Sali Berisha dhe Partia Demokratike do të protesojnë në datën 7 korrik. Ish kryeministri po përpiqet të bëjë bashkë aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile dhe personazhe që njihen në Facebook, për ta përkrahur në protestë.
Ai ka mbajtur një bashkëbisedim me këta persona, në një tryezë me në krye Altin Goxhajn, njeriun më anti-soros në Shqipëri dhe rajon, që moderonte eventin e Berishës.
Në takim u fol thuajse për gjithçka, nga shembja e Teatrit te kriza ekonomike, Lali Eri, Moska, Beogradi, kundërshtimi i vaksinave, pushimet nga puna etj, etj.
Ditë pas dite dhe tryezë pas tryeze, Sali Berisha po e qartëson për publikun, vizionin që ka për opozitën, por edhe se si duhet shpëtuar Shqipëria nga Edi Rama.
Bashkëbisedim e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme!