Kreu Blog Faqe 889

12 fakte që nuk i dinit për Kleopatrën

0

Historia nuk ka qenë bujare me të fundmen e faraonëve të Egjiptit. Ajo cilësohet si një mbretëreshë manipuluese që magjepsi dy liderë nga perandoria më e madhe në botë dhe se ishte e gatshme të vriste për të drejtën e saj për të sunduar. Por jo.

Ajo ishte një politikane e zhdërvjelltë, grua shumë e ditur, nuk ishte egjiptiane dhe nuk ishte një “femër fatale”…dhe nuk vdiq nga një gjarpër.

E lartësuar në art dhe kinema, teksa për të janë bërë thashetheme prej 2000 vjetësh, Kleopatra ishte shumë e ndryshme nga ajo që na ka përcjellë historia. Për të dhënë drejtësi për këtë personazh karizmatik, ja disa fakte pak më pak të njohura, dhe ndoshta të papritura, për jetën e saj publike dhe private.

1- Nuk ishte egjiptiane

Ishte maqedonase, si e gjithë familja e saj. Në fakt e kishte prejardhjen nga një prej gjeneralëve të Aleksandrit të Madh, të cilët pas vdekjes së luftëtarit kishin ndarë mbretërinë e tij. Ajo u lind në vitin 69 pes, nga një konkubinë e faraonit Ptolemeut XII, dhe për këtë arsye i përkiste dinastisë së Ptolemeut. Ajo ishte e fundit sovrane e epokës helenistike dhe ndoshta e vetmja nga familja që kishte dhunti politike, aq sa hipi në pushtet kur ishte 18 vjeç dhe qëndroi aty për rreth dy dekada.

2- Nuk ishte e bukur, por ishte inteligjente

Imazhi i femrës fatale iu “ngjit” gjatës Rilindjes (në atë kohë ishte imagjinuar edhe si suedeze bionde). Por Plutarku, historiani grek i cili gjurmon portretin më besnik të saj, nuk i përshkruan aq shumë bukurinë, se sa inteligjencën dhe simpatinë. Nga i ati i saj kishte marrë një hundë si shqiponjë, dhe madje edhe stili i flokëve, me të cilin ajo është paraqitur në monedha nuk ishte i bukur. Gjithashtu ajo zakonisht vishej si burrë (në traditën e grave Faraone).

3- Lexonte shumë

Kleopatra ishte një person shumë kurioz dhe e kulturuar. Ishte rritur me tragji-komeditë greke dhe dinte bazat e astronomisë, gjeometrisë, aritmetikës dhe mjekësisë. Ajo ishte shumë e zgjuar në retorikë dhe veçanërisht në gjuhë. Dinte të paktën 8 gjuhë dhe i pëlqente të studionte në perfeksion për të ndjekur traditën e familjes së saj.

4- E kishte origjinën nga një familje vrasësish

Në luftën për pushtet, Kleopatra kishte vrarë, nëpërmjet trupave të të dashurit, Cezarit, vëllanë-bashkëshort, Ptolemeu XIII. Por kjo nuk ishte e vetmja vëllavrasje në shtëpi. Babai i saj, Ptolemeu XII, kishte ekzekutuar të bijën Berenice IV, e cila kishte provuar që t’i merrte pushtetin; xhaxhai i saj kishte eleminuar bashkëshorten, pas vetëm 19 ditësh martesë, dhe stërgjyshi Ptolemeu VIII ishte vrarë nga nipi, për t’i marrë fronin.

5- Nuk hante burra

Nuk dihen marrëdhënie të tjera, përtej atyre me dy liderët romakë Jul Cezarin dhe Mark Antonin. Nuk e dimë nëse me ta ishte dashuri e sinqertë: Kleopatra me siguri e dinte se si të përfitonte nga bukuria e saj për të konsoliduar pushtetin politik. Cezari kishte më shumë se dy herë moshën e saj (52, kundër 21 të mbretëreshës), dhe me të, llogaria politike ishte më e dukshme. Mbretëresha e përdori atë për të rimarrë Aleksandrinë dhe pushtetin e uzurpuar nga vëllai i saj Ptolemeu XIII. Me Mark Antonin, me të cilin pati tre fëmijë, ishte ndoshta dashuri e vërtetë, edhe pse mbretëresha u akuzua nga kundërshtarët politikë në Romë, se e kish joshur atë me magji.

6- Viktimë e thashethemeve dhe e fushatave shpifëse

Si ajo e orkestruar nga trashëgimtari i Cezarit, Oktaviani, për të dobësuar rivalin Mark Antonin, i dashuri i Kleopatrës. Në një korrespondencë kërcënuese që i parapriu përplasjes direkte, Oktaviani akuzoi mbretëreshën se e kalonte kohën duke u dehur dhe duke bërë orgji, apo se e kishte joshur Mark Antonin me magji. Kleopatra nuk u prek dhe shfrytëzoi llafet e Oktavianit, për të bërë bashkë një flotë të fuqishme, që t’u bënte ballë romakëve.

7- Ishte xheloze

Kleopatra ishte shumë posesive dhe xheloze ndaj Antonit dhe fakti që ky i fundit ishte një feminist, nuk ndihmonte aspak. Kronikat raportojnë se Antoni kishte kërkuar një portret të bijës së mbretit Herod, e njohur për bukurinë e saj, duke bërë që Kleopatra të shpërthejë. Me t’u kthyer në Romë, Antoni u martua me motrën e rivalit të tij Oktavianit, për të sanksionuar zyrtarisht ndarjen e territoreve romake pas vdekjes së Cezarit. Dhe ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë u kthye tek Kleopatra, e cila nuk e la më të shpëtojë përsëri, dhe u martua me të sipas riteve egjiptiane.

8- Nuk vrau për dashuri

Por preferoi të vdesë si një mbretëreshë, në vend se të përfundonte në zinxhirë para popullit romak, pas triumfit të armikut Oktavian. Vetëvrasja e saj ishte një akt krenarie, thirrja e fundit e lirisë, pasi ishte përpjekur, sipas disa burimeve, që të joshte edhe Oktavianin, kur ai erdhi për të në Aleksandri. Ky version duket më i besueshëm se sa vetëvrasja për dashuri e Antonit, i cili duke besuar që mbretëresha kish vdekur, u hodh mbi shpatën e tij.

9- Nuk vdiq nga gjarpri

Edhe rrethanat e vetëvrasjes së Kleopatrës duken të imagjinuara. Vështirë se mbretëresha është vrarë duke lënë t’i kafshojë gjirin një gjarpër, i sjellë në një shportë fiqsh. Gjarpri i vërtetë (Vipera Aspis) në fakt nuk ekziston në Afrikën e Veriut. Gjarpëri tjetër më bindës, Kobra i Egjiptit që ishte i shenjtë për faraonët (Naja Haje) ishte shumë i madh për t’u futur në një shportë. Ndoshta Kleopatra vdiq e kafshuar nga një echide careened (Echis carinatus), një gjarpër origjinale në Lindjen e Mesme, më pak se një metër i gjatë dhe vdekjeprurës.

Por një teori e fundit tregon se Kleopatra nuk vdiq pasi u pickua nga një gjarpër, por thuhet se kishte pirë helm. Studiuesit thonë se pickimi i gjarprit do t’i kishte shkaktuar asaj një vdekje të ngadaltë torturuese, dhe se Kleopatra duhet ta kishte ditur këtë nga interesat e saj rreth mjekësisë.

10- Një mendje mjekësore

Sipas studimeve të fundit, Kleopatra kishte studiuar shkencë dhe mjekësi siç bënin shumë femra në Egjipt, dhe shkroi një traktat të quajtur “Kozmetika”, jo në lidhje me makiazhin, por për mjetet juridike mjekësore.

11- Basti me Mark Antonin

Ekziston një histori e famshme se si Kleopatra një herë piu një koktej me një margaritar të tretur në mënyrë që të fitonte një bast me Mark Antonin.

Sipas gojëdhënave, çifti vuri bast nëse Mbretëresha e Egjiptit do të mund të shpenzonte një pasuri të madhe në një vakt të vetëm. Prandaj ajo futi një perlë në koktejin e saj dhe e piu.

12- Nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e saj

Para se të vriste veten, Kleopatra shprehu dëshirën e saj për t’u varrosur ngjitur me Mark Antonin. Kronikat thonë se Oktaviani ia plotësoi, por varri i çiftit nuk është gjetur.

Në vitin 2009, egjiptologu Zahi Havass njoftoi se ai kishte zbuluar vendin ku të dy ishin varrosur, një dhomë e fshehur nën tempullin e Taposiris Magna, 50 km në perëndim të Aleksandrisë, ku u gjetën 10 mumjet që i përkasin fisnikërinë e kohës. Gërmimet vazhdojnë, por zbulimi ende nuk është konfirmuar.

Shërbimet online po shfrytëzohet nga spiunazhi kibernetik

0

Teksa Shqipëria synon që të bëjë të gjitha shërbimet online, një paralajmërim vjen nga SHISH. Në raportin e fundit të publikuar, SHISH thekson se hapësira e shërbimeve online po shfrytëzohet për spiunazh kibernetik, aktivitete ndikimi e influence dashakeqe si dhe për krime kibernetike. Vlerësohet se, niveli i kërcënimeve kibernetike është në rritje dhe ato janë shndërruar në një kërcënim në nivel global.

Aktorët e kërcënimeve keqdashëse do të vazhdojnë të shfrytëzojnë dobësitë e platformave elektronike të ruajtjes, administrimit dhe komunikimit, për të siguruar akses në informacione sensitive, që ndikojnë në publik dhe përdoren për synime inteligjence.

Infrastrukturat kritike fizike dhe elektronike mbeten shënjestra të kërcënimeve kibernetike nga aktorë shtetërorë kundërshtarë dhe entiteteve të lidhura me to. Hapësira e shërbimeve online po shfrytëzohet për spiunazh kibernetik, aktivitete ndikimi e influence dashakeqe si dhe për krime kibernetike. Aktorët shtetërorë kundërshtarë po investojnë për të zgjeruar shkallën dhe fuqinë e programeve kibernetike të rrezikshme, duke i trajtuar ato si një mjet të politikës së jashtme, në kuadër të rivalitetit me faktorin perëndimor, por edhe si aktivitete hibride me synime presioni, përkundrejt lehtësimit të sanksioneve perëndimore kundrejt tyre.

Shërbimet e inteligjencës së vendeve jo-mike zhvillojnë operacione të spiunazhit kibernetik për të grumbulluar informacione në përgjigje të prioriteteve të politikave të tyre të brendshme SIGURIA KIBERNETIKE dhe të jashtme. SHISH-i është angazhuar në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe analitike ndaj kërcënimeve kibernetike.

Shërbimi ka ndjekur në dinamikë situatat mbi kërcënimet kibernetike ndaj infrastrukturës së SHISH dhe institucioneve publike e private të RSH-së dhe ka arritur të identifikojë targetin e kërcënimit, llojin dhe natyrën e sulmit.

Gjatë vitit 2021, SHISH-i ka arritur të përballojë me sukses një numër të madh kërcënimesh kibernetike në perimetrat publikë. Të gjitha këto kërcënime janë neutralizuar në fazën e rikonjicionit aktiv, ku është arritur të identifikohet targeti dhe burimi i kërcënimit. Aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë të vendeve jo-perëndimore, si dhe entitetet e lidhura me to përbëjnë burimin kryesor të kërcënimeve, shoqëruar me aktivitet të përhershëm, të shtuar dhe rikonicion aktiv.

Objekt i sulmeve përgjatë 2021 kanë qenë në pjesën dërrmuese bazat e të dhënave, infrastrukturat VoIP si dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së depërtimit nëpërmjet serverëve C2 (Command and Control).Hapësira kibernetike po shfrytëzohet edhe për operacione informative ndikimi edhe për shkak se avantazhi dhe dimensioni i ndikimit është më i madh se sa kostoja e tyre dhe rreziku i ekspozimit.

Të udhëtosh në BE nuk do jetë më falas, shqiptarët duhet të paguajnë

0

Bashkimi Europian ka njoftuar se nga muaji Maj i vitit 2023, do të hyjë në fuqi sistemi ETIAS, që do të thotë se për të hyrë në Europë nuk do të jetë më falas, por do të nevojitet një pagesë prej të paktën 7 euro.

ETIAS nuk është vizë, por më e shpejtë.

Aplikimi bëhet online dhe nuk kërkon informacion biometrik, por është procedurë që ka një kosto.

Sipas Brukselit, skema është e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ESTA.

Qytetarët rezidentë në BE, përjashtohen nga skema dhe kanë të drejtën e lëvizjes së lirë ndaj lejohen të qëndrojnë sa kohë të duan në shumë shtete.

Ndërsa të gjithë vendet jo anëtarë të BE-së, që nuk kanë nevojë për vizë për t’u futur në zonën Shengen, ku përfshihet edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, etj, duhet që tashmë të paguajnë për të shkuar në BE.

Ky vendim prek edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, e cila humbi të drejtën e lirisë së lëvizjes pas Brexit.

Nëse aplikacioni refuzohet, është e drejta për ta apeluar. Autorizimi ETIAS është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh për tre vjet.

Personat që vijnë nga vendet e botës së tretë, nuk mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në bllokun europian në tërësi.

Duhet pasaportë e vlefshme dhe e azhurnuar e lëshuar nga Shqipëria.
Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për të paktën 3 muaj nga data kur udhëtari planifikon të hyjë në zonën Shengen.
Një adresë emaili për të marrë njoftime në lidhje me statusin e ETIAS të aplikantit.

Sapo të plotësohen të gjitha këto kërkesa, udhëtarët mund të vazhdojnë me aplikimin e tyre ETIAS.

Aplikimi ETIAS për qytetarët shqiptarë është i thjeshtë dhe zgjat më pak se 15 minuta.

Aplikimi do t’u kërkojë udhëtarëve disa detaje personale, duke përfshirë: Emri i plotë, Data e lindjes, Gjinia,

Kombësia, Informacion për pasaportën (Numri, data e lëshimit, data e skadimit), Informacioni i kontaktit (adresa e shtëpisë, numri i telefonit), Adresa e emailit.

Shihni si dolën maturantët në provimin e Gjuhë-Letërsisë, nota mesatare në të gjitha qarqet nuk e kalon 7-ën, vetëm 4 ekselentë dhe mbi 300 ngelës

0

Publikohen të dhënat e përmbledhura në të gjitha qarqet e vendit për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturantët. Provimit iu nënshtruan në total 29731 maturantë.

Nga të dhënat rezulton se 383 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45.

Amerikakërkon të fillojnë sa më shpejt negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë!

0

SHBA- DASH ka reaguar menjëherë pas përfundimit të samitit të BE për Ballkanin Perëndimor.

Për Uashingtonin, besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Besojmë se besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, kanë thënë sot për MIA nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ata theksuan se vazhdojnë të mbështesin fillimin sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në samitin Ballkani Perëndimor-BE dje në Bruksel, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë të ashtuquajturin propozim francez në të cilin draft versioni i hapjes së negociatave, çështjet bilaterale mes dy vendeve – Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, vendosen si një kusht në procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkim Evropian.

Ilir Meta në burg, po pse heshtin ambasadorët?!

0
Nëse hajduti Ilir Meta ka vjedhur pasuritë e shqiptarëve; ambasadorët, me veprimet e mosveprimet e tyre kanë “vrarë” besimin e shqiptarëve tek drejtësia që e presin në “stacion” prej 32 vitesh dhe as ka ardhur, as duket në horizont.

Shkruan Sokol Pepushaj

Ilir Metës e gjithë të tjerëve si ai, hajdutëve, u është çelur dera e burgut. Presidenti i Republikës është rritur në karrierë e pasuri mes diplomatëve që e kapnin si buçko nga faqet, pa e kuptuar asnjëri se ishte Stalinist i “bunkerit” të Saliut dhe “hamës i babëzitur” i “tepsisë” së Edi Ramës.

Tani që Metës dhe tre klaneve të tjerë mafiozë po u rrëshqet “dheu” nën këmbë e do ta kalojnë gjithë jetën pas hekurave, tani që pritet të flasin ambasadorët, ka pllakosur një heshtje varri.

Ky heshtje, sikur nervozon pak publikun, apo jo?

Diplomatët përendimorë, ata që rritën “buçkot” e krimit, Metën, Berishën, Ramën, Nanon, etj., çuditërisht në kohën që po u shkërmoqen veprat, po u rrëzohen përtokë “perënditë”, burrat e shtetit po u bëhen non-grata, ngjajnë se janë ose qorra, shurdhë, idiotë, ose pjesë e mafies. Ose kanë mbyllur sy e veshë, ose e kanë shitur shtrenjtë heshtjen tek mafia.

Kjo përgjumje e diplomacisë për ngjarjet madhore, ka zgjuar dyshimet, se ç’janë këta që vetëm çelin “dyer” ku njerëzia humb besim dhe pasuri.

Më qartë. Zyrtarët vjedhin fondet publike e diplomatët “shkruajnë” përralla me krimba, peshq, hartime për bukuritë e natyrës e marrëdhëniet vëllazërorë e ikin këta e vijnë të tjerë.

Secili, në 32 vitet e fundit, nga dita e parë e deri sa është larguar, vetëm ka humbur respekt e besueshmëri dhe asnjë herë të vetme nuk ka dalë në krah të interesave të shqiptarëve.

Ja ç’presin shqiptarët sot.

Arrestimin e “Peshqve” të Mëdhenj, më qartë të drejtuesve të 4 Klaneve Mafioze. Ja, fillo në Vermosh e përfundo në Konispol, këdo të pyesësh i njohin me emer e mbiemër këtë katërshe sheikësh, që përditë janë ose pjesë e takimeve, ose e stakimeve me perëndimorët.

Ose miqësi me helmeta ose armiqësi me bashkëjetesë.

Edhe kjo temë do marrë vëmendje, por sot, le të ndalojmë tek këta mafiozë që gjakun e fëmijëve shqiptarë e kanë bërë vila, llogari bankare, fotografi e dreka-darka me ambasadorë, shëtitje me avionë e horrllëqe me dashnore e dashnorë, sa në Amerikë, Evropë, Dubai a kudo e ndjejnë veten edhe si në shtëpi të vet edhe si në kuletë të huaj.

Ditët e fundit, nisi hetimi për njërin nga kapot e 4 Klaneve, Ilir Metën. Është lajm i mire dhe brenda pritshmërive të shqiptarëve, por edhe non-sens. Mirë se heshtin Edi Rama me hajdutë, se bashkë janë, po pse nuk flet asnjë ambasador i perëndimit?

Nëse luajnë me hile ata, ku është faji i shqiptarëve?

Në estetikën tonë, ngjajnë me papagajtë tanë. O ngrihen të tërë në bisht e cicërojnë për suksese që shqiptarët nuk i shohin, ose e mbyllin sqepin e bëhen strucë. Bjeru sa të duash “shqelma” në prapanicë, nuk është e tyre.

Ruajnë kokat dhe çantat, se ato u duhen.

Nuk flasin ambasadorët as kur kryeministri falsifikon dokumentet e sarajit përrallor ku jeton sot, as kur djali i ministrit të Brendshëm ndalohet në Itali për kontrabandë ndërkombëtare ilaçesh, as kur çdo zyrtar dhe ish -zyrtar i shtetit në 32 vite akuzohen si hajdutë dhe pasuritë u shihen me sy të lirë, në çdo cep të hartës së republikës.

Diplomatët e çelin gojën kur duan vetë jo kur presin shqiptarët.

Le të ngrihen qiellgërvishtësit e Erion Veliajt mes fukarallëkut, le të pastrojë para Ndrangheta këtu në Tiranë, le të jenë gjithë zyrtarët milionerë, le të shtojë në llogari bankare nëntë vitet e fundit sa 90 vjet Presidentët e SHBA-ve njëfarë Armina Mevlani, vetëm se bashkëjeton me djalin e Sali Berishës, Shkëlzenin, le të ketë qenë anëtare e bordit të Abi Bank Linda Rama dhe sot aksionere, asnjë diplomat nuk e çel gojën.

Kështu bëjnë të tërë në fakt. As ambasadori Italian nuk flet për djalin e ministrit të Brendshëm të ndaluar si bandit në Itali, por bën edhe fotografi me të atin ministër milioner. As kur theu rrotën avioni me drogë në Skropotushë para një viti dhe nuk dihej as ku është prodhuar, nuk foli fare ambasadori i BE-së. Thjesht, heshtje varri në ca ditë dhe qeveria e Edi Ramës që ngjan bandite, zhduku gjurmët e krimit, mbrojti kartelin e drogës, mori avionin me polici që paguhet nga taksat e popullit e nuk dihet as sot, pse u mbyll kjo çështje e krimit të organizuar ndërkombëtar.

Ka shtirje sikur nuk dihet çdo gjë që dihet qartësisht. Me heshtjen kur duhet të flitet dhe me llafet e bukura pa vlerë, kur duhet heshtur, mund të vizatohet edhe një “skelet” tjetër. Një shëmtirë që tremb. Se po, është e tmerrshme edhe të thuash se secili prej drejtuesve të 4 Klaneve Mafioze është më i parrezikshëm se secili prej ambasadorëve perëndimorë, pjesë e këtij brumi.

