtim në shkretëtirë.

Edhe pse jeta e saj sot tingëllon si një përrallë moderne, fillimet nuk ishin as aq magjepsëse. Jelena ka shpjeguar se jeton mes haremit dhe burri i saj ka 147 gra…

Qeveri e korruptuar/ Në shtator DASH do shpallë non-grata ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri.

0

Pɑs deklɑɾɑtës së kɾyedemokɾɑtìt Lʋlzìm Bɑshɑ, se kɾyemìnìstɾì Edì Rɑmɑ e kɑ bëɾë gɑtì një tjetëɾ mìnìstëɾ që të bëhet kùɾbɑn në lìdhje me çështjen e ìnceneɾɑtoɾëve,

Lʋlzìm Bɑshɑ është pyetʋɾ në lìdhje me ìdentìtetìn e plot të këtìj zyɾtɑɾì. Ndëɾkohë Bɑshɑ thɑ se këtë gjë do e vendosë Komìsìonì Hètìmoɾ.

“Komìsìonì Hetìmoɾ do të vɑzhdojë pʋnën, ndɾyshe ngɑ sɑ shpɾesonte Rɑmɑ. Do shkojë ngɑ Honolʋlʋjɑ dhe në ɑntɑɾktìdë dhe do nxjeɾɾì të qɑɾtë emɾɑt. Pɑstɑj se cìlìn do bëjë kʋɾbɑn Rɑmɑ, se dì.

Se pɑɾɑshìkoj dot. Ne do ì shkojmë deɾì në fʋnd. Aì është në kɾye të kësɑj ɑfeɾe.”, ɑì ʋ shpɾeh sìpɑs ìnfoɾmɑcìoneve te sìgʋɾtɑ qe ì kɑne shkʋɑɾ ngɑ mìqt Ameɾìkɑn thʋhet se pɾèsìon te foɾte po ì ben edhe SHBA me ɑne te Ambɑsɑdoɾes Yʋɾì Kìm me motìvìn se dʋhet te kete ɑkomɑ ìsh mìnìstɾɑ edhe ìsh mìnìstɾɑ qe do te dɑlìn pɑɾɑ dɾejtesìse ʋ shpɾeh Bɑshɑ.

Nderkohe Pritet te shpallet non grata per abuzim me fondet dhe lidhje me incerneratoret Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri.

VOA: Korrupsioni, kërcënimi më i madh në Shqipëri

0

Në Shqipëri, korrupsioni cilësohet nga qytetarët si kërcënimi më i madh i sigurisë. Kjo është gjetja kryesore e “Barometrit të Sigurisë 2022”, publikuar sot nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

Anketimi vëren se korrupsioni është rritur, e bashkë me të edhe mosbesimi i qytetarëve mbi luftën kundër tij.

Barometri i Sigurisë 2022 ka nxjerrë për të katërtin vit rresht korrupsionin si kërcënimin më të rëndë, nga shumica e qytetarëve të anketuar, madje më i rëndë se sa krimi i organizuar apo lufta me fqinjët, pandemia apo terrorizmi.

Shumica e qytetarëve mendojnë se kërcënimi i korrupsionit në Shqipëri është i madh dhe shumë i madh.

Mbi 52 për qind e qytetarëve mendojnë se korrupsioni gjatë pesë viteve të fundit është rritur dhe është rritur ndjeshëm, ndërsa mbi 32 për qind pohojnë se korrupsioni është i njëjtë me pesë vjet më parë.

Një pjesë e konsiderueshme skeptike pohojnë se korrupsioni është i rrënjosur aq thellë sa që denoncimi i tij nuk do të sjellë asnjë ndryshim.

“Është për t’u shqetësuar se qytetarëve po iu zbehet besimi tek lufta ndaj korrupsionit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre pohojnë se nu kia vlen të denoncosh, sepse asgjë nuk do të ndryshojë. Po ashtu një pjesë e madhe kanë frikë të denoncojnë, sepse janë të bindur se pas kësaj i pret një pasojë negative” – thotë Arjan Dyrmishi, drejtues i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes dhe autor i studimit.

Më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë se në vitet e ardhshme korrupsioni do të jetë në nivel të njëjtë dhe afro 20 për qind se ai do të rritet.

Si shkaqe të korrupsionit ata renditin dobësinë e institucioneve dhe demkracisë, si dhe pushtetin e oligarkëve në shoqëri.

Ata thonë se përgjegjës për vazhdimësinë e korrupsionit janë politikanët dhe administrata publike.

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë të lidhur ngushtë. Krimi i organizuar përpiqet të korruptojë element në pushtetin qendror dhe vendor, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore dhe zbatimin e dobët të ligjit. Ja pse u bë mirë që detyra e koordinatorit kombëtar antikorrupsion iu ngarkua ministrit të drejtësisë” – thotë nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

Vetëm 23% e qytetarëve thonë në anketë se qeveria është serioze në luftën kundër korrupsionit, ndërsa pjesa tjetër vlerësojnë lart seriozitetin e punës së SPAK-ut dhe gjykatave anti-korrupsion.

Afro treçereku i tyre vlerësojnë se puna e SPAK kundër korrupsionit është e rëndësishme dhe shumë e rëndësishme. Megjithatë, u vërejt një rënie e besimit të qytetarëve tek organet e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit.

“Ka një rënie, krahasuar me vjet, të besimit ndaj gjykatave dhe prokurorisë së posaçme. Së dyti është rritur niveli i mosbesimit të publikut ndaj organeve të sigurisë në përgjithësi, si policia, ushtria etj” – thotë Eduard Zaloshnja, ekspert i sondazheve dhe statistikave.

Një e treta e të anketuarve pohojnë se vetingu nuk e ka ulur korrupsionin në sistemin gjyqësor, po aq pohojnë se vetingu e pakësoi korrupsionin, ndërsa pjesa tjetër nuk janë të sigurtë për këto rezultate. Besimi dhe pritshmëria vazhdon të jetë e lartë tek vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nga ana tjetër pjesa dërrmuese e qytetarëve besojnë se vetting-u i politikanëve do të ulte korrupsionin, dhe sipas tyre, pasurimi i paligjshëm duhet të konsiderohet si krim në Kodin Penal.

“Më shumë se sa korrupsioni i vogël i banaqeve, mua më shqetëson korrupsioni i normalizuar me ligj. Kapja e shtetit dhe përdorimi i tij me, duke miratuar ligje të porositura nga oligarkët është bërë një dukuri e zakonshme. Një zgjidhje do të ishte edhe vetingu mbi pasuritë e politikanëve, sipas të njëjtave rregulla, që këta ua vendosën gjyqtarëve dhe prokurorëve” – thotë Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike të opozitës dhe kryetare e Këshillit Kombëtare të Integrimit.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve mendojnë se partitë politike marrin financime nga bizneset në këmbim të favoreve.

Më shumë se gjysma e tyre pohojnë se është rritur korrupsioni me punësimin në administratën publike dhe prokurimet, ndërsa afro 30 për qind të tjerë pohojnë se ka mbetur i njëjtë.

Një pjesë e madhe mendojnë se qeveria nuk e ka rritur transparencën në vendimmarrje 5 vitet e fundit.

Një pjesë e madhe e të anketuarve, mbi 64 për qind, thonë se kanë frikë nga pasojat, nëse denoncojnë akte korrupsioni dhe se atyre që raportojnë akte korruptive duhet t’u jepet mbrojtje e veçantë.

Ata shprehen se raportimi i korrupsionit duhet të bëhet detyrim ligjor për të gjithë nëpunësit civilë.

Një shumicë e theksuar e qytetarëve pohojnë se ndihmesa e SHBA-ve dhe BE-së është shumë e rëndësishme në luftën ndaj korrupsionit.

Mbi 60 për qind e të anketuarve mendojnë se krimi i organizuar e përdor korrupsionin si një formë ndikimi në vendimmarrjen politike të pushtetit qendror dhe vendor.

Ata besojnë gjerësisht se edhe partitë politike financohen nga krimi i organizuar dhe se ky i fundit ndikon në vendimmarrjen e prokurorive dhe gjykatave, si dhe në raportimin mediatik.

Në Barometrin e Sigurisë 2022 qytetarët vlerësojnë se një nga mënyrat për të ulur korrupsionin do të ishte rritja e pagave për administratën dhe policinë.

Por një pjesë e konsiderueshme theksojnë se korrupsioni është i rrënjosur dhe ai nuk vjen prej pagave të pamjaftueshme, por nga shtytja e grupeve dhe individëve për t’u pasuruar vazhdimisht përmes shpërdorimit të detyrës dhe posteve publike. /VOA/

Pandeli Majko hajdut i madh/ Mori banesë si i pa strehë dhe bleu shtëpi 232 000 euro

0

Si përfitoi nga postet shtetërore ministri i Diasporës Pandeli Majko që bën tendera për të shpërndarë lojën ‘mos u nxeh’ dhe bishta lopatash, deklaroi se një agjenci mike i kishte sugjeruar të blinte shtëpinë e fundit 232 mijë euro

Pandeli Majko, një nga figurat më butaforike të politikës shqiptare, ka ‘pushtuar’ këto ditë rrjetet sociale me skandalin e tij të radhës në ministrinë që ka sajuar Rama për të, si dhe me përpjekjet qesharake për të justifikuar tenderin fyes dhe poshtërues për shqiptarët, me zarat e bixhozit.

Angazhimi i tij për të garantuar votën e emigrantëve si ministër i Diasporës ka përfunduar me një tender për të shpërndarë lojën ‘mos u nxeh’. ‘Moza e Pandit’ dhe ‘Pandi mos u nxeh’ dëgjohen këto ditë në rrethet politike dhe mediatike, ndërsa Majko bëri një sqarim sikur nuk kishte asnjë lidhje me Ministrinë e Diasporës. Por, që kur Rama sajoi një ministri për të, Majko nuk është marrë vetëm me tendera skandaloze bixhozi dhe bishta lopate.

Gjatë viti 2019, Majko ka blerë një banesë 232 mijë euro. Për të sqaruar këtë lëvizje në pasurinë e tij, Majko tha se një agjenci mike i kishte kërkuar që të blinte këtë banesë të re me vlerë 232 mijë euro. Justifikimi i tij është kaq qesharak saqë kërkoi të krijonte bindjen në publik sikur Majko po ndihmonte këtë agjencinë dhe se blerja e banesës ishte në dëm të tij. Kur Majko ka deklaruar për hetë të parë pasurinë në vitin 2003, rezulton se ka përfituar një banesë 2+1 si i pastrehë, duke marrë kredi me interes zero nga Enti Kombëtar i Banesave. Këtë marifet e kanë përdorur edhe shumë politikanë të tjerë, të cilët kanë sot nga 3-4 shtëpi dhe llogari të majme bankare, ndërsa mijëra familje shqiptare jetojnë me qira në Tiranë, pasi nuk sigurojnë dot një banesë.

Në vijim, Majko ka blerë një tjetër apartament, këtë radhë jo 2+1, por 3+1, gjatë kohës kur ishte kryeministër. Në vitin 2005, Majko blen një makinë Benz, të deklaruar 6 mijë USD, ndërsa bashkëshortja e tij deklaron një pasuri të paluajtshme, pa e specifikuar llojin. Në vitin 2006 shet njërën shtëpi për 75 mijë USD, ndërsa në 2009 blen nje apartament dhe garazh për 129 mijë euro. Në 2010, Majko bëhet pronar me bashkëshorten me dy të pestat në apartamentin e prindërve. Njërën shtëpi, Majo e jep me qira me vlerë mbi 15 mijë euro në vit. Nga viti 2010 deri në vitin 2014, deklaron 58 mijë euro të ardhura nga qiraja. Në 2019, pas kërkesës së ‘agjencisë mike’, Majko shet shtëpinë 220 mijë euro dhe blen tjetrën 232 mijë euro. Majko është akuzuar nga kolegët e tij në Kuvend se ka fshehur miliona euro në bankat e Qipros. Kaq për sot!/Pamfleti

Pritet arrestimi i Ardi Veliut policët gënjyen për ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani

0

Janë zbardhur detaje nga dosja penale e prokurorisë së Elbasanit, e cila çoi në arrestimin e dy drejtuesve të lartë të policisë, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, si dhe pezullimin nga detyra të 6 punonjësve të tjerë të policisë Elbasan.

Në dosjen hetimore thuhet se 8 punonjësit e policisë kanë gënjyer mbi vendndodhjen e tyre në mesditën e 21 prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Pamjet filmike kanë nxjerrë zbuluar punonjësit e policisë dhe qëndrimet që ata kanë mbajtur në prokurori.

Nushi dhe Nikollaq Palla kanë treguar se në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë një grumbull personash, prej rreth 100 vetë dhe nuk kanë arritur të shikojnë dhe kuptojnë asgjë se çfarë po ndodhte, pasi u krijua rrëmujë.

Në sinkron të dëshmisë së dy ish-zv/drejtorëve të Qarkut Elbasan, kanë qenë dhe 6 punonjësit e patrullës “Shqiponja”, të cilët kanë treguar se s’kishin parë asgjë për shkak të rrëmujës të krijuar mes grumbullit të njerëzve.

Madje në dëshminë e tyre, policët, komandanti i grupit Dedjon Duraku dhe dy zv/drejtorët e qarkut, gënjejnë edhe për i përket pozicionimit të tyre në terren.

Gjatë marrjes në pyetje, policët kanë treguar se nuk kanë ndërhyrë, pasi nuk ka pasur përleshje mes personave që ndodheshin në rrugë.

Por vetëm të shtëna të menjëhershme arme, të cilat nuk i kanë kuptuar se nga cila anë vinin.

Të pyetur se pse nuk kishin ndërhyrë dhe vepruar për të kapur autorët që kanë përdorur armët në 21 prill, punonjësit e policisë janë shfajësuar, duke u shprehur se kishin marrë masa për dhënien e ndihmës personave të plagosur.

Por një video e sekuestruar nga prokuroria e Elbasanit ka nxjerrë zbuluar deklarimet e dhëna në prokurori të policëve dhe veprimet që ata kanë kryer ditën e ngjarjes.

Policët nuk dominojnë territorin ku po ndodhte konflikti dhe nuk bënë asnjë përpjekje për të neutralizuar dhe shoqëruar personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Efektivët, thotë prokuroria, qëndrojnë indiferentë dhe nuk përmbushin detyrën, duke çuar më pas në përshkallëzimin e konfliktit, në përdorimin e armëve.

Uniformat blu nuk kanë neutralizuar Mehmet Grecën dhe personat e tjerë, pasi të gjithë ngjarjen e ka dominuar grupi i shokëve të Grecës dhe grupi i Strukturës së Mbrojtjes së Votës të Partisë Demokratike.

Në video grupi i patrullës “Shqiponja” rezulton se ka vënë re konfliktin fizik, që po ndodhte në rrugë mes disa personave, anëtarë të Strukturës së Mbrojtjes së Votës dhe militantë të Partisë Socialiste përfshirë dhe Pjerin Xhuvanin.

Në pamjet filmike dallohet qartë se askush prej policëve, nuk ka ndërhyrë për të shmangur përplasjen.

E vetmja që ka ndërhyrë dhe ka hyrë mes sherrit, ka qenë policja Xhensila Sota, e cila mbeti e plagosur në këmbë nga goditja me armë e Arbër Paplekaj.

Sota duket në video duke u larguar, teksa kërcen me një këmbë, pasi plumbi i kishte prekur këmbën tjetër.

Kolegët e saj largohen me vrap dhe fshihen pas furgonit të policisë.

Ndërsa Klemend Xhaferi ose “Kel Çami”, nga filmimet rezulton se nuk ka pasur asnjë armë në duar dhe nuk ka kryer veprime kriminale ndaj askujt personi që ndodhej në rrugë.

Tërësisht inekzistent është zv/drejtori i Qarkut Elbasan, Albert Nushi, pasi teksa kishte përballë personat që konfliktoheshin fizikisht, zbret qetësisht nga makinë “Range-Rover” e bardhë, ku në dorë mban dhe një radio policie.

Dhe sapo dëgjon të shtënat e armës, kthehet me shpinë pas dhe fshihet pas derës së hapur të makinës nga kishte zbritur.

Të njëjtat veprime ka kryer dhe zv/drejtori i Qarkut Nikollaq Palla, të cilët janë fshehur dhe nuk kanë kryer asnjë lëvizje për të kapur personat që përdorën armë dhe sollën vrasjen e Pjerin Xhuvanit, dhe plagosjen e 4 personave të tjerë.

Në ngjarjen e 21 prillit të vitit 2021, mbetën të plagosur dy anëtarë të skuadrës së mbrojtjes së votës, Emiljano Prenga dhe ish-polici Pavlo Vuksana.

O SPAK, a ndjeve/ Flamur Noka e Sali Berisha s’kishin bukë të hanin as brekë në by***, sot milionerë

0

Shkruan Bledi Mane

Është e trishtueshme kur dëgjon thirrjet që dërgon nga matanë oqeanit një farë Sude Kokalari për rithemelimin e partisë së djathtë konservatore.

Pra konservatorizmin e djathtë kërkon ta rithemelojë në Shqipëri një refugjate pa identitet e pa dokumenta e torturuar trotuareve të Amerikës.

ajza e dy prindërve komunistë enveristë me damkë.

Me kryetar partie një ish- komunist si Sali Berisha që rrjedh nga një familje e varfër, me struktura paçavure klanore.

Dhe me sekretar të përgjithshëm Flamur Ndokën, një tjetër pinjoll i kequshqyer, që vjen dhe ky nga një familje fukarenjsh, fshat fukarenjsh e zonë historikisht e varfër.

Me një fjalë do përmbysin socialistët e majtë nga pushteti këta konservatorët e djathtë të rinj fringo e të virgjër fare si Sudja, Saliu, Muli…

Njëri më mysybet se tjetri.

Edmund Burke çohu nga varri dhe nisu për në Tiranë.

Lekët e biletave të aeroplanit ti paguan edhe ty Zeni!

Sali Berisha “front “luftarak”për shpëtimin e Shqipërisë”, me “gjeneral” avokatin Altin Goxhaj

0

Sali Berisha dhe Partia Demokratike do të protesojnë në datën 7 korrik. Ish kryeministri po përpiqet të bëjë bashkë aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile dhe personazhe që njihen në Facebook, për ta përkrahur në protestë.

Ai ka mbajtur një bashkëbisedim me këta persona, në një tryezë me në krye Altin Goxhajn, njeriun më anti-soros në Shqipëri dhe rajon, që moderonte eventin e Berishës.

Në takim u fol thuajse për gjithçka, nga shembja e Teatrit te kriza ekonomike, Lali Eri, Moska, Beogradi, kundërshtimi i vaksinave, pushimet nga puna etj, etj.

Ditë pas dite dhe tryezë pas tryeze, Sali Berisha po e qartëson për publikun, vizionin që ka për opozitën, por edhe se si duhet shpëtuar Shqipëria nga Edi Rama.

Bashkëbisedim e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme!

Arrestimet e policëve të vegjël që duan të fshehin një krim më të madh

0

Shkruan Andi Bushati

Tashmë është bërë zakon: sa herë ka një skandal të madh, bëhet therror një peshk i vogël. Kjo ka ndodhur edhe me goditjen e dy ish zv/drejtorëve të policisë së Elbasanit dhe gjashtë vartësve të tyre, që dyshohen se kanë gënjyer për vrasjen politike të prag zgjedhjeve.

Në 21 prill, në qendrën më të kriminalizuar të vendit, një mbështetës i PD-së, ish sambisti Arbër Paplekaj, qëlloi dhe la të vrarë Pjerin Xhuvanin, i cili i printe një grupi të kriminalizuar në ndihmë të Partisë Socialiste, që ishin angazhuar për të blerë vota në lagjen 5 maji në Elbasan.

Menjëherë, sapo krimi ndodhi, e gjithë propaganda e pushtetit u fokusua tek manipulimi i opinionit me slloganet e një opozite të dhunshme, me rikthimin e tropojanëve të Berishës, me ringjalljen e hijeve të ‘97.

Në fakt, historia ishte shumë më e komplikuar sesa kaq. Pasi në gjenezë të ngjarjes pati qenë kapja e një grupi kriminal, që kishte në përbërje trafikantë droge, të dënuar në Britani, të cilët jepnin para dhe u merrnin peng qytetarëve kartat e identitetit, në shkëmbin të një vote për Edi Ramën dhe Taulant Ballën.

Por, e gjithë makineria e pushtetit u vu në lëvizje për ta lënë në hije këtë fakt. Kështu ish drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu, gënjeu publikisht me zë dhe me figurë duke thënë se në vendngjarje nuk u gjetën fakte që kishin lidhje me zgjedhjet. Edhe prokurori i Elbasanit që po hetonte çështjen, Alfred Shehu, bëri të njëtën gjë duke e shmangur vëmendjen nga fakti se krimi kishte në zanafillë vjedhjen e votës (video poshte).

Të njëjtat mashtrime riprodhuan edhe dy ish drejtuesit dhe gjashtë policët që akuzohen sot.

Kur grupet u përplasën me armë, ata qenë aty, por deponuan se nuk kishin parë gjë, madje fshehën dhe faktin se një nga banditët e PS-së, i kishte vënë armën në kokë nëndrejtorit të policisë, Nikollaq Palla. Vetëm pamjet filmike të ngjarjes vërtetuan më pas, se uniformat blu kishin bërë dëshmi të rreme, madje se ata kishin parë të gjitha veprimet dhe personazhet që blenin vota në favor të PS-së.

Por ashtu si eprori i tyre në Tiranë, po ashtu si prokurori i çështjes, ata manipuluan provat, sepse, as disa ditë para dhe as disa ditë pas zgjedhjeve, imazhi i fitores së Edi Ramës nuk duhej cënuar.

Në këtë kuptim, episodi i 8 policëve që bënë dëshmi të gënjeshtërt është vetëm një grimcë në sagën e madhe të manipulimit që u mundua të fshehë me çdo kusht se rezultati i Elbasanit u vendos nga bandat.

Po ta kthejmë filmin pas, në fushatën e vitit 2021, do të kujtojmë se bandat e PS-së rahën e dhunuan brutalisht në publik militantët e opozitës në festën e ditës së verës. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, shefi i fushatës së PD-së, Gaz Bardhi, denoncoi në SPAK elementët kriminalë që mazhoranca po përdorte si paramilitarë në zgjedhje. Prokuroria e Posatçme, ashtu siç di ta bëjë vetëm ajo, e sorrollati në mënyrë të qëllimshme për më shumë se një javë denoncimin e opozitës. Pasi e mbajti për kaq kohë në sirtar, ajo e transferoi, njësoj si me dosjen e krimit elektoral të Dibrës, në prokurorinë e Elbasanit. Prokuroria e rrethit, e drejtuar nga vëllai i një deputeti socialist, vonoi plot katër ditë vetëm për ta protokolluar dosjen. Dhe më qesharakja: ajo i çoi fletëthirrje për ta pyetur Gazmend Bardhin në 30 prill, pra 5 ditë mbas zgjedhjeve, kur gjithçka kishte përfunduar.

Pra, u pa qartë se, as policia, që linte qëllimisht të lirë personazhe me precedentë penale që kishin rrahur para kamerave militantë të opozitës dhe as prokuroria, që bënte ping pong duke sorollatur procedimin e blerësve të votës, nuk kishin ndërmend të bënin detyrën.

Në këto rrethana, opozitës nuk i mbetej rrugë tjetër veçse të faktonte me prova konkrete masakrën që po ndodhte, ditën për diell, nën hundën e shtetit.

Kur ish sambisti Arbër Paplekaj dhe grupi i tij, i kapën hajdutët e votës, ata nuk u konfrontuan fizikisht. Ata njoftuan menjëherë policinë. Ata pretendojnë se vetëm pasi uniformat blu mbërritën në vendngjarje, në lagjen “5 maji”, grupi kriminal i vjedhjes së votave qëlloi i pari për të mos u kapur me presh në duar. Fakti është se mbështetësit e PS ikën në drejtim të paditur, ndërsa ata të opozitës iu dorëzuan shtetit.

Dhe këtu filloi zinxhiri i manipulimit. Ndonëse të gjithë dëshmitarët pretendonin se grupi i mbrojtur prej Taulant Ballës kishte para, lista zgjedhësish dhe karta identiteti në makinat ku po kryenin blerjen e votës, ish drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu, gënjeu hapur publikisht duke thënë se në vendngjarje nuk ishin gjetur prova për krimin elektoral. Siç do të rezultonte më pas, në një investigim të BIRN, në vendngjarje kishte blloqe pagesash, pashaporta dhe karta ID të qytetarëve.

Më pas gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e cila ndoqi procesin e kësaj tragjedie, nxori dëshminë e prokurorit se provat që kishte fshehur Ardi Veliu ekzistonin.

Pra versioni për të cilin gënjeu aq trashë Ardi Veliu në fakt ishte i vërtetë. Po aq i vërtetë ishte dhe fakti tjetër se vartësit e tij në Elbasan, i njihnin me fytyrë dhe emër banditët që blenin vota për PS-në dhe që qëlluan me armë në mes të qytetit, por ata preferuan të japin dëshmi të rreme.