Nëse hajduti Ilir Meta ka vjedhur pasuritë e shqiptarëve, ambasadorët, me veprimet e mosveprimet kanë “vrarë” besimin e shqiptarëve tek drejtësia që e presin në “stacion” prej 32 vitesh dhe as ka ardhur, as duket në horizont. Janë ende në rreth-rrotullim, me çantat e rënda të 32 viteve tranzicion lara-lara.

Seç presin, kërkojnë, fshehin. Edhe ajo që po ndodh, ngjan e fshehur, prandaj e shtrojmë me ton një tip pyetjeje: Mirë Ilir Meta në burg, po pse heshtin ambasadorët?!/Pamfleti

“Ballkani i Hapur një dështim”, Spartak Ngjela: Kosova bën gabim të rëndë nëse…

0

Avokati, Spartak Ngjela, ka komentuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me ‘Ballkanin e Hapur’, i cili është kundër kësaj nisme, pa Kosovën.

Ngjela thotë se projekti rajonal pa pjesëmarrjen e saj është i dështuar.

Nga ana tjetër shton se Kosova bën gabim të madh nëse i bashkohet sakohë Serbia akoma nuk e njeh si shtet.

Ngjela: Nuk ka lidhje fare Vuçiç me Ramën. Ballkani i Hapur do të dështojë se nuk pranon Kosova, mori fund. Por politika amerikane ka thënë është në dorën tuaj, bëni si të doni. Nuk është hapje politike por hapje ekonomike, si tregu i përbashkët. Fiton apo jo Shqipëria nga kjo duhen pyetur ekspertët ekonomikë. Unë them që nuk fiton. Megjithatë ta lëmë këtë gjë, fakti që nuk hyn Kosova ka marrë fund loja. Kosova është nën influencën e politikës amerikane. Amerika nuk është dakord me Open Balkan deri tani. Kosova nuk mund ta pranojë se Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën. Si mund të bëj marrëveshje me një shtet që nuk më njeh? Ka të drejtë Kosova mirëpo interesi serb për Open Balkan është që të jetë Kosova brenda. Kosova nuk do të hyjë, po hyri bën gabim të rëndë. Ama po nuk hyri Kosova nuk ka Open Balkan.

Sali Berisha në 1991-1992 ka shkatërruar ekonominë, pronën private dhe publike!

0

Sali Berisha ka ndikuar shumë negativisht në fillimet e ekonomisë së tregut në 1991-1992, që janë baza e zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi post-komunist. Në vitet 1991-1992 fitorja e demokracisë së shumëpritur nga të gjithë shqiptarët u shoqërua me kriza ekonomike, që kishin të bënin me kalimin nga një ekonomi e centralizuar në diktaturë, në një ekonomi të tregut të lirë kapitalist. Me të vërtetë qeveria e atyre viteve nuk kishte eksperiencë në fushën ekonomike, por reformat ekonomike të kohës me “terapinë e schokut”, të propozuar nga ish-ekspertë të ekonomisë komuniste, siç ishte Gramoz Pashko e shkatërruan të ardhmen e ekonomisë në Shqipëri.

Qeveria e I-rë me kryeministër Aleksandër Meksin ka ndikuar shumë negativisht për zhvillimet e ardhshme ekonomike në vend. Qeveria e tranzicionit gjithashtu ishte e mbushur me ish-ekspertë të diktaturës dhe ish-sigurimsa. Berisha duke qenë pjesë e ish-komunizmit, i kishte për zemër këta kontingjente të cilët privatizuan pronën publike për njerëzit e tyre. Me reformat e gabuara prona publike e shqiptarëve, u keqpërdorua dhe ra në duart e ish-komunistëve dhe të mashtruesve, duke i mbyllur fabrikat e lënë njerëzit pa punë dhe shpresë. Dëmin më të madh kjo politikë e gabuar ekonomike iu ka bërë ish-pronarëve me ligjin 7501 dhe me privatizimin e dyqaneve. Dyqanet u privatizuan nga shitësit që ishin pjesë privilegjuar e ish-diktaturës dhe kishin të bëjnë me ish-sigurimin e shtetit. Dëmi i ligjit 7501 ishte i madh dhe dëgjohet edhe sot në Shqipëri, në planin ekonomik dhe social. Toka u dha fshatarëve me dy qëllime, për ta punuar dhe për vota, për planet shkatërruese ekonomike e politike të Sali Berishës.