Tani janë vetëm këta të fundit, që rrezikojnë të dënohen sepse ashtu sikurse ndodh me çdo skandal, përgjegjësia në fund mbetet mbi cironkat. Por, sa do që makineria e pushtetit po reket ta përshkruajë ngjarjen e Elbasanit si një mëkat të disa policve lokalë është e vështirë që ky manipulim të kapërdihet lehtësisht.

Askush nuk mund ta besojë se nga kreu i përgjithshëm i policisë e deri tek vartësi i tij i thjeshtë, të gjithë gënjyen pa pasur një sinjal nga lart.

Në fakt, ata thjeshtë zbatuan urdhërin. Dhe natyrisht për këtë morën shpërblimin. Ardi Veliu u largua nga policia dhe u emërua zëvendës ministër. Prokurori Alfred Shehu bëri hapa përpara në karrierrë duke zënë një vend në SPAK. Jo më kot, kur ende gjithçka ishte e freskët, Edi Rama lëshoi thirrjen nga stadiumi: “Pas Elbasanit, jam edhe më krenar për ju”. Jo më kot në 25 prill, Taulant Balla rezultoi socialisti më i votuar me 21 600 vota.

Skema funksionoi. Prandaj banditët që e realizuan atë vazhdojnë të mbrohen.

Ish-kunata e Edi Ramës harxhon 750 mln lekë për mobilim zyrash

0

Rritja e çmimeve dhe shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri është një nga sfidat e radhës që duhet të përballen qytetarët shqiptarë. Ndryshe paraqitet situata tek drejtuesit e institucioneve, që edhe në kohë krize gjejnë mundësi për të bërë tendera për rehatinë e tyre sesa për nevojat parësore që t’u vijnë në ndihmë qytetarëve. Këtë na e tregon kësaj radhe ish-kunata e kryeministrit Edi Rama dhe njëkohësisht drejtoresha e QSUT ka mobiluar zyrën e saj dhe të drejtorëve me paratë e popullit, Albana Fico.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, zyrë që është në varësi të kryeministrisë, ka hapur një tender për blerjen e orendive dhe pajisjeve për mobilimin e zyrave të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ose siç njihet ndryshe QSUT. Tenderi me numër reference REF-23833-04-02-2022, është hapur në datën 4 Prill 2022 dhe ka fondin limit prej 147 864 532 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 1.4 miliard lekë të vjetra pa TVSH. Pra, në një kohë kur qeveria nuk ka mundësi që të ndihmojë qytetarët për përballimin e rritjes së çmimeve dhe kostove të jetesës, bën tender 1.4 miliard lekë për të zbukuruar me mobilje zyrat e drejtoreshës së QSUT-së.

 Në mobilimin e zyrave janë kërkuar orendi dhe sende nga më modernet ku në listë janë përfshirë edhe kasafortat, televizorët apo shtretërit tek dhe dysh. Për çfarë mund t’i hyjë në punë krevati dysh në zyrën e saj drejtoreshë Albana Ficos? Apo kasafortat?

Kjo procedurë është kontestuar disa herë për skualifilim të të gjithë operatorëve ekonomikë përveç fituesit, i është dhënë RO-AL të Robert Kasos, me ofertën 74 993 500 lekë të reja, ose rreth 750 milionë lekë të vjetra. Kaso është mobiluesi personal të zyrave të titullarëve të shtetit. Deri më tani kjo kompani ka lidhur 23 kontrata publike me pushtetin lokal, ku kryeson bashkia Tiranë dhe ajo Shkodër për mobilim zyrash. Kaso është kthyer në klientin e preferuar qeveritar por më gjerë mbi shkeljet e kësaj kompanie me procedurat e tenderimeve publike do të shkruajmë në vazhdim.

Duket se Rama i mban afër njerëzit e ish-gruas, si burrin e ri Bledi Çuçin të cilin e ka bërë ministër të Brendshëm ashtu edhe ish-kunatën të cilën e emëroi drejtoreshë në QSUT. Kjo për shkakun se vetëm personave të afërm mund t’jua besojë zhvatjen e taksave të popullit.

Ndau miliona euro me ushtarin e Talo Çelës, përfundon në SPAK pazarxhiu i Bledi Çuçit (Endri Mullai), pritet arrestimi për tendera korruptivë

0

Ka sinjale se së shpejti në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, mund të ketë dorëheqje e prangosje të drejtorit Endri Mullai, i cili para 1 viti zëvendësoi ish-drejtoreshën Edlira Naqellari, që u arrestua për tenderin e uniformave të policisë.

Në SPAK janë depozituar 23 denoncime e 3 kallëzime penale nga firmat private, ndërsa organi i akuzës i ka kërkuar Agjencisë së Prokurimit  e komisionit hetimor të tenderëve (KPP), raport për abuzimet e rënda që ka bërë drejtori Endri Mullai, i cili i ka dhënë miliona euro tendera Gentian Sharrës, ushtarit të Talo Çelës.

Saktësojmë, se të dy këto institucione e kanë kryer procesin hetimor administrativ, për abuzimet e Drejtorit të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai, nisur nga denoncimet e subjekteve private, hetim që ka nxjerrë shkelje të qëllimshme në tenderë.

Përveçse kostot i ka përcaktuar me fond limit shumë më të lartë se kostoja reale, i ka dhënë me garë të falsifikuar, pa garë dhe me korrigjime dosjesh e anulime fituesish pasi janë shpallur, madje ka sajuar dhe tenderë pa pasur kërkesa e nevoja nga institucionet.

Janë skeduar e hetuar 28 tenderë, me vlerë nga 1.5 milionë Euro deri në 3 milionë Euro, mes tyre tenderi 2.5 milionë Euro për blerje tonerash për Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë Energjisë.

Denoncimin e ka bërë firma “Erisoni… Sh.p.k”, me akuzën se drejtori Endri Mullai, kishte anuluar shpalljen fituese të saj, duke falsifikuar dhe ndryshuar procedurën elektronike të garës, skandal për të cilin u tha, se i kërkoi “thelë” më të madhe pronarëve të firmës, por ata refuzuan.

Nën hetim, drejtori Endri Mullai është dhe për tenderin e datës 4 prill 2022, me vlerë 1.5 milionë Euro e objekt: “Blerje orendi për mobilim zyrash në QSU “Nënë Tereza-Tiranë”.

Ky tender, përveçse është bërë pa kërkesë nga Drejtoria e QSUT e në koste 3 herë më të lartë se kostoja në treg për Njësi/Mall, kishte specifikime pa asnjë lidhje me objektin e tenderit, me qëllim që të fitonte firma e paracaktuar (sipas denoncimit të firmës “I…Sand Sh.p.k”).

Skandal është fakti i zbuluar nga SPAK, se drejtori Endri Mullai në Ministrinë e Brendshme, më 22 maj 2022, dy muaj pas shpalljes në kërkim e sekuestrimit, i ka dhënë Gentian Sharrës të grupit “Nuredin Dumani-Talo Çela”, tender 2.5 milionë Euro për furnizimin me mish, nëpërmjet subjektit “Olta Sharra” të gruas së tij, ku menaxher në letrat e tenderit figuron Talo Çela.

Lidhur me këto 3 tenderë e të tjerë, një nga anëtarët e komisionit, prej frikës se shkon në burg si ish- kolegët e tij për uniformat e policisë, ka vënë në dijeni Edi Ramën e ministrin Bledi Çuçi.

Por pas raportimit, është hequr nga komisioni i tenderëve dhe Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, duke u transferuar jashtë Ministrisë së Brendshme, me kushtin që të heshtë.

Kujtojmë, se deri para 1 viti, Mullai ka qenë Drejtor i Tenderëve dhe Koncesioneve në Ministrinë e Bujqësisë, ku njihej si pazarxhiu i Bledi Çuçit, i cili e ka marrë me vete dhe në Ministrinë e Brendshme, duke e emëruar Drejtor të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

Kjo agjenci, është e njohur si “tepsia” ku bëhen 80% e tenderëve të mëdhenj të ministrive, shumica e të cilëve u jepen pa garë, me kritere false e kosto më të lartë, firmave me pronarë oligarkë, deputetë dhe të dënuar me burg për korrupsion me tenderët, mashtrim me faturat e TVSH-së dhe evazion fiskal (emrat në vijim)./Pamfleti

POSTIMET E FUNDIT