Sot Sali Berisha me gjithë këta dëme në planin ekonomik dhe shoqëror kërkon të marrë PD-në për interesa personale. Ngjarjet e fundit para selisë së PD-së me 8 janar treguan qartë që Berisha e kërkon PD-në ta sundojë për interesa personale dhe të ortakëve të tij dhe për ta kthyer në bunker personal. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, mbasi shqiptarët e lodhur nga politika 30 vjeçare e Sali Berishës dhe ortakëve te tij, shohin të ardhmen, zhvillimin, integrimin e Shqipërisë, për një qeveri të ndryshimit të madh me mbështetjen e ShBA-ve!

Saliu, Ledina dhe Foltorja nuk mund të bëjnë propagandë me 7501!!

0
Shkruan Qami Gjyrezi
Në një takim, tavolinë të Foltores “Shqipëria në rrezik” po bënin propagandë staliniste me ish pronën.
Në këtë takim e mori fjalën edhe një ish-pronarë, që mund të jetë i tillë, kryetarë që po i qahej ish-shkatërrimtarit të pronës dhe ish-pronarëve të ligjshëm me ligjin antikombëtarë 7501!
Ligji antikombëtarë dhe anti-kushtetues 7501 i ka bërë një dëm të madh ish-pronarëve zhvilllimit të kapitalizmit në Shqipëri dhe është ligji më i shëmtuar i marrë në kurriz të djathtëve nga Sali Berisha.
Këtë ligj Berisha në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë e ka realizuar me antë të mbështetësve të tij, pseudo-pronarë që i kanë bërë shumë dëm ish-pronarëve të vërtetë.
Sot në këtë takim, tavolinë mbrapa kryetarit ishte edhe një model, një foltoriste Ledina Mandia që është mbështetëse e Berishës.
Të kërkosh dëmin që i është bërë pronës, tek ish-ekzekutori i saj Sali Berisha është një propagandë e pastër staliniste, e ngjashme psikologjikisht me sindromën e Stokholmit!
Nuk mund të gjejnë shpëtim viktimat e ligjit 7501 tek ish-artkitekti i këtij ligji famëkeq për shqiptarët dhe zhvillimet kapitaliste në dëm të ish-pronarëve në 30 vite të tranzicionit të tmerrshëm.
Demokratët e vërtetë dhe ish-pronarët janë të masakruar nga reformat staliniste të Berishës me pronën dhe nga politika antikombëtare e Edi Ramës në këta vitet e Rilindjes me këtë shtresë në dëm të ish-pronarëve të vërtetë.
Foltorja, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë bërë një dëm të madh shpirtit opozitarë në Shqipëri, në shërbim të oligarkëve dhe pushtetarëve në këta 30 vite!
Shqiptarët duhet ta kuptojnë mirë dhe ta përbuzin Foltoren dhe takimet antiamerikane edhe kur gjoja pjesëmarrësit deklarojnë se “As më plas fare për nongratën”. “Të kam thënë që do mbahesh mend si tradhtar”, mbasi të gjithë në ata takime janë miq të Berishës, që gjoja e akuzojnë por e votojnë dhe po i bëjnë dëm demokratëve të vërtetë me propagandën e tyre!

Bullgaria i “shkurton gjuhën” Edi Ramës: Shqipëria të mos bëhet peng i ekscentricitetit të kryeministrit të vet

0

Ishte kryeministri Edi Rama, ai që e bëri “tabelë qitjeje” Bullgarinë si shkaktare të bllokimit të hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Madje, gjuha e ashpër e kreut të ekzekutivit shqiptar nuk kurseu as gazetarët bullgarë në Bruksel. Sot ka ardhur reagimi zyrtar i vendit të Bashkimit Europian, përmes ministrisë së jashtme.

Në reagimin e Bullgarisë thuhet: “Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar. Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot.

Ndër vite nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne e mbrojmë atë sot, pavarësisht gjithçkaje, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë kualifikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kryetar qeverie.

Gurët e tëmthit në një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga natyra dhe mungesa e aftësive evropiane të komunikimit. Presim që kryeministri shqiptar t’i përshtatë mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

Në këtë nivel, më shumë se çdo tjetër, ne insistojmë të mbajmë një ton të mirë komunikimi. Në këtë nivel kemi treguar gjithmonë gjithë respektin që kërkon një pozicion të përgjegjshëm dhe nivel të marrëdhënieve ndërshtetërore. Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë.

Politikanët largohen. Kombet mbeten. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i politikanit. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes shteteve të bëhen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar” .

POSTIMET E FUNDIT